Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BIRN ngre alarmin për të drejtat pronësore në Kosovë – trajnon akterë kyç dhe evidenton dështimet e sistemit gjyqësor

30 June 2025 at 11:30

Problemet me të drejtat pronësore në Kosovë, vazhdojnë të jenë një ndër sfidat më të mëdha të drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik.

Për të adresuar këtë çështje, BIRN Kosova, në kuadër të projektit të mbështetur nga PIAKOS dhe në bashkëpunim me ATRC-në, ka ndërmarrë një iniciativë gjithëpërfshirëse përmes trajnimeve dhe diskutimeve ndër-institucionale, me qëllim përmirësimin e qasjes në të drejtat pronësore.

Në episodin e radhës të podcastit për të drejtat pronësore në Telegrafi me redaktoren Jehona Hulaj, udhëheqës i Zyrës Ligjore në BIRN, Labinot Leposhtica ndau detaje rreth këtij projekti që përfshin akterë kyç si Agjencia Kadastrale e Kosovës, gjyqtarë, noterë, përmbarues, ndërmjetësues dhe shoqërinë civile.

Labinot Leposhtica, udhëheqës i Zyrës Ligjore në BIRN gjatë Podcastit në Telegrafi

Leposhtica bëri të ditur se ndër aktivitetet më të veçanta ka qenë trajnimi i grave dhe vajzave që vuajnë dënimin në Institucionin Korrektues të Lipjanit.

“Kemi hasur raste ku gratë rrezikonin të humbnin të drejtën mbi pronën e tyre vetëm për shkak të mungesës së njohurive dhe mosveprimit në afatet ligjore”, tha Leposhtica.

Ai theksoi se qëllimi ka qenë jo vetëm informimi, por edhe përgatitja për riintegrim të suksesshëm në jetën ekonomike e sociale pas lirimit.

Në vazhdim, janë organizuar shtatë trajnime rajonale me gazetarë lokalë dhe aktivistë të shoqërisë civile, duke i pajisur me njohuri mbi të drejtat pronësore dhe ndryshimet ligjore të fundit, si ligji për kadastër dhe udhëzimet përkatëse administrative.

“Gazetarët janë formues të opinionit publik dhe zëdhënës të shoqërisë – ata duhet të jenë të informuar drejt dhe saktë,” theksoi Leposhtica.

Në kuadër të projektit, janë mbajtur trajnime edhe me zyrtarë kadastralë, përmbarues, noterë dhe gjyqtarë.

Diskutimet janë zhvilluar në tavolina të përbashkëta, ku secila palë ka pasur mundësinë të ndajë sfidat me të cilat përballet në praktikë.

“Në këto tavolina janë evidentuar probleme reale, duke filluar nga zvarritja e proceseve në gjykata e deri te mungesa e koordinimit ndërmjet institucioneve,” tha Leposhtica.

Ai shtoi se trajnimet u zhvilluan pas një procesi paraprak vlerësimi të nevojave, dhe se për çdo trajnim është ndërtuar një kurrikulë specifike dhe janë angazhuar ekspertë profesionalë.

Labinot Leposhtica, udhëheqës i Zyrës Ligjore në BIRN gjatë Podcastit në Telegrafi

Tutje gjatë diskutimit në këtë podcast, Labinot Leposhtica përmendi edhe gjendjen në gjykatat e Kosovës, ku një lëndë pronësore merr mesatarisht pesë vjet që të shqyrtohet.

Leposhtica tha se sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, një kontest pronësor në gjykatë zgjat mesatarisht pesë vjet në shkallën e parë.

“Nëse përfshihen edhe fazat e apelit dhe rikthimet nga gjykata supreme, kjo kohë mund të zgjatet deri në një dekadë. Kjo është dekurajuese, sidomos për gratë dhe grupet e margjinalizuara,” paralajmëroi ai.

Megjithatë, ai shtoi se ka mekanizma ligjorë për të ndjekur performancën e gjyqtarëve dhe për të kërkuar përgjegjësi për vonesat.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar  dhe askund nuk shihet kjo më qartë sesa në rastet e të drejtave pronësore”, u shpreh Labinot Leposhtica.

Në përfundim të projektit, BIRN do të publikojë një raport me rekomandime konkrete për institucionet përkatëse, në bazë të sfidave të identifikuara./Telegrafi/

Ky publikim është prodhuar nga Telegrafi në kuadër të projektit PIAKOS, zbatuar nga ATRC dhe financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin, apo Telegrafit.

The post BIRN ngre alarmin për të drejtat pronësore në Kosovë – trajnon akterë kyç dhe evidenton dështimet e sistemit gjyqësor appeared first on Telegrafi.

Si UBT po krijon një sistem edukimi unik në Kosovë, Hajrizi tregon modelin që sjell revolucion në arsim dhe punësim

30 May 2025 at 10:37

Në një intervistë në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka prezantuar një nga projektet më ambicioze dhe inovative në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë dhe më gjerë.

Ai ka treguar modelin “UBT Smart Self-Sustain System” – një koncept gjithëpërfshirës që e ndjek njeriun nga lindja deri në fund të jetës, duke i ofruar edukim, përvojë, teknologji dhe jetë komunitare në një kampus të vetëm.

Sipas Hajrizit, ky model synon të krijojë një “qytet të dijes”, një mjedis ku çdo fazë e jetës dhe edukimit është e integruar: nga lindja, çerdhja, shkolla, universiteti, puna, banimi, shëndetësia e deri te mësimi gjatë gjithë jetës.

Në këtë kampus, që përfshin rreth pesë hektarë sipërfaqe, studentët do të kenë mundësinë të mësojnë përmes praktikës dhe përvojës reale, duke bashkëjetuar dhe bashkëpunuar me njerëz të moshave dhe profesionistëve të ndryshëm.

“Kjo nuk është vetëm një qendër studimi, por një ekosistem i plotë jetësor që prodhon dije, punësim dhe inovacion. Në këtë qytet të mençur, përjetohen të gjitha dimensionet e jetës: teknologjia, shëndetësia, ushqimi, arkitektura, juridiku, bujqësia, dhe çdo fushë tjetër, janë të ndërthurura në mënyrë natyrale me edukimin”, tha Hajrizi.

Ai theksoi se UBT tashmë ka zhvilluar mbi 150 fusha të edukimit, 300 laboratorë dhe 80 kompani funksionale që janë pjesë e këtij sistemi, ku studentët angazhohen në mënyrë aktive që gjatë studimeve, duke mësuar dhe punuar në të njëjtën kohë.

