❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 August 2025Main stream

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

By: Elva
26 August 2025 at 22:33

Gjykata Themelore nĂ« PrishtinĂ« ka caktuar tĂ« martĂ«n masĂ« paraburgimi prej njĂ« muaji ndaj njĂ« burri tĂ« dyshuar pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« sulmin kundĂ«r pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« KFOR-it dhe PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« Zveçan, mĂ« 2023. Gjykata ka thĂ«nĂ« se ekzistojnĂ« dyshime se i pandehuri L.M i ka kryer veprat penale:“bashkim pĂ«r veprimtari kundĂ«rkushtetuese me qĂ«llim tĂ« [
]

The post Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Zveçan, Policia gjen fletushka me thirrje për vendosjen e flamurit të Serbisë nëpër objekte

25 August 2025 at 18:40

NĂ« oborre tĂ« ndĂ«rtesave dhe shtĂ«pive nĂ« MitrovicĂ« tĂ« Veriut janĂ« shfaqur fletushka me mesazhin “RezistencĂ«â€.

Lajmin e ka konfirmuar për media, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut.

Ai theksoi se për momentin nuk ka më shumë detaje lidhur me këto materiale të shpërndara.

Më 24.08.2025, mbishkrime në gjuhën serbe, murali i të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq, kryqe e harta janë ngjyrosur në Zveçan e Mitrovicë të Veriut.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, kishte njoftuar se ka marrë vendim për fshirjen e fotografisë së Ratko Mlladiqit, e cila ishte në një nga muret e objekteve të Zveçanit.

Peci tha se këtë e ka bërë për të eliminuar çdo simbol të dhunës dhe urrejtjes nga hapësirat publike dhe për të garantuar se Zveçani mbetet një vend paqeje dhe i harmonisë për të gjithë banorët, pa dallime kombëtare apo etnike.

Murali i të dënuarit për krime lufte, Radko Mlladiq, i cili ishte vendosur në vitin 2021 në një mur të një objekti në qytetin e Zveçanit, në prill të vitit 2025 ishte ngjyrosur me të zezë në pjesën e syve.

NdĂ«rkohĂ«, Zyra pĂ«r KosovĂ«n nĂ« QeverinĂ« e SerbisĂ« ka reaguar duke e lidhur kĂ«tĂ« ngjarje me, siç e ka quajtur, politikĂ«n “antiserbe” tĂ« kryeministrit tĂ« KosovĂ«s, Albin Kurti.

“Llogaritja e Albin Kurtit me muralet nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s nga Mitrovica e KosovĂ«s, Zveçani deri nĂ« Leposaviq tregon gjithĂ« urrejtjen dhe obsesionin e politikĂ«s sĂ« tij antiserbe”, thuhet nĂ« reagim.

Tutje, kjo zyrĂ« ka deklaruar se Kurti, “pasi pĂ«rjeton humbje nĂ« skenĂ«n politike nĂ« PrishtinĂ«, pĂ«rpiqet ta maskojĂ« debaklin e tij me provokime nĂ« veri, duke nxitur tensione, intolerancĂ« dhe ndarje mes popujve”.

NĂ« reagim, gjithashtu Ă«shtĂ« theksuar se “serbĂ«t e ndershĂ«m nĂ« veri do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« mbajnĂ« me krenari simbolet kombĂ«tare serbe dhe do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« tĂ« vendosur pĂ«r tĂ« ruajtur vatrat e tyre”.

Autoritetet kosovare nuk kanë dhënë ndonjë sqarim zyrtar për motivet apo autorët e shpërndarjes së këtyre fletushkave.

The post Zveçan, Policia gjen fletushka me thirrje për vendosjen e flamurit të Serbisë nëpër objekte appeared first on Telegrafi.

Mori pjesë në sulmin ndaj KFOR-it dhe policisë, kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Zveçan

25 August 2025 at 12:19

Prokuroria Speciale ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Lj.M., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale.

NĂ« njoftimin e saj, Prokuroria thekson se ndaj Lj.M. rĂ«ndojnĂ« dyshimet pĂ«r veprat penale: “bashkim pĂ«r veprimtari kundĂ«rkushtetuese, rrezikim tĂ« personave nĂ«n mbrojtje ndĂ«rkombĂ«tare, pjesĂ«marrje nĂ« turmĂ« qĂ« kryen vepĂ«r penale dhe huliganizĂ«m, sulm ndaj personit zyrtar”

Sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri dyshohet se më 29 maj 2023, para objektit të komunës së Zveçanit, në bashkëkryerje edhe me të dyshuar të tjerë ka sulmuar me gurë, bombë molotov dhe armë pjesëtarët e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarët që kanë raportuar për ngjarjen.

Gjatë hetimeve dhe bastisjes në shtëpinë e të pandehurit, janë siguruar prova materiale, përfshirë: një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një maicë me mbishkrim me motive nacionaliste, të cilat, sipas Prokurorisë konfirmojnë veprimet inkriminuese e të pandehurit në ditën kritike.

Prokuroria Speciale siguron publikun se “mbetet e pĂ«rkushtuar nĂ« hetimin e plotĂ« dhe ndjekjen e tĂ« gjithĂ« kryerĂ«sve tĂ« kĂ«tyre veprave penale”. /Telegrafi/

The post Mori pjesë në sulmin ndaj KFOR-it dhe policisë, kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Zveçan appeared first on Telegrafi.

Kryetari i Zveçanit urdhëron heqjen e fotografisë së Ratko Mlladiq nga muret e qytetit

24 August 2025 at 19:22

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka njoftuar sot se ka marrë një vendim për heqjen e fotografisë së Ratko Mlladiq nga muret e qytetit.

Peci theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për eliminimin e çdo simboli të dhunës dhe urrejtjes nga hapësirat publike, duke shtuar se qyteti duhet të mbetet një vend paqeje e harmonie për të gjithë banorët, pa dallime etnike.

“Ky vendim Ă«shtĂ« njĂ« mesazh i qartĂ« dhe i fortĂ«: glorifikimi i krimeve tĂ« luftĂ«s dhe nxitja e urrejtjes nuk ka vend nĂ« qytetin tonĂ«. Zveçani Ă«shtĂ« njĂ« qytet i pasur me diversitet dhe ne e vlerĂ«sojmĂ« çdo individ, pa marrĂ« parasysh kombĂ«sinĂ« ose origjinĂ«n e tij”, ka shkruar Peci nĂ« reagimin e tij.

Ratko Mlladiq, i njohur si një nga figurat kryesore të luftës në Bosnje, është dënuar për krime lufte dhe gjenocid nga Tribunali i Hagës./Telegrafi/

The post Kryetari i Zveçanit urdhëron heqjen e fotografisë së Ratko Mlladiq nga muret e qytetit appeared first on Telegrafi.

