Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Botërori i Klubeve në dimër? Ja katër shtetet që duan të organizojnë

30 June 2025 at 19:35

Nëse kandidatura e tyre pranohet, turneu do të zhvillohet në dimër, për të shmangur temperaturat ekstreme të verës. Katari argumenton se për shkak të distancave të shkurtra mes stadiumeve, do të ulet ndotja dhe lodhja nga udhëtimet.

Katari ka shprehur zyrtarisht interesin për të pritur Kupën e Botës për Klube në vitin 2029. Sipas raportimeve të “The Guardian”, përfaqësues të Katarit kanë zhvilluar bisedime me zyrtarë të FIFA-s gjatë turneut në SHBA.

Infrastruktura është gati pas Botërorit 2022, me nëntë stadiume moderne në dispozicion. Temperaturat e larta janë një shqetësim i përbashkët për disa kandidatë, përfshirë edhe SHBA-në.

Përveç Katarit, interes për organizimin kanë shfaqur Spanja me Marokun dhe gjithashtu Brazili. Vendimi final i FIFA-s pritet në muajt në vijim.

 

The post Botërori i Klubeve në dimër? Ja katër shtetet që duan të organizojnë appeared first on Sot News | Lajme.

Cili ishte roli i Katarit në armëpushimin Izrael–Iran dhe si u arrit marrëveshja

24 June 2025 at 15:19

Mes shpërthimeve të raketave dhe negociatave të fshehta, një armëpushim i shpallur nga SHBA-ja ka rikthyer shpresën për shmangien e një lufte gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme. Por bombardimet vazhdojnë, duke e bërë të paqartë nëse kemi të bëjmë me fundin e një konflikti apo me një pauzë të përkohshme.

Hakmarrje simbolike për efekt propagandistik

Pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane, Irani lëshoi 14 raketa drejt bazës amerikane Al Udeid në Katar, por sulmi nuk shkaktoi asnjë dëmtim. Forcat amerikane ishin larguar disa ditë më parë, ndërsa autoritetet në Doha ishin paralajmëruar në kohë, duke aktivizuar sistemet mbrojtëse. Sulmi shërbeu më shumë për propagandë të brendshme sesa si ndëshkim real. Teherani përfitoi për të deklaruar “Ata nuk do të na nënshtrojnë”, ndërsa Garda Revolucionare paralajmëroi se çdo cënim i sovranitetit iranian do të ndëshkohej.

Katari, ura diplomatike drejt Washingtonit

Në prapaskenë, Mohammed bin Al Thani, Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Katarit, shfrytëzoi marrëdhëniet e hershme me Iranin për të ndërmjetësuar.

Sipas La Repubblica, ai transmetoi një mesazh nga ajatollahët në Shtëpinë e Bardhë, duke bërë të ditur se Irani nuk synonte përshkallëzim të mëtejshëm. Donald Trump reagoi duke ndalur sulmet amerikane dhe duke ofruar rifillim negociatash mbi programin bërthamor iranian.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan telefonoi Benjamin Netanyahun, duke i thënë: “Dua një marrëveshje dhe nuk dua një luftë tjetër.”

Bombardimet nuk ndalojnë

E pse u njoftua arritja e armëpushimit, lufta në terren vazhdoi: avionë izraelitë bombarduan Teheranin dhe katër dronë iranianë u rrëzuan në afërsi të Lartësive të Golanit.

Kështu, Trump shpalli armëpushimin si një fitore diplomatike, duke thënë: “Kjo është një ditë e mrekullueshme për botën. Jam i bindur se armëpushimi do të zgjasë përgjithmonë.”

A do të ndalet Izraeli?

Nga ana tjetër, Netanyahu nuk ka dhënë asnjë koment, teksa sulmet izraelite po vijojnë me intensitet. Burime nga Tel Avivi thonë se Izraeli nuk mund ta përballojë për shumë gjatë këtë ofensivë, për shkak të konsumimit të pajisjeve dhe burimeve ajrore. Por zgjedhjet e Netanyahut janë të paparashikueshme.

Sipas analizës së La Repubblica, operacioni “Çekani i Mesnatës” i Pentagonit ka dëmtuar seriozisht objektet iraniane të pasurimit të uraniumit. Megjithatë, ka një dilemë. A është e gjitha kjo vetëm një ndalesë para një vale të re konflikti, apo fillimi i një zgjidhjeje afatgjatë?

