Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Vlorë, hiqen çadrat dhe shezlongët pa leje në një nga plazhet e Lungomares

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Policia e Vlorës ne bashkëpunim me atë bashkiake kanë vijuar sot kontrollet në terren për lirimin e hapësirave publike në vijën bregdetare.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha bëri të ditur se “gjatë kontrolleve në terren, janë hequr çadrat dhe shezlonget e njërit prej plazheve në zonën e Lungomares, që shfrytëzonte pa leje hapësirën publike”.

“Nga sot, një tjetër sipërfaqe plazhi i është kthyer turistëve dhe qytetarëve të Vlorës”, shkruan Dredha.

/m.q/j.p/

The post Vlorë, hiqen çadrat dhe shezlongët pa leje në një nga plazhet e Lungomares appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

Rama kritikon kryebashkiakun e Vlorës: I ka sytë gjysmë të hapur, ka pasur ‘bum’ ndërtimesh pa leje (VIDEO)

By: V K
11 July 2025 at 11:27

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive të vendit në qytetin e Durrësit, me fokus administrimin e pushtetit vendor dhe sfidat që ka sjellë rritja e fluksit turistik në qytetet kryesore.

Gjatë takimit, kreu i qeverisë u ndal veçanërisht te problematikat që kanë dalë në pah në qytetet e mëdha dhe ato turistike, duke kritikuar ashpër Bashkinë e Vlorës dhe kryebashkiakun Ermal Dredha, i cili ndodhej në sallë.

 

Gjithashtu, ai theksoi se një nga rastet më problematike është Vlora, ku sipas tij, kryetari dhe strukturat vendore “i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur”, ndërsa shtoi se qyteti është kthyer në një pikë qendrore të diskutimeve për shkak të bumit të ndërtimeve pa leje përpara sezonit turistik.

“Policia ka funksionuar dhe ka dërguar rastet në prokurori, por struktura vendore ka munguar në veprim”, deklaroi kryeministri.

The post Rama kritikon kryebashkiakun e Vlorës: I ka sytë gjysmë të hapur, ka pasur ‘bum’ ndërtimesh pa leje (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Vlorë, bashkia shpall vakancat për drejtues në 12 drejtori

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Bashkia e Vlorës ka shpallur sot 12 pozicione vakante pune, pas dorëheqjes së drejtorëve të drejtorive.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, i cili tha se bashkia e qytetit bregdetar ka shpallur vakancat për të gjithë ata që besojnë se kanë përvojën, gatishmërinë dhe përgjegjshmërinë e duhur për të kontribuar dhe për t’i shërbyer zhvillimit të qytetit, në të gjitha nivelet.

Sipas Dredhës, në faqen zyrtare të web-it do të gjenden procedurat që duhen ndjekur, vetëm për një pjesë të pozicioneve vakante.

“Duke qenë se jemi në proces të hartimit të dokumentacionit, për secilën prej drejtorive, në vijim do të informoheni për pjesën tjetër të pozicioneve të lira”, tha Dredha, ndërsa shtoi se të gjithë të interesuarit, të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, brenda afateve të përcaktuara, në çdo shpallje.

Pozicionet vakante janë si më poshtë:

  • Drejtor në Drejtorinë e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës
  • Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm
  • Drejtor në Drejtorinë e Protokoll-Arkivës
  • Kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit
  • Drejtor në Policinë Bashkiake
  • Drejtor në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike
  • Drejtor në Ndërmarrjen e Gjelbërimit
  • Drejtor në Ndërmarrjen e Pastrimit
  • Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile)
  • Drejtor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve
  • Drejtor në Shtëpinë e Foshnjes
  • Drejtor në Teatrin “Petro Marko”

/e.i/j.p/

The post Vlorë, bashkia shpall vakancat për drejtues në 12 drejtori appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dorëheqje masive në Vlorë, shpallen 12 vende të lira drejtuesish

10 July 2025 at 20:37

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka publikuar në rrjetet sociale dhe në faqen zyrtare të institucionit listën e vendeve vakante për pozicionet drejtuese brenda bashkisë. Ky veprim shënon fazën e parë të dorëheqjeve të drejtuesve aktualë, një proces që sipas burimeve zyrtare pritet të përfundojë plotësisht deri më 15 korrik.