Telefon, USB dhe uniforma ushtarake – çfarĂ« u gjet nĂ« shtĂ«pinĂ« e tĂ« arrestuarit pĂ«r sulmin ndaj KFOR-it e policisĂ« nĂ« Zveçan

24 August 2025 at 15:46

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për përfshirje në sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj 2023 në Zveçan.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka dhënë detaje shtesë rreth arrestimit të të dyshuarit Lj.M.

Sipas njoftimit i dyshuari i cili punon dhe qëndron në Serbi, është ndaluar pasi që kishte hyrë në Kosovë nga Serbia.

Arrestimi u bë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale.

“Sot, me datĂ« 24 Gusht 2025, Drejtoria pĂ«r Hetimin e Krimit tĂ« Organizuar dhe Krimeve tĂ« RĂ«nda, Sektori pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« RĂ«nda, pĂ«rmes rrugĂ«ve operative, ka pranuar informacion se personi i dyshuar Lj. M, i cili dyshohet se ka marr pjesĂ« aktive nĂ« rastin e sulmit ndaj KFOR-it dhe PolicisĂ« tĂ« datĂ«s 29.05.2023 para objektit tĂ« komunĂ«s nĂ« Zveçan, ka hyrĂ« nga Serbia nĂ« KosovĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim.

Në shtëpinë e të dyshuarit në komunën e Zveçanit janë zhvilluar bastisje me mbështetjen e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, ku janë sekuestruar disa prova materiale.

“GjatĂ« kontrollit nĂ« shtĂ«pinĂ« e tĂ« dyshuarit, nĂ« cilĂ«sinĂ« e provave materiale janĂ« sekuestruar: njĂ« telefon, uniforma tĂ« ndryshme ushtarake, dy USB, dhe njĂ« ‘maicë’ me mbishkrim nacionalist tĂ« cilĂ«n dyshohet se e ka pasur tĂ« veshur ditĂ«n kritike”, thuhet nĂ« komunikatĂ«.

Policia thekson se masa e ndalimit Ă«shtĂ« ndĂ«rmarrĂ« pĂ«r shkak tĂ« “peshĂ«s sĂ« veprave tĂ« kryera dhe rrezikut potencial pĂ«r arratisje, pasi qĂ« i dyshuari punon dhe qĂ«ndron nĂ« Serbi, si dhe mundĂ«sinĂ« pĂ«r manipulimin apo zhdukjen e provave”.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe përkthyesit, ndërsa me vendim të Prokurorit Special është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Poashtu me vendim tĂ« prokurorit Ă«shtĂ« inicuar rasti pĂ«r veprat penale: ‘Bashkim pĂ«r veprimtari kundĂ«rkushtetuese, me qĂ«llim tĂ« sulmit kundĂ«r rendit kushtetues tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s’, ‘Rrezikim i personave nĂ«n mbrojtje ndĂ«rkombĂ«tare’, ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘PjesĂ«marrja nĂ« turmĂ« qĂ« kryen vepra penale dhe huliganizĂ«m’”, thuhet nĂ« njoftim.

Hetimet ndaj të dyshuarit janë në zhvillim dhe pritet që Prokuroria Speciale të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit. /Telegrafi/

The post Telefon, USB dhe uniforma ushtarake – çfarĂ« u gjet nĂ« shtĂ«pinĂ« e tĂ« arrestuarit pĂ«r sulmin ndaj KFOR-it e policisĂ« nĂ« Zveçan appeared first on Telegrafi.

E sulmoi seksualisht një grua dhe ia dëmtoi veturën, Policia në kërkim të të dyshuarit në Zveçan

15 August 2025 at 15:00

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit seksual në Zveçan.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 07:30.

“ËshtĂ« raportuar se njĂ« i dyshuar mashkull serb e kishte sulmuar seksualisht ankuesen femĂ«r kosovare si dhe i kishte dĂ«mtuar veturĂ«n”, thuhet nĂ« raport.

Njësitë policore kanë kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por nuk e kanë hasur.

Rasti po hetohet. /Telegrafi/

The post E sulmoi seksualisht një grua dhe ia dëmtoi veturën, Policia në kërkim të të dyshuarit në Zveçan appeared first on Telegrafi.

Millosh Antoviq arrin marrëveshje për pranim fajësie, akuzohet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

4 August 2025 at 11:49

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar marrëveshjen për pranim fajësie mes të akuzuarit Millosh Antoviq dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Antoviq akuzohet për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në vitin 2023 në Zveçan.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se duke respektuar nĂ« tĂ«rĂ«si dispozitat ligjore kanĂ« arritur marrĂ«veshje pĂ«r pranim fajĂ«sie me tĂ« akuzuarin Antoviq, andaj edhe propozoi qĂ« tĂ« aprovohet marrĂ«veshja e arritur, raporton “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si“.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Antoviq, avokati Pleurat Bekaj tha se duke i kuptuar pasojat edhe benifitet e pranimit të fajësisë dhe pas konsultimit të mjaftueshëm me të akuzuarin, ky i fundit ka pranuar fajësinë.

Sa i pĂ«rket dĂ«nimit, prokurori propozoi qĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “Sulm ndaj personit zyrtar” t’i shqiptohet dĂ«nimi me burg efektiv prej 2 vitesh, pĂ«r veprĂ«n penale “PjesĂ«marrje nĂ« turmĂ« qĂ« kryen vepĂ«r penlae dhe huliganizmi”, t’i shqiptohet dĂ«nimi me 6 muaj burgim me mundĂ«si zĂ«vendĂ«simi me gjobĂ« prej 18 mijĂ« euro, pĂ«r shitblerje tĂ« narkotikĂ«ve t’i shqiptohet dĂ«nimi prej 3 vitesh burgim, si dhe pĂ«r armĂ«mbajtje pa leje t’i shqiptohet dĂ«nimi me gjobĂ« prej 2 mijĂ« euro.

Kodraliu propozoi qĂ« tĂ« akuzuarit Antoviq t’i shqiptohet dĂ«nimi unik prej 5 vitesh me burgim efektiv dhe gjobĂ« 20 mijĂ« euro. NĂ« dĂ«nimin me burgim, u propozua t’i llogaritet koha e kaluar nĂ« paraburgim prej 15 prillit 2025.

Gjithashtu, t’i konfiskohet edhe telefoni meqenĂ«se me tĂ« njĂ«jtin, sipas prokurorit, ka kryer veprĂ«n penale. Si dhe t’i konfiskohet narkotiku dhe arma, dhe tĂ« asgjĂ«sohen sipas procedurave ligjore.

Marrëveshja për pranim fajësie më pas u aprovua nga gjykatësi Valon Kurtaj, ndërsa edhe shpallja e aktgjykimit do të bëhet sot.

Prokuroria Speciale e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s (PSRK) mĂ« 30 korrik 2025 ka ngritur aktakuzĂ« ndaj Millosh Antoviqit i njohur me pseudonimin “Xhajo”, pĂ«r sulm ndaj ushtarĂ«ve tĂ« KFOR-it dhe PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« vitin 2023 nĂ« Zveçan. Ai ngarkohet pĂ«r katĂ«r vepra penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “PjesĂ«marrja nĂ« turmĂ« qĂ« kryen vepĂ«r penale dhe huliganizmi”, “Blerja, posedimi, shpĂ«rndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikĂ«ve, substancave psikotropike dhe analoge” dhe “Posedim i paautorizuar i armĂ«ve”.

