Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Hiqen shezlongë pa leje/ Aksione në Vlorë e Seman për çlirimin e plazheve publike

12 July 2025 at 12:55

Rreth 150 komplete me çadra dhe shezlongë janë hequr nga policia në vijën bregdetare të Semanit në Fier mëngjesin e kësaj të shtune gjatë operacionit “plazhi i lire”.

Tre hapësira publike janë liruar, ndërsa janë proceduar penalisht të tre pronarët e subjekteve që kishin zënë hapësirë publike, pa qenë të pajisur me leje nga autoritetet përkatëse.

Kontrollet në terren nisën herët në mëngjes edhe në bregdetin e Vlorës nga policia e rendit dhe ajo bashkiake për të verifikuar dokumentacionin e subjekteve në plazhet private.

Gjatë aksionit në Lungomare janë vërejtur parregullsi në janë hequr rreth 40 çadra dhe 80 shezlongë.

Kjo hapësirë që ishte e zënë nga operatorët privatë në kundërshtim me ligjin do të kthehet në plazh publik.

Mësohet se aksioni për lirimin e hapësirës është zhvilluar i qetë dhe nuk ka pasur kundërshtime nga pronari.

Ndërkohë, operacioni për lirimin e hapësirave publike në plazhe vijon. Policia sqaron se efektivët do të jenë në terren për të kontrolluar dhe verifikuar subjektet private gjatë sezonit veror.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

VIDEO/ Kush janë “strategjikët” austriakë që dyshohet se qëndrojnë pas aksionit për shembjet në Theth?

11 July 2025 at 09:18

Qeveria ka ndërmarrë një aksion në mes të sezonit turistik për shembjen e godinave pa leje të konstatuara në fshatin turistik të Thethit në Malësi të Madhe, teksa inspektorët e IMT-së janë përballur me kundështinë e banorëve të zonës. Sipas deputetes së PD-së, Ina Zhupa, pas këtij aksioni qëndrojnë interesa klientelistë. Ajo tha në A2 […]

The post VIDEO/ Kush janë “strategjikët” austriakë që dyshohet se qëndrojnë pas aksionit për shembjet në Theth? appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Rekord trasaksionesh në euro/ BSH: Në periudhën janar-maj u transferuan 2.4 miliardë euro

7 July 2025 at 15:05

TIRANË- Rriten ndjeshëm pagesat dhe trasaksionet në euro në ekonominë shqiptare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në  periudhën janar maj në vend janë realizuar  rreth 2.4 miliardë euro trasaksione në monedhën europiane.

Kjo vlerë rezulton të jetë e barabartë gjysmën e  pagesave që janë realizuar përgjatë gjithë vitit 2024 duke konfirmuar një tendencë të përdorimit të lartë të monedhës europiane në ekonominë shqiptare.

Këto të dhëna konfirmojnë sasisë së lartë të eurove që qarkullojnë  në ekonominë shqiptare duke bërë që euro të qëndrojë në kufijtë e 98 lekëve.

Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti prurjet e turistëve arritën në 788 milionë euro nga  624 milionë euro që ishin  në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë të huajit investuan 362 milionë euro në Shqipëri në tre muajit e parë të këtij viti, me rritje prej 2% krahasuar me vjet.

Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit.

Rritja e numrit të transaksioneve në euro është një tregues pozitiv në formalizimin e ekonomisë.

Për këtë vit banka qendrore parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit./abcnews.al

 

Rama ndan pamje: Verë në Gjirokastër

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Qyteti i gurtë i Gjirokastrës vijon të tërheqë turistë të shumtë vendas e të huaj.

Qendra muzeale e qytetit është destinacioni fillestar, pasi të gjithë turistët e nisin vizitën nga kalaja e qytetit, por edhe nga pikat e tjera të qytetit që janë kthyer në atraksione për të gjithë pushuesit dhe vizitorët.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një album fotografish nga qyteti i gurtë, ndërsa e ka cilësuar “Verë në Gjirokastër”.

Në foto shihen grupe të mëdha turistësh dhe pushuesit që vizitojnë dyqanet me suvenire të Gjirokastër, e shumë të tjerë që zgjedhin ushqimet tradicionale apo pijet në baret dhe restorantet e qytetit.

Kalaja e Gjirokastrës, e njohur ndryshe edhe si Kalaja e Argjirosë, u vizitua nga 100 mijë turistë në periudhën janar-qershor 2025 dhe ky është monumenti më i rëndësishëm i qytetit, që qëndron kryelartë mbi kodër si një anije që pret vizitorë vendas e të huaj.