Edmond Hajrizi, Rektor dhe themelues i UBT-së në “Përballje”, foto: Korab Basha

Një nga aspektet më të veçanta të këtij modeli është përfshirja e teknologjive më të avancuara si 5G, inteligjenca artificiale, realiteti virtual, teknologjia laserike, robotika, teknologjia cloud dhe shumë të tjera.

Po ashtu, çdo fakultet brenda UBT-së ka kompaninë e vet funksionale, ku studentët aplikojnë njohuritë në mënyrë praktike.

Për shembull, në fushën e mediave, UBT ka radion, televizionin dhe portalin e vet; në mjekësi ka spital dhe poliklinikë; në teknologji ka kompani softuerike dhe rrjete 5G.

Rektori Hajrizi tha se ky model është prezantuar tashmë në mbi 100 shtete të botës, përfshirë edhe universitete të njohura.

Edmond Hajrizi, Rektor dhe themelues i UBT-së në “Përballje” me kryredaktorin Muhamet Hajrullahu, foto: Korab Basha

“Kudo ku e kemi prezantuar, ky model është pritur me entuziazëm, sepse ofron një zgjidhje reale për sfidat moderne të edukimit dhe tregut të punës”, theksoi ai.

Sipas tij, ky sistem gjeneron mijëra vende të reja pune çdo vit dhe garanton punësimin e pothuajse të gjithë të diplomuarve, falë aftësimit të tyre gjithëpërfshirës dhe përgatitjes reale për tregun e punës.

“Ky nuk është një model që ekziston diku tjetër në Ballkan. Ne po e ndërtojmë këtu, në Kosovë, një sistem që mund të shërbejë si referencë globale për edukimin e së ardhmes”, deklaroi Hajrizi i cili e cilësoi këtë si një nga projektet më transformuese në rajon.

Hajrizi ka folur në këtë intervistë dhe për arsimin në përgjithësi në Kosovë, inteligjencën artificiale si dhe temat që na presin në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

The post Si UBT po krijon një sistem edukimi unik në Kosovë, Hajrizi tregon modelin që sjell revolucion në arsim dhe punësim appeared first on Telegrafi.

Çela në podcast austriak: Shqipëria, destinacion turistik elitar dhe i qëndrueshëm

TIRANË, 19 maj/ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela ishte e ftuar në një nga episodet e podcastit oewfolk, të moderuar nga Astrid Steharnig-Staudinger, drejtoreshë ekzekutive e Bordit të Turizmit të Austrisë.

Gjatë intervistës, Çela ndau vizionin e qeverisë shqiptare dhe angazhimin e AKT-së për promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik elitar dhe të qëndrueshëm deri në vitin 2030.

Biseda u përqendrua në fuqinë transformuese të trashëgimisë kulturore, pasurive natyrore të Shqipërisë dhe rolin kyç të bashkëpunimit ndërkombëtar në ndërtimin e një turizmi që jo vetëm tërheq vizitorë, por edhe edukon dhe pasuron përvojën turistike.

Çela tha se “vitin e kaluar, Shqipëria mirëpriti 12 milionë vizitorë dhe regjistroi rreth 6.8 milionë netqëndrimi. Vetëm pesë ditë më parë, sipas një raporti nga Organizata Botërore e Turizmit, Shqipëria u shpall lider në rritjen e turizmit, me një rritje prej 80% krahasuar me vitin 2019. Përmbi këto shifra, Shqipëria ka zgjeruar me sukses turizmin gjatë gjithë vitit dhe nëpër të gjithë vendin. Përveç destinacioneve të turizmit bregdetar dhe malor, kemi pasur 5,5 milionë vizitorë në zona të mbrojtura dhe 1,5 milionë vizitorë në site të trashëgimisë kulturore. Agroturizmi ynë gjithashtu po rritet, me rreth 270 mundësi të disponueshme dhe një qëllim për të arritur 1 mijë deri në vitin 2030″.

“Vizioni i qeverisë shkon përtej rritjes ekonomike, duke u fokusuar në zhvillimin e turizmit cilësor, pra turizmin elitar. Fushat kyçe përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës, qëndrueshmërinë dhe trajtimin e sfidave të sezonalitetit. Po ashtu, legjislacioni po nxit bizneset private dhe po tërheq marka ndërkombëtare. Qëllimi është turizmi elitar deri në vitin 2030, mbështetur nga investime në aeroporte, porte dhe marina. Dhe, sigurisht, infrastruktura është gjithashtu një faktor kyç. Projektet e rëndësishme të turizmit përfshijnë Yacht & Marina në Durrës, një investim prej 2,17 miliardë euro që do ta kthejë Durrësin në një destinacion luksoz për superjahtet, dhe Marinën e Vlorës, me 438 vendndodhje për jahte dhe dy hotele me 5 yje. Po ashtu, po ndërtojmë një aeroport të ri në Vlorë, që pritet të përfundojë këtë verë”, nënvizoi Çela.

Pyetjes se çfarë po bën Shqipëria lidhur me qëndrueshmërinë dhe turizmin elitar, Çela iu përgjigj se “qëndrueshmëria është në zemër të zhvillimit të turizmit në Shqipëri. Lumi Vjosa, lumi i fundit i egër i Europës, është shpallur park kombëtar, duke theksuar angazhimin tonë për ruajtjen e mrekullive natyrore. Me 13,6% të vendit të shpallur si zona të mbrojtura, Shqipëria ofron peizazhe të paprekura, nga pyje të dendura dhe laguna deri në ekosisteme detare”.

Sa i përket burimeve njerëzore për sektorin e turizmit, Çela u shpreh se “mendoj se kjo është një sfidë globale, pasi njerëzit janë gjithnjë në lëvizje dhe kërkojnë përvoja të reja pune. Megjithatë, qeveria jonë ka marrë shumë iniciativa për të tërhequr specialistë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit”.

Drejtoresha e AKT-së tha ndër të tjera se “Shqipëria i ofron çdo udhëtari bukuri natyrore mahnitëse, mikpritje të ngrohtë shembullore dhe siguri të plotë. Po ashtu, kuzhina jonë është shumë autentike, një përzierje shijesh mesdhetare, ballkanike dhe osmane, por me karakteristika të ndryshme rajonale”.

