Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Presidentja Osmani në takim me Avokatin e Popullit flasin për gjendjen aktuale të të drejtave të njeriut

By: Kult Plus
18 July 2025 at 18:31

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelajn, me të cilin diskutuan për gjendjen aktuale të të drejtave të njeriut në vend dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët.

Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për garantimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët.

“Ajo theksoi se institucionet duhet të jenë të përkushtuara në zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit, si mjet kyç për forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e të drejtave të njeriut”, shkroi Presidenca, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, Avokati i Popullit bëhet e ditur se e informoi Osmanin për çështjet më të shpeshta që adresohen në këtë institucion.

“Të dy palët u pajtuan për domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit në funksion të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut në Kosovë”, u tha në njoftim.

Shehaj: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth

15 July 2025 at 18:28

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca ka zgjedhur të rreshtohet në krah të Qeverisë, dhe jo siç ja kërkon detyra në krah të popullit. Në një dalje për mediat, Ballanca kërkonte denoncime me email që të niste verifikimet për terronin dhe dhunën e ushtruar ndaj banorëve të Thethit për shembjen e ndërtesave, pasi nuk […]

The post Shehaj: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth appeared first on BoldNews.al.

DhTIK i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve

9 July 2025 at 08:51

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një komunikate drejtuar mediave thotë se ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popullit që të nis hetimet në lidhje me bllokadën që Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Policia e Kosovës ua kanë bërë një numri të madh të bizneseve sa i përket regjistrimit të automjeteve.

Në reagimin e tyre thuhet se, Dhoma ka pranuar ankesa të shumta nga anëtarët e saj lidhur me një zbatimin e një paragrafi të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, respektivisht Neni 89, paragrafi 4, e cila ka filluar të zbatohet nga Policia e Kosovës, sipas së cilës ndalohet regjistrimi i çdo automjeti të një subjekti juridik nëse ekziston qoftë edhe një gjobë e papaguar për ndonjë automjet tjetër në pronësi të të njëjtit subjekt.

“Kjo praktikë ka filluar të zbatohet më datë 31.05.2025 nga Policisë së Kosovës, me ç’rast bizneset që kanë gjoba të papaguara, nuk po mund t’i regjistrojnë veturat e tyre pa i paguar të gjitha gjobat, pavarësisht se cili automjet është ndëshkuar, dhe kjo po ndikon në funksionimin normal të bizneseve, qarkullimin ekonomik dhe të drejtën për ushtrim të veprimtarisë së tyre”, thuhet në reagim.

Tutje, DhTIK vlerëson se me këto veprime është shkelur Neni 46, paragrafi 1 i Kushtetutës së Kosovës, i cili përcakton se e drejta e pronës është e drejtë e garantuar. Pra, zbatimi i Ligjit nr 08/L-186 PËR RREGULLAT E TRAFIKUT RRUGOR, Neni 89, paragrafi 4, i pamundëson pronarit të pronës, qasjen dhe shfrytëzimin e pronës, duke e bllokuar dhe pamundësuar shfrytëzimin e pronës së tij.

“Zyrtarët policorë e kanë mbështetur këtë praktikë në Nenin 89 të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili rregullon ekskluzivisht ndalesat e parkimit të automjeteve në vende të caktuara dhe masat që ndërmerren kur shoferi nuk i përgjigjet thirrjes së Policisë me ç’rast konsiderojmë se është vendosje arbitrare e paragrafit 4 në nenin tematikisht të kufizuar.

Paragrafi 4 i Nenit 89 është futur në mënyrë të pa konsultuar dhe të pakoordinuar në një nen që ka për objekt vetëm ndalesat e parkimit. Kjo përbën një kontrabandim normativ që krijon pasiguri ligjore dhe hap rrugën për interpretime të rrezikshme në praktikë”, vijon reagimi.

Në komunikatë thuhet se “Kjo praktikë po pamundëson regjistrimin e automjeteve që nuk kanë asnjë gjobë, duke bllokuar qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe angazhimeve kontraktuale”.

“Si pasojë, bizneset po pësojnë humbje të drejtpërdrejta financiare dhe po cenohen në të drejtën për të ushtruar aktivitetin e tyre. Gjithashtu kjo praktike ndikon drejte për së drejti në rritjen e numrit të veturave të paregjistruara në trafik.

Edhe në takimin e mbajtur muajin e kaluar me ARC-në dhe Policinë e Kosovës, Dhoma ka rekomanduar që të bëhet pezullimi i menjëhershëm dhe rishikimi i interpretimit të Nenit 89 në përputhje me qëllimin dhe objektin e tij ligjor”./Telegrafi/

The post DhTIK i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve appeared first on Telegrafi.

