Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Majko “veterani” që do i mungojë Kuvendit/ Minxhozi tregon gabimin e kandidatit: Bëri fushatë të qetë

By: Rovena
20 May 2025 at 21:07

Pandeli Majko nuk arriti që të fitonte vota mjaftueshëm për të fituar një mandat dhe për të zënë një karrige në Kuvendin e ri të Shqipërisë. Për humbjen e thellë të “veteranit” të PS, analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC Neës tha se bëri një fushatë të qetë dhe deri diku jo prezente, krahasuar me kandidatët e tjerë që ishin në listën e hapur për Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.

Minxhozi krahasoi fushatën e Majkos me atë të Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit. Këto të fundit, sipas Minxhozit, treguan më shumë energji dhe prezencë në terren, duke u diferencuar nga figurat më të qeta gjatë fushatës.

Ai përmend gjithashtu Erion Braçen si shembull të angazhimit ekstrem, duke nënvizuar se ai ishte në luftë elektorale nga mëngjesi deri në darkë.

“Është viktimë e disa faktorëve një herësh. Së pari Majko e ka harruar se ka drejtuar një dikaster dhe është e rëndësishme në kohë fushatash, siç ne e dimë, që të kesh fuqi ekzekutive që ta aplikosh. Është avantazh nëse një person i një qeveri i futet dhe i imponohet një territori, ndërkohë që një deputet i vjetër fuqi dhe as politike duhet thënë.

Aty luftohej me 3 ministra, me shokët e tij të vjetër që do të ndanin një trashëgimi votash që nuk ishte shumë e madhe me thënë të drejtën, sepse PS siç janë dhe ligjet e jetës po fillon dhe po shuhet sepse koha bën të vetën dhe nga ana tjetër u futën dhe partitë e reja. Hapësira për të manovruar në Tiranë ka qenë shumë e vogël dhe vota në Tiranë ka qenë atipike.

Fushata e Majkos ka qenë më e qeta, nuk dua të them më anonimja. Në këtë vazhdë dua të fus edhe Mimi Kodhelin. Ndërkohë që dy zonjat e  që e luftuan deri në fund mandatin Xhaçka dhe Gjylameti, ishim më aktive dhe u duk që ishin më aktive, pra gjatë fushatës u identifikuan ata që kishin një marzh më pak shpejtësie me ata që ecnin. Po të shihje Braçen ishte në luftë nga mëngjesi deri në darkë”, tha analisti Skënder Minxhozi./abcnews.al

Përfundon numërimi në Tiranë: Xhaçka dhe Tabaku në Parlament, Majko mbetet jashtë

19 May 2025 at 19:48

Numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës ka përfunduar.

Blerina Gjylameti mbeti jashtë Parlamentit të ri, ndërsa Olta Xhaçka arriti të siguronte një ulëse në sallë.

Gara mes dy zonjave socialiste ishte ‘kokë më kokë’ prej disa ditësh, ku në fund Xhaçka mori 6213, kurse Gjylameti 6085.

Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe figura të njohura të PS, si Pandeli Majko, i cili deri në këto momente rezulton me 6513 vota, i ndjekur pas nga Etilda Gjonaj me 5526 vota.

Edhe Plarent Ndreca e ka humbur mandatin e deputetit, pasi ka siguruara deri tani 4887 vota. Më poshtë në renditje rezultojnë dhe Ermonela Felaj me  4491 vota, ndjekur menjëherë më pas nga Mimi Kodheli me 4296 vota.

Nga ana tjetër në Partinë Demokratike, Tabaku ishte e vetmja që siguroi mandatin në listën e hapur, duke grumbulluar 20484 vota, ndërsa mjeku i njohur Ilir Alimehmeti 18055 vota.

Pa mandat deputeti në Kuvendin e ri nga radhët e koalicionit të opozitës PD-ASHM, kanë mbetur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, që ka grumbulluar 7962 vota. Nga PL, si pjesë e listës së mbyllur futen në Kuvend Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho.

