Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nuk i jep mandatin Lapajt/ Shabani zbulon bisedën me dajën: Zeqiri është mërzitur, ndihet i përdorur!

11 July 2025 at 15:18

Kryetari i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani ka komentuar lëvizjen e dajës së tij, Zeqir Kordhonit, i cili kërkon të marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” si deputet për qarkun e Tiranës. Gjatë një intervistë të dhënë për emisionin “Shqipëria Live”, Shabani zbuloi se ka kontaktuar me dajën e tij dhe sipas tij, […]

The post Nuk i jep mandatin Lapajt/ Shabani zbulon bisedën me dajën: Zeqiri është mërzitur, ndihet i përdorur! appeared first on BoldNews.al.

Përplasja e re/ Pse mandati i ‘Shqipëria Bëhet’ mund të mbetet në duart e Celibashit

By: user 8
10 July 2025 at 20:18

Mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë pas zgjedhjeve të 11 majit është vënë në pikëpyetje për shkak të një situate të papritur me një nga kandidatët në listën e mbyllur.

Në qendër të këtij ngërçi të krijuar sëfundmi ndodhet Zeqir Kordhoni, i cili sipas Euronews është i afërt familjarisht me Endri Shabanin, dhe është i 9-ti në listën e mbyllur të Tiranës.

Ky i fundit i ka dërguar Ilir Celibashit një letër ku insinuon se partia ka dërguar në KQZ një letër dorëheqje në emrin e tij.

“I nderuar Z. Celibashi,

Unë, Zeqir Kordhoni jam deputet i partisë “Nisma Shqipëria Behet”. 

Kam mësuar se partia “‘Shqipëria Bëhet” ka dërguar një letër dorëheqje në emrin tim. Dua të kërkoj një kopje të kësaj letre.” – shkruan Zeqir Kordhoni (letra poshtë).

Nisur nga çka shkruar në këtë letër, Kordhoni nënkupton se nuk ka qenë ai firmëtari i dorëheqjes së tij.

Sipas deklaratave në media, më 11 maj, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka dorëzuar dorëheqjet e të gjithë kandidatëve të listës së mbyllur, përfshirë Kordhonin. Megjithatë, dorëheqjet nuk janë aprovuar ende.

Nëse KQZ do të njohë dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur si të vlefshme, mandati do t’i kalojë Adriatik Lapajt, kandidatit më të votuar të listës së hapur në Tiranë. Por nëse qoftë edhe një prej 12 kandidatëve të listës së mbyllur refuzon të heqë dorë, Lapaj mund të mbetet jashtë parlamentit. Shkurtimisht, nëse Kordhoni realisht nuk e ka firmosur dorëheqjen dhe refuzon të dorëhiqet, kjo mund të ndalojë kalimin e mandatit te Lapaj.

Ishin të dy, edhe Zeqir Kordhoni edhe Adriatik Lapaj që dhanë nga një prononcim për Report Tv.

“Po na sjell shumë andralla Adriatiku, një herë do hyj e një herë nuk do hyj. Por unë nuk jam i bindur se cfarë do bëj. Duhet që Adriatiku të ulet ballë për ballë me mua dhe ta sqarojmë këtë histori. Kam punuar 72 orë me të pa shkuar në shtëpi e jam edhe invalid. Kam firmosur shumë gjëra në atë kohë dhe nuk e kam të qartë nëse kam firmosur dorëheqjen” – tha Zeqir Kordhoni, duke e forcuar pretendimin e letrës së mësipërme se nuk ka firmosur dorëheqjen nga mandati.

Lapaj iu përgjigj: “Nuk rrezikohet mandati im. Zoti Kordhoni është shumë poshtë listës, nuk ekziston ajo. Ai është pjesë e listës së Shabanit. Unë jam në mirëbesim në këtë rast, nëse dikush e trajton ndryshe, do marri përgjigjen si shërbëtor i shtetit. Me zotin Shabani nuk kemi probleme. Nuk më kthejnë dot pas, as me shantazhe, as me kërcënime e ndërhyrje. Në koalicionin tonë gjithçka shkon mirë, nuk ka krisje.” 