“Shenjë e keqe për demokracinë”: Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve

8 July 2025 at 06:51

Kuvendi i Shqipërisë mbylli të enjten punimet e legjislaturës së 10-të parlamentare duke votuar një dyzinë me ligje të propozuara nga qeveria, por duke lënë mënjanë raportimin e institucioneve të pavarura – kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj – një proces mbikëqyrës parlamentar që duhej të kryhej brenda muajit qershor, sipas detyrimit ligjor në […]

The post “Shenjë e keqe për demokracinë”: Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve appeared first on Reporter.al.

Balla: Zgjedhja e Avokati të Popullit kërkon proces, jo kandidaturë automatike

By: Besnik
26 June 2025 at 10:56

Duke folur nga salla e kuvendit, ministri i shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i tregoi opozitës formulën si mund të dilet nga ngërçi në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.

Sipas Ballës, zgjedhja e Avokatit të Popullit, pavarësisht se nuk është e shkruar në Kushtetutë se i takon opozitës, ka qenë një rregull i pashkruar që zgjidhet kandidatura e opozitës, por kjo gjë duhet të kalojë nëpërmjet një procesi që ka ndodhur dhe nuk mund të pranohet ajo që ndodhi më 17 maj, ku u pranua automatikisht kandidatura e opozitës për këtë post, pasi ajo përbën një rast të veçantë.

Balla shpjegoi edhe procedurën që duhet të ndiqet për këtë rast që të përfundohet me sukses në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.

“Nuk shkruhet në Kushtetutë që Avokati i Popullit i takon opozitës, por ka një rregull të pashkruar të cilin e kemi respektuar gjithmonë, por në një rast të vetëm e kemi ndryshuar për shkak të marrëveshjes së 17 majit 2017. Opozita ka pasur ekskluzivitetin ta zgjedhë Avokatin e Popullit duke propozuar një emër. Nëse doni një marrëveshje të tillë, mund ta diskutojmë, por në rastet e tjera duhet një proces, ku ju kujtoj se shembulli i mirë ishte ai i bërë nga PS në 2012, ku për Avokatit të Popullit konkuruan një numër i madh kandidatësh, ndërsa kishte bisedime me mazhorancën në atë kohë. Prandaj, ju nuk mund të vini këtu me një kandidaturë dhe të thoni ‘o ky, o rashë e vdiqa’. Ju shumë mirë mund të vini me 4 kandidatura në proces, ku dy do të bien poshtë me propozim të mazhorancës dhe dy të tjerët shkojmë në votim për Avokatin e Popullit. Kjo është ajo që ne ofrojmë. Mos harroni që duhen 84 vota për Avokatin e Popullit, të cilat nuk janë në këtë legjislaturë. Mos kërkoni kot shembuj të tjerë, ndërsa kjo që kërkoni ju ka ndodhur vetëm në 2017,” tha Balla.

Ndërsa Sali Berisha tha se mazhoranca heziton të pranojë një kandidaturë nga shtresa e të persekutuarve politikë, ndonëse zoti Ndregjoni i plotëson të gjitha kriteret.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Balla: Zgjedhja e Avokati të Popullit kërkon proces, jo kandidaturë automatike appeared first on Euronews Albania.

‘’U zgjuan demonët”, Berisha: Pranoni Avokatin e Popullit, ta votojmë

26 June 2025 at 10:35

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në seancën plenare të kësaj të enjteje se zgjedhja e avokatit të popullit ka një vit që është shtyrë vetëm e vetëm se sipas tij qeveria nuk po pranon kandidatin e opozitës për të zgjedhur Avokatin e Popullit.

Sipas Berishës përjashtimi i kandidatit të propozuar nga opozita është bërë pa asnjë kriter.

“Problemi i avokatit të popullit është një problem që shtyhet pothuajse prej një viti. Kjo sepse Rama nuk e pranon kandidaturën që paraqet opozita, ndonëse ai plotëson çdo kriter dhe e nderon atë detyrë. Në rregull ka qenë që avokati propozohet nga opozita.

Ju kërkoni të impononi nëpërmjet përjashtimeve pa asnjë kriter të kandidaturave që paraqet opozita, të impononi kandidaturën dhe jeni të gatshëm ta shtyni me vite një kandidaturë që nga ju nuk pranohet vetëm pse ka vitet e persekutimit dhe burgosjes politike. Mua dje më pyetën në një intervistë nëse janë zgjuar demonët e politikës së vjetër. Ndaj sot hajde ta votojmë e ta mbyllim këtë punë”,-tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post ‘’U zgjuan demonët”, Berisha: Pranoni Avokatin e Popullit, ta votojmë appeared first on Euronews Albania.

Zaçaj: Mos kini frikë nga zëri i Avokatit të Popullit, kini frikë heshtjen që do të ekzistonte pa të

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e 25-vjetorit të themelimit të institucionit të Avokatit të Popullit, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, mbajti një fjalë përshëndetëse ku theksoi rolin thelbësor që ka ky institucion në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të individit.

