Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vrasja e Santiago Malkos/ Dëshmon në gjykatë babai i Leonard Dukës: S’kam patur konflikt me të, as unë as djemtë e mi

By: xhir jeta
1 July 2025 at 13:09

Muhamed Duka, babai i Leonard Dukës i akuzuar per atentatin ndaj Santiago Malkos, ka dëshmuar në procesin gjyqësor për vrasjen e ndodhur në gusht të 2019-tës.

“Nuk kam patur konflikt personal me Santiago Malkon. Leonard dhe Erlis Duka nuk kanë patur konflikt me Santiago Malkon. Ervis Martinajn nuk e njoh. Me këtë shtetas djemtë e mi në dijeninë time s’kanë pasur asnjë konflikt. Aleksandër Maxhaku është i njohur për mua, është nipi im nga motra. Shkurt e thërrasin “Lek ose Aleks”. Kam 6 vjet pa e takuar, nuk di asgjë ku ndodhet. Dritan Agaj është i njohur për mua.

Njeri i njohur për ne. Një mbesa jonë e ka për burrë. Dritanin e kam parë me djemtë e mi, i shihja si ccuna. Oltion Logën e njoh, e kam parë si fytyrë , e kam parë në lagje. Oltionit i thërrisnim edhe “Olt”. Nuk e di me cilin nga djemtë shoqërohej. Fatmir Doçajn nuk e njihja, e kam dëgjuar në televizor më mbrapa. Ilir Selmanin e kam dëgjuar, nuk e njoh. Blendi Tetën e kam dëgjuar në media, nuk e njoh. Nuk e di kush është.

Nuk ma ka lidhur puna me i parë. Unë merresha me tregëti, tani jo se jam në pesion. Kam patur lokal timin. Lokali im nuk ka pas emër. Me menaxhimin merresha unë dhe nusja. Djemtë merreshin me punët e veta, me biznesin e vet. Merreshin me lojërat e fatit. Nuk e di me kë bashkëpunonin. Nuk përzihesha, ata ishin të rritur. Unë jetoj me bashkëshorten. Leonardi ka pas jetuar me vëllain, të ndarë nga ne. Jetonin me qira. Unë rrija në Fresk, djemtë nuk e di ku rrinin. As nuk i kam pyetur ndonjëhere, nuk shkoja te banesa e tyre. Ata vinin te shtëpia ime. Ata i kam ndihmuar unë dikur, kur u rritën kishin jetën e vet.” tha ai.

Gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet më datë 9 korrik ora 10:00 ku SPAK pritet të japet pretenca për, Leonard Dukën dhe Erlis Dukën, Oltion Logën, Aleksandër Maxhakun, Fatmir Hysenin dhe Dritan Agajn./abcnews.al

Babai i Leonard Dukës: S’kishim konflikt me Santiago Malkon, Vis Martinajn s’e njoh

By: user 4
1 July 2025 at 13:34

Nis seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për Leonard Dukën, i cilësuar si kreu i organizatës me emrin “Klani Duka”, që akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019 te “Xhamlliku” në Tiranë.

Këtë të martë është paraqitur për të dëshmuar Muhamet Duka, babai i të pandehurit, ashtu edhe siç vendosi trupa gjykuese herën e kaluar pas kërkesave të palës mbrojtëse.

“Kam lidhje miqësore me dy nga të pandehurit, me disa nga të pandehurit e tjerë kam lidhje gjaku. Pranoj të dëshmoj para gjykatës”, tha ai në nisje të dëshmisë së tij.

Dëshmitari u pyet nga avokatët në lidhje me konfliktet dhe raportet me viktimën Malko.

“Nuk kam pasur konflikt personal me Santiago Malkon. Leonard dhe Erlis Duka nuk kanë pasur konflikt me Santiago Malkon. Ervis Martinajn nuk e njoh. Me këtë shtetas djemtë e mi në dijeninë time s’kanë pasur asnjë konflikt”, tha ai.

Pyetje u bënë edhe nga prokurori i dosjes, i SPAK, Behar Dibra, në lidhje me të pandehurit e çështjes, njohjet me ta, kurse Muhamet Duka u përgjigj:

“Aleksandër Maxhaku është i njohur për mua, është nipi im nga motra. Shkurt e thërrasin “Leks”, “Aleks”, varet. Kam 6 vjet pa e takuar, shumë ka. Nuk kam mundur ta takoj, nuk di asgjë ku ndodhet. Dritan Agaj është i njohur për mua. Njeri i njohur për ne. Një mbesa jonë e ka për burrë atë. E kemi tonin deri diku.

Dritanin e kam parë me djemtë e mi, i shihja si çuna. Oltion Logën e njoh, e kam parë si fytyrë. E njoh, e kam parë në lagje. Oltionit i thërrisnim edhe “Olt”. Nuk e di me cilin nga djemtë shoqërohej. Fatmir Doçajn nuk e njihja, e kam dëgjuar në televizor më mbrapa.

Ilir Selmanin e kam dëgjuar, nuk e njoh. Blendi Tetën e kam dëgjuar në media, nuk e njoh. Nuk e di kush është. Nuk më ka lidhur puna me i parë. Unë merresha me tregëti, tani jo se jam në pension. Kam pasur lokal timin. Lokali im nuk ka pasur emër. Me menaxhimin merresha unë dhe nusja. Djemtë merreshin me punët e veta, me biznesin e vet. Merreshin me lojërat e fatit.

Nuk e di me kë bashkëpunonin. Nuk përzihesha, ata ishin të rritur. Unë jetoj me bashkëshorten. Leonardi ka pas jetuar me vëllanë, të ndarë nga ne. Jetonin me qira. Unë rrija në ‘Fresk’, djemtë nuk e di ku rrinin. As nuk i kam pyetur ndonjëherë, nuk shkoja te banesa e tyre. Ata vinin te shtëpia ime. Ata i kam ndihmuar unë dikur, kur u rritën kishin jetën e vet”, dëshmoi ai.

Në dosjen e SPAK, prokurori Behar Dibra pretendon se ka gjetur biseda në telefonat e koduar me platformën SKY ECC mes Ervis Martinajt me Leonard Dukën. Sipas këtyre bisedave rezultonte se ish-polici Santiago Malko dyshohej që të kishte dhunuar babanë e vëllezërve Duka, Muhametin që dëshmoi sot në GJKKO.

Por në dëshminë e sotme, Muhamet Duka mohoi njohjen me Ervis Martinajn, sikurse edhe konfliktet me ish-policin Santiago Malko. Edhe vetë i pandehuri Leonard Duka vazhdimisht e ka mohuar përfshirjen e tij në atentatin ndaj ish-efektivit.

Në seancën e fundit, të 24 qershorit, pati debate të forta në Gjykatën e Posaçme. Nëna e ish-policit, Bukuri Malko, kërcënoi në sallë të dyshuarin Leonard Duka, ç’ka solli përjashtimin e saj. Nga ana tjetër Duka mbajti qëndrim mohues në gjykatë për komunikim në “SkyECC” me Ervis Martinajn.

The post Babai i Leonard Dukës: S’kishim konflikt me Santiago Malkon, Vis Martinajn s’e njoh appeared first on Lapsi.al.

Ervis Martinaj – Leonard Duka, miqësi dhe pabesi

30 June 2025 at 15:50

Një miqësi 15-vjeçare u kthye në pabesinë më të madhe. Në betime të ndërsjellta për hakmarrje. Në një fushëbetejë ku nisën të eliminohen fillimisht “ushtarët”. E ku në ndonjë rast dikush u vra vetëm pse luajti “blofin”, që ironikisht nuk u kuptua as nga ai që konsiderohej si “mbret” i kumarit. Pasi mësoi se përhapja […]

The post Ervis Martinaj – Leonard Duka, miqësi dhe pabesi appeared first on BoldNews.al.

“Gjërat Tona”/ Ervis Martinaj, Leonard Duka miqësi dhe pabesi

By: Rovena
29 June 2025 at 20:56

Një miqësi 15-vjeçare u kthye në pabesinë më të madhe. Në betime të ndërsjellta për hakmarrje.

Në një fushëbetejë ku nisën të eliminohen fillimisht “ushtarët”.

E ku në ndonjë rast dikush u vra vetëm pse luajti “blofin”, që ironikisht nuk u kuptua as nga ai që konsiderohej si “mbret” i kumarit.

Pasi mësoi se përhapja e një lajmi që për kokën e tij ofroheshin 10 milionë euro, ishte thjesht një “blof”, për atë që foli ishte vonë.

Gjin Boriçi, pagoi me jetën e tij.

Ndërsa ai që e urdhëroi vrasjen, Ervis Martinaj, sot është kthyer në dilemën më të madhe për autoritetet ligjzbatuese. Është gjallë apo ka vdekur…

Ervis Martinaj, i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022, nuk ka si të mos jetë në qendër të emisioneve tona, për aq kohë sa vijon të jetë në qendër të disa dosjeve hetimore, të cilat sot janë në duart e SPAK.

Madje, edhe pse nuk dihet asgjë për fatin e tij, njoftimet e Gjykatës për ta thirrur si dëshmitarë, vijojnë të shkojnë në adresë të tij.

Një kërkesë të tillë për të dëshmuar e pati edhe mbrojtja e rivalit të tij kryesor, dikur një prej miqve, Leonard Dukës. Në seancën e 18 qershorit të vitit 2025, në gjyqin kundër Dukës, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos, mbrojtja kërkoi që Ervis Martinaj të thirrej si dëshmitar.

Një gjyq, që seancë pas seance po shoqërohet me tone të ashpra, me përplasje mes palëve, madje edhe me kërcënime. Ashtu si në procesin e radhës, atë të datës 24 qershor 2025, ku nëna e Santiago Malkos, nuk hezitoi t’i drejtohej Leonard Dukës, duke i thënë se nuk do ia falte kurrë vrasjen e të birit.

Që pas 2 gushtit të vitit 2024, kur Leonard Duka u ekstradua nga Belgjika, në Gjykatën e Posaçme po vazhdon procesi ndaj tij. Ai është i akuzuar si porositës dhe organizatori vrasjes së Santiago Malkos në gusht të vitit 2019. Në seancën e 24 qershorit, Duka mohoi të kishte përdorur aplikacion të koduar SKY, por SPAK paraqiti  si prova të reja në proces komunikimet mes tij dhe Ervis Martinajt.

Po ashtu, ai ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarjen ku mbeti i vrarë ish-efektivi i Policisë, Malko që njihej edhe si krahu i djathtë i Ervis Martinajt. I pyetur për një konflikt mes babait të tij dhe Santiago Malkos apo personave të tjerë e Ervis Martinajt, Leonard Duka ka mohuar një gjë tillë.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 1 korrik 2025 ku pritet të paraqitet për të dëshmuar Muhamet Duka, babai i Leonard Dukës. Bashkë me Leonard Dukën, të pandehur janë dhe vëllai i tij, Erlis Duka, Oltion Loga, Fatmir Hyseni i njohur si Doçja, dhe Aleksandër Maxhaku. Prokuroria e Posaçme ka dyshime se Leonard dhe Erlis Duka janë organizatorët e vrasjes së Santiago Malkos për shkak të përplasjeve që kishin me Ervis Martinajn.

Ndërsa personi që u dënua me 25 vjet burg nga Gjykata e Apelit në lidhje me këtë ngjarje, Blendi Teta, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, do të rigjykohet me një tjetër trupë gjykuese.

Vrasja e Santiago Malkos

Megjithëse rezulton i zhdukur fizikisht, emri i tij gjatë këtyre 3 viteve u lakua më shumë se kushdo tjetër. Është thuajse e pamundur që në dosjet më të rëndësishme, që SPAK ka në dorë kohët e fundit, të mos figurojë emri i Ervis Martinajt.

Ai përmendet edhe si palë e akuzuar, edhe si palë e dëmtuar. Si njeri që dyshohet të ketë porositur atentate, por edhe si njeri që i ka shpëtuar disa atentateve. Ndoshta sot, kur nuk dihet ende asgjë për fatin e tij, shumë personazhe të tjerë të krimit, e kanë edhe më të lehtë t’ia përmendin emrin. Ta drejtojnë gishtin tek ai, ndoshta edhe për krime që mund të mos i ketë kryer apo urdhëruar. Por sado me rezerva të shihen dëshmi të tilla, e sigurt është se disa njerëz janë vrarë për shkak të tij e ndonjë edhe në vend të tij.

Duket se i tillë ishte edhe Santiago Malko. Ai u ekzekutua brenda makinës së tij, mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019, në Tiranë. Në përfundim të hetimeve, pasi çoi dosjen për gjykim, Prokuroria tha se vrasja e tij kishte ndodhur për shkak të rivalitetit në lojërat e fatit mes dy grupeve kriminale. Por mes rreshtave në dosje dhe shumë dëshmive e një hetimi paralel të kryer nga Prokuroria e Vlorës, në fakt rezultoi se Malko ishte vrarë në pamundësi të eliminimit të Ervis Martinajt. Kjo, pasi disa plane për vrasjen e tij kishin dështuar.

Vrasja e Santiago Malkos ishte planifikuar nga një grup i përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qenë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin për të kryer ekzekutimin. Në dosjen hetimore theksohet se urdhërues të vrasjes janë vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka. Ndërsa grupi që punonte për ta dhe mori pjesë me role të ndryshme në vrasjen e Santiago Malkos, janë: Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku, Xhoni Nica, Fatmir Hyseni dhe Blendi Teta.

Gjykata e Posaçme deri tani ka dënuar 2 persona në lidhje me vrasjen. Blendi Tetën me 25 vjet burg, i cili në fakt do të rigjykohet, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë dhe Ilir Semlanin me 28 vjet burg. I njëjti vendim është lënë në fuqi më 16 nëntor 2023 edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Ndërsa ka vendosur prishjen e vendimit për dënimin me 7 vjet burg të Elvis Gaçajt, një tjetër i akuzuar në këtë çështje, duke kthyer dosjen ndaj tij në shkallën e parë.

