Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Në Srebrenicë, viktimat e gjenocidit jetojnë përmes emrave të të porsalindurve

11 July 2025 at 11:06

Djali i Muhamed Avdiçit u pagëzua me emrin “Azam”, por në fillim Avdiçi nuk mundej ta thërriste me atë emër. “Kur ishte foshnjë, kur e puthja dhe e përkundja… e thërrisja me përkëdheli ‘bej i mirë’ ose ‘ëmbëlsirë’”, tha Avdiç. “M’u desh kohë të mësohesha ta thërrisja Azam.” Azam ishte emri i babait të Avdiçit, […]

The post Në Srebrenicë, viktimat e gjenocidit jetojnë përmes emrave të të porsalindurve appeared first on Reporter.al.

Bosnja shënon 30-vjetorin e Srebrenicës me një varrim masiv

11 July 2025 at 10:33

Dhjetëra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë të premten në përkujtimoren e 30-vjetorit dhe varrosjen masive të shtatë viktimave të identifikuara të gjenocidit në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës. Ceremonia përkujtimore nderon më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë që u masakruan pasi forcat serbe të Bosnjës pushtuan zonën e shpallur nga OKB-ja si “zonë […]

The post Bosnja shënon 30-vjetorin e Srebrenicës me një varrim masiv appeared first on Reporter.al.

Rezoluta e OKB-së rrit përkujtimin ndërkombëtar të gjenocidit të Srebrenicës

8 July 2025 at 19:14

Tetë vende evropiane, së bashku me Australinë dhe Kanadanë, kanë konfirmuar për BIRN se këtë vit do të përkujtojnë zyrtarisht 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës. Kjo pason miratimin vitin e kaluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (UNGA) të një rezolute që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të […]

The post Rezoluta e OKB-së rrit përkujtimin ndërkombëtar të gjenocidit të Srebrenicës appeared first on Reporter.al.

Apeli mban në fuqi dënimin me 12 vjet burgim për Bajroviç, krime lufte ndaj popullatës civile

2 July 2025 at 21:46

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem Bajroviçin, për krime lufte kundër popullatës civile në fshatra të Istogut gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-‘99.

Apeli njoftoi se e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën e mbrojtësit së Bajroviqit, duke e vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë nga viti i kaluar.

Themelorja e shpalli fajtor Bajroviqin në korrik 2024 për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile shqiptare në fshatrat Staradran, Zallc, Gurrakoc dhe fshatrat tjera përreth të Komunës së Istogut në fillim të vitit 1999.

Ai gjatë luftës kishte qenë polic i Serbisë në stacionin policor të Gurrakocit.

Apeli tha seka shqyrtuar ankesën e mbrojtjes së Bajroviqit dhe ka ardhur në përfundim se nuk ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale në aktgjykimin e Themelores për të pandehurin.

“Dispozitivi është i qartë dhe i kuptueshëm, ndërsa në arsyetim janë dhënë arsyet e plota dhe të qarta për faktet vendimtare, andaj aktgjykimi i ankimuar nuk përmban asnjë shkelje tjetër të cilat do ta kushtëzonin anulimin e detyrueshëm të tij e as që është shkelur ligji penal në dëm të akuzuarit siç pretendon mbrojtja në ankesë”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Në lidhje me ankesën e mbrojtjes se kishte “vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike”, Apeli tha se kolegji gjykues ka vlerësuar se gjendja faktike është vërtetuar “në mënyrë të plotë dhe të drejtë”.

“Të gjitha faktet, rrethanat e rëndësishme dhe vendimtare në këtë çështje penale janë vërtetuar në përputhje me provat e administrua nga gjykata e shkallës së parë gjatë shqyrtimit gjyqësor, nga të cilat është vërtetuar se i akuzuari E.B. në mënyrën e përshkruar si në dispozitivin e aktgjykimit të ankimuar, e ka kryer veprën penale të lartcekur për të cilën është shpallur fajtor”, thuhet në njoftim.

Apeli e cilësoi dënimin e Bajroviqit nga Gjykatës së shkallës së parë si të “drejtë dhe të ligjshëm”.

Për çfarë krimesh u dënua Bajroviçi?

Sipas aktgjykimit, më 7 dhe 8 maj të vitit 1999, gjatë një aksioni të forcave ushtarake, paramilitare dhe policore kundër popullatës civile shqiptare në fshatrat e Istogut, civilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe u urdhëruan të niseshin drejt Shqipërisë.

