Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Neni Basha, kur Doktori përjetëson paraardhësin

By: xhir jeta
30 June 2025 at 10:19

Nga Skënder Minxhozi

Doni t’i gjeni një përcaktim të shkurtër dhe përmbledhës asaj që po ndodh në Partinë Demokratike pas 11 majit?! Mjafton të shqiptoni togëfjalëshin “neni Basha” dhe i keni thënë të gjitha. Nuk ka nevojë as për analiza, refleksione, kalkulime a tjerrje të këtij lloji. Shihni si u soll kreu i partisë në momentin që u vu përballë shifrave zgjedhore dhe do të kuptoni gjithçka. Do të kuptoni përse partia po hesht teksa u tkurr me 250 mijë vota krahasuar me katër vite më parë. Do të kuptoni përse Berisha dhe të tjerët që tashmë janë emëruar deputetë janë kaq të qetë dhe bëjnë një luftë imagjinare sa për sy e faqe me kutitë e votimit sa për të kaluar vapën.

Do të kuptoni përse stanjacioni e jo rotacioni apo rinovimi i elitës drejtuese janë alfa dhe omega e Partisë Demokratike qyshse përzunë me hunj e shkallë zjarrëfikësish nga selia kryetarin humbës tre vjet të shkuara. Do të kuptoni më në fund përse Edi Rama ka luksin të mos lerë mbledhje a konferencë (apo edhe dasëm) pa marrë pjesë në Evropë e SHBA, duke lënë në Tiranë shqytarët e vet që të merren me folklorin elektoral të opozitës.

E keqja e epokës teknologjike që jetojmë është se asgjë që thuhet publikisht nuk zhduket më. Google dhe gjigandët e tjerë të botës dixhitale kanë shpikur madje “të drejtën e harresës” si mjet për t’i hequr nga qarkullimi disa ngjarje e lajme të vjetra. Por ja që deklaratat e Berishës në momentin kur PD miratonte nenin e largimit të kryetarit në statutin e ri, janë ende në rrjet. Ai deklaronte, fjala vjen, në 1 dhjetor 2021 se “kryetari do të largohet, nëse humb zgjedhjet, pa asnjë diskutim. Ky nen do quhet “Neni Basha”! Duke e shoqëruar propozimin me lëvizjen karakteristike të dorës kur dëshëron të garantojë ata që ka përpara, Doktori mundi t’i shkëpusë disa duartrokitje e fishkëllima entuziaste militantëve të mbledhur në sallë, por siç ka ndodhur rëndom me garancitë e tij publike, ato kanë qenë fjalë të shkruara në akull.

Mund t’i shohë kushdo dhe të provojë sesa pak përputhen këto fjalë sot me qëndrimin në zyrë të Sali Berishës. Mund të shohë fjala vjen edhe atë që deklaronte Gazmend Bardhi tre vjet më parë e ta krahasojë me atë që thotë këro orë në favor të qëndrimit të Berishës edhe pasi mbeti 33 mandate prapa Edi Ramës në zgjedhje.

“Neni Basha” është sot totemi i vërtetë që mban në këmbë PD-në e sotme, filozofinë e saj të vijimësisë dhe të kultit të individit. Sikur të mos kishte një nen të posaçëm për shkarkimin e kryetarit të PD, nuk do të dinim si ta përkufizonim shpejt e me pak fjalë refuzimin e tij për të ikur nga detyra. Neni në fjalë nuk parasheh sesa të vështira kanë qenë zgjedhjet për partinë, sesa hajdute ishte pala tjetër dhe sesa “rrethana” specifike u bënë pengesë për fitoren e garës elektorale. Ky nen, sipas ngulmimit dhe batutave ironike që Berisha përdorte në momentin që aprovohej uninamisht dhe duke mallkuar “Lul bravën”, nuk duhej të linte asnjë shteg për justifikime. Të tillë e donte Berisha dhe të tjerët asokohe. Rigoroz, të prerë dhe të paapelueshëm. Ironia e 11 majit provoi se guri i hedhur lart në atë moment, ra shpejt mbi kokat e propozuesve të nenit. Koha dhe graviteti fitojnë gjithnjë, thonë ligjet e fizikës.

