Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pse Berisha pasi humb zgjedhjet lyp qeveri teknike? Dashnor Sula: “Këngë” e vjetër, por këto beteja gjithmonë janë shuar!

3 July 2025 at 22:33

TIRANË-  Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, fakt që u provua edhe nga procesi i rinumërimit të votave, Sali Berisha nuk e shikon problemin në radhët e veta, por përpiqet të justifikojë goditjen me argumentin se zgjedhjet janë vjedhur dhe nuk kishte garë politike.

Ai ka artikuluar tezën e krijimit të një qeverie teknike. Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i ftuar në “360 gradë” thotë se kjo tezë është për të blerë kohë, me qëllim që të largoi vëmendjen nga shqetësimi real i demokratëve, që është humbja e zgjedhjeve.

“Nuk është rasti i parë, njihet qasja e doktorit në raport me kundërshtarin apo me retorikën që përdor, që mban stekën  lart dhe në fund pastaj, në shumë beteja që i ka artikuluar, përfshirë dhe qeverinë teknike dhe shumë gjëra të tjera dhe në fund janë shuar ato beteja dhe pa asnjë lloj rezultati, edhe ky rast kështu do jetë.  Është konsum para pushimeve të gushtit dhe që të mbajë gjallë… deri sa të vijë parlamenti. Në shtator fillon një gjë tjetër, ngritjen e një narrative tjetër dhe kështu dëshiron të shtyjë dhe kjo është e qartë.

Ai theksoi se Sali Berisha ka shuar zërat kritikë në partinë Demokratike dhe nuk ka asnjë konkurrent.

“Opozita s’ka konkurrues ndaj Berishës dhe kjo është disfatike dhe nuk ka njëri që t’i dalë përballë, as me zë ndryshe, as me konkurrim dhe në gjithçka. Vetëm Tabaku kemi një deputete të votuar, ndërsa gjithë lista tjetër janë deputetë të emëruar, pra janë deputetë pa vota”, tha ai/ abcnews.al

“Beteja që janë shuar”/ Pse Berisha lyp qeveri teknike, edhe pse humbi zgjedhjet, plas deputeti: ‘Këngë’ e vjetër

3 July 2025 at 22:43

Ai ka artikuluar tezën e krijimit të një qeverie teknike. Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i ftuar në një studio televizive thotë se kjo tezë është për të blerë kohë, me qëllim që të largoi vëmendjen nga shqetësimi real i demokratëve, që është humbja e zgjedhjeve.

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, fakt që u provua edhe nga procesi i rinumërimit të votave, Sali Berisha nuk e shikon problemin në radhët e veta, por përpiqet të justifikojë goditjen me argumentin se zgjedhjet janë vjedhur dhe nuk kishte garë politike.

“Nuk është rasti i parë, njihet qasja e doktorit në raport me kundërshtarin apo me retorikën që përdor, që mban stekën lart dhe në fund pastaj, në shumë beteja që i ka artikuluar, përfshirë dhe qeverinë teknike dhe shumë gjëra të tjera dhe në fund janë shuar ato beteja dhe pa asnjë lloj rezultati, edhe ky rast kështu do jetë. Është konsum para pushimeve të gushtit dhe që të mbajë gjallë… deri sa të vijë parlamenti. Në shtator fillon një gjë tjetër, ngritjen e një narrative tjetër dhe kështu dëshiron të shtyjë dhe kjo është e qartë.”

Ai theksoi se Sali Berisha ka shuar zërat kritikë në partinë Demokratike dhe nuk ka asnjë konkurrent.

“Opozita s’ka konkurrues ndaj Berishës dhe kjo është disfatike dhe nuk ka njëri që t’i dalë përballë, as me zë ndryshe, as me konkurrim dhe në gjithçka. Vetëm Tabaku kemi një deputete të votuar, ndërsa gjithë lista tjetër janë deputetë të emëruar, pra janë deputetë pa vota”, tha Sula.

The post “Beteja që janë shuar”/ Pse Berisha lyp qeveri teknike, edhe pse humbi zgjedhjet, plas deputeti: ‘Këngë’ e vjetër appeared first on Sot News | Lajme.

“Më prenë kokën në kulm të karrierës”, Dashnor Sula shpërthen:Nuk jam hakmarrës, por nuk hesht,do luftoj për shërimin..

29 June 2025 at 21:57

I ftuar në  një emision televiziv, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur hapur për presionet që ka pasur brenda PD-së.

Sula deklaroi se është përballur me qasje intimidimi dhe tentativa për t’i “prerë kokën” në kulmin e karrierës së tij politike.

“Ndaj meje ka pasur sjellje apo qasje, apo intimidim, ose mënyra për të më frenuar, por unë kam përdorur një shprehje me njerëzit lart në PD: Unë jam person që edhe në jetën e përditshme nuk i shkel vijat e kuqe. Çfarë kam parë, çfarë kam dëgjuar dhe çfarë kam folur brenda ambienteve të PD-së dhe me individë të lartë të PD-së, nuk jam nga ata që e nxjerr në pazar gjënë,” tha Sula.

Megjithatë, deputeti demokrat theksoi se nuk do të qëndrojë i heshtur kur bëhet fjalë për të vërtetën dhe për të pastruar plagët brenda partisë. “Por nga pikëpamja politike do t’iu qis ujët e zi për respekt të demokratëve, në respekt të integritetit tim dhe të familjes sime, të cilët ju që jeni lart në PD deshët të shkatërronit karrierën time politike dhe që e arritët duke më prerë kokën në kulmin tim të karrierës,” deklaroi ai.

