Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman: Kërkojmë falje

By: Besnik
6 July 2025 at 15:24

Këtë të diel është përkujtuar në Kolonjë masakra e Borovës, ku 82 vite më parë një nga divizionet gjermane dogji fshatin duke vrarë 107 veta, mes të cilëve shumë gra dhe fëmijë.

Në ceremoninë e këtij viti ishte i pranishëm edhe një qytetar gjerman, i cili kërkoi falje në emër të popullit të tij.

“Vij nga Gjermania, kjo është hera ime e tretë apo e katërt në Borovë. Është faji i gjermanëve për këtë që ka ndodhur, dhe në kujtim të viktimave vij për t’i nderuar. Përpiqem të kërkoj falje në emër të popullit gjerman, edhe pse është e vështirë, por tani ne jemi miq dhe do të jemi miq përgjithmonë,” thotë Ulrich Chilian, qytetar gjerman.

Dy nga të pranishmit në këtë përvjetor, të përlotur, tregojnë atë që ndodhi me familjarët e tyre.

“Humba nënën, babën, dy motra dhe dy vëllezër. E madhja ishte 19 vjeç, i vogli ishte 5 vjeç, unë isha 7 vjeç. U plagosa, por s’më kapi plumbi tamam, i pashë të gjithë të vrarë.”

“Humba xhaxhanin, ishte 16 vjeç, ka qenë nga njerëzit më të zgjuar, më të shkëlqyer. Sa donte të kalonte murin, ata e vranë.”

Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, e krahason këtë masakër me atë që po ndodh sot.

“Koha tregoi që rrethi ciklik i ngjarjeve përsëritet, me forma të reja, mendësi të reja, por filozofi të njëjta. Europa është në krizë identitare,” thotë Erion Isai, kryetar i Bashkisë Kolonjë.

Viktimat e masakrës së Borovës kanë marrë titullin “Dëshmorë të Atdheut”, ndërsa çdo 6 korrik, familjarë dhe zyrtarë shtetërorë përkujtojnë këtë ngjarje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përkujtohet 82-vjetori i masakrës së Borovës, qytetari gjerman: Kërkojmë falje appeared first on Euronews Albania.

“Ju kërkoj falje…”/ Çfarë ndodhi kaq papritur? Joz Marku kërkon ndjesë publike për…(Foto)

27 June 2025 at 15:13

Në orët e para të mëngjesit, këngëtari Joz Marku ka ndarë një mesazh të drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij në Instagram, duke kërkuar ndjesë për mungesën e komunikimit në mesazhet private.

“Mirëmëngjes. E vlerësoj dhe e çmoj shumë mbështetjen dhe dashurinë tuaj në DM, dhe kërkoj falje që në mungesë të kohës nuk mundem t’ju kthej dhe përgjigjem”, shkruan ai në postimin e tij në Instagram.

Duke e shoqëruar këtë ndjesë me një ton miqësor dhe të hapur, Jozi shton:

“Sot do mundohem t’ju përgjigjem shumicës prej jush, po ju lej t’më pyesni a thoni ç’të doni ju.”

Ky postim i këngëtarit ka ngjallur kuriozitet, pasi pritet të japë përgjigje sqaruese për disa nga ngjarjet e fundit që lidhen me Loredana Bratin apo deklaratën e bujshme të Ledri Vulës, i cili u shpreh se nuk do të bashkëpunonte me Jozin.

The post “Ju kërkoj falje…”/ Çfarë ndodhi kaq papritur? Joz Marku kërkon ndjesë publike për…(Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festën që simbolizon sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s.

Në të gjithë vendin, besimtarët myslimanë e kanë nisur kremtimin e kësaj feste të shenjtë që në orët e para të mëngjesit duke iu drejtuar xhamive për të falur Namazin.

Në Tiranë, qindra besimtarë myslimanë falën Namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por edhe në xhamitë e tjera të kryeqytetit.

