Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Braçe: Qasje strategjike në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe prezantoi sot në Kuvend, projektligjin për strategjinë kombëtare kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Braçe tha se ky projektligj është proces që shënon etapë të re të ndërtimit të imunitetit demokratik të vendit tonë, përballë sfidave më të sofistikuara të shekullit siç janë ndërhyrjet e huaja keqdashëse dhe dezinformimi në hapësirën publike, institucionale dhe politike.

“Të gjithë jemi dëshmitarë që kërcënimet ndaj demokracive moderne nuk shfaqen më në forma klasike. Dezinformimi, manipulimi i informacionit publik, depërtimi i interesave të huaja në procese zgjedhore apo sektorë kritikë të ekonomisë kombëtare janë kthyer në mjete efektive të ndikimit politik dhe strategjik, pa kaluar në forma të drejtpërdrejta të dhunës apo agresionit ushtarak”, tha ai.

Deputeti socialist u shpreh se Shqipëria si një vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO-s nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Sipas Braçes, pozicioni gjeopolitik i Shqipërisë, tranzicioni i gjatë institucional dhe linjëzimi i qëndrimeve të qeverisë së Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare me vendimet e BE dhe NATO-s, e bëjnë vendin tonë të ekspozuar ndaj rreziqeve që vijojnë të jenë të pranishme dhe të shtohen.

“Duke qenë të vetëdijshëm për këto dinamika, dhe nevojën për t’i adresuar ato, Kuvendi vendosi ngritjen e një komisioni të posaçëm me një mandat të qartë që të koordinojë dhe mbikëqyrë veprimet institucionale për të adresuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike të vendit”, tha Braçe.

“Strategjia Kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit përfaqëson një qasje të re të domosdoshme të ndërtuar mbi një proces të thelluar institucional dhe politik të udhëhequr nga Komisioni Parlamentar që u ngrit me vendimin tuaj”, vijoi deputeti socialist.

Braçe u shpreh se krijimi i këtij komisioni, materializoi vullnet me një mesazh të qartë politik: lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja keqdashëse duhet të jetë prioritet kombëtar që kërkon vëmendje në Kuvendin e Shqipërisë.

“Metodologjia e ndjekur bazuar në parimet e transparencës dhe gjithëpërfshirjes ka përfaqësuar një dimension të dialogut politik dhe institucional duke mundësuar jo vetëm identifikimin e problematikave, por edhe hartimin e rekomandimeve strategjike të qëndrueshme me sfidat edhe dinamikat e kohës”, theksoi ai.

“Përmes një analize të kujdesshme dhe modeleve funksionale është siguruar një qasje strategjike e qëndrueshme në përputhje me standardet e BE dhe ato euroatlantike. Përfshirja e një grupi të gjerë ekspertësh të këtij komisioni ka shtuar vlerën dhe cilësinë e procesit”, shtoi Braçe.

Braçe tha se ky grup pune i përbërë nga 22 funksionarë publik, përfaqësues të 18 institucioneve dhe 19 ekspertë të jashtëm, hartoi raportin analitik mbi ndërhyrjet e huaja dhe dezinformimin ku skanoi situatën aktuale lidhur me këto fenomene.

Deputeti socialist theksoi se “kjo analizë diktoi qartë nevojën për adaptimin e një qasjeje të integruar dhe të qëndrueshme mes institucioneve shqiptare dhe me çdo aktor dhe faktor të jetës publike për të garantuar që përgjigja ndaj kërcënimeve të jetë efektive dhe në kohë”.

“Strategjia parashikon ngritjen e një autoriteti rregullator dhe mbikëqyrës politikash të ngritura me ligj për koordinimin institucional, për monitorimin e planit të veprimit dhe harmonizimin me dokumentet e tjera të Republikës së Shqipërisë”, pohoi Braçe.

“Është më shumë se deklaratë politikash, është një vullnet i përbashkët demokratik i të drejtave themelore të qytetarëve dhe aspiratave integruese në një kohë kur dezinformimi nuk është vetëm një mjet propagandistik, por edhe një armë strategjike. Shqipëria nuk mund të jetë e papërgatitur. Ajo po i bashkohet aleancës demokratike duke afirmuar se transparenca dhe faktet do të mbrohen me të njëjtin seriozitet sa edhe kufijtë territorialë”, cilësoi Braçe.

/e.i/j.p/

The post Braçe: Qasje strategjike në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Real Madrid, prezantohet Xabi Alonso: “Do të jemi një skuadër e pandalshme”

By: user 2
26 May 2025 at 16:24

Xabi Alonso u prezantua në Valdebebas si trajneri i ri i Real Madrid, në vend të Carlo Ancelotti, i cili sapo ka mbërritur në Brazil për të nisur përvojën e tij të re si përzgjedhës i Kombëtares së Brazil. Spanjolli ka firmosur një kontratë për tre sezone dhe do të jetë në stol që në Kampionatin Botëror për Klube, që do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara. “Sot është një ditë e veçantë për mua, e shënuar përgjithmonë në kalendar – tha tekniku -. Ndihem sikur po kthehem në shtëpi sepse lidhja me Real Madrid nuk ka pushuar kurrë së ekzistuari. Që kur kam hyrë në Valdebebas, një orë e gjysmë më parë, ajo ndjesi është rizgjuar”.

Los Blancos ndodhen në grup me Al Hilal, Pachuca dhe Salzburg. Ndeshja më e mirë e ditës do të transmetohet në rrjetet Mediaset. Para prezantimit zyrtar, tekniku vizitoi sallën e trofeve dhe dërgoi një mesazh të parë për tifozët: “Jam këtu për këtë aventurë të re me shumë energji, ju përshëndes dhe Hala Madrid!”.

Perez, entuziast për ardhjen e Xabi Alonso

Florentino Perez nga ana tjetër i ka dhënë mirëseardhjen spanjollit, që do të ketë detyrën të vazhdojë trashëgiminë e lënë nga Ancelotti: “Forca e këtij klubi është të vazhdojë të punojë. Sot është një ditë shumë e veçantë. Është fillimi i një etape të re. Një trajner i ri që ka qenë një nga lojtarët më të mirë në botë dhe përfaqëson vlerat e madridizmit. E dimë çfarë përfaqëson Real Madrid për ty. Si lojtar ke lënë gjurmë jo vetëm te Real Madrid, por edhe te Liverpool, Bayern Munich dhe ke qenë një nga legjendat që ka fituar Kupën e Botës me Spanjën”.

Presidenti i Real Madrid vazhdoi kështu fjalën hyrëse: “Si trajner i Leverkusen ke arritur gjithashtu një sukses që të rendit mes trajnerëve më të mirë në botë. Tani je përballë një prej sfidave më të mëdha të jetës sate. E di që këta tifozë të duan dhe të admirojnë, dhe jam i sigurt që së bashku do ndajmë sërish gëzime të mëdha. Mirë se vjen në Madrid, i dashur Xabi.”

Xabi Alonso, respekt Ancelottit e premtimi i madh për tifozët

Xabi Alonso, ndërkohë, shprehu gjithë emocionet që po përjeton nga rikthimi te Real Madrid, kësaj here si trajner, pasi dikur kishte veshur atë fanellë të lavdishme si futbollist: “Faleminderit, President, që mendove se isha personi i duhur për të udhëhequr këtë epokë të re. Që kur u shpall lajmi ditët e fundit, ndjej se Real Madrid ka atë entuziazëm për një epokë të re dhe për të arritur diçka më shumë. Është një moment i bukur për të gjithë, faleminderit familjes sime, pa të cilën do të ishte e pamundur të isha sot këtu. U jam shumë borxhli. Por dua të flas për rolin që po marr. Carlo ka qenë një ndikim i madh, pa mësimet që më ka dhënë, nuk do isha këtu. Shpresoj të jem në lartësinë e pritshmërive.”

