Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shqipëria, 30 vjet në KiE – Spiropali: Konsolidimi i demokracisë dhe drejtësisë, prioritet i Kuvendit

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndau sot një mesazh në 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.

Spiropali tha se “konsolidimi i institucioneve demokratike dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë, prioritet i Kuvendit”.

Kryeparlamentarja Spiropali theksoi se “ky përvjetor na kujton se angazhimi i vazhdueshëm për konsolidimin e institucioneve e vlerave demokratike dhe progresi në sistemin e pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, mbetet prioritet i Kuvendit”.

Mesazhi i plotë i kryeparlamentares Spiropali:

“30 vjet më parë Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës, një hap kyç në rrugën drejt konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut.

Ky përvjetor na kujton se angazhimi i vazhdueshëm për konsolidimin e institucioneve e vlerave demokratike dhe progresi në sistemin e pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, mbetet prioritet i Kuvendit.

Si rezultat i reformave transformuese në sistemin e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, forcimit të institucioneve demokratike dhe përparimit në zbatimin e standarteve të të drejtave të njeriut, gjatë kësaj legjislature, në 21 prill 2024, Shqipëria doli nga faza e monitorimit të Këshillit të Europës.

Si vendi kandidat pararojë për anëtarësim në Bashkimin Europian, ky është moment për të reflektuar mbi rrugën që kemi përshkuar dhe për të shumëfishuar kontributet për Shqipërinë Europiane.

Është rasti të përsërisim qëndrimin e vendosur të Shqipërisë se Këshilli i Europës, kjo organizatë prestigjoze e me impakt global, është jo e plotë pa Republikën e Kosovës dhe se anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të ndodhë sa më shpejt.

Si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin konsistent, të vlerësuar e të spikatur të delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të KiE, për të gjitha çështjet kyçe përgjatë këtyre katër viteve.”

/e.i//a.f/

The post Shqipëria, 30 vjet në KiE – Spiropali: Konsolidimi i demokracisë dhe drejtësisë, prioritet i Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, policia urdhëron deputetët të dalin jashtë

By: gaze tare
5 July 2025 at 12:26

Pa dhënë më shumë shpjegime, Policia e Kosovës urdhëroi menjëherë të gjithë deputetët dhe gazetarët e pranishëm në ndërtesën e Kuvendit që të largoheshin menjëherë, teksa pritej mbajtja e seancës konstituive të radhës.

Edhe pse forcat e rendit në Prishtinë nuk kanë dale ende me një deklaratë për situatën, mediat atje flasin për një alarm për bombë të mbërritur përmes një telefonate. Sipas disa deputetëve, bëhet fjalë për çështje sigurie dhe ndonjë kërcënim të mundshëm.

“Na udhëzuan të dalim, me gjasë sepse kishte kërcënim. Nuk e dimë saktësisht cfarë po ndodh. Policia përmendi çështje të sigurisë”-u shpreh Abelard Tahiri, PDK.

Edhe Vlora Çitaku, deputete e PDK-së, tha se sigurimi u kërkoi të largohen nga ndërtesa e Kuvendit, pa u dhënë sqarime. “Siç duket ka pasur ndonjë kërcënim për ndonjë sulm apo diçka të ngjashme. Nuk kemi informatë të saktë, vetëm na thanë të largohemi”, tha Çitaku.

Për të 42-në herë me radhë, deputetet në Kosovë do të mblidheshin sot në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të ri, edhe pse pritshmëritë nuk ishin të larta e kjo seanca gjithashtu nuk pritje të përfundonte me ndonjë zgjidhje konkrete.

The post Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, policia urdhëron deputetët të dalin jashtë appeared first on iconstyle.al.

Braçe: Qasje strategjike në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe prezantoi sot në Kuvend, projektligjin për strategjinë kombëtare kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja.

Braçe tha se ky projektligj është proces që shënon etapë të re të ndërtimit të imunitetit demokratik të vendit tonë, përballë sfidave më të sofistikuara të shekullit siç janë ndërhyrjet e huaja keqdashëse dhe dezinformimi në hapësirën publike, institucionale dhe politike.