Ndërkohë, për personat që janë ende në kërkim, gjykimi vazhdon veçmas në mungesë. E në këtë proces, më 6 dhjetor 2023 dëshmoi i dënuari Blendi Teta, i cili përveç deklarimeve që kishte dhënë edhe më parë, dha edhe detaje të reja, kryesisht në lidhje me Ervis Martinajn.

Blendi Teta

“Nuk e njoh Santiago Malkon dhe nuk kam asnjë dijeni për ngjarjen e 27 gushtit 2019. Në atë kohë kam qenë në Shqipëri. Në datë 27 unë kam qenë për një drekë në zonën e Freskut. Në atë kohë isha menaxher i kompanisë së lotove të vëllezërve Duka, për Tiranën. Ata i njoh pasi u kam shitur atyre dhe Ervis Martinajt kompaninë time të basteve sportive. Në darkë më ka dërguar me makinë Ervis Metani, sepse makinën time e kishte marrë shoqja ime, e cila kishte shkuar në Kavajë për punë personale. Në darkë kam qenë me Leonard dhe Erlis Dukën, Fatmir Hysenin, Oltion Logun, Aleksandër Manxhakun, të gjithë ishim menaxher për qarqe të ndryshme të lojërave të fatit. Kam shkuar tek darka rreth orës 17:00 dhe kam qëndruar deri nga ora 19:30 ose 19:45 dhe më pas jam larguar. Ngaqë nuk kisha makinë i kam kërkuar Ilir Selmanit të më shoqëronte me makinën e punës që ishte “Skoda” e bardhë dhe e përdorimin për të transportuar tavolinat e lotove. Selmani më ka shoqëruar derisa të gjeja një taksi. Kemi kaluar tek Komisariati nr.4 dhe më pas kam shkuar tek spitali i Fëmijëve. Njëra taksi ishte e prishur dhe një shitëse e kioskës më tha prit 5 minuta se vjen taksia tjetër. Theksoj që celularin e kisha të fikur. Duke qëndruar aty kam dashur të shkoj në tualet. Aty në një lokal përbri Spitalit nr.5 nuk kishte tualet dhe jam futur tek spitali brenda për nevojat personale”.

Gjatë seancës, lë lidhje me disa deklarime të ndryshme, gjykata ka ndërhyre për saktësim dhe Blendi Teta ka vijuar me dëshminë.

Blendi Teta: “Nuk kam hyrë në Spitalin e Fëmijëve por tek Spitali nr.5. Më të mbërritur taksia jam nisur drejt banesës së shoqes sime, në ‘Don Bosko’. Ndërkohë familjen i kam me banim në afërsi të Liqenit të Thatë. Aktivitetin e lotove e ushtroja nga viti 2005 deri në shtator të vitit 2019. Vrasjen e kam mësuar disa ditë me vonë në gazeta. Më pas kam marrë informacion që isha në kërkim për lojërat e fatit dhe jam larguar për në Golem. Aty ku kam qëndruar deri në datë 13 shtator 2019. Dua të sqaroj se, me Ervis Martinajn dhe vëllezërit Duka kam pasur të njëjtin raport, çështje lotosh.  Gjatë kohës që isha në Golem taksisti që përdorja shpesh dhe që rrinte poshtë shtëpisë së shoqes sime më ka treguar se Policia më kishte kontrolluar shtëpinë. Më shoqen nuk flisja se ajo kishte frikë ngaqë kishte shkuar Policia. Ndërsa me gruan dhe fëmijët nuk kisha folur. Kur jam kthyer në Tiranë, më datë 13, më ka arrestuar Policia, aty nuk kam dhënë deklarime të nesërmen. Më kanë dhënë të firmos disa letra dhe më thanë që janë letrat e avokatit. Unë nuk kam lidhje me këtë ngjarje, as e njoh Santiago Malkon”.

Gjatë seancës, Blendi Teta ka kërkuar që të bëjë dhe një deklarim shtesë.

Blendi Teta: “Dua të sqaroj e nderuar gjykatë, që edhe pse e dija që isha në kërkim për lotot, unë lëvizja. Në datën 8 ose 9 shtator të vitit 2019, Ervis Martinaj ka kërkuar të më takojë. Për këtë gjë ai me ka sjellë për të më takuar një nga çunat e tij me emrin Arbër. E kam takuar Martinajn po atë ditë tek ETC, në një lokal në kat të dytë. Ai ishte aty me disa nga anëtarët e grupit të tij mes tyre edhe Erigers Mihasi. Aty Martinaj më tregoi videon time kur po prisja taksinë pranë spitalit. Aty më kërcënuan dhe më kërkoi të tregoj për vëllezërit Duka. Më pas më kanë marrë dhe nën kërcënimin e armëve më kanë dërguar në një bodrum në Sauk. Aty më kanë kërcënuar duke më thënë të tregoja se kush ishte i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos dhe se ku rrinin vëllezërit Duka. U kam sqaruar se nuk di asgjë. Ervis Martinaj dhe grupi i tij më kërcënuan se do më vrisnin dhe do më murosnin. Më pas ata më kanë lënë të lirë. E nderuar Gjykatë dua që t’i bëj një pyetje prokurorit. A mund të më thoni kush është personi me pseudonimin ‘Tigri’ tek SKY ECC që ka dhënë 500 mijë euro për të fundosur vëllezërit Duka”?

Gjykata i kërkoi shpjegime Blendi Tetës për këto informacione dhe u shpreh se i ka mësuar duke qenë se ka 4 vite në burg për këtë çështje. Teta e ka kundërshtuar vazhdimisht dënimin e tij, duke pretenduar se dëshmia që ai ka dhënë në fazën hetimore i është marrë në mënyrë të padrejtë. Por ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Apelit, në vendimin që la në fuqi dënimin e tij me 25 vjet burg, ka argumentuar me prova, fakte dhe dëshmi, përfshirjen e tij në grupin e strukturuar kriminal, që realizoi vrasjen e Santiago Malkos.

Në dosjen hetimore të Prokurorisë, renditen dëshmi dhe prova që hedhin dritë mbi vrasjen për hakmarrje të Santiago Malkos dhe planet e dështuara për eliminimin e Ervis Martinajt.

Siç del nga hetimet, pasi u dështoi disa herë plani për të ekzekutuar Ervis Martinajn, grupi i krijuar nga vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, më 27 gusht 2019 organizoi atentatin ku mbeti i vrarë njeriu u besuar i tij, Santiago Malko.

I dënuari Blendi Teta, në dëshminë e dhënë gjatë fazës së hetimeve, që ndonëse e mohon pjesërisht, Gjykata e ka konsideruar të vlefshme, ka treguar se ka qenë duke darkuar në bodrumin e një lokali, në zonën e Freskut, në afërsi të teleferikut. Lokali është në pronësi të vëllezërve Leonard dhe Elris Duka. Atë ditë kanë qëndruar në bodrumin e këtij lokali, ku ndodhet një ambient që shërben si zyrë.  Sipas dëshmisë së Blendi Tetës, rreth orës 20:00, Leonardi dhe Erlisi kanë thënë: “Çohuni çuna se kemi punë.” Kanë dalë të gjithë bashkë dhe kanë hipur në dy makina. E para “Golf 5”, ngjyrë gri dhe e dyta, “Skoda”, që u gjet e fshehur në një parkim pranë drejtorisë së ish-pyjores në rrugën “Dalip Topi”.

Në vendin e parë të Skodës, është ulur Blendi Teta. Makina ka lëvizur nga Fresku të IKV, te Komisariati i Qarkullimit Rrugor, ka dalë në rrugën “Myslym Keta” dhe më pas ka marrë drejtimin te Komisariati nr.4.  Aty ka mbërritur edhe Golfi. Në pak minuta, makinat kanë ecur në drejtim të kryqëzimit të Alliasit, më pas kanë vazhduar lëvizjen në rrugën ngjitur me murin e shkollës së Bashkuar në drejtim të Oxhakut. Aty janë kthyer djathtas në rrugën Kongresi i Manastirit në drejtim të SHISH. Lëvizjet e automjeteve janë fokusuar në pjesën më të madhe nga kamerat e sigurisë së bizneseve të ndryshme. Kur “Skoda” ndodhej tek spitali nr.5, njëri nga personat në makinë, i ka kërkuar shoferit të ndryshojë drejtimin e lëvizjes, duke i thënë: “ktheje se ka parkuar te kazanët”. Në rrugën “Xhanfize Keko”, ata kanë parë makinën “BMW X5”. Më pas, Blendi Teta thotë se është larguar drejt shtëpisë pasi ka kuptuar se diçka e keqe do ndodhte.

Dinamika e ngjarjes është zbardhur përmes kamerave të sigurisë. Më 27 janar, në Gjykatën e Posaçme u shfaqën për herë të parë pamjet filmike të kamerave të sigurisë që kanë fiksuar vrasjen e Santiago Malkos. Ngjarja është fiksuar nga kamera e një lavazhi ne zonën e Porcelanit, ku duket makina e atentatorëve. Nga pamjet që u shfaqën në seancën gjyqësore, duket që autorët fillimisht i kanë bërë shenjë me drita Malkos për të ndaluar.

Në momentin që ai ndalon ata e qëllojnë me breshëri kallashnikovi nga brenda makinës. Më pas makina “BMW X5”, ku ishte Saniago Malko lëviz për disa sekonda dhe përplaset me kazanët e mbeturinave.

Sipas dosjes hetimore, ekzekutor dyshohet të jetë Fatmir Hyseni nga Vlora, i shpallur në kërkim. Ndërkohë që akuzohen si organizatorë vëllezërit e klanit Duka, Leonard dhe Erlis Duka.

Santiago Malko dyshohet se u ekzekutua nga grupi rival i Ervis Martinaj, për shkak të lidhjeve të afërta me këtë të fundit. Nga përfundimi i hetimeve ka dalë se shkaku i vrasjes së tij ishte rivaliteti në biznesin e paligjshëm të lotove sportive.

Provat e këtij gjykimi në mënyrë të saktë dhe rrjedhë të qartë kronologjike ndërtojnë rrethanat e vrasjes së Santiago Malkos. Rrethana që nxjerrin në dukje piketat e planit të hartuar kriminal, nxitur nga motive të hakmarrjes, detajet e ekzekutimit të tij, duke vijuar me veprimet e secilit autor të përfshirë, identifikuar si organizatorë vëllezërit Leonard e Erlis Duka si ndihmës, i pandehuri Blendi Teta ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë në rolet përkatëse ekzekutorë apo ndihmës.

Të dhënat e njoftuara nga dëshmi, deklarime gjatë hetimit të të pandehurit në këtë gjykim, Blendi Teta dhe të bashkëpandehurve me të në një procedim të lidhur, janë në harmoni me ato të përftuara nëpërmjet veprimit të këqyrjes, sekuestrimit, apo ekspertimit dhe që në mënyrë të padyshimtë njoftojnë faktin se vrasja e Santiago Malko, nuk ka qenë rrjedhojë e veprimeve momentale, rastësore të autorëve të saj, por ecuri e një historie të mëparshme mes tyre.

Si prova të këtij gjykimi, Apeli i Posaçëm ka konsideruar deklarimet që u janë marrë personave të dëmtuar dhe dëshmitarë në lidhje me plagosjen e 3-fishtë në Kinostudio në qershor të vitit 2018. Dëshmi që njoftojnë se gjatë ushtrimit të veprimtarisë së pa licencuar “Loto Sport”, Blendi Teta ka krijuar njohje dhe marrëdhënie biznesi me të bashkëpandehurit në një procedim të lidhur Leonard e Erlis Duka. Të njëjtat prova dëshmojnë se pjesë e të njëjtit aktivitet, së bashku me vëllezërit Duka, kanë qenë më herët ndër të tjerë Ervis Martinaj dhe viktima, Santiago Malko, derisa balancat mes tyre u prishën dhe u krijua një hendek nga rivaliteti në aktivitetin e paligjshëm “Loto Sport”.

Gjithashtu janë konsideruar si provë në këtë proces edhe aktet e ekspertimit të ngjarjes së nëntorit 2017, ku u plagos në Tiranë, Erlis Duka, si dhe transkriptet e përftuara nga bisedat mes të pandehurve të ngjarjes së Majit 2019, që u hetua nga Prokuroria e Vlorës. Edhe në këtë rast, Provat dëshmojnë se në aktivitetin e palicensuar të organizimit të lotarive sportive ishin krijuar dy grupime me interesa të kundërta, njëri prej të cilëve drejtohej nga vëllezërit Duka, ndërsa në grupin rival ishte përfshirë viktima Santiago Malko, konfliktet mes të cilëve ishin përshkallëzuar deri në ngritjen e pritave me armë, në një prej të cilave është identifikuar se ishte përfshirë aktivisht viktima.

Gjykata shprehet se vrasja e Santiago Malkos ka qenë pjesë e planit të grupit që drejtohej nga vëllezërit Duka për t’u hakmarrë ndaj grupit ku viktima bënte pjesë si dhe personalisht ndaj tij.

Vendimi i Gjykatës

“Në funksion të këtij plani të paramenduar autorët, të paktën 9 të tillë, janë strukturuar si një grup kriminal, ku qartësisht kanë ndarë detyrat dhe kanë siguruar të paktën tri armë zjarri, sikundër dëshmojnë  armët e gjetura në automjetin e djegur dhe gëzhojat e sekuestruara në vendngjarje dhe tri mjete, konkretisht automjetin tip ‘Volkswagen Golf 5’ me targë AA221XB, me dokumentacion në pronësi të Ervis Metanit, automjetin tip ‘Skoda Roomster’ me targa AA275YD, me dokumentacion në emër të Kiara Meçes dhe automjetin tip ‘Mercedes Benz CLK’ me targa AA434LX, i vjedhur kohë më parë në Fushë-Milot (Kurbin), nga i cili edhe u qëllua me pasojë fatale drejt viktimës”.