I akuzuari, sipas Gjykatës, ndau burrat dhe gratë nga kolona e nisur drejt Shqipërisë, duke i plaçkitur dhe më pas forcat serbe i dërguan ata në një shtëpi në Staradran, duke i “pushkatuar të paktën 16 civilë të kombësisë shqiptare”.

Po ashtu, sipas gjykatës, më 7 maj të 1999, Bajroviq kishte marrë pjesë në “arrestimin dhe keqtrajtimin e 84 civilëve të kombësisë shqiptare, ashtu që fillimisht të dëmtuarit [burrat] i ndajnë nga kolona tjetër e civilëve, u marrin të gjitha paratë dhe sendet e tjera me vlerë e pastaj që të gjithë i dërgojnë në Gurrakoc në lokalin e Sh.S, ku i kishin maltretuar dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore”.

Ndërsa më 8 maj 1999, sipas njoftimit, të ndaluarit i kishin dërguar në stacionin policor në Gurrakoc, “ku kolonës i printe i akuzuari E.B”.

Bajroviqit, në kuadër të dënimit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, pra nga 19 tetori i vitit 2022.

Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 njerëz janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. REL/

The post Apeli mban në fuqi dënimin me 12 vjet burgim për Bajroviç, krime lufte ndaj popullatës civile appeared first on Sot News | Lajme.

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

PRISHTINË, 30 qershor/ATSH/ Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave, me inicialet J.J. dhe V.T., për veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile.

J.J. dhe V.T. akuzohen se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë vrarë dy persona, të identifikuar me inicialet R.E. dhe M.H., në fshatin Kaçanik i Vjetër, në komunën e Kaçanikut.

Sipas aktakuzës, në periudhën 1998-1999, të pandehurit kanë “rrahur, kanë shkaktuar maltretime fizike dhe psikike, dhe kanë plaçkitur pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit SH.D. dhe viktimave, tani të ndjerëve M.H. dhe R. E.”.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që ndaj të akuzuarve të mbajë gjykim në mungesë për shkak se ata “janë të paarritshëm për organet e drejtësisë”.

Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Megjithatë, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. /rel/

The post Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

By: Ela
30 June 2025 at 11:21

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave, me inicialet J.J. dhe V.T., për veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile. J.J. dhe V.T. akuzohen se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë vrarë dy persona, të identifikuar me inicialet R.E. dhe M.H., […]

The post Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik appeared first on BoldNews.al.

Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime lufte në burgun e Dubravës

16 June 2025 at 16:52

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar të hënën serbin Gavrillo Millosavleviçin, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Gjykatësi Vesel Ismaili ka deklaruar se nuk është vërtetuar se i dyshuari – në cilësinë e zyrtarit në burgun e Dubravës – e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej, dhe kështu i është ndërprerë edhe masa e paraburgimit, ka raportuar mediumi i specializuar për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë, Betimi për Drejtësi.

Atij i ishte ngritur aktakuza më 29 nëntor të vitit 2023 dhe në të përmendej se Millosavleviq, bashkë me disa persona tjera, kishte vrarë, rrahur, maltretuar dhe torturuar të burgosurit civilë shqiptarë.

Sipas aktakuzës, ai kishte qenë pjesë e grupit të ushtarëve serbë, të cilët kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitralozë, mortajë dhe armë tjera, në një operacion të nisur më 22 maj 1999 deri më 24 maj 1999, si pasojë e të cilit ishin vrarë 109 të burgosur.

Në shkurt të vitit 2024, nga akuza për krime lufte ishte liruar edhe serbin tjetër Zllatan Arsiniqi, i cili akuzohej se me pjesëtarë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare në kohë lufte, kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të banorëve të Kamenicës.

Fondi për të Drejtën Humanitare pati vlerësuar në rastin e Arsiniqit se trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë, kishte mbajtur proces të drejtë gjyqësor.

Në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë besohet se janë vrarë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona – shumica prej të cilëve shqiptarë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime lufte në burgun e Dubravës appeared first on Euronews Albania.

Vukotiç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

10 June 2025 at 15:05

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burgim Zoran Vukotiqin, për krime lufte në Kosovë. Aktgjykimi dënues u shpall ndaj Vukotiqit, pasi gjykata e gjeti fajtor për vrasjen e 13-vjeçarit B.M, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës të ngritur në qershor të vitit 2023, Vukotiq akuzohej se më 18 prill të vitit 1999, në afërsi të varrezave të qytetit të Vushtrrisë, në bashkëkryerje me persona të paidentifikuar, si rezervist i policisë serbe, ai kishte vepruar në kundërshtim me normat e të drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë konfliktit në Kosovë.

