Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Erion Braçe: A ka mundësi që zyrtarët e shtetit të mos hyjnë në baxho bulmeti siç vijnë nga rruga?!

By: lindita
15 July 2025 at 10:33

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar me tone kritike ndaj mënyrës se si po zhvillohet aksioni për kontrollin e sigurisë ushqimore në vend. Braçe ka ndarë disa pamje nga zyrtarët e Administratës Tatimore dhe inspektorët, të cilët, sipas deputet socialist, nuk duhet të hyjnë në baxho bulmeti siç vijnë nga rruga. “Brenda në aksion për sigurinë e ushqimit. A ka mundësi që zyrtarët e shtetit…

Source

Erion Braçe denoncon krimin mjedisor: Ujërat e zeza po derdhen në Liqenin Artificial (VIDEO)

By: V K
15 July 2025 at 10:00

Mëngjesin e sotëm, deputeti socialist Erion Braçe, ka denoncuar me anë të një video në rrjete sociale derdhjen e ujërave të zeza, në Liqenin Artificial në Tiranë.

Socialisti shprehet se ky krim mjedisor, duhet të ndalet menjëherë dhe shton më tej se kjo evidentohet edhe për shkak të aromës së rëndë që ndihet në zonë.

“Derdhja e ujërave të zeza në liqen është krim mjedisor, mjafton të lëvizësh në këtë anën e liqenit që kufizuar me liqenin e thatë dhe zonën rreth e qark për të kuptuar thjesht nga aromat se sa ujëra të zeza po derdhen në liqen. Duhet ndalur. Kjo është e vetmja hapësirë ujore brenda parkut dhe brenda gjithë Tiranës”, dëgjohet të thotë Braçe në video.

Krahas videos, deputeti shkruan se:DERDHJA E UJRAVE TË ZEZA NË LIQEN NGA ZONA E LIQENIT TË THATË – mbi të dhe anash tij në drejtim të Kopshtit Zoologjik, ËSHTË EVIDENTE, TË ÇAJNË HUNDET, VEÇANËRISHT PAS NJË PERIUDHE TË GJATË TË NXEHTË DHE PA RRESHJE. NUK KA DHUNIM MË TË RËNDË TË HAPËSIRËS PUBLIKE, NË KUFIJTË E NJË KRIMI MJEDISOR! DUHET TË NDAAAAAALUUUUUUR!”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

The post Erion Braçe denoncon krimin mjedisor: Ujërat e zeza po derdhen në Liqenin Artificial (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Braçe denoncon krimin mjedisor: Ujërat e zeza po derdhen në Liqenin Artificial (VIDEO)

By: Ela
15 July 2025 at 09:17

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar mëngjesin e sotëm me anë të një video në rrjete sociale derdhjen e ujërave të zeza në Liqenin Artificial në Tiranë. Socialisti shprehet se ky krim mjedisor duhet të ndalet menjëherë dhe shton më tej se kjo evidentohet edhe për shkak të aromës së rëndë që ndihet në zonë. […]

The post Braçe denoncon krimin mjedisor: Ujërat e zeza po derdhen në Liqenin Artificial (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Strategjia kundër dezinformimit e Shqipërisë mund të shënjestrojë mediat kritike

11 July 2025 at 11:33

Paralajmërimi në parlament tingëlloi i fortë. “Ngjarjet kanë treguar se Shqipëria është bërë një shënjestër e vazhdueshme e ndërhyrjeve të huaja dhe e dezinformimit, ndaj nevojiten masa parandaluese, me ndihmën e partnerëve tanë evropianë”, u tha deputetëve më 3 korrik deputeti Erjon Braçe nga Partia Socialiste në pushtet. Po atë ditë, deputetët votuan për të […]

The post Strategjia kundër dezinformimit e Shqipërisë mund të shënjestrojë mediat kritike appeared first on Reporter.al.

“Rruga me punime skandaloze”/ Erion Braçe ‘shpërthen’ ndaj firmës së Ervis Berberit

10 July 2025 at 08:44

Një status i bërë nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në “Facebook”, i ka dhënë material Prokurorisë së Posaçme për ta bërë pjesë të dosjes hetimore ndaj ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi, dhe grupit tjetër, për të cilën prokuroria  kërkon t’i marrë nën akuzë.

Referuar një shkrese zyrtare, që “Ora News” e administron, thuhet se në videon e publikuar nga Erion Braçe prej 59 sekondash shfaq një tabelë me investitor “Autoritetin Rrugor Shqiptar”, me objekt: “Mirëmbajtje me performancë e segmenteve rrugore Fier Shegan – Divjakë, K/Rr. Nacionale – Grabian, Strum – Qafë Marinëz, 56.5 KM”, me vlerë 65,337,825 lekë pa TVSH, me kontraktor BOE “BE-IS” sh.p.k dhe “Ergi” sh.p.k, me mbikëqyrës punimesh “Net Group” sh.p.k”.

