Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 August 2025Main stream

AveHR po ju ndihmon bizneseve në Kosovë t’i digjitalizojnë krejtësisht burimet njerëzore

By: Ave HR
28 August 2025 at 17:32

Bizneset në Kosovë po e digjitalizojnë HR-in komplet me AveHR – platformën që po ndryshon mënyrën si kompanitë menaxhojnë stafin e tyre. 

Në një kohë kur çdo minutë, çdo proces dhe çdo punonjës ka rëndësi, kompanitë që automatizojnë proceset janë ato që ecin më shpejt, gabojnë më pak dhe rrisin performancën. Pikërisht këtu hyn në lojë AveHR – zgjidhja më e avancuar për menaxhimin e burimeve njerëzore në tregun tonë. 

Çka është AveHR? 

AveHR është një platformë digjitale që centralizon, automatizon dhe përmirëson çdo aspekt të menaxhimit të stafit në një kompani – nga menaxhimi i pushimeve, hyrje/daljeve deri te performanca dhe rekrutimi. Me një dizajn të thjeshtë për t’u përdorur dhe funksione të avancuara, AveHR synon të bëhet “krahu i djathtë” i çdo drejtori HR dhe CEO-je. 

Pse kompanitë shqiptare kanë nevojë për këtë zgjidhje? 

Le ta pranojmë: shumë kompani ende mbajnë evidenca me fletore, Excel, apo mjete të ndara për çdo proces të stafit. Rezultati? 

– Gabime të panevojshme në paga,

– Komunikim i dobët me stafin,

– Humbje kohe me procese manuale, 

– Vështirësi në ndjekjen e performancës apo mungesave.

AveHR i zgjidh të gjitha këto. E gjitha në një vend, e gjitha e automatizuar. 

Çfarë ofron AveHR? 

–  Menaxhim i pushimeve: Nga pushimet vjetore deri tek festat zyrtare – vetëm me një klik automatizohen të gjitha

–  Menaxhim i Hyrje/Daljeve dhe raporteve: çdo orë pune jashtë orari, çdo mungesë e pa arsyeshme – të gjitha realizohen në mënyrë automatike

– Dashboard i avancuar – në një faqe të vetme i keni të gjitha statistikat e kompanisë

– Menaxhim i aseteve – asnjëherë nuk do ta keni brengën se tek cilët punëtorë i keni asetet apo cilat janë asetet e kompanisë tuaj

–  Rekrutim i thjeshtësuar – publiko vendet e lira, menaxho aplikimet dhe organizo intervistat shumë lehtë,

–  Raportim & Paga – gjenero raporte mujore dhe lista pagash pa mundim, etj.

Pse AveHR është ndryshe? 

Ndryshe nga platformat ndërkombëtare që janë të shtrenjta dhe jo të përshtatura për tregun tonë, AveHR është zhvilluar nga kompania vendore, StarLabs, e cila është lidere në zhvillim softuerik me afër 200 punëtorë. 

– Gjuhë shqipe, 

– Mbështetje teknike tërë kohën, 

– Çmime të përballueshme,

– Përputhshmëri me ligjet e punës në Kosovë  

Gati për të transformuar menaxhimin e stafit? 

Bizneset që investojnë sot në digjitalizim, nesër udhëheqin tregun.

Nëse jeni HR Manager, CEO apo drejtues i një kompanie në rritje – ky është momenti për të kaluar në nivelin tjetër me AveHR. 

Rezervoni një demo falas sot në www.avehr.com/demo dhe zbuloni pse dhjetëra kompani tashmë e kanë zgjedhur AveHR.

AveHR – sepse njerëzit tuaj meritojnë më shumë.

The post AveHR po ju ndihmon bizneseve në Kosovë t’i digjitalizojnë krejtësisht burimet njerëzore appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Endoskopi Medikal dhe CIAR Health Global me partneritet të ri në sektorin e shëndetësisë në Kosovë

26 August 2025 at 16:37

Një nga përfaqësuesit më të fuqishëm të sektorit të pajisjeve mjekësore në Turqi, Endoskopi Medikal, së bashku me markat lidere nga Evropa dhe Amerika, po hap një kapitull të ri në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.

Endoskopi Medikal; Richard Wolf, Riwospine Spinal Surgery, EMS, ELASTA dhe ELvation Medical GmbH (PiezoWave2 Shockwave Therapy) janë disa nga markat botërore që kompani përfaqëson fuqishëm në Turqi dhe Euroazi.

Për më shumë se 30 vite, kompania ka qenë lidere në projektet e spitaleve shtetërore, spitaleve universitare dhe projekteve të mëdha shëndetësore.

Me shërbimet e saj në pajisje mjekësore, mirëmbajtje teknike dhe riparim, kompania ka vendosur standarde të qëndrueshmërisë dhe sigurisë në treg. Ky potencial global tani po hyn zyrtarisht në Kosovë përmes partneritetit me CIARHealth Global.

Një faqe e re për infrastrukturën shëndetësore të Kosovës CIAR Health Global, me përvojën e saj në organizimin e pacientëve ndërkombëtarë, menaxhimin e klinikave dhe investimet në shëndetësi, e nisi vitin 2025 me prezantimin e markës së fuqishme turke të multivitaminave dhe kolagjenit Voonka në Kosovë.

Tani, këtë përvojë po e bashkon me fuqinë teknologjike të Endoskopi Medikal për të filluar një proces të ri zhvillimi në Kosovë.

Ky partneritet nuk do të kufizohet vetëm në furnizimin me pajisje; por gjithashtu do të përfshijë shërbime teknike afatgjata, programe trajnimi dhe aktivitete për zhvillimin e kapaciteteve për profesionistët shëndetësorë në Kosovë.

Drejtori i CIAR Health Global për Kosovë, Gazmend Ternava, deklaroi: Ardhja e markave të fuqishme ndërkombëtare që përfaqëson Endoskopi Medikal në Kosovë është një hap strategjik për sistemin shëndetësor të vendit tonë. Si CIAR Health Global, dëshirojmë të theksojmë se ky proces nuk kufizohet vetëm me furnizimin e pajisjeve. Përmes programeve të trajnimit, mbështetjes teknike dhe bashkëpunimeve klinike, do të kontribuojmë drejtpërdrejt në modernizimin e infrastrukturës shëndetësore të Kosovës. Qëllimi ynë është që mjekët dhe spitalet tona të kenë qasje në teknologji dhe garanci sipas standardeve ndërkombëtare.”

