I kërkuar me gjashtë urdhëresa gjykate, arrestohet 30-vjeçari në Prishtinë
Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit bën të ditur se është arrestuar R.G 30 vjeçar, i kërkuar me gjashtë urdhërarreste nga Gjykata.
Në njoftimin për media thuhet se Policia po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
“Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që ndërmorën njësitë e stacionit policor Qendra dhe Njësia e Reagimit të Shpejt është arritur arrestimi i personit R.G, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me gjashtë urdhërarreste nga Gjykata dhe tri kërkime policore për veprat penale ‘Tentim vrasje e rëndë’, ‘Grabitje’, ‘Kanosje’, ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ‘Lëndim i rëndë trupor’”, thuhet në njoftim.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/
The post I kërkuar me gjashtë urdhëresa gjykate, arrestohet 30-vjeçari në Prishtinë appeared first on Telegrafi.