Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët

29 June 2025 at 12:32

Nëse do të kremtohej ditëlindja e një burgu, Instituti i Ekzekutimit  të Veprave Penale (IEVP) në Durrës do të kishte arritur në ditëlindjen e 20-të. Ai ka nisur të funksionojë në vitin 2005, dhe aty janë të arrestuar me masë sigurie politikanë si kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ai […]

The post Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët appeared first on Reporter.al.

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

31 May 2025 at 10:22

Duke kremtuar fitoren e zgjedhjeve te 11 majit që i dhanë atij mandatin e katërt qeverisës, kryeministri Edi Rama e veçoi mbrojtjen e drejtësisë si një nga qëllimet kryesore të qeverisë së tij. “Pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto edhe mbi trupin tënd, është e vetmja rrugë e ne do të […]

The post Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta appeared first on Reporter.al.

Dalin 2 vota më tepër se numri i votuesve/ Pezullohet QV në burgun ku votuan Veliaj, Lefter Koka e Ilir Beqaj…

13 May 2025 at 09:23

Është konstatuar një parregullsi gjatë numërimit të votave, në qendrën e votimit të ngritur në burgun e Durrësit, ku votuan disa figura të njohura si Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj.

Mësohet se në kuti janë gjetur dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar. Për këtë arsye, kutia e votimit është pezulluar dhe rezultati i saj nuk është marrë në konsideratë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të dalë me një vendim përfundimtar në lidhje me vlefshmërinë e votave në këtë qendër votimi.

The post Dalin 2 vota më tepër se numri i votuesve/ Pezullohet QV në burgun ku votuan Veliaj, Lefter Koka e Ilir Beqaj… appeared first on Sot News | Lajme.

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

13 May 2025 at 09:44

Është pezulluar numërimi i votave për kutinë e qendrës së votimit në burgun e Durrësit ku votuan Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako, Jurgis Çyrbja dhe Ilir Beqaj. Kjo për shkak se në kuti kanë rezultuar dy fletë votimi më shumë se sa votues, ku mbetet mister se si kanë përfunduar dy vota më shumë. […]

The post Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues appeared first on BoldNews.al.

“U dënuan sikur vodhën një pulë!”/ Lala për aferën e inceneratorit: Miliona në offshore, peshku i madh mbeti Koka…

18 April 2025 at 09:49

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision ka folur për dënimin e disa zyrtarëve për aferën e inceneratorit të Tiranës. Lala tha se nuk u hetuan peshqit e mëdhenj të aferës, ndërkohë që sot jemi në emergjencë mjedisore dhe se inertet po depozitohen nëpër lumenj.

“Janë miliona euro të hedhura dëm, incenerator nuk ka. Jemi në emergjencë mjedisore. Agjencia e pasurive të sekuestruar ka informuar se duhet bërë ndarja në burim e mbetjeve sepse nuk ka vend. Ndërkohë që dënohen shtatë vetë, sikur të vidhnin një pulë, jo që janë shpenzuar miliona euro, ndërkohë një pjese prej tyre iu shua masa, problemi bëhet më i rëndë sepse vijon edhe sot afera korruptive.

Dilni në lumenjtë rreth e rrotull Tiranës dhe me dakordësinë e policisë Bashkia po hedhin inertet. Dherat nuk depozitohen në landfill sepse nuk ka kapacitet, po ndosin shtratet e lumenjve. Duhet hetim emergjent. Nuk ka përgjigje se kush është kreu i aferës. Lefter Koka nuk kishte mundësi të jepte 3 koncesione, pa bashkëpunimin dhe dakordësinë e ministrave të tjerë, deri te kryeministri.

Emërimi i Kokës si peshku i madh është minus i madh që i shkon prokurorisë dhe gjykatës. Është dosje e pahetuar. Duhej hetuar si grup i strukturuar dhe të zbardhej. Kemi dhjetë procese. Mërtirin dhe Zoton në kërkim, kemi një sërë personazhesh në kërkim, zyratarë të ministrive duke u gjykuar me procese të zakonshme, dhjetëra fraksione.

Nuk janë dënuar dhe marrë përgjegjësi penale kokat që e ideuan dhe vodhën paratë dhe i çuan në offshore. Nuk ka as incenerator. Për t’u ndërtuar incenerator duhen po aq para sa janë vjedhur, pra do të shkojë dora më thellë në xhepat e shqiptarëve. Mjafton të shkosh në Sharrë dhe mali i plehrave është i tmerrshëm”, tha Lala.