Nga Partia Drejtësi Unitet dhe Integrim, si pjesë e listës së mbyllur në Kuvend futet Mesila Doda./Top Channel

The post Përfundon numërimi në Tiranë: Xhaçka dhe Tabaku në Parlament, Majko mbetet jashtë appeared first on Telegrafi.

Votat e diasporës/ Braçe më i votuari nga PS, Alimehmeti nga PD

18 May 2025 at 18:05

Pas përfundimit të numërimit të zarfeve me votat për subjektet politike, tashmë vijon numërimi sa i përket votave preferenciale, sa përket votave të diasporës. Edhe pse janë ende dhe shumë vota për t’u numëruar, deri më tani kandidati më i votuari nga Partia Socialiste nga emigrantët shqiptarë rezulton Erion Braçe me 1207 vota, teksa ndiqet […]

The post Votat e diasporës/ Braçe më i votuari nga PS, Alimehmeti nga PD appeared first on BoldNews.al.

Jashtë parlamentit pas tre dekadash, vjen reagimi i parë i Pandeli Majkos

By: Besnik
16 May 2025 at 18:25

Ndërsa procesi i numërimit të votave, përfshirë edhe ato preferenciale, po shkon drejt fundit, deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko duket se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, me vendimin përfundimtar që pritet të ndikohet nga votat e diasporës, kryesisht nga Greqia.

Majko, një nga figurat më të njohura të PS-së dhe i pranishëm në Kuvend që nga viti 1992, ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi të thjeshtë në Facebook, me një fjalë të vetme: “Faleminderit”.

I vendosur në listën e hapur të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës nga kryeministri Edi Rama, Majko ka grumbulluar deri tani rreth 4340 vota preferenciale, duke u renditur i 15-ti në listë – një rezultat që nuk i siguron mandat për legjislaturën e ardhshme.

Kjo është hera e parë që Pandeli Majko mbetet jashtë parlamentit pas më shumë se 30 vitesh përfaqësim, gjatë të cilave ka mbajtur edhe poste të rëndësishme, përfshirë atë të kryeministrit dhe ministrit të diasporës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Jashtë parlamentit pas tre dekadash, vjen reagimi i parë i Pandeli Majkos appeared first on Euronews Albania.

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

By: Besnik
15 May 2025 at 18:53

Disa deputetë me karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lartë politikë nuk morën votëbesimin e qytetarëve më 11 maj.

Vendin e tyre pritet ta zënë figura të reja, të rinj në moshë dhe pa përvojë të mëparshme politike.

Po kush janë veteranët e politikës shqiptare që mbeten jashtë Parlamentit dhe do t’u duhet të dorëzojnë çelësat e zyrave?

Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Partisë Socialiste, jashtë mbeten: Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj, Plarent Ndreca, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka.

Nga aleanca “PD – Shqipëria Madhështore”, nuk u rizgjodhën: ish-presidenti Ilir Meta, Asllan Dogjani, Myslim Murrizi, Petrit Doda, Dhurata Çupi dhe Shpëtim Idrizi.

Ndërkohë, në Kuvend hyjnë emra të rinj dhe ende të panjohur për publikun, si Sara Mila në Elbasan – kandidatja me më shumë vota në rang kombëtar, Zegjine Çaushi në Fier dhe Marjana Koçeku në Shkodër, e njohur si “Neomalsorja” në rrjetet sociale, kandidate e PS-së në listë të mbyllur.

Emrat që për vite me radhë “ngrinin kartonin” në seancat plenare, sot mbeten jashtë loje, ndërsa një brez i ri hyn në skenën politike me premtimin për të ndryshuar rregullat e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër appeared first on Euronews Albania.

