Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 July 2025Main stream

“Rrezik për sigurinë kombëtare” – caktohet paraburgim për Bojan Jevtiqin, i dyshuar për spiunazh

18 July 2025 at 16:49

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Bojan Jevtiq, i cili dyshohet për veprat penale të spiunazhit dhe armëmbajtjes pa leje.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, vendimi u mor pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe u aprovua nga gjyqtari i procedurës paraprake.

“Gjykata vlerëson se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes dhe shmangies nga procedura penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, gjykata thekson seriozitetin e rastit, duke përmendur se “i njëjti dyshohet për vepër penale të një rrezikshmërie shumë të lartë, përkatësisht për vepër penale spiunazhi, dhe cenon sigurinë kombëtare, jetën e zyrtarëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Po ashtu, si arsye për caktimin e paraburgimit përmendet edhe mundësia që Jevtiq të ndikojë në prova dhe dëshmitarë apo të përsërisë veprën penale.

“Çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale dhe parandalimin e përsëritjes së veprave”, nënvizohet në vendimin e gjykatës.

Ndaj këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

The post “Rrezik për sigurinë kombëtare” – caktohet paraburgim për Bojan Jevtiqin, i dyshuar për spiunazh appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: Nuk do të ndalemi me kaq

17 July 2025 at 10:30

Gjykata Themelore Prishtinë, departamenti special, ka shpallur aktgjykim dënues për Slavisha Filliq (Slaviša Filić), ish zyrtar i Sigurimit Shtetëror në atë kohë.

Kështu ka shkruar në rrjetin social në Facebook, avokati Kujtim Kërveshi ku ndër të tjera ka thënë se denimi në mungesë është shqiptuar nga kjo gjykatë në lartësi prej 15 vitesh për vepren penale të Krimeve të Luftës kundër popullatës civile.

“Dr Hafir Shala ka qenë mjek, të cilin Filic bashkë me zyrtar të tjerë e kishin rrëmbyer afër udhëkryqit të Sllatinës deri sa po vinte në Prishtinë për të marrë barëra për t’i sjellë në Drenas. Këtë udhëtim po e bënte bashkë me dy persona të tjerë, shqiptar. Pasi Filic me kolegët e tij, i kishte ndarë Dr.Shalën dhe bashkëudhëtarët e tij, i dërguan të ndarë në stacionin policor, Dr.Shala nuk u pa më. Nuk kishte dal nga stacioni kryesor dhe nuk e kishte parë të gjallë askush. Dy bashkudhëtarët ishin dëshmitar okular”, ka shkruar Kërveshi.

Kërveshi tha se hetuesit policor në atë kohë, ndër ta, i ndjeri Fadil Syleviqi, kishin arritur të kuptojnë se kush e kishte rrëmbyer, Shalën.

“Ishte përcaktues, në bindjen tonë, në atë kohë angazhimi dhe veprimet e i ish Avokatit, ish kolegut tonë, Destan Rukiqi i cili me angazhimin e tij, e aktivizoj mekanizmin e “herimit”. Hetuesit policor në atë kohë, ndër ta, i ndjeri Fadil Syleviqi, kishin arritur të kuptojnë se kush e kishte rrëmbyer Dr Shalën. Mirëpo, meqë Filiq ishte pjesëtar i shërbimit shtetëror, hetuesit policor në atë kohë nuk kishin mandat të hetonin nivelin e tillë”.

Ai tutje tha se angazhimi i Kërveshi & Partners Law Firm ka qenë, mbetet, do të vashdoj, që të mbështes angazhim pa pagesë në zbardhjen e krimeve të luftës ndaj shqiptarëve.

“Dr.Hafir Shala nuk e kam njohur, por angazhimi i tij kishte qenë kolosal. Ndër pasuritë e mëdha kombëtare që Dr. Shala ka dhënë vendit tonë, sot jeton Gentrit H. Shala, i biri i tij, që duke e njohur tani Gentritin, mund ta imagjinoj se çfarë alamet burri paska pas qenë babai i tij, Dr.Shala. Për ne ka qenë nder i madh ky angazhim. Detyrohem të them, nuk e kemi mbyllë punën për rastin e Dr. Hafir Shala! Nuk përfundon vetëm me rastin e Nebojsha Filliq”, ka shkruar ndër të tjera Kërveshi. /Telegrafi/

The post Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: Nuk do të ndalemi me kaq appeared first on Telegrafi.

Gjykimi për vrasjen e Liridonës vazhdon sot, pritet të dëshmoj vëllai i saj

14 July 2025 at 07:26

Sot (e hënë), nga ora 09:00, në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

Sipas juristes për media, Flutura Kusari, gjatë seancës pritet të dëshmojë vëllai i viktimës, Leonard Ademaj, nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim në agjendë. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të saj në rrjetin social Facebook.

“Nesër në 9.00 vazhdon gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Pritet që nesër të dëshmojë vllau i Liridonës, Leonardi (nëse nuk ka ndonjë ndryshim). Shpresoj që mediat do të na bashkohen në ndjekjen e seancës”, ka shkruar Kusari.

Ndërkohë, para dy ditësh, Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridonës.

Sipas raportit të institutit, Naim Murseli nuk vuan nga ndonjë çrregullim apo sëmundje mendore, e as nga ndonjë gjendje e përkohshme që do të ndikonte në gjykimin apo perceptimin e realitetit.

Ekspertiza forenzike thekson se në momentin e kryerjes së veprës penale, Murseli ka qenë i vetëdijshëm për veprimet e tij dhe nuk ka pasur ndonjë gjendje psikologjike që do ta bënte të paaftë për të kuptuar rëndësinë e veprës apo për ta kontrolluar sjelljen e vet.

Po ashtu, nuk janë gjetur shenja të abuzimit me substanca narkotike apo alkool.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin. E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.

Sipas aktakuzës, për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, gjatë të cilave kanë lindur mllefi dhe dëshira për hakmarrje tek i pandehuri i parë Naim Murseli, ky i fundit ka bërë planin ta largojë tani të ndjerën Liridona nga jeta e tij.

Në aktakuzë thuhet se pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit me kompaninë Folksam, në shumën prej 3.000.000 kruna suedeze, me qëllim që pas vrasjes të ketë edhe dobi financiare, Naimi të pandehurit të tretë (Kushtrim Kokalla), ia ka shpalosur planin e likuidimit të bashkëshortes së tij dhe nga ai ka kërkuar të gjejë mundësi për vrasjen e saj. /Telegrafi/

 

The post Gjykimi për vrasjen e Liridonës vazhdon sot, pritet të dëshmoj vëllai i saj appeared first on Telegrafi.

ZRRE thotë se Gjykata sot refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut

9 July 2025 at 14:52

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) informon opinionin publik se sot, më 09.07.2025, ka pranuar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë në dy raste të ndara, me të cilat është refuzuar kërkesa për vendosjen e masës së sigurisë ndaj Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, të publikuar nga ZRRE më 12 mars 2025.

Kërkesat për masën e sigurisë janë parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Shoqata e Prodhuesve të Kosovës (SHPK).

ZRRE pohon se në arsyetimin e saj, Gjykata ka theksuar se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë:

• Promovon konkurrencë më të madhe ndërmjet furnizuesve,

• Nxit presion për çmime më të ulëta dhe shërbim më cilësor për konsumatorët,

• U mundëson furnizuesve të ofrojnë oferta më të favorshme dhe zbritje,

• Rrit efikasitetin në sektorin energjetik, duke nxitur kompanitë të menaxhojnë më mirë kostot dhe të ofrojnë shërbime më të besueshme – në interes të konsumatorëve dhe publikut në përgjithësi.

“Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar provat e paraqitura nga paditësit, përfshirë formularët e deklarimit vjetor për tatimin në të ardhurat e korporatave, dhe ka konstatuar se bizneset në fjalë nuk kanë dëshmuar se kanë më pak se 50 punëtorë, ndonëse kanë vërtetuar qarkullim vjetor nën 10 milion euro. Në mungesë të përmbushjes së të dy kritereve njëkohësisht, Gjykata ka konstatuar se ZRRE ka vepruar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Tutje, ZRRE rikujton se obligimet ligjore që dalin nga Neni 3 pika 1.72 dhe neni 37 i Ligjit Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, i cili është në fuqi që nga viti 2016 dhe përcakton qartë se ndërmarrjet ekonomike që kanë më shumë se 50 punëtorë ose mbi 10 milionë euro qarkullim vjetor, nuk kanë të drejtë për furnizim me shërbim universal, dhe duhet të furnizohen në tregun e lirë të energjisë elektrike.

“ZRRE fton të gjitha bizneset që i plotësojnë kriteret ligjore për të dalë në treg të hapur, që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për gjetjen e Furnizueseve që të furnizohen me energji përmes tregut të lirë, duke shfrytëzuar përfitimet që sjell konkurrenca”, vijon njoftimi.

Po ashtu, në komunikatë tuhet se ZRRE mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke siguruar një treg të hapur, funksional dhe në përputhje me standardet evropiane. /Telegrafi/

The post ZRRE thotë se Gjykata sot refuzoi kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë ndaj liberalizimit të tregut appeared first on Telegrafi.

Reagon Pacolli, thotë se nuk mori ftesë nga gjykata për seancën gjyqësore – kritikon edhe mediat

2 July 2025 at 12:30

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pas raportimeve në media lidhur me mungesën e saj në një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, l për rastin e gazit lotsjellës.

Në një postim në rrjete sociale, Pacolli ka mohuar të ketë pranuar ndonjë ftesë zyrtare nga gjykata, duke theksuar se nuk ka pasur dijeni për seancën në fjalë.

“Unë nuk kam pranuar asnjë ftesë nga Gjykata për këtë seancë. Gjykata e ka adresën time të banimit dhe e di saktësisht ku banoj,” ka shkruar ajo.

Sipas saj, nëse një ftesë do të ishte dërguar, shërbimi policor apo posta do të kishin për detyrë të linin një njoftim për praninë e tyre.

“Nëse vërtet kanë dërguar një ftesë dhe nuk më kanë gjetur në shtëpi, është obligim ligjor që të lënë një njoftim, qoftë për të caktuar një datë tjetër apo për të më njoftuar që të paraqitem në gjykatë,” tha Pacolli.

Ajo ngriti gjithashtu dyshime mbi mënyrën si është trajtuar rasti nga mediat dhe institucioni gjyqësor.

“Si mund të paraqitem në një seancë, për të cilën nuk kam marrë asnjë ftesë zyrtare? Kur dhe ku ka provuar policia të më sjellë me detyrim? A e ka pyetur ndonjë gazetar gjykatën nëse ekziston një dëshmi që ftesa m’u ka dorëzuar personalisht apo zyrtarisht?”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli theksoi se është gjithmonë e gatshme për bashkëpunim me drejtësinë, por kërkoi respekt për procedurat dhe komunikim të drejtë nga institucionet.

“Gjykata ka përgjegjësi jo vetëm për zbatimin e ligjit, por edhe për komunikim të saktë dhe transparent me palët. Deklaratat për ‘urdhëresa për sjellje me detyrim’ duhet të mbështeten në fakte, jo në supozime”, tha ajo.

Në fund, Pacolli shprehu habi për mungesën e kontaktit nga mediat para publikimit të lajmit.

“Jam e habitur që asnjë media nuk ka bërë përpjekje të më kontaktojë për ta marrë versionin tim. A ka ende gazetarë profesionistë në këtë vend që dinë ta bëjnë pyetjen më bazike para se ta publikojnë lajmin?”

Pacolli përsëriti gatishmërinë e saj për të ndjekur të gjitha procedurat ligjore, duke kërkuar që çdo komunikim nga gjykata të bëhet në mënyrë zyrtare dhe korrekte. /Telegrafi/

The post Reagon Pacolli, thotë se nuk mori ftesë nga gjykata për seancën gjyqësore – kritikon edhe mediat appeared first on Telegrafi.

Gjykata Themelore hedh poshtë aktakuzën ndaj Klodian Allajbeut, Ekrem Llukës dhe të tjerëve

30 June 2025 at 11:45

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj pronarit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, pronarit të Qendrës Kardiake të Kosovës, Ekrem Lluka dhe të tjerëve për falsifikim të dokumenteve dhe shpërlarje parash.

Gjykata ka konstatuar se aktakuza e ngritur ndaj tyre nuk përfshin prova të mjaftueshme që veprat penale të jenë kryer nga të pandehurit.

“Dokumentet e konsideruara si të falsifikuara janë nënshkruar nga persona të autorizuar dhe nuk ka ndërhyrje që do të plotësonin elementet e veprës penale të falsifikimit sipas nenit 390 të KPRK. Vepra e shpërlarjes së parave nuk mund të ekzistojë pa një vepër paraprake penale të provuar. Prokuroria ka aplikuar gabimisht Kodin Penal të vitit 2019 për vepra të pretenduara të kryera në vitet 2014-2015, kur ka qenë në fuqi Kodi Penal i vitit 2012, i cili ka dispozita më të favorshme”, thuhet në konstatimet e Gjykatës.

Gjykata Themelore e Prishtinës thekson në aktvendim se për pushim të procedurës penale ndaj të gjithë të akuzuarve vendosi pasi konstatoi mungesë të provave.

“Karakteristikë e veprës penale falsifikimi i dokumentit është ajo se dokument nuk rrjedh nga personi i cili është shënuar në të si lëshues (dhënës) i tij. Atë e bën të rremë fakti sa ai është atribuuar personit i cili nuk e ka lëshuar atë dhe tentohet që të krijohet përshtypja se pikërisht një person i caktuar është lëshues (dhënës) i tij (dokumentit), edhe pse në fakt ai nuk e ka lëshuar. Dokumenti i rremë ekziston edhe atëherë kur përmbajtja e tij është e saktë, por atë nuk e ka lëshuar personi i cili në dokument është shënuar si lëshues (dhënës) i tij”, sqaron Gjykata në aktvendim.

Gjykata thekson se “përpilimi është hartim i plotë apo i pjesshëm i dokumentit të rremë, përpilimi i të i plotë i dokumentit do të ekzistonte atëherë kur ndonjë person i atribuohet deklarata të cilën ai fare nuk e ka dhënë”.

“Vepra penale ekziston dhe në situatën ku personi i shënuar në dokument nuk ekziston fare apo ka vdekur. Përpilimi i rremë ekziston edhe atëherë kur është përpiluar pjesërisht dokumenti i rremë – në dokumentin ekzistues origjinal (të vërtetë) një pjesë fshihet, i jepet përmbajtje tjetër, i shtohet emri edhe i ndonjë personi, përpos dhënësit të dokumentit, apo shlyhet emri i ndonjë personi që është lëshues (dhënës) i dokumentit etj”.