Në aktakuzë thuhej se ai në bashkëkryerje ka vrarë 13-vjeçarin B.M të kombësisë shqiptare.

Viktima, së bashku me djalin e xhaxhait të tij kishin qenë duke ngarë një biçikletë, kur Vukotiq së bashku me policë të tjerë të armatosur i kishin hasur fëmijët. I pandehuri, sipas aktakuzës, nga largësia prej 30 metrash kishte gjuajtur me armë zjarri drejt fëmijëve, duke qëlluar në gjoks viktimën B.M, i cili kishte vdekur menjëherë. Fëmija tjetër kishte arritur t’u shpëtojë të shtënave dhe ishte fshehur pas një muri.

Prokuroria Speciale e kishte ngritur katër aktakuza për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë viteve 1998-1999 ndaj Vukotiqit, por me propozimin e avokatit të tij, ato u bashkuan në një çështje më 2024.

Për pikat e tjera të aktakuzës, pas bashkimit të çështjes, Gjykata tha se nuk ka gjetur prova ndaj Vukotiqit dhe ai është liruar nga ato akuza.

Ndaj ish-rezervistit të policisë serbe, Zoran Vukotiq, më herët është shqiptuar edhe një aktgjykim dënues. Ai më 2021 ishte dënuar me dhjetë vjet burgim për veprën penale të dhunës seksuale gjatë luftës. Ky rast ishte kthyer në rigjykim, por më 2022 ishte rikonfirmuar ndaj tij. Më pas më 2023, Apeli ia rriti dënimin në 13 vjet burgim.

Në këtë aktakuzë thuhej se Vukotiqi si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, “kishte marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, në kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, kishte kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”.

Ky ishte rasti i parë i dënuar për një krim të tillë nga gjykatat e Kosovës. REL/

The post Vukotiç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë appeared first on Sot News | Lajme.

OKB: Izraeli fajtor për ‘shfarosje’ në sulmet ndaj shkollave dhe xhamive në Gaza

10 June 2025 at 14:47

Izraeli ka kryer krimin kundër njerëzimit dhe “shfarosje” duke sulmuar civilët palestinezë që strehoheshin në shkolla dhe vende fetare në Gaza, thuhet në një raport të komisionit të pavarur të Kombeve të Bashkuara.

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i OKB-së mbi Territorin e Pushtuar Palestinez, përfshirë Jerusalemin Lindor dhe Izraelin, e bëri akuzën në një raport të publikuar të martën.

Raporti tha gjithashtu se forcat izraelite kanë kryer krime lufte, “duke përfshirë drejtimin e sulmeve kundër civilëve dhe vrasjen me dashje, në sulmet e tyre ndaj objekteve arsimore që shkaktuan viktima civile”.

“Po shohim gjithnjë e më shumë indikacione se Izraeli po kryen një fushatë të koordinuar për të zhdukur jetën palestineze në Gaza”, tha në një deklaratë kryetarja e komisionit, Navi Pillay, ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut .

Sipas raportit Izraeli ka dëmtuar ose shkatërruar më shumë se 90 përqind të ndërtesave shkollore dhe universitare në Gaza dhe ka shkatërruar më shumë se gjysmën e të gjitha vendeve fetare dhe kulturore në territor.

“Ndërsa shkatërrimi i pronës kulturore, përfshirë objektet arsimore, nuk ishte në vetvete një akt gjenocidal, provat e një sjelljeje të tillë mund të nënkuptojnë megjithatë qëllimin gjenocidal për të shkatërruar një grup të mbrojtur”, thuhet në raport.

“Synimi i Izraelit ndaj jetës arsimore, kulturore dhe fetare të popullit palestinez do të dëmtojë brezat e tanishëm dhe brezat që do të vijnë, duke penguar të drejtën e tyre për vetëvendosje”, vazhdoi Pillay.

LEXONI GJITHASHTU:

The post OKB: Izraeli fajtor për ‘shfarosje’ në sulmet ndaj shkollave dhe xhamive në Gaza appeared first on Euronews Albania.

“13,535 viktima të dokumentuara të luftës në Kosovë” – Bekim Blakaj flet për rëndësinë e kujtesës dhe drejtësisë tranzicionale

10 June 2025 at 15:34

Në episodin më të ri të podcastit Diana’Stories, Diana Luzha sjell një bisedë me Bekim Blakaj, drejtorin ekzekutiv të Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK), mbi rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës dhe ruajtjen e kujtesës kolektive në Kosovë.

