Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Main stream

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

By: Ela
27 August 2025 at 10:20

Nga Boldnews.al Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, vendosi lejimin e kandidimit të Naureda Llagamit për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, në përfundim të mandatit të gjyqtares dhe njëkohësisht kryetare, Holta Zaçaj. Vendimi i KED-it, i miratuar në 17 qershor 2025, dëshmon se ky […]

The post Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Mori pjesë në sulmin ndaj KFOR-it dhe policisë, kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Zveçan

25 August 2025 at 12:19

Prokuroria Speciale ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Lj.M., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale.

Në njoftimin e saj, Prokuroria thekson se ndaj Lj.M. rëndojnë dyshimet për veprat penale: “bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, sulm ndaj personit zyrtar”

Sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri dyshohet se më 29 maj 2023, para objektit të komunës së Zveçanit, në bashkëkryerje edhe me të dyshuar të tjerë ka sulmuar me gurë, bombë molotov dhe armë pjesëtarët e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarët që kanë raportuar për ngjarjen.

Gjatë hetimeve dhe bastisjes në shtëpinë e të pandehurit, janë siguruar prova materiale, përfshirë: një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një maicë me mbishkrim me motive nacionaliste, të cilat, sipas Prokurorisë konfirmojnë veprimet inkriminuese e të pandehurit në ditën kritike.

Prokuroria Speciale siguron publikun se “mbetet e përkushtuar në hetimin e plotë dhe ndjekjen e të gjithë kryerësve të këtyre veprave penale”. /Telegrafi/

The post Mori pjesë në sulmin ndaj KFOR-it dhe policisë, kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Zveçan appeared first on Telegrafi.

Kurti apo Prokuroria Speciale, a do ta detyrojë gjykata kryeministrin në detyrë të dëshmojë?

24 August 2025 at 21:57

Njohësit dhe monitoruesit e sistemit të drejtësisë thonë se në praktikë nuk ndodh që një person të mos paraqitet kaq gjatë për të dhënë dëshminë e tij në Prokurori, sikurse në rastin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, që është thirrur si dëshmitar për rezervat shtetërore.

Në Prokurorinë Speciale disa herë u paraqit ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Aty shkuan edhe zyrtarë të partisë që udhëheq me shtetin, Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, duket se me vullnetin e tij nuk do të ndodhë që aty të shihet edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pasi insiston që një deklaratë të tillë ta jap në zyrën e tij në Qeveri.

Përkundër kësaj, Prokuroria i kërkoi Gjykatës që Kurtin ta detyroj dhe ta sjell për të dëshmuar, por as kjo nuk ndodhi.

Krejt kjo tashmë, sipas ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka mbetur në dorë të gjykatës, meqë prokuroria nuk ka më çka të veprojë.

“Çështja tashmë është në gjykatë, gjykata tash është e detyruar, nga ana e prokurorisë, që ajo të marrë vendim dhe të sigurojë prezencën e tij që të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në Prokurorinë Speciale”, ka thënë Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit.

Edhe pse sipas Shalës ka mbetur vetëm një formë që Kurti të shkojë në prokurori.

“Prokuroria ka qenë e detyruar të kërkojë nga gjykata, saktë, gjyqtari i shqyrtimit paraprak, që të dërgojë një ftesë që ai të paraqitet në prokurori. Mirëpo, edhe pse nuk e ka shfrytëzuar këtë të drejtë, atëherë gjykata ka qenë e detyruar të marrë aktvendim dhe ta dënojë me gjobë dy herë. Tani nuk ka mbetur tjetër veçse kryeministri të shkojë i shoqëruar nga policia në prokurori, që i njëjti të japë deklaratën e tij si dëshmitar”, ka thënë Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit.

E çfarë veprimesh do të marr kjo gjykatë, nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e televizionit.

Kjo mund të zgjasë pafundësisht sipas ligjit, përkundër që në praktikën e përditshme këto raste nuk zgjasin kaq shumë, thotë Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Kryesisht, në procedurë paraprake vendimet merren më shpejt, në raport me obligueshmërinë, dhe në raport me gjobën vendimet kanë qenë më të shpejta. Por tash nuk dihet çka ka ndodhur me rastin konkret, nuk dihet nëse pas vendimit të fundit të gjykatës ka pasur ndonjë kërkesë të re nga prokuroria apo jo. Pra, kanë kaluar disa muaj dhe nuk ka informacion në këtë drejtim”, ka thënë Gzim Shala, IKD.

Nëse kanë bërë kërkesë përsëri në Gjykatë, që Kurti të sillet në prokurori me çfarëdo forme, nuk kanë kthyer përgjigje as nga Prokuroria Speciale.

The post Kurti apo Prokuroria Speciale, a do ta detyrojë gjykata kryeministrin në detyrë të dëshmojë? appeared first on Telegrafi.

Telefon, USB dhe uniforma ushtarake – çfarë u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për sulmin ndaj KFOR-it e policisë në Zveçan

24 August 2025 at 15:46

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për përfshirje në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj 2023 në Zveçan.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka dhënë detaje shtesë rreth arrestimit të të dyshuarit Lj.M.

Sipas njoftimit i dyshuari i cili punon dhe qëndron në Serbi, është ndaluar pasi që kishte hyrë në Kosovë nga Serbia.

Arrestimi u bë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale.

“Sot, me datë 24 Gusht 2025, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacion se personi i dyshuar Lj. M, i cili dyshohet se ka marr pjesë aktive në rastin e sulmit ndaj KFOR-it dhe Policisë të datës 29.05.2023 para objektit të komunës në Zveçan, ka hyrë nga Serbia në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në shtëpinë e të dyshuarit në komunën e Zveçanit janë zhvilluar bastisje me mbështetjen e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, ku janë sekuestruar disa prova materiale.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një ‘maicë’ me mbishkrim nacionalist të cilën dyshohet se e ka pasur të veshur ditën kritike”, thuhet në komunikatë.

Policia thekson se masa e ndalimit është ndërmarrë për shkak të “peshës së veprave të kryera dhe rrezikut potencial për arratisje, pasi që i dyshuari punon dhe qëndron në Serbi, si dhe mundësinë për manipulimin apo zhdukjen e provave”.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe përkthyesit, ndërsa me vendim të Prokurorit Special është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Poashtu me vendim të prokurorit është inicuar rasti për veprat penale: ‘Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’, ‘Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare’, ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘Pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm’”, thuhet në njoftim.

Hetimet ndaj të dyshuarit janë në zhvillim dhe pritet që Prokuroria Speciale të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit. /Telegrafi/

The post Telefon, USB dhe uniforma ushtarake – çfarë u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për sulmin ndaj KFOR-it e policisë në Zveçan appeared first on Telegrafi.

Ndalimin e vizitave për Thaçin, juristët e konsiderojnë shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

23 August 2025 at 19:18

Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, për t’iu ndaluar njëmbëdhjetë personave vizitat te ish-presidenti, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim, po cilësohet si shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe si një vendim i palogjikshëm.

Më 18 gusht 2025, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot mori këtë vendim i cili parashikonte ndalimin e vizitave për njëmbëdhjetë persona, mes tyre Artan Behrami, Blerim Shala, Ismail Syla, Vllaznim Kryeziu, Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi, Avni Kastrati dhe katër të tjerë me emra të redaktuar.

Kufizimi i vizitave për Thaçin erdhi pas kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e cila kishte kërkuar që ndalimi të vlente edhe për tre vëllezërit e Thaçit, por gjykata e refuzoi këtë kërkesë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kontaktit familjar, sidomos pas vdekjes së babait të tij.

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini vlerëson se ky vendim i Speciales karshi ish-presidentit, Thaçi është shkelje e nenit 8 të Konventës Evropiane, i cili i garanton secilit njeri të drejtën për jetë private dhe familjare.

