Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ish-kryeministri Berisha: Edi Rama e shkatërroi Thethin sepse votuan PD-në në zgjedhje

By: V K
17 July 2025 at 13:15

Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, duke folur për shembjen e ndërtimeve në Theth, u shpreh se Edi Rama e shkatërroi zonën si hakmarrje politike primitive ndaj banorëve të zonës, që në zgjedhjet e fundit nuk i dhanë votën Partisë Socialiste.

Gjithashtu, Berisha u shpreh se pak para zgjedhjeve, qeveria krenohej me zhvillimin turistik të Thethit dhe faktin që fshati kishte arritur në 2 mijë shtretër për turistët, një arritje e jashtëzakonshme duke marrë parasysh vështirësitë logjistike të zonës.

Berisha: Ky është rezultati i qendrës së votimit ku ju patë atë krim të shëmtuar.
PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota.

Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre.

Dëgjojeni këtë.

Para zgjedhjeve mburreshin me ato ndërtime, mburreshin se Thethi kishte arritur të ketë 2 mijë shtretër.
Vërtet arritje shumë e madhe, po të kemi parasysh se një shtrat në Theth ka një kosto të paktën tre herë më të lartë se një shtrat në Tiranë apo bregdet, për shkak të infrastrukturës, distancës, etj.

Por ja ku janë 2 mijë shtretërit e Thethit, se si Edi Rama për shkak të disfatës elektorale, u hakmor në mënyrën më primitive, më çnjerëzore ndaj tyre.

Unë u bëj thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre.

Nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi, i cili rrezaton çdo ditë armiqësi, urrejtje, negativitet ndaj tyre.
Pra, ky është Thethi i 2 mijë shtretërve sot.

The post Ish-kryeministri Berisha: Edi Rama e shkatërroi Thethin sepse votuan PD-në në zgjedhje appeared first on Albeu.com.

“Hakmarrje”, Huthët marrin përgjegjësinë për fundosjen e anijes greke në Detin e Kuq

9 July 2025 at 21:12

Rebelët Huthit në Jemen kanë marrë zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin ndaj anijes greke të mallrave Eternity C, e cila u fundos plotësisht në Detin e Kuq pas disa goditjeve të rënda me raketa dhe mjet detar pa pilot.

Zëdhënësi i Huthëve, Yahya Saree, deklaroi për televizionin Al Masirah se sulmi ishte hakmarrje ndaj pronarit të anijes, i cili sipas tij kishte rifilluar operacionet tregtare me portin izraelit të Eilatit, të cilin rebelët e quajnë “Umm al-Rashrash”.

“Forcat detare jemenase goditën anijen Eternity C, e cila po shkonte drejt portit të pushtuar në Palestinë. U përdor një anije pa pilot dhe gjashtë raketa lundrimi dhe balistike. Si rezultat, anija u fundos plotësisht”, deklaroi Saree.

Sipas tij, disa anëtarë të ekuipazhit morën ndihmë mjekësore nga forcat Huthi dhe u dërguan në një vend të sigurt, ndonëse Reuters raportoi se të paktën katër persona u vranë në sulm. Të dhënat më të fundit flasin për gjashtë marinarë të shpëtuar nga misioni evropian Aspides, ndërsa 15 të tjerë mbeten të zhdukur që prej mbrëmjes së 9 korrikut. Sipas burimeve, të shpëtuarit kaluan mbi 24 orë në det të hapur.

Incidenti ndodhi 51 milje detare në perëndim të qytetit portual Hodeidah, një zonë e njohur për rreziqet që paraqesin sulmet Huthi ndaj anijeve të lidhura me Izraelin apo aleatët e tij.

Saree theksoi se të gjitha anijet që operojnë me ose drejt porteve izraelite do të jenë objektiv legjitim, pavarësisht nga vendndodhja e tyre.

“Ne paralajmërojmë sërish kompanitë dhe vendet për pasojat e bashkëpunimit me entitetin sionist,” tha ai.