Gjatë videos, thotë SPAK-u, shfaqet vetëm tabela e mësipërme, si dhe dëgjohet një zë, në dukje si ai i deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, shtetasit Erion Braçe, i cili shoqëron videon dhe është transkriptuar si më poshtë:

“Se më në fund gjeta dhe tabelën, që e kanë vënë diku këtu në Krutje të Poshtme, sa kalon kryqëzimin e Pushimit të Shoferit. Ja ku është tabela, kontrata e këtij është 65,337,825 lekë të reja pa tvsh, dhe kompanitë janë BOE “BEIS” sh.p.k “ERGI” sh.p.k, dhe këtij i mbaron kontrata në gusht të 2024. Mbikëqyrësi i punimeve, se më intereson shumë kjo, është “Net Group” sh.p.k. Nuk e di sa leke merr ky Net grupi, por po te m’i jepnin mua mund ta bëj dhe më mirë punën. Adresa e kontraktorit është në lagjen numër 1 të Kukësit, prandaj është rruga në këtë lloj derexheje, dhe prandaj kjo kontrata është në tilla nivele zbatimi”.

The post “Rruga me punime skandaloze”/ Erion Braçe ‘shpërthen’ ndaj firmës së Ervis Berberit appeared first on Sot News | Lajme.

Braçe denoncon: Kam muaj që kërkoj thjesht të hiqen koshat dhe plehrat nga qendra shëndetësore

By: redi
4 July 2025 at 21:53

Deputeti i PS-së, Erion Braçe vijon që të bëjë opozitën në Tiranë, në këtë qark ai fitoi edhe mandatin e deputetit. Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Sakaq, me video ka denoncuar për koshat e plehrave. ”Tiranë/5 sa. Selitë-Qendra e vetme shëndetësore; koshat e plehrave dhe plehrat si “imunitet” shëndetësor!

Source

Kuvendi miraton strategjinë kombëtare kundër dezinformimit, pa votat e opozitës

3 July 2025 at 22:33

Kuvendi miratoi të enjten me 71 vota pro dhe asnjë kundër Strategjinë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, një angazhim i ri i institucioneve shqiptare për të ndërmarrë një plan masash për të luftuar ndërhyrjen e huaj keqdashëse në sektorë të rëndësishëm të vendit. Dokumenti parashikon disa objektiva kryesorë në luftën kundër dezinformimit dhe […]

The post Kuvendi miraton strategjinë kombëtare kundër dezinformimit, pa votat e opozitës appeared first on Reporter.al.

Braçe: Qasje strategjike në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe prezantoi sot në Kuvend, projektligjin për strategjinë kombëtare kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Braçe tha se ky projektligj është proces që shënon etapë të re të ndërtimit të imunitetit demokratik të vendit tonë, përballë sfidave më të sofistikuara të shekullit siç janë ndërhyrjet e huaja keqdashëse dhe dezinformimi në hapësirën publike, institucionale dhe politike.

“Të gjithë jemi dëshmitarë që kërcënimet ndaj demokracive moderne nuk shfaqen më në forma klasike. Dezinformimi, manipulimi i informacionit publik, depërtimi i interesave të huaja në procese zgjedhore apo sektorë kritikë të ekonomisë kombëtare janë kthyer në mjete efektive të ndikimit politik dhe strategjik, pa kaluar në forma të drejtpërdrejta të dhunës apo agresionit ushtarak”, tha ai.

Deputeti socialist u shpreh se Shqipëria si një vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO-s nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Sipas Braçes, pozicioni gjeopolitik i Shqipërisë, tranzicioni i gjatë institucional dhe linjëzimi i qëndrimeve të qeverisë së Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare me vendimet e BE dhe NATO-s, e bëjnë vendin tonë të ekspozuar ndaj rreziqeve që vijojnë të jenë të pranishme dhe të shtohen.

“Duke qenë të vetëdijshëm për këto dinamika, dhe nevojën për t’i adresuar ato, Kuvendi vendosi ngritjen e një komisioni të posaçëm me një mandat të qartë që të koordinojë dhe mbikëqyrë veprimet institucionale për të adresuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike të vendit”, tha Braçe.

“Strategjia Kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit përfaqëson një qasje të re të domosdoshme të ndërtuar mbi një proces të thelluar institucional dhe politik të udhëhequr nga Komisioni Parlamentar që u ngrit me vendimin tuaj”, vijoi deputeti socialist.

Braçe u shpreh se krijimi i këtij komisioni, materializoi vullnet me një mesazh të qartë politik: lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja keqdashëse duhet të jetë prioritet kombëtar që kërkon vëmendje në Kuvendin e Shqipërisë.

“Metodologjia e ndjekur bazuar në parimet e transparencës dhe gjithëpërfshirjes ka përfaqësuar një dimension të dialogut politik dhe institucional duke mundësuar jo vetëm identifikimin e problematikave, por edhe hartimin e rekomandimeve strategjike të qëndrueshme me sfidat edhe dinamikat e kohës”, theksoi ai.

