Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SPAK nën hetim 14 zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë dhe një ish-ministër

By: Elva
22 August 2025 at 16:50

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka konfirmuar se aktualisht janë nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë tre deputetë aktualë, një ish-deputet dhe një ish-ministër. Sipas raportimeve në media hetimet përfshijnë akuza për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Deri më tani nuk janë bërë të ditur emrat e të hetuarve […]

The post SPAK nën hetim 14 zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë dhe një ish-ministër appeared first on BoldNews.al.

Tre deputetë, dhe një ish ministër mes 14 zyrtarëve nën hetim nga SPAK

By: D Marku
22 August 2025 at 17:21

Disa javë më parë, SPAK ndezi një debat publik pasi konfirmoi se një ish-ministër është nën hetim, por zgjodhi të mos zbulojë emrin duke u mbështetur tek sekreti hetimor.

Tashmë, në publikimin periodik të korrespondencës me gazetarët dhe mediat, i shpërndarë përmes faqes së transparencës, Prokuroria e Posaçme ka dhënë disa të dhëna të tjera mbi hetimet që po kryen.

Sipas informacionit të bërë publik, aktualisht janë 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë me statusin e personit nën hetim, përfshirë tre deputetë, një ish-ministër dhe një ish-deputet.

Megjithatë, SPAK nuk ka zbuluar as emrat e tyre, as veprat penale konkrete për të cilat po hetohen.

Në pyetjet drejtuar këtij institucioni për të identifikuar ministrin nën hetim dhe nëse po shqyrtohet aplikimi i një mase sigurie ndaj tij/saj, SPAK është përgjigjur duke refuzuar dhënien e informacionit.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme është pyetur lidhur me veprimet e IKMT-së dhe AKSH-së, në kuadër të aksionit të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Për këtë çështje, SPAK është shprehur se nuk bën pjesë në kompetencat e këtij organi.

The post Tre deputetë, dhe një ish ministër mes 14 zyrtarëve nën hetim nga SPAK appeared first on Albeu.com.

FINLANDË – Një anëtar i parlamentit kryen vetëvrasje

19 August 2025 at 14:58

HELSINKI, 19 gusht /ATSH/ – Një anëtar i parlamentit finlandez kreu sot vetëvrasje në ambientet e parlamentit në Helsinki, sipas medias lokale, njofton euractiv.com.

Media finlandeze raporton se identiteti i personit të ndjerë është i njohur, por emri nuk do të bëhet publik derisa të kontaktohen të afërmit e përfaqësuesit.

Policia nuk ka raportuar asnjë përfshirje kriminale në vdekje.

“Një fatalitet ka ndodhur këtë mëngjes. Shërbimet e urgjencës mjekësore, shërbimet e shpëtimit dhe autoritetet policore janë njoftuar në vendngjarje nëpërmjet qendrës së reagimit ndaj emergjencave”, tha drejtori i sigurisë së parlamentit, Aaro Toivonen, për gazetën finlandeze ”Iltalehti”.

Ai konfirmoi se incidenti ndodhi në ndërtesën e parlamentit.

Kryeministri finlandez Petteri Orpo e konsideroi “lajm vërtet të trishtueshëm”.

“Në të njëjtën kohë, i urojmë forcë familjes, të dashurve dhe kolegëve të tij. Kjo na prek thellësisht të gjithëve”, tha Orpo sipas medias së shërbimit publik ”Yle”.

Orpo deklaroi se Partia e tij e Koalicionit Kombëtar do të pezullojë aktivitetet politike për shkak të incidentit.

Parlamenti finlandez është aktualisht në pushimet e verës, me seanca të planifikuara për të rifilluar në fillim të shtatorit./ a.jor.

The post FINLANDË – Një anëtar i parlamentit kryen vetëvrasje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Deputeti kryen vetëvrasje në parlamentin finlandez

19 August 2025 at 12:46

Një politikan finlandez ka vdekur në Parlamentin e Helsinkit, ndërsa policia dhe shërbimet e emergjencës kanë vërshuar në ndërtesën e kryeqytetit.

Sipas raportimeve, kuptohet që personi i ka marrë jetën vetes, ndërsa policia nuk e trajton vdekjen si të dyshimtë, transmeton Telegrafi.

Drejtori i Sigurisë së ndërtesës, Aaro Toivonen, i tha gazetës lokale Iltalehti se policia po e trajtonte situatën.

Kryetari i Parlamentit, Jussi Halla-aho nuk komentoi për incidentin, por iu referua një deklarate të lëshuar nga policia për këtë çështje.

