Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Analiza e humbjes, Këlliçi: Gabimin që PD bëri në vitin 2021, nuk do ta përsërisim për 11 Majin

By: redi
4 August 2025 at 16:20

Belind Këlliçi nga shtatori do të ulet në Kuvend si deputet, dhe thotë se opozita është e vendosur të mos përsërisë gabimet e së kaluarës dhe se gjithë vëmendja do të përqendrohet te denoncimi i asaj që ai e cilëson si farsë elektorale e 11 Majit. Ndryshe nga viti 2021, këtë herë Partia Demokratike do të ndjekë një qasje më të unifikuar dhe të kujdesshme, duke pritur raportin final të OSBE/

Source

11 Maji/ Këlliçi vijon akuzat: KQZ paradhomë e Ramës! Nuk ka pavarësi institucionale

By: Ela
28 July 2025 at 21:42

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka vijuar akuzat ndaj Partisë Socialiste dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për atë që e cilëson “farsë elektorale të 11 majit”. Ai deklaroi se vetëm nga qarku i Tiranës janë depozituar 570 video në vetëm dy ditë, ndërsa pritet publikimi i pamjeve të tjera zyrtare nga vetë KQZ për zonat më […]

The post 11 Maji/ Këlliçi vijon akuzat: KQZ paradhomë e Ramës! Nuk ka pavarësi institucionale appeared first on BoldNews.al.

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

27 July 2025 at 23:04

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paralajmëruar arrestimin për korrupsion të ish-kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi. Sipas Këlliçit, arrestimi i Tërmet Peçit do të ndodhë para se ai të marrë mandatin e deputetit në shtator, të fituar në zgjedhjet e 11 Majit. Deputeti i PD-së e bazoi deklaratën e tij edhe në […]

The post Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni! appeared first on BoldNews.al.

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

By: Ela
13 June 2025 at 22:38

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, deklaroi në studion e “ÇdoKënd” në A2 CNN se demokratët do të nisin analizën e brendshme pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Këlliçi shprehet se do të jenë forumet e PD-së që do e vendosin vendimmarrjen dhe kohëzgjatjen “Fokusi ynë kryesor […]

The post Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë… appeared first on BoldNews.al.

A jeni penduar për listën e Tiranës? Ja si përgjigjet Këlliçi

13 June 2025 at 22:22

Drejtuesi politik i PD për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi në një studio televizive, përgjigje pyetjes, nëse është penduar për listën e qarkut më të madh të vendit.

Këlliçi tha se lista perfekte nuk ekziston në politikë, por sqaroi se ajo e PD për Tiranën ishte e ndikuar nga rrethanat ku ndodheshim.

“Listë perfekte nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë. Në asnjë forcë politike nuk mund të ketë një listë perfekte, për shkak të egove, të ambicieve, të karrierave politike, për shkak të situatave aktuale, rrethanave që mund të të kushtëzojnë për të patur një vendimmarrje të caktuar. Pra listë perfekte mos prisni kurrë, nuk do të ketë dhe nuk ka patur ndonjëherë në asnjë forcë politike”, tha Këlliçi.

Deputeti i sapozgjedhur demokrat, pranoi po ashtu se ka pasur mundësi për të bërë më mirë me kandidatët e Tiranës, kur u vendos përballë faktit se ajo dukej në sytë e publikut si një listë e vjetër dhe e konsumuar.

“Që a mund të kishte hapësira për të punuar më shumë, për t’u hapur më shumë, për të patur qëndrime të ndryshme, patjetër kjo është e dukshme edhe pa diskutim kjo është e pranueshme”, pranoi Këlliçi.

Më tej ai përmendi 4 emra, mes të cilëve edhe veten që do të hyjnë në Parlament në shtator dhe përbëjnë një brez të rinj politikanësh, që dolën nga lista e kontestuar e Tiranës.