Majko konkuron Mamicën, e quan Edi Ramën “maratonomaku ynë”

By: user 4
9 May 2025 at 18:22

Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe një nga deputetët më të vjetër të Partisë Socialiste zbriti në fushatën e Kavajës si konkurent i Elisa Spiropalit, e cila që kur krahasoi Edi Ramën me Skënderbeun njohu vetëm ngjitje në karrierë. Ndaj tani që Majko po e sheh me dyshim të ardhmen si deputet, dhe bashkë me të edhe privilegjet përkatëse, ai hoqi mënjanë aureolën e ish-kryeministrit dhe gëlltiti pa u skuqur ca epitete dhe lëvdata për liderin e partisë.

Në takimin që mbajti në Kavajë ai nuk u kursye kur foli për përpjekjet e Edi Ramës për të futur Shqipërinë në BE.

“Kavaja e di shumë mirë se nuk jemi të përkyrer por numri 5 është shpresë, është ndjesë por është edhe për të ardhmen. Unë jam këtu me një shokun tim të vjetër, që gurin por e çon drejt majës, për të goditur derën e BE dhe për t’i thënë siç thonë kavajësit Mbretëreshë hapna derën” u shpreh Majko.

Ndërsa Majko lyp vota nga lista e hapur përkrah tij qëndronte e pakonkurueshmja në lavde verbale Elisa Spiropali. Nën shembullin e saj, deputeti dëshmoi devotshmërinë ndaj kryetarit me një krahasim po aq pikant sa ai për Skënderbeun.

“Ka shumë kohë që shqiptarët po e kërkojnë këtë moment. Sot përballë është e njëjta vonesë që u thotë më bëni dhe një herë nuse. Përballë tij është maratonomaku ynë, është e ardhmja e sigurtë” tha Majko duke e bërë Ramën hero të qëndresës dhe të sakrificës njësoj si heroi i Greqisë së Lashtë.

Sa për kujtesë në fund të vrapimit, pasi lajmëroi fitoren dihet se maratonomaku u vetësakrifikua dhe për të përmbushur misionin dha jetën e tij.

The post Majko konkuron Mamicën, e quan Edi Ramën “maratonomaku ynë” appeared first on Lapsi.al.

A do të thuash “rahmet pastë” për Majkon dhe Xhafën të dielën siç thua për LSI-në?

By: admin
6 May 2025 at 01:16

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u pyet nga gazetari Ylli Rakipi nëse do të thotë “rahmet pastë” edhe për Majkon dhe Xhafën të dielën siç thotë për LSI-në, u shpreh se beson që PS ka ndërtuar një skuadër që do të maksimalizojë votën më 11 maj.

“Këtë herë ne kemi ndjekur një logjikë tjetër. Kush ka mandate nga Partia Socialiste duhet t’i rikonfimojë në ballafaqim me publikun, plus edhe disa ministra që i kemi lënë në ballafaqim me publikun, sepse do të ishte i cunguar kapaciteti i garës së PS-së me kundërshtarët.

Unë besoj që kemi ndërtuar një skuadfër që do të maksimalizojë votën në mënyrë të jashtëzakonshme dhe situata e kënetës pasditen e 12 majit do të jetë shumë e rëndë, shumë rëndë”- deklaroi Rama.

The post A do të thuash “rahmet pastë” për Majkon dhe Xhafën të dielën siç thua për LSI-në? appeared first on Albeu.com.

”E kam të vështirë të fitoj mandatin”, Majko: I zhgënjyer për Integrimin në BE, ja ëndrra ime në sirtar

By: redi
25 April 2025 at 15:40

Kandidati i PS-së në listën e hapur në qarkun e Tiranës, Pandeli Majko thotë se e ka të vështirë të fitojë, por po bën gjënë e duhur. Majko thotë se ka mbështetjen e të gjithë komunitetit jo vetëm në Kavajë dhe Rrogozhinë, por edhe më gjerë. ”Të vështirë e kam, por po bëj gjënë e duhur. E kam të vështirë, por kam solidaritetin e mjaft miqve në qarkun e Tiranës, jo vetëm në Kavajë dhe Rrogozhinës…

Source

Në listën e hapur për deputet, Majko: Nuk hyj te njerëzit që e bind Ramën, ai ka kokë më vete

