Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përplasja e re/ Pse mandati i ‘Shqipëria Bëhet’ mund të mbetet në duart e Celibashit

By: user 8
10 July 2025 at 20:18

Mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë pas zgjedhjeve të 11 majit është vënë në pikëpyetje për shkak të një situate të papritur me një nga kandidatët në listën e mbyllur.

Në qendër të këtij ngërçi të krijuar sëfundmi ndodhet Zeqir Kordhoni, i cili sipas Euronews është i afërt familjarisht me Endri Shabanin, dhe është i 9-ti në listën e mbyllur të Tiranës.

Ky i fundit i ka dërguar Ilir Celibashit një letër ku insinuon se partia ka dërguar në KQZ një letër dorëheqje në emrin e tij.

“I nderuar Z. Celibashi,

Unë, Zeqir Kordhoni jam deputet i partisë “Nisma Shqipëria Behet”. 

Kam mësuar se partia “‘Shqipëria Bëhet” ka dërguar një letër dorëheqje në emrin tim. Dua të kërkoj një kopje të kësaj letre.” – shkruan Zeqir Kordhoni (letra poshtë).

Nisur nga çka shkruar në këtë letër, Kordhoni nënkupton se nuk ka qenë ai firmëtari i dorëheqjes së tij.

Sipas deklaratave në media, më 11 maj, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka dorëzuar dorëheqjet e të gjithë kandidatëve të listës së mbyllur, përfshirë Kordhonin. Megjithatë, dorëheqjet nuk janë aprovuar ende.

Nëse KQZ do të njohë dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur si të vlefshme, mandati do t’i kalojë Adriatik Lapajt, kandidatit më të votuar të listës së hapur në Tiranë. Por nëse qoftë edhe një prej 12 kandidatëve të listës së mbyllur refuzon të heqë dorë, Lapaj mund të mbetet jashtë parlamentit. Shkurtimisht, nëse Kordhoni realisht nuk e ka firmosur dorëheqjen dhe refuzon të dorëhiqet, kjo mund të ndalojë kalimin e mandatit te Lapaj.

Ishin të dy, edhe Zeqir Kordhoni edhe Adriatik Lapaj që dhanë nga një prononcim për Report Tv.

“Po na sjell shumë andralla Adriatiku, një herë do hyj e një herë nuk do hyj. Por unë nuk jam i bindur se cfarë do bëj. Duhet që Adriatiku të ulet ballë për ballë me mua dhe ta sqarojmë këtë histori. Kam punuar 72 orë me të pa shkuar në shtëpi e jam edhe invalid. Kam firmosur shumë gjëra në atë kohë dhe nuk e kam të qartë nëse kam firmosur dorëheqjen” – tha Zeqir Kordhoni, duke e forcuar pretendimin e letrës së mësipërme se nuk ka firmosur dorëheqjen nga mandati.

Lapaj iu përgjigj: “Nuk rrezikohet mandati im. Zoti Kordhoni është shumë poshtë listës, nuk ekziston ajo. Ai është pjesë e listës së Shabanit. Unë jam në mirëbesim në këtë rast, nëse dikush e trajton ndryshe, do marri përgjigjen si shërbëtor i shtetit. Me zotin Shabani nuk kemi probleme. Nuk më kthejnë dot pas, as me shantazhe, as me kërcënime e ndërhyrje. Në koalicionin tonë gjithçka shkon mirë, nuk ka krisje.” 

Pra, aktualisht ka paqartësi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Nëse situata zgjidhet së brendshmi dhe Kordhoni të tërhiqet, atëherë KQZ-së do ti duhet të marrë një vendim më pak. Por nëse Kordhoni këmbëngul se dorëheqja e tij është e pavlefshme, atëherë topi mbetet në fushën e Ilirjan Celibashit. A do të respektohet vullneti i qytetarëve që votuan për kandidatët e listës së hapur, sipas skemës vullnetare që aplikoi “Nisma Shqipëria Bëhet”? Apo Kordhonit nuk do ti njihet dorëheqja, që pretendon se është fiktive, dhe do të zbatohet kodi zgjedhor, duke bërë që Kordhoni të shtyjë Lapajn jashtë Kuvendit, për ushtruar katër vite detyrën e deputetit të Tiranës.