Kësisoj, Themelorja konstatoi se “nuk kemi të bëjmë me falsifikim dokumenti, edhe në ato situata kur dokumenti është nënshkruar nga personi i autorizuar (nënshkrimi është autentik – origjinal), por përmbajtja e tij është e pa vërtetë ose e pavlefshme”.

Në lidhje me pastrimin e parave, Gjykata gjeti se Prokuroria nuk e arsyetoi saktësisht me argumente këtë pretendim për secilin të akuzuar “cilat para i ka përfituar me veprime të paligjshme (shuma e parave për secilin të pandehur), dhe saktësisht ku i ka pastruar ato, duke saktësuar mënyrën e shpërlarjes, cilën pronë e ka blerë pikërisht me ato para të pista”.

“Meqenëse bëhet fjalë për kompanitë fitim prurëse, të cilat kanë të hyra të ndryshme vjetore nga veprimtaria e tyre (pra, nuk kanë pasur si burim të vetëm paratë e supozuara të paligjshme), lindë pyetja që kërkon sqarim: me cilat prova prokuroria ka vërtetuar se pikërisht me ato para të paligjshme janë blerë “prona imagjinare), dhe jo me paratë e ligjshme në kuadër të biznesit të tyre? Këtë përgjigje nuk e ka dhënë prokurori, nuk ka argumentuar, e që ky pretendim ngelet vetëm nën suaza të “supozimeve-hamendësimeve” por jo pretendim i argumentuar me prova të pakontestueshme”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore.

Derisa Prokuroria në dispozitivin ku përshkruan veprat penale të pastrimit të parave “nuk përmend asnjë provë konkrete, asnjë xhirollogari konkrete, asnjë transfer konkret të realizuar me paratë e supozuara të pista”, Gjykata thotë se ka kërkuar konfiskim konkret të pronave, “duke mos i identifikuar se ku ndodhen, pa dhënë asnjë argument të vetëm se me cilat prova ka vërtetuar prokuroria se pikërisht këto prona, transfere parash apo xhirollogari janë produkt i veprës penale të falsifikimit të dokumenteve”.

Shitblerjet janë të ligjshme vetëm kur kryhen me trasanksione bankare, dhe transferi i parave kontrollohet me rigorozitet nga mekanizmat mbikëqyrës të bankave. Po të mos i kishin arsyetuar ato para me dëshmi të ligjshme, nuk do të mund të realizonin transfere të tilla dhe nuk rezulton se së paku te ndonjëri nga këto veprime që prokurori po i vlerëson si vepra penale të jenë ndëshkuar së paku me gjoba administrative”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës. /Tv Dukagjini/

The post Gjykata Themelore hedh poshtë aktakuzën ndaj Klodian Allajbeut, Ekrem Llukës dhe të tjerëve appeared first on Telegrafi.

Dalja në treg të hapur, PDK-ja nesër e procedon në Gjykatë Themelore pezullimin e vendimit të ZRrE-së

23 June 2025 at 11:59

Partia Demokratike e Kosovës do të kërkojë pezullimin e vendimit të ZRRE-së për daljen në treg të lirë të 1300 kompanive.

Deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri, tha se nesër do të procedojnë në Gjykatën Themelore të Prishtinës pezullimin e këtij vendimi, mirëpo paraprakisht vendosjen e një mase të përkohshme.

Sipas Tahirit, ZRRE-ja ka marrë vendim për qitjen në treg të hapur energjetik 1300 kompani në mënyrë të parregullt dhe pa përmbushur kriteret.

“Nesër do të procedojmë në Gjykatën Themelore të Prishtinës pezullimin e vendimit. Do të kërkojmë masë të përkohshme në mënyrë që ky vendim të pezullohet dhe këto kompani të furnizohen me çmimin e njëjtë të energjisë elektrike, si para marrjes së këtij vendimi. Nuk janë përmbushur kushtet dhe nuk janë përmbushur as obligimet e ZRRE-së sa i përket daljes në treg të lirë dhe ka parregullsi në marrjen e këtij vendimi”, tha ai.

Këto komente Tahiri i bëri pas dështimit për herë të 36-të të konstituimit të Kuvendit./kp/

The post Dalja në treg të hapur, PDK-ja nesër e procedon në Gjykatë Themelore pezullimin e vendimit të ZRrE-së appeared first on Telegrafi.

Barrikadat në veri, lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar për Radoiçiqin dhe 10 të dyshuar të tjerë

18 June 2025 at 15:53

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për lëshimin e një letër-rreshtimi vendor dhe ndërkombëtar ndaj Milan Radoiçiq, në kuadër të hetimeve që lidhen me vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës në vitin 2022.

Lajmi për Telegrafin është konfirmuar nga Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale, e cila ka njoftuar se përveç Radoiçiqit janë lëshuar urdhërarreste edhe për dhjetë persona të tjerë të dyshuar në këtë rast.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Milan Radoiçiq. Përveç Radoiçiq, PSRK-ja ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 10 personave tjerë të dyshuar në këtë rast”, ka thënë Luta.

Hetimet lidhen me rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore të Kosovës në vitin 2022, dhe sipas Prokurorisë, ky rast ka përmasa të mëdha.

“Duke u hetuar mund të konfirmojmë se janë rreth 50 persona, për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese”,thuhet më tej në përgjigjen nga Prokuroria Speciale.

Prokuroria ka shtuar se rasti aktualisht është në fazën e hetimeve dhe se për veprimet tjera publiku do të njoftohet me kohë.

“Duke pasur parasysh se rasti është në fazën e hetimeve, aktualisht nuk mund të ndajmë më shumë informacione”, tha Luta. /Telegrafi/

The post Barrikadat në veri, lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar për Radoiçiqin dhe 10 të dyshuar të tjerë appeared first on Telegrafi.

Zoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

10 June 2025 at 13:46

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Zoran Vukotiqit i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile- përkatësisht për akuzën për vrasjen e 13-vjeçarit B.M., duke e dënuar me 15 vite burgim.

Aktgjykimi ndaj Vukotiq u shpall të martën nga gjykatësi Rrahman Beqiri, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Vukotiq akuzohej për katër aktakuza për krime lufte në Kosovë për të cilat ishte bërë bashkimi i çështjes, por për pikat tjera të aktakuzës, gjykatësi Beqiri tha se Gjykata nuk ka gjetur prova se i njëjti është fajtor për krime lufte, andaj e ka liruar nga akuza.

Dënimi me burgim, të akuzuarit do t’i ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore- juridike udhëzohen në konstest të rregullt juridiko-civil.

I akuzuari Vukotiq urdhërohet të paguajë shpenzimet e procedurës penale dhe atë: në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 200 euro, kurse në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 100 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I akuzuari nuk ishte i pranishëm në shpallje.

Prokuroria Speciale, kishte ngritur katër aktakuza për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë viteve 1998-1999, ndaj të akuzuarit Vukotiq, por me propozim të e mbrojtësit të të akuzuarit Vukotiq, avokati Nebojsha Vllajiq, u bë bashkimi i çështjes, më 22 gusht 2024.

The post Zoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Eksperti i Sigurisë: AKI ndër më profesionistet në rajon, rasti i agjentit Vlajiq e dëshmon këtë

5 June 2025 at 18:55

Avni Islami, ekspert i sigurisë, ka folur lidhur me pranimin e fajësisë nga agjenti i BIA-s serbe, Aleksandër Vlajiq, i cili është dënuar sot me 5 vite burgim.

Islami ka thënë se prej kohësh si BIA serbe, po ashtu edhe agjencitë ruse të spiunazhit, por edhe të vendeve të tjera në Kosovë, kishin gjetur teren për zbatim.