By: redi
25 April 2025 at 15:11

Kandidati për deputet i PS-së në listën e hapur, Pandeli Majko ka komentuar fushatën elektorale, duke adresuar spekulimet lidhur me mundësinë që Rama të garonte gjithashtu në këtë listë. Ai ka shpjeguar se ndonëse nuk është pjesë e njerëzve që mund të ndikojnë në vendimet e Ramës, për të një garë në listën e hapur me praninë e Ramës do të ishte shumë e pabarabartë. ”Nuk hyj te njerëzit që bind…

Source

Perla e Pandeli Majkos: Pas 11 majit opozita jonë nuk do jetë PD, por Brukseli

By: user 8
25 April 2025 at 15:44

Deputeti i Partisë Socialiste dhe kandidati për Tiranën, Pandeli Majko kërkoi të sajojë një metaforë të sforcuar sa i përket opozitës dhe zgjedhjeve. Sipas Majkos, pas 11 majit, opozita do të ndryshojë për qeverinë socialiste, duke mos qenë PD, por Brukseli.

“Pas zgjedhjeve të 11 majit, opozita do të ndryshojë për qeverinë socialiste. Nuk do të jetë më PD, opozita do të përbehet nga administrata e Brukselit” – u shpreh Majko.

Sipas Pandeli Majkos, Brukseli do të fusë qeverinë në një “këmishë force” dhe do të ndryshojë qasjen ndaj procedurave dhe legjislacionit.

Pas rikthimit në realitet, Majko komentoi edhe opozitën në vend. Sipas kandidatit për deputet, opozita shqiptare është ndarë në disa fraksione dhe nuk ka më unitet, siç kishte ndodhur në vitin 2005 kur u gjet një gjuhë e përbashkët mes grupeve opozitare.

Sipas tij, opozita ka një qëndrim të qartë për drejtësinë, ku ka shpallur se do të shpërbëjë SPAK-un. “Është një doktrinë që ka përfaqësues një njeri që drejton opozitën, ‘të mitë janë të pafajshëm, të fajshëm janë ata të palës tjetër’,” tha Majko në studion e lajmeve në News24. ©Lapsi.al 

The post Perla e Pandeli Majkos: Pas 11 majit opozita jonë nuk do jetë PD, por Brukseli appeared first on Lapsi.al.

“Hap rrugën e të ardhmes”/ Elisa Spiropali në Kavajë: Më 11 Maj, qyteti shpëton nga rraqet politike të së shkuarës

19 April 2025 at 21:16

Drejtuesja politike e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi dhe Eldi Çepeli, zhvilluan sot pasdite një takim me banorët e lagjes nr. 2 të Kavajës.

“Vota për Partinë Socialiste nuk shkon kurrë dëm, sepse është votë për veten tuaj, për interesin tuaj, është votë për ofertën e të ardhmes europiane të Shqipërisë.

Ndërsa vota për të vetëquajturit “madhështorë” është votë për rraqet e së shkuarës, të cilët kërkojnë të kthejnë drejtësinë e politizuar dhe të korruptuar.

Në këto zgjedhje edhe Kavaja do të kthehet nga e mbara, për të bërë bashkarisht punë të mira.

Ne kemi dhënë prova të përkushtimit për Kavajën, prandaj votoni kandidatët tanë, vajzat e djemtë tuaj socialistë, jo bajraktarët politikë që e përdorin Kavajën si pronë të tyre.

Në këto zgjedhje të tejkalojmë llogoret politike dhe flamujt partiakë, të votojmë për Shqipërinë në BE në 2030 dhe të shpalosim flamurin kuq e zi në Bruksel, mes flamujve të vendeve të Bashkimit Europian.

Duke qenë se jemi në prag të Pashkës, bashkë me urimet për festën, ju përgëzoj për harmoninë fetare e sociale, si një potencial i madh zhvillimi për Kavajën.”, u shpreh Spiropali.

The post “Hap rrugën e të ardhmes”/ Elisa Spiropali në Kavajë: Më 11 Maj, qyteti shpëton nga rraqet politike të së shkuarës appeared first on Sot News | Lajme.