Ndikimi në sektor

Falë këtij partneriteti, profesionistët shëndetësorë në Kosovë do të kenë akses të drejtpërdrejtë në pajisjet më të avancuara që deri tani ishin të disponueshme vetëm në qendrat kryesore mjekësore në Turqi dhe Evropë.

Në veçanti në fushat e kirurgjisë, fizioterapisë dhe rehabilitimit, kujdesit intensiv dhe projekteve spitalore, ky bashkëpunim pritet të shënojë fillimin e një transformimi afatgjatë në sistemin shëndetësor të vendit.

Endoskopi Medikal dhe CIAR Health Global, me këtë partneritet strategjik, janë të gatshëm të formësojnë të ardhmen e teknologjive shëndetësore në Kosovë.

Për më shumë kontaktoni në: 

Numri telefonit: +383 48 522 577

Email: info@ciarmedical.com

Instagram: ciarhealthglobal

Facebook: Ciar Health Global

Adresa: Rr Ymer Aliu Ob Z7, nr 10 4, Prishtina 10000 / Adnan Kahveci Mah. Şişhane Cad. Tria Zigana Ofis C Blok NO:3/2 DAİRE:57 BEYLİKDÜZÜ / İSTANBUL

The post Endoskopi Medikal dhe CIAR Health Global me partneritet të ri në sektorin e shëndetësisë në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Popeyes Ju fton në një festë të paharrueshme ‘Back to School’ në Pristina Mall!

By: Popeyes
26 August 2025 at 10:23

Një copëz pule krokante, një shije speci të kuq të bluar që s’harrohet lehtë – kështu nisi Popeyes, një brand që sot bashkon miliona njerëz rreth tavolinës.

Frymëzuar nga kuzhina cajun e New Orleans-it, Popeyes solli një recetë unike që shpejt u shndërrua në një fenomen botëror. Sot, me mijëra restorante anë e mbanë globit, Popeyes vazhdon të mbetet simbol i shijes, traditës dhe kënaqësisë që ndahet me familjen dhe miqtë.

Pikërisht këtë frymë, Popeyes e sjell edhe në Kosovë, duke e kthyer çdo vizitë në një moment të veçantë për fëmijët, prindërit dhe miqtë.

Dhe këtë fund-gushti, Popeyes është gati ta bëjë kthimin në shkollë më emocionues se kurrë me një event të veçantë: Back to School Party, që do të mbahet më 30 dhe 31 gusht, nga ora 17:00 deri në 19:00, në Pristina Mall.

Kjo festë dy-ditore është menduar për të sjellë gëzim dhe entuziazëm te fëmijët dhe familjet ndërsa përgatiten për vitin e ri shkollor.

Përveç atmosferës së gjallë dhe ushqimeve të papërmbajtshme, Popeyes ka menduar edhe për një surprizë të ëmbël: me çdo blerje të një Crunch Box, Kids Meal ose Chicken Sandwich me M MENU, vizitorët do të përfitojnë një fletore falas – një dhuratë simbolike që e bën fillimin e shkollës edhe më të bukur.

Sepse për Popeyes, shija nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin – por me momentet e veçanta që krijohen kur ajo shije ndahet bashkë.

The post Popeyes Ju fton në një festë të paharrueshme ‘Back to School’ në Pristina Mall! appeared first on Telegrafi.

Expand to US & AI Conference 2025: Kosova hap portën drejt Biznesit Global dhe Inteligjencës Artificiale

25 August 2025 at 16:51

Më 16 Tetor, 2025 në Prishtinë, Creative Hub Kosovo organizon konferencën Expand to US & AI Conference 2025, një ngjarje një-ditore e veçantë që synon të lidhë Ballkanin me inovacionin global dhe mundësitë e biznesit në Shtetet e Bashkuara.

Konferenca, e cila do të mbahet në Swiss Diamond Prishtina, do të mbledhë së bashku folës ndërkombëtarë, vendimmarrës dhe inovatorë për të eksploruar ndërthurjen e inteligjencës artificiale, transformimit të biznesit dhe zgjerimit ndërkombëtar.

Pikat Kryesore të Konferencës:

–  Liderë Global

Me pjesëmarrjen e Renatto Garro, CTO Corporate & Digital Natives në Google dhe bashkëthemelues i Nebulai, si dhe Keith A. Carswell, Drejtor për Inovacion Ekonomik & Zhvillim në Qytetin e Majamit. Të dy do të ndajnë njohuritë praktike mbi ndërtimin e strategjive të AI dhe zgjerimin e bizneseve në tregun amerikan.

– AI për Ndikim në Biznes

Pjesëmarrësit do të mësojnë sesi ndërmarrjet po aplikojnë AI në industri të ndryshme – nga marketingu dhe operacionet deri te financa dhe burimet njerëzore – dhe si drejtuesit mund të integrojnë këto teknologji për të rritur efikasitetin dhe rritjen.

–  Rruga drejt Tregut Amerikan

Sesione të dedikuara do të ofrojnë udhëzime për sipërmarrësit dhe liderët e biznesit mbi financimin, partneritetet dhe strategjitë e zgjerimit për hyrje dhe sukses në ekonominë amerikane.

– Networking dhe Partneritete

Ngjarja do të mbledhë ekzekutivë, politikbërës dhe liderë startups, duke krijuar një platformë unike bashkëpunimi mes Ballkanit dhe tregjeve ndërkombëtare.

 

Ofertë Speciale: 50 Biletat më të shpejta për vetëm 100€

Pjesëmarrësit e parë mund të sigurojnë vendin e tyre me një çmim ekskluziv me zbritje. Pas shitjes së 50 biletave të para, do të aplikohet çmimi standard.

 

 

Pse të Merrni Pjesë?

