Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘Zhduket’ Talo Çela, s’ka avokat që ndjek çështjet e tij

2 July 2025 at 12:11

8 muaj pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën, vendimi merr formë të prerë. Kjo për shkak se ka kaluar çdo afat për të bërë kundërshtim në Apelin e Posaçëm, kohë gjatë të cilës askush nuk ka paraqitur ankesë. Përfaqësuesi ligjor që e mbrojti në Shkallën e Parë ishte i caktuar kryesisht, dhe ndodhur në rrethanat kur i pandehuri nuk i dha prokurë të posaçme, rrëzoi mundësinë që t’i drejtohej apelit.

Talo Çela është shapllur fajtor për grabitjen e 4.5 milionë eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në prill të 2019, ngjarje ku mbeti i vdekur organizatori kryesor Admir Murataj. Kujtojmë se në tetor 2023 Gjykata dënoi me 122 vite burgim 7 të pandehurit e grupit kriminal. Numri dy i bandës, Klement Çala u dëënua me 20 vite, ndërsa për gjashtë të tjerët përkatësisht Oltion Veselin, Renaldo Sulajn, Saimir Çelën, Oltion Piklin, Alkon Bengasin dhe Eldi Çalën, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.

Dënimet ishin më të ulëta se ato të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme, e cila për Klement Çalën kërkoi 24 vite burg, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë nga 19 vite. Për Ragip Hajdinin çështja u pushua pasi ai ndërroi jetë në burg.

Kujtojmë se zbardhja e komunikimeve në Sky Ecc, të Prokurorisë së Posaçme, Talo Çela është shprehur se nëse do i dilnin prova për grabitjen e Rinasit, ai do të shkonte për të jetuar në Brazil ku do të merrte një identitet të ri. Prej vitesh ai qëndron në krye të listës së personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, teksa rezulton i implikuar në dhjetëra ngjarje të rënda kriminale, sipas hetuesve nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë eliminuar fizikisht.

The post ‘Zhduket’ Talo Çela, s’ka avokat që ndjek çështjet e tij appeared first on Sot News | Lajme.

“Zhduket” Talo Çela, s’ka avokat që ndjek çështjet e tij

By: fra nc
2 July 2025 at 11:21

8 muaj pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën, vendimi merr formë të prerë. Kjo për shkak se ka kaluar çdo afat për të bërë kundërshtim në Apelin e Posaçëm, kohë gjatë të cilës askush nuk ka paraqitur ankesë. Përfaqësuesi ligjor që e mbrojti në Shkallën e Parë ishte i caktuar kryesisht, dhe ndodhur në rrethanat kur i pandehuri nuk i dha prokurë të posaçme, rrëzoi mundësinë që t’i drejtohej apelit.

Talo Çela është shapllur fajtor për grabitjen e 4.5 milionë eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në prill të 2019, ngjarje ku mbeti i vdekur organizatori kryesor Admir Murataj. Kujtojmë se në tetor 2023 Gjykata dënoi me 122 vite burgim 7 të pandehurit e grupit kriminal. Numri dy i bandës, Klement Çala u dëënua me 20 vite, ndërsa për gjashtë të tjerët përkatësisht Oltion Veselin, Renaldo Sulajn, Saimir Çelën, Oltion Piklin, Alkon Bengasin dhe Eldi Çalën, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.

Dënimet ishin më të ulëta se ato të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme, e cila për Klement Çalën kërkoi 24 vite burg, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë nga 19 vite. Për Ragip Hajdinin çështja u pushua pasi ai ndërroi jetë në burg.

Kujtojmë se zbardhja e komunikimeve në Sky Ecc, të Prokurorisë së Posaçme, Talo Çela është shprehur se nëse do i dilnin prova për grabitjen e Rinasit, ai do të shkonte për të jetuar në Brazil ku do të merrte një identitet të ri. Prej vitesh ai qëndron në krye të listës së personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, teksa rezulton i implikuar në dhjetëra ngjarje të rënda kriminale, sipas hetuesve nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë eliminuar fizikisht.

LEXONI GJITHASHTU

The post “Zhduket” Talo Çela, s’ka avokat që ndjek çështjet e tij appeared first on Euronews Albania.

“Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt

22 June 2025 at 21:14

Lufta për territor, influencë e pushtet, orienton krimin drejt përdorimit të armëve. Shpesh përdor intrigat për të dominuar qytetin dhe për të pasur linja të sigurta, duke eliminuar kundërshtarët. Në ndonjë rast zgjedh si mashë një tjetër grup të etur për hakmarrje, që të nxjerrë nga skena ata që konsideron rivalë dhe terreni t’i mbetet […]

The post “Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt appeared first on BoldNews.al.

Gjërat Tona/ “Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt

By: Rovena
22 June 2025 at 20:50

Lufta për territor, influencë e pushtet, orienton krimin drejt përdorimit të armëve. Shpesh përdor intrigat për të dominuar qytetin dhe për të pasur linja të sigurta, duke eliminuar kundërshtarët.

Në ndonjë rast zgjedh si mashë një tjetër grup të etur për hakmarrje, që të nxjerrë nga skena ata që konsideron rivalë dhe terreni t’i mbetet vetëm atij.

Një histori, që në botën e krimit të organizuar konsiderohet si pabesia më e madhe, siç është rasti i “humbjes” së një sasi droge, jo rrallë ndodh të shkaktojë dhjetëra viktima.

E vërtetë ose jo, duket se kjo nuk ka më rëndësi, për aq kohë sa pas një vrasje, hallka të tëra zinxhiri pasojë njëra-tjetrën, duke lënë pas skena krimi që për shumë kohë mbeten të pazbardhura.

Ndodh të vriten edhe të pafajshëm, por kjo për ata që janë në anën e kundërt të ligjit konsiderohet thjeshtë një dëm kolateral dhe asgjë nuk ka rëndësi përderisa objektivi është arritur.

Dhe gjithmonë humbet më i dobëti, ai që ka më pak përvojë. Duket se kjo ka ndodhur edhe në Elbasan. Një qytet i vogël për të prodhuar kaq shumë kriminalitet. Dy organizata dhe dy grupe kriminale.

Por tashmë gjithçka po zbërthehet. Sa nga mesazhet në platformën SKY, sa nga bashkëpunëtorët e drejtësisë. Por edhe kjo ka një diferencë tjetër. Një vrasës me pagesë që kthehet në të penduar është një armë e fortë në duart e drejtësisë. Ai di shumë, por jo aq shumë sa mund të dijë vetë ai që e ka paguar.

Erion Alibej është një nga ata që ka paguar vrasës për të marrë hakun e të vëllait dhe prej javësh po rrëfehet në cilësinë e bashkëpunëtorit në Gjykatën e Posaçme.

Seancë pas seance, Alibej po tregon gjithçka ka bërë vetë por edhe çdo bisedë me persona të tjerë, që e orientuan drejt atyre që i vranë vëllain, Endrit Alibej në atë që njihet si “masakra e Bradasheshit”. E po aq sa vrasja e vëllait, një tjetër peshë e rëndë për Erion Alibejn është përhapja me shpejtësi e një të pavërtete siç e quan ai, që është “humbja” e 50 kilogramëve kokainë në Angli. Një informacion që ai e dëgjoi nga Suel Çela, por që këmbëngul se nuk është i vërtetë.

E megjithatë, në një kohë kur shumë mistere ende mbeten të pazbardhura në një histori intrigash të thurura nga grupet kriminale, ka dhe një të vërtetë.

Të katër grupet e Elbasanit u goditën nga SPAK dhe Policia. Çapjat, Çopjat, Alibej dhe Çelët. Por teksa drejtuesit dhe disa prej anëtarëve të këtyre grupeve kriminale janë në burg, vetëm Suel Çela vijon të jetë i lirë, ndonëse në arrati.

Mes dilemave të herë pas hershme se kush e organizoi vrasjen e trefishtë në Bradashesh, grupi Çopja apo Çela, Erion Alibej ka vijuar rrëfimin e tij në gjykatë, duke dhënë detaje për çdo krim që ka porositur dhe çdo njeri që ka paguar për t’u hakmarrë. Teksa dëshmon, Alibej nxjerr Suel Çelën si njeri që e ka nxitur, ndoshta jo pa qëllim, që të ndodhte ajo që ndodhi. Me teorinë që kur zihen dy vetë, ndodh të përfitojë një i tretë.

Erion Alibej: Ardian Çollaku që sot është i ndjerë, ka qenë informatori im më i besuar te kundërshtarët e mi. Ai ishte kudo, nga siguria që ata kishin me shtet e deri te biseda të tjera. Çollaku ka pyetur Mikael Kamamin, pse e keni nisur këtë punë. Ai i kishte thënë që Endriti ishte i tmerrshëm. Nga Çollaku mora vesh për herë të parë kush ishte Dashnor Dumani. Edhe lidhjen me Nuredin Dumanin. Ai më tha që ata kishin bërë një grabitje në Elbasan. Gjithë emrat që merrja vesh i kontrolloja në TIMS. Nga Çopjat e të tjerë. Me hyrje-daljet e tyre. Në atë kohë përveç Franc Çopjas, i cili u largua pas atentatit, të gjithë të tjerët ishin në një ishull grek, ata kishin bërë hyrje dalje me të njëjtat makina. Në atë periudhë u fokusova të këta, jo se Suel Çelën e kisha harruar. Suel Çela nuk ka qenë në mënyrë direkte përgjegjës për çfarë ndodhi në familjen time, por në mënyrë indirekte po, duke yshtur, duke folur për atë 50 kg drogë. Por ne nuk kemi pasur nevojë për 50 kg drogë.

Me besimin e humbur tek Policia apo të gjitha autoritetet ligjzbatuese, Erion Alibej ka “hetuar” vetë për të zbuluar vrasësit e vëllait. Derisa në një moment është bindur. Ndonëse e kishte humbur besimin, ai sërish u vinte në dispozicion autoriteteve çdo informacion që gjente vetë me mënyrat e tij. Në rrëfimin e tij, Alibej thotë se të parët që ka informuar rreth autorëve të mundshëm të “masakrës së Bradasheshit”, kanë qenë Leonard Palushi, ish-shef Policie në Elbasan, i arrestuar në vitin 2022 për shpërdorim detyre, si dhe prokurori Ritvan Suka.

Erion Alibej: atë periudhë unë kisha humbur besimin edhe te autoritetet. Edhe vetëm mundohesha të gjeja si kishte ndodhur vrasja, duke bërë vetë hetuesin për çdo gjë që ka ndodhur me familjen time dhe ia kam vënë në dispozicion shtetit. Të parit që ia kam vënë pasi u arrestova, ishte Leonard Palushi, të cilit i tregova kush ishin autorët.  Pas kësaj, në paraburgim, me erdhi prokurori, për të cilin isha në burg. Prokurorit Ritvan Suka, ia kam thënë të gjitha, i kam thënë bashkojini çështjet se janë të njëjtët njerëz.”