“Të gjithë jemi dëshmitarë që kërcënimet ndaj demokracive moderne nuk shfaqen më në forma klasike. Dezinformimi, manipulimi i informacionit publik, depërtimi i interesave të huaja në procese zgjedhore apo sektorë kritikë të ekonomisë kombëtare janë kthyer në mjete efektive të ndikimit politik dhe strategjik, pa kaluar në forma të drejtpërdrejta të dhunës apo agresionit ushtarak”, tha ai.

Deputeti socialist u shpreh se Shqipëria si një vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO-s nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Sipas Braçes, pozicioni gjeopolitik i Shqipërisë, tranzicioni i gjatë institucional dhe linjëzimi i qëndrimeve të qeverisë së Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare me vendimet e BE dhe NATO-s, e bëjnë vendin tonë të ekspozuar ndaj rreziqeve që vijojnë të jenë të pranishme dhe të shtohen.

“Duke qenë të vetëdijshëm për këto dinamika, dhe nevojën për t’i adresuar ato, Kuvendi vendosi ngritjen e një komisioni të posaçëm me një mandat të qartë që të koordinojë dhe mbikëqyrë veprimet institucionale për të adresuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike të vendit”, tha Braçe.

“Strategjia Kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit përfaqëson një qasje të re të domosdoshme të ndërtuar mbi një proces të thelluar institucional dhe politik të udhëhequr nga Komisioni Parlamentar që u ngrit me vendimin tuaj”, vijoi deputeti socialist.

Braçe u shpreh se krijimi i këtij komisioni, materializoi vullnet me një mesazh të qartë politik: lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja keqdashëse duhet të jetë prioritet kombëtar që kërkon vëmendje në Kuvendin e Shqipërisë.

“Metodologjia e ndjekur bazuar në parimet e transparencës dhe gjithëpërfshirjes ka përfaqësuar një dimension të dialogut politik dhe institucional duke mundësuar jo vetëm identifikimin e problematikave, por edhe hartimin e rekomandimeve strategjike të qëndrueshme me sfidat edhe dinamikat e kohës”, theksoi ai.

“Përmes një analize të kujdesshme dhe modeleve funksionale është siguruar një qasje strategjike e qëndrueshme në përputhje me standardet e BE dhe ato euroatlantike. Përfshirja e një grupi të gjerë ekspertësh të këtij komisioni ka shtuar vlerën dhe cilësinë e procesit”, shtoi Braçe.

Braçe tha se ky grup pune i përbërë nga 22 funksionarë publik, përfaqësues të 18 institucioneve dhe 19 ekspertë të jashtëm, hartoi raportin analitik mbi ndërhyrjet e huaja dhe dezinformimin ku skanoi situatën aktuale lidhur me këto fenomene.

Deputeti socialist theksoi se “kjo analizë diktoi qartë nevojën për adaptimin e një qasjeje të integruar dhe të qëndrueshme mes institucioneve shqiptare dhe me çdo aktor dhe faktor të jetës publike për të garantuar që përgjigja ndaj kërcënimeve të jetë efektive dhe në kohë”.

“Strategjia parashikon ngritjen e një autoriteti rregullator dhe mbikëqyrës politikash të ngritura me ligj për koordinimin institucional, për monitorimin e planit të veprimit dhe harmonizimin me dokumentet e tjera të Republikës së Shqipërisë”, pohoi Braçe.

“Është më shumë se deklaratë politikash, është një vullnet i përbashkët demokratik i të drejtave themelore të qytetarëve dhe aspiratave integruese në një kohë kur dezinformimi nuk është vetëm një mjet propagandistik, por edhe një armë strategjike. Shqipëria nuk mund të jetë e papërgatitur. Ajo po i bashkohet aleancës demokratike duke afirmuar se transparenca dhe faktet do të mbrohen me të njëjtin seriozitet sa edhe kufijtë territorialë”, cilësoi Braçe.

