Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

Paralajmërimi i Ramës: Çdo ngrehinë e ngritur në shkelje të ligjit do të rrafshohet, ta harroni se do të legalizohen

By: V K
14 July 2025 at 09:29

Ditën e sotme, kreu i qeverisë Edi Rama, ka paralajmëruar se çdo ngrehinë e ngritur në zona të mbrojtura apo hapësira publike do të rrafshohet.

“S’do të ketë asnjë tolerancë”, theksoi kreu i shtetit, duke shtuar se asnjë ndërtesë në shkelje të ligjit nuk do të legalizohet.

Gjithashtu, kreu i qeverisë paralajmëroi se: “Historia ndërto nesër që të legalizosh nesër, nuk do të ecë”.

Edi Rama: Sot do të bëhet një konfiskim i një kuazi pallati në Vlorë që është në shkelje të lejes së ndërtimit, ky proces synon të bashkojë dy gjëra, s’kemi asnjë minutë për të humbur.

Kemi marrë përsipër të mbyllim procesin e legalizimeve, por ta harrojë kushdo qoftë që do të legalizohet çfarëdo qoftë në shkelje të ligjit dhe pas afateve që ka ligji.

Historia ndërto nesër që të legalizosh nesër, nuk do të ecë.

E gjithë skuadra e deputetëve të jenë pranë komuniteteve dhe të janë në anën e shumicës dërrmuese të njerëzve që pengohen çdo ditë në jetën e tyre komunitare nga ata që me guxim të tepër kanë pushtuar hapësirat publike.

Tirana është zona më e nxehtë, edhe për shkak të atraksionit të madh që ka, dhe nuk ka lagje e bllok banimi që të mos ketë zaptuesin e vet.

The post Paralajmërimi i Ramës: Çdo ngrehinë e ngritur në shkelje të ligjit do të rrafshohet, ta harroni se do të legalizohen appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 13 July 2025Main stream

“Turistët po anulojnë rezervimet”, banori i Thethit: IKMT ka shembur rreth 100 objekte, s’po kemi guxim me punu

13 July 2025 at 15:58

Në zonën e Thethit ka hyrë në ditën e gjashtë aksioni i IKMT-së për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje, e po ashtu edhe kundërpërgjigja e banorëve me protesta dhe përplasje me policinë.

Për situatën e krijuar në këtë zonë turistike foli në “Ditarin e fundjavës” me Erion Dushin, në A2 CNN, banori dhe sipërmarrësi Edmir Grela.

“Situata nuk duket shumë mirë. IKMT dhe policia e shtetit vazhduan prapë me shembjet. Kjo nuk pritej nga shteti në kulmin e sezonit si nga turistet dhe banorët e Thethit. Jo unë nuk jam prekur, por janë prekur kushërinjtë tanë, të afërmit tanë që u kthyen për të ndërtuar dhe hapur dyert me prit turistët në Theth, pasi kishte një rritje shumë të madhe Thethi këto dy vitet e fundit”, tha Grela.

Pasojat e aksionit të IKMT-së sipas Grelës janë ndjerë pasi ka pasur anulime rezervimesh dhe turistë që largohen të frikësuar. Po ashtu sipërmarrësi tha se janë të paqartë për atë çka i pret në të ardhmen, duke mos pasur më guximin të investojnë për përmirësim të infrastrukturës në ambientet e tyre të shërbimit.

“Po kishim shumë kërkesa, bile edhe vetë personalisht ishim duke u munduar për të bërë rritje të biznesit por mbetëm të bllokuar tanimë, edhe s’po guxojmë më për të punuar. Edhe ato që kishim nis për ti ndërtuar për ti prit të huajt, gjysma janë shemb. Janë shembur rreth 50 deri në 100 objekte. Nuk dihet sa do zgjasë, as nuk e dimë kë do të kap them inshallah nuk vijnë tek unë. Rruga është e kalueshme por ka polici. Normal janë të trembur turistët, janë larguar. Pyesin a mund të vijmë, a ka probleme. Pyesin çfarë po ndodh… Janë anuluar rezervimet. Nuk ka përgjigje apo informacion. As nuk thonë pritni, nuk dimë gjë”, shpjegoi Grela.

Më tej ai nënvizoi se të gjithë sipërmarrësit në zonën e Thethit kanë paguar taksa dhe detyrimet ndaj shtetit në mënyrë të rregullt.

“Krejt paguhen, të gjithë janë me taksa, me nipte, paguajnë ujë dhe drita. Njëherë të thotë shteti ndërto dhe mbrapa të vjen e t’i prishë. Por pse lë me ndërtu atëherë kur është e padrejtë.”

I pyetur nëse ka dijeni për investime strategjike në zonë pas aksionit të IKMT-së, duke qenë se opozita pretendon se një investitor austriak ka shprehur interesin për Thethin, Grela u përgjigj duke thënë: “Jo deri tani unë nuk kam dëgjuar gjë. Nuk është se janë toka të zanuna, janë trashëguar brez pas brezi”. /A2cnn/

The post “Turistët po anulojnë rezervimet”, banori i Thethit: IKMT ka shembur rreth 100 objekte, s’po kemi guxim me punu appeared first on Telegrafi.

Qytetet marrin “frymë”/ Një javë nga porosia e Ramës, vijon lirimi i hapësirave publike

By: Rovena
13 July 2025 at 13:27

Nga plazhet tek pallatet. Një javë nga porosia e kryeministrit, hapësirat publike po lirohen nga ndërtimet pa leje. Në Golem të Kavajës, Policia ka ndërhyrë në një hapësirë e përshtatur si biznes nga dy qytetarët, të cilët tashmë akuzohen për Pushtim të Tokës.

Kurse në Tiranë, Policia ka liruar një hapësirë pallatesh e cila prej kohësh ishte kthyer vendparkim automjetesh. Nën hetim është vendosur autori 39-vjeçar në rrugën Medar Shtylla, kurse automjetet e parkuara u hoqën me karrotrec.

Nga ana tjetër, edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka filluar menjëherë zbatimin e porosisë së kryeministrit Rama për ndërtimet pa leje.

