Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

UBT hap ekspozitën kushtuar inxhinierit të shquar Karl Gega

15 July 2025 at 18:53

UBT ka hapur një ekspozitë të veçantë kushtuar jetës dhe veprës së inxhinierit të njohur të shekullit XIX, Karl Gega, një prej figurave më të rëndësishme në historinë evropiane të inxhinierisë dhe ndërlidhjes ndërkulturore.

Ekspozita u hap në ambientet e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, duke shënuar një moment të rëndësishëm kulturor dhe shkencor për Kosovën dhe rajonin më gjerë.

Në bashkëpunim me Fondacionin Musei Civici di Venezia, kjo ekspozitë sjell në vëmendje trashëgiminë inxhinierike dhe kulturore të Karl Gegës, i njohur për projektet e tij që ndërlidhën komunitete dhe kultura nëpër Evropë.

Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, tha se ekspozita është rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm ndërinstitucional dhe dëshmi e përkushtimit të UBT-së për të promovuar dijen, kulturën dhe trashëgiminë përmes një qasjeje akademike dhe inovative.

“Me këtë ekspozitë, ne jo vetëm që përkujtojmë një figurë historike të rëndësishme, por gjithashtu e lidhim të kaluarën me të ardhmen përmes dijes, teknologjisë dhe kreativitetit,” theksoi Hajrizi.

Kontribut të veçantë në realizimin e ekspozitës dhanë studentët dhe stafi akademik nga Fakultetet e Artit dhe Medias Digjitale, Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Dizajnit të Integruar të UBT-së.

Ekspozita përmban dokumente arkivore, plane inxhinierike, vizatime origjinale, si dhe materiale multimediale, duke e kthyer në një përvojë gjithëpërfshirëse që bashkon shkencën me artin dhe trashëgiminë me inovacionin.

Përmes kësaj ngjarjeje, UBT rikonfirmon rolin e tij si institucion lider në ndërlidhjen e shkencës me kulturën, si dhe përkushtimin për të sjellë në Kosovë aktivitete me përmbajtje dhe vlerë ndërkombëtare në arsim dhe kulturë.

The post UBT hap ekspozitën kushtuar inxhinierit të shquar Karl Gega appeared first on Telegrafi.

UBT lanson Ekosistemin e parë në Evropë të mbështetur plotësisht nga Inteligjenca Artificiale

By: UBT
5 July 2025 at 13:15

UBT lanson zyrtarisht ekosistemin e parë plotësisht të mbështetur nga inteligjenca artificiale në Evropë, duke shënuar një moment historik për zhvillimin teknologjik dhe arsimor në rajon dhe më gjerë.

Ky ekosistem inovativ është ndërtuar për të integruar të gjitha funksionet akademike, kërkimore, administrative dhe shërbimet ndaj studentëve në një platformë të vetme, të menaxhuar dhe të optimizuar nga inteligjenca artificiale. Platforma u mundëson përdoruesve një përvojë të personalizuar, vendimmarrje të bazuar në të dhëna, automatizim të proceseve dhe qasje të menjëhershme në burime të avancuara digjitale.

Përmes këtij ekosistemi, që vendosë përdorimin në tërësi të Inteligjencës Artificiale, të gjithë përdoruesit do të përgatiten në të gjitha fushat, sikurse edukimi, zhvillimi, ndërmarrësia, trajnimet, mentorimi, aftësimi dhe riaftësimi, inovacioni dhe digjitalizimi.

“Me këtë hap, ne jo vetëm që forcojmë rolin tonë si lider në inovacion dhe arsim të avancuar, por gjithashtu hapim rrugën për një të ardhme ku teknologjia është në shërbim të dijes dhe shoqërisë. Ne synojmë që kjo platformë të mos mbetet vetëm brenda UBT-së, por të ofrohet edhe për institucione të tjera arsimore dhe publike, në shërbim të komunitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Kosoves”, deklaroi Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

UBT, si institucion me përvojë të gjatë në zhvillimin e teknologjive të avancuara, synon që këtë platformë ta bëjë të qasshme për partnerë të ndryshëm institucionalë, duke ndihmuar në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe inovacionit në sektorë të ndryshëm.

The post UBT lanson Ekosistemin e parë në Evropë të mbështetur plotësisht nga Inteligjenca Artificiale appeared first on Telegrafi.

Abuzimet me tenderat e UBT-së/ SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë, ja akuzat e ngritura ndaj tyre

28 June 2025 at 11:25

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf akademik, si edhe biznesmenë, të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Sipas gazetares Klodiana Lala, dosja po bëhet gati nga prokurorët e posaçëm për t’u dërguar për gjykim.

The post Abuzimet me tenderat e UBT-së/ SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë, ja akuzat e ngritura ndaj tyre appeared first on Sot News | Lajme.

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me 9 tendera të UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

By: Elva
28 June 2025 at 11:31

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka marrë të pandehur 28 persona, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, […]

The post EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me 9 tendera të UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë appeared first on BoldNews.al.

UBT renditet i pari në Kosovë dhe ndër universitetet më të mira në rajon nga THE Impact Rankings 2025

By: UBT
24 June 2025 at 09:57

UBT ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin e tij ndaj cilësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke u renditur në mesin e universiteteve më të mira në rajon sipas THE Impact Rankings 2025 – klasifikimi global që mat performancën e universiteteve në përmbushjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) të Kombeve të Bashkuara.

UBT qëndron larg përpara të gjitha universiteteve të tjera në Kosovë, duke dëshmuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm për ndikim real në shoqëri, ekonomi dhe mjedis. Në këtë edicion të rankimit, UBT ka shënuar progres të theksuar krahasuar me vitet e kaluara, veçanërisht në disa fusha kyçe të qëndrueshmërisë globale si:

SDG 5 – Barazi gjinore: Me politika aktive për gjithëpërfshirje, barazi dhe fuqizimin e grave në edukim dhe menaxhim,

SDG 9 – Industri, Inovacion dhe Infrastrukturë: Përmes zhvillimit të ekosistemeve të inovacionit dhe teknologjisë, si dhe infrastrukturës së avancuar kërkimore,

SDG 11 – Qytete dhe komunitete të qëndrueshme: Me projekte të shumta në planifikimin dhe ndërtimin e kampuseve të mençura, reziliente dhe miqësore me mjedisin

SDG 12 – Konsum dhe prodhim i qëndrueshëm: Me integrimin e parimeve të ekonomisë qarkore në edukim dhe praktika institucionale.

Ky sukses është dëshmi e vizionit të UBT-së si institucion lider në arsimin e lartë, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm, i cili jo vetëm që konkurron denjësisht në nivel ndërkombëtar, por edhe kontribuon ndjeshëm në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për komunitetet lokale dhe më gjerë.