“Me shumë respekt për të gjithë ata që kritikojnë dhe kërkojnë më shumë nga opozita, unë nuk mendoj se Besart Xhaferri është i vjetër në politik, kreu i FRPD. Nuk besoj se Klevis Balliu është i vjetër, nuk besoj se Belindi vet, unë jam i vjetër. Nuk besoj se Erisa Xhixho, edhe pse është aleate, është e vjetër. Sigurisht ka pasur kontributor, qëndrestar historik të PD në atë listë, por edhe të rinj ka pasur në listë. Dhe të lexova katër emra, pra nga 12 që është 1/3 e listës. Të mbetemi te thelbi, padyshim që lista do të jetë e komentueshme. Çdo listë do të jetë e komentueshme dhe do jetë gjithmonë e tillë situata”, deklaroi Këlliçi

The post A jeni penduar për listën e Tiranës? Ja si përgjigjet Këlliçi appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk kemi PS, kemi parti shtet”/ Reagon Belind Këlliçi: S’ka pasur zgjedhje

27 May 2025 at 21:28

I ftuar në një studio televizive Belind Këlliçi theksoi se tashmë nuk ka një Parti Socialiste por një parti shtet. Ai ka deklaruar se në 11 Maj nuk ka patur zgjedhje por një farsë elektorale. Këlliçi nënvizoi se sot PD ka përballë shtetin.

“Kemi nisur ankimimin zyrtar të të gjitha rezultateve në qarqe. Ka qenë farsë elektorale, s’ka pasur zgjedhje. Nuk kemi PS, kemi një parti shtet që punon një herë në kaq vjet, administrata punon për ditën e zgjedhjeve. Sot jemi në garë me shtetin.

Kemi detyrën që t’i tregojmë popullit shqiptar se kush është Arkend Balla që merr 5 mijë vota më shumë se Rama në Durrës”, tha Këlliçi.

The post “Nuk kemi PS, kemi parti shtet”/ Reagon Belind Këlliçi: S’ka pasur zgjedhje appeared first on Sot News | Lajme.

A do të mbahet Berisha përgjegjës për humbjen?/ Reagon ashpër Këlliçi: Ky proces sot do të çohet deri në fund

25 May 2025 at 22:32

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në një studio televizive duket se u dha fund pyetjeve rreth hapave që do të ndjekë kjo forcë politike pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se fillimisht PD do të evidentojë krimin elektoral dhe më pas të gjithë ata që garuan më 11 maj do të japin llogari përpara strukturave për rezultatet e arritura.

Belind Këlliçi:

“Mos kujtoni se po i shmangem unë apo ndokush tjetër përgjegjësive. Kushdo që ka garuar në zgjedhjet e 11 majit pa diskutim që do duhet të jetë subjekt i një analize të brendshme. Subjekt i matjes së performancës dhe subjekt i matjes së mënyrës si ka bërë fushatën elektorale dhe do duhet të japi përgjegjësi para demokratëve, para strukturave dhe forumeve të PD. Por tashmë jemi te kapitulli i parë që është evidentimi i asaj që ka ndodhur në 11 maj. Nuk po themi që të kemi pushtet në tavolinë por kërkesa është që në Shqipëri të ketë zgjedhje.

Ky proces sot do të çohet deri në fund. Besoj se ditën e nesërme certifikohet rezultati në rang kombëtar dhe ne do të kemi nga nesër deri në ditën kur del raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR dy muaj kohë për ti bërë me dije të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe institucioneve ndërkombëtare se çfarë ka ndodhur. Kjo linjë na çon në demontimin e farsës elektorale që ka ndodhur më 11 maj”.

The post A do të mbahet Berisha përgjegjës për humbjen?/ Reagon ashpër Këlliçi: Ky proces sot do të çohet deri në fund appeared first on Sot News | Lajme.

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook

23 May 2025 at 08:04

Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të prerë për partitë politike: ‘ndaloni fushatën’. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale,” shkroi KQZ në […]

The post Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook appeared first on Reporter.al.

Këlliçi: Askush në PD s’duhet t’i shmanget përgjegjësisë, por fillimisht…

By: user 6
22 May 2025 at 23:41

Belind Këlliçi, i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, u shpreh se në PD do të ketë një analizë të detajuar për rezultatin e 11 majit. Megjithatë, ai theksoi se më parë do të bëhet denoncimi i farsës elektorale, siç e quajti ai.