Në vendimin e saj, Gjykata e Posaçme e Apelit shprehet se, është provuar që pjesë e këtij plani të paramenduar kriminal është bërë edhe Blendi Teta, i cili i dakordësuar me organizatorët, ka marrë përsipër kontributin e sigurimit të informacioneve dhe mbikëqyrjes së lëvizjeve të viktimës Santiago Malko, të paktën një javë para ngjarjes dhe ditën e ndodhjes së saj. Dëshmia e nënës së Santiago Malkos, Bukurije Malko, se pikërisht ditën e ngjarjes, djali i saj kishte shtruar në spitalin Pediatrik fëmijën e tij të sëmurë, vend ku në orët e vona të mbrëmjes dhe ndodhi ngjarja, tregon se autorët e ngjarjes, monitoronin në mënyrë të sigurt lëvizjet e viktimës.

Nëna e Santiago Malkos ka treguar në dëshminë e saj në gjyq edhe episodin kur ka fiksuar një person, që ajo e identifikoi si Blendi Teta, që i ka ndjekur kur ishte bashkë me të birin.

Bukurije Malko: “As një javë më parë se të ndodhë ngjarja, do merrnim materiale për marketin dhe ky person (duke ju referuar të pandehurit) na ka ndjekur me makinë, tek rruga, rrethrrotullimi tek “Shqiponja”. Ky (drejtohet nga i pandehuri) ka zbritur nga makina dhe afër derës, i them unë djalit kur u futëm brenda në makinë, se ky i shëndoshi rri mbrapa dhe djali më tha “Po ik o ma se kështu fiksohesh ti”. Ky person mua mu fiksua, se na ka ndjekur deri tek marketi. Sa ikëm nga aty erdhi mbrapa nesh. Vetëm se e kam me fytyrë se na ka ndjekur nga mbrapa. Emrin e tij e mësona në televizion”.

Gjykata argumenton se, ndryshe nga ç’pretendohet nga mbrojtja e Blendi Tetës, darka e organizuar në zonën e Freskut, në restorantin “La famiglia”, vend familjar për vëllezërit Duka, nuk ishte rastësore dhe as me qëllimin e thjeshtë të darkimit. Por zhvillohej me qëllimin e takimit të anëtarëve të grupimit për të saktësuar detajet e fundit, në pritje të sulmit përfundimtar, për të cilin provat dëshmojnë se ishte llogaritur me saktësi dhe është ekzekutuar me përpikmëri të lartë.

Dosja e Prokurorisë: “Autorët, të ndarë në tre automjete, një prej të cilëve ai tip ‘Skoda Roomster’ me targa AA275YD, ndoqën lëvizjet e viktimës, parkuan pranë automjetit të tij ‘BMW X5’ me targë AA153OO, derisa në kohën mes orës 22 :18 – 22 :21, kur sapo ai ka dalë nga Spitali Pediatrik dhe është futur në makinën e tij për t’u larguar, autorët ekzekutorë nga automjeti ‘Mercedez Benz CLK’ që i është afruar paralelisht shumë afër, kanë hapur zjarr në drejtim të tij duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”.

Vendimi i Gjykatës: “Ky kolegj i Gjykatës së Apelit, duke i qëndruar të njëjtës linjë si Gjykata e Shkallës së Parë, arsyeton se të çmuara në tërësinë e tyre, provat, në mënyrë të padiskutueshme kanë fuqinë të provojnë ekzistencën e vrasjes së paramenduar të Santiago Malkos, më datë 27 gusht 2019, nga një grup i organizuar personash në përbërje të të cilit ishte, përveç të tjerëve dhe i pandehuri i këtij gjykimi Blendi Teta. Nga ana tjetër, këto prova kanë fuqinë provuese të vërtetimit që, fakti penalisht i dënueshëm i vrasjes së paramenduar të kryer për hakmarrje ka ndodhur sipas një plani të paraparë kriminal, për të cilin qëllimisht është krijuar grupi i strukturuar kriminal, për të privuar nga jeta Santiago Malkon, fakt i njoftuar nga provat e shqyrtuara hollësisht si nga ky kolegj, ashtu dhe ai i gjykatës së shkallës së parë të gjykimit”.

Leonard Duka, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë dhe u ekstradua në Shqipëri më 2 gusht të vitit 2024. I konsideruar si armiku më i ashpër i Ervis Martinajt, i zhdukur që prej datës 9 gusht të vitit 2022, Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Të gjithë e dinin në Dubai, vend ku kanë gjetur strehë shumë të kërkuar të tjerë. Por Leonard Duka u prangos në një provincë të Brukselit, nga ku edhe u ekstradua.  Ai aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.

Planet për vrasje

Kur u zhduk afro 3 vite më parë, Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim nga SPAK si i dyshuar për urdhërimin e një vrasje e sigurimin e kushteve për kryerjen e saj. I kërkonte Nuredin Dumanit, eliminimin e Endrit Dokles.

Kjo ishte arsyeja që u në tavolinë u hodhën tri karta. E para ishte ajo e inskenimit, meqenëse ishte shpallur në kërkim; e dyta ajo e pengmarrjes; e treta e vrasjes. Të dy këto të fundit lidhen me rivalitetin e armiqësitë që kishte krijuar.

Por ende, as sot, nuk dihet asgjë me siguri. Edhe pse i zhdukur fizikisht, emri i tij gjatë kësaj kohe është lakuar më shumë se kushdo tjetër. Në dosjet më të rëndësishme që SPAK ka në dorë kohët e fundit, renditet emri i Ervis Martinajt. Ashtu sikurse rezultoi në dosjet “Metamorfoza”, ku doli në skenë një tjetër vrasje që u krye në emër të tij e një tjetër që do realizohej nga ai, por dështoi. Në këtë dosje, ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me paramendim, lidhur me ekzekutimin e Gjin Boriçit, më datë 9 gusht 2020 në Shkodër; sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, lidhur me tentativën për të vrarë Kleant Musabelliun, si dhe armëmbajtje pa leje. Vepra penale këto të kryera në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Teksa dëshmi nga personazhe të ndryshëm, mund të shihen me dyshim, për komunikimet e aplikacionit SKY duket se nuk ka vend për të dyshuar. Emri i Ervis Martinajt del edhe aty. Ai kishte në përdorim PIN-in NP8LS4. Deri tani SPAK ka zbardhur një pjesë të mesazheve që janë nisur drejt tij e disa të nisura nga vetë ai.

Dosja e SPAK, e majit të vitit 2024, e njohur edhe si “Metamorfoza 2”, që zbuloi lidhjet e 7 grupeve kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, zbuloi aleancat e krimit. Bashkëpunimin e drejtuesve të këtyre grupeve për të vrarë armiqtë e njëri-tjetrit, për miqësi por edhe për para. Për shuma marramendëse që shkojnë deri në miliona euro.

Episodi i tetëmbëdhjetë në dosje, flet për sigurimin e kushteve për të vrarë Ervis Martinajn. Një plan që është porositur dhe financuar nga Leonard Duka dhe ekzekutorë janë vëllai i tij, Erlis Duka dhe Fatmir Hyseni i njohur si Doçja. Ndërsa në rolin e vëzhguesve, transportimit të armëve dhe lokaliuzuesit të Ervis Martinajt e lidhjeve të tij, janë Drianto Bardhi dhe Altin Gega. Referuar bisedave të realizuara në SKY, që ka administruar Prokuroria e Posaçme, del në pah fakti që Leonard Duka dhe Ervis Martinaj kanë pasur shoqëri prej 15 vitesh dhe kanë bashkëpunuar me qëllim zhvillimin e biznesit në fushën e lojërave të fatit dhe administrimin e bizneseve të tjera si hotele, bare, lokale në zonën e ish-Bllokut dhe zona të tjera të Tiranës. Gjithashtu ata kanë bashkëpunuar edhe me qëllim zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të trafikut të narkotikëve.

Konflikti mes Dukës dhe Martinajt ka nisur për shkak të një debati që Leonardi ka pasur me Santiago Malkon, i vrarë më 27 gusht 2019, i cili sipas të dhënave të SPAK ka dhunuar babanë e vëllezërve Duka. Malko ka qenë lidhje e ngushtë e Ervis Martinajt e Erigers Mihasit. Pas vrasjes së tij, Martinaj bëri përgjegjës për krimin Leonard Dukën dhe lidhjet e tij. Kjo ishte edhe arsyeja pse Ervis Martinaj u angazhua më pas për të vrarë Leonard e Erlis Dukën, Fatmir Hysenin, Altin Gegën dhe Elvis Gaçajn, si hakmarrje për ekzekutimin e Satiago Malkos.

Megjithëse, në një bisedë që kanë realizuar bashkë Leonard Duka dhe Ervis Martinaj, ky i fundit thotë se në fakt nuk ka dashur t’i vrasë për Malkon, por sepse kishte mësuar se donin ta vrisnin vetë atë. Gjatë bisedës ata i tregojnë njëri-tjetrit që kanë marrë informacione në lidhje me persona që janë angazhuar për të kryer vrasjen e njëri-tjetrit nga të dy palët.

Ervis Martinaj: Ai (Santiago Malko) gaboi më babën tënd. Unë babën tënd me e pa në rrugë vetëm e respektoj dhe me të pa ty me gra ose fëmijë e Erlisin, nuk të gjuj.

Leonard Duka: Ai  (Santiago Malko) nuk bënte asnjë lëvizje pa dijeninë tënde. Ne kemi pasë shoqëri prej 15 vitesh bashkë.

Ervis Martinaj: Një natë para ishit vëllezër dhe të thashë bëji muhabetet mirë se ai është skizofren dhe ai gaboi me babanë tënd.

Leonard Duka: Unë vetëm prej babës jam mërzit se ç’a ka pasë me atë tjetrin, s’kishim arrit deri këtu.

Ervis Martina: Ti nuk më vret dot mua me gabelt e Vlorës o Nard, ti më vret vetëm kur të jesh me të drejtën tënde. Të thashë leje atë, mos e vrit (i referohet Santiago Malkos). E shave, ishin llafe të vërteta, nuk të thashë gjë. Llogaritë të thashë ulena dhe i bëjmë kur të duash.

Leonard Duka: Çfarë do të bëje për babën tënd?

Ervis Martinaj: Do ta kisha vrarë. Ai pretendonte që ti kishe paguar 500 mijë euro për ta vrarë dhe i thashë kërkoji falje për babën, sqarohuni pastaj vrituni. Unë sherrin ia kam parë atij se më ka fut në sherr me gjithë Shqipërinë ai qelbanik. Pas grabitjes së pleqve në Tepelenë, e kam marrë vesh pas 6 muajsh, për gjuajtjen e Rinos iu kam lutur dhe i kam thënë na 10 mijë euro dhe mos bëj zhurmë. Iu lute edhe ti, por ti ke qenë tapë nga Trejsi, nuk mban mend.

Leonard Duka: Unë prej teje e kam njohur dhe nuk i takonte për respektin tënd me bo ato veprime, gjithsesi ç’a ka ik nuk vjen më.

Ervis Martinaj: Unë nga sot nuk kam punë as me ty as me Altin Gegën. Një shkodran e pastrova se hante … (i referohet Gjin Ndojit) dhe atë vlonjatin (Fatmir Hysenin) do e vras sepse ka dasht me më vra mua, jo Santin. Ose do t’i vras, ose do të kalben në burg. Ndërsa me ty nuk merrem nga ky moment. Unë e kam inatin me ty që ke dasht të më vrasësh mua, jo për Santin, sepse unë deri sa ëstë vra ai nuk e kam çu në mendje të të vras. Dhe mbasi është vra Santi kam lexuar dosjen dhe kam mësuar që t’i ke dasht me më vra dhe atëherë kam dashur të të vras.

Nga ana tjetër, në një moment Leonard Duka dhe Ervis Martinaj flasin edhe ndarjen e llogarive që kanë pasur bashkë dhe pasi do të likujdoheshin me paratë, nuk do të kishin më punë bashkë. Duka i nis foto të dy faqeve ku shënoheshin llogaritë e përbashkëta që ata kishin pasur me njëri-tjetrin, por në fund prapë nuk bien dakord. Në një moment, Martinaj i tregon për motivin e vrasjes së Gjin Ndojt, ngjarje e cila del në dosjen e parë “Metamorfoza”, e realizuar nga grupi Bajri. Madje edhe pas vrasjes së tij, Martinaj dhe Arben Ndoka, vijojnë të mbajnë pas vetes, vëllain e tij, Jozi Kraja, i cili nga ana tjetër nuk e dinte se kush e ka urdhëruar vrasjen e të vëllait dhe punonte për ta.

Ervis Martinaj: Gjin Ndoj u vra sepse kishte filluar t’ju thoshte njerëzve sqë do të bëhem me Nardin se ai jep 10 milionë euro për Visin dhe kur e kapëm na tregoi që kishte gënjyer dhe e vramë kot budallain.

Leonard Duka: Unë nëse rregullohem me ty do t’i spostoj të gjithë dhe do të bëjmë be që të dy, ti dhe unë.

Ervis Martinaj: Unë nuk kam pasë punë me njeri tjetër, vetëm me ty e kam pasë inatiun se ke dashur të më vrasësh në pabesi. Edhe atë Doçen e kam inat se ai të ka fryrë ty për të më vrarë.

Leonard Duka: Unë e di që i kam shokë dhe shokët nuk i shaj. S’më ka lidh leku me to, kam punu sikur kam punu me ty.

Megjithëse bisedat e zhvilluar në platformën SKY mes anëtarëve të grupeve kriminale, konsiderohen një provë në duart e SPAK, disa prej të akuzuarve vijojnë ti kundërshtojnë.

