Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zgjedhjet 2025: Kush do t’i marrë mandatet e partive të vogla?

15 May 2025 at 16:50

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po shtyn për përmbylljen e numërimit brenda afatit zyrtar – mesnata e 15 majit – rezultati i partive të reja tashmë është qartësuar për mandatet që do të mbajnë në katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Deri tani, në shkallë kombëtare, “Lëvizja Bashkë” ka siguruar një mandat me rreth 20 mijë vota (1.44%); Partia “Mundësia” ka fituar dy mandate me rreth 43 mijë vota (3%); ndërsa Koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” (3.9%) po lufton për një mandat të dytë në Fier me rreth 50 mijë vota të grumbulluara.

Partitë e tjera si “Koalicioni Euroatlantik” (1.33%), “Koalicioni Djathtas për Zhvillim” (0.39%), Aleanca Kombëtare Shqiptare (0.22%), Lëvizja Atdheu (0.15%) dhe Aleanca Demokracia e Re (0.07%) nuk kanë fituar asnjë mandat.

Partia Socialiste fitoi thellë me 83 mandate (52.33%) duke lënë prapa koalicionin e Partisë Demokratike “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 50 mandate (33.74%).

Pas tyre, me numrin më të lartë të mandateve vjen Partia Socialdemokrate (3.19%), e cila konfirmoi tre mandate – dy në Shkodër dhe një në Tiranë – ngjashëm si në zgjedhjet e shkuara.

Lista e mbyllur, vetëm në letër

Risia e këtyre zgjedhjeve është zhvlerësimi i listave të mbyllura dhe kalimi i mandateve kandidatëve më të votuar, një praktikë e vendosur si parim mes koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, “Koalicionit Euroatlantik” (edhe pse nuk siguruan mandate), por deri diku dhe PSD-së.

Sipas rezultateve dhe renditjes në listat e mbyllura, Ana Dajko (Tiranë, Nisma-Shqipëria Bëhet), Sabina Jorgo (Shkodër, PSD) dhe Albana Pëllumbi (Tiranë, PSD) kanë fituar mandatin e deputetit – këta të fundit krah Tom Doshit, i listuar i pari në Shkodër.

Mirëpo Dajko, Jorgo dhe Pëllumbi – dhe pjesa vijuese në listën e mbyllur të partive përkatëse – duket se do t’ia lënë mandatet më të votuarve në listat e hapura.

Drejtuesi i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, konfirmoi për Citizens se përmes një marrëveshjeje të brendshme, kandidati me më shumë vota në koalicionin me “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, do të marrë mandatin, pavarësisht renditjes në listë.

Aktualisht më i votuari në listën e parapëlqyer është Lapaj (mbi 3,400 vota). Pas tij vjen Shabani (mbi 1,900 vota). Mirëpo nëse “Shqipëria Bëhet” do ta mbyllë procesin me vetëm një mandat të siguruar, deputet do të bëhet Shabani.

“Adriatiku, si angazhim personal, ka thënë publikisht dhe privatisht, në çdo takim me ne, si aleatë, që nëse [koalicioni] do të ketë vetëm një mandat, do të tërhiqet. Nëse ruhet ky trend, unë do të jem përfaqësuesi për Tiranën në Kuvend,” tha Shabani.

Citizens.al iu drejtua Lapajt për një koment lidhur me mandatin e Tiranës, por ai tha se nuk mund të komentonte pa u mbyllur procesi.

Me këtë parim, në Fier, nëse “Nisma-Shqipëria Bëhet” siguron mandatin e dytë, ai do t’i kalojë Azmer Duleviçit, i cili ka marrë mbi 1050 vota dhe jo Lefter Thomës, i pari në listë.

Edhe PSD duket se ka vendosur të ndjekë këtë logjikë. Burime të Citizens.al thanë se nga kjo parti në Tiranë, deputet do të bëhet më i votuari në listën e hapur dhe jo Albana Pëllumbi – e listuara në krye të listës së mbyllur. Aktualisht më i votuari nga PSD në Tiranë është Tedi Mula, i cili ka marrë mbi 2,100 vota.

Nëse ky parim ndiqet edhe në Shkodër – duke marrë të mirëqenë se nuk do të aplikohet për kryetarin Tom Doshi – ai që mund ta marrë mandatin pritet të jetë Besnik Brahimi, i cili ka marrë mbi 3,400 vota.

Ky parim, edhe pse duket se vlerëson demokracinë, shkel kuotën gjinore, pasi u heq të drejtën për t’u përfaqësuar në parlament tre grave.

Presioni ndaj partive të reja

Sipas Redi Muçit, i cili pritet të marrë mandatin e vetëm parlamentar nga Lëvizja Bashkë, zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga “influenca masive” dhe presioni i të ashtuquajturve “patronazhistë të votës” – një strukturë brenda PS-së e denoncuar që gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Ai pohon se kandidatë të Lëvizjes Bashkë janë përballur me presion për t’u tërhequr nga listat zgjedhore.

“Por sidoqoftë […] jemi të kënaqur që kemi hyrë në parlament dhe nga ky moment, nga ky hap i parë, thjesht do ndërtojmë mbi këtë,” theksoi Muçi.

Për kandidaten e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, gara ishte e pabarabartë. Ajo tha se votuesit ishin frikësuar, ndërsa maxhoranca përdori administratën dhe mësuesit për qëllime elektorale.

“[Qytetarët] janë të frikësuar, përderisa nuk dilnin dot një foto [me mua], edhe pse u thosha që nuk është e thënë se do të votonin për ne,” shpjegon Karabina.

“Elbasani po vdes ngadalë, ndotja kancerogjene dhe sëmundjet janë në rritje. Nuk e di kur do të zgjohet vota popullore,” tha Karabina sipas së cilës partia në pushtet, PS-ja, kishte prapa edhe sipërmarrës të fuqishëm me fonde për fushatën.

Sfida e opozitës në parlamentin e ri

Erald Kapri, i cili pritet të marrë mandatin e deputetit për partinë “Mundësia” shprehet i kënaqur me rezultatin, ndonëse priste më shumë.

