Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

Balluku: 20 inxhinierë të rinj praktikë të paguar në Albpetrol, do të vlerësohen për punësim të përhershëm


TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije sot nisjen e fazës së dytë të projektit të ri për rekrutimin e inxhinierëve të rinj në Albpetrol.

Ky projekt synon të integrojë në trupat operative të ndërmarrjes djem dhe vajza të rinj, studentë në fushat e naftës, gazit dhe gjeologjisë.

“Viti 2024 shënoi fillimin e këtij projekti, ku një grup prej 20 djemsh dhe vajzash, të cilët iu bashkuan Albpetrol vetëm një vit më parë, tashmë janë pjesë e përhershme e stafit tonë”, tha Balluku.

Në fazën aktuale u testuan 45 kandidatë të rinj, nga një total prej 95 aplikimesh, të cilët shprehen dëshirën për t’u bërë pjesë e Albpetrol në vitet 2025 dhe 2026, nëpërmjet një viti prove, një praktikë e paguar dhe shumë e suksesshme.

Ministrja theksoi se “nga ky grup, 20 prej tyre do të fillojnë praktikën e paguar në Albpetrol dhe më pas do të vlerësohen për një punësim të përhershëm. Të tjerët, rreth 35 inxhinierë, do të angazhohen në institucione të tjera publike brenda sektorit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si specialistë në Drejtorinë e Naftës dhe Gazit apo institute teknike.”

Balluku shtoi se ndër vite, sektori është përballur me mungesë të inxhinierëve të rinj për shkak të emigrimit drejt vendeve të tjera, veçanërisht Kanada, por theksoi ajo, “tani vërejmë një dëshirë të madhe të të rinjve për të punuar pranë Albpetrol dhe në sektorin publik”.

Balluku foli për rritje të numrit të vajzave që zgjedhin këtë fushë teknike, e cila tradicionalisht ka qenë e dominuar nga meshkujt.

“Është shumë inkurajuese që në grupin e testimit ishin shumë vajza, që po kontribuojnë në një sektor specifik dhe të rëndësishëm si ai i naftës dhe gazit”, tha ajo.

Balluku u shpreh se po punohet për reformimin e kuadrit ligjor dhe operativ në naftë dhe gaz, duke përfituar qytetarët shqiptarë.

 

/j.p/

The post Balluku: 20 inxhinierë të rinj praktikë të paguar në Albpetrol, do të vlerësohen për punësim të përhershëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

By: Oldi
10 July 2025 at 22:33

Më 27 dhjetor 2017, kompania shtetërore “AlbControl” do të lidhte kontratën për “Rehabilitimi i Kullës së Kontigjencës” me kompaninë fituese “ALKO-IMPEX General Construction” shpk me vlerë 371 mijë euro. Lidhja e marrëveshjes vazhdoi më tej duke akorduar edhe një shtesë kontrate në 2018 me vlerë 4.7 milionë lekë. Nga dokumentet zyrtare rezulton se ky tender […]

The post “Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë appeared first on BoldNews.al.

Lista e arbitrazheve/ Qeveria ka 180 mln euro detyrime për të paguar për gjyqet e humbura

10 July 2025 at 14:43

Qeveria shqiptare përballet me një faturë prej gati 180 milionë eurosh nga çështjet e humbura dhe ato në proces në arbitrazh ndërkombëtar, me biznese të ndryshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për fundin e vitit 2024. Kjo shumë përfshin si detyrimet e mbetura për pagesë, ashtu edhe detyrimet kontigjente, të cilat mund të […]

The post Lista e arbitrazheve/ Qeveria ka 180 mln euro detyrime për të paguar për gjyqet e humbura appeared first on BoldNews.al.

Derdh masivisht naftë në lumin Vjosë/ Albpetrol: Fajin e ka vapa dhe mbetjet e kaluara!

30 June 2025 at 17:28

Një skandal mjedisor ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Vjosës, ku në lumin e fundit të egër të Evropës është derdhur një sasi e konsiderueshme nafte, nga kompania shtetërore Albpetrol, ku gjenden rreth 150 puse aktive. Në media u denoncuan pamjet të cilat tregonin derdhjen e naftës bruto nga “Përroi i Madh” në afërsi të […]

The post Derdh masivisht naftë në lumin Vjosë/ Albpetrol: Fajin e ka vapa dhe mbetjet e kaluara! appeared first on BoldNews.al.

Ndotja mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës, reagon Albpetrol

By: user 11
28 June 2025 at 18:25

Kompania Albpetrol sh.a ka dalë me një reagim pas skandalit lidhur me ndotjen mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës. Sipas deklaratës së kompanisë vendburimi i Gorisht-Koculit është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë.