Sula shtoi se nuk e bën këtë për hakmarrje, por për të ndihmuar në shërimin e plagëve që po e mbysin Partinë Demokratike. “Kjo nuk është çështje hakmarrjeje absolutisht, por sa të kem frymë unë do të luftoj që të shëroj ato plagë,” tha ai.

Deputeti tha se nuk ka frikë të përballet me të vërtetën: “I kam thënë se nuk kam frikë, jo se jam me muskuj, por kam trimërinë e së vërtetës.”

 

 

The post “Më prenë kokën në kulm të karrierës”, Dashnor Sula shpërthen:Nuk jam hakmarrës, por nuk hesht,do luftoj për shërimin.. appeared first on Sot News | Lajme.

“Partia e ndarë në tre pjesë”, Sula zbulon përçarjen në PD: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet”

29 June 2025 at 20:52

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në  një emision televiziv, foli për situatën brenda opozitës pas përfundimit të rinumërimit të votave, duke theksuar se në PD tashmë janë kristalizuar tre grupime kryesore.

Sipas Sulës, ish-kryeministri Sali Berisha mbetet i përjashtuar nga çdo përgjegjësi për pretendimet për shit-blerje votash, duke theksuar se ai ka pasur gjithmonë një qasje të qartë dhe nuhatje politike.

“Jam i bindur se Berisha me këtë rinumërim i bëri një sfidë në heshtje atyre që pretendonin se u janë marrë votat, por edhe atyre që kanë lobime brenda PD. Ai e ka të qartë kush janë personat që lëvizin fijet në parti,” u shpreh Sula.

Ai zbuloi se, sipas bisedave me kolegët e tij, brenda Partisë Demokratike janë formuar tre grupe: grupi i Gazment Bardhit, grupi i atyre që kanë qenë tradicionalisht me zotin Berisha dhe një grup i tretë i të rinjve që tashmë ka një bazë të konsiderueshme votash.

Sula theksoi gjithashtu se në PD ka edhe figura të cilat nuk kanë pasur kurrë ambicie për të dalë kundër Berishës, ndërsa nënvizoi se jo të gjithë elementët brenda partisë angazhohen në prapaskena.

“Ka elementë brenda PD-së që nuk bëjnë kulisa. Kjo është e vërteta,” përfundoi deputeti i PD-së.

 

 

 

The post “Partia e ndarë në tre pjesë”, Sula zbulon përçarjen në PD: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet” appeared first on Sot News | Lajme.

“Në PD do plasë mes 3 grupeve”, Sula zbulon skenarin: Në shtator do nisë ndarja e madhe

27 June 2025 at 19:23

Pas nëntë ditësh rinumërim të 1207 kutive të votimit në qarkun e Tiranës, procesi u mbyll pa prodhuar asnjë surprizë. Rezultati përfundimtar mbeti i pandryshuar, Partia Socialiste konfirmon 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike mbetet me 13, duke përforcuar humbjen e thellë të kësaj të fundit.

Rinumërimi shërbeu për të evidentuar disa pasaktësi në administrimin e votave, por pa ndikim në ndarjen e mandateve.

Lidhur me këtë zhvillim ka folur për një emision televiziv deputeti i PD-së, Dashnor Sula. Ai tha se Partia Demokratike bëri gabim që përdori strategjinë e të bërit pis të procesit.

“Unë nuk mendoj se ka marrëveshje midis PS dhe PD-së dhe nuk dyshoj për një gjë të tillë dhe për këtë duhet të më besoni. Unë mendoj që më shumë janë te gabimet njerëzore, por taktika, po themi, e Partisë Demokratike dhe opozitës ishte e gabuar, e kanë trajtuar në këndvështrimin që të bëjmë pis procesin, të gjejmë problematika. Këtu mendoj që ishte problematika.” -tha Sula

Nga ana tjetër, ai tha se asnjë numërues apo komisioner nuk ka marrë direktivë për deformim, me përjashtim të ndonjë rasti shumë sporadik, që ia kanë dhënë individë të caktuar.

“Unë mendoj që asnjë komisioner dhe asnjë numërues të ketë trafikuar, shitur as blerë vota, por thjesht edhe për shkak të një gabimi njerëzor. Por thjesht, edhe nëse ka pasur, ka pasur për shkak të një urdhri politik, i cili mund të ketë qenë nga një individ politik i PD-së.”-tha Sula.

Më tej, Sula tha se ky proces vërtetoi se alibia e Berishës, se i janë vjedhur zgjedhjet, nuk qëndron.

“Kjo ishte një gjë e mirë sepse verifikoi të vërtetën e procesit zgjedhor, përsa i përket gjithmonë kutisë, ditës së votimit, procesit të numërimit, të identifikimit të votës dhe për partitë politike dhe për individët, sepse nëse nuk ishte hapur, do kishim problematika të mëdha sepse do ngelte si një enigmë dhe do të keqpërdorej. Do thoshin aty ishin votat që ishin të verifikuara. Flas kështu sepse shoh që PD vazhdon ta transferojë problemin vetëm te kundërshtari. Kundërshtari atë punë ka, atë qëllim ka që ta deformojë rezultatin, po ti vetë sa i fortë je që mos ta lejosh të bëjë manipulime të tilla.”- tha Sula.