Policia po e heton çështjen si shkak të vdekjes. Sipas policisë, nuk duket të ketë ndonjë përfshirje kriminale në incident.

Në vendngjarje ndodhen disa patrulla policie dhe shërbime emergjente.

Toivonen e përshkroi situatën për gazetën finlandeze Yle: “Po zhvillohet një mision, me autoritetet e shpëtimit, policinë dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje. Nuk mund të them më shumë se kaq në këtë fazë”.

“Nuk mund të them se cili ka qenë reagimi emergjent nga qendra e emergjencës. Parlamenti është një vend paksa i jashtëzakonshëm, kështu që dikush mund të imagjinojë se gjëra të tilla janë marrë në konsideratë kur situata ka qenë e paqartë”, shtoi ai.

Dëshmitarët okularë raportuan se dëgjuan disa autoambulanca që largoheshin ndërsa sirenat e tyre po binin. Jussi Seppälä, i cili punonte pranë ndërtesës së Parlamentit, thuhet se po fliste në telefon jashtë zyrës së tij kur u zgjua nga tingujt e automjeteve të emergjencës. /Telegrafi/

 

The post Deputeti kryen vetëvrasje në parlamentin finlandez appeared first on Telegrafi.

Dhunohet deputeti i Kosovës së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e mitur

By: Ela
2 August 2025 at 17:51

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha është sulmuar fizikisht nga një person gjatë një tubimi në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit. Përpos Hoxhës, nga sulmi kanë pësuar edhe bashkëshortja e tij dhe e bija e mitur, 14-vjeçare. Policia e Kosovës e ka konfirmuar Hoxha është paraqitur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash […]

The post Dhunohet deputeti i Kosovës së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e mitur appeared first on BoldNews.al.

Lapaj kërkon mandatin: Është i imi! I vendosur të bëhet deputet, çon ankesë në KAS

By: xhir jeta
28 July 2025 at 13:05

Nuk ka fund telenovela verore për të vetmin mandat të koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Pak ditë pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli, Adriatik Lapaj është ankuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve duke kërkuar që në karrigen e deputetit në shtator të ulet ai, si më i votuari i listës së hapur.

Në shkresën drejtuar KAS, partia e Lapajt kërkon që të njihen dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur në mënyrë që më pas të kalohet tek garuesit e listave preferenciale,Adriatik Lapaj renditet i pari me mbi 6000 vota. Po ashtu, kërkohet që të mos pranohet as revokimi nga dorëheqja për Kleana Xhuvelin dhe Zeqir Kordhonin. Pikërisht nga kërkesa e këtij të fundit për tu bërë deputet nisi edhe përcarja mes Lapajt dhe Shabanit. Dhe për të mos ja lene mandatin dajës së Shabanit, Kleana Xhuveli, kushërira e Lapajt revokoi dorëheqjen duke marrë mandatin e deputetes.

Me vendimin e 23 korrikut, Ilirjan Celibashi, jo vetëm që i la të dy jashtë kuvendit por i rrëzoi Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit edhe skemën që përdorën për të shmangur listat e mbyllura edhe si një simbolikë për një politike ndryshe ajo e të vjetërve. Por mesa duket, kanë më shumë të përbashkëta, përfshirë edhe luftën për një karrige./abcnews.al

“U kërcënova me jetë nga Lapaj, babai dhe kushërinjtë”/ Shabani: Po përgatis dosje, grupe kriminale…

27 July 2025 at 21:51

“Telenovela” Adriatik Lapaj-Endrit Shabani vijon, teksa të dy vazhdojnë të hedhin akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit, duke dalë sa në një televizion tek tjetri, pas përplasjes që nisi mes tyre, për mandatin e vetëm të fituar nga “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 Majit. Në një intervistë për Top Channel, Shabani ka deklaruar se […]

The post “U kërcënova me jetë nga Lapaj, babai dhe kushërinjtë”/ Shabani: Po përgatis dosje, grupe kriminale… appeared first on BoldNews.al.

Vazhdon “telenovela” Shabani-Lapaj: S’dua më të bëhem deputet

By: Oldi
22 July 2025 at 17:51

Përplasja publike mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit vazhdon, me këtë të fundit që ka reaguar sërish ndaj deklaratave të kreut të “Shqipëria Bëhet”. Në reagimin e tij, Shabani e akuzon Lapajn për shpifje dhe manipulim të së vërtetës, duke e cilësuar sjelljen e tij si pjesë të një “teatri politik”. Sipas tij, Lapaj po […]

The post Vazhdon “telenovela” Shabani-Lapaj: S’dua më të bëhem deputet appeared first on BoldNews.al.

