Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pediatria në QSUNT, kondicionim gjysmak, pacientët me ventilatorë

By: FAKTOJE
14 July 2025 at 15:00

Nga Sebi Alla Në njërën dorë ventilatorin dhe në tjetrën fëmijën e tij, një i ri del nga Spitali Pediatrik në Tiranë kur temperaturat atë ditë kapën 37 gradë celcius. Edhe pse godina është moderne, me investime të dukshme si në hapësirë ashtu edhe në organizim, sistemi i kondicionimit në të gjithë pavionët e pediatrisë “funksionon përgjysmë”, me përjashtim të Reanimacionit pediatrik dhe Urgjencës.

“Ne sot jemi këtu për ta vijuar këtë mision, për rritjen e kapaciteteve dhe të shërbimeve për trajtime inovatore dhe kushte më të mira për pothuajse 10 mijë fëmijë e familje që marrin shërbim çdo vit. Në këtë godinë që hap dyert sot ‘Godina e Specialiteteve’, janë të vendosura reparte të rëndësishme si ai i Nefrologjisë, i Dializës Pediatrike, i Fizioterapisë, i Pneumologjisë, i Alergologjisë, Shërbimi i Kirurgjisë Infantile dhe Laboratori i Biologjisë Molekulare”, tha kryeministri Edi Rama më 21 shkurt të këtij viti gjatë një vizite në QSUNT, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.

Më herët, Rama kishte ndarë pamjet e  Pediatrisë së Specialiteteve në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, duke garantuar nga ana e tij kushte bashkëkohore dhe një shërbim shëndetësor cilësor.   Rreth 5 muaj pas kësaj deklarate, në QSUNT, konkretisht në Pavionët e Spitalit të Pediatrisë, është shfaqur problemi i kondicionimit.  

Deklaratat e Ramës ndër vite

Ndërkohë transformimi i QSUT ka qenë një premtim i kryeministrit Edi Rama qysh prej vitit 2013. Në vitin 2015 Kryeministri Edi Rama publikoi një video përmbledhje disa minutëshe mbi punën, projektet, duke nënvizuar se, “rilindja e QSUT është një ndër ndërmarrjet më të vështira të mandatit të parë qeverisës”.

Edhe në prag të mandatit të katërt Rama erdhi sërish me këtë kartë, duke theksuar madje se, QSUT do të kthehet në pikë referimi për të gjithë Ballkanin.     

Kondicionerë në hyrje…

Faktoje.al bëri një vëzhgim në të gjithë pavionët e Pediatrisë dhe konstatoi se në holle, korridore dhe dhomat e mjekëve dhe infermierëve, sistemi i kondicionimit funksionon relativisht mirë. Problem janë dhomat e shtrimeve ku familjarët e pacientëve të vegjël detyrohen të marrin ventilatorë dhe mjete të tjera (kondicionerë të vegjël portativ), për të krijuar kushte të domosdoshme. Edhe nga vetë stafi pranohet se ndonëse godinat janë të reja, kondicionimi shpesh është me probleme. Po ashtu edhe familjarë të pacientëve e përjetojnë këtë fenomen dhe për një kohë të gjatë qëndrojnë në korridore, ndërsa shpeshherë fëmijët e shtruar që janë në këto pavione dhe kanë mundësi të lëvizin i nxjerrin herë pas here në korridore ku temperaturat janë të përballueshme.

Pediatria salla e pritjes
Pediatria nefrodializa
Pediatria salla e konsultimeve

E re, por me probleme

Në pavionin e konsultave pediatrike në katin e parë të godinës sistemi i kondicionimit është relativisht i mirë, ku korridoret, por edhe dhomat e mjekëve specialistë që kryejnë vizita dhe ekzaminime ka të instaluar sistemin dhe vihen në punë. Në katet e sipërme disa pavione janë me probleme të theksuara. Në pavionin e Nefrodializës paraditen e 8 korrikut sistemi i kondicionimit është i fikur, ndonëse pranohet se në korridore dhe dhomat e personelit, mjekë-infermierë eksiston sistemi, por shpesh nuk vihet në punë.

Nën zë ata u shprehën se kjo situatë vjen si pasojë e ngarkesës së rrjetit elektrik.

Po ashtu probleme të tilla shfaqeshin në tre pavionët e tjerë Neoro-Gastro-Endokrino.

Faktoje.al iu drejtua me disa pyetje Drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për problematikat e sistemit të kondicionimit në spitalin e ri Pediatrik, por deri në botimin e këtij shkrimi nuk pati reagim.

Investimi 9 milionë euro

Foto nga pjesa e jashtme e Pediatrise se rikonstruktuar

Ndërtimi i Spitalit të ri Pediatrik në QSUNT ka kushtuar 9 milionë euro dhe përfshin si ndërtesën e re ashtu edhe rikonstruksionin e pjesshëm të godinës ekzistuese (Peditarisë së Përgjithshme). Puna nisi në vitin 2020 dhe pesë vite më vonë u kthye në funksional, duke i dhënë shërbim rreth 130 mijë pacientëve në vit, nga të gjitha rrethet, sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Janë rreth 8200 metra katrorë godinë që shërben për të gjithë pavionet dhe një kat nëntokë, kryesisht si magazinë.  “Eshtë një investim që pritej prej shumë vitesh, për të ofruar standardet që meritojnë mjekët por edhe që meritojnë të kenë fëmijët që trajtohen me këto shërbime. Projekti prek të gjithë pediatrinë, si godinat që i nënshtrohen rehabilitimit ashtu edhe ndërtimin e godinës së re. Do të pajiset me aparatura të teknologjisë së lartë”, tha ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në tetor të vitit 2020, ndërsa objekti ishte në ndërtim e sipër.

Pediatria e Përgjithshme

Pamje nga Pediatria e Pergjithshme

Në godinën e Pediatrisë së Përgjithshme, ku ndodhen dy pavionë, Infektivi dhe Kardiologjia pediatrike sistemi i kondicionimit mungon tërësisht. Godina ka njohur rikonstruksion të pjesshëm, si pjesë e gjithë investimit, por kushtet janë dukshëm jo të krahasueshme me godinën e re. Premtimi nga kryeministri Edi Rama është se brenda këtij viti në atë godinë do të ketë investim të ri. “Më vjen shumë mirë, që mjekëve dhe infermierëve të Pediatrisë u japim mundësinë e një tjetër strukture të standardeve më të larta bashkëkohore, ndërkohë që së shpejti me financimet e këtij viti do të realizojmë dhe transformimin e strukturës së tretë të Pediatrisë Infektive”, tha Rama.

Përfundimi

Dhomat e stafit shëndetësor dhe dhomat e pacientëve janë të reja bashkë me shtretërit, por që në muajt e parë të inaugurimit, problem është sistemi i kondicionimit. Stafit të pediatrisë jo zyrtarisht i është komunikuar se në disa raste rrjeti nuk mban dhe detyrohen t’i stakojnë disa herë pajisjet e kondicionimit, ndërsa në pavionë të tjerë nuk ka fare sistem të tillë. Ndaj dhe Faktoje.al e konsideron deklaratën e kryeministrit Edi Rama si gjysmë të vërtetë lidhur me kushtet që gjetëm në Spitalin e Pediatrisë.

Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert” në Tiranë

The post Pediatria në QSUNT, kondicionim gjysmak, pacientët me ventilatorë appeared first on Faktoje.al.

Ndryshimet në ligjin për investimet e huaja, një hap i vogël drejt integrimit

7 July 2025 at 17:00

Parlamenti miratoi të enjten, me 72 vota pro nga radhët e socialistëve, një ndryshim në ligjin për investimet e huaja. Deputeti Eduard Shalsi, nismëtari i këtij propozimi, argumentoi se ndryshimi ishte i motivuar nga negociatat me Bashkimin Evropian. Në të vërtetë, BE ka kërkuar hartimin e një kuadri të unifikuar për investimet e huaja, jo arnime të pjesshme në legjislacion. Prej vitit 2018, çdo progres raport për Shqipërinë vë në dukje vonesën e Shqipërisë ndaj këtij detyrimi.

Esmeralda Topi 

Në seancën e fundit parlamentare, socialistët miratuan me 72 vota një ndryshim në ligjin për investimet e huaja. 

“Shqipëria do të përmbushë këtë kërkesë që ka dalë natyrshëm nga negociatat me Bashkimin Europian”, tha gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Eduard Shalsi që ishte dhe nismëtar i propozimit.

Deri më sot, në Shqipëri nuk është zbatuar asnjë procedurë administrative për shqyrtimin, vlerësimin apo ekzaminimin e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorët e rëndësishëm e strategjikë. Ndryshimi i ligjit parashikon që investimet e huaja t’i nënshtrohen një vlerësimi ose shqyrtimi të veçantë sipas procedurave që miraton Këshilli i Ministrave, bazuar në  rregulloret e Bashkimit Europian. Më konkretisht, ligjit iu shtua ky nen: 

“Investimet e huaja direkte që lidhen apo ndikojnë mbi infrastrukturën publike kritike, teknologjinë kritike dhe mallrat me përdorim të dyfishtë, furnizimin me inpute kritike, aksesin në informacionin sensitiv ose mbi lirinë e medias, sipas përcaktimeve te Rregullores (EU) 2019/452 të Parlamentit Europian dhe Këshillit të Bashkimit Europian, i nënshtrohen një vlerësimi apo shqyrtimi sipas rregullave dhe procedurave të miratuara me Vendim të Këshillit të Ministrave

Demokratët nuk e votuan propozimin ligjor. Jorida Tabaku, deklaroi se të sjellësh një nen të ndryshuar të një ligji të vitit 1993 do të thotë ta bësh integrimin me gjasme. 

“BE ka kërkuar hartimin e një kuardi të plot ligjor për investimet, ashtu siç qeveria shqiptare ka 10 vite që thotë do ta bëj”, argumentoi ajo.

Në përgjigje të këtij shqetësimi, deputeti Eduard Shalsi tha se qeveria planifikon ta paraqesë shumë shpejt, krijimin e një ligji integral për investimet e huaja dhe strategjike, duke përmbushur kështu pritshmëritë e Bashkimit Evropian dhe partnerëve strategjikë.

Fakt 

E vërteta është se qeverisë shqiptare i është kërkuar hartimi dhe implementimi i një ligji të ri të posaçëm për investimet e huaja. Prej vitit 2018, çdo raport progresi i Bashkimit Evropian vë në dukje vonesën disavjeçare në përmbushjen e këtij angazhimi. 

Ligji ekzistues për investimet e huaja, i vitit 1993, u ndryshua në 2017 për të zgjatur mbrojtjen e investitorëve deri në fund të vitit 2018, duke përfshirë edhe investimet strategjike. Nga viti 2019 e në vazhdim, miratimi i ligjit të unifikuar është shtyrë vazhdimisht: në 2020 u raportuan konsultime, por miratimi u shty për vitin 2021 dhe më pas për vitet 2022 dhe 2023, duke vonuar përmirësimin e sigurisë ligjore për investitorët. 

Nisur nga këto vonesa, në progres raportin e fundit, Brukseli i ka lënë si detyrë të vëçantë qeverisë të hartojë dhe miratojë këtë ligj të unifikuar, si një kërkesë e domosdoshme për integrimin dhe stabilitetin ekonomik.

“Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet, në veçanti: të hartojë dhe miratojë një ligj të unifikuar për investimet”, theksohet në raport. 

Përfundim

Qeveria ka premtuar prej vitesh krijimin e një kuadri ligjor të ri dhe gjithëpërfshirës për investimet e huaja. Megjithatë, në vend që të përqendrohet në hartimin dhe miratimin e këtij ligji të integruar, mazhoranca ka zgjedhur të shtyjë vazhdimisht përmbushjen e këtij detyrimi, duke bërë vetëm ndryshime të pjesshme në legjislacionin ekzistues. Ndryshimi i fundit, megjithëse shërben si një hap drejt përmbushjes së kërkesave të Bashkimit Europian, nuk mund të konsiderohet përmbushje e plotë e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i negociatave. Në këtë kuadër, deklaratën e deputetit socialist Eduard Shalsi se “Shqipëria do të përmbushë këtë kërkesë që ka dalë natyrshëm nga negociatat me Bashkimin Europian” e kategorizojmë si gjysmë të vërtetë.

The post Ndryshimet në ligjin për investimet e huaja, një hap i vogël drejt integrimit appeared first on Faktoje.al.

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh

1 July 2025 at 16:00

Dy vite pas inaugurimeve dhe me 13 milionë euro shtesë, rruga që qeveria e reklamon të mbaruar vazhdon të ketë punime në terren dhe elementë të papërfunduar sigurie. Pas disa afateve të shkelura, Autoriteti Rrugor thotë se përfundimi i plotë i veprës pritet në fund të këtij muaji.


Esmeralda Topi

Nëse këtë verë keni kaluar nga Bypass-i i Vlorës dhe jeni përballur ende me punime, mos u çudisni. Vepra që qeveria ka inauguruar dy herë, ende nuk ka përfunduar. Dy vite pas ceremonive inauguruese të rrugës dhe dhjetëra miliona eurove shtesë, aksi 29 kilometra i gjatë, vazhdon të ketë mangësi në elementët e sigurisë rrugore.

Pavarësisht kësaj, një muaj para zgjedhjeve, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke raportuar arritjet dhe sfidat në sektorin e infrastrukturës, nuk ngurroi ta shpallte Bypass-in e Vlorës si një investim të përfunduar.

Burimi: Ministria e Infrastrukturës

Edhe kryeministri Edi Rama së fundmi ka publikuar në rrjete sociale një video të Bypass-it të Vlorës, duke e reklamuar investimin me mbishkrimin: “bukur dhe pastër”. Mirëpo, mes qindra komenteve kish nga ata qytetarë që vinin në pah mos përfundimin e veprës. 

“Ka ngel e çik fare aty ku lidhet fshati Kanin me bajpasin!! Aty ku protestohej nga banorët ka ngel e pak fare edhe pastaj mbaron,” shkruante një komentues.

Fakt

Autoriteti Rrugor Shqiptar konfirmon se punimet në këtë vepër ende nuk kanë përfunduar. 

“Punimet e rrugës kryesore kanë përfunduar dhe segmenti është i hapur për qarkullimin e mjeteve”, deklaron ARRSH në një përgjigje zyrtare për Faktoje, duke shtuar se rehabilitimi i skarpatave, mbrojtja nga rënia e gurëve dhe rehabilitimi mjedisor janë “drejt përfundimit”.

Sipas të njëjtit institucion, punimet e mbetura do të mbyllen më 31 korrik 2025, përpara se rruga të merret përfundimisht në dorëzim pas një periudhe njëvjeçare garancie. Ky afat i ri përfundimi bie ndesh me deklaratat e mëparshme të ARRSH-së, sipas të cilave punimet do të mbylleshin në mars të 2024.  

Vonesat e punimeve sipas ARRSH lidhen më një sërë arsyesh. Terreni i vështirë dhe problematikat gjeoteknike në ndërtimin e urave dhe stabilitetin e skarpatave, të cilat kanë pësuar rrëshqitje në disa zona, kanë ndikuar ndjeshëm ritmin e punimeve. Po ashtu, kërkesat e vazhdueshme të Bashkisë Vlorë, të komunave Babicë dhe Kaninë, si edhe të komunitetit përgjatë gjithë gjurmës së projektit, kanë sjellë ndryshime dhe devijime të planifikimeve. 

ARRSH shton se situata është komplikuar më tej nga punime të paparashikuara, zhvendosja e rrjeteve inxhinierike si OST, OSHEE dhe UKT, si dhe problematikat e vazhdueshme me shpronësimet, përfshirë devijimin e gjurmës në zonën e varrezave të Babicës. Të gjithë këta faktorë, thotë Autoriteti Rrugor kanë prodhuar një zinxhir vonesash që e kanë lënë projektin të papërfunduar, pavarësisht premtimeve dhe inaugurimeve të njëpasnjëshme. 

13 milionë euro shtesë

Krahas kohës, vepra ka marrë edhe më shumë para nga sa ishte planifikuar. Nga 56 milionë euro vlerë investimi e raportuar fillimisht, ARRSH deklaron tani se kostoja e projektit ka arritur 69,2 milionë euro. Fatura e këtij investimi është rritur me 13 milionë euro por ARRSH nuk jep një analizë të detajuar për arsyet që kanë diktuar këtë shtesë financimi.

Segmenti 29-kilometërsh është një vepër e bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare.

Në total, fondet e dhëna nga Bashkimi Europian për këtë projekt llogariten në vlerën e 56 milionë eurove, nga të cilat 20 milionë janë grant dhe pjesa tjetër kredi nga Banka Europiane e Investimeve dhe BERZH. 13 milionë euro janë investim i qeverisë shqiptare. 

Me këtë faturë, 1 kilometër i kësaj rruge ka kushtuar 2.4 milionë euro.

