Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu duan pension! Deri tani kanë përfituar 150 mln lekë

22 June 2025 at 20:00

Një faturë prej gati 150 milionë lekësh llogaritet se është paguar ndaj të gjithë gjyqtarëve që u shkarkuan nga shkalla e parë e vettingut dhe që, sipas ligjit, ata duhet të merrnin 75% të pagës, sepse konsideroheshin të pezulluar nga detyra derisa të shprehej KPA. Por kjo nuk është fatura e vetme që po paguhet […]

The post Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu duan pension! Deri tani kanë përfituar 150 mln lekë appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Petrit Hysa

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) la sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Petrit Hysa.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 664, datë 24.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Petrit Hysa. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Tiranës, Petrit Hysa u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 24 maj 2023, pasi u arrit në përfundimin se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë.

/r.e/a.f/

The post KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Petrit Hysa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

3 June 2025 at 18:12

Sipas drejtuesit të SPAK, prokurorja e Shkodrës, Marsida Frashëri nuk arriti që të provojë të kundërtën e barrës së provës në lidhje me ato që u konsideruan si probleme profesionale dhe kërkoi largimin e saj nga funksioni, ndërkohë që subjekti e cilësoi antikushtetues ankimin. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më […]

The post “Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA appeared first on BoldNews.al.

Efekti financiar i gjyqtarëve të shkarkuar nga rivlerësimi arrin 9.6 milionë euro

30 April 2025 at 08:04

Gjyqtarët e shkarkuar gjatë rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe që mbeten të pezulluar po i kushtojnë shtrenjtë “xhepit” të shtetit. Në raportin përmbledhës të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2024 thuhet se efekti financiar nga nisja e procesit të rivlerësimit e deri më 31 dhjetor 2024 llogaritet qindra milionë lekë. […]

The post Efekti financiar i gjyqtarëve të shkarkuar nga rivlerësimi arrin 9.6 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

ANALIZA/ Ish-eksperti i Euralius: Pse në Shqipëri po dështon reforma në drejtësi

By: user 6
28 March 2025 at 22:10

Ish-eksperti i Euralius në Shqipëri, Joaquín Urías ka bërë një analizë të gjatë të asaj që ka ndodhur me sistemin gjyqësor pas reformës në drejtësi. Në një artikull të botuar në blogun juridik “Verfassungsblog” dhe LAPSI.al e sjell më poshtë të plotë, profesori spanjoll shkruan se si reforma në drejtësi po dështon të japë drejtësi për qytetarët e thjeshtë.

Urías nënvizon se reformat kushtetuese ishin të nevojshme për Shqipërinë, por procesi i Vettingut e ka lënë sistemin gjyqësorin me një boshllëk të madh në numrin e gjyqtarëve, duke kërcënuar aftësinë e këtij sistemi për të kryer funksionet thelbësore. Sipas tij, mosbesimi i publikut është zhvendosur nga shqetësimi për korrupsion në gjyqësor te shqetësimi i mungesës së efiçencës.

Ai shkruan se në fillim të procesit të vetingut kohëzgjatja mesatare e zgjidhjes së çështjeve gjyqësore civile ishte 250 ditë, por në përfundim të fazës së parë të procesit të vetingut ky afat është rritur në 1250 ditë.

Një tjetër shqetësim lidhet veçanërisht me Këshillat e Lartë (KLGJ, KLP), të cilët sipas tij hezitojnë të ushtrojnë siç duhet kompetencat e tyre të inspektimit dhe sanksionimit.
Kritika të forta bëhen për rishpërndarjen e gjykatave që privojnë qytetarët e zonave të thella nga sistemi i drejtësisë. Të gabuar ai e sheh edhe vendimin për trajnuar pak gjyqtarë kur vendi ka nevojë për shumë më shumë.