Ish-mesfushori më pas zbuloi objektivin e tij të parë: të bëjë që tifozët madrilenë të dashurohen me skuadrën: “Kemi një skuadër fantastike dhe një të ardhme të ndritshme. Jam entuziast për të ndërtuar një ekip të madh, i bindur se do të arrijmë objektiva të denjë për Real Madrid. Dua që tifozët të ndihen krenarë, dua që të përcjellim gëzim dhe dua që tifozët të thonë: kjo është skuadra që më pëlqen. Nëse do të mundemi ta ndezim këtë shpirt, do të kemi një skuadër të pandalshme.” Në fund të konferencës, Xabi Alonso pozoi së bashku me Florentino Perez me fanellën e tij të re të Realit në dorë.

🤳 ¡El primer mensaje de @XabiAlonso como nuestro nuevo entrenador!
🆕 #WelcomeXabi pic.twitter.com/Q4d4o6RmhR

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 26, 2025

The post Real Madrid, prezantohet Xabi Alonso: “Do të jemi një skuadër e pandalshme” appeared first on Lapsi.al.

A do të ketë ‘Big Brother Vip 5’? Flet moderatori Ledion Liço

27 April 2025 at 20:10

Një sezon tjetër i suksesshëm për Big Brother Vip Albania 4. 19 Prilli, finalja e madhe zyrtarizoi fituesin dhe mbylli sezonin më të ndjekur, fenomenin “Big Brother Vip Albania”. Por direkt për të gjithë ne tashmë lind pyetja: “A do të ketë një sezon tjetër së shpejti ky format”?

Moderatori Liço, nuk na e la të gjatë pritjen. Ai foli në mbylljen e “Post Big Brother Albania Vip 4”, për përgjigjen e shumë kërkuar të kësaj pyetjeje.

“Bashkë do të shihemi dhe në ‘Big Brother’ 5 do të vjen së shpejti” ishin fjalët e moderatorit Liço.  Tashmë gjithçka mbetet për tu parë, për sezonin e ardhshëm televiziv.

 

The post A do të ketë ‘Big Brother Vip 5’? Flet moderatori Ledion Liço appeared first on Sot News | Lajme.

Rama: Anëtarësimi në BE, garanci për barazinë para ligjit

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Kryeministri e njëherazi kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë një takimi sot në Durrës me të rinjtë ku u prezantua skuadra e re për Shqipërinë në BE 2030, u shpreh se vendi ynë është në një moment vendimtar për çeljen e negociatave dhe integrimin në familjen evropiane deri në vitin 2030.

Kryeministri Rama nënvizoi sërish rëndësinë që ka integrimi në familjen evropiane për një vend si Shqipëria, që ndër vite dhe dekada është përballur me diskriminim.

“Për ne të qenurit në BE është fundi i një historie shumë të gjatë, me shekuj, përgjatë të cilës ne nuk kemi qenë asnjëherë në gjendje të zgjedhim se ku duam të jemi dhe gjithmonë kemi pësuar vendimet, presionin shtypës të të tjerëve, më të mëdhenj se ne. Për një shekull të tërë kemi kaluar nga një perandori në një monarki, në diktaturë dhe asnjëherë nuk ka qenë në mundësinë tonë që të zgjedhim, ndërkohë që në krye të herës ata që kanë luftuar për Shqipërinë kanë dashur që Shqipëria të jetë në Evropë dhe t’i përkasë Perëndimit. Siç thoshte Naim Frashëri: “Dielli për ne lind andej nga perëndon””, cilësoi Rama.

Kryeministri theksoi në fjalën e tij se Shqipëria nuk ka qenë aty ku duhet të jetë për shkak të gjithë vështirësive dhe tmerreve që kanë kaluar prindërit tanë, prindërit e prindërve tanë, ndërkohë që, sipas tij, ky është momenti që të kurorëzohet ajo që është zgjedhja e parë e lirë e shqiptarëve që kur përmbysën komunizmin dhe u bashkuan në thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

“Kjo është mundësia për ne, për popullin shqiptar që të vendosë me zgjedhjen e vet të lirë se ku do të jetë dhe nëse ne mbyllim këtë histori, ne mbyllim edhe të gjitha ato burime të asaj historie që na kanë vendosur në një pozitë të diskriminuar në raport me të tjerët, të një populli që është nëpërkëmbur, poshtëruar më shumë sesa një herë, jo thjesht për shkakun e të huajve, por edhe të të vetëve. Mbase më shumë për shkakun e të vetëve, se të të huajve, sepse nuk kemi qenë dot në gjendje të pozicionohemi aty mund të jemi të garantuar. Dhe pozicionimi në BE bën që disa gjëra shumë të thjeshta në dukje, por jo aq të lehta sa duken për të qenë të garantuara si liria individuale, barazia para ligjit, normat e bashkëjetesës demokratike të jenë të garantuara njëherë e mirë, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë”, pohoi Rama.

Kreu i ekzekutivit nënvizoi faktin se rruga e Shqipërisë për në BE kalon nga pavarësia e pushteteve dhe sidomos pushtetit të drejtësisë së pavarur, që ka qenë, sipas Ramës, vullnet i tij dhe qeverisë socialiste për të vendosur një kufi të qartë.

“BE është hapësira që neve na garanton përpara ligjit dhe sot është për herë të parë një ushtrim që ne po përpiqemi ta bëjmë, sepse për herë të parë në Shqipëri njerëz të lidhur me pushtetin politik shkojnë dhe hetohen dhe gjykohen nga gjykatës të pavarur. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë tonë, dhe pavarësisht se ne kemi hyrë në këtë proces falë vullnetit të PS dhe askujt tjetër, se po të mos ishte kjo parti dhe ky vizion, vendosmëri e jona për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së që kalon përmes vendosjes së një kufiri të qartë midis pushteteve dhe pavarësisë së pushtetit të drejtësisë, këtu kjo gjë nuk do ndodhte kurrë”, tha Rama.

/r.e/

The post Rama: Anëtarësimi në BE, garanci për barazinë para ligjit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Meghan Markle nis podcast-in e ri me një prezantim ndryshe

By: gaze tare
8 April 2025 at 14:14

Në episodin e parë të podcast-it të saj të ri, “Confessions of a Female Founder”, Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, prezantohet thjesht si “Meghan”.

Kjo qasje e thjeshtë reflekton dëshirën e saj për një identitet më personal dhe të afërt me audiencën.

Në një intervistë të mëparshme për PEOPLE, Meghan ka shpjeguar rëndësinë e mbiemrit “Sussex” për familjen e saj, duke theksuar se është një emër që bashkon atë, Princin Harry dhe fëmijët e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet.

Ajo e përshkruan këtë mbiemër si një pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të tyre familjar.

The post Meghan Markle nis podcast-in e ri me një prezantim ndryshe appeared first on iconstyle.al.

Berisha prezanton kandidatët në Elbasan: Më 11 maj merr fund dimri 12-vjeçar

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë të PD – Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Elbasan, në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se këto zgjedhje do të shënojnë një moment të rëndësishëm për Shqipërinë duke i dhënë fund sipas tij dimrit 12-vjeçar.