Mirëpo, AKI, sipas tij, që nga themelimi e deri më sot konsiderohet si një nga organizatat më profesioniste në rajon.

“Për punën dhe profesionalizmin e tyre flasin vetë arrestimet e fundit, të cilat janë bërë nga ana e Policisë së Kosovës, të ndihmuara me prova dhe fakte të mbledhura nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës”, ka thënë ai, për RTV Dukagjini.

Tutje Islami është shprehur se kjo tregon në efikasitetin e sigurisë.

“Ku në asnjë hallkë nuk ka çaluar, duke filluar nga policia, AKI, prokuroria dhe gjykata.”

Sipas Islamit, kjo tregon se institucionet e sigurisë veprojnë në tërë territorin e vendit dhe janë të gatshme e të afta që të neutralizojnë të gjithë ata që përpiqen të dëmtojnë Kosovën.

Tutje Islami ka thënë se pas këtij rasti pritet të ketë edhe arrestime të tjera.

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi sot Aleksandar Vlajiqin me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor në një seancë dëgjimore më 5 qershor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).

Vlajiq, gjithashtu, u deklarua fajtor për posedim të paligjshëm të armëve. Për këtë vepër ai u dënua me 6 muaj burgim, por e cila iu zëvendësua me një gjobë prej 1.000 eurosh.

Sipas aktakuzës, e cila u ngrit më 22 maj, Vlajiq veproi si bashkëpunëtor i BIA-s, duke mbledhur informacione që kërcënonin rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

Mes tjerash, në aktakuzë përmendet se ai regjistroi fshehurazi lëvizjet e automjeteve të Policisë së Kosovës dhe praninë e bashkësisë ndërkombëtare në veri, dhe se mblodhi të dhëna për anëtarët e komunitetit serb të dyshuar si bashkëpunëtorë të institucioneve të sigurisë në Kosovë. Vlajiq, i cili u arrestua më 26 qershor 2024, ishte anëtar i Policisë së Kosovës.

Në Kosovë, spiunazhi përkufizohet si aktivitetet sekret i mbledhjes, transmetimit ose shpërndarjes së informacionit të ndjeshëm në një shtet, organizatë ose grup tjetër.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me të paktën pesë vjet burgim, nëse ndonjë i dyshuar shpallet fajtor. /Dukagjini/

The post Eksperti i Sigurisë: AKI ndër më profesionistet në rajon, rasti i agjentit Vlajiq e dëshmon këtë appeared first on Telegrafi.

U arrestuan gjatë operacionit “Qielli i thyer”, caktohet masa e paraburgimit për 22 të dyshuarit për drogë dhe vepra tjera penale

5 June 2025 at 12:20

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj 22 të pandehurve, të dyshuar për përfshirje në vepra penale.

Të pandehurit: R.N., A.K., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., E.E., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O.V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., të dyshuar për veprat penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK, lidhur me veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK- së dhe veprën penale Shpërlarja e parave nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 të LPPPFT.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 03.06.2025, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve R.N., A.K., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., E.E., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O.V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secalin.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate duke qenë se të njëjtit dyshohen për vepra të rënda penale, nëse të pandehurit lihen në liri, mund ti shmangen procedurës penale dhe mund të jenë të pakapshëm për organet e drejtësisë, të njëjtit mund të asgjësojnë, fshehin, falsifikojnë provat e veprës penale ose mund të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, po ashtu mund të ndikojnë tek personat të tjerë që eventualisht mund të jenë të implikuar në këto veprime.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, pas një hetimi disa mujor, të martën është realizuar operacioni anti-drogë “Qielli i Thyer”, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Personat janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “krim i organizuar”, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave. Veprat penale, të pandehurit dyshohen se i kanë kryer përmes aplikacionit “SkyECC”.

Aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit. /Telegrafi/

The post U arrestuan gjatë operacionit “Qielli i thyer”, caktohet masa e paraburgimit për 22 të dyshuarit për drogë dhe vepra tjera penale appeared first on Telegrafi.

Gazmend Demi thotë se ka qenë aksionar me 50% që nga kur është bërë privatizimi i Ndërmarrjes “Ramiz Sadiku”

4 June 2025 at 16:49

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin për mashtrim ndaj Shefki Krasniqit, Avdi Krasniqit dhe Afrim Govorit, i dëmtuari- Gazmend Demi në cilësinë e dëshmitarit tha se ka qenë aksionar me 50% që nga dita kur është privatizuar Ndërmarrja “Ramiz Sadiku”.

Sipas tij, lidhja e tij me këtë ndërmarrje është që nga dita e parë kur është bërë privatizimi  i saj dhe është futuar aksionar me 50% të aksioneve.

“Jam futur si aksionar me 50 % të aksioneve të kësaj ndërmarrje, dhe 50% Besim Govori me grupin e tij. Në letra ka qenë vetëm Besim Govori, por kam dëgjuar që kanë qenë edhe disa persona tjerë”, tha Demi.

Ai tha se kur e kanë blerë ndërmarrjen, ka qenë me destinim të qartë, që të bëjnë ndërtim dhe se kjo ka qenë pjesa që i ka interesuar dhe se familja Krasniqi është marrë me administrimin e ndërmarrjes.

Prokurori Besart Mustafa e ballafaqoi dëshmitarin me deklaratën e tij të dhënë në Prokurori lidhur me falsifikimin e nënshkrimeve. Ai tha se i kujtohet që ka dhënë deklaratë për disa nënshkrime të rreme.

“Po, kam dhënë deklaratë për disa nënshkrime të rreme, flitej për një kontratë, gjoja se unë kisha dhënë ato nënshkrime, e që unë nuk i kisha dhënë ato nënshkrime”, tha dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Demi tha se në kohën kur ai i kishte shitur aksionet e tij Besim Govorit, ia kishte marrë aksionet vëllai i tij Afrim Govori.

Po ashtu, ai tha se nuk nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje aksionarësh, për ndryshim të aksionarëve, shitje apo ndonjë marrëveshje tjetër, dhe se i kishte dhënë autorizim Besim Govorit.

Demi shtoi se të gjitha problemet lidhur me falsifikimin e nënshkrimeve i ka zgjidhur pas deklaratave të dhëna në Polici dhe Prokurori.

Ndërsa, në pyetjen e mborjtësit të të akuzuarit Avdi Krasniqi, avokatit Driton Musliu nëse ka qenë në dijeni për një pajtim gjyqësor mes palëve, se janë mbajtur akte noteriale të reja dhe se është mbajtur një seancë për masë të sigurimit në këtë Gjykatë, dëshmitari tha se nuk është në dijeni për një gjë të tillë.

Gjithashtu, Demi tha se problemet që kanë dalë pas falsifikimit të nënshkrimeve u zgjidhën shumë shpejt, por që tani i ndjeri Besim Govori kishte probleme me vëllezërit e tij dhe se ky i fundit ia kishte përmendur se i takojnë edhe 2000 m2 të objektit që kishte për t’ia dhënë vëllai i tij- tani i akuzuari Afrim Govori, e të cilat tani i ndjeri do t’ia linte familjes së tij.

