Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 July 2025Main stream

IKMT liron hapësirat publike tek stadiumi “Air Albania”

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar sot operacionin për lirimin e hapësirave publike.

Mjete të IKMT, të shoqëruara nga forca të shumta të policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit kanë liruar sot hapësirat publike të zëna nga subjektet pranë stadiumit kombëtar “Air Albania”.

Autoritetet kanë rrethuar me shirit pjesën pranë stadiumit të futbollit, ku janë të vendosura karrige dhe tavolina të lokaleve e restoranteve që ndodhen në katin e parë të godinës.

/gj.m//a.f//r.e/

The post IKMT liron hapësirat publike tek stadiumi “Air Albania” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirohet një hapësirë publike në Durrës, arrestohet 42-vjeçari

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Vijojnë kontrollet intensive në terren për evidentimin e ndërtimeve të paligjshme dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, në qytetin e Durrësit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), gjatë kontrolleve të zhvilluara në Lagjen nr. 4, konstatuan një objekt prej druri që po ndërtohej pa lejen përkatëse, në një pronë publike.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 42 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit liron hapësirat publike
1 nga 3

/a.f//r.e/

The post Lirohet një hapësirë publike në Durrës, arrestohet 42-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Hiqen shezlongë pa leje/ Aksione në Vlorë e Seman për çlirimin e plazheve publike

12 July 2025 at 12:55

Rreth 150 komplete me çadra dhe shezlongë janë hequr nga policia në vijën bregdetare të Semanit në Fier mëngjesin e kësaj të shtune gjatë operacionit “plazhi i lire”.

Tre hapësira publike janë liruar, ndërsa janë proceduar penalisht të tre pronarët e subjekteve që kishin zënë hapësirë publike, pa qenë të pajisur me leje nga autoritetet përkatëse.

Kontrollet në terren nisën herët në mëngjes edhe në bregdetin e Vlorës nga policia e rendit dhe ajo bashkiake për të verifikuar dokumentacionin e subjekteve në plazhet private.

Gjatë aksionit në Lungomare janë vërejtur parregullsi në janë hequr rreth 40 çadra dhe 80 shezlongë.

Kjo hapësirë që ishte e zënë nga operatorët privatë në kundërshtim me ligjin do të kthehet në plazh publik.

Mësohet se aksioni për lirimin e hapësirës është zhvilluar i qetë dhe nuk ka pasur kundërshtime nga pronari.

Ndërkohë, operacioni për lirimin e hapësirave publike në plazhe vijon. Policia sqaron se efektivët do të jenë në terren për të kontrolluar dhe verifikuar subjektet private gjatë sezonit veror.

Tiranë, lirohen dy hapësira publike në rrugën “Sami Frashëri” dhe në zonën e Astirit

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Policia e Tiranës liroi sot dy hapësira publike të zëna në mënyrë të paligjshme, në rrugën “Sami Frashëri” dhe në zonën e Astirit.

Policia njoftoi sot se “referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 26 vjeç, pasi dyshohet se kishte zënë në mënyrë të paligjshme një hapësirë në rrugën “Sami Frashëri”, të cilën e përdorte si vendparkim privat. Gjithashtu, kishte vendosur në pronën e tij një kontinier, pa lejen e organeve kompetente”.

Gjithashtu “gjatë kontrollit në zonën e Astirit, konstatuan se një sipërfaqe publike, në rrugën “Teodor Keko”, ishte zënë në kundërshtim me ligjin dhe përdorej si ambient bar-kafe”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 34 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

/m.q/j.p/

The post Tiranë, lirohen dy hapësira publike në rrugën “Sami Frashëri” dhe në zonën e Astirit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plazhi i Darëzezës “pastrohet” nga zaptuesit/ Policia sekuestron 90 çadra e shezlongë

11 July 2025 at 09:24

Policia e Fierit në bashkëpunim me ata Bashkiakë dhe të Seksionit të Krimit Ekonomik ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Në plazhin e Darzëzezës blutë bëjnë me dije se sekuestruan 90 komplete me çadra dhe shezlongë.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet pronari i subjektit që kishte vënë objektet, në kundërshtim me ligjin.