Shifra prej 100 mijë vizitorësh në gjysmën e parë të vitit 2025, tregon një rritje të numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e bërë kështu Kalanë e Gjirokastrës një nga më të vizituarat, me interes të lartë për të njohur e mësuar historinë e saj.

Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë” është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, ndër të parët qytete shqiptare në UNESCO. Kalaja është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit.

Album fotografish nga Gjirokastra
1 nga 9

/e.i//r.e/

The post Rama ndan pamje: Verë në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Artisti italian Enzo Paolo Turchi në Durrës: I mahnitur, nuk prisja qytet kaq të bukur

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Artisti i njohur italian, Enzo Paolo Turchi, balerin, koreograf, aktor dhe personazh mjaft i famshëm televiziv ka vizituar qytetin e Durrësit.

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirana Sako ka ndarë në një postim në rrjetet sociale, mesazhin e artistit italian, që thotë se ka mbetur i befasuar nga vizita në qytetin bregdetar.

Sako thotë se artisti Turchi ka pasur bashkëpunime shumë të suksesshme me personalitete të artit si Raffaella Carra por edhe shumë të tjerë, pjesëmarrës në spektakle e emisione televizive duke u bërë mjaft i njohur në shtetin fqinj.

“Enzo Paolo Turchi ka vizituar Durrësin dhe ka mbetur i mahnitur nga qyteti ynë ku ka gjetur gjithçka, klimën, detin, sigurinë, trashëgiminë e pasur kulturore, mikpritjen dhe njerëzit e mrekullueshëm. Ashtu si të gjithë turistët e tjerë ai premton se do të rikthehet sërish në qytetin tonë fantastik”, thotë Sako.

Gjithashtu, artisti italian Turchi thotë se në Durrës u takua me njerëz të mrekullueshëm, ndërsa zbuloi atraksione dhe vende shumë të bukura.

“Kemi vizituar amfiteatrin, muret e kalasë, vilën e ish-mbretit. Kam mbetur i befasuar! E dija që ishte një qytet i bukur, por nuk e prisja kaq të bukur”, tha ai.

“Doja të bëja komplimentet e mia, mbi të gjitha për bashkinë, e cila mban këtë strukturë në mënyrë të bukur dhe shumë të mirë. Patjetër që do të sjellë këtu edhe bashkëshorten dhe vajzën time”, përfundoi Truchi.

/e.i/j.p/

The post Artisti italian Enzo Paolo Turchi në Durrës: I mahnitur, nuk prisja qytet kaq të bukur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turistë nga e gjithë bota në Tiranë: Vend shumë i bukur, kthehemi sërish

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Turistë nga e gjithë bota kanë zgjedhur të vizitojnë Tiranën dhe Shqipërinë.

Investimet në infrastrukturë, arkitekturë, por edhe sitet historike e kanë shndërruar kryeqytetin në një nga destinacionet turistike më të preferuara gjithëvjetore nga turistët e huaj. Por, jo vetëm Tirana, edhe Shqipëria është shndërruar në një ofertë turistike të turizmit gjithëvjetor, me atraksione të të gjitha llojeve, nga kultura, arti, historia apo kulinaria.

Agjencia Telegrafike Shqiptare gjatë një vëzhgimi në kryeqytet ka takuar nga afër turistë nga Evropa dhe jo vetëm. ATSH ka vëzhguar grupet e turistëve në Tiranë, që me aparate fotografike fiksojnë arkitekturën, muzetë, por edhe aktivitetet e ndryshme që zhvillohen gjatë ditës dhe mbrëmjes në kryeqytet, teksa shijojnë edhe gatimet tradicionale.

Një grup prej pesë turistësh, teksa dalin nga Xhamia e Et’hem Beut, shprehen për ATSH-në se kanë ardhur nga Belgjika.

“Ne jemi një grup miqsh që kemi ardhur për të shijuar bukuritë e Shqipërisë. Prej dy ditësh jemi në Tiranë dhe po shohim disa nga vendet më të bukura këtu. Ndërsa, shtatë ditë ishim në Sarandë ku shijuam plazhet me ujërat e kaltra dhe ushqimin e shijshëm. Na pëlqen shumë mikpritja këtu, ushqimi, por sidomos arkitektura e veçantë”, pohuan ata.

Disa metra më tutje, në një tjetër atraksion të Tiranës siç është e Kulla e Sahatit, dy italiane, Sofia dhe Ilaria, shprehen për ATSH-në se janë shumë të lumtura që ndodhen në Tiranë, pas disa ditë pushimesh në Vlorë.