Sipas aktakuzës, më 29 maj 2023, që nga ora 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, i pandehuri Millosh Antoviq në koordinim me të pandehur të tjerë, përmes përdorimit të dhunës i ka sulmuar dhe seriozisht i ka kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, shufra të ndryshme, koktej molotovi dhe mjete shpërthyese të improvizuara, si dhe armë zjarri.

Aty thuhet se si pasojë janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej tyre nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Me këto veprime, kanë rrezikuar seriozisht jetën dhe trupin e këtyre zyrtarëve policorë dhe u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Me kĂ«to veprime, Antoviq akuzohet se nĂ« bashkĂ«kryerje ka kryer veprĂ«n penale “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402, par.6 lidhur me par.2 dhe nenin 31 tĂ« Kodit Penal.

Po ashtu, Antoviq akuzohet  se me datë dhe kohë të njëjtë si në pikën 1 të aktkauzës, në koordinim me shumë të pandehur të tjerë, ka marrë pjesë aktive në turmën e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze, ku përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar që të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në komunat veriore të vendit.

Sipas aktakuzës, edhe përkundër urdhrave të ushtarëve të KFOR-it për shpërndarje të qetë të turmës dhe refuzim të hyrjes në objektin e komunës, i pandehuri së bashku me të pandehurit e tjerë kishin filluar që të ushtrojnë dhunë të pakontrolluar me mjete të forta, molotov dhe mjete shpërthyese të improvizuara, si dhe armë zjarri, nga të cilat u lënduan 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej tyre nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, Policisë, si dhe në veturat e gazetarëve që po mbulonin ngjarjet e asaj dite, duke përfshirë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtimin në masë të madhe.

Me kĂ«to veprime, Antoviq akuzohet se nĂ« bashkĂ«kryerje ka kryer veprĂ«n penale “PjesĂ«marrja nĂ« turmĂ« qĂ« kryen vepĂ«r penale dhe huliganizmi” nga neni 404, par.1 lidhur me nenin 31 tĂ« Kodit Penal.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Millosh Antoviq ngarohet se më 15 prill 2025, në shtëpinë e tij në Zhitkovc të Zveçanit, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin, ka poseduar me qëllim të shitjes substanca narkotike, ku gjatë bastisjes i janë gjetur dhe sekuestruar 646 gramë kanais, 8,94 gramë kokainë, dhe 12.33 gramë likodan.

Me kĂ«to veprime, akuzohet se ka kryer veprĂ«n penale “Blerja, posedimi, shpĂ«rndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikĂ«ve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, par.2 tĂ« Kodit Penal.

Në pikën e katërt të aktakuzës, Antoviq akuzohet se nga data e papërcaktuar deri më 15 prill 2025, në shtëpinë e tij gjatë bastisjes i është gjetur një  armë pneumatike, të cilën e mbante pa leje. E njëjta i është sekuestruar.

Me kĂ«tĂ«, akuzohet se ka kryer veprĂ«n penale “Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim i paautorizuar i armĂ«ve” nga neni 366, par.1 tĂ« Kodit Penal.

I pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit nga 15 prilli 2025. /BetimipërDrejtësi/

The post Millosh Antoviq arrin marrëveshje për pranim fajësie, akuzohet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan appeared first on Telegrafi.

Sveçla: Në veri është gjetur arsenal armësh

PRISHTINË, 22 qershor/ ATSH/ Ministri nĂ« detyrĂ« i PunĂ«ve tĂ« Brendshme tĂ« KosovĂ«s, Xhelal Sveçla, tha sot se gjatĂ« bastisjeve tĂ« kryera nĂ« njĂ« fshat tĂ« Zveçanit, autoritetet kanĂ« gjetur “njĂ« arsenal armĂ«sh”, qĂ« sipas tij, do tĂ« ishte i mjaftueshĂ«m “pĂ«r njĂ« njĂ«sit terrorist”.

Sveçla tha se gjatĂ« bastisjeve nĂ« Vallaq tĂ« Zveçanit, qĂ« sipas tij u kryen nga Policia e KosovĂ«s dhe Agjencia Kosovare e InteligjencĂ«s – me monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it – u gjetĂ«n raketahedhĂ«s, granata dore, tonblonĂ« si dhe armĂ« e municione tĂ« llojeve tĂ« ndryshme.

“Sipas informacioneve qĂ« kam pranuar, armatimi i rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« gjetur nĂ« njĂ« objekt qĂ« i pĂ«rket politikanit [udhĂ«heqĂ«sit tĂ« partisĂ« Demokracia Serbe] Aleksandar Arsenijeviq”, tha Sveçla, pa dhĂ«nĂ« ndonjĂ« dĂ«shmi pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur kĂ«tĂ« pretendim.

Në pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe, autoritetet kohë pas kohe kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme.

Në maj, autoritetet thanë se kishin gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut dhe gjatë aksionit u raportua se u sekuestruan sasi armatimi dhe pjesë të ndryshme të armëve. /REL/

The post Sveçla: Në veri është gjetur arsenal armësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Kosovës gjen arsenal armësh në Zveçan

22 June 2025 at 18:05

Ministri nĂ« detyrĂ« i PunĂ«ve tĂ« Brendshme tĂ« KosovĂ«s, Xhelal Sveçla, tha se gjatĂ« bastisjeve tĂ« kryera nĂ« njĂ« fshat tĂ« Zveçanit, autoritetet kanĂ« gjetur “njĂ« arsenal armĂ«sh”, qĂ« sipas tij, do tĂ« ishte i mjaftueshĂ«m “pĂ«r njĂ« njĂ«sit terrorist”.

Sveçla tha se gjatĂ« bastisjeve nĂ« Vallaç tĂ« Zveçanit, qĂ« sipas tij u kryen nga Policia e KosovĂ«s dhe Agjencia Kosovare e InteligjencĂ«s – me monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it – u gjetĂ«n raketahedhĂ«s, granata dore, tonblonĂ« si dhe armĂ« e municione tĂ« llojeve tĂ« ndryshme.

“Sipas informacioneve qĂ« kam pranuar, armatimi i rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« gjetur nĂ« njĂ« objekt qĂ« i pĂ«rket politikanit [udhĂ«heqĂ«sit tĂ« partisĂ« Demokracia Serbe] Aleksandar Arsenijeviç”, tha Sveçla, pa dhĂ«nĂ« ndonjĂ« dĂ«shmi pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur kĂ«tĂ« pretendim.

Në pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe, autoritetet kohë pas kohe kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme.

Në maj, autoritetet thanë se kishin gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut dhe gjatë aksionit u raportua se u sekuestruan sasi armatimi dhe pjesë të ndryshme të armëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Policia e Kosovës gjen arsenal armësh në Zveçan appeared first on Euronews Albania.

