Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Transformator i ri në Fushë-Kuqe, OSHEE: Funksionim normal i pompave të ujësjellësit të Durrësit

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Një tjetër ndërhyrje e suksesshme u realizua nga ekipet e  Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), të cilët përfunduan me efikasitet punimet për zgjidhjen e avarisë në nënstacionin e Fushë-Kuqes.

OSHEE njofton se, në përputhje me planin teknik, u krye zëvendësimi i transformatorit të traktit të linjës 35 kV, që shkon në drejtim të Rrilës (Lezhë), duke mundësuar rikthimin e energjisë elektrike brenda një kohe të shkurtër.

Ky nënstacion ka rëndësi strategjike, pasi siguron edhe funksionimin normal të stacionit të pompave për furnizimin me ujë të pijshëm për qytetin e Durrësit, një hallkë kyçe në garantimin e shërbimeve bazë për qytetarët.

OSHEE bën të ditur se ekipet e specialistëve, janë në gatishmëri për të ndërhyrë në kohë me riparime, në çdo rast që paraqitet avari në rrjetin energjetik të vendit.

1 nga 3

/r.e/

The post Transformator i ri në Fushë-Kuqe, OSHEE: Funksionim normal i pompave të ujësjellësit të Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OSHEE, skema lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për bizneset dhe institucionet

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi ofrimin e skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të pagesave të prapambetura të energjisë për bizneset dhe institucionet.

Sipas OSHEE-së, skemat e përshtatura ofrohen për abonentët jofamiljarë, buxhetorë dhe jobuxhetorë dhe bizneset e vogla dhe të mesme.

Skemat e përshtatura mundësojnë lehtësi nga detyrimet e energjisë në shlyerjen deri në 120 këste sipas detyrimit për klientët jofamiljarë.

Gjithashtu mundëson ulje të kamatës nga 50 deri në 100% për jofamiljarët që likuidojnë të gjithë detyrimin.

“Kjo skemë aktmarrëveshje vlen për detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2023”, njofton OSHEE.

/r.e/

The post OSHEE, skema lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për bizneset dhe institucionet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikthehet në funksion të plotë nënstacioni elektrik i Ibës

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Brigadat e Tensionit të Lartë të OSSH, në bashkëpunim me OST, punuan pa ndërprerje për vendosjen në tension transformatorin 110/10 kV të nënstacionit Ibë, i dëmtuar dje pasdite për shkak të rënies së zjarrit.

Gjatë gjithë natës janë kryer me shpejtësi zëvendësimi i të gjitha pajisjeve të dëmtuara, si transformatori i fuqisë, transformatorët e rrymës, tensionit, kabllot dhe urat kabllore, terminalet etj.

OSHEE bën të ditur se pavarësisht punimeve, banorët e zonave si Baldushk, Ibë, Bërzhitë, etj., janë furnizuar normalisht me energji elektrike brenda dy orëve nga dëmtimi i transformatorit, si rrjedhojë e lidhjeve në unazë me fidera të tjerë që dalin nga nënstacioni i Farkës.

Ndërkohë, sipas OSHEE-së, sot nuk ka patur asnjë fider të nënstacionit Ibë pa energji, pasi iu është dhënë tension nga fiderat unazorë që dalin nga nënstacioni i Farkës.

1 nga 4

/r.e/

The post Rikthehet në funksion të plotë nënstacioni elektrik i Ibës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në nënstacionin e Ibës, rikthehet energjia elektrike në disa zona

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura të larta, duke arritur sot nivelin e 40 gradëve Celsius.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe ngarkesës së rrjetit, është regjistruar një incident në nënstacionin Ibë, ku një zjarr përfshiu transformatorin e fuqisë 110/10 kV.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) bëri të ditur se zjarri është shkaktuar nga regjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve, i ndikuar nga temperaturat e larta dhe rritja e konsumit. Reagimi i menjëhershëm i brigadave të zjarrfikëses dhe stafit teknik të OSSH bëri të mundur shuarjen e zjarrit pa pasoja për personelin, duke minimizuar dëmet materiale.

