Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vrau me thikë bashkëmoshatarin, nis në Gjykatën e Korçës seanca për masën e sigurisë ndaj 14-vjeçarit

By: Ardit
17 August 2025 at 14:11

Ka nisur në Gjykata e Korçës  seanca për masën e sigurisë ndaj 14-vjeçarit E.G., i cili akuzohet se vrau me thikë pas sherrit për një shikim nxënësin bashkëmoshatar Erald Xhejo, pasditen e 14 gushtit në lokalin e fshatit Pirg, në Maliq. Gjithashtu për masë do të dalin babai, xhaxhai i të dyshuarit dhe 5 persona […]

The post Vrau me thikë bashkëmoshatarin, nis në Gjykatën e Korçës seanca për masën e sigurisë ndaj 14-vjeçarit appeared first on BoldNews.al.

“Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u”/ Familja Cani: Të merren masa për të mbrojtur fëmijët

By: Ardit
17 August 2025 at 12:08

Pasi vrasjes me thikë të Martin Canit nga një bashkëmoshatar në afërsi të një shkolle, një tjetër tragjedi goditi vendin tonë disa ditë më parë. Një 14-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatari në Maliq, duke tronditur opinionin publik dhe duke nxjerrë edhe një herë në pah dështimet e rënda institucionale për garantimin e sigurisë së […]

The post “Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u”/ Familja Cani: Të merren masa për të mbrojtur fëmijët appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: Kemi ngritur mekanizmin e emergjencës, mobilizim i strukturave shëndetësore në zonat e prekura nga zjarret

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Si pasojë e situatës së krijuar nga zjarret në disa zona të vendit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur menjëherë mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e prekura.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se “Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,  Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali Universitar i Traumës e të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave  të përfshira në këtë emergjencë”.

Koçiu theksoi se “bashkëpunimi me pushtetin vendor dhe mbrojtjen civile po vijon për evakuimin dhe trajtimin e banorëve të prekur”.

“Garantimi i vazhdimësisë së shërbimit shëndetësor pa ndërprerje dhe ofrimi i ndihmës së menjëhershme për çdo qytetar në nevojë, mbetet prioritet”, thekson ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

/k.s/j.p/

The post Koçiu: Kemi ngritur mekanizmin e emergjencës, mobilizim i strukturave shëndetësore në zonat e prekura nga zjarret appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siguria rrugore, vendosen rreth 4300 masa administrative në qarkun e Vlorës

10 August 2025 at 13:31

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së ndjeshme të fluksit të automjeteve dhe turistëve vendas e të huaj, strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë qarkun e Vlorës janë angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit, sigurisë dhe lëvizjes së lirë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rrugët që të çojnë drejt zonave turistike.

Gjatë 10 ditëve të para të muajit gusht, janë hequr me mjet karroatrec dhjetëra automjete të parkuara gabim, të cilat pengonin qarkullimin dhe rëndonin trafikun, kryesisht në zonat bregdetare dhe në qytetin e Vlorës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore, Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimin e pandërprerë të rrugëve hyrëse dhe dalëse të qyteteve dhe zonave bregdetare.

Po ashtu janë intensifikuar kontrollet ndaj shpejtësisë, parakalimeve të gabuara, drejtimit nën efektin e alkoolit dhe mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në këtë kuadër janë vendosur gjithsej 4297 masa administrative, ndër to 1374 masa për shpejtësi tej normave të lejuara; 83 masa për parakalime të gabuara; 39 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit; 361 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve; 13 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 2510 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës do të vijojë kontrollet intensive në të gjitha segmentet rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë për qytetarët dhe pushuesit.

Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të mos parkojnë në vende ku parkimi është i ndaluar, pasi përveç masës administrative, parkimi i gabuar që pengon qarkullimin e mjeteve përbën vepër penale, sipas legjislacionit në fuqi.

/m.m/r.e/

The post Siguria rrugore, vendosen rreth 4300 masa administrative në qarkun e Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Meta nuk tërhiqet, kërkon lirinë/ Avokatët: Hetimet u mbyllën, nuk prish provat

By: xhir jeta
6 August 2025 at 14:42

Ish-presidenti Ilir Meta ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Posaçme për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë atë të ndalimt të daljes jashtë vendit.

Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024, kërkon të lirohet, me argumentin se SPAK ka mbyllur hetimet dhe nuk ekziston më rreziku për prishje provash.

Kërkesa vjen disa ditë pasi Prokuroria e Posaçme i komunikoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA./abcnews.al

Dredha: Gjoba për ndotësit e ambientit

TIRANË, 25 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha sot se të do të ndëshkohen me gjoba të gjithë ata që nuk pyesin as për ambientin, as për qytetin dhe as për punën e njerëzve që pastrojnë mbetjet e hedhura ku t’iu teket bizneseve apo individëve.