Times Higher Education (THE) Impact Rankings vlerëson dhe rangon universitetet në mbarë botën bazuar në kontributet e tyre në raport me promovimin dhe implementimin e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) të Kombeve të Bashkuara.

Ky rangim global përqendrohet në ndikimin shoqëror dhe mjedisor të një universiteti përmes mësimdhënies, kërkimit shkencor, angazhimit me komunitetin dhe politikave të brendshme – përtej aktivitetit klasik akademik dhe shkencor.

Institucionet ndër të tjera vlerësohen edhe për SDG 17 (Partneritet për Qëllimet), SDG 4 (Arsimi Cilësor), SDG 5 (Barazia Gjinore) dhe SDG 13 (Veprimi për Klimën). SDG-të tjera përfshijnë shëndetin, inovacionin dhe qytetet e qëndrueshme.

Këto renditje promovojnë transparencën dhe inkurajojnë universitetet të harmonizojnë punën e tyre me sfidat globale, duke theksuar rolin e tyre në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

The post UBT renditet i pari në Kosovë dhe ndër universitetet më të mira në rajon nga THE Impact Rankings 2025 appeared first on Telegrafi.

Ndërkombëtarizimi i UBT, vizitë nga akademikë të 2 universiteteve polake

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku priti një delegacion akademik nga Universiteti i Ekonomisë dhe Shkencave Humane në Varshavë dhe Universiteti “Andrzej Frycz Modrzewski” në Krakov.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, me fokus në projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbime akademike dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta studimi në fushën e arsimit bujqësor.

Delegacioni polak përbëhej nga Dr. Asst. Prof. Maciej Kluz, rektor i AFM dhe zëvendësrektor në Universitetin e Varshavës Prof. Bożena Waszkiewicz-Robak, Dr. PhD Barbara Sypniewska, Dr. PhD Rafał Kusy.

UBT bën të ditur se, ky takim u zhvillua në kuadër të përforcimit të strategjisë së ndërkombëtarizimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe angazhimit për bashkëpunime afatgjata me universitete prestigjioze evropiane. /j.p/

1 nga 4

The post Ndërkombëtarizimi i UBT, vizitë nga akademikë të 2 universiteteve polake appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UBT nderon Ambasadorin William Walker me çmimin më të lartë institucional Honorary Degree “Excellence in Leadership”

By: UBT
2 June 2025 at 13:53

Me vendim të Këshillit Akademik, UBT i ndau ambasadorit amerikan William G. Walker çmimin më të lartë institucional Honorary Degree “Excellence in Leadership”, në ditëlindjen e tij të 90-të, për kontributin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e tij historik për popullin shqiptar dhe për Kosovën.

Në ceremoninë solemne për nder të ditëlindjes së ambasadorit Walker, ishin të pranishëm personalitete të larta nga institucionet vendore, përfshirë Presidenten e Republikës së Kosovës, Kryeministrin, liderë politikë, përfaqësues të institucioneve akademike dhe diplomatike, si dhe figura të njohura nga jeta publike dhe shoqëria civile.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se ky çmim shpreh mirënjohje të thellë institucionale dhe kombëtare për një njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të shqiptarëve.

“Ambasadori William Walker nuk është vetëm një diplomat i shquar i Shteteve të Bashkuara – ai është një mik i përjetshëm i Kosovës, një zë i së vërtetës dhe një simbol i integritetit moral. Me ndarjen e këtij çmimi, ne nderojmë një jetë të tërë të përkushtuar ndaj paqes, lirisë dhe dinjitetit njerëzor”, theksoi Rektori Hajrizi.

Një jetë në shërbim të drejtësisë dhe paqes

Ambasadori Walker, i lindur më 1 qershor 1935 në Kearny të New Jersey-t, ka pasur një karrierë të gjatë e të pasur në Shërbimin e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara, duke shërbyer në shumë vende të Amerikës Latine dhe në funksione të larta diplomatike.

Por për shqiptarët, ai është bërë një figurë emblematike në fund të viteve ’90, kur mori drejtimin e Misionit të Verifikimit të OSBE-së në Kosovë, në kulmin e krizës humanitare.

Pas vizitës së tij në fshatin Reçak, ku më 15 janar 1999 ndodhi një nga krimet më të rënda kundër civilëve shqiptarë, Walker deklaroi atë që më vonë do të ndryshonte rrjedhën e historisë:

“Ajo që pashë ishte një mizori e pashprehshme, një krim kundër njerëzimit”.

Kjo deklaratë tronditi opinionin ndërkombëtar dhe konsiderohet si një nga momentet kyçe që ndikuan në ndërhyrjen e NATO-s për të ndaluar gjenocidin dhe për të sjellë çlirimin e Kosovës.

Çmimi Honorary Degree “Excellence in Leadership” përfaqëson vlerësimin më të lartë që UBT i jep një personaliteti ndërkombëtar dhe një mesazh të qartë se figura të tilla si Ambasadori Walker nuk harrohen – ato mbesin pjesë e ndërgjegjes historike dhe frymëzim për brezat që vijnë.

The post UBT nderon Ambasadorin William Walker me çmimin më të lartë institucional Honorary Degree “Excellence in Leadership” appeared first on Telegrafi.

Si UBT po krijon një sistem edukimi unik në Kosovë, Hajrizi tregon modelin që sjell revolucion në arsim dhe punësim

30 May 2025 at 10:37

Në një intervistë në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka prezantuar një nga projektet më ambicioze dhe inovative në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë dhe më gjerë.

Ai ka treguar modelin “UBT Smart Self-Sustain System” – një koncept gjithëpërfshirës që e ndjek njeriun nga lindja deri në fund të jetës, duke i ofruar edukim, përvojë, teknologji dhe jetë komunitare në një kampus të vetëm.

Sipas Hajrizit, ky model synon të krijojë një “qytet të dijes”, një mjedis ku çdo fazë e jetës dhe edukimit është e integruar: nga lindja, çerdhja, shkolla, universiteti, puna, banimi, shëndetësia e deri te mësimi gjatë gjithë jetës.

Në këtë kampus, që përfshin rreth pesë hektarë sipërfaqe, studentët do të kenë mundësinë të mësojnë përmes praktikës dhe përvojës reale, duke bashkëjetuar dhe bashkëpunuar me njerëz të moshave dhe profesionistëve të ndryshëm.

“Kjo nuk është vetëm një qendër studimi, por një ekosistem i plotë jetësor që prodhon dije, punësim dhe inovacion. Në këtë qytet të mençur, përjetohen të gjitha dimensionet e jetës: teknologjia, shëndetësia, ushqimi, arkitektura, juridiku, bujqësia, dhe çdo fushë tjetër, janë të ndërthurura në mënyrë natyrale me edukimin”, tha Hajrizi.