/e.i/j.p/

The post Braçe: Qasje strategjike në luftën kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali bllokon debatin për zjarrin në inceneratorin e Elbasanit

3 July 2025 at 12:21

Të hënën, landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional të Elbasanit është përfshirë nga flakët për të disatin vit radhazi, ndërsa administratori i kompanisë publike pretendoi se zjarri erdhi si pasojë e tejmbushjes dhe temperaturave të larta. Në nisje të seancës së fundit të legjislaturës, disa deputetë të Partisë Demokratike kërkuan që […]

The post Spiropali bllokon debatin për zjarrin në inceneratorin e Elbasanit appeared first on Reporter.al.

Miratohet në komisione strategjia kundër dezinformimit

23 June 2025 at 18:46

Komisionet parlamentare shqyrtuan dhe miratuan të hënën projektligjin “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”, një dokument i hartuar nga Komisioni i Posaçëm që u drejtua nga deputeti socialist, Erion Braçe. Braçe e mbrojti draft-strategjinë para deputetëve si një dokument të hartuar mbi bazën e akteve dhe rekomandimeve të Bashkimit Europian […]

The post Miratohet në komisione strategjia kundër dezinformimit appeared first on Reporter.al.

Pabarazia e kursimeve: Shqiptari i zakonshëm ka 3 mijë euro në bankë, i pasuri, 59 mijë

23 June 2025 at 15:41

Në Shqipëri ka rreth 1.84 milionë depozita bankare aktive, por rreth 93% e tyre duket se i përkasin qytetarëve të zakonshëm dhe kanë në gjendje mesatarisht 312 mijë lekë ose 3100 euro me kursin aktual të këmbimit, ndërsa afro 7% e depozitave ose 126 mijë llogari kanë në gjendje mesatarisht 5.9 milionë lekë secila ose […]

The post Pabarazia e kursimeve: Shqiptari i zakonshëm ka 3 mijë euro në bankë, i pasuri, 59 mijë appeared first on Reporter.al.

Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet e KLSH-së

21 June 2025 at 08:07

Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe rekomandimet e lëna për shkelje të ligjit kryesisht në proceset e legalizimeve, ndërsa drejtuesit e lartë të saj refuzuan thirrjen e Kuvendit për të dhënë llogari para nënkomisionit të posaçëm, i ngritur një vit më […]

The post Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet e KLSH-së appeared first on Reporter.al.

“Doktor hap rrugën, shijo jetën me familjen”/ Deputeti shpërthen në Kuvend: Fajin nuk na e ka Edi Rama

5 June 2025 at 12:31

“Parlamenti është kthyer në një teatër, ku aktorët luajnë role pozitive dhe negative”, kështu u shpreh deputeti i PD, Dashnor Sula në seancën plenare të ditës së sotme. Deputeti Sula, ka mbajtur një fjalim të ashpër dhe vetëkritik në seancën plenare të Kuvendit, ku nuk kurseu as kolegët e opozitës.

Sipas tij, deputetët e opozitës po pranojnë të jenë “rrogëtarë” për katër vitet e ardhshme. Ai shtoi se opozita është zhgënjyese dhe qytetarët i kanë lënë në harresë për shkak të mungesës së besueshmërisë dhe përçarjes së brendshme.

“Ndihem i lumtur që do jem pjesë e një teatri për katër vitet e ardhshme, të kësaj salle që është shndërruar në një skenë me dy aktorë: ata që luajnë rolet pozitive dhe opozita që luan rolet negative,” u shpreh Sula.

Ai theksoi se pas 30 vitesh në politikë, ky është fjalimi që nuk do të donte të mbante, sidomos duke parë gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Ai theksoi se nuk do të fajësojë Edi Ramën këtë herë, por vetë opozitën për humbjen në zgjedhjet e 2025-ës.

Dashnor Sula:

Ndihem i lumtur që do jem pjesë e një teatri 4 vitet e ardhshme të kësaj salle, që është shndërruar në një teatër me dy aktorë, që luajnë rolet pozitiv dhe ata që luanin role negativë. Aktorët e roleve negative janë të opozitës, të cilët janë të lumtur që do marrin një rrogë për katër vite dhe që qytetarët i lanë në harrese.