Në këtë aktivitet jubilar, ku ishin të pranishëm ambasadorë, drejtues të institucioneve të pavarura, përfaqësues të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë, Zaçaj u shpreh se ndihej e nderuar që ishte pjesë e një momenti kaq të rëndësishëm për demokracinë shqiptare.

“Gjykata Kushtetuese dhe Avokati i Popullit, ndonëse me kompetenca të ndryshme, ndajnë një mision të përbashkët: mbrojtjen e qytetarit nga arbitrariteti dhe abuzimi i pushtetit shtetëror”, tha Zaçaj në fjalën e saj.

Duke vënë theksin te bashkëpunimi ndërinstitucional, Kreu i Kushtetueses nënvizoi se kërkimi i opinioneve këshillimore nga Avokati i Popullit është bërë tashmë një praktikë e konsoliduar, pasi ky institucion shihet si “mik i Gjykatës” në procesin e mbrojtjes së të drejtave kushtetuese.

Zaçaj nënvizoi se “Gjykata Kushtetuese mbron Kushtetutën, kontratën mes popullit dhe pushtetit”. “Por ndërsa ne gjykojmë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe ankimet e individëve për mbrojtjen e të drejtave të tyre kushtetuese, Avokati i Popullit na kujton atë që ligji dhe drejtësia nuk duhet të harrojë kurrë: Njeriun pas parimit”, shtoi Zaçaj.

Duke iu drejtuar të gjithë funksionarëve publikë, Zaçaj theksoi se “shëndeti i demokracisë sonë nuk matet me madhështinë e institucioneve apo me arkitekturën e komplikuar të ligjeve, por me mënyrën sesi trajtojmë më të dobëtit ndër ne”.

“Dhe nëse Avokati i Popullit ndonjëherë ose shumë herë është i papëlqyer për pushtetin, kjo do të thotë se po e kryen misionin e tij siç duhet. Për këtë arsye, institucionet tona duhet të punojnë në bashkëpunim, jo në garë. Një demokraci e maturuar nuk ndërtohet mbi institucione që mbrojnë vetveten – por mbi institucione që mbrojnë ligjin, të drejtën dhe Kushtetutën, në mënyrë që së bashku të mbrojnë qytetarin. Mos kini frikë nga zëri i Avokatit të Popullit. Kini frikë heshtjen që do të ekzistonte pa të. Mos e shihni si kritik, por si busull që orienton institucionet drejt mbrojtjes së të drejtave dhe forcimit të demokracisë”, shtoi ajo.

/m.m//a.f/

The post Zaçaj: Mos kini frikë nga zëri i Avokatit të Popullit, kini frikë heshtjen që do të ekzistonte pa të appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Legjislatura e 10-të nuk përmbush detyrimin për Avokatin e ri të Popullit

17 June 2025 at 18:48

Kuvendi do të mbyllë legjislaturën e 10-të me mospërmbushjen e një detyrimi, atë të zgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit.

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike në dy vite nuk e gjetën gjuhën për pasardhësin e Erinda Ballancës me mandat të përfunduar prej dy vitesh.

Shtatë kandidatët e përzgjedhur nga kuvendi për karrigen e Avokatit të Popullit nuk u hodhën asnjëherë për votim, duke bërë që politika të dështojë për të përmbushur detyrën e saj. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

The post Legjislatura e 10-të nuk përmbush detyrimin për Avokatin e ri të Popullit appeared first on Euronews Albania.

Avokati i Popullit prezanton logon zyrtare në 25-vjetorin e krijimit të institucionit

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Në 25-vjetorin e krijimit, Avokati i Popullit ka prezantuar sot logon zyrtare të institucionit.

Sipas një publikimi në rrjetet sociale, thuhet se prej një çerek shekulli, Avokati i Popullit qëndron në krah të qytetarëve, për të mbrojtur të drejtat, dinjitetin dhe barazinë e secilit.

Ndërsa, në këtë 25-vjetor, është prezantuar logoja zyrtare, një “simbol që përmbledh misionin e pandërprerë dhe rrënjët kushtetuese”.

Sipas njoftimit, në këtë logo gërshetohen shifrat e përvjetorit, shqiponja që përfaqëson shtetin dhe qytetarin, si dhe inicialet “AP”, Avokati i Popullit.

“Ky përvjetor është më shumë se një kujtesë. Është një ftesë për të reflektuar: A kemi ndërtuar një kulturë të të drejtave të njeriut në zemër të shoqërisë sonë?”, thuhet në njoftim.

