Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pagesat për PPP janë rritur më 2025 nga shtimi i fondeve për inceneratorin e Tiranës

By: user 11
10 July 2025 at 08:53

Kontrata për inceneratorin e Tiranës vijon të jetë një ndër zërat kryesorë që rëndon mbi financat publike. Ky projekt, i cili prej kohësh është përballur me akuza të rënda për korrupsion, vazhdon të financohet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që objekti fizik nuk është ndërtuar dhe nuk ekziston në terren. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave për vitin 2025 janë planifikuar rreth 13.98 miliardë lekë për mbështetjen e kontratave koncesionare me PPP, nga të cilat 5.59 miliardë lekë janë investime dhe 8.39 miliardë lekë shpenzime korente.

“Krahasuar me një vit më parë, kjo përfaqëson një rritje prej 683.8 milionë lekësh, ose 5.14% më shumë, e nxitur kryesisht nga rritja e planit të pagesave për kontratën e inceneratorit të Tiranës, si dhe për projektin e skanimit të kontejnerëve”, sqaron ministria e Financave në lidhje me zhvillimet në buxhetin 2025.

Financat sqarojnë se për incineratorin e Tiranës, rritja e planit të pagesave për vitin 2025 është një pasojë direkte e mosrealizimit të pagesave në vitin 2024, por ajo që bie në sy është fakti se, pavarësisht pagesave të vazhdueshme buxhetore, objekti nuk është ndërtuar dhe nuk ka prodhuar asnjë shërbim për qytetarët.

Në total, në pesë-mujorin e parë të vitit 2025, pagesat faktike për të gjitha kontratat koncesionare me mbështetje buxhetore kanë arritur në 4.24 miliardë lekë, ose 30.3% e planit vjetor, ndërsa për muajin maj janë realizuar 749.1 milionë lekë, ku projekti më i financuar ishte ai për shërbimet laboratorike mjekësore.

Skandali i inceneratorëve, që ka përfshirë figura të njohura politike dhe biznesi, përfshin pikërisht këtë projekt në krye të listës, duke e kthyer atë në një simbol të shpërdorimit të fondeve publike dhe mosndëshkimit institucional. Ministria e Financave thekson se monitorimi i kontratave PPP kryhet mbi bazë mujore, me qëllim kontrollin e rreziqeve dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale.

Por në rastin e inceneratorit të Tiranës, ky monitorim duket më shumë formal se real, pasi pagesat vijojnë pa asnjë rezultat konkret në terren, duke thelluar mosbesimin qytetar dhe rritur presionin ndaj buxhetit të shtetit në mënyrë të pajustifikueshme. Projekti i Ndërtimit i Landfillit, incineratorit dhe rehabilitimit të vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike do të financohet këtë vit 12,7 miliardë lekë rreth 13 milionë euro.

Sipas buxhetit 2025, ky projekt merr 9% të totalit të pagesave për koncesionet PPP financim nga buxheti. Siç tregojnë faturat e detajuara të thesarit pagesat bëhen ndaj Integrated Energy, e cila është në administrim të shtetit, për shkak të akuzave që ngriti SPAK për një aferë të madhe korruptive.

Ndaj administratorit shtet paguhen fatura për ndërtimin e inceneratorit, punimet e të cilit nuk kanë filluar. Megjithëse ekzistojnë ligje, udhëzime, rregulla dhe struktura ligjore që pengojnë çeljen e fondeve nëse nuk ka fatura punimesh sërish pagesat vazhdojnë, duke prodhuar një dëm material dhe moral ndaj taksapaguesve shqiptare./ Monitor

The post Pagesat për PPP janë rritur më 2025 nga shtimi i fondeve për inceneratorin e Tiranës appeared first on Lapsi.al.

BIRN: Afera e inceneratorit “fantazmë” të Tiranës u shfry si flluskë sapuni

By: user 6
16 April 2025 at 21:05

Afera e incineratorit të Tiranës u mbyll si një çështje banale të mërkurën në Gjykatën e Posaçme, ku shtatë nga 12 të pandehurit e dosjes kryesore u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre, por morën dënime aq minimale sa u konsideruan të shuara me kohën e paraburgimit. Ndërkohë, njëri prej të pandehurve u shpall i pafajshëm.