The post Cili ishte roli i Katarit në armëpushimin Izrael–Iran dhe si u arrit marrëveshja appeared first on Sot News | Lajme.

Pas sulmeve me raketa nga Irani, këto kompani ajrore paralajmërojnë pezullime në fluturime

23 June 2025 at 22:58

Pas sulmit me raketa nga Irani ndaj një baze amerikane në Katar, kompanitë ajrore në rajon kanë filluar të ndryshojnë oraret e fluturimeve dhe të marrin masa sigurie.

Qatar Airways ka njoftuar një “pezullim të përkohshëm” të fluturimeve dhe thotë se do të rifillojë operacionet “kur hapësira ajrore të rihapet”.

Etihad Airways ka devijuar disa fluturime për sot dhe nesër për shkak të kufizimeve në hapësirën ajrore të rajonit. Kompania ka paralajmëruar për vonesa dhe ndërprerje të mundshme në ditët në vijim.

Air Arabia ka deklaruar se disa fluturime mund të pësojnë ndërprerje “për shkak të përshkallëzimit të situatës dhe mbylljes së hapësirës ajrore”.

Kuëait Airways ka pezulluar të gjitha nisjet nga vendi për pjesën e mbetur të ditës. Më vonë, Kuvajti ka rihapur hapësirën e tij ajrore.

Pakistan International Airlines ka anuluar fluturimet drejt Katarit, Bahreinit, Kuvajtit dhe Dubait.

EgyptAir ka pezulluar fluturimet për në dhe nga qytetet e Gjirit deri në stabilizimin e situatës në rajon.

Air India ka ndaluar të gjitha operacionet drejt Lindjes së Mesme, si dhe “nga dhe drejt brigjeve lindore të Amerikës së Veriut dhe Evropës, me efekt të menjëhershëm, deri në një njoftim të dytë”. Fluturimet në ardhje nga Amerika e Veriut po devijohen në aeroporte të tjera.

IndiGo njofton se operacionet e saj drejt dhe nga Dubai, Doha, Bahreini, Arabia Saudite, Abu Dhabi, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjeorgjia janë prekur ndjeshëm.

Kompanitë ajrore u bëjnë thirrje udhëtarëve që të kontrollojnë statusin e fluturimeve përpara nisjes dhe të jenë të përgatitur për ndryshime të papritura.

The post Pas sulmeve me raketa nga Irani, këto kompani ajrore paralajmërojnë pezullime në fluturime appeared first on Sot News | Lajme.

Sulmeve në Lindjen e Mesme i erdhi fundi? Trump falenderon Iranin pas sulmit mbi bazën amerikane në Kata

23 June 2025 at 22:21

Irani zyrtarisht i është përgjigjur shkatërrimit tonë të objekteve të tyre bërthamore me një përgjigje shumë të dobët, të cilën e prisnim, dhe e kemi kundërshtuar shumë në mënyrë efektive. Janë qëlluar 14 raketa – 13 u rrëzuan dhe 1 u “lirua”, sepse po shkonte në një drejtim jo kërcënues. Jam i kënaqur të raportoj se ASNJË amerikan nuk u lëndua dhe mezi u shkaktua ndonjë dëm. Më e rëndësishmja, ata i kanë nxjerrë të gjitha nga “sistemi” i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë më URREJTJE. Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftim të hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe askush të mos lëndohej. Ndoshta Irani tani mund të vazhdojë drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!

The post Sulmeve në Lindjen e Mesme i erdhi fundi? Trump falenderon Iranin pas sulmit mbi bazën amerikane në Kata appeared first on Sot News | Lajme.

Situata ‘e zjarrtë’ në Lindjen e Mesme/ Teologu shqiptarë në Iran: Populli kërkon hakmarrje! Iranianët po festojnë

23 June 2025 at 22:00

Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të jenë ‘të zjarrta’ me sulme mes Iranit dhe Izraelit. Së fundmi, Irani sulmoi bazat amerikane në Katar, si një përgjigje ndaj SHBA dhe jo një front i ri ‘lufte’ me Katarin.

Hoxhë Eni Kokamani, drejtpërdrejtë nga Irani tha se pak minuta më parë kishte një festë në një prej shesheve të Teheranit për sulmin që u krye ndaj bazës amerikane. Kokamani tha më tej se populli iranian kërkon hakmarrje ndaj kujtdo që ndërhyn në vendin e tyre.