Pra, aktualisht ka paqartësi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Nëse situata zgjidhet së brendshmi dhe Kordhoni të tërhiqet, atëherë KQZ-së do ti duhet të marrë një vendim më pak. Por nëse Kordhoni këmbëngul se dorëheqja e tij është e pavlefshme, atëherë topi mbetet në fushën e Ilirjan Celibashit. A do të respektohet vullneti i qytetarëve që votuan për kandidatët e listës së hapur, sipas skemës vullnetare që aplikoi “Nisma Shqipëria Bëhet”? Apo Kordhonit nuk do ti njihet dorëheqja, që pretendon se është fiktive, dhe do të zbatohet kodi zgjedhor, duke bërë që Kordhoni të shtyjë Lapajn jashtë Kuvendit, për ushtruar katër vite detyrën e deputetit të Tiranës.

©Lapsi.al 

The post Përplasja e re/ Pse mandati i ‘Shqipëria Bëhet’ mund të mbetet në duart e Celibashit appeared first on Lapsi.al.

Punëtori i ndërtimit që kërkon mandatin e Adriatik Lapajt është daja i Endri Shabanit

10 July 2025 at 14:34

Zeqir Kordhoni kërkon të marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë të fituar në zgjedhjet parlamentare në Tiranë. “Nisma Shqipëria Bëhet” përbehej nga tre parti, ku dy më kryesoret ishin “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe “Nisma Thurje” e Endrit Shabanit. Ata u futën në zgjedhje me lista të hapura praktikisht, […]

The post Punëtori i ndërtimit që kërkon mandatin e Adriatik Lapajt është daja i Endri Shabanit appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Punëtori i ndërtimit vë në rrezik mandatin e Lapajt në Kuvend: Nuk mbaj mend çfarë kam firmosur

10 July 2025 at 12:46

Një kandidat i quajtur Zeqir Kordhoni rrezikon të prishë ëndrrat e Adriatik Lapajt për të hyrë në parlament në shtator. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e mbushi listën e mbyllur në Tiranë me 12 emra kandidatësh fiktivë, të cilët do të digjnin mandatin, në mënyrë që të fitonte më i votuari nga lista e hapur. Kështu, fituese […]

The post EMRI/ Punëtori i ndërtimit vë në rrezik mandatin e Lapajt në Kuvend: Nuk mbaj mend çfarë kam firmosur appeared first on BoldNews.al.

“Përfitime elektorale”/ Prishja e ndërtimeve pa leje, reagon ashpër Lapaj: Si ka mundësi, kush i ka lejuar…?

9 July 2025 at 14:15

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një reagim për aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje, akuzon qeverinë se është ajo që nxiti paligjshmërinë për përfitime elektorale. Sipas Lapaj, 40 objekte pa leje në një fshat të vetëm, janë shifra alarmante që vë në dyshim funksionimin e institucioneve përgjegjëse.

Adriatik Lapaj:

“Qeveria aktuale, duke shtyrë në mënyrë të përsëritur afatin e legalizimeve para çdo palë zgjedhjesh, ka dhënë një mesazh të qartë: “Ndërtoni tani, na jepni votën dhe ne do t’ua legalizojmë. Si ka mundësi, kur Republika ka investuar miliona dollarë në satelitë e dronë për kontrollin e territorit, lejohet ndërtimi pa leje në masë? Kush i ka lejuar? Ku janë zyrtarët e arrestuar për këtë?”.

The post “Përfitime elektorale”/ Prishja e ndërtimeve pa leje, reagon ashpër Lapaj: Si ka mundësi, kush i ka lejuar…? appeared first on Sot News | Lajme.

Ndërtimet pa leje/ Lapaj akuza qeverisë Rama: Ka nxitur paligjshmërinë për përfitime elektorale

By: Ela
9 July 2025 at 12:39

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të ndërtimeve pa leje në vend, duke akuzuar qeverinë Rama se ka nxitur paligjshmërinë për përfitime elektorale. Sipas Lapajt, mesazhi që qeveria ka përçuar është i qartë: “Ndërtoni tani, na jepni votën dhe do ua legalizojmë.” Kjo strategji, sipas Lapajt, jo vetëm që dëmton […]

The post Ndërtimet pa leje/ Lapaj akuza qeverisë Rama: Ka nxitur paligjshmërinë për përfitime elektorale appeared first on BoldNews.al.