Ai theksoi se UBT tashmë ka zhvilluar mbi 150 fusha të edukimit, 300 laboratorë dhe 80 kompani funksionale që janë pjesë e këtij sistemi, ku studentët angazhohen në mënyrë aktive që gjatë studimeve, duke mësuar dhe punuar në të njëjtën kohë.

Edmond Hajrizi, Rektor dhe themelues i UBT-së në “Përballje”, foto: Korab Basha

Një nga aspektet më të veçanta të këtij modeli është përfshirja e teknologjive më të avancuara si 5G, inteligjenca artificiale, realiteti virtual, teknologjia laserike, robotika, teknologjia cloud dhe shumë të tjera.

Po ashtu, çdo fakultet brenda UBT-së ka kompaninë e vet funksionale, ku studentët aplikojnë njohuritë në mënyrë praktike.

Për shembull, në fushën e mediave, UBT ka radion, televizionin dhe portalin e vet; në mjekësi ka spital dhe poliklinikë; në teknologji ka kompani softuerike dhe rrjete 5G.

Rektori Hajrizi tha se ky model është prezantuar tashmë në mbi 100 shtete të botës, përfshirë edhe universitete të njohura.

Edmond Hajrizi, Rektor dhe themelues i UBT-së në “Përballje” me kryredaktorin Muhamet Hajrullahu, foto: Korab Basha

“Kudo ku e kemi prezantuar, ky model është pritur me entuziazëm, sepse ofron një zgjidhje reale për sfidat moderne të edukimit dhe tregut të punës”, theksoi ai.

Sipas tij, ky sistem gjeneron mijëra vende të reja pune çdo vit dhe garanton punësimin e pothuajse të gjithë të diplomuarve, falë aftësimit të tyre gjithëpërfshirës dhe përgatitjes reale për tregun e punës.

“Ky nuk është një model që ekziston diku tjetër në Ballkan. Ne po e ndërtojmë këtu, në Kosovë, një sistem që mund të shërbejë si referencë globale për edukimin e së ardhmes”, deklaroi Hajrizi i cili e cilësoi këtë si një nga projektet më transformuese në rajon.

Hajrizi ka folur në këtë intervistë dhe për arsimin në përgjithësi në Kosovë, inteligjencën artificiale si dhe temat që na presin në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

The post Si UBT po krijon një sistem edukimi unik në Kosovë, Hajrizi tregon modelin që sjell revolucion në arsim dhe punësim appeared first on Telegrafi.

UBT nis kampanjën zyrtare për të rinjtë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

By: UBT
28 May 2025 at 13:39

UBT ka lansuar zyrtarisht kampanjën për të rinjtë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke u hapur atyre dyert drejt një të ardhmeje akademike cilësore në institucionin më të avancuar të arsimit të lartë në Kosovë dhe më gjerë.

UBT ofron programe të shumta studimi në nivelin bachelor dhe master, në fusha që përfshijnë: Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale, Inxhinierinë, Arkitekturën, Bioteknologjinë, Mjekësinë, Shkencat Humane, Menaxhimin, Artin e Komunikimit Modern, Mediat, Dizajnin, Politikën dhe të Drejtën.

Kjo gamë e gjerë i mundëson çdo të riu që të gjejë vetveten dhe të zhvillojë potencialin e tij në një ambient ndërkombëtar dhe inovativ.

Arsyet pse të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut po zgjedhin UBT-në:

-Diplomë me vlerë ndërkombëtare dhe të njohur në Evropë dhe ShBA

-Staf akademik me përvojë ndërkombëtare, që sjellin praktikat më të mira të mësimdhënies

-Infrastrukturë moderne, me laboratorë të teknologjisë së fundit dhe hapësira kreative për zhvillim personal

-UBT Smart City – model i veçantë që kombinon teknologjinë, kërkimin shkencor dhe jetën studentore

-Mundësi mobiliteti ndërkombëtar, me marrëveshje bashkëpunimi në mbi 500 institucione akademike e shkencore në gjithë botën

-Fokus në punësim të shpejtë, ku mbi 98% e studentëve punësohen gjatë apo menjëherë pas studimeve

Nëpërmjet kësaj kampanje, UBT i fton të gjithë të rinjtë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut që të bëhen pjesë e një familjeje akademike që beson në dijen, në përparimin kolektiv dhe në të ardhmen e ndritur të brezave të rinj.

The post UBT nis kampanjën zyrtare për të rinjtë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

UBT nderon Tony Clement me çmimin më të lartë institucional Honorary Degree – Excellence in Leadership

By: UBT
21 May 2025 at 15:32

Në një ceremoni solemne të mbajtur në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan, UBT ndau çmimin më të lartë institucional Honorary Degree – Excellence in Leadership për liderin dhe politikanin e njohur kanadez, Tony Clement.

Ky çmim i veçantë vjen si njohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e udhëheqjes, inovacionit politik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili tha se ky çmim përfaqëson një nderim të veçantë për një personalitet me një përvojë të thellë në lidership dhe, njëkohësisht, për një mik të çmuar të Kosovës.

“Përmes këtij çmimi ne po nderojmë jo vetëm një personalitet me përvojë të pasur në lidership, por edhe një mik të Kosovës, i cili ka mbështetur vazhdimisht avancimin e vlerave demokratike dhe zhvillimin ndërkombëtar”, tha Rektori Hajrizi.

Në vijim të ceremonisë, Rektori Hajrizi theksoi se figura e Clement është shembulli më i qartë i një udhëheqësi që përmes vizionit, risisë dhe përkushtimit ndaj së mirës së përbashkët ka krijuar ndikim të qëndrueshëm.

“Clement është shembulli më i mirë se si lidershipi vizionar, inovacioni dhe përkushtimi ndaj të mirës publike mund të krijojnë ndikim afatgjatë. Me këtë çmim, ne duam të inspirojmë brezat e rinj që të ndjekin rrugën e lidershipit të përgjegjshëm dhe bashkëpunimit global”.

Clement, gjatë fjalës së tij, theksoi se ndjehej veçanërisht i nderuar për çmimin nga një institucion që përfaqëson përparimin, edukimin cilësor dhe të ardhmen.

Ai vlerësoi Kosovën dhe UBT-në si shembuj të përkushtimit të sinqertë ndaj zhvillimit dhe integrimit ndërkombëtar, duke shprehur bindjen se këto vlera janë themeli i një bote më të bashkuar dhe të drejtë.

