Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë/ Policia del me njoftim zyrtar

By: V K
22 August 2025 at 14:25

Këtë të premte, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë zhvilluar një aksion blic në qendër të qytetit.

Sipas uniformave blu, 43-vjeçari në momentin e ndalimit, ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole, gati për qitje.

Gjithashtu, policia njofton se; gjatë operacionit u vu në pranga edhe shtetasi A. I., 50 vjeç, banues në Fier, i cili fshihte dhe strehonte shtetasin R. Z.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stuhia”, nga strukturat e hetimit të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Vihet në pranga 43-vjeçari i shpallur në kërkim, pas lokalizimit në Korçë, i cili, në muajin korrik, në Sarandë, tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetas, në një lokal.

43-vjeçari, në momentin e ndalimit, ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole, gati për qitje.

Në pranga edhe një shtetas që e strehonte në qytetin e Fierit dhe e ndihmonte t’i shmangej Policisë, i shpallur më herët për armëmbajtje pa leje, po në kuadër të këtij operacioni.

Sekuestrohen gjatë operacionit gjithsej 5 armë zjarri (4 pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, dhe 1 automatik), një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë luftarakë.

Në vijim të veprimeve operacionale bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbetën të plagosur me armë zjarri 2 shtetas, shërbimet e DVP Vlorë, konkretisht strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

R. Z., alias R. C., 43 vjeç, banues në Sarandë, ndaj të cilit, me vendimin e datës 24.07.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në momentin e arrestimit, në qytetin e Korçës, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Gjithashtu, gjatë operacionit u vu në pranga edhe shtetasi A. I., 50 vjeç, banues në Fier, i cili fshihte dhe strehonte shtetasin R. Z.

50-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, pasi falë informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe punës së strukturave të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, në vijim të veprimeve operacionale për finalizimin e këtij operacioni, u ushtrua kontroll konkretisht në banesën e shtetasit A. I., në qytetin e Fierit, ku dyshohej se fshihej shtetasi i kërkuar R. Z.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh dhe sendesh të tjera, konkretisht: 3 armë zjarri pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, një armë zjarri automatik, një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë luftarakë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë/ Policia del me njoftim zyrtar appeared first on Albeu.com.

Aksioni në Korçë/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ramadan Zotos (VIDEO)

By: V K
22 August 2025 at 12:15

Këtë të premte, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë zhvilluar një aksion blic në qendër të qytetit.

News24, ka siguruar pamje nga arrestimi i Ramadan Zotos në Korçë vetëm pak minuta më parë.

Në video shihet se si tre persona janë të shtrirë në tokë, ndërsa forca të shumta procedojnë me arrestimin e tyre.

 

The post Aksioni në Korçë/ Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të Ramadan Zotos (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Siguruan ushqim dhe strehuan Flodian Plakun, ja masat që dha gjykata për të arrestuarit në Orikum

By: V K
7 August 2025 at 12:44

Këtë të enjte, është mbajtur në Gjykatën e Vlorës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave të arrestuar, së bashku me Flodian Plakun në Orikum.

Të ndaluarit janë:

Albano Lapshi, i cili dyshohet se i çonte ushqim Plakut- arrest me burg

Armando Dano, berber nga Shkodra- detyrim paraqitje.

Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua Plaku- arrest me burg.

Julian Aliaj, i cili u kap me armë zjarri me vete dhe rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge- arrest me burg.

 

 

Në masën e sigurisë gjykata vendosi; arrest me burg për të 3 shtetasit e ndaluar si të përfshirë në fshehjen dhe dhënien e ndihmës për të akuzuarin për vrasje Flodian Plaku.

Ndërsa për berberin Armando Dano, gjykata vendosi detyrim paraqitje.

The post Siguruan ushqim dhe strehuan Flodian Plakun, ja masat që dha gjykata për të arrestuarit në Orikum appeared first on Albeu.com.

U arrestuan me Flodian Plakun, Gjykata e Vlorës jep masat e sigurisë për 4 persona (EMRAT)

By: V K
7 August 2025 at 10:22

Këtë të enjte, në Gjykatën e Vlorës, do të zhvillohet seanca  për masën e sigurisë ndaj 4 personave që u arrestuan së bashku me Flodian Plakun, i cili ishte në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas.

