Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Apeli lë në fuqi dënimin me burg për ish-prokurorin Sali Hasa

18 June 2025 at 19:12

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën që të rikthejë në qeli ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, pasi e dënoi atë me 2 vjet e 4 muaj burg për veprën penale të korrupsionit. Vendimi u shpall nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi me anëtarë Igerta […]

The post Apeli lë në fuqi dënimin me burg për ish-prokurorin Sali Hasa appeared first on Reporter.al.

Apeli lë në fuqi dënimin e Fatos Tushes për fshehje pasurie

18 June 2025 at 17:48

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për deklarimin fajtor të ish-kryebashkiakut socialist të Lushnjes, Fatos Tushe për fshehje pasurie dhe dënimin e tij me 1 vit burgim, masë që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për 2 vjet. Vendimi është marrë të hënën […]

The post Apeli lë në fuqi dënimin e Fatos Tushes për fshehje pasurie appeared first on Reporter.al.

Njoftimi i gjykatës: Veliaj mbetet në burg, miku i tij Elman Abule arrest shtëpie

By: user 4
17 June 2025 at 13:09

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në kuadër të hetimeve për korrupsion.

Po ashtu, gjykata ka konfirmuar masën “arrest shtëpie” për Elman Abulen, i cili është përfshirë në të njëjtën çështje hetimore.

Avokatët mbrojtës kërkuan ndryshimin e masave të sigurisë, duke propozuar zëvendësimin me masa më të buta dhe ofruan garanci pasurore. Megjithatë, GJKKO vendosi të mos pranojë kërkesat.

Si argument të ri në seancë, Prokuroria paraqiti faktin se apartamenti që ndodhet mbi banesën e Veliajt zotërohet në mënyrë të tërthortë nga çifti Xoxa–Veliaj, duke ngritur dyshime për pasuri të padeklaruara apo të fshehura. Ky fakt u konsiderua si element shtesë që forcon dyshimet për implikim në veprimtari të paligjshme.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Informacion 2 (dy) mujor në lidhje me procedimin penal nr. 27, të vitit 2024; 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj shtetasit nën hetim Erion Veliaj dhe vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj shtetasit nën hetim Elman Abule.”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112, 246 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 382, datë 17.06.2025, vendosi: Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimet Nr. 7, datë 09.02.2025 dhe Nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 13, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 17.06.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

The post Njoftimi i gjykatës: Veliaj mbetet në burg, miku i tij Elman Abule arrest shtëpie appeared first on Lapsi.al.

GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës, dënohet Lefter Koka dhe gjashtë zyrtarë

16 April 2025 at 14:45

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të mërkurë vendimin për çështjen penale që lidhet me inceneratorin e Tiranës, duke dënuar me 2 vite burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Koka u shpall fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Dënimi fillestar prej 3 vitesh iu ul në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Koka është tashmë i dënuar edhe për rastet e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Kujtojmë se për inceneratorin e Fierit, Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, të reduktuara në 6.8 vite me gjykim të shkurtuar.

Për inceneratorin e Elbasanit, ai është dënuar gjithashtu me 10 vite burg, me ulje në 6.8 vite, gjithashtu për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në total, ish-ministri përballet me 15.6 vite burgim për tre çështjet penale që lidhen me aferën e inceneratorëve.

Gjithashtu u shpallën fajtorë dhe 6 të pandehur të tjerë të dosjes, kurse për të shtatin u shpall pafajësia.

Vendimet për të pandehurit e tjerë në dosjen e inceneratorit të Tiranës:

Namik Simixhiu – 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite; shuarje e masës së arrestit dhe ndalim për të mbajtur funksione publike.
Valbona Ballgjini – 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, dënimi konvertohet në shërbim prove sa dyfishi i mbetur i pjesës së dënimit; 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Sidita Kopliku – 1 vit e 6 muaj burg, i reduktuar në 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar; dënimi konvertohet në punë në dobi të komunitetit; ndalim për 5 vite nga funksionet publike.
Fatjon Murati – 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite; 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Taulant Tushe – Dënohet me 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite.
Bledar Karoli – Dënohet me 3 vite burg, 2 vite me gjykim të shkurtuar.
Jetmir Llapaj – Shpallet i pafajshëm.
Procesi u drejtua nga trupa gjykuese me kryesuese gjyqtaren Elsa Ulliri. /Telegrafi/

The post GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës, dënohet Lefter Koka dhe gjashtë zyrtarë appeared first on Telegrafi.