Shabani: Lapajt i dhamë avantazh, s’do e merrte mandatin nëse fitonim vetëm një

20 July 2025 at 20:55

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, ka folur në A2 CNN rreth konfliktin me Adriatik Lapajn për mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” të fituar në Qarkun e Tiranës më 11 Maj. Sipas Shabanit, para zgjedhjeve ata ishin dakordësuar që Adriatik Lapajt t’i jepnin avantazh duke e vendpsur drejtues të koalicionit, por nëse […]

The post Shabani: Lapajt i dhamë avantazh, s’do e merrte mandatin nëse fitonim vetëm një appeared first on BoldNews.al.

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

20 July 2025 at 15:56

Nga Boldnews.al Një ish-deputet, tashmë biznesmen, ka tentuar të marrë rreth 180 mijë euro nga kompania koncesionare e inceneratorit jo-funksional të Fierit për punime të pretenduara ndërtimore dhe të shoqëruara me fatura pa vulë. Bujar Derveni ka qenë deputet i ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në periudhën 2013-2017. Para se merrte mandatin, ai ka qenë […]

The post “Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta appeared first on BoldNews.al.

Zeqiri i mori mandatin/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Mbarë të shkoftë bashkë me dajon, populli do gjykojë!

16 July 2025 at 18:03

Adriatik Lapaj ka bërë një reagim të ashpër ndaj bashkëpunëtorit të tij në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endri Shabani, për faktin se daja i këtij të fundit, Zeqir Kordhoni i dërgoi një shkresë kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi, ku kërkon që të marrë mandatin e vetëm të fituar nga ky koalicion më 11 Maj. Në […]

The post Zeqiri i mori mandatin/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Mbarë të shkoftë bashkë me dajon, populli do gjykojë! appeared first on BoldNews.al.

Daja i Shabanit nuk heq dorë nga mandati, letër Celibashit: Dua të ushtroj funksionin e deputetit

16 July 2025 at 16:19

Zeqir Kordhoni, daja i Endrit Shabanit, duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga marrja e mandatit të vetëm të deputetit, të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria “Bëhet” më 11 Maj në Qarkun e Tiranës. Zeqir Kordhoni i është drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një shkrese që mban datën 15 Korrik, […]

The post Daja i Shabanit nuk heq dorë nga mandati, letër Celibashit: Dua të ushtroj funksionin e deputetit appeared first on BoldNews.al.

Maliqi: Të analizojmë humbjen, opozita të largojë të paaftët dhe servilët!

By: Oldi
15 July 2025 at 12:41

Ish-kandidati i opozitës për deputet Lefter Maliqi ka bërë thirrje urgjente për analizimin e humbjes në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Maliqi denoncon faktin se vartësit e Berishës dhe drejtuesit politik nëpër qarqe nuk punuan për fitoren dhe për këtë duhet të ketë riorganizim të opozitës. Maliqi bën thirrje që […]

The post Maliqi: Të analizojmë humbjen, opozita të largojë të paaftët dhe servilët! appeared first on BoldNews.al.

Alarmi për bombë/ Deputetja e AAK-së: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin

By: Oldi
5 July 2025 at 11:54

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku u raportua për një kërcënim me bombë. Duke folur para mediave ajo ka kërkuar nga organet e sigurisë që ta hetojnë rastin dhe ta identifikojnë personin përgjegjës. Ajo ka thënë se hetimi dhe zbulimi […]

The post Alarmi për bombë/ Deputetja e AAK-së: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin appeared first on BoldNews.al.

Osmani: Nevojitet pajtueshmëri nga deputetët për votim të fshehtë për kryeparlamentar

PRISHTINË, 4 korrik/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ekipi i saj ligjor ka ardhur në përfundim se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e përjashton mundësinë e votimit të fshehtë për kryetar të Kuvendit të Kosovës, por për këtë nevojitet pajtueshmëri nga të gjithë deputetët paraprakisht.

“Kjo nënkupton se duhet të ketë votë, vendim të seancës, para se të shkohet te një mënyrë e tillë [e votimit të fshehtë]. Ky është interpretimi i ekipit tonë ligjor, por nuk do të thotë që të tjerët pajtohen me të”, tha Osmani të premten duke folur për gazetarë në një ngjarje në Prishtinë.

Osmani po i referohej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga 26 qershor, i cili i detyron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin – pra deri më 26 korrik.

