Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 July 2025Main stream

Malli i blerë nga fshatari pa kupon/ Tatimet, gjoba deri në 2 mln lekë ndaj tregtarëve në Korçë

22 July 2025 at 13:15

Një grup kontrolli nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në tregun e shumicës në Korçë, duke vendosur gjoba “të majme” ndaj tregtarëve. Kjo për shkak se produktet bujqësore që ata kanë blerë nga fermerët e zonës e kanë patur pa kupon tatimor. Tregtarët ankohen për mediat se ndaj 5 tregtarëve […]

The post Malli i blerë nga fshatari pa kupon/ Tatimet, gjoba deri në 2 mln lekë ndaj tregtarëve në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Policia e Vlorës aksione blic në qytetin bregdetar, gjoba të majme dhe konfiskim makine për parkimet e gabuara në rrugë

By: M C
15 July 2025 at 17:55

Ditën e sotme Drejtoria e policisë së Vlorës ka vijuar kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që pengojnë lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Mësohet se përveç gjobave të majme për shoferët e mjeteve, policia ka bërë dhe konfiskimin e mjeteve me karrotrec, ndërsa shoferët rrezikohet të ndiqen edhe penalisht.

Burimet për mediat bëjnë me dije se gjatë katër ditëve të fundit janë vendosur mbi 200 gjoba, si edhe heqja e makinave me karrotrec ku pronari i makinës duhet te kryejë pagesën e gjobës dhe më pas mund te marre makinën.

The post Policia e Vlorës aksione blic në qytetin bregdetar, gjoba të majme dhe konfiskim makine për parkimet e gabuara në rrugë appeared first on Albeu.com.

Kontrolle me dronë dhe radarë Poliscan, mbi 3 mijë gjoba nga Policia Rrugore javën e fundit


TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Policia e Shtetit bën të ditur se, gjatë javës së fundit, Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka zhvilluar kontrolle të shtuara në akset nacionale, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që përbëjnë rrezik për jetën dhe sigurinë publike.

Kontrollet janë kryer përmes përdorimit të 2 dronëve dhe 3 radarëve të teknologjisë ‘Poliscan’, të cilët mundësojnë monitorimin në kohë reale të shkeljeve si tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosja e rripit të sigurimit dhe drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit.

Si rezultat i kontrolleve, janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative në total: 765 raste për parakalime të gabuara; 423 raste për tejkalim të shpejtësisë, të shoqëruara me pezullime të lejeve të drejtimit dhe zbritje pikësh; 876 raste për mosvendosje të rripit të sigurimit; 1121 raste për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 128 raste për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore njofton se kontrollet intensive do të vijojnë edhe në vijim, duke përdorur mjetet më të avancuara të teknologjisë, me synim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

/a.f//r.e/

The post Kontrolle me dronë dhe radarë Poliscan, mbi 3 mijë gjoba nga Policia Rrugore javën e fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Policia “masakër” ndaj shoferëve, mbi 3 mijë gjoba në një javë

14 July 2025 at 17:30

Policia Rrugore duket se ka “rënduar dorën” me gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve gjatë kësaj jave, ku ka vendosur mbi 3 mijë masa administrative. Për të evidentuar sjelljet e rrezikshme dhe shpejtësinë, “Rrugorja” ka përdorur dy dronë dhe tre radarë Poliscan. Përmes një komunikate për mediat, Policia Rrugore bën me dije se ka vendosur më […]

The post VIDEO/ Policia “masakër” ndaj shoferëve, mbi 3 mijë gjoba në një javë appeared first on BoldNews.al.

Gara shpejtësie në Ferizaj, dy të rinj ndëshkohen me gjobë dhe ndalim për 12 muaj

11 July 2025 at 13:51

Dy persona janë ndëshkuar sot rreth orës 00:03 me gjobë pasi kanë zhvilluar gara shpejtësie në rrugën “Driton Islami”, në Ferizaj.  

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët L.I. (26 vjeç) dhe B.D. (25 vjeç) ishin duke zhvilluar gara shpejtësie, duke qarkulluar me shpejtësi 91 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h, shpejtësia e të cilave automjete është matur me veturën inteligjente të policisë.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 00:03, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar dy automjete të tipit Opel dhe Daimler Benz, njëra me targa të huaja dhe tjetra me targa vendore. Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët L.I. (26 vjeç) dhe B.D. (25 vjeç) ishin duke zhvilluar gara shpejtësie, duke qarkulluar me shpejtësi 91 km/h në një zonë ku kufizimi është 50 km/h, shpejtësia e të cilave automjete është matur me veturën inteligjente të policisë”, thuhet në njoftim.