©Lapsi.al 

The post Përplasja e re/ Pse mandati i ‘Shqipëria Bëhet’ mund të mbetet në duart e Celibashit appeared first on Lapsi.al.

Punëtori i ndërtimit që kërkon mandatin e Adriatik Lapajt është daja i Endri Shabanit

10 July 2025 at 14:34

Zeqir Kordhoni kërkon të marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë të fituar në zgjedhjet parlamentare në Tiranë. “Nisma Shqipëria Bëhet” përbehej nga tre parti, ku dy më kryesoret ishin “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe “Nisma Thurje” e Endrit Shabanit. Ata u futën në zgjedhje me lista të hapura praktikisht, […]

The post Punëtori i ndërtimit që kërkon mandatin e Adriatik Lapajt është daja i Endri Shabanit appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Punëtori i ndërtimit vë në rrezik mandatin e Lapajt në Kuvend: Nuk mbaj mend çfarë kam firmosur

10 July 2025 at 12:46

Një kandidat i quajtur Zeqir Kordhoni rrezikon të prishë ëndrrat e Adriatik Lapajt për të hyrë në parlament në shtator. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e mbushi listën e mbyllur në Tiranë me 12 emra kandidatësh fiktivë, të cilët do të digjnin mandatin, në mënyrë që të fitonte më i votuari nga lista e hapur. Kështu, fituese […]

The post EMRI/ Punëtori i ndërtimit vë në rrezik mandatin e Lapajt në Kuvend: Nuk mbaj mend çfarë kam firmosur appeared first on BoldNews.al.

Hapet 40% e kutive të Fierit/ A po e rrezikon PS mandatin e 12-të?

By: user 6
30 June 2025 at 21:06

Rinumërimi i votave të qarkut të Fierit po pritet me interes duke qenë se ai i Tiranës nuk prodhoi asgjë. Në këtë qark PS mori si asnjëherë tjetër 12 deputetë ndërsa 4 shkuan për PD-në.

Ai që i shkoi afër zgjedhjes si deputet është Azmer Duleviç që udhëheq koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe që shpreson të rikuperojë 519 vota për të marrë një mandat në Kuvend.

Por nga hapja e 230 kutive këtë të hënë ose gati 40% e 587 kutive që janë për t’u hapur është vënë re se PS-së në 11 maj i “është ngrënë haku” me 22 vota ndërsa “Nisma Shqipëria Bëhet” ka 5 vota më shumë nga sa i takojnë.

Pra diferenca ka zbritur në rreth 500 vota që PS të humbë mandatin e 12-të. Ndërsa që PD të marrë mandatin e pestë duhet që të rikuperojë rreth 6300 vota më shumë nga rinumërimi ose PS të ketë rreth 19,000 vota më pak. Kjo duket krejtësisht e pamundur duke parë që deri tani PD-së i janë hequr 69 vota si të marra padrejtësisht.

Përveç “luftës” mes partive ka edhe një tjetër “beteje” brenda socialistëve. Zegjine Çaushi dhe Maldita Bardho dolën nga numërimi i 11 majit me një diferencë prej 64 votash për të parën që shkoi në Kuvend.

Zegjine Çaushi e ka forcuar mandatin me 5 vota të tjera plus, që i shtohen nga rinumërimi, ndërsa Bardho ka humbur 39 vota. Në anën e PD diferenca mes kandidatëve në listë të hapur nuk do të ketë efekt në mandate pasi ata nuk arritën të plotësonin as listën e mbyllur. ©LAPSI.al

The post Hapet 40% e kutive të Fierit/ A po e rrezikon PS mandatin e 12-të? appeared first on Lapsi.al.

KAS pranon ankimimin e “Shqipëria Bëhet”, urdhëron hapjen e kutisë së parë në vend

By: Besnik
29 May 2025 at 21:25

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) vendosi këtë të enjte hapjen e një kutie votimi në një qendër në qarkun e Vlorës, pas ankesës së depozituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Sipas këtij koalicioni, gjatë procesit të numërimit janë konstatuar fletë votimi pa vulën përkatëse, çka ka ngritur dyshime për vlefshmërinë e tyre.