Më tej shtohet se në këtë zonë për 6 dekada janë prodhuar mbetje të shumta. Kompania thekson se në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotes prej shumë kohësh po sipas tyre kjo njollë aktiziohet nga temperatuar e larta.

Albpetrol shton se po vijon me një plan masash për të pastruar zonat e ndotura, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit te mjedisit, sidomos ne mbrojtje të Lumit Vjose.

“Kompania Albpetrol sh.a, në zbatim të detyrave të saj funksionale, gjatë viteve te fundit ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në krye të listës së prioriteteve, si rrjedhoje e strategjive kombetare dhe vendimeve te qeverise Shqiptare, ne mbrojtje te pasurive natyrore kombetare. Në mënyrë të veçantë ky orientim është bërë i domosdoshëm, nisur nga një situatë e rënduar, e trasheguar nga shfrytëzimi per dekada me radhë, i zonave naftëmbajtëse.

Vendburimi i Gorisht-Koculit, i publikuar ditët e fundit në media, është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Gjatë aktivitetit kesaj zone, për 6 dekada me radhë, ky vendburim ka prodhuar mbetje te shumta, të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike, te cilat ne zbatojme rigorizisht sot per eleminimin e tyre.

Kompania Albpetrol është e angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse, sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër.

Aktualisht, në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotes prej shume kohesh. Operimet zbatojne protokollet teknike te nxjerres dhe evadimit ne perputhshmeri te manualeve dhe ne respekt te plote te mbrojtjes se mjedisit. Albpetrol po e zvogëlon çdo vit sasine e mbetjeve te trasheguara e kjo vërtetohet nga veprimet e ndërmarra zyrtarisht.

Fatqekeqisht kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjeter të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve, dhe ky është një fakt tjetër që mund të provohet lehtësisht edhe nga ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe raportimet e mediave.

Kompania Albpetrol do të vijojë me një plan masash të përcaktuar qartë, të pastrojë zonat e ndotura për dhjetëra vite me radhë, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit te mjedisit, sidomos ne mbrojtje te pasurise tone natyrore kombetare, Lumit Vjose,” thuhet në deklaratë.

Një grup ambientalistësh ndërkombëtarë kanë denoncuar me anë të pamjeve nga vendi i ngjarjes katastrofën natyrore që po ndodh në lumin Vjosë ku janë derdhur mbetje të naftës, uji është ndotur dhe kafshët e egra të zonës ndodhen në rrezik ekzistencial.

Konkretisht ambientalistët kanë publikuar pamje ku shihet gjendja alarmante me hidrokarburet e derdhura në lumë. Ata shprehen se nuk ka më ujë, është vetëm karburant dhe ka kafshë të ngordhura duke u përpjekur të notojnë. Gjithashtu ata ka ngritur shqetësimin edhe për mos reagimin nga ana e pushtetit për rastin alarmant.

The post Ndotja mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës, reagon Albpetrol appeared first on Lapsi.al.

Ndotja me naftë e lumit Vjosa, Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Kompania Albpetrol ka reaguar sot nëpërmjet një deklarate për mediet pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga CEO-ja i Riverwatch, Ulrich Eichelmann, i cili tregonte ndotjen e lumit Vjosa nga nafta.

Në reagim, Albpetrol shprehet se vendburimi i Gorisht-Koculit, nga ku është publikuar edhe videoja, është një vendburim 60-vjeçar, si pasojë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë.

Albpetrol nënvizon se është angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër.

“Kompania Albpetrol sh.a, në zbatim të detyrave të saj funksionale, gjatë viteve të fundit ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në krye të listës së prioriteteve, si rrjedhojë e strategjive kombëtare dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare, në mbrojtje të pasurive natyrore kombëtare. Në mënyrë të veçantë ky orientim është bërë i domosdoshëm, nisur nga një situatë e rënduar, e trashëguar nga shfrytëzimi për dekada me radhë, i zonave naftëmbajtëse.

“Vendburimi i Gorisht-Koculit, i publikuar ditët e fundit në media, është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Gjatë aktivitetit kësaj zone, për 6 dekada me radhë, ky vendburim ka prodhuar mbetje të shumta, të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike, të cilat ne i zbatojmë rigorizisht sot për eliminimin e tyre.

“Kompania Albpetrol është e angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse, sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër. Aktualisht, në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotës prej shumë kohësh. Operimet zbatojnë protokollet teknike të nxjerrjes dhe evadimit në përputhshmëri të manualeve dhe në respekt të plotë të mbrojtjes së mjedisit. Albpetrol po e zvogëlon çdo vit sasinë e mbetjeve të trashëguara e kjo vërtetohet nga veprimet e ndërmarra zyrtarisht”, njoftoi Albpetrol.