Sipas një burimi nga brenda institucionit, dorëheqjet po realizohen me faza të njëpasnjëshme për të shmangur një kolaps funksional në aktivitetin e përditshëm të bashkisë. Qëllimi është garantimi i vazhdimësisë së shërbimeve dhe organizimi efikas i procesit të zëvendësimeve.

Të gjithë të interesuarit, të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, brenda afateve të përcaktuara, në çdo shpallje, për pozicionet si më poshtë:
• Drejtor në Drejtorinë e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës
• Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm
• Drejtor në Drejtorinë e Protokoll-Arkivës
• Kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit
• Drejtor në Policinë Bashkiake
• Drejtor në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike
• Drejtor në Ndërmarrjen e Gjelbërimit
• Drejtor në Ndërmarrjen e Pastrimit
• Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile)
• Drejtor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve
• Drejtor në Shtëpinë e Foshnjes
• Drejtor në Teatrin “Petro Marko”

 

The post Dorëheqje masive në Vlorë, shpallen 12 vende të lira drejtuesish appeared first on Sot News | Lajme.

Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të bashkisë së Vlorës

8 July 2025 at 20:10

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka marrë një vendim të rëndësishëm duke firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të administratës vendore.

Ky vendim, që u finalizua pas një takimi të zhvilluar me dyer të mbyllura të martën, vjen si pjesë e një procesi reformash të domosdoshme për ristrukturimin dhe përmirësimin e eficiencës së administratës. Largimi i drejtorëve dhe përgjegjësve të institucioneve vartëse të bashkisë synon t’i përgjigjet kërkesës së kryeministrit për përgjegjësi të reja në nivelet drejtuese të pushtetit vendor.

Pas këtij vendimi, pritet që në ditët e ardhshme të bëhen publike emrat e rinj që do të udhëhojnë sektorët kyç në Bashkinë e Vlorës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të bashkisë së Vlorës appeared first on Euronews Albania.

A e keni menduar dorëheqjen? Si përgjigjet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

By: Besnik
7 July 2025 at 22:18

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, foli në emisionin “NOW me Erla Mëhillin” në lidhje me aksionin e ideuar nga kryeministri Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në qytet.

Ai bëri të ditur ecurinë e këtij aksioni dhe theksoi se pas kritikave të kryeministrit, të gjithë përfaqësuesit dhe zyrtarët e bashkisë janë më të motivuar për të punuar në shërbim të qytetarëve.

Në studio ishte edhe gazetari Bledian Koka, i cili e pyeti kryebashkiakun në lidhje me dorëheqjet e drejtorëve të bashkisë pas kritikave të Ramës dhe nëse vetë Dredha kishte menduar ta japte dorëheqjen.

“Duke marrë parasysh kritikat e Ramës në lidhje me punën e drejtorëve të bashkisë dhe dorëheqjet e tyre, kur ata gjetën kurajon për të dhënë dorëheqjen, po ju vetë si kryetar, a e keni menduar ndonjëherë dorëheqjen kur patë që ekipi juaj dështoi? Apo qoftë edhe për faktin se kjo u quajt nga ekspertët si një imponim antiligjor i kryeministrit për të “shkrirë” bashkinë që ju drejtoni?”, tha Koka.

Dredha iu përgjigj gazetarit duke thënë se një vendim antikushtetues do të ishte vetëm nëse drejtorët do të shkarkoheshin pa të drejtë.

“Drejtorët nuk janë shkarkuar pa të drejtë, nuk kemi asnjë vendim antikushtetues. Në këtë aspekt, ata nuk janë shkarkuar pa të drejtë, por ne kërkojmë nga vetja të bëjmë më të mirën e mundshme dhe këtë e kemi si detyrë ndaj vetes dhe ndaj atyre që punojnë me ne. Jemi gjithmonë në kërkim të mundësive të reja dhe për të dhënë mundësi profesionistëve të rinj,” tha Dredha.

Ai shtoi se po bëhen përpjekje për të gjetur profesionistë të rinj që t’i bashkohen skuadrës së PS-së, me qëllim të avancimit të Shqipërisë drejt një vizioni të qartë.

