Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës

11 July 2025 at 17:04

Prej dy ditësh, minatorët e Bulqizës kanë nisur një protestë, duke kërkuar rritje page dhe përmirësim të kushteve të punës. Ata shprehen se po kërkojnë zbatimin e një premtimi të dhënë nga kompania Albchrome që në muajin mars, për një rritje page prej 10%. Jetmir Ahmeti një nga minatorët protestues tha se janë ngritur në […]

The post Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës appeared first on Reporter.al.

BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur

By: user 6
10 July 2025 at 22:40

Pasi korri një fitore të thellë për mandatin e tij të katërt, kryeministri Edi Rama iu rikthye aksionit të tij të preferuar këtë fillim korriku: ai premton një aksion kombëtar për çlirimin e hapësirave publike.

Aksioni nisi nga Bashkia e Vlorës pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura më 3 korrik, ku Rama fajësoi zyrtarët lokalë për një sërë problemesh, përfshi zaptimin e hapësirave publike nga tendat, çadrat dhe karriget e bareve dhe restoranteve.

Më pas, fadromat e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, IKMT zbarkuan mes Alpeve shqiptare në Theth për të prishur disa kabina prej druri të vendosura pa leje, ndërsa Rama thirri në betejë një prokurore të Shkodrës, të cilën e fajësoi për mbylljen e hetimit ndaj abuzuesve.

Kjo nuk është hera e parë që Rama premton të vendosë sundimin e ligjit mbi territorin përmes aksioneve, që në të shkuarën kanë dhënë rezultate të debatueshme.

Në gusht të vitit 2013, kur sapo ishte zgjedhur kryeministër, Rama e cilësoi emergjencë kombëtare pastrimin e bregdetit nga ndërtimet abuzive. Një tjetër aksion i ngjashëm u përsërit pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2021 i titulluar “Bregdeti ynë”, ku Rama premtoi shembje të ndërtimeve pa leje dhe nxjerrjen para ligjit të përgjegjësve.

Në vjeshtën e vitit 2022, qeveria e Ramës nxorri një akt normativ për konfiskimin e shtesave pa leje në kullat e Tiranës. Por një vit e gjysmë më vonë, qeveria ua riktheu godinat mbrapsht shkelësve të ligjit me çmime 10 herë më të ulëta se vlera e tregut.

Qeverisja nëpërmjet ‘aksioneve’ mund të quhet një tipar dallues i qeverisë së Ramës, që sipas ekspertëve, ka treguar në të shkuarën mungesën e rezultateve dhe dështimin sistemik të institucioneve.

Për Zef Preçin, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike, aksioni i fundit konfirmon “dështimin spektakolar të sistemit” të ndërtuar nga Rama përgjatë 12 viteve qeverisje. Preçi kujton se qeveria paguan një armatë nëpunësish dhe zyrtarësh publikë, ndërkohë që trotuaret zaptohen nga bizneset – shpeshherë përmes pagesave ‘nën dorë”.

“Fundi i aksionit të radhës pak a shumë dihet, ashtu siç përfunduan si një flakë kashte aksioni kundër informalitetit, i lidhjeve të paligjshme të ujit, energjisë elektrike apo aksioni kundër lojërave të fatit, rioganizimi i inspektoriateve duke përfshirë ato të bregdetit, AKU-së etj,.” paralajmëron Preçi.

Edhe Doriana Musai, arkitekte dhe aktiviste, vlerëson se aksioni i ri i qeverisë është shfaqja e radhës që bën zhurmë, por nuk e adreson problemin.

“Problemi nuk zgjidhet me vendime sezonale qeverie, aq më pak me urdhra nga lart-poshtë të një njeriu të vetëm,” tha Musai për BIRN.

“Në vend të nxjerrë para përgjegjësisë autoritetet e kontrollit të territorit, kjo përgjegjësi tenton që të shpërndahet “tek të gjithë dhe tek askush,” shtoi Musai – ndërsa thekson se në fund i humburi do të jetë sërish publiku.

Zaptimi me ligj, një problem më i madh

Abuzimi i territorit përmes ndërtimeve pa leje ka qenë një problem sistemik i Shqipërisë së tranzicionit, e megjithatë, ekspertët thonë se pronat publike në Shqipëri po përballen me një kërcënim më të madh – atë të zaptimit me ligj.

Për të ilustruar këtë fakt, Preçi përmend ndërtimet në qytetet kryesore si dhe investimet strategjike në bregdet, të cilat bëhen me bekimin e qeverisë.

Ai thekson se aksionet me urdhër të Ramës pa marrë përgjegjësi institucionale për paligjshmëritë janë një sjellje populiste që fsheh problematikën e vërtetë të zaptimit me ligj të pronave publike nga qeveria.

“Në fakt, shqetësimi i vërtetë i qytetarëve lidhet me zënien në mënyrë të përhershme nga ndërtimet si ne qytetet kryesore, ashtu edhe bregdetin e Jugut, për të cilat z.Rama dhe establishmenti i tij nuk kanë përgjigje dhe duke zhurmuar në Thethin e largët zhvendosin vëmendjen nga agresioni i lobeve të biznesit, oligarkisë dhe krimit të organizuar në pjesët më të preferuara të territorit të vendit,” tha Preçi për BIRN.

Edhe Doriana Musaj e sheh aksionin e fundit të Ramës si një tentativë për të fshehur problemin e vërtetë me të cilin përballet prona publike dhe që është shkatërrimi me ligj i saj. Sipas saj, qeveria në vend që t’i mbrojë këto pasuri të përbashkëta i ka kthyer ato “në mall privat për interesa klienteliste dhe propagandë zhvillimi”.

“Qeveria vetë ka qenë promotorja kryesore e uzurpimit të tokave publike, duke dhënë leje për ndërtime masive në parqe, brigje detare, zona të mbrojtura e madje edhe në qendra historike”- thotë Musai për BIRN.

Në këtë kontekst, Musai thekson se problemi me karriget dhe çadrat e bareve është vetëm “maja e ajsbergut”. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

“Shenjë e keqe për demokracinë”: Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve

8 July 2025 at 06:51

Kuvendi i Shqipërisë mbylli të enjten punimet e legjislaturës së 10-të parlamentare duke votuar një dyzinë me ligje të propozuara nga qeveria, por duke lënë mënjanë raportimin e institucioneve të pavarura – kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj – një proces mbikëqyrës parlamentar që duhej të kryhej brenda muajit qershor, sipas detyrimit ligjor në […]

The post “Shenjë e keqe për demokracinë”: Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve appeared first on Reporter.al.

BIRN: Hetimi për 16 ton kanabis, si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”

By: user 6
7 July 2025 at 20:53

Kolegji dëgjoi palët në çështjen kundër prokurores, Flora Çela konfirmimi i së cilës në KPK kundërshtohet nga ONM dhe Komisioneri Publik, për dështim të përsëritur në hetimin e çështjeve – përfshirë hetimet pas kapjes së një sasie rekord prej 16 ton kanabis. Çela mohoi shkeljet, ndërsa drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, kërkoi shkarkimin e saj.

“Sa gram kanabis duhen për një cigare?”, pyeti Theo Jacobs prokuroren Flora Çela, pasi ishin lexuar parashtrimet e saj dhe të SPAK para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pasi u mendua pak, Çela u përgjigj: “Dy gram”.

Jacobs, që përfaqësonte ONM-në në seancën e të hënës, e korrigjoi: “0.3 gram. Me një gram bëhen 3 cigare. Me 16 ton, 50 milion cigare”, tha ai.

Pasi e pyeti prokuroren në mënyrë retorike për numrin e banorëve të Shqipërisë, Jacobs shtoi se sasia e kanabisit ishte e mjaftueshme që secili prej tyre, nga foshnja te më i moshuari, të pinte kanabis.

Ironia e Jacobs – se kjo sasi droge nuk mund të konsumohej në Shqipëri – vinte si përgjigje për argumentet e Çelës se nuk kishte dyshime apo prova për trafik ndërkombëtar në dosjen e kapjes së rreth 16 tonëve kanabis në vitin 2017 në Vlorë.

Kjo është një prej dosjeve që ajo ka hetuar dhe për të cilën ONM dhe SPAK kërkojnë shkarkimin e saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Në parashtrimet e lexuara nga Dumani arsyetohet se Çela duhej të kishte shpallur moskompetencë dhe të kishte referuar dosjen tek ish-Prokuroria për Krime të Rënda, pasi sasia e drogës së kapur, 16 tonë, ngrinte dyshime se bëhej fjalë për trafik ndërkombëtar dhe të organizuar.

Duke përmendur një sërë mosveprimesh të prokurores në këtë çështje, si dhe çështje të tjera, Dumani i kërkoi Kolegjit që ajo të shkarkohej për “cënim të besimit të publikut te drejtësia”.