Përfundim

Me kosto të rritura, afate të shkelura dhe një kantier që ende nuk përmbush kriteret bazë të sigurisë, projekti ilustron modelin shqiptar të përurimeve që nuk përkojnë me të vërtetën në terren. Nisur nga të dhënat zyrtare dhe verifikimet në terren, deklaratën e ministres së infrastrukturës Belinda Balluku në prag zgjedhjesh se Bypassi i Vlorës ka përfunduar, e kategorizojmë gjysmë të vërtetë. Rruga ka qënë e hapur për qarkullim por sikurse ARRSH pranon, aksi ka ende punë për tu vlerësuar i përfunduar dhe i marrë në dorëzim. 

The post By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh appeared first on Faktoje.al.

Vetëm 13 km nga Tirana/ Në letër është shkollë, në realitet s’ka asnjë nxënës

By: FAKTOJE
24 June 2025 at 17:00

Nga Sebi Alla – Shkolla e re nuk ka zë fëmijësh, e aq më pak mësuesish. Godina ngjan një investim i shkuar dëm, ku të vetmet që thyejnë heshtjen janë tetë fëmijë të kopshtit. Shtatë klasa të shkollës qëndrojnë mbyllur në fshatin Gurrë e Madhe, Njësia Administrative Petrelë, vetëm 13 kilometra nga qendra e Tiranës, por arsimimi i fëmijëve është problem thelbësor për prindërit e 44 nxënësve, prej të cilëve 23 të arsimit fillor dhe 21 arsimit 9-vjeçar.

“Kam mbesën në klasë të pestë, por ka pesë vite që udhëton çdo ditë të procesit mësimor në fshatin Daias,” thotë për Faktoje.al Ermulla Hoxha. Ai tregon se fëmijët çohen herët në mëngjes, nisen me një autobus dhe vajtje-ardhje u duhen tetë kilometra në ditë, në një rraskapitje të vazhdueshme përgjatë vitit shkollor. Situatë e njëjtë raportohet jo zyrtarisht se është edhe në pesë fshatra të tjerë të Njësisë Petrelë.

Shkolla e re ne Gurre e Madhe
Shkolla e re ne Gurre e Madhe

Shkolla dhe nxënës po, mësues jo

Në fundin e vitit të kaluar, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u shpreh se “janë mbi 500 shkolla në rang vendi  që janë të hapura dhe komuniteti i nxënësve dhe mësuesit por edhe struktura të tjera janë prezentë dhe jashtë orarit mësimor dhe aktiviteteve sociale, kulturore dhe sportive. Po flasim në një kohë kur ne sot që flasim kemi me qindra shkolla të rehabilituara në këto vite, të cilat tashmë kanë edhe infrastrukturë sportive”. Në shumë fshatra të vendit shkollat janë, veçanërisht për arsimin fillor, por nuk emërohen mësues në pretendimin e numrit të ulët të nxënësve. “Ka shumë fshatra në vend që nuk u ofrohet arsimi bazë. Ndonëse në një pjesë të tyre ka shkolla dhe ambiente relativisht të mira, nuk emërohen mësues nën pretekstin e mungesës së nxënësve dhe kjo është shkelje dhe mohim për të drejtën e arsimimit”, thotë për Faktoje.al Ndriçim Mehmeti.

Tri shkelje…

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti shprehet se në këtë rast dhe shumë të tjera në të gjithë vendin janë tre shkelje; të Kushtetutës; ligjit të arsimit parauniversitar dhe udhëzimeve të ministrisë. Në nenin 57 të Kushtetutës së Shqipërisë  thuhet: “1. Kushdo ka të drejtën për arsimim. 2. Arsimi shkollor i detyrueshëm caktohet me ligj”.

Prof Mehmeti thotë për Faktoje.al se arsimi duhet parë si elementi thelbësor i një shoqërie dhe ai nis që nga kopshtet deri në arsimin e lartë. “Shteti është i detyruar të japë shërbimin arsimor aty ku janë, pavarësisht se sa nxënës janë”, thotë Mehmeti. Gjithashtu, nisur nga rasti konkret, Faktoje.al iu referua një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit mbi hapjen e klasave për numër nxënës dhe në rast mosplotësimi do të kalonin në klasa kolektive. Udhëzimi nr 14, datë 10.07.2023 i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në pikën 2 thotë: Në institucionet arsimore kur nuk plotësohet numri i nxënësve në përputhje me pikën A/1 (shënim; pika A/1 “klasat e veçanta në zonat urbane të formohen në jo më pak se 15 nxënës dhe në zonat rurale të formohen në jo më pak se 10 nxënës”), mësimi të organizohet në klasa të bashkuara”.

Më pas në të njëjtin udhëzim përcaktohet edhe numri i klasave të bashkuara. “Numri i klasave të bashkuara përcaktohet sipas këtij rregulli: një klasë kur numri i nxënësve nga klasa I-V është deri dhe 10 nxënës dhe dy klasa kur numri i nxënësve është nga 11-20”. Ky udhëzim është shkelur në rastin konkret në fshatin Gurrë e Madhe, pasi numri i nxënësve të ciklit fillor është 23. Duhet të ishin të hapura të paktën dy klasa. “Përderisa ka një shkollë, plotësohet edhe kriteri i të paktën klasave kolektive, drejtoritë arsimore duhet të emërojnë mësuesit përkatës”, thotë Mehmeti, i cili shton se ka shumë mësues që qëndrojnë në pritje të emërimeve.

Faktoje.al iu drejtua Ministrisë së Arsimit me disa pyetje mbi problematikën e mbylljes së shkollave në zonat rurale dhe moszbatimin e udhëzimit për hapjen e klasave kolektive, por deri në botimin e këtij shkrimi nuk kemi përgjigje

Të rraskapitur në bankë…

Eksperti i çështjeve të arsimit parauniversitar prof Ndriçim Mehmeti shprehet se është e provuar se lodhja fizike (zgjimi herët në mëngjes dhe udhëtimi i gjatë), ndikojnë në mësimxënësie, veçanërisht tek fëmijët e arsimit fillor.

Shkolla ne Daias ku shkojne cdo dite nxenesit e fshatit Gurre e Madhe
Shkolla ne Daias
Shkolla ne Daias
Ne nje nga klasat e shkolles ne Daias ku shkojne cdo dite 44 nxenes nga fshati Gurre e Madhe

“Për një fëmijë që e ka shkollën larg nevojitet zgjim më i shpejtë. Më pas kjo i shton edhe udhëtimin e gjatë, në këmbë ose makinë dhe bie efektiviteti në mësimnxënie”, thotë Mehmeti. Ai vijon më tej se nuk është vetëm mungesa e përqendrimit në orët e mësimit, por edhe pasditja problem për tu përgatitur për të nesërmen. “Një nxënës i ciklit fillor ka orën e mësimit, por me rëndësi mbetet edhe përgatitja pas mësimit”. Ndërsa duke iu referuar rasteve konkrete eksperti shprehet se: “Udhëtimet e gjata ndikojnë në lodhje fizike, por edhe humbje kohe. Një nxënës ka sistemin e tij si fizik ashtu edhe psikologjik në kushte të caktuara që të ketë efektivitet në mësimxënie”, komenton Mehmeti.

Paradoksi

Ne foto: Shkolla ne Daias ku mesojne edhe 44 nxenesit e fshatit Gurre e Madhe

Shkolla e re e ndërtuar në Gurrë të Madhe me një kapacitet për deri në 150 nxënës, qëndron e mbyllur, ndërsa fëmijët e tre fshatrave zhvillojnë mësimin në Shkollën e fshatit Daias, e ndërtuar në vitin 1957.

Ne foto: Drejtoresha e shkkoles ne fshatin Daias, Juliana Jaçaj

Drejtoresha e kësaj shkolle, Juliana Jaçaj, thotë për Faktoje.al se nga arsimi fillor deri në atë 9-vjeçar janë 126 nxënës me një staf prej 13 mësuesish. “Kushtet janë relativisht të mira. Ambientet janë pak të ngushta sepse kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1957 por ka pasur disa rikonstruksione”, thotë drejtoresha Jaçaj. Ajo pranon se shkolla në fshatin Gurrë e Madhe është ndërtuar vitet e fundit dhe ka kapacitet më të madh dhe kushte më të mira, por nuk mund të thotë se përse është vendosur që mësimi për tre fshatra të zhvillohet në një shkollë të ndërtuar që në vitin 1957.

Përfundimi

Arsimi fillor dhe 9-vjeçar është i detyruar në vend, por në shumë zona, veçanërisht në fshatra nxënësit detyrohen të udhëtojnë disa kilometra për tu grupuar në një shkollë të caktuar. Edhe në rastet kur plotësohet kriteri i klasave kolektive shkollat në disa zona nuk funksionojnë, pavarësisht se numri i mësuesve që kërkojnë punë është i lartë. Çështjen e arsimit fillor dhe 9-vjeçar dhe ofrimin e shërbimit në zonën ku banojnë konsiderohet premtim pjesërisht i mbajtur nga Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu

The post Vetëm 13 km nga Tirana/ Në letër është shkollë, në realitet s’ka asnjë nxënës appeared first on Faktoje.al.

Administrata publike u zgjerua në prag zgjedhjesh

By: FAKTOJE
13 June 2025 at 14:00

Esmeralda Topi 

Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit punësimi në shtet u zgjerua. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti numri i të punësuarve në administratën publike u shtua me 1109 persona. Faktoje.al i është referuar shifrave të INSTAT, ku numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185,387 persona në fund të muajit mars. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024 numri i të punësuarve në shtet është shtuar me 3630 individë. 

Burimi: INSTAT

Edhe pse ligjërisht punësimi në shtet përpara zgjedhjeve është i ndaluar, të dhënat ndër vite tregojnë se administrata publike në Shqipëri është rritur veccanërisht kur ka pasur zgjedhje. 

Rasti më tipik ishte në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2021. Të dhënat e INSTAT tregojnë se punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua brenda një viti me 7,812 të punësuar, apo 4,5% më shumë. 

Burimi: INSTAT

Punësime elektorale 

“Punësimet elektorale janë një traditë e ndjekur në Shqipëri, sidomos në vitet e fundit kur në tre procese zgjedhore sistemi i patronazhizmit ka diktuar nevojën për mobilizim maksimal të burimeve njerëzore,” shprehet për Faktoje.al Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike. 

Sipas tij, ky fenomen nuk është i ri, por ka marrë përmasa më serioze në vitet e fundit, siç dëshmohet edhe nga të dhënat për vitin 2021.

“Pavarësisht se është një nga kritikat kryesore në raportet e ODHIR-it dhe OSBE-së ndër vite dhe ka pasur rekomandime për ndërhyrje në legjislacion për parandalim të një situate të tillë, progresi është krejtësisht minimal,” shton Krasniqi. 

Ai thekson se në raste të tilla, “Prokuroria dhe SPAK do të duhet të bënin një hetim të thelluar të përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale”, ndërsa “Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të hetojë mbi praktikat e ndjekura, që fenomene të tilla të mos përsëriten.” Sipas tij, kjo është një çështje që “duhet trajtuar me prioritet, edhe në kuadër të procesit të integrimit europian.”

Edhe Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare thekson për Faktoje.al  rëndësinë e kësaj çështjeje, duke deklaruar se “jo vetëm ne si aktor lokal, por tashmë edhe OSBE-ODHIR përsërit se në zgjedhje përdorimi i burimeve shtetërore është një nga problemet kryesore në garën për pushtet.” 

Ai nënvizon se më shumë sesa asetet materiale, “peshën më të rëndësishme e zënë burimet njerëzore, apo nëpunësit e shtetit,” duke shtuar se “nëse ne kemi një problem me përdorimin e nëpunësve në fushatë, rritja e numrit të tyre e shumëfishon problemin dhe gjithashtu shumëfishon benefitet elektorale të partisë në pushtet.” 

Sipas Qiraxhit, kjo është një nga arsyet pse “administrata jonë vetëm rritet, aq sa të krijojë një administratë dyfish më të lartë se vendet europiane.” Ai kujton se “përgjatë pesë viteve të fundit, Qëndresa Qytetare ka denoncuar mbi 100 raste të përdorimit të administratës në fushatë dhe një pjesë e mirë e tyre janë gjetur në përdorim të shtetit për fushatë.”

Cfarë deklaroi Berisha?

Në linjë me shqetësimet mbi përdorimin elektoral të administratës publike, edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryesinë e degës së PD-së në Bruksel, deklaroi se “në 11 maj nuk u bënë zgjedhje, por farsë elektorale.” 

Ai vijon të akuzoi qeverinë se ka ndërtuar “një makineri gjigante” të blerjes së votës përmes abuzimit me pushtetin ekzekutiv, duke përfshirë masa të ndaluara me ligj. Sipas Berishës, një nga mekanizmat më agresivë ishte rritja masive e punësimeve. 

“Punësoi gjatë zgjedhjeve mbi 10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore”, deklaroi ndër të tjera Berisha. 

Përfundim 

Deklarata e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, se gjatë zgjedhjeve janë punësuar mbi “10 mijë vetë në qeverinë vendore dhe qendrore”, nuk mbështetet aktualisht nga të dhënat zyrtare. Sipas INSTAT, numri i të punësuarve në sektorin shtetëror për tremujorin e parë të vitit, në prag të zgjedhjeve parlamentare, është rritur me vetëm 1109 persona krahasuar me tremujorin paraardhës. Kështu, ndonëse shqetësimi për përdorimin e administratës në funksion elektoral mbetet i ligjshëm, pretendimi për 10 mijë punësime është i pasaktë në raport me burimet zyrtare si INSTAT.

Tuneli i Murrizit, në testim gjatë inaugurimit festiv

5 June 2025 at 15:32

Esmeralda Topi

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, qeveria dhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste organizuan një sërë inagurimesh të veprave publike. Ndër to ishte edhe ceremonia me këngë e valle për tunelin e Murrizit, pjesë strategjike e rrugës së Arbrit, që lidh Tiranën me Dibrën.

“Sot hapet tuneli i Murrizit prej 3.8 km i gjatë. Është plotësisht i përfunduar në të gjithë komponentët e tij dhe ana ndërtimore dhe elektromekanike. Gjithçka është funksionale”, deklaroi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, më 14 mars. 

14 mars 2025

Por disa javë më pas, një përgjigje zyrtare që Faktoje.al mori nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes një kërkese për të drejtë informimi, e rrëzon pjesërisht këtë deklaratë.

“Është në proces testimi dhe kolaudimi sistemi Elektro-Mekanik i Tunelit të Murrizit”, pohon MIE.

Pra, në momentin e deklaratës dhe inaugurimit, sistemi elektro-mekanik që përfshin ndriçimin, ventilimin, sistemet e sinjalistikës dhe sigurisë ishte duke u testuar.

Zvarritja e punimeve

Qeveria ka justifikuar vonesat me terrenin gjeologjik të vështirë në zonën e Murrizit. Vonesa të tilla, ekspertët i arsyetojnë ndryshe nga qeveria. Mungesa e analizave të plota në fazat e hershme të projektit është një prej tyre, argumenton Eduard Gjokutaj nga qendra ALTAX.

“Nëse studimet teknike nuk janë kryer me kujdes, ndodh që projektet të përballen me sfida të mëdha gjatë ekzekutimit. Zgjatja e afateve ndodh edhe kur nuk ka mbikëqyrje rigoroze ndaj kontraktorëve”, thotë Gjokutaj. 

Sipas tij, zvarritjet e projekteve në mënyrë të përsëritur krijojnë një model ku përfundimet e pjesshme shfrytëzohen për qëllime elektorale.

“Projekti i vonuar mund të përdoret si argument për përmirësim të performancës qeveritare në prag të zgjedhjeve, duke ofruar një ‘arritje’ të planifikuar për t’u shfaqur pranverën”, përfundon Gjokutaj.

Kosto e veprës 

Tuneli i Murrizit është segmenti më kompleks dhe i shtrenjtë i rrugës së Arbrit, me një gjatësi prej rreth 3.8 kilometra. Ai përfshin dy tunele: kryesorin për automjete dhe një tunel emergjence, me 11 lidhje hyrje-dalje mes tyre. Sipas të dhënave zyrtare të MIE, kostoja e tunelit arrin në 12.4 miliardë lekë pa TVSH (rreth 126.5 milionë euro), ndërsa e gjithë rruga e Arbrit kap shifrën 33.6 miliardë lekë pa TVSH (341.5 milionë euro).

Punimet për këtë tunel nisën në maj të vitit 2019, një vit pas nënshkrimit të kontratës koncesionare për rrugën e Arbrit. Megjithëse afati i kontratës ishte 13-vjeçar dhe përfundimi i rrugës ishte planifikuar për vitin 2027, zbatimi i ngadaltë e shtyu disa herë përfundimin e plotë të veprës. 

Zbatimi i kontratës koncesonare për rrugën e Arbrit ka hyrë zyrtarisht në vitin e shtatë të zbatimit, duke konsumuar gjysmën e afatit të kontratës 13 vjeçare me qeverinë shqiptare. 