The post “U dënuan sikur vodhën një pulë!”/ Lala për aferën e inceneratorit: Miliona në offshore, peshku i madh mbeti Koka… appeared first on Sot News | Lajme.

BIRN: Afera e inceneratorit “fantazmë” të Tiranës u shfry si flluskë sapuni

By: user 6
16 April 2025 at 21:05

Afera e incineratorit të Tiranës u mbyll si një çështje banale të mërkurën në Gjykatën e Posaçme, ku shtatë nga 12 të pandehurit e dosjes kryesore u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre, por morën dënime aq minimale sa u konsideruan të shuara me kohën e paraburgimit. Ndërkohë, njëri prej të pandehurve u shpall i pafajshëm.

I akuzuari kryesor i kësaj dosjeje, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u dënua me 3 vjet burgim, dënim i cili u reduktua në 2 vjet falë gjykimit të shkurtuar. Gjyqtarja Elsa Ulliri urdhëroi gjithashtu shuarjen e masës së sigurimit dhe lirimin e Kokës për këtë çështje, lirim i cili pengohet nga dy dënime të mëparshme për kontratat koncesionare të Elbasanit dhe Fierit.

E njëjta masë dënimi u dha edhe për të pandehurit Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhi dhe Valbona Ballgjini, ndërsa Sidita Kopliku u dënua përfundimisht me 80 orë punë me interes publik. Ndërsa Jetmir Llapaj u shpall i pafajshëm me argumentin se fakti nuk përbën vepër penale. Ish-deputeti socialist, Allqi Bllako u gjykua veçmas për aferën e incineratorit të Tiranës dhe u dënua me 2 vjet e 8 muaj burgim.

Incineratori i Tiranës është projekti më i madh mes tre projekteve kontroverse të qeverisë së kryeministrit Edi Rama për trajtimin e mbetjeve urbane, por incineratori nuk u ndërtua asnjëherë, ndërsa dhjetra milionë euro të taksapaguesve u zhdukën pa asnjë gjurmë.

Kompania koncesionare e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV u sekuestrua në gusht të vitit 2023 nga Prokuroria e Posaçme, pasi u zbulua se pronarët fundorë të saj ishin dy biznesmenët famëkeqë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Prokuroria e Posaçme arriti në konkluzionin se kompania koncesionare ka qenë në dijeni të rrethanave konkurruese para se të shpallej procedura dhe se u ndihmua nga zyrtarët publikë në përgatitjen e dokumentacionit dhe paraqitjen e ofertës që e shpalli atë fituese.

Megjithatë, gjatë konkluzioneve përfundimtare në muajin shkurt, SPAK kërkoi dënime minimale për të pandehurit, dënime që u zbutën më tej edhe në gjykatë.

Përmes deputetes Jorida Tabaku, Partia Demokratike e konsideroi vendimin e së mërkurës “një thërrime” në raport me përgjegjësitë e atyre që e ideuan, miratuan dhe zbatuan skemën e korrupsionit në këtë kontratë.

Tabaku përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, sekretarit të tij të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrave të tjerë të kabinetit në lidhje me këtë aferë, ndërsa theksoi se Partia Demokratike nuk do të rreshtë së denoncuari atë. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Afera e inceneratorit “fantazmë” të Tiranës u shfry si flluskë sapuni appeared first on Lapsi.al.

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit, ja dënimi për Lefter Kokën

By: V K
16 April 2025 at 13:58

Këtë të mërkurë, GJKKO ka shpallur vendimin për të pandehurit e inceneratorit të Tiranës. Raportohet se Gjykata e Posaçme, ka vendosur 3 vite burg për Lefter Kokën, që u konvertua në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Dënimi ndaj Kokës për këtë çështje shuhet, pasi është shlyer prej periudhës së qëndrimit në paraburgim.

Por ish-ministri i Mjedisit nuk përfiton lirinë, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat edhe dosjet e tjera të inceneratorëve.

GJKKO vendosi:

Dënim për Lefter Kokën me 3 vite burg, i zbret 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në fund vendoset shuarja e masës. Pa të drejtë funksionesh publike për 5 vite.

Bledar Karoli – 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike, shuarje mase arresti në burg.

Taulant Tusha – 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike. Shuarje e masës së sigurimit arrest në burg.