Njoftimi i policisë:

Me objektiv lirimin e hapësirave publike, të zëna pa autorizim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Seksionit të Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, po kryejnë kontrolle sistematike në zonat urbane dhe bregdetare.

Gjatë këtyre kontrolleve u konstatua se në një stacion plazhi në Darëzezë, ishin vënë pa leje, rreth 90 komplete me çadra dhe shezlongë.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për pronarin e subjektit që kishte vënë këto objekte, shtetasin D. M., 26 vjeç, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i pa pajisur me kasë fiskale”.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

The post Plazhi i Darëzezës “pastrohet” nga zaptuesit/ Policia sekuestron 90 çadra e shezlongë appeared first on Sot News | Lajme.

BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur

By: user 6
10 July 2025 at 22:40

Pasi korri një fitore të thellë për mandatin e tij të katërt, kryeministri Edi Rama iu rikthye aksionit të tij të preferuar këtë fillim korriku: ai premton një aksion kombëtar për çlirimin e hapësirave publike.

Aksioni nisi nga Bashkia e Vlorës pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura më 3 korrik, ku Rama fajësoi zyrtarët lokalë për një sërë problemesh, përfshi zaptimin e hapësirave publike nga tendat, çadrat dhe karriget e bareve dhe restoranteve.

Më pas, fadromat e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, IKMT zbarkuan mes Alpeve shqiptare në Theth për të prishur disa kabina prej druri të vendosura pa leje, ndërsa Rama thirri në betejë një prokurore të Shkodrës, të cilën e fajësoi për mbylljen e hetimit ndaj abuzuesve.

Kjo nuk është hera e parë që Rama premton të vendosë sundimin e ligjit mbi territorin përmes aksioneve, që në të shkuarën kanë dhënë rezultate të debatueshme.

Në gusht të vitit 2013, kur sapo ishte zgjedhur kryeministër, Rama e cilësoi emergjencë kombëtare pastrimin e bregdetit nga ndërtimet abuzive. Një tjetër aksion i ngjashëm u përsërit pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2021 i titulluar “Bregdeti ynë”, ku Rama premtoi shembje të ndërtimeve pa leje dhe nxjerrjen para ligjit të përgjegjësve.

Në vjeshtën e vitit 2022, qeveria e Ramës nxorri një akt normativ për konfiskimin e shtesave pa leje në kullat e Tiranës. Por një vit e gjysmë më vonë, qeveria ua riktheu godinat mbrapsht shkelësve të ligjit me çmime 10 herë më të ulëta se vlera e tregut.

Qeverisja nëpërmjet ‘aksioneve’ mund të quhet një tipar dallues i qeverisë së Ramës, që sipas ekspertëve, ka treguar në të shkuarën mungesën e rezultateve dhe dështimin sistemik të institucioneve.

Për Zef Preçin, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike, aksioni i fundit konfirmon “dështimin spektakolar të sistemit” të ndërtuar nga Rama përgjatë 12 viteve qeverisje. Preçi kujton se qeveria paguan një armatë nëpunësish dhe zyrtarësh publikë, ndërkohë që trotuaret zaptohen nga bizneset – shpeshherë përmes pagesave ‘nën dorë”.

“Fundi i aksionit të radhës pak a shumë dihet, ashtu siç përfunduan si një flakë kashte aksioni kundër informalitetit, i lidhjeve të paligjshme të ujit, energjisë elektrike apo aksioni kundër lojërave të fatit, rioganizimi i inspektoriateve duke përfshirë ato të bregdetit, AKU-së etj,.” paralajmëron Preçi.

Edhe Doriana Musai, arkitekte dhe aktiviste, vlerëson se aksioni i ri i qeverisë është shfaqja e radhës që bën zhurmë, por nuk e adreson problemin.

“Problemi nuk zgjidhet me vendime sezonale qeverie, aq më pak me urdhra nga lart-poshtë të një njeriu të vetëm,” tha Musai për BIRN.

“Në vend të nxjerrë para përgjegjësisë autoritetet e kontrollit të territorit, kjo përgjegjësi tenton që të shpërndahet “tek të gjithë dhe tek askush,” shtoi Musai – ndërsa thekson se në fund i humburi do të jetë sërish publiku.