Kompania që ka fituar koncesionin për rrugën e Arbrit ka marrë më shumë se gjysmën e financimit, mbi 12 miliardë lekë. Në tre vitet e ardhshme buxheti planifikon edhe 10 miliardë lekë të tjera.

Kompania koncesionare pritet ta dorëzojë projektin si aset te Autoriteti Rrugor Shqiptar në vitin 2031, në përfundim të afatit të kontratës.

Përfundim

Nisur nga informacionet e mbledhura, deklarata zyrtare për përfundimin e tunelit të Murrizit, rezulton gjysmë e vërtetë. Elementët kritikë të sigurisë dhe funksionimit si sistemi elektro-mekanik ishin në testim gjatë inaugurimit publik. Për këtë arsye, pas verifikimit të fakteve, Faktoje e kategorizon këtë deklaratë si gjysmë të vërtetë.

Spastrim në diplomaci? Të gjithë në provim!

By: FAKTOJE
3 June 2025 at 18:00

Nga Sebi Alla Në gusht të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama shprehu vlerësime për përfaqësuesit diplomatik të Shqipërisë në konferencën “Diplo 2024”. “Diplomacia jonë ka hyrë në një dinamikë të re dhe ka luajur një rol kyç në zhvillimet transformuese të kësaj kohe. Sot Shqipëria negocion anëtarësimin në BE pas një procesi të jashtëzakonshëm skanimi të të gjithë sistemit të organizmit të vendit” tha Rama.

Drafti

Por pa kaluar as viti, hartimi i një projektligji të ri, që pritet të kalojë në Parlament për shqyrtim dhe votim, vë në pikëpyetje “transformimin” e diplomacisë

Fakti 

Një paragraf i futur “nëndorë” në nenin 68 (pika 3), të “Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, mund të ndryshojë rrënjësisht shërbimin diplomatik, deri në largimin e pjesës më të madhe të diplomatëve të karrierës. “Brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre”, thuhet në pikën shtesë e cila përbën thelbin, por është mbajtur e fshehur si në faqet zyrtare të institucioneve, ashtu edhe në “konsultim publik”.

screenshot i nenit 68 i projektligjit te depozituar ne faqen e Kuvendit

Përfshirja e togfjalëshit: “të gjithë diplomatët në shërbim duhet t’i nënshtrohen një testimi të detyrueshëm për të verifikuar aftësitë e tyre”, kupton qartësisht se askush nuk do e ketë vendin e sigurt, pavarësisht pozicionit që mban në shërbimin e jashtëm apo të brendshëm diplomatik. Njëkohësisht lë intepretime për dyshime se pas këtij provimi me ligj, do të ketë emërime të reja pa marrë parasysh “vitet e karrierës” dhe profesionalizmin e vlerësuar në grada hierarkike por lidhjet politike dhe klienteliste. Të paktën ky mbetet një nga shqetësimet kryesore të ekspertëve të ndryshëm me të cilët Faktoje.al u konsultua.   

Diplomatët

Ndonëse koncepti i diplomatëve qartëson karrierë të gjatë duke kaluar në disa faza, pozicione dhe grada, me projektligjin e ri mund të “shuhet” ky koncept, duke e ngritur si shqetësim edhe nga ish-diplomatë të njohur.

“Një përqasje e tillë, e cila gjen vend gjerësisht në projektligjin e ri të propozuar, i lë diplomatët e karrierës, të formuar ndër vite, në hije, me synim zhdukjen e kësaj ‘specie’, për t’i hapur vend një shtrese të re diplomatësh, që pritet të rekrutohen, të cilët do të marrin atributet e ‘karrierës’, duke zëvendësuar të tanishmit dhe kapur poste drejtuese në diplomacinë shqiptare, pa pasur përgatitjen dhe eksperiencën e duhur, që është shumë e nevojshme në diplomaci” thotë për Faktoje.al, Sokol Gjoka, ish-ambasador dhe ish-drejtor politik në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Edhe ish-ambasadori Agim Nesho këtë projektligj e sheh si formë për të larguar diplomatët e karrierës dhe zëvendësuar ata me “militantë partiak” në shërbim të qeverisë. 

“Fatkeqesisht, shërbimi i jashtëm vihet në shërbim të qeverisjes dhe përdoret për realizimin e agjendave të qeverisë. Për më tepër, kohët e fundit politika e jashtme është personalizuar dhe i shërben kreut të qeverisë dhe konjukturave të momentit”, thotë Nesho, teksa shton se zakonisht në gjithë eksperiencën botërore futja në shërbimin e jashtëm bëhet me konkurs dhe kandidatët i nënshtrohen një provimi. “Diplomati nuk i nënshtrohet provimeve të tjera po vlerësohet nëpërmjet punës që bën. Bërja në këto momente e një vleresimi tjetër do të nënkuptonte një spastrim të shërbimit nga njerëz që nuk janë të dëshirueshëm”, thekson Nesho.

Si ndryshoi projektligji

Në faqen zyrtare të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme është publikuar projektligji, për shërbimin diplomatik, por në draft nuk afishohet pika 3 e nenit 68. Po ashtu edhe varianti i publikuar në faqen e Kryeministrisë nuk afishon këtë shtesë, por ajo gjendet si fakt i kryer vetëm në projektligjin final të mbërritur në Kuvend. “Ky nen është anti kushtetues, bie ndesh me ligjin për nëpunësin civil, me të cilin një diplomat karriere është i mbrojtur, dhe synon të shkallmojë përfundimisht diplomacinë e karrierës, një investim i rëndësishëm i bërë ndër vite”, konstaton Gjoka.

screenshot e draftit te depozituar nga MPJ

Për ish-ambasadorin, projektligji i ri ka mungesë transparence dhe nuk është bërë pa qëllim… “Neni 68, pika 3 nuk ka qenë i përfshirë në draftin e këtij projektligji që u paraqit për diskutim publik, ç’ka dëmton transparencën e tij dhe vërteton postulatin se ‘djalli fshihet në detaje’. Dhe ky nuk është i vetmi nen që synon ta ç’rrenjosë karrierizmin dhe profesionalizmin nga diplomacia shqiptare se të tillë gjen të shprehura aty-këtu, në nenin 38, 42, 50, etj”, thotë Gjoka. “Diplomacia, ashtu si tërë forcuar, administrata publike duhet mbajtur sa më larg politikës, mbasi ajo është një pasuri kombëtare, e cila i duhet Shtetit sa ai të funksionojë”thekson ish-ambasadori për Faktoje.al.

Provimi që privon gradat

Ligji i shërbimit të jashtëm si ai aktual Ligji nr.23/2015, po ashtu dhe projektligji, parashikojnë një sistem të rreptë të kontrollit të karrierës së diplomatit, duke kaluar nga grada në gradë dhe me një proces testimi.

Ekspertët konstatojnë se mekanizmat për kontrollin dhe verifikimin e njohurive ligji në fuqi i ka, po ashtu dhe projektiligji i ri i propozuar ka marrjen e gradës me testim dhe vetëm në rast të vlerësimit pozitiv. Po përse u shtua një pikë në nenin e fundit të projektligjit? “Projektligji për Shërbimin e Jashtëm, i ofruar tashmë Kuvendit për miratim, në vend që t’i shërbente forcimit të karrieres diplomatike, ai e zhvesh edhe më shumë atë nga kariera profesionale, duke e kthyer në një ligj klientelizmi politik, ku përfaqësues të këtyre të fundit, të veshur me kostumin e diplomatit, do ta kthejnë diplomacinë e karrirës, në një diplomaci klienteliste, mbase dhe partiake”, konstaton për Faktoje.al, ish-ambasadori Gjoka.

Një tjetër shqetësim mbetet se kush do të jenë “profesorët” apo “grupi vlerësuesve” që do të kalojnë në shqyrtim aftësitë e diplomatëve të karrierës. Gjithashtu lihet e hapur mundësia që në testim të kalojnë edhe ambasadorët dhe çdo rang tjetër drejtues dhe me gradë të lartë diplomatike. Në draftin e paraqitur thuhet se: “Procedurat dhe kriteret e testimit do të përcaktohen me akt nënligjor”.

Përfundimi

Projektligji “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë” pati mungesë transparence dhe mbi të gjitha nuk u diskutua dhe afishua publikisht një nen dhe veçanërisht një pikë shtesë e cila fut në provim sistemin e shërbimit diplomatik në vend.

Rreziku i zëvendësimit të shërbimit diplomatik me përfaqësues politik ose “kliantelizëm” ngrihet si shqetësim kryesor i këtij drafti nga diplomatë me karrierë të gjatë.

Nisur nga paralajmërimi i ish-ambasadorëve se drafti është regres, por edhe optikën tjetër nga e sheh diplomacinë kryeministri Rama, deklaratën e këtij të fundit për transformim do ta kategorizojmë si gjysmë të vërtetë. Në fund të fundit konkursi për të futur të gjithë në provim nuk është larg…

Lobimi i PD në SHBA, kontrata që ndezi fushatën politike  

By: FAKTOJE
1 May 2025 at 17:52

Nga Sebi Alla – Më 4 prill, shqiptaro-amerikani Nuredin Seci, presidenti i firmës Continental Strategy LLC’, Carlo Trujillo, (ish-këshilltar dhe avokat i presidentit amerikan, Donald Trump); si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nënshkruan kontratë shërbimi, ku përfituese do të jetë Partia Demokratike.

Kontrata

Vlera e kontratës është 250 mijë dollarë në muaj dhe palët bien dakord që të shtrihet deri në 24 muaj, por me të drejtë shkëputjeje të pakohëshme të kontratës pasi të gjithë nënshkruesit të dakordësohen. Kompania e lobimit “Continental Strategy LLC” merr përsipër qasjen e PD-së dhe drejtuesve të saj në elitën politike amerikane, veçanërisht me kongresmenë, por edhe shërbime të tjera si nismë kundër korrupsionit apo reforma qeveritare në përputhje me marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Publikimi i kësaj kontrate tre javë para datës së zgjedhjeve shkaktoi akuza të ndërsjellta dhe reagime të palëve. Politika, KQZ dhe SPAK reaguan në forma të ndryshme, por ajo që dihet deri më tani nga kjo kontratë duket qëllimi i PD-së për të pasur një akses më shumë në SHBA, nëpërmjet një kompanie të drejtuar nga persona të cilët kanë qenë pjesë dhe disa prej tyre janë pjesë e stafit të presidentit amerikan Donald Trump.

Reagimet

Në kulmin e fushatës elektorale kryeministri Edi Rama nuk e la pa e përdorur këtë moment teksa  hodhi dyshime mbi burimin e shumës 6 milionë euro sipas tij, por edhe qëllimit se përse do të jepeshin. “Është bërë një kontratë 6 milionë euro, thuhet nga  patriotë, iu kujtohet që edhe herën e kaluar, Luli i shkretë për 500 mijë u bë leckë, edhe ai kështu tha: U mblodhën ca patriotë. Po 6 milion euro për të hequr damkën e një personi non grata janë vërtet shumë për të mos bërë pyetjen; Ku u gjetën gjithë ato para? Dhe si mundet që thjesht dhe vetëm për hallin e  një njeriu të paguhen më shumë para sesa çfarë shteti shqiptar jep për të gjitha partitë politike të marra së bashku”, tha Rama.

Barra financiare

Partia Demokratike doli me një qëndrim zyrtar duke theksuar se PD nuk ka asnjë barrë financiare për këtë kontratë, pasi sipas saj të ardhurat janë siguruar nga “patriotë shqiptarë” që jetojnë në SHBA. “Kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në SHBA, si dhe demokratë të tjerë të larguar nga Shqipëria këto 10 vite për shkak të regjimit të Edi Ramës”, thuhet në komunikatën zyrtare të PD-së. Më tej, subjekti politik thekson se komuniteti shqiptaro-amerikan, përmes fondacionit “Make Albania Great Again”, ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve miqësore të Partisë Demokratike, si forca më e madhe opozitare, me Kongresin dhe Qeverinë e SHBA-së. “Synimi i bashkatdhetarëve tanë në SHBA është bashkëpunimi i PD-së me aleatin kryesor të Shqipërisë për të rivendosur demokracinë funksionale dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.

Kushtet financiare

Duke iu referuar kontratës, kompania ‘Continental Strategy LLC’, me drejtues Carlo Trujillo tashmë i ka marrë paradhënie tre muaj, vlerë e cila kap shumën 750 mijë dollarë. “Klienti (nëpërmjet Garantuesit të tij) do t’i paguajë firmës një mbajtës mujor prej 250,000 dollarësh për një paketë mbështetëse gjithëpërfshirëse të iniciativave të lobimit, advokimit dhe çështjeve gjyqësore strategjike për një periudhë prej 24 muajsh (“garancia mujore”) dhe në përputhje me Afatin e Marrëveshjes. Pagesa për tre muajt e parë (paradhënie) do të bëhet me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje,” thuhet në kontratë. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi me nënshkrimin dhe do të rinovohet automatikisht në baza mujore pas kësaj, përveç nëse njëra palë jep me shkrim njoftim për mosrinovim/ndërprerje të paktën 30 ditë përpara datës së përfundimit. Pas 60 ditëve fillestare të kontratës secila palë mund të japë njoftim me shkrim për mosrinovim/përfundim të paktën 30 ditë para përpara përfundimit të propozuar,” thuhet në kontratë.

Institucionet e pavarura vëzhgojnë

Pak orë pas publikimit të kontratës, edhe pse në ditë pushimi (të dielën e kaluar), SPAK bëri me dije se ka nisur verifikimin për këtë kontratë me tre palë dhe ligjshmërinë e burimeve që financojnë shërbimin e përcaktuar në kontratë. “Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me kontratën e lobimit të subjektit politik Partia Demokratike”, shkruhet në njoftimin e shpërndarë nga SPAK për mediet përmes aplikacionit ËhatsApp. Ndërsa më e kushtëzuar duket Komisioni Qendror Zgjedhor, i cili duke iu referuar ligjit, saktëson se koalicionet kanë kohë deri në 60 ditë pas shpalljes së rezultatit zgjedhor për të dorëzuar të ardhurat dhe shpenzimet. Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, në përgjigje të interesimit të medias për kontratën e lobimit të PD-së në SHBA tha se: “Nuk ka detyrim në këto momente që t’i dorëzojë të ardhurat dhe shpenzimet si subjekt zgjedhor dhe që do të thotë se nuk e kemi këtë kontratë dhe nuk ka as detyrim, sikurse thuhet se ‘pse nuk është kërkuar kjo kontratë nga ne’. Por në momentin që do e kemi, do japim shpjegimin tonë për këtë kontratë,”tha Celibashi.

Përfundimi

Në kontratë nuk saktësohet “lobim” për heqjen e sanksionit “non grata” për kryetarin e PD-së Sali Berisha, edhe pse indirekt nënkuptohet një gjë e tillë sa kohë që në një nga pikat e kontratës thuhet se kompania e lobimit merr përsipër qasjen e PD dhe të drejtuesve të saj (pra edhe të Sali Berishës si kryetar) në elitën politike amerikane.

Gjithashtu duke iu referuar pikave të kontratës, nuk është akorduar shuma 6 milionë dollarë por paradhënie për tre muajt e parë të lobimit, ndërsa palët mund ta shkëpusin kontratën me mirëkutim, duke njoftuar paraprakisht një muaj përpara. Ndaj dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama se janë dhënë 6 mln euro për heqjen e “non gratas” do ta kategorizojmë pjesërisht të vërtetë  

The post Lobimi i PD në SHBA, kontrata që ndezi fushatën politike   appeared first on Faktoje.al.

Paqe fiskale apo qokë elektorale?! Bizneset 1,6 mld euro borxh ndaj shtetit

30 April 2025 at 15:07

Në prag të zgjedhjeve, qeveria i propozoi biznesit “Paqen Fiskale” – një paketë që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore. Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 1.6 miliardë euro. Për ekspertët, kjo është një tjetër qokë elektorale që dëmton drejtësinë fiskale dhe inkurajon informalitetin. 

Esmeralda Topi 

Në një takim me biznese nga Elbasani në kulmin e fushatës zgjedhore kryeministri Edi Rama prezantoi papritur një nismë të re: “Paqja Fiskale”, një paketë lehtësuese që përfshin falje masive borxhesh dhe rishikim të detyrimeve tatimore.

“Një plan paqeje fiskale, i frymëzuar nga parimet e Romës së Lashtë”, e cilësoi Rama këtë lëvizje pak javë para zgjedhjeve. Kemi menduar një plan (…) të përdorur herë pas here në forma të ndryshme, një plan paqeje fiskale” deklaroi më tej ai. 

Paketa nuk është pjesë e programit politik “Shqipëria 2030”, por qeveria argumenton se ajo do të sjellë më pak stres për bizneset, më pak kontrolle dhe më shumë qartësi.

