Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kuvendi miraton strategjinë kombëtare kundër dezinformimit, pa votat e opozitës

3 July 2025 at 22:33

Kuvendi miratoi të enjten me 71 vota pro dhe asnjë kundër Strategjinë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, një angazhim i ri i institucioneve shqiptare për të ndërmarrë një plan masash për të luftuar ndërhyrjen e huaj keqdashëse në sektorë të rëndësishëm të vendit. Dokumenti parashikon disa objektiva kryesorë në luftën kundër dezinformimit dhe […]

The post Kuvendi miraton strategjinë kombëtare kundër dezinformimit, pa votat e opozitës appeared first on Reporter.al.

Braçe: Qasje strategjike në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe prezantoi sot në Kuvend, projektligjin për strategjinë kombëtare kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Braçe tha se ky projektligj është proces që shënon etapë të re të ndërtimit të imunitetit demokratik të vendit tonë, përballë sfidave më të sofistikuara të shekullit siç janë ndërhyrjet e huaja keqdashëse dhe dezinformimi në hapësirën publike, institucionale dhe politike.

“Të gjithë jemi dëshmitarë që kërcënimet ndaj demokracive moderne nuk shfaqen më në forma klasike. Dezinformimi, manipulimi i informacionit publik, depërtimi i interesave të huaja në procese zgjedhore apo sektorë kritikë të ekonomisë kombëtare janë kthyer në mjete efektive të ndikimit politik dhe strategjik, pa kaluar në forma të drejtpërdrejta të dhunës apo agresionit ushtarak”, tha ai.

Deputeti socialist u shpreh se Shqipëria si një vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO-s nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Sipas Braçes, pozicioni gjeopolitik i Shqipërisë, tranzicioni i gjatë institucional dhe linjëzimi i qëndrimeve të qeverisë së Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare me vendimet e BE dhe NATO-s, e bëjnë vendin tonë të ekspozuar ndaj rreziqeve që vijojnë të jenë të pranishme dhe të shtohen.

“Duke qenë të vetëdijshëm për këto dinamika, dhe nevojën për t’i adresuar ato, Kuvendi vendosi ngritjen e një komisioni të posaçëm me një mandat të qartë që të koordinojë dhe mbikëqyrë veprimet institucionale për të adresuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike të vendit”, tha Braçe.

“Strategjia Kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit përfaqëson një qasje të re të domosdoshme të ndërtuar mbi një proces të thelluar institucional dhe politik të udhëhequr nga Komisioni Parlamentar që u ngrit me vendimin tuaj”, vijoi deputeti socialist.

Braçe u shpreh se krijimi i këtij komisioni, materializoi vullnet me një mesazh të qartë politik: lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja keqdashëse duhet të jetë prioritet kombëtar që kërkon vëmendje në Kuvendin e Shqipërisë.

“Metodologjia e ndjekur bazuar në parimet e transparencës dhe gjithëpërfshirjes ka përfaqësuar një dimension të dialogut politik dhe institucional duke mundësuar jo vetëm identifikimin e problematikave, por edhe hartimin e rekomandimeve strategjike të qëndrueshme me sfidat edhe dinamikat e kohës”, theksoi ai.

“Përmes një analize të kujdesshme dhe modeleve funksionale është siguruar një qasje strategjike e qëndrueshme në përputhje me standardet e BE dhe ato euroatlantike. Përfshirja e një grupi të gjerë ekspertësh të këtij komisioni ka shtuar vlerën dhe cilësinë e procesit”, shtoi Braçe.

Braçe tha se ky grup pune i përbërë nga 22 funksionarë publik, përfaqësues të 18 institucioneve dhe 19 ekspertë të jashtëm, hartoi raportin analitik mbi ndërhyrjet e huaja dhe dezinformimin ku skanoi situatën aktuale lidhur me këto fenomene.

Deputeti socialist theksoi se “kjo analizë diktoi qartë nevojën për adaptimin e një qasjeje të integruar dhe të qëndrueshme mes institucioneve shqiptare dhe me çdo aktor dhe faktor të jetës publike për të garantuar që përgjigja ndaj kërcënimeve të jetë efektive dhe në kohë”.

“Strategjia parashikon ngritjen e një autoriteti rregullator dhe mbikëqyrës politikash të ngritura me ligj për koordinimin institucional, për monitorimin e planit të veprimit dhe harmonizimin me dokumentet e tjera të Republikës së Shqipërisë”, pohoi Braçe.

“Është më shumë se deklaratë politikash, është një vullnet i përbashkët demokratik i të drejtave themelore të qytetarëve dhe aspiratave integruese në një kohë kur dezinformimi nuk është vetëm një mjet propagandistik, por edhe një armë strategjike. Shqipëria nuk mund të jetë e papërgatitur. Ajo po i bashkohet aleancës demokratike duke afirmuar se transparenca dhe faktet do të mbrohen me të njëjtin seriozitet sa edhe kufijtë territorialë”, cilësoi Braçe.

/e.i/j.p/

The post Braçe: Qasje strategjike në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

28 June 2025 at 09:15

Zyra ligjore britanike “Mishcon de Reya LLP” dhe ajo amerikane “Kasowitz LLP”, të cilat deklarojnë se përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikuan të martën, një raport ku pretendojnë se ai po mbahet në burg në mënyrë të padrejtë. Raporti, i cili nis me një citim të Alistair Campbell – ish-këshilltar për mediat […]

The post PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik appeared first on Reporter.al.