Konferenca Expand to US & AI është më shumë se një ngjarje një-ditore, është një katalizator për ekosistemin inovativ të Kosovës. Duke lidhur talentin rajonal me ekspertizën ndërkombëtare, kjo konferencë i pajis liderët me mjetet për të konkurruar globalisht në një ekonomi të fuqizuar nga AI.

 

Siguro Biletën Tënde!

Biletat janë tashmë në shitje. Vendet janë të kufizuara dhe pritet interes i madh.

50 Biletat më të shpejta marrin çmimin: 100 € – nxito përpara se të shiten.

 

Siguro biletën këtu: creativehubkos.com/ai-conference

 

Rreth Creative Hub Kosovo

Creative Hub Kosovo është një lider rajonal në inovacionin edukativ, duke ofruar programe të akredituara në teknologji, biznes dhe aftësi digjitale.

Me prezencë në Prishtinë, Shkup dhe Majami, Creative Hub është e përkushtuar në fuqizimin e profesionistëve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik përmes njohurive, trajnimeve dhe partneriteteve globale.

The post Expand to US & AI Conference 2025: Kosova hap portën drejt Biznesit Global dhe Inteligjencës Artificiale appeared first on Telegrafi.

Holiday In 2: Kur deti, dizajni dhe investimi bëhen adresa jote e re

25 August 2025 at 14:13

Shëngjini, një nga destinacionet bregdetare me potencialin më të madh zhvillimor në Shqipëri, po përjeton një transformim të dukshëm falë projekteve të reja rezidenciale.

Në qendër të këtij ndryshimi qëndron Holiday In 2,një projekt që sjell apartamente moderne dhe mundësi investimi, vetëm pak hapa larg bregdetit.

Vendndodhja strategjike, cilësia e ndërtimit dhe vizioni urban e bëjnë këtë projekt një mundësi të sigurtë, ku blerja e një apartamenti shihet si një zgjedhje për të ardhmen. 

Këto apartamente janë krijuar për të përmbushur më shumë se një qëllim – një komoditet të jetesës së përditshme, qetësisë së një shtëpie pushimi, dhe sigurisë të një investimi afatgjatë.

 

Holiday In 2 sjell një arkitekturë që i përgjigjet kërkesave të brezit të sotëm: moderne, e rafinuar dhe funksionale. Apartamentet janë konceptuar për të kaluar kufijtë e pushimeve sezonale, duke ofruar një përditshmëri të re ku rehatia, dizajni dhe aroma e detit bashkohen në një harmoni të natyrshme.

Holiday In 2 shkojnë përtej ndërtimit të zakonshëm, duke krijuar hapësira ku estetika dhe prakticiteti bashkohen në një vizion që e bën jetën urbane më të pasur e më të qëndrueshme.

Ajo është poashtu një dëshmi se investimet e mençura nuk i shërbejnë vetëm individit, por krijojnë një trashëgimi për gjithë qytetin.

Holiday In 2 nuk është thjesht një adresë –  është një stil jetese, një investim dhe një histori e re që po ndërtohet buzë detit.

Mos e humbisni këtë mundësi!

Mësoni më shumë dhe planifikoni vizitën tuaj në “Holiday In 2” duke kontaktuar:

Numri I telefonit: +355 69 203 5005 / +355 69 202 0608

Email: info@edilproject.al

Facebook: Edilproject.al

Instagram: edilproject.al 

Web: edilproject.al

The post Holiday In 2: Kur deti, dizajni dhe investimi bëhen adresa jote e re appeared first on Telegrafi.

Opel Grandland 2025: Zgjedhje e duhur me një cmim të jashtëzakonshëm!

21 August 2025 at 15:38

Siguri, komfort dhe performancë Opel Grandland 2025 Edition Hybrid është më shumë se një veturë – është shoqëruesi ideal për çdo udhëtim.

Me motor 1.2 turbo benzine/hybrid dhe 136 HP, kombinimi perfekt i fuqisë dhe efikasitetit ju siguron një drejtim të shpejtë, të qetë dhe ekonomik me vetëm 5.5L/100km.

Siguri që ju mbështet çdo kilometër teknologjia moderne e sigurisë, sistemi automatik 8-shpejtëshe dhe kabina ergonomike garanton mbrojtje maksimale për ju dhe familjen tuaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by foleja motors | Opel (@folejamotors)

 

Çdo udhëtim bëhet i qetë, i sigurt dhe i këndshëm,
– Komfort dhe luks në çdo detaj
-Kabina e rehatshme, materialet cilësore dhe
-Teknologjia inovative bëjnë që çdo moment brenda Grandland të jetë një eksperiencë luksi.

 

Përfitoni servis të parë falas dhe 5 vite garanci – sepse Opel kujdeset për ju gjatë gjithë kohës. Zbuloni veturën që kombinon fuqinë, stilin, sigurinë dhe komoditetin në mënyrë perfekte.

Vizitoni dyqanin në magjistralën Prishtinë-Ferizaj, km i 7-të, ose kontaktoni tani në: 049-959-591.

The post Opel Grandland 2025: Zgjedhje e duhur me një cmim të jashtëzakonshëm! appeared first on Telegrafi.

Enerco shpall ofertë unike për bizneset që kanë panele solare – shisni energjinë e tepërt dhe zvogëloni shpenzimet

By: ENERCO
21 August 2025 at 13:50

Të gjitha bizneset që kanë të instaluara panele solare në kulmet e tyre dhe janë të regjistruar si prosumatorë, tani kanë mundësinë të përfitojnë nga një ofertë unike nga Enerco.

Enerco blen energjinë e prodhuar nga panelet tuaja solare, duke u bazuar në çmime të indeksuara në bursë, dhe këtë vlerë e zbrit nga fatura mujore e konsumit të energjisë së biznesit tuaj.

Kjo ofertë ju mundëson:

– Kthim të investimit më të shpejtë për panelet solare,

– Optimizim të kostove mujore të energjisë,

– Transparencë të plotë në çmim, pasi çmimi bazohet në tregun ndërkombëtar,

– Partneritet afatgjatë me një furnizues serioz dhe të licencuar në Kosovë.