“Shqipëria është e pasur me histori dhe trashëgimi kulturore, me tre site të trashëgimisë botërore të UNESCO-s: Butrinti, një qytet i lashtë me ndikime nga periudha helene dhe romake; Berati, i njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve”, me arkitekturën mahnitëse nga periudha osmane dhe Gjirokastra, një qytet i ruajtur mirë, shpesh i quajtur “Qyteti i gurtë”. Përveç kësaj, Shqipëria ka kështjella, kala, gjurmë të lashtësisë dhe tradita kulturore vibrante që vazhdojnë të jetojnë edhe sot”, theksoi Çela.

Drejtoresha e AKT-së tha se “Shqipëria ofron një larmi të jashtëzakonshme peizazhesh brenda një territori kompakt. Bregdeti ynë 450 km ofron plazhe të paprekura si në  Dhërmi, Ksamil dhe Himarë, duke e bërë Rivierën shqiptare një parajsë për ata që kërkojnë diellin”. Ndërkohë, Alpet shqiptare ofrojnë peizazhe mahnitëse, perfekte për turizmin e aventurës. Nëse jeni duke kërkuar bukuri natyrore dhe aventurë, Alpet tona ofrojnë të dyja në destinacione të njohura si Valbona dhe Thethi, ku vizitorët mund të zbulojnë fshatra malorë të largët dhe kuzhinën tradicionale shqiptare”.

/k.s/r.e/a.f/

The post Çela në podcast austriak: Shqipëria, destinacion turistik elitar dhe i qëndrueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Për herë të parë, podkastet do të vlerësohen në Golden Globes

By: gaze tare
7 May 2025 at 18:10

Pas vitesh të tëra uzurpimi gradual të shumë formave të mediave të trashëguara, podkastet janë gati të japin kulmin në një nga netët më të mëdha të Hollivudit.

Çmimet Golden Globes kanë njoftuar shtimin e një kategorie të re çmimesh, Podkasti më i Mirë, i cili do të debutojë në vitin 2026. 25 podkastet më të mira do të jenë të pranueshme për çmimin çdo vit, dhe votuesit e Golden Globes do ta ngushtojnë këtë fushë në gjashtë kandidatë.

“Ndërsa bota e argëtimit vazhdon të evoluojë, ne jemi të emocionuar të njohim forma të reja të rrëfimit të historive”, tha në një deklaratë presidentja e Golden Globes, Helen Hoehne. “Podkastet janë shfaqur si një medium i thellë për ndarjen e rrëfimeve dhe ndërtimin e komuniteteve përtej kufijve dhe brezave globalë. Duke festuar arritjet si në podkaste audio ashtu edhe në ato vizuale, ne synojmë të nderojmë kategoritë tona të trashëgimisë, duke krijuar hapësirë ​​që të dëgjohen zëra dhe formate të reja.

Çmimet Golden Globes janë të parat nga shfaqjet tradicionale amerikane të ndarjes së çmimeve që njohin zyrtarisht podkastet, megjithëse mediumi merr vëmendjen në shfaqjet specifike të çmimeve në internet, siç janë Çmimet iHeartPodcast.

Ndryshimet në ndarjen e çmimeve duket se janë në ajër këtë pranverë, pasi lajmi vjen pas njoftimit të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit se çmimet Oscar do të shtojnë një çmim për punën e duarve në vitin 2028. Çmimet Oscar do të shtojnë gjithashtu një kategori për Kastin më të Mirë në vitin 2027.

The post Për herë të parë, podkastet do të vlerësohen në Golden Globes appeared first on iconstyle.al.

Transparenca e bashkive në lupën e Faktoje

By: FAKTOJE
11 April 2025 at 13:09

Të ftuar: Aimona Vogli & Erisa Proko

Në këtë episod të tretë, diskutojmë mbi transparencën e bashkive shqiptare dhe rolin e Faktoje në monitorimin e tyre ndër vite.

Pjesa 1: Një pasqyrë e punës pesëvjeçare të Faktoje në 10 bashki, për të ndjekur mbajtjen ose jo të premtimeve elektorale dhe transparencën e proceseve vendimmarrëse. Zbuloni disa nga rastet më interesante dhe të pazakonta që ekipi ynë ka hasur gjatë verifikimeve në terren!

Pjesa 2: Me eksperten Erisa Proko, flasim mbi Fondin Social, si funksionon ky mekanizëm, dhe mënyrën se si bashkitë e kanë përdorur për të garantuar shërbime sociale për grupet në nevojë – gjithmonë me fokus te transparenca dhe llogaridhënia.

🎧 Na ndiqni për më shumë fakte, analiza dhe histori nga realiteti vendor!

https://www.youtube.com/watch?v=QUHUG1CdFfw

The post Transparenca e bashkive në lupën e Faktoje appeared first on Faktoje.al.

Meghan Markle nis podcast-in e ri me një prezantim ndryshe

By: gaze tare
8 April 2025 at 14:14

Në episodin e parë të podcast-it të saj të ri, “Confessions of a Female Founder”, Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, prezantohet thjesht si “Meghan”.

Kjo qasje e thjeshtë reflekton dëshirën e saj për një identitet më personal dhe të afërt me audiencën.

Në një intervistë të mëparshme për PEOPLE, Meghan ka shpjeguar rëndësinë e mbiemrit “Sussex” për familjen e saj, duke theksuar se është një emër që bashkon atë, Princin Harry dhe fëmijët e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet.

Ajo e përshkruan këtë mbiemër si një pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të tyre familjar.

The post Meghan Markle nis podcast-in e ri me një prezantim ndryshe appeared first on iconstyle.al.

Gabimet që bëjmë në përkujdesjen ndaj foshnjave, neonatologia Teuta Hasbahta: Mos i përdorni zbutësit dhe aromatizuesit për larjen e rrobave

8 April 2025 at 11:42

Neonatologia Teuta Hasbahta në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për rëndësinë e përkujdesjes ndaj foshnjave, neonatusit (foshnja deri njëmuajshe).

Hasbahta ka folur po ashtu për larjen e rrobave të foshnjave, pështjelljen e tyre dhe vendosjen në djep.

“Përdorimi i kemikaleve, i quaj unë ‘deodorant’, parfumave, aromatizuesve, përdorimi i lagështuesve me aromatizues, i zbutësve i detergjenteve… të gjitha këto bien..”, tha ajo.

Sipas saj, përveç larjes me një detergjent të butë, nuk duhet as tharja në makina.

“… Përveç larjes me një detergjent të butë, tharja jo në makina po në ajër… vetëm një hekurosje, rroba të pambukta…”, tha doktoresha.

Ajo tutje theksoi se po ashtu foshnjat nuk duhet të lidhen ngushtë dhe vendosja në djep është e gabueshme.

Sipas saj, më e preferuar është veshja e lirë, por sipas saj, prapë foshnja duhet të ofrohet.