“Ishim disa ditë në Vlorë dhe vërtet që e kemi shijuar këtë eksperiencë. Nuk kemi ardhur me grup turistësh apo guidë, por me iniciativën tonë. Edhe Tirana po na pëlqen shumë si qytet. Sapo vizituam Kullën e Sahatit, diçka që nuk e kishim parë më parë. Mendojmë se do të kthehemi sërish për pushime këtu, vitin e ardhshëm”, u shprehën ato.

Ndërkohë, një grup tjetër i madh turistësh prej më shumë se 20 personash, me kombësi turke, u pozicionuan në sheshin “Skënderbej”, ku zgjodhën të bëjnë foto pranë Heroit tonë Kombëtar, ndërsa më parë thanë se kishin vizituar edhe Piramidën dhe “Bunk’Art”.

Një grup tjetër turistësh, të drejtuar nga ciceroni i një agjencie turistike të Tiranës, u shprehën të kënaqur nga pushimet në disa nga vendet më të bukura të Shqipërisë.

“Ky është një grup shumë i madh turistësh nga Spanja, Uruguai dhe Bogota. 80% e tyre janë spanjollë dhe pjesa tjetër nga Uruguai dhe Kolumbia. Normalisht pikat kryesore që vizitojnë janë Riviera, jugu i Shqipërisë si Saranda, Vlora, por preferojnë shumë edhe eksperiencat në gjiret si ai i Gramës apo Gjipeja. Turistët preferojnë edhe qytetet-ikonë si Berati apo Gjirokastra. Përgjithësisht, vijnë me guidë ose drejtohen në agjenci lokale turistike”, tha ciceronia e agjencisë.

Turistët i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, sheshit “Skënderbej”, te “Piramida”, në Bunk’Art, Xhaminë e Et’hem Beut, por edhe në muzetë e Tiranës, ku mund të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën shqiptare.

Tirana është një nga qytetet më të gjalla të Evropës Juglindore që është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Evropa, por edhe më gjerë.

Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe ai i aventurës.

Disa prej pikave atraktive, që mund të vizitojnë turistët e huaj në Tiranë, por dhe në rrethina, janë Mozaiku i Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, qendra e Tiranës “Ansambël Monumental”, Ura e Tabakëve, Kalaja e Petrelës, Muzeu Historik Kombëtar, “Bunk’art” 1 dhe 2, Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, etj. Grupet e turistëve i gjen kryesisht te sheshi “Skënderbej”, te Kalaja e Tiranës dhe te Pazari i Ri.

/e.i//a.f//r.e/

The post Turistë nga e gjithë bota në Tiranë: Vend shumë i bukur, kthehemi sërish appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IKMT vijon aksionet në Vlorë, shembje objektesh në Rradhimë dhe Orikum ‘për t’i hapur rrugë’ Lungomares

21 June 2025 at 10:29

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar këtë të shtunë ndërhyrjet në zonën e Rradhimës dhe Orikumit, në kuadër të projektit për zgjerimin e Lungomares në Vlorë. Objektet e prishura kanë qenë të pozicionuara në trasenë ku parashikohet zhvillimi i mëtejshëm i projektit, duke penguar vazhdimin e punimeve.

Kjo ndërhyrje vjen vetëm pak ditë pas shembjeve të tjera të kryera në Dhërmi dhe Jalë, ku IKMT ka ndërhyrë për të liruar hapësira të zëna në mënyrë të paligjshme apo që binin ndesh me projektet infrastrukturore në vijim.

Sipas burimeve zyrtare, aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, në funksion të zhvillimit urban dhe turistik të bregdetit jugor.

The post IKMT vijon aksionet në Vlorë, shembje objektesh në Rradhimë dhe Orikum ‘për t’i hapur rrugë’ Lungomares appeared first on Sot News | Lajme.

Ministria e Financave, aksionare e parë në Bankën Shqiptare të Zhvillimit

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave caktoi sot Ministrinë e Financave si përfaqësuese të shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit të parë të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë, Ministria e Financave përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë “Banka Shqiptare e Zhvillimit”, sh.a.

Po ashtu ngarkohet Ministria e Financave për ndjekjen e procedurave të mëtejshme, në zbatim të ligjit “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”.

Banka Shqiptare e Zhvillimit është krijuar falë bashkëpunimit me institucionin prestigjioz financiar italian “Cassa Depositi e Prestiti”.

Ajo do të shërbejë për të mbështetur zhvillimin përmes projekteve të sipërmarrjes që nuk financohen lehtësisht nga bankat komerciale.

Banka Shqiptare për Zhvillim do të mbledhë fonde përmes mekanizmave të ndryshëm, duke përfshirë pranimin e fondeve të kthyeshme nga publiku dhe instrumente të tjera financiare, e po ashtu do të mund të krijojë degë dhe shoqëri bija brenda dhe jashtë vendit.