KAS vendosi të verifikojë kutinë, për të hedhur dritë mbi pretendimet për parregullsi.

Hapja e kutisë do të bëhet ditën e hënë, më 2 qershor, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do të jetë kutia e parë e zgjedhjeve të 11 majit që hapet për verifikim.

Krahas kësaj, KAS përfundoi edhe shqyrtimin paraprak të tre kërkesave ankimore të Partisë Demokratike për qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë, duke vendosur që në shqyrtimin administrativ të përfshihen edhe të dhënat e votimit nga jashtë vendit.

“Video mbi të cilën është bazuar ankesa e ‘Shqipëria Bëhet'”

LEXONI GJITHASHTU:

The post KAS pranon ankimimin e “Shqipëria Bëhet”, urdhëron hapjen e kutisë së parë në vend appeared first on Euronews Albania.

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18 May 2025 at 19:34

Një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të dielën përfundimin e vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore në 12 qarqet e vendit.

Ndërkohë që numërimi i votave nga jashtë ka mbaruar si proces për partitë politike, në vijim është faza e vlerësimit të votave për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”).

Deri tani vetëm Qarku Kukës ka mbyllur tërësisht procesin për kandidatët.

Nga të dhënat e përditësuara nga KQZ në orën 19:00, Partia Socialiste ka siguruar shumicën apo 61,11% të totalit të numëruar ose 121.815, ndjekur nga Partia Demokratike me 23,56% ose 46,954, dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në vend të tretë për votat nga diaspora me 7,41% të totalit ose 14.768 vota.

Diaspora shqiptare votoi për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas të dhënave të KQZ-së, gjithsej janë numëruar 201.558 zarfe të dërguara me postë nga 245.935 që ishin zgjedhësit në listën e miratuar nga KQZ-ja, ose me një pjesëmarrje të diasporës gati 80 për qind./RTSH

The post Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11% appeared first on Telegrafi.

Lapaj sinjalizon se nuk do ta djegë mandatin, ndryshe nga premtimi para zgjedhjeve

By: user 8
14 May 2025 at 17:59

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në rang kombëtar është subjekti i tretë më i votuar, por ka marrë vetëm 1 mandat deputeti deri më tani, kur janë duke u numëruar edhe votat e Diasporës.

Pas mbylljes së numërimit të votave në vend për partitë, ka reguar për herë të parë lideri i këtij koalicioni, Adriatik Lapaj, i cili e cilëson këtë mandat si më të votuarin, duke sinjalizuar një kthesë të fortë nga premtimi se do digjte mandatin nëse koalicioni merrte 1 mandat.

“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar. Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten” – shkruan Lapaj, i cili duket se do ta shkelë premtimin që ka bërë nëpër studio televizive javën e fundit se nëse Shqipëria Bëhet do të marrë një mandat, ai do ta djegë mandatin e tij, sepse nuk është futur në zgjedhje për një karrige.

 

 

The post Lapaj sinjalizon se nuk do ta djegë mandatin, ndryshe nga premtimi para zgjedhjeve appeared first on Lapsi.al.

Lapaj mëse i bindur: Do kemi rezultat befasues në Republikë

11 May 2025 at 21:49

“Unë nuk merrem me llafe, hamendje. Unë do shoh kutitë, kaq!”. Kështu deklaroi për emisionin “Opinion” drejtuesi i koalicionit opozitar “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj në lidhje me “exit poll-in” e Baton Haxhiut, i cili e nxjerr pa asnjë mandat në lidhje me zgjedhjet parlamentare. Me bindje, Lapaj u shpreh se rezultati që do korrin […]

The post Lapaj mëse i bindur: Do kemi rezultat befasues në Republikë appeared first on BoldNews.al.

“Hera e parë që votoj si drejtues”, Adriatik Lapaj ushtron të drejtën e votës në Tiranë

By: armand
11 May 2025 at 09:10

Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj është paraqitur këtë të diel për të ushtruar të drejtën e tij të votës në Tiranë. Zoti Lapaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në qendrën e votimit. “Është hera e disatë që votoj unë, por është hera e parë që votoj si drejtues. Natyrisht votova […]

The post “Hera e parë që votoj si drejtues”, Adriatik Lapaj ushtron të drejtën e votës në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

“Hera e parë që votoj si drejtues”, Adriatik Lapaj ushtron të drejtën e votës

11 May 2025 at 08:09

Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj është paraqitur këtë të diel për të ushtruar të drejtën e tij të votës në Tiranë.