Sulmet e Huthëve janë pjesë e një fushate më të gjerë të rebelëve të mbështetur nga Irani, e cila ka për qëllim të ndërpresë qarkullimin tregtar drejt Izraelit përmes Detit të Kuq, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është i alarmuar për përshkallëzimin e rrezikut ndaj lundrimit civil në këtë zonë strategjike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Hakmarrje”, Huthët marrin përgjegjësinë për fundosjen e anijes greke në Detin e Kuq appeared first on Euronews Albania.

Ervis Martinaj – Leonard Duka, miqësi dhe pabesi

30 June 2025 at 15:50

Një miqësi 15-vjeçare u kthye në pabesinë më të madhe. Në betime të ndërsjellta për hakmarrje. Në një fushëbetejë ku nisën të eliminohen fillimisht “ushtarët”. E ku në ndonjë rast dikush u vra vetëm pse luajti “blofin”, që ironikisht nuk u kuptua as nga ai që konsiderohej si “mbret” i kumarit. Pasi mësoi se përhapja […]

The post Ervis Martinaj – Leonard Duka, miqësi dhe pabesi appeared first on BoldNews.al.

Irani përgatitet për hakmarrjen? Gati të blejë superavionin nga Kina

28 June 2025 at 14:50

Irani, duket se pas armëpushimit as nuk e ka ndërmend të lërë garën e armatimit. Mediat botëore theksojnë se qeveria e Iranit është në prag të një prej marrëveshjeve më të mëdha të armëve në historinë e tij!

Teherani po shqyrton blerjen e mbi 40 avionëve luftarakë kinezë J-10C Stealth. Qeveria e Iranit mendon se kjo blerje mund të zbusë sadopak superioritetn që ka IDF izralite në qiej, duke marrë nën kontroll hapësirën ajrore të Iranit.

Irani do blejë avione te brezit V ne konfiguracion “stealth”, të cilat konsiderohen superiore jo vetëm ndaj Rafael francez apo F 15 të modifikuar izraelite, por thuajse po aq moderne sa F. 22 amerikan dhe vetëm pak më moderne sesa F35 e modifikuar izraelite.

Ndërkaq, sot, një lumë njerëzish, të veshur me të zeza, që brohorisnin slogane, valëvitnin flamuj iranianë dhe tregonin portrete të viktimave. Këto janë imazhet e funeraleve që po zhvillohen në Teheran, të transmetuara nga televizioni shtetëror iranian dhe të rilançuara nga disa rrjete ndërkombëtare. “Vdekje Izraelit”, “vdekje Amerikës”, “vdekje Trumpit” janë disa nga sloganet e brohoritura përgjatë procesionit, sipas Sky Neës dhe CNN. Pati gjithashtu demonstrime besnikërie ndaj Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke brohoritur: “O Udhëheqës fisnik, ne jemi gati!”.

The post Irani përgatitet për hakmarrjen? Gati të blejë superavionin nga Kina appeared first on Sot News | Lajme.

Irani as nuk e ka ndërmend të ndalojë/ Zyrtari iranian: “Do të vazhdojmë hakmarrjen në…”

23 June 2025 at 21:20

Një zyrtar i lartë iranian, duke folur për Reuters (rezervon të tregojë emrin), deklaroi se “do të vazhdojmë hakmarrjen në përgjigje të sulmeve të SHBA-së.

“Irani ka racionalitetin e nevojshëm për të filluar diplomacinë pas ndëshkimit të agresorit. Nëse kërkojnë negociata, sulmet izraelite dhe amerikane duhet të ndalen” – shtoi më tej zyrtari iranian.

Nuk dihet ende nëse do të ketë sulme të tjera iraniane ndaj bazave amerikane që ndodhen në Lindjen e Mesme, ndërsa Trump ka mbledhur të gjithë drejtuesit e lartë të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.

The post Irani as nuk e ka ndërmend të ndalojë/ Zyrtari iranian: “Do të vazhdojmë hakmarrjen në…” appeared first on Sot News | Lajme.

Hakmarrje tani, më vonë ose kurrë: Cilat mund të jenë lëvizjet e Iranit pas sulmit nga SHBA?