Biseda është zhvilluar në hapësirat e Qendrës për Dokumentim, e cila funksionon si arkivë dhe ekspozitë edukative për publikun, me dëshmi, të dhëna dhe rrëfime të viktimave të luftës në Kosovë – përfshirë fëmijë, civilë dhe të zhdukur nga të gjitha komunitetet.

“Për neve në atë kohë ka qenë e rëndësishme që të dokumentohen këto krime dhe që viktimat mos të mbesin të harruara, të mos shndërrohen vetëm në numra pa e ditur identitetin e tyre. Ideja kryesore e jona ka qenë që viktimave mund t’u kthehet dinjiteti vetëm nëse publiku i njeh me emër dhe mbiemër dhe di mbi këto viktima”. theksoi Blakaj.

Qendra, që ndodhet në Prishtinë, përmes “Libër Kujtimit të Kosovës” ekspozon të dhëna për 13,535 persona të vrarë dhe të zhdukur, përfshirë civilë shqiptarë, serbë dhe romë dhe pakica të tjera etnike.

Bekim Blakaj, drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë

Në pyetjen e shtruar se kush njihet si viktimë e luftës, Blakaj përgjigjet: “Në fakt, ne e kemi zgjeruar këtë nocion. Ne kemi vendosur që të mbajmë evidencë, pra të regjistrojmë çdo jetë të humbur, qoftë ajo viktimë apo jo-viktimë, pra pa marrë parasysh statutin e këtyre personave – nëse kanë qenë civilë apo pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo pjesëtarë të ushtrisë apo policisë serbe. Ideja ka qenë që të dihet se kush u vra, pastaj rrethanat tregojnë se kush është viktimë dhe kush është vrarë në betejë apo në luftime”.

Sa i përket periudhës kohore të këtij dokumentimi, ajo është vendosur të përfshijë datat 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000, duke qenë se edhe pas përfundimit zyrtar të luftës në qershor 1999, kanë ndodhur ende vrasje të lidhura me konfliktin.

I pyetur se çfarë dëshmon libri “Kujtimi i Kosovës”, një publikim i FDHK që i kushtohet të gjitha jetëve të humbura në Kosovë gjatë luftës, Blakaj thekson: “Në bazë të të dhënave që i kemi mbledhur gjatë periudhës njëzet e pesëvjeçare, kemi krijuar – pra i kemi të përafërta – edhe statistikat mbi numrin e të vrarëve dhe të zhdukurve në këtë periudhë, duke përfshirë krejt periudhën kohore prej tri vjetëve, nga 1 janar 1998 deri në fund të vitit 2000. Ne kemi dokumentuar 13,535 njerëz të cilët janë vrarë apo janë zhdukur në këtë periudhë”, tha ai duke shtuar se shumica dërrmuese prej tyre 10,812 janë shqiptarë, 187 janë serbë…

Sa i përket statusit të viktimave, Blakaj tha se te shqiptarët diku rreth 80% prej tyre kanë qenë civilë që nuk kanë marrë pjesë aktive në luftë, ndërsa rreth 20% kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “edhe pse jo gjithë në momentin e vrasjes kanë qenë persona të armatosur dhe të uniformuar… Te serbët përqindja ndryshon – nëse s’gaboj – janë diku saktësisht 999 pjesëtarë të ushtrisë së Jugosllavisë dhe forcave policore serbe, dhe 1,188 janë civilë”.

Episodi është tashmë i disponueshëm në YouTube, në kanalin Diana’Stories. /Telegrafi/

 

The post “13,535 viktima të dokumentuara të luftës në Kosovë” – Bekim Blakaj flet për rëndësinë e kujtesës dhe drejtësisë tranzicionale appeared first on Telegrafi.

Ish-zyrtari i administratës Biden pranon dështimin në Gaza: Izraeli kreu krime lufte!

By: armand
3 June 2025 at 20:12

“Izraeli pa dyshim kreu krime lufte në Gaza”, deklaroi ish-zyrtari i lartë i administratës Biden, Matthew Miller. Deklarata e tij për Sky News shkaktoi një valë reagimesh dhe dyshimesh në lidhje me qëndrimin e ish-administratës Demokratike ndaj luftës në Gaza dhe, si rrjedhojë, edhe ndaj Izraelit. “Nuk mendoj se është gjenocid, por mendoj se është […]

The post Ish-zyrtari i administratës Biden pranon dështimin në Gaza: Izraeli kreu krime lufte! appeared first on BoldNews.al.