Tutje siç bëhet e ditur në njoftim për këto kundërvajtje të rrezikshme, ndaj të dy shoferëve është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro secilit, 5 pikë negative si dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 12 muaj. /Telegrafi/

The post Gara shpejtësie në Ferizaj, dy të rinj ndëshkohen me gjobë dhe ndalim për 12 muaj appeared first on Telegrafi.

Banori në Theth: Kemi marrë gjoba, nuk na paralajmëruan se do shembeshin objektet

9 July 2025 at 21:45

Arian Cerku, operator turistik dhe banor i Thethit, ka reaguar në Euronews Albania lidhur me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë turistike, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën si po veprohet nga autoritetet.

Sipas tij, aksioni është kryer në mënyrë të papritur dhe pa informim paraprak, çka ka krijuar pasiguri tek banorët dhe sipërmarrësit lokalë.

“Unë kam një bujtinë të vogël. Para një viti kam filluar të ndërtoj një tokë dhe kam bërë një shtëpi për vete. Kanë ardhur dhe kanë gjobitur, ne kemi ndërtuar në kohën kur s’ka qenë asnjë këtu sepse kemi ndërtuar pa leje, por siç kanë ndërtuar të gjithë kam ndërtuar dhe unë.

Ka ardhur Inspektoriati dhe ka vendosur gjoba. Paralajmërim për shembjet unë personalisht nuk kam pasur, se di as sot. Sot ka qenë fjala që do shemben 6 objekte por nuk e dimë se cilat kanë qenë. Nuk na ka treguar askush. Kur të vjen gjoba nga IMT e bashkisë ose Inspektoriati i policisë, të vjen letra të shpia.  Unë momentalisht nuk kam marrë asgjë, po flas për pjesën e fshatit”, tha Cerku.

Ai shtoi se në fshat flitet për rreth 90 objekte që do të shemben, por asnjëri prej pronarëve nuk ka marrë një dokument zyrtar që të përcaktojë afatin për largim apo reagim ligjor.

“90% e rasteve që po flitet që janë 90 objekte, asnjë prej tyre nuk ka një dokument paralajmërues ku mund të jepet një afat qoftë 5, ditë qoftë 1 muaj apo një orë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Banori në Theth: Kemi marrë gjoba, nuk na paralajmëruan se do shembeshin objektet appeared first on Euronews Albania.

Apeli i Ramës për Tiranën: Trotuaret të lirohen menjëherë, ndryshe do të nisin…

6 July 2025 at 15:39

Çlirimi i tretë i Tiranës! Kryeministri nuk humb kohë, dhe e ka nisur vetë i pari aksionin e lirimit të hapësirave publike.

Me një thirrje të fundit, kryeministri Rama ka denoncuar dhe paralajmëruar këto kioska, lokale e dyqane te zona e 21 dhjetorit të lirojnë trotuare e lulishte, ose më pas nuk do kenë më kohë.

“Kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cenim të shëndetit e sigurisë fizike të qytetarëve, krim mjedisor dhe me radhë”, tha ai.

Nga një vëzhgim i AbcNews, rezulton se jo vetëm 21 dhjetori por thuajse gjithë pjesa e unazës së re ka të njëjtën problematikë. Nuk mbeten pas as parkimet apo banesat private.

Kryeministri në një tjetër rast zbulon se janë qytetarët ata që po i sjellin vetë denoncime, si ky rast i këtij kompleksi privat në njësinë 3. Por një sy, e ka dhe nga Vlora. Tani bizneset në lungomare kanë një ultimatum, 48 orë për të hequr vetë pergolatat në Lungomare, ose do ndërhyjë shteti.

Por nëse në Vlorë, Rama is shkuli veshin kryebashkiakut Dredha, në Tiranë ai nuk ka një kryebashkiak te zgjedhur në zyrë. Ndaj dhe ashtu si 20 vite më parë, kur herë me fadroma e herë vetë me sëpatë hoqi kioskat e çliroi Tiranën nga çdo ndërtim i mundshëm edhe në mes të rrugës, tani po merr përsipër t’i rikthehet kohërave të vjetra.