“Përmes një analize të kujdesshme dhe modeleve funksionale është siguruar një qasje strategjike e qëndrueshme në përputhje me standardet e BE dhe ato euroatlantike. Përfshirja e një grupi të gjerë ekspertësh të këtij komisioni ka shtuar vlerën dhe cilësinë e procesit”, shtoi Braçe.

Braçe tha se ky grup pune i përbërë nga 22 funksionarë publik, përfaqësues të 18 institucioneve dhe 19 ekspertë të jashtëm, hartoi raportin analitik mbi ndërhyrjet e huaja dhe dezinformimin ku skanoi situatën aktuale lidhur me këto fenomene.

Deputeti socialist theksoi se “kjo analizë diktoi qartë nevojën për adaptimin e një qasjeje të integruar dhe të qëndrueshme mes institucioneve shqiptare dhe me çdo aktor dhe faktor të jetës publike për të garantuar që përgjigja ndaj kërcënimeve të jetë efektive dhe në kohë”.

“Strategjia parashikon ngritjen e një autoriteti rregullator dhe mbikëqyrës politikash të ngritura me ligj për koordinimin institucional, për monitorimin e planit të veprimit dhe harmonizimin me dokumentet e tjera të Republikës së Shqipërisë”, pohoi Braçe.

“Është më shumë se deklaratë politikash, është një vullnet i përbashkët demokratik i të drejtave themelore të qytetarëve dhe aspiratave integruese në një kohë kur dezinformimi nuk është vetëm një mjet propagandistik, por edhe një armë strategjike. Shqipëria nuk mund të jetë e papërgatitur. Ajo po i bashkohet aleancës demokratike duke afirmuar se transparenca dhe faktet do të mbrohen me të njëjtin seriozitet sa edhe kufijtë territorialë”, cilësoi Braçe.

/e.i/j.p/

The post Braçe: Qasje strategjike në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Strategjia kundër dezinformimit, Braçe i përgjigjet Zhupës: Nuk është paçavurë, opozita refuzoi të përfshihet

3 July 2025 at 12:51

Deputeti socialist Erion Braçe replikoi me kolegen opozitare Ina Zhupa, e cila e quajti një paçavurë projektligjin dhe Strategjinë Kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit.

Ai u shpreh se ky dokument nuk është bazuar në llafe por në gjetje, mendime ekspertësh vendas e të huaj, akademikës dhe personalitetesh të huaja. Braçe kujtoi se opozita nuk donte të bëhej pjesë dhe të ushtronte mandatin e saj, ndërsa kujtoi se Shqipëria ka edhe një titull aktualisht në fuqi, “armikun e shtypit”.

Ngjarjet e ndodhura me ndërhyrjet e huaja në Shqipëri, financimet, sulmet hibride dhe dezinformimi, deputeti i cilësoi si një damkosje e vendit njëherë e përgjithmonë dhe që duhet të merrnin fund nëpërmjet strategjive për parandalimin.

“Dokumenti nuk është bazuar në llafe. Dokumenti për të cilin unë fola është hartuar dhe përgatitur fal atyre njerëzve që unë përmenda. Ka nga bota akademika, shoqëria civile, profesorë katedrash dhe midis tyre edhe shumë kritikë, qoftë me qeverinë, por edhe me pjesën tjetër të shoqërisë.

Dokumenti i është nënshtruar jo vetëm ekspertizës, por edhe faktorëve ndërkombëtarë që janë themelore në BE, për betejën kundër dezinformimit të opinionit publik.

E kishim të pamundur që në pjesën e edukimit të përfshinim edhe opozitën, që e kishin mandatin dhe nuk e shfrytëzuan. Kur nisi komisioni çfarë nuk dëgjuam, është ngritur do nxjerri syrin, do shkuli veshin, do shkuli gjuhën, është ngritur dhe do burgosë fjalën e lirë, etj.

Kanë ndodhur disa ngjarje që nuk kanë pasur kurrë lidhje me Partinë Socialiste të Shqipërisë, me mua jo e jo, as me anëtarët e Komisionit, por janë ngjarje që e kanë damkosur Shqipërinë njëherë e përgjithmonë. Ky vend midis gjithë personaliteteve që ka e titujve që ka marrë vendi e njerëzit, ka edhe një tjetër, armiku i shtypit, është në fuqi, kudo që e kërkoni e keni atje. Faleminderit!””, tha Braçe.

The post Strategjia kundër dezinformimit, Braçe i përgjigjet Zhupës: Nuk është paçavurë, opozita refuzoi të përfshihet appeared first on Sot News | Lajme.

Dezinformimi si kërcënim për sigurinë kombëtare, Braçe: Shqipëria nën sulm kibernetik

3 July 2025 at 12:20

Deputeti socialist, Erion Braçe, njëkohësisht edhe kryetari i Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit lexoi sot në Kuvend raportin e punës njëvjeçare për të analizuar, evidentuar dhe parandaluar ndërhyrjet e huaja që u evidentuan gjatë dëgjesave, analizimeve dhe ekspertimeve të kryera si dhe për Strategjinë Kombëtare që pritet të miratohet në Kuvend për të parandaluar dhe goditur këto fenomeve.