Kërkohet lirimi i Ratko Mlladiçit me pretendimin se “i kanë mbetur pak muaj jetë”

3 June 2025 at 17:19

Avokatët e Ratko Mlladiçit i kanë bërë një kërkesë urgjente Mekanizmit Ndërkombëtar të Mbetur për Gjykatat Penale të OKB-së në Hagë për lirimin e shefit ushtarak serb të Bosnjës të kohës së luftës për arsye humanitare, sepse ai është transferuar tashmë në kujdesin paliativ dhe i kanë mbetur vetëm disa muaj jetë, sipas mocionit të […]

The post Kërkohet lirimi i Ratko Mlladiçit me pretendimin se “i kanë mbetur pak muaj jetë” appeared first on Reporter.al.

Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte në komunën e Zveçanit

15 May 2025 at 12:15

Autoritetet kosovare kanë arrestuar një person, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në komunën e Zveçanit, në veriun e Kosovës, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës, të enjten.

M.D., i nacionalitetit serb, është arrestuar në mëngjesin e së mërkurës, me urdhër të prokurores Florije Salihu-Shamolli. Arrestimi i të dyshuarit është kryer pas hetimeve disamujore, në bashkëpunim me hetuesit e krimeve të luftës, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale, nëpërmjet një komunikate.

Prokuroria Speciale ka thënë se M.D. dyshohet se në cilësinë e komandantit të njësisë së Policisë në rajonin e Zveçanit, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë viteve 1998-99 ka marrë pjesë në vrasje, dëbim, plaçkitje, torturë, e rrahje të civilëve shqiptarë.

“Dyshohet se gjatë prillit të 1999-s, i pandehuri M.D., së bashku me forcat serbe të organizuara në formacione të strukturuara, përfshirë ushtrinë jugosllave dhe Policinë serbe, mori pjesë në operacionin në fshatin Zhazhë, ku kishin mbetur të vrarë shtatë civilë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. Në vitet e fundit, numri i aktakuzave të ngritura në Kosovë për kryerjen e veprës penale “krim i luftës kundër popullatës civile” është rritur dukshëm.

Aktakuzat e ngritura në Kosovë për krime lufte

Që prej vitit 2021, departamenti për hetimin e krimeve të luftës ka rritur numrin e aktakuzave të ngritura. Numri më i madh i aktakuzave u ngrit në vitin 2023, kur për krime lufte u akuzuan gjithsej 68 persona.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, institucionet gjyqësore vendëse dhe ato ndërkombëtare kanë dënuar rreth 74 persona për krime të luftës në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. Gjyqësori i Kosovës mori në duar trajtimin e rasteve të krimeve të luftës nga qershori i vitit 2018. Prokuroria Speciale e Kosovës ka departament për krimet e luftës që nga vitit 2015.

Deri në fund të 2024-tës janë ngritur gjithsej 14 aktakuza në mungesë kundër 72 pjesëtarëve të forcave serbe. Në fund të vitit të kaluar u shpall edhe aktgjykimi i parë në mungesë. Çedomir Aksiq u dënua me 15 vjet burgim.REL/

The post Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte në komunën e Zveçanit appeared first on Sot News | Lajme.

Kosova lëshon urdhër-arresti ndaj Radoçiçit për krime lufte

By: user 8
28 April 2025 at 15:02

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër-arresti ndaj Millan Radoçiçit dhe 19 serbëve të tjerë, të dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Sipas dokumentit, të publikuar nga Reporteri.net, Radoçiç – ish-nënkryetar i partisë të serbëve në Kosovë, Lista Serbe – akuzohet se ishte pjesë e një grupi serbësh që vranë 106 civilë shqiptarë, trupat e të cilëve më pas u gjetën në një varrezë masive në Serbi.

Autenticiteti i këtij dokumenti është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga zyrtarë brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ne kërkesë ka cituar se me datë 18.03.2025 ka nxjerr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurve për shkak të dyshimit të arsyeshëm se në periudhën kohore 1998-1999, në vendin e quajtur ‘Ura e Taliqit’ në Gjakovë nga data 7 maj e deri më date 10 maj te vitit 1999, pjesëtaret e forcave ushtarake dhe policor serbe të uniformuar, në mesin e tyre edhe të pandehurit e lartcekur filluan të hyninin shtëpi për shtëpi, ku me forcë dhe kanosje i nxorën nga shtëpitë të gjithë personat që ishin prezentë, duke i ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe me pas i vranë gjithsej 106 civilë të nacionalitetit shqiptarë dhe pas luftës trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive në Batajnice të Serbisë”, thuhet në arsyetimin e fletarrestimit.