Bindjen se pas vrasjes së vëllait të tij ishin vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja, Erion Alibej duket se e krijoi pas takimit me Suel Çelën në Roterdam, konkretisht pasi pa një person, i cili nxitoi të largohej që të mos përballej me të. Gjatë rrëfimit të Alibejt, dalin në skenë edhe emrat e dy personave nga Shkodra. Genc Tafili dhe Dorian Duli, personazhe të njohur, të cilët në dosjen metamorfoza rezultonin të ishin në shënjestër të grupit Bajri për t’i eliminuar, bashkë me Ibrahim Licin. Emra që në fakt dëshmojnë edhe një herë lidhjen që ekziston mes grupeve të Elbasanit dhe atyre të Shkodrës, madje siç del në vijim të rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë edhe me persona të tjerë nga Fushë – Kruja. Një lloj aleance që është provuar edhe në raste të tjera të hetimeve të SPAK. Por në rastin konkret, duket se dy shkodranët, ishin thjeshtë pjesë e një skenari që synonte të çorientonte “hetimet” që po kryente vetë Erion Alibej.

Erion Alibej: Pas takimit me Suel Çelën në Roterdam, Liman Idrizin, njeriun më të afërt të Franc Çopjas e kam hasur në një berberhane atje. Unë ika, u largova. Ai doli për të na parë. Pasi u larguam vendosëm të kthehemi që ta pyesnim pse ma bëri. Por kur u kthyem gjetëm vetëm berberin të frikësuar që na tha se di çfarë pati, ai u largua dhe ia kam lënë flokët gjysmë të qethur. Aty dyshimet se e kishim nga vëllezërit Çopja mu bënë më të mëdha. Atëherë vendosa të largohesha nga Roterdami sepse nuk isha i sigurt. Unë u largova nga Holanda dhe doja të takoja Genc Tafilin, sepse ai kishte diçka për të më thënë. Ai erdhi bashkë me Dorian Dulin në shtëpinë time. E pyes çfarë është? Me thotë që Duli ka bërë takim me Talo Çelën dhe dy mirditorë dhe i ka sjellë Kamer Mehja dhe Bert Suli. Sepse Endriti e kishte qëlluar me shpullë. Unë insistova kush ishin mirditorët. Edhe pse Genci nuk më tha kush ishin, pasi iku Genci i shkrova Suel Çelës, sepse Mehja është njëri i afërt i Suelit dhe nëse flisje për Mehjan zëre se flisje për Suelin dhe po më afrohej prapë pista e Suelit.”

Në një takim tjetër me Suel Çelën dhe pasi ka kryer testimet e tij edhe në lidhje me informacionet që i vinin nga personat nga Shkodra, aty ka dalë në skenë një tjetër shkodran, që në fakt siç treguan hetimet e mëvonshme të SPAK, punonte për vëllezërit Çopja. Bëhej fjalë për Flobenc Meçen, i njohur dhe më 17 emra dhe pseudonime të tjera, i cili u arrestua më 23 maj 2025 teksa drekonte bashkë me Xhevdet Plakun dhe 5 persona të tjerë. Një personazh që kërkohej edhe nga Blgjika për vrasjen e Arjan Spahiut, që po ashtu ishte pjesë e grupit Alibej. Në rrëfimin e tij, Alibej shpjegon se sa më shumë i lidhte informacionet, aq më shumë bindej se po thurej një plan për ta nxjerrë në pritë dhe se ofroheshin shuma të majme për ta eliminuar.

Erion Alibej: I kërkova Suelit takim në shtëpinë time. Pranoi fillimisht, por me tha pse të vij aty se janë katunarët, e kishte për Çapjat, edhe më tha të shkoja të tregu. Shkova atje në aksham. Te tregu më pret Kamer Mehja, Marjo Çela, Metin Mehja dhe ulemi diskutojmë. Doja t’i testoja. “Ka qenë e nevojshme të hidhje fishekzjarre kur vdiqën familjarët e mi”? –  i thashë. Ai me tha që s’e kam bërë dhe pas kësaj bisede ia thashë hapur. Ai mu betua që s’kam lidhje. Pasi u sqarova me të, e besova sepse edhe informacioni me erdhi nga dy persona intrigantë, Genc Tafili e Dorian Duli. Në këtë kohë më erdhi një informacion shumë i vlefshëm. Një miku im, Ermal Sinani, që rrinte në Peqin, shkon në Fushë-Krujë. Aty ai kishte takuar Flobenc Meçen, të cilin e thërrisni Coli. Ky e ka ditur që Ermali ishte miku im. I shpjegon se kishte qenë me Altin Ndocin në burg dhe më kërkoi takim me Dorian Dulin. Në këtë takim kishte qenë Talo Çela, Mikel Kamami, Altin Ndoci. Dhe bisedat e bëra ishin të tilla: “Thuaji sa lekë do dhe ma vrit Erionin. Ose në të kundërt hiq dorë”. Ata gjoja kishin refuzuar, por mua më ka rezultuar ndryshe, pasi Duli dhe Tafili kërkonin të më nxirrnin nga shtëpia dhe këmbëngulnin. Besoj se ata donin të më nxirrnin në pritë.

Gjatë rrëfimit të tij, Erion Alibej në një formë hedh dyshimet e tij se mund të jetë shitur edhe nga vetë autoritetet shtetërore, të cilëve tregon se herë pas here u ka dhënë informacione për vendndodhjen e Talo Çelës, që në atë kohë ishte një nga personat më të kërkuar nga Policia. E megjithatë ai thotë që jo vetëm nuk u veprua për kapjen e tij, por gjithçka po i kthehej kundër. Nisën të vriteshin njerëzit e tij, madje edhe djali i dajës, Andi Zylyfi. Kjo ishte arsyeja pse Alibej, ndonëse ishte person në kërkim, u investua të siguria e tij, i bindur tashmë që do ishte radha e tij për t’u vrarë. Shpjegon se Suel Çela kontrollonte kamerat e gjithë qytetit, ndërsa vetë ai kishte akses në disa prej tyre. Por nga ana tjetër, lëvizte me motor si shpërndarës picash për të verifikuar terrenin, por edhe informacionet që i vinin, disa prej të cilave e çuan tek Emiljano Ramazani. Dhe sërish, edhe pse nuk kishte më besim tek drejtësia, edhe informacionet në lidhje me Emiljano Ramazanit, ai ia çoi Policisë dhe Prokurorisë.

Erion Alibej: Në kohë dhe në momente të ndryshme unë i kisha dhënë shtetit edhe vendndodhjen e Talo Çelës. Doja ta gjeja atë. Pasi dhashë gjithë këto informacione, por nuk u bë asnjë veprim, përkundrazi çdo gjë që i jepja shtetit, më është kthyer bumerang. Çdo 6 muaj unë kisha mort në shtëpi. Pas vrasjes se vëllezërve Baho, pra vrasja e njërit dhe plagosja e tjetrit. Pas 6 muajsh vrasin Andi Zylyfin kushëririn tim, i cili rrinte shumë pranë familjes time. Pasi vranë Andin unë kam qenë te familja ime, isha në kërkim, në atë periudhë kisha investuar vetëm te mbrojtja ime, sepse deri pas vrasjes së vëllezërve Baho unë ruhesha nga të gjithë nuk e dija kish ma kishte bërë. Pasi më vranë djalin e dajës, në shtëpi më kanë ardhur 2 makina duke brohorit. Madje dhe në sy të patrullës së Policisë. Unë kam bërë verifikime vetë. Dilja në qytet si shpërndarës picash me motor, edhe pse kisha një pjesë të kamerave të qytetit, pasi për gjithë qytetin, kamerat i kishte Suel Çela. Tek shtëpia e Emiljano Ramazanit identifikova 2 automjete dhe me pas i verifikova me kamerat e sigurisë. Dua të them se kisha çdo informacion që më korrespondonin dhe ia vura në dispozicion Policisë dhe prokurorit. Pas ngjarjes së Andi Zylyfit unë vetëdorëzohem në Polici bashkë me avokatin tim, më pas dola në arrest shtëpie.

Nga ana tjetër, Erion Alibej tregon edhe pse po investohej kaq shumë në gjetjen e Talo Çelës, të cilin siç thotë ai e donte gjalla ose të vdekur. Sipas tij ai ishte kryesori dhe dinte çdo gjë për të. Madje ishte i bindur se nëse do arrestohej nga Policia ai do të fliste. Kjo ishte arsyeja pse Arjan Spahiu i sugjeroi që duhej të bëhej një takim me Nuredin Dumanin. Pa çka se Alibej e dinte që i vëllai i Dumanit, Dashnori, i ekstraduar nga Dubai më 11 qershor 2025, kishte marrë pjesë ne “masakrën e Bradasheshit”, ku u vra vëllai i tij, sërish ishte gati të bënte një pakt, vetëm për të arritur në gjurmët e Talo Çelës.

Erion Alibej: Kërkoja vetëm Talo Çelën me çdo kusht, të gjallë, të vdekur. Doja çdo informacion për të. Djali i dajës me tha: “Pashë Fatos Gosën pas meje me një BMË rrugës për Peqin”. Talo ishte kryesori për mua sepse ai dinte çdo gjë për mua, rrugët i njihte mirë. Unë doja që ai dhe të kapej nga Policia se e di që do fliste. Arjan Spahiu me tha se kam info, i kam marrë vesh të gjitha dhe duhet të bëjmë një takim me Nuredin Dumanin. Pranova. Diku në fund të shkurtit të vitit 2020, Nuredinin e mori Arjani, e solli në pallatin ku unë jetoja, në një shtëpi të marrë me qira. Nuredini kishte dëgjuar që unë hidhja lekë për Talo Çelën dhe më tha: “Talo është bërë i vështirë për t’u kapur por unë e di kush janë ekzekutorët e familjes tënde”. Filloi të më tregonte emrat. Talo Çela, Besmir Haxhia, Altin Ndoci. Edhe tek vëllezërit Baho dhe djali i dajës kanë qenë po këto më tha. Unë e dija që kishte qenë dhe Dashnor Dumani, e kisha si info.

Ishte pikërisht biseda me Nuredin Dumanin, që e nxiti të thurte planin e hakmarrjes. Duheshin eliminuar të gjithë ata që, jo vetëm do vinin në lëvizje Talo Çelën, por edhe kishin lidhje me grupin rival që pas vrasjes së Endrit Alibejt, kishin vënë në objektiv vetë atë, Erion Alibejn.

Erion Alibej: Unë kërkoja me ngulm kokën e Talo Çelës. Për të shkuar tek Talo Çela, Dumani më tha se duhet të fillojmë me vrasjen e Dorjan Shkozës. Aty Talo do e kuptojë që e kam bërë unë dhe aty do e kap Talon. Mua më interesonte me çdo çmim Talo Çela. Ramë dakord që të vijonim ekzekutimet. Në atë takim nuk u bë ndonjë liste ekzekutimesh. Menduam dhe ramë dakord që ta nisim nga vrasja e Dorjan Shkozës me qëllim që të kapnim Talo Çelën. Nuredinit i thashë çfarë kërkon nga unë? Me tha: “Dua gjysmën e shumës. Për çdo vrasje marr 100 mijë euro. Nga ty dua gjysmat e parave. Çunat i kam gati”. Ok i thashë Dumanit. I thashë që do betohem në Kuran dhe do të fal gjakun e vëllait, për shkak se Dashnor Dumani është personi që ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait tim, Endrit Alibej. Regjistrimin me 2 ore e 48 minuta të bisedës që kam bërë me Nuredinin nuk e kam, e kam fshirë. Pas bisedës me Dumanin fola me Arjan Spahinë për paktin që bëmë. Mora 50 mije euro dhe një iPhone 6 të enkriptuar dhe kodin ia vura vetë.

