Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zgjedhjet 2025: Kush do t’i marrë mandatet e partive të vogla?

15 May 2025 at 16:50

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po shtyn për përmbylljen e numërimit brenda afatit zyrtar – mesnata e 15 majit – rezultati i partive të reja tashmë është qartësuar për mandatet që do të mbajnë në katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Deri tani, në shkallë kombëtare, “Lëvizja Bashkë” ka siguruar një mandat me rreth 20 mijë vota (1.44%); Partia “Mundësia” ka fituar dy mandate me rreth 43 mijë vota (3%); ndërsa Koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” (3.9%) po lufton për një mandat të dytë në Fier me rreth 50 mijë vota të grumbulluara.

Partitë e tjera si “Koalicioni Euroatlantik” (1.33%), “Koalicioni Djathtas për Zhvillim” (0.39%), Aleanca Kombëtare Shqiptare (0.22%), Lëvizja Atdheu (0.15%) dhe Aleanca Demokracia e Re (0.07%) nuk kanë fituar asnjë mandat.

Partia Socialiste fitoi thellë me 83 mandate (52.33%) duke lënë prapa koalicionin e Partisë Demokratike “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 50 mandate (33.74%).

Pas tyre, me numrin më të lartë të mandateve vjen Partia Socialdemokrate (3.19%), e cila konfirmoi tre mandate – dy në Shkodër dhe një në Tiranë – ngjashëm si në zgjedhjet e shkuara.

Lista e mbyllur, vetëm në letër

Risia e këtyre zgjedhjeve është zhvlerësimi i listave të mbyllura dhe kalimi i mandateve kandidatëve më të votuar, një praktikë e vendosur si parim mes koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, “Koalicionit Euroatlantik” (edhe pse nuk siguruan mandate), por deri diku dhe PSD-së.

Sipas rezultateve dhe renditjes në listat e mbyllura, Ana Dajko (Tiranë, Nisma-Shqipëria Bëhet), Sabina Jorgo (Shkodër, PSD) dhe Albana Pëllumbi (Tiranë, PSD) kanë fituar mandatin e deputetit – këta të fundit krah Tom Doshit, i listuar i pari në Shkodër.

Mirëpo Dajko, Jorgo dhe Pëllumbi – dhe pjesa vijuese në listën e mbyllur të partive përkatëse – duket se do t’ia lënë mandatet më të votuarve në listat e hapura.

Drejtuesi i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, konfirmoi për Citizens se përmes një marrëveshjeje të brendshme, kandidati me më shumë vota në koalicionin me “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, do të marrë mandatin, pavarësisht renditjes në listë.

Aktualisht më i votuari në listën e parapëlqyer është Lapaj (mbi 3,400 vota). Pas tij vjen Shabani (mbi 1,900 vota). Mirëpo nëse “Shqipëria Bëhet” do ta mbyllë procesin me vetëm një mandat të siguruar, deputet do të bëhet Shabani.

“Adriatiku, si angazhim personal, ka thënë publikisht dhe privatisht, në çdo takim me ne, si aleatë, që nëse [koalicioni] do të ketë vetëm një mandat, do të tërhiqet. Nëse ruhet ky trend, unë do të jem përfaqësuesi për Tiranën në Kuvend,” tha Shabani.

Citizens.al iu drejtua Lapajt për një koment lidhur me mandatin e Tiranës, por ai tha se nuk mund të komentonte pa u mbyllur procesi.

Me këtë parim, në Fier, nëse “Nisma-Shqipëria Bëhet” siguron mandatin e dytë, ai do t’i kalojë Azmer Duleviçit, i cili ka marrë mbi 1050 vota dhe jo Lefter Thomës, i pari në listë.

Edhe PSD duket se ka vendosur të ndjekë këtë logjikë. Burime të Citizens.al thanë se nga kjo parti në Tiranë, deputet do të bëhet më i votuari në listën e hapur dhe jo Albana Pëllumbi – e listuara në krye të listës së mbyllur. Aktualisht më i votuari nga PSD në Tiranë është Tedi Mula, i cili ka marrë mbi 2,100 vota.

Nëse ky parim ndiqet edhe në Shkodër – duke marrë të mirëqenë se nuk do të aplikohet për kryetarin Tom Doshi – ai që mund ta marrë mandatin pritet të jetë Besnik Brahimi, i cili ka marrë mbi 3,400 vota.

Ky parim, edhe pse duket se vlerëson demokracinë, shkel kuotën gjinore, pasi u heq të drejtën për t’u përfaqësuar në parlament tre grave.

Presioni ndaj partive të reja

Sipas Redi Muçit, i cili pritet të marrë mandatin e vetëm parlamentar nga Lëvizja Bashkë, zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga “influenca masive” dhe presioni i të ashtuquajturve “patronazhistë të votës” – një strukturë brenda PS-së e denoncuar që gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Ai pohon se kandidatë të Lëvizjes Bashkë janë përballur me presion për t’u tërhequr nga listat zgjedhore.