Tre prej tyre akuzohen se e ndihmonin të kërkuarin e drejtësisë, ndërsa i katërti që u gjet nën shoqërinë e Flodian Plakut ishte i armatosur me pistoletë.

Albano Lapshi, Ligor Doko dhe Armand Dano, akuzohen për përkrahje të autorit të krimit. Bashkë me Pole Qorrin u kap edhe Julian Aliaj, i armatosur me pistoletë. Aliaj ka qenë më parë i dënuar për trafik droge.

Të katërt u kapën së bashku në Orikum me Flodian Plakun, i njohur edhe si Pole Qorri.

Ky i fundit strehohej në hotelin e Ligor Dokos. Albano Lapshi i dërgonte ushqim Flodian Plakut, kurse Armand Dano nga Shkodra ishte berberi i tij.

Në ditën e ndërhyrjes dhe arrestimit, policia ndoqi Albano Lapshin, personi që i çonte ushqimin ne hotel, si dhe berberi Armando Dano me origjinë nga Shkodra.

Kujtojmë se Flodian Plaku, u la në arrest në burg dy ditë më parë nga Gjykata e Tiranës. Ai akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas, më 15 Mars 2024, në banesën e tij në Larushk të Fushë-Krujës.

The post U arrestuan me Flodian Plakun, Gjykata e Vlorës jep masat e sigurisë për 4 persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Me 25 mijë euro me vete dhe armë gati për qitje, policia zbardh detaje mbi arrestimin e Flodian Plakut

By: V K
4 August 2025 at 10:50

Ditën e djeshme, u zhvillua një operacion policor me rrezikshmëri të lartë në Orikum, ku është arrestuar i shumëkërkuari Flodian Plaku.

Ai u kap me një armë zjarri me fishek në fole dhe 25 mijë euro cash, ndërkohë që fshihej në një hotel së bashku me një bashkëpunëtor të armatosur.

Plaku dyshohet për vrasje të kryera me paramendim dhe për pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale në Vlorë dhe jashtë saj.

Bashkë me të janë arrestuar edhe persona të tjerë që e ndihmonin për t’u fshehur dhe për të lëvizur.

Njoftimi i policisë:

Konferencë për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Elidon Çela, mbi rezultatet e operacionit policor “ETERNA”, si dhe për rezultatet e punës hetimore dhe policore të ditëve të fundit, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të kryera më parë, në qarkun Vlorë

Përshëndetje dhe faleminderit për praninë dhe vëmendjen tuaj!

Jam sot këtu, së bashku me Zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit, Shefin e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe me efektivë të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, për të ndarë me ju dhe nëpermjet jush, me qytetarët, rezultatet e një pune hetimore proaktive të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me prokuroritë e Vlorës dhe të Tiranës, me qëllim zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, në Vlorë, si dhe identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të këtyre ngjarjeve, të cilët përbëjnë një rrezik serioz për rendin dhe sigurinë publike.

Si rezultat i angazhimit profesional të strukturave hetimore dhe operacionale, ditët e fundit, në Vlorë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i vrasjes se shtetasit Renato Hoxha, ndodhur më datë 27.04.2025. Konretisht, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e njërit prej autorëve, si dhe pasditen e djshme, gjatë një operacioni të mirorganizuar dhe të një niveli të lartë rrezikshmërie për punonjësit e Policisë, u bë e mundur vënia në pranga e një shtetasi në kërkim, i cili në momentin e kapjes ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole gati për qitje. Konkretisht:

Më datë 03.08.2025, pas një pune të mirorganizuar dhe veprimesh të koordinuara mes Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Vlorë dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në drejtimin e prokurorit të çështjes pranë Prokurorisë së Tiranës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “ETERNA”, me qëllim kapjen e një shtetasi në kërkim për vrasje, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave që e ndihmonin dhe e strehonin.

Operacioni u zhvillua në ambientet e një hoteli në Orikum, ku u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit:

Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), 42 vjeç, banues në Vlorë, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin penal nr. 1885, datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Ky shtetas akuzohet për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, më datë 15.03.2024, i cili u qëllua me armë zjarri brenda rrethimit të banesës së tij. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar te banesa e viktimës, me një automjet tip “Land Rover” dhe pas kryerjes së vrasjes, janë larguar në fshatin Hasan, ku kanë djegur automjetin.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Flodian Plaku, si dhe në ambientet ku qëndronte, u gjetën dhe u sekuestruan:

Një armë zjarri pistoletë, me një krehër dhe 17 fishekë;
25 000 euro cash, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal;
7 celularë.

Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej, së bashku me shtetasin Flodian Plaku, u kap edhe shtetasi Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vjeç, i cili gjatë operacionit u kap me një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Gjatë hetimeve të thelluara mbi këtë rast, u evidentua se shtetasit A. L, 36 vjeç, banues ne Vlorë, A. D, 31 vjeç banues ne Vlore dhe L. D, 57 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e shtetasit në kërkim Flodian Plaku. Ata u arrestuan ne flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ndërkohë, në vazhdën e punës hetimore për dokumentimin ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, vetëm tre ditë më parë, më datë 01.08.2025, strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Në Gjurmë”, me objekt kapjen e shtetasit Kleanth Bylyku alias Armando Gega, 42 vjeç, banues në Vlorë, në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhër ekzekutimi i vendimit penal nga Gjykata e Vlorës, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për vrasjen e shtetasit Renato Hoxhaj, ndodhur më 27.04.2025, rreth orës 06:20, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës. Viktima u qëllua me armë zjarri, me katër plumba në trup dhe kokë, duke humbur jetën në vend.

Lidhur me këtë ngjarje, falë hetimeve të thelluara dhe analizës së provave të gjetura në vendngjarje, u dokumentua se vrasja ishte e planifikuar dhe e kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë. Si rezultat, janë ndërmarrë këto masa:

* Në muajin prill, u ndalua me iniciativë shtetasi E. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”;

* U shpallën në kërkim shtetasi i huaj, me kombësi rumune, D. C., 53 vjeç, me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Për këtë shtetas është lëshuar urdher arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

* Në hetim për këtë vrasje është edhe një shtetas tjetër, me inicialet I. S., 26 vjeç, i vënë në pranga më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për të cilën vijon puna për të përcaktuar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale.

Ndërkohë, janë duke vazhdur me intensitet hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje kriminale në Vlorë dhe në Sarandë. Përfitoj nga rasti të bëj me dije se në Sarandë po vijojnë hetimet e thelluara dhe veprimet operacionale dhe së shpejti do të kemi rezultate konkrete për kapjen e autorëve.

Të dy operacionet “Eterna” dhe “Në Gjurmë” janë dëshmi e qartë e vendosmërisë së strukturave tona për të zbardhur dhe dokumentuar në mënyrë të plotë krimet më të rënda që cenojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për të vijuar pa ndërprerje hetimet dhe operacionet për kapjen e çdo personi në kërkim dhe për goditjen e çdo strukture që mbështet aktivitetet kriminale.

Ftoj qytetarët e qarkut Vlorë dhe më gjerë që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë, duke raportuar çdo informacion me vlerë, sepse së bashku ndërtojmë një shoqëri më të sigurt dhe më të drejtë.

Faleminderit!

The post Me 25 mijë euro me vete dhe armë gati për qitje, policia zbardh detaje mbi arrestimin e Flodian Plakut appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i ish-policit Gentian Bejtja/ Si u vu në pranga Flodian Plaku, dyshohet se kishin marrë tjetër porosi për vrasje…

By: V K
4 August 2025 at 08:33

Ditën e djeshme, policia e Vlorës, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale dhe RENEA-n, kanë arrestuar në Orikuam Flodian Plaku, 42-vjeç nga Vlora.

Flodian Plaku, ishte i skeduar prej shumë vitesh nga policia, derisa në vitin 2019 e vunë në pranga pas një morie kërkesash që erdhën nga Italia.

Ai bashkë me një grup personash nga Vlora konsideroheshin si kokat e një rrjeti trafiku droge nga Vlora në drejtim të Italisë, në një korridor thuajse të paprekur nga policia jonë për vite me radhë.

Por, askush nuk di të thotë se si doli i lirë nga akuzat që erdhën nga pala italiane, ndërsa në marsin e një viti më parë, teksa ekzekutohej në një akt barbar Gentian Bejtja, në sy të gruas dhe të fëmijëve brenda shtëpisë së tij, në mjetin e vrasësve u tha se ishte edhe Flodian Plaku.