“Ka Tiranë dhe Tiranë. Ajo nga lart e dronëve dhe kjo poshtë e kamerave të telefonave të qytetarëve. Edi Rama e di me mire se kushdo se kryeqyteti është qendra politike e vendit dhe lista e tij e 11 majit dinakërisht e provoi këtë. Tirana i dha një mandat me shume por vota me pak socialisteve, ndërkohë që asnjë person nga bashkia apo këshilli bashkiak, nuk doli dot deputet. Si dhe asnjë nga njerëzit e afërt të kryetarit, prej 7 muajsh ne gjendje izolimi në Durrës.

Tirana nuk qeveriset dot në mënyre teknike. Ndaj dhe sulmi i kryeministrit për të rimarrë Tiranën edhe një herë në zgjedhjet e parakohshme lokale, po nis nga ata që folën të fundit: tiranasit në 11 maj. Dhe pas kësaj caktimi i datës së zgjedhjes se kryetarit të ri, është vetëm një formalitet”, raporton gazetari i ABC News, Andon Kello

The post Apeli i Ramës për Tiranën: Trotuaret të lirohen menjëherë, ndryshe do të nisin… appeared first on Sot News | Lajme.

Shkodër, 11 shoferë të arrestuar gjatë qershorit dhe 4161 gjobita

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Policia Rrugore e Shkodrës njoftoi sot se gjatë muajit qershor janë arrestuar 11 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 22 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu policia njoftoi se janë vënë gjithsej 4161 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Konkretisht sipas policisë Rrugore: 376 masa për mosvënien e rripit të sigurimit; 228 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse; 80 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 68 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 53 masa për xhama të errësuar;  672 masa për parakalime të gabuara; 1503 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar; 235 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve; 946 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës bëri me dije se “kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore”.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia po ashtu fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

/m.q//a.f/

The post Shkodër, 11 shoferë të arrestuar gjatë qershorit dhe 4161 gjobita appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian

11 June 2025 at 09:32

Nga Boldnews.al Në 22 Maj të vitit 2025, Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur përfundimisht për shfuqizimin e një gjobe me vlerë 63 milionë lekë të reja (mbi 600 mijë euro), të vendosur nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranë ndaj kompanisë “TDT & Partners”, e cila po ndërton kullën “Book Building”, […]

The post “Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian appeared first on BoldNews.al.

Drejtori i Tatimeve: Sistem digjital me bankat për mbledhjen e borxheve, subjektet konceptuan gabim faljen e gjobave

By: redi
4 June 2025 at 16:17

Ndërmarrja e paqes fiskale, por edhe premtimet në fushatën zgjedhore për falje gjobash, konfuzuan qytetarët në muajin maj për shlyerjen e detyrimeve tatimore. Borxhi i akumuluar arriti në 4.7 miliardë lekë, më së shumti si pasojë e subjekteve që nuk shlyen tatimin mbi fitimin, por edhe sigurimet shoqërore e shëndetësore të punonjësve. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj sqaron se…

Source

Ndotja akustike gjatë sezonit veror, policia gjobit lokalin e natës pas ankesave të banorëve në Ksamil

By: V K
4 June 2025 at 08:23

Mbrëmjen e djeshme, pas ankesave të shumta të banorëve, policia e Sarandës ka ushtruar  kontroll në lokalin e natës “Foga” në Ksamil.

Pas matjes me aparatin matës të zhurmave, muzika e gjeneruar nga lokali rezultoi me decibel më të lartë se limiti i lejuar.

Për këtë biznesi u gjobit me 100.000 lek të reja. Policia e Sarandës, pritet të intensifikojë kontrollet e këtij lloji në gjithë territorin e vijës bregdetare.

Mësohet se është viti i parë që policia në Sarandë pajisjet me aparat të specializuar për matjen e ndotjes akustike.

The post Ndotja akustike gjatë sezonit veror, policia gjobit lokalin e natës pas ankesave të banorëve në Ksamil appeared first on Albeu.com.