Jacobs kërkoi të njëjtën gjë.

“Më pikon zemra gjak për këtë dosje”, theksoi ai, duke iu referuar faktit se hetimet kishin qenë të dobëta dhe se paaftësia ishte mënyra më e butë për të përshkruar rastin.

“Kjo çështje duhej të kishte qenë trofe i karrierës tënde”, i tha ai Çelës.

Prokurorja u mbrojt duke këmbëngulur se kishte kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore. Ajo këmbënguli se kishte zbatuar procedurën dhe se vendimmarrja ishte e bazuar në prova dhe “nuk ndodhet në asnjë prej kushteve që mund të përbëjnë cenim të besimit të publikut”.

Çela tha se një pjesë e lëndës narkotike të kapur ishte prishur, ndërsa theksoi se kishte marrë vetë pjesë në operacionin policor dhe u përfshi në një diskutim të gjatë me Dumanin mbi veprimet hetimore që mund të merreshin apo ishin marrë në rastin konkret.

Çela u pezullua fillimisht me një vendim të ndërmjetëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në tetor 2023 dhe u urdhërua të trajnohej për një vit pranë Shkollës së Magjistraturës. Një vit pas këtij trajnimi, KPK, më 23 shtator 2024, arsyetoi se Çela duhej të konfirmohej në detyrë.

Por pas shpalljes së vendimit nga Komisioni, ONM rekomandoi ankimin e tij, duke këmbëngulur se shkeljet në dosjet e hetuara nga Çela ishin të tilla që nuk mund të korrigjoheshin me ritrajnim.

ONM vuri në dukje se vetëm në çështjen e kanabisit të kapur në vitin 2017 kishte 15 shkelje të rënda. Komisioneri Publik e ankimoi vendimin dhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, që përmbush tani detyrat e Komisionerit, tha në seancë se i qëndronte ankimit dhe kërkesës për shkarkimin e Çelës.

Parashtrimet e Altin Dumanit

Dumani, që lexoi i pari para trupës së KPA-së me kryesuese Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo dhe Mirela Tasi, këmbënguli në seancë se gabimet e gjetura në hetimet e Çelës ishin të tilla që kërkonin shkarkimin.

“Trajtimi i rastit nga subjekti i rivlerësimit, më së paku, nxjerr në pah mangësi dhe hetim të dobët të kryer nga subjekti i rivlerësimit, çka ka bërë të pamundur zbardhjen e plotë të mekanizmit të ngjarjes dhe rolit e përgjegjësisë së secilit pjesëmarrës në të – situatë faktike e cila vë në dyshim serioz thelbin e vendimmarrjes së prokurores për akuzat e personave të përfshirë në procedimin penal”, tha Dumani ndër të tjera në parashtrime.

Duke iu referuar rastit të drogës së kapur, Dumani këmbënguli se vendimmarrja e Çelës, qoftë gjatë hetimit, qoftë në kërkesat për masa sigurie e të ngjashme, kishte probleme. Ai tha se çështja duhej të ishte referuar në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe, duke cituar qëndrimet e prokurores në KPK, vuri në dukje se ajo kishte pretenduar se referimi nuk ishte bërë pasi Krimet e Rënda ishin duke u mbyllur. Dumani tha se mbyllja ndodhi gati dy vjet pas këtij rasti dhe se arsyetimi nuk ishte bindës.

“Mbetet e paqartë pse një ndër veprimet operacionale më të mëdha antikanabis që është ndërmarrë në Shqipëri u nda në procedime të veçanta, duke e zbehur kështu rëndësinë e rastit dhe nuk u referua kurrë në zyrën e Prokurorisë kompetente, e cila në atë kohë ishte Prokuroria për Krime të Rënda”, tha Dumani.

Ai vuri në dukje se problemet e gjetura ishin të përsëritura.

Çela në parashtrime e kundërshtoi si të pabazuar ankimin. Fillimisht, ajo ngriti si argument se kriteri profesional ishte shqyrtuar dhe se rishqyrtimi i tij cenonte parimin e gjësë së gjykuar.

“Rishqyrtimi i sjelljes profesionale të subjektit, tashmë të trajtuar dhe mbyllur me vendim të formës së prerë, përbën një cenim të qartë të parimit ne bis in idem dhe sjell një pasiguri të pajustifikuar ligjore”, tha Çela, e cila i lexoi vetë parashtrimet, megjithëse në seancë u përfaqësua edhe nga avokatja Romina Zano.

Ajo këmbënguli se argumentet e Komisionerit nuk arrijnë të justifikojnë cenimin e besimit të publikut në drejtësi dhe tha se trajnimi i detyrueshëm kishte qenë në këtë rast një ndëshkim i mjaftueshëm si masë disiplinore.

Çela këmbënguli se përtej sasisë së madhe të narkotikëve të kapur nuk kishte prova që ajo të kualifikohej si “trafik ndërkombëtar”. “Materiali nuk është referuar për shkak të mungesës së informacioneve të disponuara dhe nuk është kualifikuar për veprën penale të ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’ të parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, që subjekti të shpallte moskompetencën”, thuhet në parashtrime.

Çela solli gjithashtu statistika të punës së saj për disa vite dhe këmbënguli se kishte punuar me përkushtim dhe profesionalizëm. Ajo tha se nuk kishte cenuar besimin te drejtësia dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të konfirmimit në detyrë.

Debati në KPA

Pas ndërhyrjes së Jacobs, i cili vuri në dukje se sasia e madhe e drogës ishte e pamundur të konsumohej për përdorim të brendshëm, Dumani dhe Çela u përfshinë në një diskutim të gjatë mbi veprimet hetimore të kryera dhe të pakryera.

“Vetëm sasia e drogës së kapur dhe paketimi i saj tregojnë se kemi një grup të strukturuar”, tha Dumani, duke vënë në dukje se klasifikimi i veprës si thjesht kultivim dhe mbajtje narkotikësh ishte i mangët.

Çela këmbënguli se provat kishin qenë të pamjaftueshme. Ajo tha se të arrestuarit nuk lidheshin drejtpërdrejt me drogën dhe se gjysma e saj ishte e kalbur.

Dumani megjithatë këmbënguli se qëndrimet e saj në kërkimin e masave të sigurisë dhe moskryerja e një sërë verifikimesh, përfshirë moskrahasimin e gjurmëve të gishtave, tregonin probleme.

Çela në këtë rast pretendoi se gjurmët e gishtave ishin krahasuar automatikisht në sistem.

Të dy diskutuan edhe mbi mënyrën se si Çela ishte mbrojtur në KPK, që Dumani tha se kishte pasaktësi, si ajo për kohën e mbylljes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në fund, KPA pranoi të merrte si prova të reja dokumentet e paraqitura nga subjekti dhe caktoi si seancë për leximin e konkluzioneve datën 14 korrik. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Hetimi për 16 ton kanabis, si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere” appeared first on Lapsi.al.

Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in

5 July 2025 at 17:06

Tensionet në fshatin Kurdari të njësisë administrative Suç në Klos u rikthyen mëngjesin e së shtunës. Dhjetëra banorë nga disa fshatra të zonës u mblodhën në lokalin e vetëm të fshatit dhe më pas u drejtuan drejt lumit të Lusës, ku bllokuan makineritë e shoqërisë “Global Interprise Group”. Shoqëria po përpiqet prej disa ditësh të […]

The post Policia ndjek penalisht 4 banorë të fshatit Kurdari, pas përplasjeve për HEC-in appeared first on Reporter.al.

Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë

By: Ardit
2 July 2025 at 18:47

Dy politikanë populistë i folën mbështetësve respektivë, i pari, politikani anglez Nigel Farage, duke fryrë përtej asaj që është e arsyeshme një problem për vendin e tij, ndërsa i dyti, kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke bërë një lojë kungulleshkash që injoron përmasat që problemi ka për vendin tonë. Nga Gjergj Erebara Si për periudhë vere, […]

The post Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë appeared first on BoldNews.al.

Lë gjurmë: Si e kultivoi BIRN gazetarinë e pavarur në Ballkan

1 July 2025 at 11:54

Kur Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative u themelua në vitin 2005, ai ishte një nismë e vogël, për të cilin disa mendonin se nuk do të arrinte të mbijetonte. Por gjatë 20 viteve që pasuan, BIRN arriti të shndërrohej në një nga OJQ-të rajonale më të rëndësishme të medias në Ballkan, me seli në Bosnjë […]

The post Lë gjurmë: Si e kultivoi BIRN gazetarinë e pavarur në Ballkan appeared first on Reporter.al.

BIRN: Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

By: user 6
30 June 2025 at 20:33

Pamundësia për të planifikuar të ardhmen po i shtyn shumë të rinj, të arsimuar shqiptarë të largohen nga atdheu. Ekspertët thonë se, herët a vonë, qeveria do të duhet ta adresojë këtë prirje.