Edhe Leonard Duka, i cili po gjykohet për vrasjen e Santiago Malkos, mohon të ketë qenë përdorues i SKY, apo të ketë zhvilluar biseda me Ervis Martinajn në këtë platformë. Megjithatë thotë se ka pasur kontakte me të dhe e ka takuar

Në seancën e datës 24 tetor 2024, Duka mohoi përfshirjen e tij në ngjarjen e ndodhur në gusht të 2019. Ai deklaroi se mësoi për vdekjen e Malkos, pasi u shoqërua nga Policia.

Prokurori: Çfarë keni bërë në 27 gusht 2019?

Leonard Duka: Mesa mbaj mend ditën e ngjarjes jam shoqëruar nga policia, më kanë marr shenjat e gishtave, pastaj më lanë të lirë. Aty kam mësuar për ngjarjen. Kam qenë në lokalin tim deri në orën 10, pasi mbylla lokalin, po ikja për në shtëpi më ndaloi policia. Si çdo ditë me punët, kemi ngrënë një drekë me stafin dhe pastaj kam vazhduar rrjedhën. Kam qenë me vëllain tim, Erlis Duka, më ka bërë shenjë policia dhe shkuam në polici. Policia bëri punën e vetë në mënyrën më njerëzore, asnjë kundërshtim me mënyrën si më shoqëruan, më kanë nxjerrë ditën tjetër. Unë se dija kush kishte vdekur, aty e mora vesh. Më pyetën, u thashë që nuk kam lidhje me ngjarjen, kam treguar për njohjen e vjetër miqësinë me të ndjerin. Pasi rregulluan letrat në mënyrë korruptive, më shpallën në kërkim. Mund të më thoni ju prokuror pse jam këtu, se unë nuk e di.

Prokurori: Në çfarë rrethanash jeni njohur?

Leonard Duka: Nga shoqëria e përbashkët që kemi, jemi njohur, se Shqipëria e vogël është. Nuk kam pasur shoqëri të afërt me të. Jemi nga një zonë këtu në Tiranë. Unë jam marrë me loto, kisha “Max Loto” në pronësi. E kam pasë të shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Administratorët e pikave që kisha nëpër Shqipëri ishim për darkë. Kur u ngritëm ikëm të gjithë në të njëjtën kohë dhe nuk e di me çfarë kanë ardhur ata aty. Unë kam qenë me “Audi”-n. Nuk mbaj mend makina e tjera.

Prokurori: Një “Volkswagen”, golf 5 a e mban mend?

Leonard Duka: Unë nuk e mbaj mend, di të flas për makinat e mia, nuk e di çfarë përdorte stafi. Nuk e di me çfarë është marrë viktima. Kisha shumë vite, të paktën 3 pa e parë fare. Shoku i përbashkët që na ka ulur është Ervis Martinaj. Këtë të fundit e kam pas shok prej 15 vitesh. Më pas jemi ndarë dhe kam gëzuar respekt për të, secili mori drejtimin e vet. Me baste jemi marrë ne, ai ka pasur shumë biznese, po ajo që kemi bërë bashkë është se jemi marrë me bastet. I kemi pasur të përbashkëta, pastaj u ndamë. Kemi nisur që në 2006. Nuk kemi pasur asnjë marrëdhënie borxhi mes meje dhe Ervis Martinajt pasi jemi ndarë. Edhe pasi ndamë bizneset, kemi qëndruar ndonjëherë në shoqëri të përbashkëta, jemi rastit nëpër lokale. Kemi folur ndonjëherë në telefon.

Ndërsa në seancën e 24 qershorit 2025, Leonard Duka ka dëshmuar sërish dhe u është përgjigjur pyetjeve të avokates.

Avokatja: A keni pasur Sky Ecc?

Leonard Duka: Jo.

Avokatja: Keni pasur kontakte me persona që kanë pasur Sky?

Leonard Duka: Jo s’kam pasur asnjë kontakt.

Prokurori: Me Ervis Martinaj keni komunikuar keni pasur kontakte?

Leonard Duka: Po e kam takuar.

Prokurori: Po komunikime të tjera?

Leonard Duka: Jo.

Prokurori: Po babai juaj ka pasur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?

Leonard Duka: Babai im s’ka pasur asnjë problem.

E me gjithë kundërshtimet e tij, SPAK solli në seancë prova të reja, biseda të zhvilluara në SKY, ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj. E në një moment gjatë seancës tensionet janë shtuar, kur nëna e Santiago Malkos, e pranishme në seancë i është drejtuar të pandehurit:

Bukurije Maklo: S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do të vras. Më fute djalin në dhe.

Pas tensioneve, Gjykata e ka nxjerrë jashtë Bukurije Malkon.

Përballjet në gjykatë për këtë dosje do të vijojnë edhe në seancat në vazhdim. E ndoshta edhe tensionet, siç ka ndodhur edhe më parë. Por me gjasë ajo përballje që po kërkohet, ndoshta thjeshtë formalisht, nuk ka për të ndodhur asnjëherë.

Që në krye të herës, mbrojtja ka kërkuar që të thirret si dëshmitar, Ervis Martinaj. Një njeri që për të paktën 3 vjet po kërkohet edhe si dëshmitar, edhe si i akuzuar edhe si viktimë.

Madje në disa ngjarje që ndodhën pas 9 gushtit të vitit 2022, kur ai u deklarua i zhdukur, përplasjet e përgjakshme vazhduan. Disa nga ata që konsideroheshin “armiqtë” e tij u ekzekutuan. Se nga kush, kjo mbetet ende mister. Ashtu siç mbetet edhe vetë fati i tij./abcnews.al

 

 

Gjyqi për Leonard Dukën, avokatët kërkojnë Ervis Martinajn si dëshmitar

By: user 8
18 June 2025 at 18:02

Në GJKKO u zhvillua këtë të mërkurë seanca ndaj Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos. Gjatë procesit u diskutuan provat e mbledhura dhe dëshmitë e dhëna. Avokatja e Leonard Dukës ngriti dyshime për mënyrën si u trajtua dëshmia e Blendi Tetës, teksa pati edhe përplasje me përfaqësuesit e prokurorisë. Ajo kërkoi thirrjen e disa dëshmitarëve, përfshirë edhe Ervis Martinajn, fati i të cilit nuk dihet prej tre vitesh.

“Prokurori e ka marrë në pyetje Blendi Tetën në një seancë tjetër duke i thënë të mos deklarojë. Kjo është në shkelje të ligjit. Kërkojmë të thirren oficerët dhe të deklarojnë se kush ia kërkoi shoqërimin e Blendi Tetës në një tjetër sallë? Për kodet e SKY ECC, kërkojmë të dimë nëse kodi që pretendohet se është përdorur nga Leonard Duka, është përdorur vetëm nga një person apo nga disa? Kërkojmë të pyetet Erlis Duka, Leonard Duka, Ervis Martinaj etj., nëse janë përdorues të SKY ECC, apo në rast se i qëndrojnë provave të sjella nga organi i akuzës. Kërkojmë të thirret edhe Muhamed Duka, babai i Leonard Dukës, për të dhënë deklarime në lidhje me ngjarjen e pretenduar”.

“Për pretendimin e avokates për kontaktimin tim me Blendi Tetën, është e vërtetë që e kam kontaktuar. Nuk ka asnjë pengesë ligjore këtu. Tjetra, mënyra e identifikimit të aplikacionit SKY ECC është ajo e policëve gjyqësorë, nuk ka ndonjë mënyrë tjetër. Për thirrjen e personave për të dhënë dëshmi, nuk dihet akoma fati i Ervis Martinajt, vendndodhja e tij për më tepër. Disa prej atyre që kërkohen nga avokatja janë pjesë e këtij gjykimi. Leonard Duka mund të dëshmojë patjetër. Të tjerët janë të pabazuar”.

Gjykata e Posaçme vendos rrëzimin e kërkesës për thirrjen e punonjësve të policisë në këtë proces. Për thirrjen e dëshmitarëve, gjykata thotë se në momentin që do të ketë njoftim nga policia për kapjen e tyre, atëherë mund të paraqiten për të dëshmuar. Për Ervis Martinaj, thanë togat e zeza, nuk ka të dhëna për vendodhjen e tij. Ndërsa për Muhamet Dukën, gjykata pranon kërkesën e mbrojtjes që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit. Seanca e radhës u la për në datën 24 qershor, ora 09:00.

The post Gjyqi për Leonard Dukën, avokatët kërkojnë Ervis Martinajn si dëshmitar appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Xhulio Prelës, Apeli i kërkon SPAK-ut bisedat e Ervis e Brilant Martinaj

By: user 8
27 April 2025 at 14:10

Gjykata e Apelit e cila po shqyrton dosjen penale ndaj Redion Hysës dhe Nikollë Sherrnikut lidhur me vrasjen e policit Xhulio Prela ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme dhe kërkon prej saj informacion nëse në aplikacionin e koduar Sky ECC ka biseda apo të dhëna që lidhen me krimin e rëndë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Redion Hysa, është shpallur i pafajshëm na Gjykata e Lezhës, lidhur me akuzën e vrasjes se ounonjësit të policisë, në një kohë që prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 20 vite burgim, ndërsa Sherrniku, lidhje e ngushtë e Ervis Martinaj, akuzohet për krijim të kushteve për te kryer vrasje lidhur me këtë ngjarje.

Për vrasjen e Xhulio Prelës, fillmisht u akuzua Brilant Martinaj, kushëri i parë i Ervis Martinaj. Më vonë prokuroria e pushoi akuzën për të dhe arrestoi Hysën, pasi në depozitën e ujit mbi shtëpinë e tij u gjet pistoleta me të cilën oshte kryer krimi, edhe pse në të nuk u gjetën gjurmë të gishtërinjve të të arrestuarit.

Gjatë shqyrtimit të dosjes në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm janë marrë dëshmitë e zyrtarëve të policisë që hetuan çështjen, në një kohë që gjykata ka vendosur t’i kërkojë SPAK bisedat e mundshme në Sky ECC në kohën kur ngjarja ka ndodhur, mes Ervis Martinaj kushëririt të tij të ndjerë Brilant Martinaj dhe nëse këta të dy apo përdorues të tjerë kanë biseduar për krimin dhe nëse implikuar dy të pandehurit Hysa e Sherrniku.

Pasi të administrojë këtë provë, Apeli do të firmosë dhe verdiktin e tij lidhur me dy të pandehurit.

Xhulio Prela u vra teksa kthehej nga Shkodra drejt Tiranës, pasi kishte shoqëruar një të afërmin e tij. Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, të vetmet automjete që rezultojnë të ketë lëvizur ne atë rrugë për një kohë të fjarë, për shkak se këvizjhet ishin të kufizuara nga pandemia e cpvidit, janë ai që dretohej nga Xhuilipo Prela dhe i dyti nga Brilant Martinaj.

Kjo e fundit provohet nga kamerat e siguisë që një karburanti shumë pranë vendit ku ndodhi krimi, ku Martinaj i veshur me rroba ushtarake ndalohet dhe furnizon makinën me karburant. Brilant Martinaj u ekzekutua me 17 korrik 2022 tek mbikalimi i Fushë Krujës bashkë me dy miqtë e tij dhe pas atentatit mafioz gjykarta e Lezhës liroi nga akuzat Redion Hysën, pas afro dy vitesh qëndrimi në paraburgim.

The post Vrasja e Xhulio Prelës, Apeli i kërkon SPAK-ut bisedat e Ervis e Brilant Martinaj appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Xhulio Prelës/ Apeli kërkesë për informacion SPAK-ut: Duam bisedat në SKY ECC të Ervis e Brilant Martinaj

27 April 2025 at 13:46

Gjykata e Apelit e cila po shqyrton dosjen penale ndaj Redion Hysës dhe Nikollë Sherrnikut lidhur me vrasjen e policit Xhulio Prela ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme dhe kërkon prej saj informacion nëse në aplikacionin e koduar Sky ECC ka biseda apo të dhëna që lidhen me krimin e rëndë. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Redion Hysa, është shpallur i pafajshëm na Gjykata e Lezhës, lidhur me akuzën e vrasjes se ounonjësit të policisë, në një kohë që prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 20 vite burgim, ndërsa Sherrniku, lidhje e ngushtë e Ervis Martinaj, akuzohet për krijim të kushteve për te kryer vrasje lidhur me këtë ngjarje.

Për vrasjen e Xhulio Prelës, fillmisht u akuzua Brilant Martinaj, kushëri i parë i Ervis Martinaj. Më vonë prokuroria e pushoi akuzën për të dhe arrestoi Hysën, pasi në depozitën e ujit mbi shtëpinë e tij u gjet pistoleta me të cilën oshte kryer krimi, edhe pse në të nuk u gjetën gjurmë të gishtërinjve të të arrestuarit.

Gjatë shqyrtimit të dosjes në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm janë marrë dëshmitë e zyrtarëve të policisë që hetuan çështjen, në një kohë që gjykata ka vendosur t’i kërkojë SPAK bisedat e mundshme në Sky ECC në kohën kur ngjarja ka ndodhur, mes Ervis Martinaj kushëririt të tij të ndjerë Brilant Martinaj dhe nëse këta të dy apo përdorues të tjerë kanë biseduar për krimin dhe nëse implikuar dy të pandehurit Hysa e Sherrniku.

Pasi të administrojë këtë provë, Apeli do të firmosë dhe verdiktin e tij lidhur me dy të pandehurit.

Xhulio Prela u vra teksa kthehej nga Shkodra drejt Tiranës, pasi kishte shoqëruar një të afërmin e tij. Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, të vetmet automjete që rezultojnë të ketë lëvizur ne atë rrugë për një kohë të fjarë, për shkak se këvizjhet ishin të kufizuara nga pandemia e cpvidit, janë ai që dretohej nga Xhuilipo Prela dhe i dyti nga Brilant Martinaj.

