Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një muaj paraburgim për Sinisha Spasiq, dyshohet për vrasje dhe dhunim seksual të civilëve gjatë luftës në Vushtrri

19 August 2025 at 14:54

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe përmes Aktvendimit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit, Sinisha Spasiqit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.

Gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin S.S., pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 06.04.1999, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, i pandehuri S.S. me pjesëtarë të tjerë të uniformuar, me uniforma të policisë dhe ushtrisë së Serbisë në fshatin Reznik të Vushtrrisë gjatë një aksioni mirë të organizuar kishin plaçkitur e djegur shtëpi dhe kishin vrarë civil të paarmatosur dhe atë I.U., M.U. me bashkëshortet, po ashtu B.U., F.U., S.U. dhe F.U., gjatë ditës kritike ishin vrarë edhe T.U. me bashkëshorten H.U., ndërsa pas plaçkitjes së parave, e kishin marr me dhunë viktimën B. e kishin dërguar në katin e dytë të shtëpisë, ku fillimisht e kishin rrahur, maltretuar dhe dhunuar seksualisht njëri pas tjetrit, me ç’rast i kishin shkaktuar të njëjtës lëndime të rënda trupore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Gjykata vlerësoj se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë dhe komplekse, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme, për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Gjykata konstatoj se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S. nëse gjendet në liri, mund të arratiset duke pasur parasysh faktin se është shtetas i Serbisë, andaj ka gjasa reale se mund të arratiset dhe i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për fazat tjera të procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

 

 

The post Një muaj paraburgim për Sinisha Spasiq, dyshohet për vrasje dhe dhunim seksual të civilëve gjatë luftës në Vushtrri appeared first on Telegrafi.

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet një serb në Merdar

By: Elva
17 August 2025 at 19:59

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ndaluar të dielën një person me inicialet S.S, në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës. Sipas komunikatës së Prokurorisë, ai dyshohet se e ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile” në komunën e Vushtrrisë. Autoritetet nuk kanë dhënë […]

The post I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet një serb në Merdar appeared first on BoldNews.al.

I akuzuar për krime lufte, del para gjykate Ramadan Morina

By: Elva
14 August 2025 at 12:10

Gjykata Themelore në Prishtinë do të vendosë sot për kërkesën e prokurorëve për ta dërguar në paraburgim Ramadan Morinën, i cili u arrestua të martën nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë. Morina doli sot para gjykatës në kryeqytet, pasi prokurorët kërkuan 1 muaj paraburgim për të. Prokuroria Speciale […]

The post I akuzuar për krime lufte, del para gjykate Ramadan Morina appeared first on BoldNews.al.

Ramadan Morinës, të dyshuarit për krime lufte i caktohet 30 ditë paraburgim

14 August 2025 at 12:33

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar 30 ditë paraburgim Ramadan Morinës – i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Ai ka dalë sot, më 14 gusht, para gjykatës pasi ditë më parë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëpunim me forca policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në një masakër ku humbën jetën 34 civilë shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës.

“Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve”, tha më herët Prokuroria.

Seanca dëgjimore për masën e sigurisë u mbajt e mbyllur për media dhe pas saj nuk pati deklarime para gazetarëve as nga prokurori special e as avokati i të pandehurit. /Kp/

The post Ramadan Morinës, të dyshuarit për krime lufte i caktohet 30 ditë paraburgim appeared first on Telegrafi.

I dyshuari për krime lufte del para Gjykatës Themelore në Prishtinë

14 August 2025 at 08:59

I dyshuari për “Krime lufte kundër popullsisë civile”, me inicialet R.M sot ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ai u arrestua ditë më parë në Prishtinë nga Policia e Kosovës.

Ai dyshohet për pjesëmarrje në masakrimin e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Malishevës, më 1999.

“R.M., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”, tha Prokuroria më herët, ndërsa theksoi se gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.