A ka nder më të madh për Lulzim Bashën sesa të krijosh një dispozitë staturore me emrin e tij e cila parasheh shkarkim automatik në rast humbjeje të zgjedhjeve, e më pas kur kjo rrethanë të paraqitet, ti ta refuzosh atë publikisht dhe me insistim! Basha arriti një rezultat elektoral në kufinjtë e komikes, por për një gjë duhet të jetë i kënaqur: ata që e larguan e kanë kthyer në simbolin e papërgjegjshmërisë së tyre. Me siguri do të jetë duke fërkuar barkun nga kënaqësia që nga 12 maji. E dënuan me një nen të cilin nuk po e zbatojnë ata vetë të parët…

“PD ‘vrau’ një grup politikanësh”, Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

By: Besnik
29 June 2025 at 19:42

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Europë, ishte e ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania.

Gjatë intervistës u diskutua edhe periudha kur ajo dhe një grup i madh figurash u larguan nga Partia Demokratike ndërsa shtoi se aktualisht mungon dëshira që PD të rikthehet në forcën dhe fuqinë që kishte më parë.

Ajo tha se me një të rënë të lapsit nga Lulzim Basha u larguan nga PD një grup i madh figurash dhe deputetësh, ku përfshihen edhe vetë ajo, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe të tjerë.

“Një grup i mirë u larguam nga PD me një vendim, me një të rënë të lapsit. Asnjëri nga ne nuk u largua nga PD vetë, por u larguam si unë, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe një tufë deputetësh, një grup i mirë. PD kishte një lidership me model heroin dhe një militantizëm shumë pro modelit të liderit hero, figura kryesore e legjendës politike. Më pas, për shkak të këtij modeli, nuk arriti të krijonte diçka të qëndrueshme. Më vjen keq që e përsëris, nuk kam ndonjë gjë personale ndaj Bashës, por ai e konfirmoi veten në zgjedhjet e fundit: në politikë ose bën, ose nuk bën. Është kot të zgjatemi – o bën, o s’bën. Nuk është qamet që nuk bën në politikë, por Lulzim Basha e zgjati shumë këtë pjesë të të kuptuarit që nuk bën në politikë. Nuk ishte faji i tij, pasi kryetari legjendar ia dhuroi partinë, e kur ke diçka dhuratë, as dhimbja asgjë nuk të bën, pasi ti e sheh si lodër. Kështu që shumë vite shkuan dëm dhe më vjen keq që PD, me ndërgjegje të pastër dhe pa dhimbje, vrau një grup të mirë politikanësh,” shtoi ajo.

Sipas saj, Basha ishte një lider qesharak në krye të opozitës, ndërsa në politikë ose bëhesh lider, ose nuk bëhesh. Fatkeqësisht, Bregu tha se Basha nuk donte ta kuptonte këtë dhe kjo u vulos në zgjedhjet e 2025-ës.

Eksperimentet me njerëz të emëruar vetëm për të plotësuar listat zgjedhore, të cilët hynë në parlament pas bojkotit të PD-së, sipas saj, e bënë misionin në politikë edhe më qesharak.

“Në opozitë nuk ke luks të jesh qesharak, kjo fatkeqësisht ndodhi me PD-në,” u shpreh Bregu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “PD ‘vrau’ një grup politikanësh”, Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit appeared first on Euronews Albania.

Pasi shkatërroi drejtësinë, Rama shqetësohet pse gjyqet për shpifje zgjasin 7 vjet

By: Ela
14 June 2025 at 09:20

Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama u shpeh i habitur, madje i tronditur, se si një proces gjyqësor i thjeshtë, ku ai kishte paditur për shpifje ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkoi shtatë vjet kohë për të dalë në një vendim. Në një reagim në rrjete sociale, Rama nuk kurseu kritikat për gjyqtaren e Tiranës, […]

The post Pasi shkatërroi drejtësinë, Rama shqetësohet pse gjyqet për shpifje zgjasin 7 vjet appeared first on BoldNews.al.

Iu rrëzua padia ndaj Bashës, reagon Rama: Është për të qarë dhe jo për të qeshur

By: Besnik
12 June 2025 at 15:55

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të enjte pasi Gjykata e Tiranës rrëzoi padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës.

Në një reagim të gjatë në rrjetin social “X”, Rama shkruan se gjykatëses i janë dashur shtatë vite për të dalë në konkluzionin se ai, si paditës, nuk ka pësuar ndonjë dëm, pasi ende mban detyrën e kryeministrit dhe se deklarata e Bashës nuk ka ndikuar në perceptimin publik.

Sipas Ramës, kjo është për të qarë e për të qeshur ndërsa më tej, ai shkruan se dhe për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, duke theksuar se gjykatësja në fjalë është anëtare e unionit që kërkon të paguhet me 700 euro më shumë.

