Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

By: V K
6 August 2025 at 09:50

Autoritetet turke janë në alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është shpallur i humbur që nga mbrëmja e së shtunës, kur u nis me jahtin e tij nga Turqia me destinacion ishullin grek të Mykonosit.

Jahti i 43-vjeçarit turk u gjet i dëmtuar rëndë dhe gjysmë i mbytur nga roja bregdetare turke, në ujërat pranë ishullit Prokonnisos në Detin e Marmaras.

Familjarët e Yukay, dhanë alarmin pasi humbën kontaktet me të menjëherë pas nisjes së tij. Roja bregdetare u njoftua zyrtarisht në orën 23:40 të së hënës, ndërsa të martën në orën 14:30, një anije tregtare njoftoi autoritetet se kishte gjetur mbetje të një mjeti lundrues.

Më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për jahtin “Graywolf” të biznesmenit turk.

Për kërkimin e tij u angazhuan zhytës profesionistë, një helikopter dhe mjete lundruese të rojes bregdetare, por deri më tani nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë e tij.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kërkimet për gjetjen e Yukay vijojnë intensivisht.

Halit Yukay, i lindur në vitin 1982, është themeluesi dhe pronari i kompanisë turke Mazu Yachts, e cila merret me prodhimin e jahteve luksoze.

Ai e nisi karrierën e tij si punëtor në kantierë detare dhe e realizoi ëndrrën për të krijuar kompaninë e tij në vitin 2011.

Kompania Mazu Yachts është e njohur në Turqi për dizajnet moderne dhe teknologjitë e avancuara që përdor në ndërtimin e jahteve.

 

The post U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur appeared first on Albeu.com.

Dosja “Veliaj”/ SPAK merr të pandehur edhe biznesmenin Mirton Lika të “Sky Tower” në Tiranë

23 July 2025 at 11:22

Në lidhje me dosjen “Veliaj”, Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe shtetasin Mirton Lika, një biznesmen dhe Konsull Nderi i Sri Lankës në Republikën e Shqipërisë. Ai është marrë i pandehur në lidhje me ambientin e ndodhur në katin e 11-të të kullës të quajtur “Sky Tower”, e cila dyshohet se posedohet nga […]

The post Dosja “Veliaj”/ SPAK merr të pandehur edhe biznesmenin Mirton Lika të “Sky Tower” në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

20 July 2025 at 15:56

Nga Boldnews.al Një ish-deputet, tashmë biznesmen, ka tentuar të marrë rreth 180 mijë euro nga kompania koncesionare e inceneratorit jo-funksional të Fierit për punime të pretenduara ndërtimore dhe të shoqëruara me fatura pa vulë. Bujar Derveni ka qenë deputet i ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në periudhën 2013-2017. Para se merrte mandatin, ai ka qenë […]

The post “Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet se planifikoi atentatin ku mbeti i vrarë biznesmeni, lirohet nga qelia Erdion Muho

By: Ardit
29 June 2025 at 11:50

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për Erdion Muhon, i cili ishte arrestuar më herët për përfshirje në një ngjarje kriminale ku mbeti i vrarë biznesmeni Armandi Nelaj. Sipas vendimit të fundit, masa e “arrestit me burg” është zëvendësuar me atë të “arrestit në shtëpi”. Muho akuzohet për bashkëpunim […]

The post Akuzohet se planifikoi atentatin ku mbeti i vrarë biznesmeni, lirohet nga qelia Erdion Muho appeared first on BoldNews.al.

Ilir Meta kërkon zbutjen e masës së sigurisë, SPAK zbulon episod të ri “korrupsioni”

By: Oldi
20 June 2025 at 10:55

Ilir Meta do të paraqitet sot në orën 11:30 në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ku do të kërkojë zbutjen e masës së sigurisë që i është caktuar. Ndërkohë, burimet për “Euronews Albania” bëjnë me dije se është zbuluar një episod i ri korrupsioni, i cili i atribuohet Metës dhe ish-bashkëshortes së tij, […]

The post Ilir Meta kërkon zbutjen e masës së sigurisë, SPAK zbulon episod të ri “korrupsioni” appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të eleminonte biznesmenin me tritol poshtë makinës, arrestohet 49-vjeçari

By: user 11
14 June 2025 at 15:12

Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasit Astrit Sinanaj, 49 vjeç, i cili tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin më 6 maj 2017 duke i vendosur tritol poshtë makinës.

