KALIFORNI, 1 korrik /ATSH-ANSA/ – Ekziston një lojtar i ri dhe i papritur në lojën kundër Alzheimerit dhe formave të tjera të demencës.
Ai është sheqeri.
Kjo tregohet nga studimi i botuar në revistën ”Nature Metabolism” dhe i udhëhequr nga Instituti Kalifornian ”Buck” për Kërkime mbi Plakjen.
Eksperimentet e kryera në mizat e frutave (Drosopila melanogaster) dhe në qelizat njerëzore të rritura në laborator tregojnë se neuronet djegin sheqernat, burimin e tyre pothuajse ekskluziv të energjisë, në një mënyrë të ndryshme nga sa mendohej më parë dhe ky mekanizëm është i lidhur ngushtë me akumulimin e proteinave toksike tipike të sëmundjeve neurodegjenerative.
Zbulimi, pra, hap rrugën për terapitë e ardhshme kundër sëmundjes së Alzheimerit dhe formave të tjera të demencës.
Glukoza ruhet në trup, veçanërisht në mëlçi dhe muskuj, në formën e glikogjenit.
Edhe pse sasi të vogla të këtij sheqeri kompleks janë të pranishme edhe në tru, roli i tij në këtë organ është konsideruar prej kohësh i papërfillshëm.
“Ky studim i ri e sfidon këtë pikëpamje, dhe e bën këtë me implikime të habitshme”, thotë Pankaj Kapahi, i cili koordinoi kërkimin.
“Glikogjeni nuk mbetet thjesht inert në tru, ai është i përfshirë në patologjitë e tij”, shton ai.
Studiuesit në fakt kanë zbuluar se truri i prekur nga demenca grumbullon glikogjen të tepërt, dhe kjo nga ana tjetër duket se favorizon përparimin e sëmundjes.
Kjo për shkak të faktit se proteina tau, ajo që formohet dhe grumbullohet në Alzheimer, lidhet pikërisht me glikogjenin, duke e bllokuar atë dhe duke parandaluar përdorimin e tij nga qelizat.
Duke çliruar këto depozita sheqeri dhe duke rivendosur aktivitetin e enzimës së nevojshme për degradimin e saj, autorët e studimit kanë treguar se ata mund të zvogëlojnë efektin toksik të akumulimit të proteinave, si në modelet shtazore ashtu edhe në neuronet njerëzore të rritura në laborator duke filluar nga qelizat staminale./ /os/
Zjarrfikësit janë angazhuar në pompimin e ujit dhe përballimin e pasojave.
Schwere Hagelunwetter heute Nachmittag in Tirol: Bis zu 5cm große Hagelkörner und große Regenmengen sorgen für große Schäden in der Tourismusregion Fügen im Zillertal. Viele Windschutz- und Heckscheiben hielten den Größen der Hagelkörner nicht stand pic.twitter.com/iVJnfZlO0v
Në rrethin Schwaz, në vendin Pill, stuhia rrëzoi pemë mbi makina dhe çati, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Pamje nga Kitzbühel tregojnë gjithashtu zona të mbuluara me breshër të dendur. Ende nuk dihet shkalla e plotë e dëmeve apo nëse ka persona të lënduar. /Telegrafi/
Mes shpërthimeve të raketave dhe negociatave të fshehta, një armëpushim i shpallur nga SHBA-ja ka rikthyer shpresën për shmangien e një lufte gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme. Por bombardimet vazhdojnë, duke e bërë të paqartë nëse kemi të bëjmë me fundin e një konflikti apo me një pauzë të përkohshme. Hakmarrje simbolike për efekt propagandistik […]
Në mbrëmjen e 8 qershorit, sheshi Skënderbeu i Prishtinës u shndërrua në një skenë të jashtëzakonshme operistike teksa sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho bëri performancën e saj debutuese në Kosovë. E ftuar nga Opera e Kosovës, Jaho, shoqëruar nga Orkestra e Filarmonisë së Kosovës dhe Orkestra e Operës, mbajti një koncert magjepsës të drejtuar nga maestro italian Jacopo Sipari di Pescasseroli. Programi shfaqi arie ikonike nga operat e Puçinit, Verdit dhe Cileas, duke shfaqur aftësinë e jashtëzakonshme vokale dhe thellësinë emocionale të Jaho-s. Performanca e saj rezonoi thellë tek publiku, duke ngjallur ovacione dhe duartrokitje të përzemërta. Kjo ngjarje historike jo vetëm që shënoi një moment historik të rëndësishëm kulturor për Kosovën, por gjithashtu nënvizoi fuqinë e muzikës për të kapërcyer distancat dhe për të bashkuar zemrat.
Ndonëse koncerti ishte paralajmëruar të niste në orën 20:30, që nga ora 20:00 çdo vend në shesh ishte zënë – karriget nga cepi në cep ishin mbushur me publik të etur për art. Qielli, i skuqur nga rrezet e fundit të diellit, u shndërrua në një perde natyrore, duke paralajmëruar hyrjen madhështore të një mbrëmjeje të paharrueshme. Ndërsa dielli fundosej ngadalë pas horizontit të Prishtinës, tingujt e para të natës i përkisnin heshtjes solemne që paraprin magjinë. Skena e mbuluar në të zezë qëndronte në pritje – instrumentet në vendet e tyre, gati të shpërthenin në jetë sapo mjeshtrit e muzikës të dilnin. Dhe pak para orës 20:38, në mes të një atmosfere të ngarkuar me emocion dhe pritje, u dëgjua lëvizja e parë: një shushurimë delikate, hyrja e muzikantëve – si një premtim i artë për një natë që do të jetonte gjatë në kujtesën e çdo të pranishmi.