Për bindjen e tij, kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga trupi gjykues është dashur të refuzohet në tërësi ngase nuk e plotëson testin e propercionalitetit.

“Edhe pse në fuqi janë masa shumë restriktive në rastin e vizitave të jo privilegjuara te zotëri Thaçi ngase ato vizita gjithmonë vëzhgohen me pajisje elektronike për dëgjimin e zërit, pastaj në ato vizita janë prezent edhe hetuesit, përkthyes, kështu që ai veçse ka pas kufizime dhe ky kufizim është shumë i ashpër dhe në tërësi në kundërshtim me proporcionalitetin….Unë mendoj se në këtë rast është shkelur neni 8 i Konventës Evropiane që i garanton secilit njeri të drejtën e tij për jetë private dhe familjare. I paraburgosuri nuk i humb të gjitha të drejtat, kufizimet që i janë vendosur zotëri Thaçit në vizita janë ato që deri në një masë e kufizojnë këtë të drejtë. Ne e dimë që kjo nuk është absolute mund të kufizohet në rrethana të caktuara, por jo në mënyrë kaq të ashpër”, tha ai.

Kërkesa e ZPS-së në pikën aktuale të gjykimit kur në shtator pritet të nis dëgjimi i dëshmitarëve nga ana e mbrojtjes po konsiderohet e palogjikshme.

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala për KosovaPress, se Gjykata Speciale thuajse të gjitha kërkesat e ZPS-së i ka aprovuar, por jo edhe të mbrojtjes së të akuzuarve.

“E kemi një situatë kur Gjykata Speciale me kërkesë të Prokurorisë i ka miratuar dhe thuajse asnjë kërkesë të mbrojtjes apo të atyre që janë akuzuar apo dënohen. Kjo çka ka kërkuar Prokuroria Speciale ndoshta do të kishte kuptim në fazën kur zhvillohen hetimet dhe atëherë për të mos penguar hetimet apo për ndonjë arsye tjetër mund ta bëjë një kërkesë, por tash kur shembull e kemi situatën ku Prokuroria e ka përfunduar intervistimin e dëshmitarëve që i kanë interesuar që kanë paraqitur interes për Prokurorinë, nuk ka asnjë logjik Prokuroria të kërkoi ndalimin e vizitave ..as në kohën e diktaturave më të egra që ka kaluar Kosova në kohën e ish-Jugosllavisë prej përfundimit të luftës së dytë botërore nuk kanë pas rast që të ndërmerren masa aq drakonike ndaj disa të akuzuarve”, u shpreh ai.

Ndalimi i njëmbëdhjetë personave për ta vizituar ish-presidentin, Haxhim Thaçi në Hagë është i papranueshëm edhe për bashkëluftëtarët e tij.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati tha se është për keqardhje sjellja e Gjykatës Speciale karshi Thaçit.

“Prej asaj gjykate nuk presim mrekulli, e dimë edhe më herë ka ndaluar, ka pas ndalesa tek Cali, tash edhe te presidenti Thaçi, e kemi pranuar me shumë keqardhje sepse unë kam qenë vetë i burgosur, e di çka do të thotë me t’u ndaluar e mos të vije miku, shoku apo dikush me të vizituar. Për ne është e papranueshme si organizatë veçse e kemi dënuar me kohë. Është e papranueshme dhe prej asaj gjykate nuk presim më mirë, çdo ditë presim diçka risi që të ndodh befasi”, theksoi Gucati.

Gjatë kësaj jave, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, nuk ia lejuan ish-presidentit, Hashim Thaçit që ta apelojë vendimin për ndalimin e njëmbëdhjetë personave që ta vizitojnë atë në Hagë.

Në Qendrën e Paraburgimit në Hagë njëri nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet që nga nëntori i vitit 2020.

Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Në qytetin holandez më 15 shtator 2025, pritet të nis paraqitja e provave nga ana e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

The post Ndalimin e vizitave për Thaçin, juristët e konsiderojnë shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut appeared first on Telegrafi.

Spasiqi në paraburgim për krime lufte, dëshmitarët rrëfejnë masakrën në Reznik

21 August 2025 at 21:23

9 anëtarë të familjes Ujkani, në Reznik të Vushtrrisë, më 6 prill 1999 u masakruan e u dogjën nga forcat paramilitare, policore e ushtarake serbe.

Në seancën ku ia caktuan 30 ditë paraburgim si i dyshuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë, erdhi e doli me duar të lidhura. Por gjatë luftës, Sinisha Spasiqin, banorët e Reznikut të Vushtrrisë e kujtojnë me revole në duar dhe të shoqëruar me paramilitarë e forca serbe.

“Spasiqin në këtë shtëpinë e Shaip Zenelit u kanë këtu punkti këtu, u kanë komandandir i paramilitarëve Spasiqi, atë e kam njohur qysh para luftës… qitu e kam pa shumë herë Spasiqin, edhe këtu ka nejt ai me paramilitarët. Atë ditë u dalë me ata paramilatarët me dy kerre prej këtu edhe Spasiqi… knej nuk e kam pa se nuk kam guxu me u afru, se mos po na vrasin…” , ka thënë dëshmitari i masakrës, Bilall Ujkani.

Bilall Ujkani do të bëhej dëshmitar i masakrës së familjes së tij, për të cilën dyshohet edhe Spasiqi.

Një ditë para masakrës, më 5 prill 1999, kushëririn Faikun, e kërcënuan me armë në kokë. Atë e detyruan të tregojë se ku i ka të afërmit.

Të nesërmen, më 6 prill, nisën britmat, ekzekutimet, filluan të shtënat, shtëpitë u dogjën.

Edhe Billalli pa e ditur se çka po ndodhte andej mureve, bashkë me gruan dhe djalin 9 vjeçar po e prisnin vdekjen.

“I tha çka po i bojna po i vrasim, ai tha jo njëherë edhe u nis këndej rreth 20 metra, ai po thotë mos luaj prej këtu se ju vrasim, ky u nis në drejtim të tij, ai vetëm kur njeriu nuk po u tuke vetëm kur e kam pa e ka qu automatin edhe ja ka dhanë një refall në dritare mbi kokë edhe tu kapën ata ndërmjet vete a e pe që gati më vrave mua edhe dulën te kamxhiku te kusherini…”, ka shtuar Ujkani.

E vetmja që mbijetoi nga shtëpitë e vëllezërve ishte Nazmie Ujkani, të cilës ia masakruan burrin, e vetë arriti të largohet.

Bashkë me të, me gruan dhe djalin e mitur, Bilalli tash 77 vjeçar, u kthye tek shtëpitë e vëllezërve.

“Kjo shtëpia e nipit, Ymer Ujkani, edhe jam hy por nuk kam mujt me pa asgjë të kallta krejt, kulmi ish ra, katër shpijave iu ka dalë flaka. Kam vazhdu te shpija dytë Muhamet Ujkani vëllai aty u kanë vëllai me gruan Fatimen edhe aty e kalltë. Jam shku te shtëpia e vëllait, Behxhetit, vëllai Behxheti edhe aty kurgjo nuk kemi mujt me pa. Gruan e ka pasur Nazmija ajo ka shpëtu. Pas kësaj kam shku tek shtepija e vëllait Fehmisë, aty nuk kam pa asgjë. Ishte Sofia, të dy ishin të vrarë e të djegur”, ka thënë Ujkani.

3 vëllezërit, nipin, dy gratë e vëllezërve i pa të vrarë e të djegur deri në asht, por për Bilallin tmerri nuk përfundoi me kaq. Serbët e ekzekutuan edhe kushëririn Faikin, nga i cili një ditë para masakrës, me dhunë kishin marrë informacione për kushërinjtë e tij, të cilët i paralajmëroi për rrezikun, por nuk shpëtuan.