Kuvendi ka dështuar ta konstituojë përbërjen e nëntë legjislative pavarësisht se kanë kaluar katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, më mungesë të ndonjë marrëveshjeje politike mes partive pasi asnjëra prej tyre nuk e fitoi shumicën e nevojshme.

Procesi ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, më saktë të mënyra e votimit.

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari – i cili vjen nga partia fituese Lëvizja Vetëvendosje – kërkoi krijimin e një komisioni për votim të fshehtë për kryeparlamentar, pasi kandidatja e LVV-së nuk i mori 61 votat e nevojshme në disa tentime në votim të hapur.

Partitë më të mëdha opozitare, PDK, LDK dhe AAK, e kundërshtojnë këtë mënyrë votimi dhe argumentojnë se aktgjykimi i Kushtetueses nuk e lejon një gjë të tillë.

LVV ngul këmbë se aktgjykimi e lejon këtë lloj votimi dhe nuk heq dorë.

Profesori Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tha të premten për Radion Evropa e Lirë se problemi kryesor i moskonstituimit është politik dhe jo kushtetues.

Ai theksoi se përgjegjësinë e mbajnë të gjitha partitë, por më së shumti partia fituese në zgjedhjet parlamentare – Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 20 ditësh, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Presidentja Osmani foli për aktgjykimin një ditë pasi i përfundoi takimet konsultative me të gjitha partitë parlamentare të mërkurën dhe enjten.

Ajo tha se partitë kryesore i kanë “qëndrimet, do të thosha, ende diametralisht të kundërta, por kjo nuk do të thotë që brenda këtij afati nuk do të ketë afrim”.

“Ka gjëra për të cilat mund të pajtohen. Unë shpresoj se do të ketë. Bllokada te lloji i votimit është shumë joracionale”, tha ajo.

Pasojat juridike

Osmani theksoi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetueses nëse nuk konstituohet Kuvendi së shpejti, duke thënë se moskryerja e këtij detyrimi “nuk mund të kalojë pa pasoja”.

“Pra, do të ketë pasoja juridike”, tha ajo.

Ajo tha se do të kërkojë sqarim nga gjykata lidhur me atë se çfarë ndodh pas 30 ditësh, “sepse duhet të sqarohet se cila është pasoja juridike e moskryerjes së detyrimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve, sepse duhet të ketë pasoja juridike”.

Pas takimit me Osmanin të mërkurën, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, u zotua se të angazhohet për konstituimin e Kuvendit.

“Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse… zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë politikë. Mbase në fund do të mund të shohim nëse kemi bërë përparim”, tha Kurti.

Ndërkohë, përfaqësuesit e partive të tjera të mëdha parlamentare, në takimet ndaras me presidenten Osmani të mërkurën, e përsëritën kërkesën për votim të hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Përkundër plot 41 përpjekjeve, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ende ta konstituojnë institucionin ligjvënës.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme. PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9. /rel/

The post Osmani: Nevojitet pajtueshmëri nga deputetët për votim të fshehtë për kryeparlamentar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës

By: Oldi
3 July 2025 at 08:46

Pas rinumërimit në qarkun e Tiranës dhe Fierit, sot në orën 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” pritet të nisë procesi edhe për kutitë e Durrësit. Në total, janë 290 kuti që do të rihapen, ku do të përfshihet edhe vota e diasporës për këtë qark. Në këtë qark, beteja është mes Aulon Kalasë […]

The post Pas Tiranës e Fierit/ Sot hapen kutitë në Durrës, garë brenda PD-së mes Aulon Kalasë dhe Arjan Ndojës appeared first on BoldNews.al.

“Jemi bërë tabelë qitje”/ Procesi i rinumërimit, reagon deputeti: 10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor

30 June 2025 at 21:24

Kalaja, një prej kandidatëve që ka kërkuar rinumërim, përmendi rastin e Tiranës, që tashmë e mbylli këtë proces, duke thënë se lëvizja e rreth 10 mijë votave në këtë qarku nuk është gabim njerëzor dhe se KAS duhet të verë në lëvizje prokurorinë.

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja  i ftuar në një studio televizive komentoi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit.

Ai shtoi se në të njëjtën kohë po luhet një lojë e pistë me ata që kanë kërkuar rinumërim, që sipas tij bëhet për principin dhe jo për mandatin.

“Unë kam shkuar për të kërkuar drejtësi në KAS, por ajo që kam gjetur është padrejtësia. Arsyet janë disa. Kam kërkuar këqyrjen e videove, pamjet e dy momenteve, kur janë numëruar subjektet dhe pastaj kandidatët.