“Për tre ditë për arsye sigurie interneti u bllokua. Qytetarët tani mund të shohin çdo gjë, në çdo vend të botës, por ka disa aplikacione të censuruar.

Për shkak të sanksioneve, ekonomia sidomos vitet e fundit ka rënë pak. Para 10 viteve kur kam ardhur unë, kam marrë vesh që një roje merrte 6000 dollarë rrogë, ndërsa gazetarë dhe punonjës të tjerë me siguri më shumë. Vitet e fundit kemi një inflacion, kanë rënë pagat dhe ka përfunduar në 300 dollarë.

Para disa minutash kishte një festë në një prej shesheve të Teheranit për sulmin që u krye ndaj bazës. Populli iranian kërkon hakmarrje për ndërhyrjet e vendeve të tjera në vendin e tyre, sepse janë patriotë. Sot sulmi i fundit u bë pranë kullës Pilat në qendër të Teheranit.dëgjohen zhurmat dhe shpërthimet.”

The post Situata ‘e zjarrtë’ në Lindjen e Mesme/ Teologu shqiptarë në Iran: Populli kërkon hakmarrje! Iranianët po festojnë appeared first on Sot News | Lajme.

Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit

By: M C
23 June 2025 at 23:36

Hapësira ajrore e Katarit është rihapur pasi u mbyll për shkak të sulmit me raketa të Iranit në një bazë ajrore amerikane, njoftoi autoriteti i aviacionit civil të vendit.

Pentagoni ka konfirmuar se baza amerikane ajrore Al Udeid në Katar është sulmuar nga raketa balistike me rreze të shkurtër dhe mesme, të nisura nga Irani.

Sulmi është kundërpërgjigje pas sulmeve ajrore amerikane kundër tri objekteve bërthamore të Iranit – Fordo, Natanz dhe Isfahan më 22 qershor.
Sulmet e SHBA-së në Iran pasuan sulmin e befasishëm të Izraelit ndaj qendrave bërthamore dhe ushtarake të Iranit më 13 qershor.

Shteti i Katarit e ka dënuar ashpër sulmin e Gardës Revolucionare të Iranit kundër bazës ajrore amerikane Al-Udeid, ndonëse autoritetet e këtij shteti kanë thënë se raketat janë rrëzuar dhe nuk ka raportime për viktima.

The post Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit appeared first on Albeu.com.

UASHINGTON – SHBA: Nuk janë raportuar viktima në Katar pas sulmit iranian me raketa

23 June 2025 at 20:31

UASHINGTON, 23 qershor /ATSH-DPA/- Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka konfirmuar se Irani ka lëshuar sot disa raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi në bazën ajrore al-Udeid, në Katar.

“Për momentin, nuk ka raportime për viktima amerikane”, tha Pentagoni në një deklaratë.

“Ne po e monitorojmë situatën nga afër”, sipas deklaratës.

Ministria e Mbrojtjes e Katarit deklaroi se mbrojtja ajrore kishte interceptuar sulmin me raketa që kishte në shënjestër Bazën Ajrore al-Udeid.

Një përfaqësues izraelit tha se Irani kishte lëshuar gjithsej 10 raketa në objektivat amerikane në Katar sot në mbrëmje.

Katari njoftoi mbylljen e hapësirës së tij ajrore përpara sulmeve iraniane.

Gjatë fundjavës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën tre centrale bërthamore kryesore në Iran – në mbështetje të Izraelit. //a.i/

 

 

The post UASHINGTON – SHBA: Nuk janë raportuar viktima në Katar pas sulmit iranian me raketa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ishin të përgatitur, zbulohet levizja sekrete/ SHBA ‘zbrazi’ bazën Al Udeid në Katar para sulmit iranian

23 June 2025 at 21:39

Një numër avionësh ushtarakë amerikanë janë larguar nga Baza Ajrore Al Udeid në Katar javën e kaluar, vetëm pak ditë para se Irani të ndërmerrte një sulm me raketa ndaj kësaj baze, në përgjigje të bombardimeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Sipas një imazhi satelitor të datës 19 qershor, të siguruar nga CNN, avionët u zhvendosën në mënyrë të koordinuar, si pjesë e masave të mbrojtjes së ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme, në kushtet e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet Iranit dhe Izraelit. Dy zyrtarë të mbrojtjes konfirmuan se lëvizjet ishin të qëllimshme për të mbrojtur asetet dhe personelin amerikan nga ndonjë sulm i mundshëm.

