Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Në pikun e vapës, Skerdi Drenova i UKT-së lë pa ujë të pijshëm banorët e Tiranës

By: Ela
21 August 2025 at 16:11

Në pikën e vapës, banorët e disa zonave në Tiranë kanë mbetur pa ujë të pijshëm dhe UKT e drejtuar nga Skerdi Drenova nuk tregon se kur mund të zgjidhet defekti. Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton se, për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa […]

The post Në pikun e vapës, Skerdi Drenova i UKT-së lë pa ujë të pijshëm banorët e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Pa ujë në Tiranë, UKT: Po riparohen defektet

By: redi
21 August 2025 at 17:38

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njoftoi këtë të enjte qytetarët se për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit: Kombinat Prush Sharrë Zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti: Rruga e Elbasanit…

Source

Defekte në rrjet, UKT jep njoftimin për qytetarët: Do të ketë ndërprerje të ujit

By: D Marku
21 August 2025 at 16:40

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton se, për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Sipas UKT-së zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit janë Kombinat, Prush, Sharrë.

Ndërsa zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti: Rruga e Elbasanit, “3 Vëllezërit Kondi”, Zona e Sanatoriumit, Kodra e Diellit, Liqeni i Thatë, Sauku i Ri dhe Sauku i Vjetër.

UKT njofton gjithashtu se punonjësit janë në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit normal me ujë.

The post Defekte në rrjet, UKT jep njoftimin për qytetarët: Do të ketë ndërprerje të ujit appeared first on Albeu.com.

Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi

By: Elva
21 August 2025 at 11:44

Qytetarët në Yzberisht, Tiranë, denoncojnë një situatë shqetësuese me një pusetë të ujërave të zeza përpara godinës së tyre. Ata thonë se sa herë ka shkarkime, uji i ndotur del në sipërfaqe duke sjellë erë të rëndë dhe rrezik për shëndetin publik. Sipas banorëve, pavarësisht ankesave të bëra pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), institucioni është […]

The post Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi

By: V K
21 August 2025 at 11:55

Qytetarët e zonës e Yzberishtit në Tiranë, kanë denoncuar një situatë shqetësuese me një pusetë të ujërave të zeza përpara godinës së tyre.

Ata thonë se sa herë ka shkarkime, uji i ndotur del në sipërfaqe duke sjellë erë të rëndë dhe rrezik për shëndetin publik.

Sipas banorëve, pavarësisht ankesave të bëra pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), institucioni është shprehur se pusetë nuk është në juridiksionin e tij, por konsiderohet pronë private e pallatit. Kjo ka lënë komunitetin në një situatë të vështirë, pasi nuk kanë mundësi financiare apo teknike për të menaxhuar vetë problemin.

“Përshëndetje JOQ! Dëshirojmë të ndajmë një shqetësim të madh që kemi si banorë të pallatit MI&GI në Yzberisht. Përpara pallatit ndodhet një pusete e ujërave të zeza e cila është bërë problem i vazhdueshëm për lagjen dhe banorët sa here ka shkarkime te ujrave te zeza. Ne jemi drejtuar te UKT, por ata na kanë thënë se kjo pusetë nuk është pjesë e përgjegjësive të tyre dhe se është pronë e pallatit. Nga ana tjetër, si banorë të një pallati të madh, nuk kemi as kapacitetin dhe as mundësinë që të menaxhojmë diçka të tillë, sidomos kur bëhet fjalë për kanalizime të ujërave të zeza që përbëjnë rrezik higjienik dhe shëndetësor për komunitetin. Ky problem kërkon zgjidhje urgjente, sepse situata jo vetëm që krijon era të padurueshme, por edhe përbën rrezik të madh për shëndetin publik, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit që banojnë në këtë zonë. Kërkojmë që institucionet përkatëse të marrin përgjegjësinë dhe të japin një zgjidhje konkrete, në vend që të na kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit“, shkruhet në mesazhin e banorëve të pallatit MI&GI, Yzberisht për JOQ Albania.

 

The post Banorët e Yzberishtit mes ujërave të zeza, kërkojnë ndërhyrje urgjente: UKT nuk mban përgjegjësi appeared first on Albeu.com.

Skerdi Drenova i UKT-së lë 3 muaj pa ujë banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë

15 August 2025 at 14:21

Banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë, përballen me një situatë alarmante që nga qershori i këtij viti, pasi janë pa ujë të pijshëm. Sipas tyre, çështja ka mbetur pa zgjidhje, pavarësisht se janë bërë dhjetëra ankesa dhe thirrje te Ujësjellësi i Tiranës (UKT) me drejtues Skerdi Drenova. Përgjigjja nga ana e UKT-së ka qenë […]

The post Skerdi Drenova i UKT-së lë 3 muaj pa ujë banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Letra: Drejtori i UKT, Skerdi Drenova vjedh miliona me sekseren e tij

By: Ardit
24 July 2025 at 11:34

Një punonjëse e Ujësjellësit në Tiranë i është drejtuar kryeministrit Edi Rama për të ndërhyrë përballë vjedhjeve dhe abuzimeve të mëdha nga drejtori i UKT´-së, Skerdi Drenova në bashkëpunim me sekseren e tij, Joana Nano. Në letrën e dërguar kryeministrit, të cilën e ka nisur edhe pranë Gijotina.com për ta botuar, ajo shprehet se nuk […]

The post Letra: Drejtori i UKT, Skerdi Drenova vjedh miliona me sekseren e tij appeared first on BoldNews.al.