“E kam gjetur Faikin të vrarë plumbin në ballë, shpija nuk ish kallë hiq, e kishin ujdis sikur kur fle”, ka shtuar Ujkani.

Tefik dhe Halide Ujkani, edhe këta kushërinj, u ekzekutuan disa metra më larg, vetëm për faktin se dyshohet që i kishin njohur serbët që i takuan në rrugë dhe u vranë për t’i zhdukur gjurmët e dëshmitarët e mundshëm.

Skena e krimit kishte mbetur e paprekur në qiell të hapur deri më 17 qershor. Atë ditë mbesa, Nedimja, u kthye, në shtëpinë ku ishte rritur, duke e kërkuar nënën e babën.

“Ata gjatë bisedës në mes vete i kam dëgju, që këtu është përdor diçka se këtu nuk mundet trupi i njeriut me u djeg në atë formë me u bë shkumë edhe mbetjet kanë qenë të pakta të tilla, prej secilës kuformë ne kemi arritur me thanë kështu, një palë grushta eshtra me i gjetë për me i dëshmu krejt. Njëjtë i ke gjetë edhe prindërit e tu? Njëjtë të dy prindërit e mi. Njëjtë prindërit e mi njëtjë axhallarët, pak diçka pjesën e kurrizit e ka pasur më të ruajtur djali i axhës, Ymer Ujkani”, ka thënë Nedime Ujkani.

Pak kocka nga ato çka kanë mbetur nga 9 anëtarët e familjes Ujkani, u varrosën më 23 qershor 1999.

Sinisha Spasiqi përpos për pjesëmarrjen në masakrën e Reznikut dyshohet edhe për dëmtim e plaçkitje, dhunë fizike e seksuale ndaj civilëve gjatë luftës në Vushtrri.

Për krime ndaj shqiptarëve në këtë zonë, përfshirë edhe Reznikun, aktakuzë është ngritur edhe ndaj serbit, Sllagjan Trajkoviq.

Në Reznik, Vërnicë dhe Shallc gjatë luftës janë vrarë e masakruar 21 civilë shqiptarë./Tv Dukagjini

The post Spasiqi në paraburgim për krime lufte, dëshmitarët rrëfejnë masakrën në Reznik appeared first on Telegrafi.

Haxhiu: Moscertifikimi i Listës Serbe është fitore për demokracinë

21 August 2025 at 19:59

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka përshëndetur vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ajo e ka cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e demokracisë dhe sigurisë në Kosovë.

“Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe përbën një fitore të rëndësishme për demokracinë, integritetin e procesit zgjedhor dhe sigurinë qytetare e shtetërore. Lista Serbe, në mënyrë të përsëritur, ka vepruar kundër parimeve kushtetuese dhe ka cenuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës. Ajo nuk ka synuar përfaqësim qytetar, por ka shërbyer si dorë e zgjatur e Vuçiqit. Sulmi terrorist në Banjskë, i organizuar nga kryetari i saj faktik, Milan Radoiçiq, është një nga aktet kriminale ndaj të cilave Kosova ka reaguar me vendosmëri”, ka deklaruar Haxhiu.

Edhe pse disa njohës të çështjeve juridike e kanë vlerësuar këtë vendim si të padrejtë, Haxhiu theksoi se ai është plotësisht në përputhje me Kushtetutën.

“Moscertifikimi i saj është vendim i drejtë, legjitim dhe në përputhje të plotë me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës. Ky është garant që zgjedhjet do të jenë shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve, pa ndërhyrje të jashtme dhe pa presione nga struktura kriminale. Institucionet mbeten të përkushtuara për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë, gjithëpërfshirës dhe demokratik”, ka shtuar ajo.

The post Haxhiu: Moscertifikimi i Listës Serbe është fitore për demokracinë appeared first on Telegrafi.

I jep 9 mijë dollarë false për të mbuluar borxhin prej mbi 21 mijë euro – aktakuzë ndaj pejanit

21 August 2025 at 15:51

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.M., i cili akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i parasë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2023, ku i pandehuri A.M. duke qenë në dijeni se paratë janë të falsifikuara, i vë ato në qarkullim.

Ai kishte borxh ndaj personit tjetër, S.Q., në vlerë prej 21,500 euro. Fillimisht, i kthen 3,500 euro, ndërsa për pjesën e mbetur prej 18,000 euro në formë “garancie” i dorëzon 9,000 dollarë, të cilët rezultuan të jenë të falsifikuar.

“Në muajin nëntor 2023, i’a jep shumën prej 9,000.00 (nëntëmijë dollar) $ të cilat ishin të falsifikuara,” thuhet në aktakuzë.

Prokurori i rastit, përveç kërkesës për dënimin e të pandehurit, ka propozuar konfiskimin e parave të falsifikuara dhe kompensimin e dëmit ndaj të dëmtuarit. /Telegrafi/

The post I jep 9 mijë dollarë false për të mbuluar borxhin prej mbi 21 mijë euro – aktakuzë ndaj pejanit appeared first on Telegrafi.

Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e Muhamet Alidemajt, i akuzuar për masakrën e Izbicës

19 August 2025 at 18:54

Gjykata e Apelit ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj Muhamet Alidemajt, i akuzuar për pjesëmarrje në kryerjen e masakrës së Izbicës më 28.03.1999, të kryer nga forcat serbe.

“APROVOHET si e bazuar ankesa e mbrojtësit të akuzuarit Muhamet Alidemaj, av Millosh Deleviq,.. ANULOHET aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Departamentin Special i datës 12.07.2024 dhe çështja kthehet në rigjykim” – thuhet në vendimin e Apelit.

Apeli ka vendosur që aktgjykimi i Themelores ndaj Ademajt në pikën III të dispozitivit të mbetet i paprekur, dhe të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në vendimin e ardhshëm nga Gjykata e Prishtinës.

Prokuroria Speciale po akuzon Muhamet Alidemajn se së bashku me ushtrinë dhe policinë serbe kishin shkuar te livadhi ku ishin të grumbulluar popullsia civile, duke përdorur dhunë, kishin bërë ndarjen e grave dhe fëmijëve nën moshën 12-vjeç e dhunshëm i kishin detyruar që të shkojnë në Shqipëri.

Ndërsa burrat i kishin ndarë në grupe. Sipas dosjes, rreth 130 persona ishin ekzekutuar me armë automatike, ndërsa kishin arritur që të shpëtojnë vetëm 12.

Muhamet Alidemaj në korrik të vitit 2024 ishte dënuar nga Gjykata e Prishtinës me 15 vjet burg.

Ky vendim ishte marrë nga trupi gjykues i përbërë nga Vesel Ismaili – kryetar dhe anëtarët Kushtrim Shyti dhe Violeta Namani.

Kundër vendimit të Themelores ankesë kishte ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Muhamet Alidemaj, avokati Millosh Deleviq, me pretendimin se kishte pasur shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkelje të ligjit penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe vendimit mbi saksionin penal.

Avokati Deleviq kishte propozuar që Gjykata e Apelit ta aprovojë ankesën dhe ta ndryshojë aktgjykimin e ankimuar ashtu që të nxjerrë aktgjykim lirues ose të anulojë aktgjykimin dhe ta kthejë çështjen në rigjykim.

Ndërsa Prokuroria e Apelit me parashtresën e datës 09.01.2025 kishte propozuar që ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit të refuzohet si e pabazuar.

Gjetjet e Gjykatës së Apelit

Gjykata e Apelit pas analizimit dhe vlerësimit të ankimuar dhe pretendimeve ankimore të mbrojtjes ka gjetur se aktgjykimi i Gjykatës së shkallës së parë është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, të pretenduara në ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit.