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

26 June 2025 at 14:18

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj keqdashëse është tashmë prioritet kombëtar, që kërkon vëmendje të veçantë në nivelin më të lartë legjislativ”.

Braçe e cilësoi një sfidë. që asnjë vend nuk mund ta përballojë i vetëm. Ndaj, sipas tij, kërkohet bashkëpunim ndërkombëtar dhe ndërtim aleancash të reja.

Dokumenti strategjik i miratuar në komision nga deputetët e mazhorancës (opozita nuk merr pjesë), sipas Braces, shënon një tjetër hap drejt mbrojtjes së interesave kombëtare dhe stabilitetit demokratik përmes masave të koordinuara dhe mekanizmave të përforcuar institucionalë.

Skanimi i Bizneseve

Në hartimin e dokumentit strategjik që synon luftën kundër ndërhyrjeve të huaja keqdashëse dhe dezinformimit morën pjesë aktorë institucionalë, por edhe ekspertë të jashtëm, një prej tyre edhe Arben Malaj. Ky i fundit tha gjatë mbledhjes së komisionit se, përveç krijimit të një kuadri ligjor dhe institucional, i cili, sipas tij, duhet të jetë funksional dhe jo mbivendosës, nevojitet fokus konkret në identifikimin e burimeve të mundshme të ndikimeve të jashtme dhe financimeve të dyshimta.

Precedenti

Në këtë kontekst, Malaj vlerësoi të rëndësishme skanimin e bizneseve, që veprojnë në fusha delikate si: ndërtimi dhe lojërat e fatit.

Një nga rastet që ai përmendi (pa emër) ishte ai i një organizate të shpallur terroriste nga Presidenti Donald Trump, e cila, sipas tij, dyshohet se është futur në Shqipëri përmes një biznesi shqiptar.

“Rasti më konkret është rasti i akuzave për një organizatë terroriste e cila ka hyrë në Shqipëri nga një biznes shqiptar, por në të njëjtën kohë është shpallur nga Presidenti Trump si organizatë terroriste”, tha eksperti i ekonomisë Arben Malaj

Ky precedent, sipas Malajt, nënvizon nevojën për kontrolle të thelluara në ato sektorë ku dyshohet për ndikime të dyshimta dhe flukse të paqarta financiare.

Domosdoshmëria

Që do të thotë jo vetëm një veprim automatik i skanimit të bizneseve problematike, por edhe një instrument sigurie shtesë, në një kohë kur dezinformimi dhe ndërhyrjet e jashtme po shihen si kërcënim për institucionet dhe demokracinë

“Bizneset aktuale që janë në fushën e lojërave të fatit dhe në ndërtim aty ku ka, se nuk duhet t’i biem në qafë askujt kot, aty ku ka flamuj të kuq të ngritur, duhet të skanohen dhe ta mbrojmë ekonominë tonë nga paratë kriminale”, tha Malaj.

Ai i qëndron postulatit se, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm nëse tolerohet paraja kriminale  

“Pra, në këtë rast nuk po mbrojmë ekonominë, por po mbrojmë të ardhmen e një vendi dhe po mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe kjo do të jetë kategorike”, tha ai   

The post Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar appeared first on Faktoje.al.

Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin

26 June 2025 at 13:09

“Kemi kaluar një rrugë të gjatë nga ekonomia e parasë te ekonomia e informacionit, pastaj te ekonomia e vëmendjes e më pas te ekonomia e emocioneve. Sot jemi në ekonominë e besimit. Pyetja kyçe nuk është më ‘A është e vërtetë?’, por ‘A i besoj burimit?’ — një pyetje që na kërkon të zhvillojmë të menduarit kritik, aftësitë digjitale, komunikimin, bashkëpunimin, empatinë dhe dhembshurinë.” Me këto fjalë, ekspertja e medias nga Rumania, Ioana Avădani, hapi Facts Content Lab në Podgoricë, të mbajtur në kuadër të fushatës për edukim mediatik “Facts Come First” nën iniciativën DG ENEST WeBalkans.

Ky aktivitet ofroi një mundësi të rrallë që gazetarët, influencerët, verifikuesit e fakteve dhe krijuesit e përmbajtjes nga i gjithë Ballkani Perëndimor të mblidhen dhe të ndajnë perspektivat lokale mbi dezinformimin. Ata shqyrtuan se si ky fenomen ndikon në jetën e përditshme në rajon dhe theksuan rëndësinë e informacionit të saktë, të menduarit kritik dhe angazhimit qytetar të informuar.

“Dezinformimi nuk është vetëm përhapje e pavërtetave, por një mënyrë për të kontrolluar diskursin publik dhe për të minuar vlerat demokratike. Lufta kundër dezinformimit mbron demokracinë, mundëson marrjen e vendimeve të informuara dhe çon drejt një shoqërie më të fortë dhe më të edukuar mediatikisht,” deklaroi Raluca Costache, udhëheqëse e ekipit të programit WeBalkans, dhe shtoi: “Përmes fushatës ‘Faktet të parat’, duam të theksojmë se dezinformimi krijon konfuzion, ndërsa faktet sjellin qartësi. Një qasje e bazuar në fakte mbi procesin e anëtarësimit në BE i ndihmon qytetarët e Ballkanit Perëndimor të vlerësojnë informacionet në mënyrë kritike dhe të refuzojnë narrativat e rreme.”