Në kryeqytet, programi i Kurban Bajramit nisi me leximin e disa ajeteve Kuranore nga hafizi Enes Hyka, duke i dhënë një atmosferë të thellë shpirtërore këtij momenti të veçantë.
Më pas, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mbajti fjalën përshëndetëse, ku uroi besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, për Festën e Kurban Bajramit, duke theksuar vlerat e solidaritetit, sakrificës dhe mëshirës që përcjell kjo ditë e begatë.
“Simbolika e kësaj feste na mëson se besimi nuk është vetëm fjalë, por vepër; nuk është vetëm ritual, por angazhim i sinqertë për të qenë më të drejtë, më të ndershëm dhe më të mëshirshëm. Andaj, në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i ftoj të gjithë shqiptarët, nga çdo shtresë dhe çdo bindje, që këtë festë ta jetojmë me dashuri dhe përgjegjësi. Të shohim njëri-tjetrin me sy njerëzor, të ndihmojmë, të falim dhe të bashkëpunojmë për një shoqëri më të drejtë, më të begatë dhe më të bashkuar,” – tha ai.
Më tej, ai bëri thirrje për më shumë reflektim mbi vlerat hyjnore në çdo punë apo përgjegjësi, publike apo private qoftë ajo. “Kurban Bajrami është një ftesë kah e mira, e moralshmja, e virtytshmja për të gjithë, pa dallim: për punëtorin dhe fermerin që me djersën e ballit mbajnë familjet e tyre; për nënat dhe gjyshet që rrisin brezat me durim dhe besim; për të rinjtë që kërkojnë vendin e tyre në shoqëri; për mësuesit që mbjellin dituri dhe vlera; për mjekët që i shërbejnë jetës; për sipërmarrësit; për intelektualët dhe drejtuesit që ndikojnë në mendimin dhe zhvillimin e shoqërisë”, u shpreh Kryetari Spahiu në fjalën e tij.
Ceremonia u zhvillua më tej me ligjëratën e Nënkryetarit të KMSH-së, Taulant Bica, i cili solli në vëmendje domethënien shpirtërore të kësaj feste dhe e lidhi kuptimin e Kurbanit me përpjekjen për t’u afruar me Allahun Fuqiplotë dhe për të ruajtur vlerat e pastra të besimit. “Është vërtet e pakontestueshme se Allahu nuk ka nevojë për adhurimin tonë, as për mishin apo gjakun e Kurbanit. Ai është i Vetëmjaftueshëm dhe i Plotfuqishëm. Por ne, në dobësinë tonë, kemi nevojë për mëshirën dhe afërsinë e Tij. Ndaj, akti i flijimit është për ta pastruar veten tonë nga egoizmi, për ta forcuar lidhjen me Krijuesin dhe për të dëshmuar gatishmërinë tonë për të sakrifikuar nga ajo që duam, për të fituar kënaqësinë e Allahut. Prandaj, le të përpiqemi me gjithë zemër që në këto ditë të bekuara të Bajramit, ta kryejmë këtë adhurim madhor. Le të presim kurban me sinqeritet dhe përkushtim”, theksoi Nënkryetari Bica.
Programi kulmoi me faljen e namazit të Kurban Bajramit, ku mijëra besimtarëve të mbledhur në bulevard u priu Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu.
Fill pas faljes së namazit, imami i xhamisë “Et’hem Bej”, Elton Karaj, mbajti hutben e Bajramit, hutbe në të cilën trajtoi disa aspekte sociale të kësaj feste.
“Kjo ditë është thirrje për t’u afruar me njëri-tjetrin, për të falur, për të ndarë gëzimin me familjen, me të afërmit, me fqinjët dhe me ata që ndoshta nuk kanë asgjë në sofrën e tyre sot. Është dita që për hatër të Allahut të lëmë mënjanë zemërimet, armiqësitë dhe hatërmbetjet. Sepse bajrami ka kuptim, kur shpirti i tij depërton në shpirtin tonë, zbut zemrën dhe e kthen butësinë në veprim.” – tha ndër të tjera Karaj.
Në përfundim besimtarët e shumtë të mbledhur me këtë rast shkëmbyen mes tyre urimet më të përzemërta të kësaj dite të mbushur me paqe, dashuri, solidaritet dhe sakrificë.

 

Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm”.

Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.

Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë këtë festë islame.

Sipas fesë myslimane, riti i faljes së Bajramit të Madh konsiston në dy momente: e para, është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi. Për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit. Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve.

/k.s/j.p/

 

The post Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Myslimanët festojnë nesër Kurban Bajramin, ja vendi ku do të bëhet falja e namazit

5 June 2025 at 12:11

Kurban Bajrami do të falet mëngjesin e të premtes (6 qershor), në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Këtë njoftim e ka bërë me dije ditën e sotme vetë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili njoftoi mes të tjerash se “për të gjithë besimtarët Kurban Bajrami do të falet ditën e premte, më datë 6 Qershor 2025, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë”.

KMSH ka zbuluar edhe programin e këtij kremtimi, që nis që nga ora 05:45 e mëngjesit, me faljen që do e drejtojë kreu i Komunitetit, Bujar Spahiu në orën 06:15 dhe deri te Hutbeja e Bajramit nga imami i xhamisë së “Et’hem Bej”, Elton Karaj.

KMSH nënvizon gjithashtu se edhe pritjet tradicionale do nisin nga ora 09:00 dhe zgjasin deri në mesditë.

“Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e festës së Kurban Bajramit do të zhvillohen në selinë e KMSH-së, nga ora 09:00 deri në orën 12:00”, thuhet në njoftim, teksa urohen të gjithë besimtarët dhe shqiptarët “Gëzuar Bajramin”.

The post Myslimanët festojnë nesër Kurban Bajramin, ja vendi ku do të bëhet falja e namazit appeared first on Sot News | Lajme.

“Falja më riktheu qetësinë”/ Elia Zaharia flet për vështirësitë pas divorcit më princ Lekën: Kalova një periudhë…

31 May 2025 at 11:33

Thonë se koha i shëron të gjitha. Pas zhgënjimeve, ndarjeve apo sfidave të jetës, besojmë se me kalimin e kohës gjithçka gjen vendin e vet. Dhe në shumicën e rasteve, kjo është e vërtetë – edhe plagët që dikur dukeshin të pashërueshme, me kohë zbehen.