Nga ana tjetër, Sula ironizoi edhe përfaqësuesit e PD-së duke thënë se askush nuk do të mbajë përgjegjësi.

“Po mos të ishte për të njohur zgjedhjet, ata nuk hynin në zgjedhje fare dhe nuk kishin shkuar në parlament tani. Vijnë në parlament tani dhe disa ‘kokrra‘ i fusin nga një të qeshme dhe në normalitet situata. Po ta shikoje dhe dje, i vetmi njeri, nuk është çështje mburrje, por i përgjegjshëm në përmbushje të detyrës kushtetuese që qëndrova deri në fund isha unë. Ata qëndruan dje sa foli Berisha, u bë ajo rrëmujë gjysmë ore dhe shkuan te kafja, ca për drekë, ca nëpër shtëpi dhe ca, sikur thonë shkodranët, një gjumë zheg.” – tha Sula

Në fund, Sula thotë se do të prezantojë një platformë për të ndihmuar PD-në dhe jep sugjerimet e tij në lidhje me të ardhmen e PD-së.

“Tani po të jetë i zgjuar Berisha, për mua ka një mënyrë ta zgjidhë problemin. Nga sekretari i përgjithshëm, nën/kryetarët dhe poshtë do duhet të ketë një skanim total dhe do duhet që patjetër t’u japë të rinjve dhe të rejave mundësi. Unë po përgatis një platformë se çfarë do të ishte sipas meje e mirë për PD-në. Të rinjtë që prodhuan vota në listën e hapur dhe kanë pëlqyeshmërinë e elektoratit janë ata që duhen mbështetur. Tani nuk ka më dy pole, se ishte më parë grupi i Gaz Bardhit dhe grupi i Berishës, tani për mua janë bërë tre. Një është grupi që përfaqëson Berishën që nuk mendon fare, një janë ata që mendojnë ndryshe në darkë dhe e kthejnë në mëngjes, dhe një grup tjetër i të rinjve dhe të rejave që mendoj unë, që luftojnë për t’u futur.” – përfundoi Sula.

The post “Në PD do plasë mes 3 grupeve”, Sula zbulon skenarin: Në shtator do nisë ndarja e madhe appeared first on Sot News | Lajme.

Dashnor Sula: Doli llafi i Ramës kur thoshte: Rahmet pastë për LSI, tani kjo kaloi te ne: Rahmet pastë ish-PD për debatin

18 June 2025 at 21:21

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, analizoi gjendjen e vështirë ku ndodhet kjo parti, ndërsa u shpreh se po konfirmohet fjalët që thoshte kryeministri Edi Rama për ish-Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ai theksoi se në PD ka “vdekur” debati dhe të gjithë sillen me përulësi rreth modelit të njëshit.

“Aty janë dy grupe, një grup që mendon se doktori është Zoti, është gjithçka dhe një grup tjetër që iu bashkua më vonë… keni parasysh historinë e jezuitëve, që rrihnin veten natën me kamxhik që ë largonin mendimet e këqija, edhe ky grup i dytë ta rrahin vetën natën tani dhe është mbyll kjo histori.

Vdiq ajo….! Tani llafi që thoshte Edi Rama: Rahmet pastë për LSI, tani kaloi te ne: Rahmet pastë ish-PD për debatin. Ajo është pronë e atyre njerëzve dhe pikë.”, tha ai.

Ai theksoi se në fushatën e 11 majit nuk ka punuar fare për PD-në.

“Skam punuar për PD. Është refuzim pjesa e madhe”, tha ai./abcnews.al

 

Ku ka humbur doktori? Sula: Ato që janë në PD s’marrin dot frymë pa të! Lami: I lejon vetes pak pushime pas humbjes madhështore

18 June 2025 at 21:15

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në “Real Story” tha se  ata që janë sot në këtë parti nuk marrin dot frymë pa prezencën e Sali Berishës, sepse janë njerëz anonimë dhe pa mbështetje.

“Mua sinqerisht ditën e hënë kur shkuam në Parlament dhe gjatë këtyre ditëve, mua më është krijuar përshtypja që: këto pa doktorin nuk marrin dot frymë, janë njerëz anonimë.

Analisti Roland Lami, pohoi se Berisha ia mundëson vetes pak ditë pushim, sepse është i bindur se pa urdhrin e tij nuk lëviz asgjë në Partinë Demokratike.

Ai i lejon vetes të pushojë katër ditë, sepse e di që brenda PD nuk lëviz asgjë. Ai i lejon vetes me një humbje kaq të madhe të relaksohet, sepse është i sigurt se në PD nuk lëviz asgjë”, tha ai./abcnews.al

Me karton të kuq në dorë, i vetmi deputet opozitar në Kuvend që votoi kundër

By: redi
16 June 2025 at 17:19

Nga salla e Kuvendit, një moment po bëhet viral. Në një sallë bosh nga ana e opozitës në Kuvend, i vetmi që ishte prezent ka qenë deputeti Dashnor Sula. I ulur dhe me karton të kuq në dorë. Ai shoqëroi momentin e votimit duke e ngritur kartonin kundër projektligjit, teksa kolegët e tij të mazhorancës që arritën të bënin edhe kuorumin, edhe shumicën, e kaluan me 72 vota. …

Source

“Faleni Berishën”, Sula shpërthen: Socialistët po luten në Kishën e Laçit që të rrinë këta në PD e të fitojnë përsëri

13 June 2025 at 19:09

Deputeti Dashnor Sula  në një emision televiziv mendon se problemi kryesor në PD janë njerëzit ‘servilë’ që i rrinë vërdallë Sali Berishës dhe e kanë katandisur partinë në një farsë, e cila rrezikon më tej të kthehet edhe në një shtojcë opozitare nëse vijon kështu.