Në gjetjet e Gjykatës së Apelit thuhet se aktgjykimit të shkallës së parë i mungojnë arsyet për faktet vendimtare, nuk janë vlerësuar në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse dëshmitë dhe provat, nuk janë dhënë shpjegimet e nevojshme lidhur me kontradiktat në përmbajtjen e tyre gjë që aktgjykimin e bëjnë të pakuptueshëm dhe kundërthënës e që domosdoshmërisht kushtëzojnë anulimin e aktgjykimit të ankimuar dhe kthimin e çështjes në rigjykim.

Sipas pikëpamjes së kolegjit të Apelit, ekzistojnë edhe shkelje në relacion me vërtetimin e gjendjes faktike në raport me faktet vendimtare që kanë të bëjnë me identifikimin e të akuzuarit Muhamet Alidemaj.

“Gjithashtu përshkrimi i fakteve inkriminuese në dispozitiv të aktgjykimit siç janë veprimet e përshkruara në pikën I (ndarja e grave/fëmijëve, ndarja e burrave në 3 grupe, dërgimi në vendin e caktuar dhe ekzekutimi i personave) si dhe në pikën II (trajtimi çnjerëzor, cenimi i integritetit trupor, zhvendosja, grabitja dhe shkatërrimi i pasurisë civile,… djegia e shtëpive dhe dëbimi i civilëve drejt Klinës dhe pastaj për në Shqipëri), nuk janë të konkretizuara në aspektin e rolit dhe veprimeve konkrete të të akuzuarit dhe nuk është arsyetuar se me cilat prova të administruara në shqyrtim gjyqësor janë vërtetuar këto veprime konkrete lidhur me të akuzuarin Muhamet Alidemaj.” – thuhet në vendim.

Kolegji i Apelit gjen se Gjykata e shkallës së parë nuk ka paraqitur arsye të qarta dhe të mjaftueshme në lidhje me gjendjen faktike të vërtetuar.

“Nuk mjaton që në arsyetimin e aktgjykimit të listohen thjesht provat e administuara në shqyrtim gjyqësor; gjykata duhet të sqarojë se çfarë është vërtetuar me secilën provë dhe si ka ardhur në përfundimin për shpalljen fajtor të të akuzuarit.” – thuhet në vendimin e Apelit.

Më tej në këtë vendim thuhet se Gjykata e shkallës së parë ka dështuar të identifikojë me saktësi veprimet konkrete të ndërmarra nga i akuzuari Alidemaj.

“Gjykata e shkallës së parë e ka shpallur fajtor të akuzuarin për krime lufte kundër popullatës civile, por ka dështuar të identifikojë me saktësi veprimet konkrete të ndërmarra prej tij, mënyrën e kontributit të tij në bashkëkryerje në realizimin e krimeve si dhe shkallën e pjesëmarrjes në bashkëkryerje” – thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Më tej në vendim thuhet se arsyetimi i Gjykatës së shkallës së parë mbetet i përgjithësuar.

“Arsyetimi i gjykatës mbetet i përgjithësuar dhe nuk i përgjigjet kërkesave të nenit 370 paragrafi 7 të KPP-së për arsyetim të qartë dhe të plotë të vendimit” – thuhet në vendim.

Në vendim thuhet se kolegji i Apelit nuk e konteston faktin e ekzekutimit të 130 civilëve në ditën kritike, i cili rezulton i pranuar dhe i mbështetur në provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor.

“Megjithatë, në pikën I të dispozitivit të aktgjykimit të shkallës së parë thuhet se “secilin grup i dërguan në një vend të caktuar dhe i ekzekutuan me armë automatike”, por nuk sqarohet se ku dhe cili ishte ky vend, kush i ka dëguar grupet atje dhe në ç’mënyrë është vërtetuar prania e të akuzuarit në atë vend dhe moment në ekzekutimin 130 civlëve” – thuhet në vendim.

Në vendim thuhet se Gjykata e shkallës së parë nuk ka arsyetuar se me cilat prova konkrete ka konstatuar se i akuzuari ka ndërmarrë ndonjërën nga këto veprime.

“… përkatësisht nuk ka dhënë një arsyetim faktik dhe juridik që do të mundësonte ndërlidhjen e tij me ndarjen e burrave apo me aktin e ekzekutimit.” – thuhet në vendim.

Sipas Apelit kjo mungesë e arsyetimit e bën aktgjykimin e ankimuar të mangët, të pakuptueshëm dhe kundërthënës ndërmjet dispozitivit dhe arsyetimit.

Në vendimin e Apelit thuhet se provat janë thjesht të renditura, pa analizë dhe pa arsyetim që të tregojë se çfarë vërtetojnë në mënyrë konkrete si dhe mungesa e këtij arsyetimi e bën aktgjykimin të paqëndrueshëm.

Në gjetjet e Gjykatës së Apelit thuhet se mangësi thelbësore e aktgjykimit të Themelores është mungesa e arsyetimit lidhur me kontradiktat evidente në deklarimet e dëshmitarëve, sidomos ato që lidhen me kohën dhe mënyrën e pranisë së të akuzuarit Alidemaj në fshatin Izbicë.

“Një mangësi thelbësore e aktgjykimit të shkallës së parë është mungesa e arsyetimit lidhur me kontradiktat evidente në deklarimet e dëshmitarëve, sidomos ato që lidhen me kohën dhe mënyrën e pranisë së të akuzuarit Muhamet Alidemaj në fshatin Izibicë dhe ndërlidhjen e kësaj me aktet e ekzekutimit”.

“Një tjetër kontradiktë lidhet me çështjen e uniformës. Përveç se dëshmitarët kanë dhënë deklarime të ndryshme, disa duke thënë se i akuzuari ditën kritike ka qenë me uniformë ushtarake, të tjerë me veshje civile, kolegji gjen se vetë aktgjykimi i shkallës së parë përmban paqartësi të mëdha” – thuhet ndër të tjera në vendim.

Në fund Gjykata e Apelit i ka rekomanduar Themelores që në mënyrë të veçantë të vlerësojë sërish dhe me kujdes të shtuar besueshmërinë e dëshmive mbi identifikimin e të akuzuarit dukë marrë parasysh periudhën e gjatë kohore ndërmjet ngjarjes dhe deklarimeve,  paqartësitë apo ndryshimet ndërmjet deklarimeve të dhëna në hetuesi dhe atyre në shqyrtim gjyqësor dhe mospërputhjet kohore lidhur me momentin e pranisë së të akuzuarit në vendin e ngjarjes.

Ky vendim është marrë nga kolegii gjykues i përbërë nga Vaton Durguti (kryetar i kolegjit), Mentor Bajraktari dhe Bashkim Hyseni (anëtarë).

Seanca në Gjykatën e Apelit për këtë rast ishte mbajtur më 23.01.2025, ndërsa aktgjykimi mban datën 23.04.2025.

Për çka akuzohet Muhamet Alidemaj?

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, i akuzuari Muhamet Alidemaj ka kryer veprën penale – krime kundër popullatës civile në Kosovë gjatë kohës së luftës.

I njëjti sipas aktakuzës më 28 mars 1999 së bashku me forcat ushtarake dhe policore serbe kishin zbritur nga mali për t’u nisur në drejtim të fshatit Izbicë, me të arritur në fshat të njëjtit shkuan në shtëpinë e të dëmtuarës Xh. O., ku nga kjo e fundit morën shumën prej 1,000 marka gjermane e më pas i vunë flakën pasurisë së të dëmtuarës. Nën kërcënim të armës të njëjtën e kanë detyruar që t’i prijë gjatë kontrollit të shtëpisë së saj.

Tutje dosja thotë se Alidemaj së bashku me ushtrinë dhe policinë serbe shkojnë te livadhi ku ishin të grumbulluar popullsia civile, duke përdorur dhunë, bëjnë ndarjen e grave dhe fëmijëve nën moshën 12-vjeç e dhunshëm i detyrojnë që të shkojnë në Shqipëri.