Tre shtyllat kryesore të Paqes Fiskale:

  • Tatim i Dakordësuar mbi Fitimin
  • Rishikim i Pasqyrave Financiare
  • Falje e Detyrimeve dhe Kamatë Vonesave

Nisma parashikon fshirjen e plotë të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite, nëse janë ende të pashlyera. Për detyrimet nga 5-10 vite parashikohet fshirje 50% e borxhit, nëse biznesi e paguan menjëherë. Ndërsa bizneset që nuk kanë mundësi për shlyerje të menjëhershme, do të ketë një marrëveshje 12 mujore dhe falja do të jetë në masën 25%. Nuk përfshihen këtu detyrimet për sigurimet shoqërore. 

Po ashtu, paketa propozon edhe rishikimin e deklaratave të mëparshme të tatim fitimit.
Bizneseve u jepet e drejta që të rishikojnë deklaratat tatimore për 5 vitet e fundit pa gjoba e kamatvonesa (legjislacioni aktual e lejon për 3 vjet) por duke paguar tatim fitimi prej 5% për çdo diferencë fitimi që krijohet nga rishikimi.

Sa është borxhi që bizneset kanë ndaj shtetit? 

Bizneset shqiptare i detyrohen shtetit 162.5 miliardë lekë, ose 1.6 miliardë euro, borxhe të papaguara në tatime dhe dogana. 

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tatimi mbi fitimin janë taksat kryesore që bizneset nuk kanë paguar ndër vite. Të dhënat zyrtare tregojnë se 84.7% e borxhit është me vjetërsi mbi 2 vite. Ndërsa detyrimet e pashlyera në kohë prej më shumë se 5 vitesh zënë 64.4% të totalit. 

  • 84.7% e këtij borxhi është më i vjetër se 2 vite.
  • 64.4% i përket periudhës mbi 5 vite.

Dekadën e fundit, stoku i borxhit të biznesit është rritur vit pas viti, përjashtim bën vetëm 2017-ta. 

Ish drejtori i tatimeve, Artur Papajani thotë se fshirja e borxheve nuk është privilegj, por ndëshkim. 

Fshirja masive e borxheve tatimore, nuk është privilegj për borxhlinjtë!Ajo është ndëshkim e dekurajim, për mijëra tatimpagues që gjithmonë kanë qenë korrektë, me përmbushjen tatimore”, argumenton Papajani për Faktoje.al.

Ndërsa, audituesi ligjor Julian Saraçi e cilëson nismën si kapitullimin e shtetit përballë informalitetit.

“Paqja fiskale është një akt i përsëritur dorëzimi ndaj informalitetit që është toleruar për vite. Kjo nismë nuk është marrëveshje, është kapitullim”.

Nëse bizneset kanë borxhe të pashlyera për më shumë se 10 vite, kjo nënkupton se administrata ka dështuar ta mbledhë këtë borxh në kohë- thekson Saraçi. 

“Pra, nuk kemi vetëm një falje, por edhe një shpëlarje faji institucional. Ndaj, mendoj që më shumë se paqe, duhet të kryhet një hetim i thelluar pse është krijuar e parashkruar ky borxh dhe pse nuk janë marrë masat për mbledhjen e tij”

Borxhi i bizneseve ndaj shtetit do të ishte edhe më i madh, por qeveritë herë pas here kanë miratuar amnisti fiskale, duke falur miliarda lekë borxhe të sipërmarrësve në vend. 

Qokat fiskale prag zgjedhjesh 

Ky nuk është rasti i parë që falen borxhe në periudha parazgjedhore. Që nga viti 2009, janë ndërmarrë të paktën 6 masa me karakter amnistues, të cilat përkojnë me zgjedhje vendore apo parlamentare. 

Burimi: Qendra ALTAX

Në 2009 teksa shqiptarët do t’i drejtoheshin kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, qeveria e asaj kohe propozoi legalizimin e kapitalit të padeklaruar. Në vitet 2011-2014 u falën gjoba dhe detyrime të vjetra për tu pasuar më vonë në 2019 me faljen e borxheve të energjisë. Po ashtu, në vitet 2023-2024 qeveria ringjalli projektligjin për amnistinë fiskale pavarësisht se kishte kundër të gjithë institucionet ndërkombëtare si FMN, BB dhe Bashkimin Evropian.

“Ky model nuk është rastësi, por një strategji e përsëritur elektorale, ku shteti përdor politikën fiskale si mjet për të blerë tolerancën në vend që të ndërtojë disipilinën fiskale” – ALTAX

Ekspertët e qendrës ALTAX argumentojnë se ky model duhet të ndalet urgjentisht pasi pasojat do të jenë rënda. 

“Do të rritet informaliteti sepse tatimpaguesit do priren të mos paguajnë me shpresë për një ‘falje tjetër’. Po ashtu, do dëmtohet barazia fiskale, sepse shteti i të ‘falurve’ nuk mund të jetë kurrë i drejtë si dhe do të forcohet klientelizmi sepse falja fiskale po ndodh gjithnjë para kutive të votimit”ALTAX

A është kjo paqe, apo thjesht një qokë parazgjedhore që nxit padrejtësinë dhe dëmton sipërmarrësit korrektë? Kjo është pyetja që ngrihet sot, teksa ligji zbutet në kohë fushate.

The post Paqe fiskale apo qokë elektorale?! Bizneset 1,6 mld euro borxh ndaj shtetit appeared first on Faktoje.al.

Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal

14 April 2025 at 18:00

Kryeministri Edi Rama deklaroi në fund të muajit Shkurt se nga lista e gjatë e ministrave ndër vite vetëm dy prej tyre janë të dënuar nga drejtësia. “Në tre mandate kanë qenë rreth ose 60 ministra, numërojini pak. Dy ministra janë dënuar nga mandati i parë, njëri i Partisë Socialiste, njëri i aleatit strategjik ndjesë pastë partia aleate strategjike, pastaj një i tretë në paraburgim sot e gjithë ditën por i padënuar ende që prezumohet i pafajshëm sipas drejtësisë europiane dhe një i katërt në arrati, zëvendës kryeministri. 4, ok?”, është shprehur Rama në rubrikën “sy me sy”. Kjo ishte e para, por jo e fundit deklaratë e Ramës për korrupsionin dhe hetimet ndaj anëtarëve të qeverisë së tij.

Edhe në takimin e fundit me diasporën në Milano, Rama është përpjekur të relativizojë perceptimin e përcjellë nga opozita se “gjysma e qeverisë është në burg”, duke ofruar më shumë një kornizë statistikore. Në takimin me diasporën, Rama tha me pak fjalë se hetimet ndër vite janë arsye për krenari dhe jo për turp, pasi janë rezultat i një drejtësie të pavarur.

Arsyeja

Politologu Ilir Kalemaj thotë për Faktoje.al se, “deklarata e Ramës që kërkon të shfajësohet duke bërë spin-in e zakonshëm, për të justifikuar akuzat e shumëfishta ndaj anëtarëve të tij të kabinetit, janë thjesht për efekt elektoral por nuk dihet çfarë efektshmërie mund të kenë”.

Pse? “Kjo pasi është në kontradiktë termash si dhe sfumon logjikën elementare. Pra, nga njëra anë SPAK si institucion është krijuar dhe vijon të mbështetet vetëm nga PS dhe Rama si garant i tij dhe nga ana tjetër, mbi 90 përqind e të akuzuarve të SPAK në nivelet e larta janë ish-ministra, ish-deputetë dhe ish-kryebashkiakë të PS, duke filluar nga ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës si Tahiri, Ahmetaj dhe Beqaj”.

Nga ana tjetër, sipas tij, një aradhë e gjatë funksionarësh të lartë duke nisur nga Veliaj janë gjithashtu rrugës së përballjes me drejtësinë.

Kalemaj e ka një shpjegim të relativizimit të fenomenit.

“Nuk mund ta kapitalizosh SPAK dhe reformën në drejtësi elektoralisht thjesht se sondazhet e nxjerrin këtë organ të drejtësisë të vlerësuar nga qytetarët dhe njëkohësisht të nënvleftësosh rolin dhe peshën e bashkëpunëtorëve të tu të dikurshëm ose të tashëm thjesht për të marrë vota”.

Fenomeni  

Rrethi i hetimeve dhe ndjekjeve penale ndaj zyrtarëve të lartë dhe ish-zyrtarëve në Shqipëri është zgjeruar ndjeshëm ndër vite, me një seri rastesh që përfshijnë emra të njohur të politikës shqiptare si ministra, deputetë, kryetar bashkie… etj

Në morinë e hetimeve Faktoje.al i është referuar vetëm paraqitjeve publike në dyert e SPAK , kallëzimeve të raportuara nga opozita si dhe njoftimeve zyrtare të SPAK që prekin emra ministrash dhe ish-ministra nga viti 2013, sa kohë deklarata e Ramës i referohej vetëm ministrave ndër vite.

Çfarë ka ndodhur?

Duke përmendur vetëm dy ministra të dënuar dhe dy të tjerë (njëri në paraburgim dhe tjetri në arrati), Rama deri diku është përpjekur ta përdorë edhe si argument për një standard të lartë moral, por edhe institucional.

Por le të marrim vetëm ata që aktualisht janë në burg dhe për çfarë për të kuptuar se sa qëndron ky standard?

Rastet

Kërkim ndërkombetar Të dënuar Të pandehur Në gjykim/arrest me burg Arrest me burg
Arben Ahmetaj Lefter KokaSonila Qato Ilir BeqajErion Veliaj
Saimir Tahiri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në arrest me burg pasi ai dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxe dyshohen nga SPAK se janë ideatorët dhe zbatuesit e një skeme korruptive dhe pastrimi parash, me zanafillë bashkinë e Tiranës. Në fillimet e qeverisë Rama, Veliaj (para se të zgjidhej kryetar bashkie) ka mbajtur prej dy vitesh postin e ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale. Një tjetër funksionar i lartë, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar. Ndaj tij janë ngritur akuza për “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. Hetimet janë shtyrë tre herë deri tani. Ndaj tij është në zhvillim edhe një hetim pasuror, ku janë sekuestruar disa prona

Në një tjetër çështje, SPAK ka kërkuar gjykimin për 11 të pandehur në aferën e SASPAC, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj, i akuzuar për 6 vepra të rënda penale, ndër to korrupsion dhe mashtrim.

SPAK gjithashtu ka shpallur pretencën për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera për një kontratë prej 19 milionë euro. Për të është kërkuar 1 vit burg dhe ndalim nga funksionet publike për 5 vite. Qato ka mbajtur edhe postin e Ministres për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në vitin 2017.

Të dënuarit

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u dënua me 10 vite burg për çështjen e inceneratorëve, por përfitoi ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar, duke u dënuar përfundimisht me 6 vite e 8 muaj. I njëjti dënim vlen edhe për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Ndërkohë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u dënua me 5 vite burg për “shpërdorim detyre”, i reduktuar në 3 vite e 4 muaj. Ai u lirua në qershor 2023, megjithëse i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj nga dënimi. Akuzat më të rënda ndaj tij nuk u provuan.

Kallëzimet

Disa prej ministrave aktualë apo ish kanë dëshmuar në SPAK rreth kallëzimeve që janë adresuar ndaj tyre kryesisht nga forcat politike kundërshtare, por ka edhe prej tyre (në një numër shumë të pakët) që kanë dëshmuar edhe pa qenë të kallëzuar, si persona që kanë dijeni mbi çështjet që po heton SPAK. Fenomeni ndër vite tregon gjithashtu se jo çdo kallëzim apo denoncim ka qenë i bazuar në prova, ndërsa PD-ja për shkak edhe të luftës së brendshme ka qenë e fragmentuar pa arritur të krijojë një data bazë se sa kallëzime ka depozituar ndër vite dhe për çfarë konkretisht ndaj ministrave të qeverisë “Rama”. Të paktën një e tillë nuk iu vu në dispozicion Faktoje.al deri në botimin e këtij artikulli.

Lista

Faktoje.al sjellë një listë emrash të ministrave aktualë dhe atyre ndër vite që janë paraqitur të paktën një herë në SPAK, si dhe atyre ndaj të cilëve ka pasur një kallëzim penal. Mbi 30% e listës së 65 ministrave (qysh prej vitit 2013) rezulton të ketë pasur të paktën një ballafaqim direkt ose indirekt me organet e drejtësisë. Ndërkohë, me probleme ligjore të theksuara deri më tani (të dënuar, pandehur, arrest me burg, në kërkim) rezultojnë 6

Përfundim

Referuar sa më sipër, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se nga viti 2013 e deri më sot janë dënuar vetëm dy ministra, një tjetër ndodhet në paraburgim dhe një I katërt në arrati do ta kategorizojmë gjysmë të vërtetë  

Skedari i ministrave në raport me drejtësinë nga viti 2013

Skedari i ministrave në raport me drejtësinë nga viti 2013

Kërkim ndërkombëtarArrest me burgTë dënuar:Të pandehur Në gjykim/arrest me burg
Arben Ahmetaj Erion Veliaj Lefter Koka Sonila Qato Ilir Beqaj
Saimir Tahiri

Ministra aktualë që janë paraqitur në SPAK dhe/ose ndaj tyre ka një kallëzim penal

Edi Rama– (I kallëzuar nga PD,ish-LSI)            Ulsi Manja – (I kallëzuar në SPAK)
Belinda Balluku – (paraqitur në SPAK, e kallëzuar nga PD)Blendi Gonxhe – (paraqitur në SPAK, i kallëzuar)
Taulant Balla – (paraqitur në cilësinë e personit që ka bërë kallëzimin, por është gjithashtu i kallëzuar nga PD)Ogerta Manastirliu – (paraqitur në SPAK, e kallëzuar nga PD)
Anila Denaj – (paraqitur në SPAK)Pirro Vengu – (I kallëzuar në SPAK)
Albana Koçiu– (E kallëzuar nga PD)

Ish-ministra, aktualisht deputetë

Niko Peleshi (paraqitur në SPAK, i kallëzuar nga LSI)Nasip Naço (paraqitur në SPAK)
Elisa Spiropali (E kallëzuar nga PD)Blendi Klosi (I kallëzuar në SPAK)
Ermonela Felaj (Thirrur në SPAK bashkëshorti i saj)Edona Bilali (E kallëzuar në SPAK nga një ekspert IT)
Fatmir Xhafaj (I kallëzuar në SPAK nga PD)Petrit Vasili (paraqitur në SPAK)
Damian Gjiknuri (paraqitur në SPAK, i kallëzuar nga PD)Olta Xhaçka (Nën hetim, paraqitur në SPAK )
Eduard Shalsi (I kallëzuar në SPAK)Etilda Gjonaj (E kallëzuar nga PL)
Lindita Nikolla (E kallëzuar nga PD)


Ish ministra, por jo deputetë

Edmond Haxhinasto (paraqitur në SPAK)Elva Margariti (E kallëzuar në SPAK)
Edmond Panariti (I kallëzuar në SPAK)Erion Veliaj (arrest me burg)


Të larguar nga politika që janë paraqitur në SPAK

Shkëlqim Cani (paraqitur në SPAK)Ervin Mete (paraqitur në SPAK)
Sander Lleshaj (paraqitur në SPAK, i kallëzuar nga Myslim Murrizi)Sonila Qato (E pandehur, në gjykim, është paraqitur më heret për dëshmi)

The post Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal appeared first on Faktoje.al.

Projeksionet për zgjedhjet 2025/ PS ruan shumicën, partitë e reja dalin në skenë

8 April 2025 at 16:00

Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën në rubrikën “sy më sy” se nuk parasheh ndryshim të mazhorancës zgjedhjet e ardhshme parlamentare.  “Tani që të jemi shumë të qartë; unë nuk parashoh ndryshim të mazhorancës, të shumicës. PS do ta rifitojë shumicën…”, tha Rama.

Mandatet  

Faktoje.al në bashkëpunim me ekspertin, Ilir Brasha, sjell një projeksion mbi numrin e mandateve që mund të marrin partitë pjesëmarrëse, edhe pse sistemi aktual zgjedhor në Shqipëri, ashtu siç është i ndërtuar, favorizon në mënyrë të qartë partitë më të mëdha, duke e bërë shumë më të vështirë për partitë e vogla, që të sigurojnë përfaqësim në Kuvend.

Ky fenomen vjen si pasojë e shpërndarjes së mandateve dhe mënyrës se si numërohen votat në nivel qarku.

Në parim, Ilir Brasha shpjegon se partia më e madhe (në këtë rast PS) zakonisht arrin të fitojë një numër më të madh mandatesh për një numër më të vogël votash për mandat, krahasuar me çdo parti tjetër që renditet më poshtë në garë. Që do të thotë se sa më e madhe të jetë partia, aq më efikase bëhet ajo në konvertimin e votave në mandate. E kundërta ndodh me partitë më të vogla, të cilat shpesh e kanë të pamundur të fitojnë një mandat, edhe kur kanë një numër të konsiderueshëm votash në total në shkallë vendi.