Sipas Albpetrol, kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjetër të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve.

“Fatkeqësisht kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjetër të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve, dhe ky është një fakt tjetër që mund të provohet lehtësisht edhe nga ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe raportimet e mediave.

Kompania Albpetrol do të vijojë me një plan masash të përcaktuar qartë, të pastrojë zonat e ndotura për dhjetëra vite me radhë, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit të mjedisit, sidomos në mbrojtje të pasurisë tonë natyrore kombëtare, Lumit Vjosë”, njoftoi Albpetrol.

Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë u shpall në vitin 2023, Park Kombëtar (Kategoria II e zonave të mbrojtura mjedisore), në bazë të së cilit, Lumit Vjosa-Aoös, nga burimi i tij deri te derdhja në det, duke përfshirë të gjitha degët, i ofrohet mbrojtje e plotë kombëtare dhe ndërkufitare.

/m.q//r.e/

The post Ndotja me naftë e lumit Vjosa, Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndotja mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës, reagon Albpetrol: Në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotës, kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta

By: M C
28 June 2025 at 17:56

Kompania Albpetrol sh.a ka dalë me një reagim pas publikimeve të ditëve të fundit në lidhje me ndotjen mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës. Sipas deklaratës së kompanisë vendburimi i Gorisht-Koculit është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë.

Më tej shtohet se në këtë zonë për 6 dekada janë prodhuar mbetje të shumta dhe se vitet e fundit janë marrë masat për eleminimin e tyre. Kompania thekson se në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotes prej shumë kohësh po sipas tyre kjo njollë aktiziohet nga temperatuar e larta.

Albpetrol shton se po vijon me një plan masash për të pastruar zonat e ndotura, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit te mjedisit, sidomos ne mbrojtje të Lumit Vjose.

“Kompania Albpetrol sh.a, në zbatim të detyrave të saj funksionale, gjatë viteve te fundit ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në krye të listës së prioriteteve, si rrjedhoje e strategjive kombetare dhe vendimeve te Qeverise Shqiptare, ne mbrojtje te pasurive natyrore kombetare. Në mënyrë të veçantë ky orientim është bërë i domosdoshëm, nisur nga një situatë e rënduar, e trasheguar nga shfrytëzimi per dekada me radhë, i zonave naftëmbajtëse.

Vendburimi i Gorisht-Koculit, i publikuar ditët e fundit në media, është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë. Gjatë aktivitetit kesaj zone, për 6 dekada me radhë, ky vendburim ka prodhuar mbetje te shumta, të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike, te cilat ne zbatojme rigorizisht sot per eleminimin e tyre.

Kompania Albpetrol është e angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse, sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër.

Aktualisht, në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotes prej shume kohesh. Operimet zbatojne protokollet teknike te nxjerres dhe evadimit ne perputhshmeri te manualeve dhe ne respekt te plote te mbrojtjes se mjedisit. Albpetrol po e zvogëlon çdo vit sasine e mbetjeve te trasheguara e kjo vërtetohet nga veprimet e ndërmarra zyrtarisht.

Fatqekeqisht kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjeter të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve, dhe ky është një fakt tjetër që mund të provohet lehtësisht edhe nga ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe raportimet e mediave.

Kompania Albpetrol do të vijojë me një plan masash të përcaktuar qartë, të pastrojë zonat e ndotura për dhjetëra vite me radhë, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit te mjedisit, sidomos ne mbrojtje te pasurise tone natyrore kombetare, Lumit Vjose,” thuhet në deklaratë.

Një grup ambientalistësh ndërkombëtarë kanë denoncuar me anë të pamjeve nga vendi i ngjarjes katastrofën natyrore që po ndodh në lumin Vjosë ku janë derdhur mbetje të naftës, uji është ndotur dhe kafshët e egra të zonës ndodhen në rrezik ekzistencial.

Konkretisht ambientalistët kanë publikuar pamje ku shihet gjendja alarmante me hidrokarburet e derdhura në lumë. Ata shprehen se nuk ka më ujë, është vetëm karburant dhe ka kafshë të ngordhura duke u përpjekur të notojnë. Gjithashtu ata ka ngritur shqetësimin edhe për mos reagimin nga ana e pushtetit për rastin alarmant.

The post Ndotja mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës, reagon Albpetrol: Në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotës, kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta appeared first on Albeu.com.

Cili ishte roli i Katarit në armëpushimin Izrael–Iran dhe si u arrit marrëveshja

24 June 2025 at 15:19

Mes shpërthimeve të raketave dhe negociatave të fshehta, një armëpushim i shpallur nga SHBA-ja ka rikthyer shpresën për shmangien e një lufte gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme. Por bombardimet vazhdojnë, duke e bërë të paqartë nëse kemi të bëjmë me fundin e një konflikti apo me një pauzë të përkohshme.