Zoti Lapaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në qendrën e votimit.

“Është hera e disatë që votoj unë, por është hera e parë që votoj si drejtues. Natyrisht votova për koalicionin tonë, për numrin 6. Është një ditë e bukur sot.

Unë mendoj se vendi ka mundësi reale për një ndryshim të madh. I ftoj qytetarët të dalin masivisht në votime”,-tha Adriatik Lapaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Hera e parë që votoj si drejtues”, Adriatik Lapaj ushtron të drejtën e votës appeared first on Euronews Albania.

Arrestimi i kandidatit, Lapaj: Nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”

By: M C
7 May 2025 at 21:43

Kreu i Koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka reaguar lidhur me arrestimin e një prej kandidatëve për deputet të kësaj force politike në qarkun e Sarandës, Ergys Isufaj.

Lapaj ka bërë me dije se Ergys Isufaj nuk do të përfaqësojë më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Përmes një postimi, Lapaj nuk la pa përmendur edhe ministrin Taulant Balla, i cili shpërndau në rrjetet e tij sociale lajmin e arrestimit.

Lapaj ka hedhur ndaj ministrit akuza se kjo ngjarje ka qenë e stisur nga kundërshtarët e tij politikë.

Postimi i Adriatik Lapajt:

Faleminderit Taulant! Nuk do i’a dilni të më shantazhoni!

Për etikë, shtetasi në fjalë që ishte subjekt i ngjarjes që sot pushteti hodhi për konsum elektoral nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Nuk ka metodë të ish-sigurimit të shtetit që na ndal. Jo 1 po 100 metoda të përdorni ju, nuk kthehemi pas.

Keni kaq muaj me ligësi, sajesa, kurthe, por nuk i’a dolët dot. Sot në finale pasi nuk më ndalët dot me 100 shpifjet e kaluara, gjetët një metodë tjetër.

Po si i paaftë që je dole e ulërite se kush fshihet pas! Ty të njeh i madh e i vogël çfarë përfaqëson.

Pasi nuk u funksionoi joshja, kaluat te zanati juaj.

Unë prapë të them: Nuk ka kthim pas! Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme po ishte në dorën tonë.

Do t’ua çmontoj dhe këtë maskarallëk sido të ketë ndodhur! U’a tha i ndjeri Pjetër Arbnori, ju jeni specialista.

Ti shiko shokët te vendi dhe kujdes se mos u bashkohesh!

Qytetarëve u kërkoj të jenë të qetë e të mos manipulohen nga pushteti që qeveris me baronët e krimit! Votoni masivisht nr. 6 që i ka lebetitur!

The post Arrestimi i kandidatit, Lapaj: Nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Kapet me një dozë kokaine kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 Majit

7 May 2025 at 15:51

Policia e Sarandës ka arrestuar një person, të cilit i është gjetur një dozë me lëndë narkotike kokainë. Në pranga është vënë shtetasi Ergys Isufi, i cili në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit garon për deputet nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Burime për mediat bëjnë me dije se fillimisht Ergys Isufi ka tentuar […]

The post EMRI/ Kapet me një dozë kokaine kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 Majit appeared first on BoldNews.al.

“Shqipëria Bëhet” denoncoi kërcënimin me armë të kandidates në Durrës, reagon policia

By: user 6
5 May 2025 at 22:55

Policia e Durrësit ka reaguar pas denoncimit të rrjetet sociale të kreut të “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj se kandidatja për deputete të këtij subjekti në qarkun Durrës Valbona Myhedin është kërcënuar me armë nga një person gjatë një takimi.

Përmes një njoftimi për mediat policia bën me dije shërbimet e Policisë, gjatë veprimeve në terren, kanë bërë të mundur identifikimin e personit dhe më tej lokalizimin dhe kapjen e personit që u denoncua se kishte kërcënuar me armë Myhedin.