“Është një privilegj i madh të pranoj këtë nderim nga një institucion që përfaqëson të ardhmen, përparimin dhe edukimin cilësor. Kosova dhe UBT janë shembuj të fuqishëm të përkushtimit ndaj zhvillimit dhe integrimit global”, tha Clement.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Clement u shpreh se ky ishte nderimi i tij i parë i këtij lloji, të cilin e konsideronte si një pikënisje të një marrëdhënieje të re dhe të veçantë me UBT-në.

“Ky është nderimi im i parë i këtij lloji dhe e konsideroj si një lidhje të veçantë që sapo është krijuar mes meje dhe UBT-së. Do të jem krenar të jem pjesë e komunitetit tuaj dhe do të përpiqem të kontribuoj përtej këtij momenti simbolik”.

Tony Clement ka mbajtur disa nga pozitat më të larta në qeverinë e Kanadasë, përfshirë ministrin e Shëndetësisë dhe ministrin e Industrisë, dhe ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetje të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe reformave të thella politike dhe ekonomike.

Me këtë çmim, UBT vazhdon traditën e tij për të nderuar personalitete të shquara që kanë lënë gjurmë në udhëheqje, arsim dhe shoqëri.

The post UBT nderon Tony Clement me çmimin më të lartë institucional Honorary Degree – Excellence in Leadership appeared first on Telegrafi.

UBT nis kampanjën për maturantët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës – Fillimi i një rruge drejt suksesit akademik

By: UBT
20 May 2025 at 15:54

Në një hap të ri drejt përfshirjes dhe fuqizimit të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, UBT ka lansuar kampanjën zyrtare për maturantët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, UBT’s Leading the Way in Presheva Valley, duke i ftuar që të bëhen pjesë e institucionit më prestigjioz të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor.

Kjo kampanjë synon që maturantët nga Lugina të informohen drejtpërdrejt për mundësitë që UBT ofron, duke filluar nga programet akademike moderne, praktikat ndërkombëtare, teknologjia më e avancuar në mësimdhënie, e deri te ndërlidhja me tregun global të punës.

UBT, me mbi 15,000 studentë aktivë dhe rreth 1,500 profesorë e ekspertë ndërkombëtarë, ofron një gamë të gjerë programesh studimi në më shumë se 50 fusha, përfshirë Inteligjencën Artificiale, Teknologjinë Informative, Inxhinierinë, Arkitekturën, Shkencat Politike, Juridikun, Mjekësinë, Menaxhimin, Artin Modern dhe shumë të tjera.

UBT është i njohur për modelin inovativ të “Smart City”, që ndërthur jetën akademike me teknologjinë, kërkimin shkencor dhe sipërmarrjen, duke ofruar një mjedis të gjallë dhe ndërkombëtar për studentët nga të gjitha trevat shqiptare.

Pse të zgjedhësh UBT?

-Diplomë e njohur ndërkombëtarisht

-Standarde evropiane të mësimdhënies

-Laboratorë modernë dhe qendra kërkimore të avancuara

-Mundësi për mobilitet në universitetet më të mira të Evropës dhe ShBA-së

Apiko tani online!

UBT i fton të gjithë të rinjtë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja që të bëhen pjesë e një familjeje akademike që e vlerëson dijen, kulturën, identitetin dhe kontributin e secilit.

The post UBT nis kampanjën për maturantët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës – Fillimi i një rruge drejt suksesit akademik appeared first on Telegrafi.

Regjistrimet e hershme fillojnë në UBT: Interesim i madh i të rinjve për t’ju bashkuar liderit

By: UBT
23 April 2025 at 09:41

UBT ka nisur me sukses regjistrimet e hershme për vitin e ri akademik, duke tërhequr interesim të madh nga maturantët jo vetëm nga Kosova, por edhe nga rajoni.

Ky interesim i lartë konfirmon se UBT është lider i padiskutueshëm në arsimin e lartë në Kosovë dhe rajon. Me një përkushtim të madh ndaj cilësisë, inovacionit dhe shkencës, UBT ofron një përvojë akademike që tejkalon kufijtë tradicionalë të mësimdhënies.

UBT, shkenca nuk mbetet vetëm në teori. Përmes laboratorëve të teknologjisë më të fundit, projekteve të përbashkëta me institucione ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjes në konferenca shkencore globale, studentët dhe profesorët janë vazhdimisht të angazhuar në krijimin e zgjidhjeve për sfidat reale të botës.

Me një staf të përkushtuar dhe me përvojë ndërkombëtare, studentët përfitojnë nga mësimi cilësor dhe mentorimi profesional andaj UBT mbetet zgjedhja ideale për të rinjtë që synojnë më shumë se një diplomë – një vend ku edukimi i klasit të parë, teknologjia moderne, përvoja praktike dhe mundësitë ndërkombëtare krijojnë rrugën drejt suksesit.

Arsyeja pse të zgjedhni UBT-në?

UBT ofron një kampus inovativ dhe multifunksional, i ndërtuar sipas standardeve më të avancuara evropiane, ku studentët kanë në dispozicion më shumë se 300 laboratorë modernë, të pajisur me teknologjinë më të fundit për zhvillimin e praktikave profesionale në të gjitha fushat e studimit.

Nga laboratorët e IT-së dhe Bioteknologjisë, deri te ata të Inxhinierisë, Arkitekturës dhe Shkencave të Shëndetit, UBT u siguron studentëve mjedis të jashtëzakonshëm për mësim dhe hulumtim.

Një ndër përparësitë më të mëdha që UBT ofron është edhe mundësia për përvoja ndërkombëtare, falë pjesëmarrjes aktive në programin Erasmus+, përmes të cilit studentët mund të ndjekin semestre studimi apo praktika profesionale jashtë vendit. UBT ka krijuar partneritet me mbi 500 universitete në mbarë botën, duke ofruar rrugë të shumta për zgjerim të njohurive, ndërveprim kulturor dhe zhvillim të rrjetit profesional global.

Një nga programet më tërheqëse është Media dhe Komunikimi, falë modelit Dual të studimeve, që ofron përvojë praktike në Radio Campus, UBT News dhe UBT TV. Ky model i avancuar i të mësuarit përgatit studentët për tregun e punës, duke i përfshirë ata në projekte konkrete dhe prodhim mediatik që nga dita e parë.

Ndërsa përveç cilësisë akdemike, UBT ofron mbështetje të vazhdueshme për studentët ndërmjet këshillimit profesionalë, aktiviteteve, praktikave dhe mundësive të shumta për pjesëmarrje në projekte hulumtuese dhe gara ndërkombëtare. Kjo qasje e bën UBT-në jo vetëm një vend ku mësohet, por edhe një hapësirë ku ndërtohet e ardhmja, sepse UBT krijon – UBT është shkencë.

