Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Rruga me punime skandaloze”/ Erion Braçe ‘shpërthen’ ndaj firmës së Ervis Berberit

10 July 2025 at 08:44

Një status i bërë nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në “Facebook”, i ka dhënë material Prokurorisë së Posaçme për ta bërë pjesë të dosjes hetimore ndaj ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi, dhe grupit tjetër, për të cilën prokuroria  kërkon t’i marrë nën akuzë.

Referuar një shkrese zyrtare, që “Ora News” e administron, thuhet se në videon e publikuar nga Erion Braçe prej 59 sekondash shfaq një tabelë me investitor “Autoritetin Rrugor Shqiptar”, me objekt: “Mirëmbajtje me performancë e segmenteve rrugore Fier Shegan – Divjakë, K/Rr. Nacionale – Grabian, Strum – Qafë Marinëz, 56.5 KM”, me vlerë 65,337,825 lekë pa TVSH, me kontraktor BOE “BE-IS” sh.p.k dhe “Ergi” sh.p.k, me mbikëqyrës punimesh “Net Group” sh.p.k”.

Gjatë videos, thotë SPAK-u, shfaqet vetëm tabela e mësipërme, si dhe dëgjohet një zë, në dukje si ai i deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, shtetasit Erion Braçe, i cili shoqëron videon dhe është transkriptuar si më poshtë:

“Se më në fund gjeta dhe tabelën, që e kanë vënë diku këtu në Krutje të Poshtme, sa kalon kryqëzimin e Pushimit të Shoferit. Ja ku është tabela, kontrata e këtij është 65,337,825 lekë të reja pa tvsh, dhe kompanitë janë BOE “BEIS” sh.p.k “ERGI” sh.p.k, dhe këtij i mbaron kontrata në gusht të 2024. Mbikëqyrësi i punimeve, se më intereson shumë kjo, është “Net Group” sh.p.k. Nuk e di sa leke merr ky Net grupi, por po te m’i jepnin mua mund ta bëj dhe më mirë punën. Adresa e kontraktorit është në lagjen numër 1 të Kukësit, prandaj është rruga në këtë lloj derexheje, dhe prandaj kjo kontrata është në tilla nivele zbatimi”.

The post “Rruga me punime skandaloze”/ Erion Braçe ‘shpërthen’ ndaj firmës së Ervis Berberit appeared first on Sot News | Lajme.

Braçe denoncon: Kam muaj që kërkoj thjesht të hiqen koshat dhe plehrat nga qendra shëndetësore

By: redi
4 July 2025 at 21:53

Deputeti i PS-së, Erion Braçe vijon që të bëjë opozitën në Tiranë, në këtë qark ai fitoi edhe mandatin e deputetit. Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Sakaq, me video ka denoncuar për koshat e plehrave. ”Tiranë/5 sa. Selitë-Qendra e vetme shëndetësore; koshat e plehrave dhe plehrat si “imunitet” shëndetësor!

Source

Braçe: Qasje strategjike në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe prezantoi sot në Kuvend, projektligjin për strategjinë kombëtare kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Braçe tha se ky projektligj është proces që shënon etapë të re të ndërtimit të imunitetit demokratik të vendit tonë, përballë sfidave më të sofistikuara të shekullit siç janë ndërhyrjet e huaja keqdashëse dhe dezinformimi në hapësirën publike, institucionale dhe politike.

“Të gjithë jemi dëshmitarë që kërcënimet ndaj demokracive moderne nuk shfaqen më në forma klasike. Dezinformimi, manipulimi i informacionit publik, depërtimi i interesave të huaja në procese zgjedhore apo sektorë kritikë të ekonomisë kombëtare janë kthyer në mjete efektive të ndikimit politik dhe strategjik, pa kaluar në forma të drejtpërdrejta të dhunës apo agresionit ushtarak”, tha ai.