Nga Gabriel Hilty dhe Martine M. Christensen

E ulur në tarracën e një kafeneje në një rrugë të qetë me pemë në Tiranë, Çeljeta Mema lë telefonin mënjanë dhe hedh një vështrim përreth.

Kjo kafene është një nga vendet e saj të preferuara ku ajo takon miqtë e saj, diçka që po përpiqet ta bëjë sa më shpesh gjatë vizitës së saj në vend.

Për Memën, dëshira për të emigruar nga Shqipëria lindi pasi përfundoi studimet në financë në Universitetin e Tiranës dhe nisi punën me një pagë prej 700 eurosh në muaj. Shumë shpejt ajo nisi të vërë në pikëpyetje cilësinë e arsimit të marrë dhe të dyshojë nëse do të mund të fitonte ndonjëherë një pagë të denjë.

“Studiova shumë për të marrë provimet. Kur fillova punë, kuptova se nuk dija asgjë”, tha ajo. “Nuk është vetëm çështja e cilësisë, por edhe fakti që pasi përfundon studimet nuk ka shumë vende të lira pune dhe shumë pozicione paguhen shumë pak.”

Vitin e kaluar, në moshën 22-vjeçare, Mema u shpërngul në Gjermani, ku tani ndjek një master në menaxhimin e shitjeve me pakicë dhe të konsumatorit. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, mes viteve 2012 dhe 2022, Shqipëria ka humbur mbi 220,000 qytetarë përmes emigrimit. Kohët e fundit, profili i emigrantëve ka ndryshuar, me shqiptarët e arsimuar si Mema që i bashkohen valës tradicionale të emigrantëve që merreshin kryesisht me punë fizike.

Mema thotë se i mungojnë familja, miqtë dhe kafeja në Tiranë. “Ka një shije ndryshe dhe e dua shumë”, tha ajo për BIRN. Por mundësia për të planifikuar të ardhmen ishte më e rëndësishme.

“Emigrimi është, nga një perspektivë profesionale, si të kesh një karrierë të mirë, të qëndrueshme dhe financa të mira”, tha Gilda Hoxha, pedagoge e shkencave politike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. “Në Evropë mund të planifikosh pesë vjet përpara; në Shqipëri nuk mundesh ta bësh këtë.”

Të largohesh dhe pastaj të kthehesh

Aulon Harizaj thotë se largimi nga vendi i tij i lindjes është më shumë sesa thjesht për rrogën e tij. Foto: Gabriel Hilty.

Shpopullimi është i dukshëm në të gjithë Shqipërinë, përveç kryeqytetit. Në Vlorë, qyteti i tretë më i madh në vend, 37-vjeçari punëtor ndërtimi Aulon Harizaj thotë se po planifikon të largohet drejt veriut, në vendet nordike.

Si ndërtues, ai aktualisht punon midis 50 dhe 60 orë në javë, duke fituar më shumë se 2,000 euro në muaj. Megjithatë, Harizaj ndjen se Vlora ka pak për të ofruar në aspektin kulturor dhe zhvillimi i tij profesional është i kufizuar.

Ndërsa shpjegon arsyet pse dëshiron të largohet, Harizaj tha për BIRN: “Arsyeja kryesore është kultura profesionale dhe kultura sipërmarrëse. Do të qëndroja atje nga pesë deri në dhjetë vjet, mjaftueshëm sa për të mprehur aftësitë e mia dhe pastaj t’i sillja ato këtu dhe të krijoja diçka në vendin tim.”

Kjo nuk do të thotë se ai nuk do të kthehet më.

“Jam shumë i lidhur me këtë vend”, tha ai. “Me detin, me malet, me gjuhën dhe me ushqimin, dhe mendoj se është mëkat ta kaloj pjesën tjetër të jetës larg prej kësaj.”

“Duhet t’ia nisësh nga zeroja”

Të zhvendosej në Tiranë nga një qytet rural ishte një ndryshim i madh për Anisa Çulanin. Foto: Gabriel Hilty.

Më shumë se një e katërta e shqiptarëve të moshës 15 deri në 29 vjeç ishin jashtë punësimit, arsimit apo trajnimit në vitin 2022 – më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Evropian prej 11.7 për qind. Shumë përfundojnë duke u shpërngulur në Tiranë, ku perspektivat janë më të mira.

“Nëse gjej një punë të mirë me një pagë të mirë, nuk do të kem nevojë të largohem nga vendi”, tha 20-vjeçarja Anisa Culani, e cila u zhvendos në kryeqytet për të studiuar juridik.

“Nuk është e lehtë të largohesh nga vendi”, tha Culani për BIRN. “Duhet t’ia nisësh nga zeroja, kur nuk ke njerëz që njeh apo familjen tënde.”

Nëse një ditë Shqipëria do të bëhej pjesë e BE-së, Culani tha se ndoshta do ta rimendonte vendimin, duke qenë se do të ishte më e lirë të lëvizte dhe të gjente punë brenda bllokut.

“Kur Shqipëria të jetë në BE, besueshmëria e institucioneve dhe ajo që bën profesionalisht do të vlerësohet njësoj si në vendet e tjera të tregut të punës evropian”, tha Hoxha nga Universiteti Mesdhetar.

Megjithatë, Ilir Kalemaj, pedagog i shkencave politike në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, tha për BIRN: “Nuk mendoj se do të ketë një rritje të madhe të emigracionit, nëse Shqipëria hyn në BE.”

“Nëse sheh të dhënat, shumë nga ata që kanë dashur të emigrojnë, tashmë e kanë bërë.”

Të lidhësh të rinjtë me punën

Vlora është një nga shumë qytetet e Shqipërisë që po vuan nga një rënie e popullsisë, dhe ndërtesat e braktisura shpesh qëndrojnë pranë hoteleve të ndërtuara rishtas. Foto: Gabriel Hilty.

Jona Dundo, menaxhere e programit EU4Youth, i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga UNICEF dhe UNDP, tha se Shqipëria nuk është e vetme në rajon që përballet me vështirësi për t’u ofruar të rinjve mundësi punësimi, një faktor që ndikon në emigracionin.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë problem me sistemimin e të rinjve, prandaj gjetja e vendeve të punës cilësore për ta me paga dhe kushte të mira është gjëja kryesore që po përpiqet të zgjidhë garancia e BE-së”, tha Dundo.

Duke nisur nga viti 2024, skema EU4Youth synon të përmirësojë punësimin dhe integrimin social të të rinjve shqiptarë që nuk janë në punë, arsim apo trajnim.

Dundo theksoi se shumë të rinj shqiptarë përballen me “presionin kulturor” për të marrë një diplomë universitare, ndërkohë që ekonomia po orientohet gjithnjë e më shumë drejt sektorit të turizmit që është në rritje.

Çështje e paadresuar

Aulon Harizaj duke shëtitur qenin e tij në shëtitoren në Vlorë. Foto: Gabriel Hilty.

Emigrimi i të rinjve është një faktor kontribuues në ndryshimet e shpejta demografike, me moshën mesatare në Shqipëri që është rritur nga 35.3 vjeç në vitin 2011 në 42.5 në vitin 2023.

Në këtë drejtim, qeveria e kryeministrit Edi Rama argumenton se Shqipëria nuk ndryshon nga fqinjët e saj në rajon.

Hoxha, megjithatë, thotë se qeveria do të duhet ta adresojë çështjen e emigracionit, me investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi për ta bërë Shqipërinë më tërheqëse për ata që jetojnë këtu. Ajo gjithashtu përmendi nevojën për të barazuar mundësitë mes zonave urbane dhe rurale.

“Edhe tani nuk po artikulohet publikisht si problem, por mendoj se shumë shpejt do të bëhet, sepse popullsia po zvogëlohet me shpejtësi dhe njerëzit po shqetësohen për emigracionin masiv.”

Kalemaj shtoi: “Ka shumë qytete ku kanë mbetur vetëm të moshuar, por natyrisht, në Tiranë pamja është e kundërta. Ka shumë të rinj sepse të gjithë ose shkojnë në Tiranë, ose jashtë vendit.”

Ashtu si Harizaj dhe Culani, edhe Mema thotë se e do shumë vendin e saj. Por nëse do të kishte fëmijë, ajo tha se do t’i rriste në Shqipëri vetëm nëse situata do të ndryshonte ndjeshëm.

“Kam pasur një jetë të mirë këtu”, tha Mema. “Por njerëzit gjithmonë duan më shumë dhe duan të kenë një të ardhme më të mirë.” /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme appeared first on Lapsi.al.