Zgjedhjet 2021

Një shembull konkret i këtij fenomeni u pa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Lëvizja Socialiste për Integrim, ndonëse mori rreth 107 mijë vota në rang kombëtar, ajo nuk arriti të sigurojë një përfaqësim proporcional me votat e saj (6.81% ose katër mandate)

Kjo ndodhi sepse votat e LSI-së ishin të shpërndara në të 12 qarqet duke mos arritur të përqendrohen në një mënyrë që t’i siguronin mandate. E kundërta ndodhi me Partinë Socialdemokrate të Tom Doshit, e cila edhe me një numër më të vogël votash se LSI (35475 ose 2.25%) siguroi tre mandate falë përqendrimit të votuesve në qarqe të veçanta.

Skenari

I njëjti skenar pritet të ndodhë edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Edhe pse këtë herë kemi votën e emigrantëve, dhe një sistem me lista pjesërisht të hapura, parimi i shpërndarjes së mandateve mbetet i njëjtë dhe favorizon sërish partitë që arrijnë të përqendrojnë votën në qarqe të caktuara.

Përllogaritja

Kur mbeten rreth një muaj përpara zgjedhjeve, Ilir Brasha, i është referuar dy elementeve për të sjellë një projeksion të deritashëm mbi mandatet e deputetëve.

Sondazhi i fundit i pavarur që shërben si indicie e mirë për shpërndarjen e votave për partitë në vend është ai Barometrit. Brasha në këtë rast i është referuar rezultatit të Barometrit gjatë muajit Mars, me të dhënat e mbledhura gjatë muajit Shkurt, (tjetri publikohet një javë më pas).

Elementi i dytë janë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Pse jo lokalet e 2023? Sepse ato nuk ofrojnë një pasqyrë të saktë të mbështetjes për partitë në nivel kombëtar, pasi ndikohen ndjeshëm nga faktorë lokalë.

Ndaj dhe, për të krijuar një projeksion më të qëndrueshëm dhe realist për mënyrën se si mund të shpërndahen mandatet në zgjedhjet e ardhshme, eksperti Ilir Brasha ka bërë një përllogaritje bazuar tek rezultatet e sondazhit të Barometrit për muajin Shkurt me votat reale të fituara nga partitë kryesore në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Projeksioni në këtë rast merr parasysh jo vetëm përqindjet e mbështetjes nga sondazhi, por edhe realitetin elektoral shqiptar, ku shpërndarja gjeografike e votës, madhësia e qarqeve dhe sistemi zgjedhor ndikojnë drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve.

Numrat

Sipas kësaj analize të kombinuar, eksperti Brasha përllogarit se (deri më tani) Partia Socialiste del përsëri forca e parë politike në vend, duke siguruar 75 mandate, që i japin asaj sërish shumicën në Kuvend (140 mandate në total).

Partia Demokratike, pavarësisht një rritjeje të lehtë të mbështetjes në sondazhe, (sipas përllogaritjeve të deritashme) arrin të sigurojë 54 mandate.

Megjithëse vota e emigrantëve dhe listat pjesërisht të hapura janë elementë të rinj që mund të kenë ndikim në rezultat, në këtë fazë kohore që jemi, ato nuk e ndryshojnë thelbin e përballjes: një mazhorancë për PS dhe një opozitë ende në kërkim të rritjes së ndikimit elektoral.

Të vegjlit

Pozitive, për ekspertin Ilir Brasha, duken rezultatet e partive të reja të cilat, sipas përllogaritjeve të deritashme që ai ka bërë, bashkërisht sigurojnë 11 mandate, përkatësisht koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet’ arrin të fitojë 8 mandate, Partia “Mundësia” 2 mandate dhe partia Lëvizja “Bashkë” 1 mandat.

Po të shikojmë votat sipas qarqeve, përveç Shkodrës dhe Kukësit që kryesohen nga koalicioni PD-ASHM, të gjitha të tjerat kryesohen nga PS.

Referuar gjithnjë projeksioneve, mandatet në Tiranë ndahen, 18 për PS-në, 13 për PD-ASHN, 3 koalicioni “NISMA-SHB”, 2 “MUNDËSIA” dhe 1 “BASHKË”.

QarkuPSPD-ASHMNISMA-SHBMUNDËSIABASHKË
Tiranë1813321
Fier961  
Elbasan851  
Durrës851  
Korçë64   
Vlorë741  
Shkodër461  
Berat52   
Lezhë34   
Dibër32   
Gjirokastër31   
Kukës12   
Skenari 17554821
Skenari  269551051

Tabela 1: Projeksion, shpërndarja e mandateve sipas partive dhe qarqeve në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Surprizat

Nga tabela më sipër,  vërejmë 2 skenarë që ka nxjerrë eksperti Brasha. Njëri na tregon që Partia Socialiste fiton zgjedhjet me 75 deputetë, pra siguron shumicën e qëndrueshme. Skenari i dytë lidhet me elementin e emigrantëve që votojnë për herë të parë nga jashtë, si dhe numri i të pavendosurve në rritje nëse i referohemi periudhës së mbajtjes së sondazhit të Barometrit.

Duke iu referuar dy  elementëve në fjalë, eksperti Brasha thotë se, situata mund të ndryshojë shumë lehtë në disfavor për PS-në. Që do të thotë se, nëse votat e emigrantëve dhe votat e të pavendosurve shkojnë për partitë e tjera dhe jo për PS-në, ato mund të krijojnë diferencën e nevojshme për fitimin e mandatit nga njëra anë të një partie x dhe humbjen lehtë të mandatit nga PS në anën tjetër. Sipas përllogaritjeve të ekspertit Basha, nëse këto dy elementë hyjnë fuqishëm në zgjedhje në favor të partive të tjera, PS mund të shkojë në kuotën e 69 mandateve.

Disfavori

Në një skenar  të dytë, sipas ekspertit Brasha, 6 mandate do të ishin në pikëpyetje për Partinë Socialiste. Pse? Sepse herësi i këtyre mandateve është shumë afër herësit të mandateve që mund të fitohen nga partitë e tjera.

Referuar kësaj logjike, sipas Brashës, PS mandat mund ta humbë 1 mandat në Tiranë duke shkuar për koalicionin ‘NISMA-SHB’, një tjetër në Korçë duke shkuar përsëri për NISMA-SHB, si dhe nga një në qarqet e Fierit, Elbasanit dhe Vlorës duke u shtuar si numër mandatesh për Partinë tjetër “Mundësia”. Në rastin e një mandati në Elbasan që mund të fitohet nga Partia “Mundësia” mund të humbet ose nga PS ose nga PD-ASHM, sepse të dy herësat e mandatit të fundit janë përafërsisht të njëjtë. Por po ashtu PD-ASHM mund të fitojë në kurriz të PS-së mandate në Durrës, Dibër dhe Gjirokastër.

Eksperti Brasha vëren se partitë e reja në total mund të arrijnë potencialisht 16 deputetë në parlament, me NISMA-SHB që në një skenar të dytë mund të kryesojnë me 10 mandate, “Mundësia” me 5 mandate dhe “Bashkë” me 1 mandat.

QarkuFitonHumbet
TiranëNISMA-SHBPS
FierMUNDËSIAPS
ElbasanMUNDËSIAPS ose PD-ASHM
DurrësPD-ASHMPS
KorçëNISMA-SHBPS
VlorëMUNDËSIAPS
DibërPD-ASHMPS
GjirokastërPD-ASHMPS

PSD

Nga sondazhi i Barometrit i muajit Shkurt 2025, nuk rezultojnë vota të konsiderueshme për Partinë Socialdemokrate dhe Partinë “Koalicioni Euroatlantik” të cilat bazuar në kalkulime matematikore rezultojnë pa asnjë mandat deri më tani.

Por, duhet sjellë në vëmendje fakti se PSD nuk ka rezultuar e rëndësishme në sondazhe as në zgjedhjet e kaluara parlamentare, por në fund fitoi tre mandate deputeti.

E njëjta situatë, sipas ekspertit Brasha, pritet që të ndodhë edhe këto zgjedhje, ku PSD për shkak të votave të përqendruara mund të fitojë mandate deputeti në qarqet e Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës, në kurriz të dy partive kryesore.

Ndërsa për Partinë Koalicioni Euroatlantik që përfaqësohet nga Lulzim Basha duhet të presim rezultatet e sondazheve të mëvonshme për të pasur një ide më të qartë se si do paraqiten dhe çfarë rezultati mund të marrin në zgjedhjet e 11 majit.

Përfundime

Ndërthurja e sondazhit të Barometrit për muajin Shkurt me votat e vitit 2021, tregojnë vetëm një projeksion paraprak, pra fotografi të momentit dhe jo se si do shkojnë saktësisht rezultatet zgjedhore. Sidoqoftë, projeksionet tregojnë se PS-ja, për të ruajtur shumicën e qëndrueshme, ndihet më shumë e kërcënuar nga partitë e reja.

Ndaj dhe, referuar dy skenarëve sa më sipër deklaratën e kryeministrit Edi Rama se parasheh marrjen e shumicës nga PS-ja këto zgjedhje do ta konsiderojmë deri tani si pjesërisht të vërtetë.

The post Projeksionet për zgjedhjet 2025/ PS ruan shumicën, partitë e reja dalin në skenë appeared first on Faktoje.al.

A mundet dikush të dhurojë më shumë se 1 milion lekë për një parti politike?

14 March 2025 at 15:00

Financimi i partive politike dhe fushatave zgjedhore është një nga temat më të rëndësishme dhe njëkohësisht më pak të rregulluara nga ligjet shqiptare. Sasia e parave që shpenzohen nga partitë politike në fushata bëhet publike vetëm një vit pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke ulur rëndësinë dhe efektin e zbulimeve, që mund të dalin nga ky auditim.

Errësira në të cilën zhvillohet aktiviteti ekonomik i partive politike, nuk i lejon qytetarët të kuptojnë dhe të vlerësojnë partitë politike bazuar mbi burimet nga financohen dhe sasinë e parave të shpenzuara në fushata. Shto këtu edhe një sistem gjobvënës jo funksional dhe aktiviteti financiar i partive politike, veçanërisht në zgjedhje, kthehet në një çorbë, që nuk gëlltitet.

Pavarësisht, ose mbase pikërisht, për shkak të paaftësisë së institucioneve për të monitoruar dhe hetuar financimet e partive politike, për këtë temë spekulimet janë të shumta.

Në këtë “betejë” janë futur edhe partitë e reja që kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Në një përballje televizive mes kryetarit të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj dhe atij të Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, akuza të shumta u hodhën mes të dyve për burimin e financimit të partive në fjalë.

Shehaj akuzoi Lapajn se ky i fundit ka përfituar para nga aktiviteti i tij si avokat nga një kompani, administratori i të cilës më pas është hetuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Në anën tjetër, Lapaj akuzoi Shehajn se ky i fundit ka shkelur ligjin duke financuar partinë e tij me paratë e veta.

Ky fenomen për studiuesin Afrim Krasniqi sjell edhe njëherë në vëmendje problemin ligjor që Shqipëria ka për të vendosur standard për transparencën e financave të partive politike.

Sistemi aktual bazohet në mirëbesim dhe në deklarimin post-factum dmth aktorët politik deklarojnë dy muaj pas zgjedhjeve shpenzimet e tyre elektorale dhe pastaj KQZ-ja verifikon vetëm deklarimet e tyre dhe përputhshmërine e tyre me faktet e marra përmes sistemit tonë bankar. I gjithë sistemi i donacioneve informale nga antarësia, nga grupe lobuese, apo nga oligarkët apo forma të tjera ose dhurime ne natyre psh nuk deklarohet dhe është i paverifikueshëm nga KQZ-ja – Afrim Krasniqi, studiues, ISP.

Shehaj deklaroi se në llogarinë bankare të partisë së tij politike në Shkurt 2025 kishin mbetur 130 mijë euro, para të tijat personale që ai kishte hedhur në këtë llogari.

Lapaj tha se kjo ndalohet nga ligji, pasi në të kundërt çdo biznesmen mund të krijonte një parti personale.

E dini ju që ta ndalon ligji këtë gjë? Pra ti po thua duhet një model politik ku biznesmenët hapin parti biznesi? Nuk e lë ligji. 10 milionë lekë është penalitet. Ligji të lejon deri në 10 milionë lekë. Ëshë ligji për partitë politike” – Adriatik Lapaj, kryetar i partisë “Shqipëria Bëhet”.

Për Agron Shehajn këto janë gënjeshtra.

Çfarë thotë ligji dhe ekspertët

Në fakt ligji për partitë politike nuk përcakton një kufizim të fondeve, që mund t’i dhurohen një partie politike, për sa kohë ato deklarohen në formatet dhe llogaritë e përcaktuara.

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi shpjegon se Kodi Zgjedhor me ndryshimet që ka pësuar, ka përcaktuar edhe parashikime specifike ligjore në lidhje me burimet e financimit të fushates, por nuk ka parashikime të posaçme për periudhat jashtë kësaj fushate.

I vetmi kufizim ligjor për sasinë e parave që mund të derdhen për një parti politike është ai i Kodit Zgjedhor që përcakton se “shuma që çdo person fizik ose juridik mund t’i japë një subjekti zgjedhor, përfshirë kandidatët e tij, nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë, ose kundërvlera në sende apo shërbime”

Por ky kufizim vlen vetëm për periudhën 4 muaj përpara zgjedhjeve, që në rastin konkret matet prej datës 11 janar 2025.

Nëse kjo ndodh, atëherë Kodi Zgjedhor përcakton se partia që ka kryer shkeljen “ndëshkohet me gjobë deri në 30 për qind të shumës së dhuruar”.

Por nëse paratë hidhen në llogarinë bankare të partisë politike dhe shpenzohen përpara afatit 4 mujor të fushatës elektorale, për shembull për krijimin e degëve të partisë, atëherë kjo nuk ndalohet nga ligji.

Në anën tjetër, nga 11 janari që përkon me periudhën 4 muaj përpara zgjedhjeve, partia “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt ka deklaruar në faqen e saj 784.8 Euro donacione.

Për donacionet me vlerë mbi 100,000 lekë, të cilave nuk i është publikuar data e dhurimit, “Shqipëria Bëhet” raporton 1,932,700 lekë donacion dhe 1,246,234.86 lekë dhurim në natyrë për takimet me diasporën.

Ajo që kuadri ligjor parashikon por as partitë e reja nuk e plotësojnë, është transparenca në çdo kohë e financave të partisë.

Gjithashtu kuadri ligjor parashikon një nivel të lartë të transparencës, dmth detyrimin që subjekti zgjedhor “…të bëjë publike dhe të sigurojë akses të plotë e të pandërprerë të të tretëve në bazën e të dhënave, ku subjekti zgjedhor regjistron dhurimet, huat ose kreditë e përfituara nga ai dhe kandidatët e tij, për të gjitha vlerat e barabarta dhe më të larta se 50 mijë lekë” (Neni 92/1, pika 6)” – shpjegon Zef Preçi.

Pavarësisht parashikimeve dhe kufizimeve ligjore, Zef Preçi vlerëson se ato janë thjesht formale.

Pavarësisht këtyre rregullave të shkruara në fuqi të ofruara me asistencën më të mirë perendimore, zbatimi i tyre është tejet formal. Pompimi i parave me origjine fondet publike, fondet private (biznesi) dhe fondet që vijnë nga aktivitetet kriminale brenda dhe jashtë vendit është një fenomen evident që po shfaqet edhe në periudhen zgjedhore që kemi hyrë – Zef Preçi.

Auditimi i këtyre financave bëhet nga KQZ-ja dhe përfundon rreth 1 vit pas zgjedhjeve dhe ky auditim, përveçse i vonuar, është edhe i pamjaftueshëm sipas Afrim Krasniqit.

Sistemi aktual bazohet në mirëbesim dhe në deklarimin post-factum dmth aktorët politik deklarojnë dy muaj pas zgjedhjeve shpenzimet e tyre elektorale dhe pastaj KQZ-ja verifikon vetëm deklarimet e tyre dhe përputhshmërine e tyre me faktet e marra përmes sistemit tonë bankar. I gjithë sistemi i donacioneve informale nga antarësia, nga grupe lobuese, apo nga oligarkët apo forma të tjera ose dhurime ne natyre psh nuk deklarohet dhe është i paverifikueshëm nga KQZ-ja – shpjegon ai.

Modele të tjera të kontrollit të financave

Afrim Krasniqi sugjeron se Shqipëria duhet të kishte mësuar nga modelet rajonale, përfshi edhe Kosovën, ku deklarimi bëhet përpara datës së zgjedhjeve dhe ku qytetari në ditën e votimit i gjykon aktorët politik edhe sa transparentë kanë qenë në financimin e tyre dhe sa i kanë respektuar ato kufizime që përcaktohen nga Kodi Zgjedhor.