Pas 30 vitesh angazhim ky është fjalimi që unë nuk do doja të mbaja në këtë sallë, aq më pak kur shoh PD në këtë gjendje që ndodhet sot.

Unë sot për herë të parë nuk do flas për Edi Ramën, nuk do flas për manipulimet e zgjedhjeve 2017, 2021, 2025, jo se nuk ekzistojnë, por nuk dua të bëj atë që kanë bërë për 4 vite me radhë, t’ia vënë fajin tjetrit për gjithçka që na ndodh ne brenda PD. E vërteta është kjo, opozita i ka humbur zgjedhjet për shkak të vetvetes në radhë të parë. Kjo është e vërteta që duhet ta pranojmë me zë të lartë brenda PD. Jo se Edi Rama është i ndershëm, por sepse ne nuk arritëm të bindnim qytetarët se ishim alternativë e besueshme.

Sot PD është në përfaqësimin më të dobët në historinë e saj, vetëm 50 deputetë në parlament që janë të lumtur që do jenë rrogëtarë në 4 vitet e ardhshme. Pas 3 mandateve radhë të PS qëndrimi ynë politik duhet të ishte më i fortë, më i organizuar. Por ne humbëm edhe më thellë. Pse ndodhi kjo? Nuk mjafton të thuash Rama na i bleu votat, nuk mjafton të thuash na manipuluan votat. Sepse kemi humbur mbi 250 mijë vota krahasuar me 2021. Këta nuk na i bëri Rama, por e bëmë vetë me dorën tonë.

The post “Doktor hap rrugën, shijo jetën me familjen”/ Deputeti shpërthen në Kuvend: Fajin nuk na e ka Edi Rama appeared first on Sot News | Lajme.

Të ardhurat e kompanive celulare rriten, ndërsa numri i klientëve tkurret

5 June 2025 at 11:26

Pas disa vitesh situate stanjative të shkaktuara kryesisht nga rënia e popullsisë dhe, rrjedhimisht, rënia e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare, kompanitë që operojnë në këtë treg siguruan të ardhura më të larta gjatë vitit 2024, një situatë që sugjeron se kompanitë mund të kenë qenë në gjendje të shesin me çmime më të […]

The post Të ardhurat e kompanive celulare rriten, ndërsa numri i klientëve tkurret appeared first on Reporter.al.

Raportimi në Kuvend i institucioneve të pavarura shtyhet pa afat

4 June 2025 at 14:02

Edhe pas rinisjes së punës së Kuvendit, ky proces nuk është përfshirë në kalendarin 3-javor të punës, ndërkohë që punimet e legjislaturës aktuale pritet të mbyllen me datën 8 korrik. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka njoftoi komisionin se kishte një draft kalendar provizor për raportimet dhe se datat do rishiheshin në varësi të […]

The post Raportimi në Kuvend i institucioneve të pavarura shtyhet pa afat appeared first on Reporter.al.

Kuvendi hap dyert për fëmijët me rastin e 1 qershorit, Spiropali: Angazhim për të ardhme më të mirë

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë hapi sot dyert për fëmijët, në prag të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në një atmosferë festive e edukative, salla e seancave plenare u kthye në një vend mikpritës ku fëmijët patën mundësinë të njihen nga afër me punën e Kuvendit dhe rolin e tij në jetën e qytetarëve.

Në qendër të aktivitetit ishte prezantimi i Kushtetutës për Fëmijë, një botim i ri nga Shërbimi i Edukimit Qytetar që sjell me gjuhë të thjeshtë e ilustrime të krijuara nga vetë fëmijët parimet dhe vlerat e Kushtetutës sonë. Ky botim, i menduar si një mjet didaktik për mësuesit dhe nxënësit, synon të afrojë të vegjlit me idetë themelore të drejtësisë, barazisë dhe dinjitetit njerëzor.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përshëndeti fëmijët dhe mësuesit e pranishëm, duke theksuar rëndësinë e angazhimit për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Ajo lexoi preambulën e Kushtetutës për Fëmijë dhe u dhuroi kopje të këtij botimi, duke i ftuar që ta përdorin si udhërrëfyes në rrugën e tyre drejt njohjes së të drejtave dhe përgjegjësive.