I akuzuari kryesor i kësaj dosjeje, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u dënua me 3 vjet burgim, dënim i cili u reduktua në 2 vjet falë gjykimit të shkurtuar. Gjyqtarja Elsa Ulliri urdhëroi gjithashtu shuarjen e masës së sigurimit dhe lirimin e Kokës për këtë çështje, lirim i cili pengohet nga dy dënime të mëparshme për kontratat koncesionare të Elbasanit dhe Fierit.

E njëjta masë dënimi u dha edhe për të pandehurit Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhi dhe Valbona Ballgjini, ndërsa Sidita Kopliku u dënua përfundimisht me 80 orë punë me interes publik. Ndërsa Jetmir Llapaj u shpall i pafajshëm me argumentin se fakti nuk përbën vepër penale. Ish-deputeti socialist, Allqi Bllako u gjykua veçmas për aferën e incineratorit të Tiranës dhe u dënua me 2 vjet e 8 muaj burgim.

Incineratori i Tiranës është projekti më i madh mes tre projekteve kontroverse të qeverisë së kryeministrit Edi Rama për trajtimin e mbetjeve urbane, por incineratori nuk u ndërtua asnjëherë, ndërsa dhjetra milionë euro të taksapaguesve u zhdukën pa asnjë gjurmë.

Kompania koncesionare e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV u sekuestrua në gusht të vitit 2023 nga Prokuroria e Posaçme, pasi u zbulua se pronarët fundorë të saj ishin dy biznesmenët famëkeqë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Prokuroria e Posaçme arriti në konkluzionin se kompania koncesionare ka qenë në dijeni të rrethanave konkurruese para se të shpallej procedura dhe se u ndihmua nga zyrtarët publikë në përgatitjen e dokumentacionit dhe paraqitjen e ofertës që e shpalli atë fituese.

Megjithatë, gjatë konkluzioneve përfundimtare në muajin shkurt, SPAK kërkoi dënime minimale për të pandehurit, dënime që u zbutën më tej edhe në gjykatë.

Përmes deputetes Jorida Tabaku, Partia Demokratike e konsideroi vendimin e së mërkurës “një thërrime” në raport me përgjegjësitë e atyre që e ideuan, miratuan dhe zbatuan skemën e korrupsionit në këtë kontratë.

Tabaku përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, sekretarit të tij të Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrave të tjerë të kabinetit në lidhje me këtë aferë, ndërsa theksoi se Partia Demokratike nuk do të rreshtë së denoncuari atë. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Afera e inceneratorit “fantazmë” të Tiranës u shfry si flluskë sapuni appeared first on Lapsi.al.

“Djegësi i Tiranës”/ Berisha: Nuk u vu asnjë tullë! Paratë po i vidhte Rama, Balluku nuk e raportoi

By: Ela
16 April 2025 at 20:47

Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj Belinda Ballukut se ka qenë në dijeni të vjedhjeve të 130 milionë eurove për inceneratorin e Tiranës. Nga takimi me banorët e njësisë 5 ku u prezantuan edhe kandidatët për deputetë, Sali Berisha tha se ky korrupsion, por edhe afera të tjera kanë varfëruar shqiptarët. Berisha thekson se […]

The post “Djegësi i Tiranës”/ Berisha: Nuk u vu asnjë tullë! Paratë po i vidhte Rama, Balluku nuk e raportoi appeared first on BoldNews.al.

Vendimi për inceneratorin e Tiranës, Tabaku: Thërrime në përgjegjësinë e atyre që e ideuan dhe firmosën

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Nga selia blu, Tabaku tha se “vendimi i gjykatës sot për çështjen e inceneratorit të Tiranës, është një thërrime në përgjegjësinë që duhet të ishin përpara drejtësisë, kushdo që e ka ideuar, konceptuar, miratuar dhe zbatuar, por ndërkohë vazhdon dhe paguan dhe sot e kësaj dite çdo ditë 88 mijë euro”.

Tabaku, e cila ka qenë edhe drejtuese e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, theksoi se duhet të hetohen një sërë zyrtarësh të tjerë të lartë.