Kryebashkiaku Dredha ndau në rrjetet sociale foto nga gjobat e vendosura sot ndaj subjekteve dhe individëve, që lënë thasët me mbetje jashtë kazanëve.

Dredha tha se “detyrohemi të marrim masa për sjellje bazike siç janë hedhjet e mbetjeve në kosh! Thasë të tërë, lihen në mes të ditës, menjëherë pas pastrimit të kontenierëve! Gjobat nuk do të ndalen”.

Edhe më herët, Dredha ka bërë thirrje publike për të gjithë qytetarët dhe vizitorët, duke theksuar se Vlora është një qytet që u përket të gjithëve dhe kërkoi angazhim të përbashkët për ta mbajtur të pastër dhe të rregullt.

Në një reagim publik, Dredha apeloi për ndërgjegjësim qytetar për çështje të tilla si hedhja e mbeturinave jashtë orarit të përcaktuar, parkimet e paligjshme dhe mungesa e kujdesit ndaj hapësirave publike.

“Rregulli, pastërtia dhe qarkullimi nuk janë privilegj, janë detyrim kolektiv dhe kulturë urbane. Për këtë nevojitet edukim dhe disiplinë qytetare, jo thjesht ndëshkim”, u shpreh ai.

Sipas tij, Bashkia do të përcaktojë orare të qarta për hedhjen dhe grumbullimin e mbetjeve, duke i bërë ato publike dhe të detyrueshme për t’u respektuar nga qytetarët, bizneset dhe shërbimet përkatëse.

“Kjo është një thirrje për reflektim dhe bashkëpunim, që të gjithë të japin kontributin e tyre me propozime konkrete në dëgjesa publike dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve,” përfundoi Dredha.

Ai shtoi se qyteti do të jetë ashtu siç sillemi me të, duke e konsideruar Vlorën si shtëpinë e përbashkët të të gjithëve.

Foto nga gjobat e vendosura për ndotësit e ambientit në Vlorë
1 nga 7

/e.i/j.p/

The post Dredha: Gjoba për ndotësit e ambientit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sanksione bandave të trafikantëve/ Britania merr masa, ngrirje e aseteve dhe ndalim udhëtimi

By: xhir jeta
22 July 2025 at 15:33

Çdo individ, i përfshirë në trafikun illegal të njerezve drejt Britanisë do të përballet me sanksione dhe do të jetë “non grata” në Mbretërinë e Bashkuar.

Grupi i parë i sanksioneve do të zbatohet të mërkurën dhe parashikon ngrirjen e aseteve si dhe ndalimin për të hyrë në Britaninë e madhe të dhjetëra përsonave, përfshirë udhëheqësit e bandave, zyrtarët dhe oficerët e policisë të korruptuar, tregtarët e pasaportave të rreme dhe kompanitë që furnizojnë anije të vogla.

Po ashtu sanksionet parashikojnë të ndërpresin edhe rrjedhën e parave, ngrirjen e pronave dhe llogarive bankare për bandat kriminale të cilat lehtësojnë migrimin e parregullt drejt ishullit.

Ky parashikohet të jetë regjimi I parë në botë, kushtuar goditjes së kontrabandimit të të njerëzve dhe krimit të organizuar të migracionit, ku njerëzit vulnerabël shfrytëzohen nga kriminelët dhe rrjetet e tyre e që përballen me rrezikun e lartë të punuarit në kushtet e skllavërisë, kthimit në vendin e origjinës ose humbjes së jetës në det.

Sipas ministrit të jashtëm britanik, për shumë kohë, bandat kriminale kanë mbushur xhepat dhe kanë shfrytëzuar njërezit vulnerabël pa u ndëshkuar, ndërsa tani do të përballen me ngrirje të aseteve.

Regjimi i ri plotëson punën e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Komandës për Sigurinë Kufitare për të luftuar krimin e organizuar të emigracionit dhe për të adresuar shkaqet e migrimit të parregullt në vendet e origjinës dhe tranzitit.

Komanda për Sigurinë Kombëtare ka marrë një rritje buxheti prej 280 milionë £ në vit deri në vitin 2028 për të financuar hetues të specializuar, teknologji të reja dhe pajisje të avancuara të mbikëqyrjes për të ndërprerë dhe shkatërruar bandat kriminale.

Masat e ndërmarra janë thelbësore për planin e Kryeministrit Sir Keir Starmer për të ndaluar kalimin me anije të vogla duke ndjekur rrjetet kriminale globale që qëndrojnë pas tyre.Po ashtu ato cilësohen edhe si masa për të siguruar kufijte dhe pakësuar .

Kjo iniciative vjen në një kohë që qeveria është nën presion për të ndaluar fluksin e kalimeve me anije të vogla./abcnews.al

Rama: Masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama informoi sot për marrjen e masave të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm.

Në një postim në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama ndau një tjetër rast të bllokimit të hapësirës publike nga një gomisteri.

“Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlilloj”.