“Rikthehem sërish në këtë qytet për të dhënë mesazhin se këtë vit Elbasani dhe mbarë Shqipëria do të kenë një Ditë të dytë Vere dhe kjo do jetë 11 maji. 11 maji do të jetë dita e përfundimit të dimrit më të gjatë 12-vjeçar që përjetuan shqiptarët. 11 maji do jetë dita e pranverës së vërtetë të demokracisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në 12 vitet e Edi Ramës, Elbasani u shkretua më shumë se në çdo pushtim, më shumë se në çdo luftë”, tha Berisha.

Ne vijmë këtu me këtë ekip kandidatësh, vijoi Berisha, që ju kanë shërbyer në të gjitha fushat.

“Dhe fjala ime e nderit është se ky ekip, deputetë në parlamentin shqiptar, është garanti më i fuqishëm për të bërë realitet programin e Elbasanit madhështor dhe Shqipërisë madhështore pikë për pikë”, tha ai.

Më tej ai deklaroi se, qyteti nuk do të jetë më i mafias.

“Deputetët e krahut tjetër politik janë përzierje Ndragheta-Çela. Janë pra kandidatë të krimit qeveritar, të krimit ordiner, të krimit të mafies. Qytetarë të Elbasanit, ja ku jap fjalën e nderit, se bandat kudo ku janë, do shkojnë aty ku e kanë vendin”, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

Elbasani, thesoi kreu i PD-së, në këto 12 vite pa ato që nuk i kishte parë ndonjëherë.

“Pa banditët e qeverisë të zvarrisin komisarët; Pa banditë të porosisin vrasjet e avoketërve dhe qytetarëve të tjerë; Pa hienat e krimit të vërsulen mbi vullnetin e qytetarëve për të grabitur votat; Pa gjykatës që porosisnin vrasjen e gazetarëve. Elbasani i bekuar përjetoi shpopullimin më të madh, largimin e dhjetëra-mijëra bijve dhe bijave të saj për të ndërtuar ëndrrën e tyre në dherat e tjera dhe jo në Shqipëri, jo në Elbasan. Gjatë këtyre viteve, taksat tuaja, djersa juaj, mundi juaj, u vodhën. Me këto para, Edi Rama, ministrat e tij, zyrtarët e tij, u shndërruan në sheikët e Shqipërisë”, shtoi Berisha.

Sipas tij, aq sa u pasuruan qeveritarët, aq shumë u varfëruan qytetarët shqiptarë.

“Aq thellë u zhytën në mjerim, në varfëri të skajshme pensionistët shqiptarë. Familjet shqiptare sot, mbi 40% e tyre, nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre siç duhet. 18% e tyre nuk u garantojnë dot dy vakte fëmijëve të vet”, tha kreu i PD-së.

Këta njerëz prej 12 vitesh, vuri theksin Berisha, si shushunja i shkretojnë, i varfërojnë, i mjerojnë shqiptarët.

Berisha tha se Elbasani është dëshmi e njërës prej vjedhjeve më të mëdha të shekullit.

“Ja ku është llamarina që solli Edi Rama me ministrat e tij, jashtë funksioni, nuk ka prodhuar asnjë kilovat-orë që kur është instaluar. Sot mali i plehrave është më i madh se kurrë, sepse paratë përfunduan në llogaritë e Edi Ramës, Gjiknurit dhe ministrave të tij. Kjo ishte vjedhja më e madhe, sepse në Tiranë, djegësi 130 milionë euro, nuk ka asnjë tullë. Po 130 milionë euro janë që të gjitha taksat tuaja, janë mundi dhe djersa juaj. Ata që duhet të vëzhgonin, të kontrollonin ndërtimin, ata mbyllën sytë”, deklaroi Berisha.

Ai akuzoi zv/kryeministren Belinda Balluku se nuk mbikëqyri zhvillimin e projektit që e kishte detyrë.

“Balluku që kishte detyrë shtetërore mbikëqyrjen, nuk bëri qoftë edhe një raport të vetëm, sepse e dinte se 130 milionë euro ndaheshin midis Edi Ramës dhe Erion Veliajt”, tha ai.

Sali Berisha prezanton ekipin e kandidateve te Elbasanit
1 nga 6

/r.e/

The post Berisha prezanton kandidatët në Elbasan: Më 11 maj merr fund dimri 12-vjeçar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prezantohet drafti i Planit Kombëtar të Veprimit për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë organizoi takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Reformave”, ku morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, ministra, deputetë, përfaqësues nga institucionet shtetërore, agjencitë ligjzbatuese, shoqëria civile, ekspertë të atashuar pranë Komisionit të Posaçëm për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit. Takimi përmbylli fazën e dytë të punës së Komisionit të Posaçëm, gjatë të cilit u prezantua draft- Plani Kombëtar i Veprimit të hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë (GENL), vendas e ndërkombëtarë dhe Sekretariati Teknik pranë tij.

Pas ceremonisë së hapjes, aktiviteti vijoi me tre panele diskutimi, ku u bë prezantimi i metodologjisë, gjetjeve dhe masave kryesore të parashikuara në draftin e Planit Kombëtar të Veprimit sipas të tre shtyllave objekt pune i Komisionit të Posaçëm: Mirëqeverisjes, Antikorrupsionit dhe Sundimit të Ligjit.

Mirëqeverisja

Paneli i parë për Shtyllën e Mirëqeverisjes u moderua nga znj.Milva Ekonomi, anëtare e Komisionit të Posaçëm, e cila vlerësoi punën e bërë nga ekspertët e GNEL dhe ata ndërkombëtarë për gjetjen e mekanizmave për integrimin e parimeve të OGP të transparencës, llogaridhënies, integritetit, rritjen e transparencës dhe angazhimit qytetar në proceset parlamentare.

Prezantimi i metodologjisë, gjetjeve dhe masave kryesore të draftit të Planit Kombëtar të Veprimit për shtyllën e Mirëqeverisjes u bënë nga ekspertët: Prof. Dr. Migena Leskoviku, Prof. Asoc. Dr. Olta Milova dhe Geron Kamberi, të cilët paraqitën rekomandime konkrete lidhur me përmirësimin e kuadrit rregullator dhe legjislativ për: transparencën në administratën publike, integritetin dhe etikën në administratën publike, rritjen e llogaridhënies së institucioneve të pushtetit qëndror dhe vendor, ofrimin e shërbimeve të digjitalizuara, rritjen e efektivitetit dhe transparencës në menaxhimin e financave publike, qeverisjen e qapur ku të mund të përfshihen më shumë elemente të mbikëqyrjes publike dhe llogaridhënies.

Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, vlerësoi rëndësinë e rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së pushtetit lokal, forcimin e kapaciteteve institucionale në të gjitha nivelet me fokus te meritokracia dhe profesionalizmi, rritjen cilësisë së shërbimeve për qytetarëve, etj.

Më pas u vijua me prezantimin e gjetjeve të ekspertëve ndërkombëtarë dhe të diasporës lidhur me shtyllën e Mirëqeverisjes. Sandra Pernar, Koordinatore e OGP për Europën dhe Prof. Francesco Tuçari nga Universiteti i Salentos dhe Sabire Lici eksperte nga diaspora, të cilat vlerësuan masat e propozuara për rritjen e transparencës dhe angazhimit qytetar në proceset parlamentare.

Takimi vijoi me diskutime dhe sugjerime të të ftuarëve lidhur me masat e propozuara për shtyllën e Mirëqeverisjes.

Antikorrupsioni

Paneli i dytë për Shtyllën e Antikorrupsionit u moderua nga znj.Etilda Gjonaj, anëtare e Komisionit të Posaçëm, e cila parashtroi punën e bërë për procesin dhe konsultimin e gjatë me ekspertët ndërkombëtarë, si dhe theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së një reforme të rëndësishme për luftën kundër korrupsionit, konsolidimin e shtetit të së drejtës, çka janë thelbësore për procesin e integrimit të vendit.