Procesi i parë i zgjedhjes së Avokatit të Popullit u zhvillua nga Parlamenti më 16 shkurt 2000. Kushtetuta kërkon që Avokati i Popullit të zgjidhet me jo më pak se 3/5 të të gjithë deputetëve. Kuvendi i Shqipërisë, këtë detyrë ia besoi për herë të parë Ermir Dobjani, i cili u rizgjodh në shkurt 2005 edhe për një mandat të dytë, deri në 16 shkurt të vitit 2010.

Më datë 22 maj të vitit 2017, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi si Avokate të Popullit me një shumicë prej 114 votash, Erinda Ballancën.

/e.i/ /a.g/

The post Avokati i Popullit prezanton logon zyrtare në 25-vjetorin e krijimit të institucionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Takim informues me qytetarët e Istogut nga Avokati i Popullit

30 May 2025 at 10:37

Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës do të zhvillojë një takim me qytetarët e Komunës së Istogut më 25 qershor 2025.

Me qëllim të pranimit të ankesave që lidhen me shkeljen e të drejtave të njeriut apo me keqpërdorimin e pushtetit nga institucionet publike.

Takimi do të mbahet në objektin e Shtëpisë së Kulturës në Istog, duke filluar nga ora 13:30.

Të gjithë qytetarët kanë të drejtë t’i paraqesin shqetësimet apo ankesat e tyre, të cilat trajtohen nga institucioni i Avokatit të Popullit në mënyrë të pavarur, konfidenciale dhe pa asnjë pagesë.

Ky takim është pjesë e angazhimeve të Avokatit të Popullit për të qenë sa më afër qytetarëve në të gjitha komunat e vendit, duke ofruar qasje të drejtpërdrejtë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të tyre./Telegrafi/

The post Takim informues me qytetarët e Istogut nga Avokati i Popullit appeared first on Telegrafi.

Rritja prej 16% e tarifave të energjisë, Avokati i Popullit kërkon pezullim të vendimeve të ZRRE-së deri në vlerësim të plotë ligjor

29 May 2025 at 10:46

Avokati i Popullit ka publikuar sot opinionin rreth vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16.1%.

Ky opinion vlerëson se vendimi cenon drejtpërdrejt të drejtat themelore të qytetarëve dhe rëndon veçanërisht familjet në nevojë dhe përfituesit e asistencës sociale.

Sipas opinionit, “rritja për 16.1% e tarifave për energjinë elektrike ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës, duke rënduar veçanërisht situatën e konsumatorëve në nevojë dhe të familjeve që përfitojnë asistencë sociale”.

Avokati i Popullit shpreh shqetësime serioze për mungesën e koordinimit ndërinstitucional dhe mosrespektimin e Ligjit për Energjinë Elektrike, konkretisht nenit 49, i cili kërkon konsultim me institucionet për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë.

Në opinion theksohet se “mungesa e institucioneve të konstituuara në kohën e marrjes së vendimeve ka pamundësuar një proces të balancuar dhe të përgjegjshëm”.

“Në përgjigje të shqetësimeve që ka pranuar nga ankesat e qytetarëve, përfaqësues të sektorit privat, Oda Ekonomike e Kosovës dhe avokatë të palëve të prekura, Avokati i Popullit ka vlerësuar se:

• Qeveria e Republikës së Kosovës ka obligim të veprojë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Energjinë Elektrike, në mënyrë që vendimet e tilla të ZRRE, të përcillen me masa përmes të cilave do mbrohen të drejtat e konsumatorëve në nevojë dhe kategoritë e tjera të cenueshme, e po ashtu të ndërmarrin masa konkrete me qëllim të krijimit e kushteve të përballueshme edhe për komunitetin e biznesit, duke krijuar kushte të përshtatshme për liberalizim të tregut me kushte të favorshme, si dhe duke marr masa me qëllim që të shmangët krijimi i monopolit.

• Mungesa e institucioneve të konstituuara në kohën e marrjes së vendimeve ka pamundësuar një proces të balancuar dhe të përgjegjshëm.

• Vendimet e marra në mungesë të kapaciteteve të plota institucionale mund të sjellin pasoja të pariparueshme për qytetarët dhe nuk i shërbejnë interesit publik. Në këtë kontekst, është e domosdoshme të theksohet përgjegjësia që bie mbi qeverinë dhe institucionet përkatëse, të cilat kanë për detyrë të garantojnë një proces të rregullt, të drejtë dhe transparent në menaxhimin e kësaj çështjeje. Mungesa e transparencës gjatë procesit ka kontribuar në rritjen e mosbesimit publik, ndërsa shqetësimet e ngritura nga qytetarët kanë mbetur pa përgjigje adekuate, duke thelluar ndjenjën e papërgjegjshmërisë institucionale.

• Nëse nuk merren masa të menjëhershme dhe konkrete për të përmbushur detyrimet ligjore ndaj qytetarëve, situata mund të marrë përmasa shqetësuese”, thuhet në opinion.