Sipas Tabakut “Partia Demokratike ka provuar se i gjithë projekti është shkruar në zyrat e tre personave, që nuk kishin asnjë lidhje me incenerimin dhe djegien e mbetjeve, që nuk e njihnin sektorin, që nuk kishin absolutisht asnjë burim financiar për të mbështetur këtë projekt, dhe morën një kontrate prej 130 milionë eurosh, dhe që sot po shkon në 390 milionë euro, që njihet si vjedhja më e madhe e shekullit”.

“Gjatë komisionit hetimor ne i hapëm dyert publikut për të bërë transparencë dhe qytetarët panë se, inceneratori përveç të gjithë këtyre pagesave që vazhdojnë e bëhen deri më sot, 100 mln euro kanë arritur deri ditën e sotme. Përveç shkeljes së ligjit, përveç korrupsionit, përveç përfshirjes politike, ai nuk ekziston”, u shpreh Tabaku.

Sipas Tabakut “sot që po flasim, plehrat e Tiranës dergjen në landfillin e Sharrës, duke prodhuar jo vetëm ndotje për qytetarët, por duke prodhuar dhe aferën më të madhe, korruptive”.

“Partia Demokratike nuk do të reshtë jo vetëm së denoncuari këtë aferë, ashtu siç kemi bërë. Rreth 12 padi sot janë dorëzuar në SPAK për inceneratorin e Tiranës, mijëra faqe dokumente të cilat provojnë përfshirjen e politikës, krimit të organizuar, mbështetjen politike që i është dhënë këtij projekti, dhe njëkohësisht edhe përfshirjen e të gjithë zyrtarëve, së pari, të nivelit të parë politik, nga kryeministri dhe ministrat, deri te kryetari i bashkisë dhe së dyti, të gjithë zyrtarëve të nivelit të dytë”, tha Tabaku.

Tabaku nënvizoi se “Partia Demokratike do të ndërmarrë një reformë të plotë në të gjitha kontratat publike duke nisur me inceneratorin e Tiranës, duke reformuar jo vetëm sistemin e menaxhimit të integruar të mbetjeve, por të gjithë sistemin me të cilin sot, bashkia e Tiranës së pari dhe të gjitha bashkitë e tjera, në mënyrë kriminale mbledhin taksat e rritura të qytetarëve për pastrimin dhe i çojnë ato tek inceneratori që nuk ekziston.

Kjo çështje do të ketë drejtësi, një ditë do të ketë drejtësi dhe këtë drejtësi do t’ua ofrojmë ne qytetarëve, për të gjithë ato që sot vazhdojnë e paguajnë taksat në inceneratorin e korrupsionit, që sot dergjet në landfillin e Sharrës”.

/r.e/a.f/

The post Vendimi për inceneratorin e Tiranës, Tabaku: Thërrime në përgjegjësinë e atyre që e ideuan dhe firmosën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Afera e inceneratorit të Tiranës/ Tre vite burg për Lefter Kokën

By: user 4
16 April 2025 at 14:04

Gjykata e Posaçme ka dënuar me tre vite burg Lefter Kokën, ish-minisër i Mjedisit në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës, për të cilin janë paguar gati 100 milion euro, por që nuk ekziston. Deri më tani, Lefter Koka mbetet “koka e turkut” e inceneratorëve, pasi mbi të rëndojnë edhe dy dënime të tjera për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.

Më herët, vallai i tij, Leonard Koka ka pohuar se Edi Rama e ka negociuar personalisht, gjysëm me shantazh dhe gjysëm me premtime, dorëzimin e Kokës në SPAK dhe një distancim nga Partia Socialiste për të mos njollosur PS-në.

“Do të kesh një malore të lehtë po dorëzove mandatin. Po nuk e dorëzove, malorja është më e lartë. Unë i thashë vëllait, mos e dorëzo. Vëllai e dorëzoi”, tregoi Koka për bisedën mes Lefterit dhe Edit.

The post Afera e inceneratorit të Tiranës/ Tre vite burg për Lefter Kokën appeared first on Lapsi.al.