Ai është shtetasi A.B, 45 vjeç i cili “nga verifikimet e kryera rezulton se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është i regjistruar dhe i evidentuar nga shërbimi psikiatrik” dhe arma e përdorur është pistoletë lodër.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe kontrolleve intensive në terren, rreth orës 21:15, shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Durrës të shtetasit A. B., 45 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një pistoletë plastike (lodër), të cilën 45 vjeçari e mbante në brez dhe dyshohet se ka ngritur xhupin duke ja treguar shtetases V.M për të kërcënuar.

Nga verifikimet e kryera rezulton se 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është i regjistruar dhe i evidentuar nga shërbimi psikiatrik. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet procedurale në ngarkim të tij”, – deklaron policia. /LAPSI.al

The post “Shqipëria Bëhet” denoncoi kërcënimin me armë të kandidates në Durrës, reagon policia appeared first on Lapsi.al.

Shabani: “Nisma Shqipëria Bëhet” synon ti pamundësojë qeverisjen Ramës dhe Berishës

By: Besnik
3 May 2025 at 21:57

Pas Altin Qorit dhe Lulzim Bashës, këtë të shtunë, në studion e emisionit “Review”, ishte i ftuar edhe një nga përfaqësuesit e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endri Shabani.

Ai theksoi se prioriteti kryesor i këtij koalicioni është që Shqipëria të bëhet një vend për të ardhmen e fëmijëve, pasi qeverisjet e PD dhe PS kanë shpopulluar vendin. Shabani gjithashtu deklaroi se synohet të ngrihet një tribunal për pronën, i ngjashëm me SPAK-un.

Në lidhje me numrin e votave dhe mandateve, ai tha se synimi i koalicionit është që as Rama, as Berisha të mos arrijnë të fitojnë 70 mandate.

“E rëndësishme është të nxjerrim jashtë sa më shumë pleq të politikës dhe besoj se Rama nuk do t’i marrë 70 mandate. Unë do doja të qeverisim që nesër dhe jemi gati të qeverisim që nesër, por nëse shifrat e sondazheve janë të afërta, do të thotë që Rama nuk formon dot qeveri, do të thotë që Berisha nuk formon dot qeveri, që do të thotë 15 përqind janë 300 mijë vota dhe do të thotë 300 mijë njerëz që besojnë se Shqipëria ka nevojë t’i japë fund tranzicionit politik”, tha Shabani.

Ai përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Ramën, Berishën dhe Ilir Metën, duke shtuar se çdo i ri, njeri i ndershëm ka derën e hapur për të formuar një qeveri koalicioni dhe për të transformuar Shqipërinë.

“Nuk do bashkojmë vota me Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën. Këta janë jashtë këtij ekuacioni ashtu si dhe ish-ministrat e tyre. Çdo i ri, e re, njeri i ndershëm ka derën e hapur për të formuar një qeveri koalicioni për të transformuar Shqipërinë,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shabani: “Nisma Shqipëria Bëhet” synon ti pamundësojë qeverisjen Ramës dhe Berishës appeared first on Euronews Albania.

Lapaj takime në Vlorë: Parashikojmë ngritjen e një taskforce për pronat

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarë të njësive të biznesit në Vlorë.

Lapaj theksoi se Lëvizja “Shqipëria Bëhet” gjatë mandatit të saj do të ulë taksat për biznesin e vogël dhe do të sjellë shumë risi në shëndetësi, si dhe u bëri thirrje të rinjve që t’i japin një mundësi për të ndryshuar Shqipërinë.

“Do të ulim taksat e biznesit të vogël. Programi ynë do të sjellë shumë risi edhe në shëndetësi. Shpopullimi ka sjellë edhe mungesën e konsumit. Na jepni një mundësi në datën 11 maj që të ndryshojmë Shqipërinë.

Në lidhje me pronat ne parashikojmë ngritjen e një taskforce nga kryeministri, i cili për 24 muaj do të bëjë një hartëzim të gjithë Shqipërisë dhe do të bëjë konvertimin në zonat bregdetare. Ne do të ndalojmë ligjin për investimet strategjike”, tha Lapaj.