Në rrëfimin e tij Alibej tregon se në realizimin e vrasjes së para nga Nuredin Dumani, bashkë me Dorjan Shkozën ishte ekzekutuar edhe Anxhelo Avdia, që në fakt nuk ishte në planet e tij. Ndërsa tregton edhe vendin se ku blinte armë, të një hoxhë që qëndronte në zonën e “Freskut”, në Tiranë.

Erion Alibej: Ramë dakord për vrasjen e Dorjan shkozës. Në atë periudhe flisja vetëm për Talo Çelën. Një natë me shkruan Nuredini dhe më thotë: “Mbaroi i pari”. I them kush? Me thotë shikoje në televizor. Pashë që ishin vrarë Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Po ku tjetri i them nga doli? Ne shpejtim e sipër më thotë dhe ai nuk ishte kot se ishte i atyre. Para se Nuredini të vijonte me këtë ngjarje, unë kisha lidhur kontakte me një hoxhë në Tiranë. Ai shiste armë dhe blinim armë tek ky Hoxha. Rrinte tek Fresku.

Një tjetër personazh që Erion Alibej e tregon si një njeri që luante me shumë porta, ishte edhe Eljo Bitri. Nga njëra anë ai punonte për grupin e vëllezërve Çopja, por nga ana tjetër informonte edhe për planet që ata kishin që të vrisnin Erjon Alibejn. Përmes tij, kishin vënë kontakte me Mikael Qosen, që ishte krahu i djathtë i vëllezërve Çopja. Ndonëse ishte në dijeni të takimeve të Dumanit me Alibejn, i kishte ofruar deri në 2 milionë euro për ta vrarë. Aq sa bënte pazar me Nuredin Dumanin, i cili në këmbim të vrasjes së Alibejt i kërkonte Talo Çelën.

Erion Alibej: Pas vrasjes së vëllezërve Haxhia, Nuredini erdhi në shtëpinë time dhe në atë kohë ka qenë kohë Covidi. Doja të lidhja një kontakt me vëllain e Nuredinit, Dashnor Dumanin, që ishte njeriu më i afërt i ekzekutorëve të familjes time. Dashnori jetonte në Gjermani në atë kohë dhe i çova një telefon SKY nëpërmjet një të njohurit tim. Me anë të Eljo Bitrit lidhim kontakt me Mikael Qosen dhe isha i pranishëm tek çdo bisedë. Mikael Qosja i thotë një moment Nuredin Dumanit: “Ke 2 milionë euro për të vrarë Krymin”, pra mua. Dumani i tha Mikeal Qoses: “Që të vras Erion Alibejn dua të më japësh Talo Çelën. Por edhe ata ishin në dijeni që Dumani kishte filluar të bashkëpunonte me mua për vrasje pasi informator kishin Eljo Bitrin. Dua të sqaroj se Eljo Bitri ka luajtur me të gjithë. Ka dërguar informacion tek Çapjat, tek Çelët, luante me të gjithë për interesa.

Planet për vrasje vazhduan. Në listë ishte vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela, Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani. Ndërsa si informator shërbente Eljo Bitri dhe Xhulian Hoxha. Erion Alibej tregon se si u thur plani dhe çfarë synohej me eliminimin e tyre.

Erion Alibej: Morëm një makinë bashkë me Nuredinin dhe e lamë në një garazh te dajat e mi në Peqin. E morëm për ta pasur për punë në gatishmëri, për të bërë vrasje. Më pas e afruam makinën dhe i kërkova nder Arben Lazes për ta lënë në një kapanon afër Metalurgjikut. Po interesoheshim edhe për Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës. Në atë kapanon ka fjetur disa ditë Dumani bashkë me çunat e Fushë Krujës, për të ekzekutuar Bujar Çelën. Vrasja u la pak më vonë dhe gjatë kësaj kohe u diskutua për vrasjen e Emiljano Ramazanit. Informator kisha Eljo Bitrin dhe Xhuljan Hoxhën. Ky më informonte edhe për Regis Runajn apo Bujar Çelën. Ramazani ishte njeriu me aktiv i vëllezërve Çopja dhe Bujar Çela, që ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës. Ne vendosëm që të vrasim dhe Bujar Çelën sepse komunikonte me telefon me Talo Çelën. Vrasjen e Ramazanit e mori përsipër ta bënte Skerdi Tase, nipçja dhe  kusho. Kishim informacion se Ramazani shkonte në palestër. Xhulian Hoxha dinte çdo lëvizje. Njeriu më i brendshëm i tyre ishte Xhulian Hoxha.

Në rrëfimin e tij, Erion Alibej shpjegon të gjitha detajet e ngjarjeve. Kush ka marrë pjesë, mjetet dhe armët e përdorura, sa para janë paguar dhe si janë dorëzuar paratë. Ndërkohë shpjegon edhe planin se si pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, armën e krimit kishin vendosur ta linin tek shtëpia e Bujar Çelës, në mënyrë që grupet të përplaseshin me njëri-tjetrin.

Erion Alibej: U organizuam për ta vrarë tek palestra por nuk e vramë dot. Ditën e ekzekutimit ka qenë sërish tek palestra Ramazani dhe informator kishim Eljo Bitrin e Xhuljan Hoxhën. Henrik Hoxha ishte në timon, Skerdi Tase ishte pasagjer dhe e pritën në rrugë kryesore pranë pallatit ku kishte shtëpinë. Ka ardhur makina e Ramazanit, një “Ford” ngjyrë gri. Ka dalë Skerdi Tase dhe e ka qëlluar me një pistoletë TT që ia kisha siguruar unë. Pas ekzekutimit kanë djegur makinën në dalje të Elbasanit dhe e kanë lënë pistoletën në një fshat afër shtëpisë së Sandër Bahos dhe kishim menduar që pistoletën ta linim tek shtëpia e Bujar Çelës që të përplaseshin grupet me njëri-tjetrin. Henrik Hoxha gjithmonë kur merrte pjesë në vrasje merrte makina me qira, lëvizte me këto lloj makinash. Ramazanin e kam njohur më parë, kisha marrëdhënie me atë. Ramazani ishte shpërndarës droge në Elbasan dhe e njihnin të gjithë. Unë e njihja si mik të Mikael Qoses dhe kam pasur marrëdhënie të afërt. Për çdo vrasje është paguar 100 mijë euro. Për vrasjen e Emiljano Ramazanit kam paguar 75-80 mijë euro. Kam dërguar Arsen Preçin tek rreth rrotullimi i TEG dhe aty ka ardhur një vajzë që ishte lidhje e “Kushos” që ka marrë lekët. Kjo vajza ishte me taksi, kështu më ka thënë Arseni.

Me radion e Policisë, që ia kishte dhënë vëllai i Suel Çelës, Alibej ka mësuar edhe vrasjen e Emiljano Ramazanit. Ndërsa, ndryshe nga plani për të vendosur pistoletën tek shtëpia e Bujar Çelës, Nuredin Dumani e ka informuar se në fakt e kishin lënë tek servisi i Seit Manahasës. Që ky informacion të binte në veshin e Policisë është përdorur një tjetër personazh, Bujar Gërmizi nga Kukësi, që po ashtu është pjesë e një tjetër dosje të SPAK. Gërmizi, ka takuar ish-shefin e Policisë së Elbasanit, Leonard Palushin, që po ashtu ishte nga Kukësi, të cilin e ka orientuar drejt armës, duke i thënë se përmes saj do të zbardhej një ngjarje. Dhe në fakt, Palushi ka dërguar Policinë në adresën e dhënë, duke gjetur armën dhe më pas u bënë edhe arrestimet, që në fakt u mësuan shumë shpejt që ishin një kurth dhe të arrestuarit nuk kishin lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Erion Alibej: Një radio policie ma dha Mario Çela dhe vrasjen e Ramazanit e mora vesh në komunikimet në radio. Ndërsa pistoletën e lamë tek shtëpia e Bujar Çelës, për t’i përplasur me njëri-tjetrin, që të dilte në skenë edhe Talo Çela. Në diskutim në telefon me Nuredinin, 4-5 ditë pas vrasjes së Ramazanit, më thotë që armën e krimit ta lëmë tek Seit Manahasa dhe e miratoj. Armën e ka vendosur në servisin e Manahasës, e çoi Kapllani, që u vra në Rrogozhinë dhe për këtë punë mori 8 mijë euro. Këtë ia kam treguar Bujar Gërmizit, që i thashë të çojmë Leonard Palushin për të bërë kontrolle. Dhe Bujari e ka takuar Leonard Palushin dhe i ka thënë që do zbardhesh një ngjarje dhe po të jap një informacion. Di që Palushi ka dërguar Policinë, ka gjetur armën dhe janë bërë dhe arrestimet.

Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit, ishte radha e Regis Runajt. Vrasje që u planifikua të kryhej me thikë, në mënyrë që të mos bëhej shumë zhurmë.

Erion Alibej: Pas vrasjes së Ramazanit, e pyeta Nuredinin si mendon për vrasjen e Regis Runajt dhe pasi mora miratim i them Xhuljan Hoxhës: “Vazhdo me vrasjen e Runajt, jo me armë zjarri por me thikë që të mos bëhej shumë zhurmë. Kam biseduar me Xhuljan Hoxhën për vrasjen që kishte bërë, që për mua ishte masakër jo vrasje, pasi e kishte qëlluar disa herë me thikë.

Pasi dështuan që ta përfshinin Bujar Çelën në vrasjen e Emiljano Ramazanit, duke i faturuar armën e krimit, u vendos që ai të vritej. Por plani i parë dështoi. Në një moment atentatorët u tërhoqën.

Erion Alibej: Bujar Çela, vëllai i Talo Celës, ishte njeriu më i afërt i tij. Ka qenë taksist. Kemi pasur informacion edhe nga Eljo Bitri. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit e vendosa unë dhe e diskutova edhe me Nuredinin që armëm e krimit të vrasjes ta vendosim te shtëpia e Bujar Çelës. Shtepinë ia dija se kisha informator pranë tyre. Bujar Çela kishte një pikë shumice, ndërsa Xhulian Hoxha shkonte atje. Nuk arritëm që Xhuliani të merrte një qese apo diçka që kishte prekur Bujari me dorë për gjurmët. Donim ta groposnim pranë shtëpisë, të krijonim përplasje mes tyre. Me anë të policit Palushi, që njihja, do t’i tregoja atij që e ke armën te shtëpia e Bujarit por nuk arritëm t’ia bënim këtë. Vendosëm që Bujarin ta ekzekutonim. U angazhua Henrik Hoxha dhe ata komunikonin me Nuredinin. U angazhua kushoja me nipçen për ta vrarë Bujar Çelën. S’e di pse u tërhoqëm në atë kohë se ishte objektiv shumë i thjeshtë.

Vrasja e vëllait të Talo Çelës, u realizua pasi u ekzekutua miku i Nuredin Dumanit, Klavis Kapllani. Alibej tregon se si i ka orientuar lëvizjet e atentatorëve, duke qenë se i vinte në ndihmë radioja e Policisë dhe përmes saj kontrollonte se cilat rrugë ishin më të sigurta.