“Por sidoqoftë […] jemi të kënaqur që kemi hyrë në parlament dhe nga ky moment, nga ky hap i parë, thjesht do ndërtojmë mbi këtë,” theksoi Muçi.

Për kandidaten e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, gara ishte e pabarabartë. Ajo tha se votuesit ishin frikësuar, ndërsa maxhoranca përdori administratën dhe mësuesit për qëllime elektorale.

“[Qytetarët] janë të frikësuar, përderisa nuk dilnin dot një foto [me mua], edhe pse u thosha që nuk është e thënë se do të votonin për ne,” shpjegon Karabina.

“Elbasani po vdes ngadalë, ndotja kancerogjene dhe sëmundjet janë në rritje. Nuk e di kur do të zgjohet vota popullore,” tha Karabina sipas së cilës partia në pushtet, PS-ja, kishte prapa edhe sipërmarrës të fuqishëm me fonde për fushatën.

Sfida e opozitës në parlamentin e ri

Erald Kapri, i cili pritet të marrë mandatin e deputetit për partinë “Mundësia” shprehet i kënaqur me rezultatin, ndonëse priste më shumë.

Partia e themeluar nga Agron Shehaj, ish-deputet i PD-së njëherësh edhe ish-kandidat për kreun e saj, grumbulloi mbi 20 mijë vota në Tiranë, duke marrë mundësinë e dy mandateve në parlament, një numër i kënaqshëm në raport me rezultatin që morën dhe partitë e tjera të reja, por që sidoqoftë është i pamjaftueshëm për të krijuar një grup parlamentar.

Përballë një “supermaxhorance” me 83 mandate, opozita duket e brishtë për të gjetur instrumentat që do të mund ta pengonin PS-në për të ndërhyrë në ligjet apo reformat që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Nisur nga kjo, Kapri theksoi se sfida e parë për opozitën e re do të jetë “mbrojtja e institucioneve të drejtësisë”.

“Ne dyshojmë që një nga shtysat e Ramës në legjislaturën e ardhshme do të jetë kufizimi i rolit të SPAK. Kjo do jetë një sfidë e madhe për opozitën, që të ruaj pavarësinë e institucioneve të drejtësisë” citoi ai.

“Mesazhi me mbi 200 mijë vota për partitë e reja është i qartë: qytetarët kërkojnë ndryshim,” përfundoi Kapri.

The post Zgjedhjet 2025: Kush do t’i marrë mandatet e partive të vogla? appeared first on Citizens.al.

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

13 May 2025 at 15:21

Për herë të parë në tre dekada, socialistët po shkojnë drejt një shumice të cilësuar në parlament me 82-84 mandate. Përballë një opozite të fragmentarizuar rezultati i jep asaj mundësinë për një kontroll të gjerë mbi proceset legjislative dhe institucionale në vend. Nisur nga përvoja politike, ekspertët e shohin me shqetësim këtë përqendrim pushteti.

Ashtu si në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, edhe në zgjedhjet e 11 majit 2025, opozita dështoi të paraqiste në fletën e votimit një koalicion gjithëpërfshirës, teksa partitë e reja sfiduan ndjeshëm “status-quo”-në e saj.

Ky polarizim i la rrugë një rezultati të thellë të Partisë Socialiste, e cila megjithëse mori thuajse të njëjtin numër votash me zgjedhjet e shkuara, siguroi numër më të lartë mandatesh.

Për herë të parë që prej vitit 1997, socialistët po shkojnë drejt një shumice të cilësuar në parlament. Asokohe në një parlament me 155 deputetë PS e drejtuar nga Fatos Nano siguronte 101 mandate përballë PD-së së Sali Berishës, e cila u ndëshkua me votë për krizën piramidale të periudhës janar-gusht.

Duke parë prirjen e votave të 11 majit 2025, legjislatura e XI-të mund të shohë rikthimin e PS-së në një “supermaxhorancë” të tillë – edhe pse jo fiks në numër për të përbërë 3/5 e Kuvendit për atë që konsiderohet si shumicë e cilësuar.

Sidoqoftë, për Lutfi Dervishin, gazetar dhe njohës i mirë i politikës, rikthimi i një situate të tillë në pushtetin legjislativ mund të ketë ndikim të madh për demokracinë e vendit.

“Kjo shumicë e madhe i jep qeverisë avantazh në miratimin e reformave dhe ligjeve, por gjithashtu, vë në pikëpyetje forcimin e institucioneve dhe cilësinë e demokracisë,” tha ai për Citizens.al.