Koncerti na bëri të përjetojmë ëndrrën e një nate vere dhe nuk ishte thjesht një ngjarje muzikore – ishte një udhëtim emocional, një përjetim artistik që shpalosi ëndrrat, nostalgjinë dhe pasionin përmes fuqisë së muzikës operistike. Nën qiellin e hapur të Prishtinës pa yje, yjet e vërtetë ishin ata në skenë që ndriçuan mbrëmjen me talentin e tyre. Nën hijen poetike të një nate qershori, publiku mbrëmë u ftua të harrojë realitetin dhe të zhytet në një dimension tjetër – aty ku zëri i Ermonela Jahos prekte shpirtin dhe dirigjimi i Jacopo Sipari di Pescasseroli i jepte jetë çdo note me ndjeshmëri dhe madhështi. Ishte një natë ku arti dhe natyra u bënë një, ku çdo melodi tingëllonte si një fragment i një ëndrre të përbashkët, të ndarë mes skenës dhe publikut – një ëndërr që nuk do të shuhet lehtë nga kujtesa kolektive.
Në skenë, të zhytur në të zeza dhe me një elegancë të përmbajtur, dolën një nga një instrumentistët – figura që ngjanin me silueta të natës, të ndriçuara lehtë nga drita e butë që përplasej mbi instrumentet e tyre. Me një fillim që nuk shpërthente, por pëshpëritej, ata nisën të thurnin një rrezatim melodik që lëvizte me ndrojtje përmes shtresave të harmonisë. Tingujt e parë kishin një ngjyrim të pazakontë – një qetësi e dridhshme, thuajse e frikshme në bukurinë e saj intime, që ftohte frymën dhe ngrohte zemrën njëkohësisht. Dirigjenti, me lëvizjet e tij që ngjanin me krahët e një zogu të bardhë në fluturim të lirë, udhëhiqte një koreografi të padukshme, ku harqet e duarve ishin si zgjatime të shpirtit të tij. Së bashku, ata krijuan një fillim që nuk thjesht u dëgjua – por u ndje thellë, si një frymë që përthithi atmosferën dhe e ktheu në një puthje muzikore që prekte heshtjen me delikatesën e një ëndrre.
Flladi i butë që lëkundte lehtë ajrin e ngrohtë të mbrëmjes vinte si një dhuratë e padukshme, një prekje qiellore që shoqëronte atmosferën e elektrizuar të skenës. Reflektorët e bardhë dhe vjollcë, të vendosur horizontalisht, krijonin një perde drite para syve të publikut, ndërsa tjerat vinin në pah çdo detaj të lojës së përqendruar dhe mjeshtërore të instrumentistëve – një dialog vizual mes dritës dhe muzikës. Në këtë skenografi të qetë por të ngarkuar me ndjesi, mbrëmë ndodhi një shkrirje e rrallë: serioziteti akademik, energjia e pastër dhe preciziteti absolut u bashkuan në një frymë të vetme emocionale. Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe ajo e Operës së Kosovës nuk ishin më thjesht muzikantë – ata ishin shpirti kolektiv i një nate që ndaloi kohën. Me një madhështi të heshtur dhe një qartësi të tingujve që të ftonin në përhumbje, ata pushtuan skenën dhe zemrat, duke e kthyer çdo notë në një ndjesi të papërshkrueshme, të denjë për t’u ndjerë – më shumë sesa për t’u përshkruar.
Programi i interpretuar nga sopranoja Ermonela Jaho, në bashkëpunim me Operën e Kosovës dhe Filharmoninë e Kosovës, ishte një kurorë prej perlave të operës italiane – një udhëtim emocional që përshkoi peizazhe të brendshme të dhimbjes, dashurisë dhe përulësisë njerëzore. Me zgjedhje mjeshtërore nga veprat e Puccinit, Verdit dhe Cileas, koncerti krijoi një tension dramatik që lëkundej mes heshtjes së ndjenjave të papërmbajtura dhe shpërthimeve shpirtërore të një gruaje që i jep zë të gjithëve: nënës, të dashurës, viktimës, heroinës. Muzika e Puccinit dhe Verdit, me intermezzot e saj të ngjeshura me ndjeshmëri dhe aria të mbushura me melankoli të thellë, gjeti në interpretimin e Jahos një jetë të re – plot pasion dhe një thjeshtësi të dhimbshme që rrallë arrihet. Ky ishte më shumë se një koncert: ishte një rrëfim i brendshëm, ku zëri i sopranos u bë kanal i shpirtit njerëzor, ndërsa orkestra – me ndjeshmëri të jashtëzakonshme nën dirigjimin e Jacopo Sipari di Pescasseroli – e mbështeti këtë dramë të brendshme me një thellësi të rrallë. Qe një mbrëmje ku muzika nuk u këndua, por u jetua.
