Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një qytetare padit Bashkinë Elbasan për ndotjen nga zjarret në landfill

15 July 2025 at 13:02

Një qytetare e Elbasanit ka paditur bashkinë dhe kompaninë që menaxhon mbetjet, pas ndotjes së shkaktuar nga zjarret në landfill. Rasti synon drejtësinë mjedisore dhe vendos një precedent ligjor në Shqipëri.

Fatmira Sejrani, së bashku me organizatën “Drejtësi Sociale” depozitoi sot një padi kundër Bashkisë Elbasan dhe kompanisë “Eco-Elb” sh.a, për dëme shëndetësore të shkaktuara nga zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve.

Fatmira vuan nga probleme kronike të frymëmarrjes dhe gjatë ditëve me tym iu desh ta përdorte pompën e ajrit shumë herë më shpesh, sesa e përdorte në ditë normale.

Prej 1 korrikut, tymi i dendur përfshiu Elbasanin për gjashtë ditë me radhë, duke rënduar shëndetin e banorëve. Aktivistë dhe qytetarë zhvilluan protesta në Tiranë dhe Elbasan duke fajësuar për situatën ministrinë e Mjedisit dhe Prokurorinë.

Kjo ishte e disata herë që landfilli përfshihej nga zjarret, pas vitit 2022 dhe 2023, ndaj kërkesa ishte e qartë: hetim dhe përgjegjësi për degradimin e qëllimshëm të ajrit dhe shëndetit publik.

Avokati Genti Sejrani përfaqëson padinë e ngritur për dëmin shëndetësor, moral dhe mjedisor që pësoi Fatmira. Sipas tij, kjo është padi e parë në Shqipëri me objekt të tillë, një hap domethënës drejt drejtësisë mjedisore.

Ai tha për Citizens.al se qytetarët kanë të drejtën të kërkojnë llogari ligjërisht për pasojat e ndotjes sistematike.

“Nuk ka ndodhur më parë që të jetë ngritur padi me objekt të tillë: konstatim i cenimit me faj të ndotjes së mjedisit nga bashkia dhe kompania Eco-Elb, si dhe detyrimi i palëve të paditura për dëmshpërblim paditëses dhe qytetit,” tha Sejrani.

Sipas tij, padia inkurajon qytetarët e tjerë për t’iu drejtuar kësaj organizate nëse kanë përjetuar ndërlikime shëndetësore nga zjarret në landfill.

“Padia është një hap i rëndësishëm drejt kërkimit të drejtësisë mjedisore dhe llogaridhënies institucionale, në një qytet që prej vitesh përballet me ndotje sistematike dhe mungesë transparence mbi menaxhimin e mbetjeve urbane,” përmbylli avokati.

Matjet e Institutit për Zhvillimin e Habitatit (Co-PLAN) më 2 korrik treguan nivele alarmante të ndotësve, mbi normat e lejuara nga BE.

U konstatua përqendrim i lartë komponentësh organikë dhe kimik (VOCs), grimcash pluhuri, bloze apo metalesh që ngeleshin pezull në ajër (PM2.5/PM10), nivele të larta metani (CH4) si dhe dioksidesh karboni (CO2) dhe azoti (NO2).

Personat me sëmundje të mushkërive ishin më të rrezikuarit në këtë situatë, e cila nuk u shoqërua me paralajmërim për masa mbrojtjeje nga institucionet.

Në një deklaratë të mëparshme për Citizens administratori i kompanisë publike “Eco Elb”, Leli Kaja, tha se zjarri u shkaktua nga temperaturat e larta. Sipas tij, prej të nxehtit të pazakontë, teksa u shpreh i hapur për hetime.

Vendgrumbullimi i mbetjeve në Elbasan është një investim në partneritet publik-privat i ardhur si rrjedhojë i së ashtuquajturës “skemë e incenratorëve” që përfshiu edhe Fierin dhe Tiranën.

Projekti prej 26 milionë eurosh në Elbasan, i nisur në vitin 2017, u mbyll me më shumë se 10 persona në burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre, përfshirë këtu ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Impianti u konfiskua në vitin 2021 dhe i kaloi në përdorim bashkive të qarkut Elbasan përmes shoqërisë aksionere “Eco-Elb”, por inceneratori i tij nuk u vu kurrë plotësisht në punë.

Administratori Kaja ka treguar për Citizens.al se impianti punoi vetëm 7 muaj gjatë vitit 2023 dhe është jashtë funksioni që prej dhjetorit të atij viti.

Rasti i zjarreve në vendgrumbullimin e Elbasanit pasqyron dështimin e menaxhimit të inceneratorëve në Shqipëri, me pasoja konkrete dhe të matshme.

Projektet në Elbasan, Fier dhe Tiranë u paguan shtrenjtë, por mbetën jofunksionale.

Lexoni gjithashtu:

The post Një qytetare padit Bashkinë Elbasan për ndotjen nga zjarret në landfill appeared first on Citizens.al.

“Korrupsioni juaj, helm për ne”: Protestë në Elbasan, kërkohet hetim për zjarret në landfill

4 July 2025 at 12:55

Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan sot para Prokurorisë dhe Bashkisë së Elbasanit për situatën e rënduar mjedisore të krijuar nga djegia e mbetjeve. Ata theksuan nevojën për ndërhyrje të menjëhershme që situata të mos përsëritet më.

Prej së hënës, banorët janë ekspozuar ndaj një ndotje të rëndë të ajrit, ndërsa ky është i treti vit që vendgrumbullimi i mbetjeve në Elbasan merr flakë gjatë verës.