Ndërsa burrat i ndajnë në grupe dhe bëhet ekzekutimi i tyre me armë automatike, duke vrarë rreth 130 persona, ndërsa kishin arritur që të shpëtojnë vetëm 12 civilë.

Gjykimet për krime lufte

Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar për “krime lufte” dhe për “krime kundër njerëzimit”, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”, të kryera edhe në luftërat në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog, pasi Millosheviq kishte vdekur më 11.03.2006 në qeli, teksa po mbahej në paraburgim.

Millan Millutinoviq, ish-Kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për “krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë”.

Nikolla Shainoviq, Zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për “krime kundër njerëzimit” dhe “shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës”.

Dragolub Ojdaniq, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për “krime kundër njerëzimit”.

Nebojsha Pavkoviq, ish-Komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për “krime kundër njerëzimit” dhe “shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës”.

Vlladimir Llazareviq, ish-Komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për “krime kundër njerëzimit”.

Sreten Llukiq, ish-Shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për “krime kundër njerëzimit” dhe “shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës”.

Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu, raporton Kallxo.

The post Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e Muhamet Alidemajt, i akuzuar për masakrën e Izbicës appeared first on Telegrafi.

Me armë dhe përdorimin e forcës grabitën pompën e benzinës, aktakuzë ndaj katër personave në Pejë

19 August 2025 at 14:59

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve L.B., L.M. F.M. dhe Sh.Gj, për shkak të veprës penale “Grabitja” dhe kundër të pandehurit L.M. për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, të pandehurit më datën 21.05.2025, rreth orës 23:35 min në Pejë, duke vepruar si anëtar të grupit, me armë dhe me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze, grabisin pompën e derivateve DHF në Pejë.

“Të pandehurit më datën 21.05.2025, rreth orës 23:35 min në Pejë, duke vepruar si anëtar të grupit, me armë dhe me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze, grabisin pompën e derivateve DHF në Pejë, ashtu që të njëjtit fillimisht sigurojnë një armë të gjatë, pastaj me veturën e njërit prej të pandehurve, shkojnë në vendin e ngjarjes, i vendosin maskat në kokë, dalin nga vetura me armë, futen brenda në marketin e pompës dhe nën kërcënimin e armës dhe kanosjes serioze, punëtorit të kësaj kompanie i marrin shumën prej 905€, pastaj kthehen në veturë dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa parat i ndajnë përgjysmë”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit në aktakuzë, përpos që ka kërkuar dënimin e të pandehurve, ka propozuar edhe konfiskimin e veturës Golf II, konfiskimin e parave të gjetura tek të pandehurit në shumën prej 575€, konfiskimin e armës dhe lëshimin e urdhrit për kompensimin e humbjes apo dëmit, të shkaktuar të dëmtuarit si rezultat i veprës penale. /Telegrafi/

The post Me armë dhe përdorimin e forcës grabitën pompën e benzinës, aktakuzë ndaj katër personave në Pejë appeared first on Telegrafi.

Një muaj paraburgim për Sinisha Spasiq, dyshohet për vrasje dhe dhunim seksual të civilëve gjatë luftës në Vushtrri

19 August 2025 at 14:54

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe përmes Aktvendimit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit, Sinisha Spasiqit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.

Gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin S.S., pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 06.04.1999, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, i pandehuri S.S. me pjesëtarë të tjerë të uniformuar, me uniforma të policisë dhe ushtrisë së Serbisë në fshatin Reznik të Vushtrrisë gjatë një aksioni mirë të organizuar kishin plaçkitur e djegur shtëpi dhe kishin vrarë civil të paarmatosur dhe atë I.U., M.U. me bashkëshortet, po ashtu B.U., F.U., S.U. dhe F.U., gjatë ditës kritike ishin vrarë edhe T.U. me bashkëshorten H.U., ndërsa pas plaçkitjes së parave, e kishin marr me dhunë viktimën B. e kishin dërguar në katin e dytë të shtëpisë, ku fillimisht e kishin rrahur, maltretuar dhe dhunuar seksualisht njëri pas tjetrit, me ç’rast i kishin shkaktuar të njëjtës lëndime të rënda trupore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Gjykata vlerësoj se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë dhe komplekse, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme, për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Gjykata konstatoj se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S. nëse gjendet në liri, mund të arratiset duke pasur parasysh faktin se është shtetas i Serbisë, andaj ka gjasa reale se mund të arratiset dhe i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për fazat tjera të procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

 

 

The post Një muaj paraburgim për Sinisha Spasiq, dyshohet për vrasje dhe dhunim seksual të civilëve gjatë luftës në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

U kapën në flagrancë duke luajtur bixhoz në Isniq të Deçanit, Gjykata cakton masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarit

19 August 2025 at 12:47

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendimin lidhur me 13 të pandehurit, të cilët u kapën në flagrancë duke luajtur bixhoz në fshatin Isniq të Deçanit, gjatë një aksioni të Prokurorisë Themelore në Pejë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Agnesa Zeqiraj-Çetaj.

“Lidhur me vendimin e marrë dje nga gjykata, për 12 të pandehurit është caktuar masa e arrestit shtëpiak për një muaj, nga data 17.08.2025 deri më 17.09.2025, për dyshimin e bazuar për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” sipas nenit 294 të KPRK-së, të lidhura me nenin 77 dhe 31. Ndërsa ndaj të pandehurit të 13 është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor për një muaj, nga data 17.08.2025 deri më 17.09.2025, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të KPRK-së”, deklaroi ajo.

Ndryshe, 13 persona u arrestuan të dielën në Isniq të Deçanit gjatë një aksioni të zhvilluar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë.

Gjatë këtij aksioni, autoritetet sekuestruan rreth 17 mijë euro, një armë zjarri, shufra metalike, thika, si dhe prova materiale shtesë që lidhen me veprën penale të dyshuar. /Telegrafi/

The post U kapën në flagrancë duke luajtur bixhoz në Isniq të Deçanit, Gjykata cakton masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarit appeared first on Telegrafi.

Top Kolshi më 2024 ishte dënuar me 800 euro për akuzën se e goditi me gyp plastike Enver Bajraktarin, të cilin një vit pas dyshohet se e vrau dhe e groposi

19 August 2025 at 10:49

Top Kolshi i cili po dyshohet për vrasjen dhe groposjen e tani të ndjerit Enver Bajraktari, në vitin 2024 ishte dënuar nga Gjykata në Lipjan me 800 euro gjobë për akuzën se më 25 gusht 2022 në Baicë të Lipjanit i kishte shkaktuar lëndime trupore Bajraktarit, duke e goditur me gyp plastike.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, të marrë më 8 tetor 2024, në të cilin thuhet se Kolshi u shpall fajtor dhe u dënua me 6 muaj burgim, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit u zëvendësua me 800 euro gjobë.

Sipas vendimit, më 25 gusht 2022 në fshatin Baicë, Komuna Lipjan, pas një mosmarrëveshje paraprake mes Top Kolshit dhe tani viktimës Enver Bajraktari, Kolshi e godet me gyp plastike në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

“Me datë 25.08.2022, rreth orës 08:30 në fshatin B. në L., pas një mosmarrëveshje paraprake që kishin ndërmjet veti, i pandehuri T. K., me dashje dhe qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore e godet të

dëmtuarin E. B., me gyp të plastikës në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, mjet ky i rrezikshëm që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit”, thuhet në këtë vendim.

Në vendim thuhet se Kolshi më pas e kishte goditur Bajraktarin edhe me shuplakë, duke i shkaktuar skuqje dhe ënjte të lehtë.