Hakmarrje simbolike për efekt propagandistik

Pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane, Irani lëshoi 14 raketa drejt bazës amerikane Al Udeid në Katar, por sulmi nuk shkaktoi asnjë dëmtim. Forcat amerikane ishin larguar disa ditë më parë, ndërsa autoritetet në Doha ishin paralajmëruar në kohë, duke aktivizuar sistemet mbrojtëse. Sulmi shërbeu më shumë për propagandë të brendshme sesa si ndëshkim real. Teherani përfitoi për të deklaruar “Ata nuk do të na nënshtrojnë”, ndërsa Garda Revolucionare paralajmëroi se çdo cënim i sovranitetit iranian do të ndëshkohej.

Katari, ura diplomatike drejt Washingtonit

Në prapaskenë, Mohammed bin Al Thani, Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Katarit, shfrytëzoi marrëdhëniet e hershme me Iranin për të ndërmjetësuar.

Sipas La Repubblica, ai transmetoi një mesazh nga ajatollahët në Shtëpinë e Bardhë, duke bërë të ditur se Irani nuk synonte përshkallëzim të mëtejshëm. Donald Trump reagoi duke ndalur sulmet amerikane dhe duke ofruar rifillim negociatash mbi programin bërthamor iranian.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan telefonoi Benjamin Netanyahun, duke i thënë: “Dua një marrëveshje dhe nuk dua një luftë tjetër.”

Bombardimet nuk ndalojnë

E pse u njoftua arritja e armëpushimit, lufta në terren vazhdoi: avionë izraelitë bombarduan Teheranin dhe katër dronë iranianë u rrëzuan në afërsi të Lartësive të Golanit.

Kështu, Trump shpalli armëpushimin si një fitore diplomatike, duke thënë: “Kjo është një ditë e mrekullueshme për botën. Jam i bindur se armëpushimi do të zgjasë përgjithmonë.”

A do të ndalet Izraeli?

Nga ana tjetër, Netanyahu nuk ka dhënë asnjë koment, teksa sulmet izraelite po vijojnë me intensitet. Burime nga Tel Avivi thonë se Izraeli nuk mund ta përballojë për shumë gjatë këtë ofensivë, për shkak të konsumimit të pajisjeve dhe burimeve ajrore. Por zgjedhjet e Netanyahut janë të paparashikueshme.

Sipas analizës së La Repubblica, operacioni “Çekani i Mesnatës” i Pentagonit ka dëmtuar seriozisht objektet iraniane të pasurimit të uraniumit. Megjithatë, ka një dilemë. A është e gjitha kjo vetëm një ndalesë para një vale të re konflikti, apo fillimi i një zgjidhjeje afatgjatë?

The post Cili ishte roli i Katarit në armëpushimin Izrael–Iran dhe si u arrit marrëveshja appeared first on Sot News | Lajme.

Hapet programi i punësimit për profesionistët e rinj në industrinë e naftës

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi sot hapjen e programit të punësimit për profesionistët e rinj për vitin 2025, një iniciativë e rëndësishme që synon të ofrojë mundësi punësimi për të diplomuarit e rinj në sektorin e naftës dhe gazit.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të punojnë pranë Albpetrol, kompanisë shtetërore që menaxhon qendrat e prodhimit të naftës në Fier, Kuçovë dhe Gorisht, tre prej zonave kryesore ku zhvillohet prodhimi i hidrokarbureve në vend.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se ky program është pjesë për të mbështetur punësimin e të rinjve dhe për të fuqizuar sektorin e energjetikës, i cili ka një rëndësi të madhe në ekonominë kombëtare.

Ajo u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për të fituar përvojë dhe për të kontribuar në zhvillimin e industrisë së naftës në Shqipëri.

Ky program përbën një hap të rëndësishëm drejt integrimit të të rinjve në tregun e punës dhe forcimit të një prej industrive kyçe të zhvillimit ekonomik të vendit, duke nxitur inovacionin dhe zhvillimin profesional në sektorin e naftës. /j.p/

The post Hapet programi i punësimit për profesionistët e rinj në industrinë e naftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit

By: Ardit
20 May 2025 at 22:48

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit mund të rrisin rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e zemrës. Duke qenë se kolesteroli i lartë nuk shfaq simptoma, ju mund ta vini veten në rrezik edhe pa e kuptuar. AgroWeb.org duke u mbështetur […]

The post Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit appeared first on BoldNews.al.