Kryeministri thekson se problemi real është se si do të trajtohen çështje shumë më të rëndësishme për qytetarët që varen nga gjykatës si kjo, që sipas tij, “e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12-vjeçari”.

Kujtojmë që kreu i qeverisë e kishte paditur Bashën në vitin 2018 për cenim të nderit dhe personalitetit, duke kërkuar që ai të dëmshpërblente dëmin jo pasuror në vlerën prej 1 milion lekësh.

Basha kishte hedhur akuza për përfshirjen e eksponentëve të Partisë Socialiste dhe strukturave të saj në bashkëpunim me grupe kriminale për blerje votash.

“Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova”. thuhet në njoftimin e gjykatës.

Reagimi i plotë i Edi Ramës:

“Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë sot ka hedhur poshtë padinë time për shpifje ndaj Lulit në vitin 2018, për të cilën gjykatëses i janë dashur shtatë vjet që të dalë në konkluzionin se unë ‘si paditës s’kam pësuar ndonjë dëm, pasi dhe aktualisht mbaj detyrën e kryeministrit dhe deklarata’, pra shpifja e Lulit ‘nuk ka ndikuar në perceptimin ndaj meje në publik’!!!

Pra, sipas gjykatëses, Luli s’ka shpifur përderisa shpifja e tij s’më ka larguar dot nga detyra!!!

Tani, që ky arsyetim nuk ka dalë nga ndonjë libër humoristik, por nga një gjykatë, dhe që arsyetuesi nuk është autori i “Ushtarit të mirë Shvejk”, por një gjykatëse që paguhet më shumë sesa një pedagoge apo një mjeke nga taksat e shqiptarëve, ky është një fakt për të qarë e aspak për të qeshur. Kur mendon pastaj që kjo gjykatëse i përket Unionit që kërkon rritje page prej 700 eurosh nga Gjykata Kushtetuese, qarja bëhet vajtim!

Ndërsa, po t’i shtosh kësaj ngjarjeje satirike gjyqësore edhe dyshimin për se si mund t’i vejë halli të drejtës së njerëzve për çështje më të rëndësishme në duart e një gjykatëseje të tillë, atëherë të vjen të pyesësh me zë shumë të lartë:

A do zgjohet nga gjumi qeveria e Gjyqësorit, me këshilltarët e inspektorët e lartë dhe qindra punonjësit e administratës së saj të aq mirëpaguar, për t’i kaluar në filtrin e përgjegjësisë së lartë publike bëmat dhe gjëmat me të cilat përballet e drejta e njerëzve të zakonshëm në sallat e gjyqeve?!

Pra të kuptohemi mirë, halli nuk është fare se çfarë bëri një gjykatëse me një çështje për shpifje, aq më tepër kur shpifësin në fjalë s’e marrin më seriozisht as këpucët pa lidhëse që vesh 🙂

Këtu halli është si do u vejë halli çështjeve shumë më të rëndësishme të njerëzve të këtij vendi, që varen nga mendja e gjykatëses në fjalë apo të tjerëve si ajo, tipa që e kanë nivelin logjik nën kapacitetin e një 12-vjeçari!!!”, shrkuan Rama.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Tiranës

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, më datë 11.06.2025, pasi shqyrtoi në seancë gjyqësore, në praninë e përfaqësuesit të palës paditëse, kërkesën me paditës: Edi Rama, të paditur: Lulzim Basha, me objekt:

“1. Detyrimi i të paditurit të shpërblejë dëmin jo pasuror, shkaktuar paditësit, si rezultat i thënieve të pavërteta të deklaruara prej tij, nga selia e Partisë Demokratike, në prononcim për mediat me datë 22.10.2018, në shumën 1.000.000 (një milion) lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.

  1. Detyrimi i të paditurit të publikojë një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kanë publikuar deklaratën apo lajmin mbi të, sipas listës së përcaktuar në pikën D.2 të kërkesë-padisë.”

Gjykata, bazuar në rrethanat e konstatuara gjatë hetimit gjyqësor, në dispozitat ligjore përkatëse dhe në arsyetimin e mësipërm, çmon se padia nuk duhet pranuar pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova.

PËR KËTO ARSYE;

Gjykata, mbështetur në nenet 126, 306 deri 310 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I:

Rrëzimin e padisë pasi është e pabazuar në ligj dhe në prova.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke nisur afati nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Iu rrëzua padia ndaj Bashës, reagon Rama: Është për të qarë dhe jo për të qeshur appeared first on Euronews Albania.