Seanca mbahet e mbyllur për media./KP/

The post I dyshuari për krime lufte del para Gjykatës Themelore në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Millosh Pleskoviç, 15 vite burg për krime lufte/ Avokati: Padrejtësi, dënim minimal

31 July 2025 at 17:22

Një tjetër serb është dënuar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë me akuzën për krime lufte. Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Millosh Pleskoviçin me 15 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, Pleskoviç bashkë me një grup serbësh të armatosur, kanë vrarë tre civilë shqiptarë me kallashnikov dhe kanë plagosur disa të tjerë në qytetin e Prizrenit.

Gjykatësi Rrahman Beqiri ka thënë këtë të enjte se vendimi do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga hyrja në fuqi e aktgjykimit, ndërsa Pleskoviç ka qenë ndërkohë nën masën e paraburgimit.

Ne dosjen e prokurorisë është përmendur edhe se familjarëve të të ndjerëve u ishte lejuar që t’i merrnin trupat e viktimave pas një jave nga vrasja.
Trupat e tyre ishin vendosur mbi njeri-tjetrin: njëri nga ta e kishte këmbën e prerë, ndërkaq viktima tjetër nuk e kishte kokën në trup.

Pas dënimit te serbit Millosh Pleskoviç avokati i viktimave Gent Gjini tha se ky kriminel është gjykuar me ligjin e Jugosllavisë. Ai ishte i shoqëruar nga familjaret e viktimave qe ishin prezent ne gjyq.

“Ky dënim është shumë pak, në raport me masakrat. Zonjës ia ka masakruar dy fëmijë binjak. Ua ka pre gjymtyrët. Janë faktet. Gjykata e ka dënuar shumë pak me ligje të Jugosllavisë. Pleskoviç ka qenë pjesë e “Beretave të Kuqe” të kriminelit serb Arkan”, është shprehur avokati Gent Gjini.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte.

/abcnews.al/

Millosh Plleskoviç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

By: Ardit
31 July 2025 at 12:18

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të enjten Millosh Plleskoviçin me 15 vjet burgim, nën akuzat për krime lufte në Kosovë. Sipas aktakuzës, Plleskoviç bashkë me një grup serbësh të armatosur, i kanë vrarë tre civilë shqiptarë dhe i kanë plagosur disa të tjerë në qytetin e Prizrenit, raporton Betimi për Drejtësi, medium i […]

The post Millosh Plleskoviç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Hagës refuzon lirimin e parakohshëm për Ratko Mlladiçin

29 July 2025 at 20:19

Mekanizmi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Gjykatat Penale në Hagë hodhi poshtë të martën kërkesën e ish-shefit ushtarak serb të Bosnjës të kohës së luftës, Ratko Mlladiç, për lirimin e parakohshëm për arsye humanitare. Presidentja e Mekanizmit, gjykatësja Graciela Gatti Santana, theksoi në vendimin e saj se “opinione mjekësore të pakontestuara tregojnë se Mlladiçi […]

The post Gjykata e Hagës refuzon lirimin e parakohshëm për Ratko Mlladiçin appeared first on Reporter.al.

Nesër shpallet aktgjykimi ndaj Ivica Rajkoviq e Dragan Deniq për dhunim gjatë luftës

27 July 2025 at 23:50

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nesër do të shpallet aktgjykimi i parë në mungesë për dhunim seksual gjatë luftës.

Të akuzuar janë Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, të dy këta ishin policë në Prishtinë.

Përveç për dhunim seksual, në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, të njëjtit kanë kryer edhe krime të tjera te luftës, si maltretime, plaçkitje, tortura, por që nuk jnë përfshirë në këtë aktakuzë

Rasti i dhunimit seksual ka ndodhur në Kolovicë. E mbijetuara e këtij krimi u dhunua para syve të burrit të saj, i cili ka qenë dëshmitari kryesor i rastit, dhe dëshmia e tij ka qenë kryesore në gjykatë.

Po ashtu, viktimën e kanë dhunuar gjashtë persona, por vetëm këta dy janë identifikuar nga viktima.Ky është rasti i katërt që ka përfunduar gjykimi, i raportuar dhe përfaqësuar nga Qendra Kosovare e Rehabilitimin të të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Gjykimi është zhvilluar në mungesë, në pamundësi që të njëjtit të arrestohen.