Programi i mbrëmjes ishte një mozaik emocionesh të gdhendura në gurët më të çmuar të operës italiane, një udhëtim lirik që fliste me gjuhën e shpirtit. U hap me “La Tregenda” nga Le Villi e Puccinit – një shpërthim orkestral që të ftonte në një vallëzim të errët midis ëndrrës dhe fatit të pashmangshëm. Më pas, delikatesa dhe trishtimi i princeshës së Turandot në Signore, ascolta gjeti jehonë në zërin që qante butësisht për dashurinë e pamundur. Ave Maria e Verdit, nga Otello, solli qetësinë e lutjes së brendshme, një ndriçim hyjnor që ndizej në errësirën e mendimeve njerëzore. Tingujt vijuan me një heshtje të rëndë nga Senza mamma e Suor Angelica, ku dhembja për një fëmijë të humbur u bë gjëmë që lartësoi shpirtin. Adriana Lecouvreur e Cilea ngjalli elegancën dhe përulësinë në Io son l’umile ancella, ndërsa Poveri fiori derdhi përmes harkut lamtumirën e një zemre të copëtuar. Në Manon Lescaut, intermezzoja u përshkua nga një pezullim tragjik, i ndjekur nga thirrja e vetmisë në Sola, perduta, abbandonata, që ngjante me një fjalë e fundit në agoni. Në Madama Butterfly, intermezzoja e heshtur dhe Un bel dì vedremo ishin si dy faqe të një ëndrre që pret të ndodhë e që digjet ngadalë në realitetin mizor. E më pas, La Traviata e Verdit, me Preludio-n që dukej si fryma e fundit e një jete të përmallshme dhe Addio del passato që derdhej si një pëshpëritje në boshllëk. Dhe së fundi, si një përqafim i butë pas një stuhi emocionesh, O mio babbino caro – një lutje e thjeshtë, e pafajshme dhe e ndjerë, që mbylli natën me një buzëqeshje të lagur nga lotët.
Ermonela Jaho nuk këndon thjesht – ajo shndërrohet në çdo rol, duke e jetuar çdo ndjenjë deri në skajin e saj më të thellë. Që në çastet e para në skenë, sytë e saj – shpesh të ngritur drejt qiellit – sikur kërkonin një dritë më të madhe, një fuqi që rridhte përmes zërit të saj të kristaltë. Çdo vepër që interpretonte, ajo e përjetonte me një ndriçim të brendshëm që reflektohej në sytë e saj të mbushur me shkëlqim dhe shpesh me lot, si një dëshmi e përkushtimit të saj të plotë ndaj artit. Ishte një pasion që nuk kërkonte duartrokitje – por një përulje me mirënjohje, njashtu siç ajo bënte përkuljeje të kokës së saj, e sinqertë pas çdo pjese.
Në çdo rol që mori përsipër, Jaho solli jo vetëm teknikë të përsosur, por edhe një saktësi emocionale që rrallë dëgjohet në skenat operistike. Ajo i përthithi emocionet e çdo karakteri dhe i ktheu në ndjenja të ndara me publikun – me gjeste të buta, me përqafime ndaj vetes në momentet më të ndjeshme, me buzëqeshje që mbartnin dhimbjen, faljen dhe dashurinë. Drama në fytyrën e saj nuk ishte teatrale, por njerëzore – e vërtetë dhe e thellë. Ajo nuk interpretoi thjesht arie, por tregoi histori të grave që shpresojnë, humbasin, luten, sakrifikojnë dhe duan. Dhe çdo notë që dilte nga zëri i saj ishte si një fije e shpirtit të tyre – e kthyer në muzikë për ne të tjerët.
Duke qëndruar në qendër të skenës, Jaho ishte si një univers i yjeve të vërtetë, e cila magjepsi publikun jo vetëm me vokalin e saj të pastër e të fuqishëm, por edhe me praninë e saj engjëllore. Vështrimi i saj drejt audiencës – i mbushur me dritë, dashuri dhe paqe – krijoi një ndjenjë të rrallë lidhjeje midis sopranos dhe çdo zemre në shesh. Ishte një përvojë që nuk dëgjohej, por ndjehej deri në palcë. Në atë natë të paharrueshme, zëri i Ermonela Jahos nuk ishte thjesht tingull: ishte një shpallje e bukurisë njerëzore, një thirrje për të kujtuar se arti i vërtetë lind nga shpirti – dhe vetëm nga shpirti.
Një nga gjestet më të paharrueshme të mbrëmjes ishte lëvizja e dorës së saj të djathtë – një dorë që dukej sikur mbante jo vetëm kontrollin e zërit, por edhe të shpirtit që ajo dhuronte publikut. Çdo herë që afrohej një notë e lartë, një kulm emocional apo një shpërthim dramatik, dora e saj e djathtë ngrihej ngadalë, duke përshkruar ajrin me një hijeshi të pashoq, si të kërkonte të kapte qiellin apo ta përfshinte publikun në përjetimin e saj. Ishte një gjest i vetëdijshëm dhe i natyrshëm njëkohësisht – i mbushur me një energji të brendshme që paralajmëronte fuqinë e një zëri që nuk këndonte vetëm për t’u dëgjuar, por për të lënë gjurmë. Me këtë lëvizje, Ermonela dukej sikur e thërriste audiencën drejt vetes, duke i bërë bashkëudhëtarë në çdo moment kulmor.
Ermonela Jaho u shfaq në skenë me një elegancë që nuk buronte vetëm nga veshjet e saj – një fustan i zi e i bardhë që kontrastonte si drita me hijen, dhe më pas një fustan mbretëror blu që përhapej si valë qiellore mbi skenë – por nga një bukuri që shkëlqente prej brenda. Ishte bukuria e një shpirti të thellë, të përulur dhe të ndjeshëm, që vinte në jetë përmes çdo note që dilte nga zemra e saj. Nuk ishte thjesht pamja e jashtme që i linte të gjithë pa frymë, por mënyra se si zëri i saj, i ngrohtë dhe i pafund, pasqyronte një botë të brendshme të pasur me dashuri, dhembshuri dhe ndjeshmëri. Ajo nuk ishte vetëm një yll në skenë – ishte një dritë që ndriçonte publikun nga brenda, një kujtesë se bukuria e vërtetë është ajo që rrjedh nga shpirti dhe prek të tjerët përtej pamjes.