“Askush në këtë moment nga PD-ja nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë personale apo të ekipit. Patjetër, timonier është kryetari i partisë, por të gjithë kemi rolet tona. Pasi të ketë përfunduar i gjithë denoncimi i kësaj farse elektorale dhe pasi ne të mos kemi humbur trenin e denoncimit, këtë periudhë kohore deri në daljen e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it, ne do ta shfrytëzojmë 100% për t’i bërë opinionit publik të ditur se çfarë ka ndodhur në 11 maj.

Që ne do të kemi një analizë të brendshme dhe do të marrim përgjegjësitë tona, kjo është padiskutueshme duke filluar nga unë i pari. Kjo është një çështje që i takon forumeve të brendshme të PD-së, zyrtarëve të PD, ekipit të kandidatëve, jo të gjithë kanë pasur të njëjtin performancë, jo të gjithë kanë pasur të njëjtin impenjim.

Është e paimagjinueshme, por është edhe për shkak të këtij kodi elektoral që është i imponuar nga Edi Rama, që kandidat, siç është rasti i doktor Alimehmetit, me 18 mijë vota të jetë jashtë parlamentit dhe në parlament të jenë banditë si Tërmet Peçi apo si Agron Malaj i Burrelit. Të gjitha këto janë pjesë e një analize të brendshme në PD, por ne nuk mund të shmangemi nga denoncimi i farsës elektorale”, tha Këlliçi. /A2 Televizion

The post Këlliçi: Askush në PD s’duhet t’i shmanget përgjegjësisë, por fillimisht… appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet parlamentare/ Belind Këlliçi: Nuk është rezultati që donim, por është ende herët

12 May 2025 at 11:45

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Belind Këlliçi deklaroi se rezultati i deritanishëm nga numërimi i votave nuk është ai që priste opozita. Por tha ai, është ende herët.

“Natyrisht që nuk është rezultati që do të donim të kishim, por është ende herët për të folur për një rezultat pasi janë numëruar deri tani 12 apo 13 për qind e votave dhe ka ende shumë të tjera pa u numëruar”, u shpreh Këlliçi.

“Është shumë zhgënjyese kur shikon që Erioni kërkon t’i ngjajë adashit të tij Erion Veliaj për sa i përket përdorimit të gënjeshtrave”, tha Këlliçi.

The post Zgjedhjet parlamentare/ Belind Këlliçi: Nuk është rezultati që donim, por është ende herët appeared first on Sot News | Lajme.

Policia reagon për përplasjen mes PD dhe PS te “Petro Nini”, çfarë konstatuam

By: Besnik
11 May 2025 at 23:47

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me incidentin pranë shkollës “Petro Nini”, ku përfaqësuesi i PD-së, Belind Këlliçi, pretendonte se po bëhej një veprimtari e paligjshme zgjedhore.

Policia thotë se konstatoi disa persona në një ambient privat, ndërsa gjatë kontrollit aty nuk u gjet asnjë material kompromentues ose të kundërligjshëm.

Policia thotë se shoqëroi personat në komisariat, ku mori deklarimet e tyre dhe të përfaqësuesve të subjekteve politike PD dhe PS. Sipas Policisë, deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka kallëzuar përfaqësuesit e PD-së, duke i akuzuar se kanë ushtruar forcë ndaj tij.

“Policia e Tiranës njofton se, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke u kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, për dokumentimin e një rasti të pretenduar sot, më datë 11.05.2025, në një ambient në rrugën ‘Marko Boçari’, Tiranë, ku është pretenduar për veprimtari të paligjshme zgjedhore.

Rreth orës 17:50, pas një njoftimi të bërë nga Belind Këlliçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, shërbimet e Policisë shkuan në vendin e pretenduar dhe konstatuan disa shtetas pranë dhe brenda një ambienti privat, që sipas kallëzuesve funksiononte si zyrë elektorale, pa shenja identifikuese, për Partinë Socialiste.