Ndryshe, të akuzuarit kanë qenë duke u gjykuar edhe për veprat penale “Falsifikim i dokumentit” dhe “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”, por që gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj,  ka njoftuar se për këto vepra ka arritur parashkrimi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të ngritur më 19 tetor 2015, Shefki Krasniqi dhe Avdi Krasniqi akuzohen se më 24 dhjetor 2009 në Prishtinë, në Ndërmarrjen “Ramiz Sadiku” Sh.P.K, kanë përpiluar dokumentin e pavërtetë– Vendimin për shtimin e kapitalit themelor të shoqërisë të cilin kinse e kanë nënshkruar pronarët Besim Govori, Gazmend Demi dhe Shefki Krasniqi, në emër të ndërmarrjes “Ramiz Sadiku”, për të cilin më vonë në ekspertizë grafologjike në bazë të Raportit të Agjencionit të Kosovës për Forenzikë, është vërtetuar se nënshkrimet e Govorit dhe Demit në vendimin e lartcekur janë të falsifikuara.

Me këtë, po akuzohen se në bashkëkryerjes kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit” nga neni 332, par. 3 lidhur me par.1. të Kodit Penal, lidhur me nenin 23 të Kodit Penal.

Aktakuza thotë se më 29 dhjetor 2009 në Prishtinë, në Agjencionin për Regjistrim te Bizneseve në Kosovë, Avdi Krasniqi si drejtor i Ndërmarrjes në bashkëpunim me Shefki Krasniqin, ka prezantuar vendimin e lartcekur për shtimin e kapitalit të shoqërisë “Ramiz Sadiku” dhe kanë bërë ndryshimin- ndërrimin e pronësisë në Ndërmarrje nga 5 milionë e 200 mijë euro në 11 milionë euro, me çka është bërë pronar i pjesës më të madhe të shoqërisë dhe në këtë mënyrë e kanë vënë në lajthim ARBK-në, që ta vërtetoë çështjen e pavërtetë, e cila ka shërbyer si provë për regjistrim të ndryshimit- ndërrimit të shoqërisë në dobi të të akuzuarit Shefki Krasniqit e në dëm të dëmtuarve Besim Govori dhe Gazmend Demi.

Me këtë, po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë” nga neni 334, par 1 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal.

Sipas aktakuzës, Avdi Krasniqi dhe Afrim Govori më 15 prill 2011 në “Ramiz Sadik”, kanë përpiluar dokumentin e pavërtetë- kontratën për dhurim të aksioneve, të cilin kinse e kanë nënshkruar në anën e majtë si dhuratë-dhënës Gazmend Demi dhe në anën e djathtë si dhuratë-marrës Afrim Govori, si dhe vendimin për ndryshim të pronarëve – themeluesve të shoqërisë i datës 15 prill 2011, të cilin si pronarë e kanë nënshkruar: Besim Govori, Shefki Krasniqi, Afrim Govori dhe Gazmend Demi, por që më vonë me ekspertizë grafologjike në bazë të Raportit të Agjencionit të Kosovës për Forenzikë, është vërtetuar se nënshkrimi i Gazmend Demit në kontratën e lartcekur është falsifikuar si dhe nënshkrimi i Besim Govorit dhe Gazmend Demit në vendim.

Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit” nga neni 332, par.3 lidhur me par 1 të Kodit Penal, lidhur me nenin 23 të Kodit Penal.

Tutje, në aktakuzë thuhet se me 20 prill 2011 në Prishtinë, në Agjencionin për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë, Avdi Krasniqi si drejtor i ndërmarrjes në bashkëpunim me Afrim Govorin ka prezantuar kontratën e lartcekur për dhurim të aksioneve të shoqërisë “Ramiz Sadiku” Sh.P.K., dhe kanë bërë ndryshimin e pronësise në ndërmarrje, me të cilin aksionet në vlerë prej 2 milionë e 600 mijë euro të pronarit Gazmend Demi i janë transferuar në pronarin e ri- Afrim Govori dhe në këtë mënyrë kanë vënë në lajthim ARBK-në të vërtetojë çështjen e pavërtetë e cila ka shërbyer si provë për regjistrim të ndryshimeve të shoqrisë, në dobi të të akuzuarit Afrim Govori e në dëm të të dëmtuarit Gazmend Demi.

Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së pavërtetë” nga neni 334 par.1 lidhur me nenin 23 të KPK.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Afrim Krasniqi, Avdi Krasniqi dhe Afrim Govori, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten, më 10 shtator 2014, në Prishtinë në zyrën e noteres Merita Kostanica, me paraqitjen e rreme të fakteve, duke mos e respektuar marrëveshjen paraprake të arritur në mes të të akuzuarëve Shefki Krasniqi, Avdi Krasniqi dhe Afrim Govori, nga njëra anë dhe të dëmtuarit Besim Govori në anën tjetër, në bazë të së cilës Besim Govori është dashur të bëhet pronarë i 35% të hapësirës së përgjithshme të cilën e posedon ndërmarrja “Ramiz Sadiku” Sh.P.K, me me qëllim që t’i shkaktojnë dëm pasuror tani të dëmtuarit Besim Govori, e kanë nxitur të dëmtuarin që ta nënshkruajë kontratën për dhurim të aksioneve, me të cilën Besim Govori ia dhuron aksionet e tij në vlerë prej 2 milionë e 600 mijë euro Afrim Govorit, Ankesi i Statutit “Ramiz Sadiku” Sh.P.K, me të cilin në bazë të kontratës, Besim Govori është fshirë nga pronësia në ndërmarrjen e lartcekur, duke e shtyrë të dëmtuarin Besim t’i nënshkruajë dokumentet e cekura në dëm të pasurisë së tij, duke i shkaktur dëm në shumë prej 25 milionë euro.

Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 335, par.5 lidhur me par.1 të Kodit Penal, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimiperDrejtesi/

The post Gazmend Demi thotë se ka qenë aksionar me 50% që nga kur është bërë privatizimi i Ndërmarrjes “Ramiz Sadiku” appeared first on Telegrafi.

“Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam?” – avokati i familjes Ademaj tregon pyetjen që bënë fëmijët e Liridonës

4 June 2025 at 14:44

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është mbajtur sot seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj, ku i akuzuar është bashkëshorti i saj Naim Murseli dhe tre të tjerë.

Gjatë seancës, Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj tha se ky shqyrtim gjyqësor do ti jap përgjigje të gjitha dilemave të ngritura dhe për të kërkuar të vërtetën e plotë se pse Liridona Ademaj u privua nga jeta në mënyrë aq dinake.

Syla madje tha se Naim Murseli duhet ti përgjigjet edhe pyetjes së fëmijëve se përse e lejoi hajnin ta vriste nënën e tyre.

“Besoj që në këtë seancë duhet të jepet përgjigja ndaj pyetjes së fëmijëve: Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam? “, tha avokati Syla.

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, Liridona Ademaj, teksa është deklaruar i pafajshëm për akuzat, ka thënë se po që se vërtetohet aktakuza ndaj tij, “atëherë ai vetë do të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm”.

Të akuzuarit tjerë, Granit Plava u mbrojt në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla u deklarua i pafajshëm. /Telegrafi/

The post “Pse babi e la hajnin me ia bo mamit bam?” – avokati i familjes Ademaj tregon pyetjen që bënë fëmijët e Liridonës appeared first on Telegrafi.

“Kemi kërkuar që Naim Murseli të dërgohet në ekzaminimin mendor”, deklarohet avokatja Zhinopotoku

4 June 2025 at 14:40

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.

Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Liridona Ademajt është deklaruar i pafajshëm, transmeton Telegrafi.

Avokatja e Naim Murselit, Teuta Zhinopotoku deklaroi se mbrojtja ka kërkuar që i pandehuri Naim Murseli të dërgohet për ekzaminim mendor, por deri më tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje zyrtare nga gjykata.