Gjatë muajit korrik në të gjithë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna padrejtësisht nga bizneset dhe qytetarët.

/k.s/j.p/

The post Rama: Masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në vend, 32 vatra në 24 orët e fundit, ndërhyrje nga ajri në Parkun e Llogorasë

TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Situata e zjarreve në vend vijon të jetë shqetësuese, me një numër të lartë vatrash të përhapura në disa zona.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive.

Disa prej tyre ndodhen në zona të mbrojtura dhe me terrene të vështira, ku përhapja e flakëve po rrezikon pyje dhe sipërfaqe të mëdha me bimësi.

Zjarret janë regjistruar në bashkitë Dibër, Mat, Bulqizë, Mallakastër, Roskovec, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Përmet, Kurbin, Mirditë, Elbasan, Korçë, Selenicë, Kavajë, Kamëz, Tiranë, Shijak, Krujë dhe Malësi e Madhe.

Ndër vatrat ende aktive, në Dibër e Lurës, në zonën e “Liqenit të Luleve”, janë dy vatra, një në “Fusha e Pelave” dhe një tjetër mbi fshatin Gurë-Lurë që ndodhet nën monitorim.

Në Bulqizë, në njësinë Zerqan, një vatër është aktive në zonën e fshatit Krajkë, ku ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit.

Në Mat, në zonën e Zall Gjoçajt, Përroi i Zi, flakët janë përhapur në një zonë të mbrojtur me pisha dhe ah, ndërsa ndërhyrja është e kufizuar për shkak të relievit të thepisur.

Në fshatin Dovolan të Maqellarës, zjarri është riaktivizuar dhe po përhapet drejt Pejkës dhe zonave përreth Drinit të Zi.

Në Mallakastër, në fshatin Belishovë, zjarri i ardhur nga zona e Drenovës vijon të jetë aktiv.

Në Vlorë, në “Qafën e Shën Gjergjit” mbi Dukat, është riaktivizuar një vatër në majen e Paliskës, ku janë angazhuar forca vendore, Forcat e Armatosura dhe një helikopter për ndërhyrje nga ajri, pasi flakët po rrezikojnë Parkun Kombëtar të Llogorasë.

Në Tepelenë, në zonën pranë Beçishtit, afër antenave celulare, zjarri është nën monitorim.

Në Kurbin, në Shkopet të Milotit, pavarësisht përpjekjeve, nuk është arritur ende izolimi i plotë i flakëve, ndërsa janë djegur rreth 65 hektarë pyje.

Në kufirin mes fshatrave Shmil dhe Gurakuq të Librazhdit, një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një pyll me gështenja.

Në total është djegur një sipërfaqe prej mbi 90 hektarësh, kryesisht me shkurre dhe bimësi të ndryshme.

Për shuarjen e vatrave janë angazhuar 44 automjete zjarrfikëse dhe 620 forca operacionale.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë angazhuar 167 trupa të FA-së, 21 automjete me ekuipazh dhe 1 helikopter.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë nga afër situatën dhe bëjnë apel për kujdes të shtuar nga qytetarët në këtë periudhë me temperatura të larta dhe rrezik të lartë zjarresh.

/r.e/

The post Zjarret në vend, 32 vatra në 24 orët e fundit, ndërhyrje nga ajri në Parkun e Llogorasë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkëshorti i saj u bë viral duke u përqafuar me punonjësen, gruaja e biznesmenit Andy Byron “merr masa”

By: V K
18 July 2025 at 11:24

Megan Kerrigan Byron, e ka gjetur veten në qendër të një stuhie në internet, pas një videoje virale që përfshinte bashkëshortin e saj, Andy Byron, drejtor ekzekutiv i firmës teknologjike Astronomer me seli në Cincinnati.

Sipas mediave te huaja, Megan e ka hequr mbiemrin “Byron” nga emri i saj i plotë në platformat sociale.

Ky veprim, ka çuar në pyetje rreth statusit aktual të martesës së saj me Andyn.

Polemika filloi në një koncert të Coldplay në stadiumin Gillette të Bostonit, ku Andy Byron u kap nga kamerat me Kristin Cabot, drejtuesen e Burimeve Njerëzore të kompanisë.

Megan, e cila jeton në Nju Jork me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, punon në Shkollën Bancroft në Worcester, Massachusetts. Aktualisht ajo shërben si Drejtoreshë e Asociuar e Shkollës së Ulët dhe Pranimeve për Programin Hope Graham, i cili mbështet nxënësit me dallime në të nxënë të bazuara në gjuhë.

The post Bashkëshorti i saj u bë viral duke u përqafuar me punonjësen, gruaja e biznesmenit Andy Byron “merr masa” appeared first on Albeu.com.

Shpejtësi mbi normat, Policia Rrugore penalizon dhjetëra drejtues mjetesh

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Policia Rrugore po vijon monitorimet intensive me poliscanë në akset nacionale, me fokus në ndëshkimin e shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore.