22 June 2025 at 22:51

Me fjalë, Irani është përgjigjur ashpër ndaj sulmeve ajrore të SHBA-ve ndaj tre prej objekteve të saj bërthamore duke premtuar për “pasoja të pafundme”. Por në raste të tilla rëndësi kanë veprat dhe tashmë kanë nisur diskutimet e nxehta brenda elitës politike të Iranit, se cila do të jetë kundërpërgjigja e tyre. A do ta […]

The post Hakmarrje tani, më vonë ose kurrë: Cilat mund të jenë lëvizjet e Iranit pas sulmit nga SHBA? appeared first on BoldNews.al.

“Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt

22 June 2025 at 21:14

Lufta për territor, influencë e pushtet, orienton krimin drejt përdorimit të armëve. Shpesh përdor intrigat për të dominuar qytetin dhe për të pasur linja të sigurta, duke eliminuar kundërshtarët. Në ndonjë rast zgjedh si mashë një tjetër grup të etur për hakmarrje, që të nxjerrë nga skena ata që konsideron rivalë dhe terreni t’i mbetet […]

The post “Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt appeared first on BoldNews.al.

Hakmerret Irani, sulmon disa qytete të Izraelit

By: Ardit
22 June 2025 at 09:20

Ndërtesa të shumta janë dëmtuar rëndë në Tel Aviv pasi janë goditur nga një raketë iraniane, kanë deklaruar shërbimet e emergjencës. Ky ishte sulmi i parë i Iranit ndaj Izraelit pasi Shtetet e Bashkuara goditën bazat bërthamore iraniane, shkruan A2 CNN. “Kjo është një zonë e prekur rëndë. Disa ndërtesa banimi dykatëshe janë dëmtuar rëndë, […]

The post Hakmerret Irani, sulmon disa qytete të Izraelit appeared first on BoldNews.al.

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit

13 June 2025 at 22:55

Nuk i ka shpëtuar vëmendjes së shumë analistëve fakti që një nga veprimet e menjëhershme të Iranit pas sulmit izraelit nuk ka pasur një dimension politik, diplomatik apo ushtarak, por ka qenë një akt thjesht simbolik. Mbi kupolën e xhamisë së Jamkaran-it, një nga vendet e shenjta më të rëndësishme atje, është ngritur i ashtuquajturi […]

The post Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit appeared first on BoldNews.al.

5 skenarët e hakmarrjes së Iranit: Nga një sulm i drejtpërdrejtë në Tel Aviv deri te sulmet mbi fushat e naftës

By: Mirgen
13 June 2025 at 20:10

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë Izraelin. Iranianët dërguan rreth njëqind dronë drejt Izraelit, por ushtria izraelite njoftoi se i kishte rrëzuar të gjithë. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se një konflikt me Iranin do të ishte kaotik dhe mund ta fuste të gjithë rajonin në luftë, por Izraeli […]

The post 5 skenarët e hakmarrjes së Iranit: Nga një sulm i drejtpërdrejtë në Tel Aviv deri te sulmet mbi fushat e naftës appeared first on BoldNews.al.

Hakmarrja e Iranit afër? Izraelitët ‘zbrazin’ supermarketet!

13 June 2025 at 09:22

Në Jerusalem, raftet e supermarketeve po shterohen me shpejtësi nga njerëzit që po furnizohen me ushqim dhe ujë, raporton BBC.

Pjesa më e madhe e vendit u zgjua rreth orës 03:00 këtë mëngjes me një lështim të shkurtër sirenash dhe një alarm telefonik që paralajmëronte për një “kërcënim të rëndësishëm” – me njerëzit që u udhëzuan të qëndronin afër një strehe.

Shërbimet e emergjencës së Izraelit thonë se po mobilizojnë shërbimet e gjakut në të gjithë vendin, ndërsa disa spitale thonë se po lirojnë pacientët që janë mjaftueshëm mirë për të shkuar në shtëpi.

Në Bregun Perëndimor, një bllokim është vendosur në të gjitha qytetet palestineze deri në njoftim të mëtejshëm.

E gjithë kjo me paralajmërimin e ushtrisë izraelite se 100 dronë iranianë janë në rrugën e tyre drejt Izraelit.