Malli i blerë nga fshatari pa kupon/ Tatimet, gjoba deri në 2 mln lekë ndaj tregtarëve në Korçë

22 July 2025 at 13:15

Një grup kontrolli nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në tregun e shumicës në Korçë, duke vendosur gjoba “të majme” ndaj tregtarëve. Kjo për shkak se produktet bujqësore që ata kanë blerë nga fermerët e zonës e kanë patur pa kupon tatimor. Tregtarët ankohen për mediat se ndaj 5 tregtarëve […]

The post Malli i blerë nga fshatari pa kupon/ Tatimet, gjoba deri në 2 mln lekë ndaj tregtarëve në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Pse OSHEE nuk i kthen pergjigje KPA-së për kontratat e prokurorit Genci Mane?

14 July 2025 at 17:49

Përgjigjet e dërguara nga FSHU dhe UKT Fier lidhur me kontratat e lidhura nga prokurori Genci Mane për furnizimin me energji elektrike dhe ujë u gjetën të paplota nga përfaqësuesi i SPAK dhe Kolegji. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 14 korrik të ripërsërisë kërkesat drejtuar zyrave të Furnizuesit të Shërbimit […]

The post Pse OSHEE nuk i kthen pergjigje KPA-së për kontratat e prokurorit Genci Mane? appeared first on BoldNews.al.

Rama: Drejtori i UKT Tiranë kishte 30 këshilltarë në zyrë. A është Kacidhja i Veliajt?

By: Ardit
11 July 2025 at 10:46

Kryeministri Edi Rama, në një takim me kryebashkiakët në Durrës, ka përmendur problematikën e shpërndarjes së ujit të pijshëm, ku tha se është koha që të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit, siç kemi atë të shpërndarjes së energjisë. Rama përmendi rastin e një drejtorit të UKT Tiranë, për të cilin tha se mbante […]

The post Rama: Drejtori i UKT Tiranë kishte 30 këshilltarë në zyrë. A është Kacidhja i Veliajt? appeared first on BoldNews.al.

UKT: Reduktim të furnizimit me ujë në disa zona në Tiranë, skuadrat në terren

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Ujësjellës Kanalizime Tiranë informoi sot se për shkak të defektit në linjën e transmetimit që furnizon depon e Liqenit të Farkës, ka reduktim të furnizimit me ujë në disa zona.

Sipas UKT, ka reduktim të furnizimit në Sauk në rrugën “Ramazan Begu”, Rruga e Elbasanit, Mjull-Bathore (Palush), Farkë e vogël (Lagjja Daxhit), Farkë e Vogël (Fshati i Ri), Farkë e Vogël – Rruga Tuneleve dhe Farkë e Vogël (Lagjja Saukbalve).

UKT bën të ditur se skuadrat ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për të kthyer gjendjen e furnizimit me ujë në normalitet sa më shpejt.

/k.s//a.f//r.e/

The post UKT: Reduktim të furnizimit me ujë në disa zona në Tiranë, skuadrat në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

2 July 2025 at 22:19

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se për shkak të një defekti në linjën e transmetimit që furnizon Depon e Liqenit të Farkës, qytetarët në disa zona të Tiranës do të përballen me reduktim të furnizimit me ujë.

Zonat e prekura janë: Sauk – Rruga “Ramazan Begu”, Sauk – Rruga Elbasanit, Mjull-Bathore (Palush), Farkë e Vogël (Lagjia Daxhit), Farkë e Vogël (Fshati i Ri), Farkë e Vogël – Rruga Tuneleve dhe Farkë e Vogël (Lagjia Saukbalve).

“Skuadrat e Ujësjellës Kanalizime Tiranë ndodhen aktualisht në terren dhe po punojnë intensivisht për të zgjidhur sa më shpejt defektin dhe për të rikthyer furnizimin me ujë në normalitet”, thuhet në njoftim.

 

 

The post Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken appeared first on Sot News | Lajme.

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

By: Elva
27 June 2025 at 22:20

Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan janë ankuar banorët e njësisë 14, Kashar, pasi prej 25 ditësh sipas tyre, puseta e ujërave të bardha përzihet me ujerat e zeza dhe i gjithë vendi mban erë të keqe, duke u kthyer në vatër infeksionesh. “Tubi që na furnizon ne, 600 metra është shtatë herë […]

The post “Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza appeared first on BoldNews.al.

Kanosi dhe tentoi të përplaste me makinë punonjësit e UKT-së, arrestohet 33-vjeçari

By: Besnik
27 May 2025 at 15:20

Një incident i rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku dy punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve dyshohet se janë kanosur në krye të detyrës.