Arsyetimi i Apelit për lënien e kryebashkiakut Erion Veliaj në qeli

8 April 2025 at 20:33

Më 13 mars, gjyqtari Engert Pëllumbi i Gjykatës së Posaçme të Apelit vendosi që të lërë në qeli kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa lehtësoi masën e sigurisë për biznesmenin Elman Abule. Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se krijuan një skemë korruptive mes kompanive dhe OJF-ve […]

The post Arsyetimi i Apelit për lënien e kryebashkiakut Erion Veliaj në qeli appeared first on Reporter.al.

Kryemadhi i kërkon GJKKO shfuqizimin e masës “detyrim paraqitje”

7 April 2025 at 11:12

Deputetja Monika Kryemadhi i kërkon Gjykatës se Posaçme t’i shfuqizojë masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Kërkesa do të shqyrtohet sot gjatë një seance për informacion dy mujor, gjatë së cilës SPAK i prezanton gjykatës ecurinë e hetimeve.

Kryemadhi qëndron në këtë masë sigurie prej tetorit të vitit të shkuar për llogari të hetimit ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta për veprat penale të “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”

The post Kryemadhi i kërkon GJKKO shfuqizimin e masës “detyrim paraqitje” appeared first on Telegrafi.

Fushata e sulmit e Veliajt nga qelia minon ‘besimin e publikut te media’

7 April 2025 at 08:07

Pas një séance maratonë për masë sigurie, Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli më 13 mars vendimin për lënien në fuqi të masës së arrestit me burg për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i akuzuar nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Vendimi i Apelit u parapri nga një […]

The post Fushata e sulmit e Veliajt nga qelia minon ‘besimin e publikut te media’ appeared first on Reporter.al.

Ekstradohet nga Milano drejt Tiranës Bujar Shega, anëtari i grupit të Suel Çelës

3 April 2025 at 12:30

Është ekstraduar nga Milano drejt Tiranës 52-vjeçari Bujar Shega, anëtar i grupit të Suel Çelës në Elbasan.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ai akuzohet nga Gjykata e Posaçme për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Po ashtu, bëhet e ditur se në vitin 2024, GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana-Ekstradohet nga Milano, një 52-vjeçar i akuzuar nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Itali, M. Sh. alias B. Sh., 52 vjeç, i lindur në Elbasan.

Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

The post Ekstradohet nga Milano drejt Tiranës Bujar Shega, anëtari i grupit të Suel Çelës appeared first on Telegrafi.

Dumani dëshmon vrasjen e Dorjan Shkozës, Diva: Kam incizime që je takuar me deputetë

20 March 2025 at 12:27

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u mbajt seanca e radhës për megaprocesin gjyqësor të dosjes “Plumbi i Artë”.

Në këtë seancë, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, vijoi dëshminë e tij, duke dhënë detaje mbi vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Dumani përshkroi takimet e tij me Henrik Hoxhajn dhe Festim Qolin, duke shpjeguar organizimin e atentatit dhe pagesat e kryera për ekzekutimin e Shkozës.

“Henrik Hoxhaj e kam takuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019. Festim Qoli më kishte folur për të kur dola nga burgu për herë të parë, ose herën e dytë, nuk e mbaj mend saktësisht. Unë isha arrestuar për vjedhjen e dy makinave në Tiranë. Kur dola nga burgu, i thashë Festimit për një shef policie të komisariatit numër 6, i cili më kishte goditur disa herë kur isha arrestuar. Më pas, mora vesh që ai ishte vrarë. I thashë Festimit: ‘Mirë që u vra Dritan Lamaj, se më hyri në hak kot,’” tha Dumani

Dumani shpjegoi se në takimin e parë me Henrik Hoxhajn në hotelin “Diplomat” në Tiranë, u diskutua për atentatin që do të ndodhte.