Në një deklaratë zyrtare, institucioni përgjegjës për energjinë paralajmëron se nuk do të pranohet asnjë kërkesë e re për lidhje të energjisë me çdo ndërtesë pa leje apo dhe ato me probleme.

“OSHEE është angazhuar për të forcuar kontrollin dhe për të mos lejuar asnjë lidhje të re me rrjetin elektrik për ndërtimet që nuk përmbushin kriteret ligjore. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet kërkesave për lidhje të reja, me qëllim që të shmangen çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin. OSHEE nuk do të pranojë kërkesat për lidhje me energji elektrike të ndërtesave pa leje ndërtimi ose që nuk kanë zbatuar kushtet e lejes ndertimit.”

Në kuadër të këtij aksioni, OSHEE ka filluar kontrollet në territor në bashkëpunim me IMT dhe Policinë e strukturat përgjegjëse, pas porosive të kryeministrit kundër ndërtimeve pa leje.

Dy ditë më parë, në një mbledhje me ministra e kryebashkiakë në Durrës, kryeministri Rama si një nga masat për parandalimin e ndërtimeve pa leje, kërkoi ndalimin e furnizimit me energji elektrike dhe ujë për çdo ndërtim pa leje./abcnews.al

 

Pasi i furnizoi me vite në kundërshtim me ligjin, OSHEE vendos të ndërpresë enegjinë për këto ndërtesa

By: V K
13 July 2025 at 13:05

Pasi i furnizoi me energji elektrike në kundërshtim me ligjin për vite te tëra, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), i është bashkuar aksionit të nisur nga qeveria kundër ndërtimeve pa leje në vend, duke marrë masa për të ndaluar lidhjet e reja me rrjetin elektrik.

Në një deklaratë zyrtare, OSHEE thekson se nuk do të pranojë asnjë kërkesë për lidhje të re me rrjetin elektrik nga ndërtesa që nuk kanë leje ndërtimi, ose që nuk kanë zbatuar kushtet e përcaktuara në lejen ekzistuese

Sipas OSHEE, vëmendje e veçantë do t’u kushtohet kërkesave të reja për lidhje, me qëllim që të parandalohet çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin dhe për të garantuar një sistem të drejtë e të sigurt për të gjithë qytetarët.

“Në kuadër të aksionit të nisur nga qeveria shqiptare për të goditur paligjshmërinë në fushën e ndërtimit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), shprehet i vendosur për të kontribuar në këtë përpjekje të përbashkët institucionale.

OSHEE, është angazhuar për të forcuar kontrollin dhe për të mos lejuar asnjë lidhje të re me rrjetin elektrik, për ndërtimet që nuk përmbushin kriteret ligjore.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet kërkesave për lidhje të reja, me qëllim që të shmangen çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin.

OSHEE, nuk do të pranojë kërkesat për lidhje me energji elektrike të ndërtesave pa leje ndërtimi ose që nuk kanë zbatuar kushtet e lejes ndertimit.

OSHEE, mbetet e angazhuar të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe të kontribuojë për një mjedis të ndërtuar të sigurt, të ligjshëm dhe në shërbim të qytetarëve”.– thuhet në deklaratë.

The post Pasi i furnizoi me vite në kundërshtim me ligjin, OSHEE vendos të ndërpresë enegjinë për këto ndërtesa appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

“Thethi s’mund të bëhet beton”, Manja sulmon prokuroren Gjeli: Nuk nisi hetimet për ndërtimet, e papranueshme

11 July 2025 at 15:58

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një deklaratë për shtyp ka kërkuar hetim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli, pas ndërtimeve pa leje në Theth.

Si Ministër drejtësie, bazuar në kompetencat që më jep ligji, kërkuar zyrtarisht dje nisjen e hetimit disiplinor për një rast flagrant të mos-ushtrimit të ndjekjes penale dhe hetimit që ka të bëjë me ndërtimin pa leje të një parku turistik në zemër të Thethit“-tha Manja në deklaratë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbi skandalin e refuzimit të prokurores Gjeli, për të hetuar rastin e Thethit.

Shqipëria 2030 në BE ndërtohet çdo ditë në çdo institucion dhe institucione si Prokuroria e Shkodrës, që marrin në mbrojtje publike mosveprimin e një prokuroreje ndaj një vepre të rëndë penale si ndërtimi i një fshati të tërë turistik në zemër të një zone të mbrojtur si Thethi, nuk janë në lartësinë e misionit të madh kombëtar të anëtarësimit europian të Shqipërisë!

I bëjmë thirrje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të veprojnë me vendosmëri për të garantuar integritetin ligjor të veprimeve apo mosveprimeve të prokurorisë”-shkruan Rama krahas deklaratës së Manjës.

The post “Thethi s’mund të bëhet beton”, Manja sulmon prokuroren Gjeli: Nuk nisi hetimet për ndërtimet, e papranueshme appeared first on Sot News | Lajme.

Rama apel shefave të policisë: Do mbani përgjegjësi për çdo ndërtim pa leje

By: fra nc
11 July 2025 at 11:16

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të premte një takim me kryetarët e bashkive, ku ndau me ta disa nga shqetësimet mbi performancën e punës së institucioneve lokale.
Rama u ndal dhe te shkarkimi i drejtuesve të policisë në Shkodër, pasi kishin lejuar ndërtimin e objekteve të paligjshme në zonën e Thethit. Rama tha se të gjithë shefat e komisariateve dhe drejtuesit e policisë në qarqe duhet ta kenë të qartë se do të mbajnë përgjegjësi për çdo ndërtim pa leje në territor.

“Duke qenë se këtu është i pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe drejtues të tjerë, dua të ritheksoj se ajo që ndodhi dje me shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës është dhe shpresoj të shërbejë si një mesazh i qartë për të gjithë: asnjë drejtor qarku nuk mund të justifikohet se “nuk dinte gjë”, kur nuk bëhet fjalë për një tavolinë me katër karrige që ka dalë nga vija, por për 40 ndërtime pa leje, apo qoftë edhe për një ndërtim të vetëm pa leje.