Kjo e fundit provohet nga kamerat e siguisë që një karburanti shumë pranë vendit ku ndodhi krimi, ku Martinaj i veshur me rroba ushtarake ndalohet dhe furnizon makinën me karburant. Brilant Martinaj u ekzekutua me 17 korrik 2022 tek mbikalimi i Fushë Krujës bashkë me dy miqtë e tij dhe pas atentatit mafioz gjykarta e Lezhës liroi nga akuzat Redion Hysën, pas afro dy vitesh qëndrimi në paraburgim.

The post Vrasja e Xhulio Prelës/ Apeli kërkesë për informacion SPAK-ut: Duam bisedat në SKY ECC të Ervis e Brilant Martinaj appeared first on Sot News | Lajme.

Karamuço: Grupi i Martinajt mbetet aktiv, Ferhati: Roan Brahimi kishte shumë armiq

By: Besnik
22 April 2025 at 22:06

Duke folur në emisionin “NOW me Erla Mehillin”, në lidhje me dy atentatet e ditëve të fundit, ku në Lezhë mbeti i vrarë babai i Roan Brahimit, ndërsa në Tiranë u plagosën katër persona që po udhëtonin me një mjet G-Class, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i pyetur në lidhje me Ervis Martinajn, u shpreh se për Martinajn ende nuk ka një përgjigje, por grupi i tij vijon të mbetet shumë aktiv.

Sipas Karamuços, policia ka organizuar edhe një operacion për kapjen e krahut të djathtë të tij, por që ka dështuar.

“Kemi dëgjuar nga përgjimet, kur grupet kërcënojnë njëri-tjetrin se do të shuajnë deri në familje. Sot janë bërë aq agresivë dhe të pamëshirshëm, sa sapo e realizojnë me të vërtetë. Po e realizojnë këtë lloj kërcënimi që e thonë shpesh. Vrasja e babait të Roan Brahimit ka qenë një atentat i paralajmëruar. Nuk po flasim për fatin e Martinajt, se është folur gjatë dhe ende nuk kemi përgjigje nga autoritetet. Por grupi i tij është shumë aktiv, jo vetëm në Shqipëri. Madje kemi pasur kontrolle kohët e fundit për gjetjen e krahut të djathtë të këtij personazhi. Është një nga grupet më të rrezikshme në Shqipëri, krahas grupeve të tjera që janë aktive. Dhe këta ngrenë kokë sa herë që shohin se policia është e shfokusuar për shkak të çështjeve të tjera, siç janë aktualisht zgjedhjet,” tha Karamuço.

Ndërsa gazetari tjetër, Eni Ferhati, duke komentuar mbi këto dy atentate dhe në vijim të pyetjes së gazetares nëse dyshohet se në këto dy ngjarje mund të jetë i përfshirë grupi i Ervis Martinajt, tha se Roan Brahimi nuk ka pasur konflikt vetëm me Martinajn, por edhe me të tjerë në zona si Laçi, Lezha, etj duke nënkuptuar se kishte shumë armiq. Prandaj, sipas tij, duhet parë mbi bazën e hetimeve se si këto atentate prekin fëmijët dhe të moshuarit.

“Me sa di unë, Roan Brahimi, i cili u ekzekutua në Athinë, nuk ka pasur vetëm një konflikt me të zhdukurin dhe të shumëkërkuarin nga SPAK, Ervis Martinaj. Ka pasur disa konflikte të hapura, kryesisht në zonën e Laçit, por edhe deri në Lezhë. Momentalisht, më shumë sesa pista, vlen të shihet kush është kjo togë tjetër e vrasësve brutalë, të cilët kanë kryer këto atentate. Dhe ajo që ne themi: si mund të shkohet te të miturit dhe fëmijët? Po ashtu, si mund të shkohet te një i moshuar, siç ishte babai i Roan Brahimit,” tha gazetari Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Karamuço: Grupi i Martinajt mbetet aktiv, Ferhati: Roan Brahimi kishte shumë armiq appeared first on Euronews Albania.

Ervis Martinaj, “fantazma” që vazhdon të vrasë

By: V K
21 April 2025 at 08:10

ERVIS MARTINAJ “VRET” AKOMA

Plumbat e kallashnikovit, treguan edhe një herë egërsinë dhe pabesinë e krimit të organizuar mbrëmjen e 17 prillit 2025.

Dy ngjarje të ndodhura brenda dy orësh, e para në Pllanë të Lezhës dhe e dyta në Lundër të Tiranës, shkaktuan një të vrarë e 4 të plagosur.

Krime që gjeografikisht ngjajnë të veçuara, në fakt duket se kanë një motiv të përbashkët.

Hakmarrjen ndaj familjarëve të Roan Brahimit, i vrarë në maj të vitit 2024 në Greqi. Siç thonë burime të grupit hetimor, në ngjarjen e Lezhës atentatorët i vranë babanë, ndërsa në Tiranë synuan t’i vrasin bashkëshorten e fëmijët, por ngatërruan objektiv.

Në të dy rastet ngjarja është e rëndë. Edhe synimi për të vrarë gra dhe fëmijë, por edhe ajo çfarë realisht ndodhi. Në atentatin e orës 21:50 në Lundër, mes të plagosurve ishte edhe një 11-vjeçar, i cili po lufton me vdekjen në spital.

Kjo dëshmon edhe një herë pabesinë e krimit të organizuar, që për të çuar deri në fund hakmarrjen, synon shuarjen e familjes, duke mos kursyer as gratë dhe as fëmijët.

Vrasja në Lezhë e atentati në Lundër

Rreth orës 20:00, të mbrëmjes së 17 prillit 2025, ekzekutohet në verandën e lokalit të tij, në Pllanë të Lezhës, Gjovalin Prendi. 64-vjeçari, që ishte paralajmëruar edhe dy herë gjatë vitit 2020, në një sulm me eksploziv e një tjetër me plumba, në të njëjtin lokal, është babai i Sidorel Prendit, i njohur me emrin Roan Brahimi.

Më herët, në vitin 2014, Gjovalin Prendit i kishin vrarë edhe nipin e plagosur një tjetër, në një atentat pranë urës së Milotit, që Policia deklaronte në atë kohë se kishte si objektiv djalin e dajës së tyre.

Edhe kjo ngjarje nuk është përjashtuar si pistë hetimore, pa çka se hetimet janë fokusuar tek hakmarrja e lidhur me djalin e viktimës, po ashtu i vrarë në Greqi.

Gjovalin Prendi, dyshohet të jetë qëlluar nga ana e majtë e lokalit. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur dy autorët kanë ardhur nga aksi rrugor i vjetër, duke dalë në pjesën anësore të biznesit familjar ku kanë qëlluar Prendin. Më pas në një moment është fiksuar nga kamerat automjeti i autorëve, që është larguar pas atentatit drejt urës së Milotit.

Pas kohë pas ngjarjes automjeti është gjetur tërësisht i djegur në Fushë-Gjormë të Kurbinit. Burimet thanë se në atentat dyshohet të kenë marrë pjesë të paktën dy persona. Makina ka ndaluar pranë lokalit dhe dy prej autorëve të maskuar kanë zbritur duke qëlluar me breshëri drejt 64-vjeçarit. Atentatorët dyshohet se e kanë mbajtur në vëzhgim Gjovalin Prendin dhe kanë gjetur momentin e përshtatshëm kur ai po futej në lokal. Në kohën kur ndodhi ngjarja, prezentë kanë qenë edhe persona të tjerë, madje edhe familjarë të viktimës.

Në kohën kur fokusi i Policisë ishte Lezha, breshëritë e kallashnikovit u shkrepën në Tiranë. Rreth orës 21:50, një automjet “G Class” u qëllua disa herë me armë zjarri.

Në makinë ndodheshin edhe 2 të mitur, fëmijët e pronarit të një shoqërie për ruajtjen e sigurisë fizike, D. Demiraj, 11 vjeç dhe M. Demiraj, 17 vjeç.

Bashkë me ta ishte dhe miku i tyre 19-vjeçar, Kian Mullahi dhe shoferi i familjes, gjithashtu punonjësi i kompanisë, Arenc Stafa 34-vjeç.

Të katërt mbetën të plagosur. Shoqëruesi i familjes, një person pa të shkuar kriminale tregoi se nuk kishte konflikte me askënd. Të njëjtën gjë deklaroi edhe babai i dy të miturve dhe prindërit e 19-vjeçarit.

Të katërt të plagosurit po ktheheshin nga një lokal pranë Durrësit, ku kishin festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë. Pas përfundimit të festës, ata janë nisur drejt Lundrës me makinën “G Class”, me targë AB 002 MD, që e drejtonte Arenc Stafa, ndërsa bashkë me dy vëllezërit Demiraj ishte edhe shoku i tyre Kian Mullahi, i cili studion në Londër dhe sapo ishte kthyer në Shqipëri për Pashkë. Ata jetojnë pranë njëri-tjetrin në një prej rezidencave në Lundër.

Teksa udhëtonin përgjatë Unazës së Re në drejtim të Lundrës, një motor i priste para kthesës që futesh për në Lundër, në krahun përballë Agropark. Sapo kanë parë automjetin autorët kanë nisur të qëllojnë me breshëri drejt tij.

Drejtuesi i mjetit është munduar t’i shmanget plumbave, megjithëse duket se në atë kohë ka mbetur i plagosur, por ka vijuar rrugën në të djathtë, duke u futur në Lundër, ku ka humbur ndjenjat dhe është përplasur.

Kalimtarët e rastit kanë qenë të parët që u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve dhe kanë lajmëruar Policinë. Familjarët e të plagosurve nuk kanë qenë në dijeni dhe janë lajmëruar rreth një orë më vonë.

Arenc Stafa dhe Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut, 17-vjeçari në gjendje më të stabilizuar, ndërsa vëllai i tij që sapo kishte mbushur 11 vjeç, vijon të jetë në gjendje kritike.

Lidhur me shkaqet apo motivet e kësaj ngjarjeje, grupi hetimor duket se ka krijuar bindjen se bëhet fjalë për një ngatërresë nga ana e atentatorëve. Hetuesit besojnë se shënjestra ka qenë bashkëshortja dhe fëmijët e Roan Brahimit, e cila jeton në të njëjtin kompleks në Lundër, ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën.

Po ashtu, ajo përdor një makinë “G Class”, madje pothuajse me të njëjtën targë si ajo që u qëllua, por i ndryshon vetëm një gërmë. Burimet thanë se bashkëshortja e Roan Brahimit, ka qenë në Lezhë atë mbrëmje, pranë familjarëve të tij dhe është kthyer në Tiranë.

E pyetur në Polici rreth ngjarjes, bashkëshortja e Brahimit ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët e vrasjes së vjehrrit të saj në Lezhë, apo edhe të plagosjes në Lundër. Ajo thotë që nuk ka pasur probleme me njeri, megjithatë nuk i përjashton konfliktet që ka pasur bashkëshorti i saj.

Atentatorët mund të kenë lëshuar breshërinë e plumbave ndaj automjetit ku udhëtonin 4 të plagosurit, duke besuar se në të ishte bashkëshortja, madje edhe dy fëmijët e Roan Brahimit.

Nëse kjo vijon të mbetet pista kryesore e kësaj ngjarjeje, atëherë duket se qëllimi i autorëve ka qenë që të shuajnë brenda ditës familjen e Brahimit. Megjithatë paralelisht po hetohet edhe në drejtime të tjera, pa përjashtuar asgjë.

E duke mbajtur fokusin tek një hakmarrje e mundshme, që lidh ngjarjen e Lezhës dhe atë të Lundrës, hetuesit shkojnë drejt një emri. Ervis Martinajt.

Armiqësia e tij me Roan Brahimin ka qenë e hershme dhe u kthye në qendër të vëmendjes edhe pas zhdukjes së Martinajt. Madje duke ngritur dyshime edhe rreth fatit të tij, apo personazheve që po hakmerren për të.

Gjatë kësaj kohe që Ervis Martinaj vijon të rezultojë i zhdukur prej gati 3 vitesh, për të janë të hapura 4 dosje hetimore.

Një nga Prokuroria e Krujës dhe dy nga SPAK. E para lidhet me denoncimin e familjarëve të tij më datë 10 gusht 2022, për humbjen e kontakteve me të dhe dyshimeve se ishte rrëmbyer dhe vrarë.

Ndërsa dy dosjet e Prokurorisë së Posaçme, lidhen me përfshirjen e tij në veprimtarinë e krimit të organizuar. E para është ajo e “Plumbit të artë”, për të cilën ishte në kërkim para se të denoncohej i zhdukur, ndërsa e dyta është e korrikut të vitit 2023, kur po bëhej gati një vit nga denoncimi i familjarëve të tij.

Edhe në këtë rast ai hetohej për porosi vrasjesh, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Dosja e fundit ku sërish emri i Ervis Martinaj konsiderohet si personazh kyç që lidhte aleanca me krimin e organizuar, është “Revanshi”, që po hetohet prej majit të vitit 2024.

Nga ana tjetër, përveç 4 dosjeve, emri i Ervis Martinajt, pa çka se rëzulton i zhdukur, madje burime policore, edhe pse konfidencialisht kanë dyshime se mund të jetë vrarë, del në skenë edhe në 4 vrasje.

Atentati ndaj Fation Muratit në “Don Bosko”

Atëherë kur të gjithë, madje edhe Policia, po mendonte se grupi kriminal i Ervis Martinajt ishte dobësuar, sinjali i rizgjimit u dha nga breshëritë e kallashnikovëve.

Në një rrugicë të errët të “Don Boskos” në Tiranë, plumbat e kallashit, të nisur për të larë hesapet mes grupeve kriminale, i morën jetën një gruaje të pafajshme.

Ndonëse rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022, mbrëmjen e 12 marsit 2023 u shfaq “fantazma” e Ervis Martinajt. Emri i tij doli në skenë duke sjellë jo pak përshtjellim për të gjithë ata që për 8 muaj e mendonin edhe të vdekur.