Partia e themeluar nga Agron Shehaj, ish-deputet i PD-së njëherësh edhe ish-kandidat për kreun e saj, grumbulloi mbi 20 mijë vota në Tiranë, duke marrë mundësinë e dy mandateve në parlament, një numër i kënaqshëm në raport me rezultatin që morën dhe partitë e tjera të reja, por që sidoqoftë është i pamjaftueshëm për të krijuar një grup parlamentar.

Përballë një “supermaxhorance” me 83 mandate, opozita duket e brishtë për të gjetur instrumentat që do të mund ta pengonin PS-në për të ndërhyrë në ligjet apo reformat që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Nisur nga kjo, Kapri theksoi se sfida e parë për opozitën e re do të jetë “mbrojtja e institucioneve të drejtësisë”.

“Ne dyshojmë që një nga shtysat e Ramës në legjislaturën e ardhshme do të jetë kufizimi i rolit të SPAK. Kjo do jetë një sfidë e madhe për opozitën, që të ruaj pavarësinë e institucioneve të drejtësisë” citoi ai.

“Mesazhi me mbi 200 mijë vota për partitë e reja është i qartë: qytetarët kërkojnë ndryshim,” përfundoi Kapri.

The post Zgjedhjet 2025: Kush do t’i marrë mandatet e partive të vogla? appeared first on Citizens.al.

Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare

19 May 2025 at 07:19

Mandatet e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë certifikuar ende. Megjithatë, sipas rezultateve të deritanishme, në parlamentin e ardhshëm pritet të hyjnë deputetë nga tre parti të reja – Partia “Mundësia”, Lëvizja Bashkë dhe koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet. Së bashku, këto tre grupime politike morën mbi 112 mijë vota brenda vendit, […]

The post Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare appeared first on Reporter.al.

‘Qytetarët e kanë kuptuar agoninë e Ramës dhe rrangallave të tranzicionit’, Basha: Votoni Koalicionin Euroatlantik

8 May 2025 at 15:55

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u ndal sot në Njësinë 11 në Tiranë ku zhvilloi takime me qytetarë dhe biznese. Basha thotë se qytetarët janë të lodhur nga tranzicioni i pafund dhe korrupsioni, por tashmë po rikthejnë shpresën dhe besimin përmes alternativës së Koalicionit Euroatlantik.

Ai gjithashtu tha se qytetarët refuzojnë një mandat të katërt me Edi Ramën dhe “rrangallat e tranzicionit”.

Sipas tij, vota për numrin 4 është votë për ndëshkimin e të korruptuarve dhe për kthimin e parave në xhepat e qytetarëve. Basha u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të votojnë masivisht për Koalicionin Euroatlantik.

“Edhe ditën e sotme me të gjithë qytetarët që jam takuar, agonia e 4 viteve prap me Edi Ramën, apo rrefuzimi i riciklimit të rrangallave të tranzicionit dhe korrupsionit, i kanë lënë vend shpresës dhe besimit, se vota për numrin 4 fhe Koalicionin Euroatlantik, është votë për familjet shqiptare, për fëmijët shqiptarë, për prindërit shqiptarë, është votë për veten e tyre. Vota për numrin 4, është votë kundër korrupsionit, është votë për fundin e pandëshkueshmërisë, është votë për paratë në xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe jo në xhepat e të korruptuarve. Ndaj, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të dielën masivisht në kutitë e votimit për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik” – tha ai.

Basha më tej foli edhe për programin i cili jo vetëm do t’u vij në ndihmë familjeve shqiptare, të rinjve dhe pensionistëve, por u lehtëson bizneset dhe sipërmarrjet.

Për sipërmarrësit:
• Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%
• Heqja e TVSH për biznesin e vogël
• Lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme

Për familjet shqiptare:
• Subvencione për strehimin e çifteve të reja
• Dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare
• Deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë

Për të rinjtë:
• 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite
• Praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat
• Shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik

Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë:
Ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje.

The post ‘Qytetarët e kanë kuptuar agoninë e Ramës dhe rrangallave të tranzicionit’, Basha: Votoni Koalicionin Euroatlantik appeared first on Sot News | Lajme.

Orjola Pampuri vijon fushatën në Tiranë: Takime me qytetarët dhe biznesin e vogël në rrugën “Myslym Shyri” (Video)

3 May 2025 at 20:21

Orjola Pampuri, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Tiranës, ka vijuar fushatën elektorale me takime të drejtpërdrejta me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve të vogla. Ajo ka zhvilluar sot në zonën e rrugës “Myslym Shyri”, një nga arteriet kryesore tregtare të kryeqytetit, ku është pritur me interes nga banorët dhe tregtarët e zonës.

Pampuri ka shpërndarë materiale informuese dhe ka zhvilluar biseda të hapura me qytetarët për të prezantuar programin e Koalicionit Euroatlantik, duke u ndalur veçanërisht te masat në mbështetje të biznesit të vogël dhe forcimit të lidhjes së Shqipërisë me strukturat perëndimore.

Në një postim në rrjetet sociale, Pampuri shkruan:

“Së bashku me Edin dhe Irsidën, takuam përfaqësues të bizneseve të vogla e qytetarë përgjatë rrugës ‘Myslym Shyri’ Tiranë, për t’i prezantuar me programin tonë dhe për t’i ftuar të votojnë më 11 Maj Koalicionin Euroatlantik.”

Fushata e saj duket se përqendrohet në komunikimin e drejtpërdrejtë me njerëzit, duke synuar të afrojë politikën me qytetarin e zakonshëm dhe t’i japë zë shqetësimeve reale të përditshmërisë.

Beso te Shqipëria. Voto 4.
✅ORJOLA PAMPURI

The post Orjola Pampuri vijon fushatën në Tiranë: Takime me qytetarët dhe biznesin e vogël në rrugën “Myslym Shyri” (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Basha: Kredi të subvencionuara nga shteti për 30 mijë çifte të reja

TIRANË, 3 maj /ATSH/ Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha zhvilloi një takimi me qytetarët në zonën e Laprakës nga ku u bëri thirrje votuesve të reflektojnë mbi rëndësinë e votës së tyre më 11 maj.