Tenderi i Albpetrol që flet mbi zhvatjen masive të naftës shqiptare: Pusi CA-58, Stream Oil, ARMO dhe babëzia ndaj pasurive nëntokësore

By: M C
6 May 2025 at 17:25

Një tender i fundit i Albpetrol për riparimin e një pusi nafte në zonën Cakran-Mollaj ka nxjerrë sërish në pah mënyrën skandaloze se si janë keqmenaxhuar dhe zhvatur prej dekadash pasuritë kombëtare të nëntokës në Shqipëri, shkruan skyweb.al.

Albpetrol shpalli tenderin për ndërhyrje në pusin CA-58, duke ofruar rreth 34.5 milionë lekë pa TVSH për riparimin e avarisë së rëndë të shkaktuar nga kompania koncensionare Stream Oil.

Pasi tenderi u shpall, kompania SuperStar-WB, në pronësi të Neshat dhe Bardhi Melit, paraqiti ankesë për probleme me dokumentacionin duke bërë që tenderi të anulohej. Bardhi Meli, ish-nëndrejtor i AKBN-së, është kapur më herët nga BIRN në konflikt të pastër interesi, duke bërë biznes me kompaninë Phoenix Petroleum ndërkohë që mbikëqyrte vetë aktivitetin e saj.

Sipas të dhënave të vetë Albpetrol, pusi CA-58 ishte funksional në momentin që iu dorëzua me kontratë koncensionare kompanisë Stream Oil.

Por në gusht të vitit 2014, Stream Oil e dorëzoi pasurinë me një defekt të rëndë në pus, bllokim i komunikimit midis shtresës dhe pusit për shkak të ngecjes së një pajisjeje (Packer) në thellësinë 2,458.8 metra.

Që prej asaj kohe, nga ky pus nuk ka dalë më asnjë litër nafte.

Stream Oil erdhi në Shqipëri në vitet 2007-2008, kur qeveria shqiptare shpalli koncensione për disa prej vendburimeve të vogla dhe të mesme të naftës. Shoqëria, e kontrolluar fillimisht nga biznesmenë kanadezë e amerikanë dhe më pas e regjistruar në parajsat fiskale, mori në administrim disa vendburime, përfshirë atë të Cakran-Mollaj.

Por shumë shpejt, përveç mungesës së investimeve serioze në teknologji dhe mirëmbajtje, Stream Oil akumuloi borxhe të mëdha ndaj shtetit shqiptar dhe ndaj furnitorëve vendas.

Në vitin 2014, kompania e braktisi aktivitetin në Shqipëri duke lënë pas pasuri të dëmtuara dhe detyrime të papaguara. Albpetrol, edhe pse në rolin e monitoruesit, nuk ndërmori asnjë masë në kohë për të parandaluar dëmet.

Edhe përpjekjet e mëvonshme për të riparuar pusin dështuan për shkak të kompleksitetit të dëmit dhe kushteve të vështira nëntokësore.

Aktualisht, për të nxjerrë pusin CA-58 sërish në shfrytëzim, kërkohet një ndërhyrje tepër e sofistikuar, që po i faturohet sërish taksapaguesve shqiptarë.

Sipas Albpetrol, nëse avaria do të riparohej me sukses, pusi mund të prodhonte rreth 8 tonë naftë në ditë, me një cilësi më të lartë për shkak të qëndrimit të gjatë në gjendje të palëvizur.

Si u zhvat dhe u shit për skrap pasuria ARMO-s: Nga duart e shtetit te biznesmenët e parqeve diellore

Historia e pusetit CA-58 është vetëm një pjesë e së njëjtës skemë zhvatjeje të pasurive të Shqipërisë. Një tjetër rast flagrant është ai i ish-uzinës së përpunimit të naftës, ARMO.

Pas privatizimeve të dështuara dhe kalimeve të njëpasnjëshme, ARMO përfundoi fillimisht në duart e investitorëve shqiptarë, më pas të kinezëve, dhe në fund u sekuestrua nga banka Credins për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve të kredisë.


Në vitin 2022, kompania Shijaku, pasi kishte përvetësuar asetet kryesore të ARMO-s, nisi çmontimin e uzinës dhe shitjen e saj për skrap. Pas çmontimit, Shijaku krijoi kompaninë GreeNNat, të cilës i transferoi tokën ku dikur ngrihej rafineria e Ballshit.

Në janar 2023, qeveria shqiptare miratoi ndërtimin e një parku fotovoltaik nga GreeNNat në ish-territorin e ARMO-s, pa asnjë procedurë gare dhe me të drejtën që kjo leje të transferohej tek një subjekt i tretë.

Pavarësisht që investimi nuk përfitonte nga mbështetje shtetërore, shteti vetë do të merrte vetëm 2% të energjisë së prodhuar.