Erion Alibej: Për vrasjen e Bujar Çelës u nisën direkt pas vrasjes së Kapllanit, shokut të Nuredinit. Çunat e Fushë – Krujës i kanë sjellë Nuredinin dhe një makinë pune. Një person i pa çunat e Fushë – Krujës me maska dhe janë trembur e kanë ikur për një moment. Pasi janë rikthyer, janë afruar dhe e kanë qëlluar. Pasi e kanë vrarë ka shkuar Nuredini, janë larguar dy makinat. Kanë ikur të gjithë më pas me një “E Class” direkt për Fushë – Krujë. Kisha radio policie dhe i thash ik direkt drejt se e ke rrugën bosh. Me telefonon Agim Lleshi dhe më thotë Erjon a je në gjumë ? Po i thash. Ai me tha se kanë vrarë vëllain e Talo Çelës. Nuredini rrinte tek një hotel që ia kishte siguruar Bes Xhixha. Nuredini më ka thënë dhe i kam çuar 60-70 mijë euro nuk e mbaj mend shumën. E kam çuar në afërsi të Vorës, pranë një karburanti. Të nesërmen më vjen një autokolonë Policie. Nuk kam bërë rezistencë.

Në një moment, rrëfimi i Erion Alibejt ndërpritet nga të pandehurit e pranishëm në sallë, Enver Diva dhe Xhulian Hoxha.

I pandehuri Enver Diva: A i ke parë vetë apo t’i ka thënë Nuredin Dumani?

I pandehuri Xhulian Hoxha: Si e ka marrë informacionin? Kam qenë në shtëpi, s’kam qenë kurrë afër Bujar Çelës, se kam qenë në burg në atë moment.

Alibej ka vijuar rrëfimin e tij, duke shpjeguar edhe rolin e personazheve nga Fushë-Kruja, por edhe emrat e atyre që e morën përsipër fillimisht vrasjen e Bujar Çelës e më pas u tërhoqën.

Erion Alibej: Nuredini ka qenë organizatori i gjithçkaje, përveç Regis Runajt. Unë i kam ofruar gjithçka që ai kërkonte. Çunat e Fushë – Krujës, Besin dhe Verin s’i kam parë kurrë. Kur u ekzekutua Kapllani, çunat e Fushë – Krujës kanë pasur informacion. Nuredinin e strehoja te një pallat pranë shtëpisë time në atë kohë kur u vra Kapllani. Ishte shtëpia e vjehrrit të Arjan Spahiut. Ka folur atë natë Nuredini me çunat e Fushë – Krujës. I thashë largo makinën me çunat e Fushë – Krujës nga aty poshtë pallatit se do ju ngecin edhe vrasjen e Kapllanit. Kur Nuredini i mori të dy, i mori si ekzekutorë. Nuk ndaheshim kurrë çunat e Fushë – Krujës nga njëri – tjetri. Ne kemi folur me Xhulian Hoxhën pa qenë i arrestuar. Ka qenë puna e parë me Bujar Çelën, që e mori përsipër Skerdi Tase dhe kushoja, Enrik Hoxha që pastaj u tërhoqën.

Ndonëse ishte arrestuar, Erion Alibej shpjegon se edhe në paraburgim ka vijuar të mbajë kontakte me Nuredin Dumanin, me të cilin komunikonte përmes një telefoni që kishte SKY dhe kishte arritur ta fuste brenda. Madje shpjegon se ka qenë ai, i cili e ka orientuar Nuredin Dumanin që të shkonte në Kukës, tek miku i tij Bujar Gërmizi.

Erion Alibej: Xhulian Hoxhën e pajisa me Encrochat dhe me SKY. E kisha angazhuar Xhulian Hoxhën për lëvizjet e Bujar Çelës dhe për të marr diçka që Bujari i kishte prekur në mënyrë që t’ja ngecnim vrasjen e Ramazanit. Xhulian Hoxhës s’i kam thënë kurrë që do e vras Bujarin por besoj se e ka marrë vesh se pse po ja kërkoja informacionet. Xhulian Hoxhës nuk mbaj mend sa i kam dhënë, por i kam dhënë shpesh para. Sistematikisht. Mi jepte infot me enchro. Këto info i ndaja me Nuredinin. Ne donim info në kohë reale se nuk mundej Nuredini. Edhe Nuredini e dinte se ku i merrja infot për Bujar Çelën. E dinte që unë kisha Xhuljan Hoxhën informator. Familja e Nuredinit ishte aty. E kisha nën kontroll. Xhulian Hoxhës s’i kam folur kurrë për Nuredinin. Armët i siguroja unë. Te ky episod i kam dhënë pistoletë Nuredinit. Por ai ka pasur edhe vetë armë. S’më kujtohet mirë si armë. Nuredini ma ka shpjeguar edhe se si ndodhi historia. Pas krimit Nuredini ka qëndruar në Fushë – Krujë në një hotel te çunat e Fushë – Krujës. Kam folur me Nuredinin në SKY. Kam arritur ta marr aplikacionin edhe në paraburgim. Me anë të një shokut tim e kam çuar Nuredinin në Kukës tek Bujar Gërmizi, një mikun tim atje.

Ndoshta i bindur se shumë njerëz që kishte afruar pranë vetes për planet e tij, në një moment do i dilnin nga fjala, ashtu siç kishte bërë edhe me Nuredin Dumanin, duke e regjistruar bisedën me të, në të njëjtën formë Erion Alibej kishte vepruar edhe me të tjerë. Edhe Xhulian Hoxhën, që ai thotë se e informonte për gjithçka e kishte regjistruar. Kërcënimeve të tij se do të fliste e do tregonte gjithçka, Alibej i kishte paraprirë duke e përgjuar e më pas gjithçka ua ka dhënë prokurorëve.

Erion Alibej: Xhulian Hoxhës i kam dhënë vetëm pagesa sistematike. Për vrasjen e Bujar Çelës nuk i kam dhënë se ka qenë në burg. Pagesat ia kam dhënë sistematiksht me data fikse ose kur i kërkonte për informacionet që më jepte. I kam dhënë edhe bashkëshortes së tij pagesa. Madje ky më kërcënonte, më thoshte do flas e të tilla gjëra. Dhe i kam çuar familjarë të mitë, e kam incizuar madje në makinë për kërkesën e lekëve, ia kam dhënë edhe prokurorëve këtë përgjim. Familjarë të mitë e kanë përgjuar kur i jepnin lekët. Xhuliano Hoxha më informonte për gjithçka. Për Talo Çelën, Xhuliano Hoxha ka pasur dijeni se unë doja ta vrisja. Unë flija dhe zgjohesha me idenë për të vrarë Talo Çelën. Se ato trimat e Dubait nxirrnim të tjerët në rrugë. I hodhën në rrugë si qen. Në lidhje me Bujar Çelën i kam kërkuar çdo informacion, çdo veprim. Më ka çuar foto dhe të dhëna. Ia kam shpjeguar Xhulianos.

Teksa dëgjonte rrëfimin e Alibejt në sallën e gjyqit, Xhulian Hoxha, i pranishëm si i pandehur, e ndërpret me pretendimin se nuk ka lidhje me ato që thotë. Madje kërkon që të zbardhen këto biseda, duke thënë se Alibej kërkon ta përplasë me shokët e tij të fëmijërisë.

Xhulian Hoxha: Zbardhni bisedat e mija me Erionin. Nuk kam të bëj. Se për Bujar Çelën është një person tjetër, Halili, dhe ka bërë deklarime. Për çdo ngjarje keni dvr-në e kamerave të shtëpisë time. Dhe me bisedat unë kam qenë në shtëpi, s’kam qenë mbrapa askujt. Kam qenë në shtëpi. Unë kam qenë shok me atë dhe ai ka mllef me mua. Ai thotë që s’më ka njohur, unë jam rritur me të. Nuk kam lidhje fare, hapni të dhënat. Më jepni 300 vite burg plus nëse kam lidhje me këtë. Ky kërkon të më përplasë mua me shokët e fëmijërisë time. Ky këtë do. Unë kam qenë edhe dy muaj burg. Ky do të më fusë mua në hasmëri me miqtë e fëmijërisë.

Në rrëfimin e tij, Erion Alibej i kthehet herë pas here asaj që e rëndon më shumë. Vrasjes së vëllait, por edhe kurthin që u ishte ngritur me pretendimin e humbjes së 50 kilogramëve kokainë, që me gjuhën e trafikantëve quhet “gol”. Madje duke dashur të përforcojë edhe më shumë idenë se kjo është një e pavërtetë e “shpikur” për të nxitur hakmarrjen, ai nxjerr në skenë një emër të rëndësishëm në fushën e narkotrafikut, siç është Dritan Gjika. Një emër që në Shqipëri rezulton i pa skeduar, por ndërkohë kishte një peshë të madhe për autoritetet europiane dhe ato të Amerikës së Jugut. Dritan Gjika u arrestua më 26 maj 2025 në Dubai dhe konsiderohej si një nga grosistët më të mëdhenj të kokainës në Ekuador e më gjerë. E pikërisht me këtë personazh Alibej thotë se ishte lidhur ai dhe i vëllai, Endriti. Derisa në një moment, gjithçka që fitoi e humbi, duke mbetur pa asgjë.

Erion Alibej: Unë dhe Endriti kishim nisur një marrëveshje biznesi. Me drogë normalisht, por s’kemi qenë përzier kurrë me vrasje. Kemi pasur njeriun më te rëndësishëm. U lidhëm me Dritan Gjikën. Endriti dhe shtetasi turk që u vra, mik i familjes tonë, kishim nisur një ngarkesë prej 530 kg kokainë për në Turqi. Kishim investuar gjithçka aty. Këta njerëz kishin përgjegjësinë e nxjerrjes nga Porti i Mersinit. Ngarkesa u sekuestrua dhe nuk u arrit të nxirrej se mu vra vëllai dhe turku, miku ynë. Ngarkesa arriti rreth dy javë pas vrasjes. Kjo ka qenë për të na nxjerrë jashtë loje. Këtë interes e kanë pasur shumë. Më shkatërruan edhe nga ana ekonomike. Shkova deri për bukën e gojës. Por unë e nxirrja veten sikur kisha shumë lekë por ndërkohë s’kisha asgjë. Me dy shokë që kisha lidhja, një punë në Angli kam punuar shumë me kokainë, u përmenda në të gjithë Londrën. Më dhanë mundësi pune atje. Gjithçka që fitoja i shkriva, gjithçka. Merresha me sigurinë time dhe me planet. Nga shtëpia i bëja punët me telefon. Ka shumë njerëz që me kanë mbet miliona euro borxh. Është shpifje se Çopjat thonë që u bë gol nga Endriti për 50 kg. Ata bënë shumë lekë me këtë ngjarje.

Në një kohë që në Gjykatën e Posaçme zhvillohen seancat e dosjes “Plumbi i Artë”, personazhe që janë përfshirë në krime që po rrëfehen nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, po vijojnë të ekstradohen nga Dubai. Tashmë duket se edhe kështjella e tyre e fundit që strehoheshin pas krimeve, nuk është më e sigurt për ta. Më 19 qershor 2025, ishte radha e ekstradimit të 3 të kërkuarve, që konsiderohen “ushtarë” të Talo Çelës. Ado Xhika, i njohur edhe me emrat Ado Cërriku apo Elkier Cërriku, Ervis Daka dhe Maksim Koçi, iu dorëzuan Interpol Tiranës nga Interpol Abu Dabi.

Për Ervis Dakën, 38 vjeç, në vitin 2024, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka informuar autorët që kanë tentuar të vrasin shtetasin Kei Pikun, në lidhje me lëvizjet e tij. Gjithashtu, akuzohet se ka siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e Arjan Spahiut, pjesë e grupit Alibej. Nga ana tjetër, ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, të shumëkërkuarit Talo Çela.