Nuk vendosnin gjoba edhe pse shikonin shkelje, dërgohen në gjyq 6 policë

By: Ela
2 June 2025 at 15:28

Prokuroria e Elbasanit ka çuar në gjyq gjashtë punonjës policie pasi nuk vendosnin gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Edhe pse i kapnin në shkelje, policët nuk i ndëshkonin, duke mos bërë detyrën e tyre me qëllim përfitime të paligjshme. Sipas hetimeve, disa prej tyre akuzohen për korrupsion pasiv, që […]

The post Nuk vendosnin gjoba edhe pse shikonin shkelje, dërgohen në gjyq 6 policë appeared first on BoldNews.al.

Policia Rrugore bën bilancin e javës: Arrestime, bllokime makinash dhe mbi 14 mijë gjoba

By: Oldi
2 June 2025 at 13:10

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar ndjeshëm kontrollet në akset kryesore të kryeqytetit, duke përdorur drone, radarë, kamera inteligjente dhe prani fizike të shtuar të shërbimeve, për të garantuar rend dhe siguri në qarkullimin rrugor. Në bilancin e javës që lamë pas, autoritetet njoftojnë për 49 shtetas të arrestuar ose proceduar penalisht, për shkelje të […]

The post Policia Rrugore bën bilancin e javës: Arrestime, bllokime makinash dhe mbi 14 mijë gjoba appeared first on BoldNews.al.

Një në tre aksidente nga monopatinat, kush nuk mban kaskë mbrojtëse do gjobitet

By: user 8
1 June 2025 at 11:40

Të gjithë ata persona që rrugëve të Tiranës lëvizin me monopatina apo skutera elektrik dhe nuk mbajnë kaskë mbrojtëse do të gjobiten. Kjo masë e ndërmarrë nga Policia Rrugore pasi ka rezultuar se në 35% të aksidenteve, shkaktarë janë drejtuesit e monopatinave dhe motomjeteve.

Nga janari deri më tani, janë gjobitur mbi 7 mijë qytetarë që në rrugë janë kapur pa kaskë mbrojtëse.

‘Përsa i përket patinave elektrike, Kodi Rrugor përcakton qartë në nenin 188 saksionet administrative, ku për mospajisjen me kaskë mbrojtëse masa administrative është nga 250 – 1 000 lekë. Rreth 35% e aksidenteve, burimi i rrezikut ka ardhur nga përdorimi i monopatinave. Janë marrë 7502 masa administraive vetëm për mospërdorimin e ksaskave mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe patinave elektrike’, tha Lorenc Shehu.

Shefi i Komisariatit Rrugor në Tiranë, Lorenc Shehu thotë se 32 shtetas janë proceduar penalisht pasi nuk kanë pasur dokumentacion përkatës për të lëvizur me motomjete. Gjoba janë vendosur edhe për një sërë shkeljesh të tjera të Kodit Rrugor.

‘17 masa për ecje me shpejtësi tej normave të lejuara, 33 masa për drejtim mjeti në ndikimin e alkoolit, 115 masa për ndotje akustike të zhurmave, 24 masa për mungesë dokumentacioni. Kto masa administrative në qëllim në vetvete nuk janë thjesht vënie gjobash, por për të parandaluar dhe për të rritur sigurinë rrugore’, shton Shehu.

Një tjetër masë që policia po aplikon javët e fundit për të minimizuar trafikun në kryeqytet është marrja me karrotrec e makinave luksoze, por jo vetëm, drejtuesit e të cilave i parkojnë dysh apo edhe në vendkalimet e këmbësorëve dhe të biçikletave, si dhe në stacionet e autobusëve. Gjatë një jave u bllokuan 19 mjete luksoze. Përveç gjobës për këtë shkelje, pronarët duhet të paguajnë një sërë detyrimesh.

‘Do të paguajnë pagesat e detyrueshme të karrotrecit, ditët që do të qëndrojnë të bllokuara në parkim, si dhe do të bëhen verifikime për të gjithë dokumentacionin që ka mjeti’, tha ai.

Karrotreci do të jetë i pashmangshëm kur bllokimi i rrugës është i pajustifikueshëm, ndaj drejtuesit e policisë apelojnë qytetarët të tregohen më të kujdesshëm. /A2

The post Një në tre aksidente nga monopatinat, kush nuk mban kaskë mbrojtëse do gjobitet appeared first on Lapsi.al.