Gjatë kontrollit të ushtruar në prani të përfaqësuesve të të dyja subjekteve politike, në atë ambient nuk u gjetën materiale kompromentuese apo të kundërligjshme. Personat e pranishëm u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku janë marrë deklarime dhe kallëzime penale nga të dyja palët përfaqësuese të dy subjekteve politike.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, z. Erion Braçe, ka kallëzuar se përfaqësues të Partisë Demokratike kanë ushtruar forcë ndaj tij dhe personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

Grupi hetimor po administron pamjet filmike dhe çdo provë tjetër me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale do të jepet një njoftim i plotë mbi rezultatet e hetimit,” thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Policia reagon për përplasjen mes PD dhe PS te “Petro Nini”, çfarë konstatuam appeared first on Euronews Albania.

Përplasja në “bazën” e Erion Braçes/ Reagon policia: Çfarë gjetëm nga kontrollet

By: user 6
11 May 2025 at 23:39

Policia e Shtetit ka bërë një reagim mbi përplasjen e deputetit të PS-së Erion Braçe në një qendër që punonte për të në zonën e shkollës Petro Nini në Tiranë.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, për dokumentimin e një rasti të pretenduar sot, më datë 11.05.2025, në një ambient në rrugën “Marko Boçari”, Tiranë, ku eshte pretenduar për veprimtari të paligjshme zgjedhore.

Rreth orës 17:50, pas një njoftimi të bërë nga Belind Këlliçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, shërbimet e Policisë shkuan në vendin e pretenduar dhe konstatuan disa shtetas pranë dhe brenda nje ambienti privat, që sipas kallëzuesve funksiononte si zyrë elektorale, pa shenja identifikuese, për Partinë Socialiste.

Gjatë kontrollit të ushtruar në prani të përfaqësuesve të të dyja subjekteve politike, në atë ambient nuk u gjetën materiale kompromentuese apo të kundërligjshem. Personat e pranishëm u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku janë marrë deklarime dhe kallëzime penale nga të dyja palët përfaqësuese të dy subjekteve politike. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, z. Erion Braçe, ka kallëzuar se përfaqësues të Partisë Demokratike kanë ushtruar forcë ndaj tij dhe personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

Grupi hetimor po administron pamjet filmike dhe çdo provë tjetër me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë. Në përfundim të veprimeve procedurale, do të jepet një njoftim i plotë mbi rezultatet e hetimit” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

The post Përplasja në “bazën” e Erion Braçes/ Reagon policia: Çfarë gjetëm nga kontrollet appeared first on Lapsi.al.

Këlliçi: Njerëz me kapuçë e çanta që iknin me vrap, mes tyre dhe një drejtoreshë

By: redi
11 May 2025 at 20:15

Belind Këlliçi ka denoncuar në krim zgjedhor sipas tij pranë gjimnazit Petro Nini Luarasi në kryeqytet. Në një deklaratë për mediat, demokrati Këlliçi ka akuzuar socialistin Erion Braçe se në zyrën e tij elektorale disa persona u larguan me vrap. Këlliçi kërkon që ky rast të zbardhet dhe të mos kalojë në heshtje, ndërsa paralajmëron kallëzim në komisariat dhe prokurori. Ai thotë se kjo situatë…

Source

Belind Këlliçi bën deklaratën e fortë nga selia blu: Sot, do të shpërndahen para përmes ambulancave! SPAK të vihet në lëvizje

By: M C
9 May 2025 at 19:05

Belind Këllliçi ka dalë me një deklaratë zyrtare ku dhe u ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme, Policisë dhe Task-Forcës së ngritur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve që të jenë vigjilent pasi një skenar i dyshimtë është përgatitur për këtë mbrëmje.

Sipas Këlliçit, informacione të sigurta pranë Partisë Demokratike konfirmojnë se rrjeti i ambulancave publike do të përdoren si mjet për shpërndarjen e parave me qëllim blerjen e votave.

Demokrati u bën apel SPAK që të vendosë në lëvizje Task-Forcën e zgjedhjeve, ndërkohë që një thirrje e ka dhe për drejtorët e spitaleve të cilëve u kërkon që të mos bëhen palë në këtë shkelje flagrante të ligjit.