Ministri i jashtëm serb: Fletarrestimet për barrikadat në veri të Kosovës, persekutim politik!

By: Elva
20 June 2025 at 11:52

Ministri i JashtĂ«m i SerbisĂ«, Marko Gjuriç, i ka cilĂ«suar si “persekutim tĂ« hapur politik” fletarrestimet e lĂ«shuara nga autoritetet nĂ« KosovĂ« lidhur me vendosjen e barrikadave nĂ« veri mĂ« 2022. NĂ« mesin e 11 personave ndaj tĂ« cilĂ«ve Ă«shtĂ« lĂ«shuar fletarrestim Ă«shtĂ« edhe Millan Radoiçiq, ish-nĂ«nkryetar i ListĂ«s Serbe – partisĂ« kryesore tĂ« serbĂ«ve [
]

The post Ministri i jashtëm serb: Fletarrestimet për barrikadat në veri të Kosovës, persekutim politik! appeared first on BoldNews.al.

Kosova hyn nĂ« veri me biznese – gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« firma regjistrohen nĂ« ARBK

19 June 2025 at 23:57

Në komunat veriore po vazhdon regjistrimi i Bizneseve në ARBK, por komuna e Mitrovicës Veriore dhe Zubin Potok nuk dinë sa biznese kanë të regjistruara, kurse nga ARBK nuk kanë kthyer përgjigje nga e mërkura. Numri i bizneseve në Leposaviq ka rënë në 2025-n, për dallim nga Zveçani që thanë që regjistrimi është dyfishuar këtë vit.

Funksionimin e tyre tashmë e kanë legal, dhe janë të regjistruara si biznese të Kosovës.

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve tashmë në veri të vendit në secilën prej komunave ka zyrat e saj.

Kjo e fundit nuk ka kthyer përgjigje të mërkurën dhe të enjten për numrin total të bizneseve të regjistruara nëpër këto komuna.

Megjithatë, nga Komuna e Leposaviqit treguan për televizionin numrin e bizneseve të regjistruara në këto tre vite.

“Nga gjysma e dytĂ« e vitit 2023 nĂ« Leposaviq janĂ« regjistruar, 10 biznese individuale dhe 6 Biznese me PĂ«rgjegjĂ«si tĂ« Kufizuar, nĂ« vitin 2024 janĂ« regjistruar 60 biznese individuale dhe 17 Biznese me pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« Kufizuar, dhe nĂ« 2025-tĂ«n janĂ« regjistruar 32 biznese individuale dhe 6 biznese me pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« Kufizuar”.

E kontaktuar gjithashtu nga e mërkura, Mitrovica e Veriut nuk patën numrat e bizneseve të regjistrua gjatë këtyre viteve.

Nga Komuna e MitrovicĂ«s Veriore thanë kanĂ« s’mund t’i sigurojnĂ« numrat e bizneseve tĂ« cilat janĂ« regjistruar nĂ« vitin 2024 dhe 2025-sĂ«, megjithatĂ« premtuan se tĂ« njĂ«jtat do ti dĂ«rgojnĂ« mĂ« vonĂ«, me anĂ« tĂ« email.

Kjo nuk ndodhi deri në publikimin e kronikës.

Edhe nga komuna e Zubin Potokut kryetari i saj tha që nuk ka numrat e saktë të bizneseve të regjistruara në këtë komunë, por janë duke punuar që të ketë numër më të madh të tyre.

Por, për dallim nga fqinjët e saj, qyteti i Zveçanit i dinë numrat.

”GjatĂ« vitit 2024 dhe 2025-sĂ«, janĂ« 57 biznese tĂ« cilat janĂ« regjistruara, numĂ«r mĂ« i madh ka qenĂ« gjatĂ« kĂ«tij viti”, ka thĂ«nĂ« Ilir Peci, kryetar i KomunĂ«s sĂ« Zveçanit.

Peci thotë që regjistrimi po vazhdon dhe janë duke punuar në këtë drejtim.

”ËshtĂ«, sidomos mund tĂ« them Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rqindje Prej kĂ«tyre 57 bizneseve diku rreth 40 janĂ« veç kĂ«tĂ« vit, pra Ă«shtĂ« njĂ« numĂ«r shumĂ« mĂ« i madh i regjistrimit tĂ« bizneseve kĂ«tu”, ka thĂ«nĂ« Ilir Peci, Kryetar i KomunĂ«s sĂ« Zveçanit.

Zyrat e Regjistrimit të Bizneseve janë nëpër objektet e komunave dhe janë vendosur qysh në gjysmën e vitit 2023./Tv Dukagjini/

The post Kosova hyn nĂ« veri me biznese – gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« firma regjistrohen nĂ« ARBK appeared first on Telegrafi.

Përurohet objekti i ri i stacionit policor në Izvor të Zveçanit

PRISHTINE, 9 qershor/ATSH/ Kryeministri nĂ« detyrĂ« i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Albin Kurti, sĂ« bashku me drejtorin e AgjencisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r InteligjencĂ«, Petrit Ajeti, pĂ«ruroi objektin e ri tĂ« Stacionit Policor pĂ«r MbikĂ«qyrjen e Kufirit nĂ« Izvor tĂ« Zveçanit – dy kilometra larg kufirit me SerbinĂ«.

Sipas një njoftimi, objekti i ri është një investim prej 753 mijë euro dhe ka një sipërfaqe të gjithmbarshme prej afër 3,980 metra katrorë. Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila nga ky stacion do të përkujdeset për sigurinë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale që cenojnë sigurinë e vendit.

“Me rastin e pĂ«rurimit kryeministri Kurti u shpreh se zyrtarĂ«t policorĂ« tani do tĂ« kenĂ« kushte tĂ« dinjtetshme tĂ« punĂ«s por edhe se performanca e tyre do tĂ« jetĂ« e njĂ« cilĂ«sie tĂ« lartĂ« sa i pĂ«rket parandalimit tĂ« kontrabandĂ«s dhe çfarĂ«do veprimtarie tjetĂ«r ilegale”, thuhet nĂ« komunikatĂ«.

Ai falënderoi operatorin ekonomik, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për këtë bashkërendim të shkëlqyeshëm, si rezultat i së cilit punimet përfunduan dhe objekti i përuruar gjashtë muaj e gjysmë pas vënies së gurthemelit më 25 nëntor të vitit të kaluar. /KosovaPress/

The post Përurohet objekti i ri i stacionit policor në Izvor të Zveçanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova inauguron stacionin e ri policor në Zveçan, ndodhet 2 km larg kufirit me Serbinë

By: M C
9 June 2025 at 20:26

Autoritetet e KosovĂ«s kanĂ« pĂ«ruruar objektin e ri tĂ« stacionit policor nĂ« Izvor tĂ« Zveçanit – dy kilometra larg nga kufiri me SerbinĂ«.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, që mori pjesë në përurimin e këtij objekti, tha se ai do të shërbejë për sigurinë kufitare dhe për parandalimin e aktiviteteve ilegale. Gurthemeli për këtë objekt të Policisë së Kosovës ishte vendosur më 25 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, ky objekt është prej afër 4.000 metrash katrorë dhe për ndërtimin e tij janë investuar 753 mijë euro.