Zaptimi me ligj, një problem më i madh

Abuzimi i territorit përmes ndërtimeve pa leje ka qenë një problem sistemik i Shqipërisë së tranzicionit, e megjithatë, ekspertët thonë se pronat publike në Shqipëri po përballen me një kërcënim më të madh – atë të zaptimit me ligj.

Për të ilustruar këtë fakt, Preçi përmend ndërtimet në qytetet kryesore si dhe investimet strategjike në bregdet, të cilat bëhen me bekimin e qeverisë.

Ai thekson se aksionet me urdhër të Ramës pa marrë përgjegjësi institucionale për paligjshmëritë janë një sjellje populiste që fsheh problematikën e vërtetë të zaptimit me ligj të pronave publike nga qeveria.

“Në fakt, shqetësimi i vërtetë i qytetarëve lidhet me zënien në mënyrë të përhershme nga ndërtimet si ne qytetet kryesore, ashtu edhe bregdetin e Jugut, për të cilat z.Rama dhe establishmenti i tij nuk kanë përgjigje dhe duke zhurmuar në Thethin e largët zhvendosin vëmendjen nga agresioni i lobeve të biznesit, oligarkisë dhe krimit të organizuar në pjesët më të preferuara të territorit të vendit,” tha Preçi për BIRN.

Edhe Doriana Musaj e sheh aksionin e fundit të Ramës si një tentativë për të fshehur problemin e vërtetë me të cilin përballet prona publike dhe që është shkatërrimi me ligj i saj. Sipas saj, qeveria në vend që t’i mbrojë këto pasuri të përbashkëta i ka kthyer ato “në mall privat për interesa klienteliste dhe propagandë zhvillimi”.

“Qeveria vetë ka qenë promotorja kryesore e uzurpimit të tokave publike, duke dhënë leje për ndërtime masive në parqe, brigje detare, zona të mbrojtura e madje edhe në qendra historike”- thotë Musai për BIRN.

Në këtë kontekst, Musai thekson se problemi me karriget dhe çadrat e bareve është vetëm “maja e ajsbergut”. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur appeared first on Lapsi.al.

Lokalet mbyllen, karriget zhduken! Urdhri i Ramës ‘shkretëzon’ Pallatin me Shigjeta

10 July 2025 at 16:36

Në zonën e Pallatit me Shigjeta në kryeqytet mbyllja e lokaleve vijon ende. Siç u raportua edhe më herët pas urdhërit të Ramës për të liruar hapësirat publike, janë mbyllur dhe lokalet dhe kafenetë.

Bizneset kanë mbledhur karriget dhe tavolinat që kishin jashtë. Ndërkohë që as njerëz nuk ka më në këto lokale, për shkak të mbylljes fare të biznesit.

Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.

Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t’ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.

Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.

Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

The post Lokalet mbyllen, karriget zhduken! Urdhri i Ramës ‘shkretëzon’ Pallatin me Shigjeta appeared first on Sot News | Lajme.

Zaptimi i hapësirave publike/ Denoncimi i deputetit: Restoranti i Qefalisë te Pazari i Ri nuk u prek

10 July 2025 at 08:58

Me urdhër të Edi Ramës, në mbarë vendin ka nisur një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike të zaptuara padrejtësisht nga biznese apo individë të ndryshëm. Por, duket se kjo nismë ka dështuar që në fillim, pasi aksioni po bëhet selektiv, pa prekur bizneset e “miqve” të Qeverisë, të cilët kanë zaptuar hapësiar […]

The post Zaptimi i hapësirave publike/ Denoncimi i deputetit: Restoranti i Qefalisë te Pazari i Ri nuk u prek appeared first on BoldNews.al.

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Skuadra e 11 majit për Vlorën në terren për të dëgjuar qytetarët

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se deputetët e zgjedhur të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për qarkun e Vlorës, janë aktivë në terren për të identifikuar problematikat që lidhen me hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet publike në qytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi rëndësinë e lidhjes së drejtpërdrejtë me komunitetin dhe theksoi se mandatet e marra janë një borxh i madh që duhet shlyer me punë konkrete.