ANALIZA E PLOTË

Nga prapambetja në dështim

Gjyqësori i Shqipërisë në buzë të greminës

Komisioni i Vettingut në Shqipërisë përfundoi së fundmi mandatin e tij, duke shënuar një moment kyç në përpjekjen për reformën në drejtësi në vend. Që nga viti 2016, Shqipëria ka miratuar ndryshime të rëndësishme kushtetuese që synojnë reforma gjithëpërfshirëse. Këto përfshinin ndryshime thelbësore në sistemin e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, transferimin e kompetencave nga dega ekzekutive te këshilli i ri gjyqësor, me fokus kryesor te lufta kundër korrupsionit. Rezultatet e këtyre reformave janë tashmë të dukshme, me përmirësime të prekshme në përpjekjet e gjyqësorit kundër korrupsionit. Megjithatë, vetë procesi dhe disa vendime të përkohshme kanë pasur një efekt të dëmshëm në efikasitetin e sistemit gjyqësor, që tani po kërcënon të dëmtojë rezultatin e reformave nëse nuk merren masa urgjente.

Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) është një histori suksesi, që i dëshmon Europës dhe popullit shqiptar se mosndëshkimi po i afrohet fundit. Aktakuzat e profilit të lartë, si ato ndaj ish-presidentit të vendit dhe kryebashkiakut aktual të Tiranës, tregojnë se askush nuk është jashtë mbikëqyrjes dhe juridiksionit të tyre. Edhe pas disa hezitimeve, qeveria e Edi Ramës më në fund e ka pranuar këtë zbatim rigoroz të shtetit të së drejtës si një hap pozitiv drejt afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Procesi i Vettingut: Një përrallë fitoreje me një paralajmërim

Për të luftuar korrupsionin në gjyqësor, vendi zbatoi një proces rivlerësimi të rreptë të njohur si vetting për të verifikuar, ndër të tjera, pasuritë e gjyqtarëve. Kushtetuta e re shqiptare ngriti një organ të ri inspektimi për të hetuar sjelljen e pahijshme të gjyqtarëve dhe vendosi një sistem kalimtar verifikimi për të kontrolluar integritetin e gjyqësorit.

Gjithashtu, u krijua një strukturë specifike për ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit. Pavarësisht disa vendimeve të diskutueshme, procesi ka qenë kryesisht transparent dhe efektiv. Rezultati i procesit të vetingut në Shqipëri mbështet dy përfundime kryesore: perceptimi publik për korrupsionin në gjyqësor nuk ishte i pabazuar dhe procesi uli ndjeshëm numrin e gjyqtarëve. Tani duhen përpjekje të konsiderueshme për të adresuar boshllëkun që rezulton. Numri i dosjeve të prapambetura është bërë gjithnjë e më i pamenaxhueshëm, me procedurat gjyqësore që zgjasin më shumë se kurrë, duke rrezikuar kështu besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

LEXO EDHE: 37% besojnë se SPAK është i pavarur/ A po lëkundet besimi te drejtësia e re?

Faza e parë e rivlerësimit (faza e apelimit pritet të zgjasë deri në fund të vitit 2026 dhe disa çështje do të shqyrtohen) përfundoi me rreth 60% të gjyqtarëve shqiptarë që dështuan në procesin e verifikimit të pasurisë. Kjo çoi në shkarkimin ose dorëheqjen paraprake të 207 gjyqtarëve nga 400 gjyqtarë të verifikuar, ndërsa vetëm 165 u konfirmuan në detyrë në të gjithë vendin. Dështimi i procesit të verifikimit të pasurisë nuk nënkupton domosdoshmërisht korrupsion, por numri i lartë i shkarkimeve nënvizon perceptimin e publikut për korrupsionin në gjyqësor. Prandaj, mekanizmi ka rezultuar efektiv në luftën kundër korrupsionit.

Gjyqësori pa korrupsion që rezulton tani duhet të trajtojë sfidat e lidhura me efikasitetin, thelbësore për garantimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë ligjore. Procesi i vetingut e ka lënë gjyqësorin me një boshllëk të madh në numrin e gjyqtarëve, duke bllokuar mundësinë e tij për të kryer funksione thelbësore.

Situata po ngre shqetësime. Në fillim të procesit të verifikimit, kohëzgjatja mesatare e zgjidhjes së çështjeve gjyqësore civile ishte 250 ditë; në përfundim të fazës së parë të procesit të vetingut, ai ishte rritur në 1250 ditë.