Protesta, e thirrur nga organizata “Drejtësi Sociale”, nisi fillimisht pranë Prokurorisë. Aty ata kërkuan më shumë masa nga organet hetimore.

Gentian Sejrani, avokat dhe aktivist, i bëri apel prokurorisë që të zhvillojë hetime gjithëpërfshirëse. Ai tha se duhen hetuar jo vetëm rastet e zjarreve, por edhe prokurimet publike që janë mbajtur nga bashkitë e qarkut të Elbasanit, për menaxhimin e mbetjeve si dhe pagesat e kryera për procesin e incenerimit.

“Kjo do të ishte e nevojshme për të parë nëse ka pasur ‘incenerim të taksave’ tona, apo jo,” ironizoi Sejrani, sipas së cilit fakti që prokuroria nuk ka arrestuar ende asnjë përgjegjës për situatën lë vend për mosbesim.

Me pankarta në duar të cilat bënin thirrje se “Elbasani s’është kazan” apo se “Zjarret në ladfill, janë zjarre për shëndetin tonë!” qytetarët më pas iu drejtuan bashkisë të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për mosmarrjen e masave të duhura.

“Ne po vrasim fëmijët tonë, ne po flijojmë fëmijët tonë. Ka katër ditë në Elbasan që po qelbemi erë. Era kërrmë, nuk durohet dot. Cfarë bëjnë institucionet?”, u shpreh një nga qytetarët protestues.

Për Ilir Çopjan, banues pranë ish-fushës së mbetjeve, era e tmerrshme e mbetjeve ishte realitet i përditshëm.

” Na u premtua nga kjo qeveri se me hapjen e landfillit qyteti i Elbasanit do të shpëtonte nga mbetjet dhe nga era e keqe. Por ja që shohim që cdo dy vjet, apo cdo herë që duhet të digjet, ajo digjet”, deklaroi Copja.

Për Ervis Çotën, aktivist dhe banues në Elbasan, kjo situatë ka vendosur në vështirësi shëndetësore të moshuarit azmatikë ndërsa nuk janë bërë as udhëzime konkrete nga institucionet se si të mbrohen në këtë situatë. Ndërsa kërkoi hetim të plotë.

“Prokuroria e Elbasanit tashmë e ka nisur një hetim që prej vitit të kaluar, por ndërkohë nuk ka dhënë asnjë shpjegim, nuk ka dalë asnjë gjë konkrete se çfarë ka ndodhur, kush janë personat përgjegjës dhe çfarë masash janë ndërmarrë konkretisht?”, deklaroi Çota.

Prej mesditës së të hënës fusha e mbetjeve në Elbasan u vu nën pushtetin e flakëve. Sot, tymrat dhe erërat e rënda ndjeheshin ende në qytet, ndërsa temperaturat e larta e bënin të vështirë qëndrimin në mjediset publike.

Kjo ishte protesta e dytë qytetare. Paraditen e së enjtes, një grup aktivistësh protestuan edhe në Tiranë, para Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Duke përmendur edhe rastin e zjarreve në Vlorë, ata kërkuan përgjegjësi dhe reagim nga institucionet, teksa në mënyrë simbolike i ndryshuan emrin ministrisë në “Ministria e Tymit dhe Ndotjes”.

Vetëm këtë vit janë regjistruar të paktën tre djegie masive mbetjesh në të gjithë vendin. Sipas aktivistëve, pamjet e tymit që mbulon zonat turistike si ato të Vlorës, “janë bërë simbol i turpit mjedisor shqiptar.”

Një matje në terren gjatë djegies së mbetjeve në Elbasan e organizatës Instituti për Zhvillimin e Habitatit (Co-PLAN), nxori në pah se ndotësit ajrorë ishin disa herë mbi normat e lejuara.

“Matjet në terren treguan përqendrime të larta të ndotësve të ajrit, që paraqesin një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin publik dhe mjedisin përreth”, u shprehën në reagimin e tyre Co-PLAN.

Zjarret nxjerrin në pah dështimin në menaxhimin e mbetjeve

Leli Kaja, administratori i kompanisë publike “Eco Elb” tha të mërkurën për Citizens.al se zjarri u shkaktua nga temperaturat e larta.

Ai përjashtoi neglizhencën, duke theksuar se ngjarja lidhet me “shkaqe natyrore”. Sipas tij, prej të nxehtit të pazakontë “po digjet gjithandej” dhe kompania është e hapur për hetim të plotë.

Elbasani ka incenerator për djegien e mbeturinave. Projekti prej 26 milionë eurosh që nisi në vitin 2017 në formën e një partneriteti publik-privat, u mbyll me më shumë se 10 persona të dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Në vitin 2021, impianti u konfiskua dhe i kaloi në përdorim bashkive të qarkut Elbasan. Por inceneratori nuk arriti të vihej në punë plotësisht.

Administratori i “Eco-Elb” tha për Citizens.al se impianti punoi vetëm shtatë muaj gjatë vitit 2023 dhe u fik në dhjetor.

Prej asokohe nuk ka marrë përgjigje nga institucionet për riparimin e tij. Kompania u ka dërguar shkresa të gjitha institucioneve, por pa rezultat.

Rasti i Elbasanit është i ngjashëm me inceneratorët e Fierit dhe Tiranës, të cilët gjithashtu nuk u vunë në punë asnjëherë, pavarësisht pagesave të larta të projekteve.