Prezantimi i metodologjisë, gjetjeve dhe masave kryesore të draftit të Planit Kombëtar të Veprimit për shtyllën e Antikorrupsionit u bënë nga: Prof. Asoc. Dr. Jonida Rystemaj, Prof. Asoc. Dr. Jonida Rystemaj, Dr. Ardita Seknaj, Dr. Ardita Seknaj, Prof. Asoc. Dr. Ledjon Shahini. Grupi i ekspertëve bëri një prezantim të disa problematikave kryesore të identifikuara në sektorët që mbartin risk të lartë korrupsioni, si: pronat, prokurimet publike, shëndetësia, arsimi, doganat dhe tatimet, si dhe paraqitën propozime konkrete për të adresuar këto sfida, ku ndër të tjera u kërkua ndërhyrje për qartësimin dhe forcimin e sistemit të gjurmimit elektronik, përshpejtimin e procesit të digjitalizimit të të dhënave kadastrale, përmirësime të mëtejshme në kuadrin ligjor për prokurimet publike, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e profesionalizmit të strukturave përgjegjëse, avancimi i procesit të digjitalizimit dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për tatimet dhe doganat, identifikimin dhe konfiskimin efektiv të aseteve të dyshimta, krijimin e Zyrës për Rikuperimin e Aseteve, zbatimi i ligjit Antimafia në fushën e taksave dhe tatimeve, përfshirjen e qytetarëve dhe shoqërisë civile në proceset e vendimmarrjes dhe monitorimit të financave publike, integrimin në kurrikulat arsimore të edukimit kundër korrupsionit, etj.

Adea Pirdeni, Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, e pranishme në panel vlerësoi punën e bërë nga të gjithë aktorët e përfshirë në hartimin e Planit të Veprimit, theksoi rëndësinë e qasjes proaktive dhe kontributit real në ndërtimin e një dokumenti që mbështet objektivin për integrimin e Shqipërisë, si dhe nënvizoi nevojën e ndërveprimit për të mundësuar që mekanizmat e mirëqeverisjes dhe të gjitha hallkat e luftës kundër korrupsionit të funksionojnë me efikasitet dhe të kontribuojnë realisht në ecurinë e negociatave me BE.

Takimi u përshëndet nga Hanne Juncher, Drejtore për Sigurinë, Integritetin dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës dhe Dr. Robert Šumi, Kryetar i Komisionit për parandalimin e korrupsionit, Slloveni, të cilët vlerësuan hapat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, çka u konfirmua dhe në vendimmarrjen e GRECO-s, por dhe masat e ndërmarra në draftin e planit të veprimit.

Më tej u vijua me prezantimin nga ekspertët ndërkombëtarë dhe të diasporës: Laura Stefan, eksperte e Këshillit të Europës, Dr. Anna Corrado, gjyqtare administrative në Itali, Prof. Michele Giuranno, Prof. nga Universiteti i Salentos dhe Dr. Zamira Xhaferri, pedagoge pranë Universitetit të Amsterdamit, të cilët vlerësuan analizën kapilare të bërë nga ekspertët, ndanë eksperiencën e vendeve të tyre, si dhe paraqitën sugjerimet e tyre lidhur me përballimin e sfidave që lidhen me edukimin e shoqërisë, sektorin privat, luftën e formave të ndryshme të korrupsionit, etj.

Takimi vijoi me diskutime dhe sugjerime të të ftuarve lidhur me masat e propozuara në Planin e Veprimit.

Sundimi i ligjit

Paneli i tretë për Shtyllën e Sundimit të ligjit u moderua nga z.Toni Gogu, anëtar i Komisionit të Posaçëm, i cili vlerësoi punën profesionale të bërë nga ekspertët e GENL.

Prezantimi i metodologjisë, gjetjeve dhe masave kryesore të draftit të Planit Kombëtar të Veprimit të shtyllës së Sundimit të Ligjit u bënë nga: Prof. Asoc. Dr. Nadia Rusi dhe  Gledis Gjipali, të cilët paraqitën gjetjen dhe sugjerimet e bëra nga ekspertët lidhur me përmirësimin e funksioneve të Kuvendit, transparencës, llogaridhënies dhe efektivitetit të tij, garantimit të të drejtave të njeriut, si dhe fuqizimit të sundimit të ligjit në Shqipëri. Disa nga sugjerimet e ekspertëve për adresimin e sfidave ishin: përmirësimi i kontrollit të lobimit, duke rritur eficiencën e transparencën, si dhe marrja e masave për të shmangur korrupsionin legjislativ; kalimi në një sistem plotësisht të integruar e-Legjislacioni, rregullime për ushtrimin e të drejtës për peticionin, forcimin e mekanizmave për konsultimin publik të projektligjeve, rritjen e përfshirjes efektive të shoqërisë civile në procesin legjislativ, përmirësimin e mekanizmave të kontrollit të zbatimit të ligjit, përmirësimin e cilësisë së ligjvënies, përmirësimin e rolit mbikëqyrës, koordinues dhe monitorues të Kuvendit, duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve,etj.

Majlinda Dhuka, Ministre Shteti dhe Kryenegociatore në Shqipëri u ndal në disa elementë kyçe të lidhura me rolin e Kuvendit në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe udhëheqjen e procesit integrues të vendit.

Takimi vijoi me prezantimin nga Prof. James A. Lofton, pedagog në Universiteti “Washington and Lee”, SHBA dhe Dr. Klodian Rado, pedagog në Universitetin “York”, Kanada, të cilët bënë një përmbledhje të gjetjeve dhe rekomandimeve lidhur me draftin e Planit Kombëtar të Veprimit lidhur me shtyllën e Sundimit të Ligjit duke u fokusuar në garantimin e ndarjeve të pushteteve, pavarësinë e institucioneve të pavarura, rolin e Kuvendit në përmirësimin e sistemit të drejtësisë, etj.

Takimi vijoi me diskutime dhe sugjerime të të ftuarëve lidhur me masat e propozuara nga ekspertët .

Draft Plani Kombëtar i Veprimit

Draft- Plani Kombëtar i Veprimit për të tre shtyllat: Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin e Sundimin e Ligjit përfshin 55 fusha tematike, me 253 masa specifike nga të cilat propozohen 75 nisma ligjore dhe 178 masa institucionale. Për hartimin e draftit, Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë është mbështetur në gjetjet e Dokumentit Analitik, i cili ka si kornizë udhërrëfyese rekomandimet dhe masat e dakordësuara me BE-në në kuadrin e angazhimeve të shtetit shqiptar në procesin e negociatave. Dokumenti është konsultuar gjerësisht me ekipin e negociatorëve shqiptarë, ekspertë të fushave respektive të institucioneve të pavarura, administratës publike, shoqërinë civile dhe grupet e interesit, si dhe i është nënshtruar ekspertizës së 38 konsulentëve të huaj përfshi dhe disa nga institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, si: Këshilli i Evropës, projekte të BE-së, Ambasadës franceze e asaj zvicerane, OSBE, USAID, NDI, OGP, etj.

The post Prezantohet drafti i Planit Kombëtar të Veprimit për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama publikon risitë për mandatin e katërt: Paqe fiskale të negociuar me biznesin

TIRANË, 29 mars/ATSH/- Kryeministri, njëherësh kreu i PS-ë, Edi Rama në prezantimin sot të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, deklaroi se edhe në mandatin e katërt mbetet i pandryshuar regjimi për biznesin e vogël.