Duke ironizuar situatën paszgjedhore të opozitës dhe selisë blu apo kauzën e ngritur për farsën elektorale, ligjvënësi që nuk do jetë më në Kuvend mandatin e ardhshëm, tha me bautë tallëse se ‘socialistët po falen te Kisha e Laçit që këta njerëz afër Berishës të qëndrojnë akoma, që të fitojnë përsëri e të rrinë në pushtet”.

Sula shpjegoi  shkaqet e humbjes së PD-së më 11 maj dhe shtoi se devijimi i votës preferenciale të kandidatëve brenda demokratëve është bërë me urdhër nga lart, por përjashtoi Berishën që të ishte i përfshirë.

“Lirinë e kam më të shenjtë sesa deputetin në radhë të parë. Një gjë është e sigurtë, që numëruesit e PD-së, burra dhe gra, zotërinj e zonja shumë të mirë, që për fat të keq janë shumë besnikë ndaj njerëzve që e përdorin gjakun dhe djersën e tyre për arsye personale, përjashto zotin Berisha dhe për këtë jam i sigurt, njerëz brenda partisë përveç Berishës, janë të interessuar personalisht që të sjellin në Parlament dhe politikë njerëzit e tyre të besuar. Që do të thotë se numëruesit dhe komisionerët janë njerëzit më të besuar të patisë, që kanë lidhjet me të afërta me drejtuesit e partisë në degë, pra që nuk shiten me para, i cakton partia dhe partia është kryetari, sekretari i degës, njerëz afër zotit Berisha, janë të orientuar. E kam nga përvoja, e kam nga brenda, qoftë edhe më 2021 me zgjedhjet në PD që ia morën edhe Shehajt votat edhe ia dhanë Bashës atëkohë”, u shpreh deputeti Sula.

Por si e shpjegon këtë ligjvënësi demokrat, i cili edhe pse fitoi Primaret në Elbasan, nuk u përfshi nga Berisha në listat e sigurta për zgjedhjet e 11 majit dhe nuk do të jetë deputet në Kuvendin e ardhshëm në shtator.

“Që do të thotë se ka urdhër politik të padiskutueshëm. Se s’mund të ndodhi që një numër i caktuar i kandidatëve t’i jepet vota prefereenciale t’i jepen vota dhe pjesës tjetër jo. Që do të thotë se interesat janë brenda lobimeve në parti. Nëse ka ndodhur devijimi i votës, do të thotë se ka një marrëveshje mes dy partive apo të tjerave, mes numëruesve të partive, një marrëveshje partish, sepse nëse nuk do një numërues, kjo nuk ndodh. I kam kaluar këto në kurrizin tim në Elbasan më 2013, ku votat e mia ia dhanë atij të PR-së atje.U transferua vota ime, se nuk më donin dhe ia dhanë atij, që më pas iku te PS-ja. Ka pasur orientim të votës për trafikim vote”, vijoi Sula komentin e tij.

Deputeti shprehet se të gjitha këto ndodhin vetëm me urdhra nga lart poshtë, gjithmonë me marrëveshje partish, sikurse ajo e vitit të kaluar PD-PS për Kodin Zgjedhor.

“Ndodh me marrëveshje, nga krerët lart, deri atje poshtë te tavolina e numërimit. Tregon simbiozën, bashkëpunimin PS-PD siç ndodhi më 26 korrik 2024 me Kodin Zgjedhor, se isha budalla se isha i vetmi që votova Kundër dhe ua thashë në PD se zgjedhjet i fiton Edi Rama dhe votuan Kodin. Shikoni çfarë ndodh, nuk legjitimohen kandidatët në ankimime, nuk u jepet mbështetje, e ndodh që kandidatë si Aulon Kalaja marrin për mbështetje në ankimim Partinë e Legalitetit. Nuk firmos autorizimin për kandidatët, nuk duan që të hapen”, u shpreh deputeti, duke analizuar edhe sjelljen e lidershipit të PD-së për çështjen e rinumërimit dhe ankimimeve.

I pyetur për devijimin e votave brenda partisë si dhe fenomenin Sara Mile në Elbasan, Sula u shpreh se atij nuk i interesonte nëse socialistët vidhnin njëri-tjetrin, por votat brenda partisë së tij dhe rezultati i dobët iPD në Elbasan.

“Ndikim nga grupe të caktuara të interesit janë devijuar këtu në Elbasan. Mua më intereson vota e subjektit tim politik, votat e mia personale, apo kolegut tim Xhafa në parti sesa ato votat e PS-së atje apo Sara Miles. Nuk më intereson fare se sa vjedh PS-ja brenda saj, por votat e partisë time. Më intereson pse ne që luftuam dhe morëm më shumë vota, 26 mijë vota më 2021 sesa PD tani më 2025”, tha ligjvënësi, që pati edhe debat në distancë nga lidhja live me përfaqësuesin e PD-së.