Ashtu si njerëzit zakonisht ngulin sytë në yje me habi dhe admirim, mbrëmë në atë natë të paharrueshme, publiku u drejtua me një vështrim yjor — jo drejt qiellit, por drejt Ermonela Jahos. Ajo u bë konstelacioni përreth të cilit rrotulloheshin të gjitha sytë, një yll i gjallë që ndriçonte natën me një prani të fuqishme. Ashtu si yjet tërheqin ëndërrimtarët në thellësitë e tyre pafund, zëri dhe aura e saj tërhoqën audiencën në një orbitë të përbashkët të admirimit dhe respektit.
Koncerti gala në Prishtinë, mirëpriti Ermonela Jahon – një nga zërat më të ndjeshëm të skenës botërore, që me përulësi dhe dashuri i quan Kosovën dhe Shqipërinë, të dyja, shtëpi të saj. Prania e Jahos në Kosovë ishte nder dhe inspirim për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë që ndjekin ëndrrat në fushën e muzikës. Përmes figurave si Ermonela Jaho, bota mëson për vlerat, shpirtin dhe historinë tonë. Ajo ka fituar çmime prestigjioze që dëshmojnë talentin dhe pasionin e saj të jashtëzakonshëm, si: Këngëtarja më e Mirë – OPER! AWARDS, Premios Ópera XXI, Artistja e Vitit – ICMA etj. Ndërsa, maestro i muzikës operistike Jacopo Sipari është i njohur për pasionin, finesën dhe elegancën që sjell në çdo dirigjim. Ai ka fituar çmime prestigjioze si: Golden Opera Award, Titulli “Ambasador i Puccinit në Botë”.
Sopranoja e njohur ndërkombëtarisht, Ermonela Jaho, ka thënë se e ndien për detyrë t’i dhurojë brezit të ri dashuri dhe mundësi, në mënyrë që ata të qëndrojnë në vendin e tyre.
“Një falënderim i jashtëzakonshëm për këta artistë të mrekullueshëm të Filharmonisë dhe Operës së Kosovës, maestros Jacopo Sipari di Pescasseroli, koncertmjeshtres Abigeila Voshtina. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që organizuan këtë koncert kaq të bukur, dhe qoftë ky një ogur i mirë që herën tjetër një koncert të tillë ta bëjmë në shtëpinë e Operës së Kosovës. Dua të them se u preka shumë mbrëmë, sepse bëmë një provë këtu të gjithë, dhe kur po këndoja ‘O mio babbino caro’, ishin dy-tre fëmijë të vegjël, dhe unë thashë me vete: ‘O bobo, tani do e dëgjojnë këtë tetën se çfarë po bën’, por ata kërcenin së bashku me mua. Mendoj se për atë brez të ri ne kemi një detyrim kaq të madh: t’u japim aq shumë dashuri dhe t’u japim mundësinë që të qëndrojnë në vendin e tyre.”
Dirigjenti maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli ka thënë se ndihet shumë i lumtur që ishte pjesë e këtij koncerti e që ndau skenën me një artiste të madhe si Ermonela Jaho.
“Jam shumë i lumtur që isha këtu sonte, me të gjithë pjesëmarrësit, veçanërisht me sopranon Ermonela Jaho. Ky nuk ishte thjesht një koncert, por një përvojë sociale dhe emocionale për secilin prej nesh, sepse ky koncert ishte, pa dyshim, një dhuratë. Audienca pati privilegjin të shijonte muzikën e Ermonela Jahos – një ndjesi që të ngjan sikur po ecën mbi re. Është si të flasësh me Zotin. Mendoj se ajo është e vetmja në botë që mund t’i japë secilit prej nesh ndjesinë se i gjithë njerëzimi është hyjnor.”
Ky koncert nuk ishte vetëm një mbrëmje brilante muzikore, por një festë shpirtërore e artit, njerëzores dhe ndjesisë së përbashkët. Ermonela Jaho, Opera e Kosovës dhe Filharmonia e Kosovës na kujtuan të gjithëve fuqinë transformuese të muzikës – për të shëruar, për të bashkuar dhe për të frymëzuar. Me çdo notë, ata mbollën fara shprese në zemrat e audiencës, veçanërisht në sytë e dëgjuesve më të rinj. Nuk ishte thjesht një interpretim; ishte një moment historie, një dëshmi e bukurisë që lind kur talenti takohet me qëllimin. Qoftë kjo vetëm fillimi i një kapitulli të ri për shpirtin operistik të Kosovës./ KultPlus.com
Në një rrëfim në “Interview” me Mirela Milorin, Edlira Çepani e njohur për buzëqeshjen e saj rrezëllitëse, është përlotur teksa ka kujtuar “gjysmën më të mirë” bashkëshortin e saj Gert Bogdani.
Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gert Bogdani, ndodhi papritur në 18 shtator 2024, ai u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak në moshën 44-vjeçare. Bashkëshortja e tij, u shpreh për Euronews Albania se besimi në Zot e ka bërë të kalojë më lehtë këtë tragjedi të familjes së saj, ndërsa shton se prania e Gertit vazhdon të ndihet te ajo, ndonëse ai nuk është më fizikisht, “na ka dhënë dashuri sa për tre jetë”, u shpreh ajo e përlotur.