Rama theksoi se deri në 2029, Shqipëria do të vazhdojë të jetë, jo vetëm i vetmi vend me zero taksë për biznesin e vogël në rajon, por dhe vendi me nivelin më të ulët absolut të taksave në rajon për të punësuarit, ku 93% e të gjithë atyre që marrin një pagë në Shqipëri paguajnë më pak se 10% nga pagat.

Ai vuri në dukje se “biznesi i vogël vuante një taksim të dyfishtë dhe duke u nisur nga një xhiro prej 55 mijë eurosh paguante 10% taksë, 20 % TVSH, njësoj si biznes i madh, s’kishte asnjë dallim. Një furrë buke paguante sa 15 katëshi, njësoj”.

“Ne jo vetëm zeruam taksën, po dhe e rritëm nga 55 në 140  mijë euro, tavanin e xhiros vjetore që llogaritesh biznes i vogël dhe e hoqëm TVSH për gjithë biznesin e vogël, me një xhiro deri në 100 mijë euro. Ky regjim e kemi premtuar dhe do ta mbajmë edhe në mandatin e katërt do të mbetet i pandryshuar”, tha Rama.

Sa i përket biznesit të madh, Kryeministri Rama tha se i pandryshuar do të mbetet regjimi i taksës 15%, por mandati i katërt do të ketë një risi.

“Në mandatin e katërt ne do të kemi një paqe fiskale të negociuar me biznesin, një instrument i njohur qysh në kohëra shumë të vjetra, të cilën latinët e quanin Pax Fiscalis Cum Negotiis. Më pëlqen shumë kjo ide dhe do t’i propozojmë biznesit, qysh në qershor një marrëveshje paqeje të negociuar fiskale për një periudhë 3-vjeçare, ku 15 % i tatimit do të paguhet mbi fitimin e përputhur me normën e rritjes ekonomike, ndërsa për çdo fitim shtesë që biznesi do të deklarojë mbi atë normë, do të tatohet vetëm 5%.  Kjo është një paqe që nënkupton edhe fundin e çdo lloj inspektimi tek biznesi, të çdo lloj kontrolli dhe të çdo lloj minuti të harxhuar për kontrolle bazuar mbi një marrëveshje paqeje, por kjo do të nxjerrë në dritë edhe shumë të ardhura të padeklaruara për arsyet që i dimë që biznesi nuk i ka deklaruar veç faktikisht hyn edhe tek një sërë borxhesh e historisë që as nuk kanë për t’i paguar kurrë po të duash”, nënvizoi Rama.

Më tej, Rama tha se “kur ne morëm detyrën, Shqipëria eksportonte 2.8 miliardë euro në total. Ne i çuam eksportet në 8.4 miliardë në 2024 ose tre herë më shumë”.

“Në mbështetje të biznesit, gjatë mandatit të katërt do të mobilizojnë mbi 2 miliardë euro ekstra në formën e kredisë dhe garancisë nga dy banka, nga Banka e Shqipërisë, ka filluar mobilizimi 250 milionë euro, një linjë financimi novative që sot mund të aksesohet në bankat e nivelit të dytë me një garanci shtetërore mbi kolateralin 70% dhe me një normë interesi më të ulët se, duke filluar nga më pak se 3% po mund të shkojë edhe më poshtë nga negociimi. Ndërkohë, edhe nga Banka e Zhvillimit, më në fund kemi legjislacionin tonë dhe do të nisi rrugën edhe banka e shumëpritur dhe shumëpërfolur më parë e zhvillimit. Një bankë e ndërtuar bashkarisht me “Cassa Depositi e Prestiti” një nga bankat më të vjetra të zhvillimit në Europë dhe që do të funksionojë me të njëjtin model si ajo bankë në Itali. Ndërkohë që, 1 miliardë euro të tjera do të mobilizohen nga paketa Smart Albania”, nënvizoi Rama.

Falë këtij mobilizimi financiar, Kryeministri vuri në dukje se “ne do të gjenerojmë rreth 8 miliardë euro ekstra në ekonomi, si dhe do të krijojmë deri në 100 mijë mundësi të reja për punë, por më e rëndësishmja për punë të mirëpaguar”.

/a.g/

The post Rama publikon risitë për mandatin e katërt: Paqe fiskale të negociuar me biznesin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjekmarkaj: Mamurrasi, gati për ndryshim në zgjedhjet e 11 majit

TIRANË, 26 mars/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj prezantoi sot në Mamurras, kandidatin për deputet të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Kastriot Piroli.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj tha se “Piroli është një zë i fortë për qytetarët, një luftëtar për dinjitetin e kësaj zone, një përfaqësues që do ta çojë zërin e Mamurrasit në qeverinë e re të PD pas 11 majit”.

“12 vite të keqqeverisjes së Edi Ramës dhe Majlinda Carës kanë sjellë varfëri, papunësi dhe braktisje totale. Asnjë investim, asnjë mundësi për të rinjtë, vetëm korrupsion dhe zhgënjim. “Rilindja” nuk solli zhvillim, por rrënim”, tha Gjekmarkaj.

Sipas tij, Mamurrasi dhe gjithë Shqipëria kërkojnë rotacion politik, shpresë dhe dinjitet.

Gjekmarkaj u shpreh se “PD sjell një vizion të ri dhe të qartë, Sali Berisha e mban fjalën. Rroga minimale 500 euro, pensionet mbi 200 euro, 160 milionë euro mbështetje për bujqësinë, paga më të larta për mësuesit, mjekët dhe pedagogët”.

/k.s//r.e/

The post Gjekmarkaj: Mamurrasi, gati për ndryshim në zgjedhjet e 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manja të rinjve lezhjanë: Vota juaj në 11 maj e rëndësishme për fitoren e PS-së

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Ulsi Manja u bëri thirrje sot të rinjve në Lezhë të votojnë skuadrën e PS-së në këtë qark, në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë fjalës së tij në takimin me të rinjtë e Lezhës për prezantimin e skuadrës së re për Shqipërinë në BE 2030, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Manja tha se “ju jeni brezi që po e kapni ëndrrën evropiane në kilometrat e fundit dhe vota juaj në 11 maj është shumë e rëndësishme për fitoren e PS-së dhe mandatin e katërt të Edi Ramës për t’u shkëputur njëherë e mirë nga e kaluara dhe për ta ulur Shqipërinë në vitin 2030 si anëtare e BE-së”.

“Rama ka meritën e padiskutueshme që në emër të PS-së në këto zgjedhje, në kontrast të thellë me kundërshtarët politikë, nëse do t’i quaja kundërshtarë polikë, ka përfshirë në listat e PS-së në Lezhë dhe gjithë Shqipërinë të rinj dhe të reja sigurisht e gërshetuar me përvojën më të mirë të akumuluar ndër vite për t’u afruar shqiptarëve një zgjidhje më të thjeshtë: në 11 maj votën për numrin 5, për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, tha Manja.

Manja u shpreh se “skuadra e Lezhës në të tre bashkitë: Lezhë, Kurbin dhe Mirditë është tërësisht e re, me përjashtimin tim, që rikandidoj për PS, më është besuar të udhëheq këtë skuadër në qarkun e Lezhës drejt mandatit të katërt të PS-së në këtë qark”.

Skuadra jonë, vijoi Manja, ka një ndërthurje moshe profesionesh dhe përvoje, në këtë listë ka ekonomistë, juristë, informaticienë, psikologë, mësues, pedagogë gazetarie, por ka edhe kandidatë të suksesshëm në sektorin privat.

“Lista jonë është unike në vlera dhe përfaqësuese më së miri e të gjitha vlerave që ka kjo trevë”, tha Manja.