Kurse Logu u shpreh se votat që do rinumërohen në Tiranë do sjelli ndryshim rezultati në mandat për PD. Ai akuzoi Sulën se nuk ka guxim të përmendte emrat e Suel Çelës dhe Sara Miles, por deputeti i kujtoi se ai nuk trembej nga askush dhe se i interesonte e shqetësohej më shumë për PD-në dhe gjendjen e saj.

“Qarku Tiranë mund të prodhojë mandat. PD duhet ta kishte kryefjalë farsën zgjedhore”, u shpreh ai.

Por Sula vijoi të argumentonte politikisht mendimin dhe shqetësimin e tij për situatën e PD-së, për të cilën tha se me disa “lakej’ e ‘lepirës’ që i rrinë afër Berishës do rrezikojë të kthehet në shtojcë.

“Rrezikojmë të kthehemi në një farsë dhe shtojcë opozitare. Lakejtë kanë fryrë Berishën dhe e veshin me atë që nuk ka, janë lëpirësit që i rrinë afër Berishës. Shikoni votat në Tiranë, ku Tabaku, Alimehmeti, Murrizi, Dogjani etj., marrin shumë vota dhe të tjerët nuk marrin se s’duan t’i shohin me sy demokratët. Ky është problemi i PD-së”, nënvizoi ai.

Dhe duke ironizuar këtë kategori personash brenda PD-së që janë problemi kryesor i humbjes, të cilët i cilësoi edhe ‘servilë’, ai bëri batutë tallëse në fundin e komentit të tij:

“Socialistët kanë shkuar në Kishën e Laçit dhe po falen, po luten që të rrinë akoma këta grup njerëzish në PD, që të fitojnë përsëri zgjedhjet, që të rrinë në pushtet”.

 

 

 

The post “Faleni Berishën”, Sula shpërthen: Socialistët po luten në Kishën e Laçit që të rrinë këta në PD e të fitojnë përsëri appeared first on Sot News | Lajme.

Rezultatet e 11 majit/ Shpërthen ish-deputeti Sula: PD po “kacafyt” kandidatët në listat e hapura mes njëri-tjetrit

12 June 2025 at 21:43

Sula tha se kështu ndodhi me Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, Aulon Kalanë dhe Arian Ndojën, për të larguar vëmendjen nga farsa elektorale. Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula i ftuar në një emision televiziv akuzoi liderin e opozitës se po përplas me tyre, kandidatët e PD në listat e hapura, me qëllimin e vetëm që të bëjnë pis fitoren e tyre.

“Kjo i jep të drejtë Ramës për të thënë se ju i keni vjedhur votat njëri-tjetrit”, tha ish-deputeti i PD Dashnor Sula.

Dashnor Sula:

Sali Berisha dhe PD hodhi në rrugë kandidatët në listat e hapura, të kacafyten me njëri-tjetrin për tu bërë pis procesi dhe për të treguar se askush nuk do të lejojë rritet si Alimehmeti dhe Tabaku, tua bëjë pis fitoren. Nga 105 mijë të votave që ka qarku i Tiranës, 14 mijë kanë listat e mbyllura.

Përsa kohë do të vërë përballë Tabakun me Alimehmetin, Kalanë me Ndojën dhe për të larguar vëmendjen nga farsa elektorale. Kjo i jep të drejtë Ramës për të thënë se ju i keni vjedhur votat njëri-tjetrit.

The post Rezultatet e 11 majit/ Shpërthen ish-deputeti Sula: PD po “kacafyt” kandidatët në listat e hapura mes njëri-tjetrit appeared first on Sot News | Lajme.

“Doktor hap rrugën, shijo jetën me familjen”/ Deputeti shpërthen në Kuvend: Fajin nuk na e ka Edi Rama

5 June 2025 at 12:31

“Parlamenti është kthyer në një teatër, ku aktorët luajnë role pozitive dhe negative”, kështu u shpreh deputeti i PD, Dashnor Sula në seancën plenare të ditës së sotme. Deputeti Sula, ka mbajtur një fjalim të ashpër dhe vetëkritik në seancën plenare të Kuvendit, ku nuk kurseu as kolegët e opozitës.

Sipas tij, deputetët e opozitës po pranojnë të jenë “rrogëtarë” për katër vitet e ardhshme. Ai shtoi se opozita është zhgënjyese dhe qytetarët i kanë lënë në harresë për shkak të mungesës së besueshmërisë dhe përçarjes së brendshme.

“Ndihem i lumtur që do jem pjesë e një teatri për katër vitet e ardhshme, të kësaj salle që është shndërruar në një skenë me dy aktorë: ata që luajnë rolet pozitive dhe opozita që luan rolet negative,” u shpreh Sula.

Ai theksoi se pas 30 vitesh në politikë, ky është fjalimi që nuk do të donte të mbante, sidomos duke parë gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Ai theksoi se nuk do të fajësojë Edi Ramën këtë herë, por vetë opozitën për humbjen në zgjedhjet e 2025-ës.

Dashnor Sula:

Ndihem i lumtur që do jem pjesë e një teatri 4 vitet e ardhshme të kësaj salle, që është shndërruar në një teatër me dy aktorë, që luajnë rolet pozitiv dhe ata që luanin role negativë. Aktorët e roleve negative janë të opozitës, të cilët janë të lumtur që do marrin një rrogë për katër vite dhe që qytetarët i lanë në harrese.

Pas 30 vitesh angazhim ky është fjalimi që unë nuk do doja të mbaja në këtë sallë, aq më pak kur shoh PD në këtë gjendje që ndodhet sot.