Policia e Shtetit ka treguar se, kur do, di të shkojë edhe në majë mali, kur një fshatar ndërton një avlli dhe i thotë se është ndërtim pa leje. Edhe në majë të Pilurit, ku duhet zemër për të ngjitur, kanë gjetur dikë që kishte ngritur një mur, ndërsa në bregdet, aty ku ndërtohen resorte dhe ku merret dheu nga kantieri dhe hidhet në det, duke e kthyer detin tonë të kaltër, Jonin, në një lumenjtë e ndotur si Lana.

Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Të gjithë drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve duhet ta dinë se mbajnë përgjegjësi për çdo ndërtim të paligjshëm. Kam parasysh zonat e mbrojtura, bregdetin dhe qendrat turistike. Nuk kemi më luksin të lejojmë dëmtimin e bregdetit, siç ka ndodhur në të shkuarën”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama apel shefave të policisë: Do mbani përgjegjësi për çdo ndërtim pa leje appeared first on Euronews Albania.

U kujtua tani për hapësirat publike, Rama: Askush nuk fiton me ndërtimet pa leje

By: user 11
11 July 2025 at 10:53

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën gjatë takimit të thirrur sot në Durrës me kryetarët e bashkive ku iu përgjigj pyetjes se përse aksioni për lirimin e hapësirave publike u ndërmor tani. Rama tha se kjo është një përpjekje që duhet të shfaqet shpesh deri sa njerëzit ta ndajnë mendjen se nuk ka fitues nga ndërtimet pa leje.

“Nga ana tjetër për të gjithë që thonë që pse u kujtuan tani dhe pse i lanë këto, kjo është një betejë e përditshme dhe nëse nuk fillojnë të gjitha hallkat dhe mbi të gjitha nëse strukturat e pavarur të drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekjeje dhe nuk është e gatshme zbatimin e ligjit, por përkundrazi është si një kullesë makaronash, ku gjërat rrjedhin dhe faktet e kryera mbeten në territor, kjo është një përpjekje që kjo duhet të shfaqet hera herës deri sa të gjithë ta ndajnë mendjen se nuk ka asnjë llogari që të nxjerrë fitues duke bërë ndërtime pa leje”, tha Rama.

The post U kujtua tani për hapësirat publike, Rama: Askush nuk fiton me ndërtimet pa leje appeared first on Lapsi.al.

Rama: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e bëmë shembull për të gjithë! S’ka më justifikime “se dija”

11 July 2025 at 11:44

Për ndërtimet pa leje në fshatin turistik të Thethit, Edi Rama bëri “kokë turku” drejtorin e Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj, si dhe shefin e komisariatit, Nik Nikolla, ku Ilir Proda njoftoi ditën e djeshme shkarkimet e tyre. Gjatë takimit të sotëm me kryebashkiakët, ku i pranishëm ishte dhe vetë Proda, Rama tha se me […]

The post Rama: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e bëmë shembull për të gjithë! S’ka më justifikime “se dija” appeared first on BoldNews.al.

Në mungesë të shtetit ligjor, “ndërhyrja’ në Theth është dhunim

10 July 2025 at 12:38

Tridhjetë e pesë vjet pas një reforme ligjore të njohur si “ligji 7501”, i miratuar në parlament nga deputetët e të dy partive kryesore politike, banorët e Thethit, ashtu edhe si ata të pjesës dërrmuese të Shqipërisë, nuk disponojnë tituj pronësie. Sipas logjikës formale, rreth 100 familje të fshatit të vogël malor, duhet të kenë […]

The post Në mungesë të shtetit ligjor, “ndërhyrja’ në Theth është dhunim appeared first on Reporter.al.

Ndërtimet pa leje/ “Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

By: user7
10 July 2025 at 10:16

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një konferencë për mediat bëri me dije sot se janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Proda tha se ky vendim lidhej me ndërtimet pa leje në Theth dhe zaptimi i hapësirave publike.

Konkretisht të shkakruar janë Drejtori i Policisë së Shkodrës Fatmir Lleshaj dhe shefin e komisariatit Nik Nikolla ndërsa është pezulluar nga detyra shefi i stacionit të policisë së Thethit.

The post Ndërtimet pa leje/ “Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese appeared first on Lapsi.al.

Ilir Proda: Nuk e meriton uniformën, pezullohet shefi i stacionit të policisë së Thethit

By: V K
10 July 2025 at 10:53

Këtë të enjte, në një deklaratë për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka bërë me dije shkarkimet dhe pezullimet në Policinë e Shkodrës, pas aksionit për ndërtimet pa leje në Theth.

Proda ka njoftuar se është pezulluar menjëherë nga detyra shefi i stacionit të Policisë Theth.

“Besoj se si funksionar me mosveprimin e tij të pajustifikueshëm, e ka zgjedhur rrugën e tij për të mos qenë pjesë e policisë së shteti dhe nuk gjej më asnjë arsye që ai të veshë më uniformën e policisë”, tha Proda.

Gjithashtu, ai njoftoi se ndërtimet pa leje nuk mund të mbeten përgjegjësi e vetme e një inspektori zone dhe specialisti krimi, ndaj ka vendosur edhe të shkarkoj nga detyra, Drejtorin e Drejtorisë Vendore Shkodër, si dhe shefin e Komisariatit të Policisë Shkodrës.

“Nëse shefi i komisariatit nuk do të dijë jo se sa veprime pa leje mbi territorin janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, por deri edhe se sa karrige lokalesh jashtë apo çadra plazhi të lejuara ka në territorin e mbuluar prej strukturës së tij, atëherë ai nuk do të rrijë më në atë detyrë.

Por ky është një mesazh i qartë edhe për të gjithë Drejtorët Vendorë të Policisë në qarqe që do të mbajnë përgjegjësi direkte nëse symbylljen apo padijen mbi territorin të vartësve të tyre, nuk e konstatojnë ata vetë përpara se ta konstatoj unë apo përpara se sa ta ketë konstatuar i gjithë komuniteti!”, paralajmëroi Proda.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Madhor Ilir Proda, deklaratë për shtyp:

Përshëndetje,

Jemi në mes të sezonit turistik, një periudhë ku pritshmëritë janë të larta dhe kërkojnë që angazhimi dhe eficenca e Policisë së Shtetit të jenë maksimale.

Siguria, parandalimi dhe goditja e paligjshmërisë, veprimi i shpejtë institucional dhe shërbimi i gatshëm ndaj qytetarëve janë pika që udhëheqin çdo strukturë të Policisë së Shtetit në përmbushje të misionit të tyre.