Për pasojë të stakimit të nënstacionit, u ndërpre përkohësisht furnizimi me energji elektrike në zonat: Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë dhe Krrabë. Falë lidhjeve në unazë me fidera të tjerë nga nënstacioni Farkë, energjia elektrike është rikthyer në një pjesë të zonave brenda një kohe të shkurtër.

OSSH njofton se ka shtuar grupet e punës në terren për të ndërhyrë me ritme të shpejta dhe thekson se puna do të vijojë pa ndërprerje deri në orët e para të mëngjesit, për të siguruar zgjidhjen e plotë të avarisë.

OSHEE Group kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për ndërprerjet e energjisë të shkaktuara nga faktorë natyrorë dhe thekson se mbetet e angazhuar maksimalisht për zgjidhjen e shpejtë të problematikave të krijuara në rrjetin e shpërndarjes.

/r.e/

The post Zjarri në nënstacionin e Ibës, rikthehet energjia elektrike në disa zona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Genci Mane

24 July 2025 at 15:13

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 24 korrik me bisedimet përfundimtare në çështjen e vetingut të prokurorit të Fierit Genci Mane. Prokurori Adnan Xholi që përfaqëson në këtë proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, u qëndroi shkaqeve të ankimit në të tre kriteret e rivlerësimit, pasurisë, figurës dhe profesionalizmit dhe […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Genci Mane appeared first on Reporter.al.

Balluku: Masa për furnizimin pa ndërprerje me energji këtë sezon veror

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku siguroi se se po merren të gjitha masat për furnizimin pa ndërprerje me energji në të gjithë vendin, këtë sezon veror.

Balluku tha se, ekipet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE) janë në terren për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik.

“Grupet e OSHEE në të gjithë vendin, janë në krye të detyrës për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike”, u shpreh Balluku.

Ajo shprehu angazhimin e institucioneve të linjës, me të gjitha forcat, për një shërbim sa më cilësor për të gjithë.

Sezoni turistik rrit ngarkesën dhe OSHEE po vepron në përputhje me një plan masash për të përcjellë sa më pak probleme tek konsumatorët. /j.p/

1 nga 4

The post Balluku: Masa për furnizimin pa ndërprerje me energji këtë sezon veror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pse OSHEE nuk i kthen pergjigje KPA-së për kontratat e prokurorit Genci Mane?

14 July 2025 at 17:49

Përgjigjet e dërguara nga FSHU dhe UKT Fier lidhur me kontratat e lidhura nga prokurori Genci Mane për furnizimin me energji elektrike dhe ujë u gjetën të paplota nga përfaqësuesi i SPAK dhe Kolegji. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 14 korrik të ripërsërisë kërkesat drejtuar zyrave të Furnizuesit të Shërbimit […]

The post Pse OSHEE nuk i kthen pergjigje KPA-së për kontratat e prokurorit Genci Mane? appeared first on BoldNews.al.

Pagesa me këste deri në 20 vite dhe falje kamatëvonesash, skema e re e OSHEE për mbledhjen e detyrimeve

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të nisë nga data 21 korrik zbatimin e një skeme të re për pagesën me këste të detyrimeve të prapambetura ndër vite.

Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, në një intervistë për mediat, bëri të ditur se çdo klient, familjar apo biznes, që dëshiron të përfitojë nga kjo skemë, mund të kontaktojë shërbimin e kujdesit ndaj klientit për të nënshkruar aktmarrëveshjen për pagesën e detyrimeve.

Ai theksoi se në kuadër të kësaj skeme nuk tolerohet krijimi i detyrimeve të reja.

“Kushti është që klienti të jetë i rregullt në pagesat e dy viteve të fundit. Nuk hyn në skemë asnjë familjar apo biznes që ka krijuar debi për vitet 2024-2025”, tha ai.

Skema ofron lehtësi për abonentët familjarë dhe bizneset, ku abonentëve familjarë iu falet 70% e kamatës nëse paguajnë detyrimin me një këst të vetëm.
Bizneseve të vogla u falet 100% e kamatës në rast se paguajnë detyrimin në një këst të vetëm, ndërsa bizneseve të mëdha u falet 50% e kamatës.