Me një popullsi prej 2.5 milionë banorësh, Shqipëria ka aktualisht rreth 120 000 çështje të pazgjidhura në gjykatat e zakonshme. Disa gjykata administrative, sipas të dhënave zyrtare të Këshillit të Drejtësisë, përballen me vonesa ekstreme, ku koha mesatare e zgjidhjes së çështjeve është 14 vjet e gjysmë. Numri i rekurseve të prapambetur prej 30 mijë çështjesh në Gjykatën e Lartë do të thotë se ankesat mund të kërkojnë më shumë se 12 vjet për t’u zgjidhur, duke mohuar në mënyrë efektive drejtësinë.

Kërcënimi në rritje i joefikasitetit gjyqësor

Mosbesimi i publikut te gjyqësori është zhvendosur nga shqetësimet për korrupsion në shqetësimet e joefikasitetit. Rastet e thjeshta, të tilla si certifikatat e trashëgimisë ose divorcet, gjobat ose mosmarrëveshjet për kontratat e qirasë, shpesh vonohen për shumë vite, duke i shtyrë shumë shqiptarë të kërkojnë metoda alternative për zgjidhjen e konflikteve. E drejta e prezumimit të pafajësisë dhe iniciativat për luftimin e kriminalitetit janë në rrezik në çështjet penale.

Për të adresuar këto çështje, Shqipëria ka miratuar një strategji që përfshin reforma ligjore për të rritur ndërmjetësimin, për të përmirësuar menaxhimin e çështjeve dhe për të krijuar task-forca të reja specifike brenda gjykatave. Megjithatë, këto masa janë të pamjaftueshme për të trajtuar mungesën urgjente të gjyqtarëve, që arrin në pak më shumë se një pikë në oqean. Mungesa e gjyqtarëve dhe harta e re gjyqësore e miratuar vitin e kaluar do të përjashtojë çdo zgjidhje në një periudhë afatmesme.

LEXO EDHE: Macja që ha minjtë e vet/ Rama fushatë me kokat e Veliajt, Beqajt, Dakos…

Situata aktuale është kryesisht për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe magjistratëve të shkaktuar nga procesi i vetingut. Shqipëria ka rreth 250 gjyqtarë efektivisht në detyrë nga mbi 400 para vettingut. Edhe atëherë, Shqipëria kishte një nga raportet më të ulëta të gjyqtarëve për popullsi midis vendeve të Këshillit të Evropës. Tani, ky raport ka rënë më tej, duke rrezikuar potencialisht efikasitetin e sistemit. Shqipëria ka nevojë për gati dy herë më shumë gjyqtarë për të arritur raportin mesatar të vendeve të Këshillit të Evropës. Vetëm për t’u kthyer në situatën e 7 viteve më parë, do të kërkoheshin më shumë se 150 gjyqtarë të rinj.

Autoritetet kanë zgjedhur që në vend të rritjes së numrit të gjyqtarëve të rinj, të rishpërndajnë ata ekzistues, duke çuar në mbylljen e shumë gjykatave rajonale. Organet drejtuese të gjyqësorit, me mbështetjen e këshilltarëve të jashtëm, kanë hartuar dhe miratuar një plan të ri të shpërndarjes së gjykatave për Shqipërinë. Ky plan përfshin mbylljen e gjykatave në qytete më të vogla dhe bashkimin e disa të tjerave. Arsyeja pas kësaj ishte shpërndarja e pabarabartë e çështjeve ndërmjet gjykatave, me zonat më pak të populluara që përjetonin ngarkesë shumë më të vogël se Tirana dhe Durrësi.

Megjithatë, pa rritur numrin e gjyqtarëve, rezultati ka qenë një zgjatje e kohës së përpunimit të çështjeve në të gjitha gjykatat shqiptare. Kjo shpërndarje e re ngre shqetësime serioze në lidhje me aksesin në drejtësi. Ky parim bazë – i përfshirë në nenin 47 të Kartës së BE-së – siguron që në rast të shkeljeve të të drejtave të garantuara me ligj, individët mund të shkojnë përpara një gjykate për të pretenduar se të drejtat e tyre nuk respektohen.