“Nuk ka asnjë moment që të flitet për Gertin dhe unë të mos prekem e të mos më marrë kaq shumë malli. Unë me Gertin kemi ngritur gjithçka bashkë, nuk kemi asgjë që e kemi pasur të ndarë nga njëri-tjetri.
Ndaj është apo nuk është ai fizikisht, mua patjetër që më mungon gjysma ime më e mirë, por ai ka lënë kaq shumë dashuri për mua dhe për fëmijët. Na ka lënë dashuri sa për tre jetë. Sado i gjatë apo i shkurtër të jetë ky pa Gertin, nuk do jetë asnjëherë pa Gertin. Na mungojnë këshillat, i kishte gjithmonë të sakta. Më mungon pjesa që ne sukseset i ndanim gjithmonë bashkë. Më mungon që nuk i ndaj dot siç i ndaja më parë”,-tha Çepani.
Deputeti i PD-së, Agron Gjerkmarkaj ka komentuar ngushtimin e diferencës mes PS-së dhe PD-ASHM pas numërimit të votave të të Greqisë, ku koalicioni rrezikon të humbasë një mandat. Gjerkmarkaj u shpreh se uron që kjo gjë të mos ndodhë për shkak se kandidati demokrat Kastriot Piroli ka bërë betejë të shkëlqyer. “Shpresoj të mos ndodhë […]
Qershitë janë një nga frutat më të shëndetshme! Një filxhan, ose rreth 21 qershi, përmban më pak se 100 kalori dhe 15% të nevojave tuaja ditore për vitaminë C. Por më poshtë do të shihni disa arsye të tjera pse ky frut është kaq i shëndetshëm. Qershitë janë plot me antioksidantë Qershitë janë një burim […]
Teksa kardinalët katolikë përgatiten për konklavën që do të zgjedhë pasardhësin e Papa Françeskut në krye të Selisë së Shenjtë, disa tregje bastesh parashikojnë që në krye të selisë së shenjtë të jetë Pietro Parolin, Sekretari aktual i Shtetit të Vatikanit. Parashikimi bëhet nga platforma e famshme online Polymarket që parashikoi fitoren e Donald Trump-it […]
Afera e incineratorit të Tiranës u mbyll si një çështje banale të mërkurën në Gjykatën e Posaçme, ku shtatë nga 12 të pandehurit e dosjes kryesore u shpallën fajtorë për shpërdorim detyre, por morën dënime aq minimale sa u konsideruan të shuara me kohën e paraburgimit. Ndërkohë, njëri prej të pandehurve u shpall i pafajshëm. […]
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ishte i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, tregoi se çfarë i sjell Chris LaCivita fushatës së PD-së.
Sipas Berishës, “LaCivita bëri të mundur rikthimin e Donald Trump, pas fushatës më të vështirë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“Fushata ka dinamikë. Fushatat më të studiuara janë ato për President të SHBA-së, janë dhe ato me shpenzimet më të shumta. Çdo fushatë amerikane sjell risi dhe të gjithë vrapojnë të marrin sa më shumë elementë nga fushata e fundit presidenciale amerikane.
Nga të gjitha fushatat në historinë e SHBA-ve, kjo ka qenë më e vështira. Dhe LaCivita bëri të mundur rikthimin e Donald Trumpit. Chris LaCivita u ka thënë shqiptarëve se erdhi në Shqipëri, pavarësisht ofertave shumë më të mëdha se e jona nga vende më të mëdha, për të rikthyer Sali Berishën, si arkitekt i rikthimit që është. Kjo është e vërteta. Siç e thirrën rrethanat Sali Berishën për t’u rikthyer, LaCivitën e thirri rikthimi”, deklaroi Berisha.
Gjithashtu, Berisha shtoi se; “Ai ka studiuar shumë për Shqipërinë para se të vinte dhe pa që kishte ngjashmëri në qëndrimet që u mbajtën ndaj meje me ato që u mbajtën ndaj Presidentit Donald Trump. Chris LaCivita nuk është lobist, është kontraktuar për fushatë amerikane. Ligjet amerikane kanë një kuadër për fushatën elektorale dhe një kuadër tjetër për lobimin. Unë e kërkova për fushatë. Kontrata që kam me të do të bëhet publike sapo të mbarojnë zgjedhjet, siç kërkon ligji shqiptar”, u shpreh Berisha.
MELBURN, 7 prill /ATSH/ – Marrëdhënia midis kolesterolit, lipideve dhe rënies konjitive është një marrëdhënie komplekse, shkruan repubblica.it.
Studimet mbi këtë temë vazhdojnë të japin rezultate kontradiktore. Në disa, lipidet e tepërta në trup duket se përfaqësojnë një faktor rreziku për zhvillimin e Alzheimerit dhe formave të tjera të demencës.
Ndër të tjera, efekti duket edhe i kundërt, sipas Universitetit të Melburnit dhe tregon se, tek të moshuarit, një nivel i lartë i triglicerideve mund të shoqërohet me një incidencë më të ulët të demencës dhe një rënie më të ngadaltë konjitive.
Rezultate duhen marrë me kujdes, duke pasur parasysh efektet e njohura negative të këtyre yndyrave në shëndetin kardiovaskular, por që tregojnë, nëse asgjë tjetër, se si, në nivel klinik, lidhja midis yndyrave dhe shëndetit të trurit në pleqëri është ende për t’u deshifruar.
Studimi australian përdori të dhëna nga 18 294 njerëz me një moshë mesatare 75 vjeç dhe pa diagnoza të Alzheimerit ose demencës.