Për më tepër, për të gjithë maturantët që rezervojnë vendin e tyre gjatë fazës së regjistrimeve të hershme, UBT ofron 20% zbritje në tarifat studimore për programin Media dhe Komunikim – një mundësi e shkëlqyer për të hapur dyer të reja për karrierën tënde. UBT gjithashtu ofron bursë 20% edhe për programet më inovative, sikurse, Gjuhë Angleze, Inxhinieri e Energjisë dhe Shkenca Politike.

Regjistrimet e hershme janë të hapura dhe u bëjmë thirrje të gjithë të rinjtë të vijnë dhe të bëhen pjesë e familjes së madhe akademike të UBT-së.

Me një përkushtim të palëkundur ndaj cilësisë dhe zhvillimit të studentëve, UBT ofron një përvojë arsimore të pasur, që do t’i përgatisë ata për sukses në karrierë dhe për një ndikim të qëndrueshëm në shoqëri.

The post Regjistrimet e hershme fillojnë në UBT: Interesim i madh i të rinjve për t’ju bashkuar liderit appeared first on Telegrafi.

Konviktet e Universitetit Bujqësor pa ngrohje e ujë të ngrohtë, studentët: Lahemi në godinë tjetër!

8 April 2025 at 21:11

Konviktet e studenteve të Universitetit Bujqësor që u inauguruan në vitin 2020 si godina me kushte evropiane, nuk kanë ujë të ngrohtë dhe as kushte gatimi. Pasi tërmeti i 2019 i shkatërroi ato u rindërtuan duke u finalizuan në vitin 2022. Tetë godina të reja u rindërtuan nga themelet për 2200 studentë, të cilët do […]

The post Konviktet e Universitetit Bujqësor pa ngrohje e ujë të ngrohtë, studentët: Lahemi në godinë tjetër! appeared first on BoldNews.al.

UBT në bashkëpunim me partnerët italianë organizon kursin për fonde dhe projekte Evropiane në Parlamentin Evropian

By: UBT
28 March 2025 at 16:31

UBT, në bashkëpunim me partnerët italianë, ka organizuar kursin e parë për fonde dhe projekte evropiane, i cili u zhvillua në ambientet e Parlamentit Evropian.

Ky kurs synon të forcojë njohuritë dhe aftësitë e pjesëmarrësve në menaxhimin dhe aplikimin e projekteve financuese evropiane.

Kursi u organizua në bashkëpunim me ITA-ICE, Flavio Boccia & Partners, ABCorporation, Nexumstp, Eurocogit, IC&Partners, Zyrën Ligjore Boccia & Partners, Urdhrin Kombëtar të Kontabilistëve të Certifikuar të Italisë dhe UBT, duke u mbështetur edhe nga institucione të tjera ndërkombëtare.

Ky kurs mori mbështetje të fuqishme nga eurodeputeti Alberico Gambino dhe ishte një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e aftësive të specialistëve të rinj në fushën e europrojekteve, me një fokus të veçantë për Italinë, Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

Gjatë këtij eventi, rektori Hajrizi, në fjalimin e tij, theksoi potencialin, angazhimin dhe gatishmërinë e ekosistemit të UBT-së për të kontribuar në zhvillimin e projekteve të ndryshme në nivel evropian.

Në fjalimin e tij, Hajrizi shprehu përkushtimin e UBT-së për të ndihmuar në avancimin e projekteve që mbështesin zhvillimin e politikave dhe iniciativave evropiane, duke siguruar që edukimi, kërkimi shkencor, inovacioni dhe industria të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e rajonit dhe më gjerë.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë dhe potencialin e bashkëpunimit midis institucioneve evropiane, italiane, të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të trajnohen dhe të mësojnë më shumë për mundësitë që ofron Bashkimi Evropian për projektet ndërkombëtare dhe të shohin eksperienca dhe këndvështrime nga ekspertët që prezantuan në këtë kurs.

Një vlerë e shtuar ishte edhe vetë prezenca gjatë këtyre ditëve në Parlamentin Evropian, duke e përjetuar drejtpërdrejt ambientin e punës në Parlamentin Evropian.

Para disa kohësh, UBT së bashku me disa nga partnerët e këtij bashkëpunimi ka themeluar UBT Italian Innovation Hub në UBT Smart City, një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe avancimin e projekteve inovative ndërkombëtare.

Duke parë interesimin e madh për tematika të tilla, UBT dhe partnerët kanë vendosur që kurse të tilla të ofrohen edhe në Kosovë dhe në rajon.

 

 

The post UBT në bashkëpunim me partnerët italianë organizon kursin për fonde dhe projekte Evropiane në Parlamentin Evropian appeared first on Telegrafi.

Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji UBT vazhdojnë bashkëpunimin e suksesshëm për vitin e dytë radhazi

21 March 2025 at 15:41

Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji UBT po vazhdojnë partneritetin e  suksesshëm për vitin e dytë radhazi, duke rikonfirmuar keshtu angazhimin e dyanshem për të ofruar mundësi të vlefshme profesionale për studentët.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Kolegjit UBT, z. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Shitjes i Coca-Cola HBC Kosova, z. Petar Boshkoski.

Ky bashkëpunim do t’u mundësojë sërish studentëve të UBT-së të fitojnë përvojë praktike në departamente të ndryshme të Coca-Cola HBC Kosova, duke përfshirë shitjen, logjistikën, financat, burimet njerëzore, marketingun dhe marrëdhëniet me publikun.

Duke reflektuar mbi suksesin e programit të vitit të kaluar, Petar Boshkoski, Drejtor i Shitjes në Coca-Cola HBC Kosova, theksoi ndikimin pozitiv të kësaj iniciative:

Vitin e kaluar pamë nga afër sa e dobishme ishte kjo marrëveshje për studentët. Ata fituan përvojë të vlefshme, zhvilluan aftësi baze per tu kycur ne tregun e punes, perveq kesaj ata  ndërtuan gjthashtu edhe nje rrjet të rëndësishme profesionale. Jemi të lumtur që po e vazhdojmë këtë bashkëpunim të mrekullueshëm, duke u dhënë edhe më shumë studentëve mundësinë të mësojnë dhe të zhvillohen në një ambient dinamik dhe profesional. Në Coca-Cola HBC Kosova, ne mbështesim talentet e reja dhe ndihmojmë në përgatitjen e tyre për karrierë të suksesshme.”

Programi i praktikës mbetet i personalizuar sipas interesave dhe objektivave të secilit student, duke ofruar deri në 20 orë punë praktike në javë, nën udhëzimin e mentorëve me përvojë. Studentet  do të kompensohen për angazhimin, si dhe do te  kene qasje në mundësitë potenciale të punësimit brenda grupit të talenteve të Coca-Cola HBC Kosova.