Si do fshihen gjobat e papaguara, afati deri më 15 qershor, ja çfarë duhet të bëjnë qytetarët që kanë detyrime

26 May 2025 at 09:49

Prej vetëm disa ditësh ka hyrë në fuqi vendimi për fshirjen e gjobave të paekzekutuara që datojnë deri në dhjetë vitet e fundit, një nismë që pritet të lehtësojë ndjeshëm barrën financiare për shumë qytetarë. Ky vendim përfshin gjobat administrative të vendosura nga institucione të ndryshme, të cilat nuk janë paguar apo nuk janë mbledhur me forcë nga organet përkatëse gjatë gjithë kësaj periudhe. Por çfarë duhet të bëjnë konkretisht qytetarët që kanë pasur gjoba të tilla dhe ende kanë detyrime të papaguara ndër vite? A përfitojnë automatikisht nga falja apo duhet të ndjekin një procedurë të caktuar?

Qendra “Altax” ka bërë një detajim të vendimit të qeverisë me gjobat që fshihen automatikisht dhe ato që kërkojnë aplikim nga ana e qytetarëve borxhlinj, si dhe hapat që duhet të ndjekin këta të fundit për fshirjen e detyrimeve. Vendimi i qeverisë vetëm dy ditë para zgjedhjeve qendrore shfuqizon masat administrative të vendosura në harkun kohor midis 1 janarit të 2015-ës dhe 30 nëntorit të 2024, të cilat kanë mbetur të paekzekutuara nga një gamë e gjerë institucionesh inspektuese dhe zbatuese.

Kjo nismë synon lehtësimin e barrës administrative dhe financiare për individët dhe subjektet ekonomike, kryesisht në zonat rurale, në kontekstin e një qasjeje më pajtuese dhe zhvillimore. Me këtë vendim qytetarët përfitojnë konkretisht fshirje automatike nga regjistrat financiarë e tatimorë për të gjitha masat e mbetura pa ekzekutim. Asnjë detyrim për pagesë të gjobave të përfshira në listën përkatëse; pastrim i historikut administrativ, duke shmangur penalitete të mëvonshme, por edhe mundësi më të lehta për të përfituar nga legalizimet, aplikimet për kredi, subvencione, ose projekte të mbështetura nga shteti.

Ajo çfarë duhet të bëjnë qytetarët është të verifikojnë nëse janë përfitues automatikë, pra nuk nevojitet asnjë aplikim. Në këtë rast janë institucionet përkatëse, ato që do të përgatisin listat e fshirjes brenda 15 qershorit 2025. Pas konfirmimit të përfshirjes, masat hiqen edhe nga sistemet e taksave dhe tarifave vendore, duke u reflektuar në situatën financiare të subjektit. Por nëse nuk figurojnë në listë, duhet të kërkojnë verifikim pranë institucionit përkatës (bashkia, inspektorati, tatimet etj..) dhe duhet të dorëzojnë një kërkesë me dokumentacion mbështetës, për të përfituar brenda afatit 15 janar 2026. “Altax” ka hartuar listën me hapat që duhet të ndjekin qytetarët rast pas rasti.

Së pari, këshillon kontaktin me bashkinë ose inspektoratin që ka vendosur masën dhe informacioni nëse jeni përfshirë në listë. Së dyti, verifikoni nëse masa është e paekzekutuar dhe e përputhshme me përshkrimet e vendimit. Nëse nuk jeni në listë, paraqisni një kërkesë për përfshirje pranë institucionit përkatës, duke bashkëlidhur dokumentacionin përkatës.

Gjatë kësaj kohe këshillohet të monitoroni afatet, pasi lista dhe fshirja duhet të bëhen brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit dhe listat të dorëzohen për trajtim si dhe mbani komunikim me drejtorinë e tatimeve vendore, për t’u siguruar që masa është fshirë nga sistemi dhe nuk reflekton më në detyrimet tuaja. Fshirja e masave referuar vendimit të qeverisë përfundon deri më 15 janar 2026.

The post Si do fshihen gjobat e papaguara, afati deri më 15 qershor, ja çfarë duhet të bëjnë qytetarët që kanë detyrime appeared first on Sot News | Lajme.

Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj

25 May 2025 at 13:17

Policia Rrugore në Gjirokastër përgjatë muajit maj ka ndëshkuar me masa administrative 1 209 drejtues mjetesh. Gjatë periudhës 1 maj-23 maj pjesa më e madhe e gjobave me 392 të tilla janë vendosur për parakalime të gabuara duke vazhduar me 291 gjoba për parkime të gabuara, 285 për tejkalim shpejtësie, etj.