Pritshmëritë e qytetarëve dhe institucioneve, të cilave u janë shtuar edhe ato të turistëve të shumtë nga mbarë bota, janë më të larta se kurrë dhe me plot të drejtë. Dua t’i siguroj të gjithë se ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë.

Siç kemi bërë publike nëpërmjet njoftimeve për shtyp apo inspektimeve në terren, strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht në zbatim të planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025, me fokus:

Garantimin e sigurisë, qetësisë dhe rendit në zonat turistike dhe urbane;

Garantimin e perimetrit të sigurisë në plazhe;

Parandalimin e ndotjes akustike;

Parandalimin e ndotjes së mjedisit;

Lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme;

Parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje.

Në këtë kuadër, dua të ndaj me publikun dhe të paraqes para çdo strukture policore disa pika që janë të panegociueshme dhe prioritare për ditët, javët e muajt në vazhdim:

Lirimi nga zaptimet arbitrare i hapësirave të përbashkëta publike në të gjitha qytetet e mëdha, është një detyrë e pandashme për çdo strukturë të policisë. Hapësirat publike u takojnë qytetarëve dhe komunitetit, e askush nuk ka të drejtë t’i përvetësojë.

Do të ketë kontroll të përditshëm dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë për çdo neglizhencë nga cilado strukturë e policisë që ka për detyrë të parandalojë apo godasë këto paligjshmëri, pa pritur që problematika të bëhet e patolerueshme si në rastin e Thethit.

Bashkitë, komunitetet dhe qytetarët i ftoj të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Shtetit dhe të denoncojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë çdo rast indiference apo abuzimi nga ana e punonjësve të policisë apo çdo strukture tjetër inspektimi që ka për detyrë kontrollin e territorit.

Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht. Strukturat policore do të kryejnë veprimet hetimore duke e trajtuar parkimin e dyfishtë si vepër penale bazuar në nenin 293 të Kodit Penal.

Ky fenomen i shëmtuar dhe i rrezikshëm do të zhbëhet, me çdo kusht. Me të gjithë respektin për drejtuesit e automjeteve, qyteti është në radhë të parë i këmbësorëve dhe megjithë mirëkuptimin për vështirësitë e parkimit, rruga është për të qarkulluar, jo për të parkuar në mes të saj.

Shefat e komisariateve dhe drejtuesit e strukturave që kanë përgjegjësi për territorin do të jenë personalisht përgjegjës për rastet kur evidentohen ndërtime pa leje, zaptime të pronave, bllokime rrugësh, kthim i hapësirave komunitare në parkingje private, apo çdo abuzim me mjedisin, veçanërisht në zonat e mbrojtura.

Është e natyrshme që kur diçka e tillë ndodh, aty për aty ne të vihemi në lëvizje nga qytetarët, por është e papranueshme që ne të vihemi në lëvizje pasi abuzimi është bërë mal në sytë e të gjithë komunitetit dhe vetëm struktura pergjegjese nuk e ka marrë vesh akoma.

Nisur nga situata e fundit e krijuar me ndërtimet e paprecedenta të konstatuara mu në qendër të Thethit, kam urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për të kryer një hetim të thelluar disiplinor, ku paraprakisht ju informoj se shefi i Stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedura disiplinore për shkelje të rëndë.

Besoj se ky funksionar me mosveprimin e tij të pajustifikueshëm e ka zgjedhur rrugën e vet për të mos qenë më pjesë e Policisë së Shtetit, nuk gjej dot asnjë arsye që ai ta veshë me uniformën blu – pavarësisht denoncimit të bërë nga Policia në prokurorinë e Shkodrës, konkretisht referimi për ndërtimet pa leje në një zonë të mbrojtur, fatkeqësisht për këtë rast në mënyrë të çuditshme Prokurorja e çështjes u mjaftua me mosfillim procedimi.

Gjithashtu, ecuria disiplinore ka filluar edhe ndaj inspektorit të zonës dhe specialistit të krimeve, të cilët po njësoj, nuk e meritojnë të jenë më pjesë e trupës së Policisë së Shtetit.

Dua të jem shumë i qartë. Pavarësisht se Policia e Shkodrës ka bërë detyrën e vet duke referuar në prokurori çështjen e atij kompleksi të tërë ndërtimi pa leje mu në mes të një zone të mbrojtur, kjo as nuk ia heq përgjegjësinë Drejtorisë së Qarkut të Shkodrës për ndërtimet pa leje në Theth, që fatkeqësisht doli se nuk ishin një e dy dhe as nuk mund të mbetet përgjegjësi e përveçme e një shefi stacioni, e një inspektori zone apo e një specialisti krimesh.

Jo, kjo nuk do të ndodhë as në këtë rast dhe në asnjë rast të ngjashëm nëse do të ketë.

Prandaj kam vendosur të shkarkoj nga detyra Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe bashkë me të edhe Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Nëse shefi i komisariatit nuk do të dijë jo se sa veprime pa leje mbi territorin janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, por deri edhe se sa karrige lokalesh jashtë apo çadra plazhi të lejuara ka në territorin e mbuluar prej strukturës së tij, atëherë ai nuk do të rrijë më në atë detyrë.

Por ky është një mesazh i qartë edhe për të gjithë Drejtorët Vendorë të Policisë në qarqe që do të mbajnë përgjegjësi direkte nëse symbylljen apo padijen mbi territorin të vartësve të tyre, nuk e konstatojnë ata vetë përpara se ta konstatoj unë apo përpara se sa ta ketë konstatuar i gjithë komuniteti!

I ftoj edhe njëherë qytetarët që çdo rast abuzimi, neglizhence apo sjelljeje të papërshtatshme nga punonjësit e Policisë ta denoncojnë menjëherë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Të nderuar qytetarë! Bashkërisht mund të largojmë përfundimisht kulturën e heshtjes dhe të mosveprimit dhe ju siguroj se nuk jam vetëm unë, po jemi shumë në Policinë e Shtetit që i presim me shumë përkushtim denoncimet tuaja për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë.

Faleminderit!