Lapaj vijon takimet me qytetarët: Në Tregan morëm 12.96%, kërkojmë më shumë mbështetje

By: Elva
6 July 2025 at 15:56

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar një vizitë në Njësinë Administrative Tregan, në Elbasan, ku koalicioni i tij mori 12.96% të votave në zgjedhjet e fundit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj shprehet se kishte shkuar për të falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe për t’u kërkuar një angazhim edhe më të […]

The post Lapaj vijon takimet me qytetarët: Në Tregan morëm 12.96%, kërkojmë më shumë mbështetje appeared first on BoldNews.al.

Lapaj – Ramës: Do të biesh Edi, je një frikacak që luan me mjerimin e këtij vendi

By: Ela
5 July 2025 at 17:52

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj kryeministrit Edi Rama, pas ndërhyrjeve të tij të fundit në Vlorë për lirimin e hapësirave publike. Lapaj e cilëson këtë aksion si një shfaqje të vonuar politike dhe e akuzon Ramën për ushtrim të pushtetit në mënyrë autoritare […]

The post Lapaj – Ramës: Do të biesh Edi, je një frikacak që luan me mjerimin e këtij vendi appeared first on BoldNews.al.

Trafikimi i votave preferenciale brenda PS-së, Zegjine Çaushi humbet mandatin

2 July 2025 at 17:06

Me një diferencë vetëm prej 64 votash në numërimin e parë në favor të Çaushit, gjatë procesit të rinumërimit Bardho ka dalë përpara me 10 vota plus duke rikuperuar votat që nuk i ishin njohur gjatë numërimit. Çaushi i janë hequr 48 vota të marra padrejtësisht ndërsa Bardhos iu shtuan 26 vota pas rinumërimit. Procesi […]

The post Trafikimi i votave preferenciale brenda PS-së, Zegjine Çaushi humbet mandatin appeared first on Reporter.al.

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Lapaj: Tym dhe ndotje me paratë e korrupsionit

By: redi
2 July 2025 at 17:50

Kreu i nismës ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka shkuar në Elbasan, aty ku nga afër ka denoncuar situatën pas zjarrit që ka rënë në landfillin e mbetjeve në këtë qytet. Ai thotë se janë paguar 26 milionë euro për ndotje dhe jo për mjedis të pastër. Për të tymi që ngrihet nga fusha e mbetjeve po ndot mjedisin, por edhe produktet bujqësore. ”Sot jemi në Elbasan dhe kjo këtu është pasaporta…

Source

💾

“Zgjedhjet po afrojnë, jemi gati për sfidën”/ Lapaj nga Berati: Po strukturojmë “Shqipëria Bëhet”

28 June 2025 at 22:21

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka vazhduar në lagjen “30 Vjetori” në Berat procesin e strukturimit të plotë të partisë në këtë bashki. I shoqëruar nga ekipi, Lapaj deklaroi se është koha për të ndërtuar strukturat në çdo lagje dhe fshat të vendit.

“Sot nisëm strukturimin total të lëvizjes sonë. Jemi më të vendosur se kurrë, nuk ka kthim pas! Në Berat vazhdojmë lagje më lagje dhe nesër”, u shpreh Lapaj në rrjetet sociale.

Ai shtoi se, megjithëse ritmi i takimeve ka qenë intensiv gjatë muajve të fundit, faza që po vjen do të jetë edhe më dinamike, me më shumë energji, ide dhe vendosmëri.

“Së shpejti ka zgjedhje në Berat. Na shkruani në inbox nga çdo cep i Shqipërisë. Do vij t’ju takoj kudo që jeni. Sepse kjo lëvizje jeni ju.”

Kjo nismë është pjesë e turit kombëtar të falënderimeve dhe organizimit të brendshëm që ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’, ka nisur pas zgjedhjeve të 11 majit ku u rendit forcë e tretë politike.