Masa administrative ka patur ndaj drejtuesve të mjeteve edhe për mosvendosjen e rripit të sigurimit, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosrespektimin e këmbësorëve, etj. Brenda këtij muaji janë pezulluar 4 leje drejtime mes të cilave për përdorimin e alkoolit nga drejtuesit e mjeteve.

Në këtë sezon pranvere vëmendje të veçantë blutë e rrugores po i  kushtojnë monitorimit të qarkullimit të automjeteve si shkak edhe i pranisë së shtuar të turistëve që vizitojnë jugun e vendit.

Për të evituar aksidentet rrugore policia ka rritur praninë në rrugët kombëtare Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije dhe Kardhiq-Delvinë. Specialistët  e policisë apelojnë për respektimin e Kodit Rrugor duke evituar aksidentet dhe pasojat e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj appeared first on Euronews Albania.

Policia e Gjilanit aktivizon Njësitin e Biçiklistëve për më shumë siguri në trafik

23 May 2025 at 11:46

Policia në Gjilan, në kuadër të zbatimit të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, ka ndërmarrë një veprim të ri duke aktivizuar Njësitin e Biçiklistëve në zonat urbane me qarkullim të dendur.

Ky njësi do të angazhohet në identifikimin dhe parandalimin e shkeljeve të rregullave të komunikacionit, me theks të veçantë në parandalimin e aksidenteve, kontrollimin e parkimeve të jashtëligjshme dhe lehtësimin e qarkullimit për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Sipas njoftimit të policisë, ky veprim është pjesë e strategjisë parandaluese për rritjen e prezencës policore në terren dhe përmirësimin e sigurisë dhe disiplinës në trafik, veçanërisht gjatë sezonit të verës kur qytetet përballen me fluks të shtuar të lëvizjes.

Gjatë kësaj jave, Policia Rajonale e Gjilanit ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh që kanë rezultuar me shqiptimin e 1,763 gjobave për kundërvajtje në trafik. Janë hetuar gjithsej 26 aksidente trafiku, prej të cilave 15 me dëme materiale dhe 11 me të lënduar.

Gjithashtu, janë shqiptuar 69 gjoba dhe 14 motoçikleta janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të parregullsive të ndryshme.

Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, në funksion të sigurisë së përbashkët. /Telegrafi/

The post Policia e Gjilanit aktivizon Njësitin e Biçiklistëve për më shumë siguri në trafik appeared first on Telegrafi.

Policia e Gjilanit gjobit operatorë vendorë ndërkombëtarë për mungesë të kontrollit teknik

22 May 2025 at 13:39

Policia në Gjilan për një javë , në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për garantimin e sigurisë në trafikun rrugor, ka realizuar kontrolle të shtuara në mjetet e operatorëve vendorë të transportit publik ndërkombëtar të udhëtarëve nga Kosova për në linjat ndërkombëtare.

Ashtu sic njofton policia, gjatë kontrollove të realizuara në pika të ndryshme të kontrollit, janë ndalurr disa autobusë të këtyre linjave, dhe pas verifikimit të dokumentacionit të nevojshëm është konstatuar se disa prej tyre kanë qarkulluar në rrugë pa e kryer kontrollin teknik periodik gjashtëmujor.

Si rezultat, policia ka shqiptuar pesë gjoba ndaj personave juridik, përfaqësues të kompanive të transportit, si dhe pesë gjoba ndaj personave fizik (drejtuesve të mjeteve të transportit të udhëtarëve).

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë operatorët e transportit publik të udhëtarëve, veçanërisht ata që veprojnë në linjat ndërkombëtare, që të respektojnë me përpikëri obligimet ligjore për të siguruar një qarkullim të sigurt dhe të përgjegjshëm në rrugë. /Telegrafi/

The post Policia e Gjilanit gjobit operatorë vendorë ndërkombëtarë për mungesë të kontrollit teknik appeared first on Telegrafi.

Hyn në fuqi vendimi për fshirjen e gjobave deri më 30 nëntor 2024

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Vendimi i qeverisë për shfuqizimin e masave administrative të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024 është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.