Kjo tani është veçanërisht e ndërlikuar për individët që jetojnë në zona të largëta, duke marrë parasysh gjeografinë e Shqipërisë, kufizimet e sistemit të saj të transportit publik dhe cilësinë e dobët të rrugëve. Për më tepër, ky ristrukturim u miratua pa ndarjen e nevojshme të fondeve apo infrastrukturës. Për shembull, konsolidimi i 4 gjykatave administrative të shkallës së parë në një gjykatë të vetme në Tiranë ndodhi pa u siguruar hapësira adekuate zyrash për gjyqtarët e emëruar. Sfidat logjistike dhe përpjekjet për riorganizim kanë përkeqësuar vonesat procedurale, duke rezultuar në një ulje të shkallës së vendimeve dhe një numër në rritje të çështjeve të prapambetura.

Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare tregojnë se magjistratët vendas e shohin pozitivisht shpërndarjen e re, duke vënë në dukje përparimin në karrierë dhe transferimet më afër shtëpisë. Pavarësisht vlerësimit optimist nga autoritetet gjyqësore shqiptare dhe miratimit të tij nga Komisioni i BE-së, sistemi i ri mund të pengojë aksesin në drejtësi për shqiptarët dhe të përkeqësojë besimin në sistemin gjyqësor.

LEXO EDHE: Rasti Veliaj në DerStandard. Rama po mundohet të vërë nën zgjedhë SPAK

Harta e re e gjyqësorit propozon një pamje përfundimtare të sistemit me 325 gjyqtarë, 80 më pak se përpara fillimit të procesit të vetingut. Sipas demografisë, për të qenë në mesataren e Këshillit të Evropës duhet të kenë minimumi 450 gjyqtarë. Pavarësisht nevojës së qartë për më shumë gjykata dhe magjistratë për të garantuar sundimin e ligjit, institucionet shqiptare tregojnë përkushtim të dobët për përmirësimin e situatës.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Shkolla e Magjistraturës vendosën së fundmi një kuotë prej vetëm 10 kandidatësh të rinj për vitin e ardhshëm akademik, e pamjaftueshme për të kompensuar ata që largohen për shkak të shkarkimeve apo pensionimit. Ai është shumë më i ulët se kapaciteti i këtij organi trajnues, pasi, për shembull, pas disa muajsh, 45 gjyqtarë do të hyjnë në sistem pas përfundimit të trajnimit të tyre fillestar në këtë shkollë.
Në vitin 2025, shkolla pranoi vetëm 10 kandidatë të rinj. Arsyet e ndryshme të brendshme mund të shpjegojnë refuzimin për të rritur numrin e pranimeve të reja. Në çdo rast, një ngurrim i tillë sinjalizon mungesë angazhimi për të ardhmen e vendit.

Një rrugë sfiduese përpara

Reformat kushtetuese ishin të nevojshme për ndryshimin dhe ripërcaktimin e sistemit. Atyre iu kërkua të rrisnin pavarësinë e institucioneve gjyqësore; megjithatë, mungesa e kontrolleve dhe balancave mund të tregojë se ata kanë rënë në korporatizëm dhe kanë lënë pas dore detyrat e tyre kushtetuese. Ky është veçanërisht një shqetësim për këshillat e lartë, të cilët kanë hezituar të ushtrojnë siç duhet kompetencat e tyre të inspektimit dhe sanksionimit.

Nga ana tjetër, roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë është një shembull i mirë i angazhimit të pavarur ndaj reformave. Gjithashtu, fokusi i shtuar në qeverisjen e institucioneve gjyqësore ka sjellë neglizhencë për gjykatat e rregullta. Burimet dhe infrastruktura në dispozicion të këtyre institucioneve janë në kontrast me kushtet e këqija të gjykatave. Gjatë 20 viteve të fundit, për shembull, Shqipëria nuk ka arritur të zbatojë një sistem të unifikuar të menaxhimit të çështjeve.

LEXO EDHE: Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Në dekadat e fundit, Bashkimi Evropian ka investuar miliona në sistemin e drejtësisë shqiptare. Megjithatë, pavarësisht kontributit të konsiderueshëm financiar nga taksapaguesit evropianë – kryesisht në formën e asistencës teknike të ofruar nga ekspertë të mirëpaguar – ndikimi në jetën e qytetarëve shqiptarë ka qenë minimal.