Lexoni gjithashtu:

The post “Korrupsioni juaj, helm për ne”: Protestë në Elbasan, kërkohet hetim për zjarret në landfill appeared first on Citizens.al.

“Ministria e Tymit dhe Ndotjes”: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në landfille

3 July 2025 at 12:15

Aktivistë dhe qytetarë të shqetësuar nga ndotja e mjedisit dhe rastet e zjarreve në vendgrumbullimet e mbeturinave në Elbasan dhe Vlorë reaguan sot para ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Të thirrur nga organizata “Qëndresa Qytetare” ata kërkuan përgjegjësi dhe reagim nga institucionet, teksa në mënyrë simbolike i ndryshuan emrin ministrisë në “Ministria e Tymit dhe Ndotjes”.

Me maska dhe pankarta në duar, aktivistët denoncuan nivelin e lartë të ndotjes që u çlirua pas djegies së vendgrumbullimit të mbeturinave në Elbasan.

Sipas matjeve të fundit, ndotësit ajrorë ishin disa herë mbi normat e lejuara. Metani, azoti dhe dioksidi i karbonit shënuan nivele alarmante për shëndetin publik. Por asnjë institucion nuk lëshoi paralajmërim për qytetarët për masat mbrojtëse.

“Ministria heshti përballë një emergjence të përsëritur dhe të parashikueshme,” tha në një deklaratë që u mbajt para ministrisë nga Migen Qiraxhi, përfaqësues i Qëndresës Qytetare.

Aktivistët theksuan se zjarret në fushat e mbetjeve janë shndërruar në dukuri të zakonshme në Tiranë, Elbasan e Vlorë.

“Ato janë pasojë e dështimit të projektit të inceneratorëve, që ka përpirë miliona euro publike,” vijoi Qiraxhi, “Në Elbasan, inceneratori që ka kushtuar 42 milionë euro, nuk ka parandaluar asnjë zjarr”.

Vetëm këtë vit janë regjistruar të paktën tre djegie masive mbetjesh në të gjithë vendin. Sipas aktivistëve, pamjet e tymit që mbulon zonat turistike si ato të Vlorës, “janë bërë simbol i turpit mjedisor shqiptar.”

Zjarrfikës pa mjete, institucione pa përgjegjësi

Zjarret ekspozuan dhe një tjetër dështim: gjendjen e mjerueshme të zjarrfikësve.

“Katër automjete të viteve ’80 që nuk mund të përballojnë as zjarret e një magazine, janë përdorur për të luftuar flakët e një fushe mbetjesh, e cila përpiu në pak orë të gjithë qytetin e Elbasanit, ndërkohë që ndërhyrja ajrore as u mendua fare si opsion,” theksoi Qëndresa Qytetare në deklaratë.

Aktivistët kujtuan momentet e vështira sa i takon përballjeve me flakët. Pamjet e zjarrfikësve që shuajnë zjarret me shkurre, tregojnë mungesën e investimeve në këtë sektor të rëndësishëm për vendin.

Ata thanë se, në vitin 2024, Shqipëria regjistroi 1,077 vatra zjarri dhe 43,466 hektarë të djegura. Shifër e dyfishuar krahasuar me vitin 2023, dhe që sipas aktivistëve kaloi pa asnjë analizë institucionale.

Qëndresa theksoi se ndërsa vendi digjet, institucionet zgjedhin heshtjen dhe mungesën e përgjegjësisë. Për këtë aktivistët kërkuan veprim urgjent nga SPAK dhe prokuroritë për zbardhjen e përgjegjësive.

Lexoni gjithashtu:

The post “Ministria e Tymit dhe Ndotjes”: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në landfille appeared first on Citizens.al.

Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët

By: Ardit
3 July 2025 at 16:04

Presidenti i PL-së Ilir Meta i cili ndodhet në qeli që nga tetori i i vitit të shkuar, i ka dërguar një letër publike ish-zv.kryeministrit Arben Ahmataj. Meta i tregon Ahmetajt momentin e arrestimit dhe më pas burgosjen e tij, që e quan të padrejtë. Ndërsa po ashtu Meta thekson se në burg, pas një […]

The post Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët appeared first on BoldNews.al.

Opozita kërkon debat për inceneratorët, Tabaku: Kuvendi të marrë përgjegjësinë për 3 kontrata korruptive

By: Ela
3 July 2025 at 10:41

Seanca e sotme plenare nisi me tensione mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe deputetes demokrate Zheni Gjergji, e cila ceku çështjen e zjarrit pranë inceneratorit të Elbasanit. Gjithashtu deputetja demokrate, Jorida Tabaku kërkoi debat parlamentar për 3 inceneratorët Fier, Elbasan, Tiranë që ende sot e kësaj dite nuk funksionojnë. Tabaku kërkoi që si Kuvendi, […]

The post Opozita kërkon debat për inceneratorët, Tabaku: Kuvendi të marrë përgjegjësinë për 3 kontrata korruptive appeared first on BoldNews.al.

Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë

By: us er1
2 July 2025 at 14:46

Ndërsa Shqipëria po i “afrohet” me hapa gjigandë Bashkimit Europian, vetëm me Edin, shqiptarët janë të vetmit qytetarë në krejt Europën që bashkë me ajrin thithin edhe tymin kancerogjen të gjithëfarëlloj plehrash që digjen në fusha të hapura në të gjithë vendin. Ata që premtuan se do ta pastronin Shqipërinë nga mbetjet që digjeshin rrugëve përgjatë 20 e kusur viteve (premtim i Edi Ramës më zë dhe figurë) sot e kanë mbuluar vendin me tymin dhe erën e tmerrshme, nga Vlora deri në Elbasan, por ama pasi kanë zhvatur gati gjysëm miliardë euro me projektin e vjedhjes së shekullit, atë të inceneratorëve.