Në fjalën e tij, Basha theksoi se ky proces zgjedhor nuk është thjesht një moment formal demokratik, por një akt me pasoja afatgjata që do të përcaktojë drejtimin e vendit për katër vitet e ardhshme.

“Vota nuk është një copë letër,” u shpreh Basha. “Është një çelës që hap një portë. Pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është: cilën portë do hapim? Do hapim portën e burgut 313, që të dalin të korruptuarit dhe të vazhdojnë të zhvasin shqiptarët? Apo do hapim portën e shpresës, të mirëqenies dhe të sigurisë për familjet shqiptare?”

Në mesazhin e tij, Basha kritikoi kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për përpjekje për të bllokuar drejtësinë dhe për të mbrojtur korrupsionin.

Ai theksoi se Koalicioni Euroatlantik mbështet fuqimisht punën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe do të punojë për të ndëshkuar zyrtarët e korruptuar.

“Ne nuk do t’i mbrojmë të korruptuarit. Ne do t’i ndëshkojmë. Paratë që iu janë vjedhur shqiptarëve do të kthehen në politika që ndihmojnë të rinjtë, pensionistët dhe familjet e ndershme”, tha ai.

Basha prezantoi disa prej pikave kyçe të programit të Koalicionit Euroatlantik për “familjet shqiptare si Kredi të subvencionuara nga shteti për 30 mijë çifte të reja për të ndihmuar në themelimin e familjes. Bonusi i bebes: ndihmë financiare për lindjen e fëmijës së parë. 20 mijë euro për fëmijën e tretë, si mbështetje për rritjen e natalitetit”.

Ai ironizoi qëndrimet e kundërshtarëve ndaj këtyre propozimeve, duke thënë se ata talleshin me idenë e bonusit për bebet, sepse për ta është më normale të vjedhin 20 mijë euro në ditë sesa t’ia japin ato një familjeje që sjell jetë të re në vend.

“Me programin tonë familjet dhe çiftet e reja do të përfitojnë – 30 mijë prej tyre – kredi me interesa të marra dhe të paguara nga qeveria për të themeluar një familje, bonuesin e bebes, që këta talleshin, është e mundur për qeverinë e ardhshme shqiptare që të paguajë për fëmijën e parë dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë. Ju kujtohet si qeshnin. Pse? Sepse për ta është normale të vjedhësh 20 mijë euro në ditë dhe nuk është normale të japësh bonus 20 mijë euro për fëmijën e tretë”, tha Basha.

The post Basha: Kredi të subvencionuara nga shteti për 30 mijë çifte të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 majit/ Ferraj: Vlora ka nevojë për përfaqësim të ri, jo për deputetë që harrojnë qytetin pas zgjedhjeve

3 May 2025 at 18:45

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Ismail Ferraj, ka bërë thirrje për ndryshim në mënyrën si përfaqësohet qyteti i Vlorës në Kuvend. Në një mesazh drejtuar qytetarëve, ai theksoi se ka ardhur koha që vota e tyre të mos shkojë më për politikanë që zhduken menjëherë pas fitores.

“E vetmja rrugë për Vlorën është të votojë të riun që lufton traditën ku deputetët, sapo fitojnë, harrojnë qytetin që i votoi dhe nuk hapin më as telefonin,” tha Ferraj, duke u distancuar nga praktikat që kanë dëmtuar besimin qytetar në politikë.

Sipas tij, qyteti duhet të zgjedhë mes risisë dhe rinisë, jo mes figurave të vjetra që janë mësuar me privilegjet, ndërsa problematikat konkrete si kanalet e bllokuara apo rrugët e paasfaltuara vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje.

Ferraj kërkon një shans për t’i dhënë fund këtij realiteti:

“Për t’i dhënë fund kësaj, më duhet një dorë nga ju të dielën e 11 majit, duke votuar në kolonën e numrit 4 – Ismail Ferraj,” tha ai.

Duke u distancuar nga politika e vjetër e “flamujve dhe tifozerive”, kandidati vlonjat bën thirrje për një votë të ndërgjegjshme, për dikë që është vetë pjesë e problemeve të qytetit dhe jo i larguar nga realiteti i përditshëm i Vlorës.

Postimi i plotë:

➡ E VETMJA RRUGË – për Vlorën të votojë të riun që lufton traditën ku deputetët pas zgjedhjeve ikin larg Vlorës pasi fitojnë, përtojnë të hapin telefonin njerëzve të cilët i votuan, apo dhe deputetëve që janë të ardhur në Vlorë aq kohë sa është fushata.

Vlora duhet të zgjedhë mes risisë dhe rinisë, apo mes disave që duan karrigen e ngrohur në 8 a 12 vite me rradhë duke lene kanalet e sesa e sesa lagjeve që shkaktojnë përmbytje, që lene rrugicat e lagjeve pashtruar me probagandën që shoqërohet me lutjet për disa vota.

Ne këtë e refuzojmë kategorikisht, dhe për ti dhënë fund më duhet një dorë nga ju të dielën e 11 majit, duke votuar në kolonën e numrit 4 – Ismail Ferraj në fletën e votimit!

❤ Vlora përfaqësohet më mirë me vlonjatët e rinj, larg politikës së vjetër 35 – vjeçare me flamujt nën efektin e ekzaltimit, larg ngjyrave dhe tifozerisë, voto atë që është vetë pjesë e problematikave të Vlorës, mos e digjni votën tek ata që shpresojnë që me debutimin e parë në këtë lojë, do marrin mandat në Vlorë me premtimin e spektakleve paszgjdhore.

#votoismailferraj4✔

#KoalicioniEuroatlantik✔

#VloraMeritonMëShumë

#EVETMJARRUGË➡

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Ferraj: Vlora ka nevojë për përfaqësim të ri, jo për deputetë që harrojnë qytetin pas zgjedhjeve appeared first on Sot News | Lajme.