Paralelisht, edhe të gjitha anijet luftarake të Marinës Amerikane të vendosura në Bahrein janë larguar nga baza detare “Naval Support Activity Bahrain”. Destinacioni i tyre nuk është bërë publik.

Sot, Irani lëshoi disa raketa në drejtim të bazës Al Udeid, por autoritetet në Katar deklaruan se të gjitha u kapën dhe neutralizuan me sukses nga sistemet mbrojtëse ajrore, duke shmangur çdo dëmtim apo viktimë. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vijon thirrjet për vetëpërmbajtje.

The post Ishin të përgatitur, zbulohet levizja sekrete/ SHBA ‘zbrazi’ bazën Al Udeid në Katar para sulmit iranian appeared first on Sot News | Lajme.

Irani as nuk e ka ndërmend të ndalojë/ Zyrtari iranian: “Do të vazhdojmë hakmarrjen në…”

23 June 2025 at 21:20

Një zyrtar i lartë iranian, duke folur për Reuters (rezervon të tregojë emrin), deklaroi se “do të vazhdojmë hakmarrjen në përgjigje të sulmeve të SHBA-së.

“Irani ka racionalitetin e nevojshëm për të filluar diplomacinë pas ndëshkimit të agresorit. Nëse kërkojnë negociata, sulmet izraelite dhe amerikane duhet të ndalen” – shtoi më tej zyrtari iranian.

Nuk dihet ende nëse do të ketë sulme të tjera iraniane ndaj bazave amerikane që ndodhen në Lindjen e Mesme, ndërsa Trump ka mbledhur të gjithë drejtuesit e lartë të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.

The post Irani as nuk e ka ndërmend të ndalojë/ Zyrtari iranian: “Do të vazhdojmë hakmarrjen në…” appeared first on Sot News | Lajme.

“Kjo spirale kaosi duhet të marrë fund”/ Macron reagon pas sulmit të Iranit me raketa drejt bazës amerikane ne Katar

23 June 2025 at 21:06

Presidenti i Francës, Macron, ka shprehur solidaritet me Katarin pas sulmit iranian.

“U bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtjen maksimale, të ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e negociatave. Kjo spirale kaosi duhet të marrë fund”, shkroi Macron në një postim në rrjetet sociale.

Bisedimet bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit ishin planifikuar dy ditë para se Izraeli të fillonte të sulmonte objektivat iraniane në fillim të këtij muaji. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, u takua me homologët e tij francezë, gjermanë dhe britanikë një ditë para se SHBA-të të bombardonin objektet bërthamore të Iranit.

The post “Kjo spirale kaosi duhet të marrë fund”/ Macron reagon pas sulmit të Iranit me raketa drejt bazës amerikane ne Katar appeared first on Sot News | Lajme.

Arabia Saudite dënon sulmin e Iranit kundër bazës amerikane në Katar: Akt i papranueshëm!

By: armand
23 June 2025 at 20:56

Arabia Saudite dënoi me forcë sulmin me raketa balistike të Iranit ndaj një baze amerikane në Katar, duke e cilësuar atë si të papranueshëm dhe të pajustifikuar. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme Arabe theksoi se ky sulm është një shkelje e të drejtës ndërkombëtare nga ana e Iranit. “Mbretëria dënon fuqishëm sulmin e nisur […]

The post Arabia Saudite dënon sulmin e Iranit kundër bazës amerikane në Katar: Akt i papranueshëm! appeared first on BoldNews.al.

“Sulmi në Katar ishte simbolik”, ish-shefi i SHISH: Irani do të ruajë fytyrën e tij

By: Besnik
23 June 2025 at 21:29

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ish-shefi i Shërbimit Informativ Shqiptar, Visho Ajazi Lika foli në lidhje me sulmin e Iranit ndaj bazës ajrore amerikane në Katar.

Ai tha se sulmi ishte diçka simbolike nga Irani, në kuadër të përpjekjes për të qetësuar popullsinë atje, duke lënë të kuptohet se “edhe ne po përgjigjemi”, por që nuk ka asnjë krahasim me sulmin e SHBA-së.

Më tej, Ajazi Lika u shpreh se sulmi ishte i paralajmëruar dhe autoritetet e Katarit ishin informuar para lëshimit të raketave nga Irani.