Rektori Hajrizi vlerësoi rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi të vazhdueshëm:

Partneriteti ynë me Coca-Cola HBC Kosova ka rezultuar një mundësi e jashtëzakonshme për studentët tanë. Përvoja që ata fituan vitin e kaluar ka qenë jetike në zhvillimin e tyre profesional, dhe jemi të lumtur që po e zgjasim këtë bashkëpunim edhe për një vit tjetër. Së bashku, po formësojmë të ardhmen e profesionistëve të rinj në Kosovë.”

Ky bashkëpunim i ripërtërirë dëshmon përkushtimin e të dy institucioneve për të investuar në brezin e ardhshëm të profesionistëve, duke i pajisur ata me aftësitë dhe përvojën e nevojshme për të pasur sukses në tregun e punës.

 

The post Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji UBT vazhdojnë bashkëpunimin e suksesshëm për vitin e dytë radhazi appeared first on Telegrafi.

Rektori i UBT-së në ceremoninë e inaugurimit si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës në Salzburg të Austrisë

8 March 2025 at 19:50

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në ceremoninë festive për inaugurimin e anëtarëve të rinj të rregullt të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës.

Kjo ngjarje prestigjioze u organizua në Amfiteatrin kryesor të Universitetit të Salzburgut dhe mblodhi personalitete të shquara nga e gjithë bota.

Me këtë rast, Rektorit Hajrizi dhe anëtarëve të tjerë të pranuar gjatë këtij viti iu nda Certifikata e Anëtarësimit.

Rektori Hajrizi theksoi se pranimi në Akademi është një mundësi për të kontribuar më tej në fushat e interesit, duke adresuar probleme globale dhe sfida të reja.

“Jam i nderuar dhe i lumtur që jam pranuar në një komunitet kaq të rëndësishëm në Evropë dhe do të ofroj kontributin tim edhe më gjerë, veçanërisht në trajtimin e problematikave të reja globale që lidhen me fushat e mia të interesit, si inteligjenca artificiale, zhvillimi i qëndrueshëm, inovacioni, qytetet e mençura dhe të vetëqëndrueshme, edukimi, teknologjia dhe shumë të tjera”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Pranimi në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Evropës është një tjetër arritje e rëndësishme e Rektorit Hajrizi dhe UBT-së, duke theksuar angazhimin për zhvillimin e shkencës, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në nivel akademik.

Rektori Hajrizi u takua me shumë personalitete të njohura të shkencës nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe Presidentin e Akademisë, z. Klaus Mainzer, me të cilët diskutoi mundësitë e bashkëpunimit. Për hir të anëtarëve të rinj, Akademia Evropiane organizoi një mbrëmje gala festive të shtunën.

The post Rektori i UBT-së në ceremoninë e inaugurimit si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës në Salzburg të Austrisë appeared first on Telegrafi.

UBT rangohet institucioni i parë në Kosovë për shkencë nga SCImago

By: UBT
7 March 2025 at 19:40

UBT ka shënuar një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke u ranguar si institucioni i parë në Kosovë për kërkim shkencor në rangimin prestigjioz SCImago. Përveçse lider në Kosovë, UBT ka tejkaluar disa nga universitetet edhe në rajon, duke u konfirmuar si një nga institucionet më të fuqishme akademike dhe shkencore në mbarë trojet shqiptare.

Ky vlerësim e pozicionon UBT-në si institucionin më të mirë në vendet shqipfolëse,  duke dëshmuar përkushtimin e tij në kërkimin shkencor, inovacion dhe avancimin e arsimit të lartë. Në këtë rangim, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është renditur i dyti në Kosovë, ndërsa institucionet e tjera nuk janë ranguar ende.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka theksuar se ky sukses është rezultat i vizionit të qartë dhe punës së palodhur për të krijuar një ekosistem akademik të integruar.

“UBT ka arritur të ndërtojë një platformë të veçantë që ndërthur teknologjinë, shkencën dhe inovacionin, duke krijuar mundësi reale për kërkuesit dhe studentët. Rangimi në SCImago është një tjetër dëshmi e cilësisë dhe lidershipit të UBT-së në arsimin dhe shkencën në rajon”, u shpreh Rektori Hajrizi.

SCImago është një platformë ndërkombëtare, e cila analizon dhe renditë e institucionet shkencore bazuar në produktivitetin dhe impaktin e tyre shkencor. Rangimi bëhet duke kombinuar performancën kërkimore, inovacionin dhe ndikimin shoqëror.

UBT vazhdon të konfirmojë statusin e tij si institucion lider në arsimin e lartë, duke u renditur në klasifikime prestigjioze si WURI, GreenMetric, Webometrics, EFQM, si dhe duke u vlerësuar me çmime të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë “European Young Entrepreneurial University of the Year”.

The post UBT rangohet institucioni i parë në Kosovë për shkencë nga SCImago appeared first on Telegrafi.

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

By: UBT
7 March 2025 at 11:54

Në Universitetin e Cambridge, një nga institucionet më prestigjioze në botë, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka mbajtur një ligjëratë mbi modelin inovativ “UBT Smart City”, një ekosistem i zgjuar dhe i qëndrueshëm, i cili tashmë është prezantuar në mbi 100 institucione në mbarë botën.

Me pjesëmarrjen e një audience të gjerë akademikësh, studiuesish dhe studentësh, Rektori Hajrizi ndau vizionin e tij mbi zhvillimin e qyteteve të mençura, duke theksuar rolin e teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe ndërmarrësisë në krijimin e zgjidhjeve inovative për sfidat urbane.

Ai prezantoi gjithashtu konceptin “UBT 5S” (Small Scale Smart Sustain System), një ekosistem sipërmarrës që tashmë po zbatohet me sukses në UBT dhe që ndikon në zhvillimin ekonomik, cilësinë e jetës dhe edukimin e qëndrueshëm.

Mbi bazën e teknologjisë së lartë digjitale – rrjeti 5G, inteligjenca artificiale dhe realiteti virtual – UBT ka ndërtuar konceptin “UBT Smart City”, apo “15 minuta ecje deri në qytetin e mençur”. Ky model, i cili përfshin laboratore, dhoma studimi, biblioteka, qendra teknologjie dhe elemente të tjerë, është një qytet me të gjitha funksionet e jetës për studentët dhe qytetarët, në një hapësirë që ndodhet brenda 15 minutash.

Në kuadër të qëndrimit të tij në Cambridge, Rektori Hajrizi zhvilloi gjithashtu takime të rëndësishme me departamente të ndryshme për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

UBT, bashkë me Qendrën për Reziliencë dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, ka zhvilluar Programin për krijimin e laboratorëve për simulime të politikave punuese dhe kombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

Programet dhe studimet që janë zhvilluar përfshijnë tema si ushqyerja e fëmijëve, energjia, sigurimi shëndetësor, ngritja e kapaciteteve për vlerësimin e performancës së institucioneve publike, etj. Ky angazhim është një hap tjetër në përpjekjet për të ofruar zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme për problemet globale.