Kultura në hije: Sa dhe si po flitet gjatë fushatës zgjedhore?

2 May 2025 at 07:05

Në një studim të realizuar në vitin 2024 mbi mekanizmat publikë të financimit për artet pamore, shqetësimet kryesore të artikuluara nga komuniteti artistik ishin: niveli i ulët i financimit, mungesa e transparencës në menaxhimin e fondeve dhe centralizimi i vendimmarrjes. Buxheti i vitit 2024 për “Artin dhe Kulturën” ishte rreth 2.9 miliardë lekë ose gati […]

The post Kultura në hije: Sa dhe si po flitet gjatë fushatës zgjedhore? appeared first on Reporter.al.

Basha: Koalicioni Euroatlantik, alternativa që buxheti t’u kthehet qytetarëve

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha zhvilloi sot takime me qytetarë dhe biznese në Njësinë 5 në Tiranë.

Gjatë takimeve, Basha tha se me programin e Koalicionit Euroatlantik, çështja e minatorëve do të adresohet përmes statusit të minatorit. Ndërsa për ish-të përndjekurit, tha se përveç shpërblimit financiar që ka munguar në këto 35 vite, ata do të trajtohen të barabartë si personat me statusin e ish-ushtarakut.

“Ne duhet t’i japim fund korrupsionit në mënyrë që të kemi mundësinë që të rrisim pensionet në tërësi e të adresojmë çështjen e punëve të vështira të minatorëve. Shtresa e ish-të përndjekurve, iu kemi hyrë në hak 35 vite. Ka ardhur në fushatë tek ju, kemi ardhur në qeveri ju kemi harruar. Ata që kanë vuajtur meritojnë në radhë të parë dëmshpërblimin financiar dhe dëmshpërblimin moral. Përfshirë statusin me vlerë financiare të barabartë si statusi i ish-ushtarakut”, tha Basha.

Basha gjithashtu foli për disa nga pikat kryesore të programit siç janë ato për familjet shqiptare, pensionistët dhe biznesin.

Kreu i Koalicionit Euroatlantik u shpreh se për familjet shqiptare do të ketë subvencione për strehimin e çifteve të reja, dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare dhe deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë.

Basha tha se për pensionistët brenda katër viteve pensioni minimal do të jetë 250 mijë lekë, pensioni mesatar 450 mijë lekë. “Për çdo pensionist nën 300 mijë lekë një shumë fikse për të kompensuar çdo muaj faturën e energjisë, si dhe sa i takon barnave, rimbursim 100% i barnave”, tha ai.

Më tej, Basha u ndal te programi i Koalicionit Euroatlantik për sipërmarrësit, ku pohoi se do të vendoset taksë e sheshtë në masën 9%, do të ketë heqje të TVSH-së për biznesin e vogël dhe lehtësi reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme.

Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë, ose Shqipëria e korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje. /j.p/

The post Basha: Koalicioni Euroatlantik, alternativa që buxheti t’u kthehet qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Basha: Programi ynë për ekonominë, familjen dhe pronën siguron ndryshim real

30 April 2025 at 14:50

TIRANË, 30 prill /ATSH/ Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatët për deputetë Hysen Xhura, Pëllumb Seferi dhe Orsela Aga, zhvilluan sot takime me qytetarë dhe biznese në Njësitë 3 dhe 8 në Tiranë.

Gjatë takimeve Basha tha se, programi i Koalicionit Euroatlantik ndër të tjera parashikon krijimin e kushteve të mira për sipërmarrjen dhe rritjen e fuqisë blerëse.

“Dy gjëra do bëjmë, ku është prona e lirë do t’i kthehet të zotit, ku është e zënë prona, do t’i kompensohet me vlerë tregu plus interesa”, tha Basha.

Gjithashtu ai u shpreh se një problem i madh i Shqipërisë është se ka rënë numri i bebeve në mënyrë dramatike.

“Pjesë e angazhimit tonë është që 2 mijë euro për çdo bebe, për fëmijën e tretë 20 mijë euro. Politika europiane me nxit çiftet e reja që të kenë më shumë fëmijë, sepse plakja është problem kryesor i vendit sot”, tha ai.

Për sipërmarrësit Basha premtoi, vendosjen e taksës së sheshtë në masën 9%, heqjen e TVSH për biznesin e vogël si dhe lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme

Për familjet shqiptare, ai premtoi, subvencione për strehimin e çifteve të reja, dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare, deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë.

Për të rinjtë, Basha premtoi “100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite, praktika të paguara, mbështetje për startup-et dhe bursa për vajzat, shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik”.

Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se “Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje”.

/r.e/a.f/

The post Basha: Programi ynë për ekonominë, familjen dhe pronën siguron ndryshim real appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Endri Hasa thirrje për ndryshim rrënjësor në Shqipëri/ Koalicioni Euroatlantik ofron drejtësi dhe luftë kundër…

29 April 2025 at 12:30

Në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Endri Hasa, bën thirrje për një ndryshim rrënjësor në Shqipëri. Me një ton të vendosur dhe mesazhe të qarta, ai kërkon hapjen e një kapitulli të ri në jetën politike të vendit, ku korrupsioni dhe padrejtësia të mos kenë më vend.

Hasa thekson domosdoshmërinë për ndalimin e shpopullimit të vendit dhe ndërtimin e një shteti të së drejtës, duke i dhënë mbështetje të plotë strukturave të drejtësisë si SPAK, për të larguar nga skena politike figurat e korruptuara. Kandidati i Koalicionit Euroatlantik i drejtohet qytetarëve me një thirrje për vetëdijesim dhe pjesëmarrje aktive në zgjedhje, duke e parë votën si një akt vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë.

Ai kërkon nga qytetarët që të besojnë tek e ardhmja europiane e vendit, duke zgjedhur njerëz me integritet dhe vizion për të ndërtuar një Shqipëri të drejtë dhe të zhvilluar.