Kategoria e abonentëve për aktmarrëveshjen ndahet në familje në nevojë dhe pensionistë, familje normale dhe biznese.

“Për familjet në nevojë, pagesa fillon nga 1,200 lekë në muaj, me mundësi pagesash deri në 240 këste (deri në 20 vite). Për familjet normale, pagesa fillon nga 2,800 lekë në muaj, gjithashtu deri në 240 këste. Për bizneset, në bazë të vlerës së detyrimit afti shkon deri në 120 këste”, bëri të ditur Karakaçi.

Karakaçi u shpreh se aktmarrëveshjet janë një skemë që ne e përdorim prej vitesh.

“Vitin e kaluar kemi lidhur rreth 7 mijë aktmarrëveshje me familjarë dhe jo familjarë, të cilat kanë ndihmuar në rregullimin e situatës së klientëve dhe reduktimin e borxheve”, u shpreh Karakaçi.

Në të njëjtën kohë, OSHEE po kryen verifikimin e kontratave të energjisë në të gjithë vendin, me fokus kryesisht në kryeqytet.

Qëllimi është të përcaktohet nëse adresa e abonentit është për banim apo për aktivitet biznesi.

“Shumë kate të dyta dhe të treta të pallateve janë kthyer në biznese, por kontrata është regjistruar si familjare, duke përfituar çmime më të ulëta. Kjo nuk është e drejtë, pasi familjet dhe bizneset paguajnë tarifa të ndryshme për energjinë”, shpjegoi Karakaçi. /j.p/

 

The post Pagesa me këste deri në 20 vite dhe falje kamatëvonesash, skema e re e OSHEE për mbledhjen e detyrimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pasi i furnizoi me vite në kundërshtim me ligjin, OSHEE vendos të ndërpresë enegjinë për këto ndërtesa

By: V K
13 July 2025 at 13:05

Pasi i furnizoi me energji elektrike në kundërshtim me ligjin për vite te tëra, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), i është bashkuar aksionit të nisur nga qeveria kundër ndërtimeve pa leje në vend, duke marrë masa për të ndaluar lidhjet e reja me rrjetin elektrik.

Në një deklaratë zyrtare, OSHEE thekson se nuk do të pranojë asnjë kërkesë për lidhje të re me rrjetin elektrik nga ndërtesa që nuk kanë leje ndërtimi, ose që nuk kanë zbatuar kushtet e përcaktuara në lejen ekzistuese

Sipas OSHEE, vëmendje e veçantë do t’u kushtohet kërkesave të reja për lidhje, me qëllim që të parandalohet çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin dhe për të garantuar një sistem të drejtë e të sigurt për të gjithë qytetarët.

“Në kuadër të aksionit të nisur nga qeveria shqiptare për të goditur paligjshmërinë në fushën e ndërtimit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), shprehet i vendosur për të kontribuar në këtë përpjekje të përbashkët institucionale.

OSHEE, është angazhuar për të forcuar kontrollin dhe për të mos lejuar asnjë lidhje të re me rrjetin elektrik, për ndërtimet që nuk përmbushin kriteret ligjore.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet kërkesave për lidhje të reja, me qëllim që të shmangen çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin.

OSHEE, nuk do të pranojë kërkesat për lidhje me energji elektrike të ndërtesave pa leje ndërtimi ose që nuk kanë zbatuar kushtet e lejes ndertimit.

OSHEE, mbetet e angazhuar të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe të kontribuojë për një mjedis të ndërtuar të sigurt, të ligjshëm dhe në shërbim të qytetarëve”.– thuhet në deklaratë.

The post Pasi i furnizoi me vite në kundërshtim me ligjin, OSHEE vendos të ndërpresë enegjinë për këto ndërtesa appeared first on Albeu.com.

