Vazhdon kërkimi për 67-vjeçarin nga Istogu, përdoren edhe dronët
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se po vazhdon kërkimi për gjetjen e Beqir Malokaj, 67-vjeçarit të humbur që nga e diela.
Në një video të publikuar në faqen e shoqatës nga vendi ku po zhvillohen kërkimet, shihet se po përdoret edhe droni për të mbuluar zona më të gjera dhe për të ndihmuar në gjetjen e personit të zhdukur.
Ndryshe, me datë 19 gusht, shoqata kishte njoftuar nisjen e operacionit për kërkimin e Beqir Malokaj nga Istogu.
“19 gusht 2025 – Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, me kërkesë të Policisë së Kosovës – Sektori i Hetimeve, Stacioni Policor Istog, është angazhuar në Operacionin e Kërkim-Shpëtimit për gjetjen e shtetasit Beqir Malokaj (67 vjeç) nga Istogu, i raportuar i zhdukur. Shoqata po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës për zhvillimin e operacionit dhe gjetjen sa më shpejt të personit të zhdukur,” thuhet në njoftim.
The post Vazhdon kërkimi për 67-vjeçarin nga Istogu, përdoren edhe dronët appeared first on Telegrafi.