Atentati që kishte në shënjestër Fatjon Muratin dhe njerëzit e tij, ktheu vëmendjen e Policisë tek vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës. Aty ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Hetuesit janë thuajse të bindur që kjo ngjarje është vazhdim i serialit të përgjakshëm që deri në atë ditë kishte vrarë 15 persona.

Serial që nga njëra anë ka pa pasur grupin e Ervis Martinajt dhe nga ana tjetër kanë qenë disa grupe të tjera.

Fatjon Murati, mund të ketë hesape pa mbyllur edhe me persona të tjerë, por duket se hesapet me grupin e Ervis Martinajt ishin ato që i rëndonin më shumë. Ai e mori mesazhin të mbrëmjen e 12 marsit 2023.

Për Policinë dhe Prokurorinë mesazhi ishte i qartë dhe të gjithë të dhënat i çojnë në zonën e Kurbinit. Por ajo që u rishfaq pas shumë kohësh, ishte përplasja mes grupeve kriminale. E bashkë me të duket se u rishfaq edhe hija e Ervis Martinajt.

Emri i Fatjon Muratit doli në skenë gushtin e vitit 2022, kohë kur një shkresë e klasifikuar e rendiste atë të parin ndër 6 persona që duhej të pyetej për masakrën e Fushë-Krujës.

Prokuroria e Krujës kërkoi në atë kohë marrjen në pyetje të disa personave në lidhje me atentatin e 17 korrikut 2022, ku mes tre të vrarëve ishte edhe kushëriri i Ervis Martinajt.

Mes emrave që kërkonte organi i akuzës për t’u pyetur ishte edhe Endrit Dokle, të cilin Ervis Martinaj e donte të vrarë, të paktën nisur nga deklarime e Nuredin Dumanit.

Edhe pse u pyetën në lidhje me këtë ngjarje, si persona që mund të kishin dijeni, Prokuroria nuk mundi të provonte asgjë dhe të gjithë u lanë të lirë.

Atëherë kur pritej një kundërsulm, që do të merrte hak për vrasjen e Brilant Martinajt, pa u bërë një muaj nga ngjarja, Ervis Martinaj denoncohet i zhdukur.

Një provë që e lidh atentatin ndaj Fation Muratajt me Ervis Martinajn, është emri i një personi të dyshuar, i cili megjithëse ishte në burg kur ndodhi ngjarja, në mënyrë indirekte lidhej me të. Bëhet fjalë për Nikoll Sherrnikun, 31-vjeç, nga Fushë-Kuqja, i cili njihet si njeriu i afërt i Brilant Martinajt.

Në qershor të vitit 2023, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Nikoll Sherrnikun, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e “Don Boskos”, ku humbi jetën banakierja Mimoza Paja.

Masa i është komunikuar në qeli teksa ai ndodhet i arrestuar që prej gushtit të vitit 2022. Sherrniku u kap në një mjet të blinduar teksa lëvizte i armatosur, ndërsa Policia njoftoi se kishte parandaluar një atentat në atë kohë.

Sherrniku akuzohet se i ka siguruar autorëve të vrasjes së Mimoza Pajës targat e huaja që iu vendosën mjetit tip “BMW”, me të cilën ekzekutorët kryen krimin e më pas e dogjën.

Targa rezulton të jetë marrë në Gjermani nga Sherrniku, gjë që është konfirmuar përmes letër porosisë së ardhur nga autoritetet gjermane dhe dëshmisë së një shqiptari që ka shpjeguar se Sherrniku ka marrë 3 targa në Gjermani.

Këto targa sipas prokurorisë ai i ka ruajtur për t’i përdorur më pas në ngjarje kriminale dhe për këtë shkak ai dyshohet për veprën penale të “krijimit të kushteve për kryerjen e vrasje”. Vetë ai ka refuzuar të japë shpjegime se cilët janë personat që ai u dorëzoi targën.

Sherrniku është akuzuar në dhjetor të vitit 2020, pasi dyshohet se i ka dhënë një automjet Brilant Martinajt, i cili në atë kohë u akuzua për vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prela.

Një muaj pasi Brilant Martinaj u ekzekutua në atentatin e mbikalimit të Fushë-Krujës bashkë me dy miqtë e tij, Besmir Hoxha e Dikler Vata, Nikollë Sherrniku u arrestua teksa qarkullonte me municion luftarak dhe automjet të blinduar, ndërsa dyshohet se ishte nisur për të kryer një atentat.

Atentati ndaj Gentian Bejtes në Larushkë

Atentati që dështoi mesnatën e 4 korrikut të vitit 2023, paçka se humbi jetën një i pafajshëm, u realizua në orën 16 e 20 minuta të 15 marsit 2024. Duket se të njëjtën autorë provuan sërish dhe kësaj here ekzekutuan 43-vjeçarin Gentian Bejtja.

Sipas të dhënave të siguruara nga grupi hetimor, në ngjarje dyshohet të kenë marrë pjesë 4 persona. Ata janë afruar me automjetin “Land Rover”, më të cilin kanë udhëtuar nga Fushë – Kruja, në drejtim të fshatin Larushkë.

Ai që drejtonte makinën, ka ndaluar pranë rrugës kryesore, ndërsa tre të tjerët, të veshur me të zeza e të maskuar, janë afruar në këmbë drejt shtëpisë së Bejtes, që ndodhej vetëm pak metra larg.

Duket se ata kanë pasur informacion të saktë për momentin kur duhej të afroheshin, duke qenë në atë koha ka qenë e hapur porta dhe janë futur brenda në oborr ku ndodhej Gentian Bejtja.

Autorët sapo kanë parë objektivin e tyre kanë qëlluar të tre me breshëri, me të paktën 50 plumba, duke e lënë të vdekur në vend.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar se pas ngjarjes, autorët janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë – Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq.

Nga analiza e informacioneve, si dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Golf” me targë AB 960 GG, në pronësi të Edison Haxhiu, lindur në Milot dhe banues në Tiranë.

Po kështu, ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga Ilir Beqaraj i njohur edhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari lindur në Milot dhe banues në Tiranë.

Ilir Brahimi, i dyshuar për përfshirjen në këtë ngjarje është kushëriri i Ylli Brahimit, që i shpëtoi 2 atentateve në vitet 2021 dhe 2022, në Milot, emër që lidhet direkt me Ervis Martinaj.

Kjo lidhje shtoi dyshimet për hetuesit se pas vrasjes së Gentian Bejtes ishin njerëzit e Martinajt. Babai i Bejtes, ka dëshmuar për një takim mes djalit të tij dhe Ervis Martinajt rreth 1 vit e gjysmë para zhdukjes.

Në atë kohë, Martinaj kishte dyshime se Bejtja ishte një prej ekzekutorëve të Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës, në maj të vitit 2020, por pas takimit janë sqaruar.

Sipas Gani Bejtes, Martinaj ishte bindur që Gentiani nuk kishte lidhje me ngjarjen, kjo nisur nga fizionomia e autorëve që shfaqeshin në pamjet e kamerave të sigurisë.

Pas kësaj ngjarje dyshohet se Bejtja i sheshoi mosmarrëveshjet me Ervis Martinajn, pa çka se më vonë u përfolur për një tradhti dhe pjesëmarrje të mundshme të 43-vjeçarit në ngjarjen kur u vra Brilat Martinajt.

Por nga ana tjetër, Policia ka dhe një pistë tjetër, në dukje më të fortë, që e lidh vrasjen e Gentian Bejtjas me Sidorel Prendin, apo siç njihej së fundmi, Roan Brahimi. Personi i arrestuar për vrasjen e Bejtjas, Ilir Beqaraj, apo Ilir Brahimi, është kunati i Roan Brahimit.

Atentati ndaj Roan Brahimit në Athinë

Një 32-vjeçar shqiptar, u ekzekutua mbrëmjen e 9 majit të vitit 2024 në mes të Athinës. Viktima u identifikua shpejt. Quhej Roan Brahimi, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi, nga fshati Pllanë i Lezhës.

Ai është qëlluar nga dy persona që lëviznin me motor në prezencë të partneres Katerina Beqo, 37-vjeçe dhe dalit të tij të mitur, kur po e priste ta merrte nga parku. Ngjarja e rëndë ndodhi pas orës 21:30 në kryqëzimin e rrugëve “Messoloniu” dhe “Tsaldari”.

Djali 7-vjeçar i çiftit, i cili po luante në park me gjyshen, sipas dëshmitarëve okularë dhe nënës së tij, ka arritur të shohë gjithçka. Ekzekutorët raportohet se vëzhgonin çdo lëvizje të familjes së viktimës, dhe siç duket kanë ruajtur një vend parkimi për Roan Brahimin për ta futur në kurth.

Autorët kanë parë shënjestrën e tyre duke mbërritur dhe më pas, kanë ndezur motorin duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Në këtë mënyrë vrasësit kanë lënë të lirë një vend parkimi që do të shërbente si “karrem” për 32-vjeçarin, i cili parkoi automjetin aty duke pritur për të marrë fëmijën.

Autorët qarkulluan me motor rreth sheshit dhe u kthyen sërish në vendngjarje, ku njëri prej tyre qëlloi Brahimin pa u shqetësuar për kalimtarët.

Sipas të dhënave që bëhen publike nga mediat greke, Roan Brahimi kishte mbërritur aty pre 3 ditësh, ndërsa më herët kishte qenë në Dubai.

Për Policinë shqiptare, Brahimi ishte person në kërkim, por nuk ishte arritur as të shoqërohej për t’u marrë në pyetje. Roan Brahimi njihej si një nga rivalët e deklaruar të Ervis Martinajt. Vrasja e tij në Athinë, nxori sërish në skenë emrin e një të zhdukuri.

Personi që u arrestua si i përfshirë në vrasjen e Gentian Bejtes, Ilir Brahimi, është kunati i Roan Brahimit. E megjithëse Ilir Brahimi është djali i xhaxhait të Ylli Brahimit, i njohur si krahu i djathtë i Vis Martinajt, mësohet se mes tyre kishte një krisje marrëdhënieje. Aq sa bashkë me Roan Brahimin ishin kthyer në armiq të Ervis Martinajt dhe Ylli Brahimit.

Roan Brahimi u shpall në kërkim fillimisht në vitin 2021, për një incident të rëndë që ndodhi në një lokal në Zejmen të Lezhës, më 13 nëntor të atij viti.

Në lidhje me ngjarjen Policia e Lezhës arrestoi në atë kohë një 21-vjeçar pasi dyshohej se kishte bashkëpunuar i Ramazan Rrajës, Roan Brahimit dhe Alesio Dobrozit, të cilët u dyshuan si autorë të asaj ngjarjeje. Të armatosur dhe me maska, ata u futën në lokal për të gjetur kushëririn e pronarit të lokalit, me të cilin kishin konflikt.

Në prangat ra Ardit Luli, i cili akuzohej se pas ngjarjes kishte fshehur tre autorët që të mos gjendeshin nga policia. Policia tha në atë kohë se tre të dyshuarit, përfshirë edhe Roan Brahimin ishin larguar jashtë vendit, në drejtim të Dubait.

Më vonë, emri i Roan Brahimit doli në skenë për një tjetër ngjarje të rëndë, kur kërkohej për të dëshmuar si person që kishte dijeni për atentatin e 17 korrikut 2022, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj.

Në urdhrin e lëshuar pak orë pas ngjarjes, emri i Roan Brahimit ishte renditur i katërti ndër gjashtë persona që duhej të gjendeshin dhe të merreshin në pyetje për masakrën me tre të vrarë.

Nga ana tjetër, ai ishte dyshuar edhe për dy atentate ndaj Ylli Brahimit, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Atentati i parë ndodhi më 14 janar të vitit 2021, në qendër të Milotit, ky Ylli Brahimi mbeti i plagosur, ndërsa në të dytin, atë të datës 22 korrik 2022, mbeti i vrarë Klisman Preçi.

Policia kishte informacione në atë kohë se Roan Brahimi kishte konflikt me Ylli Brahimin, pasi për shkak të një borxhi bixhozi, ai e kishte dorëzuar në një prej bazave të Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe. Në atë vend, Roan Brahimi është rrahur barbarisht dhe është nxjerrë i gjakosur. Pasi ka dalë nga ai vend, ai është betuar se nuk do ia falte kurrë Ylli Brahimit.

Ervis Martinaj, që prej 9 gushtit të vitit 2022, është denoncuar i humbur nga familjarët e tij. I njohur si mbreti i lojërave të fatit, herë pas here është akuzuar e dyshuar për krime të rënda. Është hetuar, madje edhe arrestuar, por gjithmonë ka arritur të marrë pafajësinë.

Fillimisht emri i Ervis Martinajt u përmend nga grupi hetimor në tetor të vitit 2013, kur u ekzekutua Elvis Doçi në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë.

Në atë kohë sapo kishte nisur operacioni “Fund Marrëzisë” dhe Policia kishte bllokuar makineri e automate të lojërave të fatit, gjë që e dëmtonte biznesin e Ervis Martinajt, ashtu sikurse edhe rezultoi më vonë.

Viktima, Elvis Doçi, që i kishte shitur Martinajt disa makineta lojërash fati, dyshohej se mund të kishte dijeni për operacionin që do të ndërmerrte Policia në luftën kundër paligjshmërisë.

Grupi hetimor, bazuar në këto informacione hetoi për disa muaj Ervis Martinajn, por duke mos arritur të gjejë asnjë provë që ta implikonte në vrasjen e Doçit.

Po kjo nuk ishte vrasja e vetme, për të cilën ai ishte mbajtur nën monitorim, pasi edhe në atentatin ku mbeti i vrarë bankieri Artan Santo, doli në skenë emri i Martinajt.

Pas informacioneve operative, Policia tha se motori që ishte përdor nga vrasësit e Santos mund të ishte fshehur në magazinat e Ervis Martinajt në fshatin Fushë-Kuqe të Laçit.