Se paku do duhej që aktorët kryesorë politik të merrnin modelet si ajo e Melonit në Itali ku partia politike deklaron çdo ditë aktivitetet e veta dhe kostot për to. Dhe së paku duhet ta bëjmë këtë në Shqipëri për aktivitete publike ose të lejonim mediat të marrë pjesë në këto aktivitete ose të lejonim monitoruesit e shoqërisë civile për të monitoruar këtë proces, gje që nuk ka ndodhur deri tani – argumenton Krasniqi

Sa i përket gjobitjes në rast të shkeljeve të rregullave ekzistuese për financimin e partive dhe fushatave elektorale, Afrim Krasniqi dhe Zef Preçi shpjegojnë se nuk ka efekt.

Nëse ne i marrim zgjedhjet e fundit lokale një sërë kryebashkiakësh apo kandidatë të tjerë u dënuan nga KQZ financiarisht për shkak të deklarimeve të parregullta, por nuk patën impakt në politikë. Kjo do të thotë se ata janë të gatshëm të paguajnë gjobën për sa kohë kanë marrë mandatin dhe sigurojnë përfitime shumë më të mëdha për shkak të angazhimit politik, – shpjegon Krasniqi.

Mendoj se sistemi ligjor i gjobitjes për shkeljen e rregullave të financimit të partive politike nuk është aspak efektiv. Kjo sepse ndëshkimet janë në shuma modeste dmth në disproporcion me dëmin që shkaktojnë këto shkelje, si dhe nuk janë aspak të lidhura me mundësinë që për këtë shkak të devijojet vullneti i zgjedhësve, dmth këto dënime nuk përfshijnë mundësinë e humbjes së mandatit nga partia/kandidati fitues në mënyrë të parregullt dhe duke përdorur financimet e paligjshme – përmbyll Zef Preçi.

Nisur nga këto të dhëna, deklaratën e kreut të partisë “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj do e konsiderojmë pjesërisht të vërtetë.

The post A mundet dikush të dhurojë më shumë se 1 milion lekë për një parti politike? appeared first on Faktoje.al.

Rreth 6 mijë mësues preken nga ndryshimi i rritjes së pagave. Çfarë ka ndodhur?

7 March 2025 at 14:50

Në qershor të vitit 2024, Ministria e Arsimit miratoi rritjen e pagave për mësuesit, mesatarisht 18 mijë lekë të reja në muaj. Por ka pasur kundërshti nga sindikatat dhe ekspertët e arsimit, për disa kategori mësuesish. Sipas tyre, janë rreth 6 mijë mësues që (nga rritja) u është ulur ajo që quhet “paga e grupit”, deri në 5 mijë lekë në muaj.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shprehu shqetësimin se 6500 mësues paguhen më pak se kolegët e tyre. Sipas saj, paga e tyre është ulur me 10 mijë lekë të reja në muaj.

“Siç e kam denoncuar prej muajsh, të paktën 6500 mësues në të gjithë vendin paguhen më pak se kolegët e tyre, për shkak të një VKM të qeverisë që arsimin nuk e ka pasur kurrë prioritet. VKM për pagën e grupit penalizon mësuesit që japin mësim në klasat fillore. Jo vetëm që nuk u është rritur paga, por u është ulur me 10 mijë lekë të reja”, tha Xhixho.

Por, çfarë ka ndodhur realisht me pagat e mësuesve? Në qershor të vitit 2024, me anë të një VKM u përcaktua rritja e pagave për mësuesit. Kjo rritje nisi prej 1 korrikut të vitit që lamë pas. Nëpërmjet vendimit nr. 425, datë 16.6.2024 u përcaktua edhe struktura e pagës për punonjësit e arsimit parauniversitar.  Struktura me ndryshimet përbëhet nga: “Paga e grupit e cila parashikon katër nivele, përkatësisht: Diplomat e arsimit të mesëm të çdo niveli 8,000 lekë; Bachelor është 10,000 lekë; Master Profesional ose të barasvlershme 12,000 lekë; Master i Shkencave ose Profesional me 120 kredite, 14,000 lekë”.

Por sa ishte paga e grupit para se ky vendim të hynte në fuqi?  

VKM nr.175_dt.8.3.2017

M.D. mësuese e arsimit 9-vjeçar në Durrës prej më shumë se 25 vitesh thotë për Faktoje.al se paga e saj u rrit me 20 mijë lekë në muaj në korrik të 2024.

Mësuesja thekson se më parë merrte 63 mijë lekë në muaj dhe pas rritjes së pagave, ajo merr rreth 84 mijë lekë. Mirëpo sot, ajo thekson se kolegë të saj, të të njëjtin profil marrin diku të 5 mijë lekë më shumë.

Pse ka ndodhur kjo? 

Sindikatat

I pyetur nga Faktoje.al, Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevrus Kaptelli, argumentoi se ka pasur rritje të pagave për të gjithë mësuesit, por ka ndryshuar vlera financiare e kategorisë së diplomës që ka mësuesi e cila përfshihet tek paga e grupit. 

“Nuk janë ulur pagat. Pagat me vendimin e qershorit të vitit 2024 janë rritur për të gjithë mësuesit, por për një kategori mësuesish ku janë rreth 6 mijë mësues në të gjithë Shqipërinë, i është ulur njëri element i pagës, është ulur paga e grupit, paga që jepet për diplomën. Ajo ka qenë 14 mijë lekë të reja dhe në VKM e re ka shkuar për ata që janë në parashkollor me Bachelor ka shkuar 10 mijë lekë nga 14 mijë lekë dhe për një kategori tjetër të mësuesve, sipas nivelit të diplomave që kanë mbaruar master profesional, është bërë 12 mijë lekë.

Është ulur kjo, se pagat janë rritur për të gjithë. Por këta që ishin trajtuar për shumë vite me pagë të barabartë me kolegët e tjerë dhe që ishin vlerësuar njëlloj diplomat, me 14 mijë lekë paga e grupit, tashmë paguhen një kategori prej 6 mijë mësuesish me 12 mijë lekë paga e grupit, ajo që vlerëson diplomën dhe një kategori tjetër paguhet me 10 mijë lekë”, sqaron Kaptelli.

Më tej ai shton se: “Nëse përshembull merrnin 50 mijë lekë pagë në muaj, u bë 60 mijë. Por, disa mësues marrin diku te 5 mijë lekë më shumë, për shkak të vlerësimit të diplomës”.

6000 apo 6500 mësues?

Presidenti i Sindikatës, Nevruz Kaptelli, sqaroi se nga ky ndryshim preken rreth 6 mijë mësues në të gjithë Shipërinë edhe pse ka raportime për më shumë, deri në 6500. Nga Ministria e Arsimit nuk ka një përgjigje konkrete sa është numri që preket, por Kaptelli sqaroi se të dhënat për këtë shifër (6 mijë) i kanë marrë nga komunikimi me Zyrat Vendore Arsimore.

Ekspertët

Ndërsa, eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti shprehet se më këtë ndryshim të bërë, mësuesve ua morën edhe atë shtesë që u bënë në korrik të vitit të shkuar.

“Kur u bë VKM, këta ripërcaktuan grupet, pagën e grupit. U bënë VKM që u rriti pagat mësuesve, këta ua dhanë me të majtën dhe ua morën me të djathtën. Ligji e thotë qartë, nga klasa 6-9 duhet të ketë Master shkencor. Ky është problemi i atyre që kanë përfunduar ciklin 3-vjeçar. Pra, kanë qenë shumë që kanë përfunduar cikël 3-vjeçar dhe ata që kanë përfunduar këtë cikël llogariten me 100 mijë lekë, por nuk kanë bërë masterin, prandaj po bëjnë masterin tani ata”, thotë Mehmeti.

Në ligjin 80/2015, “Për arsimin e lartë” përcaktohet se diplomat e programeve të studimit që kanë zgjatur 3 vite (6 semestra), janë ekuivalente me diplomat “Bachelor”. Ndërsa diplomat e programeve të studimit, që kanë zgjatur së paku 4 vite akademike (8 semestra) janë ekuivalente me diplomat “Master i shkencave”.

Mehmeti shton se: “Penalizohen ata që kanë mbaruar në Gjirokastër, Elbasan, Shkodër dhe më pas edhe në Vlorë dhe Korçë 3-vjeçarin, këta penalizohen. Sepse këta nuk kanë faj, diploma këtyre u thotë mësues i arsimit parashkollor”.

Isa Halili nga Sindikata e Arsimit thekson se fillimisht u mendua si një lapsus nga ana e institucioneve, por edhe pas disa takimeve të bëra, mësuesit nuk janë paguar.

“Kjo ka ndodhur që në korrik 2024, ne në fillim e quajtëm lapsus. Kemi bërë disa takime, por mësuesit nuk i kanë marrë lekët. Kemi kërkuar që mësuesit të trajtohen te paga e grupit siç janë trajtuar deri në qershor”, thotë ai.

Por pse ky ndryshim? “Mendoj se kjo ka ardhur për efekt ekonomik. Buxheti për arsimin është i ulët, 2.4%”, shprehet Halili.

Nga ana tjetër, presidenti i Sindikatës së Arsimit, Nevrus Kaptelli, thotë se kanë bërë dy takime me Ministrinë e Arsimit për këtë cështje, por nuk kanë marrë zgjidhje.

“Ne jemi marrë vazhdimisht me zgjidhjen e këtij problemi dhe kemi bërë dy takime me MAS. Në takimin e dytë të zhvilluar në fund të muajit nëntor 2024, të gjithë ramë dakord se do ta rregullojmë këtë. Ende nuk është rregulluar problemi dhe në takimin që kemi bërë para pak ditësh na është thënë që ky problem nuk mund të zgjidhet tani, sepse bie ndesh me ligjin zgjedhor, por kjo nuk është në fakt e vërtetë, sepse rregullon një padrejtësi që u është bërë mësuesve. Po presim të kalojë dhe kjo periudhë”, bën të ditur Kaptelli.

MAS

Të kontaktuar nga Faktoje.al, burime zyrtare në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit deklarojnë se nuk ka ulje page për asnjë mësues, por nuk dhanë përgjigje për ndryshimet që janë bërë në atë që quhet “paga e grupit”

“Ka vetëm rritje me +180 mijë lekë në muaj mesatarisht”, thanë  burime në MAS.

Përfundim

Nisur nga informacionet e grumbulluara dhe verifikimet e kryera, vendosëm që deklaratën e zonjës Xhixho ta kategorizojmë pjesërisht të vërtetë. Është e vërtetë që një kategori mësuesish paguhen më pak se kolegët e tyre, por paga e tyre nuk është ulur nga sa merrin para së të hynte në fuqi vendimi i qershorit e aq më shumë me 10 mijë lekë të reja, siç deklaron deputetja e Partisë së Lirisë.

The post Rreth 6 mijë mësues preken nga ndryshimi i rritjes së pagave. Çfarë ka ndodhur? appeared first on Faktoje.al.

Regjistrimi i diasporës në zgjedhje – si po e shfrytëzon PS-ja boshllëkun ligjor

4 March 2025 at 16:36

Regjistrimi i diasporës për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025 ka krijuar konfuzion lidhur me rolin që partitë politike duhet dhe mund të kenë në këtë proces. Kodi Zgjedhor, përpos përcaktimit me ligj të mënyrës teknike se si diaspora do të regjistrohet për të votuar, nuk ka rregulla specifike për angazhimin politik në këtë proces duke sjellë ngritjen e pretendimeve të ndryshme.

Një prej tyre është ai i ngritur nga përfaqësuesi i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj. Në një dalje televizive ai e quajti shkelje të ligjit dhe rregullave angazhimin e partisë në pushtet dhe kryetarëve të bashkive për regjistrimin e diasporës në portalin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Haçkaj denoncoi pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë dhe ngriti shqetësimin se kjo asistencë partiake shkel mbrojtjen e të dhënave personale të votuesve.

“Kodi Penal neni 328 pika a) ka të bëj pikërisht me përdorimin e administratës për të mira zgjedhore. Është e papranueshme dhe e paligjshme në një vend normal, të dalë zoti Niko Peleshi bashkë me kryetarin e Bashkisë Korçë në një studio, që nuk e di a po e bën vullnetarisht apo paguhet Alba Service në Selanik, dhe shfaqin në video të gjithë procesin sesi i ulin njerëzit përpara ekranit dhe i regjistrojnë në sistemin PER, që është diçka komplet private. Pra, dikush tjetër i hap Kodin, ka qasje në llogarinë e tyre, i merr numrin e kartës së identitetit dhe kjo bëhet me funksionarë publik” – Florian Haçkaj, Diaspora për Shqipërinë e Lirë.

*imazh nga video e publikuar nga Niko Peleshi të regjistrimit në Selanik të shqiptarëve në platformën e KQZ

Milva Ikonomi, deputete e Partisë Socialiste, tha se ky proces regjistrimi i diasporës është krejt normal.

Procesi i asistimit për regjistrimin është proces që i takon partive ta bëjnë sepse krijimi i regjistrit të diasporës po ndodh për herë të parë” – Milva Ikonomi, deputete PS.

Të angazhuar në këtë proces regjistrimi jashtë kufijve kanë qënë edhe disa ministra të kabinetit qeveritar.

*imazh nga videoja e publikuar nga ministrja Mirela Kumbaro nga udhëtimi në Athinë për regjistrimin e votuesve nga jashtë

Informacion zyrtar

Nisur nga kjo, Faktoje kërkoi informacion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për të Mbrojtjen e të Dhënave Personale për atë se çfarë i lejohet partive politike dhe çfarë jo në këtë proces regjistrimi.

Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë apo aktet nënligjore të nxjerra nga KQZ nuk parashikojnë asnjë rregull apo ndalim mbi ndihmën që mund të marrin votuesit nga jashtë vendit gjatë procesit të regjistrimit në platformën PER”. – KQZ për Faktoje

E pyetur nga Faktoje nëse është në shkelje të rregullave të Kodit Zgjedhor dhe vendimeve të KQZ angazhimi i kryetarëve të bashkive gjatë orarit zyrtar të punës në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë, KQZ tha se “nuk ka asnjë parashikim ligjor që të përcaktojë këtë”.

Sa i përket aspektit teknik të regjistrimit, KQZ njoftoi Faktojen se nuk ka asnjë kufizim rregullator apo teknik mbi numrin e votuesve që mund të regjistrohen nga i njëjti kompiuter.

Mbrojtja e të dhënave personale

Për shqetësimin se ky proces regjistrimi i diasporës i asistuar nga partitë politike shkel privatësinë e të dhënave personale, Faktoje iu drejtua për sqarim Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Aksesi në të dhënat e zgjedhësve, me qëllim që të konsiderohet i ligjshëm duhet të kryhet vetëm sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”. – Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave për Faktoje

Sipas dispozitave të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, aksesi i të dhënave personale konsiderohet përpunim dhe përpunimi i të dhënave personale legjitimohet vetëm nëse plotësohet një nga kushtet e sanksionuara në nenin 6 të Ligjit. Sipas këtij neni të dhënat personale përpunohen ndër të tjera vetëm për përmbushjen e një detyrimi ligjor të kontrolluesit”vijon përgjigjja.

Nisur nga fakti se Kodi Zgjedhor nuk parashikon asnjë rregull për ndihmën që mund t’i jepet votuesve nga jashtë, atëherë ky akses mund të konsiderohet jo ligjor.

Deklarata publike e KQZ dhe Komisionerit për mbrojtjen e të Dhënave

Pak ditë pas përgjigjes së ardhur në postën elektronike të Faktoje, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Derivishi dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dolën në një deklaratë të përbashkët publike.

Ndër të tjera, dy komisionerët deklaruan se “partitë politike dhe organizatat përkatëse duhet të mbledhin dhe të përpunojnë vetëm ato të dhëna që janë absolutisht të nevojshme për qëllimet e regjistrimit të zgjedhësve”.

Shtetasit duhet të informohen në mënyrë të qartë se si dhe për çfarë qëllimi do të përpunohen të dhënat e tyre. Të dhënat e mbledhura duhet të mbrohen me masa teknike dhe organizative të përshtatshme për të parandaluar qasjen e paautorizuar, shkatërrimin ose keqpërdorimin e tyre dhe të dhënat e mbledhura për qëllime regjistrimi nuk duhet të përdoren për qëllime të tjera, si propaganda politike, pa marrjen e pëlqimit të informuar të shtetasit” – vijon deklarata.

Në këtë deklaratë, përpunimi i të dhënave nga partitë politike, edhe pse nuk parashikohet në asnjë ligj shqiptar, është konsideruar i mundur nga komisionerët kur bëhet fjalë për qëllimin e regjistrimit të votuesve nga jashtë.

Çfarë thonë ekspertët

Është mungesa e rregullimeve ligjore ajo që sipas studiuesit Afrim Krasniqi ka krijuar situatën ku sjellja e zyrtarëve për regjistrimin e diasporës po interpretohet si shkelje etike dhe jo si shkelje ligjore.