Fokusi tematik i ngjarjes ishte ç’njohja e keqkuptimeve të zakonshme mbi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pjesëmarrësit diskutuan sesi krijuesit e përmbajtjes, veçanërisht gazetarët, mund të çmontojnë narrativat e rreme dhe të ofrojnë një kuptim më të qartë të procesit të integrimit, si për qytetarët e BE-së, ashtu edhe për ata të Ballkanit Perëndimor.

Një nga segmentet më interesante ishte parashikimi i “së ardhmes së së vërtetës”. Pjesëmarrësit eksploruan se çfarë mund të ndikojë në të vërtetën në vitin 2040, ku lajmet e krijuara nga inteligjenca artificiale u identifikuan si një sfidë, por edhe si një prizëm nëpërmjet së cilës roli i njeriut konfirmohet sërish. Konkluzioni ishte i qartë – inteligjenca artificiale mund të ndihmojë, por empatia njerëzore do të udhëheqë, sepse njerëzve gjithmonë do t’u nevojiten njerëzit.

“Kur raportoni dhe përpiqeni të verifikoni burimet dhe pretendimet, bëheni të vetëdijshëm jo vetëm për shpejtësinë e përhapjes së dezinformimit, por edhe për sasinë e tij në diskursin publik—dhe sa thellë ndikon në mendimin publik. Detyra jonë nuk është vetëm të korrigjojmë të pavërtetat, por të rikthejmë besimin e njerëzve, shkronjë pas shkronje, histori pas historie,” tha gazetari Dejan Šajinović nga Nezavisne novine.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit eksploruan mënyra të reja dhe efektive për të luftuar dezinformimin. Duke punuar në ekipe dinamike, ata zhvilluan përmbajtje multimediale kreative të dizajnuara për të arritur audiencën dhe për të promovuar burime të bazuara në fakte dhe të besueshme.

“Si influencuese, mendoj se më e rëndësishmja është të mbetem e sinqertë me atë që jam edhe në jetën reale. Nuk jam vetëm dikush që flet për libra—e përdor platformën time për të ndarë mendime të sinqerta dhe për të kontribuar në diskutime të rëndësishme në shoqërinë shqiptare, gjithmonë duke verifikuar burimet dhe faktet. Ashtu si me recensimet e librave—nuk mund të flasësh për një libër duke treguar një histori tjetër. Në rrjetet sociale, sinqeriteti duhet të jetë qëllimi nëse dëshiron të ndërtosh një marrëdhënie afatgjatë me publikun që vërtet të beson,” tha influencuesja Xhorxhina Roci.

Përveç rolit të inteligjencës artificiale në përhapjen e dezinformimit, pjesëmarrësit analizuan edhe teknikat e bindjes, raportimin e njëanshëm dhe reklamimin nativ, të cilat gjithnjë e më shumë fshijnë kufirin midis informimit dhe manipulimit.

Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e fact-checking-ut — verifikimit të fakteve si një proces që nuk ka për qëllim vetëm zbulimin e pavërtetave, por edhe ngadalësimin e sensacionalizmit në hapësirën publike, në mënyrë që e vërteta të ketë kohë të dalë në pah. Në një det përmbajtjesh virale, roli i verifikuesve të fakteve është të rikthejnë provat në qendër të vëmendjes.

Lab-i gjithashtu theksoi nevojën për krijimin e kushteve më të mira për forcimin e një mjedisi mediatik të pavarur dhe profesional. Përmes mbështetjes për integritetin e medias, iniciativave për verifikimin e fakteve dhe pavarësisë mediatike, BE-ja synon të forcojë besimin publik në gazetarinë e besueshme në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Lufta kundër dezinformimit nuk ka të bëjë vetëm me paraqitjen e fakteve—është përpjekje për të rindërtuar besimin. Njerëzit duhet të besojnë jo vetëm në saktësinë e informacionit, por edhe në integritetin e atyre që e ndajnë atë. Besimi është ura mes së vërtetës dhe kuptimit—pa të, faktet nuk dëgjohen,” përfundoi Avădani.

Tri ditë intensive prodhimi rezultuan me përmbajtje të gatshme për publikim: video, reels, artikuj dhe histori për rrjetet sociale, që pasqyrojnë jo vetëm qëndrimet e gazetarëve, influencuesve, verifikuesve të fakteve dhe krijuesve të përmbajtjes mbi temën e dezinformimit, por edhe mënyrën se si dëshirojnë të komunikojnë me publikun e tyre mbi këtë temë.

 

The post Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin appeared first on Telegrafi.

Miratohet në komisione strategjia kundër dezinformimit

23 June 2025 at 18:46

Komisionet parlamentare shqyrtuan dhe miratuan të hënën projektligjin “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”, një dokument i hartuar nga Komisioni i Posaçëm që u drejtua nga deputeti socialist, Erion Braçe. Braçe e mbrojti draft-strategjinë para deputetëve si një dokument të hartuar mbi bazën e akteve dhe rekomandimeve të Bashkimit Europian […]

The post Miratohet në komisione strategjia kundër dezinformimit appeared first on Reporter.al.

Berisha: Dumani, udhëheqës i krimit elektoral

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, se çdo njeri që ka kërkuar për të numëruar votat në PD, i është pranuar kërkesa.