Deri më tani janë shpallur tri aktgjykime për dhunim seksual. Zoran Vukotiq është dënuar me 13 vjet burg, në rastin tjetër Vukotiq është liruar, dhe rasti Zhivojin Nesiq “Zhika” u dënua me 15 vjet.

Ndërkaq, ky është rasti i parë për gjykim në mungesë për këtë krim lufte.

The post Nesër shpallet aktgjykimi ndaj Ivica Rajkoviq e Dragan Deniq për dhunim gjatë luftës appeared first on Telegrafi.

GJERMANI – Policia arreston një libian të dyshuar për krime lufte

18 July 2025 at 15:55

POTSDAM, 18 korrik /ATSH-DPA/ – Policia federale në Gjermani ka arrestuar një shtetas libian, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë.

”I dyshuari u ndalua në aeroportin e Berlin Brandenburgut pas një kërkese nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”, tha  sot një zëdhënës i zyrës së prokurorit Publik të Brandenburgut.

Gjykata në Hagë konfirmoi arrestimin.

Khaled Mohamed Ali El Hishri dyshohet për krime të rënda lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, tortura dhe përdhunim.

Gjykata tha se Ali dyshohet se ka qenë anëtar i administratës së burgut ”Mitiga”, ku, sipas aktakuzës, mbaheshin mijëra të burgosur.

Ai ka keqtrajtuar personalisht të burgosurit midis viteve 2015 dhe 2020 ose se ka dhënë urdhra për ta bërë këtë.

I dyshuari  aktualisht ndodhet  ende në Gjermani dhe do të transferohet në Gjykatën e Hagës./  /Ad.Ab./

The post GJERMANI – Policia arreston një libian të dyshuar për krime lufte appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata e Prishtinës e dënon në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte një ish-pjesëtar të sigurimit serb

By: Ela
17 July 2025 at 12:59

Një gjykatë në Prishtinë e ka dënuar në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullsisë civile një ish-pjesëtar të Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Në një njoftim për media, Gjykata Themelore në Prishtinë tha se e gjeti fajtor të pandehurin, të cilin e identifikoi vetëm me inicialet S.F., për kryerjen e veprës penale […]

The post Gjykata e Prishtinës e dënon në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte një ish-pjesëtar të sigurimit serb appeared first on BoldNews.al.

Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: Nuk do të ndalemi me kaq

17 July 2025 at 10:30

Gjykata Themelore Prishtinë, departamenti special, ka shpallur aktgjykim dënues për Slavisha Filliq (Slaviša Filić), ish zyrtar i Sigurimit Shtetëror në atë kohë.

Kështu ka shkruar në rrjetin social në Facebook, avokati Kujtim Kërveshi ku ndër të tjera ka thënë se denimi në mungesë është shqiptuar nga kjo gjykatë në lartësi prej 15 vitesh për vepren penale të Krimeve të Luftës kundër popullatës civile.

“Dr Hafir Shala ka qenë mjek, të cilin Filic bashkë me zyrtar të tjerë e kishin rrëmbyer afër udhëkryqit të Sllatinës deri sa po vinte në Prishtinë për të marrë barëra për t’i sjellë në Drenas. Këtë udhëtim po e bënte bashkë me dy persona të tjerë, shqiptar. Pasi Filic me kolegët e tij, i kishte ndarë Dr.Shalën dhe bashkëudhëtarët e tij, i dërguan të ndarë në stacionin policor, Dr.Shala nuk u pa më. Nuk kishte dal nga stacioni kryesor dhe nuk e kishte parë të gjallë askush. Dy bashkudhëtarët ishin dëshmitar okular”, ka shkruar Kërveshi.

Kërveshi tha se hetuesit policor në atë kohë, ndër ta, i ndjeri Fadil Syleviqi, kishin arritur të kuptojnë se kush e kishte rrëmbyer, Shalën.

“Ishte përcaktues, në bindjen tonë, në atë kohë angazhimi dhe veprimet e i ish Avokatit, ish kolegut tonë, Destan Rukiqi i cili me angazhimin e tij, e aktivizoj mekanizmin e “herimit”. Hetuesit policor në atë kohë, ndër ta, i ndjeri Fadil Syleviqi, kishin arritur të kuptojnë se kush e kishte rrëmbyer Dr Shalën. Mirëpo, meqë Filiq ishte pjesëtar i shërbimit shtetëror, hetuesit policor në atë kohë nuk kishin mandat të hetonin nivelin e tillë”.