Në vendin ku sot po digjen si në mesjetë tonelata me plehra, Edi Rama pati ulur deputetët e Rilindjes duke u mburrur për veprat e rralla që do inceneronin mbetjet, do prodhonin energji dhe do e bënin Shqipërinë model të pastërtisë, pa qenë nevoja të ndiqnin strategjinë e BE për ricklimin e tyre. Madje atëbotë, me vetëdije të plotë, kryeministri mashtronte përballë komisionit hetimor parlamentar, duke deklaruar se inceneratori i Tiranës kishte garancinë e kompanisë me nam ndërkombëtar, Paul Wurth.  Në fakt, sot të gjithë e dinë se nami i vetëm i kësaj afere mbeti rekordi ndërkombëtar i grabitjes së qindra milionë eurove pa u inceneruar asnjë kilogramë mbetje.

Inceneratorët/ Si u shurdhua Rama nga 6 vjet denoncime

Nuk ka simbol më të pamëshirshëm se sa tymi që mbuloi sot Elbasanin dhe rrethinat, për të nxjerrë cullak grykësinë e një pushteti dhe paturpsinë e një sistemi që vjedhjen kërkoi ta shesë si zhvillim. Nën retë kancerogjenë që mbulojnë Shqipërinë e vitit 2025, madje Shqipërinë e samiteve famëmadhe, si mund të duket tani vrapimi i çmendur i Edi Ramës për të firmosur sa më parë projektin e inceneratorëve? Shpallja e gjendjes së emergjencës 10 vjet të shkuara pikërisht në Elbasan me arsyetimin se djegia e plehrave në landfill po helmonte qytetin? Po vendimet rrufe të Këshillit të Ministrave, gara pa tender, bonusi pa u regjistruar ende kompania dhe monopoli i një biznesi miliardash dhuruar dyklodërve anonimë, prestanome të kupolës së Rilindjes? Të gjitha këto, nën dirigjimin e një njeriu që të cakton arkitekt të huaj edhe nëse ndërton shtëpinë tënde, por që pati besim të dyklodër për t’u dhënë qorrazi 430 milionë euro.

Djegia barbare e plehrave sot, nuk është vetëm dëshmia e një grabitje monumentale por edhe monumenti i atyre që patën guximin ta propagandojnë atë si një progres. Pësëri nën retë e tymit që mbulojnë Elbasanin dhe Vlorën, si mund të tingëllojnë tani zërat entuziastë që flsinin për përparësitë e teknologjisë së incenerimit që po vihej në jetë falë vizionit të Edi Ramës? Po ata që shpjegonin se sa energji do të përfitonte Shqipëria kur dyklodërit të digjnin mbetjet në Elbasan, Fier e Tiranë? Po ata që akuzonin opozitën dhe mediat kritike se po nxinin progresin e Shqipërisë europiane?

Sot, të gjithë thithim të njëjtin ajër. Edhe fëmijët fusin në mushkëritë e tyre grimcat e tmerrshme që prodhon djegia e plehrave në natyrë. Madje edhe fëmijët e heronjve të fëmijëve tanë, që kurrë nuk guxuan të gërvishtin sipërfaqen e një afere të frikshme që, pasi iu vodhi shqiptarëve qindra milionë euro, tani rrezikon t’iu vjedhë edhe jetët.

Ndërkohë, në absurdin e një vendi “europian” që djeg plehrat në terren të hapur, ne do të vazhdojmë të dëgjojmë rrëfimet e netëve të propagandës verore. Ato tregojnë se aftësia e liderit tonë është aq magjike sa BE do të na pranojë në gjirin e saj pa ia zënë tymi sytë. Tregojnë edhe se si po mahnisim botën me agriturizmet e prodhimet bio, pavarësisht ajrit ku rriten e ujit nga vaditen. Pastaj do këndohen maldivet e Europës e lumenjtë e kulluar… Një parajsë e vërtetë, ku të sëmurët shtohen dhe të shëndoshët largohen. ©lapsi.al

The post Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë appeared first on Lapsi.al.

Rama: Projekti i inceneratorit, i duhuri. Problemi i korrupsionit ishin njerëzit

By: user 5
9 May 2025 at 22:00

Kryeministri Edi Rama është mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion në TV Klan, ku së bashku me ekipin e tij do të bëjë një paraqitje të asaj cka qeveria ka bere deri më tani dhe planet për të ardhmen.

Përballë gazatarëve, Rama u pyet lidhur me inceneratorët dhe pagesat për to, ndërkohë që nuk ka asnjë investim në këto godina.

Rama u shpreh se projekti i inceneratorëve ishte i duhuri, por personat që u angjazhuan në të.

“Te inceratorët projekti është i duhuri, plani është legjitim dhe pikërisht pse brenda procesit të projektit ka pasur individë që kanë nxjerrë përfitimet e tyre, është dhe pjesa që ka të bëjë me korrupsionin. Nuk është paguar asgjë për të bërë incenerator, për Tiranën flasim, 2 të tjerat nuk janë bërë me paratë e shtetit, janë bërë me të privatit. Shteti në mënyrë periodike ka paguar për vite të tëra deri sa tani i ka marrë në pronësi”, u shpreh Kryeministri.