‘Landfilli i Sharrës, një minë me sahat’, Klodiana Lala: Çështje në hetim e sipër, priten goditje të forta

10 April 2025 at 22:25

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se hetimet për çështjen e inceneratorit të Tiranës janë ende në vazhdim, ndërsa ka ngritur alarmin për një tjetër problematikë të rëndë që lidhet me dherat dhe menaxhimin e tyre.

E ftuar në një studio televizive, Lala theksoi se përveç hetimeve për inceneratorin, duhet të hapet edhe një dosje e re për çështjen e dherave që po hidhen pa kriter.

Sipas saj, landfilli i Sharrës është në një gjendje alarmante dhe përbën një rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin publik.

“Inceneratori është një çështje në hetim e sipër. Kemi çështjen e dherave. Është një minë me sahat landfilli i Sharrës, do ketë goditje të forta. Dherat po hidhen në lumenj”, deklaroi gazetarja.

Lala paralajmëroi se në vijim priten zhvillime të forta dhe goditje të mëdha në lidhje me këtë skandal që po rëndon mbi qytetin e Tiranës.

The post ‘Landfilli i Sharrës, një minë me sahat’, Klodiana Lala: Çështje në hetim e sipër, priten goditje të forta appeared first on Sot News | Lajme.

Belind Këlliçi: Pas zgjedhjeve Erion Veliajt do t’i ngarkohet edhe inceneratori i Tiranës

By: V K
9 April 2025 at 09:10

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deklaruar në emisionin “A Show”, se beson se Erion Veliajt pas zgjedhjeve do t’i ngarkohet dhe inceneratorit të Tiranës.

“Unë mendoj që do të shkohet tek inceneratori i Tiranës, unë mendoj që pas zgjedhjeve do t’i ngarkohet pothuaj çdo vepër penale që ka kryer Edi Rama në këtë vend, sepse disa histori janë aq të mëdha, disa afera korruptive janë aq të mëdha sa nuk mund të lihen pa u mbyllur dhe pa ju vendosur kapak.

Edi Rama ka gjetur një mënyrë brilante për të shfaqësuar veten e tij, dhe për t’ja hedhur fajin atij që dikur e ka përjashtuar publikisht, dhe që kanë pranuar atë vetëposhtërim dhe veçperdiorim nga Edi Rama.

Kështu që Erion Veliaj po shërben si valvul shkarkimi e Edi Ramës për të gjitha aferat e tij kriminale dhe korruptive.

Thënë kjo, unë besoj se pas zgjedhjeve Erion Veliajt do t’i ngarkohet edhe afera e inceneratorit të Tiranës, për t’i vënë një emër kësaj afere, se nuk mbyllet kjo aferë as me një drejtor të dalë në pension që është sot në burg, as me drejtorë të rangut të dytë në Bashkinë Tiranë.

Kjo aferë e ka një personazh, ai personazh kryesor është Edi Rama, pa bekimin e tij kjo aferë nuk mund të behej, pa përfshirjen e Engjëll Agacit nuk mund të behej, por duke qenë se kjo duo vazhdon të jetë e fortë dhe vijon të ketë pushtet, faturën do ta marrë Erion Veliaj”, tha Këlliçi.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, ka nxjerrë në pah disa raste ku Edi Rama, ka poshtëruar publikisht të Erion Veliajn.

Këlliçi shtoi se Veliaj, është akuzuar për korrupsion dhe ka përfituar nga marrëdhëniet e tij me inceneratorët e Tiranës dhe mediat që i kontrollon ai.

Ai falenderoi mediat për publikimin e përgjimeve, ndërsa vlerësoi punën e medias CNA që ka nxjerrë të vërteta të mëdha në pah.

Këlliçi nënvizoi se qytetarët duhet të dinë se kush ka drejtuar Bashkinë e Tiranës, për 10 vjet dhe si janë trajtuar pronarët e mediave.

Ai përfundoi se të gjitha këto janë pjesë e një rrjeti korrupsioni të ndërtuar për interesat e Veliajt dhe të lidhjeve të tij politike.