Lefter Koka – 2 vite burg

Bledar Karoli – Dënohet përfundimisht me 2 vite

Erjon Murataj – 2 vite burgim

Taulant Tusha – 2 vite burgim

Namik Simixhiu – 2 vite burgim. I hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike 5 vjet

Valbona Ballgjini – 2 vite burgim (Pezullohet dënimi dhe vihet në shërbim prove)

Jetmir Llapaj – Pafajësi

The post Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit, ja dënimi për Lefter Kokën appeared first on Albeu.com.

Inceneratori i Tiranës, GJKKO dënon me tre vite burgim ish-ministrin Lefter Koka

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur sot vendimin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i cili akuzohet për përfshirje në aferën e inceneratorit të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

GJKKO e shpalli fajtor ish-ministrin Koka për aferën e inceneratorit të Tiranës, duke e dënuar atë me 3 vite heqje lirie, por ish-ministri përfiton edhe nga gjykimi i shkurtuar me uljen e dënimit me një të tretën. Dënimi iu ul me 1 vit dhe për 2 vitet e mbetura, izolimi rreth çështjes quhet i vuajtur.

Ish-ministri i Mjedisit nuk e përfiton lirinë, pasi mbi të rëndojnë akuzat edhe për dy inceneratorët e tjerë, atë të Elbasanit dhe Fierit.

Sa i takon ish-zyrtarëve të tjerë të pandehur të kësaj çështje, GJKKO ka dënuar me 2 vite burg Taulant Tushën, ish-drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Bledar Karolin, Erjon Muratajn, Namik Simixhiun e Valbona Ballgjinin, ndërsa kësaj të fundit i është konvertuar në shërbim prove.

Lefter Koka është deklaruar fajtor nga Gjykata e Apelit të Posaçëm për veprat penale, “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Po ashtu Apeli i Posaçëm, ka sekuestruar edhe disa pasuri të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

/r.e/a.f/

The post Inceneratori i Tiranës, GJKKO dënon me tre vite burgim ish-ministrin Lefter Koka appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit, ja me sa vite burg u dënua Lefter Koka

16 April 2025 at 14:02

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin lidhur me ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Ish ministri i Mjedisit, Leftor Koka është dënuar me 3 vite burg dhe i zbret në 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në fund, u vendos shuarja e masës.

Bledar Karoli, u dënua me 3 vite burg me gjykim të shkurtuar. Dënimi ulet në 2 vite dhe për 5 vite do të ndalohet nga funksionet publike. Taulant Tushe, gjithashtu u dënua me 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike. Sipas prokurorisë, të pandehurit akuzohen se ndihmuan në shkelje të ligjit, në dhënien me koncensiin të inceneratorit të Tiranës, dy administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiti.

The post Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit, ja me sa vite burg u dënua Lefter Koka appeared first on Sot News | Lajme.

Inceneratori i Tiranë, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim Lefter Kokën dhe Taulant Tushën

16 April 2025 at 14:26

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për 8 ish-zyrtarët që ishin marë të pandehur në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorit të Tiranë. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është dënuar me 3 vjet burgim, si dhe dënimin plotësues me heqjen e të drejtës për të ushtruar për 5 vite funksione publike. […]

The post Inceneratori i Tiranë, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim Lefter Kokën dhe Taulant Tushën appeared first on BoldNews.al.

GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës, dënohet Lefter Koka dhe gjashtë zyrtarë

16 April 2025 at 14:45

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të mërkurë vendimin për çështjen penale që lidhet me inceneratorin e Tiranës, duke dënuar me 2 vite burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Koka u shpall fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Dënimi fillestar prej 3 vitesh iu ul në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Koka është tashmë i dënuar edhe për rastet e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Kujtojmë se për inceneratorin e Fierit, Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, të reduktuara në 6.8 vite me gjykim të shkurtuar.

Për inceneratorin e Elbasanit, ai është dënuar gjithashtu me 10 vite burg, me ulje në 6.8 vite, gjithashtu për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në total, ish-ministri përballet me 15.6 vite burgim për tre çështjet penale që lidhen me aferën e inceneratorëve.

Gjithashtu u shpallën fajtorë dhe 6 të pandehur të tjerë të dosjes, kurse për të shtatin u shpall pafajësia.