Deklarata e plotë e Endri Hasës:

“A jemi gati të hapim një kapitull të ri në Shqipërinë⁉ Ti themi mjaft korrupsionit⁉ Të ndalim shpopullimin⁉ Të krijojmë një shtet të së drejtës pa banorë të 313⁉ Në 11 Maj zgjidhni numrin 4⃣ Të mbështesim SPAK për të larguar të korruptuarit nga skena politike

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4⃣ – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa”

The post Endri Hasa thirrje për ndryshim rrënjësor në Shqipëri/ Koalicioni Euroatlantik ofron drejtësi dhe luftë kundër… appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet parlamentare/ Naim Meta: 11 Maji, dita për të rikthyer shpresën në Elbasan

29 April 2025 at 09:20

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Naim Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për ndryshim dhe shpresë të re. Në një deklaratë publike, ai thekson rëndësinë e kësaj date si një moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë.

Sipas Metës, qarku i Elbasanit ka qenë ndër më të goditurit nga keqqeverisja dhe padrejtësitë e viteve të fundit. Ai shprehet se është koha për të ndëshkuar neglizhencën dhe për t’i dhënë fund pushtetit që, sipas tij, i shërben një pakice të korruptuar.

Në fund të deklaratës, Naim Meta i bën thirrje qytetarëve të Elbasanit që të mbështesin Koalicionin Euroatlantik dhe të votojnë për një vizion të ri dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Deklarata e plotë e Naim Metës:

“Ndërsa afrohet data 11 Maj, çdo qytetar ka në dorë fatin e vendit dhe të brezave që vijnë. Është momenti për të zgjedhur jo thjesht një emër, por një vizion të ri për Shqipërinë, për një qeveri që punon për njerëzit dhe jo për oligarkët. Qarku i Elbasanit, një nga më të goditurit nga keqqeverisja, ka vuajtur padrejtësitë dhe neglizhencën e një pushteti që i shërben vetëm një pakice të korruptuar.

Por ky 11 Maj nuk është thjesht një datë, është një mundësi për ndryshim. Populli i Elbasanit është i mençur dhe i vendosur që me votën e tij të ndëshkojë padrejtësinë dhe të hapë një kapitull të ri. Koalicioni EuroAtlantik ‘Kolona 4’, me Naim Metën si përfaqësues, është alternativa që ofron shpresë, zhvillim dhe drejtësi. Votoni për ata që duan të ndërtojnë, jo të shkatërrojnë. Votoni për të ardhmen.

VOTO KOALICIONIN EUROATLANTIK ‘KOLONA 4’ – VOTO NAIM METËN
Miqësisht,
Naim Meta”

The post Zgjedhjet parlamentare/ Naim Meta: 11 Maji, dita për të rikthyer shpresën në Elbasan appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet parlamentare/ Taulanda Jupi: SPAK foli, në 11 maj flet Shqipëria

28 April 2025 at 11:31

Kandidatja për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë, Taulanda Jupi, ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare në Facebook një opinion editorial të titulluar “SPAK foli, në 11 maj flet Shqipëria”, ku shpalos mesazhin e saj të fortë për drejtësinë, përgjegjësinë qytetare dhe të ardhmen e vendit.

Në këtë shkrim, Jupi thekson se pas dekadash pritjeje dhe zhgënjimesh, qytetarët më në fund po shohin shenja reale të drejtësisë falë punës së SPAK. “SPAK e bëri të vetën. E tregoi se drejtësia është e mundur edhe në Shqipëri,” shkruan ajo, duke përgëzuar arrestimet e figurave të larta publike dhe dëshminë se askush nuk është mbi ligjin.

Sipas Jupit, momenti aktual nuk është thjesht një përballje politike, por një referendum historik për drejtësinë dhe qeverisjen e ndershme. Ajo nënvizon se:
“Tani fjala është e qytetarëve. Është momenti që shqiptarët të tregojnë se duan që SPAK të vazhdojë punën i pashqetësuar dhe i pakërcënuar nga politika e korruptuar.”

Duke u bërë thirrje shqiptarëve për një angazhim të vendosur, ajo shkruan:
“Tranzicioni i gjatë, 34-vjeçar, i korrupsionit dhe i keqqeverisjes duhet të marrë fund. Kemi përgjegjësinë historike të ndërtojmë një epokë të re, të guximit, të ligjit dhe të respektit për punën dhe sakrificën.”

Në përmbyllje, Taulanda Jupi i fton qytetarët të zgjedhin midis së shkuarës së mbushur me korrupsion dhe një të ardhmeje të ndërtuar mbi punë, barazi dhe shpresë:
“Historia nuk pret. Dhe as drejtësia.”

Postimi i plotë:

SPAK foli, në 11 maj flet Shqipëria

Për shumë kohë, drejtësia në Shqipëri ka qenë një premtim i pambajtur, një aspiratë më shumë sesa një realitet. Por sot, falë punës së palëkundur të SPAK, shqiptarët kanë parë se ligji mund të zbatohet edhe për më të pushtetshmit. Janë arrestuar ministra, kryebashkiakë, madje edhe ish-kryeministra e ish-presidentë. SPAK nuk ka kursyer as njeriun e dytë më të pushtetshëm në vend, duke dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin.

SPAK e bëri të vetën. E tregoi se drejtësia është e mundur edhe në Shqipëri. Tani fjala është e qytetarëve. Është momenti që shqiptarët të tregojnë se duan që SPAK të vazhdojë punën i pashqetësuar dhe i pakërcënuar nga politika e korruptuar e 34 viteve tranzicion. Është momenti ynë për të mos lejuar që Shqipëria të rrëshqasë sërish në duart e atyre që e kanë mbajtur peng për dekada.

Këto zgjedhje janë më shumë se një përballje partish. Ato janë një referendum për të ardhmen e Shqipërisë. Është koha të tregojmë se e meritojmë një Shqipëri pa korrupsion. Një Shqipëri ku puna, jo nepotizmi dhe miqësitë personale, janë çelësi i suksesit. Një vend ku qeverisja nuk i shërben më një rrethi të vogël të privilegjuarish, por shumicës së ndershme që punon, që përpiqet, që nuk kërkon favore, por vetëm mundësi të barabarta.