“U bëjmë thirrje drejtorëve të spitaleve, përgjegjësve të rrjetit të ambulancave, që të mos përfshihen në këtë shkelje të hapur të ligjit, sepse do të listohen si terroristë elektoralë dhe do të përgjigjen një më një”, tha Këlliçi.

Deklarata e plotë:

Informacione të sigurta të mbërritura në adresë të Partisë Demokratike, konfirmojnë se rrjeti i ambulancave të spitaleve publike të Tiranës do të kthehet sonte në karvan elektoral, duke shpërndarë para për blerjen e votave.

Patronazhistët e Edi Ramës do të lëshohen sonte rrugëve duke përdorur mjetet e transportit të pacientëve dhe të sëmurëve si bankomate për blerjen e vullnetit të zgjedhësve.

I bëjmë thirrje SPAK që të vërë në lëvizje Task Forcën e zgjedhjeve. Toma në Shkodër është vetëm nxënësi i Edit në Tiranë.

U bëjmë thirrje drejtorëve të spitaleve, përgjegjësve të rrjetit të ambulancave, që të mos përfshihen në këtë shkelje të hapur të ligjit, sepse do të listohen si terroristë elektoralë dhe do të përgjigjen një më një.

Ne përsërisim edhe njëherë mesazhin e qartë të Rezolutës së Partisë Popullore Europiane se, nëse makineria shtetërore ndërhyn në zgjedhje, rruga e integrimit të Shqipërisë ndalet.

Kush vjedh zgjedhjet e ka të shkruar qartë fatin në Uashington, Bruksel dhe Berlin! Ju faleminderit.

The post Belind Këlliçi bën deklaratën e fortë nga selia blu: Sot, do të shpërndahen para përmes ambulancave! SPAK të vihet në lëvizje appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi mesazh Arben Malokut: Ndalo presionet në Kasallë dhe Zall Herr, demokratët nuk ta falin…

By: V K
5 May 2025 at 08:05

Përmes një reagimi në “Facebook”, drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, i ka bërë thirrje Arben Malokut që të ndalë presionet për vota në Kasallë dhe Zall Herr.

‘Thirrje publike banditit elektoral Arben Maloku! Ndal presionet në Kasallë dhe Zall Herr. Do mbash përgjegjësi penale dhe ligjore për çdo presion dhe votë të tjetërsuar!’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Reagimi i plotë:

Thirrje publike banditit elektoral Arben Maloku!

Ndal presionet në Kasallë dhe Zall Herr. Do mbash përgjegjësi penale dhe ligjore për çdo presion dhe votë të tjetërsuar!

Demokratët nuk ta falin terrorin dhe vjedhjen e votës!

 

The post Belind Këlliçi mesazh Arben Malokut: Ndalo presionet në Kasallë dhe Zall Herr, demokratët nuk ta falin… appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi: Pasaporta e Ramës gjendja skandaloze në shkolla mes plehrave, në 11 maj duhet ndëshkim dhe ndryshim

By: V K
29 April 2025 at 12:29

Përmes një video të publikuar në “Facebook”, kandidati për deputet i PD-së, Belind Këlliçi, shkruan se në fshatin Kasollë, bashkë me mësimet e matematikës apo gjuhë-leximit, nxënësit duhet të marrin edhe helmet e plehrave.

Këlliçi: Fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe Arben Malokut. Kjo është gjendja në Kasallë, ngjitur me shkollën. Bashkë me mësimet e matematikës apo gjuhë-leximit, nxënësit duhet të marrin edhe helmet e plehrave.

Kjo është pasaporta shqiptare e vitit 2025, ku fëmijët rriten dhe shkollohen në gjendje skandaloze, rruga mungon dhe ambulanca e fshatit është në mjerim. Ka një zgjidhje për t’i dhënë fund kësaj batërdie. Më 11 maj, të ndëshkojmë Edi Ramën me votë dhe të sjellim ndryshimin!

 

The post Belind Këlliçi: Pasaporta e Ramës gjendja skandaloze në shkolla mes plehrave, në 11 maj duhet ndëshkim dhe ndryshim appeared first on Albeu.com.