Një dëshmi e kësaj është edhe aktorja e njohur shqiptare Elia Zaharia, e cila pas ndarjes së shumë përfolur nga Princ Leka, duket se ka gjetur qetësinë dhe balancën e saj të brendshme. E ftuar në emisionin “Rudina”, Elia nuk dha shumë detaje rreth ndarjes, por ndau reflektime të sinqerta për atë që ka përjetuar dhe mësimet që ka marrë.

The post “Falja më riktheu qetësinë”/ Elia Zaharia flet për vështirësitë pas divorcit më princ Lekën: Kalova një periudhë… appeared first on Sot News | Lajme.

Hyn në fuqi vendimi për fshirjen e gjobave deri më 30 nëntor 2024

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Vendimi i qeverisë për shfuqizimin e masave administrative të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024 është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.

Vendimi përcakton procedurat që ndiqen për realizimin e procesit të shfuqizimit të masave administrative të paekzekutuara, nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.

Procedurat e këtij vendimi zbatohen për realizimin dhe përfundimin e procesit të shfuqizimit dhe heqjes/fshirjes së masave administrative të paekzekutuara deri në datën 15 janar 2025, të cilat janë vendosur nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.

Procesi i heqjes/fshirjes së masave administrative të paekzekutuara specifikon kur individët apo personat fizik përfitojnë fshirjen e masave administrative për ndërtimet pa leje.

Shfuqizimi i masave prek ndërtimet pa leje apo pa njoftim paraprak të kryera për qëllime banimi ose për veprimtari të lidhura me prodhimin, përpunimin, magazinimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore e blegtorale në zonat rurale, përfshirë edhe objektet për mjete pune dhe inpute bujqësore. Vendimi përfshin gjithashtu edhe rastet e ndërtimeve që nuk respektuan rregullat gjatë pandemisë COVID-19.

Procedurat e heqjes/fshirjes së masave administrative të paekzekutuara ndiqen dhe zbatohen nga organet që kanë vendosur këto masa.

Individët apo subjektet që konstatojnë se masa administrative ndaj tyre nuk është fshirë nga sistemi, kanë të drejtë të paraqesin një kërkesë pranë strukturës përkatëse vendore. Verifikimi i kërkesës kryhet nga struktura përkatëse, e cila ka 5 ditë kohë për të njoftuar refuzimin, në rast se nuk plotësohen kriteret. Subjekti ka të drejtën të ankimojë vendimin në gjykatë.

Sipas vendimit, procesi i heqjes/fshirjes së masave përfundon brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Për masat administrative të paekzekutuara që nuk kanë të qartësuar tipologjinë e ndërtimit pa leje, afati zgjatet në 80 ditë, dhe kërkohet një akt ekspertimi i nënshkruar nga tre ekspertë të licencuar.

Në mungesë të aktit të ekspertimit, vlerësimi i tipologjisë dhe vendimmarrja për shfuqizimin bëhet nga një komision i posaçëm, ngritur me urdhër të Kryeinspektorit të IKMT.

Ky vendim pritet të lehtësojë kryesisht barrën administrative për fermerët dhe sipërmarrësit në zonat rurale, duke u ofruar atyre një mundësi për formalizmi dhe integrim më të mirë në ekonominë bujqësore dhe zinxhirin e vlerës.

/a.f/

The post Hyn në fuqi vendimi për fshirjen e gjobave deri më 30 nëntor 2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A ka folur Joz Marku me Gjestin pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 4”?

18 May 2025 at 09:44

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Jozefin Marku ka folur për herë të parë në një intervistë televizive ku është përballur me akuzat që kanë qarkulluar në rrjet lidhur me një të kaluar të dhunshme ndaj ish-partneres së tij në Zvicër. Nëse akuzat për ushtrim dhune janë të vërteta, Jozi i mohoi kategorikisht, duke i cilësuar si shpifje pa asnjë bazë:

Patjetër që do ta mohoj, kjo është një shpifje nga disa njerëz pa asnjë lloj vlere. Nëse kam bërë diçka të tillë, le të dalin me prova. Unë e njoh veten dhe e di shumë mirë çfarë kam bërë. Shumë gjëra janë hedhur për mua, por nuk janë aspak të vërteta

Jozi foli për herë të parë edhe për incidentin me Gjestin brenda shtëpisë së BBV, duke treguar se pas daljes nuk kanë pasur asnjë kontakt, pavarësisht miqve të përbashkët.Nuk kemi pasur kontakte me Gjestin.

Kam dashur të dëgjoj më shumë veten, të reflektoj dhe ta kaloj situatën në mënyrën më të qetë. I jam përkushtuar muzikës. I uroj suksese Gjestit dhe më vjen keq që është ndjerë keq pas atij momenti.

Jozi e përmbylli me një mesazh pozitiv, duke theksuar se jeta vazhdon dhe se ai po fokusohet në projektet artistike. Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa fansat presin ende një prononcim nga Gjesti.

The post A ka folur Joz Marku me Gjestin pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 4”? appeared first on Sot News | Lajme.