The post “Zgjedhjet po afrojnë, jemi gati për sfidën”/ Lapaj nga Berati: Po strukturojmë “Shqipëria Bëhet” appeared first on Sot News | Lajme.

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

By: Ela
28 June 2025 at 21:50

Endri Shabani, drejtuesi i partisë “Nisma Thurje” është pyetur lidhur me një deklaratë nga Adriatik Lapaj nëse ekziston mundësia të ketë një shkrirje të dy partive që kanë qenë në një aleancë të përbashkët, “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje”. Mbi atë se çfarë do ndodhë në vijim, Shabani nënvizoi se një bashkëpunim për zgjedhjet […]

The post A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani appeared first on BoldNews.al.

Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

28 June 2025 at 15:09

“Para zgjedhjeve ka pasur një qasje që mund të ndodhë edhe një kohezion, një shkrirje në një. Ngelet për t’u diskutuar, unë jam i hapur për të gjitha variantet”.  Kjo deklaratë e kreut të Shqipëria Bëhet, Adratik Lapaj, duket se është rrufe në qiell të hapur për aleatët e tij në koalicion. Në një intervistë […]

The post Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma” appeared first on BoldNews.al.

A do i bashkoheni Ramës? Ja si përgjigjet Lapaj

26 June 2025 at 22:51

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, në një studio televizive, deklaroi se ashtu siç bëjnë shumë të tjerë, edhe ai mund të kishte zgjedhur rrugën e lehtë duke iu bashkuar partive të mëdha, por theksoi se ka vendosur të ndjekë një tjetër rrugë.

“Mund të kishim zgjedhur një rrugë të lehtë, siç e zgjedh një pjesë jo e vogël në këtë vend, të atashohet me pushtetin, të atashohet me interesat e mëdha, t’i bjerë shkurt, të mos prishë terezinë e vet dhe të mos sakrifikojë asgjë”, tha Lapaj.

Kur iu vu në dukje se publiku ende mund të ketë dyshime nëse do të atashohet apo jo me pushtetin, Lapaj u përgjigj: “Publiku mund të ketë dyshime gjithë ditën dhe gjithë natën, por është fakt që unë personalisht kam që 22 vjeç, kur kam qenë në fund të studimeve të mia, e deri sot që jam 37, po bëhen 15 vite që jam në opozitë qytetare si aktivist dhe tani në politikë. Nëse doni që unë të shkoj 62 vjeç që të bindeni… këtu do jemi”, shtoi Lapaj.

The post A do i bashkoheni Ramës? Ja si përgjigjet Lapaj appeared first on Sot News | Lajme.

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

By: Elva
26 June 2025 at 22:45

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se forca politike që ai përfaqëson mund të shkrihet në një parti të vetme me “Nisma Thurje”, me të cilën ka bashkëpunuar në zgjedhjet e fundit. Në një intervistë për A2 CNN, Lapaj tha se është duke negociuar me drejtuesit e “Nisma Thurje”, Endri Shabani dhe […]

The post Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme appeared first on BoldNews.al.

“Ne jemi në krah të SPAK, përkrahim linjën amerikane”, Lapaj kritikon PS: Deputetë pa shkollë, pastaj bëjnë…

21 June 2025 at 18:41

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka mbështetur Strukturën e Posaçme të Propurorisë (SPAK). Në një emision televiziv, Lapaj u shpreh se në të ardhmen do të mbështesë qasjen që do të ketë SHBA-ja ndaj SPAK.

“E patë ju si nisi shkolla e politikës te PS. Në gjithë botën bëhet shkolla pastaj bëhen deputetë, kurse te ne bëhen deputetë pastaj bëjnë shkollë. Kjo si për të thënë se si do të jetë vjeshta politike, parlamenti i ri.

Ndërsa në lidhje me SPAK, ne si subjekt politik, pasi nuk flas si Adriatik, do të mbështesim në çdo rast qasjen e SHBA-së në lidhje me strukturën e posaçme. Unë kam qenë fuqimisht në krah të tyre dhe më vjen keq që numrat që ka marrë Rama e bëjnë shumë të dobët përballë pushtetit” – u shpreh Lapaj.