“Afrimi i foshnjës është një gjë shumë e rëndësishme sepse paramendojeni një i porsalindur ka dalë nga mitra ku ka qenë i kufizuar, ti po e le haptas t’i përnjëherë…”, tha ajo.

Podcasti i plotë ku doktoresha Teuta Hasbahta flet për përkujdesjen ndaj foshnjave, rëndësinë e të ushqyerit me qumësht gjiri, verdhëzën etj mund ta shikoni më poshtë.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/

The post Gabimet që bëjmë në përkujdesjen ndaj foshnjave, neonatologia Teuta Hasbahta: Mos i përdorni zbutësit dhe aromatizuesit për larjen e rrobave appeared first on Telegrafi.

“Para se të bëhej prift ka shërbyer në Psikiatri si infermier”/ Imzot Joan Palushi: Leximi i Ungjillit më ndryshoi jetën!

5 April 2025 at 09:01

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Palushi në një bashkëbisedim me kryeministrin Edi Rama, në podcastin “Flasim”, foli për një sërë tematikash të ndryshme.

Jona Palushi tregoi momentin se kur ka lexuar për herë të parë Ungjillin, iu kthye sërish gëzimi I fëmijërisë.

“Vij nga një familje shumë e madhe dhe jo e krishterë, në atë kohë nuk praktikohej asnjë lloj besimi. Nuk ishte konvertim. Kur lexova për herë të parë Ungjillin, në vitin e 4 të gjimnazit ndodhi diçka thellë brenda meje. Mu kthye sërish gëzimi i fëmijërisë. Në atë çast jeta ime ndryshoi. Pata fatin të njihesha edhe me njerëz që kishin akses në libra të tilla. Bindja për t’u bërë prift lindi atëherë”, u shpreh ai.

Më tej u shpreh se pa solidaritetin njerëzor nuk mund të mbahet asgjë.

“Liria me barazinë nuk qëndrojnë bashkë, duhet solidarite. Edhe për familjen njerëzore duhet solidaritet, dhe për këtë duhet edhe Perëndia”, u shpreh ai.

“Pas leximit të Ungjëllit, unë u pagëzova në Shqipëri, Nuni ishte Petro Zheji. U pagëzoca nga një prift hero, në bodrumin e shtëpisë së tij. Ndaj ishte edhe lidhja me Kishën Ortodokse sepse aty u pogëzova. Dhe më pas shkova në Amerikë, për të studiuar. Por unë u thashë që në momentin që Kisha do hapej atje unë do të kthehem.

Raporti me Fan Nolit

Joan Palushi: Mbetet një nga njerëzit më të ndritur të Kishës. Kontributi i tij është I jashtëzakonshëm, ka bërë gjithë atë punë i vetëm. Kur isha më Amerikë, punuam disa kohë për të sistemuar bibliotekën e Fan Nolit. Në disa shkrime shprehej, “Kisha mbetej dashurua ime  e parë”. Njihte mirë muzikën kishtare, jo vetëm përkthyesi më i madh, por edhe figura qendrore e Kishës”, tha ai.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama ka zbuluar se Kryepeshkopi, para se të bëhej prift ka shërbyer në Psikiatri si infermier.

“Arsyeja përse shkova atje, ishte frymëzimi i ungjillit. Familja u çudit fillimisht sepse isha një djalë i ri. Kur shkova dhe pashë atë realitet, nis një dhembshura e madhe për këta njerëz.
Ajo që ndjeva herën e parë ishte dhembshuri, aq më tepër kur pashë që atje ishte edhe një person që e kisha njohur e kisha pasur në klasë.
Mendja është gjëja më e rëndësishme e njeriut. Këta njerëz duhet të ndihmohen”, tha Imzot Joan Palushi.

Përballja me barrierat ligjore dhe administrative – cili është roli i organizatave për zgjidhjen e çështjeve pronësore në Kosovë?

31 March 2025 at 11:22

Në një periudhë kur shumë qytetarë të Kosovës vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha në lidhje me të drejtat e pronës, disa organizata po bëjnë hapa të rëndësishëm për të adresuar këto çështje.

Kampanja “Bëje tënden, Regjistroje pronën” ka sjellë një mundësi për të pasur një diskutim të gjerë për rëndësinë e regjistrimit të pronës dhe ndihmës juridike falas që ofrohet për ata që kanë nevojë.

Në episodin e radhës të podcastit për të drejtat pronësore në Telegrafi, me redaktoren Jehona Hulaj, Valbona Doli-Rizvanolli nga “Femrat Aktive të Gjakovës”, Driton Bakraçi nga “Advancing Together” dhe Dushan Radakoviq nga “ACDC”, kanë ndarë përvojat e tyre nga aktiviteti “Derë më Derë” që kanë zhvilluar në kuadër të kampanjës “Bëje tënden, Regjistroje pronën”.

Valbona Doli Rizvanolli nga “Femrat Aktive të Gjakovës” / Foto: Ridvan Slivova

Valbona Doli-Rizvanolli, nga “Femrat Aktive të Gjakovës”, theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të grave mbi të drejtat e tyre pronësore. Sipas saj, statistikat tregojnë një përqindje të ulët të grave që kanë pronë në emër të tyre.

“Gratë shpesh nuk kanë pronë në emër të tyre dhe kjo u sjell vështirësi jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në fuqizimin e tyre në shoqëri. Kur gruaja është pronare e pasurisë, ajo bëhet më e pavarur dhe ka më shumë mundësi për të kontrolluar jetën e saj. Ky është synimi ynë kryesor: të nxisim gratë të regjistrojnë pronën e tyre dhe të bëhen të vetëdijshme për të drejtat që u takojnë,” shprehet Doli-Rizvanolli.

Në kuadër të këtij misioni, organizata ka zbatuar aktivitete në terren dhe ka angazhuar vullnetarë për të ofruar këshilla juridike falas dhe për të informuar komunitetet mbi procedurat e regjistrimit të pronës.

“Në Gjakovë dhe Rahovec, ne kemi vizituar 450 familje, përfshirë 250 familje shqiptare dhe 200 të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Ky aktivitet ka pasur sukses të jashtëzakonshëm dhe ka arritur të informojë shumë njerëz për mundësinë e regjistrimit të pronës,” shton ajo.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i këtij projekti është edhe integrimi dhe mbrojtja e të drejtave pronësore të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Driton Bakraçi nga “Advancing Together” / Foto: Ridvan Slivova

Driton Bakraçi nga “Advancing Together” ka shpjeguar se organizata e tij ka ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë për rreth 900 familje të këtyre komuniteteve, të cilët shpesh përballen me barriera të shumta administrative dhe juridike.