Paqe fiskale apo qokë elektorale?! Bizneset 1,6 mld euro borxh ndaj shtetit

30 April 2025 at 15:07

Në prag të zgjedhjeve, qeveria i propozoi biznesit “Paqen Fiskale” – një paketë që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore. Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 1.6 miliardë euro. Për ekspertët, kjo është një tjetër qokë elektorale që dëmton drejtësinë fiskale dhe inkurajon informalitetin. 

Esmeralda Topi 

Në një takim me biznese nga Elbasani në kulmin e fushatës zgjedhore kryeministri Edi Rama prezantoi papritur një nismë të re: “Paqja Fiskale”, një paketë lehtësuese që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore.

“Një plan paqeje fiskale, i frymëzuar nga parimet e Romës së Lashtë”, e cilësoi Rama këtë lëvizje pak javë para zgjedhjeve. Kemi menduar një plan (…) të përdorur herë pas here në forma të ndryshme, një plan paqeje fiskale” deklaroi më tej ai. 

Paketa nuk është pjesë e programit politik “Shqipëria 2030”, por qeveria argumenton se ajo do të sjellë më pak stres për bizneset, më pak kontrolle dhe më shumë qartësi.

Tre shtyllat kryesore të Paqes Fiskale:

  • Tatim i Dakordësuar mbi Fitimin
  • Rishikim i Pasqyrave Financiare
  • Falje e Detyrimeve dhe Kamatë Vonesave

Nisma parashikon fshirjen e plotë të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite, nëse janë ende të pashlyera. Për detyrimet nga 5-10 vite parashikohet fshirje 50% e borxhit, nëse biznesi e paguan menjëherë. Ndërsa bizneset që nuk kanë mundësi për shlyerje të menjëhershme, do të ketë një marrëveshje 12 mujore dhe falja do të jetë në masën 25%. Nuk përfshihen këtu detyrimet për sigurimet shoqërore. 

Po ashtu, paketa propozon edhe rishikimin e deklaratave të mëparshme të tatim fitimit.
Bizneseve u jepet e drejta që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vitet e fundit pa gjoba e kamatvonesa (legjislacioni aktual e lejon për 3 vjet) por duke paguar tatim fitimi prej 5% për çdo diferencë fitimi që krijohet nga rishikimi.

Sa është borxhi që bizneset kanë ndaj shtetit? 

Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 162.5 miliardë lekë, ose 1.6 miliardë euro, borxhe të papaguara në tatime dhe dogana. 

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimi mbi fitimin janë taksat kryesore që bizneset nuk kanë paguar ndër vite. Të dhënat zyrtare tregojnë se 84.7% e borxhit është me vjetërsi mbi 2 vite. Ndërsa detyrimet e pashlyera në kohë prej më shumë se 5 vitesh zënë 64.4% të totalit. 

  • 84.7% e këtij borxhi është më i vjetër se 2 vite.
  • 64.4% i përket periudhës mbi 5 vite.

Dekadën e fundit, stoku i borxhit të biznesit është rritur vit pas viti, përjashtim bën vetëm 2017-ta. 

Ish drejtori i tatimeve, Artur Papajani thotë se fshirja e borxheve nuk është privilegj, por ndëshkim. 

Fshirja masive e borxheve tatimore, nuk është privilegj për borxhlinjtë!Ajo është ndëshkim e dekurajim, për mijëra tatimpagues që gjithmonë kanë qenë korrektë, me përmbushjen tatimore”, argumenton Papajani për Faktoje.al.

Ndërsa, audituesi ligjor Julian Saraçi e cilëson nismën si kapitullimin e shtetit përballë informalitetit.

“Paqja fiskale është një akt i përsëritur dorëzimi ndaj informalitetit që është toleruar për vite. Kjo nismë nuk është marrëveshje, është kapitullim”.

Nëse bizneset kanë borxhe të pashlyera për më shumë se 10 vite, kjo nënkupton se administrata ka dështuar ta mbledhë këtë borxh në kohë- thekson Saraçi. 

“Pra, nuk kemi vetëm një falje, por edhe një shpëlarje faji institucional. Ndaj, mendoj që më shumë se paqe, duhet të kryhet një hetim i thelluar pse është krijuar e parashkruar ky borxh dhe pse nuk janë marrë masat për mbledhjen e tij”

Borxhi i bizneseve ndaj shtetit do të ishte edhe më i madh, por qeveritë herë pas here kanë miratuar amnisti fiskale, duke falur miliarda lekë borxhe të sipërmarrësve në vend. 

Qokat fiskale prag zgjedhjesh 

Ky nuk është rasti i parë që falen borxhe në periudha parazgjedhore. Që nga viti 2009, janë ndërmarrë të paktën 6 masa me karakter amnistues, të cilat përkojnë me zgjedhje vendore apo parlamentare. 