“Ne duam të bëjmë më të mirën për Vlorën, dhe kjo është një filozofi dhe strategji e re, ku edhe deputetët e rinj dhe ata aktual të PS-së po bashkohen për të punuar në terren,” përfundoi kryebashkiaku.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A e keni menduar dorëheqjen? Si përgjigjet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha appeared first on Euronews Albania.

“Jam më i motivuar pas kritikave të Ramës”, Dredha: Aspak i fyer, aksioni vazhdon

By: Besnik
7 July 2025 at 21:28

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, gjatë një lidhje live për emisionin “NOW me Erla Mëhillin” foli në lidhje me aksionin e iniciuar nga kryeministri Edi Rama për lirimin e hapësirave publike.

Dredha i cilësoi kritikat e kryeministrit si normale dhe në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Vlorës, duke shtuar se ndjehet më i motivuar për të punuar dhe aspak i fyer nga kjo iniciativë.

Ai theksoi se duhet të përpiqen të jenë në lartësinë e duhur për të ofruar shërbimin që qytetarët meritojnë.

“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafundësisht, pasi problematika është e trashëguar prej vitesh. Të gjithë zyrtarët që punojnë në administratën bashkiake duhet të jenë sy e vesh në monitorimin e hapësirave publike. Funksionarët duhet të jenë të kujdesshëm në ndjekjen e detyrës, ndërsa gjatë inspektimeve në terren kuptuam se disa prej tyre nuk e kishin përmbushur misionin e tyre,” tha Dredha.

Duke folur për konkretisht për aksionin, ai u shpreh se problematika qëndron te tejkalimi i lejeve nga ana e bizneseve, të cilat nuk respektojnë parashikimet kontraktuale. Sipas tij, po vërehet një përgjigje pozitive nga bizneset, të cilat po i binden ligjit.

“Janë marrë masa me gjoba, ndërkohë që vetë bizneset kanë ndërmarrë hapin për të liruar hapësirat që kishin zaptuar ose, thënë ndryshe, të marra peng. Po mendojmë që tendat të unifikohen për t’i sjellë në standard, ashtu siç ka qenë parashikuar në projektin e Lungomares,” deklaroi ai.

Sa i përket dorëheqjeve të disa drejtorëve, Dredha tha se ato kanë qenë vullnetare dhe nuk kanë ardhur si kërkesë nga kryeministri.

“Ne bëmë një analizë, pasi bashkërendojmë punën me qeverinë për të mirën e qytetit dhe shkëmbejmë ide e mendime. Kërkesa për llogari është mëse normale nga ana e kryeministrit, sepse ai ka dëshirën e mirë për t’i shërbyer qytetit. Nuk ka asgjë problematike në këtë pjesë, përkundrazi, është diçka pozitive. Nuk është e vërtetë se kryeministri u ka kërkuar dorëheqjen drejtorëve dhe as nuk i ka takuar”, u shpreh Dredha.

Ai tha se në momentin që po jepte intervistën ndodhej në inspektim dhe shtoi se problematika nuk është konstatuar tani, por ka ardhur momenti për të mos pasur më tolerancë ndaj shfrytëzimit të padrejtë të hapësirave publike.

Në lidhje me çështjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës, kryebashkiaku tha se nuk ka qenë aspak e lehtë të përballesh me flakët.

“Po përpiqemi me mish e me shpirt që të parandalojmë një zjarr të ri në fushën e mbetjeve, por rreziku ekziston, pasi edhe temperaturat janë shumë të larta,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Jam më i motivuar pas kritikave të Ramës”, Dredha: Aspak i fyer, aksioni vazhdon appeared first on Euronews Albania.

“Do të të arrestojmë”/ E moshuara tregon përplasjen me Policinë për të takuar Ramën: Ja se çfarë i thashë

7 July 2025 at 15:27

82-vjeçarja Katina Thanasi isjhte e moshuara, e cila mëngjesin e sotëm u përplas me forcat e Policisë, të cilët nuk e linin ta takonte Edi Ramën në qytetin e Vlorës Në një prononcim për Euronews Albania ajo rrëfeu gjithë episodin, teksa tha edhe shqetësimin që i kishte ngritur Edi Ramës. E moshuara u shpreh se […]

The post “Do të të arrestojmë”/ E moshuara tregon përplasjen me Policinë për të takuar Ramën: Ja se çfarë i thashë appeared first on BoldNews.al.