Bledian Dalipi i OSSH, 2.2 mln pa garë Bert Zykës, por Berati e Kuçova në krizë për drita

10 July 2025 at 12:17

Nga Boldnews.al Dy tendera pa garë, me fond limit total rreth 2.2 milionë euro, që Bledian Dalipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) i ka dhënë në dy vitet e fundit shoqërisë “Besta” të Robert Zykës, nuk kanë rezultuar aspak pozitiv për qytetarët e Beratit dhe Kuçovës. Prej ditësh, banorët e qytetit të “një […]

The post Bledian Dalipi i OSSH, 2.2 mln pa garë Bert Zykës, por Berati e Kuçova në krizë për drita appeared first on BoldNews.al.

“OSHEE shton investimet në zonat turistike”, Enea Karakaçi: Rrjet i ri energjetik nga Himara në Theth

By: Rovena
9 July 2025 at 14:30

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po zgjeron ndjeshëm investimet në infrastrukturën energjetike përgjatë zonave turistike bregdetare dhe malore të vendit, në funksion të përballimit të fluksit të vizitorëve dhe garantimit të furnizimit pa ndërprerje gjatë sezonit veror.

Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, në një intervistë për “Money Report” në ABC Neës, njoftoi se vetëm në zonën e Himarës dhe Livadhit po instalohen 12 kabina të reja elektrike, ndërsa po ndërhyhet edhe në Jalë, Dhërmi, Ksamil, Spille dhe Velipojë.

Investimet nuk ndalen as në zonat malore, ku për vitin 2025 parashikohet një projekt i rëndësishëm energjetik që do të shtrihet nga Boga deri në Lëpushë dhe Theth. Sipas Karakaçit, synimi është që infrastruktura energjetike të ecë paralel me zhvillimin e turizmit në vend.

“Jemi duke futur në Himarë dhe zonën e Livadhit 12 kabina elektrike me 20 kilovotsh, që ne të jemi të përgatitur që të mos kemi problematika. Do të fusim edhe kabinat e Jalës në zonën e Himarës, që do të jap cilësinë e furnizimit. Në zonën e Dhërmiut është futur rrjet kabllor nëntokësor. Kemi një linjë të dytë kabllore në Ksamil, që po ashtu i japin një zgjidhje kësaj zone bregdetare. Javës tjetër fusim një linjë tjetër të re dhe në zonën e Spillesës dhe stacioni i Velipojës, një tjetër investimi. Nuk kemi lënë asnjë vend të mënjanuar. Në planin e investimeve për vitin 2025 kemi planifikuar një investim shumë të rëndësishme që prek Bogën e shkon deri në Lëpushë, gjithashtu kërkojmë që t’i japim një zgjidhje edhe zonës së Thethit. Po përpiqemi që të jemi në të njëjtin hap me kohë dhe investimet turistike në vend”, tha Enea Karakaçi./abcnews.al

Ngarkesa gjatë muajit korrik/ Balluku: OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për çdo abonent

7 July 2025 at 19:57

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nëpërmjet një reagimi në Facebook, është shprehur se OSHË po garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për çdo abonent.

Reagimi në Facebook;

Pavarësisht ngarkesës së shtuar gjatë muajit korrik, me 20% më shumë kërkesë për energji , krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 , OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë me energji elektrike për çdo abonent , ndërkohë skuadrat e terrenit janë në gatishmëri për riparimin e çdo avarie

“Ç’të bëjmë, presim…”/ Braçe i revoltuar ndaj OSHEE: Prenë asfaltin dhe e lanë me çakull e pluhur

27 June 2025 at 19:58

Erion Braçe nuk ka pritur fillimin e legjislaturës së re për të ngritur zërin për problematikat e Tiranës, si deputet, ndër më të votuarit, e kryeqytetit.

Përmes rrjeteve sociale, deputeti socialist, ankohet për rrëmujën dhe papastërinë në lagjien e Nënstacionit në Selitë, të shkaktuar, sipas tij, nga OSHEE, për të cilën thotë se nuk ka rehabilituar rrugën, pas nxjerrjes së një linje nga nënstacioni dhe shtrirjen nën rrugë, duke prerë asfaltin.

PRESIM OSHEEne!