Një nga kërkesat kyçe të këtij opinioni është pezullimi i menjëhershëm i vendimeve të ZRRE-së, përkatësisht vendimit V_2697_2025, V_2702_2025 (nr.prot. 252/2025, i datës 29 prill 2025), V_2698_2025 dhe V_2703_2025 (nr.prot. 253/2025, i datës 29 prill 2025).

“Nevojitet një reagim serioz dhe i koordinuar nga ana e qeverisë dhe autoriteteve të përfshira, për të garantuar transparencë, llogaridhënie dhe zgjidhje të qëndrueshme”, thuhet në opinion.

Avokati i Popullit rithekson rëndësinë e garantimit të një procesi të drejtë dhe transparent në vendimmarrje dhe apelon për respektim të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

“Është obligim i secilit institucion në Republikën e Kosovës, që të angazhohen në drejtim të ofrimit të shërbimeve në të mirë dhe dobi të qytetarëve”, përfundon opinioni. /Telegrafi/

The post Rritja prej 16% e tarifave të energjisë, Avokati i Popullit kërkon pezullim të vendimeve të ZRRE-së deri në vlerësim të plotë ligjor appeared first on Telegrafi.

Qelaj: Raporti për lirinë e mediave, rezultat i qasjes politike ndaj mediave

17 May 2025 at 23:39

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se raporti ‘Reporterët pa Kufij’ ku Kosova renditet e 99-ta në listën e 180 shteteve për lirinë e shtypit, është si rezultat i qasjes politike ndaj mediave. 

Siç thotë Qelaj, fakti se viteve të fundit, pushteti qeverisës ka pasur tendencë të sulmojë gjithçka që është jashtë pushtetit ekzekutiv, ka ndikuar edhe tek mediat.

“Sulmet ndaj gazetarëve dhe mediumeve, tendenca me ndryshu ligje që cenojnë institucionet e pavarura, gjuha linçuese me gazetarë dhe mediume të caktuara, ndoshta janë pasojë për me dalë një raport i kësaj natyre”, tha Qelaj në Kallxo Përnime.

Ai thotë se nëse nuk merren masa për të ndryshuar qasjen politike të institucioneve që kanë peshë dhe kanë fuqi në Kosovë, atëherë gjendja do të përkeqësohet ku sipas tij, gazetarët do të ndihen të rrezikuar apo kërcënuar të thonë të vërtetën.

Ai ka folur edhe për Ligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave, për çka thotë se ‘nëse ky Ligj do të dërgohej në Kushtetuese, kjo do të ishte fatale’.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimin e datës 23.04.2025 ka shfuqizuar Ligjin e ri për Komisionin e Pavarur të Mediave, i cili ishte kontestuar në këtë Gjykatë nga disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës. Kushtetuesja ka gjetur se disa nga nenet e këtij Ligji janë në kundërshtim me parimet kushtetuese.

Ligji për KPM-në ishte miratuar më 11.07.2024 në Kuvendin e Kosovës, pa pjesëmarrjen në votim të partive opozitare.

Gjykata Kushtetuese ka gjetur se nenet që nuk janë në përputhje me parimet kushtetuese kanë të bëjnë me zgjedhjen e anëtarëve të KPM-së, shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve, kompetencat e KPM-së dhe disa pika nga neni që ka të bëjë me gjobat dhe sanksionet.

Ndërsa, Kosova është renditur e 99-ta nga 180 shtete në Indeksin Vjetor të Lirisë së Shtypit të organizatës “Reporterët pa kufij”.

Kjo shënon rënie prej 24 vendesh nga viti 2024, kur renditej në pozitën e 75-të, ndërsa krahasuar me vitin 2023 Kosova ka rënie prej 43 pozitash.

Kjo renditje është renditja më e ulët e Kosovës në 15 vjetët e fundit. Në Indeks Kosova renditet më së keqi në raport me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria renditet e 80-ta, Mali i Zi i 37-ti, Maqedonia e Veriut e 42-ta, Bosnjë dhe Hercegovina e 86-ta dhe Serbia e 96-ta. Pesë vendet e para me gjendjen më të mirë të lirisë së shtypit sipas Raportit të “Reporterët pa Kufij” janë: Norvegjia, Estonia, Holanda, Suedia dhe Finlanda. /Kallxo.com/

The post Qelaj: Raporti për lirinë e mediave, rezultat i qasjes politike ndaj mediave appeared first on Telegrafi.

Avokati i Popullit thotë se Gjykata Speciale nuk është transparente

17 May 2025 at 21:51

Jo transparente e ka quajtur Gjykatën Speciale, Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj. 

Ai ka thënë se ka ngritur shqetësime lidhur me pesë vjeçarin e kohëzgjatjes së paraburgimit të krerëve të UÇK-së.

Ndërsa, për Avokatin e Popullit i cili vepron brenda Gjykatës Speciale, Qelaj thotë se ai nuk plotëson kriteret minimale të një avokati të popullit.