Vendimet për të pandehurit e tjerë në dosjen e inceneratorit të Tiranës:

Namik Simixhiu – 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite; shuarje e masës së arrestit dhe ndalim për të mbajtur funksione publike.
Valbona Ballgjini – 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, dënimi konvertohet në shërbim prove sa dyfishi i mbetur i pjesës së dënimit; 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Sidita Kopliku – 1 vit e 6 muaj burg, i reduktuar në 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar; dënimi konvertohet në punë në dobi të komunitetit; ndalim për 5 vite nga funksionet publike.
Fatjon Murati – 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite; 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Taulant Tushe – Dënohet me 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite.
Bledar Karoli – Dënohet me 3 vite burg, 2 vite me gjykim të shkurtuar.
Jetmir Llapaj – Shpallet i pafajshëm.
Procesi u drejtua nga trupa gjykuese me kryesuese gjyqtaren Elsa Ulliri. /Telegrafi/

The post GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës, dënohet Lefter Koka dhe gjashtë zyrtarë appeared first on Telegrafi.

Afera e inceneratorit të Tiranës/ Tre vite burg për Lefter Kokën

By: user 4
16 April 2025 at 14:04

Gjykata e Posaçme ka dënuar me tre vite burg Lefter Kokën, ish-minisër i Mjedisit në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës, për të cilin janë paguar gati 100 milion euro, por që nuk ekziston. Deri më tani, Lefter Koka mbetet “koka e turkut” e inceneratorëve, pasi mbi të rëndojnë edhe dy dënime të tjera për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.

Më herët, vallai i tij, Leonard Koka ka pohuar se Edi Rama e ka negociuar personalisht, gjysëm me shantazh dhe gjysëm me premtime, dorëzimin e Kokës në SPAK dhe një distancim nga Partia Socialiste për të mos njollosur PS-në.

“Do të kesh një malore të lehtë po dorëzove mandatin. Po nuk e dorëzove, malorja është më e lartë. Unë i thashë vëllait, mos e dorëzo. Vëllai e dorëzoi”, tregoi Koka për bisedën mes Lefterit dhe Edit.

The post Afera e inceneratorit të Tiranës/ Tre vite burg për Lefter Kokën appeared first on Lapsi.al.

Inceneratori i Tiranës, mbyllet gjyqi/ Vendimi për 8 të pandehur jepet në 16 prill

7 April 2025 at 19:00

Të hënën në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme u zhvillua seanca e fundit për sa i përket Inceneratorit të Tiranës, ku u bë mbrojtja e 8 prej të akuzuarve në këtë aferë korruptive, të cilët kërkuan pafajësi.

Në përfundim Gjykata e Posaçme vendosi datën 16 prill, për të marrë vendimin për 8 të pandehurit nën akuzë për shpërdorim detyre në inceneratorin e Tiranës.

Më herët, Prokuroria e posaçme ka kërkuar dënimin me 4 vite burg për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, për shpërdorim detyre ne lidhje me procedurat për koncensionin dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës . Me përfitimin nga gjykim i shkurtuar dënimi I ulet në 2 vite e 8 muaj burg.

Edhe për disa anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave mbi procedurat e ngritjes së inceneratorit u kërkua dënimi me 4 vite heqje lirie mes të cilëve, Taulant Tushe dhe Namik Simixhiu zyrtarë të bashkisë së Tiranës si dhe Bledar Karoli dhe Erjon Murati nga ministria e mjedisit. Të gjithë të pandehurit do të përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit për shkak se ndaj tyre është pranuar gjykimi I shkurtuar.

Sipas prokurorisë, 8 të pandehurit akuzohen se ndihmuan në shkelje të ligjit, në dhënien me koncensiin të inceneratorit të Tiranës, dy administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiti.

Pretenca e SPAK

Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2,8 vite dhe 5 vite ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike;

Bledar Karolin, anëtar i komisionit, kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2,8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike;

Fatjon Muratin, anëtar i komisionit, kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2,8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike;

Taulant Tushe, anëtar i komisionit, kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike;

Namik Simixhiu, anëtar i komisionit, kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2,8 vite;

Valbona Ballgjini, drejtoreshë juridike, kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove;

Sidita Kopliku, anëtar i komisionit, kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove;

Jetmir Llapaj, ish-punonjës i QKB, kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.

Afera e incenratorëve/ Zbulohet data kur do të jepet vendimi nga GJKKO për të pandehurit, mes tyre edhe Lefter Koka

7 April 2025 at 15:27

Gjykata do të shpallë më 16 prill vendimin për një nga çështjet më të bujshme të korrupsionit në vendin tonë, aferën e inceneratorëve, që ka tronditur opinionin publik dhe ka vënë në qendër të hetimeve disa nga ish-zyrtarët më të lartë të shtetit.