Policia atëherë dhe prokuroria më vonë, nuk dhanë shumë të dhëna në lidhje me të dyshuarin F.D., që u shqua jo vetëm në mjetin “Range Rover” të vrasësve, por edhe në “Golf 7”, që largoi grupin e killerave nga vendi ku u dogj “Range”.

Por, policia tha: “Dyshohet se vrasësit e Gentian Bejtjas janë me pagesë dhe janë nga Vlora”! Por pa u përmendur emri i Flodian Plakut, personit me disa mbiemra dhe me një pseudonim, që policia dhe prokuroritë e rretheve e njihnin jo pak. Dje, RENEA ka zbarkuar herët në Orikum, e pikërisht në zonën ku ishte informacioni për vendndodhjen e tij.

Në mbështetje të RENEA-s mësohet se ka qenë skuadra operacionale e policisë së Vlorës, ndërkohë që Flodian Plaku u prangos teksa mbante 2 armë zjarri me vete, të gatshme për qitje. Sipas të dhënave jo zyrtare mësohet se me të në pranga ra edhe një person tjetër, i konsideruar si bashkëpunëtor i tij në trafikun e drogës, por nuk dihet se çfarë roli mund të ketë në aktivitetin e kohëve të fundit të të shumëkërkuarit të drejtësisë, Flodian Plaku.

Të dhënat tregojnë se policia ka rënë në gjurmët e vendndodhjes së tij për shkak të informacioneve se Plaku dyshohet se kishte marrë porosi për të kryer vrasje, por do të jenë hetimet që do të saktësojnë faktin e armatosjes së tij. Armët janë sekuestruar dhe pritet t’i nënshtrohen ekspertimit balistik.

ARRESTIMI I PLAKUT

Policia bëri me dije se është arrestuar Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, pasi dyshohet si një nga 3 atentatorët e vrasjes së tij, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024, në fshatin Larushkë të Krujës. Mësohet se Plaku është pjesë e grupeve të Vlorës. Sipas burimeve, dyshohet se Plaku ka vepruar si vrasës me pagesë.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se autorët janë afruar te banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë–Thumanë.

Pas kalimit të mbikalimit të Fushë-Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin. Një muaj pas vrasjes së Bejtjas, Flodian Plaku iku në Serbi, qëndroi 11 orë dhe erdhi në Rinas. Në “Golf 7” janë zbuluar 12 gjurmë gishti.

“Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip ‘Volkswagen Golf’ me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiut, 30 vjeç, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Po kështu, ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë”, – njoftoi policia 1 vit më parë.

Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip “Volkswagen Golf” me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu dhe shoqërimin në ambientet e policisë. Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve hetimore, po në këtë datë u bë i mundur shoqërimi në ambientet e policisë i shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari.

The post Ekzekutimi i ish-policit Gentian Bejtja/ Si u vu në pranga Flodian Plaku, dyshohet se kishin marrë tjetër porosi për vrasje… appeared first on Albeu.com.

Detajet/ “Pole Qorri” kishte marrë sërish porosi për vrasje, kush e shoqëronte kur u kap

3 August 2025 at 18:39

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi në Vlorë i 42-vjeçarit Flodian Plaku, i cili ishte shpallur në kërkim si një nga tre atentatorët në vrasjen e Gentjan Bejtjas, atentat i regjistruar më 15 Mars të vitit 2024 në Larushkë të Fushë Krujës. Burime për mediat bëjnë me dije se ai është kapur në Orikum, […]

The post Detajet/ “Pole Qorri” kishte marrë sërish porosi për vrasje, kush e shoqëronte kur u kap appeared first on BoldNews.al.

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

27 July 2025 at 23:04

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paralajmëruar arrestimin për korrupsion të ish-kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi. Sipas Këlliçit, arrestimi i Tërmet Peçit do të ndodhë para se ai të marrë mandatin e deputetit në shtator, të fituar në zgjedhjet e 11 Majit. Deputeti i PD-së e bazoi deklaratën e tij edhe në […]

The post Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni! appeared first on BoldNews.al.

Kapet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Një 35-vjeçar turk i dënuar për mashtrim financiar është vënë në pranga nga Policia Kufitare në Morinë, ndërsa tentonte të hynte në territorin shqiptar.