Sinanaj u dënua më 8 korrik 2020 për vendosjen e tritolit poshtë mjetit, ngjarje që ndodhi në lagjen ”Luigj Gurakuqi”, pranë Teatrit Skampa Elbasan. Sakaq policia mundi të çaktivizonte pakon e dyshimtë që përmbante brenda një kg tritol C4, që do të hidhej në erë në mënyrë të telekomanduar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, datë 13.06.2025, për ndalimin e shtetasit Astrit Sinanaj, 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje kryer në mënyrë shumë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

The post Tentoi të eleminonte biznesmenin me tritol poshtë makinës, arrestohet 49-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

SPAK godet skemën e kontrabandës së cigareve, 36 masa për biznesmenë dhe doganierë

By: Besnik
28 May 2025 at 18:18

SPAK ka ndërmarrë një tjetër operacion këtë të mërkurë ku janë ekzekutuar disa masa sigurimi për një hetim në lidhje me një skemë të sofistikuar të kontrabandës së cigareve.

Në një njoftim zyrtar SPAK thotë se në këtë skemë janë përfshirë shtetas shqiptarë dhe të huaj, si edhe punonjës të strukturave doganore ndërsa dyshimet e prokurorëve janë se personat kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK në më shumë se 30 (tridhjetë) raste është ndryshuar destinacioni dhe më pas ngarkesa e destinuar për firmën porositëse është shkarkuar në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore.

Po ashtu SPAK thotë se prodhimi i paketave të cigareve pa pullë fiskale, nuk ka mundësuar vjeljen e detyrimeve doganore nga vendi ku janë destinuar për tu shitur duke sjellë shkeljen e ligjit të akcizës.

Në njoftimi ne SPAK thuhet se këto veprime i kanë bërë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit në vlerën e 366.034.451,000 lekë dhe vendeve të BE-së në një rast në vlerën 2,802,159,90 euro nëse kontrabandimi do të ishte i suksesshëm, dhe në katër raste të tjera e kanë arritur qëllimin duke i humbur BE-së vlerën e taksuar në përafërsisht 10.000.000 Euro.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), janë lëshuar gjithsej 36 masa sigurie, përfshirë 15 masa “arrest me burg”, 20 masa “detyrim për t’u paraqitur” dhe 1 masë “arrest në shtëpi”.

Nga këto, masa e sigurisë “arrest me burg” është ekzekutuar për 5 nga 15 personat nën hetim, ndërsa masat “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” janë zbatuar për 15 nga 20 të hetuarit.

Masat e sigurmit të vendosura nga GJKKO në vendimin nr. 48 datë 27.05.2025 pas kërkesës së SPAK

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim; I.J, (pronar i fabrikës), D.J (administrator i fabrikës), S.D (shtetas i Maqedonisë së Veriut),  L.Q (shtetas kosovar si dhe me shtetësi të Mbretërisë së Bashkuar), Z.S (shtetas serb) dhe M.B (shtetas serb), të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 172, pika 3 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim N. G i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 172 pika 3 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim punonjës të doganave I.H, K.G, I.C, A.T, M.N,  G.T, G.S, E.SH dhe  I.K, si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 175 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit nën hetim M.D (punonjëse e doganave), e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 175 e 28/4 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 233 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim (punonjës të doganave); E.H, Y.K, B.R, I.Ç, I.M, A.S, Y.S, L.Ç, I.Z, F.Z, G.D, N.S, L.M, D.P,  B.Z, A.N, V.G, SH.L dhe L.D, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, i parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal.

Ndërkohë masa e sigurisë ”Arrest me burg” është ekzekutuar për 5 nga 15 shtetasit në hetim, ndërsa masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” është ekzekutuar për 15 nga 20 shtetasit nën hetim.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 20, viti 2023* për një skemë të sofistikuar kontrabande të cigareve, ku janë përfshirë shtetas shqiptarë dhe të huaj, si edhe punonjës të strukturave doganore.