Ngjashëm mendon dhe Afrim Krasniqi, studiues dhe drejtues i Institutit të Studimeve Politike (ISP). Sipas tij me një situatë të tillë mund të vihen në diskutim ligje apo reforma, të cilat janë miratuar apo kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend.

“Ky është rasti i parë pas 20 viteve kur një parti politike ka numrin e nevojshëm të votave për të ndryshuar ligje specifike, siç quhen ligjet organike të tilla, me votat e saj, ose me aleatë siç mund të jetë rasti i PSD-së, e cila voton gjithmonë për PS-në,” komentoi Krasniqi.

Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi, rezultoi e para në Vaun e Dejës, teksa siguroi 2 mandate në qarkun e Shkodrës duke thyer raportet mes partive kryesore. Së bashku me një mandat në qarkun e Tiranës, PSD mund të përsërisë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021 ku fitoi 3 mandate.

Zakonisht, për ligjet bazë kërkohet shumicë e thjeshtë. Ndërsa për të ndryshuar kodet, ligjet që organizojnë pushtetin gjyqësor, prokurorinë apo dhe institucione të tjera nevojitet shumica e cilësuar.

Ngjashëm kërkohet shumicë e cilësuar për të emëruar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm, Avokatin e Popullit, Kontrollin e Lartë të Shtetit etj.

Thënë këtë, një “supermaxhorancë” mundet t’i ndryshojë ligjet kyçe dhe të zgjasë kontrollin mbi institucionet më të larta të shtetit, pa pasur nevojë për gjetjen e një dakordësie me opozitën.

Këtë pikë, Dervishi e sheh me shqetësim, pasi rrezikohen balancat. Ai thotë në mënyrë figurative se “me gërshërën e madhe që mori më 11 maj, shumica socialiste mundet t’i presë më lehtë thonjtë SPAK-ut.”

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, përpara fushatës zgjedhore, Kryeministri Rama, mbajti një qasje të ashpër ndaj SPAK-ut duke paralajmëruar ndërhyrje për të ndryshuar kompetencat apo mënyrën se si kjo strukturë vepron.

Krasniqi sheh te ky paralajmërim ndërhyrjen në sistemin legjislativ për të hequr nga vlerësimi si vepër penale të “shpërdorimit të detyrës” nga zyrtarët.

“[Rama] nuk e ka fshehur asnjëherë prirjen për të larguar përgjegjësitë publike që vijnë nga zyrtarët e lartë, në lidhje me këtë vepër penale që është objekt i SPAK-ut,” thekson Krasniqi, sipas së cilit nëse PS ndërhyn për ta ndryshuar kuadrin ligjor do të deformonte të gjitha aktet që lidhen me funksionimin e SPAK-ut.

Një mazhorancë kaq e fortë numerikisht e ka më të lehtë edhe të ndryshojë Kushtetutën, e cila kërkon “2/3-at e votave”, pra 93 vota. Numrat e bëjnë më të lehtë për të negociuar duke ulur ndikimin e opozitës në situata të tilla.

Në këtë perspektivë, nisur nga përvoja e shkuar në zgjedhje ku PS është forcuar, prej 2017 qeveris e vetme, Krasniqi është i mendimit se rezultati tregon një cenim të besimit se vota mund të ndryshojë qeverisjen në Shqipëri.

“Është një lloj zhvillimi anti-historik në aspektin e qeverisjes dhe në aspektin e sovranitetit qytetar”, analizon Krasniqi, ndërsa shpjegon se kjo tregon që problemi është sistemi dhe se PS-ja ka krijuar “një lloj sistemi patronazhist që kontrollon gjithë territorin, kontrollon votën, kontrollon burimet shtetërore dhe si të tilla i përkthen këto në vota”.

Ndarja e mandateve në 34 vite sistem pluralist në Shqipëri

Zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri u zhvilluan në vitin 1991. PS, e cila ishte ende e organizuar si Partia e Punës e Shqipërisë (PPSH), fitoi 169 nga 250 mandate që kishte asokohe në total të Kuvendi – PD mori 75 mandate.

Mirëpo në zgjedhjet e parakohshme të vitit 1992, për Kuvendin e riformatuar me 140 mandate, PD fitoi bindshëm duke siguruar 92 deputetë, ndërsa PS u tkurr në 38, partitë e tjera: PSD 7, Partia Republikane 1, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 2.

Zgjedhjet e vitit 1996, u shoqëruan me bojkot të pjesshëm të PS-së dhe aleatëve të saj, pasi PD kishte miratuar një kuadër ligjor që kufizonte pjesëmarrjen e ish-funksionarëve të sistemit komunist në proces. Për rrjedhojë, PD fitoi 122 mandate, por procesi, i cili u shoqërua me parregullsi, u kontestua ashpër.

Për shkak edhe të krizës politike dhe piramidale që pasoi këto zgjedhje, vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme në vitin 1997 ku PS u kthye në pushtet duke fituar 101 mandate nga 155 të Kuvendit që u riorganizua.