“Ne shqiptarët jemi krenarë për historinë tonë dhe kujdesemi për të ardhmen. Besojmë tek Zoti dhe tek vlerat që na bëjnë qytetarë më të mirë. Duam të jetojmë në paqe dhe të respektojmë dinjitetin e çdo personi”, tha Spiropali.

Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të mbështesë nisma që promovojnë të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve, duke kontribuar për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për më të vegjlit. /j.p/

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali takim me nxënës dhe mësues në Kuvend me rastin e 1 qershorit
1 nga 8

The post Kuvendi hap dyert për fëmijët me rastin e 1 qershorit, Spiropali: Angazhim për të ardhme më të mirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi rinis punën duke i hequr fjalën opozitës

29 May 2025 at 15:17

Kuvendi rinisi të enjten punimet pas një ndërprerje më shumë se 2 mujore për shkak të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit, në një seancë plenare që zgjati vetëm 15 minuta. Mazhoranca nuk pranoi kërkesën e opozitës për diskutime të lira jashtë rendit të ditës ndërsa seanca ishte parashikuar në urdhrin paraprak të Kryetares […]

The post Kuvendi rinis punën duke i hequr fjalën opozitës appeared first on Reporter.al.

Mbyllet mes debateve seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë

29 May 2025 at 12:42

Është mbyllur brenda 20 minutash seanca plenare e mbajtur këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë ku deputetët u kthyen pas 2 muajsh fushate.

Seanca nisi dhe përfundoi me debate mes kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe deputetëve të opozitës.

Teksa Spiropali pyeti nëse dikush kishte vërejtje për procesverbalin, Gazment Bardhi tha:

“Në procesverbal keni zbardhur emra të tjerë të deputetëve të krahut andej e përfaqësues të qeverisë. Ju duhet të vini emra të vërtet të atyre që ju përfaqësoni të tjerë, fjala vjen zonja kryetare, ju nuk quheni Elisa Spiropali ju quheni përfaqësuese e Xhafbatëve në Kuvendin e Shqipërisë”.

Kryeparlamentarja në këtë moment vendosi që deputetit demokrat t’i mbyllej mikrofoni.

Debate pati edhe mes Spiropalit dhe kreut të opozitës Sali Berisha i cili tha se në këtë seancë do duhet të flitej më tepër rreth “farsës elektorale të ndodhur në 11 maj”.

Berisha akuzoi maxhorancën se ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit me ndihmën e karteleve të drogës dhe parave të ardhura nga bota e krimit.

“Ai tani është Blendi Xhabafti”, tha Berisha duke iu drejtuar Blendi Gonxhes, në këtë moment kryeparlamentarja tha se do i hiqte të drejtën e fjalës:

“Ta dhash të drejtën e fjalës, ta heq të drejtën e fjalës. Ti nuk mnd të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese dhe të prishësh kuvendin e Shqipërisë. Bëtë një kërkesë, nuk dini të flisni për kërkesën tuaj. E mbylle për sot, siç e ke mbyllur gjithmonë dhe me turp”,-tha Spiropali./euronewsalbania/

The post Mbyllet mes debateve seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë appeared first on Telegrafi.

Spiropali takim me homologun grek

TIRANË, 23 maj /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot me kryetarin e parlamentit të Greqisë, Nikitas M. Kaklamanis.

Gjatë qëndrimit në Janinë, në kuadrin e Konferencës së 19-të të kryetarëve të parlamenteve të Iniciativës Adriatiko-Joniane, Spiropali, zhvilloi një takim dypalësh me kryetarin e parlamentit të Greqisë, Nikitas M. Kaklamanis.

Kryeparlamentarja Spiropali vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë, mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, shqiptarët në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri si ura miqësie, dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar si nxitës i marrëdhënieve dypalëshe.