Për të marrë një ofertë të personalizuar për biznesin tuaj, kontaktoni Enerco sot dhe përfitoni nga mundësitë që ofron tregu i liberalizuar i energjisë.

Rreth Enerco

Enerco është kompani e licencuar për furnizim me energji elektrike që nga viti 2019.

Me fokus te transparenca, siguria dhe stabiliteti, Enerco është partneri i besueshëm për bizneset që kërkojnë energji të pandërprerë dhe shërbim profesional në tregun e Kosovës.

Na kontaktoni tani për më shumë informacione ekipi ynë është gjithmonë në dispozicion për t’ju ndihmuar.

Thirrje pa pagesë: 080099900

Emaili: info@enercopower.com

Viber/Whatsapp: +383 49 661 120

WEB : enercopower.com

The post Enerco shpall ofertë unike për bizneset që kanë panele solare – shisni energjinë e tepërt dhe zvogëloni shpenzimet appeared first on Telegrafi.

OPPENHEIMER vjen në IMAX – Vetëm për 1 javë në Cineplexx Albi Mall!

By: Cineplexx
20 August 2025 at 13:58

OPPENHEIMER, vjen më në fund në një format që do t’ju lë pa frymë – IMAX, vetëm në Cineplexx, Albi Mall.

Është më shumë se një film – është një përjetim i rrallë vizual dhe emocional, që do t’a përjetoni në mënyrën më të fuqishme të mundshme.

Një histori që ka ndryshuar botën  – Regjisori i njohur Christopher Nolan, i njohur për veprat si Inception, Interstellar dhe Dunkirk, sjell në ekran jetën komplekse të J. Robert Oppenheimer – shkencëtarit që qëndron pas krijimit të bombës atomike dhe projektit famëkeq Manhattan.

Përmes një rrëfimi të thellë, emocional dhe shpërthyes, Nolan nuk na jep vetëm një biografi, por një pasqyrë të fuqishme mbi moralin, përgjegjësinë dhe fuqinë shkatërruese të dijes njerëzore.Në rolin kryesor, Cillian Murphy ofron një interpretim brilant, të cilin kritika e ka cilësuar si më të mirin e karrierës së tij.

 Pse duhet ta shikoni në IMAX?

OPPENHEIMER është xhiruar pjesërisht me kamera të teknologjisë më të avancuar IMAX, dhe vetëm në këtë format, mund t’a përjetoni filmin në mënyrën siç regjisori e ka konceptuar.

IMAX ofron:

Rezolucion ultra të lartë – imazhe të qarta dhe të detajuara si kurrë më pare.

Ekran gjigant që mbush gjithë fushën tuaj të shikimit.

Audio të fuqishme dhe të rafinuar, që nuk dëgjohet – por ndjehet.

Atmosferë unike që të zhyt në ngjarje si të ishe aty.

Në këtë format çdo shpërthim, çdo emocion, çdo moment i tensionuar do të jetë më intensiv, më real dhe më mbresëlënës.

Një mundësi e rrallë – Vetëm nga 21 deri më 27 Gusht

Për herë të parë në Kosovë, një film i këtij kalibri do të shfaqet në formatin IMAX, dhe do të jetë i disponueshëm vetëm për një javë. Nga 21 Gushti deri më 27 Gusht, mos e humbni rastin të bëheni pjesë e kësaj premiere ekskluzive.

Çmimi? Vetëm 5€ për biletë!
Biletat tashmë janë në shitje dhe interesimi është i madh – rezervo vendin tënd që tani për të mos mbetur pa biletë!

Mos e humb këtë rast historik për të parë një nga filmat më të rëndësishëm të kohës sonë në mënyrën më mahnitëse të mundshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cineplexx Kosovo (@cineplexx_kosovo) 

 

Një javë, një përvojë, një ekran gjigant. Vetëm në IMAX.

The post OPPENHEIMER vjen në IMAX – Vetëm për 1 javë në Cineplexx Albi Mall! appeared first on Telegrafi.

Petrol Company – zgjidhje e çdo shoferi!

20 August 2025 at 13:44

Petrol Company është i njohur për cilësinë dhe besueshmërinë e derivateve të tij, duke ofruar karburante që janë të testuara sipas standardeve më të larta.

Një nga avantazhet kryesore të këtij karburanti është efikasiteti i lartë në djegie, i cili përkthehet në më shumë kilometra për çdo litër të konsumuar.

Kjo i lejon shoferët të kalojnë më shumë kilometra me të njëjtën sasi karburanti, duke përmirësuar përvojën e tyre të udhëtimit dhe duke ulur shpenzimet e tyre të përditshme.

Përveç kësaj, këto karburante ofrojnë një ndotje më të ulët, që është shumë e rëndësishme për mjedisin.

Derivatet janë të pastra dhe ofrojnë një djegie më efikase, duke ndihmuar në mbrojtjen e motorëve dhe ruajtjen e performancës së tyre gjatë kohës së përdorimit.

 

Për më tepër, Petrol Company ofron një shërbim të besueshëm për klientët, me staf të trajnuar që mund të asistojnë shoferët në çdo moment.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë një shërbim të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Ky karburant nuk është vetëm një zgjedhje praktike për konsumatorët, por gjithashtu është një mundësi për të kursyer në shpenzimet e përditshme të karburantit pa sakrifikuar cilësinë.

Petrol Company ka krijuar një emër të fortë dhe të besueshëm në treg, duke ofruar një produkt të cilësisë së lartë dhe të qëndrueshëm për makinat dhe konsumatorët.

The post Petrol Company – zgjidhje e çdo shoferi! appeared first on Telegrafi.

Fluturime të rregullta Prishtinë – Gjenevë me PrishtinaTicket

20 August 2025 at 13:42

Të gjithë udhëtarët që udhëtojnë drejt Gjenevës apo nga Gjeneva drejt Prishtinës, tani mund të përfitojnë nga fluturimet e rregullta që ofron PrishtinaTicket çdo të hënë, mërkurë, të premte, shtunë dhe të diel.