The post “Ne jemi në krah të SPAK, përkrahim linjën amerikane”, Lapaj kritikon PS: Deputetë pa shkollë, pastaj bëjnë… appeared first on Sot News | Lajme.

A do të jetë deputet në Parlamentin e ri? Ja si përgjigjet Adriatik Lapaj

21 June 2025 at 18:31

Adriatik Lapaj, i ftuar në një emision televiziv u shpreh se strategjia e “Nisma-Shqipëria Bëhet” nuk ishte për të marrë mandate duke u përqendruar në një zonë të caktuar, por fushata do të bëhej në të gjithë vendin.

Sipas Lapajt, nëse do të ishte për numra, do të kishin hyrë në koalicion me PD për të marrë 5-6 deputetë në tavolinë apo do ishin fokusuar në kryeqytet apo diku tjetër për të marrë mandate.

Adriatik Lapaj: Nuk kemi bërë llogaritje mandatesh. Meqenë kishim hyrë në koalicion me PD dhe kishim marrë në tavolinë 5-6 mandate. Bëmë një fushatë kombëtare, në çdo cep të Shqipërisë njësoj. Ne besuam te një gjë tjetër, jo duke bërë llogari duke u përqendruar në një zonë. Mund të mos kishim asnjë mandat.

Nisida Tufa: Ju do të jeni deputet?

Adriatik Lapaj: Në po ndjekim procesin, do të ketë hapat e veta, derisa të vijë radha e shprehjes së mandatit. Ajo që është e sigurtë, është se i kemi një rruge që nuk ka kthim pas. Është e vërtetë që pritnim më shumë mbështetje se kaq. Ne i shtrimë dorën të gjithëve, kjo për nevojën për ndryshim.

Ne do të ndjekim gjithmonë rrugën e ligjit. Mandati ynë në Kuvend do të jetë “pigment”.

The post A do të jetë deputet në Parlamentin e ri? Ja si përgjigjet Adriatik Lapaj appeared first on Sot News | Lajme.

“Do ishte mirë të kishim qeveri teknike”, Lapaj: Nuk besoja se PS do kishte kaq mandate

By: Ela
21 June 2025 at 18:48

Kreu i Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, thotë se priste që mazhoranca mos të kishte numrat për të krijuar qeverinë pas zgjedhjeve të 11 majit dhe për pasojë, të krijohej një qeveri teknike për zgjedhje të parakohshme. I ftuar në “Kjo Javë”, në News 24, Lapaj theksoi se zgjedhjet e parakohshme do ishin zgjidhja ideale, pasi […]

The post “Do ishte mirë të kishim qeveri teknike”, Lapaj: Nuk besoja se PS do kishte kaq mandate appeared first on BoldNews.al.

“Sa herë takon Ramën, aq më shumë vota i japin”/ Lapaj: Distancohem nga Soros, nuk më ftoi në dasmë

17 June 2025 at 22:06

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i është drejtuar me një letër Alex Sorosit, djalit të miliarderit George Soros, pas dasmës së tij me partneren Huma Abedin, e cila u mbajt në shtëpinë e çiftit në Water Mill në New York, ku i ftuar ishte edhe Edi Rama. Në postimin e tij në rrjetet sociale, […]

The post “Sa herë takon Ramën, aq më shumë vota i japin”/ Lapaj: Distancohem nga Soros, nuk më ftoi në dasmë appeared first on BoldNews.al.

Lapaj përgjigjet për akuzat mbi pasurinë e vjehrrit ish-kryetar i Gjykatës së Sarandës

By: Ela
9 June 2025 at 22:25

Para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, drejtuesi i koalicionit “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, u akuzua se kishte përdorur të shumta për mitingje brenda dhe jashtë vendit, një pjesë e të cilave nga vjehrri i tij që ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës deri në fund të vitit 2017, kur doli nga […]

The post Lapaj përgjigjet për akuzat mbi pasurinë e vjehrrit ish-kryetar i Gjykatës së Sarandës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