GjatĂ« pĂ«rurimit tĂ« kĂ«tij objekti, Kurti tha se nĂ« bazĂ« tĂ« marrĂ«veshjeve tĂ« Brukselit, pikĂ«kalimi kufitar mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ« nĂ« Zveçan, do tĂ« duhej tĂ« ishte njĂ« vendkalim i integruar i kufirit, “por pĂ«r shkak se Serbia nuk respekton atĂ« çfarĂ« Ă«shtĂ« dakorduar edhe mĂ« tej ngelet i parealizuar”.

“Jemi kĂ«tu sot gjashtĂ« muaj e gjysmĂ« mĂ« vonĂ« pĂ«r ta bĂ«rĂ« pĂ«rurimin, inaugurimin e Stacionit tĂ« ri Policor pĂ«r MbikĂ«qyrjen e Kufirit kĂ«tu nĂ« Izvor tĂ« Zveçanit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s – nĂ« njĂ« ndĂ«rtesĂ« impresive e cila ka kushtua rreth 750 mijĂ« euro edhe ka njĂ« sipĂ«rfaqe tĂ« gjithmbarshme prej afĂ«r 4 mijĂ« metra katrorĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« edhe zyrtarĂ«t policorĂ« tĂ« kenĂ« kushte tĂ« dinjtetshme tĂ« punĂ«s por edhe performanca tĂ« jetĂ« e njĂ« cilĂ«sie tĂ« lartĂ« sa i pĂ«rket parandalimit tĂ« kontrabandĂ«s dhe çfarĂ«do veprimtarie tjetĂ«r ilegale”, tha Kurti.

Vitin e kaluar, institucionet e Kosovës nisën ndërtimin e disa stacioneve dhe nënstacioneve policore në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Institucionet e Kosovës kanë thënë se ato do të ofrojnë më shumë siguri, por nga serbët lokalë dhe Beogradi janë parë si të panevojshme dhe një formë presioni./REL

The post Kosova inauguron stacionin e ri policor në Zveçan, ndodhet 2 km larg kufirit me Serbinë appeared first on Albeu.com.

Dy vjet nga dhuna në Zveçan: Për disa fillimi i fundit, për të tjerë stabilitet i ri

PRISHTINË, 29 maj/ATSH/ Teksa Policia e KosovĂ«s thotĂ« se situata aktuale nĂ« veri tĂ« vendit – dy vjet pas dhunĂ«s mes serbĂ«ve lokalĂ« dhe pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« KFOR-it – Ă«shtĂ« “e qetĂ«, por delikate” dhe se “shumëçka ka ndryshuar pĂ«r mirĂ«â€, banorĂ«t serbĂ« tĂ« kĂ«saj zone thonĂ« se situata nuk ka qenĂ« kurrĂ« mĂ« keq.

Personat me tĂ« cilĂ«t bisedoi Radio Evropa e LirĂ« e pĂ«rshkruan jetĂ«n e tyre pas majit tĂ« vitit 2023 si krejt tĂ« ndryshme, duke e cilĂ«suar atĂ« muaj si “pikĂ« kthese”, kur nisi mbyllja e institucioneve qĂ« funksiononin sipas sistemit tĂ« SerbisĂ« nĂ« KosovĂ«.

MĂ« 29 maj 2023, nĂ« Zveçan ndodhi njĂ« pĂ«rleshje e dhunshme mes protestuesve serbĂ« dhe trupave tĂ« misionit paqeruajtĂ«s tĂ« NATO-s nĂ« KosovĂ«, KFOR. Protesta ishte thirrur kundĂ«r hyrjes sĂ« kryetarit shqiptar nĂ« ndĂ«rtesĂ«n e komunĂ«s, pasi serbĂ«t i kishin bojkotuar zgjedhjet lokale me thirrje të ListĂ«s Serbe– partisĂ« kryesore tĂ« serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s qĂ« gĂ«zon mbĂ«shtetjen e Beogradit. Si rezultat, nĂ« krye tĂ« komunave me shumicĂ« serbe nĂ« veri – MitrovicĂ« e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok –erdhĂ«n kryetarĂ« shqiptarĂ«.

Nga përplasjet në Zveçan mbetën të plagosur rëndë dhe lehtë 93 ushtarë të KFOR-it që ishin të dislokuar para ndërtesës së komunës. Ndërkohë, u lënduan edhe rreth 50 serbë, shumë prej të cilëve më pas u larguan në Serbi dhe aktualisht nuk janë të qasshëm për drejtësinë në Kosovë.

KFOR-i e cilĂ«soi sulmin ndaj pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« tij si “tĂ« paprovokuar dhe plotĂ«sisht tĂ« papranueshĂ«m”, duke kĂ«rkuar qĂ« tĂ« gjithĂ« pjesĂ«marrĂ«sit nĂ« dhunĂ« tĂ« “ndiqen urgjentisht penalisht”. Ky mision ndĂ«rkombĂ«tar shprehu gjithashtu shpresĂ«n se edhe autoritetet nĂ« Serbi po hetojnĂ« personat qĂ« u kthyen atje pas trazirave.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar informata nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria për numrin e personave të ndjekur penalisht deri tani dhe për ndonjë proces në vazhdim lidhur me sulmin ndaj KFOR-it, por nuk ka marrë përgjigje. Përgjigje për këtë çështje nuk dha as Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

Ajo që dihet publikisht në Kosovë është se më shumë se dhjetë persona janë arrestuar në lidhje me dhunën në Zveçan. Disa janë dënuar me rreth një vit burg, pas marrëveshjeve me prokurorinë për pranimin e fajësisë. Meqenëse u është llogaritur koha e qëndrimit në paraburgim, këta persona tashmë janë në liri, ndërsa të tjerë janë mbrojtur në gjendje të lirë.

Nga ana tjetër, ende nuk dihet nëse drejtësia serbe ka hapur apo po zhvillon ndonjë hetim për rastin e sulmit ndaj KFOR-it.

Policia e Kosovës: Situata e sigurisë në veri është nën kontroll

ZĂ«vendĂ«sdrejtori i PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r rajonin e veriut, Veton Elshani, nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« kujton se mĂ« 29 maj tĂ« vitit 2023 nĂ« Zveçan ndodhi, siç e pĂ«rshkruan ai, njĂ« “luftĂ« e vogĂ«l”. Por, sipas tij, sot situata Ă«shtĂ« “krejtĂ«sisht ndryshe”.

“Gjendja Ă«shtĂ« ende delikate pĂ«r shkak tĂ« aspektit politik, por Ă«shtĂ« e qetĂ«â€, thotĂ« Elshani. Ai thekson se Policia e KosovĂ«s tani ka “kontroll tĂ« plotĂ«â€ mbi sigurinĂ« nĂ« veri dhe se nuk ka mĂ« “grupe tĂ« armatosura” qĂ« punojnĂ« pĂ«r destabilizim.