“Kemi kërkuar që Naim Murseli të dërgohet në ekzaminim mendor, e që s’kemi pranuar përgjigje nga gjykata. Konsiderojmë se kur të arrihet sigurimi i kësaj prove që buron nga konstatimi që do ta bëjë grupi i ekspertëve në QKUK, instituti i forenzikës dhe pas ekzaminimit të të pandehurit të vazhdohet me këtë çështje e cila është ngritur pranë kësaj gjykate. Ky proces kërkon maturi, dëshmi dhe paanshmëri”, tha ajo.

Tutje, ajo shtoi se “Pala mbrojtëse kërkon respektimin e të drejtave themelore ndaj të pandehurit”./Telegrafi/

 

 

The post “Kemi kërkuar që Naim Murseli të dërgohet në ekzaminimin mendor”, deklarohet avokatja Zhinopotoku appeared first on Telegrafi.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dorëzon padi kundër ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë

30 May 2025 at 16:39

Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka ndërmarrë hapin e radhës ligjor për të mbrojtur interesat e bizneseve anëtare dhe të gjithë sektorit privat në vend.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK), sot ka dorëzuar zyrtarisht padinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, siç thuhet, për shkak të shkeljeve të rënda ligjore dhe procedurale në vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

“Ne besojmë fuqishëm se ky vendim i ZRRE-së është i nxituar, arbitrar dhe i papërgatitur mirë, me pasoja të drejtpërdrejta për qëndrueshmërinë financiare të bizneseve që do të preken nga ky vendim”, thuhet në njoftimin e DhTIK, transmeton Telegrafi.

Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, vendimi është marrë pa konsultime paraprake me palët e interesit, pa një analizë të thelluar të tregut, dhe kjo pos që rrezikon qëndrueshmërinë e bizneseve, rrezikon edhe vendet e punës.

“Për më tepër, përkundër deklarimeve publike se tregu është liberalizuar dhe se janë të hapura mundësi të shumta për furnizim, aktualisht është vetëm një kompani – KESCO – e cila po dërgon oferta për furnizim të bizneseve. Kjo bie ndesh me vetë thelbin e liberalizimit dhe e shndërron këtë proces në një monopol të fshehur, duke rritur rrezikun për abuzim me çmime dhe cilësi të shërbimit”, thuhet në njoftim.

Tutje, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës u bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të ndërhyjnë menjëherë për pezullimin e këtij vendimi dhe të urdhërojnë ZRRE-në që të rikthehet në një proces të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës.

“DhTIK mbetet e përkushtuar për të mbrojtur interesin e bizneseve dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, politike dhe publike për të siguruar një treg të energjisë të drejtë, të rregullt dhe të hapur për të gjithë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dorëzon padi kundër ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë appeared first on Telegrafi.

Vrasja e vjehrrit, dëshmitarja thotë se i akuzuari e goditi tri herë me thikë të ndjerin

29 May 2025 at 16:38

Në gjykimin për vrasjen ndaj Edon Bujupit, dëshminë e dha dëshmitarja Ajsel Kosova, e cila deklaroi se është vajza e të ndjerit A.K., si dhe bashkëshorte jashtëmartesore e të akuzuarit Bujupi. Ajo tha se babai i saj e kishte dashur të akuzuarin Bujupi.

“Baba jem Edonin shumë e ka dashtë, shumë u bajke marakë dhe derisa më tha ‘a po shkojmë në Polici me lajmru se u zhduk’”, deklaroi dëshmitarja.

Paraprakisht, Kosova tregoi se kohëve të fundit kishte pasur disa probleme me të akuzuarin Bujupi dhe se për këtë arsye ishte larguar për disa ditë në banesën e babait të saj. Ajo shtoi se për një periudhë kohore nuk kishte pasur kontakt me Bujupin, dhe për këtë arsye e kishte paraqitur rastin në Polici si person i zhdukur. Pas disa ditësh, Bujupi ishte lajmëruar dhe rasti ishte mbyllur.

Dëshmitarja tha se në lidhje me këtë zhdukje, nëna dhe vëllai i saj kishin ushtruar presion ndaj saj për të kërkuar sqarime nga Bujupi dhe kishin insistuar në një takim me të, me qëllim që t’u tregonte arsyet e zhdukjes. Sipas Kosovës, Bujupi kishte refuzuar të takohej me familjen e saj, duke i thënë asaj se “nuk i interesojnë problemet e familjes së Kosovës”.

Kosova rrëfeu edhe për një incident të ndodhur para vrasjes, ku kishte pasur një përplasje fizike mes babait të saj dhe Bujupit. Sipas saj, përplasja kishte ndodhur pasi babai i saj i kishte thënë Bujupit se do ta merrte vajzën dhe djalin e saj të vogël në banesën e tij, për shkak të mungesës së kontaktit dhe mosdhënies së sqarimeve.

Sipas dëshmitares, pas kësaj deklarate, Bujupi ishte tensionuar dhe kishte filluar përleshja fizike. Ajo tha se i kishte kërkuar babait të saj që të mos e lajmëronte rastin në Polici, duke u zotuar se do ta sqaronte vetë me burrin e saj.

Megjithatë, sipas saj, situata nuk kishte përfunduar me kaq. Pasi kishte përcjellë babain në banesën e tij, Kosova tha se vëllai i saj kishte arritur te dera e banesës së tyre dhe ishte futur brenda me nxitim. Ajo rrëfeu se kishte parë Bujupin me një thikë kuzhine në dorë, e cila, sipas saj, nuk ishte marrë nga dollapët e kuzhinës, por kishte qenë më herët jashtë tyre, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas saj, vëllai kishte tentuar ta godiste Bujupin me grusht, ndërsa ky i fundit i ishte drejtuar me thikë. Në ato çaste kishte hyrë edhe babai i saj në banesë. Gjatë përleshjes, sipas Kosovës, Bujupi e kishte goditur të ndjerin me thikë.

“Ka hy baba jem në banesë, jemi mundu me ndal të dy vllahun, vllau dorën e djathtë e ka çu nalt me godit Edonin dhe baba im me dorën e majt ja ka nal dorën vllaut dhe qato momente e ka therr babën tem tri here me thikë”, deklaroi dëshmitarja Kosova.

Ajo theksoi se ngjarja kishte ndodhur në praninë e djalit të saj të vogël dhe se, sipas saj, nuk kishte qenë qëllimi i Bujupit që ta privonte nga jeta babanë e saj.

“Jo s’muj me than qe po kalu tepër mirë”, tha Kosova.

I akuzuari Edon Bujupi, gjatë kësaj seance, i shprehu ngushëllime dëshmitares Kosova dhe i kërkoi falje asaj përmes avokatit të tij, kërkim-falje që dëshmitarja e pranoi.Më pas gjykimi i ndërpre nga kryetarja e trupit gjykues.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë e datës 21 tetor 2024 thuhet se Edon Bujupi me datë 29 nëntor 2023 rreth orës 21:15 në banesën e tij në rrugën Ali Vitija pas një mosmarrëveshje në mes të pandehurit Edon Bujupi miqve të tij (babait dhe vëllaut të gruas) kanë filluar përleshjen mes vete ku gjatë përleshjes fizike në mes tyre, me dashje që ta privoj nga jeta, i pandehuri Edon godet me armë të ftohtë -thikë e cila kishte gjatësinë e tehut 19 centimetra në regjionin e mjatë të krahrorit tani të ndjerit Ali Kosova, i cili si pasojë e plagëve të shkaktuara ka ndërruar jetë në SHSKUK.