“Ka me dhjetëra raste të poshtërimit publik të Veliajt nga ana e Edi Ramës, sa ka arritur të thotë që në ato pemët para Kryeministrisë, një ditë do të varet edhe kryetari i grupit armiqësor që ka infiltruar protestues në protestën studentore, që është kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe që e vari, se e ka bërë në realitet 8 vite më pas, por që e vari.

Thënë këtë, se kush është Erion Veliaj, na shërbejnë pikërisht këto përgjime që kanë dalë, që në fakt një punë kolosale ka bërë media CNA, që kanë bërë të mundur që të nxjerrin disa të vërteta shumë të mëdha në pah, për t’ja bërë të qartë qytetarëve se kush ka drejtuar Bashkinë e Tiranës për 10 vjet, kush i drejton disa nga mediat e vendit që ushqehen me paratë e inceneratorit të Tiranës, por që urdhrat i marrin nga kreu i Bashkisë Tiranë dhe si trajtohen sot pronarët e mediave.

Erion Veliaj, është e vërtetë, qytetarët duhen ta dinë, po, akuzohet për korrupsion, sepse ato të mira që ka arritur të marrë i ka marrë për shkak të korrupsionit”, tha ai.

The post Belind Këlliçi: Pas zgjedhjeve Erion Veliajt do t’i ngarkohet edhe inceneratori i Tiranës appeared first on Albeu.com.

Inceneratori i Tiranës, mbyllet gjyqi/ Vendimi për 8 të pandehur jepet në 16 prill

7 April 2025 at 19:00

Të hënën në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme u zhvillua seanca e fundit për sa i përket Inceneratorit të Tiranës, ku u bë mbrojtja e 8 prej të akuzuarve në këtë aferë korruptive, të cilët kërkuan pafajësi.

Në përfundim Gjykata e Posaçme vendosi datën 16 prill, për të marrë vendimin për 8 të pandehurit nën akuzë për shpërdorim detyre në inceneratorin e Tiranës.

Më herët, Prokuroria e posaçme ka kërkuar dënimin me 4 vite burg për ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, për shpërdorim detyre ne lidhje me procedurat për koncensionin dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës . Me përfitimin nga gjykim i shkurtuar dënimi I ulet në 2 vite e 8 muaj burg.

Edhe për disa anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave mbi procedurat e ngritjes së inceneratorit u kërkua dënimi me 4 vite heqje lirie mes të cilëve, Taulant Tushe dhe Namik Simixhiu zyrtarë të bashkisë së Tiranës si dhe Bledar Karoli dhe Erjon Murati nga ministria e mjedisit. Të gjithë të pandehurit do të përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit për shkak se ndaj tyre është pranuar gjykimi I shkurtuar.

Sipas prokurorisë, 8 të pandehurit akuzohen se ndihmuan në shkelje të ligjit, në dhënien me koncensiin të inceneratorit të Tiranës, dy administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiti.

Pretenca e SPAK

Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2,8 vite dhe 5 vite ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike;

Bledar Karolin, anëtar i komisionit, kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2,8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike;

Fatjon Muratin, anëtar i komisionit, kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2,8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike;

Taulant Tushe, anëtar i komisionit, kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2.8 vite dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike;

Namik Simixhiu, anëtar i komisionit, kërkohen 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 2,8 vite;

Valbona Ballgjini, drejtoreshë juridike, kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove;

Sidita Kopliku, anëtar i komisionit, kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove;

Jetmir Llapaj, ish-punonjës i QKB, kërkohen 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, i cili konvertohet në shërbim prove.

Afera e incenratorëve/ Zbulohet data kur do të jepet vendimi nga GJKKO për të pandehurit, mes tyre edhe Lefter Koka

7 April 2025 at 15:27

Gjykata do të shpallë më 16 prill vendimin për një nga çështjet më të bujshme të korrupsionit në vendin tonë, aferën e inceneratorëve, që ka tronditur opinionin publik dhe ka vënë në qendër të hetimeve disa nga ish-zyrtarët më të lartë të shtetit.

Në këtë proces, ndër të akuzuarit ndodhet edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili përballet me akuza të rënda për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, lidhur me kontratat dhe fondet publike të përfshira në ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorëve në disa qytete të Shqipërisë. Kujtojmë se SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili gjykohet me gjykim të shkurtuar së bashku me 7 të akuzuarit e tjerë.