Nga ana tjetër, e njëjta masë sigurimi është vendosur edhe për 39-vjeçarin Maksim Koçi, i akuzuar po ashtu për veprat penale që akuzohet edhe Ervis Daka. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Klevis Kapllanit dhe në atentatin ndaj Irfan Azizit, si dhe ka siguruar kushtet e mjetet për vrasjen e Arjan Spahiut dhe Ardian Çollakut. Edhe Koçi dyshohet se ka ndihmuar për t’u fshehur Talo Çelën. Nga ana tjetër, për 40-vjeçarin Ado Xhika, Gjykata e Posaçme ka caktuar “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Për rreth 2 vjet ai gjithashtu ka ndihmuar Talo Çelën, duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë, si dhe e ka shoqëruar për të dhënë një intervistë.

Por rrëfimi i Erion Alibejt nuk ka mbaruar. Në seancat në vazhdim ai do dëshmojë edhe për shumë episode të tjera. Ndoshta edhe për shumë plane të dështuara që ai ka dijeni si urdhërues, por edhe si objektiv atentatesh, që për arsye të ndryshme nuk kanë ndodhur.

Ashtu si disa dosje të tjera të SPAK, edhe nga dëshmia e Alibejt zbulohet se si lidhen aleancat në botën e krimit, për hakmarrje, para, drogë, miqësi dhe armiqësi të përbashkëta. Se si krimi tregon dhëmbët në mënyrën më të ashpër e ndonjëherë edhe më të pabesë. Ndërton aleanca që funksionojnë mbi tradhti. Me njerëz që shesin njeri-tjetrin. Me njerëz që arrijnë të drejtojnë “punët” nga arratia, madje edhe nga burgu. Me njerëz që pranojnë të vrasin armikun dikujt vetëm sepse ka mik armikun e tij.

Intriga që zbulohen nga bisedat që dhjetëra persona kanë zhvilluar përmes aplikacionit SKY, zbulohen edhe nga dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, në këtë rast edhe nga Erion Alibej. Nga të gjitha planet çfarë dalin seancë pas seance në Gjykatën e Posaçme, kuptojmë se disa njerëz jetojnë vetëm për të vrarë dhe janë gati të paguajnë miliona euro që dikush të mos jetojë më.

Ashtu si bisedat në SKY, edhe dëshmitë e të penduarve, zbulojnë fijet që lidhin krimin në Elbasan, Shkodër, Fushë-Krujë e më tej. Zbulojnë marrëveshje të ndërtuara mbi intriga, pabesi, pa norma e rregulla. Krime që lënë pas betime për hakmarrje e që shkaktojnë viktima, në ndonjë rast edhe rastësisht./abcnews.al

U ekstraduan nga Dubai, jepet masa e sigurise për 3 pjestarët e grupit të Talo Çelës

By: Besnik
21 June 2025 at 11:28

Në seancën e mbajtur këtë të shtunë, GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” për tre persona të ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Ado Xhika (i njohur edhe si Ado Cërriku ose Elkier Cërriku), Ervis Daka dhe Maksim Koçi.

Të tre dyshohen për përfshirje në veprat penale “vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, Ervis Daka ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Arjan Spahiut në Belgjikë. Ai po ashtu kishte rol informator në tentativën e vrasjes së shtetasit Kei Piu, duke ndjekur lëvizjet e tij.

Ndërsa Maksim Koçi dyshohet për vrasjen e dy personave dhe për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy të tjerëve. Ado Xhika akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, si pjesë e grupit kriminal, për sulmin me snajper ndaj Ardian Çapjas, i cili mbijetoi këtij sulmi.

Të tre të ekstraduarit, për të cilët është caktuar masa “arrest në burg”, hetohen në lidhje me aktivitetin kriminal të grupit të Talo Çelës, ndërsa vendosën të mos flasin në seancën e sotme gjyqësore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U ekstraduan nga Dubai, jepet masa e sigurise për 3 pjestarët e grupit të Talo Çelës appeared first on Euronews Albania.

U ekstraduan nga Dubai, lihen në burg “ushtarët” e Talo Çelës

By: user 5
21 June 2025 at 11:48

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ që kishte vendosur në mungesë ndaj Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, ndaj Ervis Dakës dhe Maksim Koçit, të cilët u ekstraduan pak ditë më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë.

Ervis Daka dhe Maksim Koçi dyshohen se kanë kryer veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, Daka ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Arjan Spahiut në Belgjikë, ndërsa në tentativën e vrasjes së shtetasit Kei Piu ai kishte rol informator mbi lëvizjet e këtij të fundit.

Ndërsa Maksim Koçi, dyshohet për vrasjen e dy personave si dhe për sigurim të kushteve për vrasjen e 2 të tjerëve. Ado Xhika akuzohet për përkrahje të autorit të krimit si pjesë e grupit kriminal, për eliminim e Ardian Çapjas, gjatë sulmit me snajper, të cilit mundi t’i mbijetojë.

The post U ekstraduan nga Dubai, lihen në burg “ushtarët” e Talo Çelës appeared first on Lapsi.al.

Ekstradimet nga Dubai/ Gazetarja: Pika që i bashkonte tre personazhet që u ekstraduan mbrëmjen e kaluar në Shqipëri

20 June 2025 at 18:45

TIRANË- Një ditë më parë u ekstraduan nga Dubai në Tiranë tre shokët e Talo Çelës, i cili është një prej personazheve të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare.

Bëhet fjalë për Ervis Daka dhe Maksim Koçi, të cilët i shërbenin klanit Çopja në Elbasan, kurse i treti është Ado Xhika, i cili i shërbente grupit tjetër në këtë qytet, atij të Suel Çelës.

Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona” në ABC News, Etleva Delia, u shpreh në “Tirana Live” se pika e përbashkët e këtyre tre personazheve është se të gjithë i shërbenin Talo Çelës, pavarësisht se ishin pjesëtarë të grupeve rivale në qytetin e Elbasanit.

“Kanë qenë në hetime dhe janë pjesë e dy dosjeve të vitit të kaluar. Janë personazhe të grupeve të ndryshme në Elbasan, por e përbashkëta e tyre është se lidhen në një pikë, që i shërbenin Talo Çelës, i cili është në kërkim”, tha ajo./abcnews.al

Pamjet/ Ekstradohen nga Dubai tre të shumëkërkuar të lidhur me grupin e Talo Çelës

By: Besnik
20 June 2025 at 07:27

Janë ekstraduar nga Dubai tre persona të shumëkërkuar dhe të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Janë ekstraduar nga Dubai tre persona të shumëkërkuar dhe të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Bëhet fjalë për shtetasit Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika, të cilët ishin në kërkim për akuza të rënda nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për krime të kryera nga i ashtuquajturi grup i Talo Çelës.

Ervis Daka, 38 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

Maksim Koçi, 39 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

Ado Xhika, 40 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Operacioni, pjesë e aksionit të koduar “The Wanted”, u realizua në koordinim të ngushtë mes strukturave të specializuara të Policisë shqiptare dhe Policisë së Dubait, duke treguar edhe një herë efikasitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar.

 

Njoftimi i plotë i policisë

“Vijon bashkëpunimi shumë i ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të lokalizuar, kapur dhe ekstraduar shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar, që synojnë t’i fshihen drejtësisë shqiptare.

Ekstradohen nga Dubai në Shqipëri, 3 shtetas të akuzuar nga GjKKO-ja, si të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale kundër personit dhe si përkrahës të një shtetasi të shumëkërkuar të cilët u kapën disa javë më parë, nga Policia e Dubait, si rezultat i sigurimit dhe shkëmbimit të shpejtë të informacioneve, nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit.

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-E. D., 38 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

-M. K., 39 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

-A. Xh., 40 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Të tre shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pamjet/ Ekstradohen nga Dubai tre të shumëkërkuar të lidhur me grupin e Talo Çelës appeared first on Euronews Albania.

PAMJET/ Ndihmuan Talo Çelën të fshihej, ekstradohen nga Dubai 3 miqtë e tij (EMRAT)

By: user 6
19 June 2025 at 23:46

Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika, të akuzuar si anëtarë të organizatave kriminale të Suel Çelës apo Çopjave në Elbasan, janë sjellë nga Dubai në Tiranë. 

Autoritetet e Dubait gati 40 ditë pas arrestimit më 8 maj deportuan 3 të akuzuarit për anëtarë organizatash kriminale si dhe për përkrahje të të shumëkërkuarit Talo Çela. Ardhja nga Dubai u bë tranzit nga Stambolli. Të tre shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ervis Daka, 38 vjeç, akuzohet për tentativë vrasjeje, sigurim i kushteve për vrasje në dy atentate të rënda në dëm të Kei Pikut dhe Arjan Spahiut në vitin 2020. Në rastin e Pikut ishte informator për lëvizjet, ndërsa te Spahiu në Belgjikë siguroi kushtet për eliminim. Daka akuzohet se strehoi Talo Çelën në kërkim.

Maksim Koçi dyshohet për vrasjen e dy personave si dhe siguroi kushtet për vrasjen e 2 të tjerëve, përfshirë ndihmën për fshehjen e Talo Çelës. I treti, Ado Xhika, 40 vjeç, është nën akuzë për përkrahje të autorit të krimit si pjesë e grupit kriminal për eliminim e Ardian Çapjas, gjatë sulmit me snajper, të cilit mundi t’i mbijetojë. Xhika, për 2 vjet me radhë ka ndihmuar Talo Çelën të fshihet, ndërsa në 2020-ën shoqëroi një gazetar me qëllim intervistimin e të shumëkërkuarit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-E. D., 38 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

-M. K., 39 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;

-A. Xh., 40 vjeç, të cilit GjKKO-ja, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

The post PAMJET/ Ndihmuan Talo Çelën të fshihej, ekstradohen nga Dubai 3 miqtë e tij (EMRAT) appeared first on Lapsi.al.

EMRAT/ Të akuzuar për vrasje, ekstradohen nga Dubai tre “ushtarët” e Talo Çelës

By: Oldi
19 June 2025 at 15:20

Tre pjesëtarë të organizatave kriminale të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare do të ekstradohen ditën e sotme nga Dubai. Tre të shumëkërkuarit që do të ekstradohen janë: Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur shtetasin e shumëkërkuar Talo Çela. Ervis Daka, i akuzuar […]

The post EMRAT/ Të akuzuar për vrasje, ekstradohen nga Dubai tre “ushtarët” e Talo Çelës appeared first on BoldNews.al.

Akuza për Talo Çelën/ Si u vrau gruan që kërkonte drejtësi për të birin

By: user 4
19 June 2025 at 12:34

SPAK ka përfunduar hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela, të cilët i akuzon për vrasjen e Elvis Dedaj dhe nënës së tij Fatmira Dedaj. Gruaja 60-vjeçare nga qyteti i Durrësit u vra në shtator të 2014-ës. Ajo ishte qëlluar me sende metalike teksa po futej në garazhin e një pallati pranë banesës saj në lagjen “Skëndërbej” në zonën e Fermentimit në Durrës.

Një vit më parë i kishin vrarë djalin, Ervis Deda në zonën e Goelmit. Larja e hesapeve lidhur me aktivitetet e paligjshme të të birit ishte pista kryesore e hetimit dhe tashmë SPAK ka ngritur akuzë për Talo Çelën si ekzekutor dhe Festim Qolin si porositës të vrasjeve.