I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD vazhdon!

4 June 2025 at 18:41

Grupi i “Euro-Atlantikëve” të Lulzim Bashës ka reaguar lidhur me lajmin e raportuar ditën e sotme në media se u kishte vënë kyçin zyrave, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, duke mos marrë asnjë mandat. Në reagimin për mediat thuhet se janë në proces ndryshimi të ambienteve ku do të zhvillohet aktiviteti i […]

The post I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD vazhdon! appeared first on BoldNews.al.

Stamponin veshje me logo false, një prej të arrestuarve është ish-kandidati për deputet i Bashës

By: Ela
3 June 2025 at 12:41

Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin “Fake Star 5, që çoi në arrestimin e 4 personave dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi turk që drejtonte skemën e stampimit të logove false të markave luksoze në veshje të kontrabanduara nga jashtë. Për dy fabrikat që u zbuluan përgjatë rrugës së Arbrit, policia […]

The post Stamponin veshje me logo false, një prej të arrestuarve është ish-kandidati për deputet i Bashës appeared first on BoldNews.al.

A do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve?/ Berisha flet për Bashën: Në 2013 i hapa rrugën një të riu, por…

By: gjergji
27 May 2025 at 13:19

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën që zhvilloi ditën e sotme nga selia blu foli për dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve në 2013 dhe zgjedhjen e  Lulzim Bashës, si kryetar partie. Berisha deklaroi se Basha ishte një i riu që u zgjodh nga partia në drejtim të PD-së, duke shtuar se e mbështeti, por […]

The post A do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve?/ Berisha flet për Bashën: Në 2013 i hapa rrugën një të riu, por… appeared first on BoldNews.al.

Pas zgjedhjeve në Shqipëri: Partia Demokratike ka nevojë për “njerëz të rinj”

27 May 2025 at 12:22

Fitorja e socialistëve në zgjedhjet e majit në Shqipëri nuk ishte aspak surprizë; megjithatë, pak veta mund ta imagjinonin se demokratët do të humbisnin kaq keq. Partia Demokratike fitoi 50 nga 140 vendet e parlamentit, shumë larg socialistëve të kryeministrit Edi Rama, të cilit me 83 vende, i duhet vetëm një shumicë e madhe për […]

The post Pas zgjedhjeve në Shqipëri: Partia Demokratike ka nevojë për “njerëz të rinj” appeared first on Reporter.al.

Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare

19 May 2025 at 07:19

Mandatet e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë certifikuar ende. Megjithatë, sipas rezultateve të deritanishme, në parlamentin e ardhshëm pritet të hyjnë deputetë nga tre parti të reja – Partia “Mundësia”, Lëvizja Bashkë dhe koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet. Së bashku, këto tre grupime politike morën mbi 112 mijë vota brenda vendit, […]

The post Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare appeared first on Reporter.al.

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

By: Ardit
16 May 2025 at 11:57

Nga Boldnews.al U përfshinë në garë elektorale në mënyrë inatçore. Donin t’i tregonin Sali Berishës se kanë peshë të rëndësishme politike dhe, pa ata, opozita nuk mund të vijë asnjëherë në pushtet. Por, “Euroatlantikët” e Lulzim Bashës dhe Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” i Enkelejd Alibeaj arriti rezultate tronditëse në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, […]

The post Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku appeared first on BoldNews.al.

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

By: user 4
14 May 2025 at 13:05

Nga Dorian Kodra

Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit 2025 ishte e pritshme. Por një garë tjetër po aq e rëndësishme për Berishën ishte me rezultatin që kishte arritur Lulzim Basha katër vite më parë. Nëse opozita do të kishte ruajtur të njëjtin nivel votash, pavarësisht se nuk fitonte, lidershipi i Berishës do të kishte dalë më i legjitimuar nga këto zgjedhje. Por çfarë tregojnë shifrat?

Në zgjedhjet e këtij viti, koalicioni i udhëhequr nga Berisha, “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, mori 481.548 vota, ose 34.26% të votave në rang kombëtar. Kjo përkthehet në rreth 50 mandate deputetësh.

Në krahasim, në vitin 2021, Lulzim Basha dhe koalicioni i udhëhequr prej tij “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim” morën 622.187 vota, ose 39.43% të votave në rang kombëtar duke siguruar 59 mandate në Kuvend.