Personat e dyshuar kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas ato të BE-së. Konkretisht, subjekti tregtar (Fabrika e Cigareve “A.T”) i përfshirë ka aplikuar dhe është pajisur me autorizimin “Regjim Përpunimi Aktiv” (RPA), nga autoritet doganore, me qëllim përjashtimin nga taksat dhe detyrimet doganore si në import të lëndës së parë ashtu dhe në eksport.

Subjekti punon me regjim “fason”, duke prodhuar paketa cigare, për të cilat ka markë të regjistruar dhe eskluzivitet, për llogari të firmës porositëse me seli jashtë territorit të Shqipërisë.

Nga hetimet ka rezultuar se marrëveshja mes subjektit të hetuar dhe shoqërisë porositëse është bërë me qëllimin e vetëm për të shmangur detyrimet doganore dhe se vetë subjekti shqiptar, përcakton destinacionin i cili rezulton inekzistent.

Kjo veprimtari është realizuar përmes legjitimimit të kontrabandës nga struktura të caktuara të doganës në shkelje të ligjit duke mos shoqëruar ngarkesat me strukturat e antikontrabandës deri në dalje nga territori i Shqipërisë si dhe çlirim eksporti fiktiv në sistemin “Asycuda World” sikur kjo sasi cigaresh ka dalë nga vendi ynë në doganën dalëse të përcaktuar në deklaratën doganore.

Prokuroria e Posaçme falënderon autoritetet britanike të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA), ato kosovare, greke dhe qipriote për bashkëpunimin në hetimin e këtij procedimi penal, veçanërisht në ekzekutimin e shpejtë të kërkesave për ndihmë të ndërsjellë juridike.

Shënim:

Veprat penale në kuadër të procedimit penal nr.20/2023:

“Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 172 pika 3, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 175, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SPAK godet skemën e kontrabandës së cigareve, 36 masa për biznesmenë dhe doganierë appeared first on Euronews Albania.

Rrëmbehet dhe torturohet për 5 orë djali i biznesmenit në Athinë

By: user 11
24 May 2025 at 23:12

Djali i një biznesmeni në Athinë u rrëmbye në mënyrë të dhunshme dhe u mbajt peng për 5 orë nga katër burra, mes të cilëve edhe këngëtari i njohur Ivan Greko.

Katër autorët e krimit, të cilët e rrëmbyen dhe e torturuan 24-vjeçarin duke i zhvatur një shumë të madhe parash, u arrestuan nga oficerët e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar, pas një operacioni të realizuar në tri lokacione të ndryshme të Athinës.

Ngjarja filloi mëngjesin e 6 majit, kur tre nga autorët sulmuan fizikisht 24-vjeçarin në rajonin e Ymittos. Ata përdorën një objekt të mprehtë për të shkaktuar dëme në gjymtyrët e poshtme të tij dhe e kërcënuan me jetë, duke e futur më pas në një automjet.

Autorët i kërkuan djalit të biznesmenit një shumë prej 25,000 eurosh dhe një motoçikletë. Gjatë rrugës, ata e goditën me objekte të mprehta, duke vazhduar torturën, thuhet në mediat greke.

Ata përdorën një armë zjarri për të intimduar të riun dhe e detyruan të telefononte miqtë për të mbledhur shumën e kërkuar. Autorët tentuan të presin gishta të 24-vjeçarit me një prerës, por nuk e përfunduan veprimin makabër pasi ai arriti të rezistonte.

Pas pesë orësh torturë, i riu arriti të shpëtonte dhe njoftoi një mik të tij. Autorët kishin marrë çelësat e makinës, 740 euro në para të gatshme dhe një orë dore luksoze me vlerë nga 20,000 deri në 29,000 euro. Në ditët në vijim, ata vazhduan ngacmimin ndaj tij përmes mesazheve dhe videove në aplikacione online.

Natën e 22 majit, forcat e policisë realizuan operacione të koordinuara në zona të ndryshme të Atikës dhe arritën të lokalizojnë dhe arrestojnë anëtarët e grupit kriminal. Ky rrëmbim ka të gjitha tiparet e të ashtëquajturit një “rrëmbimi tigri”, ku djali i biznesmenit mbahet nën kërcënime dhe dhunë për të përmbushur kërkesat financiare të autorëve pa e denoncuar krimin.

The post Rrëmbehet dhe torturohet për 5 orë djali i biznesmenit në Athinë appeared first on Lapsi.al.

Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë

By: Ardit
24 May 2025 at 21:24

Djali i një biznesmeni të njohur në Athinë është rrëmbyer dhe është mbajtur peng për plotë 5 orë. Mediat greke nuk kanë publikuar ende identitetin e të riut që u mor peng. Sakaq mësohet se djali i biznesmenit u torturua për plot pesë orë nga autorët, të cilët i kërkuan në këmbim të lirisë 25 […]

The post Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë appeared first on BoldNews.al.

U kapën duke drekuar me “Akilin”, vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në vrasjen e Bujar Nasufit

24 May 2025 at 14:09

Vëllezërit përmetarë Voltan e Jugert Xhani, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit “Enigma” në Durrës, dyshohen të jenë të implikuar ne cilësinë e organizatorëve dhe financuesve në vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi,  mbëmjen e 12 janarit 2025 në afërsi të zonës së njohur si Pallati me Shigjeta në Tiranë. Burime për News24 bëjnë […]

The post U kapën duke drekuar me “Akilin”, vëllezërit Xhani dyshohen si të përfshirë në vrasjen e Bujar Nasufit appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i Roven Zekës/ SPAK: Një biznesmen i dha 2 mijë euro për mos t’i prangosur gruan (EMRAT)

21 April 2025 at 10:30

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë në lidhje me arrestimin e tre zyrtarëve në detyrë të Policisë Rrugore të Tiranës, të dyshuar si të përfshirë në korrupsion. Më konkretisht bëhet fjalë për shefin e Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, shefin e aksidenteve Sokol Novaku dhe oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku. […]

The post Arrestimi i Roven Zekës/ SPAK: Një biznesmen i dha 2 mijë euro për mos t’i prangosur gruan (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Momenti kur dhunohet rëndë biznesmeni shqiptar, e godasin me grushte dhe qytë pistolete

10 April 2025 at 19:25

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e dhunimit të biznesmenit Ylber Blakaj në qytetin e Istogut. Ngjarja ka ndodhur më datë 2 Prill dhe janë arrestuar dy persona, të cilët rezultojnë dhe nga pamjet se janë autor të sulmit. Naser Rraci dhe Leutrim Musliu janë arrestuar për rrahjen e biznesmenit. Ata shihen edhe në pamjet […]

The post VIDEO/ Momenti kur dhunohet rëndë biznesmeni shqiptar, e godasin me grushte dhe qytë pistolete appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, dënohet me 8 muaj burg biznesmeni

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur sot vendimin ndaj të pandehurit Namik Koçi, i cili akuzohej për “korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi biznesmeni, banues në Durrës, i ofroi një shumë parash drejtorit të AKU me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampioneve të marra në subjektin tregtar në Durrës në vitin 2024.

Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme paraqiti çështjen pranë gjykatës në kuadër të procedimit penal nr. 34 të vitit 2024. Gjyqi u zhvillua me procedurë të shkurtuar dhe trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Bib Ndreca, e shpalli fajtor Koçin.

Fillimisht, ai u dënua me 1 vit burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit, duke përfunduar me 8 muaj burgim. Megjithatë, gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e tij në provë për një periudhë 1 vit e 4 muaj.

Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e shumës prej 70.000 lekësh, e konsideruar si mjet për kryerjen e veprës penale. Ndërkohë, shumat e tjera prej 215.000 lekësh dhe pajisjet elektronike personale do t’i kthehen të pandehurit dhe dy shtetaseve të tjera të përfshira në hetim.

/a.f/r.e/

The post Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, dënohet me 8 muaj burg biznesmeni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elman Abule dëshmon për 4 orë në SPAK për dosjen Veliaj

19 March 2025 at 14:17

Biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule ka dëshmuar ditën e sotme si person nën hetim për rreth 4 orë në Prokurorinë e Posaçme për dosjen e Erion Veliajt. Ai u paraqit në SPAK për t’u marrë në pyetje rreth orës 10:00 dhe doli në orën 13:50, ku nuk dha asnjë prononcim për mediat. Abule shoqërohej nga avokatja […]

The post Elman Abule dëshmon për 4 orë në SPAK për dosjen Veliaj appeared first on BoldNews.al.