Këto linja të rregullta janë krijuar për të ofruar lehtësi, siguri dhe çmime të arsyeshme për të gjithë – qofshin udhëtime për punë, familje apo vizita personale.

Falë orareve të përshtatshme, planifikimi i udhëtimit bëhet më i thjeshtë se kurrë.

📅 Zgjidh datën që të përshtatet dhe siguro biletën me çmim të favorshëm.

✈ Me PrishtinaTicket, çdo fluturim drejt Gjenevës është një hap më afër komoditetit dhe besueshmërisë.

Si ta rezervoni biletën tuaj?

Biletat mund ti rezervoni online duke hapur faqen www.prishtinaticket.net, ku mund të caktoni kohën e saktë të udhëtimit tuaj me çmime ekonomike.

Në çmim të biletës përfshihen FALAS rezervim i ulëses, check in, bagazh dore dhe bagazh deri në 20 kg.

Por, biletën tuaj mund ta rezervoni edhe duke kontaktuar shërbimin për klientë çdo ditë duke filluar nga ora 08:00 deri 23:00, në numrat e telefonit:

🇱🇺  +35220334188

🇩🇪 +49 7621 9165 313

🇨🇭 +41 61 510 06 86

🇽🇰 +383 49 200 286

🇸🇪 +46 470 580 944

🇸🇮 +386 47 774 141

Mënyra e pagesës së biletës tuaj përfundohet lehtësisht nëpërmjet: Mastercard, Visa, Klarna Sofortüberweisung, Apple Pay, Google Pay, Twint, PostFinance ose E Finance.

Të gjitha destinacionet:

-Basel – Prishtinë

-Zürich – Prishtinë

-Geneva – Prishtinë

-Paris-Prishtinë

-Stuttgart – Prishtinë

-München – Prishtinë

-Düsseldorf – Prishtinë

-Hannover – Prishtinë

-Münster Osnabrück -Prishtinë

-Nürnberg – Prishtinë

-Berlin Brandenburg – Prishtinë

-Memmingen – Prishtinë

-Hamburg- Prishtinë

-Dortmund-Prishtinë

-Bremen-Prishtinë

-Köln-Prishtinë

-Ljubljana – Prishtinë

-Göteborg-Prishtinë

-Malmö-Prishtinë

-Luxemburg-Prishtinë

-Stockholm-Prishtinë

Kontaktet në Facebook dhe Instagram.

Udhëtoni sigurtë me ne sepse Prishtina Ticket është anëtare e Swiss Travel Security, të gjithë pasagjerët janë të siguruar për rezervimet e tyre.

 

The post Fluturime të rregullta Prishtinë – Gjenevë me PrishtinaTicket appeared first on Telegrafi.

Horizon School mbështet nxënësit shembullor në Nivelin e Mesëm të Lartë

19 August 2025 at 16:34

Në kërkim të ekselencës dhe përkushtimit akademik, Horizon School ofron mbështetje të veçantë, për nxënësit me rezultate të shkëlqyera dhe të disiplinuar, për Nivelin e Mesëm të Lartë.

Shkolla ofron mundësi të veçanta regjistrimi për këta nxënës, duke i inkurajuar të zhvillohen në një ambient ku cilësia dhe standardet ndërkombëtare janë prioritet.

E akredituar si një Cambridge International School, Horizon School ofron mundësinë e pajisjes me diplomë të njohur ndërkombëtarisht, e cila u hap dyert nxënësve drejt universiteteve më të mira në botë dhe një karriere akademike të suksesshme.

Shkolla është e pajisur me laboratorë modernë, kabinete të avancuara dhe bibliotekë të pasur, të gjitha të menduar hollësisht për të krijuar një ambient dinamik dhe me standarde të larta të arsimit bashkëkohor.

Regjistrimet për vitin e ri shkollor janë të hapura, dhe për nxënësit e kualifikuar ofrohet mbështetje financiare, me qëllim që talenti dhe përkushtimi të shpërblehen.

Për prindërit dhe nxënësit që janë në kërkim të një arsimi cilësor, me vlerësim global dhe me fokus të theksuar në zhvillimin personal e profesional, Horizon School është zgjedhja e duhur.

Për më shumë informacion, kontaktoni në: 048 153 153

E ardhmja nis me ne!

The post Horizon School mbështet nxënësit shembullor në Nivelin e Mesëm të Lartë appeared first on Telegrafi.

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të shtëpisë botuese “Dukagjini”

19 August 2025 at 11:00

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere në qytetet kryesore të Kosovës.


Për t’i ndihmuar prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit në përgatitjet për vitin e ri shkollor, është përgatitur një listë e detajuar me të gjitha libraritë ku mund t’i gjeni botimet “DUKAGJINI”.

Pavarësisht  vendbanimit tuaj, tekstet e “Dukagjinit” janë tashmë të qasshme në një lokacion të përshtatshëm.

Vizitoni librarinë më të afërt dhe sigurohuni që të pajiseni me të gjitha materialet e nevojshme për një fillim të mbarë shkollor.

LIBRARITË ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të shtëpisë botuese “DUKAGJINI” janë:

PRISHTINË:

– LIBRARIA DUKAGJINI, SHESHI NËNË TEREZA 

– LIBRARIA DUKAGJINI, PRISHTINA MALL 

– LIBRARIA DUKAGJINI, DUKAGJINI CENTER, LAKRISHTË 

– LIBRARIA XHA LIMANI: Rr. EMIN DURAKU – TE SHKOLLA “ELENA GJIKA”: 044 990 833 

– LIBRARIA ABC: KODRA E TRIMAVE – TE SHKOLLA “ZENEL HAJDINI”: 045 631 241 

– LIBRARIA BLENDI: Rr. AGIM RAMADANI, TE “SLOVENIA SPORT”: 044 838 669 

– LIBRARIA GLOBI: Rr. EMIN DURAKU – TE GJIMNAZI “SAMI FRASHËRI”: 044 665 687 

– LIBRARIA MAGJIA E LIBRIT: Rr. ENVER MALOKU: 045 501 155 

– LIBRARIA NOLI: Rr. Imzot Nikë Prela, ULPIANË: 044 210 641 

-LIBRARIA ALTERA: Rr. AGIM RAMADANI: 049856826 

-LIBRARIA ALTERA: PEJTON: 049 856 826 

-LIBRARIA MAGIC PRINT: Rr. MUHARREM FEJZA: 045 507 155 

-LIBRARIA MAGIC PRINT: Rr. HILMI RAKOVICA – BREGU I DIELLIT: 045 507 155 

-LIBRARIA MAGIC PRINT: TE KATEDRALJA: 045 507 155 

-LIBRARIA ALBAS: Rr. MUHARREM FEJZA: 045 999 750

FUSHË-KOSOVË:

– LIBRARIA LIBRI IM: 044 233 480 

– LIBRARIA ALTERA: AFER UNVERSITETIT “AAB”: 049 856 826 

PRIZREN:

– LIBRARIA ALTERA: Rr. TIRANA – AFER “ABI QARSHISË”: 049 856 826 

– LIBRARIA SEVEN DAYS: Rr. ISMET JASHARI KUMANOVA: 049 482 100 

RAHOVEC:

– LIBRARIA ABETARJA: Rr. XHELAL HAJDA-TONI: 044 200 828 

DECAN: 

– LIBRARIA AGIMI-DE: 044 123 297 

GJAKOVË:

– LIBRARIA ILIRIKU: Rr. NËNË TEREZA: 044 177 888 

– LIBRARIA AGIMI-DE: 044 146 146 

-LIBRARIA BROVINA PRINT SHPK: QENDER – TE KURRIZI AFER ROSSMAN: 044 129 364

-NERTILI 

PEJË:

– LIBRARIA DUKAGJINI: SHESHI HAXHI ZEKA

– LIBRARIA DD PRINT: 049 150 664 

– LIBRARIA NOBELI: Rr. MBRETËRESHA TEUTË 139: 044 134 233

-LIBRARIA DUKAGJINI SHOP: TE SOLITERI: 049 221 334

GJILAN:

– LIBRARIA ABC: Rr. 15 QERSHORI: 044 132 477 

– LIBRARIA ABETARJA: Rr. 15 QERSHORI: 045 633 452 

– LIBRARIA FIRST STEP: PËRBALL PARKUT TË QYTETIT: 049 130 605 

-LIBRARIA F&SH GROUP: 044 396 491 

FERIZAJ:

– LIBRARIA RILINDJA COMMERC 1: Rr. BESIM REXHEPI: 044 766 266 

– LIBRARIA RILINDJA COMMERC NT 2: Rr. REXHEP BISLIMI: 044 766 266 

– LIBRARIA ALFABETI: DËSHMORËT E KOMBIT: 049 525 858 

– LIBRARIA GLOBI: 044 599 503 

-LIBRARIA RRON SA LISI: 043 711 909 

MITROVICË: 

– LIBRARIA JUSRA: Rr. XHAFER DEVA Nr. 22: 049 405 116 

– LIBRARIA GALDIMI N.T.P: Rr. MBRETËRESHA TEUTË: 049 593 330 

– LIBRARIA REAL AA: Rr. SKËNDERBEU: 049 213 671 

VUSHTRRI:

– LIBRARIA MIGROS: DËSHMORËT E KOMBIT: 049 115 493 

– LIBRARIA GLOBI: 048 550 244 

– LIBRARIA CONTE: 044 317 336 

PODUJEVË:

– LIBRARIA DEA: Rr. ZAHIR PAJAZITI: 044 170 181 

– LIBRARIA FUSHA: Rr. SKËNDERBEU: 045 297 227 

– LIBRARIA PENA: 044 498 940 

DRENAS:

– LIBRARIA LIKOSHANI: 044 362 385 

SUHAREKË:

– LIBRARIA EDORI: Rr. BRIGADA 123: 045 407 765 

LIPJAN:

– LIBRARIA ABC E RE: Rr. ISA KASTRATI 178: 049 407 765 

SKENDERAJ:

– LIBRARIA RILINDJA: PËRBALLË KOMUNËS SË RE: 045 588 055 

– LIBRARIA SHALA TRADE: 045 707 774 

MALISHEVË:

– LIBRARIA ARBËRI: Rr. RILINDJA KOMBËTARE – TEK URA E MADHE: 044 688 090 

-LIBRARIA LIBURNIA: Rr. RILINDJA KOMBËTARE: 044 254 527 

ISTOG:

– LIBRARIA MESHARI: Rr. IBRAHIM RUGOVA: 045 303 987 

– LIBRARIA SMART POINT: 049 396 011 

KAMENICË:

– LIBRARIA TEUTA: 044 720 089 

VITI:

– LIBRARIA EC ME KOHËN: 045 297 738 

KACANIK:

– LIBRARIA GËZIMI: TE GORENJE: 044 225 242 

KLINË:

-LIBRARIA N’BOTË TË LIBRIT

 

Për porosi dhe informacione shtesë, kontaktoni: 

Tel: 049 750 736 / 049 750 831 

Email: fitim.aliti@dukagjinioffice.com 

visar.rexhepi@dukagjinioffice.com 

Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron vit të mbarë shkollor!

The post Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të shtëpisë botuese “Dukagjini” appeared first on Telegrafi.

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia botuese “Dukagjini”

18 August 2025 at 10:47

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026.

Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë të gjitha tekstet enevojshme shkollore në katër pika të ndryshme në Prishtinë dhe në Pejë.

Këto janë lokacionet e librarisë “Dukagjini” ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të shtëpisë botuese “Dukagjini”:

Libraria “Dukagjini” – Sheshi “Nëna Terezë”

Orari i punës:

E hënë – e premte: 9:00-20:00

E shtunë – e diel: 10:00-19:00

 

“Dukagjini Center” – Lakrishtë (me parkingun FALAS për klientët gjatë orarit të punës, kjo pikë është ideale për blerje të shpejtë dhe të lehtë.)