Deputeti socialist u shpreh se Shqipëria si një vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO-s nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Sipas Braçes, pozicioni gjeopolitik i Shqipërisë, tranzicioni i gjatë institucional dhe linjëzimi i qëndrimeve të qeverisë së Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare me vendimet e BE dhe NATO-s, e bëjnë vendin tonë të ekspozuar ndaj rreziqeve që vijojnë të jenë të pranishme dhe të shtohen.

“Duke qenë të vetëdijshëm për këto dinamika, dhe nevojën për t’i adresuar ato, Kuvendi vendosi ngritjen e një komisioni të posaçëm me një mandat të qartë që të koordinojë dhe mbikëqyrë veprimet institucionale për të adresuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike të vendit”, tha Braçe.

“Strategjia Kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit përfaqëson një qasje të re të domosdoshme të ndërtuar mbi një proces të thelluar institucional dhe politik të udhëhequr nga Komisioni Parlamentar që u ngrit me vendimin tuaj”, vijoi deputeti socialist.

Braçe u shpreh se krijimi i këtij komisioni, materializoi vullnet me një mesazh të qartë politik: lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja keqdashëse duhet të jetë prioritet kombëtar që kërkon vëmendje në Kuvendin e Shqipërisë.

“Metodologjia e ndjekur bazuar në parimet e transparencës dhe gjithëpërfshirjes ka përfaqësuar një dimension të dialogut politik dhe institucional duke mundësuar jo vetëm identifikimin e problematikave, por edhe hartimin e rekomandimeve strategjike të qëndrueshme me sfidat edhe dinamikat e kohës”, theksoi ai.

“Përmes një analize të kujdesshme dhe modeleve funksionale është siguruar një qasje strategjike e qëndrueshme në përputhje me standardet e BE dhe ato euroatlantike. Përfshirja e një grupi të gjerë ekspertësh të këtij komisioni ka shtuar vlerën dhe cilësinë e procesit”, shtoi Braçe.

Braçe tha se ky grup pune i përbërë nga 22 funksionarë publik, përfaqësues të 18 institucioneve dhe 19 ekspertë të jashtëm, hartoi raportin analitik mbi ndërhyrjet e huaja dhe dezinformimin ku skanoi situatën aktuale lidhur me këto fenomene.

Deputeti socialist theksoi se “kjo analizë diktoi qartë nevojën për adaptimin e një qasjeje të integruar dhe të qëndrueshme mes institucioneve shqiptare dhe me çdo aktor dhe faktor të jetës publike për të garantuar që përgjigja ndaj kërcënimeve të jetë efektive dhe në kohë”.

“Strategjia parashikon ngritjen e një autoriteti rregullator dhe mbikëqyrës politikash të ngritura me ligj për koordinimin institucional, për monitorimin e planit të veprimit dhe harmonizimin me dokumentet e tjera të Republikës së Shqipërisë”, pohoi Braçe.

“Është më shumë se deklaratë politikash, është një vullnet i përbashkët demokratik i të drejtave themelore të qytetarëve dhe aspiratave integruese në një kohë kur dezinformimi nuk është vetëm një mjet propagandistik, por edhe një armë strategjike. Shqipëria nuk mund të jetë e papërgatitur. Ajo po i bashkohet aleancës demokratike duke afirmuar se transparenca dhe faktet do të mbrohen me të njëjtin seriozitet sa edhe kufijtë territorialë”, cilësoi Braçe.

/e.i/j.p/

The post Braçe: Qasje strategjike në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Temperaturat e larta/ Braçe: Mbroni punëtorët, ndërprisni punën në mjedise të hapura

By: gaze tare
2 July 2025 at 19:42

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Brace nëpërmjet një video në rrjetet sociale ka kërkuar ndërprerjen e punës në ambientet e hapura. Ai i bën thirrje qeverisë ku thotë se veçanërisht duhet ndaluar puna në sektorin e ndërtimit, gjatë orëve të pikut të temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve.

“Mbroni punëtorët! Ndërpritni punën në ambient të hapur në orët e pikut të temperaturave të larta!”- shkruan Braçe në statusin e tij.