“…i dëmtuari si rezultat i goditjeve ka pësuar skuqje dhe ajtje të lehtë, gjakderdhje nën lëkurore në krah, 3 hematoma në shpinë, 5 hematoma në vithe, 3 hematoma në këmbën e majtë, 2 hematoma në kokë si dhe skuqje dhe gërvishtje e veshit të djathtë, lëndime këto të shkaktuara nga goditja me mjet të fortë mbretës, që si të tilla, paraqesin DËMTIME TË LEHTA TRUPORE me pasoja të përkohshme të shëndetit”, thuhet në vendim.

Me këto veprime, sipas aktakuzës, Top Kolshi ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, pika 1.4 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjithnjë sipas vendimit, Kolshi në shqyrtim fillestar kishte pranuar fajësinë, ishte shprehur i penduar dhe i kishte premtuar Gjykatës se nuk do t’i përsërisë ato veprime. Kishte thënë se është pajtuar me tani të ndjerin Bajraktari.

“Në shqyrtimin fillestar i pandehuri ka deklaruar se e ndin veten fajtor dhe e pranon fajësinë me vullnetin e tij, pa presion, me vetëdije të plote. Eshte shprehur i penduar, i vjen keq qe është ne gjykate, pas dy tri dite ka deklaruar se është pajtuar me Enverin dhe me familjen e tij. Gjykatës i ka premtuar se nuk e perserit me këtë vepër penale dhe nuk e ka perseritur dhe është duke punuar ne bujqesi per familje si dhe per veten. I ka premtuar gjykates se kjo nuk do te ndodhe më”, thuhet në atë vendim.

Për pranimin e fajësisë, në vendim thuhet se ishte pajtuar edhe avokati i Kolshit, Halim Shala, duke e lutur gjykatën që me rastin e sanksionit penal të ketë parasysh gjendjen ekonomike të të akuzuarit, pajtimin me palën e dëmtuar dhe premtimin që në të ardhmen nuk do të përsërisë veprime të tilla të cilat bien ndesh me ligjin.

Kurse, prokurorja e shtetit, Nebahate Salihu nuk e kishte kundërshtuar pranimin e fajësisë, duke propozuar që Kolshi të shpallet fajtor dhe të marrë dënimin e merituar, si dhe ka propozuar që me rastin e matjes së dënimit si rrethanë lehtësuse të marrë pranimin e fajësisë, ndërsa si rrethanë rënduese shkallën e lartë të dashjes për kryerjen e veprës penale.

Më pas, Gjykata kishte aprovuar pranimin e fajësisë të bërë nga Kolshi, duke e dënuar me 6 muaj burgim e që me pëlqimin e vetë të akuzuarit dënimi me burgim i ishte zëvendësuar me 800 euro gjobë. Aty përmendet që Gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit mori parasysh edhe faktin se i akuzuari ka qenë i dënuar edhe më parë.

Më pak se një vit pas këtij dënim, Top Kolshi dyshohet se ka vrarë dhe groposur personin të cilit akuzohej se i kishte shkaktuar lëndime trupore, Enver Bajraktarit, duke e vrarë dhe groposur në Baicë të Lipjanit mes datave 3 dhe 4 gusht 2025.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar më 18 gusht mbi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit në rastin ky dyshohet se Kolshi ka vrarë dhe pastaj groposur Bajraktarin në fshatin Baicë. Në seancë dëgjimore, ai kishte deklaruar se është penduar, nuk kishte qëllim që ta vriste viktimën dhe se viktima kishte qenë në pronën e tij dhe e kishte sulmuar në pronën e tij.

The post Top Kolshi më 2024 ishte dënuar me 800 euro për akuzën se e goditi me gyp plastike Enver Bajraktarin, të cilin një vit pas dyshohet se e vrau dhe e groposi appeared first on Telegrafi.

Specialja rinis punën me konferencë përgatitore për ish-krerët e UÇK-së

18 August 2025 at 23:27

Dhomat e Specializuara në Hagë të martën do ta rinisin punën, pas pushimit veror, me konferencën përgatitore të mbrojtjes së Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Sipas avokatëve, dëshmitarët e mbrojtjes, që pritet të jenë personalitete të shquara, do t`i përmbysin dëshmitë e dëshmitarëve të prokurorisë. Ndërkohë, nga monitoruesit thuhet se procesi që është tej zgjatur, është shoqëruar me mos transparencë për publikun.

Të martën, Dhomat e Specializuara të Hagës do ta rifillojnë punën pas pushimit veror. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të dalin para trupit gjykues në konferencën përgatitore të mbrojtjes.

Ndërkohë, kanë mbetur edhe pesë javë deri në vazhdimin e gjykimit, ku më 15 shtator pritet të fillojë dëshminë, dëshmitari i parë i mbrojtjes.

Pritshmëri të mëdha për dëshmitarët ka avokati i akredituar nga Dhomat e Specializuara, Skënder Musa, sipas të cilit, do të ndryshojë e tërë rrjedha e gjykimit.

“Këta dëshmitarë natyrisht që pres që kanë me i shkatërrua të gjitha pretendimet, të gjitha provat e falsifikuara nga Serbia dhe të gjithë dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët e Serbisë që kanë rrejshëm në Tribunalin, në gjykatën e Hagës, pra në gjykatën Speciale për shkak se nuk mund të krahasohet një diplomat evropian apo amerikan, anëtari i NATO-s, anëtari i Bashkimit Evropian apo i Qeverisë amerikane me dëshmitarë që ne i kemi dëgju që kanë fol për humbje të lopëve, humbje të pasurisë kur dihet që ka qenë luftë apo për ndalim të një bashkëpunëtori të Serbisë që ka punu polic, pylltar që i ka shërby shërbimit ushtarak të Serbisë”, tha Musa për RTK.

Ndërkaq, procesin e ka quajtur të stërzgjatur dhe të mbyllur për publikun, monitoruesi Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Sipas tij, publiku dhe monitoruesit kanë pak informata për procesin.

“Trupi gjykues duhet ta ketë parasysh që të njëjtit që një kohë të gjatë janë duke qëndruar në paraburgim dhe duhet të merren masa që ky proces të përshpejtohet dhe sa më shpejt të kemi një vendim të shkallës së parë. Tanimë me dëgjimin e të gjithë dëshmitarëve të prokurorisë dhe administrimit të provave materiale nga ana e prokurorisë, sigurisht që shumica e kushteve për caktimin e paraburgimit tanimë kanë përfunduar dhe nuk mund të ekziston mundësia e ndikimit në dëshmitarë të prokurorisë sepse tanimë janë dëgju”, thaksoi ai.

Javën e kaluar, Apeli Ia refuzoi Veselit, Krasniqit dhe Selimit kërkesën për lirim të përkohshëm, ndërkaq u raportua se prokuroria ka kërkuar nga gjykata që t`ia ndalojë Thaçit vizitat nga familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij, me arsyetimin se po e informojnë për situatën politike dhe ekonomike në vend.

The post Specialja rinis punën me konferencë përgatitore për ish-krerët e UÇK-së appeared first on Telegrafi.

Qorrolli: Vendimi i Kushtetueses është precedent i rrezikshëm në Kosovë

18 August 2025 at 18:21

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen të pavlefshme të seancave të Kuvendit.

Në një postim në Facebook, Qorrolli ka thënë se për herë të parë Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të madh pa iu referuar asnjë kushtetute evropiane apo botërore dhe pa marrë shembull nga aktgjykimet e gjykatave simotra.

“Ky është një fakt i pazakontë, por edhe domethënës: asnjë precedent, asnjë rast krahasues, asnjë përvojë e ngjashme nga bota demokratike”, ka deklaruar ai.

Sipas Qorrollit, mungesa e krahasimeve ndërkombëtare e bën vendimin “të izoluar, të brishtë dhe të ndërtuar mbi logjikë të brendshme të dobët”. Ai e ka quajtur “tejkalim të mandatit kushtetues” vendosjen nga Gjykata të rregullit të tri tentativave për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe kufizimit 30-ditor.