Po ashtu, në dokument thuhet se ky grupi i personave, nga 7 maji i vitit 1999 deri më 10 maj të po atij viti kishte arrestuar dhe burgosur më shumë se 300 civilë shqiptarë, të cilët “u mbajtën në burgje të improvizuara, ku nuk kishin trajtim human duke iu munduar gjërat elementare, ushqimi i rregullt, higjiena dhe kujdesi mjekësor dhe më pas një pjesë e madhe e këtyre të burgosurve ishin dërguar në burgje të ndryshme të Kosovës”. Në fund, sipas Gjykatës Themelore, këta persona u liruan pas qershorit të vitit 1999, me ndihmën e organizatave ndërkombëtare.

Për të gjithë të pandehurit që është lëshuar fletarrestim, autoritetet e Kosovës nuk e dinë adresën e tyre. Ndërkaq, në mesin e tyre është edhe Llazar Drashkoviq, ndaj të cilit veçse ka një urdhërarrest aktiv ndërkombëtar lidhur me masakrën e Mejës.

Ndryshe, Radoiçiq veçse kërkohet nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023. Ai e mori përgjegjësinë për këtë sulm, ku u vra një polic i Kosovës, dhe gjerësisht besohet se gjendet i lirë në Serbi. /REL

The post Kosova lëshon urdhër-arresti ndaj Radoçiçit për krime lufte appeared first on Lapsi.al.

Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për krime lufte, kishin maltretuar të burgosurit në burgun e Prishtinës dhe në Lipjan

24 April 2025 at 13:38

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin, ndaj të pandehurve  B. T., M. I. dhe N. C., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’.

Gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit B. T., M. I. dhe N. C, pasi ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit B.T. dhe M.I., në cilësinë e personave zyrtar-gardian të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe në paralelen në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të këtyre burgjeve duke vepruar në kundërshtim dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës, në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç‘njerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shufra metalike, shqelma e grushte, deri në alivanosje, duke i’u shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, tutje bëhet e ditur se e pandehura N.C., dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar-gardiane e Burgut të Prishtinës-Paralelja në Lipjan, gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, përkatësisht luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës-Paralelja në Lipjan, në bashkëkryerje edhe me zyrtare tjera të kësaj paralele, duke vepruar në kundërshtim dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës, në mënyrë sistematike i kishin maltretuar të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë ç‘njerëzore me mjete të ndryshme si shkop gome, shqelma e grushte, deri në alivanosje, duke i ‘u shkaktuar lëndime trupore.

“Gjykata konstatoj se ekziston rreziku real dhe i arsyeshëm se nëse të pandehurit ndodhen në liri, mund të arratisen për të shmangur përgjegjësinë penale, të ndikojnë mbi dëshmitarët, përfshirë këtu edhe të dëmtuarit, mund të bashkëpunojnë me bashkëkryerësit e tjerë të përfshirë në këtë rast penal, si dhe mund të përpiqen të zhdukin ose të dëmtojnë provat materiale.

Gjykata vlerëson se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme, për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

The post Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për krime lufte, kishin maltretuar të burgosurit në burgun e Prishtinës dhe në Lipjan appeared first on Telegrafi.

Krime kundër civilëve gjatë luftës në Kosovë, arrestohen tre persona

By: user 8
22 April 2025 at 17:33

Tre persona janë vënë në pranga në Kosovë, të dyshuar për përfshirje në krime lufte kundër civilëve gjatë periudhës 1998-1999.

Arrestimet janë bërë pas një hetimi të gjatë dhe lidhen me ngjarje të ndodhura në komunat e Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë kohës së luftës.

Policia e Kosovës konfirmoi se të arrestuarit janë vendosur në ndalim për 48 orë. Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë qenë gardianë dhe zyrtarë korrektues në institucionet ndëshkuese, ku dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të ndaluarve shqiptarë gjatë luftës.

Rasti është cilësuar si “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Lexo më tej: Cilat janë veprat penale që heton SPAK në fushën e krimeve zgjedhore? 

The post Krime kundër civilëve gjatë luftës në Kosovë, arrestohen tre persona appeared first on Lapsi.al.

Arrestohen tre të dyshuar për krime lufte në Kosovë

21 April 2025 at 15:35

Policia e Kosovës, pas një aktiviteti të gjatë hetimor, ka ndërmarrë disa veprime operative, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tre dyshuarve për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Në Lipjan, në dy lokacion të ndara, janë lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari B.T. dhe e dyshuara N.Ç.