“Kemi vërejtur se shumica e këtyre familjeve nuk kishin informacion të mjaftueshëm për procedurat e regjistrimit të pronës dhe shpesh hasnin vështirësi në dokumentimin e pasurisë. Shumë familje kishin tokë që ishte regjistruar në emër të stërgjyshërve, dhe për ta ishte e vështirë të provonin pronësinë,” thekson Bakraçi.

Në përpjekje për të ndihmuar këto familje, Bakraçi tregoi se vullnetarët kanë shpërndarë materiale informative dhe kanë ofruar këshilla juridike falas për të udhëzuar ata në procedurat e nevojshme.

“Kemi pasur shumë kërkesa për ndihmë, dhe kjo është një dëshmi që ka një lëvizje pozitive nga ana e komuniteteve që po kupton rëndësinë e regjistrimit të pronës,” shtoi ai.

Bakraçi theksoi se vetëm në organizatën e tyre kanë pranuar rreth 350 kërkesa për ofrimin e ndihmës juridike falas.

Një tjetër sfidë e madhe është situata pronësore në veri të Kosovës, ku shumë prona janë ende të regjistruara në emër të paraardhësve që kanë ndërruar jetë para shumë dekadash.

Dushan Radakoviq, nga “ACDC” ka theksuar se gjatë aktiviteteve të tyre në veri, ata kanë hasur në shumë vështirësi, duke përfshirë mungesën e dokumentacionit dhe procedurat gjyqësore të ndërlikuara.

Ai bëri të ditur se si organizatë kanë anketuar 600 familje në katër komunat në veri.

Dusan Radakovic nga “ACDC” / Foto: Ridvan Slivova

“Ashtu siç thashë, kemi vizituar 600 familje.Një numër i madh njerëzish kanë probleme me pronën e tyre. Aktualisht mbi 80% e pasurisë është e regjistruar në emër të burrave dhe problemi më i madh është prona e regjistruar në emër të stërgjyshërve dhe katragjyshërve. Pra, çështja e pronës në veri nuk është zgjidhur, madje në disa komuna as kadastri nuk është funksionale, si në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Vetëm kadastri në Mitrovicën e Veriut është funksionale“, tha Radakoviq, duke shtuar se ky është një problem i madh që kërkon zgjidhje urgjente.

Radakoviq shtoi se situata politike në veri ka ndikim të madh, dhe ndihma juridike falas ka qenë një mundësi e vlefshme për ata që janë të përfshirë në këtë proces të ndërlikuar.

“Të gjitha këto probleme duhet të zgjidhen, dhe ne po punojmë që ky projekt të vijojë edhe në vitet që vijnë. Vetëm me një angazhim afatgjatë mund të sigurojmë që të drejtat pronësore të bëhen të qarta dhe të ligjshme,” shtoi ai.

Në përpjekjet për të zgjidhur çështjet pronësore dhe trashëgimore, është e qartë se ky është një proces kompleks. Megjithatë, angazhimi i organizatave si “Femrat Aktive të Gjakovës”, “Advancing Together” dhe “ACDC” ka krijuar mundësi reale për të adresuar këto sfida.

Sipas drejtuesve të këtyre organizatave “qëllimi kryesor është të sigurojnë që të gjithë, pa dallim, të kenë mundësi të regjistrojnë pronën e tyre dhe të kenë sigurinë e pronësisë të ligjshme.”/Telegrafi/

Ky publikim është prodhuar nga Telegrafi në kuadër të projektit PIAKOS, zbatuar nga ATRC dhe financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin, apo Telegrafit.

The post Përballja me barrierat ligjore dhe administrative – cili është roli i organizatave për zgjidhjen e çështjeve pronësore në Kosovë? appeared first on Telegrafi.

‘Pushteti i medias’

By: FAKTOJE
28 March 2025 at 13:14

I ftuar: Mark Marku

Në episodin e pestë të podcastit ‘Jashtë Kazanit’, profesor Mark Marku na fton të reflektojmë mbi pushtetin e medias dhe sfidat e saj në Shqipëri. A është media pushtet i katërt, apo është vetë nën kontroll? Si mund të vetërregullohet ajo dhe të mbrojë lirinë e saj?

Nga siguria e gazetarëve te ndikimi i dezinformimit në fushatat elektorale, ky episod trajton çështje thelbësore për të ardhmen e gazetarisë në një shoqëri demokratike.

Podcasti realizohet në kuadër të projektit “Strengthening Media Freedom, Professionalism and Journalists’ Safety in Albania”, zbatuar nga BIRN Albania në partneritet me SCiDEV dhe Qendra Faktoje, me mbështetjen e Bashkimit
Evropian.

The post ‘Pushteti i medias’ appeared first on Faktoje.al.

Çfarë rrezikon media dhe gazetaria sot

By: FAKTOJE
21 March 2025 at 11:36

I ftuar: Enkel Demi

Në këtë episod të katërt të podcastit “Jashtë Kazanit” do të flasim se si ka ndryshuar gazetaria sot dhe çfarë rrezikojnë mediat dhe gazetarët. 

Me gazetarin Enkel Demi flasim se si interneti nga një burim informacioni po kthehet në një burim dezinformimi, se si besueshëmria e medias po rrezikohet nga lajme sipërfaqësore dhe të paverifikuara, nga kontrrolli editorial i pronarëve, etj… Por, media sot rrezikon edhe nga humbja e rolit edukativ dhe nga zhvlerësimi i misioni të gazetarit…  

Ky material është përgatitur në kuadër të projektit “Strengthening Media Freedom, Professionalism and Journalists’ Safety in Albania” dhe zbatohet nga BIRN Albania në partneritet me SCiDEV dhe Qendra Faktoje, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian

https://www.youtube.com/watch?v=5cWv-IfQnPA

The post Çfarë rrezikon media dhe gazetaria sot appeared first on Faktoje.al.

“Fushatat dje dhe sot. Si ka ndryshuar roli i gazetarëve”

By: FAKTOJE
12 March 2025 at 12:00

I ftuar: Pandi Gjata

Në këtë episod të tretë të podcastit “Jashtë Kazanit” do të flasim për pragfushatën elektorale të 11 majit. Si do të jetë ajo?

Si gazetarët i mbulonin dikur fushatat në vend? Pse sot ata presin në redaksi për materialet e gatshme,  Live nga Facebook-u dhe Youtube i partive dhe kryetarëve të tyre?