Vlorë, vijon deri pas mesnate aksioni për lirimin e hapësirave publike

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet abuzive, në Vlorë po vijon lirimi i sipërfaqeve që u përkasin qytetarëve.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha bëri të ditur se “përgjatë gjithë ditës së djeshme deri pas mesnate ka vijuar aksioni i ekipeve të Policisë Bashkiake dhe IMT-së, për lirimin e hapësirave publike nga zaptimi i papranueshëm”.

“Ambientet e përbashkëta i përkasin komunitetit dhe ndaj kujtdo që do t’i trajtojë si të tijat, do të merren masa që shkojnë edhe përtej gjobave që janë vënë gjatë këtyre orëve!”, shkruan Dredha në një postim në rrjetet sociale.

/a.f/

The post Vlorë, vijon deri pas mesnate aksioni për lirimin e hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dredha: Nis lirimi i sipërfaqeve që u përkasin qytetarëve në Vlorë

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Një ditë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet abuzive, në Vlorë ka nisur lirimi i sipërfaqeve që u përkasin qytetarëve.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se nuk do të ketë asnjë tolerim për zaptimin e hapësirave publike!

“Abuzimet janë të shumta prandaj do të vijojmë çdo ditë aksionet për lirimin e sipërfaqeve që u përkasin qytetarëve!”, thekson Dredha.

Sipas Dredhës “as sezoni turistik dhe asgjë tjetër nuk është justifikim për të zaptuar vendin që i përket qytetit”.

/m.q//a.f/

The post Dredha: Nis lirimi i sipërfaqeve që u përkasin qytetarëve në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BIRN: Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”

By: user 6
4 July 2025 at 21:09

Një takim me dyer të mbyllura, i mbajtur të enjten në bashkinë e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, u pasua me një furtunë dorëheqjesh nga drejtuesit e kësaj bashkie, sipas raportimeve mediatike.

Në takim ishin të pranishëm kryebashkiaku socialist, Ermal Dredha, ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe deputetë socialistë në këtë qark. Rama paralajmëroi se takime të ngjashme do të pasonin në Durrës, Fier, Elbasan dhe Shkodër për të diskutuar problematikat me shërbimet që u takojnë bashkive, si zënia e hapësirave publike nga lokalet apo parkimet.

“…është bërë e papranueshme dhe e padurueshme për shumë njerëz, për shumë lagje në qytetet e mëdha ushtrimi i forcës, ushtrimi i vullnetit abuziv, edhe patjetër, edhe sy mbyllja e strukturave përkatëse, siç për shembull, është krejtësisht evidente dhe e pajustifikueshme në Vlorë,” tha më pas Rama në një lidhje live me ndjekësit në rrjetet sociale.

Përfshirja e kryeministrit Edi Rama në punët e pushtetit lokal vjen pas një fitoreje të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që kontrollon 54 nga 61 bashkitë e vendit.

Për ekspertët e pushtetit vendor, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Ramës në çështjet e pushtetit vendor përbën një cënim të rëndë të parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve.

Neni 13 i Kushtetutës përcakton se “Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore” dhe këto parime shtjellohen e mbrohen dhe në ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit për Bashkitë Shqiptare i tha BIRN se sjellja e Ramës i shkel kryekëput këto dispozita ligjore dhe i kthen bashkitë në ‘zyra partish’.

“Ndërhyrja e Kryeministrit Rama në shkarkimet në Bashkinë Vlorë përbën një cënim të qartë të autonomisë vendore dhe ndarjes së pushteteve,” tha Haxhimali.

Sipas tij, edhe pse shqetësimet lidhur me performancën qëndrojnë, mënyra e ndërveprimit për çështje administrative është e gabuar. “Bashkitë nuk janë zyra partish, as të partisë në pushtet, as të atyre në opozitë,” theksoi ai.

Haxhimali sqaron se bazuar në ligjin për vetëqeverisjen vendore, emërimet dhe shkarkimet në administratën e bashkisë janë kompetencë ekskluzive e kryetarit të bashkisë dhe se kjo ndërhyrje rrezikon sipas tij ta kthejë pushtetin vendor në një zgjatim politik të qeverisë qendrore.