“Skuadra e 11 majit për Vlorën është dhe do të vazhdojë të jetë në terren, për të bërë inventarin e problematikave me hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet, duke dëgjuar qytetarët nga qendra në periferi, në respekt të plotë të 9 mandateve historike që na dhanë, e të cilat duhet t’i konsiderojmë një borxh të jashtëzakonshëm për t’u shlyer, në radhë të parë duke mos shkëputur lidhjet me komunitetet, po duke dëgjuar e punuar më shumë me njerëzit e zakonshëm dhe për njerëzit e zakonshëm”, shkruan Rama.

Në disa qytete të vendit po zhvillohet një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme.

 

/m.q/j.p/

The post Lirimi i hapësirave publike, Rama: Skuadra e 11 majit për Vlorën në terren për të dëgjuar qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ajo që dje ishte zhvillim, sot u kthye në krim (VIDEO)

By: Oldi
9 July 2025 at 19:56

“Mirë se ke ardhë! E mirë se të ka pru Zoti! Bukë e kripë e zemën!” është urimi që priti kryeministrin Edi Rama në Theth, një vit më parë. Me zërin e shtruar dhe kokën ulur, vajza e veshur me kostumin tradicional të zonës së Alpeve i zgjat tabakanë ku është një bukë e gatuar […]

The post Ajo që dje ishte zhvillim, sot u kthye në krim (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Pas denoncimit të kryeministrit, lirohen hapësirat publike te ’21 Dhjetori’ në Tiranë

9 July 2025 at 14:24

Pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama, autoritetet kanë nisur lirimin e hapësirave publike në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë.

Këto fotot tregojnë momente nga aksioni, ku janë çmomntuar tendat e disa lokaleve dhe hjapësira të tjera publike që ishin zënë.

Në kuadër të këtij aksioni, kryeministri Rama ka paralajmëroi edhe një reformë të re për kontrollin dhe zhvillimin e territorit.

The post Pas denoncimit të kryeministrit, lirohen hapësirat publike te ’21 Dhjetori’ në Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

Kush i lejoi ndërtimet që Rama po shemb sot në Theth? Ja çfarë ndodhi një vit më parë

9 July 2025 at 12:57

Bizneset e hotelerisë në Theth po protestojnë bashkë me turistet pas fillimit të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje. U nis si aksion për prishjen e ndërtimeve në hapësirat publike, por në Theth po zhvillohet edhe në hapësirat private. Madje Kryeministri po merret personalisht, jo vetëm me ndërtimet, por edhe me prokuroren që nuk iu bind.

Ndërkohë që kjo betejë po zhvillohet në mënyrë dramatike, një takim i Ramës 1 vit më parë në Theth shpjegon se kush i inkurajoi banorët të ndërtonin pa leje në pronat e tyre. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ka inkurajuar ndërtimet pa leje në Theth, teksa po shpërndante disa tituj pronësie.

Rama ka deklaruar se qeveria do të falte të gjitha gjobat për ndërtimet që janë bërë pa leje, duke theksuar se janë ndërtime nga nevoja. Po gjatë kësaj deklarate, Rama ka theksuar se pamundësia për të marrë leje për ndërtimet lidhet me disa problematika, që sipas tij do të adresoheshin për të gjetur një zgjidhje.

Ajo që ka rëndësi është që sot janë 200 tituj pronësie që janë këtu dhe një pjesë të vogël do ta shpërndajmë tani, pjesën tjetër gjatë ditës. Ndërkohë janë dhe 90 tituj të tjerë, për 40 Bashkia e Shkodrës do të duhet të bëjë një studim, çështjen e zonës, ndërsa për 50 titujt të tjerë është problematika në pronën e tyre. Natyrisht që këtu do të gjejmë një zgjidhje, për të gjithë ata që janë në kushtet tuaja, por pamundësia për të marrë një leje lidhet me problematikat. E dyta, çështja e gjobave që është rezultat i ndërhyrjeve aty ku keni pasur shtëpinë e vjetër. Qeveria do t’i fali të gjitha këto gjoba, sepse e kemi diskutuar atë ditë dhe nuk janë ndërtime të bëra masivisht për t’iu shmangur ligjit, por janë ndërtime nga nevoja. Kjo nuk do të thotë që këto ndërtimet pa leje do të vijojnë,” tha Rama.