Lista e kandidatëve të PS-së për qarkun e Lezhës në 11 maj:

Qarku Lezhë
Lista e mbyllur
Ulsi Manja
Ermal Pacaj
Lista e Hapur
Admir Kadeli
Andon Gjoni
Klotilda Ndreca
Erion Markaj
Marjeta Neli
Aurora Reçi
Pranvera Skana

/k.s//r.e/

The post Manja të rinjve lezhjanë: Vota juaj në 11 maj e rëndësishme për fitoren e PS-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Ligji i padrejtë 7501, i diktuar nga fakti se 75% e shqiptarëve jetonin në fshat

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se “është bërë gjithçka që kthimi dhe kompensimi i pronave të pengohet në shkallën më maksimale. Nga 26 mijë dosje nga viti 2014 deri më sot janë zgjidhur gjithsej 800 dosje”.

Gjatë paraqitjes pasditen e sotme të programit të koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë madhështore” për pronën, Berisha tha se PD bëri shqiptarët pronarë të banesave ku kishin jetuar para viteve ’90 të 224 mijë apartamenteve të ndërtuara në 50 vite”.

“Në një mënyrë, ose një tjetër krijoi fermat e vogla në fshat, por prapë ajo hodhi hapa të drejta për kompensimin fizik të pronës dhe filloi ta aplikojë në bashkëpunim me pronarët atë skemë. Në vitet 2005-2013, nuk u korrigjuan të gjitha ligjet, por shumë nga kufizimet u hoqën. Dhe ajo ç’ka mund të them unë, Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave ktheu faktikisht 106 mijë hektarë tokë, nga të cilat mbi 14 mijë truall, të tjera tokë bujqësore, kullota”, nënvizoi Berisha.

Kjo agjenci, shtoi Berisha, me një punë efikase arriti të rikthejë qindra e qindra objekte, dhe të dëmshpërblejë financiarisht ish-pronarët me 37 milionë euro.

“Agjencia, përveç këtyre, përzgjodhi 71 mijë hektarë tokë publike për të kompensuar pronarët. Pra, krijoi një fond vërtet të fuqishëm për kompensimin e pronarëve për tokat që nuk i kishin më”, tha Berisha.

Kreu i PD-së foli edhe për ligjin 7501 për ndarjen e pronave.

“Ligjet e para që miratuam, ishin ligje të diktuara. pasi, sigurisht, një realitet tjetër ekzistonte, i vështirë. Transformimi i Shqipërisë në një rezervat njerëzor e bënte shumë të vështirë rikthimin e menjëhershëm të tokave pronarëve. Ligji 7501, një ligj i padrejtë ndaj pronës, u diktua së pari nga realiteti ku 75% e shqiptarëve ishin ngujuar në fshat, dhe t’ua hiqje tokën mbeteshin vetëm me qiellin mbuluar, por nuk ka asnjë diskutim që ai përcaktim, ai ligj kishte në bazë dhe psikologjinë e hapur antipronë në qëndrimin ndaj pronarëve”, tha Berisha.

“Shqipëria ka çdo mundësi që problemet e trashëguara me pronarët legjitimë dhe me të përndjekurit politikë t’i mbyllë gjatë 4 viteve që vijnë, dhe do t’i mbyllë ato”, tha Berisha.

/k.s/j.p/

The post Berisha: Ligji i padrejtë 7501, i diktuar nga fakti se 75% e shqiptarëve jetonin në fshat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Inaugurojmë të parën autostradën Shkodër-Milot-Tiranë

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi sot se “autostrada e parë që do inaugurohet nga qeveria e ardhshme do jetë autostrada Shkodër-Milot-Tiranë”.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të kandidatëve të PD-së që garojnë në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Berisha tha se dy do jenë veprat e para të mëdha publike, autostrada Shkodër-Milot-Tiranë dhe bajpasi i Elbasanit.

“Shkodra do ketë investimet që meriton. Do ketë investimet që meriton në rrugën Shkodër-Muriqan. Urën Velipojë-Pulaj, PD e bën realitet. Investime të mëdha do bëhen në sistemime, kanalizime, ujësjellësa në të gjithë qarkun e Shkodrës”, vijoi Berisha.

“Shqipëria Madhështore është Shqipëria e hightech-ut, e inteligjencës artificiale, e dataqendrave, e kriptomonedhave. Faktikisht është Shqipëria e një gjenerate që ëndërron vendin e tyre të tillë. Por një gjë u them, në rast se në vitin 2005 kur erdhëm në pushtet dhe deklaruam se Shqipërinë do e sjellim në moshën dixhitale, qeshën me të madhe, opozita, por edhe mediat”, tha Berisha.

Kreu i PD-së theksoi se “mirëpo ne në atë kohë Shqipëria kishte një internet 4.9 % penetrimin dhe shumica e analizave ndërkombëtare nuk e llogarisnin fare, ne arritëm në 63 %. Ju jap fjalën se Shqipëria do jetë një epiqendër e rëndësishme e teknologjisë së lartë. Kanë filluar kontaktet me kompani të mëdha, të cilat do vijnë në Shqipëri dhe me të rinjtë shqiptarë do e bëjnë Shqipërinë epiqendër të teknologjisë së lartë në rajon dhe botë. Shqipëria do bëhet superfuqi energjetike në rajon”.

Berisha u shpreh se “në rast se në vitin 2007, e shpallëm superfuqi e vogël energjetike, tani themi jo, superfuqi energjetike në rajon. Shqipëria do shumëfishojë prodhimin e energjisë nga dielli, era, uji dhe gazi. Nga Vermoshi në Konispol, çdo qytetar që dëshiron, do t’i vendosen panelet fotovoltaike dhe për tre vite do paguajë qiranë, pas tre vitesh do i gëzojë për gjithë jetën”.

/k.s/j.p/

The post Berisha: Inaugurojmë të parën autostradën Shkodër-Milot-Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD paraqet kandidatët në Shkodër, Boçi: Koha për t’i dalë zot vendit

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi prezantoi kandidatët që garojnë në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Boçi bëri të ditur se misioni që kanë mbi supe kandidatët, është sa i vështirë aq edhe shpresëdhënës për zjarrin e fitores së PD më 11 maj.

“Është koha që Shkodra dhe qytetarët e saj të rishkruajnë historinë e t’i dalin për zot vendit të tyre. Jemi në udhëkryqin e historisë, jemi këtu për të shkruar historinë e për t’i dalë zot fateve të vendit”, tha ai.

Ai theksoi se zgjedhjet e 11 majit përcaktojnë të ardhmen e qytetarëve, familjeve të Shkodrës e Shqipërisë

“Ndaj ne sot paraqesim njerëzit tuaj, të drejtë e të ndershëm, që e duan profesionin e politikën si shërbim”, shtoi ai.

E dimë shumë mirë që pjesa më e madhe e shoqërisë sonë, vijoi Boçi, është lodhur nga premtimet boshe, dhuna politike, revoltuar nga korrupsioni i qeverisë dhe kërkojnë rrëzimin e saj.

“Ndaj jemi këtu për të bërë gjithçka, për të bërë Shqipërinë madhështore dhe reale në arsim, shëndetësi, ekonomi, për të rritur pensionet e pagat, një Shqipëri që është realitet i prekshëm e i mundshëm për të gjithë ne”, deklaroi Boçi.

Ne jemi njerëz politik, vijoi ai më tej, që jetojmë në komunitetet tona me hallet dhe problemet e tyre.