Orari i punës:

E hënë – e premte: 9:00-19:00

E shtunë – e diel: 10:00-19:00

 

Libraria “Dukagjini” – Prishtina Mall  

Orari i punës:

E hënë – e diel: 10:00-22:00

 

Libraria “Dukagjini” – Pejë

Orari i punës:

E hënë – e premte: 9:00-20:00

E shtunë – e diel: 10:00-19:00

 

Me katër lokacione në dispozicion dhe orare të zgjatura, shtëpia botuese “Dukagjini” kujdeset që çdo nxënës të jetë gati për fillimin e vitit shkollor.

Zgjidhni lokacionin që ju përshtatet dhe siguroni tekstet e nevojshme në kohë.

 

Shumë shpejt do të ju njoftojmë edhe për pikat e tjera të shitjes nëpër libraritë e të gjitha qyteteve të Kosovës.

The post Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia botuese “Dukagjini” appeared first on Telegrafi.

Bau Market hap pikën e re në Fushë Kosovë

15 August 2025 at 16:43

Sot, Bau Market hap zyrtarisht pikën më të re në Fushë Kosovë, duke ardhur edhe më afër klientëve të saj besnikë.

Hapësira e re ofron një kombinim të kreativitetit dhe funksionalitetit, të dedikuar për ndërtuesit, mjeshtrit dhe të apasionuarit pas përmirësimit të shtëpisë.

Me një gamë të gjerë produktesh për shtëpi, kopsht, zyrë dhe më shumë, Bau Market pozicionohet si partneri ideal për këdo që kërkon cilësi dhe zgjidhje të shpejta.

Në ditën e hapjes, vizitorët mirëpriten me një lojë të madhe shpërblyese dhe zbritje të shumta në produkte e sektorë të ndryshëm.

 

The post Bau Market hap pikën e re në Fushë Kosovë appeared first on Telegrafi.

Meksika “ateron” në Super Viva – Provoni shijet që do t’ju ndezin oreksin!

15 August 2025 at 14:33

Tani nuk keni nevojë të udhëtoni mijëra kilometra për të provuar shijen autentike të Meksikës. Old El Paso ka mbërritur në Super Viva!

Nga tortillat e buta e deri tek salcat pikante që ju bëjnë të thoni “Ay, caramba!”, çdo recetë bëhet një festë në tryezë.

 

Çfarë ju pret në raftet e Super Viva:

– Salce Hot Chunky – për ata që e duan djegësin pa kompromis.

-Taco Shells krokante – vetëm prisni t’i mbushni me shije.

-Salce Avokado kremoze – freski që shkon me gjithçka.

-Tortilla të buta – për fajita, burritos dhe gjithçka mes tyre.

-Fajita Kit Gluten Free – shije për të gjithë, pa gluten.

Mjafton të shtoni pak mish, perime dhe fantazi – dhe darka juaj do të duket si nga një restorant meksikan!

Vetëm në Super Viva – kapni shijen e Meksikës para se të mbarojë!

The post Meksika “ateron” në Super Viva – Provoni shijet që do t’ju ndezin oreksin! appeared first on Telegrafi.

 Një natë, një skenë, një Yll – Yll Limani ne Green Fest!

14 August 2025 at 10:49

Pas një serie koncertesh të suksesshme, artisti i shumë hiteve, Yll Limani, do të performojë edhe në Green Fest 2025.

Kjo është konfirmuar në agjendën e festivalit, ku mbrëmjen e 15 gushtit, rreth orës 20:00, pritet që në skenën e vendosur në hapësirën e hapur të Parkut të Qytetit në Mitrovicë, këngëtari i dashur për publikun të krijojë një atmosferë brilante për të gjithë adhuruesit e tij.

Green Fest është përkujdesur që në këtë edicion të sjellë emra të njohur të skenës muzikore, dhe duke parë suksesin e Yllit ndër vite, si dhe dëshirën e publikut për të dëgjuar hitet e tij, kjo pritet të jetë një mbrëmje që gërsheton emocionin, muzikën dhe mjedisin.

 

 

Për adhuruesit dhe të gjithë të dashuruarit me muzikën, kjo është një mundësi e artë për të qenë pjesë e një koncerti madhështor që do të mbetet gjatë në kujtesë, duke e ngritur Green Fest në krye të ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të vitit në Mitrovicë.

 

Data po afrohet – nxitoni të siguroni biletat në: https://rave-travel.com

 

The post  Një natë, një skenë, një Yll – Yll Limani ne Green Fest! appeared first on Telegrafi.

ÇMIMI QË DO , KARBURANTI QË T’DUHET

13 August 2025 at 16:56

Gjatë 12 muajve të fundit, tregu i derivateve në Kosovë dhe rajon ka përjetuar luhatje të ndjeshme.Vetëm në periudhën gusht 2024 – gusht 2025, çmimi mesatar i naftës në tregun me shumicë ka pasur një rritje të konsiderueshme.

Pikërisht në këtë klimë të paqëndrueshme, Petrol Company po vendos një standard të ri:

Transparencë, oferta reale dhe çmime të ulëta.

 

Petrol Company ka zgjedhur të mos ndjekë trendin e rritjeve të paarsyeshme të çmimeve, por

përkundrazi, të ofrojë një qasje të re në treg, duke ofruar çmimet ndër më të ulëta në treg.

 

Çka sjell kjo kompani:

Zbritje të përditshme në naftë dhe benzinë – sepse çdo cent ka rëndësi,

Oferta speciale për shoferët e rregullt dhe flotat e kompanive,

Pikë bonus për çdo furnizim,

Pagesa fleksibile dhe zgjidhje digjitale për menaxhim më të lehtë,

 

Ndryshe nga praktikat spekulative që i rrisin çmimet pa bazë reale, Petrol Company janë të përkushtuar të mbajnë çmime që pasqyrojnë vlerën reale të produktit – as më shumë, as më

pak.

 

Përmes kartelës së besnikërisë / aplikacionit, kjo kompani shpërblen klientët që furnizohen rregullisht.

Çdo furnizim gjeneron pikë që kthehen në zbritje, kupona, ose përfitime të tjera.

The post ÇMIMI QË DO , KARBURANTI QË T’DUHET appeared first on Telegrafi.