“Vendet tona kishin nevojë për ne”: Si e themeluan BIRN-in pesë gra nga Ballkani

30 June 2025 at 16:37

Në vitin 2005, Gordana Igric, Nerma Jelacic, Ana Petruseva, Dragana Solomon dhe Jeta Xharra po qëndronin në kuzhinën e Solomonit në Beograd, duke diskutuar se si ta quanin projektin e tyre të ri të pavarur mediatik. Ato ranë dakord për emrin “Balkan Investigative Reporting Network” – shkurt BIRN – për organizatën që këtë javë feston […]

The post “Vendet tona kishin nevojë për ne”: Si e themeluan BIRN-in pesë gra nga Ballkani appeared first on Reporter.al.

BIRN ngre alarmin për të drejtat pronësore në Kosovë – trajnon akterë kyç dhe evidenton dështimet e sistemit gjyqësor

30 June 2025 at 11:30

Problemet me të drejtat pronësore në Kosovë, vazhdojnë të jenë një ndër sfidat më të mëdha të drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik.

Për të adresuar këtë çështje, BIRN Kosova, në kuadër të projektit të mbështetur nga PIAKOS dhe në bashkëpunim me ATRC-në, ka ndërmarrë një iniciativë gjithëpërfshirëse përmes trajnimeve dhe diskutimeve ndër-institucionale, me qëllim përmirësimin e qasjes në të drejtat pronësore.

Në episodin e radhës të podcastit për të drejtat pronësore në Telegrafi me redaktoren Jehona Hulaj, udhëheqës i Zyrës Ligjore në BIRN, Labinot Leposhtica ndau detaje rreth këtij projekti që përfshin akterë kyç si Agjencia Kadastrale e Kosovës, gjyqtarë, noterë, përmbarues, ndërmjetësues dhe shoqërinë civile.

Labinot Leposhtica, udhëheqës i Zyrës Ligjore në BIRN gjatë Podcastit në Telegrafi

Leposhtica bëri të ditur se ndër aktivitetet më të veçanta ka qenë trajnimi i grave dhe vajzave që vuajnë dënimin në Institucionin Korrektues të Lipjanit.

“Kemi hasur raste ku gratë rrezikonin të humbnin të drejtën mbi pronën e tyre vetëm për shkak të mungesës së njohurive dhe mosveprimit në afatet ligjore”, tha Leposhtica.

Ai theksoi se qëllimi ka qenë jo vetëm informimi, por edhe përgatitja për riintegrim të suksesshëm në jetën ekonomike e sociale pas lirimit.

Në vazhdim, janë organizuar shtatë trajnime rajonale me gazetarë lokalë dhe aktivistë të shoqërisë civile, duke i pajisur me njohuri mbi të drejtat pronësore dhe ndryshimet ligjore të fundit, si ligji për kadastër dhe udhëzimet përkatëse administrative.

“Gazetarët janë formues të opinionit publik dhe zëdhënës të shoqërisë – ata duhet të jenë të informuar drejt dhe saktë,” theksoi Leposhtica.

Në kuadër të projektit, janë mbajtur trajnime edhe me zyrtarë kadastralë, përmbarues, noterë dhe gjyqtarë.

Diskutimet janë zhvilluar në tavolina të përbashkëta, ku secila palë ka pasur mundësinë të ndajë sfidat me të cilat përballet në praktikë.

“Në këto tavolina janë evidentuar probleme reale, duke filluar nga zvarritja e proceseve në gjykata e deri te mungesa e koordinimit ndërmjet institucioneve,” tha Leposhtica.

Ai shtoi se trajnimet u zhvilluan pas një procesi paraprak vlerësimi të nevojave, dhe se për çdo trajnim është ndërtuar një kurrikulë specifike dhe janë angazhuar ekspertë profesionalë.

Labinot Leposhtica, udhëheqës i Zyrës Ligjore në BIRN gjatë Podcastit në Telegrafi

Tutje gjatë diskutimit në këtë podcast, Labinot Leposhtica përmendi edhe gjendjen në gjykatat e Kosovës, ku një lëndë pronësore merr mesatarisht pesë vjet që të shqyrtohet.

Leposhtica tha se sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, një kontest pronësor në gjykatë zgjat mesatarisht pesë vjet në shkallën e parë.

“Nëse përfshihen edhe fazat e apelit dhe rikthimet nga gjykata supreme, kjo kohë mund të zgjatet deri në një dekadë. Kjo është dekurajuese, sidomos për gratë dhe grupet e margjinalizuara,” paralajmëroi ai.

Megjithatë, ai shtoi se ka mekanizma ligjorë për të ndjekur performancën e gjyqtarëve dhe për të kërkuar përgjegjësi për vonesat.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar  dhe askund nuk shihet kjo më qartë sesa në rastet e të drejtave pronësore”, u shpreh Labinot Leposhtica.

Në përfundim të projektit, BIRN do të publikojë një raport me rekomandime konkrete për institucionet përkatëse, në bazë të sfidave të identifikuara./Telegrafi/

Ky publikim është prodhuar nga Telegrafi në kuadër të projektit PIAKOS, zbatuar nga ATRC dhe financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin, apo Telegrafit.

The post BIRN ngre alarmin për të drejtat pronësore në Kosovë – trajnon akterë kyç dhe evidenton dështimet e sistemit gjyqësor appeared first on Telegrafi.

Reportazhi/ BIRN: Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët

By: user 6
29 June 2025 at 19:48

Nëse do të kremtohej ditëlindja e një burgu, Instituti i Ekzekutimit të Veprave Penale (IEVP) në Durrës do të kishte arritur në ditëlindjen e 20-të.

Ai ka nisur të funksionojë në vitin 2005, dhe aty janë të arrestuar me masë sigurie politikanë si kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ai i Mjedisit, Lefter Koka.

Në fakt, godinat e tij janë gati 10 vjet më të hershme, dhe mbi të gjitha i përkasin një destinacioni krejtësisht tjetër, atyre të një spitali të ndërtuar në ish-kënetë.

Por që prej dy dekadash, ato i janë kaluar ministrisë së Drejtësisë, që i shfrytëzon si struktura të një burgu.

Ndërtesat e mesit të viteve 1990 u ngritën si Qendra e Diagnostikimit Pediatrik në qytetin bregdetar, një shërbim krejtësisht i ri dhe i unifikuar në hapësirën që po e shtonte popullsinë.

Gjithçka u arrit pas këmbënguljes së “Lions Club” (Distrikti 108) në Itali, të cilët menjëherë pas ndryshimeve demokratike në vend ishin njohur nga afër dhe kishin ndihmuar sistemin shëndetësor shqiptar.

Klubi ndërkombëtar i shërbimeve kishte një veprimtari 100-vjeçare dhe shumë shpejt në projektin e Durrësit u përfshinë të gjitha klubet “Lions” të vendit fqinj.

Marrëveshja e vitit 1995 mes Bashkisë së Durrësit, “Lions Club” Italian dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ishte pasojë e njohjes mjaft të mirë që krijuan mjekët dhe infermieret e vendit fqinj për gjendjen e vështirë të reparteve mjekësore në spitalin e qytetit.

Punimet filluan në ish-kënetën e boshatisur, pikërisht në janar të vitit 1996, ndërsa paralelisht me të ngriheshin edhe banesat e familjeve të para të ardhura nga krahina të ndryshme të vendit.

Banorët kujtojnë se e kanë ruajtur strukturën me armë, gjatë muajve problematikë të vitit 1997.

Menjëherë pas përurimit, godinat u pagëzuan me shërbimet e para intensive për pacientët e parë nga kriza e Kosovës.

Mjekë shqiptarë dhe italianë u bënë bashkë në spitalin e ri për ndërhyrje të çdo lloji, madje edhe për ato obstetrike e gjinekologjike.

“Spitali u zgjerua me me personelin dhe pajisjet që mbërritën nga Italia,” kujton dr. Carlo d’Angelo, një nga mjekët që u kujdesën për zbatimin e projektit.

Sipas tij, një pjesë e spitalit do të shfrytëzohej si një repart i pacientëve me problem mendore.

Ndërkaq filluan trajnimet për personelin shëndetësor shqiptar.

NATO e shfrytëzoi për disa vite strukturën spitalore, në mbështetje të pacientëve ushtarakë nga zonat problematike.

“Ndërkohë mundësitë financiare të “Lions Club” nga Italia, për ta çuar para aktivitetin e spitalit, filluan të tkurren,” tregon dr Carlo d’Angelo.

Në vitin 2003, një ceremoni kuptimplote e zhvilluar në Durrës ia kaloi shtetit shqiptar strukturën shëndetësore të ngritur nga “Lions” Club Italia.

Dy vjet më vonë, në një periudhë parazgjedhore, godina e ndërtuar për qëllime shëndetësore e ndryshoi destinacionin e saj fillestar.