Pjesëmarrësit u ndoqën mesatarisht për gjashtë vjet, dhe gjatë kësaj kohe 823 njerëz zhvilluan një formë të demencës.
Studiuesit vlerësuan nivelet e kolesterolit total, triglicerideve, kolesterolit lipoprotein me densitet të ulët (LDL) dhe kolesterolit lipoprotein me densitet të lartë (HDL) gjatë çdo viti të studimit, më pas i ndanë pjesëmarrësit në katër grupe, bazuar në nivelet e triglicerideve, dhe vlerësuan incidencën e simptomave të demencës dhe më shumë.
Pasi eliminuan nga të dhënat efektet e variablave si niveli i arsimimit ose përdorimi i trajtimeve të kolesterolit, të cilat mund të kishin ndikuar në rezultatet, studiuesit zbuluan se çdo dyfishim i niveleve të triglicerideve shoqërohej me një rrezik 18% më të ulët të zhvillimit të demencës.
Në përgjithësi, pjesëmarrësit me nivele normale (150 mg/dl) ose më të larta të triglicerideve treguan një rrezik shumë më të ulët të zhvillimit të demencës dhe një shkallë të rënies konjitive sesa ata me nivele më të ulëta se normale të triglicerideve.
Si interpretohen rezultatet?
Një mundësi, e cila nuk mund të përjashtohet duke pasur parasysh se si u konceptua studimi vëzhgues, është se prania e niveleve të larta të triglicerideve nuk është në vetvete mbrojtëse, por për disa arsye lidhet me një shëndet më të mirë të përgjithshëm (pavarësisht se përfaqëson një faktor të njohur rreziku kardiovaskular) ose me zakone dhe sjellje që kanë një efekt mbrojtës në rënien konjitive.
Nga ana tjetër, ka mundësi që janë pikërisht trigliceridet që mbrojnë trurin nga fillimi i Alzheimerit dhe llojeve të tjera të demencës dhe nuk do të ishte aq absurde duke qenë se – siç theksojnë disa ekspertë – në një masë të madhe, truri e merr energjinë e tij nga konsumimi i triglicerideve./ /os/
Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi me urdhër të SPAK, i të dashurës së Safet Bajrit, shtetases E. A., pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur më 10 gusht të vitit 2018. Ajo akuzohet për veprën penale të krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe […]
Në këtë episod të tretë të podcastit “Jashtë Kazanit” do të flasim për pragfushatën elektorale të 11 majit. Si do të jetë ajo?
Si gazetarët i mbulonin dikur fushatat në vend? Pse sot ata presin në redaksi për materialet e gatshme, Live nga Facebook-u dhe Youtube i partive dhe kryetarëve të tyre?
Rëndësia që gazetari të jetë i pranishëm në një aktivitet, miting a tubim për të përcjellë atë që partitë nuk duan.
A do të kemi debate televizive për programet dhe platformat e partive?
Krimet zgjedhore dhe për herë të parë një strategji e SPAK që i ka trembur partitë politikë.
Këto dhe të tjera përgjigje i gjeni në bisedën e gazetares Klodiana Kapo me gazetarin Pandi Gjata
Mel Gibson ka zbuluar se në vitet ’80 iu ofrua roli i James Bond nga producenti Albert R. Broccoli. Në atë kohë, ai ishte 26 vjeç dhe vendosi ta refuzojë ofertën, duke u shqetësuar se mund të mbetej i lidhur vetëm me atë rol, ashtu siç ndodhi me Sean Connery.
Gjithashtu, Gibson tregoi se i ishte ofruar roli i Maximus në filmin “Gladiator” të Ridley Scott, por nuk mundi ta pranonte për shkak të angazhimeve me filmin “The Patriot”. Ai shprehu admirim për performancën e Russell Crowe në atë rol.
Këto zbulime u bënë gjatë një paneli në MegaCon 2025 në Orlando, Florida.
Prokuroria e Posaçme, SPAK paraqiti të premten më 7 shkurt kërkimet përfundimtare në çështjen penale në ngarkim të 8 prej 12 pandehurve për aferën e incineratorit të Tiranës, të cilët kanë kërkuar gjykimin e shkurtuar, prej nga përfitojnë uljen e 1/3-ës së dënimit. Në gusht të vitit të kaluar, SPAK përfundoi hetimet për këtë çështje […]
Gjithsej tri vepra fenomenale janë gërshetuar në programin e përzgjedhur për koncertin e mbajtur nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës. Koncerti ka dëshmuar për një virtuozitet të përpiktë që ka dalë përtej limiteve. Pjesëmarrja e violinistes shqiptare, Abigelia Voshtina dhe drejtimi mjeshtëror i dirigjentit italian, Jacopo Sipari di Pescasseroli, të cilët interpretojnë për herë të parë në Prishtinë në kuadër të Filharmonisë, ka sjellë diçka unike që rrallëherë e dëgjojmë brenda mureve koncertale. Orkestra e Filharmonisë së Kosovës e ka nisur vitin me koncertin e mbajtur të premten mbrëma, duke lënë kështu gjithë shpirtin para audiencës në një unitet me harmoninë e tingujve, shkruan KultPlus.