Por vetëm një vit më vonë, pasi Rama i inkurajoi banorët për ndërtime pa leje, madje dhe duke iu premtuar pajisjen me çertifikata pronësie, po bën të kundërtën e premtimeve që dha vetë. Duke urdhëruar strukturat e bashkisë dhe institucionet në varësi, Rama ka dhënë urdhër për prishje e të gjitha kabinave që janë ngritur në favor të turistëve në këtë zonë dhe pa leje.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat.

The post Kush i lejoi ndërtimet që Rama po shemb sot në Theth? Ja çfarë ndodhi një vit më parë appeared first on Sot News | Lajme.

Vlorë, vijon deri pas mesnate aksioni për lirimin e hapësirave publike

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet abuzive, në Vlorë po vijon lirimi i sipërfaqeve që u përkasin qytetarëve.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha bëri të ditur se “përgjatë gjithë ditës së djeshme deri pas mesnate ka vijuar aksioni i ekipeve të Policisë Bashkiake dhe IMT-së, për lirimin e hapësirave publike nga zaptimi i papranueshëm”.

“Ambientet e përbashkëta i përkasin komunitetit dhe ndaj kujtdo që do t’i trajtojë si të tijat, do të merren masa që shkojnë edhe përtej gjobave që janë vënë gjatë këtyre orëve!”, shkruan Dredha në një postim në rrjetet sociale.

/a.f/

The post Vlorë, vijon deri pas mesnate aksioni për lirimin e hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekuestrohen 1230 çadra e shezlongë, lirohen 9 hapësira publike në Vlorë e Shkodër

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Në kuadër të zbatimit të planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025, prej 2 javësh, strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara me fokus: Garantimin e sigurisë, qetësisë dhe rendit në zonat turistike dhe urbane; Garantimin e perimetrit të sigurisë në plazhe; Parandalimin e ndotjes akustike; Parandalimin e ndotjes së mjedisit; Lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme.

Policia njoftoi sot se “operacioni po zhvillohet në të gjithë territorin bregdetar, ku janë identifikuar raste të shkeljes së perimetrit të sigurisë, të ndotjes akustike, të ndotjes së mjedisit dhe të zënies së paligjshme të hapësirave publike të destinuara për plazhe publike, nga pronarë apo administratorë subjektesh private”.

Policia ka bërë edhe një bilanc dyjavor të operacioneve të zhvilluara.

Nga Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, falë koordinimit të punës me patrullat e rendit përgjatë vijës bregdetare, janë evidentuar gjithsej 16 raste të shkeljes së perimetrit të sigurisë, 5 nga të cilat janë denoncuar edhe nga qytetarët, në rrjete sociale. Për këto raste, nga Velipoja në Ksamil janë bllokuar 16 mjete lundruese (13 Jet Ski dhe 3 skafe) dhe drejtuesit e tyre janë ndëshkuar secili, me masën administrative 100 000 lekë.

Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, janë sekuestruar 1230 komplete me çadra dhe shezlongë, nga Durrësi në Sarandë. Për këto raste janë proceduar penalisht 27 shtetas, për zënien e paligjshme të plazheve publike.

Gjithashtu, janë liruar 9 hapësira publike, 8 prej të cilave në Vlorë dhe 1 në Shkodër, që shfrytëzoheshin në mënyrë të paligjshme, kryesisht për parkim, kundrejt fitimit. Për këto raste janë proceduar penalisht 14 shtetas.

Në qendrat urbane, Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, po vijojnë lirimin e trotuareve dhe të vijave të bardha të zëna nga automjete të parkuara në kundërshtim me ligjin. Janë ngritur me karrotrec, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, dhe janë bllokuar në pikat e bllokimit, 98 automjete dhe 34 motomjete që ishin parkuar në vijat e bardha apo në trotuareve.

Për ndotjen akustike, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me aparatura matëse të certifikuara. Deri tani janë proceduar penalisht 15 shtetas, për tejkalim të kufijve të lejuar të zhurmës, kryesisht në zonat turistike. Gjithashtu, janë bllokuar  në disa qytete, kryesisht  në Tiranë dhe në Vlorë, 72 automjete dhe motomjete që gjeneronin zhurmë.