Në vazhdimësi të aktiviteti operativ në Prishtinë është lokalizuar dhe arrestuar edhe i dyshuari i tretë M.I.

Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, në cilësi të gardianëve-zyrtarëve korrektues në burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese në Lipjanit kanë marrë pjesë në maltretimin, rrahjen, torturimin fizik dhe psikik të të ndaluarve shqiptarë.

Të arrestuarit janë shoqëruar në zyrat e Drejtorisë së Hetimit të Krime të Luftës dhe janë duke u intervistuar.

The post Arrestohen tre të dyshuar për krime lufte në Kosovë appeared first on Telegrafi.

E mbijetuara e masakrës në Kosovë u arratis, por humbi familjen e saj

17 April 2025 at 11:19

Elhame Muqolli shprehet se ka jetuar në një “hapësirë ​​me re” për 26 vitet e fundit – me re nga tymi që ajo kujton kur shpërthyen granatat më 17 prill 1999, të cilat lanë pa jetë nënën dhe pesë vëllezërit e motrat e saj. “Kur shpërtheu bomba e parë, pashë vetën tym dhe copëza të […]

The post E mbijetuara e masakrës në Kosovë u arratis, por humbi familjen e saj appeared first on Reporter.al.

Gjykata Speciale: Putin nuk do të gjykohet për krime lufte

10 April 2025 at 19:37

Gjykata Speciale ka vendosur që Vladimir Putin për sa kohë mban postin e Presidentit të Rusisë, nuk do të gjykohet për krime lufte. Mediat e huaja raportojnë se po ashtu e njëjta rrugë do të ndiqet edhe për dy zyrtarë të tjerë rus, kryeministrin Mikhail Mishushtin dhe ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov. Gjykata thotë se […]

The post Gjykata Speciale: Putin nuk do të gjykohet për krime lufte appeared first on BoldNews.al.

Me gjithë kapacitetet e kufizuara, Kosova vijon gjykimin e krimeve të luftës

PRISHTINË, 4 prill/ATSH/ Një vit, 35 lëndë. Për sjelljen e drejtësisë në 34 rastet e ngritura kundër 98 pjesëtarëve të forcës serbe dhe rastit të ngritur kundër dy pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte, organet përgjegjëse ankohen se gjatë vitit 2024 u përballën me shumë sfida.

Në vitet e fundit, numri i aktakuzave të ngritura në Kosovë për kryerjen e veprës penale “krim i luftës kundër popullatës civile” është rritur dukshëm.

Por, për Amer Alijan – autor i raportit të publikuar më 4 prill nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) për rastet e krimeve të luftës – kjo është e pamjaftueshme.

“Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, institucionet gjyqësore vendore dhe ato ndërkombëtare kanë dënuar rreth 74 persona për krime të luftës në Kosovë. Në anën tjetër, [gjatë luftës] ishin vrarë rreth 10 mijë viktima civile”, tha Alija, gjatë publikimit të raportit të premten.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Për të sjellë drejtësi për sa më shumë persona të dëmtuar nga krime të luftës, Alija përcolli disa rekomandime për institucionet e Kosovës që i përkasin kësaj fushe – Ministrisë së Drejtësisë, Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Për të gjitha këto institucione, Alija e pati një kërkesë të përbashkët: të mos shtyhen më seanca për shkak të mospërkthimit të shkresave të lëndëve në gjuhën serbe.

Ilir Morina, udhëheqës i Departamentit për hetimin e krimeve të luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës, e pranoi se përkthimi në gjuhën serbe mbetet “sfidë reale”.

“Ne kemi sfidë të madhe në adresimin e nevojës për përkthimin e çdo dokumenti dhe dosjeje në gjuhën serbe nga shqipja ose anasjelltas, për shkak të mungesës të përkthyesve të mjaftueshëm”, theksoi Morina.

Ai tha se edhe kur shpallen oferta pune për përkthyes, interesimi është i ulët.

Me të njëjtin problem përballet edhe Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë trajtimit të këtyre rasteve, tha kryetarja e këtij institucioni, Albina Shabani-Rama.

Megjithatë, ajo theksoi një problem tjetër si sfidën kryesore të institucionit që udhëheq.

“Është e domosdoshme që gjyqtarët që merren me këto raste të jenë të specializuar dhe të trajtojnë vetëm këto raste. Por, departamenti special është i ngarkuar edhe me lëndë të tjera komplekse dhe deri më tani nuk kemi mundësinë të ndajmë trupe gjykuese të veçanta vetëm për trajtimin e krimeve të luftës”, tha Shabani-Rama.