Ai tutje tha se angazhimi i Kërveshi & Partners Law Firm ka qenë, mbetet, do të vashdoj, që të mbështes angazhim pa pagesë në zbardhjen e krimeve të luftës ndaj shqiptarëve.

“Dr.Hafir Shala nuk e kam njohur, por angazhimi i tij kishte qenë kolosal. Ndër pasuritë e mëdha kombëtare që Dr. Shala ka dhënë vendit tonë, sot jeton Gentrit H. Shala, i biri i tij, që duke e njohur tani Gentritin, mund ta imagjinoj se çfarë alamet burri paska pas qenë babai i tij, Dr.Shala. Për ne ka qenë nder i madh ky angazhim. Detyrohem të them, nuk e kemi mbyllë punën për rastin e Dr. Hafir Shala! Nuk përfundon vetëm me rastin e Nebojsha Filliq”, ka shkruar ndër të tjera Kërveshi. /Telegrafi/

The post Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: Nuk do të ndalemi me kaq appeared first on Telegrafi.

Në Srebrenicë, viktimat e gjenocidit jetojnë përmes emrave të të porsalindurve

11 July 2025 at 11:06

Djali i Muhamed Avdiçit u pagëzua me emrin “Azam”, por në fillim Avdiçi nuk mundej ta thërriste me atë emër. “Kur ishte foshnjë, kur e puthja dhe e përkundja… e thërrisja me përkëdheli ‘bej i mirë’ ose ‘ëmbëlsirë’”, tha Avdiç. “M’u desh kohë të mësohesha ta thërrisja Azam.” Azam ishte emri i babait të Avdiçit, […]

The post Në Srebrenicë, viktimat e gjenocidit jetojnë përmes emrave të të porsalindurve appeared first on Reporter.al.

Bosnja shënon 30-vjetorin e Srebrenicës me një varrim masiv

11 July 2025 at 10:33

Dhjetëra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë të premten në përkujtimoren e 30-vjetorit dhe varrosjen masive të shtatë viktimave të identifikuara të gjenocidit në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës. Ceremonia përkujtimore nderon më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë që u masakruan pasi forcat serbe të Bosnjës pushtuan zonën e shpallur nga OKB-ja si “zonë […]

The post Bosnja shënon 30-vjetorin e Srebrenicës me një varrim masiv appeared first on Reporter.al.

Rezoluta e OKB-së rrit përkujtimin ndërkombëtar të gjenocidit të Srebrenicës

8 July 2025 at 19:14

Tetë vende evropiane, së bashku me Australinë dhe Kanadanë, kanë konfirmuar për BIRN se këtë vit do të përkujtojnë zyrtarisht 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës. Kjo pason miratimin vitin e kaluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (UNGA) të një rezolute që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të […]

The post Rezoluta e OKB-së rrit përkujtimin ndërkombëtar të gjenocidit të Srebrenicës appeared first on Reporter.al.

Apeli mban në fuqi dënimin me 12 vjet burgim për Bajroviç, krime lufte ndaj popullatës civile

2 July 2025 at 21:46

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem Bajroviçin, për krime lufte kundër popullatës civile në fshatra të Istogut gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-‘99.

Apeli njoftoi se e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën e mbrojtësit së Bajroviqit, duke e vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë nga viti i kaluar.

Themelorja e shpalli fajtor Bajroviqin në korrik 2024 për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile shqiptare në fshatrat Staradran, Zallc, Gurrakoc dhe fshatrat tjera përreth të Komunës së Istogut në fillim të vitit 1999.

Ai gjatë luftës kishte qenë polic i Serbisë në stacionin policor të Gurrakocit.

Apeli tha seka shqyrtuar ankesën e mbrojtjes së Bajroviqit dhe ka ardhur në përfundim se nuk ka shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale në aktgjykimin e Themelores për të pandehurin.