Unë sot për herë të parë nuk do flas për Edi Ramën, nuk do flas për manipulimet e zgjedhjeve 2017, 2021, 2025, jo se nuk ekzistojnë, por nuk dua të bëj atë që kanë bërë për 4 vite me radhë, t’ia vënë fajin tjetrit për gjithçka që na ndodh ne brenda PD. E vërteta është kjo, opozita i ka humbur zgjedhjet për shkak të vetvetes në radhë të parë. Kjo është e vërteta që duhet ta pranojmë me zë të lartë brenda PD. Jo se Edi Rama është i ndershëm, por sepse ne nuk arritëm të bindnim qytetarët se ishim alternativë e besueshme.

Sot PD është në përfaqësimin më të dobët në historinë e saj, vetëm 50 deputetë në parlament që janë të lumtur që do jenë rrogëtarë në 4 vitet e ardhshme. Pas 3 mandateve radhë të PS qëndrimi ynë politik duhet të ishte më i fortë, më i organizuar. Por ne humbëm edhe më thellë. Pse ndodhi kjo? Nuk mjafton të thuash Rama na i bleu votat, nuk mjafton të thuash na manipuluan votat. Sepse kemi humbur mbi 250 mijë vota krahasuar me 2021. Këta nuk na i bëri Rama, por e bëmë vetë me dorën tonë.

The post “Doktor hap rrugën, shijo jetën me familjen”/ Deputeti shpërthen në Kuvend: Fajin nuk na e ka Edi Rama appeared first on Sot News | Lajme.

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

31 May 2025 at 22:04

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike dhe rolin e Sali Berishës.

I ftuar në një emision televiziv, Sula theksoi se në politikë figura udhëheqëse ka një ndikim të madh dhe se opozita nuk mund të pretendojë ndryshim duke sjellë në skenë persona që, sipas tij, i përkasin së kaluarës.

“Një lider ka peshë të madhe në fatin e një partie. Nëse Rama konsiderohet një figurë e konsumuar, nuk mund të përballemi me të me një figurë edhe më të vjetër,” u shpreh ai.

Sula nuk ishte pjesë e garës së 11 majit, pasi nuk u përfshi në listat e kandidatëve. Që prej asaj kohe, ai ka artikuluar disa herë qëndrime kundërshtuese ndaj lidershipit të Berishës dhe drejtimit që ka marrë PD-ja.

The post Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha appeared first on Sot News | Lajme.

“Berisha është makinë e vjetër politike”-Dashnor Sula: Unë s’e kaloj më atë prag

31 May 2025 at 21:10

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ishe këtë të shtunë i ftuar në “Now” në Euronews Albania ku ka folur rreth zhvilimeve të fundit politike në vend.

Ai ka bërë një analizë të arsyes së përse PD-ja doli e humbur nga zgjedhjet e 11 majit.

“Lideri ka peshë specifike të madhe. Ai e ka provuar 3-4 herë, tani u bë Rama politikan i vjetër nuk mund ta zëvendësosh me një makinë më të vjetër akoma”,-tha ai.

Dashnor Sula u la jashtë listave të Partisë Demokratike për kandidatë për deputet, e që prej atij momenti zoti Sula është larguar edhe nga partia. I pyetur nëse do donte të rikthehej në Partinë Demokratike, ish-deputeti u përgjigj:

“Unë atë prag nuk e kaloj. Sa të jetë Berisha nuk shkoj. S’ka vend për mua aty! Ma ka mbyll derën baba. Në nëj vend kur nuk të dëgjojnë dhe nuk të pranojnë, unë nuk trokas në derë, prandaj jam jasht”,-tha zoti Sula.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Berisha është makinë e vjetër politike”-Dashnor Sula: Unë s’e kaloj më atë prag appeared first on Euronews Albania.

“Pse nuk ikën te partitë e reja?”/ Dash Sula ‘përplaset’ me analistin: Njerëzit s’e duan më Berishën si kryeministër

29 May 2025 at 21:57

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula, u ‘përplas’ me analistin Arjon Sulo, duke thënë se njerëzit nuk e duan më Berishën si kryeministër, për këtë arsye humbja e opozitës ishte e thellë. Zgjedhjet e 11 majit shpallën fitues me një rezultat të thellë Partinë Socialiste.

Dashnor Sula: Më kanë thënë njerëz: ‘Nuk mund ta bëjmë sërish kryeministër Sali Berishën’. Një makinë shumë të vjetër politike si Edi Rama ta zëvendësosh me një makinë akoma më të vjetër si Sali Berisha. Mua më kanë thënë socialistë që shkojnë te Kisha e Laçit që Berisha të rrijë dhe katër vite.

Arjon Sulo: Nuk bëhet me batuta politika.

Dashnor Sula: Mos të ishte Berisha kandidat për kryeministër dhe lista shumë më të mira, do ishte një rezultat shumë herë më i mirë.

Arjon Sula: Pse nuk ikën te partitë e reja?

Dashnor Sula: Partitë e reja akoma nuk kanë treguar…

Arjon Sulo: Çfarë s’kanë treguar?!

Dashnor Sula: Ancelotti u shpall tre herë kampion Europe me Realin dhe prapë u shkarkua se nuk kishte rezultate. Ju thoni të votojnë sërish Berishën.

Arjon Sulo: A ke thënë në 2024-ës që PD-ja nuk fiton? Ec, vazhdo!