Në vend që të ndërtonte vetë parkun, Shijaku vendosi të shiste GreeNNat bashkë me licencën për 1.95 milionë euro. Blerës ishin dy biznesmenët Marin Gjonaj dhe Agron Haxhiymeri, përmes kompanisë së re Infotelecom-Albsolar 3.

Sot, ndërkohë që panelet diellore vendosen mbi tokën e ARMO-s (Skyweb.al mëson se janë vendosur 75 Mega, priten edhe 25 Mega) , e zhvatur dhe abuzuar për vite nga politika dhe bizneset, pasuria kombëtare që dikur mbante ekonominë e vendit, është kthyer në një tjetër histori të trishtë të falimentimit të qëllimshëm dhe të shpërndarjes së pasurive në pak duar. /skyweb.al

The post Tenderi i Albpetrol që flet mbi zhvatjen masive të naftës shqiptare: Pusi CA-58, Stream Oil, ARMO dhe babëzia ndaj pasurive nëntokësore appeared first on Albeu.com.

Kandidatja e Tom Doshit në Fier ngre akuza: Më shkarkuan në mënyrë të paligjshme nga Albpetrol

24 April 2025 at 16:56

Një tjetër kandidate e Partisë Socialdemokrate në Fier ankohet se u shkarkua në mënyrë të paligjshme nga Albpetrol dhe në shkelje të së drejtës së saj për të kandiduar pasi shpalli kandidaturën. Pasi emri i saj u shpall në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialdemokrate në qarkun e Fierit, Limonera Bozha mori një […]

The post Kandidatja e Tom Doshit në Fier ngre akuza: Më shkarkuan në mënyrë të paligjshme nga Albpetrol appeared first on BoldNews.al.

Kandidatja e PSD në Fier ngre akuza për cenimin e së drejtës për t’u zgjedhur

24 April 2025 at 16:14

Pasi emri i saj u shpall në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialdemokrate në qarkun e Fierit, Limonera Bozha mori një telefonatë urimi nga eprorët e saj në Albpetrol, bashkë me kërkesën për të dhënë dorëheqjen. Bozha, një specialiste në kompaninë publike të naftës, Albpetrol, i tha BIRN se pasi kishte refuzuar që […]

The post Kandidatja e PSD në Fier ngre akuza për cenimin e së drejtës për t’u zgjedhur appeared first on Reporter.al.

Kandidoi për PS/ Shkarkohet nga detyra specialistja e Albpetrol

By: user 4
24 April 2025 at 16:53

Pasi emri i saj u shpall në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialdemokrate në qarkun e Fierit, Limonera Bozha mori një telefonatë urimi nga eprorët e saj në Albpetrol, bashkë me kërkesën për të dhënë dorëheqjen.

Bozha, një specialiste në kompaninë publike të naftës, Albpetrol, i tha BIRN se pasi kishte refuzuar që të jepte dorëheqjen, ishte shkarkuar nga detyra në datën 22 prill përmes një vendimi, të cilin ajo e kundërshton si të kundraligjshëm dhe që cënon të drejtën e saj për t’u zgjedhur. Bozha ka bërë gjithashtu ankim pranë Komisionerit për Mbrojtjen e nga Diskriminimi në lidhje me vendimin e shkarkimit.

Kushtetuta e Shqipërisë i njeh çdo shtetasi mbi 18 vjeç të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, ndërkohë që Kodi Zgjedhur e kufizon të drejtën për të kandiduar me heqjen dorë nga pozicionet e larta publike, ku nuk përfshihen nëpunësit e ulët dhe të mesëm të administratës.

Bozha i tha BIRN se kishte kërkuar lejen vjetore pasi kishte refuzuar që të jepte dorëheqjen, por u përball me një komision disiplinor për mungesat në punë, të cilat ajo pretendon se lidhen me problemet shëndetësore dhe se i justifikon me raportin përkatës mjekësor.

“Kërkova disa herë përgjigje me email për lejen vjetore, por në vend të saj më vjen një shkresë që më kërkon të paraqitem në komisioni disiplinor. Mungesat e mia në punë nuk korrespondojnë me ato që drejtoria ka dorëzuar në Komision, ndërsa më pas kam munguar për arsye shëndetësore të vërtetuara në raport mjekësor,” pretendoi më tej Bozha.

Të pyetur për arsyet e shkarkimit të kandidates për deputete të PSD, Limonera Bozha, drejtori i Albpetrol, Eltar Deda dhe shefja e kabinetit, Albana Kulari refuzuan të komentonin, duke kërkuar që t’u drejtoheshim rrugëve zyrtare.

“ Ju lutem nuk mund të jap asnjë sqarim,” tha Deda, duke shtuar se dosjen përkatëse ia kishte dhënë avokatit të Znj. Bozha.