Diferenca është domethënëse: 140 mijë vota më pak për Berishën se për Bashën dhe kjo është një humbje e thellë në shifra absolute.

Po ta përkthesh me gjuhën e sistemit zgjedhor shqiptar, ku mesatarisht duhen rreth 10.400 vota për një mandat, atëherë del qartë se sistemi ka dëmtuar Bashën në 2021, ndërsa ka favorizuar Berishën në 2025, i cili ka marrë më pak vota por ka ruajtur një numër relativisht të ngjashëm mandatesh.

Por përtej sistemit, fakti që opozita humbi 140 mijë vota në vetëm 4 vite është një alarm i madh. Këto vota duhen analizuar: Ku kanë shkuar? Pse janë larguar?

Tirana: Votat e humbura kaluan tek partitë e reja

Një nga humbjet më të mëdha të opozitës është regjistruar në Tiranë. Në vitin 2021, demokratët morën në kryeqytet 182.335 vota, ndërsa në 2025 vetëm 150.784 vota. Pra, 32 mijë votues më pak, çka përkthehet në 3 mandate më pak që vijnë si refuzim i opozitarëve për rikthimin e Sali Berishës.

Një pjesë e frymës opozitare të Tiranës duket se ka kaluar tek partitë e reja: Agron Shehaj ka siguruar 2 mandate, Adriatik Lapaj 1 mandat, dhe Arlind Qori gjithashtu 1 mandat. Ky është një sinjal i qartë se një pjesë e elektoratit opozitar në kryeqytet kërkon fytyra dhe filozofi të reja si alternativë ndaj Edi Ramës.

Elbasani dhe Fieri: Disfata për opozitën

Situata është edhe më dramatike në Elbasan dhe Fier nëse krahasohet me 4 vite më parë.

Elbasan, koalicioni i drejtuar nga Tomor Alizoti mori 20 mijë vota më pak sesa opozita e drejtuar nga Lulzim Basha në vitin 2021, kur kandidonte Gazment Bardhi. Atëherë, gara në Elbasan ishte e ashpër dhe e dhunshme. Bardhi mori me vete grupe të armatosura për të mbrojtur votën përballë Taulant Ballës dhe lidhjeve të tij me bandat okale. Nga konflikti ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, u kuptua se në anën e bandave ishin rreshtuar edhe prokuroria dhe policia lokale. Sigurisht që asgjë nuk ka ndryshuar katër vite më pas.

Fier, ku përsëri kandidonte Gazment Bardhi, koalicioni i Berishës humbi 24 mijë vota në krahasim me rezultatin e demokratëve në vitin 2021. Edhe këtu, vihet re se partitë e reja kanë thithur një pjesë të elektoratit opozitar. Me një koordinim tjetër, Shehaj+Lapaj mund të kishin fituar të paktën një mandat më shumë për opozitën.

Lulzim Basha: Nga lider i dënuar me humbje

Screenshot

Është paradoksale se si demokratët që e mbështetën aq fort katër vite më parë Lulzim Bashën, e kanë refuzuar po aq vendosmërisht në këto zgjedhje, kur ai u rishpik si fans i Unikatilit. Në Tiranë, Basha ka marrë vetëm 8578 vota të brendshme, duke dështuar si mos më keq. Kjo ishte e pritshme pas një përjashtimi brutal që i bënë thuajse të gjithë faktorët opozitarët në vend.

Kjo tregon se arsyeja se përse opozita pati një rezultat shumë më të lartë në shifra katër vite më parë, nuk ishin personaliteti, oratoria, aftësitë udhëheqëse apo menaxhuese të Lulzim Bashës.

E vërteta është se para katër vitesh Lulzim Basha punoi në një klimë më të favorshme elektorale, kur opozita kishte më shumë shanse dhe më shumë shpresë për fitore. Edhe pse Lulzim Basha u përndoq penalisht për financimin në Shtetet e Bashkuara dhe pati probleme me prokurorinë për dekonspirimin e kapjes së miliona eurove në Toyota Yaris në Durrës, duhet thënë se Edi Rama ende nuk e kishte dhënë OK për fillimin e arrestimeve në radhët e opozitës. Partia Socialiste kishte një bazë patronazhimi që ende nuk ishte perfeksionuar në nivel kapilar si sot dhe ende nuk kishte lëshuar prokurorë dhe gjykatës ndaj krerëve të opozitës, për pasojë në përkrahje të Bashës ishte opozitë më e konsoliduar, që me gjithë problemet që kishte, nuk ishte e përfshirë nga krizat e pesimizmit disfatist ku ndodhet sot./Lapsi.al

The post 140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021 appeared first on Lapsi.al.

Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik, garanci për luftë kundër korrupsionit

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha vijuan sot takimet me qytetarë dhe biznese në ditën e fundit të fushatës.

Ai u ndal sot në njësinë 1 në Tiranë, ku tha se qytetarët janë të mbushur me shpresë dhe kjo ndihet në çdo takim.

Basha tha se vota për numrin 4 është garanci për luftën kundër korrupsionit, që paratë të shkojnë tek qytetarët.

“Dy ditë para zgjedhjeve qytetarët janë të mbushur me shpresë. Ajo që mungonte sot e ndjejmë në çdo takim, sepse vota për numrin 4 Koalicionin Euroatlantik është garanci për luftë kundër korrupsionit, garanci që paratë mos të përfundojnë më në xhepat e shokëve tek 7×7=313, por të kthehen tek ekonomia shqiptare, tek xhepat e shqiptarëve. Ndaj mos harroni, dilni dhe votoni numrin 4, Koalicionin Euroatlantik”, tha ai.

Basha gjithashtu foli për pikat e programit të Koalicionit Euroatlantik, që do u vijë  në ndihmë sipërmarrësve, familjeve shqiptare dhe të rinjve. /j.p/

The post Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik, garanci për luftë kundër korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik, votë kundër korrupsionit

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u ndal sot në njësinë 11 në Tiranë ku zhvilloi takime me qytetarë dhe biznese. Basha tha se qytetarët janë të lodhur nga tranzicioni i pafund dhe korrupsioni, por tashmë po rikthejnë shpresën dhe besimin përmes alternativës së Koalicionit Euroatlantik.

Sipas Bashës, vota për numrin 4 është votë për ndëshkimin e të korruptuarve dhe për kthimin e parave në xhepat e qytetarëve. Basha u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të votojnë masivisht për Koalicionin Euroatlantik.

“Edhe ditën e sotme me të gjithë qytetarët që jam takuar, agonia e 4 viteve prapë me Edi Ramën, apo refuzimi i riciklimit të rrangallave të tranzicionit dhe korrupsionit, i kanë lënë vend shpresës dhe besimit, se vota për numrin 4 dhe Koalicionin Euroatlantik, është votë për familjet shqiptare, për fëmijët shqiptarë, për prindërit shqiptarë, është votë për veten e tyre. Vota për numrin 4, është votë kundër korrupsionit, është votë për fundin e pandëshkueshmërisë, është votë për paratë në xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe jo në xhepat e të korruptuarve. Ndaj, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të dielën masivisht në kutitë e votimit për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik” – tha ai.

Basha më tej foli edhe për programin i cili sipas tij jo vetëm do t’u vijë në ndihmë familjeve shqiptare, të rinjve dhe pensionistëve, por lehtëson bizneset dhe sipërmarrjet. /j.p/

The post Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik, votë kundër korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Basha: Vetëm vota për numrin 4 godet korrupsionin

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha ka vijuar ditën e sotme takime me qytetarët dhe me bizneset në njësitë 10, 5 dhe 2.

Sipas Bashës, vetëm vota për numrin 4 godet korrupsionin dhe paratë e të korruptuarve i kthen tek ekonomia shqiptare.

“Ditën e sotme takime me qytetarë, me familjarë, me të rinj, me të moshuar. Ka një vetëdijësim se problemet e mëdha me të cilat përballen shqiptarët, familjarët e tyre, nga pensionet e ulëta tek gjendja ekonomike, tek çmimet e larta, tek pamundësia për rininë, e kanë një përgjigje në datë 11 maj: ndëshkimin e korrupsionit dhe votën për veten e tyre, familjen e tyre, alternativën më të mirë e cila padiskutim është programi dhe kandidatët e Koalicionit Euroatlantik, numrit 4″, tha Basha.

“Ndaj, thirrja jonë vazhdon të jetë për këta qytetarë, ditën e diel masivisht dilni votoni për veten tuaj, për familjet tuaja, për ndryshimin. Vetëm vota për numrin 4 godet korrupsionin dhe paratë e të korruptuarve i kthen tek ekonomia shqiptare, te xhepat e shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë, “ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje”.