Muzikë për zemrën, natyrë për shpirtin – Armend Rexhepagiqi në Green Fest!

13 August 2025 at 10:26

Pas një koncerti të suksesshëm në Pallatin e Rinisë, Armend Rexhepagiqi rikthehet më 14 gusht, në orën 18:00, për të sjellë në Green Fest setin e tij muzikor që prek thellë në zemër.

Performanca do të zhvillohet në Parkun e Qytetit të Mitrovicës, ku vokali i fuqishëm dhe interpretimi autentik i tij do të ngjallin emocione të forta tek adhuruesit, duke sjellë një energji të re në festivalin më të gjelbër të qytetit.

Nuk bëhet fjalë vetëm për muzikë – Green Fest 2025 sjell kulturë, komunitet dhe kujtime të paharrueshme. Armendi do të jetë zëri që i jep jetë kësaj mbrëmjeje, duke përfaqësuar artin e pastër dhe lidhjen e veçantë me publikun e tij.

Për adhuruesit dhe jo vetëm, kjo është një mundësi për të përjetuar një koncert që do të mbetet në kujtesë – një mbrëmje ku muzika bëhet lidhja më e fuqishme mes njerëzve dhe natyrës.

 

Për më shumë detaje dhe programin e plotë, vizitoni:mitrovicagreenfest.com

Biletat për koncertin i gjeni në: https://rave-travel.com

The post Muzikë për zemrën, natyrë për shpirtin – Armend Rexhepagiqi në Green Fest! appeared first on Telegrafi.

Krijuar për jetesë moderne – MERCOM INVEST prezanton projektin më të ri banesor!

11 August 2025 at 10:52

Në zemër të një prej lagjeve më të kërkuara të Prishtinës në Emshir po merr jetë një histori e re, e ndërtuar mbi përkushtim, vizion dhe vlera të qëndrueshme.

Mercom Invest prezanton me krenari kompleksin më të ri shumëbanesor: një projekt modern që sjell një standard të ri të jetesës urbane.

Me fokus të veçantë në cilësi të lartë, funksionalitet dhe estetikë bashkëkohore, ky kompleks është projektuar për të ofruar një përvojë jetese të ngrohtë, të rehatshme dhe afatgjatë. Çdo detaj – nga organizimi inteligjent i hapësirës deri te zgjidhjet moderne arkitektonike dhe të sigurisë është menduar për ta përmirësuar jetën e përditshme të banorëve.

Ky nuk është thjesht një ndërtim tjetër është një vend ku krijohen kujtime, ndërtohen ëndrra dhe jetohen përditshmëritë më të bukura.


 

Nga efikasiteti energjetik te përfundimet elegante, kompleksi pasqyron përkushtimin e Mercom Invest për profesionalizëm dhe respekt ndaj çdo individi që e quan shtëpi.

Teksa Emshir po zhvillohet me hapa të shpejtë dhe po tërheq vëmendjen e blerësve më kërkues, ky projekt përfaqëson një mundësi të rrallë për të investuar në një banesë të vërtetë – të ndërtuar me kujdes, integritet dhe vizion të qartë.

SHITJA KA FILLUAR për më shumë informata, na kontaktoni në:

045 507 506; 046 500 070 apo na shkruani në shitja@mercominvest.com, info@mercominvest.com.

Adresa: Rr. Shefqet Shkupi, Emshir, Prishtinë

Mercom Invest – Building your future home!

The post Krijuar për jetesë moderne – MERCOM INVEST prezanton projektin më të ri banesor! appeared first on Telegrafi.

A jeni gati për edicionin e ri të futbollit? IPKO sjell të gjitha ndeshjet e rëndësishme direkt në ekranin tuaj!

By: IPKO
10 August 2025 at 14:39

Çdo gol dhe çdo moment vendimtar – gjithçka në kohë reale në IPKO.

IPKO ju fton në një univers sportiv që nuk ndalet kurrë — me përmbajtje premium, sinjal të pandërprerë dhe akses në ligat më të ndjekura në botë.

Futbolli elitar. Nga Champions League, Premier League dhe LaLiga, te Ligue 1, Serie A dheSuperliga e Kosovës — çdo ndeshje transmetohet në kohë reale dhe cilësi të lartë, vetëm në IPKO. Pasioni i stadiumit përjetohet nga shtëpia.

Basketbolli i emocioneve të papritura. Ndiqni çdo buzzer-beater nga NBA dhe sfidat më tëforta nga Liga e Kosovës. Intensiteti dhe adrenalina e lojës, do t’ju ndjek kudo që ndodheni.

Tenisi ekskluziv. Turnetë më të njohur si Wimbledon dhe ATP Qatar Open sjellin duele meskampionëve. Eleganca, intensiteti dhe klasi i këtij sporti vijnë pa ndërprerje në çdo pajisje qëpërdorni.

Shpejtësia që ngrit adrenalinën. Për dashamirët e garave, IPKO transmeton çdo kthesë, dueldhe podium nga Formula 1 dhe Moto GP. Zhurma e pistës ndjehet edhe përtej ekranit.

Sportet e kontaktit që sfidojnë limitet. Me UFC, IPKO sjell duele që përfaqësojnë përkushtim,disiplinë dhe strategji. Çdo ndeshje është një spektakël force dhe përballjeje.

Me IPKO, nuk jeni vetëm shikues. Jeni pjesë e përjetimit. Pajisuni me pakot televizive dhepërgatituni për një sezon të pakrahasueshëm sportiv.

Mos lini asnjë moment t’ju shpëtojë. Zgjedhni IPKO për një përvojë sportive pa ndërprerje, me cilësi të lartë dhe përmbajtje që nuk gjeni askund tjetër.

 

IPKO është lider në fushën e telekomunikacionit në Kosovë, duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë për telefoninë mobile, internetin dhe televizionin digjital.

Për më shumë informacion rreth shërbimeve të IPKO-së, vizitoni www.ipko.com.

The post A jeni gati për edicionin e ri të futbollit? IPKO sjell të gjitha ndeshjet e rëndësishme direkt në ekranin tuaj! appeared first on Telegrafi.

❌
❌