Në rrëfimin që Nuredin Dumani ka dhënë përpara hetuesve të SPAK ka dhënë detaje për këtë ekzekutim duke përshkruar mënyrën se si Talo Çela që kreu vrasjen në bashkëpunim me Henrik Hoxhajn dhe Festim Qolin.

“…Gjatë diskutimit Festim Qoli më tha: “Po më ngushton nëna Ervis Dedës”. Kjo pasi ajo po interesohej vazhdimisht në Prokurori për vrasjen e djalit dhe ajo akuzonte direkt Festimin.

Më kërkoi nëse mund ta ndihmoja me eliminimin e saj. Ajo ishte nëna e Ervisit. Emrin e kishte Fatmira Dedaj. Pasi diskutuam më tha do të jap 40.000 mijë euro po ta vrisja. I thashë do flas me disa persona, nuk e di atë ditë apo më vonë por di që shkova i vetëm në Elbasan tek Talo Çela.

Talon me sa mbaj mend e kam takuar tek lokali/servisi i Gent Sharrës (Gentin e kam njohur nga Talo Çela ne Elbasan, pasi kishim kryer grabitje bashkë. Jeton në Elbasan përballë parkut. Është i gjatë 1.70m, ka flokë kaçurrela të zeza mesa mbaj mend, është diku tek të 50-tat, ka 1 djalë dhe 3 goca mesa mbaj mend) në Bradashesh. Ishte diku 300 metra nga shtëpia e Talos në krahun e majtë kur vjen nga rruga e vjetër nga Peqini për në Elbasan, luanim bilardo, poker.

Kam diskutuar me Talon dhe Gent Sharrën për këtë pjesë i thash që janë shumë lekë. Unë i thash më thënë të drejtën janë 30.000 Euro pasi doja të fitoja diçka më shumë. Talo e pranoi ofertën që i thash për momentin…

Di që jeton ke “Rrotondo e luleve” kur vjen nga Peqini diku 100 m larg ne krahun e djathtë në një pallat të vjetër. Aty afër jetonte dhe ish-gruaja e Talos me vajzën. I mbante flokët lart gjithmonë, ishte trup normal i gjatë diku tek 1.75m….

Atë ditë nuk mora përgjigje, ma mori përsipër pothuajse pranoi. Erdhi pas disa ditësh Talo Çela, i kam treguar vendin, emrin, lëvizjet e Fatmira Dedes. E ndoqa bashkë me Talon me makinë disa ditë, nuk i mbaj mend makinat. Ajo shkonte çdo ditë në varrezat e Durrësit në mëngjes. Ideja ishte ta vrisnim tek varrezat.

Në ndjekjen e saj kemi futur dhe Dorjan Shkozën i cili kishte një makinë Suzuki ose Toyota me portobagazh të vjedhur ngjyrë e kuqe. Dorjani e ndiqte dhe na jepte ne të dhënat ku ishte ku shkoi. Talo donte ta bënim tek varrezat pasi sipas tij krijonte lehtësi në largim në drejtim të Spitallës, por unë nuk pranova.

Mbasi folëm me Festimin ai më tha që të bëhej tek garazhdi pasi duhej të dukej si grabitje dhe jo si vrasje pasi aty do kishim dhe Agronin që do na ndihmonte me telefon për lëvizjet e saj. Për çdo lëvizje që bënte Fatmira unë flisja më të vëllain e Festimit, Petritin të cilin e informoja për çdo lëvizje por jo për planin.

Petriti merret me biznes. Ka pas ndërtuar pallate, me sa di ka dhe 2/3 pershkarexhe për peshkim. Mesa di ka dhe një piceri Erdogan ngjitur me ish Apolloninë që u shemb pas tërmetit. Petriti është diku sot tek 50-55 vjeç, është 1.80m i gjatë, i shëndoshë mban mjekër gjithmonë. Është i martuar po s’ka fëmijë.

U vendos përfundimisht që ta eliminonim Fatmirën tek garazhdi i pallatit ku banonte. Festimi ndërkohë ishte jashtë shtetit. Mua më ka thënë që ishte në Itali, por mesa mora vesh më vonë nga biseda më të se kishte qenë në Greqi….

Largimi i tij nga Shqipëria ishte i planifikuar. Kishim biseduar më parë që para se të kryhej vrasja duhet të ishte jashtë shteti. Kjo me qëllim që policia mos të kishte dyshime tek ai. Unë e lajmërova Petritin të largohej nga Shqipëria se do mbaronim punë. Unë e di që iku për në Greqi, por nuk e di a është e vërtetë. Mesa mbaj mend Petritin e kam lajmëruar 10 ditë para vrasjes. Mesa di unë iku jashtë. Na dha 2 telefona Nokia të vjetër Petriti vëllai i Festimit. Një për mua një për Agronin.

Agroni është djali i xhaxhait të Festimit dhe Petritit. Agroni di që merret me ndërtim dhe është diku tek 50 vjeç. Aktualisht nuk e di se ku punon Agroni. Agroni jetonte në të njëjtin pallat me viktimën. Petriti na i dha telefonat për punë vëzhgimi, kur hyn kur del Fatmira. Ditën e ngjarjes shkuam me Suzukin/Toyotën.

Talo ka kaluar tek pjesa mbrapa ishte me xhama të zinj, unë isha shofer i mjetit. Kemi bërë rrugën dhe po prisnim tek hyrja e garazhdit. Me vete kishim një pistoletë TT dhe një thikë të cilën e mbante Talo Çela.

Talo kishte doreza dhe kapuç, ndërsa unë kam pasur vetëm doreza edhe një triko sportive me kapuç dhe kapele, mesa mbaj mend pasi unë isha në timon. Goni na bëri mesazh që Fatmira kishte dal dhe e dinim që do kthehej. Agroni na jepte të gjitha informacionet kur hynte dhe dilte Fatmira.

Ajo lëvizte me Citron C4 ishte lehtësisht e verifikueshme. Kemi pritur kthimin e saj rreth 1 orë dhe e pamë që erdhi, u nisa mbas saj me makinë tek garazhdi, hymë njëkohësisht tek garazhdi. Ajo zbriti nga makina pasi parkoi dhe po dilte për punën e saj.

Unë po rrotullohesha tek parkimi dhe Talo doli nga makina dhe po priste momentin. Unë pashë që Talo po e godiste me shqelma, ndërsa ajo nuk reagonte. Talo kishte dhe armën me vete po se përdori. Ai përdori thikën më pas për ta eliminuar. Ajo ishte e shtrirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushte dhe shqelma. Ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë.

Unë nuk mund ta shikoja dot. Kështu donte dhe Festimi që të ndodhte pasi donte të dukej jo si vrasje por si grabitje prandaj u përdor konflikti. Talo më pas i grabiti çantën, nuk e di se çfarë kishte brenda se kam parë. Isha i tensionuar nga gjaku dhe nga vdekja e zonjës.

Pastaj u larguam, kemi shkuar me të njëjtën makinë deri në Plepa tek ura. Unë mora taksi tek Plepat ndërsa Talo mori makinën dhe nuk e di ku shkoi më pas makina e ngjarjes. Më rëndoi shumë vrasja. Telefonin e hodha tek kanali i ujërave të zeza. Hodha dhe rrobat. Më pas shkova në shtëpi.

Pas disa ditësh unë po prisja tek lokali i Festimit ardhjen e Petritit. Me sa mbaj mend Petriti erdhi me një ML gri, më tha dil tek nën kalimi i Shën Vlashit aty bëmë një xhiro me benzin dhe më tha ja ku e ke pagesën. Më falënderoi, më tha që do kemi shumë punë. Lekët i kishte futur tek marshi i makinës.

Eurot që mora kanë qenë në disa prerje. Më la pas xhiros përsëri tek nënkalimi dhe ika më pas në shtëpi. Shkova në Elbasan atë ditë ose të nesërmen dhe komunikova me Talo Çelën që po shkoja ta takoja. Komunikoja vetëm me mesazhe. Talon e kam takuar tek pilafi në Bradashesh, Elbasan.

I dhashë 30.000 mijë Euro Talo Çelës dhe 10.000 euro i mbajta për vete. Unë me Festimin jam takuar disa herë më mbrapa por nuk e ka hapur asnjëherë bisedën për vrasjen. Më ka falënderuar për vrasjen dhe më pas kemi prerë gishtat së bashku, jemi bërë vëllezër gjaku. Të shtëpisë time dhe të atij e dinë që jemi vëllezër gjaku” – thuhet në dëshminë e Nuredin Dumanit. 

Talo Çela nuk është arrestuar nga policia, ndërsa dëshmi të ndryshme konfirmojnë se ka kryer disa vrasje me pagesë për llogari të vëllezërve Çopja dhe ka marrë pjesë në grabitjen me armë në Rinas./ LAPSI.al

The post Akuza për Talo Çelën/ Si u vrau gruan që kërkonte drejtësi për të birin appeared first on Lapsi.al.

Vranë nënë e bir / SPAK përfundon hetimet ndaj Festim Qolit dhe Talo Çelës, zbardhen akuzat

19 June 2025 at 11:25

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela.

Bëhet fjalë për vrasjen e Fatmira Dedaj dhe Elvis Dedaj, ngjarje e ndodhur 12 vite më parë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se SPAK ka ngritur akuzën për të paktën 2 vrasje ndaj Festim Qolit, “Vrasje me paramendim” dhe “Pjesëmarrje në grup strukturuar kriminal”, vepra këto të kryera në dëm të ish ortakut të tij Elvis Dedaj.

Qoli dhe Dedaj kishin një biznes të përbashkët, por kur Dedaj ka dashur të ndajë biznesin, Qoli ka financuar dhe urdhëruar vrasjen e tij

Talo Çela dhe Nuredin Dumani ishin grupi i kontraktuar për kryerjen e vrasjes.

Ndaj Qolit rëndon edhe akuza e vrasjes së Fatmira Dedaj, nëna e Elvis Dedaj e cila po hetonte për vrasjen e të birit.

Ajo u ekzekutua në mënyrë makabre në garazhin e një pallati në qytetin e Durrësit.

Fatmir Qoli momentalisht është në kërkim ndërkombëtar.

Talo Çela është në kërkim që në 2012 ku u krye edhe vrasja e Elvis Dedaj.

The post Vranë nënë e bir / SPAK përfundon hetimet ndaj Festim Qolit dhe Talo Çelës, zbardhen akuzat appeared first on Sot News | Lajme.

Vranë Fatmira dhe Elvis Dedaj/ SPAK përfundon hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela

By: Ela
19 June 2025 at 11:28

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela. Bëhet fjalë për vrasjen e Fatmira Dedaj dhe Elvis Dedaj, ngjarje e ndodhur 12 vite më parë. SPAK ka ngritur akuzën për të paktën 2 vrasje ndaj Festim Qolit, “Vrasje me paramendim” dhe “Pjesëmarrje në grup strukturuar kriminal”, vepra këto të […]

The post Vranë Fatmira dhe Elvis Dedaj/ SPAK përfundon hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela appeared first on BoldNews.al.