Sa i përket zyrtarëve të akuzuar dhe dënuar, Rama thotë se ky është fryt i Reformës në Drejtësi.

“Kjo burgjet e mbushura plot është rezultati i gijotinave mediatike dhe i faktit që të gjitha mexheliset e debatit mediatik merren 95% me këtë punë. Ndërkohë që e vërteta është ndryshe. Nga njëra anë është e qartë dhe nuk diskutohet sepse ky ka qenë qëllimi, reformën në drejtësi e kemi bërë, që të bëhet drejtësia që të godasë majtas dhe djathtas. Po flas për një atmosferë gijotine, për gjyqe që bëhen nëpër media”, tha Rama.

The post Rama: Projekti i inceneratorit, i duhuri. Problemi i korrupsionit ishin njerëzit appeared first on Lapsi.al.

Inceneratori i Tiranës, GJKKO dënon me tre vite burgim ish-ministrin Lefter Koka

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur sot vendimin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i cili akuzohet për përfshirje në aferën e inceneratorit të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

GJKKO e shpalli fajtor ish-ministrin Koka për aferën e inceneratorit të Tiranës, duke e dënuar atë me 3 vite heqje lirie, por ish-ministri përfiton edhe nga gjykimi i shkurtuar me uljen e dënimit me një të tretën. Dënimi iu ul me 1 vit dhe për 2 vitet e mbetura, izolimi rreth çështjes quhet i vuajtur.

Ish-ministri i Mjedisit nuk e përfiton lirinë, pasi mbi të rëndojnë akuzat edhe për dy inceneratorët e tjerë, atë të Elbasanit dhe Fierit.

Sa i takon ish-zyrtarëve të tjerë të pandehur të kësaj çështje, GJKKO ka dënuar me 2 vite burg Taulant Tushën, ish-drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Bledar Karolin, Erjon Muratajn, Namik Simixhiun e Valbona Ballgjinin, ndërsa kësaj të fundit i është konvertuar në shërbim prove.

Lefter Koka është deklaruar fajtor nga Gjykata e Apelit të Posaçëm për veprat penale, “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Po ashtu Apeli i Posaçëm, ka sekuestruar edhe disa pasuri të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

/r.e/a.f/

The post Inceneratori i Tiranës, GJKKO dënon me tre vite burgim ish-ministrin Lefter Koka appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës, dënohet Lefter Koka dhe gjashtë zyrtarë

16 April 2025 at 14:45

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të mërkurë vendimin për çështjen penale që lidhet me inceneratorin e Tiranës, duke dënuar me 2 vite burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Koka u shpall fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Dënimi fillestar prej 3 vitesh iu ul në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Koka është tashmë i dënuar edhe për rastet e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Kujtojmë se për inceneratorin e Fierit, Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, të reduktuara në 6.8 vite me gjykim të shkurtuar.

Për inceneratorin e Elbasanit, ai është dënuar gjithashtu me 10 vite burg, me ulje në 6.8 vite, gjithashtu për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në total, ish-ministri përballet me 15.6 vite burgim për tre çështjet penale që lidhen me aferën e inceneratorëve.

Gjithashtu u shpallën fajtorë dhe 6 të pandehur të tjerë të dosjes, kurse për të shtatin u shpall pafajësia.

Vendimet për të pandehurit e tjerë në dosjen e inceneratorit të Tiranës:

Namik Simixhiu – 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite; shuarje e masës së arrestit dhe ndalim për të mbajtur funksione publike.
Valbona Ballgjini – 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar, dënimi konvertohet në shërbim prove sa dyfishi i mbetur i pjesës së dënimit; 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Sidita Kopliku – 1 vit e 6 muaj burg, i reduktuar në 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar; dënimi konvertohet në punë në dobi të komunitetit; ndalim për 5 vite nga funksionet publike.
Fatjon Murati – 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar ulet në 2 vite; 5 vite ndalim nga funksionet publike.
Taulant Tushe – Dënohet me 3 vite burg me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 2 vite.
Bledar Karoli – Dënohet me 3 vite burg, 2 vite me gjykim të shkurtuar.
Jetmir Llapaj – Shpallet i pafajshëm.
Procesi u drejtua nga trupa gjykuese me kryesuese gjyqtaren Elsa Ulliri. /Telegrafi/

The post GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës, dënohet Lefter Koka dhe gjashtë zyrtarë appeared first on Telegrafi.

“Nuk raportonte për inceneratorin, e dinte se lekët i merrte Rama”/ Berisha akuza drejt Ballukut

5 April 2025 at 18:48

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit në Malësinë e Madhe akuzoi ministren Belinda Balluku për inceneratorin e Tiranës. Berisha u shpreh se Balluku nuk ka raportuar kurrë për kryerjen e punimeve dhe sipas tij ajo e dinet që paratë e ineceneratorit do ti merrte Rama.

“Shtëpia do pastrohet nuk do ndodhë më që të paguhen 130 mln euro në djegësin e Tiranës dhe djegësi të mos ketë vendosur asnjë tullë në themele. Dhe të paguani ju një njësi punonjësish që kishin për detyrë vetëm për të mbikëqyrnin punimet e djegësit dhe nuk kanë bërë asnjë raport.

Ajo që unë e quaj me të drejtë Lubi Balluku ajo e dinte që dardhat i hante Edi Rama dhe nuk mund të raportonte që nuk po ndërtohen se lekët i merrte Edi Rama. Nuk raportonte dot se aty nuk po vihet një tullë. 812 mijë pensione janë 130 mln euro.”, tha Berisha.