“Vota për PS më shumë se një ndarje gardhi”, Majko: Moment historik i trokitjes së Shqipërisë në BE

By: Re Nato
1 April 2025 at 21:04

Deputeti  iPartisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se vota për PS, përbën një moment historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Majko u shpreh se shqiptarët duhet të votojnë PS më 11 maj.

“Sot, çfarë po tentojmë ne me strategjinë elektorale? Ne po i themi çdo të majti, çdo të djathti, që sot vota për PS, është më shumë se votë për PS. Vota për PS është më shumë sesa një ndarje gardhi, i majtë apo i djathtë, ideologji e majtë apo e djathtë. Sot, vota për PS është moment i veçantë, historik i trokitjes së Shqipërisë në dyert e BE. BE do ketë dhe do ketë më të fortë. Padiskutim do ishte fushatë tjetër, jo humbëse, por do ishte fushatë tjetër. Ky tani është moment historik, ta shmangim këtë? Pas 11 majit, Shqipëria do futet në këmishë force, në kuptimin e mirë të fjalës. Ne do bënim gjithmonë atë që kemi bërë, do të rishpiknim veten. E bën edhe zoti Rama”, theksoi ia./abcnews.al

“Beteja e ashpër”/ 11 maji, Majko në “Real Story”: Të rivlerësojmë marrëdhëniet me njerëzit e pakënaqur nga qeverisja

By: Re Nato
1 April 2025 at 20:37

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se beteja për zgjedhjet e 11 majit do të jetë e ashpër.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Majko u shpreh sePS duhet të rivlerësojë marrëdhëniet me njerëzit e pakënaqur nga qeverisja.

Majko shtoi se vota për PS, është votë për Shqipërinë.

“Nuk është vlerësim, as i PD, as i Berishës, por është vlerësim i një elektorali, një shtrese njerëzish, të cilët për shumë arsye mund të kenë pakënaqësi në marrëdhënie me ne dhe na kanë votuar në tre palë zgjedhje. Ne duhet ta shohim realitetin ashtu siç është. Nëse në kutinë e votimit, ne na krijohet një udhëkryq, është nga mospjesëmarrja e kësaj shtrese njerëzish. Dhe nëse ne nuk do të rigjejmë komunikimin me këtë shtresë njerëzish, ne do jemi në problem, nuk është kjo për të vlerësuar Berishën. Kjo është për të rivlerësuar pozicionin tonë me një pjesë të njerëzve, të cilëve Iu ka ardhur shpirti në majë të hundës me kadastrat, me shërbimet, me disa nga problemet që janë shfqaur gjatë qeverisjes sonë, këto probleme ekzistojnë. Nëse e konsiderojmë këtë të rëndësishme, është hera e parë që një forcë politike diskuton pas 3 mandatesh, që ka pasur tërmete, situatë të rënduar shëndetësore, nga ky lloj koncepti duhet të dimë të trokasim te ajo lloj shtrese. Ne, po diskutojmë një fakt shumë të rëndësishëm që ka të bëjë jo vetëm me fitoren e  PS, ne po tejkalojmë, e fitojmë ne teknikisht, apo nuk e fitojmë ne teknikisht.

Duam të ftojmë në masë të gjerë njerëzit, për ata që nuk kanë vendosur të na votojnë. Çështja e integrimit në BE, është shans i humbur një herë për Shqipërinë. Kjo për shkak të çmendurisë politike, jo për shkak të njerëzve. Nëse nuk do ishte manipulimi i zgjedhjeve në 1196 dhe çmenduria në 1997,  Mendoj se ne do diskutonim sot si anëtare të BE. 10 ditë pas 11 majit, në Tiranë do të vijnë drejtues të BE. Imagjinoni, t’i thoni që kryeministër nuk do të jetë Edi Rama, por jemi në një krizë politike, nuk po gjejmë matematikëmn sesi do e bëjmë shumicën e ardhshme. Vota për PS, është vota për Shqipërinë”, theksoi ai./abcnews.al

Zgjedhjet e 11 majit/ Pandeli Majko në “Real Story”: Kemi zgjedhur të luajmë në sulm. PS, goditje edhe nga SPAK

By: Re Nato
1 April 2025 at 20:21

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se PS ka zgjedhur të luajë në sulm, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Majko është shprehur se PS ka pasur goditje nga SPAK.