Në zgjedhjet e vitit 2001, me mbështetjen e aleatëve të saj, PS ruajti pushtetin duke siguruar 73 nga 140 mandate.

Në vitin 2005, pushteti kaloi në duart e PD-së, e cila fitoi 56 mandate, ndërsa Partia Socialiste mori vetëm 42 mandate. PR fitoi 11, PSD 7 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 5.

Në zgjedhjet e vitit 2009, PS rriti numrin e mandateve në 65, por PD qëndroi në pushtet përmes një koalicioni me LSI, pasi asnjëra prej tyre nuk kishte shumicën e nevojshme për të qeverisur.

Ky koalicion u përmbys në zgjedhjet e vitit 2013, kur PS fitoi sërish 65 mandate, por arriti të formojë qeverinë përmes aleancës me LSI-në, duke çuar numrin e përgjithshëm të mandateve në 83.

Në vitin 2017, PS fitoi e vetme shumicën në Kuvend me 74 mandate dhe të njëjtin rezultat e përsëriti edhe në zgjedhjet e vitit 2021.

Rreziku i përqendrimit të pushtetit

Një parti që zotëron një shumicë kaq të gjerë në Kuvend e ka të lehtë të anashkalojë debatet parlamentare dhe të përjashtojë opozitën nga procesi vendimmarrës duke vënë kështu në rrezik sistemin demokratik.

Paralelisht “supermaxhoranca” mund të zbehë rolin e Presidentit, mund të çojë përpara reforma të njëanshme dhe të kthejë opozitën në një “lloj dekori”.

“Një shumicë prej 3/5 në Kuvend mund të jetë një shpatë me dy tehe. Njëra anë ofron stabilitet dhe efikasitet në qeverisje, ana tjetër përbën rrezik për minimin e institucioneve të pavarura,” shpjegon Lutfi Dervishi.

Në shumë raste, Kuvendi ka fuqinë të rrëzojë dekretet e Presidentit me shumicën prej 3/5, duke e reduktuar rolin e Kreut të Shtetit në një funksion kryesisht ceremonial.

Në këto kushte, reforma të rëndësishme si ato në drejtësi, procesin zgjedhor apo ndryshimet kushtetuese, mund të kalojnë pa dakordësi të gjerë dhe pa konsensus me opozitën.

Ky përqendrim i pushtetit krijon një realitet, ku shumica qeverisëse kontrollon edhe Kuvendin, duke e kthyer atë në një mekanizëm miratues të vendimeve të saj duke i zhbërë rolin kontrollues që ka parlamenti. Sipas Dervishit një situatë e tillë do ta kthente parlamentin “në noter të qeverisë dhe ndoshta zeron dhe debatet e brendshme”.

Për Afrim Krasniqin, një mazhorancë e tillë është “gati vrasëse” për konceptin e demokracisë.

“Edhe në kuadër integrimi, një numër i tillë votash, tregon që maxhoranca nuk do të ketë nevojë për opozitën. Ose do të ketë nevojë për një opozitë fasadë, që do të thotë nuk do të ndjejë asnjë lloj presioni për të pasur dakordësi politike për çdo lloj nisme që ajo mund të marrë në kuadër të procesit të integrimit dhe në përfaqësimin e Shqipërisë,” analizon Krasniqi.

Edhe Dervishi shpreh gjithashtu shqetësimin për dekurajimin e alternativave të reja politike dhe dobësimin e demokracisë pluraliste.

“Në kuadër të përafrimit me legjislacionin e BE-së, shumica nuk ka më nevojë për konsensus me opozitën,” thotë ai.

Në mungesë të balancave dhe kontrollit të vërtetë opozitar, një përqendrim i tillë i pushtetit mund të çojë në kapjen e institucioneve dhe në dobësimin e sistemit demokratik.

“Pyetja është ‘A do ta përdorë PS/Rama këtë fuqi për të forcuar institucionet demokratike, apo për të konsoliduar më tej kontrollin mbi to?’ Druaj se do të ndodhë kjo e dyta,” përmbyll Dervishi.

The post PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë? appeared first on Citizens.al.

Hapet 40% e kutive të Fierit/ A po e rrezikon PS mandatin e 12-të?

By: user 6
30 June 2025 at 21:06

Rinumërimi i votave të qarkut të Fierit po pritet me interes duke qenë se ai i Tiranës nuk prodhoi asgjë. Në këtë qark PS mori si asnjëherë tjetër 12 deputetë ndërsa 4 shkuan për PD-në.

Ai që i shkoi afër zgjedhjes si deputet është Azmer Duleviç që udhëheq koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe që shpreson të rikuperojë 519 vota për të marrë një mandat në Kuvend.