Fillimisht, ishin të pranishmit që u ulën ngadalë dhe mbushën Atelienë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Salla qe mbushur nga cepi në cep dhe kjo dëshmoi për mungesën që është ndjerë nga audienca për të qenë pjesë e koncerteve të tilla. Në prapavijë shiheshin perdet në ngjyrë të zezë që i shtuan një elegancë hapësirës, teksa reflektorët në ngjyrë të kaltër gjallëruan akoma më shumë vendin duke ndriçuar hapësirën. Teksa ora po shënonte 19:30, të pranishmit fikën celularet e tyre ashtu edhe siç iu ishte udhëzuar. Duartrokitjet mirëpritën instrumentistët në skenë, e bashkë me ta edhe dirigjentin italian Sipari di Pescasseroli, i cili iu drejtua brohoritjeve me një buzëqeshje.
Vepra e parë që u prezantua ishte uvertua “Finlandia, Op. 26” nga kompozitori finlandez Jean Sibelius. Vepra është një poemë simfonike e kompozuar në 1899. Është një nga veprat më të njohura të Sibelius-it dhe një simbol i nacionalizmit finlandez. Gjithçka nisi me një emocion të lehtë e të qetë por të errët. Telat e tunxhit po krijonin një atmosferë të këndshme. Kjo hapje sugjeron shtypjen me të cilën përballej populli finlandez nën sundimin rus në atë kohë. Muzika ndërtohet në intensitet, me pasazhe të turbullta që ngjallin një ndjenjë rezistence dhe vendosmërie. Më pas, ndodhin ndryshme të tjera të cilat vijnë si melodi të qeta, porsi një himn i përbashkët i telave, duke simbolizuar shpresë. Vepra përfundon në një pikë që portretizon një deklaratë të fuqishme lirie e cila shoqërohet nga telat e tunxhit që dëgjohen dukshëm.
Vepra e dytë qe “Koncerti për Violinë Nr. 1, Op.26” nga kompozitori gjerman Max Bruch që erdhi me një ndjeshmëri të paparë. Solistja e shquar shqiptare Abigeila Voshtina ka shpalosur një talent që i dukej e shkruar në fytyrë dhe gdhendur në gishtërinjtë e saj. Vepra e kompozitorit Bruch është një kryevepër e repertorit romantik dhe një nga veprat më të dashura për violinë të kompozuara ndonjëherë. Solistja Voshtina ka treguar për një përsosmëri të shkëlqimit teknik dhe një thellësi emocionale që buronte nga e gjithë prezenca e saj. Karakteri romantik i veprës krijonte një atmosferë që çmendej nga nota në notë. Vepra është një nga më të paharrueshmet dhe audienca mbrëmë do e mbaj mend gjatë atë. Momente pasioni, butësie dhe gëzimi buronin qetësisht e herë edhe rreptë nga violina e solistes Voshtina, andaj edhe duartrokitjet e shumta që nuk kishin ndalim, e rikthyen solisten për disa çaste të mëtutjeshme. Kjo vepër ishte padyshim pjesa më e bukur e mbrëmjes.
Pas pesëmbëdhjetë minutave pauzë, vepra e fundit interpretuese ishte premiera kosovare “Ishulli i të Vdekurve, Op.2″ nga kompozitori rus Sergei Rachmaninoff. Vepra është një poemë simfonike e frymëzuar nga një pikturë me të njëjtin emër nga artisti zviceran Arnold Böcklin. E kompozuar në vitin 1908, kjo vepër kap ndjenjën e thellë të misterit, melankolisë dhe kalimit në të panjohurën. Efekti hipnotik që kishte kjo vepër u dallua qysh në fillim. Motive të ndryshme përshkojnë brenda veprës e cila është një kompozim delikat dhe dramatik. Orkestrimi i vrullshëm shponte ajrin, teksa timbri i errët thumbonte hapësirën. Emocionet herë binin e herë ngriheshin, varësisht nga dominimi i instrumenteve diversive. Çastet e pastra të lirizmit shkëlqenin çdoherë, duke reflektuar një romantizëm të paparë. Udhëtimi i melodive përfundoi aty, kur muzika gradualisht ulet dhe qetësisht merr fund. Aftësia e Rachmaninoff-it për të evokuar imazhe dhe emocione kaq të gjalla e bën këtë pjesë një përvojë të thellë. Karakteri i tij meditues por dramatik e lë dëgjuesin të mendojë të panjohurën e madhe, njëlloj si piktura që e frymëzoi atë.
Instrumentistët nga Orkestrës e Filharmonisë së Kosovës ishin në formën më të mirë të mundshme. Prishtina lulëzon nga meloditë që dhurojnë ata dhe asisoj vazhdojnë qytetarët të frymojnë në kryeqytet. Muzika e tyre që epet aq lehtë nga ta është diçka tejet e nevojshme për kulturën tonë. Në anën tjetër, dirigjenti italian Sipari di Pescasseroli, herë me tabletë para tij e herë me repertor fizik të letrave, ka qarë ajrin me krahët e duart e tij që lëviznin në të gjitha këndet e mundshme. Ai drejtoi jo vetëm tri veprat pa ndalë, mirëpo u bë pjesë e tyre dhe u shndërrua në muzën e të gjithave, përfshirë këtu edhe audiencën e Prishtinës.
Për të folur më shumë rreth natës së mbrëmshme dhe pjesëmarrjen e tij për herë të parë në Filharmoninë e Kosovës, për KultPlus foli vetë dirigjenti Jacopo Sipari di Pescasseroli.