Shtetasi Kadir Kuçukologu, banues në Turqi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi ishte dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata e Lartë për Krimet në Karsikaya, për veprën penale “Vjedhje me anë të mashtrimit duke përdorur sisteme elektronike të përpunimit të të dhënave, bankë ose institucion huadhënës”.

Sipas Policisë së Shtetit, arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Policisë Kufitare në Morinë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, të cilat kishin siguruar informacion për përpjekjen e Kuçukologut për të hyrë në Shqipëri.

Pas kapjes, ndaj tij u mor masa e arrestit me qëllim ekstradimin drejt Turqisë.

Interpol Tirana është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke për finalizimin e procedurave ligjore.

/e.i/j.p/

The post Kapet në Morinë shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Noizy reagon pas lirimit nga autoritetet zvicerane: Autori do përballet me pasojat…

10 July 2025 at 20:09

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është liruar pas ndalimit nga autoritetet zvicerane më 5 korrik në aeroportin e Zyrihut. Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku sqaron se gjithçka ka qenë pasojë e një shpifjeje.

Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët, fatkeqësisht, nuk munda të performoja të shtunën mbrëma në Rinora4. Një keqkuptim i rëndë, i akuzuar nga shpifje e pastër, më përfshiu në një verifikim zyrtar nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me ligjin, deri në dënimin maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve. Jam përsëri me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. MAMA JA DOLA”, shkruan Noizy në reagimin e tij publik.

Sipas Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme në Zvicër, ndaj 38-vjeçarit shqiptar ishte kërkuar masa e paraburgimit, me dyshime për disa vepra penale.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë shpallur ende një vendim përfundimtar dhe theksojnë se për reperin zbatohet prezumimi i pafajësisë.

 

The post Noizy reagon pas lirimit nga autoritetet zvicerane: Autori do përballet me pasojat… appeared first on Sot News | Lajme.

Kultivonte kanabis në kopshtinë e banesës në mes të Delvinës, arrestohet 61-vjeçari

By: fra nc
10 July 2025 at 15:29

Policia e Delvinës ka finalizuar një rast të goditjes së kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional “Koordinata”.

Një 61-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte kultivuar 17 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, në kopshtin pranë banesës së tij në lagjen “9 Tetori”, Delvinë.

Shtetasi J. M., rezulton gjithashtu të kishte ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit për të ujitur bimët narkotike dhe kishte kryer ndërtim pa leje në ambientet e jashtme të banesës.

Shërbimet e Komisariatit të Delvinës asgjësuan bimët narkotike me djegie, ndërsa për rastin materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Sarandës për veprime të mëtejshme.

61-vjeçari do të hetohet për “Kultivim të bimëve narkotike”, “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Shkatërrim të rrjetit të ujësjellësit”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kultivonte kanabis në kopshtinë e banesës në mes të Delvinës, arrestohet 61-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Arrestimi i Noizy, media zvicerane: Këndoi në fitoren e Ramës në zgjedhje

By: user 6
9 July 2025 at 23:15

Policia e Kantonit të Cyrihut arrestoi reperin shqiptar Noizy në aeroport të shtunën. Arrestimi u bë për llogari të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme, u tha në një njoftim të policisë, por nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Siç njoftoi zyra e prokurorit publik, 38-vjeçari akuzohet për disa vepra penale. Ndaj tij janë duke u zhvilluar procedurat penale dhe për shkak të natyrës së vazhdueshme të procedurave, ata nuk pranuan të jepnin detaje të mëtejshme.

Zyra e prokurorit publik ka kërkuar nga gjykata masën e paraburgimit për masa shtrënguese. Megjithatë, ende nuk është dhënë një vendim. Media zvicerane watson.ch thotë se megjithatë prezumimi i pafajësisë zbatohet deri në shpalljen e një vendimi përfundimtar.

“Reperi shqiptar fillimisht kishte planifikuar një performancë në klubin “Rinora 4” në Rümlang. Muzikanti ka pothuajse 4 milionë abonentë në Spotify. Ai ndiqet nga mbi 2 milionë njerëz në Instagram. Gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe pas rizgjedhjes së tij të suksesshme, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama performoi gjithashtu me Noizyn në skenë.