Berisha tha se ky proces ka të bëjë vetëm me atë që quhet transparencë.

“Çdo njeri që ka pasur dyshime për numërimin e votave këtu, i është kërkuar të kërkojë rinumërimin e votave. Çdo njeri që ka dyshim për numërimin e votave në komisionet e numërimit le të kërkojë rinumërim dhe kjo pa asnjë lloj dyshimi se ky rezultat mund të jetë ky apo ai, por vetëm se gjykoj se transparenca është mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur çdo dyshimi që tjetri ka. Asnjë lloj tendence nuk kam unë në këtë proces”, tha Berisha.

Berisha tha se në zgjedhjet e 11 majit ka udhëhequr fushatën më të bukur të jetës së tij, ndërsa secili prej kandidatëve ka pasur për detyrë të bëjë maksimumin që mund të bënte.

Kreu i PD-së u shpreh se bashkë me shqiptarët dhe komunitetin ndërkombëtar, ka mision të rikthejë votën e lirë.

“Ky mision është epik, është historik. Sot nuk ka shqiptar që i thotë votës, votë.

Që i thotë lirisë, liri. Që nuk pranon se këtu ndodhi një farsë elektorale. Se me farsë nuk ka të ardhme, ka të shkuar. Farsat nuk i fiton opozita, ndaj dhe ajo që po bëhet është gjyqi i farsës. Natyrisht në kushte të vështira sepse mediat që duhet të jenë në krye të kësaj beteje janë të rreshtuara në fushatën e dezinformimit, pjesa dërrmuese e tyre”, pohoi ai.

Sipas Berishës, PD po paraqet përpara medieve, para shqiptarëve dhe para komunitetit ndërkombëtar, fakte të pakundërshtueshme që delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet.

“Këtu do jemi me ‘trenin bullgar’ para jush. Radhën tjetër apo një radhë pas kësaj, këtu do paraqes aktin kriminal të ‘trenit bullgar’ me të gjithë shëmtinë e tij. Për sa u përket fletëve, asgjë nuk qëndron nga ato që thotë KQZ. Të gjitha janë falsifikime. Fletët mungojnë dhe për këtë ka kaq shumë dokumente”, tha Berisha, ndërsa cilësoi se propaganda po përdoret për të “varrosur” dhe mbuluar mashtrimet.

“Por, qëndrimet do mbahen. Sigurisht do vlerësohen sipas rastit. Nuk ka diskutim që do mbahet çdo qëndrim ligjor që i takon një force që i përmbahet shtetit ligjor”, tha Berisha.

Kreu i PD, po ashtu akuzoi kreun e Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion Altin Dumanin, si “udhëheqës të krimit elektoral”.

“Tani, për sa u përket kallëzimeve penale të opozitës, ato janë bërë njëlloj përralle.
Ato i fut turshi të gjitha Skapi i partisë. Ju e dini. Nuk merret Skapi me kallëzimet penale.
Ata janë vetë krimi elektoral. Altin Dumani udhëheq krimin elektoral në Skap bashkë me Edi Ramën.

“Por qëndrimet do mbahen. Sigurisht do vlerësohen sipas rastit. Nuk ka diskutim që do mbahet çdo qëndrim ligjor që i takon një force që i përmbahet shtetit ligjor. A do shkojnë apo jo në Skap, atë nuk mund të them se do vendosin ata… kjo është bërë mbi bazën e kërkesave individuale të kandidatëve”, u shpreh Berisha.

/a.f/

The post Berisha: Dumani, udhëheqës i krimit elektoral appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrjeti Kundër Dezinformimit për Ballkanin dënon sulmin ndaj gazetares serbe të Istinomer

By: FAKTOJE
18 April 2025 at 13:03

Rrjeti Kundër Dezinformimit për Ballkanin (ADN-Balkans) dënon sulmin fizik ndaj gazetares serbe pjesë e media të verifikimit të fakteve Istinomer, që ndodhi më 15 prill, ndërsa ajo po raportonte nga kampi i kundër-protestuesve pro-qeveritarë përpara Parlamentit, në Beograd.

Pamjet filmike të publikuara nga Istinomer tregojnë një person mashkull që e sulmon gazetaren duke e goditur në dorë, edhe pse ajo kishte kartën e identifikimit dhe u prezantua si gazetare. Istinomer raportoi gjithashtu se pas sulmit, gazetarja iu drejtua një polici aty pranë, i cili iu përgjigj vetëm me fjalët: “Kujdes, edhe ndaj nesh sillen kështu.”

ADN-Balkans dënon sulmin ndaj gazetares dhe shpreh mbështetje për ekipin e Istinomer dhe botuesin e tyre CRTA, të cilët prej vitesh janë nën presion të vazhdueshëm nga qeveria serbe dhe strukturat pro-qeveritare. Istinomer është anëtar i certifikuar i Rrjetit Ndërkombëtar të Verifikimit të Fakteve (IFCN) dhe Rrjetit Evropian të Standardeve për Verifikimin e Fakteve (EFCSN), duke ndjekur standardet më të larta profesionale dhe etike të gazetarisë.

Sulmi ndaj gazetares së Istinomer ngjalli reagime nga shoqatat e gazetarëve në Serbi, përfshirë Shoqatën e Pavarur të Gazetarëve të Serbisë – NUNS dhe Shoqatën e Gazetarëve të Serbisë – UNS.