Më 29 maj 2023, në turmën e protestuesve serbë kishte edhe persona me maska, të cilët u përfshin në përleshje me ushtarët e KFOR-it duke përdorur shok-bomba, koktej molotovi dhe mjete të tjera të forta.

Këto trazira u shndërruan në pikënisjen e tensioneve të reja në veri të Kosovës, që kulmuan në shtator 2023 kur një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë pranë Zveçanit. Në atë sulm u vra rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë.

“Nuk ka mĂ« grupe tĂ« armatosura nĂ« KosovĂ«. Sa i pĂ«rket veriut tĂ« KosovĂ«s, mund tĂ« themi se Ă«shtĂ« e sigurt. Situata ka ndryshuar shumĂ«â€, thotĂ« Elshani.

Ai shton se Policia e Kosovës është në kontakt të përhershëm me KFOR-in për çështjet që lidhen me veriun dhe se bashkërisht organizojnë patrullime ose shkëmbejnë informacione të rëndësishme.

ÇfarĂ« thonĂ« qytetarĂ«t?

Jellena nga Mitrovica e Veriut thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se gjatĂ« dy vjetĂ«ve tĂ« fundit Ă«shtĂ« ndier “e vetmuar dhe e pĂ«rjashtuar”.

“Sikur askujt nuk i intereson mĂ« pĂ«r njerĂ«zit”, thotĂ« ajo.

Sipas saj, vendimet e institucioneve të Kosovës në këtë periudhë kanë ndikuar negativisht në jetën e komunitetit serb. Si shembull përmend ndalimin e përdorimit të dinarit dhe mbylljen e institucioneve që funksiononin sipas sistemit të Serbisë.

“Gjithçka u bĂ« edhe mĂ« e vĂ«shtirĂ« – duhet tĂ« shkosh deri nĂ« RashkĂ« [qytet nĂ« Serbi] pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr paratĂ«. Çdo gjĂ« Ă«shtĂ« e komplikuar, njerĂ«zit nuk i besojnĂ« mĂ« askujt, ndihen tĂ« tradhtuar”, thotĂ« Jellena.

Serbët në Kosovë nga buxheti i Serbisë marrin pensione, paga apo ndihma sociale, por që nga fillimi i vitit 2023, kur Banka Qendrore e Kosovës miratoi një rregullore që përcakton euron si të vetmen valutë të lejuar, këto pagesa janë të vështirësuar.

Ivani, gjithashtu nga veriu, thotë se jeta e serbëve është përkeqësuar ndjeshëm në dy vjetët e fundit.

“GjĂ«rat kanĂ« shkuar shumĂ« larg, jeta Ă«shtĂ« zbehur, nuk ka mĂ« komunikim me autoritetet lokale”, shprehet ai.

Sipas tij, situata është rënduar më tej nga mbyllja e institucioneve që ishin nën autoritetin e Qeverisë së Serbisë.

“RrugĂ«t janĂ« tĂ« zbrazĂ«ta”, thotĂ« ai.

Kosova i konsideron institucionet, që punojnë sipas sistemit të Serbisë, si struktura paralele dhe të paligjshme. Procesi i mbylljes së tyre nisi zyrtarisht në fillim të vitit 2024, por një hap i madh drejt kësaj ishte marrja nën kontroll e ndërtesave komunale në maj 2023. Para këtij veprimi, komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut funksiononin në të njëjtat objekte me të ashtuquajturat organe të përkohshme komunale të Serbisë. Në disa raste, kryetarët e komunave ishin të njëjtit në të dy sistemet.

Bojana nga Mitrovica e Veriut thotĂ« se dy vjetĂ«t e fundit kanĂ« qenĂ« “mĂ« tĂ« kĂ«qijat e jetĂ«s” sĂ« saj. Ajo pĂ«rmend si probleme mbylljen e institucioneve serbe, shtimin e pranisĂ« sĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe mungesĂ«n e besimit ndaj institucioneve tĂ« PrishtinĂ«s dhe vendimeve tĂ« tyre.

“Gjithçka ka shkuar tatĂ«pjetĂ«, nuk ka ndodhur asgjĂ« e mirĂ«â€, thotĂ« ajo.

Nga ana tjetĂ«r, shqiptarĂ«t qĂ« jetojnĂ« nĂ« veri e pĂ«rjetojnĂ« situatĂ«n ndryshe. PĂ«r ta, gjendja e sigurisĂ« “nuk ka qenĂ« kurrĂ« mĂ« e mirĂ«â€.

Përveç kësaj, ka nisur edhe procesi i kthimit të shqiptarëve të zhvendosur. Një prej tyre është Zahir Mehmeti, me të cilin ekipi i Radios Evropa e Lirë bisedoi disa muaj më parë. Ai tha se është kthyer në shtëpinë e tij pas 24 vjetësh, falë ndihmës së autoriteteve kosovare.

Mehmeti theksoi gjithashtu marrëdhëniet e mira me fqinjët serbë në Mitrovicën e Veriut, ku ata përbëjnë shumicën.

“Situata nĂ« veri Ă«shtĂ« gjithmonĂ« e brishtĂ«â€

Eksperti i sigurisë nga Prishtina, Nuredin Ibishi, vlerëson se situata aktuale në veri të Kosovës është e qetë, por mbetet e brishtë dhe se ekziston gjithmonë rreziku i përshkallëzimit për shkak të ndikimit të Serbisë.

Autoritetet në Kosovë besojnë se Serbia qëndron pas sulmit në Banjskë dhe tensioneve të tjera në veri, megjithëse kjo mohohet kategorikisht nga Beogradi zyrtar.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Ibishi thotë se pas sulmit të armatosur në Banjskë janë gjetur dëshmi për ekzistencën e një formacioni paraushtarak të udhëhequr nga Millan Radoiçiq, i cili, sipas tij, lëviz shpesh në afërsi të kufirit me Kosovën. Prandaj, shton ai, rreziku për një përshkallëzim të mundshëm mbetet gjithmonë prezent.

Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë. Në Kosovë ai lidhet gjithashtu me aktivitete kriminale, korrupsion, krime lufte, vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq dhe frikësimin e dëshmitarëve në procese gjyqësore.