Edhe Dhurata Çupi, ish- deputete e Partisë Demokratike që bashkëdrejtoi një komision parlamentar të posaçëm për reformën vendore, e sheh me shqetësim ndërhyrjen e kryeministrit në punët e bashkive.

“Shkarkimi i drejtorëve të bashkive apo emërimi i zëvendëskryetarëve të bashkive me urdhër të Kryeministrit, rasti i bashkive Vlorë dhe Tiranë, është një shkelje flagrante e parimeve të decentralizimit dhe autonomisë vendore, të garantuara nga Kushtetuta dhe ligji shqiptar,” tha Çupi për BIRN.

Ajo e akuzon Ramën se në mënyrë të qëllimshme po kërkon të vendosë kontroll total mbi institucionet vendore, kontroll, që sipas saj, “i kthen bashkitë në varësi të Kryeministrit, në vend që të jenë në funksionin për të cilin janë votuar, atë të shërbimit ndaj qytetarëve”.

“Rama nuk po lufton as korrupsionin, as paaftësinë, por po zhbën totalisht ndarjet e pushteteve dhe sjellja e tij tregon interesin për kontroll edhe mbi vendimarrjet e bashkive,” shtoi ajo.

Sipas Çupit, ndërhyrjet politike nga qeveria qendrore në strukturat drejtuese të bashkive janë të ndaluar në mënyrë të qartë në nenet kushtetuese dhe në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve” appeared first on Lapsi.al.

Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën ‘ndarjen ligjore të pushteteve’

4 July 2025 at 14:26

Një takim me dyer të mbyllura, i mbajtur të enjten në bashkinë e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, u pasua me një furtunë dorëheqjesh nga drejtuesit e kësaj bashkie, sipas raportimeve mediatike. Në takim ishin të pranishëm kryebashkiaku socialist, Ermal Dredha, ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe deputetë socialistë në këtë qark. Rama paralajmëroi […]

The post Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën ‘ndarjen ligjore të pushteteve’ appeared first on Reporter.al.

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë

By: Oldi
4 July 2025 at 08:19

Çfarë ndodhi sot në Vlorë me vizitën e beftë të Edi Ramës në zyrat e bashkisë së këtij qyteti është akti i radhës i një përplasje pa kthim që mund ta çojë edhe këtë bashki në zgjedhje të parakohshme. Lapsi.al ka mësuar nga burime brenda atij takimi, detaje që të kujtojnë një tjetër përplasje të […]

The post Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e “gjyqit politik” me dyer të mbyllura Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e ‘gjyqit politik’ me dyer të mbyllura Vlorë

By: user 5
3 July 2025 at 23:51

Çfarë ndodhi sot në Vlorë me vizitën e beftë të Edi Ramës në zyrat e bashkisë së këtij qyteti është akti i radhës i një përplasje pa kthim që mund ta çojë edhe këtë bashki në zgjedhje të parakohshme. Lapsi.al ka mësuar nga burime brenda atij takimi, detaje që të kujtojnë një tjetër përplasje të ngjashme të kryeminstrit me kryebashkiakun e atëhershëm, Dritan Leli.

Kësaj radhe protagonisti është Ermal Dredha, diplomati i cili mbërriti nga Dubai dy vite më parë për t’u zgjedhur në krye të Vlorës. Por ndryshe nga lavdet e fushatës kur e solli në Vlorë si sponosorizim të lidhjeve familjare në kupolën e PS-së, tani Edi Rama ka veç helm dhe zhgënjim për Ermal Dredhën.

Nuk ia kurseu telendisjen publikisht në oborrin e PS-së për festën e 34 vjetorit të partisë, e telendisi edhe ca më shumë sot brenda zyrave të bashkisë.

Siç na tregoi burimi ynë brenda takimit, Edi Rama ka dëgjuar pak nga Dredha dhe e ka fshikulluar shumë në sy të deputetëve e drejtuesve kryesorë të bashkisë. Dredha kërkoi të merrte fjalën i pari edhe pse nuk ishte ai në fakt që e kishte thirrur takimin.