Deputeti tregon se ka vëzhguar situatën në Tiranë, ku në orën 13:00 temperaturat arrijnë në 35 gradë Celsius në termometra, ndërsa sipas ndjesisë reale ato janë 37 gradë, madje mund të shkojnë deri në 40 gradë. Në këto kushte, puna në ambient të hapur kthehet në një “cfilitje” dhe “vuajtje” për punëtorët.

“Ka mundësi që kompanitë, duke filluar nga ato të ndërtimit, të ndërpresin punën në orët e pikut të temperaturave të larta, për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve? Në rast se ato nuk e bëjnë këtë, a ka mundësi që Ministria e Ndërtimit, Ministria e Ekonomisë dhe mbi të gjitha Ministria e Shëndetësisë të marrin këtë vendim për mbrojtjen e punëtorëve?”- vijon deputeti.

The post Temperaturat e larta/ Braçe: Mbroni punëtorët, ndërprisni punën në mjedise të hapura appeared first on iconstyle.al.

Braçe kërkon ndërprerje të punës në ambientet e hapura: Shkon deri në 40 gradë, ministritë ta marrin këtë vendim

By: redi
2 July 2025 at 17:26

Deputeti i PS-së, Erion Braçe kërkon ndërprerjen e punës në ambientet e hapura. Ai i bën thirrje qeverisë ku për të puna duhet ndaluar në sektorin e ndërtimit gjatë orëve të pikut të temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve. ”Mbroni punëtorët! Ndërpritni punën në ambient të hapur në orët e pikut të temperaturave të larta”,-shkruan Braçe në statusin e tij.

Source

“Ç’të bëjmë, presim…”/ Braçe i revoltuar ndaj OSHEE: Prenë asfaltin dhe e lanë me çakull e pluhur

27 June 2025 at 19:58

Erion Braçe nuk ka pritur fillimin e legjislaturës së re për të ngritur zërin për problematikat e Tiranës, si deputet, ndër më të votuarit, e kryeqytetit.

Përmes rrjeteve sociale, deputeti socialist, ankohet për rrëmujën dhe papastërinë në lagjien e Nënstacionit në Selitë, të shkaktuar, sipas tij, nga OSHEE, për të cilën thotë se nuk ka rehabilituar rrugën, pas nxjerrjes së një linje nga nënstacioni dhe shtrirjen nën rrugë, duke prerë asfaltin.

PRESIM OSHEEne!

Ka nxjerre nje linje nga nenstacioni-pune e saj, e ka shtrire nen trupin e rruges-duke prere rrugen anash e permes, por ka lene rrugen keshtu ne gati 30% te seksionit te saj;

Cakull e doemos pluhur!

5 jave me pare i gjeta ketu punetoret e nje kompanie nen kontrate me OSHEE; me thane qe do prisnin dy jave qe cakulli te zinte vend dhe te asfaltonin; Kane kaluar 2 javet e tyre dhe 3 te tjera plus dhe rruga eshte sic e shihni, E PA RREGULLUAR!

PRESIM OSHEEne! CTE BEJME, PRESIM, KOHA KETU NUK ESHTE FLORI, KOHA ESHTE PLUHUR’,- shkruan Braçe.

The post “Ç’të bëjmë, presim…”/ Braçe i revoltuar ndaj OSHEE: Prenë asfaltin dhe e lanë me çakull e pluhur appeared first on Sot News | Lajme.

Rinumërimi i votave në Tiranë/ Erion Braçe publikon votën me simbolin e “dyshimtë” të shpallur të pavlefshme nga KAS: Është…

By: V K
25 June 2025 at 11:14
Përmes një eagimi në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion Braçe, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, i cili po kryen procesin e rinumërimit të votave të Tiranës për 11 majin.

Ankesa konkrete e Braçes, ka të bëjë me shpalljen prej KAS si të pavlefshme të një vote për Partinë Socialiste.

Shenja e votës nuk ishte shënuar me kryq apo me vizë, por me simbolin e fallusit.

 

Braçe duke e quajtur këtë simbol “topin e Mato Grudës”, thotë se në rregullore nuk parashikohet si e pavlefshme kur vendoset një shenjë e tillë në fletën e votimit te kutia përkatëse.