Mungesa e një vizioni të qartë për përdorimin e burimeve dhe paaftësia e BE për të vendosur prioritete të qarta dhe efektive kanë pakësuar përfitimet e mundshme të këtij investimi të rëndësishëm, i cili është vendimtar për sigurimin e së ardhmes së Shqipërisë. Aktualisht, pa një angazhim më të thellë për institucionet e nivelit të lartë gjyqësor, gjyqësori shqiptar mbetet nën standardet e cilësisë dhe efikasitetit që priten nga një anëtar i mundshëm i BE-së dhe që kërkohen nga shoqëria.

Teksa përpjekjet për të luftuar korrupsionin kanë qenë të lavdërueshme dhe meritojnë njohje, tani është e domosdoshme të fokusohemi në rindërtimin e një sistemi drejtësie të besueshëm dhe funksional. Kjo detyrë është sfiduese dhe të gjitha palët e interesuara duhet të rivlerësojnë rolet e tyre për të siguruar sundimin e ligjit në vend. Rreziku që Shqipëria të bëhet një shtet i dështuar nuk mund të thuhet ende në mënyrë përfundimtare. ©Përshtati në shqip LAPSI.al

The post ANALIZA/ Ish-eksperti i Euralius: Pse në Shqipëri po dështon reforma në drejtësi appeared first on Lapsi.al.

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit Nazmi Troka për probleme të pasurisë

11 March 2025 at 12:18

Gjyqtari i Apelit Vlorë, Nazmi Troka u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 4 nëntor 2021 pasi u konkludua se nuk arriti të provonte burimet e ligjshme të pasurisë që zotëron. Sipas KPK, gjyqtari Troka nuk arriti të provonte të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga bujqësia, për vlerën e të […]

The post KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit Nazmi Troka për probleme të pasurisë appeared first on Reporter.al.

“Alban Toro nuk justifikon pasurinë”/ CV-ja problematika e kandidatit për Gjykatë Kushtetuese

20 February 2025 at 14:37

Nga Boldnews.al “Avokati Alban Toro nuk justifikon pasurinë familjare me burime të ligjshme, për këtë arsye, bashkëshortja e tij, gjyqtarja e Apelit, Elona Toro, duhet shkarkuar nga detyra”. Me këtë sentencë, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, iu drejtua Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkallës së dytë të Vetingut, në 25 janar 2023. Gjyqtarja Toro u konfirmua […]

The post “Alban Toro nuk justifikon pasurinë”/ CV-ja problematika e kandidatit për Gjykatë Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së, shkarkohet nga detyra prokurori Ervin Karanxha

16 January 2025 at 15:49

TIRANË, 16 janar /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit Ervin Karanxha.

Vendimi u shpall nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare.

Ish-prokurori i Tiranës Ervin Karanxha u shkarkua nga detyra më 7 korrik të vitit 2021.

Shkarkimi i tij nga KPK erdhi pasi kishte deklarim të pasaktë të pasurisë dhe mungesë të burimeve financiare. /j.p/

The post KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së, shkarkohet nga detyra prokurori Ervin Karanxha appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prokurorja Eriselda Bala paraqet në KPA parashtrimet kundër shkarkimit

13 January 2025 at 16:23

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 13 janar me parashtrimet e prokurores së Tiranës, Eriselda Bala, lidhur me pretendimet e ngritura në ankimin e saj kundër vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për shkarkimin e saj nga detyra për probleme në kriterin e pasurisë. KPK e shkarkoi prokuroren […]

The post Prokurorja Eriselda Bala paraqet në KPA parashtrimet kundër shkarkimit appeared first on Reporter.al.

Viti i SKY ECC: Shqipëria zbuloi përmasat e krimit të organizuar në 2024     

27 December 2024 at 07:55

Më 19 maj 2020, një oficer policie ishte në një patrullim rutinë me makinën e policisë në qytetin e Elbasanit. Një shok i thotë atij përmes aplikacionit SKY ECC se e kishte parë kur kishte dalë në patrullim nga lagjja e tyre, pasi ishte kapur nga kamerat e kontrolluara nga “miqtë e tij”. Ky nuk […]

The post Viti i SKY ECC: Shqipëria zbuloi përmasat e krimit të organizuar në 2024      appeared first on Reporter.al.