“Ishte një përgjigje që pritej. Sot është diskutuar gjithë ditën në mediat kryesore dhe kuptohej që Irani do të bënte diçka, por do të bënte diçka simbolike, më shumë sesa një goditje ushtarake proporcionale me atë që i bënë SHBA-të. Në sulmin që ndodhi sot në Katar nuk u vra askush, nuk u plagos askush. Përveç kësaj, ata janë lajmëruar. Gjithsesi, unë personalisht nuk e prisja që Irani të bënte ndonjë goditje serioze, sepse nuk ka krahasim me SHBA-në nëse shkohet vërtet në luftë. Por është një fuqi e madhe rajonale dhe do të ruajë ‘fytyrën’ e vet. Është një regjim autoritar, kështu që do të qetësojë popullsinë e tij. Besoj se me kaq do ta mbyllë, nëse SHBA nuk e godet përsëri.”

Visho Ajazi Lika tregoi dhe një detaj tjetër, ku tha se edhe Irani ishte informuar nga SHBA-të para sulmit të madh ndaj objekteve bërthamore.

“Por unë lexova dhe diçka tjetër: edhe para se SHBA të godiste, ka pasur një komunikim me Iranin. Komunikimi ka qenë për rrezikun nga materialet bërthamore. Po të vini re, pas goditjeve, Organizata Botërore e Energjisë Atomike deklaroi se nuk ka pasur asnjë shenjë radioaktiviteti. Pra, janë goditur bazat dhe duket se është synuar të shkatërrohet vetëm infrastruktura për këtë material bërthamor, por jo vetë materiali në vetvete”, tha Visho Ajazi Lika.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Sulmi në Katar ishte simbolik”, ish-shefi i SHISH: Irani do të ruajë fytyrën e tij appeared first on Euronews Albania.

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

By: Besnik
23 June 2025 at 20:34

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët që ndodhen në vendet e Gjirit Persik.

Në njoftim, ata këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet dhe udhëzimet e autoriteteve vendase, si dhe për çdo nevojë apo informacion të kontaktojnë me numrat e kontaktit të ambasadave shqiptare në rajon.

Njoftimi i plotë i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore”.

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:

AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR

Email: [email protected]

Tel: +974 77180778

AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT

E-mail: [email protected]

Tel: +965 2524 0627

AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE

Email: [email protected]

Tel: +966501422449

AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Email: [email protected]

Tel: +971 50 980 7881

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik appeared first on Euronews Albania.

Irani sulmon bazat amerikane në Katar dhe Emiratet Arabe. Mbledhje urgjente në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë

By: redi
23 June 2025 at 20:00

Konflikti në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar këtë mbrëmje, pasi Irani ka goditur me gjashtë raketa bazën më të madhe amerikane në Lindjen e Mesme. Shteti i Katarit dënon ashpër sulmin nga Irani në Al-Udeid, ndonëse autoritetet e këtij shteti kanë thënë se raketat janë rrëzuar dhe nuk ka raportime për viktima. ”Ne e konsiderojmë këtë shkelje flagrante të sovranitetit të shtetit të Katarit…

Source

Irani: Sulmi kishte për qëllim SHBA-në jo Katarin

By: user 5
23 June 2025 at 20:46

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit thotë në një deklaratë se, ndërsa Irani “shkatërroi” bazën ajrore amerikane në Katar, sulmi në asnjë mënyrë “nuk paraqet ndonjë rrezik për Katarin ose popullin e tij”.

Më tej në deklaratë thuhet se Irani “mbetet i përkushtuar për të ruajtur dhe vazhduar marrëdhëniet e tij të ngrohta dhe historike” me Katarin.

Deklarata e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, e cituar nga media shtetërore e Iranit, thotë se numri i raketave të përdorura ishte i njëjtë me numrin e bombave që SHBA-të kishin përdorur në tre centrale bërthamore iraniane.

Pak çaste më parë, qeveria e Katari tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kishin kapur të gjitha raketat iraniane dhe se nga sulmi nuk ka pasur viktima.

The post Irani: Sulmi kishte për qëllim SHBA-në jo Katarin appeared first on Lapsi.al.

SHBA: Po monitorojmë kërcënimet ndaj bazës ajrore amerikane në Katar

By: user 5
23 June 2025 at 19:57

Një zyrtar i lartë amerikan ka deklaruar për BBC-në se Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Mbrojtjes janë në dijeni dhe po i monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj Bazës Ajrore Al Udeid në Katar.