“Atëherë që të mos nxitohemi në pretendime të pabazuara në fakte, ju ftoj të na drejtoheni në rrugë zyrtare dhe patjetër që do te merrni të gjithë informacinonin e nevojshëm”, tha Kulari, e cila sipas Bozhës i kishte kërkuar dorëheqjen përmes telefonit.

Shkarkimi nga detyra i Bozhës është i disati në qarkun e Fierit, pas shpalljes së listave të kandidatëve për deputetë të partisë Socialdemokrate të Tom Doshit – një aleat i pashpallur i Partisë Socialiste me të cilin në këto zgjedhje është futur në një kurs përplasjeje.

Kandidatë të tjerë të PSD apo familjarë të tyre u kërcënuan me shkarkime nga puna pas shpalljes së listave./ Nga Valbona Davidhi për Reporter.al

The post Kandidoi për PS/ Shkarkohet nga detyra specialistja e Albpetrol appeared first on Lapsi.al.

Brad Pitt rikthehet në Netflix me rolin që i dha Oscar-in

By: gaze tare
2 April 2025 at 10:56

Brad Pitt do të rikthehet në rolin e Cliff Booth, personazhi për të cilin fitoi çmimin Oscar në filmin e Quentin Tarantino-s, Once Upon a Time in Hollywood. Ky projekt i ri do të jetë një spin-off i prodhuar nga Netflix, me regjisor David Fincher dhe skenar të shkruar nga vetë Tarantino.

Xhirimet pritet të fillojnë këtë verë, ndërsa titulli dhe detajet e tjera ende nuk janë zbuluar. Ky lajm ka ngjallur entuziazëm mes fansave të Pitt dhe të kinemasë, duke qenë se rikthimi i aktorit në këtë rol të dashur vjen pas suksesit të madh të filmit të vitit 2019.

The post Brad Pitt rikthehet në Netflix me rolin që i dha Oscar-in appeared first on iconstyle.al.

Shkarkoni Aplikacionin Mobil të IP Petrol dhe Përfitoni Ofertat Ekskluzive!

By: IP Petrol
1 April 2025 at 09:46

Aplikacioni mobil IP Petrol e bën jetën tuaj më të lehtë dhe plot avantazhe.

Tani, me vetëm disa klikime, ju mund të menaxhoni të gjitha shërbimet dhe përfitimet tuaja në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë. 📲🚗.

Aplikacioni i IP Petrol është dizajnuar që të jetë “user friendly” i thjeshtë për t’u përdorur nga të gjitha grup-moshat.

Njëkohësisht ka funksione shumë të përshtatshme dhe për qëllim kanë që ta lehtësojnë maksimalisht furnizimin me derivate të qytetarëve të Kosovës, dhe krejt kjo duke përfituar zbritje të madhe (apo duke kursyer).

Çfarë ju ofron aplikacioni IP Petrol?

-Zbritje në çdo litër – Përdoruesit e aplikacionit kanë zbritje ekskluzive në çdo litër për çdo furnizim.  

-Loja shpërblyese me Spin. Pasi që të keni arritur targetin e caktuar te blerjes se derivateve ju fitoni të drejtën për të luajur me Spin dhe për të fituar artikuj të ndryshëm nga marketet e IP Petrol.

-VetshërbimiFito zbritje EKSKLUSIVE përmes vetshërbimit, ku përmes aplikacionit do të keni mundësi të vetshërbeheni në të gjitha pikat shitëse të IP Petrol

-Përcjellja e transaksioneve në aplikacion – Klientët mund t’i përcjellin transaksionet që i kanë bërë, duke përfshirë specifikat me të dhënat si totali i litrave, shuma që keni shpenzuar, shuma që keni kursyer, pika e shitjes ku jeni furnizuar, loji i derivatit, etj. 

-Ofertatpërcjellni ofertat e fundit në lidhje me derivatet dhe produktet në market. 

-Gjetja e stacionit më të afërt – Me hartën e integruar në aplikacion, gjeni shpejt dhe lehtë stacionet më të afërta të karburantit IP Petrol kudo që ndodheni.

-Pagesa të shpejta dhe të sigurta – Me opsionin për të bërë pagesa të shpejta dhe të sigurta për shërbimet tona, ju mund të kurseni kohë dhe të shmangni pritjet.

-Njoftime të personalizuara – Merrni njoftime për ofertat e reja, promocionet dhe shërbimet e reja të IP Petrol, të gjitha drejtpërdrejt në telefonin tuaj.

Si të shkarkoni aplikacionin?