“Në atë kohë, Festim Qoli ishte në kërkim për vrasjen e Elvis Dedës. Në takimin mes meje dhe Henrik Hoxhës në Tiranë, te hoteli ‘Diplomat’, kemi bërë muhabet për atentatin që do të ndodhte. Të tre jemi takuar edhe në ditëlindjen e Festim Qolit, por unë nuk kam bërë asnjë bisedë me Henrikun atë natë sepse ai ishte tapë. Në takimin e dytë, unë dhe Festimi erdhëm në Tiranë, në Bllok, aty ku jetonte Henriku. Shkuam te hoteli ‘Diplomat’ dhe qëndruam aty rreth një orë e 30-40 minuta. Pas kësaj, shkuam te një dyqan pas ‘Tajvanit’, ku shiteshin telefona të inkriptuar. I dhashë 5 mijë euro Henrikut për një telefon të tillë. Unë kisha një telefon të inkriptuar me kodin ‘Covid19’. Më pas, më tha: ‘Do vish, do të jap 95 mijë euro për vrasjen e Dorjan Shkozës në Durrës.’ Personi tjetër që do të përfshihej ishte Eljo Bitri. E kisha vënë në dijeni Henrikun për këtë. Elios i premtova 35 mijë euro për pjesëmarrjen në vrasje,” tha ai.

Sipas Dumanit, në atentatin ndaj Shkozës ishin të përfshirë edhe Klevis Alla dhe Asllan Plaku, ku Alla kishte rolin e informatorit.

“Klevis Alla, ditën e ngjarjes, ka ardhur disa herë te shtëpia ime. Ishte koha e pandemisë dhe ai vinte e shkonte shpesh. E kishim planifikuar atentatin edhe një ditë më parë, por nuk u realizua sepse na u prish makina. Disa ditë para vrasjes fola me Klevis Allën dhe i tregova planin. Dorjan Shkozën e kam pasur shok. Nuk kemi pasur kurrë ndonjë konflikt fizik, as unë, as vëllai im, Dashnori. Eljo Bitri qëndroi te shtëpia ime para vrasjes së Dorjan Shkozës, madje ka fjetur aty për dy-tre ditë. Ishte koha e Covidit dhe nuk mund të lëvizte lirisht nga Elbasani,” tha Dumani.

Dumani deklaroi gjithashtu se e njihte Eljo Bitrin që nga viti 2013-2014 dhe se kishin kryer një grabitje së bashku në vitin 2017 në një fshat të Beratit.

Tensione në sallën e gjyqit: Enver Diva pretendon prova të reja

Gjatë seancës, një moment tensioni u shkaktua nga Enver Diva, i cili u ngrit i irrituar dhe deklaroi se disponon prova që Dumani ka bashkëpunuar me drejtësinë për të futur në burg miqtë e Talos.

“Unë kam një provë timen që ky do i fuste në burg të gjithë shokët e Talos. Unë e kam të incizuar me fakte dhe prova që gjyqtarë dhe deputetë kanë ardhur për ta takuar Nuredin Dumanin. Janë 120 minuta incizim.”

The post Dumani dëshmon vrasjen e Dorjan Shkozës, Diva: Kam incizime që je takuar me deputetë appeared first on Telegrafi.

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, gjyqtari Engert Pëllumbi do shqyrtojë ankimimin

TIRANË, 4 mars /ATSH/ Gjyqtari Engert Pëllumbi sipas shortit do të shqyrtojë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ankimimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Gjyqtari Pëllumbi do të shqyrtojë po ashtu edhe ankimimin e Elman Abule për masën “arrest me burg”, si dhe për masat “detyrim paraqitje” për Shkëlqim Fushën, Gentian Sulën dhe Meriam Palushin.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i paraqitën Veliajt masën e sigurisë.

Gjykata e Posaçme konfirmoi për kryebashkiakun masën e sigurisë “Arrest me burg”, nga ku më pas u krye transferimi i tij nga blloku i sigurisë te rruga “Mine Peza” në Tiranë për në paraburgimin e Durrësit.

Veliaj dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/a.f/

The post Masa e sigurisë ndaj Veliajt, gjyqtari Engert Pëllumbi do shqyrtojë ankimimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO lehtëson masat e sigurisë disa pedagog të Universitetit Bujqësor, reagon Rama

27 February 2025 at 13:49

Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me vendimet e marra nga Gjykata e Posaçme GJKKO lidhu me masat e sigurisë të marra ndaj zyrtarëve të arrestuar të “Universitetit Bujqësor”, për të cilët rëndojnë akuzat korrupsionit dhe pabarazisë në tendera.

Kryeministri Rama është shprehur se ndihet i lehtësuar nga ndryshimi i masave të sigurisë pasi sipas tij “shkeljet e pretenduara as pengohen e as nuk ndihmohen nga ato masa sigurie”, ndërsa prokurorët mund ta bëjnë detyrërn “pa marr peng jetën universitare”.

Ndonëse në postimin e tij kryeministri Rama shprehet se janë ndryshuar 20 masa sigurie nga 24, ditën e djeshme GGJKKO ka ndryshuar lënien në “detyrim paraqitje” për disa profesorë të cilët ishin në “arrest shtëpie”.