“Dispozitivi është i qartë dhe i kuptueshëm, ndërsa në arsyetim janë dhënë arsyet e plota dhe të qarta për faktet vendimtare, andaj aktgjykimi i ankimuar nuk përmban asnjë shkelje tjetër të cilat do ta kushtëzonin anulimin e detyrueshëm të tij e as që është shkelur ligji penal në dëm të akuzuarit siç pretendon mbrojtja në ankesë”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Në lidhje me ankesën e mbrojtjes se kishte “vërtetim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike”, Apeli tha se kolegji gjykues ka vlerësuar se gjendja faktike është vërtetuar “në mënyrë të plotë dhe të drejtë”.

“Të gjitha faktet, rrethanat e rëndësishme dhe vendimtare në këtë çështje penale janë vërtetuar në përputhje me provat e administrua nga gjykata e shkallës së parë gjatë shqyrtimit gjyqësor, nga të cilat është vërtetuar se i akuzuari E.B. në mënyrën e përshkruar si në dispozitivin e aktgjykimit të ankimuar, e ka kryer veprën penale të lartcekur për të cilën është shpallur fajtor”, thuhet në njoftim.

Apeli e cilësoi dënimin e Bajroviqit nga Gjykatës së shkallës së parë si të “drejtë dhe të ligjshëm”.

Për çfarë krimesh u dënua Bajroviçi?

Sipas aktgjykimit, më 7 dhe 8 maj të vitit 1999, gjatë një aksioni të forcave ushtarake, paramilitare dhe policore kundër popullatës civile shqiptare në fshatrat e Istogut, civilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe u urdhëruan të niseshin drejt Shqipërisë.

I akuzuari, sipas Gjykatës, ndau burrat dhe gratë nga kolona e nisur drejt Shqipërisë, duke i plaçkitur dhe më pas forcat serbe i dërguan ata në një shtëpi në Staradran, duke i “pushkatuar të paktën 16 civilë të kombësisë shqiptare”.

Po ashtu, sipas gjykatës, më 7 maj të 1999, Bajroviq kishte marrë pjesë në “arrestimin dhe keqtrajtimin e 84 civilëve të kombësisë shqiptare, ashtu që fillimisht të dëmtuarit [burrat] i ndajnë nga kolona tjetër e civilëve, u marrin të gjitha paratë dhe sendet e tjera me vlerë e pastaj që të gjithë i dërgojnë në Gurrakoc në lokalin e Sh.S, ku i kishin maltretuar dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore”.

Ndërsa më 8 maj 1999, sipas njoftimit, të ndaluarit i kishin dërguar në stacionin policor në Gurrakoc, “ku kolonës i printe i akuzuari E.B”.

Bajroviqit, në kuadër të dënimit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, pra nga 19 tetori i vitit 2022.

Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 njerëz janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. REL/

The post Apeli mban në fuqi dënimin me 12 vjet burgim për Bajroviç, krime lufte ndaj popullatës civile appeared first on Sot News | Lajme.

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

PRISHTINË, 30 qershor/ATSH/ Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave, me inicialet J.J. dhe V.T., për veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile.

J.J. dhe V.T. akuzohen se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë vrarë dy persona, të identifikuar me inicialet R.E. dhe M.H., në fshatin Kaçanik i Vjetër, në komunën e Kaçanikut.

Sipas aktakuzës, në periudhën 1998-1999, të pandehurit kanë “rrahur, kanë shkaktuar maltretime fizike dhe psikike, dhe kanë plaçkitur pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit SH.D. dhe viktimave, tani të ndjerëve M.H. dhe R. E.”.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që ndaj të akuzuarve të mbajë gjykim në mungesë për shkak se ata “janë të paarritshëm për organet e drejtësisë”.

Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Megjithatë, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. /rel/

The post Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

By: Ela
30 June 2025 at 11:21

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave, me inicialet J.J. dhe V.T., për veprën penale të krimit të luftës kundër popullatës civile. J.J. dhe V.T. akuzohen se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë vrarë dy persona, të identifikuar me inicialet R.E. dhe M.H., […]

The post Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik appeared first on BoldNews.al.

Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime lufte në burgun e Dubravës

16 June 2025 at 16:52

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar të hënën serbin Gavrillo Millosavleviçin, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Gjykatësi Vesel Ismaili ka deklaruar se nuk është vërtetuar se i dyshuari – në cilësinë e zyrtarit në burgun e Dubravës – e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej, dhe kështu i është ndërprerë edhe masa e paraburgimit, ka raportuar mediumi i specializuar për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë, Betimi për Drejtësi.

Atij i ishte ngritur aktakuza më 29 nëntor të vitit 2023 dhe në të përmendej se Millosavleviq, bashkë me disa persona tjera, kishte vrarë, rrahur, maltretuar dhe torturuar të burgosurit civilë shqiptarë.

Sipas aktakuzës, ai kishte qenë pjesë e grupit të ushtarëve serbë, të cilët kishin gjuajtur në drejtim të të burgosurve me mitralozë, mortajë dhe armë tjera, në një operacion të nisur më 22 maj 1999 deri më 24 maj 1999, si pasojë e të cilit ishin vrarë 109 të burgosur.

Në shkurt të vitit 2024, nga akuza për krime lufte ishte liruar edhe serbin tjetër Zllatan Arsiniqi, i cili akuzohej se me pjesëtarë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare në kohë lufte, kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të banorëve të Kamenicës.

Fondi për të Drejtën Humanitare pati vlerësuar në rastin e Arsiniqit se trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë, kishte mbajtur proces të drejtë gjyqësor.

Në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë besohet se janë vrarë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona – shumica prej të cilëve shqiptarë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime lufte në burgun e Dubravës appeared first on Euronews Albania.

Vukotiç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

10 June 2025 at 15:05

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burgim Zoran Vukotiqin, për krime lufte në Kosovë. Aktgjykimi dënues u shpall ndaj Vukotiqit, pasi gjykata e gjeti fajtor për vrasjen e 13-vjeçarit B.M, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës të ngritur në qershor të vitit 2023, Vukotiq akuzohej se më 18 prill të vitit 1999, në afërsi të varrezave të qytetit të Vushtrrisë, në bashkëkryerje me persona të paidentifikuar, si rezervist i policisë serbe, ai kishte vepruar në kundërshtim me normat e të drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë konfliktit në Kosovë.

Në aktakuzë thuhej se ai në bashkëkryerje ka vrarë 13-vjeçarin B.M të kombësisë shqiptare.

Viktima, së bashku me djalin e xhaxhait të tij kishin qenë duke ngarë një biçikletë, kur Vukotiq së bashku me policë të tjerë të armatosur i kishin hasur fëmijët. I pandehuri, sipas aktakuzës, nga largësia prej 30 metrash kishte gjuajtur me armë zjarri drejt fëmijëve, duke qëlluar në gjoks viktimën B.M, i cili kishte vdekur menjëherë. Fëmija tjetër kishte arritur t’u shpëtojë të shtënave dhe ishte fshehur pas një muri.

Prokuroria Speciale e kishte ngritur katër aktakuza për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë viteve 1998-1999 ndaj Vukotiqit, por me propozimin e avokatit të tij, ato u bashkuan në një çështje më 2024.

Për pikat e tjera të aktakuzës, pas bashkimit të çështjes, Gjykata tha se nuk ka gjetur prova ndaj Vukotiqit dhe ai është liruar nga ato akuza.

Ndaj ish-rezervistit të policisë serbe, Zoran Vukotiq, më herët është shqiptuar edhe një aktgjykim dënues. Ai më 2021 ishte dënuar me dhjetë vjet burgim për veprën penale të dhunës seksuale gjatë luftës. Ky rast ishte kthyer në rigjykim, por më 2022 ishte rikonfirmuar ndaj tij. Më pas më 2023, Apeli ia rriti dënimin në 13 vjet burgim.

Në këtë aktakuzë thuhej se Vukotiqi si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, “kishte marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, në kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, kishte kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar”.

Ky ishte rasti i parë i dënuar për një krim të tillë nga gjykatat e Kosovës. REL/

The post Vukotiç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