Arjon Sulo: Nuk fitohet me këtë cilësi opozite…

Arjon Sulo: Nuk fiton opozita me zgjedhje të manipuluara.

The post “Pse nuk ikën te partitë e reja?”/ Dash Sula ‘përplaset’ me analistin: Njerëzit s’e duan më Berishën si kryeministër appeared first on Sot News | Lajme.

Deputeti tregon pse nuk shkoi sot në Kuvend, Sula: Herën tjetër do shkoj me një propozim…

By: redi
29 May 2025 at 21:28

Këtë të enjte deputetët u rikthyen në punë, ata që kanë ende mandatin nga zgjedhjet e 2021, pasi Kuvendi i ri nis në shtator. Ndërsa ende ai është deputet, Dashnor Sula nuk ishte këtë të enjte në sallë. Në Top Story ai tha se e kishte të pamundur të ishte për shkak të një angazhimi familjar. Por do të jetë në seancat e radhës që kanë mbetur. Ai tha se kur të jetë në sallë do të bëjë dhe një…

Source

“Partia Demokratike të bëjë aleat SPAK-un”/ Shpërthen Sula: Lista e mbyllur e PD s’prodhon vota, Flamur Nokës i…

26 May 2025 at 15:14

Dashnor Sula, Deputeti aktual i Partisë Demokratike i ftuar në një intervistë televizive komentoi humbjen e PD-së në zgjedhjet e fundit, duke kritikuar strategjinë dhe përbërjen e listës së kandidatëve.

Ai theksoi se PD nuk po dëgjon zërin e qytetarëve dhe kritikoi liderët aktualë të partisë, duke sugjeruar që opozita duhet të mbështesë SPAK-un, pasi Struktura e Posaçme shihet si shpresë nga qytetarët.

Sula zbuloi se, megjithëse nuk ishte as në listën e hapur as në atë të mbyllur, i kishte garantuar Flamur Nokës 10 mijë vota në rrethet e Peqinit dhe Belshit, por rezultatet ishin shumë të ulëta.

Deputeti, Dashnor Sula:

Nuk kam qenë as në listë të hapur dhe as në listë të mbyllur të PD-së. Më mori në celular Flamur Noka. I kërkova që të jem në Peqin dhe i garantova që do merrja mbi 10 mijë vota. Përfundoi Peqini me 2300 vota dhe në Belsh me 1.500 vota. Kam votuar për person, nuk kam votuar për parti. E prisja këtë rezultat. E kam paralajmëruar më 26 korrik 2024, e kam thënë në parlament, kam thënë Rama i ke zgjedhjet i ke të fituara dhe rrezikon që të fitosh zgjedhjet me shumicë të cilësuar.

Kjo ndodhi për një Kod mizerabël, që e bëri edhe Sali Berisha me njerëzit rreth tij. Lista e mbyllur e PD nuk prodhon vota, se kanë figura të konsumuara. Ti mund të humbasësh ndeshjen 1:0, por kur e humb 5:0 a 10:0 në futboll atëherë nuk ke çfarë të kërkosh, se ke ekip të dobët. Te PD nuk dëgjojnë më zërin e qytetarin. Sali Berisha më ka premtuar që do mundë Ramën. Por nuk e mund dot Ramën. Sali Berisha asnjëherë nuk ka pranuar humbjen e zgjedhjeve. Nuk janë zgjedhje të vjedhura ekstremisht. Partia Demokratike sot ka probleme. Ka nga ata në PD që nuk hapin telefonin.

Problemi te PD është se opozita është e përçarë, disa persona kanë zënë pozita të larta edhe pa e merituar. Ne kemi votën e militantëve ekstremistë. Tre njerëzit që drejtojnë PD-në janë Sali Berisha, Flamur Noka dhe Albana Vokshi. Berisha nuk duhet të ishte kandidati për kryeministër. PD duhet të ketë aleat më të madh SPAK-un. Shumë demokratë e dinë se humbasin. Sali Berisha nuk është ai i 2005-ës. Pas 2005, nuk kemi fituar asnjë shumicë të shqiptarëve.

The post “Partia Demokratike të bëjë aleat SPAK-un”/ Shpërthen Sula: Lista e mbyllur e PD s’prodhon vota, Flamur Nokës i… appeared first on Sot News | Lajme.

“PD në krizë më të thellë se në 1997”, Sula godet Berishën pas pretendimeve për vjedhje votash: Jo më akuza boshe

13 May 2025 at 20:53

Në një emision televiziv Dashnor Sula, komentoi rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me një fitore të thellë të Partisë Socialiste.

E megjithatë në dalje të tij, kreu i PD Sali Berisha nga ana e tij, tha se i kanë vjedhur votat.

Sula u shpreh se Berisha duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.

“Situata në PD është më zi, as në ’97 nuk ka qenë. Sepse nuk ishte në kushte normale dhe kishte kuptim edhe argumenti. Sot në 2025 të vazhdosh të thuash se na i vodhën, në një kohë kur përpara ditën e votimeve, ishin deklarata, pranverë, apo verë e dytë apo fitore e sigurt. Tani del edhe thotë i vodhi. Të isha unë si Berisha, do thoja që të mbyllej këtu dhe mos zgjatej më numërimi i votave të Diasporës.

The post “PD në krizë më të thellë se në 1997”, Sula godet Berishën pas pretendimeve për vjedhje votash: Jo më akuza boshe appeared first on Sot News | Lajme.