“Veriu i KosovĂ«s mbetet njĂ« pikĂ« e nxehtĂ« potenciale. Mund tĂ« ndodhĂ« pĂ«rshkallĂ«zim. Aktualisht situata Ă«shtĂ« nĂ«n kontroll – nuk ka trazira publike, sulme ndaj policisĂ« apo gazetarĂ«ve, nuk ka shpĂ«rthime. Gjendja Ă«shtĂ« mĂ« e mirĂ«, por pĂ«r njĂ« stabilizim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m nevojiten bisedime nĂ« nivel politik ndĂ«rmjet KosovĂ«s dhe SerbisĂ«â€, thotĂ« Ibishi.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por dialogu në nivel politik është bllokuar që nga sulmi në Banjskë në shtator të vitit 2023. /rel/

The post Dy vjet nga dhuna në Zveçan: Për disa fillimi i fundit, për të tjerë stabilitet i ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti e Sveçla i vizituan, por nënstacionet në veri akoma pjesërisht funksionale

25 May 2025 at 23:39

Ndonëse me ndërtimin e tyre u krenuan në fushatë, disa nënstacione të Policisë së Kosovës në veri të vendit nuk janë funksionalizuar plotësisht sepse nuk janë pajisur me disa elemente.

Nënstacioni policor që po ndërtohet në afërsi të kufirit me Serbinë, në fshatin Izvor të Zveçanit, është afër përfundimit të punimeve.

Objekti është planifikuar të shërbejë si nënstacion i Policisë së Kosovës dhe ndërtimi i tij ka nisur më 25 nëntor 2024.

Në nëntor të vitit të kaluar, nënstacioni ishte vizituar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Televizioni Dukagjini ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me datën se kur pritet të funksionalizohet ky nënstacion, por si zakonisht, nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, një tjetër nënstacion policor në veri të vendit ishte vizituar nga të njëjtët zyrtarë.

Televizioni ka vizituar edhe pikën policore në fshatin Leshak të komunës së Leposaviqit, ku gjithashtu po vazhdojnë punimet, megjithëse kjo pikë është më afër përfundimit. As për këtë lokacion, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se këto nënstacione kanë mangësi vetëm në aspektin logjistik.

“NĂ« ato stacione Ă«shtĂ« duke u punuar ende, mirĂ«po policĂ«t janĂ« aty dhe pĂ«r neve janĂ« pika funksionale. Me teknikĂ«, teknologji e logjistikĂ« Ă«shtĂ« duke u punuar ende. Leshaku Ă«shtĂ« funksional, kemi dĂ«rguar policĂ« aty, ndonĂ«se ende vazhdojnĂ« punimet. NĂ« Izvor po punohet, dhe policĂ«t janĂ« aty. Me logjistikĂ«, nuk janĂ« ende funksionale – puna po vazhdon”, ka deklaruar Elshani.

Përveç këtyre dy lokacioneve, në pjesën veriore të Kosovës janë ndërtuar edhe stacione dhe nënstacione të tjera policore, përfshirë një pikë në Bistricë dhe një tjetër në Jasinovik.

The post Kurti e Sveçla i vizituan, por nënstacionet në veri akoma pjesërisht funksionale appeared first on Telegrafi.

Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte në komunën e Zveçanit

15 May 2025 at 12:15

Autoritetet kosovare kanë arrestuar një person, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në komunën e Zveçanit, në veriun e Kosovës, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës, të enjten.

M.D., i nacionalitetit serb, është arrestuar në mëngjesin e së mërkurës, me urdhër të prokurores Florije Salihu-Shamolli. Arrestimi i të dyshuarit është kryer pas hetimeve disamujore, në bashkëpunim me hetuesit e krimeve të luftës, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale, nëpërmjet një komunikate.

Prokuroria Speciale ka thënë se M.D. dyshohet se në cilësinë e komandantit të njësisë së Policisë në rajonin e Zveçanit, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë viteve 1998-99 ka marrë pjesë në vrasje, dëbim, plaçkitje, torturë, e rrahje të civilëve shqiptarë.

“Dyshohet se gjatĂ« prillit tĂ« 1999-s, i pandehuri M.D., sĂ« bashku me forcat serbe tĂ« organizuara nĂ« formacione tĂ« strukturuara, pĂ«rfshirĂ« ushtrinĂ« jugosllave dhe PolicinĂ« serbe, mori pjesĂ« nĂ« operacionin nĂ« fshatin ZhazhĂ«, ku kishin mbetur tĂ« vrarĂ« shtatĂ« civilĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e ProkurorisĂ« Speciale. NĂ« vitet e fundit, numri i aktakuzave tĂ« ngritura nĂ« KosovĂ« pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “krim i luftĂ«s kundĂ«r popullatĂ«s civile” Ă«shtĂ« rritur dukshĂ«m.

Aktakuzat e ngritura në Kosovë për krime lufte

Që prej vitit 2021, departamenti për hetimin e krimeve të luftës ka rritur numrin e aktakuzave të ngritura. Numri më i madh i aktakuzave u ngrit në vitin 2023, kur për krime lufte u akuzuan gjithsej 68 persona.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, institucionet gjyqësore vendëse dhe ato ndërkombëtare kanë dënuar rreth 74 persona për krime të luftës në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Mbi 1.600 persona vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« ende tĂ« pagjetur – pjesa mĂ« e madhe e tyre shqiptarĂ«. GjyqĂ«sori i KosovĂ«s mori nĂ« duar trajtimin e rasteve tĂ« krimeve tĂ« luftĂ«s nga qershori i vitit 2018. Prokuroria Speciale e KosovĂ«s ka departament pĂ«r krimet e luftĂ«s qĂ« nga vitit 2015.

Deri nĂ« fund tĂ« 2024-tĂ«s janĂ« ngritur gjithsej 14 aktakuza nĂ« mungesĂ« kundĂ«r 72 pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« forcave serbe. NĂ« fund tĂ« vitit tĂ« kaluar u shpall edhe aktgjykimi i parĂ« nĂ« mungesĂ«. Çedomir Aksiq u dĂ«nua me 15 vjet burgim.REL/

The post Arrestohet një person nën dyshimet për krime lufte në komunën e Zveçanit appeared first on Sot News | Lajme.

Arrestohet për krime lufte ish-komandanti serb i policisë në Zveçan

15 May 2025 at 11:56

Autoritetet kosovare kanë arrestuar një person, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në komunën e Zveçanit, në veriun e Kosovës, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës, të enjten.

M.D., i nacionalitetit serb, është arrestuar në mëngjesin e së mërkurës, me urdhër të prokurores Florije Salihu-Shamolli.

Arrestimi i të dyshuarit është kryer pas hetimeve disamujore, në bashkëpunim me hetuesit e krimeve të luftës, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale, nëpërmjet një komunikate.

Prokuroria Speciale ka thënë se M.D. dyshohet se në cilësinë e komandantit të njësisë së Policisë në rajonin e Zveçanit, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë viteve 1998-99 ka marrë pjesë në vrasje, dëbim, plaçkitje, torturë, e rrahje të civilëve shqiptarë.

“Dyshohet se gjatĂ« prillit tĂ« 1999-s, i pandehuri M.D., sĂ« bashku me forcat serbe tĂ« organizuara nĂ« formacione tĂ« strukturuara, pĂ«rfshirĂ« ushtrinĂ« jugosllave dhe PolicinĂ« serbe, mori pjesĂ« nĂ« operacionin nĂ« fshatin ZhazhĂ«, ku kishin mbetur tĂ« vrarĂ« shtatĂ« civilĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e ProkurorisĂ« Speciale.