-Për iPhone: Shkarkoni aplikacionin nga App Store 

-Për Android: Shkarkoni aplikacionin nga Google Play 

Shkarkimi është falas dhe i thjeshtë për të gjithë përdoruesit!

IP Petrol – Për një përvojë më të lehtë, më të shpejtë dhe më të përfshirë në çdo hap të rrugës!

The post Shkarkoni Aplikacionin Mobil të IP Petrol dhe Përfitoni Ofertat Ekskluzive! appeared first on Telegrafi.

“Lubi Balluku ka pasion vetëm për të vjedhur”, Berisha: Balla, një kriminel i vërtetë

By: Ardit
3 March 2025 at 10:47

Pas daljes nga SPAK, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj zv.kryeministren Belinda Balluku, duke e cilësuar të pangopur dhe të papërmbajtur për të vjedhur. Berisha tha se Balluku në kohën kur ishte drejtoreshë e AlbControl, arredoi zyrën 220 mijë euro. “A nuk është krim zgjedhor të marrësh gjysmën e qeverisë dhe të shkosh për qëllime […]

The post “Lubi Balluku ka pasion vetëm për të vjedhur”, Berisha: Balla, një kriminel i vërtetë appeared first on BoldNews.al.

Përse e refuzoi rolin e “James Bond”? Rrëfehet për herë të parë Mel Gibson

By: gaze tare
17 February 2025 at 09:38

Mel Gibson ka zbuluar se në vitet ’80 iu ofrua roli i James Bond nga producenti Albert R. Broccoli. Në atë kohë, ai ishte 26 vjeç dhe vendosi ta refuzojë ofertën, duke u shqetësuar se mund të mbetej i lidhur vetëm me atë rol, ashtu siç ndodhi me Sean Connery.

Gjithashtu, Gibson tregoi se i ishte ofruar roli i Maximus në filmin “Gladiator” të Ridley Scott, por nuk mundi ta pranonte për shkak të angazhimeve me filmin “The Patriot”. Ai shprehu admirim për performancën e Russell Crowe në atë rol.

Këto zbulime u bënë gjatë një paneli në MegaCon 2025 në Orlando, Florida.

The post Përse e refuzoi rolin e “James Bond”? Rrëfehet për herë të parë Mel Gibson appeared first on iconstyle.al.

Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara për ryshfete përfituan 89 milionë euro nga Bashkia Tiranë

16 February 2025 at 17:01

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua të hënën me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për veprat penale korrupsion, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash. Sipas SPAK, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat […]

The post Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara për ryshfete përfituan 89 milionë euro nga Bashkia Tiranë appeared first on Reporter.al.

Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!

By: IP Petrol
6 February 2025 at 15:48

Dashuri që Lëviz Botën ❤ 🌍

Bashkohuni me IP Petrol për të përhapur dashuri dhe kujdes gjatë këtij muaji. Vizitoni pikat tona të furnizimit dhe bëhuni pjesë e kësaj nisme të veçantë.

Shkurti, muaji i dashnisë, është koha perfekte për të festuar ata që na bëjnë zemrën të rrahë më fort! IP Petrol ka menduar që këtë muaj të sjellë diçka të veçantë për ju dhe gjysmën tuaj më të mirë.

Gjatë gjithë muajit shkurt, të gjithë klientët tanë kanë mundësinë të marrin pjesë në një lojë shpërblyese, ku një çift fatlum do të shpërblehet me një dhuratë të paharrueshme!

 Si mund të merrni pjesë?

1.Like & Follow faqen tonë në Facebook dhe Instagram

2.Like këtë post dhe tag në koment personin me të cilin do ta ndash këtë udhëtim (Edhe ai/ajo duhet të ndjekë faqet tona!)

3.Bëni një furnizim minimal prej 20€ në IP Petrol gjatë muajit shkurt dhe ruani kuponin.

Çfarë mund të fitoni?

✅ Udhëtim në qytetin magjik të skijimit Bansko! ⛷🏔
✅ 3 netë dhe 4 ditë të mbushura me aventura!
✅ Mëngjesi dhe darka në hotel 🍽✨

Pse të zgjidhni IP Petrol?

Karburant me cilësi të lartë për një performancë optimale të makinës suaj

Shërbim profesional në çdo pikë furnizimi

Lojëra shpërblyese dhe oferta të vazhdueshme për klientët tanë të besuar.

Mos e humbisni mundësinë për të surprizuar partnerin tuaj dhe për të përjetuar një eksperiencë të paharrueshme me IP Petrol. Luani tani dhe ju mund të jeni çifti fatlum i këtij muaji.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen tonë në Facebook dhe Instagram ose kontaktoni në numrin tonë pa pagesë 080054321.

Kurse duke vozitur!

The post Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj! appeared first on Telegrafi.

❌
❌