Ky rast pasqyron realitetin e përditshëm të organizatave të pavarura dhe profesionale të gazetarisë në rajonin e Ballkanit, të cilat janë objekt i sulmeve fizike dhe verbale, sulmeve kibernetike, fushatave denigruese dhe frikësuese për shkak të punës së tyre – veçanërisht ato që merren me verifikimin e dezinformatave dhe nxisin debat publik mbi burimet dhe kanalet e përhapjes së tyre.

ADN-Balkans (antidisinfo.net) është një rrjet i përbërë nga 18 organizata kryesore mediatike dhe institute studimore nga Shqipëria, Bullgaria, Qiproja, Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia, që synon të promovojë bashkëpunimin ndërmjet organizatave të shoqërisë civile, mediave, institucioneve arsimore dhe aktorëve të tjerë relevantë, me qëllim ndërtimin e një fronti të gjerë kundër dezinformimit përmes afirmimit të standardeve më të larta të verifikimit të fakteve dhe parimeve etike të gazetarisë profesionale, si dhe promovimit të edukimit mediatik dhe mendimit kritik.

The post Rrjeti Kundër Dezinformimit për Ballkanin dënon sulmin ndaj gazetares serbe të Istinomer appeared first on Faktoje.al.

Kush fshihet pas akuzave të PD se ‘Edi Rama zotëron një orë me vlerë 1.4 milionë euro’

4 April 2025 at 08:13

Një postim më 27 mars në platformën ‘X’ – ish ‘Twitter’ nga një llogari anonime e quajtur ‘Live Monitor’ (@amlivemon), ku pretendohej se kryeministri Edi Rama kishte orën më të shtrenjtë mes liderëve të NATO-s, me vlerë 1.4 milionë euro, prodhoi një valë akuzash në Tiranë nga Partia Demokratike, ndërsa vendi po nxehte muskujt për […]

The post Kush fshihet pas akuzave të PD se ‘Edi Rama zotëron një orë me vlerë 1.4 milionë euro’ appeared first on Reporter.al.

Profili anonim në Facebook shpërndan dezinformim kundër partisë “Mundësia”

1 April 2025 at 16:35

Një profil anonim, i krijuar në vitin 2017 dhe i riemërtuar “Taqo Loco”, po paguan prej një jave sulme të shpërndara në rrjetet sociale kundër drejtuesit të partisë “Mundësia’, Agron Shehaj. Të martën, dy postime, një video dhe një kolazh fotosh kundër Shehajt kishin marrë mbi 100 komente dhe qindra pëlqime. Materiali video i shpërndarë […]

The post Profili anonim në Facebook shpërndan dezinformim kundër partisë “Mundësia” appeared first on Reporter.al.

Ujësjellësi në Tragjas: Fushatë dezinformimi online kundër banorëve protestues

20 March 2025 at 08:03

Më 20 shkurt, një faqe në Instagram e titulluar “Ujësjellësi Tragjas/Himarë” nisi të shpërndajë materiale propagandistike për projektin kontrovers të ujësjellësit në lumin Izvor si dhe një fushatë dezinformimi duke targetuar banorët e zonës së Tragjasit që po protestojnë kundër këtij projekti. Faqja në Instagram ka publikuar 33 video të shkurtra, ka deri tani 909 […]

The post Ujësjellësi në Tragjas: Fushatë dezinformimi online kundër banorëve protestues appeared first on Reporter.al.

ATSH, trajnim dyditor për mjetet e verifikimit të përmbajtjeve dezinformuese

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Gazetarët e Agjencisë Telegrafike Shqiptare patën mundësi të ishin pjesë e një trajnimi dyditor në lidhje me dezinformimin dhe mënyrat për ta shmangur atë gjatë punës së tyre të përditshme.

Trajnimi që u zhvillua në dhomën e lajmeve të ATSH-së kishte në fokus “dezinformimin në kohë lufte dhe mjetet për verifikimin e përmbajtjeve”.

Bëhet fjalë për një cikël trajnimesh me gazetarë në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit organizuar nga “Faktoje” në bashkëpunim me Autoritetin e Medias Audiovizive.

Gazetarët u njohën me të dhëna dhe informacione interesante dhe të vlefshme që u paraqitën nga Jona Plumbi, gazetare me 12 vjet eksperiencë në medie të ndryshme të vendit e cila prej 3 vitesh është fokusuar tek gazetaria fact-cheking dhe krijimi i përmbajtjeve me qëllim edukimin mediatik të lexuesve.

Dezinformimi si fenomen nuk është i ri, por së fundmi, sidomos me mjetet e reja teknologjike që kanë gjetur zhvillim dhe përdorim në media, po përhapet për të ndikuar opinionin, politikat e vendimmarrjet e deri tek ndërhyrje në proceset zgjedhore.

Dezinformimi përcjell në mënyrë të qëllimshme mesazhe, përmbajtje të shkruara apo video sikundër narrativa që nuk i përgjigjen së vërtetës, dhe verifikimi i fakteve merr rëndësi në media për të shmangur sa më shumë ndikime të tilla.

Raportimi i paanshëm është themeli i punës së përditshme në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, si burim zyrtar për publikun shqiptar por edhe atë ndërkombëtar.

Si agjenci zyrtare lajmesh, ATSH vendos të parin verifikimin e lajmeve si pjesë e punës së përditshme të stafit të saj, ndërsa bashkëpunon me organizatat e tjera të  lajmeve dhe agjencitë ndërkombëtare për të luftuar dezinformimin në shkallë globale.