Sakaq, merr një rast tjetër kur në kutinë përkatëse është vendosur një zemër si shenjë për votën dhe është konsideruara e vlefshme.

 

Reagimi i deputetit socialist Erion Braçe:

JO PER VOTAT E MIA;

PER VOTAT E NJEREZVE!

VOTA NE FOTON E PARE ESHTE NUMERUAR DJE;

ISHTE NE NJE NGA KUTITE E NJESISE NR5 DHE ESHTE VOTE VETEM PER PARTINE!

KAS E KA SHPALLUR TE PAVLEFSHME!

PO PERSE?

Perse nje vullnet i shprehur me Topin e Mato Grudes eshte konsideruar e pavlefshme?

Perse KAS kete shenje e quan te pavlefshme?!

Pse zemra eshte e vlefshme dhe topi i Matos jo?!

Me ne fund dje, nje mil qe arkivon, me dergoi elektronikisht MANUALIN E KQZ PER VOTEN E PAVLEFSHME!

Ne asnje nga shembujt e KQZ, TOPI I MATOS NUK E BEN VOTEN E PAVLEFSHME; SHIHINI!

Madje ne MANUALIN E KQZ, asnje nga shembujt per voten e pavlefshme NUK PERPUTHET ME SHUMICEN E VOTAVE TE PAVLEFSHME QE PO SHPALL KAS!

Shiheni foton E PESTE ne rradhe: NE CILIN NGA SHEMBUJT E KQZ PER FLETET E PAVLEFSHME PERFSHIHET E SHPALLET E PAVLEFSHME KJO VOTE?!

Si kjo jane me dhjetera!

TANI, NESE KAS MENDON SIC E KA SPJEGUAR VETE NE KETE SHKRIMIN NE FOTON E TRETE E TE KATERT SE “ERION BRACE KA BLERE VOTE E PER TA KONTROLLUAR KA URDHERUAR KRYQIN TEK EMRI”, OK TA THOTE ME VENDIM TE QARTE KETE PER TE 129 VOTAT NE 740 KUTI;

Vetem se duhet te spjegoj se si blohet nje vote per cdo 6 kuti!

E thjeshte, behet!

The post Rinumërimi i votave në Tiranë/ Erion Braçe publikon votën me simbolin e “dyshimtë” të shpallur të pavlefshme nga KAS: Është… appeared first on Albeu.com.

Miratohet në komisione strategjia kundër dezinformimit

23 June 2025 at 18:46

Komisionet parlamentare shqyrtuan dhe miratuan të hënën projektligjin “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”, një dokument i hartuar nga Komisioni i Posaçëm që u drejtua nga deputeti socialist, Erion Braçe. Braçe e mbrojti draft-strategjinë para deputetëve si një dokument të hartuar mbi bazën e akteve dhe rekomandimeve të Bashkimit Europian […]

The post Miratohet në komisione strategjia kundër dezinformimit appeared first on Reporter.al.

“Fonde nga burime të treta”/ Reagon ashpër deputeti: Para të padeklaruara në fushatë

23 June 2025 at 15:30

“Edhe në këtë fushatë që shkoi kemi patur flukse të mëdha të parave nga burimet e treta që deri më tani nuk kanë patur ndonjë detyrim të bëjnë deklarim, duhet të shkojmë drejt këtij rregullimi ligjor. Këto historitë me celularin para, ja sa harxhoj unë në ditë, dhe ja sa para më japin mua në ditë, duhet të marrë fund që zgjedhjet të mos komercializohen, por të ngelen e drejtë për të zgjedhur me votë, jo për të blerë vote”.

Financimi i Partive Politike dominoi mbledhjen e kësaj të hëne të Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Deputeti socialist Erion Brace tha se përgjatë fushatës elektorale të 11 majit subjekte politike kanë përdorur para nga burime te treta, të cilat nuk janë të deklaruara. Ndaj thote, se ka ardhur koha për ndryshime ligjore.