The post Hakmarrja e Iranit afër? Izraelitët ‘zbrazin’ supermarketet! appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmet me dron/ SHBA-të presin një përgjigje masive nga Rusia, në pritje të hakmarrjes së Putinit

8 June 2025 at 19:50

Koha e një përgjigjeje të plotë ruse është e paqartë, me një burim që thotë se pritet brenda ditësh, ndërsa një tjetër tha se hakmarrja ka të ngjarë të përfshijë një kombinim të sulmeve masive me raketa dhe dronë.

Shtetet e Bashkuara besojnë se kërcënimi i Presidentit rus Vladimir Putin për hakmarrje ndaj Ukrainës për sulmin me dron të fundjavës së kaluar ende nuk është materializuar dhe presin që ai të jetë një sulm i rëndësishëm dhe shumëplanësh, thanë zyrtarët amerikanë për Reuters.

Zyrtarët nuk thanë se cilat objektiva besonte komuniteti i inteligjencës amerikane se do të synonte Rusia, por njëri tha se sulmi i Moskës do të ishte “asimetrik”, që do të thotë se nuk do të synonte vetëm një objektiv, gjë që do të përputhej me sulmin e Ukrainës ndaj avionëve luftarakë rusë.

Rusia nisi një breshëri zjarri intensive ndaj Kievit të premten, pas së cilës Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se sulmi ndaj objektivave ushtarake dhe atyre të lidhura me ushtrinë ishte në përgjigje të asaj që e quajti “akte terrorizmi” ukrainase kundër Rusisë, por zyrtarët amerikanë thonë se përgjigjja e vërtetë ruse ende nuk ka ardhur.

Një tjetër diplomat i lartë perëndimor parashikoi një sulm të mëtejshëm shkatërrues nga Moska dhe tha se do të ishte “i madh, i egër dhe i pamëshirshëm”.

Michael Koffman, një ekspert për Rusinë në Carnegie Endowment for International Peace, tha se pret që Moska të përpiqet të ndëshkojë agjencinë e sigurisë së brendshme të Ukrainës, SBU-në, për rolin e saj në sulmin e fundjavës së kaluar.

Presidenti rus Vladimir Putin i tha Presidentit të SHBA-së Donald Trump në një bisedë telefonike se Moska do të duhej t’i përgjigjej sulmit, tha Trump në atë kohë, duke shtuar se “nuk do të jetë i këndshëm”.

The post Sulmet me dron/ SHBA-të presin një përgjigje masive nga Rusia, në pritje të hakmarrjes së Putinit appeared first on Sot News | Lajme.

Paralajmëron Rusia: Po përgatitemi për hakmarrje, do t’i përgjigjemi Ukrainës

5 June 2025 at 16:11

Rusia do t’i përgjigjet operacionit të guximshëm me dron të Ukrainës “si dhe kur” ta shohë të arsyeshme, ka paralajmëruar Kremlini, kjo duket se konfirmon raportet se Vladimir Putin i kishte thënë Donald Trump se Moska ishte e detyruar të hakmerrej .

Ukraina është duke u përgatitur për hakmarrje pasi shërbimi i saj i sigurisë SBU kreu një sulm të papritur me dron gjatë fundjavës, duke synuar katër baza ajrore dhe duke dëmtuar deri në 20 avionë luftarakë rusë thellë brenda vendit, sipas zyrtarëve amerikanë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i pyetur të enjten se cila do të ishte përgjigja e Moskës, tha: “Si dhe kur ushtria jonë e konsideron të përshtatshme.”

Trump tha se Putin i kishte thënë “fortësisht” se Rusia do t’u përgjigjej sulmeve të fundit në aeroportet e saj, gjatë një telefonate të paparalajmëruar të mërkurën.

Ambasada amerikane në Ukrainë paralajmëroi për një rrezik të vazhdueshëm të “sulmeve ajrore të rëndësishme” dhe i këshilloi qytetarët e saj të tregojnë kujdes.