Efektivët e Policisë kanë ushtruar kontroll në magazinat e tij, më 27 qershor 2014, ku u gjetën dy skafandra që më pas rezultuan se nuk ishin të njëjta me ato të autorëve të vrasjes. Megjithatë aty u gjetën dhe sekuestruan automate lojërash fati.

Në sistemet e brendshme të Policisë së Shtetit, emri i Ervis Martinajt rezulton i skeduar në ngjarje të ndryshme, që nga vrasja e deri te kanosja e drejtuesve të lartë të Policisë.

Më 20 tetor të vitit 2013, në kulmin e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, kundër lojërave të paligjshme të fatit, Ervis Martinaj kërcënon shefin e repartit special “Shqiponja” në drejtorinë e policisë së Tiranës, Engjëllush Avdulaj, se do ta vrasë. Sapo reparti “Shqiponja” dhe komisariati numër 3 i Tiranës kishin sekuestruar rreth 400 makineri lojërash fati dhe makina luksoze në një magazinë të Ervis Martinajt ai e merr në telefon shefin e këtij reparti, komisar Engjëllush Avdulajn dhe e kërcënon se do ta eliminojë. Komisari Avdulaj bëri kallëzim penal për këtë rast.

Ai e denoncoi Ervis Martinaj për kanosje me jetë. Policia misi procedim penal për Martinajn, në atë kohë 33 vjeç, por pa e shoqëruar në asnjë rast. Më vonë ngjarja u harrua dhe askush nuk mbajti përgjegjësi.

Nëntorin e vitit 2015 ai ishte në krye të listës prej 5 personash, që Policia e Tiranës shpalli në kërkim, për vrasjen e Enton Nikajt.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Ervis Martinaj bashkë me miqtë e tij, pasi kanë përfunduar një drekë në një lokal në Liznë, ka dalë për t’u larguar, duke hipur në makinën e tij.

Pasi ka filluar të lëvizë me makinë, ka pare duke hyrë në parking, pronarin e lokalit, Ismet Gaxherri, i cili ishte i shoqëruar nga Enton Nikaj.

Sapo ka parë këtë person Ervis Martinaj ka ndaluar menjëherë makinën e tij dhe fillimisht ka zbritur ai e më pas edhe personat që ndodheshin me të Emiljano Tasho, Bujar Hasani dhe ish-polici Mirsad Kuçana.

Fillimisht ka nisur një debat me tone të ashpra, më pas janë nxjerrë nga brezi armët dhe shokët e Martinajt kanë goditur me tytat e pistoletave Gaxherrin e Nikajn.

Ky i fundit është goditur edhe me grishte e shqelma nga Ervis Martinaj, Emiljano Tasho dhe Mirsad Kuçana. Në një moment me gjakftohtësi, Prokuroria ka pretenduar se, të pandehurit e ekzekutojnë shtetasin Enton Nikaj dhe një veprim të tillë e kryen Emiljano Tasho.

Megjithatë i akuzuari ka pretenduar në gjyq se arma është shkrepur gabimisht dhe nuk kishte qëllim vrasjen e tij.

Në përfundim Prokuroria kërkoi 121 vite burgim për personat e akuzuar, por Gjykata i dënoi në total vetëm me 21 vite. Ervis Martinaj për këtë ngjarje u dënua me 1 vit burg për moskallëzim krimi, vendim që e ankimoi me pretendimin se një person që ishte akuzuar për vrasje, nuk mund të akuzohej edhe për moskallëzim krimi.

Kjo sipas tij ishte sikur të kallëzojë veten. Edhe kjo ngjarje u harrua si shumë të tjera që ishin mbyllur më pas e do mbylleshin në vazhdim. Të paktën edhe për 3 vjet.

Data 4 tetor 2018, ora 21:29, shënon fillimin e fundit të Ervis Martinajt. Ky moment prishi paqen e vendosur me një marrëveshje të heshtur mes dy grupeve kriminale në Tiranë. I pari që drejtohej nga Ervis Martinaj dhe i dyti nga Ervin Mata.

Kjo përplasje me armë, në lokalin e njohur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, shkaktoi një të vrarë e dy të plagosur. I plagosur mbeti edhe vetë Ervis Martinaj që më pas edhe u arrestua. Por për pak kohë.

Ashtu sikurse gjithë të tjerët që qëndruan fillimisht në arrati e më pas u vetëdorëzuan njëri pas tjetrit. Pas disa javësh në qeli, të gjithë u lanë të lirë.

Duke përfshirë edhe Ervin Matën e Mevjol Bilon, i cili ishte personi që shkrepi armën. Sot të gjithë protagonistët janë jashtë. Ndërsa për fatin e Ervis Martinajt, nga denoncimi si i zhdukur, nuk dihet ende asgjë.

Prej asaj datë është folur për një armiqësi mes Martinajt e Matës. Në dëshminë e dhënë për atë ngjarje, Ervis Martinaj tregonte që asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë problem me Ervin Matën, madje tregonte se ishte rritur me babain e Ervinit.

Vetë Ervin Mata u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës në mars të vitit 2019, në të njëjtën kohë kur Ervis Martinaj u lirua me garanci pasurore. Por Mata nuk qëndroi më shumë se 2 ditë në paraburgim, pasi Gjykata i ndryshoi masën dhe ai u la i lirë.

Nga ky moment, kur të dy ishin në liri, gjërat nuk do ishin njëlloj si më parë për Ervis Martinajn dhe Ervin Matën. Mes tyre nuk kishte më paqe dhe kjo u dëshmua në vitet në vazhdim.

Dhe shkak nuk ishte vetëm vrasja në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë, por edhe trafiku i drogës. Në një hark kohor të shkurtër ndodhën vrasje e atentate të dështuara, që mbetën pa autor, por që hetimet i lidhnin me këta personazhe. Të dy nisën të fuqizohen duke afruar pranë vetes edhe efektivë e madje dhe drejtues Policie.

VRITEN USHTARËT, “MBRËTI” ZIHET MAT

Mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019, ekzekutohet brenda makinës së tij në Tiranë, ish-polici Santiago Malko. Në përfundim të hetimeve, pasi çoi dosjen për gjykim, Prokuroria tha se vrasja e tij kishte ndodhur për shkak të rivalitetit në lojërat e fatit mes dy grupeve kriminale.

Por mes rreshtave në dosje dhe shumë dëshmive e një hetimi paralel të kryer nga Prokuroria e Vlorës, në fakt rezultoi se Malko ishte vrarë në pamundësi të eliminimit të Ervis Martinajt. Kjo, pasi disa plane për vrasjen e tij kishin dështuar.

Vrasja e Santiago Malkos ishte planifikuar nga një grup i përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qenë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin për të kryer ekzekutimin.

Në dosjen hetimore theksohet se urdhërues të vrasjes janë vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka. Ndërsa grupi që punonte për ta dhe mori pjesë me role të ndryshme në vrasjen e Santiago Malkos, janë: Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku, Xhoni Nica, Fatmir Hyseni dhe Blendi Teta.

Pas vrasjes së Malkos, sulmi ndaj njerëzve të Ervis Martinajt vazhdoi deri në vitin 2022. Më 13 nëntor të vitit 2021 ekzekutohet miku i tij, Erigers Mihasi.

Ai ishte duke lëvizur me makinë në zonën e “Astirit”, së bashku me Armando Dumanin, kur u qëllua me breshëri kallashnikovësh nga një makinë tjetër.

Nga të shtënat humbi jetën gjithashtu edhe Armando Dumani. Mihasi ka qenë gjithashtu mik i ngushtë me ish-policin Santiago Malko. Vrasja e dyfishtë ka mbetur ende e pa autor.

Afro një muaj më vonë, më 23 dhjetor të vitit 2021, Can Kariçi, një tjetër njeri i Martinajt, u qëllua me një armë zjarri me silenciator brenda një makine me targa të huaja.

Ngjarja ndodhi në Kodër-Kamëz, ndërsa ende nuk janë gjetur autorët. Kariçi kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe kishte qenë i dënuar për një plagosje të ndodhur në Tiranë në vitin 2018.

Më 17 maj të vitit 2022, 29-vjeçari Ulvi Skana, zhduket pa gjurmë. Familjarët bënë denoncim dhe Policia nisi një hetim për rrëmbimin e tij.

Në media është aluduar se ai ishte mik i ngushtë i Can Kariçit dhe i njohur i Martinajt, po nëna e tij, Thëllëza Skana ka mohuar në daljet mediatike që djali i saj të jetë pjesë e njerëzve të bosit të lojërave të fatit.

Në fund ndodh edhe goditja më e rëndë për Ervis Martinajn. Më 17 korrik 2022 vritet kushëriri i tij, njëkohësisht njeriu iu tij më i afërt, Brilant Martinaj. Ai u ekzekutua në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Në fund, u hap një tjetër dosje për të. Gjykata e Posaçme, me vendimin nr.42, datë 17 maj 2022, caktoi ndaj Ervis Martinajt masën e sigurimit personal “arrest në burg” për 4 vepra penale, një prej të cilave, grup i strukturuar kriminal.

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, e përmendi edhe atë si person që kishte porositur vrasje. Dumani dëshmoi se Ervis Martinaj kishte ofruar deri në 500 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles.

E megjithëse u shpall në kërkim nga SPAK, Martinaj nuk u arrit të gjendej asnjëherë. Në vend të tij u arrestua efektivi i Policisë Jeton Lami, i cili u dyshua se e kishte të ndihmuar për t’u arratisur. Lami u dënua me 2 vite e 10 muaj burg, por tashmë e ka përfunduar dënimin dhe është i lirë.

Në kohën që Policia e kërkonte për ta arrestuar, më datë 10 gusht 2022, xhaxhai i tij, Faik Martinaj, paraqiti një kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Ai tha se kishin humbur kontaktet me nipin e tij. Faik Martinaj shpjegonte se që prej kohës që nipi i tij Ervisi është shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, ai dhe familja e tij nuk kishin pasur kontakte me të dhe nuk kishin dijeni për vendndodhjen e tij.

I pyetur lidhur me motivet dhe personat që mund të jenë përfshirë në zhdukjen e nipit të tij, Faik Martinaj sqaronte se që prej dhënies së dëshmisë së shtetasit Nuredin Dumani, i cili e akuzonte nipin e tij Ervisin për disa krime të rënda, kishin filluar edhe problemet për të.

Ai ka hedhur dyshime për grupe kriminale dhe posaçërisht tek shtetasi Endrit Dokle. Pas këtij kallëzimi, Prokuroria ka regjistruar procedim penal për rrëmbim personi, por nuk është zbuluar asgjë rreth vendndodhjes së Ervis Martinajt.

Është hetuar në disa drejtime nga ana e organit të akuzës, janë vënë në përgjim shumë persona, por deri më sot nuk është konkluduar asgjë.

Për Policinë e Shtetit, fakti që prej zhdukjes së tij, nuk kishte pasur ngjarje kriminale, të paktën përplasje me armë mes grupeve siç kishin ndodhur më parë, shpjegonte dobësimin e grupit të tij.

Kjo e dhënë ishte edhe një lloj indikacioni që e shtynte Policinë të mendonte se Ervis Martinaj edhe mund të ishte vrarë.

Por sot, 32 muaj pas zhdukjes së tij, dhe me 4 vrasje të ndodhura në Shqipëri e Greqi, ku objekt atentatesh kanë qenë armiqtë e tij, Ervis Martinaj del sërish në skenë edhe pse jo fizikisht. Ende nuk ka asgjë zyrtare rreth fatit të tij.

Edi Rama: Mëngjeset dhe darkat e shqiptarëve, ekran më ekran dhe faqe më faqe janë bërë si një “Big Brother” i kronikës së zezë.

Jo u vra, jo s’u vra ai që ishte i shumëkërkuar nga drejtësia. Dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit, lloj lloj legjendash, me luanë, me bamirësa, me oligarkë… shto ujë e shto miell, si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar.

Dhe Policia e Shtetit sot nuk di ta thotë akoma… ore u vra, apo nuk u vra? Kush e ka penguar ta thotë? Drejtori i Policisë së Shtetit, që merr sot detyrën si një nga oficerët me eksperiencën më të gjatë në shkallët e karrierës policore, duhet të sigurohet dhe të sigurojë që kjo dilemë të marrë fund sa më parë.

Nëse i kërkuari është vrarë, t’i thuhet publikut që ky është vrarë, nëse nuk është vrarë, të gjendet, të kapet dhe t’i jepet drejtësisë.

100 ditëshi u harrua, u bënë 32 muaj që nga koha kur Ervis Martinaj u denoncua i zhdukur dhe Policia nuk ka dalë ende në një konkluzion zyrtar për të. Në këtë formë u është lënë hapësire të gjithëve të hamendësojnë. Figura e tij sa vjen e mitizohet.

Të gjithë flasin e hedhin hipoteza, që mbeten aty. Askush nuk i përgënjeshtron. Ka disa muaj që Policia pretendon se do të flasë, por nuk po flet. Ndërkohë si brenda dhe jashtë po lahen hesapet e tij. Kjo mund të mos jetë një provë për asgjë, ama është një indicie për diçka.

Dikush nga Policia duhet të flasë. Përse po vriten armiqtë e Ervis Martinajt? Kush po i vret? Është gjallë Ervis Martinaj, apo dikush tjetër po hakmerret për të? Këto pyetje nuk mund të mbeten më pa përgjigje. Të paktën jo sot, që po bëhen gati 3 vjet nga zhdukja e tij. E për më tepër që ne shënjestër janë vënë edhe gra e fëmijë.

Nëse ishte ngatërrim shënjestre apo jo atentati me 4 të plagosur në Lundër mbrëmjen e 17 prillit, kjo duket se nuk ka vlerë për aq kohë sa një fëmijë vetëm 11 vjeç, sot po lufton me vdekjen në spital. Çdo ditë e më shumë po kuptojmë se krimi i organizuar tashmë nuk njeh as norma, as rregulla, as besë e as familje. /Emisioni “Gjërat Tona”

The post Ervis Martinaj, “fantazma” që vazhdon të vrasë appeared first on Albeu.com.