Por nga hapja e 230 kutive këtë të hënë ose gati 40% e 587 kutive që janë për t’u hapur është vënë re se PS-së në 11 maj i “është ngrënë haku” me 22 vota ndërsa “Nisma Shqipëria Bëhet” ka 5 vota më shumë nga sa i takojnë.

Pra diferenca ka zbritur në rreth 500 vota që PS të humbë mandatin e 12-të. Ndërsa që PD të marrë mandatin e pestë duhet që të rikuperojë rreth 6300 vota më shumë nga rinumërimi ose PS të ketë rreth 19,000 vota më pak. Kjo duket krejtësisht e pamundur duke parë që deri tani PD-së i janë hequr 69 vota si të marra padrejtësisht.

Përveç “luftës” mes partive ka edhe një tjetër “beteje” brenda socialistëve. Zegjine Çaushi dhe Maldita Bardho dolën nga numërimi i 11 majit me një diferencë prej 64 votash për të parën që shkoi në Kuvend.

Zegjine Çaushi e ka forcuar mandatin me 5 vota të tjera plus, që i shtohen nga rinumërimi, ndërsa Bardho ka humbur 39 vota. Në anën e PD diferenca mes kandidatëve në listë të hapur nuk do të ketë efekt në mandate pasi ata nuk arritën të plotësonin as listën e mbyllur. ©LAPSI.al

The post Hapet 40% e kutive të Fierit/ A po e rrezikon PS mandatin e 12-të? appeared first on Lapsi.al.

KQZ shpërndan mandatet për qarqet Berat, Dibër, Shkodër dhe Vlorë

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në seancën e sotme publike, shpërndau mandatet e subjekteve zgjedhore dhe përcaktoi kandidatët fitues për katër qarqe.

Komisioneri vendosi shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues të qarqeve: Berat, Dibër, Shkodër dhe Vlorë.

Gjithashtu, KSHZ miratoi rirenditjen e kandidatëve të mbetur të cilët nuk kanë përfituar mandat në listat shumemërore të subjekteve zgjedhore, në bazë të renditjes në listën shumemërore me renditje të fiksuar dhe/ose numrit të votave parapëlqyese, duke filluar nga numri më i lartë i votave.

Më poshtë shpërndarja e mandateve në këto katër qarqe:

Qarku Berat

  • Partia Socialiste e Shqipërisë 5 mandate;
  • Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2 mandate.

Kandidatët fitues të Partisë Socialiste:

  1. Ervin Demo
  2. Enriketa Jaho
  3. Hysen Buzali
  4. Fadil Nasufi
  5. Hatixhe Konomi

Kandidatët fitues të Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore:

  1. Enno Bozdo
  2. Zija Ismaili

Qarku Dibër

  • Partia Socialiste e Shqipërisë 3 mandate;
  • Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2 mandate.

Kandidatët fitues të Partisë Socialiste:

  1. Blendi Klosi
  2. Alma Selami
  3. Agron Malaj

Kandidatët fitues të Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore:

  1. Xhelal Mziu
  2. Denisa Vata

Qarku Shkodër

  • Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 5 mandate;
  • Partia Socialiste e Shqipërisë 4 mandate;
  • Partia Socialdemokrate 1 mandat.

Kandidatët fitues të Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore:

  1. Luçiano Boçi
  2. Kliti Hoti
  3. Greta Bardeli
  4. Ramadan Likaj
  5. Bardh Spahia

Kandidatët fitues të Partisë Socialiste:

  1. Marjana Koçeku
  2. Onid Bejleri
  3. Xhenis Çela
  4. Bujar Rexha

Kandidati fitues i Partisë Socialdemokrate:

  1. Tom Doshi

Qarku Vlorë

  • Partia Socialiste e Shqipërisë 9 mandate;
  • Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 3 mandate.

Kandidatët fitues të Partisë Socialiste:

  1. Bledar Çuçi
  2. Zamira Sinaj
  3. Erjona Ismaili
  4. Pirro Vengu
  5. Damian Gjiknuri
  6. Vullnet Sinaj
  7. Brunilda Mersini
  8. Ardit Bido
  9. Vasil Llajo

Kandidatët fitues të Koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore:

  1. Bujar Leskaj
  2. Vangjel Dule
  3. Ina Zhupa

/m.q//r.e//a.f/

The post KQZ shpërndan mandatet për qarqet Berat, Dibër, Shkodër dhe Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon certifikimi i zgjedhjeve/ KQZ ndan mandatet për qarqet Berat, Dibër, Shkodër, Vlorë

By: xhir jeta
27 June 2025 at 11:31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vulosi këtë të mërkurë rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Berat, Dibër, Shkodër, Vlorë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpërndau mandatet për 35 kandidatët e dalë në 11 maj nga këto qarqe, duke mbyllur kështu edhe sagën e ankimimeve.