Dhjetëra drejtues automjetesh janë evidentuar nga poliscanët, vetëm në një hark kohor prej një ore duke lëvizur me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar.

Me shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar ata janë kthyer në rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Rrugore paralajmëron se sjellje të tilla përbëjnë rrezik real për përfshirje në aksidente me pasoja për jetën e vetë drejtuesve, pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

“Zbato rregullat e qarkullimit rrugor. Mos rreziko jetën”, është apeli i Policisë Rrugore ndaj drejtuesve të mjeteve.

1 nga 3

/m.m/j.p/

The post Shpejtësi mbi normat, Policia Rrugore penalizon dhjetëra drejtues mjetesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Siguria rrugore, njësi të posaçme policore në zonat me numër të lartë turistësh

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Numri i lartë i turistëve të huaj dhe atyre vendas, në pikun e sezonit turistik për këtë vit, ka bërë që Policia Rrugore të dalë me një plan masash shtesë për mirëmenaxhimin e trafikut gjatë sezonit turistik si dhe minimizimi i numrit të ngjarjeve rrugore.

Policia Rrugore ka krijuar disa Njësi të Posaçme Policore, sidomos në zonat me trafik të dendur automjetesh për një mirëmenaxhim të situatës së trafikut rrugor.

“Janë marrë masa për krijimin e disa nukleve të reja që do të jenë me shërbim vetëm për sezonin turistik. Janë nukli në Ksamil, Himarë, Manzë dhe Velipojë”, tha drejtuesi Artur Selimaj.

Sipas Selimajt, “fokus shumë i lartë në planin e masave të Policisë Rrugore në këtë sezon turistik janë përdorimi i pajisjeve dhe teknologjisë, kamerat, radarët dhe pajisjet e tjera që do të zëvendësojnë pjesën e shërbimeve fizikisht në rrugë. Mbikëqyrja e trafikut do të jetë e monitoruar 24 orë në të gjithë territorin, kryesisht në akset kryesore që kanë fluksin më të lartë të lëvizshmërisë”.

Sa i përket trafikut të rënduar nëpër qytetet kryesore bregdetare, Policia ka një apel për të gjithë ata drejtues automjetesh që njohin rrugët alternative.

“Në qytete siç është Vlora, Durrësi apo Shkodra, qytetarët që njohin rrugët alternative është mirë që të mos përdorin rrugët kryesore, me qëllim që të çlirojmë sadopak fluksin e lëvizjes”, tha ai.

Plani i masave i hartuar nga Policia Rrugore synon menaxhimi e trafikut, uljen e numrit të aksidenteve, evidentimin e shkeljeve me dhe pajisje teknologjie 24 orë në 24.

/e.i//a.f/

The post Siguria rrugore, njësi të posaçme policore në zonat me numër të lartë turistësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë, shtohen masa të reja financimi! Kushtet për të përfituar

10 July 2025 at 08:15

Nga dhënia e mbështetjes për financimet e sistemeve të ujitjes në pemëtore, ullishte apo vreshta, deri te dhënia paraprake e financimit prej 30% nëse jepet garancia nga një shoqëri sigurimi apo bankë, si dhe mbulim të investimeve deri në masën 15 mln lekë për ha nëse investohet për shtim serrash diellore për kultivim të perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit, janë ndër masat e reja që i shtohen skemës kombëtare për bujqësinë.

Qeveria ka bërë disa shtesa në VKM nr. 150, datë 6.3.2025, “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2025”, me qëllim rritjen e mbështetjes për investime në bujqësi.

Konkretisht vendimi i ndryshuar i botuar në Fletoren Zyrtare përfshin masa të reja financimi me përfitim 50% të vlerës totale të faturës tatimore, por jo më shumë se 15 mln lekë për ha për ndërtimin e serrave të reja diellore me perime ku të jetë i përfshirë edhe instalimi i sistemit të ujitjes

Ndërsa për ngritjen e serave të reja të prodhimit të rrushit mbështetja financiare arrin deri në 8 mln lekë për ha dhe 4 mln lekë për ha për serrat e reja të prodhimit të luleshtrydheve. Për mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 mijë lekë/ha.

Po ashtu shtohet mbështetja për sistemet e ujitjes me pika dhe mbrojtjen nga breshëri: Fermerët që instalojnë sisteme moderne ujitjeje dhe rrjeta mbrojtëse për pemë dhe vreshta do të marrin subvencione nga 250 mijë lekë për ha deri në 1,5 mln lekë për ha.

Me financim do të mbështeten edhe fermerët që investojnë për ngritjen e linjave të përpunimit dhe etiketimit të perimeve, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7,5 mln lekë për subjekt.

Do të mbështeten edhe investimet në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15 mln lekë për subjekt. Edhe për akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat), masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 mln lekë për subjekt.