Vetingu përmbysi raportet gjinore në sistemin e drejtësisë

23 December 2024 at 07:38

Kur procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve nisi në vitin 2018, magjistratët burra u futën në proces me një avantazh të dukshëm në numra. Mbi 55% e gjyqtarëve dhe mbi 72% e prokurorëve ishin meshkuj dhe sa më lart në hirearkinë e gjyqësorit, aq më e dukshme ishte diferenca. Në trupën totale të […]

The post Vetingu përmbysi raportet gjinore në sistemin e drejtësisë appeared first on Reporter.al.

Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku

20 December 2024 at 10:42

 Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të enjten me 19 dhjetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa që e kundërshtoi si të pabazuar vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të Bonjakut. […]

The post Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku appeared first on Reporter.al.

Mbyllen komisionet e vetingut në Shqipëri, SHBA-BE vlerësojnë “pastrimin e sistemit”, kalojnë stafetën te Dumani

17 December 2024 at 09:25

Veprimtaria 7-vjeçare e vetingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve u cilësua si një histori suksesi nga partnerët ndërkombëtarë.

Në aktivitetin përmbyllës të veprimtarisë së Komisioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, SHBA e BE mbështetën vendimet e dhëna të cilat larguan nga sistemi mbi 250 magjistratë.

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato i dha meritën procesit të vetingut, si një nga faktorët që ulën Shqipërinë në tryezën e bisedimeve për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Ajo që është bërë këtu në Shqipëri ka qenë e paprecedentë dhe besoj se ka qenë një proces i vërtetë e rezistencës dhe profesionalizimit që keni treguar gjatë këtyre 7 viteve. Nuk besoj se po e ekzagjeroj kur them se ju keni qenë ndër kontributorët kryesore për hapjen e grup kapitujve të parë të negocimit”, tha Silvio Gonzato.

Mbyllja e afatit 7 vjeçar të komisioneve të posaçme, kalon vijimin e procesit te KLGJ, KLP e SPAK, ku për këtë të fundit, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane pati më shumë minuta dhe vlerësime duke i kërkuar vijimin e të çështjeve korruptive me sensitivitet të lartë në Shqipëri.

“I është bërë shumë rezistencë reformës në drejtësi dhe kjo rezistencë vijon edhe sot e kësaj dite në disa vende. Komisionerët dhe gjykatësit kanë bërë sakrifica të mëdha, profesionale dhe personale, duke marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të pamasë. Populli shqiptar duhet të dijë se zyrtarët e korruptuar po mbahen përgjegjës dhe kjo do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve guximtarë si ju. Të gjithë duhet të jenë krenarë. SPAK duhet të vijojë të hetojë çështjet korruptive më sensitive, duke mbajtur përgjegjës ata që kanë abuzuar me pozitat e tyre, pavarësisht politikës dhe favoritizmave”, tha Nancy.

Simbol i reformës në drejtësi, të paktën vitet e fundit, është bërë SPAK. Altin Dumani garantoi partnerët se do të vijojë në të njëjtën rrugë.

“7 vite nuk janë pak, por Reforma në Drejtësi ishte transformuese për të përshkruar një prej proceseve më gjithëpërfshirës, për t’i sjellë qytetarëve shqiptarë një sistem drejtësie të drejtë e profesional. KPK dhe KPA kanë vendosur me shembullin e tyre një gurëthemel mbi të cilat institucionet e drejtësisë do të ngriheshin. Pandëshkueshmëria po tronditet sot. Rruga na përball çdo ditë me sfida të reja, që as nuk na kanë trembur, e as nuk na kanë stepur”, tha Dumani.

Gjatë këtyre 7 viteve, shkalla e parë e vetingut ka shkarkuar nga detyra 268 magjistratë dhe kanë konfirmuar 373 të tjerë.

The post Mbyllen komisionet e vetingut në Shqipëri, SHBA-BE vlerësojnë “pastrimin e sistemit”, kalojnë stafetën te Dumani appeared first on Telegrafi.