The post “Nuk raportonte për inceneratorin, e dinte se lekët i merrte Rama”/ Berisha akuza drejt Ballukut appeared first on Sot News | Lajme.

“Më vinin informacione nga kundërshtarë”/ Tabaku zbulon mesazhet që i vinin në telefon kur kryeministri ishte në…

5 April 2025 at 17:33

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka zbuluar për herë të parë detaje nga marrja në pyetje e kryeministrit Edi Rama në komisionin hetimor për Inceneratorët në vitin 2022.

Ajo u shpreh se ka marrë mbështetje si nga brenda demokratëve, ndërsa ka theksuar se mesazhe i vinin edhe nga pala kundërshtare, duke e inkurajuar apo edhe dhënë detaje në lidhje me hetimin.

Tabaku ka rrëfyer edhe se si ka kaluar 10 orë marrje në pyetje për kryeministrin, duke nënvizuar se nuk ishte aspak e lehtë.

“E mbaj mend si tani atë ditë, para se të niste komisioni, më ke marrë në telefon dhe më ke thënë bëjmë një lidhje live dhe të kam thënë nuk dua ta bëj si Big Brother, Të nesërmen nisi sulmi i Rrusisë në Ukrainë por diskutimin e bëmë.
Në atë komision PD ishte në mes të një diskutimi, fjalë diplomatike kjo sepse sapo kishim kaluar 8 janarin. Detyra ime ishte të kisha bllok opozitën bashkë pavarësisht çdo gjëje dhe këtë rol e kam luajtur më mirë sepse isha grua dhe nëse do të ishte një burrë nuk do ta kishte luajtur.

Dhe së dyti përballjen me kundërshtarin. Ka qenë sfidë sepse të kesh 10 orë përballë kryeministrin sigurisht që nuk është e lehtë.
Rama përpiqej të sulmonte dhe anashkalonte pyetjet por e kisha të qartë në mendjen time që nuk do të kisha asgjë që do të më shpërqendronte nga qëllimi kryesor.
Ndoshta mund të kem një ndjenjë humori që nuk e kam shfaqur kund por aty në 10 orë mu desh ta shfaqja. Për shembull atë 7X7=313.
Atë yllin në ballë aty e thash për herë të parë. Janë shumë gjëra që dolën në mënyrë të natyrshme.
Sot kur shkoj tek demokratët dhe bisedoj, kur kanë ndonjë shqetësim më thonë që në shumë vite në politikë ti mund të kesh bërë edhe gabime, por atë që i kë bërë Edi Ramës… Dhe kjo sigurisht që ka një kënaqësi personale.
Kjo më është thënë edhe nga kolege edhe nga kundërshtarë.
Nuk e kam thënë më parë por e di që në atë periudhë kisha një mori mesazhesh që vinin nga kundërshtari të cilat jepnin informacion, të cilat thonin bravo këtë e kape mirë dhe të cilët inkurajonin për të vazhduar, lere pjesën e administratës publike që çfarë nuk çonte. Më tha një mik i imi në atë periudhë: unë e kuptova që ishte gjë shumë e madhe dhe isha në taksi dhe taksisti ishte live edhe më tha a mund ta dëgjojmë pak sepse është Rama atje.”

The post “Më vinin informacione nga kundërshtarë”/ Tabaku zbulon mesazhet që i vinin në telefon kur kryeministri ishte në… appeared first on Sot News | Lajme.

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

By: D Marku
28 February 2025 at 14:50

Në përfundim SPAK kërkon shpalljen fajtor të Alqi Bllakos dhe të dënohet për korrupsion pasivë të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendor. SPAK kërkon për Alqi Bllakon dëmin me 5 vite burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.

SPAK kishte përgatitur 52 faqe konkluzione përfundimtare për çështjen e Alqi Bllakos, i dyshuar për veprën penale “korrupsion pasivë”.

Vladimir Bezhani është punësuar fiktivisht dha ka përfituat 7 milion e 5 mije lekë. Alqi Bllako dyshohet se ka përfituar 119 mijë euro për pajisje për gazimin e pijeve për kompaninë e babit të tij, nga kompania që ka fituar koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Bllako ka ndihmuar për të bërë gati studimin e fizibiliteti. Ka mbajtur lidhje me shtetasin Klodian Zoto. Vladimir Bazhani, është punësuar si këshilltar i jashtëm i Lefter Kokës nga Alqi Bllako.

Bezhani ka ndihmuar pronarët de fakto të kompanisë për ndërtimin e inceneratorit që në fazën fillestare deri sa është bërë propozimi i pakërkuar. Ky propozim është përgatitur nga Bezhani. Po ashtu ka pasur edhe një sërë dokumentacionesh të tjera në shërbim të kompanisë që fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Po ashtu kanë përgatitur edhe dokumentacionin për dhënien e bonusit në masën 8% kësaj kompanie më qëllim që kjo e fundit të fitonte koncesionin. Në propozimin e pakërkuar nuk ishin parashikuar kostot nga shoqëria propozuese

Bllako i ka dërguar një përgjigje këshillit të ministrave duke theksuar se ky propozim nuk do t’i shkaktonte asnjë dëm buxhetit të shtetit. Sipas SPAK provohet se Alqi Bllako ka marrë përfitim të parregullte në dy raste.

The post Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon dhe 5 vite jashtë funksioneve publike appeared first on Albeu.com.