/m.m/r.e/a.f/

The post Ministria e Financave, aksionare e parë në Bankën Shqiptare të Zhvillimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Aksionet e “Boeing” bien pas rrëzimit të avionit të “Air India”

12 June 2025 at 17:11

LONDËR, 12 qershor /ATSH-DPA/- Aksionet e “Boeing” regjistruan sot një rënie – pasi një nga avionët e tij u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Indi.

Kompania amerikane e prodhimit të avionëve, e cila ka shfaqur probleme të sigurisë vitet e fundit, përjetoi rënie të aksioneve deri në 8%.

Një avion “Boeing 787 Dreamliner” – i cili udhëtonte për në aeroportin Gatwick të Londrës, me 242 persona në bord, shpërtheu pasi u rrëzua – menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti i Ahmedabad.

“Airline Air India” tha se 169 pasagjerë ishin shtetas indianë, 53 britanikë, një ishte kanadez dhe shtatë portugezë.

“Ne jemi në dijeni të raporteve fillestare dhe po punojmë për të mbledhur më shumë informacione”, tha një zëdhënës i “Boeing”.

Fluturimi i parë i avionit “Boeing 787 Dreamliner” – të përfshirë në aksident – ishte në dhjetor 2013.

Ky është aksidenti i parë që përfshin një avion “Boeing 787”, sipas bazës së të dhënave të Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit.

Megjithatë, flota thuhet se u ndalua në vitin 2013 pas zjarreve që lidheshin me bateritë litium-jon në sistemin e saj të energjisë elektrike.

Kuptohet që operatorët e linjave ajrore, përfshirë “British Airways”, “United Airways” dhe “Qatar Airways”, përdorin modelin.

Avionët “Boeing” janë përfshirë në incidente të tjera vitet e fundit, siç është rrëzimi i “Lion Air” në vitin 2018 që përfshinte një “Boeing 737 Max”, ku vdiqën 189 persona.

Në vitin 2019, Fluturimi 302 i “Ethiopian Airlines”, një tjetër avion “Boeing 737 Max” u rrëzua duke vrarë 157 persona në bord.

E gjithë flota e “Boeing 737 Max” u ndalua të fluturonte pas incidenteve. //a.i/

The post FOKUS – Aksionet e “Boeing” bien pas rrëzimit të avionit të “Air India” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia: 99 operacione, 625 te arrestuar gjatë majit

TIRANË, 8 qershor /ATSH/ Policia e Shtetit, gjatë muajit maj ka finalizuar 99 operacione policore.

Në një njoftim për mediet, Policia bën të ditur se, gjatë kësaj periudhe ka kryer punë intensive, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe me agjencitë ligjzbatuese vendase, me qëllim arrestimin e shtetasve me rrezikshmëri shoqërore dhe goditjen e fenomeneve kriminale me impakt të lartë publik, si armëmbajtja pa leje dhe kultivimi/trafikimi i narkotikëve.

Krahas aksioneve policore, gjatë muajit maj, punonjësit e Policisë janë angazhuar maksimalisht, në shumë dimensione të garantimit të rendit, gjatë aktiviteteve me ndikim të madh dhe të drejtpërdrejtë në imazhin e vendit, si: gara ndërkombëtare Giro d’Italia; zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë; Samiti i Komunitetit Politik Europian; Turi i 82-të çiklistik.

Gjatë këtij muaji janë finalizuar 99 operacione policore; 34 operacione policore ndërkombëtare; janë vënë në pranga 625 autorë të dyshuar veprash penale; janë sekuestruar 50 armë zjarri dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak; rreth 84 kilogramë cannabis, qindra doza të kësaj lënde dhe të lëndës narkotike kokainë, si dhe 2861 fara cannabisi; para dhe pasuri me burime të dyshimta kriminale në vlerë totale rreth 415 000 euro, mallra të kontrabanduara, antiplumb, silenciatorë, dokumente dhe para false.

Gjithashtu janë asgjësuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, 8269 bimë/fidanë cannabisi; në Tiranë dhe në Shkodër, gjatë 3 operacioneve, janë arrestuar 13 shtetas, të cilët, të organizuar si grup ose individualisht, trafikonin ose shitnin armë për llogari të grupeve kriminale.

Ndërsa puna operative dhe operacionale e Policisë së Durrësit dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale çoi në pranga 7 shtetas (3 prej tyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore), të cilët qëndronin së bashku në ambientet e një restoranti, me armë zjarri të gatshme për qitje.