“Ne menduam që ky është programi i duhur për të krijuar emocione të shumta para publikut. Zgjodhëm tri muzika krejt të ndryshme pasi që janë të ndryshme por ka një emocion shumë të fortë në secilën prej tyre. Më pëlqeu shumë puna edhe me violinisten Voshtina sepse ajo është një violiniste e jashtëzakonshme dhe ka qenë shumë e lehtë puna me të. Ajo e ndjen muzikën në mënyrë të bukur dhe është kënaqësi të punosh me të, sidomos në këtë koncert të mbushur me ndjesi. Të gjitha veprat janë frymëzuese sepse ka mesazhe mbi atë se çka është e rëndësishme në jetë. Në veprën e parë është një himn kombëtar që tregon për bukurinë e shtetit të kompozitorit dhe është një uverturë shumë e vështirë. Vepra e dytë është lirike dhe violina bëhet një soprano që tregon shumë emocione. Ka gjithçka nga pak. Vepra e fundit është një nga veprat më të mira të tij dhe tregon meloditë e valëve të detit që dridh shpirtrat. Ka një shpresë për jetë pas vdekjes në atë vepër dhe kjo e bën të jashtëzakonshëm. Instrumentistët e Orkestrës janë të jashtëzakonshëm dhe e ndjejnë muzikën mirë”, ka thënë ai.
Gjithashtu, violinistja Abigelia Voshtina për KultPlus tregoi përshtypjet e saj rreth koncertit dhe veprës në të cilën performoi si soliste.
“Vepra është një vepër e cila duket si vëllai më i vogël i veprave të mëdha, por në brendësinë e saj brenda njëzetepesë minutave ka gjithçka, duke filluar nga bukuria e tingullit e deri tek teknika solide që kërkon precizitet. Koncerti është shumë sfidues dhe nuk është fare i thjeshtë. Nëse një violinist e luan dy herë në ditë këtë koncert, u siguroj që do të ketë probleme me shpatullat dhe duart, pasi që kërkon shumë forcë. Orkestra ka një dëshirë shumë të madhe për të qenë pasaportë e kulturës. Përmes artit, nuk ka asnjë barrierë dhe nuk ka ure. Kultura është lokomotiva e një treni që mund të hap shumë dyer. Kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë me pjesëmarrësit. Dua të them që ju duhet të jeni shumë krenarë për Orkestrën që keni dhe doja të ju lutesha që të keni një sallë më të mirë”, thotë ajo.
Po ashtu, drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj, për KultPlus ka treguar që programi është menduar qysh herët që të shpaloset në kuadër të Filharmonisë së Kosovës.
“Këtë vit e kemi planifikuar prej kohësh që ta nisim me një program të tillë. Bashkëpunimi me solistët ka ardhur nga shumë diskutime që kemi pasur në të kaluarën me ta në programe të ndryshme kulturore. Më vjen mirë që e kemi realizuar këtë koncert më një program që jo shumë shpesh programohet në sezone të koncerteve. Më vjen mirë që vepra “Ishulli i të vdekurve” ka qenë një prej veprave prej kohësh e kam menduar ta sjellë në kuadër të programit të Filharmonisë. Është një nga veprat që shfaq madhështinë që ka kompozitori që e ka kompozuar, i cili nga një motiv arrin të zhvillojë një vepër madhështore, bazuar në një pikturë që ka të njëjtin titull. Më erdhi keq që nuk e projektuam pikturën për të sjellë më fuqishëm veprën. Sidoqoftë, më vjen mirë që Orkestra arriti ta sjellë atë”, ka thënë ai.
Koncerti i ardhshëm i Filharmonisë së Kosovës do të mbahet më 24 janar 2025, në orën 19:30, në Autostrada Hangar në Prizren, ku do të prezantohet Kori i Filharmonisë së Kosovës nën dirigjimin e Hajrullah Sylës.
Në Kavajë, kultura dhe arti po përballen me një realitet pa shkëlqim, i venitur nga burokracia dhe mungesa e kujdesit për trashëgiminë e pasur artistike dhe letrare. Institucionet kulturore të qytetit ndajnë hapësirat e tyre me zyrat e bashkisë, duke i kthyer në korridore kalimtare dhe zyra shërbimesh, ku arti mbetet gjithmonë i dyti në […]
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të premten më 13 dhjetor të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK për kalimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të 12 të pandehurve për aferën korruptive të incineratorit të Tiranës, mes tyre dhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Të pandehurit e tjerë janë Pëllumb […]
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Lezhës dy shtetasit Llej Lika dhe Klauido Gjegji alias Beleshi. Ata janë shpallurt fajtor për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli, i njohur ndryshe dhe si Pilot Roli, ngjarje kjo e ndodhur më 10 Dhjetor të vitit 2021 në Sanxhak të […]
Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për autorët e vrasjes së biznesmenit Rakip Roli. Në vendimin e Apelit të bërë publik këtë martë, lihet në fuqi dënimi i Shkallës së Parë në Lezhë me 27 vite burg për Llej Likën, i cili u gjet fajtor për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje.
Ndërsa si bashkëpunëtor në këtë krim u dënua me 20 vite burg Klauido Gjegji (Beleshi).
Vrasja e biznesmenit Rakip Roli ndodhi në dhjetor të vitit 2021, në fshatin Sanxhak të Kurbinit.
Vrasja e Rakip Rolit, një biznesmen 55-vjeçar i njohur si Pilot Rroli, ndodhi në dhjetor të vitit 2021 në fshatin Sanxhak të Kurbinit.
Ai u ekzekutua me breshëri plumbash automatiku mëngjesin e 10 dhjetorit 2021, teksa doli nga banesa me automjetin Audi Q7.
Shtatë plumba e preken në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia mundi të identifikojë dhe të prangosë autorët brenda një kohe të shkurtër.