/r.e/a.f/

The post Lapaj takime në Vlorë: Parashikojmë ngritjen e një taskforce për pronat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Lapaj i përgjigjet Ballës: Do t’a shohim sa të vlen lëkura kur të mos jesh në pushtet

By: Ardit
29 April 2025 at 12:26

Kreu i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj, i është përgjigjur Ministrit të Shtetit, njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla në lidhje me zgjedhjet e 11 Majit. Lapaj tha gjatë një takimi elektoral në Kamëz, se Ballën do ta shohin kur të garojë në momentin që ai nuk do të jetë më […]

The post VIDEO/ Lapaj i përgjigjet Ballës: Do t’a shohim sa të vlen lëkura kur të mos jesh në pushtet appeared first on BoldNews.al.

“Nisma Shqipëria Bëhet” çel fushatën, Lapaj: Koha për të votuar ndryshimin

By: Ardit
12 April 2025 at 20:09

Këtë të shtunë, koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale, ku Adriatik Lapaj, gjatë fjalës së tij ka prezantuar programin, duke thënë se do të rijetësojnë ekonominë. Lapaj theksoi se 11 maji është dita e ndryshimit, një mundësi për të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Ai u bëri thirrje […]

The post “Nisma Shqipëria Bëhet” çel fushatën, Lapaj: Koha për të votuar ndryshimin appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ “Nisma Shqipëria Bëhet” takim masiv në Londër, Lapaj: Vendi do të jetë Republikë e Ligjit

7 April 2025 at 21:01

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka mbajtur ditën e djeshme një miting me komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Takimi është mbajtur në Londër, ku kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj përmendi realizimin e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, si një nga arritjet e kësaj force politike. Ai tha se qëllimi i koalicionit është […]

The post VIDEO/ “Nisma Shqipëria Bëhet” takim masiv në Londër, Lapaj: Vendi do të jetë Republikë e Ligjit appeared first on BoldNews.al.

“T’i largojmë tre mamuthët!”/ Shabani: Duan vota edhe nga burgu, na kanë frikë se i dalim në sondazhe..”

4 April 2025 at 14:55

Kështu është shprehur Endri Shabani nga “Nisma Shqipëria Bëhet” teksa ishte i ftuar në një studio televiziv, teksa ju referuar drejtuesve të tre partive PS, PD e LSI. Ai u shpreh se tashmë ndaj tyre kanë nisur sulmet nga radhët e këtyre partive pasi ky koalicion është duke u shfaqur në sondazhe me mbi 10 përqind të votave për zgjedhjet e 11 majit.

“Është një përpjekje e dëshpëruar e establishmentit të vjetër politikë që të na luftojë, megjithëse tentojnë të na injorojnë, por nuk na injorojnë dot më se ju dalim në sondazhe dhe ju dalim se Nisma Shqipëria Bëhet është një faktor real, është në terren.

Të gjitha sondazhet e deritanishme nuk e ulin Nismën Shqipëria Bëhet nën 10 apo 15 përqind të votave. Kështu praktikisht ata na sulmojnë. Kjo është dëshpëruese që këtë sulm e bën ministrja e Arsimit. Kur vjen një i ri i diplomuar në Oxford ajo duhet ta përshëndesë.

Nëse flasim për moçal, këtë e përfaqëson PS dhe PD. Aty ke uji i ndenjur janë rritur shumë baktere. 6 deputetë të PS janë në burg, se kanë vjedhur votat dhe kanë vjedhur shqiptarët. Si mund të vendosen përballë me të rinjtë e Nismës Shqipëria bëhet. Ata janë nën hetim nga SPAK-u dhe këta i nxjerrin kandidatë. Ata janë në fund të një cikli politikë dhe ky cikël do t’i marrë përpara të gjithë”, u shpreh Shabani.

The post “T’i largojmë tre mamuthët!”/ Shabani: Duan vota edhe nga burgu, na kanë frikë se i dalim në sondazhe..” appeared first on Sot News | Lajme.

Adriatik Lapaj: Dash Sulën e hoqëm nga listat pasi pyetëm anëtarësinë

15 March 2025 at 08:33

Adriatik Lapaj, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, është prononcuar edhe në lidhje me heqjen emrit të Dashnor Sulës nga listat e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 11 Majit. Lapaj tha se ai personalisht ka respekt për deputetin Sula, por shtoi se janë në koalicion dhe me […]

The post Adriatik Lapaj: Dash Sulën e hoqëm nga listat pasi pyetëm anëtarësinë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