“Ne kemi vendosur të luajmë në sulm. Koncepti që PS nxorri në çdo qark ish drejtuesit e qarqeve, ishte korrekte. Ishte shumë korrekte. Ti nuk mund të shkosh si drejtues politik, të bësh prezantimin e kolegëve të tu dhe të jesh konkurrent vetë. Drejtuesit e qareve do kujdeseshin pastaj të kishin figura të dobta në konkurrim. Politika i ka edhe këto. Ne duhet të rikuperojmë edhe një varg nga sistemi i drejtësisë. Lehtësia është më e lehtë për t’u përgjigjur pse jam këtu. Ne kemi pasur goditje. Kur një politikan goditet nga sistemi i drejtësisë, është goditje edhe për partinë politike. Ne duhet të bënim dhe po bëjmë një fushatë agresive. Opozita nuk arritt të përfitojë nga kjpo, nmëse p[ër një moment e mendojmë fitorene  opzoitës, SPAK konsideroje të hequr. Ky është vendim politik”, theksoi ai./abcnews.al

Majko: Mua më takonte të isha në listë të hapur, jemi në situatë delikate

By: redi
31 March 2025 at 21:20

Ish-ministri socialist, Pandeli Majko shpjegon pse ai duhet të ishte në listën e hapur të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit. ”Nëse do isha në listë të mbyllur, pyetja që do të më drejtohej do ishte: Po lini këta të rinjtë që të mbledhin vota për Partinë Socialiste? Mua personalisht më takonte që të isha në listën e hapur. Këto nuk janë zgjedhje të lehta. Situata nuk është kaq rozë…

Source

Majko – demokratëve: Ndërroni godinë, nuk ju sjell fat të mirë! SHQUP-i përdorej për vaki

By: Ela
27 February 2025 at 11:27

Socialisti Pandeli Majko ka “këshilluar” demokratët në Kuvend që të ndërrojnë godinën e selisë blu, duke u shprehur se nuk iu sjell fat të mirë. “Dëshiroj si mik në fund t’ju jap një këshillë, sado ironike të duket ajo”, iu drejtua Majko. Ai tha se SHQUP përdorej për vaki, duke theksuar se në atë godinë […]

The post Majko – demokratëve: Ndërroni godinë, nuk ju sjell fat të mirë! SHQUP-i përdorej për vaki appeared first on BoldNews.al.

“Aventurë e rrezikshme”, Majko për votimin me pasaporta të huaja: Teknikisht i pamundur, prek integritetin e sistemit elektoral

By: xhir jeta
17 February 2025 at 11:11

Një aventurë e rrezikshme që kërcon votën e emigrantëve, kështu e ka konsideruar deputeti i PS, Pandeli Majko, konsensusin e arritur mes PD e PS, për t’iu drejtuar komisionit rregullator të KQZ lidhur me votimin me pasaporta të huaja të shtetasve shqiptarë.

“Mua kjo më mban shumë erë, dhe më mban një erë që s’dua ti vë emrin. Do jetë një arsye që votimi për emigrantët të bllokohet do jetë e papërgjegjshme që ky propozim të shkojnë në komisionin rregullator të KQZ.

Cfarë do të ndodhë me shpenzimet tani e në vijim, nëse ky komision nuk do të ketë votat e nevojshme, konsensusi për t’ia kaluar cështjen e vlerësimit për pasaportat e huaja, krijon një precedent të rrezikshëm. Sot që flasim mbi 100 mijë vetë kanë aplikuar për të votuar, nëse do ecim me logjikën që komisioni rregullator do vendosë për cfarë nuk biem dakord ne këtu atëherë kthehemi në një komision prej 5 anëtarësh.