Sipas policisë, është parandaluar përshkallëzimi i 8 konflikteve, disa prej tyre në familje dhe/ose me armë zjarri; janë zbardhur 10 ngjarje kriminale që përfshijnë shpërthim me eksploziv, plagosje, vetëplagosje me armë zjarri të mbajtura pa leje, është zbuluar 1 banesë e përshtatur për kultivim me llamba të bimëve narkotike, në Fier, si dhe një 1 “call center” në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik; janë finalizuar 22 operacione për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale; janë goditur 13 raste të tentativës për të transportuar mallra të kontrabanduara, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar; janë finalizuar 2 operacione kundër organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe 2 operacione kundër transportimit të emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Policia e Qarkut Vlorë iu ka dhënë ndihmë në 4 raste, shtetasve  të huaj dhe shqiptarë që gjendeshin në vështirësi, si pasojë e terrenit dhe/ose kushteve të motit; janë trajtuar, në bashkëpunim me institucione të tjera kompetente, 181 raste të dhunës në familje dhe 217 krime kundër mjedisit.

Policia Rrugore, me flotën e pajisjeve inteligjente që ka në dispozicion ka monitoruar në mënyrë të vazhdueshme akset rrugore, me objektivin madhor: sigurinë rrugore.

Policia njofton se, në pranga, janë vënë 155 drejtues mjetesh, nga të cilët:107 për drejtim mjeti në gjendje të dehur; 48 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Ndërsa 191 leje drejtimi janë pezulluar për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë.

Në muajin maj janë vendosur 12440 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit; raste për të cilat drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e gjobës maksimale dhe janë penalizuar me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.

Policia Kufitare ka hartuar dhe zbatuar analiza të posaçme risku dhe ka kryer kontrolle intensive ndaj shtetasve dhe mjeteve, për të parandaluar dhe goditur krimet në kufi.

Janë evidentuar dhe goditur  në pikat e kalimit kufitar 50 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 22 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false dhe 6 raste të trafikimit të mjeteve motorike.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar për organizimin dhe finalizimin e operacioneve kundër krimit në përgjithësi dhe kundër atij të organizuar në veçanti. Në këtë kuadër, ftojmë qytetarët që të denoncojnë çdo paligjshmëri, si dhe të informojnë Policinë për çdo rast nevoje, pasi ndërhyrja dhe asistenca do të jenë të menjëhershme.

 

The post Policia: 99 operacione, 625 te arrestuar gjatë majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan foto nga Syri i kaltër në Theth i mbushur me turistë

TIRANË, 31 maj /ATSH/ Thethi është shndërruar në një destinacion turistik mjaft të preferuar për turistët vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot fotografi nga një prej atraksioneve më të veçanta të kësaj zone të veriut të Shqipërisë, siç është edhe Syri i kaltër në Theth.

Në foto, duket Syri i kaltër i mbushur plot me turistë vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur ta vizitojnë këto ditë të fundit të muajit maj.

Parku Kombëtar Theth vijon të jetë i preferuari i turistëve në çdo stinë të vitit. Pikat kryesore që turistët vizitojnë në Theth janë Monumenti e Natyrës si Syri i Kaltër, vaskat në Ndërlysë, Ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.

Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

The post Rama ndan foto nga Syri i kaltër në Theth i mbushur me turistë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Transfertat në euro, rekord/ BSH: Në periudhën janar-prill janë kryer 1.8 miliardë euro pagesa

26 May 2025 at 14:54

SHQIPËRI- Qarkullimi i monedhës europiane ka shënuar rekord në ekonominë shqiptare.

Sipas Bankës së Shqipërisë rezulton se gjatë periudhës janar-prill në total janë realizuar 114.298  mijë transaksione.

.Edhe në vlerë transaksionet në euro janë rritur ndjeshëm. Të dhënat tregojnë se në total transaksionet në vlerë për këtë periudhë arrijnë në 1.8 miliardë euro.

Nga të dhënat e Bankës Qendrore konfirmohet se prilli ka pasur nivelin më të lartë të transaksioneve në numër edhe në vlerë çka lidhet edhe me numrin e lartët të turistëve që kanë ardhur në Shqipëri gjatë pranverës.

Këto të dhëna konfirmojnë edhe faktin e sasisë së lartë të eurove që qarkulluan në ekonominë shqiptare duke bërë që euro të qëndrojë nën nivelin prej 100 lekësh.

Rritja e numrit të transaksioneve në euro është një tregues pozitiv në formalizimin e ekonomisë.

Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit.