Vizita në Cambridge dhe ligjërata e Rektorit Hajrizi theksojnë rëndësinë e lidhjeve ndërkombëtare dhe përpjekjet për të avancuar edukimin dhe inovacionin në nivel global, duke kontribuar në forcimin e partneriteteve të reja dhe mbështetur kërkimet dhe iniciativat që ndihmojnë në zgjidhjen e sfidave të përbashkëta globale.

The post Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge appeared first on Telegrafi.

Zbardhen përgjimet që “fundosën” stafin e Universitetit Bujqësor

By: M C
5 March 2025 at 23:23

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “goditi” më herët Universitetin Bujqësor të Tiranës, duke kërkuar masa sigurie për 24 pjesëtarët e stafit të këtij universiteti.

Ata akuzohen për abuzime në nëntë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitin 2022 me një vlerë prej 90 milionë lekësh.

Ndërkohë, së fundmi emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbardhur përgjimet që janë zhvilluar mes biznesmenit Piro Zoga dhe stafit të universitetit Bujqësor të Tiranës në lidhje me tenderat, për të cilat SPAK dyshon se janë korruptive, duke lëshuar edhe disa urdhër arreste.

15 Shtator 2022, ora 15.06

Shpend Shahini komunikon me Altin Murton

Shpendi: ‘Na bëri dëm të madh ai Piro. S’na i pruri të gjitha’

Altini: ‘Pse?’

Shpendi: ‘Ka pru mangut lamat.’

Altini: ‘Ça të them unë o burrë. Ne bëmë namin (shan)’.

Shpendi: ‘Mundohu, nëse do vemë në dijeni edhe Mondin dhe rektorin për këtë problem’.

Por duket se mangët nuk kanë ardhur vetëm lamat. Por edhe pajisje të tjera të cilat ishin siguruar nga kompania ‘Krijon’ shpk. Kompania mesa duket nga nxitimi ka sjellë tjetër për tjetër edhe termometrat. Shqetësim që shfaqet edhe në bisedat midis Menaxheres së cilësisë së Laboratorit të Mbrojtjes së Bimëve, në UBT me pedagogun Shahini.

Por edhe në bisedën që ajo ka me administratorin e kompanisë, Piro Zoga.

Përgjimet

20 Shtator 2022, ora 12.10

Piro Zoga bisedon nga telefoni i Shpend Shahinit me Aiten Berxollin, që i prezantohet si menaxhere e cilësisë së Laboratorit të Mbrojtjes së Bimëve Aiten: ‘Na kanë ardhur 5 hidrometra, kur ne kemi kërkuar termometër inkubatori 3 copë, termometër frigoriferi 3 copë, që janë e njëjta gjë, por që ne nuk na duhen hidrometrat, na duhen termometrat’.

Piro: ‘Ju duhen termometra, ta shof listën se nuk jam aty’.

Por duket se Piro Zoga ka pasur takime të shpeshta fizike edhe me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku.

Takime që sipas përgjimeve janë kryer në ambientet e këtij universiteti, pikërisht në periudhën kohore kur kompania ‘Krijon’ shpk kishte blerë pajisjet që u ishin kërkuar pa garë nga ky universitet.

Sikurse është edhe ky takim që mban datën 20 Shtator 2022, ku në orën 12.46 të kësaj date,

Piro Zoga del se jo vetëm ka telefonuar rektorin Sallaku, por edhe e ka takuar atë disa minuta më pas.

Përgjimet

22 Shtator 2022, ora 12.46

Fatbardh Sallaku komunikon me Piro Zoga-n

Fatbardhi: ‘Alo, mos u largo pa më takuar. Ku je, hajde se po të pres se duhet ta konsumojmë si bisedë’

Piro: ‘Lëviza tani, ja po kthehem prapë mbrapsht’

Ora 13:30,

Piro: ‘Prof, këtu jam. Vonon shumë se kam një takim tjetër,’

Ora 13:32

Fatbardhi: ‘Hajde.’

Por personazhet e kësaj historie në dukje korruptive me seli në Universitetin Bujqësor të Tiranës, nuk e dinin se ishin përgjatë gjithë kohës në përgjim dhe në vëzhgim.

Siç dokumentohet në këtë episod të mbajtur në monitorim nga agjentët e policisë.

Ku i pranishëm është shoferi i Piro Zogaj, i cili futet me duart bosh në zyrën e prokurimeve në godinën e Universitetit Bujqësor dhe del nga aty me aty me një tufë me letra.

Dosja Hetimore

Nga procesverbalet e vëzhgimit ka rezultuar se më datë 20 Shtator 2022, në orën 12:01, në ambientet e parkimit të UBT-së konstatohet mjeti me targa AA 187 LA, nga ku zbret shtetasi Armando Kondaj, i cili është shofer pranë operatorit ekonomik ‘Krijon’ sh.p.k. Ky shtetas vihet re teksa futet në ambientet e godinës B, kati zero, në zyrën e prokurimeve. Pasi qëndron në ketë zyrë rreth 5 minuta, ai del nga aty me disa letra në dorë dhe hipën në makinë, të cilën e parkon rreth 50 metër më larg, pranë një eventi, në të cilin ndodhet shtetasi Piro Zoga.

Si të ishin në kompaninë e tyre, Piro Zogaj pasi merr letrat nga shoferi i tij, drejtohet në godinën e rektoratit.

Aty ku nga ku del vetëm dy orë më pas, për t’u larguar me të njëjtën makinë me të cilën mbërriti.

Raport vëzhgimi

Në orën 12:31, shtetasi Piro Zoga hipën në automjetin me targa AA 187 LA dhe drejtohet për nga Rektorati i UBT-së, dhe pasi zbret nga makina ai vihet re teksa futet në ambientet e brendshme të këtij Rektorati, nga ku del në orën 14:17, dhe largohet me automjetin me targa AA 187 LA, me shofer shtetasin Armando Kondaj.

Por bindja e grupit hetues se janë përballë një afere korruptive është konfirmuar edhe nga kryqëzimi i provave dhe rrethanave në të cilat dyshohet se është kryer kjo vepër penale në bashkëpunim. Siç është edhe fakti që në numrin telefonik të administratorit të kompanisë ‘Krijon’ shpk në këtë rast Piro Zogaj, gjenden dokumente prokurimi të prodhuara nga zyra e prokurimeve në UBT, që në muajin korrik 2022.

Pra shumë më herët se ky tender të shpallej i hapur, që përkon me muajin dhjetor të po këtij viti.