The post Ilir Proda: Nuk e meriton uniformën, pezullohet shefi i stacionit të policisë së Thethit appeared first on Albeu.com.

Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur

10 July 2025 at 10:06

Pasi korri një fitore të thellë për mandatin e tij të katërt, kryeministri Edi Rama iu rikthye aksionit të tij të preferuar këtë fillim korriku: ai premton një aksion kombëtar për çlirimin e hapësirave publike. Aksioni nisi nga Bashkia e Vlorës pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura më 3 korrik, ku Rama fajësoi zyrtarët […]

The post Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur appeared first on Reporter.al.

“Qeveria ka kthyer paligjshmërinë në armë politike”, Lapaj: Rama vetë i nxiti ndërtimet pa leje, tani dërgon fadromat

9 July 2025 at 20:57

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër ndaj nismës së qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Lapaj akuzon qeverinë se ka nxitur paligjshmërinë për përfitime elektorale. Ai u shpreh se Rama ka shtyrë në mënyrë të përsëritur afatin e legalizimeve para çdo palë zgjedhjesh.

“Ne jemi kategorikisht kundër ndërtimeve pa leje, por… Ndërtimet pa leje nuk duhet të tolerohen në asnjë rrethanë. Askush nuk duhet të lejohet të ndërtojë jashtë kuadrit ligjor. Është fakt që në Shqipëri të marrësh leje është thuajse mision i pamundur. Kanë dashur ta shtyjnë qytetarin gjithë kohës në paligjshmëri që pastaj ta rrjepin nga xhepat e ta mbajnë peng për votën.

Qeveria aktuale, duke shtyrë në mënyrë të përsëritur afatin e legalizimeve para çdo palë zgjedhjesh, ka dhënë një mesazh të qartë: Ndërtoni tani, na jepni votën dhe ne do t’ua legalizojmë.. Kështu ka ndodhur. Pra, ka qenë vetë qeveria ajo që i ka nxitur qytetarët të ndërtojnë në mënyrë të paligjshme”, shkruan Lapaj në rrjetet sociale.

Sipas Lapaj, mesazhi që qeveria ka përçuar është i qartë: “Ndërtoni tani, na jepni votën dhe do ua legalizojmë”.

Lapaj tha gjithashtu se kjo strategji, jo vetëm që dëmton rendin ligjor, por i trajton qytetarët si mjete për qëllime politike.

“Si ka mundësi që në vitin 2025, kur Republika ka investuar miliona dollarë në satelitë e dronë për kontrollin e territorit, lejohet ndërtimi pa leje në masë? Kush i ka lejuar? Ku janë zyrtarët e arrestuar për këtë?”, u shpreh Lapaj.

 

The post “Qeveria ka kthyer paligjshmërinë në armë politike”, Lapaj: Rama vetë i nxiti ndërtimet pa leje, tani dërgon fadromat appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO e Ramës në Theth/ Ajo që dje ishte zhvillim, sot u kthye në krim!

By: user 4
9 July 2025 at 18:02

“Mirë se ke ardhë! E mirë se të ka pru Zoti! Bukë e kripë e zemën!” është urimi që priti kryeministrin Edi Rama në Theth, një vit më parë. Me zërin e shtruar dhe kokën ulur, vajza e veshur me kostumin tradicional të zonës së Alpeve i zgjat tabakanë ku është një bukë e gatuar nga duart e grave të fshatit.

Edi Rama, që sapo ka zbritur nga GMC e zezë për një takim me banorët thyen një copë nga buka, e ngjyen në kripë dhe e shijon i kënaqur nga pritja me motive folklori. Në sfond duken gjithsesi badigardët e shumtë që e shoqërojnë. Gotën e rakisë ia shërben një burrë, por Rama e refuzon kategorikisht. Në sfond oshëtin mirëseardhja tradicionale e burrave me njërën dorë në vesh që paralajmëron lëvizjet e një grupi valltarësh, që nisin kërcejnë nën tingujt e çiftelive.

Filmimet më lart tregon mikpritjen që treguan malsorët e Thethit për kryeministrin Edi Rama në një takim të një viti më parë, në qershor 2024. Ramën e pritën si një burrë që kishte mbajtur fjalën e dhënë.

Një muaj më parë, kur kishte vizituar Thethin për t’u folur për “Paketën e Maleve”, Rama kishte premtuar certifikata pronësie për shumë familje, që shteti nuk ua njihte pronën, problem që kishte paralizuar investimet dhe që frenonte turizmin. (VIDEO KETU)

Gjithçka dukej se po bëhej realitet një muaj më pas, kur kryeministri u kthye me çertifikatat e pronësisë në dorë për gati 200 familje. Rama i shpërndau personalisht dokumentat, duke i bindur malsorët se ishte njeri i fjalës.

“Siç ju dhashë fjalën herën e shkuar në fund të muajit, ne do të riktheheshim dhe ja ku jemi sot këtu” u tha banorëve, të cilëve u foli për investimet e ardhshme, për turistët që do të shtohen dhe për mundësinë që kishin fëmijët e tyre të ktheheshin nga emigracioni i rëndë i Gjermanisë, Francës, Britanisë etj.

“Paketa e re e mbështetjes për investimet në këto male, do t’i hapë rrugë të gjithë atyre që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë dhe që kanë punuar pa pushim dhe që kanë kursyer e kursejnë që kursimet e tyre t’i investojnë në tokat e të parëve me një lehtësi të plotë, pa patur më ato hallet e pafundme të zinxhirit të pronave dhe pa patur as nevojë të kalojnë në të gjithë atë procedurë që kërkon firmat e të gjithëve që janë të shpërndarë lart e poshtë” u shpreh kryeministri.

Në takimin e dytë, pasi i bindi se ishte burrë i fjalës, u tregua akoma më i pakursyer me premtimet për zgjidhjen e problemit të pronave. Fali gjobat për ndërtimet pa leje, por edhe i justifikoi duke thënë se “nuk janë tipikisht ndërtime të bëra abuzivisht për t’ju shmangur ligjit. Janë ndërtime të bëra nga nevoja, ndërkohë që në kushtet e pamundësisë ligjore, njerëzit kanë vazhduar t’i bëjnë”.