Ahmetaj përplaset me Baton Haxhiun: Mos më hap barkun! Ti pa Ramën ngelesh pa bukë…

27 February 2025 at 22:54

Arben Ahmetaj i është përgjigjur live në Syri tv, akuzave të Baton Haxhiut, se ish-numri 2 i qeverisë është pyetur nga SPAK para shkarkimit nga Edi Rama. Ahmetaj i theksoi Haxhiut se nuk duhet të gënjejë edhe pse e ka mik Ramën, pasi ai nuk është pyetur asnjë herë nga ndonjë njeri deri ditën e […]

The post Ahmetaj përplaset me Baton Haxhiun: Mos më hap barkun! Ti pa Ramën ngelesh pa bukë… appeared first on BoldNews.al.

Ahmetaj: Top Channel ka marrë miliona euro nga inceneratorët, transaksionet janë në dosjen e SPAK

27 January 2025 at 21:46

Arben Ahmetaj ka hedhur akuza drejt Top Channel se sipas tij, ka marrë miliona euro nga inceneratorët, bashkë me ish-kryredaktorin e këtij televizioni. Ai tha se për këtë gjë ka transaksione që ai i disponon dhe janë pjesë edhe e dosje së SPAK. Gjatë intervistët së Syri tv, Ahmetaj deklaroi se Top Channel, kreu i […]

The post Ahmetaj: Top Channel ka marrë miliona euro nga inceneratorët, transaksionet janë në dosjen e SPAK appeared first on BoldNews.al.

Nga “Sky” tek Veliaj dhe Olsi Rama/ Dumani flet për gazetarët: SPAK ndan provën nga thashethemi!

20 January 2025 at 13:23

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka zhvilluar këtë të hënë një takim informal me gazetarët, ku ka folur dhe në lidhje me bisedat e aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”. I pyetur për bisedat e politikanëve në këtë aplikacion dhe pse nuk procedohen ata, Dumani u “mburr” me arrestimin e deputetit të PS-së Jurgis […]

The post Nga “Sky” tek Veliaj dhe Olsi Rama/ Dumani flet për gazetarët: SPAK ndan provën nga thashethemi! appeared first on BoldNews.al.

Meta publikon dokumentet: Rama, Agaçi e Veliaj, 3 përgjegjësit e mega-aferës së inceneratorëve

By: Oldi
7 January 2025 at 18:06

Presidenti i PL, Ilir Meta ka reaguar nga burgu pas marrjes në pyetje nga prokurorët e dosjes së tij në SPAK. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta thotë se PL si forcë e dytë opozitare më e madhe në vend, ka qenë denoncuesja kryesore e megaaferës së inceneratorëve, ku bën me përgjegjësi pesnale direkte, […]

The post Meta publikon dokumentet: Rama, Agaçi e Veliaj, 3 përgjegjësit e mega-aferës së inceneratorëve appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Në SPAK gjeta Veliajn dhe raftet me 130 milionë euro të inceneratorit

6 January 2025 at 10:54

Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK, për të përmbushur masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, të rivendosur nga Apeli i GJKKO më 3 janar.

Në mënyrë figurative, Berisha theksoi disa nga gjetjet e tij brenda godinës së SPAK, duke pohuar se dosjet që lidhen me qeverinë janë të paprekshme dhe nuk guxon askush t’i hetojë.

Gjeta aty Lali Vjedhësin, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën këtu dhe nuk thërrisni Lindën që e keni të regjistruar duke ndërhyrë në tenderat e AKSHI-t, regjistrim ambiental.
Gjeta aty Ulsin, po zihej me Dumanin aty për çantën Louis Vuitton. Sepse Ulsiu, pasi ka marrë një pagesë të madhe shumë, i kërkon me dokumente çunit të Londrës edhe një çantë Louis Vuitton. I thotë ai për kë e do ti, nuk e them bisedën tjetër se është intimitet familjar.
Unë gjeta aty raftet me 130 milionë euro të djegësit të Tiranës që po i ndanin si çakej me njëri-tjetrin.
Gjeta paratë e sterilizimit, të cilat përsëri kishin arritur këtu”, tha Berisha.

The post Berisha: Në SPAK gjeta Veliajn dhe raftet me 130 milionë euro të inceneratorit appeared first on Sot News | Lajme.

Dalin PAMJET/ Ajola Xoxa 3 orë në SPAK, Erion Veliaj del me kapuç nga bashkia

By: user 6
23 December 2024 at 21:18

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka qëndruar për gati 3 orë në ambientet e SPAK mbrëmjen e kësaj të hëne. Përballë prokurorëve të posaçëm ajo ka dhënë dëshminë e saj lidhur me pasurinë e bashkëshortit në hetimet që po kryhen për këtë çështje.

Pas daljes ajo ka shmangur mediat dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë. (VIDEO KETU)

Xoxa është paraqitur në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni mbi hetimin pasuror të nisur prej afro 1 viti ndaj Veliajt dhe vëllait të tij.

Vetë kryebashkiaku Veliaj që hetuesit i ka konsideruar si “kolegë” e ka kundërshtuar kontrollin e pak javëve më parë të banesës të tij dhe të të vëllait Arbër Veliaj, e po ashtu edhe në zyrat e qendrës “Harabel” që administrohet nga Ajola Xoxa.