Tranzicioni i gjatë, 34-vjeçar, i korrupsionit dhe i keqqeverisjes duhet të marrë fund. Kemi pëgjegjësinë historike të ndërtojmë një epokë të re, një epokë të guximit, të ligjit dhe të respektit për punën dhe sakrificën.

Shqipëria nuk ka nevojë për premtime boshe, por ka nevojë për vendime të guximshme. Nuk ka nevojë për justifikime, por për rezultate. Nuk ka nevojë për sundimtarë të rinj, por për shërbëtorë të përkushtuar të qytetarëve.

Sot është momenti që çdo shqiptar të zgjedhë: ose të vazhdojmë të ecim në batakun e të shkuarës, ose të nisim të ndërtojmë Shqipërinë e ëndrrave të fëmijëve shqiptarë. Historia nuk pret. Dhe as drejtësia.

✅ Voto Taulanda Jupi
✅ Voto Koalicioni Euroatlantik

#vototaulandajupi
#voto4
#votokoalicionieuroatlantik
#11maj
#syte4ne11maj

The post Zgjedhjet parlamentare/ Taulanda Jupi: SPAK foli, në 11 maj flet Shqipëria appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit/ Azgan Haklaj: Rama dhe Berisha, projekt për të mbajtur peng opozitën dhe demokracinë

27 April 2025 at 15:06

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Azgan Haklaj, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke përdorur një krahasim domethënës: “Lakrorit po i hiqen petët një nga një!”

Në një koment të drejtpërdrejtë, Haklaj shkruan:
“Fillerojtesi Nuredin Seci u sakrifikua për t’u bërë ‘shpëtimtari’ i Sali Berishës! Ai ndryshon nga Fillerojtesi Deda i filmit Rrugë të Bardha. Deda e dha jetën për të shpëtuar jetë njerëzore. Nurja u sakrifikua për udhën e zezë të nongratës Sali Berisha.”

Duke e cilësuar këtë një ngjarje të rëndë, Haklaj thekson se kjo provon konspiracionin dhe kryqëzatën e organizuar nga Charles McGonigal kundër opozitës dhe liderit të saj të ligjshëm, Lulzim Basha. Sipas tij, ngjarjet e fundit tregojnë qartë se kush fshihej pas lobingut rus.

Në mesazhin e tij, Azgan Haklaj paralajmëron se projekti dhe ujdia e binomit Rama-Berisha kanë për qëllim të mbajnë peng opozitën dhe të dëmtojnë demokracinë në Shqipëri.

“Shqiptarët tani e kanë të qartë për kë duhet të votojnë”, thekson Haklaj, duke u bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të mbështesin Koalicionin Euroatlantik me numrin 4 në fletën e votimit.

Postimi i plotë i Haklajt:

Lakrorit po i hiqen petët një nga një!

Filleroijtesi Nuredin Seci u sakrifikua për t’u bërë “shpetimtari” i Sali Berishës!

Ai ndryshon nga Fillerojtesi Deda i filmit Rrugë të Bardha.

Deda e dha jetën për të shpëtuar jetë njerëzore.

Nurja u sakrifikua për udhën e zezë të nongratës Sali Berisha.

Kjo ngjarje e rëndë verteton konspiracionin dhe kryqëzatën e Çarls Mcgonigal-it kundër opozitës dhe liderit të saj Lulzim Basha dhe deshmoi se kush fshihet pas lobingut rus.

Projekti dhe ujdia e binomit Rama & Berisha ka qëllim për ta mbajtur peng opozitën dhe demokracinë.

Lakrorit i’u hoqën petët një nga një.

Shqiptarët tani e kanë të qartë për kë duhet të votojnë.

Koalicionin Euroatlantik me nr 4.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Azgan Haklaj: Rama dhe Berisha, projekt për të mbajtur peng opozitën dhe demokracinë appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit/ Orjola Pampuri: Tirana e kujtimeve dhe e së ardhmes që meriton më shumë

27 April 2025 at 12:56

Orjola Pampuri, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, vijon çdo ditë takimet me qytetarët, duke prezantuar alternativën që i jep zë çdo shtrese të shoqërisë.

Në një postim emocionues, ajo kujton rrugët e fëmijërisë së saj në zonën e Pazarit të Ri dhe rrugës Hoxha Tasim — vendet ku u rrit, ku gjenden kujtimet e bukura të familjes së saj, dhe ku sot, me përkushtim, takon qytetarët për të dëgjuar dhe ndarë me ta projektin për një Shqipëri më të mirë.

“Është detyrimi ynë të jemi pranë qytetarëve, të jemi zëri i tyre në Parlament dhe të punojmë për zgjidhjen e problemeve të përditshme,” shkruan Pampuri.

Postimi i plotë i Pampurit:

☑Të jesh çdo ditë pranë qytetarëve, për ti prezantuar me alzernativën tonë për çdo shtresë të shoqërisë, është detyrim për secilin prej nesh që kërkojmë t’i përfaqësojmë në parlamentin e ardhshëm, për tu bërë zëri i problemeve të tyre dhe mundësia për t’i dhënë zgjidhje.

☑Së bashku me Tanin, Endin, Erikun, Vivin, Terin, Gentin, Amarin, Altinin, takuam tregtarë të vegjël dhe qytetarë, pranë pazarit të ri dhe përgjatë rrugës Hoxha Tasim, zona ku më ngjall kujtimet më të bukura të fëmijërisë, ku gjendet ende e bukur shtëpia e gjyshes sime, ku rrugët mbartin kujtimet e fëmijërisë, prej të cilave ime më duhet të bënte pazarin tek Pazari i ri, për të shkuar më pas në shtëpi tek rruga 4 Dëshmorët, Dega 8 sot, ku gjendet, shtëpia e babit tim, aty ku unë u linda e u rrita. Ditë takimesh plot kujtime e nostalgji ku takon miq të prindërve, të dajave e të xhajallarëve.