Gjatë prezantimit të Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, Brace vuri theksin tek forcimi I kapaciteteve për të parandaluar ndërhyrjet e huaja që mund të ndikojnë në demokracinë.

“Strategjia synon të forcojë mbroj nga forma të reja të ndikim të huaj, që rrezikojnë funksionimin e shtetit të së drejtës. Shqipëria si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Pozicioni ynë gjeopolitik na bëjnë të ekspozuar ndaj rreziqeve hibride”.

Miratimi i Strategjisë Kombëtare kunder Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit do të mundësoje edhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare, ekonominë dhe infrastrukturës kritike të Shqipërisë.

The post “Fonde nga burime të treta”/ Reagon ashpër deputeti: Para të padeklaruara në fushatë appeared first on Sot News | Lajme.

“Para të padeklaruara në fushatë”, Braçe: Disa subjekte përdoren fonde nga burime të treta

By: xhir jeta
23 June 2025 at 15:06

Financimi i Partive Politike dominoi mbledhjen e kësaj të hëne të Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Deputeti socialist Erion Brace tha se përgjatë fushatës elektorale të 11 majit subjekte politike kanë përdorur para nga burime te treta, të cilat nuk janë të deklaruara. Ndaj thote, se ka ardhur koha për ndryshime ligjore.

“Edhe në këtë fushatë që shkoi kemi patur flukse të mëdha të parave nga burimet e treta që deri më tani nuk kanë patur ndonjë detyrim të bëjnë deklarim, duhet të shkojmë drejt këtij rregullimi ligjor. Këto historitë me celularin para, ja sa harxhoj unë në ditë, dhe ja sa para më japin mua në ditë, duhet të marrë fund që zgjedhjet të mos komercializohen, por të ngelen e drejtë për të zgjedhur me votë, jo për të blerë vote”

Gjatë prezantimit të Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, Brace vuri theksin tek forcimi I kapaciteteve për të parandaluar ndërhyrjet e huaja që mund të ndikojnë në demokracinë.

“Strategjia synon të forcojë mbroj nga forma të reja të ndikim të huaj, që rrezikojnë funksionimin e shtetit të së drejtës. Shqipëria si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Pozicioni ynë gjeopolitik na bëjnë të ekspozuar ndaj rreziqeve hibride”

Miratimi i Strategjisë Kombëtare kunder Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit do të mundësoje edhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare, ekonominë dhe infrastrukturës kritike të Shqipërisë.

Tabaku: Ligji për investimet strategjike duhet ndaluar

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Në Komisionin për Çështjet Evropiane u shqyrtua dhe u miratua me votat e mazhorancës projektligji “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”.

Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku theksoi se është kundër projektligjit pasi në gjykimin e saj merr dhe përgjegjësi dhe të komisioneve të linjës sektoriale parlamentare në këtë rast të Komisionit të Medias.

“Të ardhmen e këtij komisioni e keni përgatitur si një strategji që ka shumë aktivitete, një pjesë e madhe lidhen me lirinë e medias. Çështja e medias është një çështje që edhe në raporte të progresit të vendit dhe në raporte të tjera të përmendura në Parlamentin Evropian, është një çështje në të cilën Shqipëria ka bërë hapa pas dhe është hartuar një rrjetë e tërë legjislacioni që duhet ndryshuar. Më i rëndësishëm është dhe vullneti politik”, tha Tabaku.

Duke iu drejtuar deputetit Erion Braçe, i cili bëri prezantimin e projektligjit, Tabaku ndal edhe tek pikat që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare dhe tregtinë ndërkombëtare. Sipas Tabakut, ligji për investimet strategjike duhet ndaluar.

“Kur u diskutua ky grupkapitull e pyeta zonjën ministre në lidhje me qëndrimin e Shqipërisë se kur do të fillonte Shqipëria të ndalonte ligjin, sepse në mënyrë të qartë ligji për investimet strategjike duhej ndaluar dhe duhej bërë një kuadër i plotë legjislativ për sa i përket investimeve dhe këtu do të jenë dhe investimet e huaja, sepse Shqipëria ka një ligj të vitit 1993, duhet të ketë një mekanizëm të qartë për analizën e investimeve të huaja”, tha Tabaku.