Masa e sigurisë u ndryshua për Serafin Skënderin, Ilir Kusin, Dritan Laçin, Azem Parllakun, Blenard Spahon dhe Tedi Prodën. /Telegrafi/

Ja pse jam i lehtësuar me lajmin e heqjes në Gjykatën Speciale të 20 masave të sigurisë (nga 24) në Universitetin Bujqësor:

1. Drejtësia për shkeljet e pretenduara të tre viteve më parë, as nuk pengohet as nuk ndihmohet nga ato masa sigurie, ndërsa jeta personale e familjare e… pic.twitter.com/QF9CqfeSYa

— Edi Rama (@ediramaal) February 27, 2025

The post GJKKO lehtëson masat e sigurisë disa pedagog të Universitetit Bujqësor, reagon Rama appeared first on Telegrafi.

I penduari i drejtësisë përplaset me ish-shokët në gjyq: Më ofruat 700 mijë euro të ndryshoja dëshminë

26 February 2025 at 13:18

Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vijuar deri në orët e pasdites të së martës, në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, në kuadër të procesit “Plumbi i Artë”.

Gjatë përgjigjeve të pyetjeve të avokatëve të të akuzuarve, Dumani ka debatuar ashpër dhe me “ish-shokët” e tij, Gentian Sharrën dhe Asllan Plakun, të cilët ai i ka implikuar në ngjarje kriminale.

Nuredin Dumani, i cili ka qenë i akuzuar si vrasës me pagesë, ka pretenduar se njerëz të dërguar në burg nga ata kanë tentuar ta bindnin të ndryshonte dëshminë për Gent Sharrën dhe Suel Çelën, duke i ofruar qindra mijëra euro.

Kjo ka shkaktuar irritim te të akuzuarit. Gent Sharra, gjatë seancës, i ka thënë Dumanit: “Ky është një qenie e shpifur që sajon gjëra, përmend dhe emra, jo Emiliano Shullazi dhe Kudiu që nuk kanë lidhje me këtë çështje”.

Ndërkohë, Asllan Plaku ka deklaruar se Nuredin Dumani ka qenë ai që ka vendosur gjobë prej 200 mijë eurosh për Gent Sharrën dhe 500 mijë euro për Suel Çelën, për t’i detyruar të ndryshonin dëshminë.

The post I penduari i drejtësisë përplaset me ish-shokët në gjyq: Më ofruat 700 mijë euro të ndryshoja dëshminë appeared first on Telegrafi.

Nuredin Dumani rrëfen vrasjen e vëllait të Talo Çelës: Makinën na i dha Vis Martinaj

25 February 2025 at 13:55

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mbajtur seanca e radhës e megaprocesit “Plumbi i Artë”. Gjatë kësaj seance, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar dhënien e përgjigjeve për pyetjet e drejtuara nga avokatëve e të pandehurve.

Dumani ka përshkruar detaje të reja lidhur me njohjen dhe bashkëpunimin e tij me individë të njohur në botën e krimit, përfshirë Talo Çelën dhe Erion Alibeajn. Ai ka sqaruar gjithashtu se si është informuar miku i tij Fatmir Troplini, në lidhje me planet që Talo Çela po bënte për eliminimin fizik të tij.

Dumani rrëfeu dhe vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Ai tha se një nga makinat që u përdor për vrasjen e Bujar Çelës, një Renault, u mor nga njerëzit e Vis Martinit. Sipas tij, ky automjet ishte planifikuar fillimisht për t’u përdorur në vrasjen e Preng Gjinit, por pasi ky atentat nuk u realizua, automjeti u përdor për ekzekutimin e Bujar Çelës.

“Talo Çela më ka thënë në Sky, hajde takohemi dhe sqarohuni, sepse unë do t’i vras të gjithë. Ka audio dhe voice në Sky, ku ai më ktheu përgjigje nga celulari i Elio Bitrit, se kishte probleme me të shkuarën.”

Ai ka theksuar se vrasjen e vëllait të Talo Çelës e ka kryer pa pagesë, por për hakmarrje për vrasjen e Klevis Kapllanit.

“Unë për vrasjen e vëllait të Talos nuk mora asnjë lek, sepse u përfshiva për hakmarrje pasi u vra Klevis Kapllani. Paratë për vrasjen e Bujar Çelës i kanë sjellë të nesërmen në Vorë me një makinë, i ka paguar Erjon Alibej,” tha ai.