Rama ndërkohë ia preu shkurt duke iu drejtuar me fjalët “më mirë ti fli gjumë…”. Dredha ia ktheu me fjalët “jam me 3 orë gjumë”, duke dashur t’i tregonte shefit të tij se po përkushtohej shumë në detyrën e të parit të Vlorës. Por Rama e vijoi ironinë për gjumin duke i thënë “aq më keq akoma që je dhe pa gjumë” duke lënë të nëkuptohej se kryebashkiakut i mungonte qartësia.

Si nxënësin e keq të klasës, Rama e vuri Ermal Dredhën edhe përballë shokëve e shoqeve të tij të partisë. Njërës prej deputeteve të reja të dala nga lista e mbyllur e qarkut Vlorë, Erjona Ismailit, ai i kërkoi të thoshte aty në takim gjithë të zezat që i kishte shkruar me sms për Ermal Dredhën dhe për mënyrën se si ai drejton Vlorën.

Natyrisht që deputetja rishtare e socialistëve në Vlorë dhe e patestuar aspak për peshën elektorale, nuk ia përtoi fare logorinë e kritikave kryebashkiakut Dredha. Ndonëse ky i fundit po përpiqej të jepte ndonjë argument për çdo kritikë apo problem që i faturohej, siç na tregon burimi i Lapsi.al brenda atij takimi, Ramën nuk kishte asgjë që e qetësonte. “Ti zotëri nuk na nxjerr dot nga gropa ku na ke zhytur, por të paktën mos na zhyt më shumë”, i ka thënë Rama-Dredhës.

Dëmtimi i disa investimeve në Vlorë, mungesa e ujit të pijshëm apo zjarri i përsëritur në fushën e plehrave ishin disa nga çështjet që e kanë xhindosur keq Ramën. Dhe kjo nuk është një situatë e krijuar rishtaz, por e akumuluar për një kohë të gjatë.

Në po atë takim, Edi Rama e krahasoi Ermal Dredhën edhe me ish-kryebashkiakun Dritan Leli, me të cilin pati gjithashtu një përplasje të ngjashme derisa nuk e përfilli fare dhe e përjashtoi nga partia dy vitet e fundit të mandatit të tij. “Ti zotëri je Dritan Leli 2.0, e di apo jo?!”, iu drejtua Rama-Dredhës një moment, tregon burimi i Lapsi.al nga brenda atij takimi.

Aq i indinjuar ishte Edi Rama me Vlorën dhe vlonjatët sa iu përmendi aty në takim edhe rrezikun që ai mund të sëmurej me kancer të mëlçisë prej stresit. Për disa në takim kjo tingëlloi ironike e për të tjerë që e shohin si idhull Edi Ramën, filluan të shqetësohen vërtet dhe rrahën gjoksin për t’u dhënë zgjidhje problemeve, jo më shumë për të shpëtuar Vlorën sesa për të shpëtuar shëndetin e liderit të tyre.

Edi Rama nuk ka keq vetëm punët në bashki, por edhe në PS-në e Vlorës. Ai komandoi në këtë detyrë deputeten e sapozgjedhur, Erjona Ismaili dhe kandidatin për deputet Klevis Kaso. E veç kësaj kërkoi dorëheqje të detyruar të të gjithë drejtorëve të Bashkisë Vlorë, përfshi këtu edhe drejtuesit rajonalë të institucioneve qëndrore. Ngriti ndërkohë një biçim komisioni partiak për emërimet e reja në bashki e drejtoritë e reja dhe monitorimin e problemeve për t’u zgjidhur.

Aq shumë e zhvlerësoi Ermal Dredhën sa e ka detyruar që të japë llogari përballë këtij komisioni me deputetë e eksponentë të PS-së dhe të drejtojnë së bashku Vlorën. Edi Rama është i xhindosur me kryebashkiakun e tij që u katapultua si një figurë e re në PS e që premtonte shumë, por tani në fund të dy viteve në sytë e tij ai është një shalqi i papjekur që s’ka më nevojë të provohet pasi dihet çfarë ka brenda.