Prokuroria e Tiranës merr në pyetje ministrin Arbjan Mazniku

By: user7
28 April 2025 at 13:15

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje ministrin e të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

Ministri Mazniku u mor në pyetje rreth 3 javë më parë nga prokurori i çështjes.

Marrja në pyetje e ministrit është bërë në kuadër të një hetimi për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Arbjan Mazniku është kallëzuar nga ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi.

The post Prokuroria e Tiranës merr në pyetje ministrin Arbjan Mazniku appeared first on Lapsi.al.

Belind Këlliçi: Nuk jemi në fushatë për të bërë Berishën kryeministër!

24 April 2025 at 22:34

Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Opinion” ka deklaruar se Sali Berisha nuk do jetë kryeministër edhe nëse fiton Partia Demokratike fiton zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. I pyetur se përse Berisha nuk do jetë kryeminstër kur po bën gjithë këtë fushatë, Këlliçi u përgjigj se synimi i kryedemokratit nuk është pozita si kryeministër, por […]

The post Belind Këlliçi: Nuk jemi në fushatë për të bërë Berishën kryeministër! appeared first on BoldNews.al.

Këlliçi: Berisha nuk është në garë për t’u bërë kryeministër, por…

By: user 6
24 April 2025 at 22:50

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës Belind Këlliçi thotë se opozita nuk ka synim të këtyre zgjedhjeve të bëjë Sali Berishën kryeministër. Gjatë një debati në emisionin “Opinion” ai tha se Berisha nuk ka hyrë në këtë garë për ambicie apo karrierë personale, por për të larguar modelin qeverisës të Ramës.

“Berisha nuk është në garë…, e po ta them dhe unë, nuk jemi në garë që të bëhet Berisha kryeministër. Ka kryer Berisha “legacy” të vet, President, kryeministër, kryetar opozite, gjithçka… Nuk jemi në garë më 11 Maj që të bëhet Berisha kryeministër.

E vendosin vetë demokratët, e ka thënë Berisha. Berisha ka një mision dhe rrethanat historike, rrethanat politike, e detyroi Berishen të rikthehej, të merrte të bashkonte PD, për të larguar këtë model qeverisje.

Berisha nuk është këtu për karrierë personale, nuk është këtu për ego, nuk është këtu për ambicie. Të gjitha gjërat në historinë e këtij vendi, Berisha i ka bërë” – tha Këlliçi. I pyetur nëse ky ishte një qëndrim personal ai tha se po fliste si drejtues politik i PD për qarkun e Tiranës. ©LAPSI.al

The post Këlliçi: Berisha nuk është në garë për t’u bërë kryeministër, por… appeared first on Lapsi.al.

“Rrit mirëqenien e familjeve të vetëpunësuara”/ Këlliçi dhe Çupi takime në Tiranë: Biznesi pa tatim fitim deri në…

19 April 2025 at 16:12

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi si dhe kandidatja për deputete Dhurata Çupi kanë vijuar takimet sot me pensionistë, qytetarë dhe biznese në Njësinë 9.

Përfaqësuesit e PD kanë prezantuar pikat e programit të PD për zhvillimin e biznesit dhe të sipërmarrjes familjare.

Këlliçi është shprehur se me taksën 10% dhe çuarjen deri në 180 mijë euro të xhiros së biznesit që nuk do të taksohet për tatim fitimin, ndihmon në rritjen e mirëqenies për familjet e vetëpunësuara.

Postimi i Këlliçit
Takime me pensionistë, qytetarë e biznese të vogla në Njësinë 9.
Programi i Partisë Demokratike për ekonominë, me taksën 10% dhe rritjen e nivelit të xhiros deri në 180 mijë euro PA TATIM FITIMi ndihmon të gjitha familjet e vetëpunësuara që të përmirësojnë ekonominë e tyre.
Me Partinë Demokratike, sipërmarrësit e vegjël dhe punëtorët kanë një shans për një mirëqënie të vërtetë.

The post “Rrit mirëqenien e familjeve të vetëpunësuara”/ Këlliçi dhe Çupi takime në Tiranë: Biznesi pa tatim fitim deri në… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