Ai shpjegoi se Strategjia Kombëtare e hartuar do shërbejë për parandalimin e këtyre ndërhyrjeve dhe dezinformimit, si dy nga problematikat që cenojnë edhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Braçe evidentoi se Shqipëria është përballur prej vitit 2022 ku është përballur me sulme të huaja, kryesisht kibernetike si ai ndaj institucioneve të ndryshme, deri te Policia dhe Parlamenti, nga grupi i hakerave iranianë. Qëllimi i tyre sipas ligjvënësit, ishte cenimi i sigurisë së vendit nëpërmjet publikimit të informacioneve sekrete. Një prej sulmeve ai evidentoi edhe atë të fundit ndaj Bashkisë së Tiranës.

Në fund të fjalës së tij, deputeti Braçe falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit në punën e Komisionit të Posaçëm, nga përfaqësues të institucioneve publike, deri tek akademikë, përfaqësues ndërkombëtarë, ekspertë të fushës kibernetike, ushtarake, të institucioneve të pavarura dhe deri tek faktori mediatik, mes tyre edhe gazetarë dhe botues të njohur.

Pjesë nga fjala e Erion Braçes në Kuvend:

“Dezinfomimi, manipulimi i perceptimit të opinionit publik, depërtimi i interesave të huaja në procese zgjedhore apo në sektorin kritik të ekonomisë shqiptare, janë kthyer në mjete efektive të ndikimit të drejtëpërdrejtë politik dhe strategjik, shpesh pa kaluar në forma të drejtpërdrejta të dhunës apo agresionit ushtarak. Shqipëria është një vend kandidat për integrimin evropian dhe anëtare e NATO-s, nuk është imune ndaj formave të reja të ndërhyrjes.

Jemi të ekspozuar ndaj rreziqeve që shtohen. Duke qenë të vetëdijshëm për këto dinamika dhe nevojën adekuate për t’i adresuar, Kuvendi ngriti Komisionin e Posaçëm me një mandat të qartë.

Strategjia kombëtare kundër ndërhyrjeve dhe dezinformimit përfaqëson një qasje të re, të domosdoshëm dhe të krijuar në një proces institucional e të thelluar. Ai foli për një plan konkret, platforme dixhitale për kontrollin, evidentimin dhe parandalimin e financimeve të huaja, ndikimet në fushata para dhe gjatë elektorale, duke ngritur edhe platforma kibernetike.

Ngritja e Komisionit na tregoi një mesazh të qartë, lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja duhet të jetë një prioritet kombëtar, e që kërkon vëmendjen më të lartë të Kuvendit. Gjatë punës njëvjeçare Komisioni bëri një proces të thelluar e të qartë.

U mundësua evidentimi i problematikave ekzistente dhe ofrua strategjia. U bënë 14 mbledhje, në fokus ishte analiza e gjetjeve dhe platforma kombëtare dhe ligjore, kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit. Janë mbajtur 14 seanca dëgjimore me përfaqësues të institucioneve publike dhe shoqërisë civile.

Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe shkëmbimi i ekspertizës kanë qenë shtyllat kryesore në këtë proces, si dhe nga vende me traditë të konsoliduar në këtë fushë. Organizimi i misioneve të mbështetura nga BE ka lehtësuar ekspertizën europiane në fushën ligjore ndaj fenomeneve të dezinformimit.

Përfshirje e një grupi të gjerë ekspertësh në këtë proces. I përbërë nga 22 funksionarë publikë nga 18 institucione, por edhe akademikë e proesionistë të spikatur, kibernetikës dhe ushtrisë, për të skanuar situatën aktuale lidhur me fenomenet. U evidentuan ndërhyrjet e huaja dhe masat për t’i parandaluar ato.

U hartua drafti i strategjisë kombëtare kundër ndërhyrjeve dhe dezinformimit, i hartuar në shkurt 2025, duke ftuar çdo palë të interesuar, që të kontribuonte.

Zbatimi i Strategjisë do ndiqet nga Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet një Komisioni parlamentar dhe me objektiva dhe udhërrëdyes me masa konkrete të ndara. Që nga analiza dhe evidentimi, deri te parandalimi i financimeve të huaja të dyshimta, ndërhyrjet dhe dezinfomimi. Mbështetje e gazetarisë investigative në evidentimin e këtyre fenomeneve, pra ndaj dezinformimit. Ngjarjet kanë treguar se Shqipëria është bërë objekt i vazhdueshëm i ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit, ndaj del nevoja për masat parandaluese edhe me kontributin e partnerëve europianë”.

The post Dezinformimi si kërcënim për sigurinë kombëtare, Braçe: Shqipëria nën sulm kibernetik appeared first on Sot News | Lajme.

Erion Braçe ironizon pasi mandati iu rikthye Zegjine Çaushit, mesazhi i fshehtë: E gjithë dita…

By: V K
3 July 2025 at 10:11

Socialistja Zegjine Çaushi, rrezikoi që të mos ishte në shtator deputete në Kuvendit e Shqipërisë.