Revanshi i Ramës ndaj Dredhës duket i ekzagjeruar së paku kur është fjala te problemi i furnizimit me ujë të pijshëm. Ndërmarrja e Ujësjellësit Vlorë nuk është më në varësi të bashkisë as në kontrollin e saj. Ligjin aty e bën Ministria e Infrastrukturës, e cila është aksionerja kryesore në ndërmarrjet e reja rajonale të ujësjellësave. Por edhe te çështja e plehrave, Ermal Dredha i kishte duart e lidhura kur është fjala te vënia në funksion e landfillit të Sherishës, projekt i cili i ishte besuar kompanisë së Klodian Zotos “Integrated Technology Services”, e cila ka gjithashtu inceneratorin fantazmë të Tiranës.

Por fakt tani është që kreu i Rilindjes ka hapur një front të ri lufte brenda radhëve të tij. Nuk dihet se deri ku do të shkojë pakënaqësia dhe përplasja me kryebashkiakun e Vlorës, i cili si shumë socialistë të tjerë nuk guxon të ngrejë krye përballë Ramës. Pranon edhe të poshtërohet prej tij në mexhelis e në takime të mbyllura si ky i sotmi.

Deri më tani duket se kemi një tjetër déjà vu si ajo e 4 viteve më parë me Dritan Lelin. Ky mund të jetë fillimi i fundit të diplomatit që u bë qytetari i parë i Vlorës njësoj si babai i tij që drejtoi Vlorën në vitet 1998-2000. ©LAPSI.al

The post Dritan Leli 2.0/ Të pathënat e ‘gjyqit politik’ me dyer të mbyllura Vlorë appeared first on Lapsi.al.

Rama “stuhi” në Bashkinë e Vlorës! Kërkon dorëheqjen e nënkryetarëve dhe disa drejtorëve

By: Ela
3 July 2025 at 13:17

Kryeministri Edi Rama kërkoi shkarkimin e nëndrejtorëve dhe disa drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, gjatë vizitës që bëri në mëngjes në këtë institucion. Ai qëndroi më pak se dy orë dhe mësohet se shprehu pakënaqësi për punën e bërë në Bashkinë e Vlorës nga Ermal Dredha për menaxhimin e sezonit turistik, problemet me furnizimin me […]

The post Rama “stuhi” në Bashkinë e Vlorës! Kërkon dorëheqjen e nënkryetarëve dhe disa drejtorëve appeared first on BoldNews.al.

Edi Rama “furtunë” në Bashkinë e Vlorës/ Kërkon dorëheqjen e nënkryetarëve dhe disa drejtorëve

By: V K
3 July 2025 at 13:29

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, kërkoi shkarkimin e nëndrejtorëve dhe disa drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, gjatë vizitës që bëri në mëngjes në këtë institucion.

Ai qëndroi më pak se dy orë dhe mësohet se shprehu pakënaqësi për punën e bërë në Bashkinë e Vlorës nga Ermal Dredha për menaxhimin e sezonit turistik, problemet me furnizimin me ujë të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve lidhur me cilësinë e shërbimeve.

Kryeministri kërkoi dorëheqjen e disa drejtuesve të institucioneve në Vlorë, të cilët sipas tij, nuk kanë qenë efikasë në detyrat e tyre.

Përveç kësaj, u kërkua largimi i një pjese të administratës së Bashkisë së Vlorës.

Rama kritikoi edhe deputetët e qarkut për performancën e tyre të dobët gjatë periudhës së fundit.

Po ashtu, Rama raportohet se ka ndryshuar kryetarët dhe bashkëkryetarët e Partisë Socialiste Vlorë.

Nga Admir Malaj dhe Vilma Bello si bashkëkryetare, Rama ka komanduar në krye të Partisë Socialiste Vlorë, Klevis Kason dhe bashkëkryetare Erjona Ismailin.

The post Edi Rama “furtunë” në Bashkinë e Vlorës/ Kërkon dorëheqjen e nënkryetarëve dhe disa drejtorëve appeared first on Albeu.com.

PL: Mungesa e ujit të pijshëm, interpelancë urgjente në Këshill me Ermal Dredhën

By: E.K
29 June 2025 at 12:40

Partia e Lirisë kërkon interplancë urgjente në Këshillin Bashkiak të Vlorës me kryetarin e Bashkisë së qytetit bregdetar, Ermal Dredha. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, së bashku me kryetaren e grupit të këshilltarëve të PL në bashkinë e Vlorës, Anxhela Shenaj, në një deklaratë nga qyteti i Vlorës, u shprehën se […]

The post PL: Mungesa e ujit të pijshëm, interpelancë urgjente në Këshill me Ermal Dredhën appeared first on FaxWeb.