Kodi Zgjedhor ndalon përdorimin në fushatë zgjedhore të administratës brenda orarit të punës por sipas ligjit të nënpunësit civil, funksionarët e zgjedhur, si rasti i kryetarit të Bashkisë së Korçës, nuk janë pjesë e administratës publike.

Afrim_Krasniqi_per-Faktoje

Unë mendoj që është shkelje e dukshme ligjore për sa kohë që gjatë orarit të punës, qytetari që nuk mban poste politike penalizohet, kurse zyrtarët e lartë të cilët janë zgjedhur politikisht përkundrazi kanë të drejtë dhe veprojnë brenda orarit zyrtar, përdorin mjete zyrtare dhe keqpërdorin postet zyrtare në funksion të fushatës” – Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike.

Kodi Zgjedhor e ndalon përdorimin e mjeteve, fondeve dhe materialeve të ndryshme, si dhe burimeve njerëzore të administratës publike në funksion të subjekteve zgjedhore, por që kjo të jetë e monitorueshme, do duhej një transparencë në kohë reale nga institucionet dhe partitë politike.

Krasniqi vlerëson se kjo transparencë duhet të kishte filluar prej 11 janarit – afati kur nisi regjistrimi i diasporës në zgjedhje – ku të përfshihej agjenda e kryetarit të bashkisë, angazhimi i tij në fushatë dhe aktivitete elektorale, kostot financiare personale dhe të institucionit që mbulon, si dhe të dhëna të tjera publike.

Kjo do i lejonte shoqërisë civile dhe vetë qytetarëve që të jenë të informuar nëse zyrtari abuzon apo jo me detyrën, thekson ai.

Ne kemi edhe ministra të cilët i shohim nga monitorimi në rrjet që më shumë rrinë jashtë Shqipërie sesa në Shqipëri dhe vijojnë të jenë ministra. Në një vend serioz kjo nuk ndodh dhe në një vend serioz individët që kanë poste të tilla duhet të japin dorëheqjen dhe të pezullojnë funksionin e tyre derisa të mbarojë fushata elektorale” – vijon Krasniqi.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë i tha Faktojes se ka depozituar denoncim për këto aktivitete në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Përfundim

Duket se kjo risi e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 dhe mungesa e parashikimeve ligjore për këtë realitet të ri, ka krijuar boshllëk ligjor për veprimtari elektorale të funksionarëve jashtë vendit dhe përpunimin e të dhënave të votuesve, duke ngritur pikëpyetje të mëdha për sa të drejta janë ato.

Nisur nga këto të dhëna, deklarata publike të institucioneve dhe mendimi i ekspertëve, deklaratën e deputetes së Partisë Socialiste, Milva Ikonomi se asistenca nga partitë politike e votuesve nga jashtë në procesin e regjistrimit është krejt normale do e kategorizojmë gjysmë të vërtetë.

The post Regjistrimi i diasporës në zgjedhje – si po e shfrytëzon PS-ja boshllëkun ligjor appeared first on Faktoje.al.

Urdhri i Trump, SPAK s’preket financiarisht, por çfarë ndodh me mbështetjen politike?

11 February 2025 at 16:00

Urdhri i presidentit Trump për pezullimin e të gjithë ndihmës ndërkombëtare të SHBA-ve prek dhjetra institucione në Shqipëri, por e gjithë vëmendja e politikës dhe mediave, u ndal tek SPAK. Edhe pse Prokuroria e Posaçme financohet nga buxheti i shtetit, ekspertët thonë se për SPAK-un diskutimi shkon përtej parave.

Esmeralda Topi

Më 20 janar presidenti amerikan Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv që pezulloi të gjitha ndihmat financiare ndërkombëtare për 90 ditë në pritje të rishikimeve nga administrata e re.

Tre ditë pas urdhrit të Trump, anëtarja e kryesisë në Partinë Demokratike, Edit Harxhi, tha se ndërprerja e financimeve në Shqipëri prekte Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

 “Janë pezulluar të gjitha projektet, fondet ku përfshihet dhe ndihma për SPAK, BKH”, tha Harxhi gjatë një interviste televizive.

Më 29 janar, Ambasada Amerikane në Shqipëri, përmes një njoftimi diplomatik dërguar Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, informoi qeverinë për qëllimin e Urdhrit Ekzekutiv të SHBA-ve.

Dokumenti i siguruar nga Faktoje.al tregon se pezullimi i ndihmës financiare amerikane prek 61 institucionet e pushtetit vendor në Shqipëri, 16 ministri dhe dhjetëra institucione të tjera në vend. Por e gjithë vëmendja politike dhe ajo mediatike mbi pasojat e pezullimit të fondeve u përqendrua tek Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Financimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme është institucion i pavarur që financohet nga buxheti i shtetit. Referuar të dhënave zyrtare të ministrisë së Financave, buxheti i SPAK për vitin që lamë pas ishte 1,3 miliardë lekë (referuar aktit të fundit normativ). Për këtë vit, buxheti i vënë në dispozicion të strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit është rritur me 1 miliardë lekë.

Ndërsa në buxhetin afatmesëm për vitet 2026-2027 financat planifikojnë që SPAK të marrë 1,7 miliardë lekë për secilin vit.

“Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI”, argumenton SPAK për Faktoje.al, duke e vënë theksin tek rëndësia që ka mbështetja amerikane.

“Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve”, sqaron SPAK.

Fuqia politike e SPAK

Edhe ekspertët thonë se vëmendja e lartë ndaj SPAK-ut pas urdhrit të Trump lidhet me mbështetjen politike të SHBA-ve se sa atë financiare.

“Në javët dhe muajt në vazhdim, kur SPAK dhe reforma të sulmohen përsëri nga klasa politike, a do dalë dikush nga Ambasada Amerikane ta mbrojë SPAK-un dhe reformën? Nëse kjo mbështetje politike nga SHBA nuk ndodh më, politika shqiptare do kuptojë se SPAK nuk e ka më mbështetjen e Amerikës dhe mund të bëjë hapa para për ta kufizuar SPAK-un”, arsyeton studiuesi Ledion Kristafi.

“Por BE dhe Britania e Madhe kanë marrë tashmë masa për ta shmangur një tërheqje amerikane nga drejtësia në Shqipëri, kështu që problemi do të shmanget në këtë mënyrë”, përfundon ai.

Krahas SHBA-ve, që kur sistemi i drejtësisë iu nënshtrua reformës thelbësore në vitin 2016, në krah të SPAK-ut ka qenë edhe Bashkimi Evropian. Në një reagim të posaçëm pas urdhrit të Trump, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë theksoi vazhdimin e ndihmës për Shqipërinë, veçanërisht për reformën në drejtësi.

“Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit është i një rëndësie kyçe“, thekson Delegacioni.

Bashkimi Evropian e ka mbështetur me 8 milionë euro SPAK-un që prej themelimit, përmes asistencës teknike.

“SPAK-u ka prodhuar rezultate të prekshme, duke kontribuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të krijuar një historik të besueshëm në luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë“, përfundon reagimi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Prapavijë

Më 20 janar, presidenti amerikan Doland Trump firmosi urdhrin ekzekutiv për rivlerësimin dhe riorganizimin e ndihmës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Pauzë 90-ditore në ndihmën për zhvillimin e jashtëm të Shteteve të Bashkuara për vlerësimin e efikasitetit programor dhe konsistencës me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.”, shkruhet në urdhër.

Pas kësaj, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, pezulloi të gjithë ndihmën ndërkombëtare të SHBA të financuar nga ose përmes Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për shqyrtim.

“Ai po fillon një rishikim të të gjitha programeve të ndihmës ndërkombëtare për të siguruar që ato të jenë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA nën agjendën ‘Amerika e Para”, sqaroi Tammy Bruce zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, më 26 janar.

Përfundim

Nisur nga verifikimi i kryer, deklaratën e Edit Harxhit se ‘janë pezulluar të gjitha projektet, fondet ku përfshihet dhe ndihma për SPAK, BKH”, e kategorizojmë të vërtetë.

The post Urdhri i Trump, SPAK s’preket financiarisht, por çfarë ndodh me mbështetjen politike? appeared first on Faktoje.al.

Berisha: Taksat e larta mbi naftën, shkak për çmimet e larta të produkteve

6 February 2025 at 17:00

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka vendosur një nivel shumë të lartë taksash mbi naftën që rrit çmimin e tregëtimit të saj por ndikon njëkohëisht edhe në rritjen e çmimeve të produkteve për shqiptarët. Verifikimi i Faktoje tregon se Shqipëria hyn në 10 vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë dhe se niveli i taksimit mbi naftën, krahasuar me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën është shumë më i lartë. Ekspertët argumentojnë sesi ky çmim sjell si pasojë rritjen e çmimit të produkteve për qytetarët.

Jona Plumbi

Në një konferencë mediatike, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi çmimin e lartë të naftës në Shqipëri për shkak të taksave të larta dhe ndikimin e tij drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të produkteve për qytetarët.

Berisha krahasoi çmimin e naftës në Shqipëri me atë të vendeve fqinje, por edhe atyre europiane dhe botërore, që kanë një nivel shumë më të lartë të ardhurash për frymë.

Në 7 prill të dy viteve më parë nafta në bursë ka qenë 97.2cent, në Shqipëri është shitur me 228 lekë, ose 2,2 euro. Në mars të po këtij viti, nafta në Maqedoni shitej me 1.3 euro. Në Slloveni shitej me 1.4 euro dhe në Austri me 1.35 euro. Nafta në Luksemburg shitej 1.1 euro, ndërsa në Shqipëri shitej 2.6 euro. Nafta në Shqipëri shitej 239 lekë…ndërsa në SHBA atë ditë nafta shitej 0.8 dollarë, pra pothuajse 3 herë më lirë se në Shqipëri”, deklaroi kryetari i demokratëve, Berisha.

Shkak për këtë çmim shumë herë më të lartë në Shqipëri, sipas tij, janë taksat e vendosura mbi naftën, që shkojnë deri në 113 lekë taksa për çdo litër naftë që shqiptarët ja paguajnë shtetit.

Nisur nga kjo deklaratë Faktoje vendosi të kryejë një verifikim të çmimit të naftës në Shqipëri.

Çmimi i naftës në Shqipëri krahasuar me shtete të tjera

Nga shifrat e Global Petrol Price rezulton se Shqipëria është një prej vendeve me çmimin më të lartë të naftës në botë.

E renditur e 10-ta, Shqipëria e shet naftën (173 lekë/litër) më shtrenjtë se të gjitha vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut (112.5 lekë/litër), Serbia (165 lekë/litër), Mali i Zi (132 lekë.litër), Bosnjë Hercegovina (122 lekë/litër).

Nga një vëzhgim në terren të datës 9 Janar shihet se nafta në Shqipëri në pikat e karburantit tregëtohej me 175lekë/litër, ndërsa në Karolinën e Veriut në SHBA, me 84 lekë/litër (0.89$), dy herë më pak se në Shqipëri.

çmimi i naftës në Tiranë, 9 Janar 2025
çmimi i naftës në Karolinën e Veriut, USA 9 Janar 2025

Sa i përket shifrave të referuara nga Berisha, Faktoje vërtetoi se nafta në datën 4 Prill 2022 në bursë kushtonte 97 dollarë për fuçi. E përkthyer në litra, ky çmim është 60 cent ose 55 lekë për litër.  Në Shqipëri, vetëm dy ditë më vonë, në 6 Prill 2022 nafta shitej me 228 lekë/litër.

Ndërkohë, në po të njëjtën datë, 6 Prill 2022, çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut ishte 130 lekë/ litër (82 MKD).

Në mars të vitit 2022, nafta në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut është shitur në rastin më të mirë me rreth 120 lekë/litër (75.3 MKD) dhe në rastin më të keq me 154 lekë/litër (97 MKD).

Ndërkohë në Shqipëri, çmimi i naftës në mars të po atij viti u vendos nga Bordi i Transparencës, në rastin më të mirë me 197 lekë/litri dhe në rastin më të keq 245 lekë/litri. Në Slloveni çmimi i naftës shitej me 185 lekë/litër (1.54 euro) në mars të 2022-shit, ndërsa në Austri ky cmim ishte mesatarisht 210 lekë/litër (1.75 euro).

Viti 2022 përkon me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Europian ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Kjo solli rritjen e cmimit të naftës në të gjithë botën. Pavarësisht kësaj, shifrat tregojnë se çmimi i naftës në Shqipëri ishte më i lartë krahasuar me vendet fqinje apo botërore.

Taksat mbi naftën

Shkak për çmimin e lartë të naftës, Luigj Aliaj nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve gjithashtu njeh nivelin e lartë të taksimit. Sipas tij ngarkesa tatimore në total mund të arrijë nga 100 deri në 120 lekë/litër, pasi ndryshon nga kursi i këmbimit, çmimi i blerjes në bursë dhe inflacioni.

Arsyeja e vendosjes së taksave kaq të larta ka qenë se ndër vite shteti duke parë dobësi në mbledhjen e taksave ka gjetur karburantet si mënyrë më të thjeshtë për të mbledhur taksa. Për këtë arsye Shqipëria ka taksa të çuditshme që askush në botë nuk i ka si për shembull taksa për përdorim rruge, taksa për pompat, për skanim, apo për rilicensim” – Luigj Aliaj, Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve

*faksimile e taksave mbi naftën të publikuara nga kreu i PD, Sali Berisha

Verifikimi i Faktoje tregon se në Maqedoninë e Veriut vlera e taksave mbi naftën përllogaritet të jetë 46.5 lekë/litër.

Depozitim9.7 lekë/litër
Transport1.6 lekë/litër
Taksë mjedisi0.048 lekë/litër
Kompensim për rezerva të detyrueshme0.48 lekë/litër
Akciza24.76 lekë/litër
TVSH 10%9.95 lekë/litër
Totali i taksave46.5 lekë/litër
*taksat mbi naftën në Maqedoninë e Veriut

Çmimi tavan i shitjes së naftës në Maqedoninë e Veriut në 13 janar 2025 u përcaktuar nga Komisioni Rregullator të ishte 117.40 lekë/ litër.

Nga këto të dhëna rezulton se vlera e taksave të naftës në Shqipëri është thuajse sa çmimi tavan i shitjes së naftës në Maqedoninë e Veriut.

Në anën tjetër, në Kosovë taksat mbi naftën janë dy. Akciza që kushton 0.36 lekë për litër naftë dhe TVSH-ja 18% që arrin në vlerën 24 lekë. Në total vlera e taksave llogaritet rreth 60 lekë për litër naftë.

Tatimi doganor vlen vetëm për rastet kur nafta importohet nga vende me të cilat Kosova nuk ka një marrëveshje të tregëtisë së lirë. Aktualisht Kosova ka marrëveshje me vendet e bashkimit Europian, CEFTA-n, EFTA-n, Turqinë etj. Çmimi i naftës në Kosovë në Janar arriti vlerën 154.49 lekë/litër.

Ndikimi i çmimit të naftës tek produktet

Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj, liston disa arsye të ndikimit të drejtpërdrejtë por edhe të tërthortë të lidhjes mes çmimit të naftës dhe çmimit të produkteve në Shqipëri si rritja e kostove të transportit, ndikimi në prodhimin e brendshëm, efekti domino në tregun e importeve dhe eksporteve, inflacioni dhe fuqia blerëse si dhe impakti në sektorët e tjerë ekonomik.

Ai shpjegon për Faktoje se kur çmimi i naftës rritet për shkak të taksave të larta, kostot e transportit rriten ndjeshëm. Këto kosto transmetohen te bizneset, të cilat më pas i kalojnë konsumatorit përmes çmimeve më të larta të produkteve.

Sektorët si bujqësia varen shumë nga nafta për pajisjet, makineritë dhe transportin. Rritja e çmimit të naftës ndikon drejtpërdrejt në çmimet e produkteve bujqësore. Taksat e larta mbi naftën krijojnë një zinxhir efektesh në ekonomi, duke rritur kostot e transportit dhe prodhimit dhe duke çuar në rritje të përgjithshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve. Kjo ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve dhe mund të pengojë konkurrencën ekonomike të vendit” – Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.

Për të zbutur këtë ndikim, mund të konsiderohen masa si ulja e taksave mbi naftën, diversifikimi i burimeve të energjisë, apo stimulimi i prodhimit lokal për të ulur varësinë nga importet, sugjeron ai.

Përfundim

Nisur nga këto të dhëna, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha lidhur me çmimin e naftës në Shqipëri si më të lartin në rajon dhe më gjerë, e shkaktuar nga niveli i lartë i taksave të vendosura të cilat prekin jo vetëm përdoruesit e automjeteve por edhe sjellin si pasojë direkte rritjen e çmimeve të konsumit për qytetarët e kategorizojmë si të vërtetë.