Rinumërimi i një dite më parë në qarkun e Fierit i hoqi asaj vota, duke bërë që të humbte mandatin për 10 vota dhe t’i lironte “kolltukun” në Kuvend koleges së saj socialiste, Maldrita Bardho.

Mirëpo, gjatë orëve të mbrëmjes një lëvizje e fundit erdhi nga Bardho, duke vendosur kështu dhe pikat mbi “i”.

Pasi përfundoi procesi i rinumërimit dhe opozita shprehu gëzimin përmes rrjeteve sociale, socialistja vendosi që të mos pranojë mandatin e deputetit dhe t’ia lërë atë Zegjinesë.

Lidhur me këto zhvillime të fundit ka reaguar edhe Erion Braçe, i cili me të drejtë lë të kuptohet se dita e djeshme ishte për të “mbajtur frymën”.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, deputeti socialist dhe një ndër veteranët e kësaj force politike, ka zgjedhur ironinë për të komentuar atë se çfarë ndodhi dje.

Ai ka publikuar një kolazh me tre foto të vetat, ku fillimisht shfaqet i tensionuar, më pas duke buzëqeshur dhe në fund duke qeshur me të madhe.

Krah fotove ai shkruan: “E gjithë Dita!”, duke ironizuar kështu opozitën dhe të gjithë ata që festuan për humbjen e mandatit të Zegjine Çaushit.

Situata mori kthesë kur kandidatja e radhës në listën e PS hoqi dorë nga marrja e mandatit, ç`ka bëri që ai t’i kthehej sërish Zegjine Çaushit.

Kjo kthesë e papritur duket se ka qenë një “shuplakë” për entuziazmin e parakohshëm të opozitës dhe përmes këtij postimi, Braçe ka dashur që t’i përcjellë mesazhin që të mos “gëzohen para kohe!”.

The post Erion Braçe ironizon pasi mandati iu rikthye Zegjine Çaushit, mesazhi i fshehtë: E gjithë dita… appeared first on Albeu.com.

Temperaturat e larta/ Braçe: Mbroni punëtorët, ndërprisni punën në mjedise të hapura

By: gaze tare
2 July 2025 at 19:42

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace nëpërmjet një video në rrjetet sociale ka kërkuar ndërprerjen e punës në ambientet e hapura. Ai i bën thirrje qeverisë ku thotë se veçanërisht duhet ndaluar puna në sektorin e ndërtimit, gjatë orëve të pikut të temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve.

“Mbroni punëtorët! Ndërpritni punën në ambient të hapur në orët e pikut të temperaturave të larta!”- shkruan Braçe në statusin e tij.

Deputeti tregon se ka vëzhguar situatën në Tiranë, ku në orën 13:00 temperaturat arrijnë në 35 gradë Celsius në termometra, ndërsa sipas ndjesisë reale ato janë 37 gradë, madje mund të shkojnë deri në 40 gradë. Në këto kushte, puna në ambient të hapur kthehet në një “cfilitje” dhe “vuajtje” për punëtorët.

“Ka mundësi që kompanitë, duke filluar nga ato të ndërtimit, të ndërpresin punën në orët e pikut të temperaturave të larta, për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve? Në rast se ato nuk e bëjnë këtë, a ka mundësi që Ministria e Ndërtimit, Ministria e Ekonomisë dhe mbi të gjitha Ministria e Shëndetësisë të marrin këtë vendim për mbrojtjen e punëtorëve?”- vijon deputeti.

The post Temperaturat e larta/ Braçe: Mbroni punëtorët, ndërprisni punën në mjedise të hapura appeared first on iconstyle.al.

Braçe kërkon ndërprerje të punës në ambientet e hapura: Shkon deri në 40 gradë, ministritë ta marrin këtë vendim

By: redi
2 July 2025 at 17:26

Deputeti i PS-së, Erion Braçe kërkon ndërprerjen e punës në ambientet e hapura. Ai i bën thirrje qeverisë ku për të puna duhet ndaluar në sektorin e ndërtimit gjatë orëve të pikut të temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve. ”Mbroni punëtorët! Ndërpritni punën në ambient të hapur në orët e pikut të temperaturave të larta”,-shkruan Braçe në statusin e tij.

Source

“Ç’të bëjmë, presim…”/ Braçe i revoltuar ndaj OSHEE: Prenë asfaltin dhe e lanë me çakull e pluhur

27 June 2025 at 19:58

Erion Braçe nuk ka pritur fillimin e legjislaturës së re për të ngritur zërin për problematikat e Tiranës, si deputet, ndër më të votuarit, e kryeqytetit.

Përmes rrjeteve sociale, deputeti socialist, ankohet për rrëmujën dhe papastërinë në lagjien e Nënstacionit në Selitë, të shkaktuar, sipas tij, nga OSHEE, për të cilën thotë se nuk ka rehabilituar rrugën, pas nxjerrjes së një linje nga nënstacioni dhe shtrirjen nën rrugë, duke prerë asfaltin.