Gjithashtu, Dumani ka treguar se Talo Çela kishte urdhëruar Altin Ndocin të vriste vëllanë e tij.

Kur është pyetur nga avokatët lidhur me bisedat e tij me Enver Divën, Dumani ka sqaruar: “Flisnim për vrasje me pagesë, jo për politikë.”

The post Nuredin Dumani rrëfen vrasjen e vëllait të Talo Çelës: Makinën na i dha Vis Martinaj appeared first on Telegrafi.

GJKKO përgënjeshtron pretendimet e Veliajt se u fye nga prokurori Ols Dado

24 February 2025 at 15:54

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar në lidhje me pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, se është fyer nga prokurori Ols Dado gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Përmes një komunikate për media, GJKKO ka përgënjeshtruar pretendimet e Veliajt, duke deklaruar se prokurori nuk ka përdorur gjuhë denigruese në sallën e gjyqit. Gjykata ka mohuar vërtetësinë e transkripteve të publikuara nga Veliaj në rrjetet sociale, duke theksuar se ato nuk përkojnë me regjistrimet zyrtare të seancës.

“Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 ‘Për të drejtën e informimit’, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në ‘Facebook’, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë,” thuhet në deklaratën e GJKKO.

Gjykata sqaroi më tej se pas verifikimit të sistemit audio të seancës gjyqësore, konkretisht në intervalin kohor 18:34:02 – 18:34:57, si dhe nga procesverbali zyrtar i seancës, nuk rezulton që prokurori Ols Dado të ketë përdorur fjalën “ndyrësirë” apo ndonjë shprehje tjetër denigruese.

The post GJKKO përgënjeshtron pretendimet e Veliajt se u fye nga prokurori Ols Dado appeared first on Telegrafi.

Safet Bajri lihet në burg, mohon akuzat për vrasjen e Fatbardh Liçit

24 February 2025 at 15:36

Gjykata e Posaçme la në arrest me burg Safet Bajrin, i cili akuzohet për vrasjen e Fabardh Liçit në vitin 2018. Avokati mbrojtës tha se Bajri mohoi akuzat, ndërsa tha se ai ishte dorëzuar vetë në polici për t’ju përgjigjur hetimeve.

Në burg u lanë edhe Astmer Bilali e Behar Bajri, të cilët aktualisht ndodhen në qeli në kuadër të operacioneve “Metamorfoza”.

“Shtetasi Safet Rustemi nuk ka lidhje me këtë çështje, as Asmer Bilali, as Behari. Nuk e ka pranuar këtë fakt penal janë provat shkresore të vjetra të kohës që janë hetuar dhe nuk kanë lidhje më këtë çështje penale.

Sfaeti tha vetë që jam paraqitur vetë, jam treguar i hapur me hetimin, nuk kam pasur mundësi të ikja, se po të ikja nuk më kishin kapur kurrë. Jam këtu se dua të përballem me hetimin, jam i hapur me hetimin. Aq më tepër siç e kanë trajtuar mediat që e kanë arrestuar e shtrirë përtokë, është paraqitur vetë dhe është e vërtetuar nga pamjet e çdo gjë.

Analiza e ADN është pjesë e hetimit, por Safet Bajri e ka dhënë analizën e ADN sa herë është shoqëruar në procedime të ndryshme”. /Telegrafi/

The post Safet Bajri lihet në burg, mohon akuzat për vrasjen e Fatbardh Liçit appeared first on Telegrafi.

Apeli i Posaçëm nuk i kthen sendet e sekuestruara Ajola Xoxës

19 February 2025 at 15:56

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin në lidhje me ankimin e bashkëshortes së Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxe.

Në vendimin e saj, gjykata ka miratuar vendimin nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke lënë të pandryshuar masën e sekuestrimit të sendeve të përfshira në çështje. Ky vendim i apelimit ka konfirmuar atë të mëparshmin, duke e lënë në fuqi ndalimin e kthimit të sendëve të sekuestruara, shkruan A2 CNN.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 19.02.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X.,  Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij”, thuhet në njoftim.

The post Apeli i Posaçëm nuk i kthen sendet e sekuestruara Ajola Xoxës appeared first on Telegrafi.

Akuzohej për shpërdorim detyre, GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit

10 February 2025 at 13:52

Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë pafajësi për Eduard Duron, kryebashkiakun e Devollit, të akuzuar për “shpërdorim të detyrës”.