Ka nxjerre nje linje nga nenstacioni-pune e saj, e ka shtrire nen trupin e rruges-duke prere rrugen anash e permes, por ka lene rrugen keshtu ne gati 30% te seksionit te saj;

Cakull e doemos pluhur!

5 jave me pare i gjeta ketu punetoret e nje kompanie nen kontrate me OSHEE; me thane qe do prisnin dy jave qe cakulli te zinte vend dhe te asfaltonin; Kane kaluar 2 javet e tyre dhe 3 te tjera plus dhe rruga eshte sic e shihni, E PA RREGULLUAR!

PRESIM OSHEEne! CTE BEJME, PRESIM, KOHA KETU NUK ESHTE FLORI, KOHA ESHTE PLUHUR’,- shkruan Braçe.

The post “Ç’të bëjmë, presim…”/ Braçe i revoltuar ndaj OSHEE: Prenë asfaltin dhe e lanë me çakull e pluhur appeared first on Sot News | Lajme.

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, OSHEE më faturon 7 mln lekë drita

19 June 2025 at 21:27

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” se ka ikur nga ky fshat dhe nga kjo banesë në vitin 2004. Ai thotë se tani i kërkojnë që të paguajë gati 7 milionë lekë për konsum energjie, edhe pse ka ikur herët e telat janë prerë që atëherë. Sipas […]

The post Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, OSHEE më faturon 7 mln lekë drita appeared first on BoldNews.al.

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

By: Ela
8 June 2025 at 10:55

Apostol Papa, bariu nga qyteti naftëtar i Kuçovës ka kërkuar ndihmën e mediave për një fatkeqësi (siç e quan ai),që i ka ndodhur dy vite mê parë. Ngjarja ka ndodhur në muajin Maj 2023. Apolstoli kishte nxjerrë delet si çdo mëngjes për t’i çuar në kullotë dhe gjatë rrugës pa që delet kishin rënë në […]

The post I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi appeared first on BoldNews.al.

“Shtëpi bari” në fshatin Vadhizë, Prokuroria e Fierit nis hetimet ndaj pronarit dhe teknikut të OSHEE

TIRANË, 29 maj /ATSH/ Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” në ngarkim të shtetasit I.G. dhe “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të shtetasit R.M.

Sipas Prokurorisë, “ky procedim ka filluar mbi bazën e njoftimit të marrë në datë 25.05.2025, lidhur me ndalimin e shtetasit P.G. në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, është konstatuar një sasi lënde bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit cannabis sativa”.

“Nga policia gjyqësore është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, e ndodhur në fshatin Vadhizë, Bashkia Fier, gjatë të cilit është konstatuar përshtatja e ambienteve të shtëpisë në një shtëpi bari, ku njëkohësisht banonte edhe familja”, njoftoi Prokuroria.

Prokuroria bëri me dije se gjatë këqyrjes së banesës janë gjetur bimë narkotike të kultivuara për të cilat ishte vendosur sistem ngrohje, aspirimi dhe ventilimi, fidanë të bimëve narkotike, një sasi lënde narkotike, si edhe fara të dyshuara të bimëve narkotike.

Gjithashtu, sipas Prokurorisë “është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisë elektrike duke u ndërhyrë për të siguruar që të mos matej energjia që përdorej për rritjen e bimëve”.

“Policia gjyqësore ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit I.G. dhe të specialistit teknik të terrenit të OSHEE-së që mbulon zonën, R.M.”, njoftoi Prokuroria Fier.

/r.e/a.f/

The post “Shtëpi bari” në fshatin Vadhizë, Prokuroria e Fierit nis hetimet ndaj pronarit dhe teknikut të OSHEE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shtëpia e barit” në Fier, prokuroria nis hetimet për pronarin dhe punonjësin e OSHEE

By: gjergji
29 May 2025 at 13:56

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për pronarin dhe punonjësin e OSHEE-së, për “shtëpinë e barit” në fshatin Vadhizë. Bëhet me dije se mbi pronarin e banesës 63-vjeçarit Isa Gashi rëndojnë akuzat e “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Kurse për punonjësin e OSHEE-së, […]

The post “Shtëpia e barit” në Fier, prokuroria nis hetimet për pronarin dhe punonjësin e OSHEE appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet “shtëpi bari” në Fier, arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE

By: user 11
26 May 2025 at 09:32

Policia e Fierit ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave brenda një banese në fshatin Vadhizë.