PRESIM OSHEEne!

Ka nxjerre nje linje nga nenstacioni-pune e saj, e ka shtrire nen trupin e rruges-duke prere rrugen anash e permes, por ka lene rrugen keshtu ne gati 30% te seksionit te saj;

Cakull e doemos pluhur!

5 jave me pare i gjeta ketu punetoret e nje kompanie nen kontrate me OSHEE; me thane qe do prisnin dy jave qe cakulli te zinte vend dhe te asfaltonin; Kane kaluar 2 javet e tyre dhe 3 te tjera plus dhe rruga eshte sic e shihni, E PA RREGULLUAR!

PRESIM OSHEEne! CTE BEJME, PRESIM, KOHA KETU NUK ESHTE FLORI, KOHA ESHTE PLUHUR’,- shkruan Braçe.

The post “Ç’të bëjmë, presim…”/ Braçe i revoltuar ndaj OSHEE: Prenë asfaltin dhe e lanë me çakull e pluhur appeared first on Sot News | Lajme.

Lufta ndaj dezinformimit, Braçe paraqet në Kuvend dokumentin e strategjisë kombëtare

26 June 2025 at 15:25

14 Muaj pas krijimit komisioni i posaçëm parlamentar për të luftuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në demokracinë e vendit, e ka një produkt final strategjinë kombëtare 2025-2030.

Erion Brace i bëri një përmbledhje shtyllave kryesore të strategjisë e cila do ti shkoj për votim parlamentit.

“Strategjia Kombëtare Kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit 2025-2030 është dokumenti i parë gjithëpërfshirës në Shqipëri që adreson drejtpërdrejt fenomenet e FIMI. Ajo synon të përcaktojë një platformë të unifikuar veprimi, ku përfshihen objektivat, prioritetet dhe masat kryesore për mbrojtjen e shtetit, shoqërisë dhe qytetarëve nga ndërhyrjet e huaja keqdashëse, përfshirë dezinformimin.

Strategjia respekton plotësisht shtetin e së drejtës dhe liritë kushtetuese – ajo mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, legjislacionin kombëtar dhe konventat ndërkombëtare ku Shqipëria është palë”, tha Erion Braçe.

Sipas Erion Braces kjo strategji lidhet ngushtësisht me sigurinë Kombëtare.

“OBJEKTIVI I: Ngritje dhe konsolidim i kapaciteteve institucionale për të parandaluar, zbuluar dhe analizuar ndërhyrjet e huaja në fushatat zgjedhore. Përforcimi i mbrojtjes ligjore dhe mekanizmave të monitorimit për proceset zgjedhore.

Rritja e transparencës dhe krijimi i mekanizmave për mbikëqyrjen e financimeve politike.

Forcimi i përgjegjësisë dhe koordinimi ndërmjet aktorëve publikë dhe privatë për parandalimin e ndërhyrjeve të huaja.

OBJEKTIVI II: Mbrojtja e Sigurisë Kombëtare nga ndërhyrjet e huaja keqdashëse

OBJEKTIVI III: Mbrojtja e ekonomisë kombëtare dhe sektorëve të tjerë kritike

Përforcimi i kuadrit ligjor dhe praktikës për mbrojtjen nga ndërhyrjet e huaja në investime strategjike dhe infrastrukturë kritike

Adresimi i kërcënimeve ndaj sektorëve strategjikë dhe sistemit financiar të ekonomisë   

OBJEKTIVI IV: Mbrojtja dhe forcimi i lirisë së shprehjes, lirisë së medias, si dhe rritja e ndërgjegjësimit dhe angazhimit publik kundër dezinformimit

Zhvillimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave të pavarura për të luftuar dezinformimin

Mbështetja e gazetarisë investigative dhe kërkimit të pavarur të fakteve në luftën kundër dezinformimit

Promovimi i informacionit të besueshëm, rritja e ndërgjegjësimit e edukimit mediatik, si dhe fuqizimi i aftësive digjitale të qytetarëve, me qëllim forcimin e rezistencës shoqërore ndaj dezinformimit”, shpjegon Braçe.

Kjo strategji është produkt i kontributin e ekspertëve, shoqërisë civile dhe mbështetjen teknike të OSBE dhe BE-s.

The post Lufta ndaj dezinformimit, Braçe paraqet në Kuvend dokumentin e strategjisë kombëtare appeared first on Sot News | Lajme.

Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar

26 June 2025 at 14:18

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, tha të enjten se, komisioni (që ai drejton) përcolli një mesazh të qartë politik: “Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj keqdashëse është tashmë prioritet kombëtar, që kërkon vëmendje të veçantë në nivelin më të lartë legjislativ”.

Braçe e cilësoi një sfidë. që asnjë vend nuk mund ta përballojë i vetëm. Ndaj, sipas tij, kërkohet bashkëpunim ndërkombëtar dhe ndërtim aleancash të reja.