 

The post Arrestohet për krime lufte ish-komandanti serb i policisë në Zveçan appeared first on Euronews Albania.

“MirĂ« se vini” dhe “Rruga e mbarĂ«â€, dĂ«mtohet mbishkrimi nĂ« Zveçan – rasti po hetohet

13 May 2025 at 13:29

Persona tĂ« panjohur kanĂ« dĂ«mtuar me sprej ngjyrĂ« tĂ« zezĂ« dhe kanĂ« shpuar me mjet tĂ« fortĂ« shenjĂ«n me mbishkrim “MirĂ« se vini” dhe “Rruga e mbarĂ«â€.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 09:40, në Zveçan.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

“Është  raportuar se, persona tĂ« panjohur kanĂ« dĂ«mtuar me njĂ« sprej ngjyrĂ« tĂ« zezĂ« dhe kanĂ« shpuar me mjet tĂ« fortĂ« shenjĂ«n me mbishkrim ‘MirĂ« se vini’ dhe ’Rruga e mbarë’. Rasti Ă«shtĂ« duke u hetuar nga njĂ«sitet relevante policore si dhe janĂ« njoftuar organet e drejtĂ«sisĂ«â€, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/

 

 

The post “MirĂ« se vini” dhe “Rruga e mbarĂ«â€, dĂ«mtohet mbishkrimi nĂ« Zveçan – rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Arrestohen dy persona në Zveçan, kapen në flagrancë duke kryer vjedhje

10 May 2025 at 14:41

Policia ka arrestuar dy persona duke kryer vjedhje në një depo në Zveçan.

Në njoftimin e policisë thuhet se më datë 10.05.2025, rreth orës 04:00, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri ka pranuar një informacion nga një qytetar, i cili kishte vërejtur përmes kamerave të sigurisë se në një depo (pijesh) në fshatin Grabovc ishin parë disa persona të dyshimtë duke kryer vjedhje.

Njësitë policore janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“GjatĂ« ekzaminimit Ă«shtĂ« konstatuar se njĂ« dritare e objektit ishte hapur me forcĂ«, ndĂ«rsa jashtĂ«, pĂ«rmes dritares sĂ« hapur, ishin hedhur disa paketime me qumĂ«sht. NĂ« vendin e ngjarjes janĂ« vĂ«rejtur edhe gjurmĂ« gjaku, qĂ« dyshohet se kanĂ« mbetur gjatĂ« veprimeve tĂ« personave tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« rast. Pas aktivizimit tĂ« sistemit tĂ« alarmit, dyshohet se ata janĂ« detyruar tĂ« largohen nga objekti nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« shpejtĂ«â€, vijon njoftimi.

Tutje, theksohet se njësitë patrulluese kanë ndjekur gjurmët që dilnin nga vendi i ngjarjes, përfshirë edhe gjurmët e gjakut, të cilat i kanë çuar deri te një shtëpi e pabanuar.

“Aty janĂ« hasur dy persona tĂ« dyshuar: njĂ« femĂ«r me inicialet S.M. (39 vjeçe) dhe njĂ« mashkull me inicialet E.H. (43 vjeç), tĂ« cilĂ«t dyshohet se janĂ« autorĂ«t e kĂ«tij rasti. NĂ« afĂ«rsi tĂ« vendit tĂ« ngjarjes Ă«shtĂ« gjetur njĂ« automjet i dyshimtĂ«, i cili pas verifikimeve rezultoi tĂ« jetĂ« nĂ« pronĂ«si tĂ« personit tĂ« dyshuar E.H”, thuhet nĂ« komunikatĂ«.

Të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa të gjitha veprimet policore janë paraqitur te Prokurori i Shtetit, me vendim të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia e KosovĂ«s mbetet e pĂ«rkushtuar pĂ«r sjelljen e personave para organeve tĂ« drejtĂ«sisĂ« dhe garantimin e sigurisĂ« publike. FtojmĂ« qytetarĂ«t tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« raportojnĂ« çdo rast tĂ« dyshimtĂ« nĂ« linjen zyrtare tĂ« PolicisĂ« 192. Çdo informacion Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe do tĂ« trajtohet me konfidencialitet”, theksohet tutje./Telegrafi/

The post Arrestohen dy persona në Zveçan, kapen në flagrancë duke kryer vjedhje appeared first on Telegrafi.

Kurti: Dënoj fuqishëm sulmin ndaj objektit të Postës në Zveçan

By: user7
1 April 2025 at 12:45

Kryeministri në detyrë, Albin Kuti ka dënuar fuqishëm sulmin me granata ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan. Kurti përmes një reagimi në rrjetet sociale tha se sulmi ka elemente terroriste. Kurti gjithashtu ka theksduar se e shqetëson fakti se individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiç, vazhdojnë të mbeten të lirë, e po strehohen dhe po shfrytëzohen nga pushteti në Serbi për qëllime shoviniste. Kurti tha më tej se institucionet relevante janë duke kryer hetime të plota për të sjellë para drejtësisë autorët e këtij akti të rëndë.

“Me shqetĂ«sim tĂ« thellĂ« dhe vendosmĂ«ri tĂ« palĂ«kundur pĂ«r tĂ« mbrojtur stabilitetin dhe rendin kushtetues, dĂ«nojmĂ« fuqishĂ«m sulmin me elemente terroriste ndaj objektit tĂ« PostĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« Zveçan, i kryer sot me datĂ« 1 prill 2025. Ky akt dhune Ă«shtĂ« njĂ« orvatje pĂ«r tĂ« cenuar sigurinĂ« dhe pĂ«r tĂ« penguar integrimin e qytetarĂ«ve nĂ« sistemin ligjor dhe institucional tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiç dhe mosdorëzimi i tij autoriteteve të shtetit tonë është një mesazh i rrezikshëm që inkurajon kriminelë e terroristë, ekstremistë të ndryshëm, që të vazhdojnë veprimet e tyre me tendencë destabilizuese.

Sulmi tinëzar me granatë në terrin e natës është orvatje nga dëshpërimi dhe pafuqia e atyre që nuk sundojnë më në veriun e Kosovës. Posta e Kosovës do të qëndrojë aty si ndërmarrje publike, xhami i ri do të vendoset e shërbimet legale do të vazhdojnë të ofrohen për të gjithë qytetarët.

Kosova mbetet e pĂ«rkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal, por nuk do tĂ« lejojmĂ« asnjĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« sfiduar rendin tonĂ« kushtetues dhe sigurinĂ« e qytetarĂ«ve tanĂ«. Shteti do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« veprojĂ« me vendosmĂ«ri pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t, pa dallim, tĂ« jetojnĂ« nĂ« njĂ« mjedis tĂ« sigurt dhe tĂ« lirĂ«â€, deklaroi ai.

The post Kurti: Dënoj fuqishëm sulmin ndaj objektit të Postës në Zveçan appeared first on Lapsi.al.

❌
❌