Burimi: Qendra ALTAX

Në 2009 teksa shqiptarët do t’i drejtoheshin kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, qeveria e asaj kohe propozoi legalizimin e kapitalit të padeklaruar. Në vitet 2011-2014 u falën gjoba dhe detyrime të vjetra për tu pasuar më vonë në 2019 me faljen e borxheve të energjisë. Po ashtu, në vitet 2023-2024 qeveria ringjalli projektligjin për amnistinë fiskale pavarësisht se kishte kundër të gjithë institucionet ndërkombëtare si FMN, BB dhe Bashkimin Evropian.

“Ky model nuk është rastësi, por një strategji e përsëritur elektorale, ku shteti përdor politikën fiskale si mjet për të blerë tolerancën në vend që të ndërtojë disipilinën fiskale” – ALTAX

Ekspertët e qendrës ALTAX argumentojnë se ky model duhet të ndalet urgjentisht pasi pasojat do të jenë rënda. 

“Do të rritet informaliteti sepse tatimpaguesit do priren të mos paguajnë me shpresë për një ‘falje tjetër’. Po ashtu, do dëmtohet barazia fiskale, sepse shteti i të ‘falurve’ nuk mund të jetë kurrë i drejtë si dhe do të forcohet klientelizmi sepse falja fiskale po ndodh gjithnjë para kutive të votimit”ALTAX

A është kjo paqe, apo thjesht një qokë parazgjedhore që nxit padrejtësinë dhe dëmton sipërmarrësit korrektë? Kjo është pyetja që ngrihet sot, teksa ligji zbutet në kohë fushate.

The post Paqe fiskale apo qokë elektorale?! Bizneset 1,6 mld euro borxh ndaj shtetit appeared first on Faktoje.al.

“Paqja fiskale”, Ibrahimaj: Fshirje e borxheve dhe kamatëvonesave për bizneset

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Qeveria shqiptare ka prezantuar një paketë të re të quajtur “Paqe fiskale”, e cila synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra biznese dhe të mbyllë njëherë e mirë historinë tatimore të së kaluarës.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj gjatë bashkëbisedimit me bizneset në Elbasan ku i pranishëm ishte Kryeministri Edi Rama, deklaroi se sot kjo nismë do të krijojë një marrëdhënie të re bashkëpunimi midis biznesit dhe administratës tatimore.

Sipas ministres, pavarësisht se sot pjesa më e madhe e bizneseve janë të formalizuara dhe raportojnë rregullisht, një pjesë e konsiderueshme e tyre ka operuar në ekonomi informale në dekadat e kaluara dhe mbart detyrime të papaguara që datojnë më shumë se 10 vite më parë.

Një element kyç i kësaj amnistie fiskale është edhe fshirja e borxheve, interesave dhe kamatëvonesave për bizneset që kanë detyrime më të vjetra se 10 vite.

“Për borxhet që datojnë nga 5 deri në 10 vite më parë, do të fshihen të gjitha kamatëvonesat dhe interesat për ato biznese që vendosin të shlyejnë detyrimin kryesor me një këst të vetëm – dhe në këtë rast, do t’u falet edhe 50% e detyrimit. Ndërsa për ata që nuk kanë mundësi financiare për të kryer pagesën menjëherë, do të ofrohet mundësia për të lidhur një marrëveshje pagese 12-mujore, me falje të 25% të detyrimit kryesor”, tha Ibrahimaj.

Për sa i përket borxheve të krijuara nga bizneset në 5 vitet e fundit, që lidhen me goditjet e njëpasnjëshme si tërmeti, pandemia dhe kriza e çmimeve, qeveria do të ofrojë falje të gjobave dhe kamatëvonesave për të gjitha bizneset që shlyejnë plotësisht detyrimin kryesor.

“Elementi i fundit i faljes lidhet me bizneset të cilat kanë borxhe nga 1-5 vite, që janë ato biznese të cilat janë goditur nga këto kriza të njëpasnjëshme. Ne do tu japim mundësinë atyre bizneseve që paguajnë detyrimin të plotë për ti falur gjobat dhe kamatvonesat”, deklaroi ministrja.

Ministrja theksoi se qëllimi i këtij propozimi është krijimi i një mjedisi të qartë dhe të drejtë fiskal, që i jep bizneseve mundësinë të ecin përpara pa frikë dhe të fokusohen te rritja dhe zhvillimi.

“Në një situatë të tillë si kjo ku ndodhemi sot, besoj fort që shumica e bizneseve duhet të përfitojnë nga ky propozim, të ndërtojnë një marrëdhënie të re me tatimet dhe të shikojnë përpara. Ne e shohim biznesin si partner dhe jemi të interesuar që ai të rritet,” përfundoi Ibrahimaj. /j.p/

The post “Paqja fiskale”, Ibrahimaj: Fshirje e borxheve dhe kamatëvonesave për bizneset appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“I kam cenuar pa dashje”/ Rama ‘pendohet’, kërkon ndjesë për përmendjen e termit “autik”

23 April 2025 at 07:58

Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje të postuar në Facebook, ka kërkuar falje për një deklaratë të bërë gjatë një takimi elektoral. Rama tha se foli për autizëm politik, duke harruar se prej vitesh kjo shprehje konsiderohet e papërshtatshme.

“Kërkoj ndjesë, ishte një term i gabuar,” u shpreh Rama. Konkretisht, gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha: “Të votosh kënetën je politikisht autik.”