Por që nga e shtuna, reperi ka mbetur i bllokuar në Zvicër. Planet e tij për të prezantuar albumin e tij të ri drejtpërdrejt para një audience u penguan në Aeroportin e Cyrihut. Ai u arrestua me të hyrë. Eventi nuk mundi të zhvillohej dhe të gjitha njoftimet janë hequr nga rrjetet sociale” – shkruan media zvicerane. ©LAPSI.al

The post Arrestimi i Noizy, media zvicerane: Këndoi në fitoren e Ramës në zgjedhje appeared first on Lapsi.al.

Me pranga në duar, dalin përpara gjykatës CEO dhe ish-administratori i Bankers

By: fra nc
5 July 2025 at 10:29

Kanë dalë këtë të shtunë përpara Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, të arrestuarit në kuadër të operacionit hetimor të zhvilluar ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”.

Mes personave të ndaluar janë dhe drejtori aktual i Bankers Petroleum, Hong Ping Xiao dhe ish-administratori Leonidha Çobo, të cilët mbërritën në gjykatë me pranga në duar, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria e Fierit akuzon kompaninë dhe drejtuesit e saj për disa vepra penale, përfshirë:

  • “Krijim të skemave mashtruese lidhur me TVSH”
  • “Fshehje të të ardhurave”
  • “Pastrim të produkteve të veprës penale”
  • “Shpërdorim detyre”
  • “Moskryerje të detyrave nga organet tatimore”.

Hetimet e deritanishme zbulojnë se në periudhën 2004-2024, “Bankers Petroleum” ka deklaruar humbje të njëpasnjëshme, duke shmangur pagesën e taksave, ndonëse ka realizuar eksporte dhe shitje brenda vendit me një vlerë që kalon 532 miliardë lekë. Sipas organit të akuzës, kompania ka raportuar shpenzime të rreme që tejkalojnë të ardhurat, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit.

Në kuadër të operacionit janë kryer kontrolle në ambientet e kompanisë dhe në disa banesa private, ku janë sekuestruar dokumente dhe prova që konsiderohen kyçe për çështjen. Ndërkohë, hetimet shtrihen edhe ndaj disa individëve dhe subjekteve të tjera të dyshuara për përfshirje në skemat e mashtrimit dhe pastrimit të parave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Me pranga në duar, dalin përpara gjykatës CEO dhe ish-administratori i Bankers appeared first on Euronews Albania.

Arrestimi i 14 doganierëve grekë nën akuzën për kontrabandë

By: user7
5 July 2025 at 10:35

Vijojnë edhe sot radhët kilometrike në pikën doganore të Qafë Botës pas arrestimit të 14 doganierëve grekë nën akuzën për kontrabandë mallrash. Mësohet se qindra qytetarë që udhëtojnë nga Greqia drejt Shqipërisë janë përballur me pritje të gjata deri në 3 orë.

Pala greke aktualisht operon vetëm me dy sportele dhe ka në shërbim vetëm tre doganierë ndërkohë, pala shqiptare ka vënë në dispozicion tre sportele funksionale.

Dy ditë më parë, autoritetet kanë arrestuar edhe 14 oficerë doganorë. Hetuesit kishin informacion për veprimtarinë e doganierëve, të cilët kundrejt një shume të caktuar parash, kujdeseshin që të mos kryenin kontrolle ndaj automjeteve dhe kamionëve të caktuar me rimorkio.

The post Arrestimi i 14 doganierëve grekë nën akuzën për kontrabandë appeared first on Lapsi.al.

Arrestimi i 14 doganierëve grekë/ Radhë kilometrike në Qafë-Botë, qytetarët në pritje për disa orë

By: V K
5 July 2025 at 10:24

Në pikën kufitare Qafë-Botë, është krijuar situatë kaotike, pasi qytetarët që hyjnë nga Greqia në Shqipëri po përballen me radhë të gjata dhe pritje disaorëshe.

Pas arrestimit të 14 doganierëve grekë të dyshuar për përfshirje në kontrabandë mallrash, kontrolli kufitar në anën greke është ngadalësuar ndjeshëm.

Aktualisht, pala greke po operon vetëm me dy sportele dhe me një staf të reduktuar prej tre doganierësh, duke shkaktuar vonesa të mëdha për udhëtarët.