Shtesat e vendimit

Në vendimin nr. 150, datë 6.3.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2025”, bëhen shtesat e mëposhtme:

1. Në pikën 1, pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje: “d) mbështetjen e investimeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese në ferma, përpunimin / tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe zhvillimin e agroturizmit dhe të akuakulturës.”.

2. Në pikën 2.3 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përfituesve të financimit nga masat e mbështetjes së investimeve pas lidhjes së kontratës u paguhet paraprakisht deri në 30% të masës së financimit të kontraktuar, kundrejt garancisë së pagesës së lëshuar nga shoqëri sigurimi dhe/ose banka.”.

3. Pas pikës 2.3 shtohet pika 2.4, me këtë përmbajtje: “2.4. Mbështetje për investime për: a) ndërtimin e serrave diellore të reja për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes, me sipërfaqe minimale 0.2 ha dhe sipërfaqe maksimale 2 ha.

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se: – 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve; – 8 000 000 (tetë milionë) lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë; – 4 000 000 (katër milionë) lekë/ha për serrat (tunelet plastike) të prodhimit të luleshtrydheve. b) mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 000 (tetëqind mijë) lekë/ha.

Përfitojnë pagesë shtesë fermerët që instalojnë sistemet e ujitjes me pika. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha.

c) rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 5 (pesë) ha.

ç) sistemet e ujitjes me pika në pemëtore, ullishte, agrume dhe vreshta ekzistuese. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha. Financimi të bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 10 ha.

d) ndërtimin e ambienteve të reja për mbarështimin e kafshëve dhe të stabilimenteve për rritjen e shpendëve, përfshirë pajisjet/sistemet e nevojshme, me kapacitet jo më pak se 10 (dhjetë) lopë, jo më pak se 100 (njëqind) të imëta, jo më pak se 10 (dhjetë) dosa dhe jo më pak se 10 000 (dhjetë mijë) shpendë. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për subjekt.

dh) mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore e blegtorale. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 (pesë milionë) lekë për subjekt.

e) linja/makineri/pajisje për përpunimin, seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perimeve, frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7 500 000 (shtatë milionë e pesëqind mijë) lekë për subjekt.

ë) investime në agroturizëm me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15 000 000 lekë (pesëmbëdhjetë milionë) për subjekt. f) akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut (vetëm për koshat dhe rrjetat).

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për subjekt.

Fondi total për mbështetje për investime të jetë në vlerën 2 (dy) miliardë lekë dhe të përdoret për vitin 2025 deri në 537,8 milionë lekë të akorduara në programin buxhetor 04250, “Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor, blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, në shpenzime korrente, duke vijuar plotësimin e vlerës së plotë në buxhetin e vitit 2026, si pjesë e PBA-së 2026–2028.”

II. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare./Monitor

The post Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë, shtohen masa të reja financimi! Kushtet për të përfituar appeared first on Sot News | Lajme.

SPANJË – Sanchez njofton masa kundër korrupsionit: Nuk do të tërhiqem nga detyra

MADRID, 9 korrik /ATSH/- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez prezantoi sot masat kundër korrupsionit në përgjigje të rasteve në rritje të korrupsionit që kanë përfshirë Partinë e tij Socialiste ndersa theksoi sërish se nuk do të tërhiqej nga detyra, sipas AP.

Duke folur në parlament në një seancë të jashtëzakonshme rreth hetimit për korrupsion që përfshinte një ish-zyrtar të Partisë Socialiste – kryeministri spanjoll mori përgjegjësinë për gjykimin e tij të dobët, ndërsa tha se nuk do të tërhiqej nga detyra – duke e quajtur veten “një politikan të ndershëm” dhe krenar për drejtimin e një partie shembullore.

“Nuk do të jap dorëheqjen”, tha Sanchez.

Deklarata e tij erdhi një javë pasi një gjyqtar i Gjykatës së Lartë urdhëroi paraburgimin e Santos Cerdan, një ish-ndihmës i kryeministrit dhe më parë anëtari i tretë më i lartë i Partisë Socialiste – i akuzuar për marrjen e ryshfeteve për kontratat e punëve publike.

Sanchez prezantoi sot 15 masa kundër korrupsionit, duke përfshirë rritjen e transparencës në financimin politik dhe publik, dhe bashkëpunimin me Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – për të goditur korrupsionin.

Masa të tjera përfshinin futjen në listën e zezë të kompanive të shpallura fajtore për korrupsion, përdorimin e inteligjencës artificiale për të mbikëqyrur kontratat e prokurimit publik dhe sanksionimin e partive politike të përfshira në korrupsion.

Lideri spanjoll ka qenë në pushtet që nga viti 2018 dhe drejton një qeveri koalicioni minoritar me aleatë të majtë.

Qeveria e tij nuk ka qenë në gjendje të miratojë legjislacionin dhe në javët e fundit, e ardhmja e saj është dukur gjithnjë e më e pasigurt mes hetimeve për korrupsion.