The post Berisha: Taksat e larta mbi naftën, shkak për çmimet e larta të produkteve appeared first on Faktoje.al.

Shqipëria e fundit në Europë për shpenzimet shëndetësore për frymë

29 January 2025 at 17:20

Sektori shëndetësor në Shqipëri është i keqfinancuar dhe janë qytetarët ata që i vuajnë pasojat. Një raport i OECD tregon se Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta shëndetësore për frymë në Europë, me vetëm 734 Euro ose 5 herë më pak se vendet e Europës. Ekspertët e shëndetësisë theksojnë se duhet së paku dyfishim i buxhetit në këtë sektor.

Në një deklaratë për mediat më 21 janar të këtij viti, drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti deklaroi se Shqipëria ka shpenzimet shëndetësore për frymë më të ulëta në Europë. Mjeku i referohet një raporti të OECD, ku thekson se shpenzimet për frymë janë vetëm 734 Euro në vit.

“Mali i Zi shpenzon 217% më shumë se Shqipëria, ose 1593 Euro për frymë në vit. Serbia shpenzon 207% më shumë se Shqipëria, ose 1517 Euro për frymë në vit. Maqedonia e Veriut shpenzon 56% më shumë se Shqipëria, ose 1142 Euro për frymë në vit. Bosnjë-Hercegovina shpenzon 46% më shumë se Shqipëria, ose 1072 Euro për frymë në vit. Turqia shpenzon 36% më shumë se Shqipëria, ose 1000 Euro për frymë në vit”, deklaroi Alimehmeti.

Çfarë thotë raporti i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)?

Në raportin e publikuar nga OECD në vitin 2024, por që i referohet vitit 2022, situata për Shqipërinë është shqetësuese. Referuar raportit, shpenzimet për shëndetësinë në Shqipëri janë më pak se 800 Euro (më saktë 734) për frymë, duke u renditur në vend të fundit në Europë. Në vendet e rajonit që ka shpenzimet më të larta për Shëndetësinë renditet Mali i Zi me 1593 Euro për frymë, ndjekur nga Serbia me 1517 Euro për frymë në vit. Pas tyre, renditet Maqedonia e Veriut me 1142 Euro për frymë në vit, ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 1072 Euro për frymë në vit.

“Në disa vende jashtë BE-së, shpenzimet për shëndetësi ishin shumë më të vogla. Turqia shpenzonte vetëm rreth 1,000 EUR për frymë, ndërsa në Shqipëri kjo shifër ishte më pak se 800 EUR. Kjo do të thotë se shpenzimet për shëndetësi në vendet me të ardhura të larta në Evropën Perëndimore dhe Veriore mund të jenë mbi 5 herë më të larta se në disa vende me shpenzime të ulëta në Evropën Qendrore, Lindore apo Jugore”, nënvizon raporti.

Ndërkohë, Zvicra qëndron në krye të vendeve për nivelin e lartë të shpenzimeve shëndetësore për frymë, konkretisht 5,630 Euro. Pas saj renditet Norvegjia me 5,376 Euro.

“Ndër vendet e BE-së, shpenzimet për shëndetësi në Gjermani (5,317 Euro) ishin 50% mbi mesataren e peshës së popullsisë së BE-së prej 3,533 Euro.

Shpenzimet për shëndetësi në Austri dhe Holandë ishin gjithashtu të paktën 25% më të larta se mesatarja e BE-së. Shpenzimet për shëndetësi për frymë në BE ishin më të ulëtat në Hungari, Kroaci, Bullgari dhe Rumani, me më pak se 1,900 Euro për person”, thuhet në raport

Pjesë nga raporti i OECD

Për drejtuesen e organizatës “Together for Life”, Eglantina Bardhi, ky raport është një tregues i vërtetë i gjendjes së sistemit shëndetësor në Shqipëri.

“Ne kemi 15 vite që ngremë zërin për në buxhet jashtëzakonisht të ulët në sektorin e shëndetësisë. Ne kemi një buxhet më pak se 3% të GDP-së, çka do të thotë se krahasuar me vendet e rajonit jemi gati 3-fish më pak se Serbia, 2-fish më pak se vendet e tjera në rajon dhe krahasuar me vendet europianë është 5 herë më pak.  Shpenzimet për frymë janë jashtëzakonisht të vogla. Ky keqfinancim i sektorit të shëndetësisë bie drejtpërdrejt në kurriz të pacientëve”, argumenton Bardhi për Faktoje.al

Më tej, ajo thekson se probleme të tjera që ndeshen në shëndetësi janë keqmenaxhimi dhe korrupsioni në këtë sistem. Sipas Bardhit, sektori i shëndetësisë kërkon më shumë financim, pasi ata që po i vuajnë pasojat janë qytetarët.

“Sektori i shëndetësisë kërkon një dyfishim të buxhetit ose edhe më shumë, që të paktën të jemi të krahasueshëm me vendet e rajonit. Kërkohet gjithashtu një mirëmenaxhim i këtij buxheti, padiskutim kërkohet edhe një luftë kundër korrupsionit në sektorin e shëndetësisë. Fatkeqësisht është faktuar si sektori më i korruptuar, pas atij të drejtësisë dhe kjo rëndon padiskutim situatën e pacientëve”, thotë drejtuesja e “Together for Life”, Eglantina Bardhi.

Shifrat

Për vitin 2025, buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është në vlerën e 103 miliardë e 375 milionë lekëve. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka deklaruar se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, buxheti i MSHMS tejkalon vlerën e 1 miliardë eurove.

Mirëpo, sipas ekspertëve të shëndetësisë, buxheti për shëndetësisë duhet të jetë dyfish, në mënyrë që të përmirësohet shërbimi ndaj qytetarëve.

Përfundim

Nga informacionet e grumbulluara dhe shqyrtimi i raportit, vendosëm që deklaratën e kreut të Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti ta kategorizojmë të vërtetë.

The post Shqipëria e fundit në Europë për shpenzimet shëndetësore për frymë appeared first on Faktoje.al.

Buxheti për arsimin 2024 më i ulëti në 11 vitet e fundit

17 January 2025 at 17:00

Buxheti për arsimin i përcaktuar nga qeveria socialiste është i një niveli shumë të ulët. Kjo ishte akuza e ngritur nga zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho. Si provë për këtë ajo krahasoi Shqipërinë me vendet e rajonit dhe iu referua një raporti të UNESCO-s. Verifikimi i Faktoje vërtetoi se buxheti për arsimin në 2024-ën ishte më i ulëti në 11 vitet e fundit. Shqipëria u rendit e fundit në rajon për nivelin e financimit të arsimit si përqindje e prodhimit të brendshëm bruto.

Jona Plumbi

Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në një deklaratë për media akuzoi qeverinë se buxheti për arsimin financohet në nivel shumë të ulët.

Duke referuar një raport të publikuar nga UNESCO, Xhixho theksoi se Shqipëria ka shënuar ‘një përkeqësim progresiv të raportit mes shpenzimeve për arsimin, me buxhetin dhe prodhimin e brendshëm bruto’.

UNESCO konkludon se Shqipëria duhet urgjentisht të përmirësojë financimin në sektorin e arsimit dhe për një shpërndarje më të mirë të burimeve. Vetëm pak ditë më parë buxhetit të pamjaftueshëm për arsimin qeveria i hoqi edhe 700 milionë lekë. Gjatë vitit që lamë pas arsimi në Shqipëri është financuar sa 2.29% e PBB niveli më i ulët i të gjitha vendeve të ballkanit dhe shumë larg premtimit mashtrim të kësaj qeverie në 2013-ën e cila premtoi se ky buxhet do të shkonte në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.” – Erisa Xhixho, zv.presidente, Partia e Lirisë.

Nisur nga kjo deklaratë Faktoje bëri një verifikim të financimit të arsimit në Shqipëri dhe raportin e saj me shpenzimet buxhetore dhe prodhimin e brendshëm bruto.

raportin e UNESCO, referuar nga Xhixho, thuhet se ‘shpenzimet qeveritare për arsimin janë mjaft të ulëta në raport me PBB-në dhe të ulëta në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit’.

“Shpenzimet për arsimin janë rritur gjatë dekadës së fundit, por me një ritëm më të ulët sebuxheti total i qeverisë ose PBB-ja.

Shpenzimet për arsimin ishin afër 12% të
buxhetit të qeverisë dhe 3.5% të PBB-së në fillim të viteve 2010, por mund tëzbresin në 9.5% të buxhetit të planifikuar për vitin 2023.”

–  – UNESCO, Analiza për Sektorin e Arsimit

Buxheti për arsimin në Shqipëri

Për të dhënë një pasqyrë më të plotë të financimit qeveritar për arsimin, Faktoje përfshiu në analizë edhe buxhetin e vitit 2024 dhe atë të miratuar së fundmi për vitin 2025.

Shifrat tregojnë se viti 2024 shënoi nivelin më të ulët të financimit për arsimin si përqindje e prodhimit të brendshëm bruto, në 11 vjet.

Deklarata e Xhixhos, se “buxhetit të pamjaftueshëm për arsimin qeveria i hoqi edhe 700 milionë lekë”, lidhet me ndryshimin në buxhet që qeveria bëri në muajin dhjetor 2024 përmes një akti normativ.

Sipas këtij vendimi, buxheti për arsimin e lartë të vitit 2024, nga 55,753,566 lekë shkoi në 55,000,186 lekë, duke e ulur buxhetin e arsimit në total me 753 milionë lekë.

Nëse krahasojmë rritjen e shpenzimeve totale buxhetore mbi PBB-në me atë të buxhetit të arsimit mbi PBB, rezulton se për vitin 2025 shpenzimet totale të qeverisë janë rritur me 1.1% ndërsa shpenzimet për arsimin me 0.2%. Pas 12 vite qeverisje, ky buxhet i financimit të arsimit është ende shumë larg premtimit të socialistëve në 2013 që synonte 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Buxheti për arsimin krahasuar me vendet e Ballkanit

Raporti i UNESCO-s në krahasimin mes vendeve të Ballkanit sa i përket financimit të arsimit referon shifra jo të përditësuara për tre vitet e fundit. Ndaj për të pasur një pasqyrë më të qartë të këtij krahasimi Faktoje gjeti dhe përpunoi të dhënat për vitin 2024 për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Serbinë.

Gjetjet tregojnë se buxheti për arsimin nga qeveria shqiptare është më i ulëti në vendet e rajonit.

Përfundim

Nisur nga këto të dhëna, deklaratën e zëvendës presidentes së PL-së Erisa Xhixho për nivelin e ulët të financimit të arsimit nga buxheti i shtetit e kategorizojmë si të vërtetë.

The post Buxheti për arsimin 2024 më i ulëti në 11 vitet e fundit appeared first on Faktoje.al.

Aboneja e Pensionistit në Tiranë, sfida për ta përfituar

24 December 2024 at 15:45

Nga 1 janari 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në linjat e transportit urban në kryeqytet. Për të përfituar ‘abonenë e pensionistit’, të moshuarit duhet të paraqiten pranë njësisë administrative për të bërë regjistrimin. Më pas, qytetarët e regjistruar në portalin e përfitimit të ‘Abonesë së Pensionistit’ duhet të paraqiten çdo fund muaji për të përfituar abonenë e pensionistit për muajin pasardhës në pikat përkatëse të shpërndarjes. Ata duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe foto.  

Në gusht të këtij viti, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri të ditur se duke nisur nga janari i vitit 2025 pensionistët e qytetit të Tiranës do të mund të udhëtojnë falas në linjat e transportit urban në kryeqytet.

“Lajmi i mirë për pensionistët është se nga 1 Janari ne do të subvencionojmë transportin publik për ta. E kuptoj që inflacioni, çmimet janë një stres për pensionistët dhe teksa qeveria po mendon për rritjen e pensioneve, bashkia do të japë kontributin e saj, duke e bërë udhëtimin falas, nga 1 janari 2025, për të gjithë pensionistët e qytetit të Tiranës”, deklaroi Veliaj më 22 gusht.

Pensionistë të ndryshëm i thanë Faktoje.al se janë të kënaqur me nismën, por theksojnë se ende nuk e kanë të qartë si do veprojnë për të përfituar abonenë falas.

“Shumë mirë që po e bëjnë, sepse na ndihmon pak ne si pensionistë për aq sa lëvizim, sepse nuk ndodh që të dalim çdo ditë. Por dihet se me pensionet në Shqipëri vështirë të jetosh dhe shyqyr që mendojnë për ne ndonjëherë. Kam dëgjuar që nga 1 janari do udhëtojmë falas, por si do e marrim atë abonenë nuk jam e qartë”, thotë Lavdie Hysollari, pensioniste.

Si mund ta përfitojnë pensionistët abonenë falas?

Faktoje.al iu drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës, për të mësuar më tepër se si do të veprojnë pensionistët për ta përfituar abonenë falas.

“Bashkia e Tiranës së fundmi ka prezantuar dhe miratuar skemën e re të aboneve falas për pensionistët. Kjo nismë për subvencionimin 100% të biletës së abonesë përfshin të gjithë personat banues në Bashkinë e Tiranës, konkretisht femrat, që kanë mbushur moshën 60 vjeç dhe meshkujt të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeç”, argumenton Bashkia e Tiranës në përgjigjen zyrtare.

Ky institucion sqaron se qytetarët duhet të regjistrohen pranë njësive administrative ku banojnë, në mënyrë që të marrin abonenë falas.

“Qyetarët kanë filluar të paraqiten pranë njësive adminstrative respektive, ku banojnë duke filluar nga data 16.12.2024 me qëllim regjistrimin në portalin e përfitimit të së drejtës me Abone Pensionisti dhe më pas vijimin e procedurës përkatëse. Duke nisur nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat e transportit qytetës”, theksohet në përgjigjen zyrtare.

Sipas Bashkisë së Tiranës, pajisja me bileta të pajtimit mujor (Abone Pensionisti) të përgjithshme me të drejtë udhëtimi në linjat qytetase do kryhet në këtë mënyrë: “Qytetarët paraqiten pranë njësive adminstrative respektive ku banojnë me kartën e identitetit me qëllim regjistrimin në portalin e përfitimit të së drejtës me Abone Pensionisti; Qytetarët tashmë të regjistruar në portalin e përfitimit të Abonesë së Pensionistit duhet të paraqiten çdo fund muaji për të përfituar abonenë e pensionistit për muajin pasardhës në pikat përkatëse të shpërndarjes me kartën e identitetit dhe foto; Pajisja e qytetarëve përfitues me Abone Pensionisti, pranë pikave të shpërndarjes së aboneve të pensionistit bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit”.

“Aboneja e pensionistit të shtrihet edhe në bashkitë e tjera”

Dashnor Memaj, kreu i shoqatës së Transportit Urban thekson se janari është një muaj testi për të parë ndikimin financiar që do të ketë nisma për operatorët e transportit urban.

“Natyrisht që politikat sociale për qytetarët janë të mirëpritura nga operatorët, por për ne është muaj testi për të parë le të themi si do të funksionojë dhe sa do të jetë efekti ekonomik. Duke qenë se edhe studentët janë me abone të subvencionuar nga Bashkia, duhet të gjendet një formulë po themi që operatorët të paguhen për km dhe të gjithë qytetarët e tjerë të lëvizin falas dhe pagesa nga institucionet të jetë për km të përshkruar”, argumenton Memaj.

Ai sugjeron se këto politika sociale duhet të shtrihen edhe në bashki të tjera për pensionistët.

“Do të ishte më e drejtë që çdo politikë sociale të shtrihej në çdo bashki ku ka transport publik urban, sepse këta të tjerët ndihen të diskriminuar, pasi edhe në autobusët që operojnë në Bashkinë Tiranë do të duhet të paguajnë biletën njëpërdorimshe të gjithë ata pensionistë që nuk janë banorë të Bashkisë Tiranë”, thotë kreu i shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Memaj.

The post Aboneja e Pensionistit në Tiranë, sfida për ta përfituar appeared first on Faktoje.al.

U nda përfundimisht nga Romeo dhe u largua përgjithmonë nga Shqipëria? Heidi Baci me këtë foto na zbulon të vërtetën

29 November 2024 at 10:37

Ish-banorja e Big Brother VIP 3, Heidi Baci, ka kaluar disa ditë në Itali, ku siç ka treguar në rrjetet sociale, kishte udhëtuar për çështje pune.

Gjatë qëndrimit të saj atje, Heidi gjeti kohë për t’u takuar me familjarët, duke ndarë me ndjekësit momente të veçanta në Instagram. Pamjet që ajo publikoi treguan se po e shijonte çdo çast në vendin fqinj. Pas spekulimeve të shumta se mund të ishte larguar përgjithmonë nga Shqipëria, Heidi ka zbuluar sot se është kthyer në Tiranë, duke i dhënë fund aludimeve.

The post U nda përfundimisht nga Romeo dhe u largua përgjithmonë nga Shqipëria? Heidi Baci me këtë foto na zbulon të vërtetën appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