FOTO–LAJMI/ Ajola Xoxa lë SPAK-un, pas 3 orësh dëshmie

Sipas atij hetuesit nuk kanë pasur një mandat nga gjykata. Në këtë kontroll Arbër Veliajt dhe Ajola Xoxës iu sekuestruan telefonat celularë dhe një shumë parash në zyrën e saj.

Gjatë marrjes së Xoxës në pyetje Veliaj ka qëndruar në zyrën e tij në bashki dhe ka dalë prej saj kur edhe Ajola është larguar nga SPAK. Në videon e publikuar nga Ora News, Veliaj shihet i veshur komplet me të zeza. Ai është filmuar duke dalë me një kapuç në kokë dhe me një valixhe në duar, teksa ka hipur në makinën e tij.


Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë “5D”, që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. ©LAPSI.al

The post Dalin PAMJET/ Ajola Xoxa 3 orë në SPAK, Erion Veliaj del me kapuç nga bashkia appeared first on Lapsi.al.

Konfiskohen 12 pasuri të Lefter Kokës e ish-zyrtarëve të përfshirë me inceneratorët

20 December 2024 at 14:57

Policia e Shtetit ka zbatuar këtë të premte vendimin e Gjykatës së Posaçme për konfiskimin e pasurive të 5 ish-zyrtarëve të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Sipas njoftimit, 12 pasuritë e konfiskuara janë në pronësi të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, si dhe zyrtarëve Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani. Pasuritë e konfiskuara do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.

Njoftim i policisë:

Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, dhe në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për konfiskimin e 12 pasurive të paluajtshme dhe 5 shoqërive tregtare. Pasuritë e konfiskuara janë në pronësi të shtetasve L. K., M. Xh., A. S., A. D. dhe M. R., dhe përfshijnë:

88.19% të aksioneve të shtetasit L. K. në një shoqëri tregtare në Rashbull, Durrës, me vlerë 244,442,972 lekë;
Njësi me sipërfaqe 206 m² në një subjekt tregtar, me vlerë 20,857,500 lekë;
Njësi me sipërfaqe 22.8 m² në një subjekt tregtar, me vlerë 2,308,500 lekë;
Njësi me sipërfaqe 68 m² në një subjekt tregtar, me vlerë 6,885,000 lekë;
Apartament me sipërfaqe 82 m², me vlerë 5,535,000 lekë;
Apartament me sipërfaqe 110 m², me vlerë 7,425,000 lekë;
Apartament me sipërfaqe 87 m², me vlerë 5,872,500 lekë;
Apartament me sipërfaqe 84 m², me vlerë 5,670,000 lekë;
Apartament me sipërfaqe 81 m², me vlerë 5,467,500 lekë;
Apartament me sipërfaqe 116 m², me vlerë 7,830,000 lekë;
Apartament me sipërfaqe 94 m², me vlerë 6,345,000 lekë;
Apartament me sipërfaqe 135 m², me vlerë 9,112,500 lekë;
Pasuri e paluajtshme truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m², me vlerë 12,757,500 lekë.

The post Konfiskohen 12 pasuri të Lefter Kokës e ish-zyrtarëve të përfshirë me inceneratorët appeared first on Telegrafi.

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Posaçme e Apelit e kthen për rigjykim në shkallën e parë

19 December 2024 at 14:48

Gjykata e Posaçme e Apelit prish vendimin për inceneratorin e Fierit dhe e rikthen për rigjykim në shkallë të parë.

Gjykimi do të merret përsipër nga një tjetër trupë gjykuese.

Në shtator të vitit të kaluar, në mbyllje të gjykimit të dosjes së Inceneratorit të Fierit, Gjykata e Posaçme dënoi më 6 vjet e 8 muaj burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “pastrim të parave”. Ish-deputeti Bllako u fajësua vetëm për një akuzë me 2 vjet e 8 muaj.

Zotërues i kompanisë koncesionare të inceneratorit të Fierit, Klodian Zoto, u dënua me 12 vite burg. Nga 4 akuza për “korrupsion” Zoto u deklarua fajtor vetëm për një prej tyre, ndërsa u gjet fajtor edhe për “mashtrim me pasoja të rënda”, “krijim skemash mashtruese” dhe “ pastrim të parave”.

Për të pandehurit e tjerë gjykata dha pafajësi, ose dënime nga 3 në 3.5 vite burg, për të cilët më pas u vendos pezullimi i dënimit me burg, ose lirim nga qelia, pasi koha e qëndrimit në paraburgim ishte më e madhe se dënimi i dhënë.

Koka, Bllako dhe të tjerët janë dënuar edhe për shkeljet e kryera edhe në çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ish-ministri është dënuar në Apel me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 6 vite e 8 muaj burg. Alqi Bllako u dënua për ‘shpërdorim detyre’ me 4 vite burg, nga të cilat me gjykim të shkurtuar do të kryejë 2 vite e 8 muaj.

Ndërkohë Klodian Zoto u dënua në mungesë me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burgim. I njëjti dënim në mungesë u dha edhe për Mirel Mërtirin. Stela Gugallja, e arrestuar pak kohë më parë në Vjenë, u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4.8 vite. Pellumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajnë 2.8 vite heqje lirie. Bardhyl Çabiri u dënua me 2 vjet dhe Serafin Papa 1.4 burg.

Po ashtu Gjykata ka urdhëruar konfiskimin e disa pasurive të sekuestruara të personave të sipër-përmendur të dënuar.

The post Inceneratori i Fierit, Gjykata e Posaçme e Apelit e kthen për rigjykim në shkallën e parë appeared first on Telegrafi.

❌
❌