Kjo, ngase sipas tij, Avokati i Popullit duhet të zgjidhet në mënyrë transparente nga një organ i Republikës së Kosovës, por që vetë Gjykata nuk mund të zgjedhë një të tillë.

“Nuk ka praktikë në botë që Avokati i Popullit funksionon nën ombrellën e gjykatës, nuk mund të thirret ky avokat në parimin e paanshëmrisë dhe epërsisë së të drejtave të njeriut”, tha Qelaj për “Kallxo Përnime”.

Ai thotë se Avokatin e Popullit në kuadër të Gjykatës Speciale e ka njoftuar për çështjet të cilat dëshiron t’i diskutojë, dhe se çdo pyetje që i ka bërë, ai është thirrur në konfidencialite, e që kjo, Qelaj thotë se parim i Avokatit të Popullit vetëm më raste që i raporton, por jo me rastet e tjera.

Sipas Aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pjesëtarë të UÇK-së, gjatë periudhës mars 1998-shtator 1999, kishin kryer krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit – duke arrestuar dhe ndaluar persona civil në mënyrë të paligjshme; duke i trajtuar në mënyrë mizore, torturuar dhe zhdukur.

Në mesin e shumë akuzave bëjnë pjesë edhe ato të vrasjeve të paligjshme.

Për të gjitha këto krime të pretenduara, prokurori Xhek Smith i ngarkoi Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin edhe me akuzën se të njëjtit ishin në dijeni, se këto krime ishin duke ndodhur dhe nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e tyre, mirëpo kishin nxitur kryerjen e tyre.

Në këtë Aktakuzë thuhet se Thaçi dhe të tjerët nxitën sulmet ndaj kundërshtarëve dhe nxitën vrasjen e tyre.

Sipas Prokurorisë, krerët e UÇK-së përmes deklaratave publike e veprimeve në terren frikësuan, denigruan, eliminuan kundërshtarë e kërkuan të pozicionoheshin si i vetmi zë dhe si i vetmi përfaqësues legjitim i shqiptarëve të Kosovës.

Pjesë e Aktakuzës 68-faqëshe të Prokurorisë janë edhe pretendimet për vrasje të paligjshme.

Arsyeja se pse akuzohen krerët e UÇK-së – sipas Prokurorit të Specializuar – është përgjegjësia komanduese.

Më 06.12.2024, Gjykata Speciale ka njoftuar për një Aktakuzë të re kundër Hashim Thaçit.

Për Aktakuzën e re Hashim Thaçi është deklaruar se nuk e pranon fajësinë.

Sipas Aktakuzës, Thaçi, si dhe Hajredin Kuqi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj e Fadil Demaku akuzohen për ndikim në dëshmitarë. /Kallxo.com/

The post Avokati i Popullit thotë se Gjykata Speciale nuk është transparente appeared first on Telegrafi.

​Avokati i Popullit, Naim Qelaj jep detaje për takimin me Trendafilovan

14 May 2025 at 13:52

Avokati i Popullit, Naim Qelaj deklaroi se takimi i së martës me kryetaren e Dhomave të Specializuara,  Ekatarina Trendafilova ishte me kërkesë të saj.

Në konferencë për media, Qelaj theksoi se ka shprehur shqetësimet që ka pranuar nga opinioni publik, por edhe nga familjarë.

“E para që kam përmendur është që shqetësimet që kanë qytetarët e kanë për gjykim të drejtë. Dhe kur kam përmendur këtë fakt kam cekur disa aspekte. Pastaj, standardet e dyfishta për kompensimin e viktimave. Pasiguria dhe ligjshmëria e provave që janë të siguruara nga autoritetet e Serbisë, sepse është kuptuar që ka një numër të madh të këtyre provave. Një shqetësim tjetër që unë kam ngritur është mënyra e funksionimit dhe struktura e Gjykatës”, u shpreh ai.

Ai tha se Trendafilova ka thënë se garantohen të drejta sipas standardeve ndërkombëtare.

Po ashtu, avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se me kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova nuk e kanë diskutuar çështjen e anulimit të konferencës, por në përgjithësi për transparencën në këtë proces.

Ai theksoi se do të ketë vizitë në Hagë dhe se i është konfirmuar që mund të shkojë si Avokat i Popullit. Megjithatë, theksoi se kompetencat janë të kufizuara.

Të martën për vizitë në Kosovë ishte kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u organizua një protestë kundër kësaj vizite.

Pas kësaj proteste, Trendafilova nuk e mbajti konferencën për media. /KP/Telegrafi/

The post ​Avokati i Popullit, Naim Qelaj jep detaje për takimin me Trendafilovan appeared first on Telegrafi.