Vendimi përcakton procedurat që ndiqen për realizimin e procesit të shfuqizimit të masave administrative të paekzekutuara, nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.

Procedurat e këtij vendimi zbatohen për realizimin dhe përfundimin e procesit të shfuqizimit dhe heqjes/fshirjes së masave administrative të paekzekutuara deri në datën 15 janar 2025, të cilat janë vendosur nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.

Procesi i heqjes/fshirjes së masave administrative të paekzekutuara specifikon kur individët apo personat fizik përfitojnë fshirjen e masave administrative për ndërtimet pa leje.

Shfuqizimi i masave prek ndërtimet pa leje apo pa njoftim paraprak të kryera për qëllime banimi ose për veprimtari të lidhura me prodhimin, përpunimin, magazinimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore e blegtorale në zonat rurale, përfshirë edhe objektet për mjete pune dhe inpute bujqësore. Vendimi përfshin gjithashtu edhe rastet e ndërtimeve që nuk respektuan rregullat gjatë pandemisë COVID-19.

Procedurat e heqjes/fshirjes së masave administrative të paekzekutuara ndiqen dhe zbatohen nga organet që kanë vendosur këto masa.

Individët apo subjektet që konstatojnë se masa administrative ndaj tyre nuk është fshirë nga sistemi, kanë të drejtë të paraqesin një kërkesë pranë strukturës përkatëse vendore. Verifikimi i kërkesës kryhet nga struktura përkatëse, e cila ka 5 ditë kohë për të njoftuar refuzimin, në rast se nuk plotësohen kriteret. Subjekti ka të drejtën të ankimojë vendimin në gjykatë.

Sipas vendimit, procesi i heqjes/fshirjes së masave përfundon brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Për masat administrative të paekzekutuara që nuk kanë të qartësuar tipologjinë e ndërtimit pa leje, afati zgjatet në 80 ditë, dhe kërkohet një akt ekspertimi i nënshkruar nga tre ekspertë të licencuar.

Në mungesë të aktit të ekspertimit, vlerësimi i tipologjisë dhe vendimmarrja për shfuqizimin bëhet nga një komision i posaçëm, ngritur me urdhër të Kryeinspektorit të IKMT.

Ky vendim pritet të lehtësojë kryesisht barrën administrative për fermerët dhe sipërmarrësit në zonat rurale, duke u ofruar atyre një mundësi për formalizmi dhe integrim më të mirë në ekonominë bujqësore dhe zinxhirin e vlerës.

/a.f/

The post Hyn në fuqi vendimi për fshirjen e gjobave deri më 30 nëntor 2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE/ODIHR: Falja e gjobave disa ditë para zgjedhjeve krijoi pasiguri në kuadrin zgjedhor

12 May 2025 at 15:36

OSBE/ODIHR në konferencën ku po japin vlerësimet për procesin e zgjedhjeve në Shqipëri, ka komentuar edhe faljen e gjobave nga ana e qeverisë, disa ditë para zgjedhjeve.

Koordinatorja Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, tha se pati “mangësi që krijuan pasiguri në zbatimin e kuadrit zgjedhor në frymë dhe germë”

Karimi: Dita e zgjedhje ishte kryesisht e qetë dhe e organizuar mirë. Megjithatë pati vazhdimisht mosrespektim të procedurave dhe u shënua nga disa incidente intimideve dhe ndikim të zgjedhësve. Këto janë pikat kryesore.

Kuadri ligjor ofron një bazë të mirë për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Mangësitë dhe paqartësitë krijuan në frymë dhe germë.

Kjo do të thotë se përputhshmëria me ligjin nuk mundi të ndalojë zbatimin  tij në frymë. Një shembull ishte shpallja shumë pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së shumë gjobave, gjë që ishte vendosur në 2024, që u shpallën shumë pranë zgjedhjeve.

Është mirë të kemi një kuadër zgjedhor që mundësojnë organizimin e mirë të zgjedhësve. Zgjedhësve iu dha shansi të dëgjonin një shkëmbim të sinqertë të ideve politike. Fushata u fokusua në sulme armiqësore dhe personale sidomos nga drejtuesit e dy partive kryesore. Kjo çoi në mosbesim politik.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE/ODIHR: Falja e gjobave disa ditë para zgjedhjeve krijoi pasiguri në kuadrin zgjedhor appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