Vranë nënë e bir/ SPAK përfundon hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela

By: V K
19 June 2025 at 11:28

Prokuroria e Posaçme, ka mbyllur hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela. Bëhet fjalë për vrasjen e Fatmira Dedaj dhe Elvis Dedaj, ngjarje e ndodhur 12 vite më parë.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se SPAK ka ngritur akuzën për të paktën 2 vrasje ndaj Festim Qolit, “Vrasje me paramendim” dhe “Pjesëmarrje në grup strukturuar kriminal”, vepra këto të kryera në dëm të ish ortakut të tij Elvis Dedaj.

Qoli dhe Dedaj kishin një biznes të përbashkët, por kur Dedaj ka dashur të ndajë biznesin, Qoli ka financuar dhe urdhëruar vrasjen e tij

Talo Çela dhe Nuredin Dumani, ishin grupi i kontraktuar për kryerjen e vrasjes.

Ndaj Qolit rëndon edhe akuza e vrasjes së Fatmira Dedaj, nëna e Elvis Dedaj, e cila po hetonte për vrasjen e të birit.

Ajo u ekzekutua në mënyrë makabre në garazhin e një pallati në qytetin e Durrësit.

Fatmir Qoli, momentalisht është në kërkim ndërkombëtar.

Talo Çela, është në kërkim që në 2012 ku u krye edhe vrasja e Elvis Dedaj.

The post Vranë nënë e bir/ SPAK përfundon hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela appeared first on Albeu.com.

Vrasjet në Elbasan/ Sherr në sallën e gjyqit mes porositësit dhe ekzekutorëve

By: user 4
17 June 2025 at 12:06

Erjon Alibej ka vijuar dëshminë në GJKKO ku ka folur për vrasjen e Bujar Çelës, që është dhe vëllai i Talo Çelës, armikut të përbetuar të Alibejt.

DEKLARATAT NË SALLË

Alibej: Bujari ishte taksist, kishte informacion nga Elio Bitri. Pas vrasjes së Ramazanit, kishim vendosur që armën e krimit ta vendosnim te shtëpia e Bujar Çelës. Xhuliano me jepte informacion.

Xhuliano Hoxha ndërhyn nga kafazi: E sigurt që ke fol me mu o Tommaso Buscetta?!

Erjon Alibej: Një nga personat do të futej te shtëpia e Bujarit, ndërsa unë do lajmëroja policin Leonard Palushin për armën që ta fusja në përplasje Talon me grupin e Ramazanit.

Bujari ishte njeri që bënte të gjithë punët e Talo Çelës. Vendosëm që Bujarin ta vrisnim.

U angazhuan “Nipçja” Skerdi Tase dhe “Kusho”-ja që ishte Henrik Hoxhaj. Këto flisnin vetëm me Nuredinin, jo me mua.

Mbaj mend që Xhuljani ishte me një shok të tij që quhej Geni.

Ditën e ngjarjes e kishim informacionin. Mbasi ka ardhur mëngjesi, orari që doli Bujari te kafja, janë afruar për të bërë ekzekutimin.

Fillimisht janë afruar çunat e Fushë-Krujës, Besi dhe Veri kanë gjuajtur dhe pastaj është afruar dhe Nuredini, por nuk i ka shkrepur arma. Dhe më ka shkruar Nuredini ka “mbaru Bujari”.

(makina) “Renoja” është djeg pas ngjarjes dhe më pas kanë hypur në një “Benz E-class” dhe kanë shkuar në Fushë-Krujë.

Kam pas radio policie dhe orientoja Nuredinin ku me lëviz. Agim Lleshi inspektor më shkruan dhe më thotë se kam vra vëllain e Talo Çelës. Nuredini më thotë kam mbërritur në Fushë-Krujë.

Pas disa orësh kam rënë dakort për pagesë dhe 60-70 mijë euro i kam dërguar Arsen Preçit diku afër Vorës.

Të nesërmen e pashë nga kamerat që ishte një autokolonë policie dhe erdhën te shtëpia.

Enver Diva pyet Alibejn: A i ke me të thënme, apo i ke pa vetë ngjarjet?

Xhuljano Hoxha: Tregoje si e pyesje Megi Kilën për Emiljano Ramazanin? Ke deklaruar që ka fol me Emiljano Ramazanin. Për vrasjen e Bujar Çelës kam qenë në burg. Procesi jonë është i padrejtë. Gjyqi po zhvillohet si të dojë Dumani dhe Alibej.

The post Vrasjet në Elbasan/ Sherr në sallën e gjyqit mes porositësit dhe ekzekutorëve appeared first on Lapsi.al.

Erion Alibej zbërthehet në GJKKO: “Kusho” dhe “nipçja” u angazhuan për të vrarë vëllain e Talo Çelës

By: V K
17 June 2025 at 12:26

Ditën e sotme, ka vijuar edhe sot dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erion Alibej në GJKKO. Alibej ka dëshmaur në lidhje me vrasjen e vëllait të Talo Çelës, ku ka bërë me dije se Skerdi Tase dhe Henrik Hoxhaj u angazhuan për të eliminuar.

Alibej tregoi për bashkëpunimin me Hoxhën, se si i jepte informacione, pajisjen me telefon të koduar Sky ECC dhe si u angazhua Dumani në vrasje, të cilin e pajisi edhe me një pistoletë “Bull 55”.

Gjithashtu, bashkëpunëtori i drejtësisë ka zbuluar se Xhuljan Hoxha, ka qenë një nga informatorët e tij kryesorë për atentatin ndaj Bujar Çelës, i cili u vra më 17 tetor 2020, në orët e para të mëngjesit.

Alibej thotë se së bashku me Nuredin Dumanin, Çelën e kanë konsideruar si ‘shënjestër të thjeshtë’. Ai tregon se kush ua siguroi makinën, si e dogjën dhe si u bë pagesa.

Në dëshminë e dhënë në GJKKO, Alibej rrëfeu detaje mbi mënyrën e bashkëpunimit me Hoxhën dhe pagesat që i ka bërë atij dhe familjarëve të tij, edhe pas arrestimit të këtij të fundit.

DEKLARATAT NË SALLË:

Alibej: Bujari ishte taksist, kishte informacion nga Elio Bitri. Pas vrasjes së Ramazanit, kishim vendosur që armën e krimit ta vendosnim te shtëpia e Bujar Çelës. Xhuliano me jepte informacion.

Xhuliano Hoxha ndërhyn nga kafazi: E sigurt që ke fol me mu o Tommaso Buscetta?!

Erjon Alibej: Një nga personat do të futej te shtëpia e Bujarit, ndërsa unë do lajmëroja policin Leonard Palushin për armën që ta fusja në përplasje Talon me grupin e Ramazanit. Bujari ishte njeri që bënte të gjithë punët e Talo Çelës. Vendosëm që Bujarin ta vrisnim. U angazhuan “Nipçja” Skerdi Tase dhe “Kusho”-ja që ishte Henrik Hoxhaj. Këto flisnin vetëm me Nuredinin, jo me mua. Mbaj mend që Xhuljani ishte me një shok të tij që quhej Geni.

Ditën e ngjarjes e kishim informacionin. Mbasi ka ardhur mëngjesi, orari që doli Bujari te kafja, janë afruar për të bërë ekzekutimin. Fillimisht janë afruar çunat e Fushë-Krujës, Besi dhe Veri kanë gjuajtur dhe pastaj është afruar dhe Nuredini, por nuk i ka shkrepur arma. Dhe më ka shkruar Nuredini ka “mbaru Bujari”.

(makina) “Renoja” është djeg pas ngjarjes dhe më pas kanë hypur në një “Benz E-class” dhe kanë shkuar në Fushë-Krujë. Kam pas radio policie dhe orientoja Nuredinin ku me lëviz. Agim Lleshi inspektor më shkruan dhe më thotë se kam vra vëllain e Talo Çelës. Nuredini më thotë kam mbërritur në Fushë-Krujë. Pas disa orësh kam rënë dakort për pagesë dhe 60-70 mijë euro i kam dërguar Arsen Preçit diku afër Vorës. Të nesërmen e pashë nga kamerat që ishte një autokolonë policie dhe erdhën te shtëpia.

Enver Diva pyet Alibejn: A i ke me të thënme, apo i ke pa vetë ngjarjet?

Xhuljano Hoxha: Tregoje si e pyesje Megi Kilën për Emiljano Ramazanin? Ke deklaruar që ka fol me Emiljano Ramazanin. Për vrasjen e Bujar Çelës kam qenë në burg. Procesi jonë është i padrejtë. Gjyqi po zhvillohet si të dojë Dumani dhe Alibej.

 

The post Erion Alibej zbërthehet në GJKKO: “Kusho” dhe “nipçja” u angazhuan për të vrarë vëllain e Talo Çelës appeared first on Albeu.com.

Erion Alibej “zbërthehet” në GJKKO: “Kusho” dhe “nipçja” u angazhuan për të vrarë vëllain e Talo Çelës

By: Oldi
17 June 2025 at 11:26

Ka vijuar edhe sot dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erion Alibej në GJKKO. Alibej ka dëshmaur në lidhje me vrasjen e vëllait të Talo Çelës, ku ka bërë me dije se Skerdi Tase dhe Henrik Hoxhaj u angazhuan për të eliminuar. Alibej tregoi për bashkëpunimin me Hoxhën, se si i jepte informacione, pajisjen me […]

The post Erion Alibej “zbërthehet” në GJKKO: “Kusho” dhe “nipçja” u angazhuan për të vrarë vëllain e Talo Çelës appeared first on BoldNews.al.

Sillet nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit, pagesa i ndau në grupet rivale

By: user 4
11 June 2025 at 11:46

Dëbohet nga Dubai Dashnor Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili e ka përmendur disa herë rolin e të vëllait në vrasje dhe ngjarje të tjera kriminale gjatë rrëfimeve tëtij. Dashnor Dumani dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit në vitin 2018, aty ku mbeti i vrarë Endrit Alibej, xhaxhai i tij dhe një shtetas turk, ngjarje që u pasua me disa vrasje në Elbasan, Durrës etj.

Konflikti kryesor ishte mes vëllezërve Çopja që janë ende në Dubai dhe Erjon Alibejt që është në burg dhe vazhdon të rrëfehet.

Në këtë sagë hakmarrjeje, Nuredin Dumani dhe Dashnor Dumani janë dy vëllezër që u gjendën të ndarë në grupet kundërshtare, pa e humbur komunikimin me njëri-tjetrin. Më poshtë është një pjesë nga dosja kur Nuredin Dumani tregon se çfarë kishte folur me të vëllain për atentatin e Bradasheshit.

“Dashi më ka treguar se në atë ngjarje (masakra e Bradasheshit) kanë marrë pjesë shumë persona, ku një prej tyre është Fatos Gosa ka dhënë në vijimësi informacione në lidhje me lëvizjet e Endrit Alibej natën e atentatit si dhë në ditë të tjera para atentatit. Atë natë para se ti bëhej atentati Endrit Alibej së bashku me mamanë e tij, bashkëshorten e tij, e cila është shtetase rumune dhe në atë kohë ka qenë shtatzënë. Nga vëllai im Dashi, kam mësuar se vrasjan e Endrit Alibej është tentuar që të bëhej edhe ditë të tjera, konkretisht 5-6 ditë para ngjarjes. Persona pjesëmarrës në këtë ngjarje kanë qenë Talo Çela, Altin Ndoci, Miri Haxhia, Dorian Shkoza, Mikael Qosja, Gent Sharra, Eljo Bitri, vëllai im Dashnor Dumani si dhe persona të tjerë që mund të dijë vëllai im. Në këtë ngjarje, atë natë Gent Sharra ka pasur rolin e organizimit të vrasjes sepse ai ka mundësuar vënien në dispozicion të makinës tip “Benz”. Atë natë makinën ka shkuar dhe e ka marrë në këtë shtëpi Gent Sharra së bashku me vëllain tim. Pasi Gent Sharra ka marrë makinën ia ka dhënë Dashit, i cili më pas e ka dëguar tek vendi tjetër që përdorej si bazë nga atentatorët. Dashi më ka treguar se atë natë ka qenë në makinën e atentatorëve së bashku me Altin Ndocin, Talo Çelën dhe Mir Haxhinë.