Të mos ndërrmarin hapin aventuresk, t’u heqin të drejtën shtetasve jashtë vendit të regjistruar tashmë për të votuar do ishte një aventure shumë e rrezikshme. Votimi me pasaportë të huaj, teknikisht është i pamundur. Dhe ky është një problem shumë i madh që prek integritetin e sistemit tonë elektoral. Dikush nesër mund të vi të thotë edhe brenda vendit mund të votohet me pasaportë të huaj. Propozimi mund të shtyjë gjithë procesin në drejtim të paditur, shpresoj që komisioni të mos ndërrmarrë aktin aventuresk dhe tu heq të drejtën e votës emigrantëve.” -u shpreh Majko.

Majko pas arrestimit të Veliajt: Askush nga ne nuk akuzoi Dumanin apo SPAK

10 February 2025 at 21:17

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko foli sot në seancën plenare në Kuvend për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me urdhër të SPAK.

Ai tha se, ndihet në pozitë të vështirë përballë vetes dhe publikut, apo historisë së PS, por jo përballë opozitës.

“Ashtu si shumë kolegë të tjerë, ndihem në pozitë të vështirë jo përballë jush, por përballë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur kolegut Erion Veliaj”, tha Majko.

“Përveç fëmijës, të gjithë familjarët e tij kanë urdhër nga Gjykata. Megjithatë asnjë nga ne nuk u ngrit të akuzojë Dumanin për mercenar, SPAK për organizatë kriminale, ambasadoren e SHBA me fjalor të pahijshëm, presidentin dhe ish-sekretarin e shtetit”, u shpreh Majko.

“E dëgjoj shpesh që thoni “radha jonë”, nuk është radhë kosi, as qumështi, por zgjedhja e popullit shqiptar, do të shkojë te kutitë dhe aty do ta shohim”, tha ai.

/r.e/

The post Majko pas arrestimit të Veliajt: Askush nga ne nuk akuzoi Dumanin apo SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pandeli Majko për Veliajn: Përveç fëmijës, çdo familjar i tij politik sot ka një urdhër nga Gjykata

By: redi
10 February 2025 at 18:26

Arrestimi i Erion Veliajt ishte tema kryesore e diskutimeve në këtë seancë parlamentare të kësaj pasdite. Ish-kryeministri dhe deputeti i PS-së, Pandeli Majko pati një replikë ndaj akuzave të PD-së. ”Ashtu si çdo koleg, ndihem në pozitë të vështirë, kjo përballë vetes, historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur kolegut tim, Erion Veliajt. Përveç fëmijës, çdo familjar i tij politik sot…

Source

U hoq nga rrethrrotullimi, “Shqiponja” e Tiranës do të vendoset në qytetin e Kukësit

By: Besnik
17 January 2025 at 18:15

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka njoftuar përmes një statusi në rrjetet sociale se simboli i njohur si “Shqiponja”, i cili ka qenë pjesë e sheshit të dikurshëm të Tiranës, do të vendoset në rrethrrotullimin e Gostilit, në hyrje të qytetit të Kukësit.

Majko shkroi: “Kjo u realizua falë mirëkuptimit të mikut tim Lazim Destani (i cili është dhuruesi i saj), miratimit të Edi Ramës dhe bashkëpunimit të bashkisë së Tiranës!”

Në përmbyllje të njoftimit, Majko ka përmendur gjithashtu angazhimin e Bashkisë së Kukësit, e cila po koordinon realizimin e vendosjes së monumentit.

“Albert Halili, kryetari i Bashkisë së Kukësit si protagonist i këtij procesi po kordinon punën për vendosjen e ‘Shqiponjës’!… Mbarësi!” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U hoq nga rrethrrotullimi, “Shqiponja” e Tiranës do të vendoset në qytetin e Kukësit appeared first on Euronews Albania.

❌
❌