Çështja është ndjekur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila ka paraqitur prova për përfshirjen e Kokës dhe disa zyrtarëve të tjerë në skema korruptive që dyshohet të kenë sjellë miliona euro dëme për buxhetin e shtetit.

Pretenca për të pandehurit:

Lefter Koka 4 vjet burg
Bledar Karoli 4 vjet burg
Fatjon Murati 4 vjet burg
Taulant Tushe 4 vjet burg
Namik Simixhi 4 vjet burg
Valbona Ballgjini 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
Sidita Kopliku 2 vjet burg, 4 vjet sherbim prove
Jetmir Llapaj 2 vjet burg

Kujtojmë që për inceneratorin e Fierit, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu zbrit në 6.8 vite qëndrim pas hekurave. Për inceneratorin e Elbasanit, ish-ministri Koka u dënua me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 6.8 burg edhe për këtë çështje.

The post Afera e incenratorëve/ Zbulohet data kur do të jepet vendimi nga GJKKO për të pandehurit, mes tyre edhe Lefter Koka appeared first on Sot News | Lajme.

Inceneratori i Tiranës/ Zbulohet data kur do të jepet vendimi për të pandehurit, mes tyre dhe Lefter Koka

By: Ela
7 April 2025 at 15:28

Gjykata e Posaçme do të shpallë më 16 prill vendimin përfundimtar ndaj të akuzuarve për aferën e inceneratorit të Tiranës. Disa javë më parë, gjatë leximit të pretencës, SPAK kërkoi fajësi për të gjithë të pandehurit dhe dënime me burg për ta, mes të cilëve edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Për këtë dosje, po […]

The post Inceneratori i Tiranës/ Zbulohet data kur do të jepet vendimi për të pandehurit, mes tyre dhe Lefter Koka appeared first on BoldNews.al.

Ish-deputeti Alqi Bllako dënohet me 2.8 vjet për incineratorin e Tiranës

11 March 2025 at 14:56

Gjykata e Posaçme shpalli të martën më 11 mars vendimin për çështjen penale në ngarkim të ish-deputetit socialist, Alqi Bllako, duke e deklaruar atë fajtor për korrupsion pasiv në dy raste lidhur me aferën e incineratorit të Tiranës. Gjykata vendosi dënimin e tij me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u […]

The post Ish-deputeti Alqi Bllako dënohet me 2.8 vjet për incineratorin e Tiranës appeared first on Reporter.al.

“Reforma në Drejtësi u transformua”/ Kryemadhi: SPAK nuk po vepron për Inceneratorin e Tiranës

By: Ardit
3 March 2025 at 12:59

Pasi u paraqit në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur nga GJKKO, deputetja Monika Kryemadhi foli për mediat ku i tërhoqi edhe njëherë vëmendjen SPAK që të kryejë hetime të thelluara për çështjen e inceneratorit të Tiranës, aferë të cilën ajo deklaron se e denoncoi 4 vite më parë. Kryemadhi […]

The post “Reforma në Drejtësi u transformua”/ Kryemadhi: SPAK nuk po vepron për Inceneratorin e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Inceneratori i Tiranës, SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit! Ja sa vite burg u kërkua për ish-ministrin Lefter Koka

7 February 2025 at 13:36
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 8 të pandehurit e Inceneratorit të Tiranës, mes tyre ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Gjatë seancës në GJKKO, SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili gjykohet me gjykim të shkurtuar së bashku me 7 të akuzuarit e tjerë. Pretenca për të pandehurit: Lefter

Mirel Mërtiri e paditi për deklaratat lidhur me inceneratorin, deputetja e PD-së paraqitet në Gjykatën e Tiranës: Uroj që të vijë edhe ai në seancë që policia ta arrestojë

7 February 2025 at 11:12
Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka mbërritur këtë të premte (7 shkurt) në Gjykatën e Tiranës, ku po zhvillohet një seancë pasi ndaj saj, Mirel Mërtiri, ka bërë një padi për deklaratat lidhur me inceneratorin e Tiranës. Ajo tha se nuk trembet nga padia, të cilën e cilësoi qesharake, ndërsa theksoi se çështjes do t’i shkojë