Brenda perandorisë globale të basteve online të një biznesmeni turko-qipriot të vrarë

13 February 2025 at 19:23

Halil Falyali, një biznesmen turko-qipriot i njohur për stilin e tij të jetesës luksoze dhe lidhjet politike, u vra me armë në vitin 2022. Në mënyrë të fshehtë, ai dyshohet se drejtonte një perandori të gjerë të basteve online të paligjshme, sipas prokurorëve turq dhe ish-drejtorit të tij financiar, i cili foli për OCCRP. Në […]

The post Brenda perandorisë globale të basteve online të një biznesmeni turko-qipriot të vrarë appeared first on BoldNews.al.

Gjendet “fajtori”/ Përmbytja e Bunecit, “hidrocentrali i dy Vasilëve” shkarkon administratorin

By: Oldi
30 January 2025 at 10:52

Nga Boldnews.al Vetëm pak ditë pasi hidrocentrali i Sasajt, i konsideruar nga banorët e Jugut edhe si “hidrocentrali i dy Vasilëve”, përmbyti një pjesë të konsiderueshme të zonës së Bunecit, pranë Lukovës, kompania koncesionare e këtij impianti ka shkarkuar administratorin e saj. Në 22 janar 2025, kompania “Wonder” në pronësi të Vasil Gjikës, e cila […]

The post Gjendet “fajtori”/ Përmbytja e Bunecit, “hidrocentrali i dy Vasilëve” shkarkon administratorin appeared first on BoldNews.al.

Protesta për policin, lexoni reagimin që Rama i ka përgatitur Ministrit të Brendshëm

By: user 5
18 January 2025 at 13:57

Sa herë ka ngjarje që kanë provokuar reagim në rrjetet sociale, thonë që Edi Rama ia përgatit vetë reagimet Ministrit të tij të Brendshëm.

Ai thjesht më pas i shpërndan për mediat. Edhe reagimi i sotëm i Ervin Hoxhës për rastin e punononjësit të Policisë së Shtetit që aludohet se është shtyrë në vetëvrasje, nuk është e vështirë të kuptohet se vjen prej zyrës së Edi Ramës, për të mos i thënë i shkruar nga vetë Edi Rama sepse mjafton të kuptosh gjuhën e përdorur, e cila është shumë me lart sesa leksiku i vakët i Ervin Hoxhës.

Reagimi i Ministrit të Brendshëm vjen pasi në rrjetet sociale është njoftuar një protestë nga Lëvizja Bashkë për rastin e policit Azbi Spahiu.

Më poshtë deklarata e plotë e Ervin Hoxhës. 

“Është bërë tanimë një zakon shumë i ulët, që të deformohen dhe manipulohen ngjarje të caktuara dhe të goditet Policia e Shtetit, për qëllime tërësisht politike apo biznes mediatik.

Rasti i ngjarjes së Pogradecit, ku u fry një dallgë e madhe dizinformimi me një bandë inekzistente gjobëvënësish, apo rasti i vrasjes së 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, ku u sajuan thika e autorë të tjerë të paqenë, ishin dy raste emblematike të rritjes së nivelit të paturpësisë politike dhe mediatike.

Tani ka dalë një tjetër rast, me të cilin po riluhet loja e “të vegjëlve”, që bëjnë thirrje për protestë (kështu i është vënë emri ca partizave, që të reja mund të kenë shumë gjëra, po nuk kanë as mendësinë dhe as metodat).

Protesta sa të duan, kur të duan, po nuk rezulton që të ketë ndonjë punonjës policie, që ka tentuar të vrasë veten nga ndonjë presion për të mos zbatuar ligjin ndaj dikujt.

Rasti në fjalë është i qartë e i dokumentuar dhe e gjitha është një furtunë në gotë.

Por, meqë jo çdo e keqe vjen për keq, njerëzit mbase e kuptojnë edhe më mirë me këtë rast, që këto lëvizjet me emra të mëdhenj të këtyre “të vegjëlve” janë tamam si ajo loja “fluturon, fluturon” dhe kush ta hajë, ta hajë…

Këtyre organizatorëve, që kanë nxjerrë këto tabelat në rrjete sociale, u sugjeroj ta zëvendësojnë sloganin dhe ta bëjnë “Gënjeshtra, shpresa jonë për deputetë” dhe “Marshojmë, Gënjejmë”. Plus, duke saktësuar respektivisht subjektet e tyre politike “Gënjejmë Bashkë” dhe “Gënjeshtra Bëhet”✌

The post Protesta për policin, lexoni reagimin që Rama i ka përgatitur Ministrit të Brendshëm appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Biznesmeni Bujar Nasufi u ekzekutua me armë zjarri në hyrje të shtëpisë

By: user 11
13 January 2025 at 09:43

Bujar Nasufi (në foto) është biznesmeni, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e kaluar (12 janar) në zonën e Pallatit me Shigjeta, shumë pranë banesës së tij.