Më të rëndë faktin e bën që një nga punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve ka denoncuar se një prej autorëve të kanosjes ka tentuar gjithashtu ta përplasë me makinë.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar një 33-vjeçar si dhe ka proceduar një 53-vjeçar, të cilët janë denoncuar nga punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve se i kanë kanosur në momentin kur po inspektonin lidhjen e ujit në subjektin që bashkadministronin këta shtetas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin V. L., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 53 vjeç, pasi dyshohet se kanë kanosur për shkak të detyrës dy punonjës të Ujësjellës-Kanalizime Kamëz, të cilët po inspektonin lidhjen e ujit në subjektin që bashkadministronin këta shtetas. Njëri nga punonjësit ka kallëzuar gjithashtu se 33-vjeçari ka tentuar ta përplasë me automjet. Nën drejtimin e Prokurorisë po punohet për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kanosi dhe tentoi të përplaste me makinë punonjësit e UKT-së, arrestohet 33-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

“Po ju grabisin pronën”/ Altin Goxhaj apel qytetarëve: Mos dorëzoni dokumentet e pronësisë në UKT

By: Ardit
22 April 2025 at 17:50

Avokati dhe kandidati për deputet nga radhët e PD-ASHM,  Altin Goxha ka paralajmëruar qytetarët e Tiranës, që të mos dorëzojnë në UKT dokumentat e pronave të tyre. Gjatë një interviste në TVA News, Gjoxhaj tha se po vidhen të dhënat e pronës, pasi është një projekt nga Bashkia Tiranë për shembjen e çdo pallati apo ndërtese […]

The post “Po ju grabisin pronën”/ Altin Goxhaj apel qytetarëve: Mos dorëzoni dokumentet e pronësisë në UKT appeared first on BoldNews.al.

Balluku shtrin “tentakulat” dhe në Bashki? Ristani emëron në krye të UKT-së Skerdi Drenovën

1 April 2025 at 09:14

Që prej momentit kur iu deleguan detyrat e kryetares së Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dukej se kishte piketuar shkarkimin nga detyra të drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT), Kostandin Budurushin, të cilin Erion Veliaj e emëroi vetëm pak kohë para se të arrestohej nga SPAK. Kjo ishte një “hakmarrje” nga ana e saj, pasi […]

The post Balluku shtrin “tentakulat” dhe në Bashki? Ristani emëron në krye të UKT-së Skerdi Drenovën appeared first on BoldNews.al.

Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara për ryshfete përfituan 89 milionë euro nga Bashkia Tiranë

16 February 2025 at 17:01

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua të hënën me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për veprat penale korrupsion, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash. Sipas SPAK, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat […]

The post Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara për ryshfete përfituan 89 milionë euro nga Bashkia Tiranë appeared first on Reporter.al.

Përmirësimi i shërbimeve të ujit, Ujësjellës Kanalizime Tiranë i bashkohet projektit të Ballkanit Perëndimor

3 February 2025 at 20:21

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Ujësjellës Kanalizime Tiranë është shoqëria e parë në rajon që i bashkohet projektit të Ballkanit Perëndimor, një program 2-vjeçar që synon përmirësimin e shërbimeve të ujit në 6 vendet e rajonit.

Banka Botërore bëri të ditur se, si pjesë e këtij procesi, UKT përfundoi me sukses analizën e të gjitha operacioneve, përfshi shërbimet tregtare, menaxhimin e ujit, financat, IT dhe burimet njerëzore.

“Ky është një hap i rëndësishëm i UKT drejt shndërrimit në një Shoqëri UK të së Ardhmes, për të përmbushur nevojat në rritje të Tiranës për shërbime moderne të furnizimit me ujë”, njoftoi BB në rrjete sociale.

Sipas BB, hapat e ardhshëm përfshijnë një plan veprimi 100-ditor për rezultate të menjëhershme; një program 1-vjeçar mentorimi për të përshpejtuar reformat e brendshme dhe fokus tek digjitalizimi dhe reduktimi i ujit pa të ardhura si prioritetet kryesor i reformës.

Pas UKT, 14 shoqëri të tjera nga rajoni do t’i bashkohen Projektit të Ballkanit Perëndimor, mbështetur nga Banka Botërore dhe Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe i zbatuar nga @Suez. Projekti ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve të ujit dhe nxitjen e transformimit në sektorin e ujit. /j.p/

The post Përmirësimi i shërbimeve të ujit, Ujësjellës Kanalizime Tiranë i bashkohet projektit të Ballkanit Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shteti shet lirë e blen shtrenjtë. Miliona për qira te privatët, 1 euro për pronat publike

By: Ela
23 December 2024 at 12:37

Në rezidencën “Delijorgji”, që gjendet në anën jugperëndimore të Rrugës së Kavajës në Tiranë, e cilësuar si zonë luksoze, në katin e parë të një pallati gjenden përbri njëra-tjetrës zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT). Nga pozicioni, zyrat publike “konkurrojnë” me imazhin e tyre fasadat e bizneseve […]

The post Shteti shet lirë e blen shtrenjtë. Miliona për qira te privatët, 1 euro për pronat publike appeared first on BoldNews.al.

❌
❌