Organizata “Faktoje” nga e cila u krye trajnimi është organizata e parë dhe vetme e verifikimit të fakteve në Shqipëri. Puna e saj fokusohet kryesisht tek verifikimi i deklaratave dhe premtimeve të politikanëve si dhe tek verifikimi apo përgënjeshtrimi i narrativave dezinformuese në vend dhe rajon. Po ashtu, “Faktoje” fokusohet edhe në çështje globale që kanë interes publik të gjerë si psh lufta në Ukrainë, në Gaza etj.

Trajnim në ATSH kundër dezinformimit, foto: Florian Abazaj
1 nga 23

The post ATSH, trajnim dyditor për mjetet e verifikimit të përmbajtjeve dezinformuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KLP ngre shqetësim për fushatën e vazhdueshme të sulmeve ndaj prokurorit Ols Dado

25 February 2025 at 12:44

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ngre shqetësim në mënyrë të përsëritur gjatë dy javëve të fundit lidhur me atë që e cilëson si “fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Ols Dado”. Reagimi vjen një […]

The post KLP ngre shqetësim për fushatën e vazhdueshme të sulmeve ndaj prokurorit Ols Dado appeared first on Reporter.al.

Nga propaganda te dezinformimi: Lufta e Erion Veliajt me drejtësinë nga qelia

24 February 2025 at 20:39

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar që prej 10 shkurtit me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), publikoi të hënën një foto, që sipas tij ishte faksimile e një pjese të debatit midis tij dhe prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, në sallën e gjyqit. Sipas kryebashkiakut, në debat, […]

The post Nga propaganda te dezinformimi: Lufta e Erion Veliajt me drejtësinë nga qelia appeared first on Reporter.al.

Investimet e huaja dhe dezinformimi ende sfida për ekonominë

10 February 2025 at 18:00

Komisioni parlamentar në luftën kundër dezinformimit do të kalojë për konsultim publik këtë javë një dokument i hartuar me ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Qëllimi është lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja keqdashëse përmes rregullimit më efektiv të kuadrit ligjor, bazuar në katër elementë.  Një prej tyre është edhe ndalimi i ndërhyrjeve të huaja në ekonomi.  

mbledhjen e fundit të komisionit të posaçëm parlamentar, eksperti për ekonominë, Arben Malaj tha se, Shqipëria ka nivel minimal rreziku nga Rusia, ndërsa ndikimi i Kinës në sektorë kritikë po reduktohet.  Sipas tij, Irani është shumë agresiv (jo në ekonomi) por në sulme kibernetike ndaj institucioneve publike dhe private të shtetit shqiptar.

Një tjetër shqetësim i evidentuar nga eksperti i ekonomisë janë investimet me burime të panjohura dhe evazioni fiskal në investimet e huaja direkte.

Të dhënat

Nga një përmbledhje e bazuar në draft dokumentin strategjik të hedhur për konsultim nga komisioni kundër dezinformimit vihet re se në shumë vende, rregullimi i investimeve të huaja direkte (IHD) po bëhet më i rreptë, duke kërkuar dorëzimin e dokumenteve përpara transaksioneve dhe duke u dhënë autoriteteve fuqinë për të ndërhyrë në çdo fazë të procesit. Rregullat për shqyrtimin e investimeve të huaja direkte ndryshojnë, pasi çdo vend i përshtat ato me objektivat e veta politike dhe shqetësimet që vijnë për sigurinë kombëtare.

Në disa raste, investimet e huaja me ndikim të madh mund të kërkojnë miratim nga Kuvendi ose të jenë subjekt i shqyrtimit nga komisionet parlamentare, sidomos kur lidhen me sigurinë kombëtare dhe interesin publik.

Vendet jo miqësore

Arben Malaj është shprehur se, investimet nga vende jo-miqësore nuk duhet të përfitojnë koncesione të zgjatura dhe se Kuvendi i ardhshëm duhet të ketë prioritet reduktimin, në mos, ndalimin e investimeve nga këto vende.  Malaj vëren se është gjithashtu e nevojshme përmirësimi i negociatave për koncesionet, duke shmangur marrëveshjet afatgjata.

”… Të përmirësohen negociatat me kompanitë e reja koncesionare. Duhet të përmirësohet kuadri negociues qoftë për kriteret, qoftë edhe për institucionet dhe koncesionet e reja që të kenë një periudhë më të arsyeshme, jo të gjatë, pasi teknologjitë po përparojnë shumë shpejt dhe pasuritë tona natyrore janë në proces rivlerësimi. Nëse ne ofrojmë koncesione afatgjata, ne shkurtojmë kohën e përfitimit tonë”, tha ai.

Nisur edhe nga eksperienca, Malaj nënvizoi se lufta kundër dezinformimit duhet të bazohet në dy komponentë.

“E vërteta është se ne nuk e fitojmë dot luftën me dezinformimin nëse ne nuk bazohemi në dy kolona kryesore; edukim dhe parandalim dhe ne duhet të krijojmë një sistem fakt- check për të ndarë përgjegjësitë”. 

Lajmet e rreme, sipas tij, përhapen shumë më shpejt se ato të vërteta, veçanërisht në sektorin bankar duke krijuar trazira sociale, zhgënjim, protesta, instabilitet ekonomik dhe politik.