Për këtë vit banka qendrore parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Rikujtojmë se viti 2024 u mbyll me rekord të transaksioneve në euro duke kapur vlerën 5.2 miliardë euro./abcnews.al

BSH: 1,8 miliardë euro pagesa në 4-mujorin e parë të vitit

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë periudhës janar-prill 2025 përmes sistemit AIPS-EURO janë realizuar 114.298 transaksione, me një vlerë totale prej 1,8 miliardë euro.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i transaksioneve është rritur me 21,7%, ndërsa vlera e pagesave të kryera ka shënuar rritje me 21,8%.

Referuar të dhënave, në muajin prilli regjistrohet niveli më i lartë i transaksioneve (në numër dhe vlerë) çka lidhet me fluksin e shtuar të turistëve që kanë ardhur në Shqipëri gjatë pranverës.

Sipas BSH-së, në prill u realizuan mbi 33 mijë pagesa me vlerë 536 milionë euro, ose 22,5% më shumë transaksioneve në numër dhe 18% më shumë në vlerë, krahasuar me prill 2024.

Zbatimi i sistemit AIPS-EURO ka siguruar kursime të konsiderueshme, për qytetarët dhe bizneset të cilat deri në fund të 2024, sipas BSH-së përllogariten në rreth 100 milionë euro. Por nga ana tjetër, rritja e numrit të transaksioneve në euro është një tregues pozitiv në formalizimin e ekonomisë.

Shtimi i fluksit të euros lidhet me zhvillimin e turizmit, rritjen e remitancave por edhe të investimeve, sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Sistemi Shqiptar i Pagesave Ndërbankare AIPS përdoret nga bankat për të transferuar në kohë reale shuma të mëdha parash me njëra-tjetrën. AIPS mundëson kryerjen e pagesave të mëdha, të shpejta dhe të sigurta ndërmjet bankave, duke ndihmuar në mirëmbajtjen e operacioneve financiare në vend.

AIPS-EURO përdoret nga qeveria për të shlyer borxhin e jashtëm, nga bizneset e mëdha për të shlyer fatura në vlera shumë të larta dhe nga vetë bankat. Megjithatë, AIPS shpejton në mënyrë indirekte edhe transaksionet për qytetarët, veçanërisht për blerje të pronës, apo të një makine, ku transaksioni përfshin lëvizjen e parave midis bankës së blerësit dhe bankës së shitësit.

Në këtë rast, banka e blerësit përdor sistemin AIPS për të transferuar shpejt dhe sigurt fondet në bankën e shitësit.

/r.e/a.f/

The post BSH: 1,8 miliardë euro pagesa në 4-mujorin e parë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rekord transaksionesh, vetëm në tre muaj 1.3 milionë euro

By: user 5
15 April 2025 at 16:19

1.3 milionë euro transaksione janë kryer në monedhën europiane vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se kjo vlerë rezulton se është rreth 20% më e lartë se ajo e realizuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë që në total në periudhën janar-mars janë kryer rreth 81 mijë transaksione.

Nga të dhënat e Bankës Qendrore konfirmohet se marsi ka pasur nivelin më të lartë të transaksioneve në numër edhe në vlerë çka lidhet edhe me numrin e lartët të turistëve që kanë ardhur në Shqipëri gjatë pranverës.

Po ashtu rritja e transaksioneve në monedhën europiane tregon edhe rritjen e formalizimit të ekonomisë shqiptare. Ecuria e pagesave të kryera përmes sistemin AIPS justifikojnë dobësimin e euros në tregun shqiptar dhe revanshin e lekut.

Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme. Gjatë muajve të parë të këtij viti euro vijoi të qëndrojë nën nivelin prej 100 lekë dhe pritet që ky të jetë një normalitet i ri në ekonominë shqiptare.

Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit. Për këtë vit banka qendrore parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Rikujtojmë se viti 2024 u mbyll me rekord të transaksioneve në euro duke kapur vlerën 5.2 miliardë euro ose 30.5% më shumë transferta se në vitin 2023.

The post Rekord transaksionesh, vetëm në tre muaj 1.3 milionë euro appeared first on Lapsi.al.

Bankat aplikojnë në SEPA, BSH: Synojmë të nisin realizimin e transaksioneve në tetor

By: user 5
10 April 2025 at 19:26

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot pranë Këshillit Europian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për anëtarësimin e bankave në skemën e transfertave të kreditit SEPA. Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të 11 bankat e sistemit bankar shqiptar përgatitën individualisht aplikimet përkatëse brenda një kohe relativisht të shkurtër, me qëllim që transaksionet e para ndërkufitare SEPA të realizohen në fillim të muajit tetor 2025.

Kjo është koha më e parë, e vendosur nga EPC, kur ofruesit e shërbimeve në Shqipëri mund të nisin kryerjen e këtyre transaksioneve ndërkufitare në Euro përmes SEPA-s. Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA u mor nga EPC më 21 nëntor 2024, ndërsa institucionet financiare mund të nisnin aplikimin për aderimin në skemat e pagesave SEPA vetëm prej muajit prill 2025.

Gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave kanë orientuar intensivisht bankat në procesin e aplikimit, duke vepruar si Qendër Kombëtare për Mbështetjen në Procesin e Aderimit. Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë organizoi disa workshop-e me ekspertë të Bankës Botërore për të qartësuar kërkesat dhe kriteret për aplikimin e secilit institucion, si dhe për t’i udhëzuar mbi plotësimin e dokumentacionit.

Njëkohësisht, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me EPC dhe me komunitetin bankar për të plotësuar çdo mangësi të identifikuar dhe për t’i nxitur të gjitha bankat të jenë pjesë e skemave SEPA. Pjesëmarrja në skemat SEPA do të sjellë përfitime të ndjeshme për konsumatorin dhe biznesin shqiptar, përmes uljes të kostos së transfertave dhe zgjerimit të aktivitetit ekonomik.

Banka e Shqipërisë do të vijojë të mbështesë bankat në finalizimin e përshtatjeve teknike, për të qenë të afta të ofrojnë transaksione ndërkufitare më të lira për shqiptarët në momentin më të parë./ Monitor

The post Bankat aplikojnë në SEPA, BSH: Synojmë të nisin realizimin e transaksioneve në tetor appeared first on Lapsi.al.

Sulmi ndaj “CFO Pharma”/ Artan Hoxha: Dyshohet se pjesë e aksioneve ka qenë dhe Vis Martinaj

18 March 2025 at 13:53

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në MCN, ka folur në lidhje me ngjarjen e regjistruar natën e kaluar, ku u sulmua me breshëri kallashnikovi godina e biznesit “CFO Pharma” në pronësi të Nadir Çaushollit, në zonën e Kasharit, buzë autostradës Tiranë-Durrës. Nga mënyra se si është ekzekutuar sulmi, Hoxha tha se autorët kanë dashur ta çojnë […]

The post Sulmi ndaj “CFO Pharma”/ Artan Hoxha: Dyshohet se pjesë e aksioneve ka qenë dhe Vis Martinaj appeared first on BoldNews.al.

Liqenet akullnajore të Lukovës, një atraksion i jashtëzakonshëm dimëror në Pogradec

16 February 2025 at 08:54

TIRANË, 16 shkurt /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka publikuar sot në rrjetet sociale pame nga liqenet akullnajore të Lukovës, që ofrojnë pamje mahnitëse gjatë stinës së dimrit. Liqenet akullnajore të Lukovës janë kthyer në atraksion turistik kryesisht për të rinjtë.

Në postimin e saj, AKZM sqaron se “ky monument natyre mund të vizitohet duke ndjekur një shteg të gjatë rreth 7 km, që nis nga fshati Bishnicë në Pogradec”.

“Liqenet kanë një sipërfaqe prej rreth 10 ha dhe janë të rrethuara nga një kurorë pyjesh, të cilat përbëhen kryesisht nga ahu dhe bredhi. Ky është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar natyrën dhe për të shijuar një peizazh të veçantë në sezonin e dimrit”, përfundon postimi.

Të dy liqenet me origjinë akullnajore, ndodhen në lartsitë 1851 dhe 1795 metra mbi nivelin e detit dhe janë zonë e mbrojtur e kategorisë III, nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Burimeve Natyrore (IUCN).

Ato janë të vendosura në një cirk të madh akullnajor dhe që formojnë një ekosistem interesant të liqenit alpin.

Rruga automobilistike Pogradec-Bishnicë është 61 km dhe përshkohet për 2 orë e 30 min. Ndërsa shtegu për ecje Bishnicë-Liqenet e Lukovës, ka një gjatësi prej 7,3 km, dhe koha drejt mbërritjes në destinacion është rreth 3 orë e 30 min. Një kurorë pyjesh të përzierë ahu dhe bredhi, me lartësi deri në 22 m dhe me diametër të trungut 30 cm, rrethojnë këto dy liqene.

Kjo zonë ofron jo vetëm turizëm natyror, por edhe kulturor, pasi gjatë rrugëtimit për në liqenet e Lukovës, mund të vizitohet edhe “Ura e Golikut”, gjurmët e vjetra të rrugës “Egnatia” e shekullit XVIII. Në krah ndodhen edhe Varret e Selcës, të cilat i përkasin shek. IV-III para lindjes së Krishtit, unikale në llojin e tyre.