Struktura, që lindi si Qendër e Diagnostikimit Pediatrik, që nga ajo periudhë shfrytëzohet si Instituti i Ekzekutimit të Veprave Penale. /Marrë nga Reporter.al

The post Reportazhi/ BIRN: Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët appeared first on Lapsi.al.

BIRN: Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

By: user 6
27 June 2025 at 21:07

Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Por këtë javë, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe aleati i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, ka bërë më shumë zhurmë se kurrë për të mbrojtur veten.

Të martën u publikua një raport nga dy studio ligjore të profilit të lartë – Kasowitz me seli në New York dhe Mishcon de Reya me seli në Londër, që e dënojnë paraburgimin e tij të vazhdueshëm si “të padrejtë”, duke e përshkruar si një “shkelje të mundshme të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të parimeve të procesit të rregullt ligjor sipas kushtetutës dhe ligjeve të Shteteve të Bashkuara”.

Raporti pretendon se Veliaj është arrestuar nga Gjykata kundër Korrupsionit në Shqipëri “pa asnjë vlerësim domethënës nëse paraburgimi i tij është i nevojshëm, proporcional apo i arsyeshëm, dhe pa marrë në konsideratë alternativa të tjera ndaj paraburgimit”.

Nuk është e qartë sa ka kushtuar kjo përpjekje për Veliajn; tarifat në studion Kasowitz – që ka pasur si klientë Donald Trump dhe Robert De Niro – variojnë nga 500 deri në 1,950 dollarë për orë, me një pagesë paraprake fillestare prej 300,000 dollarësh. Mishcon de Reya ndërkohë përfaqësoi Princeshën Diana gjatë divorcit të saj nga Princi Charles. Media shqiptare ka spekuluar se fatura mund të mbulohet nga vëllai i Veliajt, Arber, i cili zotëron disa kompani dhe nuk përballet me akuza.

Ndërkohë, Veliaj ka mbushur Facebook-un dhe TikTok-un me postime që lavdërojnë arritjet e tij si kryebashkiak i Tiranës, duke listuar projektet e përmirësimit të parqeve, pishinave dhe këndeve të lojërave të qytetit.

Këtë javë ai i ftoi ndjekësit e tij të “rifreskojnë kujtesën pak për sa shumë është ndryshuar Tirana”.

“Të gjitha këto i kemi bërë së bashku!”, shpall ai.

Një kryebashkiak dhe ‘babi’ i përulur

Veliaj ishte një nga figurat në ngjitje të Partisë Socialiste përpara se të arrestohej më 10 shkurt me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Prokurorët pretendojnë se ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 1.1 milionë euro në lidhje me nëntë kontrata publike apo leje ndërtimi të firmosura prej tij. Gjykata vendosi ta mbante në paraburgim gjatë hetimeve dhe një gjykatë apeli rrëzoi kërkesën për lirim me kusht.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ka masë sogurie për akuza të ngjashme për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Të dy i kanë mohuar akuzat.

Që në fillim të hetimeve, Veliaj ka përdorur rrjetet sociale për të kundërshtuar akuzat, duke sulmuar prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes. Ai e ka quajtur çështjen kundër tij “një inskenim të shëmtuar dhe farsë të rrezikshme” dhe e ka përshkruar prokurorin si “vrasës me pagesë”.

Ai është akuzuar gjithashtu se ka orkestruar një fushatë propagandistike përmes miqve të tij në media për të sulmuar kundërshtarët në sistemin e drejtësisë.

Por kohët e fundit Veliaj e ka ndryshuar tonin, nga agresiv në humoristik, duke synuar të promovojë një imazh simpatik dhe profesional.

Megjithëse TikTok është i ndaluar prej një viti në Shqipëri nga qeveria e mentorit të tij Rama, Veliaj e ka përdorur këtë platformë për të publikuar video ku thekson humorin e tij, përfshirë një postim që e përshkruan arrestimin e tij si “një film legjendar”.

“Njerëzit pyesin nëse burgu më ka ndryshuar, por unë gjithmonë kam qenë një kryetar babi i përulur, dhe shërbimi për të tjerët ka qenë gjithmonë gjuha ime e dashurisë,” shkruan ai në një tjetër video në TikTok.

Por ekspertët politikë në Tiranë janë skeptikë ndaj kësaj fushate joshjeje.

“Meqë strategjia me tone të forta dhe shantazh politik, e artikuluar brutalisht pas arrestimit, nuk funksionoi, Veliaj po mendon që të mos fokusohet më te aktorët politikë apo te prokuroria si shënjestër, por te publiku,” tha për BIRN analisti politik Ergys Mertiri.

Sipas Mertirit, strategjia e Veliajt – përmirësimi i imazhit për të ushtruar presion publik ndaj gjykatës që të mos e dënojë rëndë, tregon se ai e ka pranuar fatin e tij.

“Kjo tregon se Veliaj ka kapitulluar. Ai nuk kërkon më të shpëtojë, por të minimizojë dënimin,” u shpreh ai.

Rigels Xhemollari, ekspert politik dhe drejtues i organizatës Qëndresa Qytetare, mendon se fushata e PR-it nuk do të ketë sukses “sepse organet hetimore kanë treguar prej kohësh që nuk ndihen të kërcënuara nga media, e aq më pak nga postimet në TikTok”.

Pavarësisht mendimeve të ekspertëve, kryebashkiaku i burgosur nuk po kursehet për të siguruar lirinë.

Një media me qendër në Tiranë, Shteg.org, raportoi këtë javë se Veliaj ka kontraktuar gjithashtu një agjenci britanike PR të quajtur Kendal Global Advisory që të punojë për të.

BIRN i dërgoi një kërkesë për koment kompanisë për të verifikuar nëse Veliaj ose vëllai i tij janë klientë, por deri në kohën e publikimit nuk ka marrë përgjigje. Pretendimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok appeared first on Lapsi.al.

BIRN: Studioja ligjore britanike e angazhuar nga Erion Veliaj u gjobit për pastrim parash

25 June 2025 at 09:24

Të martën, zyra ligjore britanike “Mishcon de Reya LLP” dhe ajo amerikane “Kasowitz LLP”, të cilat deklarojnë se përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikuan një raport ku pretendojnë se ai po mbahet në burg në mënyrë të padrejtë.

Raporti, i cili nis me një citim të Alistair Campbell – ish-këshilltar për mediat i ish-kryeministrit britanik Tony Blair dhe i atij shqiptar Edi Rama, pretendon se mbajtja në paraburgim e Veliajt shkel Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“SPAK e ka arrestuar kryetarin e Bashkisë Veliaj pa ngritur asnjë akuzë, në kushte që e kanë penguar atë të ushtrojë mandatin si kryetar bashkie dhe të përmbushë detyrimet e tij gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025,” deklarojnë Mishcon de Reya LLP dhe Kasowitz LLP në një njoftim për shtyp.

Mishcon de Reya LLP është studioja e dytë ligjore që Veliaj angazhon, pas asaj amerikane Kasowitz LLP. Ajo është themeluar në vitin 1937 dhe në vitin 2022–2023 pati të ardhura të raportuara prej 225 milionë paund britanikë. Studio ligjore britantike njihet për përfaqësimin e klientëve të pasur, të famshëm dhe të fuqishëm – përfshirë përfaqësimin e princeshës së ndjerë të Uellsit, Diana Spencer, gjatë divorcit të saj me mbretin Charles.

Megjithëse konsiderohet një nga firmat ligjore më të mëdha britanike, ajo është gjobitur në vitin 2022 për shkeljen e rregullave për pastrimin e parave në Mbretërinë e Bashkuar. Firma ligjore nuk ishte menjëherë e arritshme nëpërmjet telefonit ditën e martë. Është e paqartë nëse ajo është kontraktuar drejtpërdrejt nga Veliaj për hartimin e raportit apo nëpërmjet Kasowitz LLP. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u arrestua më 10 shkurt me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi dyshohet për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash, nëpërmjet një rrjeti kompanish dhe OJF-ësh të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Veliaj dhe Xoxa i kanë mohuar akuzat.

Studioja amerikane “Kasowitz Benson Torres” është angazhuar për mbrojtjen e kryebashkiakut nga i vëllai, Arbër Veliaj, i cili ka bërë një parapagesë me vlerë 300 mijë USD. Sipas të dhënave të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, avokatët e studios Kasowitz marrin një pagesë për orë pune që varion nga 500 USD deri në 1950 USD.Masa e sigurisë ndaj Erion Veliajt pritet të vlerësohet nga Gjykata e Lartë me 8 korrik.

The post BIRN: Studioja ligjore britanike e angazhuar nga Erion Veliaj u gjobit për pastrim parash appeared first on Sot News | Lajme.