QARKU BERAT

PS   – 5 MANDATE

  1. Ervin Demo
  2. Enriketa Jaho
  3. Hysen Buzali
  4. Fadil Nasufi
  5. Hatixhe Konomi

PD – 2 MANDATE

  1. Eno Bozdo
  2. Zija Ismaili

QARKU DIBËR

PS – 3 MANDATE

  1. Blendi Klosi
  2. Alma Selami
  3. Agron Malaj

PD – 2 MANDATE

  1. Xhelal Mziu
  2. Denisa Vata

QARKU SHKODËR

PS – 4 MANDATE

  1. Marjana Koçeku
  2. Onid Bejleri
  3. Xhenis Çela
  4. Bujar Rexha

PD – 5 MANDATE

  1. Luçiano Boçi
  2. Kliti Hoti
  3. Greta Bardeli
  4. Ramandan Likaj
  5. Bardh Spahia

PSD – 2 MANDATE

  1. Tom Doshi
  2. Sabina Jorgo

QARKU VLORË

PS – 9 MANDATE

1. Bledar Çuçi
2. Zamira Sinaj
3. Erjona Ismaili
4. Pirro Vengu
5. Damian Gjiknuri
6. Vullnet Sinaj
7. Ardit Bido
8. Vasil Llajo
9. Brunilda Mersini

PD – 3 MANDATE

1. Bujar Leskaj
2. Vangjel Dule
3. Ina Zhupa

KQZ shpërndan mandatet për qarqet Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në seancën e sotme publike shpërndau mandatet e subjekteve zgjedhore dhe përcaktoi kandidatët fitues për 4 qarqe.
Komisioneri vendosi shpërndarjen e mandateve midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues të qarqeve: Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër.
Gjithashtu, KSHZ miratoi rirenditjen e kandidatëve të mbetur të cilët nuk kanë përfituar mandat në listat shumemërore të subjekteve zgjedhore, në bazë të renditjes në listën shumemërore me renditje të fiksuar dhe/ose numrit të votave parapëlqyese, duke filluar nga numri më i lartë i votave.
Më poshtë shpërndarja e mandateve në këto katër qarqe: 
Qarku Kukës:
• Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2 mandate
• Partia Socialiste e Shqipërisë 1 mandat
Kandidatët fitues të Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore
1. Flamur Hoxha
2. Isuf Çelaj
Kandidatët fitues të Partia Socialiste e Shqipërisë
1. Eduart Shalsi
Qarku Korçë
• Partia Socialiste e Shqipërisë 6 mandate
• Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 4 mandate
Kandidatët fitues të Partia Socialiste e Shqipërisë
2. Niko Peleshi
3. Romina Kuko
4. Genti Lakollari
5. Ilirian Pendavinji
6. Bledi Çomo
7. Besa Spaho
Kandidatët fitues të Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore
1. Ivi Kaso
2. Ledina Alolli
3. Bledjon Nallbati
4. Fidel Kreka
Qarku Lezhë
• Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 4 mandate
• Partia Socialiste e Shqipërisë 3 mandate
Kandidatët fitues të Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore
1. Agron Gjekmarkaj
2. Elda Hoti
3. Gjin Gjoni
4. Kastriot Piroli
Kandidatët fitues të Partia Socialiste e Shqipërisë
1. Ulsi Manja
2. Ermal Pacaj
3. Admir Kadeli
Qarku Gjirokastër
• Partia Socialiste e Shqipërisë 3 mandate
• Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 1 mandat
Kandidatët fitues të Partia Socialiste e Shqipërisë
1. Mirela Furxhi
2. Tërmet Peçi
3. Piro Dhima
Kandidatët fitues të Koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore
1. Tritan Shehu
1 nga 5

/m.m//a.f//r.e/

The post KQZ shpërndan mandatet për qarqet Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ shpërndan mandatet e para në 4 qarqe

By: redi
25 June 2025 at 15:51

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi kërkesën e PD-së për pavlefshmërinë e zgjedhjeve, kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka shpërndarë mandatet për 4 qarqet e para. 24 deputetët e parë në qarqet, Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë tashmë janë një hap më pranë Parlamentit. Në qarqet Lezhë dhe Kukës, Partia Demokratike ka rezultuar fituese ku ka përkatësisht 4 dhe 2 deputetë…

Source

Rinumërimi në Tiranë/ Mbi 60% e kutive të verifikuara, nuk ndryshon shpërndarja e mandateve, kush mori vota të padrejta

25 June 2025 at 11:39

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës vijon me intensitet, ndërsa deri më tani janë rinumëruar 793 kuti votimi, mbi gjysma e totalit të kutive në këtë qark. Sipas të dhënave paraprake, procesi nuk ka ndikuar në shpërndarjen e mandateve të fituara nga partitë në rezultatin paraprak, megjithatë ka nxjerrë në pah një numër të konsiderueshëm votash të regjistruara gabimisht.