Avokati i Popullit i kërkon ZRRE-së të pezulloi vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

30 April 2025 at 14:59

Avokati i Popullit ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) pezullimin e menjëhershëm të vendimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, deri në përfundimin e hetimeve lidhur me ankesat e qytetarëve.

Në një njoftim zyrtar, institucioni ka vënë në dukje se “vendimi për rritjen e tarifave ka ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat themelore të njeriut, duke rënduar veçanërisht grupet më të cenueshme dhe familjet në asistencë sociale”.

Sipas Avokatit të Popullit, kjo situatë ka krijuar shqetësime serioze për “përballueshmërinë ekonomike të qytetarëve dhe qasjen e barabartë në shërbimet bazë”.

Avokati i Popullit gjithashtu ka theksuar mungesën e koordinimit institucional në kohën kur janë marrë këto vendime.

“Këto vendime janë marrë në një moment boshllëku institucional – pa Kuvend të konstituuar dhe pa Qeveri të mandatuar, gjë që ka ndikuar në mungesën e debatit të nevojshëm publik dhe institucional për çështje që janë me rëndësi jetike për qytetarët”, thuhet në reagim.

Duke ju referuar përgjegjësive që i takojnë Qeverisë në përputhje me legjislacionin në fuqi, Avokati i Popullit ka rikujtuar se “Qeveria e Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike, mban përgjegjësi për garantimin e interesit publik, sigurimin e qasjes së barabartë dhe përfshirjen sociale në politikat energjetike”.

Institucioni ka apeluar për më shumë përgjegjësi dhe transparencë nga ana e ZRrE-së, duke theksuar se “organet e pavarura si ZRrE duhet të kenë përgjegjësi të shtuar, transparencë dhe bashkëpunim me institucionet përkatëse, sidomos kur vendimet prekin interesin publik në masë të madhe”./Telegrafi/

The post Avokati i Popullit i kërkon ZRRE-së të pezulloi vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.

Avokati i Popullit u përcjell partive politike Kodin e Sjelljes gjatë fushatës zgjedhore

TIRANË, 23 prill/ATSH/ Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, Avokati i Popullit u ka përcjellë sot partive kryesore politike shqiptare Kodin e Sjelljes gjatë fushatave zgjedhore, me qëllim nxitjen e një debati politik të civilizuar, të lirë nga gjuha e urrejtjes, përçarjes apo diskriminimit.

Sipas njoftimit për mediet, Avokati i Popullit është një nga institucionet nismëtare të këtij kodi, në bashkëpunim dhe me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, si pjesë e angazhimeve të institucioneve publike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për garantimin e një procesi zgjedhor të ndershëm e gjithëpërfshirës. Hartimi i tij është fryt i një procesi të nisur në vitin 2021 në kuadër të Aleancës Kundër Gjuhës së Urrejtjes, me mbështetjen e aktorëve institucionalë dhe politikë.

Në njoftim, cilësohet se Kodi i Sjelljes është një marrëveshje morale që kërkon respektimin e standardeve më të larta të komunikimit publik nga të gjitha partitë, pavarësisht nëse janë ose jo nënshkruese formale të tij. Ai bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin Zgjedhor dhe në Rekomandimin nr. 15 të ECRI (Komisioni Evropian Kundër Racizmit dhe Intolerancës), që Shqipëria e ka pranuar si angazhim ndërkombëtar.

Avokati i Popullit thekson se, në këtë kontekst, zbatimi i Kodit është një detyrim moral e institucional, dhe sjellja gjatë fushatës do të jetë edhe objekt monitorimi nga ECRI (Komisioni Evropian Kundër Racizmit dhe Intolerancës) gjatë vizitës së paralajmëruar në qershor 2025.

/a.f/r.e/

The post Avokati i Popullit u përcjell partive politike Kodin e Sjelljes gjatë fushatës zgjedhore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëzohet kërkesa e PD për Avokatin e Popullit, Peleshi: Presim të diskutojmë me opozitën

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Deputetët e mazhorancës rrëzuan sot kërkesën e opozitës për futjen në rendin e ditës të zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi gjatë fjalës së tij shpjegoi se PS nuk pranoi që të votoj pro, pasi nuk është zhvilluar procesi i dialogut mes mazhorancës dhe opozitës.

“Ne kemi kërkuar që të ndërtojmë një proces sipas traditës parlamentare. Janë disa propozime me firmat e opozitës dhe duhet një proces që të diskutohet dhe arrihet në një konsensus. Ne nuk kemi bërë propozimet tona, por duam që të diskutojmë propozimet e opozitës, nuk kemi asnjë reagim nga grupi i PD dhe opozita dhe që sot mund të nisë procesi dhe ta votojmë në seancën e radhës pas zgjedhjeve’, tha Peleshi.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, tha se ky proces ka hyrë në një ngërç, pasi u bënë 3 vite që nuk bihet në konsensus për të zgjedhur Avokatin e Popullit.