Ndërsa fliste me priftin e zonës, të cilit i dorëzoi titullin e pronësisë mbi truallin e kishës, kryeministri u shpreh:

“Janë rreth 150 bujtina sot dhe të gjitha do të bëhen dhe jo vetëm që do të bëhen të gjitha, por do të lulëzojnë më shumë e më shumë dhe unë po ju them që për disa vite, këtu do të jetë destinacion, jo vetëm europian, jo vetëm me shumë turistë, por do të jetë një destinacion ku do të duhet të paguajnë shumë për të fjetur një natë. Do të jetë destiancion i klasit më të lartë, ai që na duhet për turistët”.

Në vitin që pasoi i la banorët të përkundeshin nën ëndrrat e zhvillimit masiv të turizmit, faljes së gjobave dhe justifikimit të ndërtimeve pa leje. Disa e zhvilluan pronën, të tjerë që panë se si u falën gjobat, i investuan paratë e tyre në bujtina të tjera. Të tjerë, përfituan nga një rrjet korrupsioni të rrënjosur në polici dhe tek inspektorët e bashkisë për të shtuar investimet dhe për të ndërtuar objekte të reja.

Megjithatë, zgjedhjet e 11 majit ikën shpejt. Rama përfitoi 83 mandate deputetësh dhe tashmë në fjalor ka termat e ligjit, ndërsa mesazhet i dërgon përmes policisë, fadromave të IKMT apo forcave speciale.

Një foto nga qendra e Thethit pranë Kullës së Ngujimit që tregonte disa shtëpiza të ngritura mbi beton paralajmëroi nisjen e një aksioni për shembjen e objekteve pa leje në fshat.


“Kjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel – që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin – ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë” e quajti Rama që nisi edhe një debat me prokuroren e Shkodrës Elsa Gjeli, e cila nuk kishte pranuar të niste procedim penal për këto ndërtime.

Fill pas këtij rasti, nisi aksioni masiv i IKMT. Në kulmin e sezonit veror, fadromat, të shoqëruara nga forcat e policisë mësynë në fshat për të shembur rreth 80 apo 90 bujtina dhe investime turistike të ndërtuara pa leje.

Këtë mëngjes forcat e FNSH u afruan në fshat për të vëzhguar nga larg, në pritje të një urdhëri.

Banorët bllokuan urën lidhëze në hyrje të fshatit për t’i penguar fadromat, duke u përplasur me policinë.

Thonë se janë gati të shkojnë deri në vetëflijim, për të mos lejuar shembjen e objekteve dhe ngulmojnë se ndërtimet i kanë prej druri dhe me çati metalike, siç u ishte kërkuar nga autoritetet.

Por drejtuesi i aksionit të IKMT, një prej funksionarëve më të vjetër aty, Fatmir Meta u tha gazetarëve se urdhri është për prishjen e 70 apo 80 objekteve pa leje. “Absolutisht, objektet pa leje. Do prishen objekte pa leje, rreth 70 ose 80 objekte pa leje. Ne nuk e interpretojme ligjin, ne e zbatojmë ligjin. E kemi bërë njoftimin paraprak me ditë të tëra na është premtuar që do t’i çmontojmë. Është e treta ditë që vijmë te zotëria dhe urdhëro. Janë ndërtime të reja. Nuk jam i qartë për ndërtimet kur janë ngritur. Po bëhet një batërdi, një vend një mrekulli duke ndërtuar kioska në vend ta mbrojmë këtë zonë, këtë mrekulli të zotit, në vend ta mbrojmë, të ndërtojmë me kritere dhe vetë banorët duhet të jenë për ta mbrojtur jo për ta bastarduar”.

Por banorët e shohin ndryshe situatën. Së pari, ata nuk e kuptojnë se përse shteti po i kërkon të shembin investimet e tyre në kulmin e sezonit, kur disa turistë janë detyruar të anulojnë pushimet, ndërsa të tjerë vëzhgojnë të habitur që dhjetëra policë rrethojnë bujtinat e Thethit sit ë ishin skena krimi.

“Ne donim të bëjmë një thirrje për një zgjidhje të përbashkët. Por në jo në mes të sezonit të bëni një masakër” u tha një prej protestuesve policëve që kërkonin të hynin në fshat. Ndërkohë në protestën e filmuar nga dhjetëra kamera, një protestues tjetër u shpreh: “Ky ka drejtë se i jep urdhër ai tjetri, por edhe ne kemi të drejtë të mbrojmë pasurinë tone! Se pasha zotin kam kja mbramë kur kam pa atë shembjen e bujtinave aty!”

“Hapni rrugën thotë që të më shembin shtëpinë, u shpreh një tjetër,- Po ku të rri unë kur të na shembni shtëpinë? Unë në rrugë do rri, në shi. Edhe tani në shi jam. Ju po na shtyni me dhunë. Po na prishni shtëpiat tona”.

Ndërsa shohin fadromat dhe policët u kanë rrethuar shtëpitë, të tjerët kujtojnë se ishin të njëjtët policë dhe inspektorë që merrnin ryshfet kur këto bujtina u ngritën pa leje nga shteti.

Njëri prej tyre, akuzoi direkt në sy drejtuesin e policisë gjatë protestës dhe për pasojë, policët tentuan ta arrestojnë, por pa sukses.

“Ku është Benet Beci? Ku është Edi Rama që e ka rrejt tan miletin? Ku e ke ligjin? Ligjin e keni ju! Ju keni marr lekt për me ba kto ndërtesa! Ju! Ju jeni hajdutat! Ju jeni hajdutat! Sot vini e ua shembni! Ti i pari! (Polici: Paraqitu në prokurori!) Ti i pari që vjen këtu e ua shemb! Ti zbaton ligjin? Ti zbaton leshin! Ke marrë lekt! Ke marr lekt e ke lënë me ndërtue!

Ndërkohë një tjetër protestues i moshuar kujtoi shprehjen e Edi Ramës për ata që hanë mollë e dardha pas shpinës së tij, duke thënë se për të paguar ryshfet disa nga banorët kishin marrë edhe kredi në bankë.