Ervis Martinaj, “fantazma” që vazhdon të vrasë

20 April 2025 at 22:23

ERVIS MARTINAJ “VRET” AKOMA Plumbat e kallashnikovit treguan edhe një herë egërsinë dhe pabesinë e krimit të organizuar mbrëmjen e 17 prillit 2025. Dy ngjarje të ndodhura brenda dy orësh, e para në Pllanë të Lezhës dhe e dyta në Lundër të Tiranës, shkaktuan një të vrarë e 4 të plagosur. Krime që gjeografikisht ngjajnë […]

The post Ervis Martinaj, “fantazma” që vazhdon të vrasë appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Lezhë, makina u vodh në Peqin/ Babai i Roan Brahimit u qëllua sapo doli në verandë

By: Rovena
20 April 2025 at 15:26

Gjovalin Prendi, u ekzekutua në verandën e lokalit që kishte në pronësi të tij, në Pllanë të Lezhës, sapo doli të shkruante një mesazh në telefonin e tij.

Ndërkohë në tavolinën ku ishte ulur Gjovalin Prendi ndodheshin 5 persona të tjerë, mes tyre dhe bashkëshortja e 64-vjeçarit.  Kjo e fundit por edhe dëshmitarët e tjerë, nuk kanë mundur të shikojnë se kush janë autorët për shkak se jashtë ishte errësirë.

Nga dinamika e ngjarjes, rezulton se në atentat kanë marrë pjesë 3 autorë, dy në rolin e ekzekutorëve që kanë zbritur nga makina dhe janë afruar rreth 20 metra Gjovalin Prendit ndërsa një person i tretë ka qenë në rolin e shoferit.

Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se makina tip “Porsche” e autorëve të vrasjes së Gjovalin Prendit, e cila u gjet e djegur në fshatin Gjormë të Kurbinit, ka rezultuar e vjedhur në Peqin më 13 mars të këtij viti.

Policia dhe Prokuroria e Lezhës, si pistë kryesore vijojnë të kenë atë të hakmarrjes. Gjovalin Prendi, ishte babai i Sidorel Prendit i ekzekutuar në 9 maj të 2024 në Athinë të Greqisë. I njohur ndryshe dhe me emrin Roan Brahimi, ishte një prej armiqve të Ervis Martinajt, por emri i tij është lakuar në disa ngjarje kriminale./abcnews.al

Roan Brahimit donin t’i vrisnin edhe gruan! Shokon gazetarja: Peng i Vis Martinajt!

18 April 2025 at 21:23

Gazetarja Aida Topalli ishte këtë të premte e ftuar në Euronews Albania ku ka folur për dy atentatet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në Lezhë dhe në Tiranë.

Sipas saj këto dy atentate lidhen me njëri-tjetrin pasi shënjestër e atentatit me katër të plagosur në Tiranë dyshohet të ketë qenë gruaja e Roan Brahimit babai i të cilit mbeti i vrarë nga atentatinë Lezhë pasditen e të enjtes.

Topalli bëri një analizë të shkurtër se si ka nisur konflikti mes Roan Brahimit, i cili mbeti i vrarë në një atentat një vit më parë dhe Ervis Martinaj i cili mbetet i zhdukur.

“Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim për atentatin në rrugën e Milotit ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi, që është kushëriri i ish-bashkëshortes së Roan Brahimit. Ky dyshohet se ka qenë edhe personi i cili dorëzoi roan Brahimin te Ervis Martinaj pas një mosmarrëveshje për një shumë parash për lojërat e fatit që ky i fundit nuk i kishte kthyer Martinaj.

Ky është momenti ku ndodhi përplasja dhe krijoi armiqësinë.  Flitet në dosjet policore se ka patur një dorëzim nga ana e Ylli Brahimit për këtë shumë parash te Ervis Martinaj. Ai u dhunua për orë të tëra. Pas lirimit thuhet në dosjet hetimore, se Roani është përbetuar se do të merrte hak. Gjithashtu në dosjet policore thuhet se Roan Brahimi bëri, organizoi dhe është një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e Brilant Martinaj. Vetëm pak ditë më pas ai u shpall në kërkim edhe për vrasjen e Klisman Prençit dhe për plagosjen e Ylli Brahimaj. Më vonë ai u shpall në kërkim edhe si organizator në vrasjen e Gentjan Bejtjas në Larushë”,-tha gazetarja.

Kujtojmë se ditën e djeshme (17.04.2025) mbeti i vrarë në Lezhë Gjovalin Prendi, 64 vjeç. Policia tha se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pllanë, brenda lokalit në pronësi të 64-vjeçarit.

Gjovalin Prendi i cili u ekzekutua të enjten rreth orës 20:30 është babai i Roan Brahimit i njohur dhe si Sidorel Prendi i cili u vra më 9 maj 2024 në Athinë.

Gjithashtu mbrëmjen e të enjtes rreth orës 22:00 u raportua për një tjetër atentat në Tiranë në zonën e Lundrës. Nga ky atentat mbetën të plagosur 4 persona, mes të cilëve dy të mitur. Të plagosurit janë Arens Stafa, 34 vjeç, B. Demiraj, 17 vjeç, D. Demiraj, 11 vjeç, dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.

Sipas dyshimeve atentatorët synonin vrasjen e gruas së Roan Brahimit e cila jeton në të njëjtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë.

Gjithashtu kjo e fundit përdor makinë G Class. Mbrëmë ajo ka qenë në Pllanë në Lezhë ku iu vra vjehrri./Euronews Albania

The post Roan Brahimit donin t’i vrisnin edhe gruan! Shokon gazetarja: Peng i Vis Martinajt! appeared first on Telegrafi.

“Gruaja në shënjestër” Topalli: Si nisi armiqësia mes Roan Brahimit dhe Vis Martinaj

18 April 2025 at 15:50

Gazetarja Aida Topalli ishte këtë të premte e ftuar në Euronews Albania ku ka folur për dy atentatet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në Lezhë dhe në Tiranë. Sipas saj këto dy atentate lidhen me njëri-tjetrin pasi shënjestër e atentatit me katër të plagosur në Tiranë dyshohet të ketë qenë gruaja e Roan Brahimit babai i të cilit mbeti i vrarë nga atentatinë Lezhë pasditen e të enjtes.

Topalli bëri një analizë të shkurtër se si ka nisur konflikti mes Roan Brahimit, i cili mbeti i vrarë në një atentat një vit më parë dhe Ervis Martinaj i cili mbetet i zhdukur.

“Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim për atentatin në rrugën e Milotit ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi, që është kushëriri i ish-bashkëshortes së Roan Brahimit. Ky dyshohet se ka qenë edhe personi i cili dorëzoi roan Brahimin te Ervis Martinaj pas një mosmarrëveshje për një shumë parash për lojërat e fatit që ky i fundit nuk i kishte kthyer Martinaj.

Ky është momenti ku ndodhi përplasja dhe krijoi armiqësinë.  Flitet në dosjet policore se ka patur një dorëzim nga ana e Ylli Brahimit për këtë shumë parash te Ervis Martinaj. Ai u dhunua për orë të tëra. Pas lirimit thuhet në dosjet hetimore, se Roani është përbetuar se do të merrte hak. Gjithashtu në dosjet policore thuhet se Roan Brahimi bëri, organizoi dhe është një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e Brilant Martinaj. Vetëm pak ditë më pas ai u shpall në kërkim edhe për vrasjen e Klisman Prençit dhe për plagosjen e Ylli Brahimaj. Më vonë ai u shpall në kërkim edhe si organizator në vrasjen e Gentjan Bejtjas në Larushë”,-tha gazetarja.

Kujtojmë se ditën e djeshme (17.04.2025) mbeti i vrarë në Lezhë Gjovalin Prendi, 64 vjeç. Policia tha se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pllanë, brenda lokalit në pronësi të 64-vjeçarit.

Gjovalin Prendi i cili u ekzekutua të enjten rreth orës 20:30 është babai i Roan Brahimit i njohur dhe si Sidorel Prendi i cili u vra më 9 maj 2024 në Athinë.

Gjithashtu mbrëmjen e të enjtes rreth orës 22:00 u raportua për një tjetër atentat në Tiranë në zonën e Lundrës. Nga ky atentat mbetën të plagosur 4 persona, mes të cilëve dy të mitur. Të plagosurit janë Arens Stafa, 34 vjeç, B. Demiraj, 17 vjeç, D. Demiraj, 11 vjeç, dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.

Sipas dyshimeve atentatorët synonin vrasjen e gruas së Roan Brahimit e cila jeton në të njëjtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë.

Gjithashtu kjo e fundit përdor makinë G Class. Mbrëmë ajo ka qenë në Pllanë në Lezhë ku iu vra vjehrri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Gruaja në shënjestër” Topalli: Si nisi armiqësia mes Roan Brahimit dhe Vis Martinaj appeared first on Euronews Albania.

Borxhi i pashlyer dhe dhunimi barbar, si nisi armiqësia mes Roan Brahimit dhe Vis Martinajt?

By: Ardit
18 April 2025 at 10:59

Mbrëmjen e djeshme vendi u trondit nga dy atentate, njëri në Lezhë, ku u ekzekutua babai i Roan Brahimit, Gjovalind Prendi, dhe tjetri në Tiranë me 4 të plagosur. Dyshohet se atentatorët kanë ngatërruar shënjestër në Tiranë duke lënë të plagosur nipin dhe djalin e pronarit të “Pelikani Security”, shokun e tyre dhe shoferin. Dyshohet […]

The post Borxhi i pashlyer dhe dhunimi barbar, si nisi armiqësia mes Roan Brahimit dhe Vis Martinajt? appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Tiranë/ Si u ngatërrua shënjestra, autorët do të ekzekutonin gruan e Roan Brahimit

18 April 2025 at 10:31

Dy atentatet e regjistruara ditën e djeshme në Lezhë dhe Tiranë dyshohet se kanë lidhje me njëri-tjetrin, ku porositës ka qenë i njëjti grup, por tek ngjarja e Tiranës atentatorët kanë ngatërruar shënjestët, duke zbrazur karikatoret e kallashnikovit tek fëmijë të pafajshëm. Burime për mediat pranë grupit hetimor bëjnë me dije se grupi i atentatorëve, […]

The post Atentati në Tiranë/ Si u ngatërrua shënjestra, autorët do të ekzekutonin gruan e Roan Brahimit appeared first on BoldNews.al.

Dalin PAMJET nga vrαsja në Lezhë/ Autori zbriti nga një “Range Rover” dhe hapi zjarr

By: user 6
17 April 2025 at 21:34

Janë mësuar detaje të reja nga vrαsja që tronditi Lezhën mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Pllanë të Lezhës. Viktima është një 64-vjeçar, i identifikuar si Gjovalin Prendi. Ngjarja ndodhi në lokalin e viktimës.

Sipas burimeve në vendin e ngjarjes, autori zbriti nga një automjet tip Range Rover dhe hapi zjarr me breshëri kallashnikovi në drejtim të lokalit duke lënë të vdekur në vend 64-vjeçarin.

Ai ndërroi jetë gjatë transportimit në Spitalin Rajonal të Lezhës. Prendit i është bërë atentat në të njëjtin lokal edhe në vitin 2020.

Viktima është babai i Roan Brahimit i njohur edhe si Sidorel Prendi, i ekzekutuar më 9 maj 2024 në Athinë. Ai u qëllua nga persona që lëviznin me një motor në sy të gruas dhe fëmijëve të tij sapo ishte kthyer nga Dubai.
Athinë
Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për lidhje në vrasjen e Gentjan Bejtjes në 15 mars të këtij viti në Larushk të Krujës. Brahimi njihej edhe si “armiku” i Ervis Martinajt. Ai është shpallur në kërkim për t’u marrë në pyetje pas vrasjes se Brilant Martinajt në 17 korrik 2022 ku humbën jetën edhe dy persona të tjerë. ©LAPSI.al

The post Dalin PAMJET nga vrαsja në Lezhë/ Autori zbriti nga një “Range Rover” dhe hapi zjarr appeared first on Lapsi.al.

RENEA kthen Shkodrën “përmbys” për mikun e Ervis Martinajt Eljon Haton, shoqërohen disa persona, mes tyre edhe vëllai i tij

By: V K
6 April 2025 at 14:09

Një tjetër operacion i forcave RENEA, ka dështuar në Shkodër për gjetjen dhe arrestimin e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza” që prej vitit 2023.

Report TV bën me dije se kontrolle të shumta janë kryer në zonën e Rrethinave në Shkodër në orët e mbrëmjes, por Hato sërish nuk është gjetur.

Të njëjtat burime thonë se nga ky aksion, janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 5 apo 6 persona, në mesin e të cilëve edhe vëllai i Eljon Hatos.

Edhe më herët RENEA ka kryer disa operacione për arrestimin e tij në Shkodër dhe Tiranë, por nuk ka mundur ta gjejë.

Nuk dihet nëse operacioni është dekonspiruar, apo Hato nuk ka qenë në banesë gjatë kontrolleve.

The post RENEA kthen Shkodrën “përmbys” për mikun e Ervis Martinajt Eljon Haton, shoqërohen disa persona, mes tyre edhe vëllai i tij appeared first on Albeu.com.

Arrestohet ish-oficeri i RENEA-s Altin Morina/ Lidhja me Vis Martinajn dhe Durim Bamin

By: Ela
4 April 2025 at 08:19

Autoritetet policore kanë arrestuar ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina. Burime bëjnë me dije se ai është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Tiranë, nga efektivët e komisariatit nr.2. Altin Morina ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej 17 Majit të vitit 2024, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste në kuadër të operacionit “Revanshi”, pas […]

The post Arrestohet ish-oficeri i RENEA-s Altin Morina/ Lidhja me Vis Martinajn dhe Durim Bamin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