Disa orë pasi Trump dhe Putin folën, Rusia lëshoi ​​një seri raketash dhe dronësh nëpër Ukrainë gjatë natës. Të paktën pesë persona, përfshirë një djalë njëvjeçar, nënën dhe gjyshen e tij, u vranë kur një dron goditi një ndërtesë banimi në qytetin verior ukrainas të Pryluky.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Paralajmëron Rusia: Po përgatitemi për hakmarrje, do t’i përgjigjemi Ukrainës appeared first on Euronews Albania.

Pajtuesi i gjaqeve flet për gjakmarrjen mes fisit Kaza dhe Gjini: Fajin e ka shteti

By: Oldi
1 June 2025 at 22:01

Pajtuesi i gjaqeve, Gjin Marku foli në lidhje me sagën e gjakmarrjes mes fisit Kaza dhe Gjini, ku viktima më e fundit ishte 57-vjeçari Pjeter Kaza, i cili u vra këtë të dielë në Tale të Lezhës. Marku, ia faturoi situatën shtetit dhe politikanëve, duke i akuzuar se e kanë mbajtur vendin në një tranzicion […]

The post Pajtuesi i gjaqeve flet për gjakmarrjen mes fisit Kaza dhe Gjini: Fajin e ka shteti appeared first on BoldNews.al.

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj

5 May 2025 at 20:34

Nga Armand Shkullaku Në ditët e fundit të fushatës, Edi Rama po shpërfaq një të papërmabjtur mllef ndaj kujdo që vë në pikëpyetje rezultatet e sondazheve që e nxjerrin atë dhe Partinë Socialiste fitues. Ky shkulm kundër komentuesve dhe gazetarëve, të lirë për t’i analizuar sipas këndvështrimit të tyre shifrat elektorale, ndonëse i palejueshëm, mund […]

The post A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj appeared first on BoldNews.al.

Bajrat dhe Licët, hakmarrje që fshihet, por vrasjet nuk ndalen

2 March 2025 at 21:06

Një shpërthim në lagjen Partizani në Shkodër, më 13 janar të vitit 2018, ishte pikënisja e një sage kriminale mes dy fiseve, që vijon të shkaktojë viktima edhe sot. Shënjestra ishte Lulzim Kulla, i konsideruar si një prej të fortëve të Shkodrës, njëkohësisht edhe si lidhje e familjes Lici, pasi është dhëndër i tyre. Ditët […]

The post Bajrat dhe Licët, hakmarrje që fshihet, por vrasjet nuk ndalen appeared first on BoldNews.al.

“Oj bijë m’u errën sytë!”- Motra e viktimës rrëfen çfarë i tha i ati pas krimit! Brunilda: Asimi ishte i shtrirë pa jetë në krevatin që flinte babai! U pendua, mori peshqir për…

6 February 2025 at 13:00
Brunilda Gjoni, e cila konsiderohet si një mollë sherri për vrasjen e vëllait të saj Asim Gjoni nga babai i tyre Hekuran Gjoni, është shprehur se nuk është fajtore për krimin e ndodhur në familjen e tyre tek Kodra e Priftit mbrëmjen e 1 Shkurtit. Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Brunilda është shprehur

Itali/ Shqiptari hakmerret ndaj ish-partneres, tenton ta vrasë duke e përplasur me makinë

By: Oldi
24 January 2025 at 15:54

Një 32-vjeçar shqiptar nuk e ka ‘kapërdirë’ dot ndarjen nga ish-partnerja e tij, duke e ndjekur marrëzisht nëpër rrugë me makinë, në një ‘garë vdekjeje’ që për pak sa nuk i ka kushtuar jetën vajzës së re. Karabinierët e Njësisë Operacionale në Massafra njoftuan sot (24 Janar) se e kanë arrestuar orët e vona të […]

The post Itali/ Shqiptari hakmerret ndaj ish-partneres, tenton ta vrasë duke e përplasur me makinë appeared first on BoldNews.al.