Spiropali e falënderoi kryetarin Kaklamanis për drejtimin me sukses të Presidencës greke të Iniciativës Adriatiko-Joniane dhe nënvizoi kontributin e Kuvendit të Shqipërisë në këtë nismë të rëndësishme rajonale, strategjike për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin evropian.

Nga takimi i Kryeparlamentares Elisa Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Greqisë
1 nga 5

/r.e/

The post Spiropali takim me homologun grek appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi i Shqipërisë/ Deputetët rikthehen në ‘punë’, ja kur do të mbahet seanca…

21 May 2025 at 11:33

Deputetët pritet t’i kthehen jetës parlamentare pas 2 muajsh shkëputje. Data 9 shtator pritet të jetë dita e mbledhjes së Kuvendit të ri që ka dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Javën e ardhshme prite të mbahet një mbledhje e Konferencës së kryetarëve për të miratuar programin e punës së Kuvendit. Të enjten e ardhshme pritet të mbahet seancë parlamentare.

Kuvendi duhet të vijojë punimet deri më 8 korrik, në Kushtetutë sqarohet se nuk mund të shqyrtojë ligje 60 ditë para përfundimit të mandatit dhe nisjen e legjislaturës së re, që pritet të jetë 8 shtatori. Deri më 8 shtator zgjat mandati i deputetëve të legjislaturës aktuale.

The post Kuvendi i Shqipërisë/ Deputetët rikthehen në ‘punë’, ja kur do të mbahet seanca… appeared first on Sot News | Lajme.

Spiropali: Ylli i Shqipërisë po bashkohet me atë të Evropës

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka reaguar sot, një ditë pas Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri – BE në Luksemburg, ku edhe u hap grup-kapitulli i dytë i negociatave.

“Çelja e negociatave për grup-kapitullin “Tregu i Brendshëm” është një tjetër hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE”, tha Spiropali, ndërsa përgëzoi ekipin negociator, institucionet dhe gjithë kontribuuesit në këtë proces.

“Ylli i Shqipërisë po bashkohet me yjet e Europës, edhe prej përkushtimit të tyre. Do të vijojnë të kenë mbështetjen e pakursyer të Kuvendit, që jo thjesht të shpejtojmë, por të vrapojmë drejt bashkimit me familjen tonë evropiane”, pohoi Spiropali në postimin në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama kryesoi delegacionin shqiptar në këto bisedime, i cili përbëhej nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapitujt përkatës.

/a.f/r.e/

The post Spiropali: Ylli i Shqipërisë po bashkohet me atë të Evropës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 majit

9 April 2025 at 07:10

Teorikisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësojnë trupën politike, e cila, në zgjedhjet e 11 majit përbëhet nga 3.7 milionë votues. Kjo është vetëm teorikisht, sepse një pjesë e konsiderueshme është në emigrim, shumë prej dekadash dhe rrjedhimisht janë pjesë e trupës politike vetëm nominalisht. Në zgjedhjet e vitit 2021, kur numri i votuesve […]

The post Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 majit appeared first on Reporter.al.

Rama: Garantimi i pakthyeshmërisë së Reformës në Drejtësi mbetet sfida e sfidave

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë fjalës së tij në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE – Rruga e Reformave”, se garantimi i pakthyeshmërisë së Reformës në Drejtësi mbetet sfida e sfidave.

“Celebrimi i atyre që kemi arritur është i lehtë, por përmirësimi dhe adresimi i asaj çfarë kemi mësuar në 10 vjet është i vështirë dhe nuk mund të ketë përmirësim të miradresuar nëse të gjithë nuk kontribuojnë nga këndvështrimi i tyre për si dhe qysh duhen prekur ligjet dhe si duhet ndërhyrë në ngrehinën që kemi ngritur së bashku, që ajo ngrehinë të funksionojë më mirë”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se “garantimi i pathyeshmërisë i Reformës në Drejtësi është sfida e sfidave”.