Rusi: Kemi kapacitetet për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar të magjistratëve

16 December 2024 at 20:12

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi në fjalën e tij në konferencën që shënoi përfundimin e mandatit kushtetues të KPK dhe institucionit të Komisionerëve Publikë (KP), u shpreh se KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative e ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për magjistratët.

Rusi theksoi se KLGJ në vlerësimin kalimtar, do të jetë i bazuar në disa parametra: shpejtësinë, profesionalizimin dhe transparencën.

“KLGJ i ka demonstruar kapacitetet e veta për 3 komponentë në të cilët procesi i vetting-ut është bazuar, që janë: vlerësimi etik dhe profesional, i figurës dhe pasurisë. KLGJ që kur është formatuar, është ideuar që nëse do të vijë një moment, kur mandati i disa organeve që kanë kryer vlerësimin kalimtar të magjistratëve do të përfundonte, do ta vijonte më tej KLGJ”, u shpreh Rusi.

“KLGJ i ka të gjitha kapacitetet administrative ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për të mirën e vendit dhe do të jetë i bazuar në disa parametra: shpejtësinë, profesionalizimin dhe transparencën. Suksese ata që kanë kontribuar në këtë proces, vlerësim për punë e tyre. Kjo është puna jonë dhe ne do ta bëjmë në të mirën e Shqipërisë”, tha ai.

/a.f/r.e/

The post Rusi: Kemi kapacitetet për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar të magjistratëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dumani “godet” vetingun: Shqetësim të konfirmuarit në detyrë, ka premisa që kryejnë korrupsion

25 November 2024 at 11:52

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbi luftën kundër korrupsionit, ka hedhur dyshime mbi magjistratët e konfirmuar në detyrë nga vetingu. Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi se shqetësimi më i madh për SPAK janë të konfirmuarit në detyrë dhe jo të shkarkuarit. Sipas […]

The post Dumani “godet” vetingun: Shqetësim të konfirmuarit në detyrë, ka premisa që kryejnë korrupsion appeared first on BoldNews.al.

Mbyllet vetingu/ Në shkallën e parë iu nënshtruan procesit 800 gjyqtarë e prokurorë

By: Re Nato
22 November 2024 at 12:18

Mbyllet vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në shkallën e parë të këtij procesi janë shkarkuar nga sistemi i drejtësise me shume se 300 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë për shkak të mospërmbushjes së kritereve të caktuara.

Që nga marsi 2018 kur nisi seanca e parë e deri më tani kanë kaluar në filtrin e vetingut mbi 800 prokurore e gjyqtare.

“Në 31 dhjetor do të mbarojë edhe mandati i anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në fazën e parë u zhvillua nga KPK verifkimi në 3 shtylla, kriteri i pasurisë, kriteri i figurës, apo i lidhjes me personazhe të krimit. Tashmë do të jetë në dorë të KLP për pjesën tjetër të procesit të vetingut”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al

130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga Vettingu i drejtohen Strasburgut

10 November 2024 at 18:29

6609 shtetas shqiptarë u ankuan dhe dërguan shkresa pranë Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, për të cilët i akuzuan si të korruptuar, të njëanshëm, por edhe treguan pasuritë e tyre të fshehura. Teksa llogaritet që Vettingu në KPK të përfundojë para afatit të fund dhjetorit , siç mëson TCH denoncimet e qytetarëve po orientohen drejt […]

The post 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga Vettingu i drejtohen Strasburgut appeared first on BoldNews.al.

130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga Vettingu i drejtohen Strasburgut

By: D Marku
10 November 2024 at 19:40

6609 shtetas shqiptarë u ankuan dhe dërguan shkresa pranë Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, për të cilët i akuzuan si të korruptuar, të njëanshëm, por edhe treguan pasuritë e tyre të fshehura.

Teksa llogaritet që Vettingu në KPK të përfundojë para afatit të fund dhjetorit , siç mëson TCH denoncimet e qytetarëve po orientohen drejt Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që do të vijojë të shqyrtojë ankimimet e të pakonfirmuarve në detyrë, ose kundërshtimet e vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM.

Shkalla e parë e Vettingut konfirmoi për TCH se nga nisja e seancës së parë në 2018 janë shpallur 802 vendime, ndërsa kanë mbetur pa u kontrolluar edhe tre njerëz të drejtësisë dhe konkretisht një gjyqtar dhe dy ndihmës ligjore.