“Nuk mund të mos e ndaja këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore, por të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore. Pa dashje, sot kam cënuar fëmijët me autizëm dhe kam lënduar prindërit e tyre, duke përdorur shprehjen ‘autizëm politik’. Më doli krejt pa qëllim, por ndodhi — duhej të gaboja që të mësoja. Prej vitesh, përdorimi i këtij termi është konsideruar i papërshtatshëm, dhe me të drejtë. Ju kërkoj ndjesë dhe dua të theksoj se kam jo vetëm respekt, por edhe admirim për fëmijët me aftësi të veçanta dhe për prindërit e tyre. Është pikërisht ky respekt që më ka shtyrë të nxis dyfishimin e mbështetjes për ta nga qeveria. E kam theksuar më shumë se një herë se kjo do të përfshihet në projektbuxhetin e vitit 2026″, tha Rama.

“Ndërkohë, për ata që u kapën pas kësaj deklarate si i mbyturi pas fijes së barit, kjo do të jetë një arsye më shumë për të kanalizuar çdo energji timen, me qëllim që t’u japim mësimin e merituar për të gjitha prapësitë e tyre të pamerituara në kurriz të këtij populli dhe këtij vendi,” tha ai.

The post “I kam cenuar pa dashje”/ Rama ‘pendohet’, kërkon ndjesë për përmendjen e termit “autik” appeared first on Sot News | Lajme.

“Ata që votojnë opozitën janë autikë”/ Rama kërkon falje në mesnatë (VIDEO)

By: user 6
22 April 2025 at 23:17

Pas gafës së ministres së tij Edona Bilali me “gjyshin” që çohej shtrati i vdekjes për të votuar në 11 maj për kandidaten e Shkodrës, një e dytë brenda ditës, pa kërkuar ndjesë do të ishte e rëndë për socialistët. Edona “e fshiu” videon ndërsa Rama nuk mund të tërhiqte dot mbrapsht fjalët e rënda se “ata që votojnë opozitën janë autikë politikisht”.

LEXO EDHE: Spoti skandaloz i kandidates së PS: Voto mua në 11 maj dhe pastaj vdis (VIDEO)

“Paguan lekët e dynjasë për Latifin. Më hidhen mua pse them gjysma e burrave janë çyrykë. Po ça të them? E them si metaforë, nuk është raport klinik. Për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën dmth nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë”, – tha Rama gjatë një takimi me pensionistët në Gjirokastër.

Kjo deklaratë shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, për më tepër që fjala “autik” është hequr prej kohësh nga fjalori publik duke u zëvendësuar me “me aftësi ndryshe”.

Ndaj në mbrëmje vonë, në gjysmerrësirë Rama doli në Facebook për të kërkuar falje. U përpoq “të blejë” edhe komunitetin me “me aftësi ndryshe” duke u premtuar rritje të mbështetjes ndërsa nuk i kurseu etiketimet për ata që e konsideruan skandaloze deklaratën e tij. ©LAPSI.al

The post “Ata që votojnë opozitën janë autikë”/ Rama kërkon falje në mesnatë (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

FOKUS – Ukraina: ”Fox News” të kërkojë falje për etiketimin e Kievit si qytet rus

KIEV, 21 prill /ATSH-DPA/ – Ministria e Jashtme e Ukrainës ka kritikuar ashpër transmetuesin amerikan ”Fox News”, pasi rrjeti e identifikoi gabimisht Kievin si një qytet rus në një titull në ekran.

“Nëse ky ishte një gabim dhe jo një deklaratë e qëllimshme politike, duhet të kërkohet falje dhe një hetim se kush e bëri gabimin”, shkroi zëdhënësi i ministrisë, Heorhii Tykhyi në X.

Gabimi ndodhi gjatë mbulimit të shërbimeve fetare të Pashkëve, në të cilat ”Fox News” shfaqi njëkohësisht pamjet nga Kievi, Moska dhe Vatikani.

Kievi u etiketua gabimisht si pjesë e Rusisë në titull.

Etiketimi i gabuar tërhoqi kritika duke pasur parasysh reputacionin e ”Fox News” si një platformë e lidhur me presidentin e SHBA Donald Trump, i cili është akuzuar prej kohësh për mbajtjen e lidhjeve miqësore me Kremlinin.

Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës pak më shumë se tre vjet më parë, duke përfshirë një sulm ndaj Kievit në ditët e para të konfliktit.

Megjithatë, forcat ruse përfundimisht dështuan në përpjekjen e tyre për të marrë kryeqytetin ukrainas./  a.jor.

The post FOKUS – Ukraina: ”Fox News” të kërkojë falje për etiketimin e Kievit si qytet rus appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

3 shenjat e horoskopit që nuk harrojnë asnjëherë një tradhti (edhe pse falin)

By: gaze tare
19 April 2025 at 11:05

Jo të gjithë e harrojnë lehtë dhimbjen që u shkakton dikush. Sidomos kur bëhet fjalë për tradhtinë, disa shenja të horoskopit mund të falin… por kurrë nuk harrojnë. Ja cilat janë më të ndjeshmet ndaj besnikërisë:

1. Akrepi
Mjeshtër në fshehje të emocioneve dhe analizës së çdo detaji. Akrepi mund të të japë përshtypjen që të ka falur, por kurrë nuk do ta harrojë plagën që i shkaktove.