Për këtë ngjarje unë kam folur me Dashin nëpërmjet një telefoni të kriptuar, ku edhe e kam pyetur nëse ai ka marrë pjesë në atë ngjarje (masakrën) dhe çfarë roli ka patur. Dashi më ka treguar se ai ka marrë pjesë tek vrasja e trefishtë e Bradasheshit, ku ka qenë në një makinë me atentatorët por nuk ka goditur sepse ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe është hutuar. Në bisedë me Dashin me telefon të kriptuar SkyECC vetëm kaq kam biseduar në lidhje me këtë ngjarje. Ndërsa detajet Dashi mi ka treguar kur ka qenë në Shqipëri para se të largohej në Gjermani në vitin 20169, por në atë kohë nuk më tregoi se ai kishte marrë pjesë këtë gjë ma pohoi më pas kur ai ndodhej në Gjermani kur kemi biseduar me telefon të kriptuar. Nga Dashi kam mësuar se në atentatin ndaj Endrit Alibej dhe të afërmve të tij kanë marrë pjesë 2 makina, në të cilat kanë qenë Talo Çela, Miri Haxhia, Altin Ndoci, Dorian Shkoza dhe Dashi. Gjithashtu ka patur edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar atentatorët atë natë, por nuk i di me emra konkret,”-rrëfen Dumani.

Po, ashtu Nuredin Dumani tregon se e kishte paralajmëruar të vëllanë, se mund të arrestohet nga policia, për shkak të deklaratave që Talo Çela ka dhënë në media.

“Nuredin Dumani, i shprehet vëllait të tij Dashnor Dumani, të cilit i thotë se duhet ti kishin shfarosur Kelin (Mikael Qosjan), Talon dhe të tjerët pasi ata mund të kishin vrarë Nuredinin dhe Dashin nëse ky i fundit do kishte qenë në Shqipëri. Nuredini i kërkon Dashit ta ndihmojë për të kapur Talo Çelën, për të cilin shprehet se është bukë shkelur dhe do ja marrë shpirtin. Nuredini i shpjegoni Dashit se, policia mund ta arrestoj Dashin pas deklaratave që Talo Çela ka bërë në media. Nuredini, i tregon Dashit se nuk ka qen me Talon dhe Altinin në vrasjet që ka kryer në Durrës, por mekaniku (ku i referohet Klevis Allës), ka përfshirë Talon dhe Altin Ndocin. Nuredini i tregon vëllait të tij Dashit se ka biseduar me Talo Çelën dhe Mikael Qosen, të cilët kanë akuzuar Nuredinin dhe Dashin për vrasjet.

Në vijim Nuredini i shpjegon i shpjegon vëllait të tij se pas vrasjes së Besmir Haxhisë, Nuredin Dumani ka biseduar me Kelin (Mikael Qosen), të cilit i ka kërkuar ti japë Talo Çelën, ndërsa Keli i ka ofruar 2-milion euro dhe Talon në këmbim të vrasjes së “Krymit” (Erion Alibej) nga Nuredini. Nuredini ka pranuar duke i kërkuar 1 milion Euro dhe pasi të jepte prova që mund ta kapte krymin (Erion Alibej) Keli duhet ti jepet Talo Çelën në të kundërt nuk bëhej. Nuk kanë rënë dakord dhe më pas Keli e ka pyetur Nuredinin se përse i ka vrarë njerëzit e tij. Nuredini i tregon vëllait të tij se Kelit (Mikael Qoses) i ka vrarë dy njerëz, djalin e hallës me 25 thika dhe shokun më të ngushtë Ilin që ka patur servis,”- thuhet më tej në dosje.

Në dosje, në një episod të dosjes del një bisedë e Nuredin Dumanit me Erjon Alibeajn kur vrasësi me pagesë është ndjerë ngushtë për faktin se i vëllai ishte në anën tjetër të llogores dhe kishte marrë pjesë në ekzekutimin e vitit 2018.

“Në fund të bisedës me Nuredinin, pasi ai mbaroi shpjegimet e tij, unë fillova të jap shpjegimet e mia dhe në fund të bisedës i thashë, duke e akuzuar drejtpërdrejt që:”…Dashnori, vëllai yt, ka qenë ekzekutor, në ngarjen e Endritit, ndërsa ti ke qenë në burg në Francë, dhe vëllai tjetër ka qenë në burg në Shqipëri…Nuredinit, sapo i thashë për Dashin, nuk e pranoi atë që i thashë unë. Unë i them Nuredinit edhe sikur Dashi, vëllai yt, të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi, unë bëj be dhe vë dorën në Kuran përpara teje dhe betohem që gjakun e keni të falur nga unë…Por vetëm më rri besnik, tregohu i sinqertë, m’i trego të gjitha gjërat sesi janë…”-ka treguar Erjon Alibej.

Në rrëfimet e Dumanit përmendet edhe grabitja e Rinasit, kur Dashnor Dumani rezulton të jetë pjesëmarës dhe në vjedhjen me armë të 10 milion eurove në avionin e linjës Tiranë-Vjenë, i cili po bëhej gati për nisje në pistën e aeroportit të Rinasit.

The post Sillet nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit, pagesa i ndau në grupet rivale appeared first on Lapsi.al.

“Dumani u bë keq, i bleva shtëpi në Elbasan”- Alibej: Ç’ndodhi pas vrasjes në Durrës

By: fra nc
10 June 2025 at 13:00

Në seancën e zhvilluar këtë të martë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ka vijuar dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, një prej figurave kyçe në dosjen “Plumbi i Artë”. Ai përballet me akuza të rënda për drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal dhe porositje vrasjesh.

Në dëshminë e tij, Alibej rrëfeu një sërë veprimesh të ndërmarra pas vrasjes së vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës, përfshirë kontaktet me Nuredin Dumanin, strehimin e tij në Elbasan dhe tentativat për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela.

“Klevis Allën nuk e kam takuar asnjëherë. Në atë periudhë, Nuredini ishte i pasigurt nëse Klevisi kishte folur apo jo për të,”- deklaroi Alibej.

Ai tha se kishte marrë Dumanin në Elbasan për shkak të gjendjes së rënduar në të cilën ndodhej ky i fundit në zonën e Spillesë. Për këtë qëllim, Alibej pretendon se kishte blerë një banesë në Elbasan dhe e kishte strehuar Nuredin Dumanin.

“Vendosa të marr Nuredinin në Elbasan, sepse kisha merak për të, mos i ndodhte gjë në Spille ku nuk kishte kushte. Bleva një shtëpi në Elbasan, pasi nuk po gjeja më me qira, dhe ia mora në emër të Sander Bahos. Kemi marrë informacion që Talon e strehonte Abedin Mama. Po bënim vëzhgime dhe Nuredini më tha që kishte angazhuar ‘çunat e Fushë-Krujës’, vetëm me emrat Besi dhe Veri. Ata kishin shkuar te një pulëtorja për të kërkuar Talon.”

Ai shtoi: “Dumani ishte zhvendosur në Spille dhe ishte në gjendje të keqe, kështu që vendosa ta marr në Elbasan. I bleva një shtëpi dhe e kompletuam. Para se të shperngulej familjarisht, Nuredini fillimisht erdhi vetë. E mori Sander Baho në dalje të autostradës, dhe për disa kohë qëndroi në shtëpinë e tij. Më pas, e tërhoqa në shtëpinë që kisha blerë për të.”

“Nga fundi i prillit, më kontaktoi një djalë me emrin Endri Karaj, i cili më tha se donte të fliste me mua në emër të Xhuljan Hoxhës. I thashë se nuk isha në Shqipëri, megjithëse isha në shtëpi në Elbasan. Më vonë, kam komunikuar me Xhuljan Hoxhën, i cili më dërgoi foto dhe më tha që Rigers Runaj po i jepte të gjitha informacionet. Më tha se Runaj ishte afër shtëpisë sime. Unë nuk e zgjata shumë bisedën dhe i thashë që kur të kthehem në Shqipëri do ta takoj fizikisht.”- tha Alibej.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Dumani u bë keq, i bleva shtëpi në Elbasan”- Alibej: Ç’ndodhi pas vrasjes në Durrës appeared first on Euronews Albania.

Erjon Alibej vijon dëshminë: Nuredin Dumani u angazhua me “çunat e Fushë-Krujës”, e dinim që Talo Çela do bëhej i gjallë pas vrasjes së Dorjan Shkozës

By: V K
10 June 2025 at 11:25

Në kuadër të mega-procesit gjyqësor “Plumbi i Artë”, vijon dëshminë bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej.

Ai shprehet se; “Me Nuredin Dumanin jam takuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia”.

Alibej: Për Dorjan Shkozën kam paguar 100 mijë euro, nga “hoxha” janë blerë disa armë, çmimet varionin nga 500-1000 deri në 3500 euro. Nuk e di saktë se kontaktet me “hoxhën” i kishte Sandër Baho.

Me Nuredin Dumanin jam takuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Por me Nuredinin isha në kontakt të vazhdueshëm, Henrik Hoxhën e njihja vetëm dhe kam dëgjuar që kishte presudimin “Kusho” edhe “Nipi” që i drejtohej Klevis Allës.

Me Nuredinin flisja për Talo Çelën, që pas vrasjes së Dorjan Shkozës do të bëhej i gjallë apo jo.

Gjithashtu, vijoja investigimin për Altin Ndocin, ky shkonte shpesh në Durrës tek vëllezërit Haxhia.

Klevis Alla, kishte parë një ditë Talon tek shtëpia e vëllezërve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva. Nuredini është angazhuar me qenë i përgatitur me “çunat e Fushë-Krujës”, por emrat e tyre nuk i dija.

Në Sky ECC më shkuan Plarent Dervishi, kam pasur kontakt me të, ai kishte kodet “Barcelona” dhe “Gost”. Plarenti më tha: “Mbohet qefi që e ke gjetur Talo Çelën”, unë u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin.

Kishim një makinë Toyota të vjedhur që e kisha blerë në Shijak, ia dhashë Nuredinit dhe armët që ai donte, ia dhashë tek Pazari i Rrogozhinës, ishte me Klevis Allën kur e mori.

Më pas, Nuredini kërkoi dhe 50 mijë euro, ia çova me një mikun tim dhe i dërgova 150 mijë për të vijuar. Këtë e bëra që edhe Nuredini të shikonte që unë kisha lek dhe të kishte besim.

The post Erjon Alibej vijon dëshminë: Nuredin Dumani u angazhua me “çunat e Fushë-Krujës”, e dinim që Talo Çela do bëhej i gjallë pas vrasjes së Dorjan Shkozës appeared first on Albeu.com.

❌
❌