Udhëheqësit e partive të ekstremit të majtë dhe nacionaliste, aleatë me socialistët e Sanchez – deri më tani nuk i kanë mbështetur thirrjet e opozitës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Megjithatë, disa zyrtarë kërkuan që i takonte votuesve të vendosnin për të ardhmen e qeverisë nëse hetimet për korrupsion do të përshkallëzoheshin. //a.i/

The post SPANJË – Sanchez njofton masa kundër korrupsionit: Nuk do të tërhiqem nga detyra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia Lezhë apel pushuesve: Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta në plazh

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar pushuesit për kushtet e pafavorshme detare që pritet të ndikojnë bregdetin e Lezhës dhe zonat përreth gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim. Parashikohet që deti të jetë me dallgë të forta dhe me rryma të rrezikshme, ndaj strukturat lokale, në bashkëpunim me vrojtuesit e plazhit, janë vendosur në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe turistëve.

Pushuesve u bëhet thirrje të respektojnë udhëzimet e vrojtuesve, të mos hyjnë në det kur valët janë të larta ose kur është ngritur flamuri i kuq, si dhe të preferojnë plazhe me shërbim sigurie dhe praninë e vrojtuesve.

Operatorët turistikë dhe bizneset bregdetare paralajmërohen të marrin masat e nevojshme për të parandaluar çdo rrezik nga erërat e forta, të cilat mund të shkaktojnë zhvendosje të çadrave dhe shezlongëve, dëmtime të pajisjeve në plazh dhe rrezik për sigurinë e pushuesve.

Ndërkohë, vrojtuesve të plazhit u kërkohet të vendosin sinjalistikë paralajmëruese në mënyrë të dukshme dhe të ngrejnë flamurin e kuq në rast rreziku të lartë, për të siguruar një ambient sa më të sigurt për vizitorët.

1 nga 5

/a.gj//r.e//a.f/

The post Bashkia Lezhë apel pushuesve: Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta në plazh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë, Ministria e Shëndetësisë rekomandon masa mbrojtëse ndaj temperaturave të larta nga 3 deri më 10 korrik

PRISHTINË, 3 korrik/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka nxjerrë një rekomandim me masa dhe rekomandime për mbrojtjen e punëtorëve dhe grupeve të ndjeshme të popullsisë nga temperaturat e larta, të cilat parashikohen të shënohen në Kosovë gjatë periudhës 3 deri më 10 korrik.

Ministria bazohet në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Kosova po përballet me temperatura të larta deri në 36 gradë celsius gjatë kësaj jave. Ndërkohë, pjesë të Evropës si Spanja dhe Italia po shënojnë mbi 40 gradë celsius në valën më të ashpër të të nxehtit këtë verë.

Sipas njoftimit, temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.

Ministria rekomandon që institucionet publike dhe private të përshtatin oraret e punës për të punësuarit, duke mundësuar orar fleksibil, fillim më të hershëm të punës në mëngjes ose punë nga shtëpia kur është e mundur.

Gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike duhet të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë ose të lejohen të punojnë nga shtëpia.

Gjithashtu, kërkohet të sigurohet ajrosje e mjaftueshme në ambientet e mbyllura të punës dhe të vendosen pika freskimi në hapësirat e jashtme, si dhe të garantohet qasje në ujë të ftohtë për punëtorët.

Ministria fton të gjitha institucionet që të respektojnë këto masa për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve dhe të grupeve më të rrezikuara gjatë kësaj vale të të nxehtit. /rel/

The post Kosovë, Ministria e Shëndetësisë rekomandon masa mbrojtëse ndaj temperaturave të larta nga 3 deri më 10 korrik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Inspektorati i Punës forcon kontrollet gjatë sezonit turistik për të drejtat e punonjësve

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Inspektorati Shtetëror i Punës ka hartuar një plan masash për kontrollin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet gjatë sezonit turistik në të gjithë vendin.

Qëllimi i këtyre kontrolleve është të garantojë kushte pune të ndershme dhe të sigurta, duke mbrojtur të drejtat e punonjësve dhe promovuar ligjshmërinë në sektorin e turizmit.

Në kuadër të këtij plani, Inspektorati do të fokusojë vëmendjen në pagesën e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, duke bërë kontrolle rigorozë për regjistrimin dhe pagesën e kontributeve.

Po ashtu, do të monitorohen me kujdes të drejtat e punëtorëve nën moshën 18 vjeç, për të siguruar respektimin e ligjit mbi punësimin e të miturve dhe ndalimin e punëve të rrezikshme apo të natës.

Verifikimi i rregullshmërisë së dokumentacionit për punëtorët e huaj dhe respektimi i të drejtave të tyre ligjore është gjithashtu një prioritet i këtij plani.