Në këtë proces, ndër të akuzuarit ndodhet edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili përballet me akuza të rënda për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, lidhur me kontratat dhe fondet publike të përfshira në ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorëve në disa qytete të Shqipërisë. Kujtojmë se SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili gjykohet me gjykim të shkurtuar së bashku me 7 të akuzuarit e tjerë.

Çështja është ndjekur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila ka paraqitur prova për përfshirjen e Kokës dhe disa zyrtarëve të tjerë në skema korruptive që dyshohet të kenë sjellë miliona euro dëme për buxhetin e shtetit.

Pretenca për të pandehurit:

Lefter Koka 4 vjet burg
Bledar Karoli 4 vjet burg
Fatjon Murati 4 vjet burg
Taulant Tushe 4 vjet burg
Namik Simixhi 4 vjet burg
Valbona Ballgjini 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
Sidita Kopliku 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
Jetmir Llapaj 2 vjet burg

Kujtojmë që për inceneratorin e Fierit, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu zbrit në 6.8 vite qëndrim pas hekurave. Për inceneratorin e Elbasanit, ish-ministri Koka u dënua me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 6.8 burg edhe për këtë çështje.

The post Afera e incenratorëve/ Zbulohet data kur do të jepet vendimi nga GJKKO për të pandehurit, mes tyre edhe Lefter Koka appeared first on Sot News | Lajme.

Inceneratori i Tiranës/ Zbulohet data kur do të jepet vendimi për të pandehurit, mes tyre dhe Lefter Koka

By: Ela
7 April 2025 at 15:28

Gjykata e Posaçme do të shpallë më 16 prill vendimin përfundimtar ndaj të akuzuarve për aferën e inceneratorit të Tiranës. Disa javë më parë, gjatë leximit të pretencës, SPAK kërkoi fajësi për të gjithë të pandehurit dhe dënime me burg për ta, mes të cilëve edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Për këtë dosje, po […]

The post Inceneratori i Tiranës/ Zbulohet data kur do të jepet vendimi për të pandehurit, mes tyre dhe Lefter Koka appeared first on BoldNews.al.

Policia zbarkon në banesën e Nar Kokës, i arreston të birin

By: Ardit
20 March 2025 at 09:45

Policia e Durrësit ka ushtruar kontroll në banesën e Leonard Kokës, i njohur ndryshe si Nar Koka, nipi ish-ministrit që ndodhet në burg, Lefter Kokës. Autoritetet raportojnë se uniformat blu nga kontrolli i ushtruar në banesë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Si rezultat, në kuadër të operacionit të koduar “Kalibri” është […]

The post Policia zbarkon në banesën e Nar Kokës, i arreston të birin appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet nipi i Lefter Kokës në Durrës, policia i gjeti armë e municion në banesë

By: fra nc
20 March 2025 at 10:04

Policia e Durrësit ka arrstuar këtë të enjte nipin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, shtetasin Haki Koka.

29-vjeçari u ndalua nga efektivët e policisë pasi gjatë kontrolleve në basnesë iu gjet një armë pistoletë dhe municion luftarak.

Policia bën me dije se arma pa leje u zbulua në banesën e të riut pas informacioneve të mbledhura nga inteligjenca policore.

Polciia ka sekuestruar armën e zjarrit ndërkohë që materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Arrestohet nipi i Lefter Kokës në Durrës, policia i gjeti armë e municion në banesë appeared first on Euronews Albania.

Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK kërkon 3 vjet e 4 muaj burg për Alqi Bllakon

28 February 2025 at 15:43

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, kërkoi të premten më 28 shkurt deklarimin fajtor të ish-deputetit socialist Alqi Bllako për korrupsion pasiv në dy raste lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës dhe dënimin e tij me 5 vjet heqje lirie, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar i reduktohet 1/3-ta […]

The post Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK kërkon 3 vjet e 4 muaj burg për Alqi Bllakon appeared first on Reporter.al.

Edi Rama: SPAK ka dalë nga shinat, Veliaj nuk do të shkarkohet

11 February 2025 at 14:04

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të hënën nga SPAK me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh prej më shumë […]

The post Edi Rama: SPAK ka dalë nga shinat, Veliaj nuk do të shkarkohet appeared first on Reporter.al.

❌
❌