Janë evidentuar 11 raste të ndotjes së mjedisit tokësor dhe ujor, për të cilat janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar 9 të tjerë, në Vlorë, Tiranë, Lushnjë dhe Shkodër.

Policia e Shtetit apelon: Pronarët/administratorët e lokaleve në zonat bregdetare, të mos zënë hapësira publike dhe të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës, përndryshe do të përballen me masa administrative dhe penale; Drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë mbi trotuare apo vija të bardha, pasi mjetet e konstatuara në shkelje do të bllokohen dhe do të transportohen me karrotrec në pikat përkatëse të bllokimit.

/m.q//r.e//a.f/

The post Sekuestrohen 1230 çadra e shezlongë, lirohen 9 hapësira publike në Vlorë e Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Hiqini vetë barrikadat!”/ Rama: Trotuari është i njerëzve, Lungomarja është modeli i vijës ujore

6 July 2025 at 20:32

Pas aksionit të sotëm në qytetin e Vlorës për lirimin e hapësirave publike, ka reaguar Kryeministri Edi Rama, teksa thotë se nuk është problemi i karrikeve në një pjesë të trotuarit, por pa harruar që ky i fundit është i njerëzve.

Sipas Ramës, Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh, prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat.

Postimi i Ramës:

Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo Neë York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi

The post “Hiqini vetë barrikadat!”/ Rama: Trotuari është i njerëzve, Lungomarja është modeli i vijës ujore appeared first on Sot News | Lajme.

Rama i vendos afat pushtetit vendor/ Lirimi i hapësirave publike nis nga Tirana, ja thirrja për qytetarët

6 July 2025 at 12:16

Një ditë pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama për zaptimet e hapësirave publike nga subjektet private, qeveria ka ndërmarrë hapat e parë konkretë për nisjen e një aksioni në shkallë të gjerë që fillon në Tiranë dhe më pas shtrihet në të gjithë vendin.

Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, bëhet me dije se duke nisur nga e hëna, më 7 korrik, në terren do të jenë përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe vendore, të cilët do të kryejnë një inventarizim të plotë të të gjitha hapësirave publike të zëna në territorin e kryeqytetit.

Kontrollet do të përfshijnë trotuaret e pushtuara nga kafenetë, kioskat pa leje, si dhe objekte të vendosura pa autorizim si bidonë apo pengesa të tjera që bllokojnë parkimet publike.

“Bëhuni pjesë e këtij aksioni duke denoncuar hapësirat publike të zaptuara,” thuhet në njoftim, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet pranë administratorëve të njësive, deputetëve të zonës dhe përfaqësuesve të Policisë Bashkiake.

Pas Tiranës, aksioni pritet të nisë edhe në Vlorë, e më pas të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit.

Njoftimi i plotë:

Nga e Hena do jene ne terren perfaqesues te qeverisjes lokale dhe qendrore,

Do te inventarizohen te gjitha hapesira publike te zena neper Tirane,
Nga trotuaret e zena nga kafene, tek kioskat e deri tek bidonat qe mbajne te kycur parkimet publike.

Behuni pjese e ketij aksioni duke denoncuar hapesirat publike te zaptuara.

Kontakt: Administratori i Njesise, Deputeti i zones dhe perfaqesues nga policia bashkiake.

The post Rama i vendos afat pushtetit vendor/ Lirimi i hapësirave publike nis nga Tirana, ja thirrja për qytetarët appeared first on Sot News | Lajme.

Rama bizneseve në Vlorë: 48 orë kohë për t’u kthyer qytetarëve e turistëve trotuaret

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sërisht sot në platformën X, lidhur me situatën e bllokimit të trotuareve dhe rrugëve në qytetin e Vlorës.

Kryeministri ndau disa foto të një biznesi, ndërsa tha se “ky lloj zaptimi në Lungomaren e bukur të Vlorës, i përket një kategorie të re të quajtur “Pergolatë””.

Sipas kreut të qeverisë, “kategoria “Pergolatë”, i paraprin kërkesës për legalizim me teorinë skandaloze që toka ka pronar ndërtuesin e pallatit, ndërkohë që jo, toka rreth pallatit ka pronarë të gjithë banorët, njësoj si të gjitha mjediset e përbashkëta”.