Kontrollet do të përfshijnë gjithashtu vlerësimin e pagesës së orëve shtesë, në mënyrë që llogaritja dhe pagesa të bëhen në përputhje me Kodin e Punës, si dhe do të garantohet që çdo punonjës të përfitojë ditët e pushimit javore që i takojnë.

Inspektorati i Punës i bën thirrje të gjithë punonjësve që të denoncojnë çdo shkelje të të drejtave të tyre, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për krijimin e një tregu pune të ndershëm dhe të sigurt.

Slogani që përcjell mesazhin e këtij plani është: “Ke të drejtë të punosh i sigurt, të sigurohesh dhe të paguhesh nëpërmjet sistemit bankar”. /j.p/

 

The post Inspektorati i Punës forcon kontrollet gjatë sezonit turistik për të drejtat e punonjësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shporta e blerjeve/ Masa të rrepta ndaj supermarketeve, që shesin shumë pak ushqime të shëndetshme

30 June 2025 at 17:33

Masat e ashpra vijnë në një kohë emergjence për obezitetin që po ushtron një barrë mbi shërbimin shëndetësor kombëtar. Mbretëria e Bashkuar i shpall luftë obezëve: qeveria i detyron supermarketet të ulin kaloritë në shportën e blerjeve.

Sipas rregullave të reja, pjesë e një plani 10-vjeçar për të përmirësuar shëndetin e britanikëve dhe që do të bëhen publike këtë javë, supermarketet do të detyrohen të ulin deri në 100 kalori nga shporta mesatare e blerjeve, duke ulur shitjet e ushqimeve të ëmbla dhe të kripura dhe duke rritur ato të ushqimeve të shëndetshme. Shitësit e mëdhenj me pakicë do të duhet të raportojnë për ushqimet e shitura dhe ata që nuk i përmbushin objektivat mund të përballen me gjoba.

Supermarketet do të jenë në gjendje të vendosin se cilën strategji të ndjekin: nuk bëhet fjalë për ndalimin e shitjes së ushqimeve me kalori të larta, por, për shembull, për zbritjen e atyre të shëndetshme, ose për nxitjen e pikëve të besnikërisë të lidhura me blerjen e ushqimeve me kalori të ulëta ose ndoshta për ndryshimin e recetave të vakteve të gatshme (të cilat në Britaninë e Madhe janë shpesh vaktet më të zakonshme në familje). Për të qenë të qartë: patate të skuqura të fshehura në fund të rafteve dhe 3×2 për drithërat integrale.

“Përmes standardit tonë të ri të ushqimit të shëndetshëm, ne do t’i bëjmë zgjedhjet e shëndetshme më të lehtë, sepse parandalimi është më i mirë se kurimi”, tha Sekretari i Shëndetësisë Ëes Streeting. Ai theksoi se mbipesha në Britani është dyfishuar që nga vitet 1990 dhe tani i kushton NHS-së një shumë marramendëse prej 11 miliardë paundësh në vit, që është trefishi i kostos së ambulancave.

“Nëse nuk i ulim kostot në rritje dhe nuk kërkojmë, NHS rrezikon të bëhet e paqëndrueshme”, tha Streeting.

Britania ka shkallën e tretë më të lartë të obezitetit në Evropë (më të lartën midis vendeve të mëdha) dhe sheh një të tretën e popullsisë obezë, me një të tretën tjetër mbipeshë: një epidemi e vërtetë që është një shkak kryesor i diabetit, kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Sipas qeverisë britanike, ulja e dietës me vetëm 50 kalori në ditë do të ishte e mjaftueshme për të nxjerrë dy milionë të rritur dhe 340,000 fëmijë nga obeziteti, megjithëse këto shifra janë vënë në dyshim nga disa ekspertë, të cilët kanë theksuar rolin e faktorëve të tjerë, siç është një mënyrë jetese sedentare.

Por masat e qeverisë laburiste janë kritikuar edhe nga një pjesë e tregtisë me pakicë në shkallë të gjerë, me disa që flasin për rregulla “drakoniane” që rrezikojnë të ulin kufijtë tashmë të pakta të fitimit të sektorit dhe ta detyrojnë atë të rrisë çmimet ose të pezullojë hapjen e dyqaneve të reja.

Dhe, sigurisht, konservatorët sulmuan: “Laburistët duan ta vendosin shtetin dado në çdo karrocë supermarketi – këta socialistë të mjerë kanë në shënjestër çdo ëmbëlsirë të vogël në dyqanin tonë javor”, thanë ata. Disa gjithashtu pyesnin veten pse vetëm supermarketet ishin në shënjestër dhe jo restorantet me porosi dhe furrat e bukës. E megjithatë, dy nga shitësit më të mëdhenj me pakicë të Britanisë, Tesco dhe Sainsbury’s, kanë dalë në favor të masës së qeverisë, dhe 60% e publikut gjithashtu e mbështet atë.