BIRN: Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë “fasadën e qeverisë” ndaj integrimit

By: user 6
19 June 2025 at 20:30

Përmes dy dokumenteve jozyrtare dërguar qeverisë shqiptare, Komisioni Evropian skanon një gjendje shqetësuese mbi sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve, luftën antikorrupsion dhe situatën e medias në Shqipëri në kohën kur janë hapur grup-kapitujt themelorë në negociatat për anëtarësim.

Edhe pse janë ende dokumente pune jozyrtare, raportet shprehin shqetësim për një sulm të mundshëm të mazhorancës mbi institucionet e reja të drejtësisë, për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese apo për shkeljen e parimeve të BE-së në negociimin e drejtpërdrejtë të tenderave publikë.

Shqetësimet e Brukselit lexohen nga përfaqësues të opozitës dhe ekspertë të integrimit si një tërheqje vëmendjeje ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit për një angazhim real ndaj procesit të integrimit.

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropianë në parlament, Jorida Tabaku, i tha BIRN-it se të dy dokumentet që i janë dërguar qeverisë shqiptare për ‘Themeloret” tregojnë se sa pas është Shqipëria për të arritur kriteret dhe objektivat për grupkapitullin e parë.

Ky draft-raport ngre shqetësime për 3 elementë kryesorë, ku Tabaku veçon atë që lidhet me rolin e Kuvendit dhe detyrat e tij.

“Kuvendi është institucioni që ka më shumë detyra për të kryer, por nga ana tjetër është institucioni që i ka shkelur të gjitha standardet që duhet të ketë një parlament normal, që nga procesi legjislativ, konsultimi i nismave të deputetëve që janë kthyer në një problem për procesin, duke anashkaluar procedurën ligjore normale, tek zgjedhja e krerëve të isntitucioneve të pavarua, zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe duke kulmuar me komisionin e posaçëm ‘Xhafaj’, thotë Tabaku.

Sipas Tabakut, ky komision suprimon punën e komisionit për çështjet evropiane, mbivendoset mbi punën e komisioneve të tjera parlamentare dhe merr përgjegjësi që nuk i takojnë.

Draft raporti i KE-së vlerësohet si një dokument realist që evidencon qartë problematikat serioze të lidhura me kapitujt themelorë edhe nga Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Ekonomike.

“Në vlerësimin tim, e përbashkëta e kësaj analize pune është vënia e theksit në nevojën për konsolidimin e arritjeve të shënuara duke u parë këtë të lidhur ngushtë si me vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, pasi fjala ‘korrupsion’ përsëritet 31 herë e ndjekur nga fjala ‘Parlament’ me 20 herë,” tha Preçi, duke përmendur gjithashtu probleme të tjera të lidhura me shtetin e së drejtës, menaxhimin e emigracionit apo lirinë e medias.

Pavarësisht se dokumenti vlerëson arritjet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK , sipas Preçit, “për BE-në ka rëndësi parandalimi i korrupsionit, që nga ana e tij lidhet ngushtësisht me vullnetin politik të qeverisë dhe veprimtarinë e agjencive të tjera shtetërore, shumica në vartësi të saj”.

Preçi mendon se qeveria përdor një fasadë ndaj procesit të integrimit me strategjitë dhe nismat ligjore të miratura, pa pasur ndërkohë mjetet financiare, kapacitetet njerëzore dhe ndonjëherë as vullnetin politik për t’i zbatuar ato.

“Nga një këndvështrim i ngjashëm, dokumenti ndalet në strategjinë anti-korrupsion të qeverisë, duke vënë theksin në nevojën për një zbatim efektiv me fokus në rezultate, në mekanizmat e fortë të monitorimit dhe në koordinimi institucional për suksesin e kësaj reforme,” shton ai.

Preçi beson se raporti zyrtar i Komisionit Evropian që pritet të vijë dhe zyrtarisht në fillim të korrikut do të shërbejë për programin politiko-qeverisës të maxhorancës pas marrjes së mandatit të ri. Natyrisht, shton ai, “nëse do të ketë vullnet politik të mjaftueshëm për të ndërmarrë hapa qeverisës në dobi të një Shqipërie të jetueshme”.

Për deputeten Jorida Tabaku është me rëndësi që qeveria të tregohet serioze në angazhimet që lidhen me anti-korrupsionin, duke u ndalur tek analiza që dokumentet e hartuara në Bruksel i bëjnë ligjeve që lidhen me prokurimet publike.

“Aty ku ka korrupsion më të lartë dhe ndonjëherë korrupsioni bëhet dhe me ligje në procedurat që ndiqen e që lejojnë shkeljen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, si në rastin e Aeropotit të Vlorës, Porti i Durrësit,” thotë ajo.

Tabaku quan gjithashtu me rëndësi në ecurinë e procesit të negociatave plotësimin e kritereve në në grupin e kapitujve që lidhen me gjyqësorin dhe problemet që ka reforma në drejtësi.

“Ka ardhur koha të bëjmë një analizë pas 8 vitesh, a i arriti qëllimet fillestare, a ka më pak influencë politike në sistem, a u shkurtua numri i dosjeve”- thotë ajo, duke sugjeruar se raporti ngre alarmin për këto kapituj që lidhen me drejtësinë.

Në këtë kontekst, Tabaku thekson se media dhe zgjedhjet janë çështje të cilat sipas raporteve që vijnë nga institucionet e BE-së tregojnë se kanë mungesë të qënësishme rezultatesh dhe janë fusha ku vendi ka bërë hapa pas.

Për Tabakun, plotësimi i objektivave që lidhen me kapitujt themelorë është vendimtar për ecurinë në procesin e negociatave.

Në fund të vitit që shkoi qeveria shqiptare u mbajt tryeza e dytë ndërqeveritare me BE-në ku u hapën 5 kapitujt themelorë për të cilët kërkohet çelja e negociatave.

Angazhimet e qeverisë shqiptare lidhen me; 1) Funksioni i Institucioneve Demokratike; 2) Reforma në Administratën Publike, 3) Kapitulli 23, Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore; 4) Kapitulli 24, Drejtësia, Liria dhe Siguria dhe 5) Kapitulli 5, Prokurimet Publike. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë “fasadën e qeverisë” ndaj integrimit appeared first on Lapsi.al.

BIRN: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme

17 June 2025 at 13:28

Një seri shkrimesh me tituj sensacionalë dhe alarmistë u publikuan të hënën në më shumë se një duzinë faqesh online në shqip, përfshirë Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), duke pretenduar se Pakistani do të përdorte bomba atomike ndaj Izraelit, nëse ky i fundit do të sulmonte Iranin me to.

Shkrimet në shqip iu referuan kryesisht tabloidit britanik Daily Mail, ndërsa ATSH citoi si burim një faqe ‘online’ nga India. Disa nga këto tekste, që duket se janë qarkulluar në modalitetin “copy-paste”, u përditësuan disa orë më vonë, për të reflektuar ndryshimet në artikullin e Daily Mail, pasi Pakistani mohoi kërcënimin.

Megjithatë, si tabloidi brtianik, ashtu edhe mediat në shqip që i ripublikuan – përfshirë publikime në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, i qëndruan të njëjtit titull bombastik, në të cilin paralajmërohej një luftë atomike, duke përdorur fraza si: “Çmendet bota” apo “Kërcënimi apokaliptik”. Lajmi kishte si burim të vetëm një nga ushtarakët e lartë iranianë, dhe deklarata e tij dukej si pjesë e propagandës së Teheranit për të krijuar idenë e një fronti shtetesh islamike kundër Izraelit.

Sipas ekspertëve të medias dhe të dezinformimit, shpërndarja e këtyre informacioneve propagandistike – nga njëra palë ose tjetra në konflikt është tregues i dobësive sistematike dhe i tërheqjes së mediave drejt titujve ‘karrem’ [clickbait] që gjenerojnë reagime kryesisht në rrjetet sociale.

“Mediat në Shqipëri bien lehtësisht pre e lajmeve të tilla, jo vetëm për shkak të mungesës së verifikimit profesional të burimeve dhe kontrollit rigoroz të fakteve, por edhe për shkak të problemeve strukturore dhe sistemike”, tha Blerjana Bino, drejtore ekzekutive e qendrës SCiDEV.

Izraeli hapi një kapitull të ri në konfliktin afatgjatë me Iranin të premten, kur Tel Avivi ndërmori një seri sulmesh ajrore duke shënjestruar programin bërthamor të Teheranit dhe gjeneralët e tij kryesorë. Irani është kundërpërgjigjur duke e sulmuar Izraelin me raketa balistike. Sulmet e ndërsjella ajrore dhe me raketa, të cilat hynë në ditën e pestë të martën, kanë shkaktuar qindra të vrarë dhe të plagosur. Ato vijnë si pasoje e tensioneve të krijuara midis dy shteteve nga avancimi i programit bërthamor iranian, të cilën Izraeli e sheh si një rrezik ekzistencial.