Kryeministri cilësoi në postim se “halli me këto “pergolatat” vlonjate është se janë shtrirë edhe matanë zonës së paraparë nga projekti për vendosje çadrash e karrigesh për shërbimet dhe si në rastin e shenjuar në foto, janë hapur edhe anash pallateve duke rrëmbyer trotuaret, nën sytë e mbyllur të inspektorëve e të drejtuesve të bashkisë në vite”.

Rama u bëri thirrje të gjithë zaptuesve të trotuareve në Lungomare që të lirojnë hapësirat publike. Kryeministri u ka lënë atyre “48 orë afat për t’u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuarët e tyre dhe për t’i larguar të gjitha llojet e hekurishteve e të betonarmeve, duke i tërhequr njëkohësisht “pergolatat” në vijën e parashikuar nga projekti i Lungomares”.

“Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë”, përfundoi Kryeministri Rama.

Fotot nga biznesi në Vlorë të shpëndara nga Kryeministri Edi Rama
1 nga 3

/e.i//r.e/

The post Rama bizneseve në Vlorë: 48 orë kohë për t’u kthyer qytetarëve e turistëve trotuaret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qytetari ankohet për trotuaret e zaptuara, Rama: T’i heqin vetë, ndryshe gjobë e ndjekje penale

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot në platformën X mesazhin e një qytetari lidhur me situatën e bllokimit të trotuareve dhe rrugëve në kryeqytet.

Në mesazh qytetari tregon një rast në krah të spitalit të Neurokirurgjisë, ku për banorët e kompleksit është e vështirë lëvizja, për shkak se lokalet e kanë shtrirë veprimtarinë e tyre edhe në hapësirën e përbashkët të pallatit.

“Mirëdita Kryeministër!

Duke marrë shkas nga aksioni që keni nisur për zaptimin e hapësirave publike nga bizneset, bashkëngjitur po ju dërgoj një video të kompleksit ASL në Tiranë, në krah të spitalit të Neurokirurgjisë, njësia nr. 3, ku për ne si banorë të kompleksit është e vështirë lëvizja, për shkak se lokalet e kanë shtrirë veprimtarinë e tyre edhe në hapësirën e përbashkët të pallatit. Video që do ju dërgoj e tregon qartë këtë situatë”, shkruan ai.

Kryeministri theksoi se, këto janë, “barrikada tipike që duhen shkulur nga vetë ngulësit e tyre, përpara se sa bashkë me shkuljen t’u mbetet në dorë edhe fatura e gjobës, bashkë me ndjekjen penale!”.

/gj.m//a.f/

 

The post Qytetari ankohet për trotuaret e zaptuara, Rama: T’i heqin vetë, ndryshe gjobë e ndjekje penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Lironi vetë hapësirat publike, përndryshe gjoba dhe ndjekje penale

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot në platformën X lidhur me situatën e bllokimit të trotuareve dhe rrugëve në kryeqytet.

Rama ndau disa foto nga një situatë të cilën ai e cilësoi si klasike “toke të xanun” në Tiranë.

“Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cenim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë…”, shkruan Rama.

Kryeministri thekson se, është “koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!”.

1 nga 4

/gj.m//a.f/

The post Rama: Lironi vetë hapësirat publike, përndryshe gjoba dhe ndjekje penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dredha: Nis lirimi i sipërfaqeve që u përkasin qytetarëve në Vlorë

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Një ditë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet abuzive, në Vlorë ka nisur lirimi i sipërfaqeve që u përkasin qytetarëve.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se nuk do të ketë asnjë tolerim për zaptimin e hapësirave publike!

“Abuzimet janë të shumta prandaj do të vijojmë çdo ditë aksionet për lirimin e sipërfaqeve që u përkasin qytetarëve!”, thekson Dredha.

Sipas Dredhës “as sezoni turistik dhe asgjë tjetër nuk është justifikim për të zaptuar vendin që i përket qytetit”.

/m.q//a.f/

The post Dredha: Nis lirimi i sipërfaqeve që u përkasin qytetarëve në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