“Kur Gjykata shpik një rregull numerik të tillë, nuk e ka kryer detyrën e saj primare – interpretimin e Kushtetutës”, ka shtuar Qorrolli.

Ai ka paralajmëruar se ky precedent e vendos Gjykatën në një pozitë të rrezikshme, pasi në vend që të forcojë besimin te Kushtetuta, e cenon atë duke krijuar përshtypjen se normat kushtetuese mund të shpiken pa mbështetje në tekst apo në traditën evropiane të konstitucionalizmit./Telegrafi/

The post Qorrolli: Vendimi i Kushtetueses është precedent i rrezikshëm në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Aktakuzë ndaj dy personave nën dyshimin se lejuan rrënimin e “Sarajit të vjetër” në Prizren , shkaktuan dëm në vlerë mbi 15 milionë euro

18 August 2025 at 14:02

Prokuroria Themelore në Prizren, departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër P.B., dhe E.Th., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sipas aktakuzës, të pandehurit P.B. dhe E.Th., në cilësitë e tyre zyrtare në Komunën e Prizrenit, duke tejkaluar kompetencat dhe duke mos i përmbushur detyrat ligjore, kanë lejuar rrënimin e objektit të mbrojtur kulturor “Saraji i vjetër” dhe ndërtimin e një kompleksi banesor, duke shkaktuar dëm të pariparueshëm trashëgimisë kulturore në vlerë prej mbi 15 milionë euro.

“Sipas aktakuzës, në periudhën kohore prej datës 05.01.2024 deri më 04.04.2024 në Prizren, i pandehuri i parë P.B., në cilësinë e personit zyrtar – drejtor i drejtorisë për urbanizëm në Komunën e Prizrenit, ndërsa e pandehura e dytë E.Th., në cilësinë e bashkëpunëtores profesionale në DUPH në komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre dhe nuk i përmbushin detyrat me qëllim të shkaktimit të dëmit Ministrisë së Kulturës (MKRS), duke mundësuar përfitim të dobisë pasurore për investitorin A.Xh., në atë mënyrë që i pandehuri P.B., në cilësinë e drejtorit të DUPH edhe pse ka pas njohuri se kompleksi “Saraji i vjetër” në Prizren është në kuadër të mbrojtjes së përhershme të monumenteve kulturore, nuk e parandalon rrënimin e tij, ndërsa e pandehura E.Th., më datë 05.01.2024 pas kërkesës së investitorit A.Xh., fillimisht lëshon kushtet ndërtimore, dhe vazhdon  më datë 15.01.2024 ku e lëshon vendimin për rrënimin e objekteve ekzistuese, dhe më datë 04.04.2024 lëshon lejen e ndërtimit investitorit A.Xh., për të ndërtuar kompleks banesor në objektin e trashëgimisë kulturore “Saraji i vjetër” në Prizren, krejt kjo në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për trashëgiminë kulturore dhe listën e aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme, ashtu që me dashje tejkalojnë dhe nuk i përmbushin detyrat e tyre të cila janë të përcaktuara me ligj në drejtimin të moslejimit të rrënimit të objektit “Saraji i vjetër” dhe ndërtimit mbi gërmadhat e saj të kompleksit banesor, me ç’rast shkaktohet një dëm i pariparueshëm i trashëgimisë kulturore në shumë rreth 15.961.832.70 € (pesëmbëdhjetë milionë, e nëntëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind e tridhjetë e dy euro, e shtatë dhjetë cent)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/

 

 

The post Aktakuzë ndaj dy personave nën dyshimin se lejuan rrënimin e “Sarajit të vjetër” në Prizren , shkaktuan dëm në vlerë mbi 15 milionë euro appeared first on Telegrafi.

“Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan

18 August 2025 at 12:30

Top Kolshi, i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit, në Baicë të Lipjanit, në seancën dëgjimore të mbajtur më 13 gusht 2025 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë deklarimit ka thënë se nuk kishte qëllim që ta vriste viktimën dhe se viktima kishte qenë në pronën e tij dhe e kishte sulmuar në pronën e tij.

Sipas vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Kolshi ka deklaruar se është penduar për veprën që ka kryer.

“E përkrahu fjalën e avokatit tim dhe shtoj se me vjen keq për familjen e të ndjerit dhe të ndjerin, nuk kam pas arsye dhe as qëllim që ta mbys dhe jam penduar. Ka qenë në pronën time dhe më ka sulmuar në pronën time”, citohet të ketë deklaruar Kolshi.

Në vendim thuhet se mbrojtësi i të dyshuarit Kolshi, avokati Halim Shala ka propozuar që ndaj të mbrojturit të tij të bëhet ekzaminim psikiatrik.

“E kundërshtojmë kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit, meqenëse kjo mase ka të bëjë me sigurinë e klientit tim për shkak të raporteve që kane me familjen e viktimës pasi që jetojnë në të njëjtin vend, le te mbetet si e tillë në këtë fazë me propozim që gjatë kësaj periudhe të bëhet një ekzaminim psikiatrik për z.Kolshi me të cilën do të vërtetohet dhe argumentohet në mënyrë objektive gjendja e afektit mendor, respektivisht të vërtetohet se në kohën e kryerjes së veprës penale i njëjti a ka qenë në gjendje të kuptoj veprimet e veta”, citohet deklarimi i Shalës.

Lidhur me këtë, prokurori Arben Hoti ka thënë se do ta kenë parasysh njoftimin e mbrojtjes lidhur me mundësinë e paraqitjes së kërkesës për ekzaminim psikiatik dhe kërkoi nga mbrojtja që në rast se posedojnë dokumente të mëhershme shëndetësore të kësaj natyre, t’i dorëzojnë në Prokurori.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se mes datës 3 gusht ora 16:00 e deri më 4 gusht në ora 12:10 në fshatin Baicë- Komuna e Lipjanit, i pandehuri Kolshi për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake, me dashje e në bashkëkryerje me persona të paidentifikuar, privojnë nga jeta tani të ndjerin Bajraktari.

Aty thuhet se Enver Bajraktari, rreth orës 16:00 të 3 gushtit, ka dalë nga shtëpia e tij duke dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhe të fshatit, e ku më pas i njëjti goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, e më pas ngufatet. Pastaj, trupin e tij, e tërheqin zvarrë disa metra duke kaluar përmes një are të mbjellë me misër, hiqen disa rrënjë misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi një metër brenda saj vendoset trupi i viktimës, dhe më pas mbulohet trupi me dërrasa.

Gjithnjë sipas vendimit, më pas, gropa u mbulua me dhe, kurse aty u rivendosën rrënjët e misrit. Më pas, familjarët bënë kërkime rreth fshatit dhe më 4 gusht, në ora 12:10 e gjetën trupin e viktimës pa shenja jete.

Prandaj për këto veprime, Kolshi dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal.

Kolshi dyshohet po ashtu edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të Kodit Penal. Krejt kjo pasi që në shtëpinë e tij me dashje dhe vetëdije, pa autorizim kishte mbajtur një armë të tipit Zastava dhe 50 gëzhoja.

Në vendim po ashtu thuhet se raporti analitik i pamjeve të kamerave të sigurisë vërteton faktin se viktima ishte nisur në drejtim të vendit të quajtur “ara e misrit”, dhe lëvizjet e të pandehurit fillimisht afër shtëpisë së kushëririt të viktimës e pastaj shkuarja tek vendi i quajtur “ara e misrit”.

Në vendimin që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se nga deklaratat e dëshmitarëve Q.B., Q.B., dhe A.B., thuhet se ata kanë spjeguar që viktima me tani të pandehurin kanë pasur mosmarrëveshje para 2 viteve dhe se në ditën kritike ka dalë me lopë dhe nuk është lajmëruar.