Kjo nuk është hera e parë që mediat shqiptare bien pre e propagandës së luftës nga palët në konflikt. Siç tregoi një studim i BIRN dhe SCiDEV mbi lajmet e rreme të lidhura me luftën në Ukrainë, mungesa e politikave editoriale dhe përpjekjet për të gjeneruar klikime bëjnë që shumë prej këtyre lajmeve të përhapen lehtësisht në media online në gjuhën shqipe.

“Duke qenë se lajmet e rreme krijohen shpesh për t’u shpërndarë në mënyrë virale në rrjetet sociale, ato bëhen tërheqëse për ripublikim nga media që ndjekin tituj ‘karrem’ dhe klikime, në vend të fakteve të verifikuara dhe informacionit të thelluar”, shkruhet në studim.

Isa Myzyraj, kryetar i Aleancës për Media Etike, i tha BIRN se kjo situatë vjen për shkak të mungesës së “kapaciteteve dhe vullnetit të mediave për verifikimin e fakteve”. Ai shton se situata mund të përmirësohej nëse mediat shmangnin burimet tabloide. Emirjon Senja, gazetar dhe trajner për dezinformimin, thekson se lajmet e rreme në media shqiptare nuk qarkullojnë për arsye ideologjike, por shumica e rishpërndarjeve bëhen për qëllime përfitimi.

“Besoj që shumica e mediave dhe gazetarëve që rishpërndajnë lajme të tilla e bëjnë këtë për qëllime tërësisht financiare, përmes reklamave në platforma të ndryshme”, tha ai.

Edhe Blerjana Bino i tha BIRN se rastet e tilla janë të përsëritura tashmë në kontekstin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit dhe vijnë si pasojë e problemeve të brendshme të mediave shqiptare.

“Këto probleme lidhen me mungesën e modeleve të qarta të financimit që inkurajojnë cilësinë, varësinë e tepruar nga reklamat dhe klikimet, si dhe me kufizimet në burime njerëzore dhe teknologjike brenda redaksive”, tha Bino.

Ajo shton se Shqipëria nuk ka imunitet ndaj propagandës, pavarësisht burimit. Duke analizuar lajmin mbi kërcënimin bërthamor të shpërndarë gjerësisht të hënën, Bino tha se qëllimi është përhapja e një narrative destabilizuese.

Ajo vë në dukje se, ndryshe nga aktorë të tjerë, Irani mbështet drejtpërdrejt dhe tërthorazi disa media në gjuhën shqipe, duke targetuar veçanërisht Shqipërinë.

“Përmes këtyre mjeteve, Irani kërkon të krijojë konfuzion, të dobësojë lidhjet strategjike të Shqipërisë me Perëndimin dhe të ndikojë në stabilitetin e brendshëm të vendit”, theksoi Bino.

Media iraniane ose pro-iraniane në gjuhën shqipe përfshijnë agjencinë ‘Pars’ dhe portali Gazeta Impakt.

Megjithatë, propagandë shpërndahet dhe nga armiqtë e regjimit. Sipas Isa Myzyrajt, gazetarëve u dërgohen me e-mail apo mjete të tjera komunikimi, video në shqip të prodhuara me Inteligjencë Artificiale (IA) nga MEK, grupi opozitar i muxhahedinëve iranian i strehuar në Manëz të Durrësit.

Videot e krijuara me IA shpërndahen edhe nëpërmjet platformave sociale.

“Profile në rrjetet sociale që mbështesin narrativën pro-Iranit apo pro-Izraelit po shpërndajnë lajme të pavërteta, të cilat duken si pjesë e fushatave më të mëdha të propagandës së strukturuar”, tha Emirjon Senja.

Sipas tij, këto postime shfrytëzojnë kontekstin e luftës në Rripin e Gazës – i cili e ka polarizuar komunitetin ndërkombëtar, përfshirë edhe Shqipërinë, duke bërë që palët të pozicionohen dhe të shpërndajnë narrativat përkatëse pa verifikim.

“Kohët e fundit në platformën X po qarkullojnë shumë video të krijuara me AI që pretendojnë të tregojnë shkatërrimet e shkaktuara nga raketat iraniane në Tel Aviv”, tha Senja, ndërsa shtoi se, përveç publikut, në disa raste viktima të këtyre postimeve kanë qenë edhe vetë gazetarët. /Reporter.al

The post BIRN: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit përmbyt median shqiptare me lajme të rreme appeared first on Sot News | Lajme.

BIRN: Hapja e kutive mund të sjellë pasoja për integritetin e procesit zgjedhor

By: user 6
13 June 2025 at 23:36

Rihapja e kutive në disa qarqe të vendit pas ankesave të subjekteve zgjedhore opozitare rrezikon që të njollosë më tej integritetin e zgjedhjeve dhe të sjellë pasoja ligjore, duke theksuar sipas ekspertëve nevojën për reformë të re zgjedhore.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u rinumëruan të mërkurën 42 kutitë e qarkut Dibër në bazë të ankesës së kandidatit demokrat, Xhemal Gjunkshi me pretendimet për tjetërsim të votës preferenciale nga numëruesit.

Në fund të rinumërimit, diferenca mes tij dhe kandidatit Përparim Spahiu të renditur para tij në listën preferenciale të PD-së u ngushtua nga 120 vota në 54 vota, duke vërtetuar pretendimet e tij dhe pse në finale nuk e ndryshon renditjen.

Këto janë të dhënat e para nga një proces i gjatë rinumërimi që sapo ka nisur dhe do të përfshijë disa qarqe pas vendimeve të marra nga Komisionit i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, për të rihapur kutitë.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit që i dhanë Partisë Socialiste edhe një mandat tjetër qeverisës me 83 deputetë, një shumicë shumë më e lartë se tre mandatet pararendëse, po kundërshtohen gjërësisht nga koalicioni kryesor opozitar, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, parti të tjera të vogla dhe kandidatët e listave të hapura.

Ankesat e depozitura në KQZ ngrenë pretendime për parregullsi në procesin e votimit dhe të numërimit të votave.

Deri më tani, KAS marrë vendim për rinumërimin e të gjitha kutive në qarkun Tiranë dhe Fier, në disa qendra votimi në Durrës si dhe votat preferenciale të kandidatëve në Dibër.

Në Tiranë, koalicioni PD-ASHM shpreson të marrë mandatin e 14-të deputetit, një garë që bëhet mes kandidatit demokrat, Ilir Alimehmeti dhe kandidatit të dytë në listë të partisë Mundësia. , Erald Kapri, i cili rezulton fitues. Gjithsesi, nga rinumërimi mund të rezultojnë skenarë të tjerë që lidhen me votën preferenciale brenda mazhorancës, ku Blerina Gjylameti humbi mandatin për një grusht votash përballë Olta Xhaçkës, por u tërhoq nga kontestimi pas “tërheqjes së veshit” nga kryeministri Edi Rama.

Në Fier, shpresat për të fituar një mandat i ka Lëvizja Shqipëria Bëhet dhe betejën e ka me Partinë Socialiste. Në qarkun e Durrësit është kandidati i ASHM-së, Aulon Kalaja i cili ashtu si Gjunkshi ka ngritur pretendime për manipulim të votave preferenciale brenda llojit.

Ndërkohë që rinumërimet mund të sjellin ndryshim të papërfillshëm të rezultateve finale, ekspertët paralajmërojnë se ky proces do të jetë një matës për integritetin e administrimit zgjedhor, që mund të sjellë pasoja penale për komisionerët dhe ekipet e numërimit nëse konstatohen parregullsi, dhe të nxisë një reformë të re zgjedhore.

Erida Skëndaj, drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i tha BIRN se “integriteti i zgjedhjeve cenohet nëse nga rinumërimi vërehen rezultate të ndryshme që janë substanciale në diferencat midis subjekteve zgjedhore apo kandidatëve, dhe që dukshëm kanë avantazhuar në rezultat njërën apo tjetrën palë, pra nuk janë thjeshtë gabime minimale njerëzore në rinumërim”.

Për rrjedhojë, shton ajo, “kjo do përforconte urgjencën më së pari në reformën e ardhshme zgjedhore, të depolitizimit të administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, paralelisht me çështje të tjera thelbësore që janë objekt ankimi nga subjektet/kandidatët”.

Edhe drejtuesit e dy organizatave të tjera që monitorojnë procesin zgjedhore, Qendresa Qytetare dhe Instituti i Studimeve Politike, e shohin procesin e rinumërimit si një proces që do të nxjerr në pah nevojën për një reformë zgjedhore për një administrim apolitik të procesit.

Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike nuk beson se do të ketë pasoja në ndarjen e mandateve nga ky proces, por do të ketë pasoja të tjera. “Pritshmëritë janë të pakta, sepse u bënë disa procese zgjedhore që vota devijohet përpara votimit, jo në ditën e votimit apo në numërim,” i tha ai BIRN, ndërsa shton se “nëse ka devijim qoftë edhe një vote, individët përgjegjës duhet të përballen me pasojat e ligjit”.

Edhe Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare” beson se, “nëse hetimi i parregullsive që mund të konstatohen do të thellohet realisht, mund të çojë në pasoja penale për shumë komisionerë që kanë abuzuar me detyrën”.

“Po aq e rëndësishme është edhe krijimi i precedentëve të rrezikshëm si trafikimi i votës apo transferimi i saj, që mund të përdoren për të justifikuar kalimin drejt një procesi totalisht elektronik në vitin 2027 apo 2029,” shton ai.

Nga ana tjetër, Xhemollari mendon se fokusimi i opozitës tek kontestimi i rezultateve, “në vend që të forcojë kauzën për integritetin zgjedhor, rrezikon ta delegjitimojë betejën e opozitës dhe të kthejë farsën elektorale në një justifikim të brendshëm për të mos pranuar realitetin”.

“Në fund, ky debat i shërben vetëm qeverisë: për të kaluar ligje dhe akte abuzive pa zhurmë, pa debat dhe me konsensus në heshtje,” thekson Xhemollari.

Kodi Zgjedhor, i cili ka pësuar disa herë ndryshime ndër vite është formuluar në bazë të një administrimi bipartizan të gjithë procesit zgjedhor, që nga përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisionet Zonale dhe deri tek grupet e numërimit të votave.

Pavarësisht rekomandimeve të përsëritura nga organizmat ndërkombëtarë, OSBE-ODIHR që monitorojnë proceset zgjedhore, për të krijuar një administrim zgjedhor apolitik, partitë kanë këmbëngulur të vijojnë të mbajnë kontrollin mbi procesin, duke treguar mosbesimin e tyre tek një administratë zgjedhore e paemëruar nga partitë.

Afrim Krasniqi fokusohet tek kjo problematikë duke sjellë në vëmendje se Shqipëria është vendi i fundit në Europë që operon me këtë sistem administrimi politik të zgjedhjeve.

“Kemi të bëjmë me një proces në të cilin partitë vetë pranojnë se ka dështuar praktika e administrimit bipartiak të zgjedhjeve, PS duke urdhëruar kandidatet të tërheqin ankimimet dhe PD duke i lejuar ato”- thotë ai, ndërsa sugjeron që gjetjen mekanizma të tjerë më të besueshëm dhe më efektivë.

Ai cek dhe një aspekt tjetër të procesit të rinumërimit të votave, duke sugjeruar që kostot financiare të tij të paguhen nga subjektet zgjedhore. “Nuk ka sens që qytetarët të paguajnë miliona euro për komisionerët dhe numëruesit e partive dhe pastaj edhe për kontrollin e tyre, pra rinumërimin e votave të numëruesve partiakë,” përfundoi Krasniqi. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Hapja e kutive mund të sjellë pasoja për integritetin e procesit zgjedhor appeared first on Lapsi.al.

Turizëm pa trashëgimi/ BIRN: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

By: user7
7 June 2025 at 15:01

Tabela e përmasave të mëdha në hyrje të muzeut Arkeologjik të Durrësit ka mbetur njëlloj si tre vjet më parë, kohë kur filluan punimet e restaurimit të tij me një financim 348 milionë lekë nga programi EU4Culture i Bashkimit Europian.

Aty ka ndryshuar tre herë vetëm data e përfundimit të parashikuar të rikonstruksionit. Fillimisht afati i përfundimit të punimeve ishte në nëntor 2023. Më vonë u shty në shkurtit 2024 dhe prillit 2025, dhe tashmë është shtyrë përsëri për fundin e muajit korrik. Po ky nuk është muzeu i vetëm që do ti mbajë dyert e mbyllura për turistët gjatë sezonit veror të këtij viti.

Vonesat disavjeçare në restaurimet e muzeve të Durrësit, i kanë mbajtur larg syve kureshtar të publikut objektet e trashëgimisë kulturore në qytetin antik. Muzeu Arkeologjik, i përuruar për herë të parë në vitin 2003, restaurohet për të dytën herë në 15 vjetët e fundit, dhe vonesat në punime janë të përsëritura.

“Megjithëse interesimi i turistëve të huaj ka ardhur duke u rritur, ne e ndjejmë veten në vështirësi, kur i informojmë ata se Muzeu Arkeologjik më i madh i vendit është i mbyllur,” tha për BIRN Bjordi Xhafa, një udhërrëfyes turistik nga qyteti bregdetar.

“Koha e turit kulturor në Durrës tani nuk i kalon të dy orët, shumë, pasi përveç Muzeut Arkeologjik, edhe Muzeu Etnografik, vazhdon t’i nënshtrohet rikonstruksionit,” shtoi Bjordi.

Sipas udhërrëfyesit te ri, Termat Romake, gjithashtu nuk mund të vizitohen për shkak të punimeve restauruese në Teatrin “Aleksandër Moisiu”.

Monumenti i shekullit të dytë pas erës sonë dhe teatri modern i qytetit bashkëjetojnë që nga viti 1965, kur Termat u zbuluan nga arkeologët në themelet e godinës së teatrit.

Grupet turistike të interesuara për trashëgiminë kulturore të vendit tonë, e vazhdojnë më tej udhëtimin edhe në dy shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor – Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Sidoqoftë, numri i vizitorëve në Durrësin antik është rritur nga viti.

“Që nga fillimi i  këtij viti Amfiteatri antik dhe Torra Veneciane janë vizituar nga 13,500 turistë vendas dhe të huaj gjithsej,” tha për BIRN drejtori i Qendrës Muzeore, Alban Ramohito.

“Në të dy objektet që vizitohen kundrejt biletës, në këto pesë muaj janë rreth 2,300 vizitorë më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar,” shtoi ai.

Sipas të njëjtit burim, restaurimi i Muzeut Arkeologjik do të përfundojë, kur të rikrijohet pavijoni i antikitetit në katin e parë të godinës, dhe të krijohet për herë të parë pavijoni i Mesjetës, shumë pak i njohur në historinë e qytetit bregdetar. Kati i sipërm i godinës, do të shërbejë për takime didaktike, ndërsa oborri do të kthehet në një park të vogël arkeologjik, gjithçka e parashikuar në kontratën e restaurimit.

“E gjithë kjo do të kërkojë kohën e vet,” u shpreh  drejtori Ramohito.

Durrësit pritet ti rikthehet edhe godina “Monument kulture”, që njihet si Muzeu Etnografik dhe “Shtëpia e Aleksandër Moisiut”.

“Jemi të kënaqur me cilësinë e punimeve restauruese, të cilat kanë mbërritur në stadin e instalimit të ndriçuesve”, tha për BIRN Alketa Tragaj, drejtore e Qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”.

“Po përgatisim rikthimin e fondit të veprave të artit, objekteve etnografike dhe stendave kushtuar Moisiut,” shtoi Tragaj, duke kujtuar se kur tërmeti i nëntorit 2019 dëmtoi rëndë ndërtesën, gjithçka u strehua në mjediset e teatrit.

Megjithatë, e ardhmja e banesës, e cila i është rikthyer pronarëve të ligjshëm, nuk është vendosur ende.  Drejtuesit e kulturës në Durrës po kërkojnë një zgjidhje optimale për objektin e shekullit të 19-të që ndodhet ngjitur me muret e fortifikimeve mesjetare.

Mungesën e dy muzeve më të mëdhenj të qytetit pritet ta plotësojnë sadopak ekspozitat e hapura vitet e fundit, nga disa specialistë të apasionuar pas historisë së re të qytetit. Brunilda Liçaj, pedagoge në Universitetit “Aleksandër Moisiu” tha për BIRN, se megjithëse i mungon mbështetja financiare, ekspozita “Turistë të përgjuar”, e cila funksionon që nga viti i kaluar në qendër të qytetit ka ngjallur mjaft interesim në grupet e turistëve të huaj.

Materialet dhe intervistat janë përmbledhur në një dokumentar, që mund ti japë një shtysë tjetër vizitave në ekspozitën me objekte të vizitave në  Shqipëri të turistëve që përgjoheshin nga Sigurimi i shtetit. Njëlloj edhe ekspozita private MuzehLab, që është hapur disa vite më parë. Megjithëse këto ekspozita janë të lavdërueshme, operatorët turistikë theksojnë se nuk mund të zëvendësojnë muzetë.

“Por mungesa e përsëritur e dy muzeve më të rëndësishëm për historinë e qytetit antik nuk mund të zëvendësohet lehtë,” tha Bjordi Xhafa./ BIRN

The post Turizëm pa trashëgimi/ BIRN: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur appeared first on Lapsi.al.

❌
❌