Në pranga kanë rënë pronari i shtëpisë dhe një punonjës i OSHEE-së për shpërdorim detyre. Gjatë operacionit sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje të ndryshme elektrike të përdorura për kultivim.

Njoftimi i policisë:

Policia zbulon brenda një banese një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Led”. Gjatë operacionit sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje të ndryshme elektrike të përdorura për kultivim.

Arrestohen pronari i banesës që e kishte përshtatur atë për kultivim të bimëve narkotike dhe punonjësi i OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet policore dhe veprimeve gjurmuese të shpejta, finalizuan operacionin policor të koduar “Led”. Në kuadër të këtij operacioni u identifikua një banesë, në fshatin Vadhizë, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet llambave.

Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjatë operacionit u arrestua autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi I. G., 63 vjeç, banues në Vadhizë, i cili kultivonte bimët në ambientet e banesës së tij.

Në vijim të veprimeve hetimore, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi R. M., 61 vjeç, banues në Patos, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 41 bimë narkotike Cannabis Sativa, 57 fidanë Cannabisi, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 784 fara kanabisi, 5 panele elektrike, 8 llamba për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra, 3 ventilatorë freskues, 2 aspirator dhe 18 pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

The post Zbulohet “shtëpi bari” në Fier, arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE appeared first on Lapsi.al.

Miti: Investimet në energjetikë nga jugu në veri, prioritet zonat turistike

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, synon të vijoj gjatë vitit 2025 investimet në rrjetin energjetik nga jugu në veri të vendit, me fokus përmirësimin e cilësisë së furnizimit për abonentët.

Llambi Miti, koordinator në OSSH, në një intervistë televizive, tha se, rrjeti energjetik përfshin 180 nënstacione transformuese që shërbejnë si nyje kryesore. “1200 kilometra linja të tensionit të lartë (mbi 35 kV); 12,000 kilometra linja të tensionit të mesëm (6 dhe 10 kV); 3,000 deri 4,000 kilometra linja të tensionit 20 kV dhe 26,000 kabina transformimi, nga të cilat 50% janë pronë e OSSH”, tha ai.

Miti vuri theksin në rritjen e investimeve për përmirësimin e rrjetit energjetik në zonat turistike, si Ksamil, Sarandë, Theth dhe Velipojë, në kushtet e rritjes së kërkesës për shkak të fluksit të shtuar të turistëve. Ndërsa u ndal në investimet në rritje në integrimin e burimeve të rinovueshme, veçanërisht për sistemet fotovoltaike, të cilat tashmë kontribuojnë me 6.1% të energjisë së prodhuar të vend (nga 7,800 MWh në 2024).

“Për të përmirësuar rrjetin dhe për të përgjigjur nevojave të reja, OSSH dhe OSHEE kanë një buxhet prej 8.5 miliardë lekësh për vitin 2025. Përveç kësaj, janë siguruar 30 milionë euro nga KFW (Gjermania) dhe 20 milionë euro nga BERZH për projekte strategjike”, tha ai.

/a.f/

The post Miti: Investimet në energjetikë nga jugu në veri, prioritet zonat turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdes në detyrë punonjësi i OSHEE, dy kolegë të plagosur

8 May 2025 at 19:02

Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mbeti i vrarë të enjten në Mirditë, ndërsa dy kolegë të tij mbetën të plagosur, gjatë kryerjes së punimeve për furnizimin me energji të një qendre votimi në afërsi në godinës së ish-shkollës në Kodër-Rrëshen. Viktima u identifikua si Emiljano Bunga, 37 vjeç, ndërsa të plagosurit […]

The post Vdes në detyrë punonjësi i OSHEE, dy kolegë të plagosur appeared first on Reporter.al.

❌
❌