2. Gaforrja
E ndjeshme dhe shumë emocionale. Gaforrja mund të të përqafojë sot dhe të qajë për ty fshehurazi nesër. Zemra e saj mban mend çdo tradhti.

3. Bricjapi
I duruar, por i ftohtë kur zhgënjehet. Bricjapi nuk hakmerret me fjalë, por me distancë. Një tradhti për të është një shenjë që nuk do të jesh më pjesë e botës së tij.

The post 3 shenjat e horoskopit që nuk harrojnë asnjëherë një tradhti (edhe pse falin) appeared first on iconstyle.al.

Deputeti ukrainas: Zelensky gaboi me Trump, duhet t’i kërkojë falje

By: Mirgen
2 March 2025 at 22:46

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, në një lidhje për A2 CNN, deklaroi se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet t’i kërkojë falje homologut të tij Donald Trump, pas debatit që patën në Shtëpinë e Bardhë. “Zelensky gaboi në Shtëpinë e Bardhë dhe duhet të bëjë çmos që të rregullojë marrëdhëniet me Presidentin Donald Trump. Unë nuk jam […]

The post Deputeti ukrainas: Zelensky gaboi me Trump, duhet t’i kërkojë falje appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Zelensky: Nuk do t’i kërkoj falje Trumpit

UASHINGTON, 1 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk do t’i kërkojë falje presidentit të SHBA Donald Trump pas përplasjes së tyre në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Në një intervistë me transmetuesin ”Fox News”, Zelensky u pyet për situatën dhe u përgjigj “Jo, unë e respektoj presidentin dhe respektoj popullin amerikan dhe (…) mendoj se duhet të jemi shumë të hapur dhe shumë të sinqertë”.

Edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përjashtuar një rifillim të menjëhershëm të bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, pas shkëmbimit të tensionuar të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

“Ai thotë se e dëshiron tani. Ai dëshiron të kthehet menjëherë, por unë nuk mund ta bëj këtë”, tha Trump gjatë daljes së tij të parë publike.

Mosmarrëveshja, e cila përfundoi me largimin e Zelensky nga takimi, rezultoi në mosnënshkrimin e një marrëveshjeje të planifikuar për mineralet e rralla mes dy vendeve./ a.jor.

The post SHBA – Zelensky: Nuk do t’i kërkoj falje Trumpit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasja e ashpër në Zyrën Ovale/ Zelensky refuzon t’i kërkojë falje Presidentit Trump: Nuk bëmë asgjë të keqe

By: V K
1 March 2025 at 09:18

Në një intervistë për Fox News, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se nuk ndjen se ka nevojë t’i kërkojë falje presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pas një përplasje të ashpër në Shtëpinë e Bardhë.

“Jo, unë respektoj presidentin dhe respektoj popullin amerikan, mendoj se ne duhet të jemi shumë të hapur dhe shumë të sinqertë. Nuk jam i sigurt nëse bëmë diçka të keqe. Mendoj se disa gjëra duhet t’i diskutojmë jashtë mediave, me gjithë respektin për demokracinë dhe mediat e lira”, tha presidenti i Ukrainës.

Volodymyr Zelensky, shtoi se marrëdhënia e tij me SHBA-në mund të riparohet ende pas shkëmbimeve të ashpra me Donald Trump dhe JD Vance në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të jetë e vështirë pa mbështetjen tuaj”, tha Zelensky në Fox.

Presidenti Trump, u tha gazetarëve më vonë të premten se Zelensky po “tepron” dhe duhet të pranojë të mbyllë luftën “menjëherë”.

The post Përplasja e ashpër në Zyrën Ovale/ Zelensky refuzon t’i kërkojë falje Presidentit Trump: Nuk bëmë asgjë të keqe appeared first on Albeu.com.

Meta kërkon falje për videot e dhunshme në Instagram

By: lia rda
28 February 2025 at 13:15

Meta, kompania mëmë e Instagram-it dhe Facebook-ut, kërkoi falje sot pasi përdoruesit raportuan një numër të madh videosh të shkurtra të dhunës, përgjakjes, abuzimit të kafshëve dhe trupave të pajetë në Instagram.

Në një forum në Instagram në platformën e diskutimit në internet Reddit, përdoruesit raportuan se kishin parë pamje të një njeriu duke u shtypur nga një elefant, një tjetër duke u copëtuar nga një helikopter dhe një i ri që derdhte vaj të nxehtë në fytyrë, raporton The Guardian.

Disa përdorues kanë postuar video nga Instagram ku shfaqen fjalët “përmbajtje sensitive” të shkruara në ekrane, duke paralajmëruar përdoruesit për përmbajtjen e videos.

Lista e përmbajtjeve të dhunshme në faqen kryesore të një përdoruesi përfshin të shtëna me armë, trupa të vdekur dhe abuzim me kafshët.