/a.f/r.e/

The post Basha: Vetëm vota për numrin 4 godet korrupsionin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Basha takime në njësinë 9: Koalicioni Euroatlantik, alternativa reale kundër pandëshkueshmërisë

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vijuar takimet derë më derë me qytetarët e Tiranës për t’u shpjeguar atyre në detaje programin e grupimit të tij politik dhe duke u bërë ftesë që në zgjedhjet e së dielës të votojnë numrin 4, Koalicionin Euroatlantik.

Ndalesa e tij e radhës ka qenë në Njësinë 9 në Tiranë, ku ai shprehu rëndësinë që njerëzit të dalin më 11 maj për të votuar, pasi në të kundërt i zgjatet jeta pushtetit të korruptuar.

“T’i nxjerrësh njerëzit të votojnë është gjëja më e rëndësishme. Po qëndruat në shtëpi, ia keni zgjatur jetën këtij”, u shpreh Basha.

Njëkohësisht, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik u shpreh i sigurt se më 11 maj një pjesë të ndryshimit do ta bëjë vota, ndërsa një pjesë tjetër do ta bëjë drejtësia pas zgjedhjeve.

Basha tha se Koalicioni Euroatlantik ka edhe një program të qartë për rininë dhe teknologjinë e informacionit me ngritjen e katër kampuseve me theks teknologjinë dhe inteligjencën artificiale.

“Jemi e vetmja forcë politike që kemi programuar shpenzimin më të madh publik në vendin tonë, kemi ngritjen e katër kampuseve me theks Teknologjinë e Informacionit. Pra, vota për ne është votë për të shpenzuar për shqiptarët 1 miliard euro në katër vitet e ardhshme për katër kampuse. Ideja që gjenerata e të rinjve të trajnohet nga më të mirët e Europës, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe”, u shpreh Basha.

Programi dhe ekipi i drejtuar nga Basha është pritur mirë nga qytetarët sa herë që dëgjojnë të flitet për të.

Këto takime të Bashës vijnë në një kohë kur dhe pak ditë kanë ngelur nga zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që Koalicioni Euroatlantik pritet ta mbyllë zyrtarisht fushatën ditën e enjte. /j.p/

The post Basha takime në njësinë 9: Koalicioni Euroatlantik, alternativa reale kundër pandëshkueshmërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Votoni për fëmijët tuaj, për drejtësinë”/ Kreu i KE, Basha: Nr.4 e vetmja shpresë dhe mundësi reale për ndryshim…

4 May 2025 at 13:48

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u shpreh nga Elbasani në fushatën e tij elektorale se zgjedhjet e 11 majit janë një çelës në duart e qytetarëve, dhe se u takon atyre të vendosin: do të hapin derën e burgut për të korruptuarit e Edi Ramës dhe për të nxjerrë Ilir Metën, apo do të votojnë për të ardhmen e familjeve të tyre.

“Duke votuar numrin 4, si e vetmja shpresë dhe mundësi reale për ndryshim”, u bëri thirrje Basha qytetarëve të Elbasanit.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Ajo që keni në dorë nuk është një copë letër. Ju që për tre herë keni votuar për Edi Ramën dhe keni marrë atë që nuk iu hyn në punë për asgjë, është një çelës. Tre herë me atë çelës çfarë keni bërë? Keni hapur derën për afera korruptive, keni hapur derën për vjedhje masive, keni hapur derën që fëmijët tuaj të largohen nga Shqipëria, jo për qejf, por sepse nuk kanë mundësi këtu.

Më 11 maj, do ta keni sërish çelësin në dorë. Një herë në katër vite keni mundësinë të zgjidhni:
Do të hapni derën e qelisë për shokët e Ramës, për ata të 7×7=313?
Do ta hapni për Ilir Metën, që ‘lufton’ korrupsionin siç vetëm ai di?
Apo do të votoni për veten tuaj, për fëmijët tuaj, për të ardhmen tuaj?

The post “Votoni për fëmijët tuaj, për drejtësinë”/ Kreu i KE, Basha: Nr.4 e vetmja shpresë dhe mundësi reale për ndryshim… appeared first on Sot News | Lajme.

Basha mesazh demokratëve: Vota juaj s’duhet të përdoret për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu

3 May 2025 at 22:17

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka publikuar një video-mesazh drejtuar demokratëve të zhgënjyer, ku shprehet se idealet e Partisë Demokratike po përdoren për interesa personale dhe për të shpëtuar nga drejtësia figura të inkriminuara si Ilir Meta.