Sipas Tabakut, ky është një detyrim përmbyllës. Tabaku komentoi gjithashtu edhe projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për investimet strategjike”, i propozuar nga kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi.

“Vura re që kolegu Shalsi ka sjellë një projektligj në parlament që është një paragraf i cili nuk e kryen këtë funksion. Bie ndesh me strategjinë që ju keni prezantuar sot këtu por njëkohësisht dhe me qëndrimin që qeveria ka sa i përket kësaj çështjeje. Një projektligj me një paragraf do të përcaktojë me një vendim të Këshillit të Ministrave një strukturë të tërë dhe një proces të tërë për analizën e investimeve të huaja, që për mua është ky procesi fals i integrimit që po e bëjmë sa për të larë gojën ndërkohë që ne kemi nevojë për një analizë të plotë, për një proces të plotë analize. Ju paraqisni një strategji, qeveria ka detyrime përmbyllëse dhe vini me iniciativa të tilla ligjore. Mora një projektligj për të cilin kam interes, pasi kam prezantuar një projektligj që ka një strukturë të tërë për analizën e investimeve të huaja”, tha Tabaku.

/m.q/j.p/

The post Tabaku: Ligji për investimet strategjike duhet ndaluar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

34 vite PS, Namik Dokle ndan foton e veçantë: Urimet e para i mora nga Ruçi dhe Braçe

By: redi
12 June 2025 at 19:58

Sot shënohen 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste. Një takim rastësor në rrugë ka qenë ai mes Namik Dokles dhe Erion Braçes. Në një postim në Facebook, Namik Dokle thotë se ishte kënaqësi që urimet e para t’i merrte nga një teëlelfonatë e Gramoz Ruçit dhe nga një përqafim i Erion Braçes. ”Çfarë kënaqësie ( dhe rastësi e bukur) që në mëngjesin e 34-vjetorit të themelimit të PS, dy urimet e para…

Source

“Në mandatin e katërt, PS duhet të ndryshojë veten dhe qasjen ndaj njerëzve”/ Braçe: Jemi bërë arrogantë

31 May 2025 at 18:55

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, të moderuar nga Nisida Tufa, deputeti jetëgjatë i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i zgjedhur rishtaz që nga viti 1996, u shpreh se dashje pa dashje pas fitores bëhesh arrogantë.

Braçe u shpreh gjithshtu se PS duhet të ndryshojë veten në katër vitet e ardhshme qeverisje, të ketë një qasje që të jetë sa më afër në shërbim të njerëzve, duke dëgjuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve.

“Nuk i shoh ato që thotë Berisha, jam i angazhuar në analizën tonë te zgjedhjet. Nuk e prisja që në Njësinë 5 këtë rezultat, prisja më shumë vota, pavarësisht se kemi pasur rritje” – tha Braçe.

Nisida Tufa: Ju si pozitë dhe PS, e patët më të lehtë për të fituar?

 

 

Erion Braçe: Problemi ynë nuk është opozita, jemi ne vetë. Nëse ne nuk korrigjohemi dhe nuk kemi një qasje të përulur, jo arrogante, në raport me njerëzit, sepse në disa raste jemi arrogantë, nuk mund të përmisohemi. Nga unë i pari, deri ata që janë në krye, nganjëherë kemi qasje arrogante, ju del natyrshëm, edhe pse mundohemi të përmbahemi. Por nuk është ky thelbi i qeverisjes. Mendoj se qeverisja ka qenë bashkëpunuese dhe e përkushtuar e kështu me radhë, siç ka edhe të meta, që patjetër duhen korrigjuar, duhen të jetë thuajse zero në këtë mandat. Ky manadat, që është marrë me kaq shumë vota, duhet të shërbejë që të jemi gjithnjë e më shumë të përulur, në punë dhe të përkushtuar përballë problematikave, qoftë edhe një njeriu të vetëm. Mbit ë gjitha, ky mandat duhet të shërbejë për të dëgjuar shumë e për të vepruar akoma edhe më shumë në raport me njerëzit.