“Të parët që tremben janë depozituesit dhe investitorët, ndaj kemi këtë shqetësim”, vërejti ai.

Ne foto: Eksperti per ekonomine, Arben Malaj, ne komisionin parlamentar per luften kunder dezinformimit

Dezinformimi

Malaj solli në vëmendje një studim të fundit për dezinformimin përgatitur nga Fakulteti i ‘Massachusetts Institute of Technology’ ku thuhej se, ”shpejtësia e një lajmi dezinformues është gjashtë herë më e madhe se shpejtësia e një lajmi të zakonshëm”.

Ajo që tremb, sipas tij, është fakti se dezinformimi po arrihet me kosto minimale.

Malaj kërkoi të reduktohet mbivendosja institucionale dhe tha se po diskutohet për një kuadër ligjor më të qartë për mbrojtjen e konsumatorëve të shërbimeve financiare për të parandaluar përhapjen e informacionit të rremë.

“Personalisht besoj se duhet të kemi një institucion që ka një detyrë ligjore dhe një eksperiencë sesa të krijojmë një mbivendosje sepse ne kemi një ligj për konsumatorin në tërësi. Kemi Bankën që me ligjin e saj organik është përgjegjëse për t’i paraprirë procesit të dezinformimit. Me sa di unë të gjitha bankat tregtare në Shqipëri janë të detyruara që të kenë një koordinator për dezinformimin i cili koordinon edhe me Bankën Qendrore sepse shpejtësia e përhapjes së zjarrit bankar tek depozituesit ecën më shpejt se gjithë të tjerat…”

Bankat

Referuar gjetjeve në draft dokumentin strategjik, aktualisht, Shqipëria nuk ka një legjislacion specifik për adresimin e dezinformimit në sistemin financiar dhe bankar.

Kuadri ligjor ekzistues është i kufizuar dhe institucionet mbikëqyrëse nuk disponojnë mjete të mjaftueshme për të monitoruar dhe frenuar përhapjen e informacionit të rremë në kohë reale.

Propozimet

Për këtë qëllim, grupi i ekspertëve ka përgatitur draft- propozimet me qëllim forcimin e mbrojtjes ndaj dezinformimit dhe ndikimeve të huaja.

Ato konsistojnë ndër të tjera në ngritjen e një platforme bashkëpunimi ndërmjet bankave, subjekteve jo banka, institucioneve mbikqyrëse dhe institucioneve mediatike për raportimin dhe monitorimin e informacionit të rremë në kohë reale, zhvillimi i platformave të pavarura të fakt-kontrolleve (fakt-check) me argumentin se kontrolli i fakteve përmes organizatave të pavarura të lajmeve dhe organizatave të shoqërisë civile konsiderohet si metoda që kontribuon më mire për të luftuar përhapjen e dezinformimit online. Volitet gjithashtu që institucionet financiare të komunikojnë në mënyrë pro aktive dhe transparente me publikun për të kundërshtuar informacionin e rremë

The post Investimet e huaja dhe dezinformimi ende sfida për ekonominë appeared first on Faktoje.al.

‘Kukull me çorape’: Faqja anonime në Instagram shpërndan dezinformimin për Lëvizjen Bashkë

31 January 2025 at 07:00

“Çdo gjë është e qartë, Sali Berisha dhe Arlind Qorri janë bashkë,” deklaron një video e shkurtër – e njohur në zhargonin e medias sociale si ‘reel’, e postuar në Instagram më 20 Janar, ditën kur Lëvizja Bashkë thirri një protestë përpara Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë për të kërkuar transparencë për tentativën […]

The post ‘Kukull me çorape’: Faqja anonime në Instagram shpërndan dezinformimin për Lëvizjen Bashkë appeared first on Reporter.al.

Dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore në Kosovë

28 January 2025 at 22:56

Platforma për verifikimin e fakteve “Hibrid”, pohon se që nga fillimi i fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, çdo javë regjistron rreth dhjetë lajme me përmbajtje të pasaktë që lidhen me këtë fushatë.

Festim Rizanaj nga kjo platformë i tha Zërit të Amerikës se burimet e këtyre përmbajtjeve janë edhe të brendshme por dominojnë të huajat që vijnë kryesisht nga Serbia dhe Rusia.

“Të cilat kanë krijuar disa narrativa në lidhje me zgjedhjet ku kryesorja është thirrje për të votuar Listën Serbe sepse ky subjekt përfaqëson Serbinë në Kosovë dhe jo subjektet tjera të cilat i konsiderojnë të afërta me pushtetin aktual. Pjesa tjetër është se (kryeministri Albin) Kurti do t’i manipulojë zgjedhjet ashtu që të dëmtojë Listën Serbe dhe në njëfarë forme të bëj një spastrim etnik të serbëve në Kosovë sepse ajo i duhet dhe i konvenon Kurtit”, tha ai.

Drejtori i Institutit për studime të luftës hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, tha se e drejta për zgjedhje të lira si shtyllë e demokracisë tani është më e kërcënuar se kurrë nga ndërhyrjet gjithnjë e më komplekse e të sofistikuara të autokracive.

Ai i bëri këto komente gjatë një diskutimi të organizuar nga ky institut mbi ndërhyrjet e huaja në zgjedhje dhe ndikimin e tyre në sigurinë dhe demokracinë e vendit.