“Në momentin që ne hyjmë në BE ky nuk është më një alarm, por deri kur të hyjmë në BE ky duhet të jetë një alarm i vazhdueshëm që Reforma në Drejtësi të jetë e pakthyeshme, që institucionet e reja të drejtësisë, që janë patjetër të përmirësueshme, duhet të jenë të paprekshme, në kuptimin e ekzistencës së tyre, që cilado forcë politike ose konfiguracion forcash politike të kërcënojë zhbërjen, përmbysjen e saj për t’i dhënë fund konfliktit politik është një ambicie që kërkon rishkrimin e historisë dhe jo rishkrim në letër, por në mendje”, pohoi Rama.

“Do duhet kohë, ama nëse palët politike e kanë të vështirë të bëhen bashkë, nuk mund ta kenë të vështirë institucionet që të bëhen bashkë. Nuk mund ta kenë të vështirë pushtet e pavarur nga njëri-tjetri që të bëhen bashkë në emër të pavarësisë për njëri-tjetrin për të kontribuar për një proces reformimi dhe ligjbërje dhe shtetbërje që është në fund të fundit misioni i tyre i përbashkët”, nënvizoi Kryeministri.

Kreu i qeverisë theksoi se krijimi i një hapësire ndërveprimi nuk është punë e qeverisë, por e Parlamentit, që ka treguar angazhim gjithëpërfshirës përtej mureve të institucioneve.

“Ashtu si kundër, ekspertët e pavarur që janë angazhuar nga bota akademike, apo nga jeta e përditshme që lidhet me këto tema, apo ekspertët e huaj, që i falënderoj për punën e tyre, kanë nevojë për një hapësirë ndërveprimi, nuk mund të jetë kjo hapësirë që e krijon qeveria. Por, në Parlament është krejt ndryshe dhe u vërtetua nga koha që komisioni krijoi një momentum angazhimi gjithëpërfshirës shumë përtej mureve të institucioneve dhe e shtriu këtë debat kudo ku Kuvendi si institucion, që ka legjitimitetin e duhur për të marrë reforma, mund të angazhojë forca të tjera dhe nuk u pa asgjë nga ato që u paralajmëruan”, tha Rama.

Ndër të tjera, Kryeministri shtoi se aktivistë kritikë ndaj qeverisë, ekspertë, pedagogë, njerëz, emrat e të cilëve i njeh, siç tha, për shkak se shajnë qeverinë në mënyrë organike, u bënë bashkë për këtë proces. “Dhe ky proces është edhe kapërcim për vetë Kuvendin, ndaj duhet të jemi të vërtetë me njëri-tjetrin. Kuvendi i Shqipërisë nuk është në lartësinë ku duhet të jetë, ku ky proces mund dhe duhet ta çojë. Kuvendi i Shqipërisë do të jetë për një kohë të gjatë në një rol të dyfishtë, atë të politikëbërjes së brendshme dhe rolin e koordinimit dhe mbikëqyrjes së një procesi përtej anëtarësimit në BE”, cilësoi Rama.

/a.f//r.e/

The post Rama: Garantimi i pakthyeshmërisë së Reformës në Drejtësi mbetet sfida e sfidave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alibeaj denoncon Kuvendin e Shqipërisë në KQZ: Bën fushat për PS-në

2 April 2025 at 15:32

Deputeti Enkelejd Alibeaj, njëkohësisht drejtues i partisë ‘Djathtas 1912’, pjesë e koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, ka denoncuar sot në KQZ një postim në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, ku bëhet fushatë për numrin 5 dhe PS.

Teksa ka postuar fotografinë e kapur nga faqja e Kuvendit, Alibeaj shkruan se organi me i lartë që presupozohet i të gjithë shqiptarëve, është hedhur në fushatë.

Ai vijon më tej duke shkruar se kjo fotografi që kishte postuar Kuvendi është vepër e pastër penale dhe dënohet me ligj.

“Kuvendi i Shqipërisë, bën fushatë për numrin 5 ????! Dmth organi me i lartë që presupozohet i të gjithë shqiptarëve është hedhur në fushatë! Kjo është VEPËR PENALE e pastër!”, ka shkruar Alibeaj. /Telegrafi/

The post Alibeaj denoncon Kuvendin e Shqipërisë në KQZ: Bën fushat për PS-në appeared first on Telegrafi.

❌
❌