Dokumenti strategjik i miratuar në komision nga deputetët e mazhorancës (opozita nuk merr pjesë), sipas Braces, shënon një tjetër hap drejt mbrojtjes së interesave kombëtare dhe stabilitetit demokratik përmes masave të koordinuara dhe mekanizmave të përforcuar institucionalë.

Skanimi i Bizneseve

Në hartimin e dokumentit strategjik që synon luftën kundër ndërhyrjeve të huaja keqdashëse dhe dezinformimit morën pjesë aktorë institucionalë, por edhe ekspertë të jashtëm, një prej tyre edhe Arben Malaj. Ky i fundit tha gjatë mbledhjes së komisionit se, përveç krijimit të një kuadri ligjor dhe institucional, i cili, sipas tij, duhet të jetë funksional dhe jo mbivendosës, nevojitet fokus konkret në identifikimin e burimeve të mundshme të ndikimeve të jashtme dhe financimeve të dyshimta.

Precedenti

Në këtë kontekst, Malaj vlerësoi të rëndësishme skanimin e bizneseve, që veprojnë në fusha delikate si: ndërtimi dhe lojërat e fatit.

Një nga rastet që ai përmendi (pa emër) ishte ai i një organizate të shpallur terroriste nga Presidenti Donald Trump, e cila, sipas tij, dyshohet se është futur në Shqipëri përmes një biznesi shqiptar.

“Rasti më konkret është rasti i akuzave për një organizatë terroriste e cila ka hyrë në Shqipëri nga një biznes shqiptar, por në të njëjtën kohë është shpallur nga Presidenti Trump si organizatë terroriste”, tha eksperti i ekonomisë Arben Malaj

Ky precedent, sipas Malajt, nënvizon nevojën për kontrolle të thelluara në ato sektorë ku dyshohet për ndikime të dyshimta dhe flukse të paqarta financiare.

Domosdoshmëria

Që do të thotë jo vetëm një veprim automatik i skanimit të bizneseve problematike, por edhe një instrument sigurie shtesë, në një kohë kur dezinformimi dhe ndërhyrjet e jashtme po shihen si kërcënim për institucionet dhe demokracinë

“Bizneset aktuale që janë në fushën e lojërave të fatit dhe në ndërtim aty ku ka, se nuk duhet t’i biem në qafë askujt kot, aty ku ka flamuj të kuq të ngritur, duhet të skanohen dhe ta mbrojmë ekonominë tonë nga paratë kriminale”, tha Malaj.

Ai i qëndron postulatit se, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm nëse tolerohet paraja kriminale  

“Pra, në këtë rast nuk po mbrojmë ekonominë, por po mbrojmë të ardhmen e një vendi dhe po mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe kjo do të jetë kategorike”, tha ai   

The post Kush po e financon dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj? Ndërtimi dhe lojërat e fatit, flamujt e kuq që duhen skanuar appeared first on Faktoje.al.

Rinumërimi i votave në Tiranë/ Erion Braçe publikon votën me simbolin e “dyshimtë” të shpallur të pavlefshme nga KAS: Është…

By: V K
25 June 2025 at 11:14
Përmes një eagimi në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion Braçe, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, i cili po kryen procesin e rinumërimit të votave të Tiranës për 11 majin.

Ankesa konkrete e Braçes, ka të bëjë me shpalljen prej KAS si të pavlefshme të një vote për Partinë Socialiste.

Shenja e votës nuk ishte shënuar me kryq apo me vizë, por me simbolin e fallusit.

 

Braçe duke e quajtur këtë simbol “topin e Mato Grudës”, thotë se në rregullore nuk parashikohet si e pavlefshme kur vendoset një shenjë e tillë në fletën e votimit te kutia përkatëse.

Sakaq, merr një rast tjetër kur në kutinë përkatëse është vendosur një zemër si shenjë për votën dhe është konsideruara e vlefshme.

 

Reagimi i deputetit socialist Erion Braçe:

JO PER VOTAT E MIA;

PER VOTAT E NJEREZVE!

VOTA NE FOTON E PARE ESHTE NUMERUAR DJE;

ISHTE NE NJE NGA KUTITE E NJESISE NR5 DHE ESHTE VOTE VETEM PER PARTINE!

KAS E KA SHPALLUR TE PAVLEFSHME!

PO PERSE?

Perse nje vullnet i shprehur me Topin e Mato Grudes eshte konsideruar e pavlefshme?

Perse KAS kete shenje e quan te pavlefshme?!

Pse zemra eshte e vlefshme dhe topi i Matos jo?!

Me ne fund dje, nje mil qe arkivon, me dergoi elektronikisht MANUALIN E KQZ PER VOTEN E PAVLEFSHME!

Ne asnje nga shembujt e KQZ, TOPI I MATOS NUK E BEN VOTEN E PAVLEFSHME; SHIHINI!

Madje ne MANUALIN E KQZ, asnje nga shembujt per voten e pavlefshme NUK PERPUTHET ME SHUMICEN E VOTAVE TE PAVLEFSHME QE PO SHPALL KAS!