Me këtë Bujupi sipas aktakuzës thuhet se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga nenin 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./BetimipërDrejtësi/

The post Vrasja e vjehrrit, dëshmitarja thotë se i akuzuari e goditi tri herë me thikë të ndjerin appeared first on Telegrafi.

Vëllezërit Vllasaliu dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepit, Gjykata zbulon detajet e planifikimit

28 May 2025 at 11:53

Jeton dhe Nexhat Vllasaliu janë dënuar sot me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda njoftoi se ata janë dënuar për shkak  të veprës penale Vrasje e rëndë dhe Dëmtimi i varreve apo kufomave, transmeton Telegrafi.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se të akuzuarit J.V. dhe N.V. janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim të përjetshëm për secilin, për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë dhe Dëmtimi i varreve apo kufomave.

“Të akuzuarit J.V. dhe N.V. prej periudhës 09 janar 2021 deri me 08 prill 2021, në bashkëkryerjeje pas një marrëveshje paraprake kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin B.R., me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore. Ata fillimisht i kishin ndarë rolet dhe planifikuar veprimet, ashtu që J.V. duke shfrytëzuar besimin që i dëmtuari, tani i ndjeri B.R. e kishte ndaj tij, e kishte vënë në lajthitje të njëjtin, e që duke filluar nga 09 janar 2021 ku i kishte ofruar për shitje dy vetura, një “Range Rover” dhe një “BMW X3”, për vlerën prej 30.000 € (tridhjetë mijë euro)”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash, thuhet se gjatë realizimit të planit të tyre, i pandehuri J.V., me datë 08 prill 2021 të dëmtuarin B.R. e dërgon në fshatin Vllasali, në shtëpinë e të pandehurit N.V. ku paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij. I pandehuri J.V., pastaj në mënyrë tinzare duke e ngulfatur e privon nga jeta B.R, duke menduar se ka me vete shumën e të hollave dhe atë në vlerë prej 30.000 € (tridhjetë mijë euro), siç edhe ishin marrë vesh për shitjen e veturave.

“Mirëpo, pas vrasjes tek viktima kishte gjetur vetëm shumën prej 8000 € (tetë mijë euro) që i ka ndarë me të pandehurin N.V. , pastaj, kufomën e të ndjerit e dërgon në katin e tretë të shtëpisë dhe në pamundësi për ta varrosur e kishte mbështjell kokën e tij, me qese të zezë të najlonit kurse tërë trupin me perden e shtëpisë së të pandehurit N.V., dhe e kishte lidhur me një litar. Pastaj, veturën e të ndjerit B.R. të tipit “Jeep Grand Cherokee” e kishte dërguar në arat e fshatit Sushicë-Janjevë”.

“Nga aty, i pandehuri J.V. i kishte telefonuar të pandehurit N.V. i cili pastaj e kishte marrë me veturën e tij, të tipit “Skoda Octavia”, mu në rrugën që dërgon tek vendi ku e kishte lënë automjetin “Jeep Grand Cherokee”. Në këtë mënyrë, i pandehuri N.V. kishte marr pjesë në kryerjen e veprës dhe atë duke tentuar t’i humb gjurmët e kryerjes se veprës, ashtu siç edhe ishte planifikuar me herët”, bëhet e ditur në njoftimin.

Më tutje, pohohet se të nesërmen herët në mëngjes me 09 prill 2021, së bashku shkojnë në shtëpinë e tyre në fshatin Vllasali tek vendi ku ishte kufoma dhe në bashkëkryerje e dërgojnë në vendin kodrinor malor të quajtur “Mali i Madh në Vllasali”, ky i pandehuri N.V. e kryen veprimin siç e kishin planifikuar më herët, për zhdukjen e kufomës duke e varrosur dhe duke i fshehur edhe gjurmët deri me datë 30.09.2022, kur janë gjetur mbetjet mortore të dëmtuarit B.R.

“Obligohet secili i akuzuar veç e veç, të paguajë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të gjykatës dhe atë në emër të paushallit gjyqësor në shumë prej treqind (300) euro si dhe në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, në shumë prej pesëdhjetë (50) euro ashtu që në tërësi shumën prej treqind e pesëdhjetë (350 €) euro, obligohen të paguaj brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi”, vijon njoftimi.

Të dëmtuarit V.R., T.R., A.R. dhe D.SH. për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil.

Bazuar ne nenin 366 par.1, nën par.1.1 te KPPRK-se, me aktvendim të veçantë, të akuzuarve iu vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

 

The post Vëllezërit Vllasaliu dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepit, Gjykata zbulon detajet e planifikimit appeared first on Telegrafi.

Vrasja e Bedri Rexhepit, prokurori: Ekzekutor është Jeton Vllasaliu, por koka e kësaj vepre është Nexhat Vllasaliu

23 May 2025 at 17:31

Gjykimi ndaj vëllezërve, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, për vrasjen e biznismenit nga Prishtina, Bedri Rexhepi, i është afruar fundit.

Seanca e mbajtur më 23.05.2025 ka vazhduar me fjalët përfundimtare.

Prokurori Armend Hamiti në fjalën e tij përfundimtare tha se ekzekutor i kësaj vepre penale është i akuzuari Jeton Vllasaliu, por koka e kësaj vepre është Nexhat Vllasaliu.

“Ekzekutori po dihet që është Jetoni, por koka e kësaj vepre penale është Nexhati, sepse në mënyrë të pamëshirshme e ka ndërru vendin e kufomës”, tha Hamiti.

Sipas prokurorit Hamiti, të akuzuarit Vllasaliu kanë pasë marrëveshje paraprake për të kryer vrasjen e Bedri Rexhepit, dhe se të akuzuarit me qëllim të përfitimit pasuror kanë kryer veprën penale.

“Dy të akuzuarit me marrëveshje paraprake e kanë kry veprën penale vrasje, me qëllim të përfitimit pasuror në mënyrë tinëzare për këtë kanë marrë veprime edhe dëmtimin e kufomës me shmang përgjegjësinë penale”, tha prokurori Hamiti.

Tutje, prokurori Hamiti lidhur me të akuzuarin Nexhat Vllasaliu tha se ka tentuar të paraqitet si njeri i mirë.

“Nexhati prej fillimit ka tentu me u paraqitë si njeri që po don me na ndihmu me u zbardh ky rast, pasi u arrestu Jetoni u thirr në takim edhe mulla Osmani, thotë nëse di diçka 10 gjaqe ia u kom borxh. Pra paraqitet kinse po ndihmon për me qenë në rrjedha që a po zbulohet edhe ky”, tha prokurori.

Ndërsa avokati i palës së dëmtuar, Besnik Berisha, në fjalën e tij përfundimtare tha se dënimi për të akuzuarit të jetë maksimal, dhe se ky rast është rasti më i rëndë që ka përjetuar dikush në këto 26 vite.

“Dënimi për të akuzuarit të jetë maksimal që ligji e parasheh, jo vetëm që këta e kryjten krimin e nuk u penduan asnjëherë por për shkak që ky është rasti më i rëndë që ka përjetuar dikush në këto 26 vjet, për shkak se përpjekjet e atyre që po apelojnë për pafajësi ishin aq të liga, aq të tmerrshme sa u munduan të inkriminojnë edhe njerëz që s’kishin hak e as hile”, tha avokati Berisha.

Seanca është duke vazhduar me fjalën përfundimtare të avokatit Berisha.