Në muajt e fundit, libri i mjekut anglez Chris van Tulleken “Njerëz ultra të përpunuar” ka qenë në krye të listave editoriale për një kohë të gjatë, një akuzë e pamëshirshme kundër ushqimeve ultra të përpunuara dhe pasojave të tyre: duket se popullsia është gjithnjë e më e vëmendshme ndaj kësaj çështjeje dhe po u kërkon supermarketeve të bëjnë më shumë për të mbështetur zgjedhjet e shëndetshme. Shoqatat e konsumatorëve kanë deklaruar gjithashtu se “objektivat e detyrueshme ushqimore do t’i nxisin shitësit me pakicë që ta bëjnë më të lehtë për njerëzit të konsumojnë një dietë të ekuilibruar dhe të bëjnë një jetë më të shëndetshme”,

The post Shporta e blerjeve/ Masa të rrepta ndaj supermarketeve, që shesin shumë pak ushqime të shëndetshme appeared first on Sot News | Lajme.

Proda inspekton masat në Sarandë: Siguria, pasaporta jonë për turistët

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, inspektoi nga afër zbatimin e masave të posaçme për sezonin turistik në Sarandë.

I shoqëruar nga drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Saimir Boshnjaku, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Elidon Çela dhe drejtori i Kufirit Vlorë Blendi Jaho, Proda zhvilloi një takim me forcat policore të angazhuara në terren.

“Siguria është pasaporta jonë për qytetarët, vizitorët dhe turistët, ndaj kërkohet më shumë angazhim, profesionalizëm dhe kujdes për çdo pushues e turist, me qëllim që këtë sezon të kemi parametra sigurie akoma më të larta se më parë”, tha Proda.

Proda u shpreh se “plazhet dhe perimetri i sigurisë të jenë nën monitorim të vazhdueshëm, përmes dronëve, patrullave me biçikleta përgjatë vijës bregdetare, njësisë policore detare dhe Policisë Kufitare”.

Ai shtoi se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj atyre që cenojnë perimetrin e sigurisë për pushuesit.

“Do të zhvillohen kontrolle rigoroze ndaj mjeteve lundruese, për dokumentacionin, kapacitetin dhe masat e sigurisë, jelekët e shpëtimit”, nënvizoi Proda.

Kreu i policisë u shpreh se “për zaptuesit e hapësirave publike nuk do të tolerohen. Çdo rast të referohet dhe të ndëshkohet sipas ligjit si dhe të intensifikohen veprimet në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, në bashkëpunim edhe me policitë bashkiake në zonat bregdetare”.

Proda u ndal edhe te çështja e ndotjes akustike, duke kërkuar reagim të menjëhershëm ndaj shqetësimeve të qytetarëve, jo vetëm në zonat bregdetare, por në të gjithë vendin.

“Policia Kufitare të marrë masa për shtimin e sporteleve në raste fluksi, me qëllim shmangien e radhëve dhe garantimin e kontrollit efektiv për parandalimin e krimeve ndërkufitare”, tha Proda duke shtuar se siguria rrugore është prioritet.

Më tej Proda tha se “përdorimi i teknologjisë inteligjente dhe bashkërendimi me shërbimet e tjera policore të mundësojë rritjen e parametrave të sigurisë në akset rrugore dhe qendrat e banimit”.

Sipas tij, punonjësit e Policisë janë pika e parë e kontaktit me vizitorët dhe turistët, ndaj duhet të jenë model në sjellje, komunikim dhe shërbim, për të përçuar besim dhe imazh pozitiv te qytetarët dhe vizitorët.

Në vijim, drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Saimir Boshnjaku dhe drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Elidon Çela e njohën Prodën me zbatimin e masave në terren.

/k.s/j.p/r.e/

The post Proda inspekton masat në Sarandë: Siguria, pasaporta jonë për turistët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJKKO e la në burg, Meta njofton konferencë për mediat nga burgu: S’ka fuqi që mbyt të vërtetat e mia

By: V K
26 June 2025 at 15:38

Përmes një postimi në “Facebook”, ish-presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, që la në fuqi masën “arrest me burg” ndaj tij.

Ai akuzon organet e drejtësisë, për veprim të orkestruar politikisht dhe paralajmëron betejë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe në opinionin publik.

“Askush të mos çuditet nga një drejtësi me regji, ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku akuzat formulohen në tribunat e Rilindjes”, shkruan Meta.

Ai u bën thirrje qytetarëve dhe gazetarëve të ndjekin argumentet mbrojtëse të Partisë së Lirisë: Sot, në orën 17:30, përmes një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi. Nesër, në orën 11:00, për një konferencë live për media, ku Meta do të përgjigjet nëpërmjet telefonit ndaj pyetjeve të gazetarëve.

“Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, përfundon ai mesazhin e tij.

The post GJKKO e la në burg, Meta njofton konferencë për mediat nga burgu: S’ka fuqi që mbyt të vërtetat e mia appeared first on Albeu.com.

❌
❌