Ajo tha se tani gjyqtarët trajtojnë këto lëndë në mënyrë shumë më profesionale sesa kur kjo punë kishte filluar para gjashtë vjetësh, por se sfidë mbetet numri i vogël i gjyqtarëve të angazhuar.

Vitin e kaluar, për shkak të pensionimeve dhe avancime, numri i gjyqtarëve që merren me këto lëndë është zvogëluar për katër.

Gjyqësori i Kosovës mori në duar trajtimin e rasteve të krimeve të luftës nga qershori i vitit 2018. Prokuroria Speciale e Kosovës ka departament për krimet e luftës që nga vitit 2015.

Ndërsa Gjykatës Themelore iu shtuan departamentet speciale në vitin 2019. Departamenti për krime lufte, përveç rasteve të krimeve të luftës, heton edhe rastet e krimit të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë, terrorizmit, etj.

Sipas FDHK-së, një tjetër problem që e vështirëson trajtimin e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë është mungesa e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga ky fond rekomandojnë që në negociatat e Kosovës me Serbinë të nënshkruhen protokolle të bashkëpunimit të prokurorive speciale të të dyja vendeve.

Prokurori Morina përmendi një rast kur njëri i akuzuar kishte qenë duke jetuar në Zvicër, por menjëherë pas ngritjes së aktakuzës, ai është zhvendosur në Serbi dhe tani është i paarritshëm për institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Në mungesë të një lloj bashkëpunimi të tillë, shumë nga rastet e krimeve të luftës në Kosovë po zhvillohen në mungesë.

Gjykimi në mungesë, bazuar në Kodin e ndryshuar të Procedurës Penale të vitit 2022, mund të zhvillohet vetëm me kusht që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për ta siguruar praninë e të akuzuarit.

Ligji për procedurën penale përcakton se personat që gjykohen në mungesë, pasi autoritetet nuk kanë arritur ta sigurojnë praninë e tyre, kanë të drejtë për një gjykim të ri dhe pa kushte kurdo që arrestohen.

Deri në fund të 2024-tës janë ngritur gjithsej 14 aktakuza në mungesë kundër 72 pjesëtarëve të forcave serbe.

Në fund të vitit të kaluar u shpall edhe aktgjykimi i parë në mungesë. Çedomir Aksiq u dënua me 15 vjet burgim.

Udhëheqësit nga Prokuroria Speciale dhe Gjykata Themelore në Prishtinë thanë se fillimisht këto raste kishin qenë sfidë për stafin e tyre.

“Prej momentit që është paraparë mundësia e gjykimit në mungesë, është rritur ndjeshëm numri i aktakuzave. Kjo do të thotë që duhet të rritet edhe numri i gjyqtarëve”, tha Shabani-Rama, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila i quajti këto gjykime si “nevojë të domosdoshme”.

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë kundërshton gjykimet në mungesë pasi që beson se kështu “shkelen të drejtat themelore të të akuzuarve”, që mund të mos jenë fare në dijeni se ndaj tyre po zhvillohet një gjyq në Kosovë.

Avokatja e shumë prej të akuzuarve për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë, Jovana Fillipoviq, akuzoi institucionet në Kosovë se kanë qasje raciste ndaj komunitetit serb dhe se Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës nuk ndjekin procedurat ligjore.

Pretendimet e saj i mohuan përfaqësuesit e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës. Ish-prokurorja Drita Hajdari tha se mund të ketë ndonjë rast kur ka pasur shkelje procedurale, por se “kjo nuk paraqet dukuri”.

I pranishëm në diskutimin lidhur me raportin e publikuar nga FDHK-ja ishte edhe Vigan Qorolli, zëvendësministër i Drejtësisë në Kosovë. Ai tha se Kosova tani ka të gjithë infrastrukturës për të hetuar e gjykuar rastet e krimeve të luftës.

Sarah Jaquiery, nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, tha se shpreson që institucionet e Kosovës do t’i zbatojnë rekomandimet e FDHK-së për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, përkthimin e lëndëve në serbisht, incizimin e seancave gjyqësore dhe krijimin e një data baze me të gjitha të dhënat e rasteve të krimeve të luftës.

“Drejtësia nuk është opsion, por është nevojë. Çdo viktimë meriton drejtësi”, tha ajo. /rel/

The post Me gjithë kapacitetet e kufizuara, Kosova vijon gjykimin e krimeve të luftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