Liqenet akullnajore të Lukoves
1 nga 2

/r.e/

The post Liqenet akullnajore të Lukovës, një atraksion i jashtëzakonshëm dimëror në Pogradec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksionet e Porsche bien me 7%

By: Ela
7 February 2025 at 20:46

Aksionet e prodhuesit gjerman të makinave Porsche ranë 7 për qind të martën, performanca e saj më e keqe që nga dalja publike, pasi kompania paralajmëroi se kostot për modelet e reja të automjeteve dhe bateritë për makinat elektrike do të reduktonin ndjeshëm fitimin e saj këtë vit. Porsche tronditi investitorët duke thënë se priste […]

The post Aksionet e Porsche bien me 7% appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Tregjet tronditen, ndërkohë që lufta e tarifave e Trump përshkallëzohet

By: ata ata
3 February 2025 at 13:33

UASHINGTON, 3 shkurt /ATSH/ – Aksionet në Evropë dhe Azi ranë sot, pasi presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi tarifat e reja ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës dhe tha se tarifat ndaj BE-së do të vendosen medoemos, sipas BBC.

Tregjet gjermane dhe franceze të aksioneve ranë rreth 2%, me aksionet e prodhuesve të makinave ndër më të goditurat, ndërsa Bursa e Londrës ra me më shumë se 1%.

Dollari amerikan u forcua në tregjet valutore, duke pasur rritje në nivel rekord kundrejt juanit kinez, ndërsa dollari kanadez ra në nivelin më të ulët që nga viti 2003.

Investitorët po përgatiten për një periudhë të trazuar që mund të godasë fitimet e kompanive të mëdha dhe të dëmtojë rritjen globale.

Kanadaja dhe Meksika po përballen me shifra prej 25% për eksportet e tyre në SHBA.

Mallrat e prodhimit kinez do të përballen me një taksë prej 10%, përveç tarifave ekzistuese.

Kanadaja dhe Meksika kanë thënë se do të kundërpërgjigjen me tarifa hakmarrëse, ndërsa Kina premtoi “kundërmasat përkatëse” dhe u zotua të sfidojë lëvizjen e Trump në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Trump ka thënë se tarifat janë të nevojshme për të ndalur rrjedhën e drogave të paligjshme dhe emigracionin në SHBA.

“Investitorët janë të tronditur nga perspektiva e një lufte tregtare të plotë”, tha Susannah Streeter, drejtuese në ”Hagreaves Lansdown”.

Aksionet e prodhuesve të makinave patën rënien më të madhe.

Përvec rritjes së dollarit kundrejt juanit dhe dollarit kanadez, euro ra në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt monedhës amerikane.

Çmimet e naftës u rritën gjithashtu pas lajmeve për tarifat, ndërsa tregtarët u përpoqën të analizonin se si tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dy burimet më të mëdha të importit të naftës në SHBA, do të ndikonin në treg.

Kanadaja dhe Meksika po përballen me tarifa prej 25% për eksportet e tyre në SHBA. Mallrat e prodhimit kinez do të përballen me një taksë prej 10%, përveç tarifave ekzistuese./ /i.s/

 

The post FOKUS – Tregjet tronditen, ndërkohë që lufta e tarifave e Trump përshkallëzohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

15 January 2025 at 16:34

Autoritetet kosovare sot kanë mbyllur edhe disa komuna dhe institucione paralele të Serbisë në disa prej komunave të Kosovës.

Aksionet policore u ndërmorën në komunën e Lipjanit, Obiliqit, Prishtinës, Fushë Kosovës, Vushtrrisë, Novobërdës, Kamenicës, Vitisë, Rahovecit dhe Skënderajt.

Policia e Kosovës tha se qëllimi i operacionit, me kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ishte ndërprerja e “shërbimeve të jashtëligjshme” të Serbisë në Kosovë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë  në anën tjetër ka deklaruar se ajo nuk e ka autorizuar Policinë e Kosovës për kryerjen e këtij operacioni, pasi, sipas saj, nuk kishte ndonjë kërkesë zyrtare.

Lidhur me këtë deklaratë të Prokurorisë, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në një postim në Facebook, Haxhiu e quajti skandaloze deklaratën e Prokurorisë së Prishtinës.

“Çfarë deklarimi skandaloz i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.  Në vend që të vepronin shumë vite më parë, dhe t’i mbyllnin zyrat e strukturave ilegale ata nga zyrat e tyre lëshojnë komunikata kundër veprimeve të ligjshme dhe të drejta të policisë”, ka shkruar Haxhiu.

Ministrja tutje ka pyetur se në shërbim të kujt janë prokurorët.

“A ka kush që i kupton këta zyrtarë të shtetit që mbajnë emrin prokurorë? Në shërbim të kujt janë?”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

The post Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë? appeared first on Telegrafi.

❌
❌