“Për shkak të kontekstit specifik me miratimin e shtetit të Kosovës nga bota demokratike, Serbia është strukur në botën autoritare ruse dhe kineze për ta vazhduar politikën ekspansioniste. Lufta e saj hibride kundër Kosovës që mund të përkufizohet si ndërhyrje politike, ekonomike dhe e sigurisë përfshin aktivitete të kombinuara që minojnë rendin demokratik dhe konsolidimin e saj ndërkombëtar. Ndikimin në proceset zgjedhore qoftë lokale apo parlamentare ajo e ka konsideruar gjithmonë një mundësi të mirë sabotimi”, u shpreh Fetoshi.

Pjesëmarrësit në këtë debat thanë se në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, në një periudhë zhvillimesh të ndërlikuara gjeopolitike, Kosova duhet të angazhohet më shumë në hartimin e strategjive për tu përballur me ndikimin e jashtëm por edhe të fushatave ndërgjegjësuese për dezinformimin.

“Ndikimi i huaj në rajonin e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet dezinformimit, përfitimeve ekonomike dhe mbështetjes për rrjetet anti perëndimore, mëton të destabilizojë vendet si Kosova si dhe të pengoj aspiratat e tyre euroatlantike. Në rastin e Kosovës këto sfida shpërfaqen në formën e fushatave dezinformuese, trysnisë gjeopolitike, pikat e cenueshme infrastrukturore siç janë sulmet në infrastrukturën kritike të vendit si ai i fundit në Zubin Potok, i cili dëshmon për nevojën për masa të shtuara të mbrojtjes”, tha ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

“Kosova ka problem dhe sfidë serioze në adresimin e dezinformatës dhe nuk po shohim se ka një plan strategjik për të trajtuar këtë çështje. Ndërhyrja e parë që do të duhej të bëhej është në zhvillimin e programeve të cilat nxisin mendimin kritik te qytetarët e Kosovës. Fatkeqësisht kurrikula arsimore e Kosovës nuk e zhvillon aftësinë e nxënësve për të pasur mendim kritik. Fatkeqësisht nuk ka një plan kombëtar i cili do të adresonte zhvillimin e mendimit kritik prej nivelit bazik pra kopshtit e deri te niveli më i avancuar akademik dhe te niveli qeveritar”, tha Kreshnik Gashi, gazetar hulumtues.

Pjesëmarrësit vlerësuan se ndër hapat e nevojshëm për të parandaluar këto dukuri është edhe futja e lëndës së edukimit medial në shkollimin parauniversitar si dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor për trajtimin e sfidave të përbashkëta që sjell dezinformimi dhe ndikimi i huaj keqdashës.

The post Dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Konflikti i armatosur dhe dezinformimi “kërcënojnë” botën në vitin 2025

15 January 2025 at 22:35

Sipas raportit të rreziqeve globale të Forumit Ekonomik Botëror, konflikti i armatosur midis shteteve, dezinformimi dhe keqinformimi janë ndër rreziqet më të spikatura që kërcënojnë botën në vitin 2025.

Duke cituar përgjigjet e pothuajse një të katërtës së të anketuarve, raporti i Forumit Ekonomik Botëror tha se “rreziku kryesor i menjëhershëm” qëndron konflikti i armatosur me bazë shtetërore, i udhëhequr nga rritja e tensioneve gjeopolitike dhe fragmentimi global.

Dezinformimi dhe keqinformimi, thuhet në raport, janë rreziqe afatshkurtra për këtë vit, të cilat nxisin më tej destabilitetin dhe minojnë besimin në qeverisje.

“Rreziqet mjedisore mbeten rreziku kryesor afatgjatë”, thuhet në raport, ku theksohet se ngjarjet ekstreme të motit, humbja e biodiversitetit, kolapsi i ekosistemit, si dhe mungesa e burimeve natyrore udhëheqin rreziqet 10-vjeçare që kërcënojnë botën.

Raporti tregoi se disa rreziqe mjedisore afatshkurtra ishin pasojat e shëndetit dhe të ekosistemit të ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës. Ngjarjet ekstreme të motit kërcënojnë në të gjithë bordin si një rrezik afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, si dhe i menjëhershëm.

Më tej, në raport theksohet se rritja e teknologjive të inteligjencës artificiale (AI) gjithashtu kontribuon në rreziqet mjedisore dhe teknologjike, ne dezinformim dhe keqinformim.

Më shumë se gjysma e të anketuarve presin paqëndrueshmëri brenda dy viteve për shkak të frakturave në bashkëpunimin ndërkombëtar. Të anketuarit shprehën pesimizëm për peizazhin global deri në vitin 2035 për shkak të thellimit të problemeve mjedisore, teknologjike dhe shoqërore.

“Shqetësimet në rritje për aktivitetin e paligjshëm ekonomik, ngarkesat në rritje të borxhit dhe përqendrimi i burimeve strategjike nxjerrin në pah dobësitë që mund të destabilizojnë ekonominë globale në vitet e ardhshme”, thuhet në raport.

Forumi Ekonomik Botëror gjithashtu theksoi se më shumë se gjysma e të anketuarve vlerësojnë fragmentimin global për shkak të konkurrencës midis vendeve, duke theksuar më tej edhe nevojën për bashkëpunim efektiv global, pasi fragmentimi çon në sfida të multilateralizmit.

❌
❌