“Kanë kërku ofertë dhe ia kemi dhanë vetëm me pshtue. Me djersën tonë. Kanë hangër dardhat, të paktën bishtat me ia çue Edi Ramës. Tanë janë me pagesë. Kush 5 milion, e kush… Merri në bankë e paguej policinë dhe bashkisë. Pse nuk vjen Benet Beci tash? Ai me policinë e bashkisë kanë marrë kafet. Kafet te dera” u shpreh një banor i irritur i Thethit.

Të tjerë po ashtu kujtuan se si kryeministri Edi Rama u kishte premtuar se mund t’i investonin paratë e tyre dhe t’i kthenin fëmijët e tyre nga jashtë për të jetuar në Theth.

“Kur erdhi Edi Rama këtu në Theth, zoti kryeministër I Shqipërisë tha hapur të gjithë ndërtoni në pronat tuaja. Tani nga doli kjo ide? Rinia u kthye nga jashtë. Unë s’kam dalë asnjëherë jam banor i përhershëm. Unë flakën do t’ia ve. Më mirë të më marrin shpirtin se të bëjnë ato që kanë bë. Kam qa si fëmia dje që u shemb shtëpia e njërit që është i mytur në borxh. E di se ju keni detyrën e shtetit, ju japin urdhra, po edhe ne do mbrojmë pasurinë e djersën tone” u shpreh një prej tyre.

“Ne kemi rënë në hall. Edi Rama ka qenë këtu dhe na ka rrah shpatullat, në mënyrë të veçantë rinisë. Na ka thënë thirrini edhe të rinjtë, fëmijët tuaj të investojnë. Te “Paketa e Maleve”, po ku të vijnë? Një turiste nga Ukraina më tha: Ne kështu po na e bëjnë rusët, po jo shqiptarët t’ia bëjnë shqiptarëve” u shpreh një tjetër.

Ajo që po ndodh në Theth sot përmbledh pak a shumë Shqipërinë e sotme: një vend ku të drejtat e individit nuk varen nga gjykatat, por nga humori i pushtetarit, ku investimet dhe fatet e një komuniteti nuk varen nga ligji dhe institucionet, por nga kapriçiot e kryeministrit, premtimet e të cilit vlejnë sa për një cikël elektoral.

Nëse në 2024 Rama premtoi t’ua shtonte bujtinat, t’i jepte hov turizmit në Theth dhe ta shndërronte fshatin në një mrekulli turistike, në 2025 ai ua rrëzon bujtinat, ua prish investimin me fadroma dhe nuk u lë asgjë zgjidhje tjetër veç emigracionit. Ndaj më shumë se me ligjin duket sikur banorët e Thethit po përballen me pabesinë e njeriut që sot e quan krim, atë që dje ua quante zhvillim./Lapsi.al

The post VIDEO e Ramës në Theth/ Ajo që dje ishte zhvillim, sot u kthye në krim! appeared first on Lapsi.al.

“Përfitime elektorale”/ Prishja e ndërtimeve pa leje, reagon ashpër Lapaj: Si ka mundësi, kush i ka lejuar…?

9 July 2025 at 14:15

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një reagim për aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje, akuzon qeverinë se është ajo që nxiti paligjshmërinë për përfitime elektorale. Sipas Lapaj, 40 objekte pa leje në një fshat të vetëm, janë shifra alarmante që vë në dyshim funksionimin e institucioneve përgjegjëse.

Adriatik Lapaj:

“Qeveria aktuale, duke shtyrë në mënyrë të përsëritur afatin e legalizimeve para çdo palë zgjedhjesh, ka dhënë një mesazh të qartë: “Ndërtoni tani, na jepni votën dhe ne do t’ua legalizojmë. Si ka mundësi, kur Republika ka investuar miliona dollarë në satelitë e dronë për kontrollin e territorit, lejohet ndërtimi pa leje në masë? Kush i ka lejuar? Ku janë zyrtarët e arrestuar për këtë?”.

The post “Përfitime elektorale”/ Prishja e ndërtimeve pa leje, reagon ashpër Lapaj: Si ka mundësi, kush i ka lejuar…? appeared first on Sot News | Lajme.

Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron reformë të re për kontrollin e territorit

9 July 2025 at 12:42

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me zënien e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje në territor.

Përmes një postimi në rrjetin social X, kreu i qeverisë paralajmëroi një reformë të re për administrimin e territorit, duke vënë theksin mbi përgjegjësinë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për ndërtimet pa leje.

Rama njoftoi gjithashtu se paralelisht me këtë reformë, po projektohen edhe nisma të tjera në sektorë kyç si furnizimi me ujë, pastrimi i qyteteve, si dhe furnizimi me naftë dhe barna.

“Toleranca ndaj tokave të xanuna në kurriz të komunitetit apo lejeve me shkelje në kurriz të qytetit, që janë pranuar nga qeverisja vendore si bashkudhëtare të jetës urbane, ndërkohë që inspektoratet e mbrojtjes së territorit dhe policitë bashkiake janë bërë në të shumtën e rasteve pjesë e problemit, do të adresohet rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit, për të cilën kemi nisur nga puna paralelisht me disa reforma të reja të shërbimit me ujë të pijshëm, të sistemit të pastrimit e të përpunimit të mbetjeve, të furnizimit të popullit me naftë e me barna, si edhe të shërbimit spitalor, që do të jenë piketat e hyrjes në rrugën e mandatit tonë të katërt për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, shkruan Rama në X. /euronews/

The post Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron reformë të re për kontrollin e territorit appeared first on Telegrafi.

Ndërtimet pa leje/ Lapaj akuza qeverisë Rama: Ka nxitur paligjshmërinë për përfitime elektorale

By: Ela
9 July 2025 at 12:39

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të ndërtimeve pa leje në vend, duke akuzuar qeverinë Rama se ka nxitur paligjshmërinë për përfitime elektorale. Sipas Lapajt, mesazhi që qeveria ka përçuar është i qartë: “Ndërtoni tani, na jepni votën dhe do ua legalizojmë.” Kjo strategji, sipas Lapajt, jo vetëm që dëmton […]

The post Ndërtimet pa leje/ Lapaj akuza qeverisë Rama: Ka nxitur paligjshmërinë për përfitime elektorale appeared first on BoldNews.al.