Ajo që kam parë është transformimi i votës nga akti i parë tek i dyti. Nëse kam pasur një votë në numërimin e parë, në numërimin e dytë më është prishur vota. KAS nuk mund të përcaktojë që njerëzit kanë gabuar në mënyrë njerëzore.

Këtu dalin nja 10 mijë vota të qarkulluar dhe sipas këtyre është gabim njerëzor? KAS duhet të vejë në lëvizje prokurorinë. Jemi bërë tabelë qitje. Del tani që Ilir Alimehmeti është hajdut votash se ka dalë 130 vota plus”, tha mes të tjerash Kalaja.

 

The post “Jemi bërë tabelë qitje”/ Procesi i rinumërimit, reagon deputeti: 10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor appeared first on Sot News | Lajme.

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

By: Oldi
27 June 2025 at 22:16

“Mbi 10 deputetë të PS-së janë përfaqësues të krimit në parlament”. Kështu u shpreh gazetari dhe kandidati për deputet i PD-së në zgjedhjet 11 majit Basir Çollaku. Ai shpreson që në fillim të shtatorit SPAK t’i çojë për ndjekje penale. Sipas tij ata mund të kundërshtojnë Ramën, por jo donatorët e tyre që u investuan […]

The post “Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit appeared first on BoldNews.al.

KQZ shpërndan mandatet për qarqet Berat, Dibër, Shkodër dhe Vlorë

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në seancën e sotme publike, shpërndau mandatet e subjekteve zgjedhore dhe përcaktoi kandidatët fitues për katër qarqe.

Komisioneri vendosi shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues të qarqeve: Berat, Dibër, Shkodër dhe Vlorë.

Gjithashtu, KSHZ miratoi rirenditjen e kandidatëve të mbetur të cilët nuk kanë përfituar mandat në listat shumemërore të subjekteve zgjedhore, në bazë të renditjes në listën shumemërore me renditje të fiksuar dhe/ose numrit të votave parapëlqyese, duke filluar nga numri më i lartë i votave.

Më poshtë shpërndarja e mandateve në këto katër qarqe:

Qarku Berat

  • Partia Socialiste e Shqipërisë 5 mandate;
  • Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2 mandate.

Kandidatët fitues të Partisë Socialiste:

  1. Ervin Demo
  2. Enriketa Jaho
  3. Hysen Buzali
  4. Fadil Nasufi
  5. Hatixhe Konomi

Kandidatët fitues të Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore:

  1. Enno Bozdo
  2. Zija Ismaili

Qarku Dibër

  • Partia Socialiste e Shqipërisë 3 mandate;
  • Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2 mandate.

Kandidatët fitues të Partisë Socialiste:

  1. Blendi Klosi
  2. Alma Selami
  3. Agron Malaj

Kandidatët fitues të Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore:

  1. Xhelal Mziu
  2. Denisa Vata

Qarku Shkodër

  • Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 5 mandate;
  • Partia Socialiste e Shqipërisë 4 mandate;
  • Partia Socialdemokrate 1 mandat.

Kandidatët fitues të Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore:

  1. Luçiano Boçi
  2. Kliti Hoti
  3. Greta Bardeli
  4. Ramadan Likaj
  5. Bardh Spahia

Kandidatët fitues të Partisë Socialiste:

  1. Marjana Koçeku
  2. Onid Bejleri
  3. Xhenis Çela
  4. Bujar Rexha

Kandidati fitues i Partisë Socialdemokrate:

  1. Tom Doshi

Qarku Vlorë

  • Partia Socialiste e Shqipërisë 9 mandate;
  • Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 3 mandate.

Kandidatët fitues të Partisë Socialiste:

  1. Bledar Çuçi
  2. Zamira Sinaj
  3. Erjona Ismaili
  4. Pirro Vengu
  5. Damian Gjiknuri
  6. Vullnet Sinaj
  7. Brunilda Mersini
  8. Ardit Bido
  9. Vasil Llajo

Kandidatët fitues të Koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore:

  1. Bujar Leskaj
  2. Vangjel Dule
  3. Ina Zhupa

/m.q//r.e//a.f/

The post KQZ shpërndan mandatet për qarqet Berat, Dibër, Shkodër dhe Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës

By: Ela
13 June 2025 at 18:45

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit nga radhët e Listës Serbe, Sllavko Simiq, lidhur me sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq qershorin e vitit 2023. Në njoftim, Prokuroria e identifikoi të akuzuarin vetëm me iniciale, por Radio Evropa e Lirë merr vesh se bëhet fjalë për deputetin Simiq. Ai akuzohet për veprën “pjesëmarrje […]

The post Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