Konfirmimi i tyre vjen ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se ka kërcënime ndaj Qendrës së Operacioneve Ajrore të Koalicionit të drejtuar nga SHBA-të në atë bazë ajrore, e cila ndodhet pak jashtë Dohas.

Katari mban Bazën Ajrore Al Udeid, baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme, e cila shërben si seli e përparme për Komandën Qendrore të SHBA-së dhe akomodon afërsisht 10,000 trupa.

Ndërkohë, Katari ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore dhe qytetarët amerikanë dhe britanikë janë këshilluar të mos lëvizin.

The post SHBA: Po monitorojmë kërcënimet ndaj bazës ajrore amerikane në Katar appeared first on Lapsi.al.

DOHA – Katari mbyll përkohësisht hapësirën ajrore ndërsa frika e hakmarrjes nga Irani rritet

23 June 2025 at 19:01

DOHA, 23 qershor /ATSH-DPA/- Katari ka mbyllur hapësirën e tij ajrore përkohësisht për të siguruar sigurinë e qytetarëve, banorëve dhe vizitorëve të tij, njoftoi sot Ministria e Jashtme në një deklaratë.

“Autoritetet njoftojnë pezullimin e përkohshëm të trafikut ajror në hapësirën ajrore të vendit. Kjo është pjesë e masave paraprake të marra bazuar në zhvillimet në rajon”, tha ministria.

Vendimi vjen mes shqetësimeve në rritje se interesat e SHBA-së në rajon mund të bëhen objektiva të hakmarrjes iraniane, pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane. Katari strehon Bazën Ajrore al-Udeid të ushtrisë amerikane.

Më herët, Ambasada Amerikane në Doha u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Katar të strehoheshin deri në njoftim të tjetër. //a.i/

 

 

The post DOHA – Katari mbyll përkohësisht hapësirën ajrore ndërsa frika e hakmarrjes nga Irani rritet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas sulmit në Katar, dëgjohen sirenat e alarmit edhe në Bahrein/ Mbyllet hapësira ajrore përkohësisht

23 June 2025 at 19:54

Pas Katarit, edhe në bahrein janë dëgjuar sirenat e alarmit. Nuk dihet ende kjo është bërë nga raketat iraniane që ishin nisur drejt Doha-s apo po sulmohet edhe një tjetër vend nga Irani.

Menjëherë pas kësaj, Bahreini thotë se ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore për shkak të frikës nga hakmarrja e Iranit ndaj sulmeve të SHBA-së.

Në Bahrein nuk ka një bazë fikse amerikane, por gjithsesi ekzistojnë misione të SHBA-së.

The post Pas sulmit në Katar, dëgjohen sirenat e alarmit edhe në Bahrein/ Mbyllet hapësira ajrore përkohësisht appeared first on Sot News | Lajme.

Pas Katar, rradhën e ka Irak? Agjencia Reuters: Është aktivizuar sistemi i mbrojtjes ajrore

23 June 2025 at 19:11

Sistemi i mbrojtjes ajrore është vënë në funksion në bazën ushtarake amerikane Ain al-Asad, në Irak. Lajmi raportohet nga agjencia Reuters, duke cituar burime ushtarake.

The post Pas Katar, rradhën e ka Irak? Agjencia Reuters: Është aktivizuar sistemi i mbrojtjes ajrore appeared first on Sot News | Lajme.

Irani konfirmon hakmarrjen/ Shtëpia e Bardhë ishte në dijeni: Po monitorojmë nga afër situatën

23 June 2025 at 19:05

Televizioni shtetëror iranian raportoi se Irani ka filluar një operacion kundër një baze amerikane në Katar. Zyrtarët amerikanë janë përgatitur për mundësinë që Irani të synojë objektet amerikane pas sulmeve të kësaj fundjave.

Një zyrtar i lartë amerikan i tha BBC-së se Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Mbrojtjes janë në dijeni dhe po i monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj Bazës Ajrore Al Udeid në Katar.

Konfirmimi i tyre vjen ndërsa raportojmë se ka “kërcënime të besueshme” ndaj Qendrës së Operacioneve Ajrore të Koalicionit të drejtuar nga SHBA-të në atë bazë ajrore, e cila ndodhet pak jashtë Dohas.

The post Irani konfirmon hakmarrjen/ Shtëpia e Bardhë ishte në dijeni: Po monitorojmë nga afër situatën appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