Publikohen pamjet e sulmit të dhunshëm ndaj Adriatik Roshit, hetimet zbardhin detaje të reja (Video)

7 January 2025 at 22:28

Dy ditë pas sulmit të dhunshëm ndaj 48-vjeçarit Adriatik Roshi, janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në berberhanën ku ndodhi ngjarja. Pamjet tregojnë momentin kur katër persona të maskuar futen me shpejtësi në një berberhanë në rrugën “29 Nëntori” dhe e dhunojnë brutalisht Roshin, ndërsa dy të tjerë qëndrojnë jashtë duke monitoruar situatën.

Të armatosur me armë zjarri, sëpatë dhe shkopinj, autorët kërkojnë shënjestrën e tyre brenda lokalit, e tërheqin jashtë dhe e godasin pa mëshirë. Ngjarja, e ndodhur më 5 janar, ka çuar në arrestimin e dy personave, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit dhe të kërkuarit
Policia ka vënë në pranga 24-vjeçarin Gani Koçeku dhe 31-vjeçarin Ledio Tusha. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Luçiano Koçeku, i njohur si Tur Koçeku, Gëzim Koçeku, Ronald Koçeku dhe Dino (Abedin) Koçeku. Dyshohet se sulmi ndaj Roshit ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa ai është goditur me sende të forta.

Provat dhe hetimet
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një pistoletë me leje në banesën e Ledio Tushës, një armë gjahu në banesën e Dino Koçekut, dy automjete të përdorura në ngjarje dhe veshje të cilat dyshohet se ishin përdorur nga autorët. Aktualisht, Adriatik Roshi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa materialet për këtë rast i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Pista e hakmarrjes
Hetuesit po shqyrtojnë pistën e një hakmarrjeje të mundshme, pasi ngjarja mund të lidhet me një sherr të ndodhur më 24 gusht 2024 në Palasë, ku Luçiano Koçeku ishte plagosur rëndë në një lokal nate. Megjithatë, ende nuk ka prova që Adriatik Roshi të ketë qenë pjesë e ngjarjes në Palasë.

Hetimet për këtë incident të rëndë vazhdojnë, ndërsa policia është e angazhuar për të kapur të dyshuarit që ndodhen ende në arrati.

The post Publikohen pamjet e sulmit të dhunshëm ndaj Adriatik Roshit, hetimet zbardhin detaje të reja (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmi me raketa balistike në Izrael, Netanyahu kërcënon Iranin: Do të paguani një çmim të rëndë

2 January 2025 at 19:20

Izraeli është duke u përgatitur për një hakmarrje të mundshme ndaj Iranit pas sulmit me raketa balistike të martën, disa prej të cilave kaluan mbrojtjen izraelite.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka kërcënuar se Irani do të paguajë një çmim të rëndë dhe se Izraeli është i gatshëm të hakmerret.

Irani ka argumentuar se sulmi ishte një përgjigje ndaj dy atentateve të dyshuara nga Izraeli, që synuan liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në Bejrut, dhe liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran.

Megjithatë, aleatët e Izraelit kanë mbajtur një qëndrim më të heshtur këtë herë, ndërsa Izraeli ka shfaqur vendosmëri për të vepruar kundër çdo armiku të mundshëm, duke përfshirë ato në Liban, Gaza, Jemen dhe Siri. Qeveria e Netanyahu duket se është e gatshme të përballet me kërcënimet dhe të shkojë deri në fund, pa pasur frikë për ndihmën e ndërkombëtarëve.

Aktualisht, planifikuesit ushtarakë izraelitë po shqyrtojnë mundësinë e një sulmi ndaj Iranit, duke pasur parasysh të dhënat e inteligjencës amerikane dhe Mossad-it. Objektivat janë të shumta dhe mund të përfshijnë sulme ushtarake, goditje ekonomike dhe operacione kundër infrastrukturës bërthamore të Iranit.

Izraeli është duke shqyrtuar se si të reagojë në mënyrë sa më të fuqishme, ndërsa tensionet në rajon rriten dhe mund të shkaktojnë një përshkallëzim të mundshëm të konflikteve në Lindjen e Mesme.

The post Sulmi me raketa balistike në Izrael, Netanyahu kërcënon Iranin: Do të paguani një çmim të rëndë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