Mësohet se autori i maskuar dyshohet se e ka pritur përpara banesës, ku dhe është kryer ekzekutimi.

Autori dyshohet të ketë qenë i vetëm dhe ka qëlluar me pistoletë në xhamin ballor dhe anësor të makinës së viktimës.

Viktima sipas policisë nuk ka pasur kurrë probleme. Edhe fqinjët janë shprehur se ka qenë person i qetë dhe nuk kishte konflikte, as nuk ruhej dhe bënte një jetë normale.

Njoftimi i policise.

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.

The post FOTO/ Biznesmeni Bujar Nasufi u ekzekutua me armë zjarri në hyrje të shtëpisë appeared first on Lapsi.al.

Pse u vra biznesmeni 56-vjeçar në Tiranë, pista që po hetohet në lidhje me atentatin

By: fra nc
13 January 2025 at 10:54

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që mbrëmjen e së dielës tronditi zonën e “pallatit me Shigjeta” në kryeqytet, ku u ekzekutua me armë zjarri një 56-vjeçar.

Viktima, Bujar Nasufi, doli nga mobileria e tij në rrugën “Irfan Tomini” rreth orës 20:20 dhe me automjetin e tij tip “Benz” ngjyrë gri, iu drejtua banesës në rrugën “Myrte Zeneli”. Autori, i maskuar dhe duke përdorur një motor si shpërndarës picash, e ndoqi viktimën deri pranë banesës së tij.

Sapo bashkëshortja e Nasufit zbriti nga makina, autori, e qëlloi nga një distancë shumë e afërt me një armë zjarri të tipit pistoletë.

Gjithsej u qëlluan gjashtë plumba, dy prej të cilëve rezultuan fatalë për 56-vjeçarin.

Sa i përket motiveve të ngjarjes, policia nuk ka arritur ende të zbulojë konflikte të hapura të viktimës, pasi ai njihej si person i qetë dhe pa precedentë penalë.

Pista kryesore e hetimeve lidhet me konflikte të mundshme për çështje pronësie.

Familja Nasufi, me origjinë nga Berati, e përbërë nga pesë vëllezër, jeton në zonën e Selitës që prej periudhës së diktaturës. Ata janë pronarë të disa bizneseve në rrugën “Irfan Tomini”.

Familjarët kanë deklaruar se ndarja e pronave është bërë herët dhe nuk ka pasur probleme mes vëllezërve. Viktima, rezulton si baba i një djali 6-vjeçar, ai njihej si një qytetar i rregullt dhe i respektuar në komunitet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pse u vra biznesmeni 56-vjeçar në Tiranë, pista që po hetohet në lidhje me atentatin appeared first on Euronews Albania.

Vritet me armë zjarri biznesmeni shqiptar në Itali, autor dyshohet të jetë një bashkatdhetar

9 January 2025 at 20:33

Artan Kaja, një sipërmarrës shqiptar 52-vjeçar, është gjetur i pajetë të martën në mbrëmje në kompaninë Smurfit në Lunata, Itali.

Në fillim, vdekja e tij dyshohej të ishte natyrore, por pas hetimeve të mëtejshme, u konstatua se ai ishte vrarë me armë zjarri. Policia italiane ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen, një bashkatdhetar i Kajas.

Artan Kaja ishte pronar i një kompanie që merrej me trajtimin e paletave dhe punonte si kontraktor për Smurfit. Gruaja e tij e gjeti të pajetë në një pellg gjaku, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi. Hetimet janë duke u zhvilluar nga policia, ndërsa arma e vrasjes ende nuk është gjetur.

The post Vritet me armë zjarri biznesmeni shqiptar në Itali, autor dyshohet të jetë një bashkatdhetar appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