Nisida Tufa: Çfarë duhet të ndryshojë PS?

Erion Braçe: Veten. Pas 12 viteve në pushtet patjetër që është e domosdoshme të ndryshosh veten. Jo thjesht dhe vetëm si individë, sepse mund të ndryshosh deputetët apo drejtuesit e partisë në nivel qendror e lokal, mund të ndryshosh kryetarët e bashkive, gjithashtu edhe ministrat, por nuk ndryshon qasjen në raport me njerëzit. Ajo që duhet të ndryshojë është qasja. Arroganca duhet të shkojë në zero dhe përkushtimi duhet të shkojë në 100%.

Nisida Tufa: Çfarë ka bërë keq deri tani Partia Socialiste?

Erion Braçe: Do thoja vetëm çfarë duhet të bëhet më mirë. Lufta kundër korrupsionit duhet bërë akoma më mirë. Është thelbësore që qytetarit i mungojnë shërbime publike dhe të mira, ajo që nuk meritojnë është korrupsioni. Kemi bërë një hap të madh dhe kemi lënë drejtim të veprojë drejtësinë, kemi hequr çdo lloj mburoje politike për çdo anëtar të PS në secalin nivel të qeverisjes dhe I kemi lënë të përballen drejtpërdrejt me drejtësinë nëse kanë një akuzë penale. Kjo është një qasje që më herët nuk ka ekzistuar në Shqipëri. Është një gjë positive që po ndodh në këtë vend. Ama, kjo është vetëm drejtësia penale, ajo që neve na intereson është drejtësia sociale, që buron në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mënyra se si ti e ushtron pushtetin.

Nisida Tufa: Sa e ka goditur SPAK famijen tuaj politike?

Erion Braçe: Në çfarëdo shkalle të jetë tronditja jonë, është shumë më i madh përfitimi i qytetarëve. Ne nuk e kemi bërë drejtësinë e re thjesht për të vënë para përgjegjësisë një ministër, një deputet, president po do, kryeministër apo kështu me radhë. Nuk është hakmarrje pë rata që në kohë të ndryshme kanë gjynahe për mënyrën se si kanë qeverisur dhe i kanë borxhe qytetarëve. Pra, duhet të shihet si proces ku përfitojnë qytetarët, jo një process që trondit PS, trondit Qeverinë apo kështu me radhë. Duhet të çlirohemi nga historia, ja u fut edhe ai në burg. Shikoni se sa ka përfituar siguria publike nga goditja e krimit të organizuar në Shqipëri.

The post “Në mandatin e katërt, PS duhet të ndryshojë veten dhe qasjen ndaj njerëzve”/ Braçe: Jemi bërë arrogantë appeared first on Sot News | Lajme.

“Jemi bërë arrogantë”, Braçe: PS duhet të ndryshojë veten dhe qasjen ndaj njerëzve

By: Ela
31 May 2025 at 19:25

Deputeti socialist Erion Braçe deklaron se dashje pa dashje pas fitores bëhesh arrogant. Teksa pranoi korrupsionin dhe dështimin e qeverisë Rama për ti siguruar shqiptarëve shërbime publike të mira Braçe u shpreh gjithshtu se PS duhet të ndryshojë veten në katër vitet e ardhshme qeverisje, të ketë një qasje që të jetë sa më afër […]

The post “Jemi bërë arrogantë”, Braçe: PS duhet të ndryshojë veten dhe qasjen ndaj njerëzve appeared first on BoldNews.al.

Votat e diasporës/ Braçe më i votuari nga PS, Alimehmeti nga PD

18 May 2025 at 18:05

Pas përfundimit të numërimit të zarfeve me votat për subjektet politike, tashmë vijon numërimi sa i përket votave preferenciale, sa përket votave të diasporës. Edhe pse janë ende dhe shumë vota për t’u numëruar, deri më tani kandidati më i votuari nga Partia Socialiste nga emigrantët shqiptarë rezulton Erion Braçe me 1207 vota, teksa ndiqet […]

The post Votat e diasporës/ Braçe më i votuari nga PS, Alimehmeti nga PD appeared first on BoldNews.al.