Ndërkaq, nga raporti i autopsisë rezulton se viktima kishte lëndime në trup dhe si pasojë e ngufatjes ka ardhur deri te vdekja.

Në lidhje me veprimet, thuhet se Kolshi në Polici, e po ashtu edhe në seancë dëgjimore ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Andaj, Gjykata Themelore ka ardhur në përfundimin se marrë parasysh se Kolshi është njoftuar për hetimet që po zhvillohen ndaj tij, mosha e re, dënueshmëria e veprës penale dhe fakti se është i pamartuar, mund të ekzistojë rreziku i përsëritjes së veprës dhe arratisjes.

Gjithashtu, Gjykata ka gjetur se bazuar edhe në peshën e veprës penale dhe rrethanat nën të cilat dyshohet se Kolshi ka kryer veprën penale- fshehja e trupit të pajetë i cili më pas u gjet i groposur, kushtëzohet caktimi i masës së paraburgimit.

Po ashtu, në vendim thuhet se duhet marrë parasysh edhe e kaluara kriminale e të pandehurit, i cili rezulton se ka dy akgjykime të plotfuqishme, e njëri prej tyre (i datës 25 nëntor 2024) ka të bëjë me vepër penale kundër jetës dhe trupit, e në të cilin rast besohet se viktimë ka qenë pikërisht i ndjeri Bajraktari.

Më 4 gusht, Policia njoftoi se u gjet një trup i groposur në Baicë të Lipjanit dhe se dyshohet për vrasje të rëndë. Një ditë më pas, më 5 gusht, Prokuroria njoftoi se është identifikuar trupi i viktimës, i cili një ditë më parë ishte raportuar i zhdukur. Kurse, më 12 gusht u bë e ditur se është arrestuar i dyshuari Top Kolshi./BetimipërDrejtësi/

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

The post “Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan appeared first on Telegrafi.

Ish-hetuesit: Të dyshuarit për vrasjen në Gjilan mund të kenë kaluar në Serbi, EULEX mund të ndihmojë

17 August 2025 at 20:34

Të dyshuarit për vrasjen e tre personave në Gjilan, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, ende nuk janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Gjersa hetimet kanë hyrë në javën e dytë të tyre, njohës të këtyre çështjeve thonë se Shkodra i takon kategorisë së personave të përgatitur dhe mund të ketë gjetur një strehim në Serbi. Ata udhëzojnë që Policia e Kosovës të bashkëpunojë me EULEX-in.

Është bërë një javë qëkur në Gjilan ndodhi një vrasje e trefishtë pas disa gjuajtjeve me armë që dyshohen se erdhën si shkak i fajdeve.

Të dyshuarit kryesor për këtë rast, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, Engjulli dhe Edonisi nuk kanë arritur të lokalizohen ende nga Policia e Kosovës ani pse janë në kërkim tash e 7 ditë.

Të dielën, Drejtoria e Policisë në Gjilan ka deklaruar se po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Por, për njohës të çështjeve ku të përfshirë janë persona të kësaj natyre, lokalizimi i tyre s’është i lehtë.

“S’është e lehtë të gjendet persona të tillë sepse pas kryerjes së aktit, ata përgatitin terrenin dhe i shmangen komunikimit, jetojnë në situata tejet sekrete dhe për këtë paraqet vështirësi edhe tek organet e rendit.  Me punë operative, me persona të caktuar zyrtar që nuk janë në uniformë punojnë në terren, komunikojnë për të ardhur deri te mundësia e gjetjes nëse janë brenda territorit”, ka thënë për Tv Dukagjinin Emrush Kastrati, ish-gjyqtar.

Me hetimet që po hyjnë në javën e dytë, Kastrati thotë se nuk duhet përjashtuar mundësia që të njëjtit të kenë kaluar në Serbi, për ç’ka, Policia e Kosovës, sipas tij, duhet të ndërmarrë veprime shtesë.

“Realisht dhe në formë potenciale ekziston mundësia që për shkak të pozitës gjeografike të Gjilanit dhe pjesës së Serbisë ku jeton komuniteti shqiptar, të njëjtit të kenë kaluar andej mirëpo, në rast se gjinden atje, mundësitë e bashkëpunimit me Serbinë janë të pamundshme sepse Serbia nuk bashkëpunon juridikisht me organet e Kosovës por mund të kryhet përmes EULEX për aq kohë sa ka vullnet edhe Serbia”, ka thënë Emrush Kastrati, ish-gjyqtar.

Për ish-hetues policorë, kërkimi i ndihmës nga EULEX-i mbetet mundësia e vetme.

“Meqenëse Policia e Kosovës dhe e Serbisë nuk kanë një bashkëpunim direkt dhe ky bashkëpunim bëhet përmes disa strukturave të Policisë së UMNIKU-t apo edhe Policisë së EULEX që të bahet një trysni përmes EULEX ose BE Serbisë, që t’i arrestojë dhe t’i ekstradojë në Kosovë. Përndryshe, mundësitë janë të kufizuara”, ka thënë Hilmi Canolli, ish-hetues në Policinë e Kosovës.

Mefail Shkodra ishte i dënuar nga Gjykata e Gjilanit për armëmbajtje pa leje, vjedhje e shërbimeve komunale e për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

I njëjti së bashku me djalin e tij, i kërkuar gjithashtu, ishin arrestuar e më pas liruar gjatë vitit të kaluar për veprën penale të fajdes e detyrimit, për shkak se kishin paguar dorëzani.

The post Ish-hetuesit: Të dyshuarit për vrasjen në Gjilan mund të kenë kaluar në Serbi, EULEX mund të ndihmojë appeared first on Telegrafi.

Paraburgim për dy të arrestuarit në Mitrovicë për shitblerje të narkotikëve

17 August 2025 at 10:41

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, E.S. dhe Sh.S., të cilët dyshohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge në vazhdim dhe në bashkëkryerje”.

Në këtë rast, i mituri U.S., ndaj të cilit Departamenti për të Mitur kishte parashtruar kërkesë, është vënë nën masën e arrestit shtëpiak.

Prokuroria ka njoftuar se arrestimet janë kryer pas hetimeve të koordinuara me Policinë, përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore.

“Gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar vetura, substanca narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë, si dhe para të dyshuara,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në përputhje me aktakuzën, të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale sipas nenit 267 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të vazhdojë me procedurat ligjore në këtë rast. /Telegrafi/

The post Paraburgim për dy të arrestuarit në Mitrovicë për shitblerje të narkotikëve appeared first on Telegrafi.

Gjesti tha se iu bë padrejtësi/ Reagon drejtuesi i kompanisë që akuzoi këngëtari

By: V K
16 August 2025 at 08:30

Pas deklaratave të Gjestit se po përballet me padrejtësi dhe se për një kohë të pacaktuar nuk do të publikojë projekte të reja për shkak të problemeve me distributorin e tij të mëparshëm, ka ardhur përgjigjja nga pala tjetër e përfshirë në këtë çështje.

Erkand Shabani, drejtues i platformës “Onima”, ka reaguar publikisht duke shprehur “keqardhje të thellë” për atë që e cilëson si “lajme të rreme” të shpërndara nga artisti dhe menaxheri i tij.

Sipas Shabanit, konflikti lidhet me kërkesën e Gjestit për t’u liruar nga kontrata për shpërndarjen dhe monetizimin e veprave të tij artistike, një marrëveshje që, sipas Onimës, është nënshkruar me vullnet të lirë dhe mbetet ligjërisht e vlefshme.

Në reagim thuhet se kërkesa për shkëputje të kontratës bazohet në një interpretim personal të Gjestit dhe stafit të tij, i cili bie ndesh me përmbajtjen e marrëveshjes ekzistuese.

 

The post Gjesti tha se iu bë padrejtësi/ Reagon drejtuesi i kompanisë që akuzoi këngëtari appeared first on Albeu.com.

❌
❌