370 u konfirmuan në detyrë dhe 267 rezultojnë të shkarkuar nga detyra. Por ndërsa mes të konfirmuarve pati dhe nga ata që u kërkua shkarkimi i tyre në apel, KPA që ka rolin e gjykatës kushtetuese në Shqipëri për Vettingun, ndërsa të shkarkuarit ju drejtuan të gjithë.

Në gjykatën e Strasburgut kanë dorëzuar ankim 130 gjyqtarë dhe prokurorë të pakonfirmuar në detyrë, për të cilët procesi i trefishtë ju gjeti probleme me pasuritë dhe pastërtinë e figurës

Dosjet e të shkarkuarve që pretendojnë proces të parregullt janë nën shqyrtim. Në pesë vite Strasburgu ka shpallur shtatë vendime, që në pjesën dërrmuese i japin të drejtë vettingut

Megjithatë mes shtatë vendimeve është shpallur vetëm një vendim për kthim në detyrë dhe ai është për prokuroren Antoneta Sevdari, e cila fitoi dhe për të cilën Strasburgu e quan “procession disprpocional” për këtë arsye shteti shqiptar u gjobit nga Strasburgu.

Me mbylljen e procesit të vettingut në KPK, mbaron edhe mandati i komisionerit publik që do të zëvendësohet në Apel nga SPAK i mbështetur nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Procesi i Vettingut përfundon në dhjetor dhe beteja tjetër do të zhvendoset në Strasburg./Tch

The post 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga Vettingu i drejtohen Strasburgut appeared first on Albeu.com.

Vetingu, 130 të rrëzuar në Strasburg/ Gjyqtarë dhe prokurorë të pakonfirmuar i janë drejtuar Gjykatës Europiane

By: Java News
10 November 2024 at 17:56

6609 shtetas shqiptarë u ankuan dhe dërguan shkresa pranë Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, për të cilët i akuzuan si të korruptuar, të njëanshëm por edhe treguan pasuritë e tyre të fshehura.

Teksa llogaritet që Vettingu në KPK të përfundojë para afatit të fund dhjetorit , siç mëson TCH denoncimet e qytetarëve po orientohen drejt Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që do të vijojë të shqyrtojë ankimimet e të pakonfirmuarve në detyrë, ose kundërshtimet e vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM.

Shkalla e parë e Vettingut konfirmoi për TCH se nga nisja e seancës së parë në 2018 janë shpallur 802 vendime , ndërsa kanë mbetur pa u kontrolluar edhe tre njerëz të drejtësisë dhe konkretisht një gjyqtar dhe dy ndihmës ligjore.

370 u konfirmuan në detyrë dhe 267 rezultojnë të shkarkuar nga detyra. Por ndërsa mes të konfirmuarve pata që u kërkua shkarkimi i tyre në apel, KPA që ka rolin e gjykatës kushtetuese në Shqipëri për Vettingun ju drejtuan të gjithë të shkarkuarit

Këtu në gjykatën e Strasburgut kanë dorëzuar ankim 130 gjyqtarë dhe prokurorë të pakonfirmuar në detyrë, për të cilët procesi i trefishtë ju gjeti probleme me pasuritë dhe pastërtinë e figurës

Dosjet e të shkarkuarve që pretendojnë proces të parregullt janë nën shqyrtim. Në pesë vite Strasburgu ka shpallur shtatë vendime, që në pjesën dërrmuese I japin të drejtë vettingut

Megjithatë mes shtatë vendimeve është shpallur vetëm një vendim për kthim në detyrë dhe ai është për prokuroren Antoneta Sevdari e cila fitoi dhe për të cilën Strasburgu e quan “procession disprpocional” për këtë arsye shteti shqiptar u gjobit nga Strasburgu.

Me mbylljen e procesit të vettingut në KPK, mbaron edhe mandati i komisionerit publik që do të zëvendësohet në Apel nga SPAK i mbështetur nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Procesi i Vettingut përfundon në dhjetor dhe beteja tjetër do të zhvendoset këtu në Strasburg.

❌
❌