“Opozita është e fokusuar në një kandidaturë të vetme çfarë procesi do të hapë. Jemi në një situatë të turpshme sepse për 3 vite rresht ne nuk zgjedhim dot një Avokat Populli. Mazhoranca duhet që të votonte dhe t’i jepte fund këtij turpi 3 vjeçar’, tha Vasili.

/k.s/

The post Rrëzohet kërkesa e PD për Avokatin e Popullit, Peleshi: Presim të diskutojmë me opozitën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëzohet kërkesa për të futur në rend dite zgjedhjen e Avokatit të Popullit/ PS: S’është zhvilluar dialog

17 March 2025 at 11:33

Në një sallë pothuajse të boshatisur nga ana e opozitës, mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të futur në rendin e ditës në seancën e sotme plenare dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi kërkoi që të respektohej tradita parlamentare, që palët të futen në një […]

The post Rrëzohet kërkesa për të futur në rend dite zgjedhjen e Avokatit të Popullit/ PS: S’është zhvilluar dialog appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Besim Ndregjoni për Avokat të Popullit, Peleshi: Të respektojmë rrugën institucionale

27 February 2025 at 11:42

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Në seancën e sotme plenare, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, theksoi gatishmërinë e mazhorancës për të vijuar me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Peleshi bëri të qartë se PS nuk ka asnjë kundërshtim për të ndjekur procedurat parlamentare mbi bazën e propozimeve të opozitës, dhe se disa kandidatura tashmë kanë marrë firmat e opozitës.

“Për ne, procesi duhet të vijojë siç kemi rënë dakord më herët. Nuk kemi kundërshtim për asnjë emër, por është e rëndësishme të respektohet rruga institucionale,” u shpreh kryetari i Grupit Parlamentar të PS.

Ai gjithashtu bëri me dije se ka kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që të ulen për diskutime mbi këtë çështje dhe se mazhoranca është në pritje të një përgjigjeje nga opozita. “Unë kam bërë hapin tim në emër të grupit, tashmë mbetet që edhe pala tjetër të tregojë vullnetin e saj,” përfundoi Peleshi.

Ndërsa deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se, ka pritur nga mazhoranca të nisë një proces diskutimi për emrin e propozuar nga opozita për Avokatin e Popullit, Besim Ndregjoni.

“Opozita pret që të përfundojmë me një kandidat të propozuar nga opozita”, tha Tabaku.

Po ashtu ajo kërkoi të mos shkelet puna e deputetëve të opozitës dhe të votohen ligjet që ata kanë propozuar. /j.p/

The post Tabaku: Besim Ndregjoni për Avokat të Popullit, Peleshi: Të respektojmë rrugën institucionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Xhafaj: Zgjedhja e Avokatit të Popullit përmes një procesi që kërkon kuorum kombëtar

26 February 2025 at 16:38

TIRANË, 26 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj u shpreh sot se Avokati i Popullit është i vetmi post që zgjidhet me 3/5 të votave në Kuvend, ndërsa propozoi krijimin e një mekanizmi për të ndërtuar një proces më të drejtë dhe të paanshëm.

Në mbledhjen e komisionit parlamentar, Xhafaj u shpreh se “Avokatin e Popullit sot e zgjedh opozita”.

Pra, sipas tij, “ai që në fillim fare është një zgjedhje e paragjykuar, zgjedhje politike”.

“I kemi hequr për të gjitha institucionet e tjera, kemi gjetur mekanizmin për ta hequr ngërçin por është i vetmi institucion që ka edhe kuorumin edhe 3/5 dhe ngërçin dhe zgjidhet e propozohet zakonisht nga opozita. Nuk ka rëndësi se cila është opozita, që këtu kemi filluar me një proces politik”, shtoi Xhafaj.

Ai propozoi që te rasti i Avokatit të Popullit të ndërtohet një trupë me konsensus politik, por është gjykim i disa aktorëve, përfaqësues nga institucionet e pavarura.

“Propozoj krijimin e mekanizmit pra të një trupe mikse të përfaqësuar nga këshillat e qeverisjes vendore, përfaqësues të institucioneve të pavarura, shoqërisë civile dhe pushtetit vendor, për të krijuar një kuorum kombëtar. Garojnë, votohen aty dhe i jepet mundësia parlamentit për të zgjedhur mes tre kandidaturave. E fut parlamentin në një proces të detyruar që do të mund të sugjeronte alternativat dhe platformat për kandidaturat”, shtoi Xhafaj.

Sipas tij, nëse nuk zgjidhen as nga Kuvendi automatikisht ai që ka dalë i pari në kuorumin kombëtar zgjidhet Avokat i Popullit. /j.p/

The post Xhafaj: Zgjedhja e Avokatit të Popullit përmes një procesi që kërkon kuorum kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