Epike, festa e numëruesit të PD-së kur numëron votat për kandidatin e PS-së: Braçeeeeeee

By: redi
13 May 2025 at 21:20

Një performancë e pazakontë është parë gjatë numërimit në KZAZ e ”Vasil Shanto”, ku numërohen votat e Njësisë 5. Sipas raportimeve numëruesi i PD-së bërtet pas çdo vote për kandidatin e PS-së, duke e thërritur në emër, ”Braçeeee”.

Source

💾

Policia hedh poshtë pretendimin e Këlliçit: Në zyrën elektorale të PS, jo materiale kompromentuese apo të kundërligjshme

By: Re Nato
11 May 2025 at 23:34

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me pretendimin e Belind Këlliçit, se në një zyrë elektorale të PS në Tiranë në rrugën “Marko Boçari”, po ushtrohej verprimtari e paligjshme zgjedhore.

Gjatë kontrollit të ushtruar në prani të përfaqësuesve të të dyja subjekteve politike, në atë ambient nuk u gjetën materiale kompromentuese apo të kundërligjshem. Personat e pranishëm u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku janë marrë deklarime dhe kallëzime penale nga të dyja palët përfaqësuese të dy subjekteve politike.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, z. Erion Braçe, ka kallëzuar se përfaqësues të Partisë Demokratike kanë ushtruar forcë ndaj tij dhe personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

Grupi hetimor po administron pamjet filmike dhe çdo provë tjetër me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë./abcnews.al

Policia reagon për përplasjen mes PD dhe PS te “Petro Nini”, çfarë konstatuam

By: Besnik
11 May 2025 at 23:47

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me incidentin pranë shkollës “Petro Nini”, ku përfaqësuesi i PD-së, Belind Këlliçi, pretendonte se po bëhej një veprimtari e paligjshme zgjedhore.

Policia thotë se konstatoi disa persona në një ambient privat, ndërsa gjatë kontrollit aty nuk u gjet asnjë material kompromentues ose të kundërligjshëm.

Policia thotë se shoqëroi personat në komisariat, ku mori deklarimet e tyre dhe të përfaqësuesve të subjekteve politike PD dhe PS. Sipas Policisë, deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka kallëzuar përfaqësuesit e PD-së, duke i akuzuar se kanë ushtruar forcë ndaj tij.

“Policia e Tiranës njofton se, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke u kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, për dokumentimin e një rasti të pretenduar sot, më datë 11.05.2025, në një ambient në rrugën ‘Marko Boçari’, Tiranë, ku është pretenduar për veprimtari të paligjshme zgjedhore.

Rreth orës 17:50, pas një njoftimi të bërë nga Belind Këlliçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, shërbimet e Policisë shkuan në vendin e pretenduar dhe konstatuan disa shtetas pranë dhe brenda një ambienti privat, që sipas kallëzuesve funksiononte si zyrë elektorale, pa shenja identifikuese, për Partinë Socialiste.

Gjatë kontrollit të ushtruar në prani të përfaqësuesve të të dyja subjekteve politike, në atë ambient nuk u gjetën materiale kompromentuese apo të kundërligjshme. Personat e pranishëm u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku janë marrë deklarime dhe kallëzime penale nga të dyja palët përfaqësuese të dy subjekteve politike.

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, z. Erion Braçe, ka kallëzuar se përfaqësues të Partisë Demokratike kanë ushtruar forcë ndaj tij dhe personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.

Grupi hetimor po administron pamjet filmike dhe çdo provë tjetër me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale do të jepet një njoftim i plotë mbi rezultatet e hetimit,” thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Policia reagon për përplasjen mes PD dhe PS te “Petro Nini”, çfarë konstatuam appeared first on Euronews Albania.

❌
❌