“Partia Demokratike ishte shpresë për të gjithë ne. Por sot, ajo shpresë është zbehur. Me votën tuaj duan të nxjerrin Ilir Metën nga burgu. Kjo nuk është ajo për të cilën luftuam. Dhe nuk është ajo në të cilën beson shumica dërrmuese e demokratëve”, shprehet Basha.

Ai thekson se zgjedhja në 11 maj është e qartë, ose me Shqipërinë pa korrupsion ose me ata që përdorin votën tuaj për të shpëtuar Ilir Metën nga drejtësia. Basha u bën thirje të bashkohen me Koalicionin Euroatlantik, pasi këtu ndodhen demokratët e vërtetë që kanë qëndruar gjithmonë në krah të qytetarëve.

“Më 11 maj, zgjedhja është e qartë: ose me Shqipërinë pa korrupsion, ose me ata që përdorin votën tuaj për të shpëtuar Ilir Metën nga drejtësia,” thotë Basha.

 

The post Basha mesazh demokratëve: Vota juaj s’duhet të përdoret për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu appeared first on Sot News | Lajme.

Basha: Vota më 11 maj është vendim për 1460 ditë – Zgjidh numrin 4, jo për t’i nxjerrë nga burgu të korruptuarit

3 May 2025 at 22:04

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania me gazetaren Jonida Shehu, u bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë përpara se të votojnë më 11 maj, duke theksuar se çdo votë ka pasoja për katër vitet e ardhshme.

“Votimi nuk është një akt momental, por një vendim që ndikon në 1460 ditë të jetës sonë. Katër vite më parë u mor një vendim dhe pasojat e tij i kemi ndjerë të gjithë: varfëri, korrupsion dhe një qeveri që punon vetëm për shokët e vet”, deklaroi Basha.

Ai akuzoi qeverinë aktuale për mbrojtjen e personave të inkriminuar dhe paralajmëroi se vota për numrin 5 do të thotë “nxjerrje nga burgu e shokëve të Edi Ramës të dënuar për korrupsion”, ndërsa vota për numrin 1 do të thotë “nxjerrja e Ilir Metës nga burgu”. “Propozimi për të luftuar korrupsionin me Rroshin dhe Metën është një tallje e hidhur me demokratët”, shtoi ai.

Sipas Bashës, vota e vetme që garanton një luftë të vërtetë kundër korrupsionit, mbështetje për SPAK-un dhe kthimin e parave publike te qytetarët, është vota për numrin 4 – Koalicioni Euroatlantik.

Pjesë nga fjala e Bashës;

Në datën 11 maj, është mundësi, është vendim që e merrni një herë në katër vjet. Para katër vitesh, e keni marrë këtë vendim, dhe 1460 ditë, katër vjet, jetoni me pasojat e atij vendimi. Keni parë vendin të varfërohet, keni parë korrupsionin të rritet, keni luftuar për të mbijetuar për të mbyllur muajin ndërkohë që qeveria merrej vetëm me mbrojtjen e shokëve të vet dhe mbushjen e xhepave në kurrizin tuaj. E gjitha kjo, për një vendim të gabuar, qoftë ky për një votë të gabuar apo mosmarrjen e këtij vendimi, mos shkuarje në votime.
Më 11 maj, të gjithë neve kemi një votë. Një votë ka gjithësecili prej jush. Merrni vendimin e duhur për veten tuaj dhe familjet tuaja. Padiskutim vota për numrin pesë, është votë për të nxjerrë nga burgu shokët e Edi Ramës, tek 7×7=313, që janë atje për korrupsion se ju kanë vjedhur. E them, me dhimbje por voto për numrin një, kësaj rradhe shkon me nxjerr Ilir Metën nga Burgu. Propozimi që të luftosh krimin dhe korrupsionin me Elvis Rroshin dhe Ilir Metën, është tallje me demokratët. Shumë prej jush kanë reflektuar. E vetmja votë për luftë deri në fund korrupsionit, për mbështetje SPAK-ut, dhe paratë në xhepat tuaja jo në xhepat e të korruptuarve, është vota për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik. Kjo është ftesa që ju bëj, për të djelën një javë, më 11 Maj, merrni pak kohë, dilni votoni numrin 4, Koalicionin Euroatlantik.

The post Basha: Vota më 11 maj është vendim për 1460 ditë – Zgjidh numrin 4, jo për t’i nxjerrë nga burgu të korruptuarit appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