Rëndësia që gazetari të jetë i pranishëm në një aktivitet, miting a tubim për të përcjellë atë që partitë nuk duan.

A do të kemi debate televizive për programet dhe platformat e partive?

Krimet zgjedhore dhe për herë të parë një strategji e SPAK që i ka trembur partitë politikë.

Këto dhe të tjera përgjigje i gjeni në bisedën e gazetares Klodiana Kapo me gazetarin Pandi Gjata

Na ndiqni!

The post “Fushatat dje dhe sot. Si ka ndryshuar roli i gazetarëve” appeared first on Faktoje.al.

Financimi i partive politike dhe fushatave elektorale

5 March 2025 at 14:41

“Sa transparente janë financat e partive politike dhe si duhen monitoruar ato?”

I ftuar: Afrim Krasniqi, studiues dhe drejtues i Institutit për Studime Politike në bisedë me gazetaren Jona Plumbi

Në episodin e dytë të këtij Podcasti, studiuesi Afrim Krasniqi dhe gazetarja Jona Plumbi diskutojnë mbi pyetje të rëndësishme lidhur me financimin e partive politike, veçanërisht gjatë fushatave elektorale.

Afrim Krasniqi vlereson se kapacitetet e institucioneve dhe mënyrat e monitorimit të shpenzimeve të partive politike janë të pamjaftueshme dhe se financimi i politikës nga paratë e krimit është një nga problemet më urgjente që duhet adresuar menjëherë.

The post Financimi i partive politike dhe fushatave elektorale appeared first on Faktoje.al.

Fushata elektorale në rrjete sociale

4 March 2025 at 14:09

“Sa ndikojnë rrjetet sociale në formimin e opinionit publik?”

Besar Likmeta, gazetar dhe redaktor i Rrjetit Investigativ Ballkanik, BIRN në Shqipëri në bisedë me gazetaren Jona Plumbi Në episodin “Fushatat elektorale në rrjete sociale” gazetari Besar Likmeta dhe Jona Plumbi diskutojnë mbi efektet që rrjetet sociale kanë sjellë në mënyrën e informimit dhe të bërit politikë, veçanërisht në periudha fushatash elektorale.

Mungesa e rregullave të paracaktuara për përdorimin e plaftormave të rrejteve sociale dhe transparenca e nevojshme për fondet e përdorura nga partitë politike në platformat e mëdha si Facebook dhe Instagram janë disa nga temat kryesore të këtij episodi.

The post Fushata elektorale në rrjete sociale appeared first on Faktoje.al.

Dezinformatat në kohë fushate zgjedhore, Kreshnik Gashi flet për kontaminimin e informacionit në Kosovë

20 January 2025 at 17:35

‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen.

Në episodin e dytë të sezonës së dytë në “Përballje Podcast” në Telegrafi.com është diskutuar për rëndësinë e verifikuesve të fakteve gjatë kohës së zgjedhjeve dhe rolin e rrjeteve sociale.

Rrjetet sociale janë mundësi për komunikim me qytetarët, por fatkeqësisht edhe për keqinformim. Gjatë periudhave zgjedhore, kjo dukuri bëhet edhe më e theksuar, duke ndikuar perceptimin publik dhe ndonjëherë edhe rezultatin e zgjedhjeve.

Në këtë episod, është diskutuar për dezinformatat, rolin e platformave online si dhe hapat që mund të ndërmarrim për të ruajtur një diskurs të shëndetshëm dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Kreshnik Gashi, kryeredaktor në Kallxo.com ka deklaruar se në këto zgjedhje kemi një fushatë e cila në aspektin e komunikimit dhe në aspektin e përballjes ka shënu dhjetë hapa mbrapa.

“Pra nëse ne kemi pas një shtet Kosovës i cili ka avansu shumë në demokracinë dhe në vlerat demokratike që imponohem për shkak të debatit të përballjes të verifikimit të fakteve etj., në këto zgjedhje kemi dhjetë hapa mbrapa për shkak se partia e cila është në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka vendos që me iu shmang debatit edhe me zhvillu fushatën pa pasë përballje me kundër-kandidatët”, ka deklaruar Gashi në “Përballje Podcast” me kryredaktorin e Telegrafit Muhamet Hajrullahu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)

Gashi ka deklaruar se vendimet për të mos marrë pjesë në debate zgjedhore do të ketë pasoja në shoqëri pasi që sipas tij nuk do të ketë mundësi të përballen programet.

“Kemi parë zgjedhjet në SHBA, ku është vlerë e demokracisë debati mes kandidatëve për president. Në Kosovë nuk e kemi përballjen e kandidatëve për kryeministra”, ka shtuar Gashi.

Ai thotë se është shumë e rrezikshme tentativa për të ndikuar te qytetarët që të mos  informohen nga mediat.

“Nëse liderët politikë vazhdojnë të kenë komunikim njëdrejtimësh i cili nuk ka alternativë, dhe nga ana tjetër kemi qytetarin që nuk ka mendim kritik, vijmë në një situatë ku qytetari beson atë që që i thotë lideri politik”.

Verifikuesi i fakteve ka potencuar edhe rrezikun dhe ndikimin që kanë rrjetet sociale në fushatën zgjedhore.

“Na nuk e kishim pas problem nëse kishim pas liderë politikë, të cilët fushatën e kishin bërë mbi faktet, mbi të dhënat të sakta, mbi prova të sakta, mbi hulumtimet të cilat i kishim pas në këtë drejtim. Fatkeqësisht, liderët tonë janë prodhues të dezinformatës, por ma e keqja ata shpeshherë janë viktima të dezinformatës, ajo çka na duhet me konstatu është që edhe materialet shtetërore të Kosovës, edhe librat, edhe dokumentet zyrtare janë të stërmbushura me dezinformata. Ne kemi kontaminim masiv të informacionit të cilën na e publikojmë”, ka thënë ai.

Gazetari thotë se është për keqardhje që edhe informacioni shtetërorë ka plotë dezinformata.

“Është faktuar që edhe komunat gjatë raportimit kanë dërguar në shtet informacione të pasakta. Ne kemi verifikuar postimet e komunave në rrjetet sociale. Prej 400 postimeve që i kanë bërë kryetarët e komunave në rrjete sociale, më shumë se 20 për qind e tyre kanë dalë se kanë përmbajtje dezinformuese”.

Gashi thotë se gjatë gjithë kohës politika është duke bërë shtrembërim të fakteve.