‘Berisha injoroi kontibutin tim’, Dashnor Sula: PD do marrë më pak vota se në vitin 2021

15 April 2025 at 18:47

Deputeti Dashnor Sula ka deklaruar se Partia Demokratike do të ketë një numër më të vogël votash në zgjedhjet e 11 majit, krahasuar me ato të vitit 2021. Në një intervistë televizive, ai kujtoi mbështetjen që kishte marrë në zgjedhjet e kaluara, sidomos nga elektorati gri, dhe shprehu bindjen se mungesa e tij si kandidat do të ndikojë në rënien e mbështetjes për PD-në.

“Në vitin 2021 kam marrë rreth 9,000 vota që tregojnë mbështetje të fortë, kryesisht nga elektorati gri. Nëse unë do isha kandidat në Peqin, Belsh dhe Cërrik, diferenca mes PS dhe PD nuk do të kalonte 300 vota. Tani mund të jetë deri në 10 mijë vota diferenca,” u shpreh ai.

Sula sqaroi se nuk do të angazhohet me asnjë forcë tjetër politike deri më 11 maj, por tha se nuk është as i përfshirë në fushatën e PD-së, duke akuzuar drejtuesit aktualë të kësaj force për injorim të kontributit të tij.

“Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij injoruan kontributin tim dhe menduan se jam i padobishëm. Në rast fitoreje do marrin meritat vetë, në rast humbjeje po ashtu përgjegjësinë. Kjo është arsyeja pse nuk jam pjesë e kësaj gare, megjithëse kam pasur rezultate të mira sa herë kam kandiduar,” theksoi Sula.

The post ‘Berisha injoroi kontibutin tim’, Dashnor Sula: PD do marrë më pak vota se në vitin 2021 appeared first on Sot News | Lajme.

PD nis garën me konsulentin amerikan/ “Më shumë bashkëpunim, jo retorikë” , Dashnor Sula: SPAK është partner, jo armik

11 April 2025 at 19:43

Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore drejtuar nga PD çeli këtë të premte zyrtarisht fushatën elektorale nga sheshi “Nënë Tereza”.

Me ardhjen në çelje të fushatës edhe të konsulentit Chris la Civita, Berisha dhe stafi i tij janë kujdesur për detajet e mitingut hapës, i cili tashmë është duke u mbajtur.

Në një intervistë  për një emision televiziv deputeti Dashnor Sula, u shpreh se Partia Demokratike duhet të ketë një qasje tjetër me qytetarët, ndërsa shtoi se lufta e ish-kryeministrit ndaj SPAK është absurde.

“Gjykoj që përpos edhe situatës në tërësi politike për demokratët dhe partinë politike, heqja e non-gratës nuk kjo e gjithë retorika. Kjo besoj ka të bëjë më shumë sa i përket një individi që është LaCivita dhe identifikohet sikur kjo situatë është si e SHBA. Por PD duhet të ketë një qasje tjetër. Mua më intereson qasja e PD me qytetarët…Unë kam qenë një ndër deputetët e opozitës që kurrë nuk e kam akuzuar apo gjuajtur me grusht ndaj SPAK dhe GJKKO dhe ky është thelbi që duhet të kapim. Nëse PD apo opozita do të kishte një aleat strategjik do të ishte SPAK, sepse gjithçka ka deklaruar apo denoncimet që ka bërë PD do kishin mbetur një retorikë. Sot ka njerëz përpara drejtësisë që po i gjykon drejtësia. Pra nuk bën sens që ta quash organizatë kriminale SPAK apo ta godasësh në një kohë kur të gjithë qytetarët shqiptarë besojnë tek SPAK”, tha ai.

The post PD nis garën me konsulentin amerikan/ “Më shumë bashkëpunim, jo retorikë” , Dashnor Sula: SPAK është partner, jo armik appeared first on Sot News | Lajme.

“Saliu largon çdo zë kundër nga partia”/ Sula: Berisha “trajner” i dobët, s’mund ta fitojë ndeshjen

11 April 2025 at 19:45

Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore drejtuar nga PD çeli këtë të premte zyrtarisht fushatën elektorale nga sheshi “Nënë Tereza”.

Deputeti Dashnor Sula në një intervistë në “Edicionin qendror” të lajmeve në ABC News, u shpreh se kreu i PD Sali Berisha, largon çdo zë kundër nga partia, duke shtuar se kjo qasje duhet në mënyrë urgjente që të ndryshojë sepse do të jetë në dëm të partisë.

Më tej theksoi se e sheh ish-kryeministrin si mjeshtër të manipulimit dhe se sipas tij ka ditur të shesë veten.

PD dhe opozita është dënuar me 10 vite burg pa të drejtë lirimi. Do të ishte e domosdoshme që edhe tek lista e përbashkët do të duhet që të ishin e forcat e tjera politike.  Sepse e kemi parë që PS është e unifikuar dhe askush s’mund ta sfidojë. Sepse edhe në këto zgjedhje do të ketë fragmentarizim të votës, dhe duhet thënë që disa do të shkojnë në kosh. Unë e kam thënë që të do të duhej të bëhej maksimizimi i votës dhe duhet sakrifikuar brenda PD. Këta kanë vepruar me një mënyrë, kush është kundra largoje, ky është problemi i madh që ka PD. Dhe nëse nuk ndryshon kjo qasje situata kështu do të jetë”, tha mes të tjerash Sula.

/abcnews.al/

❌
❌