Partia Demokratike rezulton të ketë fituar më shumë vota në mënyrë të padrejtë nga numërimi i parë, me +411 vota, e ndjekur nga Partia Socialiste me +307 vota. Edhe subjekte të tjera më të vogla si Nisma Shqipëria Bëhet (+37 vota), Mundësia (+30) dhe PSD (+29) rezultojnë me vota të shtuara gabimisht.

Lëvizjet më të ndjeshme janë konstatuar në listat e hapura të kandidatëve për deputetë. Nga PD, emra si Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, Ilir Meta dhe Myslym Murrizi kanë përfituar vota të padrejta, ndërsa nga PS janë evidentuar raste të ngjashme për Ervin Hoxhën, Fatmir Xhafajn, Xhemal Qefalian dhe Erion Braçen.

The post Rinumërimi në Tiranë/ Mbi 60% e kutive të verifikuara, nuk ndryshon shpërndarja e mandateve, kush mori vota të padrejta appeared first on Sot News | Lajme.

Manovrat Sadushi-ILDKP/ “Problemet teknike” përdoren për bllokimin e garës për Kushtetuese

9 June 2025 at 11:54

Nga Boldnews.al Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) pezulloi pak ditë më parë garën e hapur nga Kuvendi për plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska, nën argumentin se “ka rënë nën 3 numri i aplikantëve për konkurimin për atë pozicion”. Përtej pikëpyetjeve nëse KED, si një organ […]

The post Manovrat Sadushi-ILDKP/ “Problemet teknike” përdoren për bllokimin e garës për Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese

By: Ardit
29 May 2025 at 12:41

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka hedhur hapin e radhës në skenarin për rrëmbimin e mandateve në Gjykatën Kushtetuese, një plan i ideuar prej tij dhe ndonjë kandidati për deputet nga Partia Socialiste, i cili arriti me shumë vështirësi të konfirmohet edhe në Parlamentin e ardhshëm. Kësaj radhe, Sadushi ka ndjekur rrugën e […]

The post Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Lapaj kërkon rinumërim të votave në qarqet Fier dhe Vlorë: PS na ka marrë dy mandate

By: Ardit
27 May 2025 at 17:16

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj përmes një postimi në Facebook kërkon që të rinumërohen votat e qarkut të Vlorës dhe Fierit. Lapaj pretendon se pas shqyrtimit të pamjeve nga qendrat e numërimit dhe shqyrtimit të procesverbaleve nga KZAZ-të, rezulton se koalicionit “Nisma-Shqipëria-Bëhet” i është marrë nga një mandat në Vlorë dhe Fier prej […]

The post Lapaj kërkon rinumërim të votave në qarqet Fier dhe Vlorë: PS na ka marrë dy mandate appeared first on BoldNews.al.

PS fitoi një mandat të katërt historik me 83 mandate, socialistët festojnë sot rezultatin e 11 Majit

By: redi
26 May 2025 at 15:28

Këtë mbrëmje socialistët festojnë fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Kjo festë do të zhvillohet në orën 18:00 në ambientet e Pallatit të Brigadave, ku të ftuar janë kandidatët e PS në listat zgjedhore të 11 majit, edhe ata që nuk fituan. Kryesocialisti Edi Rama do tu drejtohet me një fjalë falenderimi dhe mirënjohjeje të gjithëve. Kjo festë vjen pas certifikimit zyrtar të rezultateve nga ana e…

Source

“Më ka zënë belaja me kolegët, më pyesin ‘si i more 4 mandate?’”/ Rama: Fitoj sepse s’jam socialist i mirë

24 May 2025 at 09:53

Edi Rama, në një intervistë me Richard Attias, një prej organizatorëve të Forumit Ndërkombëtar FII që u mbajt në Tiranë, ka folur edhe për rizgjedhjes për herë të katërt në krye të qeverisë, madje më 11 Maj fitoi edhe me një rezultat ku mori 83 mandate. Duket se kjo gjë ka habitur edhe lideerët e […]

The post “Më ka zënë belaja me kolegët, më pyesin ‘si i more 4 mandate?’”/ Rama: Fitoj sepse s’jam socialist i mirë appeared first on BoldNews.al.

Fitoi me dy mandate/ PD ankimon qarkun e parë Kukësin: Blerje dhe tjetërsim vote, manipulime në favor të maxhorancës

24 May 2025 at 09:56

PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ankimon në KAS qarkun e parë Kukësin. Në ankimin ka akuza për blerje votash, tjetërsim vote të diasporës apo manipulime në favor të maxhorancës, edhe pse ne këtë qark PD fitoi dhe mori dy mandate , ndërsa PS mori 1 mandat.

PD kundërshton miratimin nga ana e KQZ të rezultatit për këtë qark.