Tituj abuzivë për tensionin mes Ramës e Dredhës në festën e PS

27 June 2025 at 11:36

Pretendimi: Zbulohen detajet e bisedës së tensionuar mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Dredha

Vlerësimi: E pavërtetë

Një video e shpërndarë gjerësisht në media dhe rrjete sociale ku dukej Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, në 12 qershor, gjatë festimit të përvjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, duket se u përdor për të tërhequr klikime.

Videoja në fjalë tregonte një bisedë intensive të kryeministrit me kryebashkiakun vlonjat dhe u interpretua nga mediat si “tërheqje veshi” që kryeministri i bëri Dredhës në një kohë kur prej disa ditësh mediat dhe qytetarët denonconin se fusha e mbetjeve në Vlorë kishte marrë flakë duke krijuar rrezik për shëndetin e qytetarëve atje.

Në video nuk arrihet të kuptohet se çfarë konkretisht kryeministri po i thotë kryebashkiakut Dredha pasi dëgjohet vetëm muzika e aktivitetit. Pikërisht këtu, është ngritur edhe aludimi i disa portaleve.

Çfarë diskutoi Rama me kryebashkiakun e Vlorës? Dalin detajet e bisedës së tensionuar…(Video) – njofton titulli i artikullit në Facebook.

Kushdo që hap këtë lajm me dëshirën për të kuptuar se çfarë diskutuan dy pushtetarët, do të zhgënjehet.

Artikulli në fjalë jo vetëm që ofron të njëjtën video që u shfaq në të gjitha mediat e tjera, ku nuk dëgjohet asnjë pjesë e diskutimit Rama – Dredha, por gjithashtu thekson se në fakt detajet e bisedës mbeten të panjohura.

“Edhe pse nuk dimë detajet, biseda mes dy socialistëve duket paksa serioze, pasi “nuhatet” dhe pak tension mes tyre.”shkruan artikulli.

Ky është një rast klasik i abuzimit që portalet online bëjnë duke njoftuar në titull zbardhjen e një informacioni, i cili më pas nuk gjendet aspak në brendi të tekstit. Qëllimi edhe në këtë rast është mbledhja e sa më shumë klikimeve për përfitime dhe jo informimi i lexuesve.

The post Tituj abuzivë për tensionin mes Ramës e Dredhës në festën e PS appeared first on Faktoje.al.

Çfarë ndodhi në festën e PS? Rama me kritika për kryebashkiakun e Vlorës

By: redi
19 June 2025 at 20:32

Pas fjalimit të kryesocialistit Edi Rama për festën e 34-vjetorit e partisë, ai u ndal mes socialistëve për të biseduar. Ajo që ra në sy ishte biseda me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha e cila duket me tension. Mësohet se kryeministri Edi Rama e ka kritikuar kryebashkiakun e Vlorës, për zjarret që kanë rënë në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Source

Rama telendis kryebashkiakun e Vlorës në festën e PS, dalin pamjet (VIDEO)

By: user 5
19 June 2025 at 20:07

Nëse me të gjithë të tjerët Edi Rama ishte futur në rol me buzëqeshje e batuta sic ndodh në pritje të tilla,për kryetarin e Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ndodhi ndryshe.

Teksa iu shfaq përpara kreut të socialistëve në pritjen festive para selisë rozë, Rama nisi hakërrimin ndaj tij.

Sic shihet edhe në videon më poshtë, kryeministri nuk është treguar aspak i kursyer me kritika ndaj Ermal Dredhës.

Me siguri ato lidhen me situatën e krijuar së fundi në Vlorë për mungesën e ujit të pijshëm, por edhe për zjarrin e vazhdueshëm në fushën e mbetjeve urbane.

Ky nuk është rasti i parë i ballafaqimeve të tilla, gati gati njësoj si ato që Rama kishte dikur me Dritan Lelin. Shihni pamjet më poshtë.

The post Rama telendis kryebashkiakun e Vlorës në festën e PS, dalin pamjet (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

❌
❌