Inceneratori i Tiranës lë pas një gropë me 47 milionë euro borxhe dhe parapagime

By: Ela
5 February 2025 at 17:14

Në maj të vitit 2023, thuajse dy muaj përpara sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës, kryeministri Edi Rama i mbrojti projektet e incineratorëve si vepra të një rëndësie të veçantë. “Ato janë vepra shumë të rëndësishme dhe unë jam shumë krenar që i kam bërë ato,” tha Rama në një intervistë për Euronews Albania, duke nënkuptuar […]

The post Inceneratori i Tiranës lë pas një gropë me 47 milionë euro borxhe dhe parapagime appeared first on BoldNews.al.

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Lefter Kokën dhe 7 të pandehurit e tjerë

By: Ela
31 January 2025 at 14:36

Gjykata e Posaçme çeli shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës. Gjykata pranoi kërkesën e 8 të pandehurve për zhvillimin e procesit me procedurën e gjykimi të shkurtuar, përfshi edhe kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Të panderhut ndaj të cilëve u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar: Lefter Koka, Bledar Karoli, […]

The post Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për Lefter Kokën dhe 7 të pandehurit e tjerë appeared first on BoldNews.al.

SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës

By: Ardit
20 January 2025 at 17:11

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha të hënën gjatë një komunikimi me gazetarët se Prokuroria e Posaçme po vazhdonte hetimet për të gjetur përfituesit e parave publike nga kontrata kontroverse e incineratorit të Tiranës. Dumani deklaroi gjithashtu se një pjesë e përfituesve ishin zbuluar vitin e kaluar, megjithëse nuk ishin ekzekutuar urdhërndalimet. Nga […]

The post SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Dumani për inceneratorin e Tiranës: Po hetohet për paratë

By: user 8
20 January 2025 at 14:22

Gjatë një takimi informal me gazetarët, shefi i SPAK, Altin Dumani është pyetur nga gazetarët për hetimin që po behet për inceneratorin e Tiranës dhe se ku kanë shkuar paratë.

Ai është shprehur se për momentin është vendosur në sekuestro inceneratori i Tiranës, dhe se gjithçka po menaxhohet nga administrimi i shtetit. Ai ka thënë se po hetohet dhe ku kanë përfunduar paratë.

“Në momentin që është vendosur sekuestro inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit. Administratori ka detyrimin që ta menaxhojë, ai është personi përgjegjës për paratë. Për çështjen e sekuestrimit ka masë sigurimi, për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde, po ashtu është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave”, është shprehur ai.

The post Dumani për inceneratorin e Tiranës: Po hetohet për paratë appeared first on Lapsi.al.

I akuzuar për Inceneratorin e Tiranës, nis seanca e parë në GJKKO për Alqi Bllakon

14 January 2025 at 14:01

Ka nisur sot seanca e parë në Gjykatën e Posaccme Antikorrupsion në ngarkim të ish-deputetit socialist, njëherësh ish sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Në datë 20 dhjetor, GJKKO kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Bllakos, për korrupsion kryër në dy raste ku sipas SPAK, ai përfitoi rreth 120 mijë euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit, Edmond Bllako i cili është i pranishëm në seancën e kësaj të marte.

Hetimet për Bllakon përfunduan në 17 nëntor të vitit të kaluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

The post I akuzuar për Inceneratorin e Tiranës, nis seanca e parë në GJKKO për Alqi Bllakon appeared first on Sot News | Lajme.

Inceneratori i Tiranës/ Alqi Bllako kërkon gjykim të shkurtuar, GJKKO merr vendimin

By: Ardit
14 January 2025 at 14:36

Në GJKKO ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako, i cili akuzohet për çështjen e Inceneratorit të Tiranës. Bllako akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se nëse shpallet fajtor i ulet 1/3 e dënimit. Kjo kërkesë e ish-ligjvënësit socialist, që u […]

The post Inceneratori i Tiranës/ Alqi Bllako kërkon gjykim të shkurtuar, GJKKO merr vendimin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