Dosja Hetimore

Më datën 7 Korrik 2022, në orën 10:19, Piro Zoga i ka dërguar në aplikacionin ‘ËhatsApp’ shtetasit Fatbardh Sallaku, Rektor në UBT, dokumentin me titull ‘Oferta UBT FBM 24.06.2022.xlsx’.

Dokument me një listë të reagentëve për procedurën e prokurimit të mësipërm që është përgatitur që në muajin qershor 2022 nga operatori ekonomik ‘Krijon’ sh.p.k., ndërsa procedura e prokurimit është hapur më datë 29 Dhjetor 2022.

Pra është e qartë që operatori ‘Krijon’ shpk me administrator Piro Zogaj, jo vetëm ishte në dijeni disa muaj më herët për tenderin që do të hapej, por kishte nisur edhe blerjen e reagentëve përpara se të shpallej edhe vetë procedura e tenderimit.

Këtu ku dalin në pah lidhjet e administratorit të kësaj kompanie jo vetëm me titullarin e UBT, Fatbardh Sallaku, por edhe me dekanin , Ilir Kristo.

Dosja Hetimore

Më datë 7 Korrik 2022, Ilir Kristo, Dekan në Fakultetin e Mjedisit, i ka dërguar shtetasit Piro Zoga, dokumentin ‘Oferta UBT FBM 24 Qershor 2023’, e cila përmban një foto me një listë me 8 zëra, materiale/ kite/ reagentë/. Më pas ai i dërgon mesazh shtetasit Piro Zogaj:

‘Përshëndetje Piro. Lista më e detajuar e materialeve që diskutuam. Klm Ilir Kristo’,

Piro i shkruan: ‘Kjo është lista e konfirmuar? T’i futim në porosi?

Iliri i përgjigjet: ‘Po’.

Por siç thamë i gjithë meraku, pasi pajisjet kishin mbërritur në Shqipëri, ishte si do të vazhdohej me tej, deri në momentin kur nuk kishte ende një procedurë tenderi.

Ndërkohë që koha nuk priste.

Pasi laboratori i ri në UBT duhej të certifikohej.

Dhe futja e këtyre pajisjeve pa tender në laborator, nuk mund të bëhej asesi pa miratimin e titullarëve të rektoratit të UBT.

Përgjimet

25 Korrik 2022, ora 09:52

Piro Zoga i shkruan shtetasit Ilir Kristo, me detyrë Dekan në Fakultetin e Mjedisit.

Piro: ‘Materialet kanë ardhur, si të procedojmë?

Ora 10:03

Iliri: ‘Flm Piro. Njoftova Shpendin dhe Administratorin. Do lidhen me ty. Klm. Iliri’.

Por magazinimi i këtyre pajisjeve të prokuruara pa tender nuk mund të bëhej pa miratimin e Administratorit të UBT. Ai nga ana e tij nuk vonon dhe më datë 14 shtator nuk vonon dhe i jep lejen Piro Zogajt që të sjellë materialet dhe t’i magazinojë në UBT.

Përgjimet

Më datë 13 Shtator 2022, në aplikacionin ‘ËhatsApp’ shtetasi Edmond Tërthorja, Administrator i UBT-së, komunikon me shtetasin Piro Zoga.

Edmondi: ‘Si je’

Në orën 14:44, Piro i dërgon një foto, e cila përmban një listë me 8 zëra.

Piro: ‘Ndjesë. kjo është lista e Shpendit, t’i sjellim nesër?

Edmondi: ‘Si do ia bëjmë? Se na duhen… dhe te nis procedurën për all’

Ora 17:16

Piro: ‘Po i dërgoj nesër. Ti çojmë te magazina? Apo te Shpendi?

Edmondi: ‘Po të them në mëngjes’

Më datë 14 Shtator 2022, në orën 10:50, Edmond Tërthorja i dërgon sms Piro Zogaj:

Edmondi: ‘Ndjesë se u vonova…. silli në magazinë dhe e zgjidh unë pastaj’.

Piro: ‘Ok, nesër në mëngjes po i çojmë te magazina’

Kujtojmë se GjKKO më 26 shkurt la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për administration e Universitit Bujqësor dhe 3 zyrtarë të tjerë të këtij universiteti për akuzën e shkeljes së barazisë në tender dhe falsifikim dokumentash. Ndërsa, ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” për 6 persona nga stafi i UBT-së.

Kujtojmë se personat nën hetim akuzohen për abuzime në nëntë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitin 2022 me një vlerë prej 90 milionë lekësh.

SPAK më herët tha se zyrtar e UBT në bashkëpunim me biznese “frynin” tenderat dhe përfitonin paratë.

Përmes një njoftimi zyrtar Prokuroria e Posaçme, bëri me dije se hetimet, të nisura më 21 tetor 2022, zbuluan një skemë të mirëorganizuar në të cilën zyrtarë të nivelit të lartë akademik përfshirë 2 zv. rektorët Ilir Kapaj e Romina Kotaj, dhe administratorin, Edmond Tërthorja në bashkëpunim me biznese manipuluan procesin e prokurimeve publike, duke favorizuar firmat “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF”.

Hetimet zbuluan se këto firma jo vetëm favorizoheshin dhe paracaktoheshin në tendera, por edhe bënin oferta fiktike në emër të bizneseve të tjera për të fryrë vlerën e tenderave.

MASA E SIGURISË:

Arrest me burg:

Edmond Tërthorja

Amarildo Lleshi

Mehmet Qoshja

Altin Murto

Arrest në shtëpi:

Agim Sefa

Arjan Buliqi

Artur Koleci

Radion Dhromi

Detyrim paraqitje:

Serafin Skënderi

Ilir Kusi

Dritan Laçi

Azem Parllaku

Blenard Spaho

Tedi Proda

Enkeleda Sallaku

Klara Jahollari

Ilir Kapaj

Erjola Kopali

Klea Lekocaj

Romina Koto

Bejo Bizhga

Etleva Shore

Rezearta Dervishi

The post Zbardhen përgjimet që “fundosën” stafin e Universitetit Bujqësor appeared first on Albeu.com.

Hetimet për abuzime me tenderat, pedagogët e “Bujqësorit” paraqiten në SPAK

3 March 2025 at 11:47

Rreth 15 persona, pjesë e stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, janë paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), teksa ndaj tyre GJKKO ka caktuar masat “detyrim paraqitje”. Ata janë nën hetim pasi akuzohen se kanë kryer shkelje në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022 nga Universiteti Bujqësor, me […]

The post Hetimet për abuzime me tenderat, pedagogët e “Bujqësorit” paraqiten në SPAK appeared first on BoldNews.al.

❌
❌