Pritjet shkojnë deri në tre orë, ndërsa radhët e makinave janë kilometrike.

Në anën shqiptare të pikës kufitare, puna vazhdon normalisht me tre sportele aktive, por fluksi i lartë dhe ngadalësia nga pala greke po krijojnë bllokime të konsiderueshme.

The post Arrestimi i 14 doganierëve grekë/ Radhë kilometrike në Qafë-Botë, qytetarët në pritje për disa orë appeared first on Albeu.com.

Pamjet/ Ndjekja si në filma në ish-Bllok, si tentoi Skerdi Sina t’i ikte policisë në rrugica

3 July 2025 at 18:27

Ngjarja e djeshme në zonën e Bllokut ishte si në filma, një operacion policor ku efektivët u detyruan të ndiqnin një makinë, pasi të dyshuarit nuk ndalonin.

News24 ka siguruar pamje të tjera nga kjo ndjekje e pazakontë në një nga lagjet më të populluara të kryeqytetit. Siç shikohet edhe nga pamjet, policia e ka ndjekur makinë deri brenda një qendre tregtare. Ka thyer edhe traun e parkimit, por gjithsesi, më pas ka ndaluar.

Skerdi Sina rezulton person i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme, heqja e paligjshme e lirisë. Po ashtu, atij i janë gjetur armë dhe kanabis.

Skerdi Sina rezulton person i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme, heqja e paligjshme e lirisë. Po ashtu, atij i janë gjetur armë dhe kanabis.

The post Pamjet/ Ndjekja si në filma në ish-Bllok, si tentoi Skerdi Sina t’i ikte policisë në rrugica appeared first on Sot News | Lajme.

Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët

By: Ardit
3 July 2025 at 16:04

Presidenti i PL-së Ilir Meta i cili ndodhet në qeli që nga tetori i i vitit të shkuar, i ka dërguar një letër publike ish-zv.kryeministrit Arben Ahmataj. Meta i tregon Ahmetajt momentin e arrestimit dhe më pas burgosjen e tij, që e quan të padrejtë. Ndërsa po ashtu Meta thekson se në burg, pas një […]

The post Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet drejtori dhe ish-administratori i “Bankers Petroleum Albania”

By: fra nc
2 July 2025 at 16:41

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka ndërmarrë një aksion hetimor ndaj kompanisë koncesionare “Bankers Petroleum Albania”, në kuadër të një dosjeje penale për evazion fiskal dhe pastrim parash.

Operacioni është zhvilluar në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Fierit, e cila ka autorizuar kontrolle në ambiente të lidhura me aktivitetin e kompanisë. Gjithashtu gjykata ka caktuar masa sigurie dhe për disa prej drejtuesve të saj aktualë dhe të mëparshëm.

Në kuadër të këtij aksioni, janë vënë në pranga:

  • Leonidha Çobo, ish-administrator i kompanisë,
  • Hongping Xiao, shtetas kinez dhe aktualisht drejtor pranë kompanisë.

Gjithashtu, është ndaluar një tjetër shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Hetimet janë fokusuar në skemat e dyshuara të shmangies të detyrimeve tatimore dhe transaksioneve që dyshohet se synojnë pastrimin e parave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arrestohet drejtori dhe ish-administratori i “Bankers Petroleum Albania” appeared first on Euronews Albania.

Shiste koakinë dhe kanabis për turistët në Sarandë, arrestohet 29-vjeçari

By: fra nc
2 July 2025 at 15:51

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike në lagje të ndryshme të qytetit.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, forcat e rendit sekuestruan doza me kokainë dhe kanabis, të cilat ishin gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme në lidhje me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan punën dhe goditën një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, ku si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shiste koakinë dhe kanabis për turistët në Sarandë, arrestohet 29-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Letra e nënës së Veliajt: Familja prej muajsh po vuan nga një makth kafkian! Pse mbyll sytë Europa?

1 July 2025 at 16:41

Erion Veliaj ndodhet në burg, që prej 10 Shkurtit, kur u arrestua me urdhër të SPAK, në akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Deri më tani, kërkesat për zbutjen e […]

The post Letra e nënës së Veliajt: Familja prej muajsh po vuan nga një makth kafkian! Pse mbyll sytë Europa? appeared first on BoldNews.al.

❌
❌