The post Fitoi me dy mandate/ PD ankimon qarkun e parë Kukësin: Blerje dhe tjetërsim vote, manipulime në favor të maxhorancës appeared first on Sot News | Lajme.

Fenomeni/ Si PSD e Tom Doshit “kapi” në zonat rurale mbi 50% të votave

23 May 2025 at 16:13

Nga Sebi Alla “Kristian, mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta” paralajmëroi kryeministri Edi Rama më 4 maj, kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Porta i ngjau “kutisë së votimit” dhe “golat” u përkthyen në shumë vota në favor të Partisë Socialdemokrate. Në Bashkinë Vau i Dejës, […]

The post Fenomeni/ Si PSD e Tom Doshit “kapi” në zonat rurale mbi 50% të votave appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

23 May 2025 at 13:00

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni ju, të marra së bashku përveç Arlind Qori, të tjerët morën deputetë sa Tom Doshi. 3 Doshi, 3 këta. Dhe për çfarë shërbeu kjo? Nuk shërbeu për t’i marrë opozitës të paktën 8 deputetë? Shërbyen për ta privuar opozitën nga 8 deputetë. Po a është ky fundi? Jo!

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë appeared first on Sot News | Lajme.

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Ja si përgjigjet Berisha

By: Ela
21 May 2025 at 13:30

Sali Berisha, i pyetur nga agzetarët nëse PD do të pranojë në shtator 50 mandatet që mori në zgjedhjet e 11 Majit, iu shmang përgjigjes konkrete dhe tha se të gjitha vendimet lidhur me mandatet do të merren në vazhdim. Berisha theksoi sërish se PD nuk i pranon zgjedhjet e 11 Majit. Në shtator a […]

The post A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Ja si përgjigjet Berisha appeared first on BoldNews.al.

Gara e fortë në Tiranë, mbeten jashtë Parlamentit 11 deputetë aktualë të PS

19 May 2025 at 16:46

11 deputetë aktualë të partisë socialiste nuk do të jenë në parlamentin e ardhshëm që do të nisë punën në shtator. Të vendosur në listën e hapur të qarkut të Tiranës ata nuk ja dolën të fitonin votat e nevojshme për të marrë mandatin.

Tirana ka prodhuar garën më të fortë elektorale brenda partive politike. Kështu, partia socialiste kishte të vendosur në listën e hapur shumë kandidatë që aktualisht e gëzojnë mandatin e deputetit .

Beteja elektorale brenda kampit rozë në qarkun e Tiranës rezultoi pa sukses për 11 deputetë aktualë që ishin të vendosur në listën parapëlqyese, ku një votë më shumë do ti dërgonte automatikisht në kuvend.

Nga shtatori, në grupin parlamentar socialist nuk do të ulet më në karrigen e deputetit, ish-kryeministri Pandeli Majko, një prej figurave që e ka marrë këtë post për herë të parë në vitin 1992.

Një tjetër emër me kontribut në këtë parti që nuk do të jetë pjesë e kuvendit është edhe ish ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila e mori për herë të parë mandatin e deputetes në vitin 2009.

Listës së deputetëve që nuk do të jenë më në parlamentin e ri i bashkohet edhe Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Arben Pëllumbi, Etjen Xhafaj, Etilda Gjonaj dhe Plarent Ndreca.

Kur kanë mbetur edhe një pjesë e votave të diasporës, janë në garë të ngushtë për të fituar mandatin në qarkun e Tiranës janë Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gara e fortë në Tiranë, mbeten jashtë Parlamentit 11 deputetë aktualë të PS appeared first on Euronews Albania.

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”/ Kume: Propozuam ndarjen në 4 njësi

18 May 2025 at 20:21

Partitë e reja të cilat morën përkatësisht “Mundësia “ 2 mandate, Lëvizja Shqipëria Bëhet” 1 mandat, Lëvizja Bashkë 1 mandat kanë pasur të tjera pritshmëri në zgjedhjet e 11 majit e për këtë fajësojnë sistemin elektoral që sipas tyre i ka penalizuar. “Sistemi elektoral u dëshmua para të gjithëve si i padrejtë. PS nxori 1 […]

The post “Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”/ Kume: Propozuam ndarjen në 4 njësi appeared first on BoldNews.al.

Përfundon numërimi për partitë në të 12 Qarqet, si ndahen votat dhe mandatet

18 May 2025 at 20:11

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës sa i përket subjekteve politike për të 12 Qarqet e vendit, ku Qarku i fundit për të cilin po numëroheshin zarfet e ardhura nga Greqia ishte Korça. Sa i përket këtij Qarku, PS ka arritur të marrë 10 887 vota gjithësej nga diaspora, kundrejt 3 369 votave të […]

The post Përfundon numërimi për partitë në të 12 Qarqet, si ndahen votat dhe mandatet appeared first on BoldNews.al.

❌
❌