#TiranaMeritonMëShumë
#ShqipëriaMeritonMëShumë

Beso tek Shqipëria
Ndryshoje time votëtë ardhmen e këtij vendi.
Voto 4Koalicioni Euroatlantik
✅ORJOLA PAMPURI

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Orjola Pampuri: Tirana e kujtimeve dhe e së ardhmes që meriton më shumë appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet parlamentare/ Kojku: Arsimi është themeli i zhvillimit, Dibra ka nevojë për investim në dije dhe teknologji

27 April 2025 at 11:57

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Dibër, Albert Kojku, ka vendosur arsimin në qendër të platformës së tij elektorale, duke theksuar se zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të ndodhë pa investime serioze në edukim dhe teknologji.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve të Dibrës, Kojku, i cili vjen me një përvojë të gjatë në fushën e arsimit dhe teknologjisë së informacionit, shprehet se Dibra ka nevojë urgjente për reforma në shkolla dhe për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.

“Arsimi nuk është vetëm një pjesë e shoqërisë, është themeli i së ardhmes sonë,” – thekson Kojku, duke theksuar disa prioritete konkrete si: ✅ Pajisjen e shkollave me mjete bashkëkohore;
✅ Rindërtimin e arsimit profesional sipas kërkesave të tregut të punës;
✅ Krijimin e qendrave teknologjike dhe inovative;
✅ Rikthimin e dinjitetit të mësuesve dhe mbështetjen për ta.

Ai nënvizon se ëndrra e çdo të riu duhet të realizohet në Dibër dhe jo jashtë saj, ndërsa bën thirrje për një bashkëpunim të ngushtë mes arsimit, bujqësisë, turizmit dhe tregut të punës.

“Është koha të investojmë në dije,” – përfundon Kojku, duke ftuar qytetarët, veçanërisht të rinjtë dhe prindërit, që më 11 maj të votojnë për numrin 4 në fletën e votimit.

Postimi i plotë:

DIBRA KA NEVOJË PËR ARSIM TË FORTË.

PA DIJE S’KA ZHVILLIM!

Arsimi nuk është vetëm një pjesë e shoqërisë, është themeli i së ardhmes sonë.
Unë jam formuar dhe kam shërbyer në arsim për dekada – si mësues, përgjegjës i sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pedagog universitar dhe sot si kandidat për doktoraturë në sigurinë kibernetike.
Kjo përvojë më ka bindur se nuk mund të ketë zhvillim pa arsim cilësor dhe teknologji moderne.

Dibra ka nevojë për: ✅ Shkolla të pajisura me mjete bashkëkohore.
✅ Rindërtimin e arsimit profesional në funksion të tregut të punës.
✅ Krijimin e qendrave teknologjike dhe inovative për të rinjtë.
✅ Rikthimin e dinjitetit të mësuesit dhe përkrahje për ta.

Dua që asnjë i ri të mos ndihet i detyruar të largohet nga Dibra për të ndjekur ëndrrat e tij.
Arsimi duhet të jetë motori që ndez ekonominë, duke lidhur shkollat me bujqësinë, turizmin dhe tregun e punës.
Është koha të investojmë në dije.

Të ndërtojmë një Dibër të dijes dhe të inovacionit.
Unë e marr këtë si mision personal: për fëmijët tuaj, për të ardhmen tonë të përbashkët.

Ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat që votojnë për herë të parë, studentët dhe prindërit, që më datë 11 maj të votojnë për numrin 4 – Albert Kojku.
Së bashku për një Dibër të dijes, zhvillimit dhe shpresës!

#Voto4
#AlbertKojku
#KoalicioniEuroatlantik
#DibraMeritonMëShumë
#ArsimiËshtëEArdhmja

The post Zgjedhjet parlamentare/ Kojku: Arsimi është themeli i zhvillimit, Dibra ka nevojë për investim në dije dhe teknologji appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit/ Taulanda Jupi nga Pazari i Ri: Me buzëqeshje drejt fitores, më 11 maj voto për ndryshimin

27 April 2025 at 11:19

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Tiranës, Taulanda Jupi, ka përcjellë një mesazh pozitiv nga Pazari i Ri, duke uruar qytetarët për një ditë të mbarë dhe të mbushur me buzëqeshje.

Në një komunikim të shkurtër me mbështetësit e saj, Jupi i ka ftuar qytetarët që më 11 maj të votojnë për ndryshimin, duke mbështetur Koalicionin Euroatlantik dhe alternativën e re që synon të sjellë më shumë ndershmëri dhe energji të re në politikë.

“Mirëmediell nga Pazari i Ri. Ditë të mbarë dhe plot buzëqeshje!” – shkruan Jupi në mesazhin e saj, duke e shoqëruar thirrjen me ftesën për të votuar numrin 4 në fletën e votimit.

Kandidatja thekson se me një sy drejt së ardhmes dhe me besim te vlerat euroatlantike, 11 maji është dita për të zgjedhur ndershmërinë dhe punën me përkushtim për qytetarët.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Taulanda Jupi nga Pazari i Ri: Me buzëqeshje drejt fitores, më 11 maj voto për ndryshimin appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit/ Endri Hasa: Qytetarët po përqafojnë ndryshimin, mbështetje e jashtëzakonshme për…

27 April 2025 at 10:38

Fushata elektorale në Elbasan po vijon me ritme të larta, ku kandidatët e Koalicionit Euroatlantik po zhvillojnë takime me qytetarët në çdo lagje dhe fshat.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Endri Hasa shpreh entuziazmin për pritjen që po merr nga qytetarët elbasanas, duke theksuar se “Elbasani vazhdon të japë qartësisht mesazhin e ndryshimit”. Ai shprehet se alternativa e re që sjell Koalicioni Euroatlantik po përqafohet me entuziazëm në çdo takim dhe çdo bashkëbisedim me qytetarët.