Kryebashkiaku Duro, dyshohej se ka licensuar një karburant që ishte ndërtim pa leje në Devoll.

I kontaktuar nga A2 CNN në tetor të vitit të kaluar, Duro tha se “asgjë nuk është e vërtetë në akuzë”

The post Akuzohej për shpërdorim detyre, GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit appeared first on Telegrafi.

Rrëfehet Nuredin Dumani, dëshmon lidhjet me policinë: Si kaloja me armë në kufi

6 February 2025 at 15:51

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion këtë të enjte, duke rrëfyer episode të tjera të ngjarjeve kriminale dhe jo vetëm.

Gjatë procesit “Plumbi i Artë”, Dumani ka treguar se si korruptonte punonjës të Policisë së Shtetit. Sipas tij, këto raste kanë ndodhur në disa episode.

Në seancën që po zhvillohet me dyer të mbyllura, pas vendimit të gjykatës, Dumani ka treguar se i jepte para një punonjësi të policisë në kufi, sa herë që fuste armë zjarri në territorin e vendit.

Ai ka pohuar gjithashtu se, në raste të ndryshme, është ndaluar nga patrulla e policisë për shkelje të ndryshme, por është lënë i lirë pasi ka ofruar shuma parash nga 50 mijë lekë të vjetra.

Dumani ka folur edhe për bashkëpunimin e tij me një punonjës policie. Dëshmia e tij vijon ende, ndërsa me vendim të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, procesi gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë” do të zhvillohet me dyer të mbyllura deri në përfundimin e dëshmive të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë: Nuredin Dumani, Skerdi Tase dhe Erjon Alibej.

The post Rrëfehet Nuredin Dumani, dëshmon lidhjet me policinë: Si kaloja me armë në kufi appeared first on Telegrafi.

“Detyrim paraqitjeje” për Berishën, Gjykata e Posaçme e Apelit zbardh vendimin

16 January 2025 at 16:11

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit ka arsyetuar vendimin që la me masën e sigurisë detyrim paraqitje kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjykata thotë se janë marrë parasysh disa arsye që arritën në përfundimin se masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nuk ishte më e nevojshme.

Një ndër arsyet siç bën të ditur Gjykata e Posaçme e Apelit është edhe fakti se vendi ndodhet para fushatës zgjedhore dhe se Berisha është kryetar i partisë opozitare më të madhe në vend.

“Lidhur me zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga ajo e “Arrest në shtëpi” në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, duke marrë parasysh: faktin se kërkuesi kishte një vit me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”; faktin se moszbatimi i detyrimeve që lidheshin me masës e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” bazoheshin mbi një alibi për antikushtetuetshmërinë e kësaj mase, të rrezuar tashmë nga Gjykata Kushtetuese; moshën dhe rrethana e tjera që kanë qenë në konsideratë të gjyqtarit të hetimeve paraprake, por të vlerësuara tashmë në raport me këto rrethana të tjera; si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që jemi në periudhën para fushatës zgjedhore dhe kërkuesi është konsideruar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese si lideri i opozitës, ose kryetar i partisë kryesore opozitare, u arrit në përfundimin që masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” nuk ishte më e nevojshme”, sqaron gjykata.

Gjyqtari, Engert Pëllumbi, i cili dha vendimin, ka arsyetuar ndër të tjera se me anë të arrestit të shtëpisë, Berisha ka shlyer në një farë mënyre pasojën e dhënë për shkak të moszbatimit të masës së mëparshme, që ishte detyrim paraqitjeje.

“Me anë të kësaj mase (“Arrest në shtëpi”) kërkuesi e ka shlyer në një farë mënyre pasojën e dhënë nga dispozitat ligjore për moszbatimin e masës së mëparshme të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, dhe për rrjedhojë kjo masë sigurimi duhej zëvendësuar, duke i’u dhënë edhe një herë mundësia kërkuesit që të respektojë detyrimet qe lidhet me masën e re të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore””, njofton gjykata e Posaçme e Apelit.

Më tej, Apeli i GJKKO sqaron se në rast se kërkuesi nuk do të zbatojë detyrimet që lidhen me masën e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, atëherë organi i akuzës do të ketë të drejtën të kërkojë serish zëvendësimin e kësaj mase sigurimi, me një masë sigurimi më të rëndë”. /j.p/

The post “Detyrim paraqitjeje” për Berishën, Gjykata e Posaçme e Apelit zbardh vendimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