Ky rast po trajtohet në Departamentin e Krimeve të Rënda nga trupi gjykues i përbërë nga Medie Bytyqi, kryetare e trupit gjykues dhe dy anëtarët, Gent Beka dhe Agim Kuqi.

Ndërsa aktakuza po përfaqësohet nga prokurori Armend Hamiti.

Sipas aktakuzës, Jeton Vllasaliu, më 08.04.2021, Bedri Rexhepin e dërgon në fshatin Vllasali, në shtëpinë e të pandehurit Nexhat Vllasaliu, pasi paraprakisht kishin planifikuar vrasjen e tij.

Gjithnjë sipas aktakuzës, me të arritur te shtëpia e të pandehurit, Jeton Vllasaliu në mënyrë tinëzare e vret Bedri Rexhepin duke menduar që ky i fundit ka shumën e caktuar të parave.

Sipas dosjes së Prokurorisë, pastaj veturën me të cilën Bedri Rexhepi kishte shkuar deri te shtëpia e të akuzuarve, Jeton Vllasaliu e kishte dërguar në arat e fshatit Shushicë, Janjevë. Pastaj, i pandehuri e kishte thirrur në telefon Nexhat Vllasaliun, i cili i kishte dalë në ndihmë, duke e marrë me veturën e tij personale nga vendi ku Jeton Vllasaliu kishte fshehur veturën e të ndjerit.

Me këtë veprim, sipas dosjes së Prokurorisë, Nexhat Vllasaliu kishte ndihmuar në kryerjen e veprës penale.

Me këto veprime të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë, si dhe veprën penale – dëmtim i varreve apo kufomave./Kallxo.com/

The post Vrasja e Bedri Rexhepit, prokurori: Ekzekutor është Jeton Vllasaliu, por koka e kësaj vepre është Nexhat Vllasaliu appeared first on Telegrafi.

Vrasja e Liridonës, caktohet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve

By: Oldi
22 May 2025 at 11:58

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka caktuar më 4 qershor seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi. Ajo tha se seanca do të nis në orën 13:10. “Seanca gjyqësore është caktuar më 4 qershor 2025”, […]

The post Vrasja e Liridonës, caktohet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve appeared first on BoldNews.al.

Masakra në Burgun e Dubravës, i akuzuari Milosavleviq thotë se emrin e Ukshin Hotit e dëgjoi për herë të parë nga dëshmitarët

21 May 2025 at 19:04

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari për krime lufte Gavrilo Milosavleviq, gjatë dhënies së mbrojtjes tha se në burgun e Dubravës ka qenë i punësuar vetëm si staf civil dhe se për ngjarjet atje kuptoi në fund të vitit 1999. 

Në këtë rast, Gavrilo Milosavleviq në cilësinë e gardianit në burgun e Dubravës po akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile.

Milosavleviq deklaroi para trupit gjykues se asnjëherë nuk ishte i uniformuar. Tha se pozita e tij në Burgun e Dubravës ishte referent evidencës amë për personat e dënuar.

Asnjëherë gjatë punës nuk kamë bartë uniformëkam qenë person civil në shërbimin juridik të Dubravës”, tha Milosavleviq.

Sipas Milosavleviq, gjatë kërkimit të të dhënave për nënën e tij të zhdukur në ueb-sajtin e Natasha Kandiqit, kishte kuptuar se në Dubravë ishin vrarë 109 persona. Tha se krejt këtë e kishte kuptuar pas luftës kur ishte larguar nga Kosova, dhe se informatat në atë ueb-sajt ishin të cekëta.

Kur kam dëgjuar së pari për ngjarjen, kam kuptuar në ueb-sajtin e saj për ngjarjet e Dubravës, duhet të ketë qenë fundi i 99ës”, tha Milosavleviq.

I pyetur se si erdhi deri te arrestimi i tij, i akuzuari deklaroi se ndodhi kur kishte ardhur në Kosovë për të nisur kthimin e pronës që e kishte në pronësi nëna e tij.

“Kam nisë për kthimin e pronës së saj dhe gjatë tërë kohës së ardhjeve të mia unë nuk kam pasur probleme, askush nuk më ka arrestuar as shpallë për kriminel lufte. Në atë moment që kam ardhë tek personi i cili ka jetu 20 vite në banesën e nënës sime dhe kam kërku të largohet, më kanë thënë nxjerre listën poseduese, ka qenë më 1 dhjetor 2022..Unë e kam pasur fletën poseduese“, tha ai.

Milosavleviq deklaroi se kur kishte bashkuar dokumentet e nevojshme, atëherë e kanë arrestuar.

Prokurori Kastriot Memaj e pyeti të akuzuarin nëse dinte se a ka qenë në burgun e Dubravës edhe Ukshin Hoti. Por, Milosavleviq u shpreh se këtë e kishte kuptuar nga dëshmitarët që dëshmuan kundër tij.

Për Ukshin Hotin herën e parë kam dëgjuar kur dëshmitarëqë dëshmojnë kundër meje kanë dhënë dëshmi në Prokuroriatëherë kam dëgjuar për herë të parë për këtë emër”, deklaroi Milosavleviq.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor 2023, thuhet se Gavrilo Milosavlevq në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës në bashkëkryerje me persona të tjerë kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzor ndaj të burgosurve civilë shqiptarë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në bashkëkryerje me njësitë policore serbe, Milosavleviq kishin kryer vrasjen masive të të burgosurve shqiptarë, me ç’rast në ditën e incidentit kishin urdhëruar që në oborrin e burgut të dalin 1 mijë të burgosur të vendi i quajtur “Fusha e Sportit”, me pretekstin se do t’i numëronin të burgosurit dhe do t’i dërgonin në ndonjë vend tjetër më të sigurt për t’i mbrojtur të burgosurit nga bombardimet e NATO-s.

Tutje, në aktakuzë thuhet se menjëherë pas rreshtimit të të burgosurve, ushtarakët serbë kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitraloz, mortajë dhe armë të tjera dhe se ky operacion i vrasjes i cili kishte filluar nga 22 maj 1999 dhe kishte zgjatur deri më 24 maj 1999, ku si rezultat i këtyre sulmeve kishin mbetur të vrarë 109 të burgosur.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Milosavleviq në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë ushtarak serbë, kishin shkuar thuajse çdo ditë nëpër pavijonet e Burgut të Dubravës, konkretisht në pavionin “B” dhe “C”, duke i rrahur në mënyrë mizore dhe çnjerëzore të burgosurit civilë shqiptarë.

Në aktakuzë përmendet se si disa roje kishin shkuar edhe në qelinë ku ishte i vendosur edhe Ukshin Hoti, Gani Baliu, Skender Gashi, Mehmet Memqaj, dhe Shkelqim Zllanoga, ku të njëjtëve u kishin fikur dritat fillimisht dhe pastaj ju kishin drejtuar me fjalët Ukshin Hotit “ Profesor sherri juaj po na ndodhin bombardimet e NATO-s”, duke e ofenduar dhe sharë gjatë gjithë kohës, sa që në një moment thuhet se rojet kishin kapur për fyti Shkelqim Zllanogën ku thuajse ia kishin ndalur frymëmarrjen.

Për këto veprime i akuzuari Milosavleviq akuzohet se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsi civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje ” LP i RSFJ-së “) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale. /Betimi per Drejtesi/

The post Masakra në Burgun e Dubravës, i akuzuari Milosavleviq thotë se emrin e Ukshin Hotit e dëgjoi për herë të parë nga dëshmitarët appeared first on Telegrafi.

❌
❌