Ndërtimet pa leje, banorët përplasen me IKMT-në dhe policinë në Jalë

By: user 5
9 June 2025 at 20:13

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT ka nisur një operacion në jug të vendit. Inspektorët e IKMT-së në plazhin e Jalës janë duke prishur disa objekte. Raportohet se inspektorët së bashkë me policinë kanë hasur rezistencën e pronarëve të disa objekteve që janë në plan për t’u prishur.

IKMT ka paralajmëruar pronarët e objekteve se kanë afat deri ditën e nesërme për t’u zhvendosur. Banorët kanë kundërshtuar forcat e IKMT-së dhe policinë, duke shprehur rezistencë dhe se nuk do të largohen.

“Nuk i lirojmë, kjo është vrasje,” thonë banorët.

Dje u raportua se fadromat dhe makineritë e rënda janë parë në disa zona turistike, duke ndërhyrë në struktura që sipas autoriteteve janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Por kjo ndërhyrje ka shkaktuar shqetësim tek pushuesit dhe operatorët turistikë.

Në këto ditë që pushuesit kanë vendosur të relaksohen në preg të detit janë duke u përballur me zhurma dhe pluhurin që sjellin shembjet. Bizneset janë ankuar këto ndërhyrje duhet të ishin kryer më herët, para se të niste sezoni, për të shmangur ndikimin negativ në turizëm.

The post Ndërtimet pa leje, banorët përplasen me IKMT-në dhe policinë në Jalë appeared first on Lapsi.al.

IKMT nis aksionin në Jalë, përplasje me banorët që kundërshtojnë prishjen e objekteve, ndërhyn policia

9 June 2025 at 17:58

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vijuar ditën e sotme aksionin në jug të vendit, duke u zhvendosur në plazhin e Jalës për të shembur disa objekte që rezultojnë pa leje.

Gjatë ndërhyrjes, inspektorët e IKMT-së, të shoqëruar nga forcat e policisë, janë përballur me rezistencën e pronarëve të objekteve që janë në listën për prishje. Sipas raportimeve, IKMT ka paralajmëruar banorët dhe pronarët se kanë afat deri nesër për të liruar ambientet përpara se të vijojë aksioni.

Banorët kanë kundërshtuar vendimin dhe kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre ndaj autoriteteve, duke e konsideruar prishjen e objekteve si një padrejtësi. “Nuk i lirojmë, kjo është vrasje”, janë shprehur disa prej tyre gjatë përplasjes me forcat e rendit.

Deri më tani, nuk ka informacion të detajuar mbi numrin e objekteve që parashikohen të shemben nga IKMT në këtë aksion.

The post IKMT nis aksionin në Jalë, përplasje me banorët që kundërshtojnë prishjen e objekteve, ndërhyn policia appeared first on Sot News | Lajme.

Falja e gjobave për ndërtimet pa leje, avokati ‘zbërthen’ ligjin, tregon kategoritë që do të përfitojnë

16 January 2025 at 19:23

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për faljen e gjobave të papaguara për ndërtimet pa leje dhe shkeljet e rregulloreve të ndryshme gjatë periudhës 1 janar 2015 – 30 nëntor 2024. Ky ligj përfshin gjithashtu gjobat për shkeljet gjatë pandemisë dhe ato të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) për subjektet bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale. Ligji hyn në fuqi më 16 janar 2025.

Sipas këtij ligji, individët dhe subjektet që janë gjobitur nga autoritete të ndryshme si Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit, Inspektoriati Kombëtar i Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Policia e Shtetit, dhe autoritete lokale, mund të përfitojnë falje të gjobave të papaguara. Avokati Gylsen Zhllima, në një intervistë televizive, theksoi se përfituesit kryesorë janë ata që kanë kryer ndërtim pa leje ose pa njoftim paraprak në fushat e ndërtimit, bujqësisë, blegtorisë dhe magazinimit të produkteve bujqësore.

Zhllima gjithashtu vuri në dukje se ky ligj mund të krijojë disa pasiguri, veçanërisht për zonat rurale dhe urbane, dhe se është e nevojshme që autoritetet përkatëse të japin udhëzime të qarta për zbatimin e tij. Ai sugjeroi që ndoshta mund të ketë mundësi për lehtësime për ata që janë gjobitur, nëpërmjet udhëzimeve që do të nxirren nga autoritetet.

“Për mua, ky ligj mund të jetë pak abuziv pasi nuk përcakton në mënyrë të qartë të gjithë subjektet përfituese, por vetëm disa. Megjithatë, besoj se autoritetet përkatëse mund të bëjnë lehtësime për ata që janë gjobitur, përmes udhëzimeve të reja që do të nxirren.

Ligji 127 i vitit 2024 parashikon që, nga viti 2015 deri më 30 nëntor 2024, personat që janë gjobitur nga inspektoriati vendor i mbrojtjes së territorit, inspektoriati kombëtar i territorit, autoriteti kombëtar i ushqimit, institucionet shëndetësore, Policia e Shtetit, ose institucione të tjera bashkiake, kanë të drejtë të përfitojnë. Përfituesit e mundshëm janë individë, persona fizikë ose juridikë, të cilët kanë kryer ndërtim pa leje apo pa njoftim paraprak, në ndërtesa që shërbejnë për qëllime banimi, si dhe në objekte që kryejnë veprimtari prodhimi, magazinimi, përpunimi, ruajtje dhe tregtim të produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe mbajtje të mjeteve pune për bujqësinë dhe blegtorinë, si dhe për magazina të tjera. Në zbatim të këtij ligji, brenda dhjetë ditëve, autoritetet përkatëse duhet të nxjerrin udhëzime. Megjithatë, kjo mund të ketë një interpretim që mund të jetë abuziv, pasi nuk përcakton qartë disa subjekte, por vetëm disa të tjera, duke përfshirë fshatin dhe qytetin. Kjo mund të krijojë konfuzion dhe mund të ketë ndikim në mënyrën se si do të zbatohet ligji në praktike. Sidoqoftë, mund të ketë mundësi që, me anë të udhëzimeve, të bëhet një lehtësim për ata persona që janë gjobitur”, tha avokati Zhllima.

The post Falja e gjobave për ndërtimet pa leje, avokati ‘zbërthen’ ligjin, tregon kategoritë që do të përfitojnë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