“Sfidat tuaja janë sfidat tona. Jemi këtu sepse ne besojmë se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë, me shanse të barabarta për ta, ku suksesi është rezultat i punës së ndershme dhe jo i lidhjeve të korruptuara”, tha ai.

Boçi u shpreh se është detyrë e PD-së të sjellë midis njerëzve besimin se në këtë vend ka parti politike si PD, opozitë me njerëz të vërtetë që duan të qeverisin dhe jo të sundojnë, që ka njerëz që nuk duan të komandojnë, por të japin shërbim ndaj njerëzve, që ka njerëz që u duan të mirën qytetarëve dhe jo që iu rrëmbejnë të mirat e tyre.

“Është detyra jonë që të mos lejojmë askënd që ka rrëmbyer pasurinë, ekonominë, krenarinë dhe dinjitetin, vullnetin politik dhe votën, të mbetet pa ndëshkuar”, deklaroi Boçi. /j.p/

The post PD paraqet kandidatët në Shkodër, Boçi: Koha për t’i dalë zot vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha nga Shkodra: 11 maji, fushata më e rëndësishme zgjedhore e 34 viteve të fundit

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se zgjodhi Shkodrën për të nisur betejën, siç e cilësoi ai, për të shembur diktaturën e dytë.

Në prezantimin e kandidatëve të PD-së që garojnë në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Berisha tha se “Shkodra ka qenë dhe mbetet në histori qyteti i pikënisjes së epokave për kombin shqiptar. Këtu në Shkodër nisi epoka e demokracisë dhe shembja e diktaturës komuniste ndaj dhe unë zgjodha Shkodrën për të nisur betejën për shembjen e diktaturës së dytë dhe ndërtimin kësaj here të Shkodrës madhështore, të Shqipërisë madhështore”.

“Ne jemi në prag të një fushate elektorale që do shënohet në historinë ndoshta fushata më e rëndësishme zgjedhore e 34 viteve të fundit. Sepse në këtë fushatë ne nuk kemi kundër një parti politike, ne kemi kundër një organizatë të tmerrshme kriminale që ka pushtuar Shqipërinë në 12 vite dhe që duhet rilindje”, theksoi Berisha.

Kreu i PD-së tha se “ne kemi përballë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, tashmë të faktuar me dokumente themelore ndërkombëtare”.

“Prandaj kjo fushatë është në fakt një fushatë çlirimtare për Shqipërinë dhe për Shkodrën”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se “12 vite, Shkodra dhe të gjitha qarqet e veriut, kanë pasur investime as sa një qytet i mesëm në zonat e tjera. 12 vite, familjet shkodrane janë varfëruar në ekstrem. Shkodra është qyteti më i madh, më i zbrazur i Shqipërisë”.

vijon…. /k.s/j.p/

The post Berisha nga Shkodra: 11 maji, fushata më e rëndësishme zgjedhore e 34 viteve të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Partia e Lirisë prezanton 12 kandidatët për zgjedhjet e 11 majit

13 March 2025 at 18:31

TIRANË, 13 mars/ATSH/ Partia e Lirisë prezantoi sot 12 kandidatët që garojnë në listën e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në një komunikim për mediet, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi u shpreh se Partia e Lirisë ka qenë gjithmonë në ballë të betejës për listat e hapura, që nga viti 2008.

Blushi u shpreh se “më 11 Maj listat e hapura do të jenë edhe prova më e qartë e fitores sonë dhe triumfi i vërtetë i demokracisë”.

Blushi theksoi se në krye të ekipit të kandidatëve të PL-së qëndron Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili do të konkurrojë në 11 Maj në listën e hapur të Qarkut Tiranë.

Kjo sipas Blushit “vendos përballë një sfide madhore të gjithë klasën politike dhe jep një shembull të jashtëzakonshëm që motivon dhe frymëzon betejën për zgjedhjet e 11 Majit”.

Ndërkohë Gentaj Cala është kandidati i PL në listën e hapur të Qarkut të Korçës. Blushi theksoi se ai është një nga kandidatët më të votuar të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e fundit Parlamentare.

Në qarkun e Shkodrës, PL kandidon  me Elmira Ndrevashaj, aktualisht një nga këshilltaret e PL-së në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.

“Falënderojmë Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe forumet e larta drejtuese të Partisë së Lirisë për besimin absolut dhe përgjegjësinë shumë të madhe që na kanë dhënë për përfshirjen tonë, në listën e mbyllur të koalicionit, ndarje që bazohet në tre qarqet më të mëdha të Shqipërisë: Tiranë, Fier dhe Elbasan”, tha Blushi, ndërsa prezantoi Edmond Haxhinaston aktualisht kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar; Erisa Xhixhon aktualisht Zv.Presidente e Partisë së Lirisë, si dhe Brunilda Haxhiu, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Partisë së Lirisë dhe Sekretare për Çështjet e Familjes.

“Në këtë mënyrë ne garantojmë dhe një përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë gjinor 50% me 50%. Nuk mundemi dot për më tepër se 12 deputetë për shkak të sakrificave që duhen bërë kur hyn një koalicion dhe pamundësisë së krijuar për të pasur kandidatë në 4 Qarqe”, u shpreh Blushi.

Në vijim kryetari i Këshillit Drejtues Kombëtar të PL-së, Edmond Haxhinasto prezantoi kandidatët Viktor Tusha dhe Dashamir Xhika.

“Viktor Tusha është gjithashtu themelues i Partisë së Lirisë, është një administrator efikas në të gjitha detyrat që ka pasur gjatë karrierës së tij si i zgjedhur vendor në Lezhë, si dhe një biznesmen i suksesshëm. Ndërsa Dashamir Gjika është një shërbyes i palodhur ndaj njerëzve ne komunitetin e Elbasanit”, tha Haxhinasto.

Ndërsa zv.Sekretarja e  Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu prezantoi për qarkun e Fierit Arben Çukon, i cili ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Prefekturën e Qarkut Fier gjatë periudhës 2013-2016, si dhe postin e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak Fier.

Në Qarkun e Beratit PL përfaqësohet me Lefter Maliqin, me një karrierë në fushën e rendit dhe sigurisë.

Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho prezantoi kandidatin për deputet në Qarkun e Durrësit, Adriatik Hoxha, aktualisht Sekretar i Sporteve pranë Partisë së Lirisë.

Po ashtu në listën e mbyllur të Qarkut të Tiranës, Xhixho prezantoi Tedi Blushin, themelues i Partisë së Lirisë aktualisht Sekretar i Përgjithshëm dhe drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës.

/m.m//a.f/

The post Partia e Lirisë prezanton 12 kandidatët për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kjo ish-banore do ta prezantojë “Bigun” sezonin e ardhshëm?

By: gaze tare
10 March 2025 at 11:58

Deklarata e Ledion Liços për mosprezantimin e formatit të ardhshëm të ‘BBVA’, ka shkaktuar shumë diskutime dhe spekulime tek ndjekësit, të cilët janë kureshtarë të dinë se kush mund ta zëvendësojë atë.

Ndërkohë, Dea Mishel, ish-banorja e “BBVA”, ka shpërndarë një pyetje nga ndjekësit e saj në Instagram, ku u pyet nëse ajo do të jetë prezantuese e Big Brother sezonin tjetër. Ajo iu përgjigj duke thënë “Manifestojeni për mua”, por nuk dha asnjë informacion tjetër rreth mundësisë për t’u bërë prezantuese e programit.

Kjo ka lënë hapur mundësinë e spekulimeve, ndërsa ndjekësit vazhdojnë të mendojnë se kush do të jetë personi që do ta zëvendësojë Ledionin.