Në 24 orët e fundit, duket sikur algoritmi i Instagramit është bërë i egër. Faqja ime kryesore është e mbushur me klipe të dhunshme, njëra pas tjetrës,” tha një përdorues.

Zëdhënësi i Metës kërkoi falje dhe tha se gabimi që shkaktoi ofrimin e këtyre regjistrimeve për përdoruesit është korrigjuar.

Gabimi ndodhi pas ndryshimeve të fundit në qasjen e Metës për moderimin e përmbajtjes, por kompania pretendon se këto regjistrime nuk kanë lidhje me ndryshimet e reja.

Udhëzimet për përmbajtjen e Meta thonë se kompania do të heqë përmbajtjen që është “veçanërisht e dhunshme ose grafike” dhe se disa imazhe do të mbrohen me një etiketë “përmbajtje sensitive”./abcnews.al

“Më fal!”/ Egli i ulet në gjunjë Gjestit: Unë jam e keqe, ti je i mirë (VIDEO)

23 February 2025 at 17:19

Këtë të diel një debat i ashpër ka ndodhur mes Eglit dhe Gjestit. Ky i fundit i kërkoi banores që t’i lërë pak hapësirë dhe mos t’i vijë gjatë gjithë kohës nga mbrapa. Gjithashtu këngëtari iu drejtua banores e cila ka shprehur hapur pëlqim ndaj tij që të vërë në zbatim fjalët që motra i […]

The post “Më fal!”/ Egli i ulet në gjunjë Gjestit: Unë jam e keqe, ti je i mirë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Trump: Biden i fali të gjithë përveç vetes

By: lia rda
23 January 2025 at 13:54

Presidenti amerikan Donald Trump reflektoi për kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë në intervistën e parë pas inaugurimit të tij, duke thënë se rikthimi i tij politik është dëshmi se politika dhe filozofia e “të majtës radikale” gjatë katër viteve të fundit është “e tmerrshme” dhe “nuk nuk punon”.

“Ne mbërritëm pikërisht në kohë për të shpëtuar vendin”, tha Trump.

Në një intervistë për Fox News, Trump kritikoi politikën e administratës së ish-presidentit Joe Biden, duke iu referuar sërish inflacionit, tërheqjes së SHBA nga Afganistani, si dhe luftërave në Ukrainë dhe midis Izraelit dhe Hamasit.

“Do të duhet kohë, para dhe përpjekje për të zgjidhur të gjitha problemet në vend, por jam i bindur se të gjitha problemet janë të zgjidhshme. Ne mund ta kthejmë vendin tonë. Por nëse nuk do t’i kishim fituar këto zgjedhje, besoj vërtet se vendi ynë do të kishte humbur përgjithmonë”, tha Trump.

Në intervistë, ai foli edhe për faljet që Biden u dha familjarëve të tij në fund të mandatit, duke e quajtur atë një “akt të motivuar politikisht”. Ai nuk do të përjashtonte një hetim të mundshëm ndaj ish-presidentit.

“Dhe ju e dini, gjëja qesharake, ndoshta gjëja e trishtueshme është se ai nuk e fali veten. Biden ka këshilltarë të këqij, dikush e këshilloi që të falte të gjithë përveç vetes”, tha Trump./abcnews.al

 

SHBA – Biden fal kundërshtarët e Trump dhe anëtarët e familjes së tij, në minutat e fundit të presidencës

20 January 2025 at 22:54

UASHINGTON, 20 janar /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Joe Biden fali në minutat e fundit të presidencës, një numër njerëzish që shihen si kundërshtarë politikë të pasuesit të tij Donald Trump disa orë përpara se ai të largohej nga detyra dhe më vonë fali anëtarët e familjes së tij.

Mes të falurve përfshihej imunologu Anthony Fauci, gjenerali Mark Milley, ish-kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët të Trump dhe të gjithë anëtarët e Kongresit që shërbyen në komitetin e përzgjedhur – që hetuan sulmin e 6 janarit 2021 në ndërtesat e Kapitolit në Uashington.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë nuk përmendi anëtarët e komitetit, të cilët përfshinin ish-përfaqësuesit Liz Cheney dhe Adam Schiff.

“Kombi ynë mbështetet në nëpunës publikë të përkushtuar dhe vetëmohues çdo ditë. Ata janë gjaku i demokracisë sonë. Megjithatë, në mënyrë alarmante, nëpunësit publikë u janë nënshtruar kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme për kryerjen me besnikëri të detyrave të tyre”, thuhet në deklaratë duke iu referuar kërcënimeve për ndjekje penale të bëra nga Trump dhe aleatët e tij dhe drejtuar kundërshtarëve të tij.

“Këta nëpunës publikë i kanë shërbyer kombit tonë me nder dhe nuk e meritojnë të jenë objektiv i ndjekjeve të pajustifikuara dhe të motivuara politikisht”, thuhet në deklaratë. //a.i/

 

The post SHBA – Biden fal kundërshtarët e Trump dhe anëtarët e familjes së tij, në minutat e fundit të presidencës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