“Investimet promovohen më shumë se që janë. Impakti i investimeve qeveritare apo mekanizmave tjerë promovohen më shumë se që e ka masën reale. Ne si shoqëri e kemi dezinformatën në thelb”, ka deklaruar tutje verifikuesi i fakteve./Telegrafi/

The post Dezinformatat në kohë fushate zgjedhore, Kreshnik Gashi flet për kontaminimin e informacionit në Kosovë appeared first on Telegrafi.

A do ta pranoni ftesën e Ramës në Podcast? Ja si përgjigjet Berisha: Jam i gatshëm…

16 January 2025 at 13:26

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se është i gatshëm të përballet me kryeministrin Edi Rama në debat televiziv, ku të jenë përballë njëri-tjetrit dhe në mes të kenë qytetarin. I pyetur nga një qytetar në rrjetet sociale nëse do të pranonte ftesën e kryeministrit Edi Rama për të qenë në Podcast-in e tij, Berisha tha: “Unë kam ftuar Ramën në TV, monologet e Ramës janë një neveri e vërtetë në podcast. Unë nuk kam asnjë dëshirë të takohem me të, por për hir të qytetarëve unë jam i gatshëm që edhe në studiot televizive që thërrasin lavdi Ramës”

Pyetje: Nëse Rama ju fton në Podcastin e tij, a do të shkonit?

Berisha: Unë kam ftuar Ramën në TV, monologet e Ramës janë një neveri e vërtetë në podcast. Unë nuk kam asnjë dëshirë të takohem me të, por për hir të qytetarëve unë jam i gatshëm që edhe në studiot televizive që thërrasin lavdi Ramës. Dua ta kem ballë për ballë, të vendosim qytetarin në mes dhe problematikat e tij. Por ai nuk e pranon. Ai nuk del, por po erdhi unë e ftoj atë. Pastaj le ti bëjë dyfish ato podcastet, edhe në makinë flet me vetë, edhe ato le ti shtojë, recito edhe lubinë ditë për ditë, por le të dalim njëherë ta shohim drejtpërdrejt njëri tjetrin dhe të na shohin qytetarët, cfarë qëndron në ato që them unë dhe cfarë qëndron në ato që thotë ai.

The post A do ta pranoni ftesën e Ramës në Podcast? Ja si përgjigjet Berisha: Jam i gatshëm… appeared first on Sot News | Lajme.

‘Fushata elektorale me materiale të gatshme’

By: FAKTOJE
14 January 2025 at 12:54

Në këtë episod të dytë të podcastit ‘Jashtë kazanit’ do të flasim për materialet e gatshme që përcjellin mediat gjatë fushatave elektorale. Analizojmë se si kanë ndryshuar mënyra e informimit të publikut në periudha zgjedhore.

Dikur kasetat e gatshme, sot në fokus të politikës janë rrjetet sociale. Pse nuk lejohen gazetarët në takimet elektorale? Çfarë ndodh kur fiket kamera? 

Këto dhe të tjera përgjigje i gjeni në bisedën e gazetares Klodiana Kapo me Erion Tase nga Akademia e Studimeve Politike dhe Esiona Konomi, gazetare e çështjeve politike.

Na ndiqni!

The post ‘Fushata elektorale me materiale të gatshme’ appeared first on Faktoje.al.

‘Censura dhe autocensura në median shqiptare’

By: FAKTOJE
27 December 2024 at 12:16

Në këtë episod të parë të podcastit ‘Jashtë kazanit’ do të flasim për censurën dhe autocensurën në median shqiptare.

Analizojmë se si siguria e kufizuar për vendin e punës dhe kushtet e këqija sjellin sfida serioze sa i përket vetëcensurimit, presionit nga politikanët dhe qëndresës së reduktuar ndaj dezinformimit. 

Në bisedë me gazetaren Klodiana Kapo, gazetari Martin Leka rrëfen rrugëtimin e tij të gjatë në median shqiptare. Ngjarjet që kanë shenjuar karrierën e tij dhe sfidat me të cilat është përballur.

The post ‘Censura dhe autocensura në median shqiptare’ appeared first on Faktoje.al.

Postim Jashte Kazanit

24 December 2024 at 14:59

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, për herë të parë, diaspora shqiptare do të ketë mundësinë të votojë, një hap që pritet të transformojë skenën politike të vendit.

Në serinë “Vota e ‘shtrenjtë’ e diasporës”, gazetarja Klodiana Kapo bisedon me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në lidhje me votën e diasporës.

Zoti Celibashi sqaron si do të votojë diaspora, kur pritet të jetë gati aplikacioni, por edhe mbi mundësitë që mbulimi i kostove të postës për votuesit të bëhet nga shteti shqiptar.

Na ndiqni në kanalin tonë në YOUTUBE dhe në rrjetet tona sociale për të dëgjuar episode të tjera të “E kam një hall”.

The post Postim Jashte Kazanit appeared first on Faktoje.al.

Rama, podcast me skiatoren Lara Colturi: Flamuri shqiptar në podium edhe në këtë disiplinë krejt të re

21 December 2024 at 10:25

TIIRANE/ 21 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në episodin 15, Sezoni 3 i Podkastit “Flasim” kishte të ftuar skiatoren Lara Colturi, që përfaqëson Shqipërinë në kompeticionet më të rëndësishme të skive në botë, të cilën e cilësoi “Princesha e dëborës”.

“Vetëm 18 vjeç, por vjen nga majat me dëborë të botës. Lara Colturi, një italiane e lindur dhe rritur në Itali që ka vendosur të bëhet shqiptare, të vërë flamurin e Shqipërisë në gjoks dhe të garojë për Shqipërinë në ski. Edhe pse është shumë e re i ka sjellë shenjat e para të sigurta që shumë shpejt do ta shohim flamurin shqiptar të ngrihet mbi të gjithë në një disiplinë që për Shqipërinë është krejt e re, por falë Larës dhe nënës së saj mund të jetë një nga disiplinat e së ardhmes”, tha Rama duke prezantuar Lara Colturi-n.

Skiatorja Lara Colturi tha se “e morëm këtë vendim së bashku me prindërit, pasi pamë këtë mundësi për të qenë bashkë me familjen në pistë dhe për të punuar bashkë me prindërit e mi”.

Pyetjes së Kryeministrit Rama se përse e hodhi këtë hap shumë të mirëpritur, duke ardhur nga njëra anë e detit në anën tjetër dhe të merrte nënshtetësinë shqiptare, Colturi tregoi se ishte në kategorinë C në ato momente.