“Elbasani vazhdon të japë qartësisht mesazhin e ndryshimit. Në çdo takim, në çdo lagje dhe çdo fshat, qytetarët po përqafojnë me entuziazëm alternativën e re që sjell Koalicioni Euroatlantik. Energjia dhe mbështetja që po marrim na japin besimin se shqiptarët duan një drejtim të ri, një Shqipëri më të ndershme, më të fortë dhe të lidhur ngushtë me vlerat euroatlantike,” – shkruan Hasa.

Në fund të mesazhit të tij, kandidati i Koalicionit Euroatlantik u bën thirrje qytetarëve që të besojnë te Shqipëria dhe të votojnë numrin 4 në fletën e votimit.

“Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4⃣ – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa,” – përfundon postimi i tij.

Endri Hasa, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, shkruan:

“Elbasani vazhdon të japë qartësisht mesazhin e ndryshimit.
Në çdo takim, në çdo lagje dhe çdo fshat, qytetarët po përqafojnë me entuziazëm alternativën e re që sjell Koalicioni Euroatlantik.
Energjia dhe mbështetja që po marrim na japin besimin se shqiptarët duan një drejtim të ri, një Shqipëri më të ndershme, më të fortë dhe të lidhur ngushtë me vlerat euroatlantike.

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4⃣ – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa”

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Endri Hasa: Qytetarët po përqafojnë ndryshimin, mbështetje e jashtëzakonshme për… appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit/ Mirela Karabina: Në çdo takim ndiej shpresën dhe nevojën për ndryshim, qytetarët kërkojnë më…

27 April 2025 at 10:20

Fushata elektorale në Elbasan vijon me një atmosferë të ngrohtë komunikimi mes kandidatëve dhe qytetarëve. Një ndër kandidatet që ka zgjedhur të ndërtojë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me qytetarët është Mirela Karabina, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik.

Në një reagim të fundit në rrjetet sociale, Karabina ndan eksperiencat e saj nga takimet në terren, ku thekson se fushata e saj bazohet në dëgjimin dhe dialogun me njerëzit. Ajo tregon se në çdo bisedë merr mesazhe mbështetjeje dhe shprese për një të ardhme më të mirë.

“Dëgjoj dhe mësoj, dëgjoj dhe më dëgjojnë, kështu është fushata ime. Ah, një kandidate që vjen vetë dhe na kërkon mbështetje, nuk na ka ardhur kush kështu, më thonë shumë qytetarë,” – shkruan Karabina.

Ajo ndan histori të veçanta nga rruga, si një vajzë që i tha se do ta votonte për shkak të përvojës së saj si pedagoge dhe mirësisë që shpreh, apo një zonjë që, pasi dëgjoi programin për familjen, rininë dhe biznesin, u bind për të dhënë votën e saj për Koalicionin Euroatlantik.

Ndër të tjera, Karabina përmend edhe një rast me një të ri të talentuar në programim, i cili tregoi se si të rinjtë e Elbasanit kanë nevojë për mbështetje dhe për një të ardhme më të mirë.

“Të flasësh me njerëzit, t’i dëgjosh dhe të dëgjojnë, mëson dhe mësojnë,” – përfundon ajo, duke i bërë thirrje qytetarëve të Elbasanit të votojnë Koalicionin Euroatlantik dhe të mbështesin një vizion të ri për Shqipërinë.

Postimi i plotë:

“Dëgjoj dhe mësoj, dëgjoj dhe më dëgjojnë, kështu është fushata ime.
Ah, një kandidate që vjen vetë dhe na kërkon mbështetje, nuk na ka ardhur kush kështu, më thonë shumë qytetarë.
Pse jo, do të votoj, më tha një vajzë një ditë, se je grua dhe pedagoge dhe shpreh mirësi❤.
Pse po ma mbush mendjen që je e duhura, një zonjë më tha pasi më dëgjoi se çfarë do bënim ne për familjen, rininë e biznesin.
Duhet ndryshim, nuk ka qenë kurrë kështu situata, pohojnë.
Një djalë që vazhdonte dyvjeçare profesionale në programim në UE, për dy pikë nuk kishte kapur informatikën, bëri një analizë të saktë për partitë dhe pse do na votonte ne, KEA-n.
Ah sa bukur tek e dëgjoja!
Një rini që është e zonja dhe ka nevojë për ne.❤
Të flasësh me njerëzit, t’i dëgjosh e të dëgjojnë, mëson dhe mësojnë.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Mirela Karabina: Në çdo takim ndiej shpresën dhe nevojën për ndryshim, qytetarët kërkojnë më… appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit/ Elvisa Drishti: Shkodra zgjohet me votën për dinjitet dhe dije

25 April 2025 at 15:19

Në një postim të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Elvisa Drishti, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Shkodrës, ka dhënë një mesazh të qartë për votuesit e zonës së saj: Shkodra ka ardhur koha të përfaqësohet me dije, dinjitet dhe integritet.

Drishti shprehet se Koalicioni Euroatlantik është një alternativë që nuk sjell premtime të bukura, por ofron përfaqësim të ndershëm dhe realist, të mbështetur në vlera dhe në lidhjen e fortë me komunitetin.

“Në këtë koalicion nuk ka vend për karrieristë të rastësishëm apo figura të importuara me flamur partiak – por për njerëz që njohin realisht sfidat dhe mundësitë e kësaj zone”, thekson ajo, duke u distancuar nga praktikat e vjetra të politikës që sipas saj kanë mbajtur peng Shkodrën për vite me radhë.

Drishti vë në dukje se qytetarët e Shkodrës kanë për herë të parë në dorë një skuadër që përfaqëson jo vetëm profesionalizëm dhe ndershmëri, por edhe një vizion të qartë për zhvillim ekonomik dhe drejtësi sociale.

“Unë jam krenare me këtë skuadër dhe jam e bindun se KEA përfaqëson frymën që i duhet sot Shkodrës. Jo thjesht për të fituar zgjedhjet, por për të nisur një epokë të re përfaqësimi e ndryshimi”, shkruan ajo.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Elvisa Drishti: Shkodra zgjohet me votën për dinjitet dhe dije appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