Shiheni foton E PESTE ne rradhe: NE CILIN NGA SHEMBUJT E KQZ PER FLETET E PAVLEFSHME PERFSHIHET E SHPALLET E PAVLEFSHME KJO VOTE?!

Si kjo jane me dhjetera!

TANI, NESE KAS MENDON SIC E KA SPJEGUAR VETE NE KETE SHKRIMIN NE FOTON E TRETE E TE KATERT SE “ERION BRACE KA BLERE VOTE E PER TA KONTROLLUAR KA URDHERUAR KRYQIN TEK EMRI”, OK TA THOTE ME VENDIM TE QARTE KETE PER TE 129 VOTAT NE 740 KUTI;

Vetem se duhet te spjegoj se si blohet nje vote per cdo 6 kuti!

E thjeshte, behet!

The post Rinumërimi i votave në Tiranë/ Erion Braçe publikon votën me simbolin e “dyshimtë” të shpallur të pavlefshme nga KAS: Është… appeared first on Albeu.com.

Miratohet në komisione strategjia kundër dezinformimit

23 June 2025 at 18:46

Komisionet parlamentare shqyrtuan dhe miratuan të hënën projektligjin “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”, një dokument i hartuar nga Komisioni i Posaçëm që u drejtua nga deputeti socialist, Erion Braçe. Braçe e mbrojti draft-strategjinë para deputetëve si një dokument të hartuar mbi bazën e akteve dhe rekomandimeve të Bashkimit Europian […]

The post Miratohet në komisione strategjia kundër dezinformimit appeared first on Reporter.al.

Financimi i partive politike, Braçe: Nevojiten ndryshime ligjore, në fushatë pati flukse parash nga burime të treta

TIRANË, 23 qershor/ATSH-Maela Marini/ Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, njëherësh kryetar i komisionit të posaçëm kundër Dezinformimit u shpreh sot se ka ardhur koha për ndryshime ligjore lidhur me çështjen e financimit të partive politike.

Braçe prezantoi para komisionit të Ligjeve draft-strategjinë kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit 2025-2030 dhe udhërrëfyesin për zbatimin e saj.

Ai theksoi se edhe në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të 11 majit ka pasur flukse të mëdha të parave nga burimet e treta që deri më tani nuk kanë pasur ndonjë detyrim të bëjnë deklarim.

“Duhet të shkojmë drejt këtij rregullimi ligjor. Këto historitë me celularin para, ja sa harxhoj unë në ditë, dhe ja sa para më japin mua në ditë, duhet të marrin fund që zgjedhjet të mos komercializohen, por të ngelen e drejtë për të zgjedhur me votë”, theksoi ai.

Duke folur për Strategjinë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, Braçe vuri theksin tek forcimi i kapaciteteve për të parandaluar ndërhyrjet e huaja që mund të ndikojnë në demokraci.

“Strategjia synon të forcojë dhe mbrojë nga forma të reja të ndikim të huaj, që rrezikojnë funksionimin e shtetit të së drejtës. Shqipëria si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO-s nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Pozicioni ynë gjeopolitik na bëjnë të ekspozuar ndaj rreziqeve hibride”, shtoi ai.

/a.f/

The post Financimi i partive politike, Braçe: Nevojiten ndryshime ligjore, në fushatë pati flukse parash nga burime të treta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Fonde nga burime të treta”/ Reagon ashpër deputeti: Para të padeklaruara në fushatë

23 June 2025 at 15:30

“Edhe në këtë fushatë që shkoi kemi patur flukse të mëdha të parave nga burimet e treta që deri më tani nuk kanë patur ndonjë detyrim të bëjnë deklarim, duhet të shkojmë drejt këtij rregullimi ligjor. Këto historitë me celularin para, ja sa harxhoj unë në ditë, dhe ja sa para më japin mua në ditë, duhet të marrë fund që zgjedhjet të mos komercializohen, por të ngelen e drejtë për të zgjedhur me votë, jo për të blerë vote”.

Financimi i Partive Politike dominoi mbledhjen e kësaj të hëne të Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Deputeti socialist Erion Brace tha se përgjatë fushatës elektorale të 11 majit subjekte politike kanë përdorur para nga burime te treta, të cilat nuk janë të deklaruara. Ndaj thote, se ka ardhur koha për ndryshime ligjore.

Gjatë prezantimit të Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, Brace vuri theksin tek forcimi I kapaciteteve për të parandaluar ndërhyrjet e huaja që mund të ndikojnë në demokracinë.

“Strategjia synon të forcojë mbroj nga forma të reja të ndikim të huaj, që rrezikojnë funksionimin e shtetit të së drejtës. Shqipëria si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Pozicioni ynë gjeopolitik na bëjnë të ekspozuar ndaj rreziqeve hibride”.

Miratimi i Strategjisë Kombëtare kunder Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit do të mundësoje edhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare, ekonominë dhe infrastrukturës kritike të Shqipërisë.

The post “Fonde nga burime të treta”/ Reagon ashpër deputeti: Para të padeklaruara në fushatë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