The post Kjo ish-banore do ta prezantojë “Bigun” sezonin e ardhshëm? appeared first on iconstyle.al.

Saimir Tola në krye të Bordit të AMF-së: Angazhim për forcimin e tregjeve financiare jobankare

25 February 2025 at 16:59

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalsi, prezantoi sot kryetarin e ri të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Saimir Tola.

Emërimi i tij në këtë detyrë u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë një javë më parë.

Gjatë fjalës së tij, Shalsi theksoi rëndësinë e këtij emërimi që plotëson Bordin e Autoritetit si organi më i lartë drejtues dhe vendimmarrës, ndërsa shprehu mbështetjen e Komisionit ndaj Autoritetit në forcimin e mëtejshëm të pavarësisë dhe funksioneve të tij mbikëqyrëse dhe rregullatore.

“AMF është një institucion i rëndësishëm rregullator për tregjet financiare jobankare dhe si i tillë kompletimi i Bordit me emërimin e Tolës, uroj të kontribuojë pozitivisht në konsolidimin e mëtejshëm të Autoritetit, si edhe në ruajtjen e profesionalizmit dhe integritetit të gjithsecilit”, u shpreh Shalsi.

Drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e AMF, Mimoza Kaçi vlerësoi bashkëpunimin me Komisionin, ndërsa shprehu angazhimin për zbatimin e rekomandimeve të dhëna përmes rezolutave, që sipas saj, kanë shërbyer si udhërrëfyes për punën e Autoritetit.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Bordin për vijimin e punës në përmbushje të misionit dhe objektivave të institucionit.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për përafrimin e kuadrit ligjor dhe avancimin e standardeve me praktikat më të mira europiane dhe ndërkombëtare, si dhe në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të tregjeve nën mbikëqyrje”, tha Kaçi.

Kryetari i Bordit të AMF, Tola, shprehu angazhimin për të kontribuar në forcimin e mëtejshëm të rolit mbikëqyrës dhe rregullator të institucionit.

“Autoriteti ka një rol kyç në mbikëqyrjen dhe rregullimin e tregjeve financiare jobankare. Të gjithë bashkë do të vijojmë të japim kontribut për rritjen e besimit në këto tregje dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre”, theksoi Tola.

/r.e/

The post Saimir Tola në krye të Bordit të AMF-së: Angazhim për forcimin e tregjeve financiare jobankare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hoxha prezanton prefektin e ri të Kukësit: Angazhim në përmirësimin e shërbimeve publike

10 February 2025 at 15:49

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha prezantoi sot në Kukës prefektin e ri të qarkut, Dritan Baji.

Baji zëvendëson në këtë detyrë Agron Gecën.

“Ky ndryshim është një hap më tej për të garantuar vazhdimësinë dhe vijimin e projekteve tona në rajonin verior”, u shpreh ministri Hoxha.

Ministri kërkoi angazhim në përmirësimin e shërbimeve publike, në rritjen dhe forcimin e investimeve infrastrukturore lokale, në sigurimin e një mjedisi dhe kushteve të përmirësuara për banorët, si dhe që prefekti të punojë ngushtë me të gjitha palët e aktorët, për të adresuar nevojat e qytetarëve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës për të sjellë zhvillime të dukshme në rajon.

Teksa zgjedhjet e 11 majit po afrojnë, ministri Hoxha theksoi rëndësinë e sigurimit të kushteve që procesi elektoral i radhës të zhvillohet i qetë dhe transparent.

“Garantimi i barazisë së votës, posaçërisht votës së diasporës për herë të parë në histori, është prioritet i punës sonë”, tha Hoxha, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë, të regjistrohen në platformën e KQZ deri në 4 mars, të verifikojnë të dhënat e tyre dhe të sigurohen që janë gati për të votuar më 11 maj.

“Regjistrimi i diasporës është një hap i rëndësishëm për të garantuar, që zëri i çdo shqiptari të dëgjohet”, u shpreh ai.

Prefekti Baji e cilësoi si përgjegjësi dhe privilegj emërimin në këtë detyrë, teksa shprehu angazhimin për të vijuar më tej punën e kryer deri tani në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit. /j.p/

1 nga 3

The post Hoxha prezanton prefektin e ri të Kukësit: Angazhim në përmirësimin e shërbimeve publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEKNOLOGJI – Alibaba prezanton version të ri të IA, më i mirë edhe se DeepSeek

29 January 2025 at 19:01

PEKIN, 29 janar /ATSH-ANSA/ – Gjigandi kinez i teknologjisë Alibaba ka njoftuar prezantimin e një versioni të ri të inteligjencës së tij artificiale, të njohur si Qwen2.5 Max.

Sipas Alibaba versioni i ri arrin performancë konkurruese me modelet e nivelit të lartë, si DeepSeek-V3, GPT-4o dhe Qwen2 të Kinës. .5 Max OpenAI dhe Meta’s Llama-3.1-405B.

Kompania po analizon ende disa standarde, raporton Wall Street Journal. /os/

The post TEKNOLOGJI – Alibaba prezanton version të ri të IA, më i mirë edhe se DeepSeek appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prezantohet prefekti i ri i qarkut të Vlorës, Plator Nesturi

14 January 2025 at 17:06

TIRANË, 14 janar/ATSH-Maela Marini/ Në Prefekturën e qarkut të Vlorës u bë sot prezantimi i prefektit të ri, Plator Nesturi.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe zëvendësministri i Brendshëm Juljan Hodaj prezantuan para kryetarëve të bashkive të qarkut, prefektin Nesturi.

Vengu vlerësoi eksperiencën dhe profesionalizmin e tij, duke veçuar kontributin në administratë, medie apo në diplomacinë shqiptare.

Ndërsa zv/ministri Hodaj shprehu bindjen se nën drejtimin e Nesturit ky institucion do të vazhdojë të përmbushë me profesionalizëm detyrat dhe përgjegjësitë që ka ndaj qytetarëve.

“Si Ministri e Brendshme ne jemi munduar të plotësojmë kuadrin ligjor. Kemi miratuar një ligj të ri për Prefektin, si dhe VKM-të përkatëse edhe në lidhje me krijimin dhe funksionimin e këshillave vendorë. Objektiv madhor i prefektit për vitin 2025 do të jetë koordinimi me KQZ-në në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025”, u shpreh Hodaj.

Një çështje tjetër me shumë rëndësi mbetet, sipas tij, edhe zbatimi i ligjeve, duke përfshirë aktet vendore. Hodaj nënvizoi se “Prefekti është një hallkë kyçe në mbarëvajtjen e punës së çdo institucioni në qark”.

Po ashtu, Hodaj veçoi emergjencat civile si një prioritet i vazhdueshëm i prefektit. Në këtë drejtim, ai theksoi se Prefektura duhet të rishikojë dhe përditësojë të gjitha planet e emergjencave me synim parandalimin, por edhe minimizimin e pasojave në kohë rekord.

Nga ana e tij, prefekti Nesturi shprehu angazhimin për të dhënë një kontribut shtesë për zgjidhjen e problematikave në qark.

“Jam vërtetë i privilegjuar dhe i nderuar për këtë detyrë. Kam qenë gjithmonë i lidhur me zonën e Vlorës, këtej jam si origjinë. Gjithë angazhimi im do të jetë për të dhënë një kontribut shtesë për gjithë qarkun e Vlorës, për gjithë problematikat e tij. Rëndësi ka koordinimi me të gjitha institucionet përkatëse për të dhënë energjizim edhe më të madh”, tha ai.

/r.e//a/f/

The post Prezantohet prefekti i ri i qarkut të Vlorës, Plator Nesturi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