“Isha kategorinë e moshës 12-13-14 vjeç, kisha fituar të gjitha garat dhe menduam se ndërmarrja e një hapi të tillë do të mundësonte hapjen e të gjitha rrugëve drejt renditjes në vendet e para në e për të përjetuar atë çka po përjetoj tani, ëndrrën time së bashku me prindërit e mi duke u argëtuar gjithashtu”, u shpreh ajo.

Rama tha se “mamaja juaj është edhe trajnerja e ekipit kombëtar shqiptar të skive. Nuk je vetëm ti në skuadër ka edhe të tjerë që po stërviten e që ndoshta do të nxjerrë edhe skiatorë të tjerë është edhe vëllai yt më i vogël, por edhe të tjerë. Presidenti I Federatës më ka shpjeguar se tani ka një skuadër nga e cila mund të dalin në skenë edhe emra të tjerë”.

“Po e vërtetë nëna dhe babi im janë trajnerët e mi tani kam fizioterapistin tim dhe furnizuesin e pajisjeve. Po në fakt nuk jam vetëm unë ka edhe të tjerë të rinj, vajza e djem që po stërviten e që janë pjesë e ekipit të Shqipërisë. edhe ata mund të kenë këtë mundësi”, tha Colturi duke shtuar se  në skuadër ka edhe të rinj e të reja që kanë familjet me origjinë shqiptare dhe jetojnë në Itali.

Duke folur për stërvitjen e saj, Colturi tha se “tani dëbora nuk është e lehtë të gjendet dhe për fat të keq nuk bie dëborë si dhjet vjet më parë dhe akullnajat tashmë po shkrihen . Unë jam rritur mes maleve dhe tashmë ka vende malore ku nuk shkoj të bëj ski sepse nuk dëborë. Ka shumë skuadra si e jona  që lëvizim çdo javë”.

Kryeministri Rama theksoi se “duhet thënë që flamuri kuq e zi ta ka sjellë  fat”.

“Po në fakt më ka falur si për shembull çmimi në Gurgl, 2-3 javë më parë si dhe tre çmime të tjera në dhjetëshen më të mirë janë përvoja vërtet të rëndësishme dhe po argëtohem shumë”.

Kjo kupë, tha Rama, është kupa e numrit 2 të botës në atë pistë.

“Po zhvillohen disa gara dhe kemi pak a shumë 10 gara për çdo disiplinë. Unë marr pjesë në garat Gjigant dhe Sllallom, të cilat janë disiplina teknike pastaj janë disiplinat e shpejtësisë sikurse Tatëpjetë dhe Super G dhe ne këtu kemi pak a shumë, 20 a 30 gara. Kjo e fundit është një garë Sllallomi e zhvilluar në Austri, në Gurgl ku u rendita e dyta. Ishte e diçka e mrekullueshme”, tha Colturi.

Kryeministri Rama e pyeti Colturi-n ;”Nuk të kaploi ankthi apo nuk u skandalizove se do të të duhej të merrje shtetësinë shqiptare”?

“Në fakt edhe atletë të  tjerë kanë bërë zgjedhje të ngjashme si për shembull Braathen ka kaluar me Brazilin apo Hirscher që për fat të keq është dëmtuar, ka kaluar me skuadrën e Vendeve të Ulëta. Pra janë thjesht mundësi që çdo aleat zgjedh t’i përqafojë  e të mbështetet në Federata të vogla për të pasur këto mundësi për të qëndruar   e për të qenë I rrethuar nga njerëzit që të duan e për të organizuar çdo gjë bashkë”, tha Colturi.

E pyetur nga kryeministri Rama si e shikon veten disa vite më vonë, Colturi tha se “në fakt jam vetëm në fillimet e karrierës sime dhe nuk jam në gjendje të them se çfarë do të bëj pas 10, 15, apo 20 vitesh , por sigurisht të qëndrosh brenda kësaj bote më magjeps, të qëndrosh në botën e dëborës, maleve. Unë kam lindur për të jetuar në vende të ftohta dhe më pëlqen shumë të jem pjesë e kësaj botë”.

Ndërsa pyetjes së kryeministrit Rama nëse i ka njohur malet shqiptare, Colturi tha se ‘kam parë disa, po më kanë thënë që keni male të mbuluara me dëborë dhe keni shumë projekte. Do të ishte më të vërtetë shumë e mrekullueshme nëse do të mund të stërvitesh në këto male”.

Rama tha se “për aq sa ke parë, aq sa ke jetuar personalisht në Shqipëri, cila është përshtypja jote. Si të duket ndërsa po përpiqesh të përshtatesh me këtë vend?”

“Çdo herë që vij e gjej ndryshe. Kur kam ardhur herën e parë ishte e gjitha në ndërtim, ndërsa tani çdo gjë ka marrë formë është me të vërtetë një vend i mrekullueshëm e çdo herë që kthehem është shumë bukur. Njerëzit mikpritës sa herë e vizitoj këtë vend ndihem me të vërtetë shumë mirë”, tha Colturi.

Pyetjes së Kryeministrit sa u përket ndjesive, Shqipëria është si shtëpia jote apo në shtëpinë tënde, në veri njerëzit janë më të ftohtë?

“Kam një fqinj në Itali prindërit e të cilit janë shqiptarë, ai flet shumë mirë shqip, vjen në Shqipëri. Edhe këtu në një farë mënyrë ndihem si në shtëpinë time”, tha Rama.

Coloturi i dhuroi kryeministrit Rama një fotografi të saj duke bërë ski.

“Një gjë është e sigurt, do bëhesh çfarë të duash, por një gjëje nuk do t’i shpëtosh dot. Si kampione do të jesh gjenerale apo kolonele e ushtrisë shqiptare”, iu drejtua Rama, teksa zbuloi se është një fans i skiatores italiane.

Në përfundim të intervistës Rama e uroi 18-vjeçaren Colturi të arrijë të gjitha majat e botës.

“Jam i lumtur që të kisha këtu dhe jam një adhurues i yti. Uroj të arrish të gjitha majat e botës”, u shpreh kryeministri.

Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi, u ngjit për herë të parë në podium në nëntor të këtij viti si vendi i dytë në Kupën e Botës për Ski, në garën e Obergurgl në Austri.

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë u rendit e dyta në garën e Sllallomit vetëm 55 të qindtat pas kampiones amerikane Mikaela Shiffrin, e cila mban numrin rekord të 99 garave të fituara në Kupën e Botës.

 

/k.s/j.p/

The post Rama, podcast me skiatoren Lara Colturi: Flamuri shqiptar në podium edhe në këtë disiplinë krejt të re appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