Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shqipëria hap grup-kapitullin e fundit me BE-në? Bashkimi Europian: Jo plotësisht

4 August 2025 at 14:00

Më 23 korrik, rrjetet sociale të qeverisë shqiptare u përmbytën nga një valë entuziazmi zyrtar. Ministri i Jashtëm Igli Hasani shpalli një arritje historike: Shqipëria, sipas tij, kishte “hapur të gjithë kapitujt e negociatave” me Bashkimin Europian.

Në një video të publikuar nga Kryeministria, qytetarët u informuan se hapja e “grupkapitullit 5”, që përfshin bujqësinë dhe kohezionin, do të sjellë modernizim të sektorit, ndihmë për fermerët dhe standarde më të larta të sigurisë ushqimore. Kryetarja e Kuvendit shkoi më tej, duke deklaruar se ky zhvillim “përmbyll çeljen e të gjithë kapitujve të negociatave”.

Por, kur premtimet e politikës përballen me faktet, realiteti shpesh del të jetë më i ndërlikuar.

Çfarë thotë Bashkimi Europian?

Në përgjigje të një kërkese zyrtare për informacion nga “Faktoje”, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ofroi një panoramë të qartë të progresit të Shqipërisë në procesin e negociatave.

Shqipëria deri tani ka hapur negociatat e anëtarësimit për katër grupe kapitujsh.

Deri më tani, sipas Delegacionit, janë hapur vetëm katër nga gjashtë grupkapitujt e parashikuar në metodologjinë e re të zgjerimit:

Ndërsa grupi Grup-kapitulli 4 (Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme) dhe Grup-kapitulli 5 (Burimet, bujqësia dhe kohezioni) mbeten ende të pahapura.

Dakordësia s’është hapje

Mospërputhjet mes deklaratave të zyrtarëve të lartë shqiptar dhe delegacionit europian në Tiranë duket se vijnë për shkak të interpretimit të një akti diplomatik. Dakordësia e vendeve anëtare të BE-së për të ftuar Shqipërinë të paraqesë pozicionin negociues për Cluster-in 5. Ky është një hap i rëndësishëm, por jo i barazvlefshëm me hapjen formale të grupkapitullit, thekson Blerjana Bino nga qendra SciDev për Faktoje.

Hapja formale dhe zyrtare ndodh vetëm pas dorëzimit të Pozicionit Negociues [dokument ku qeveria sqaron qartë ku qëndron aktualisht vendi në lidhje me kriteret e kërkuara nga BE-ja, cilat reforma janë ndërmarrë deri tani, cilat do të ndërmerren në të ardhmen dhe si planifikon Shqipëria të plotësojë standardet e BE], vlerësimit pozitiv nga Komisioni Evropian dhe miratimit unanim nga Këshilli i BE-së në një Konferencë Ndërqeveritare” – Blerjana Bino, SciDev.

Sipas metodologjisë së zgjerimit, një grupkapitull konsiderohet i hapur vetëm pas përfundimit të Konferencës Ndërqeveritare, për të cilin nuk ka ende një datë. Deri atëherë, hapja është vetëm një projekt politik në pritje.

Kronologji politike vs. kronologji zyrtare

Tendenca e qeverisë për të përshpejtuar kronologjinë e progresit europian të vendit nuk është e re. Në një vend ku integrimi europian është kauzë e mbështetur gjerësisht nga publiku, retorika optimiste politike ofron një valë të shpejtë miratimi popullor – edhe kur nuk mbështetet nga faktet.

Megjithatë, për të qenë të saktë dhe të përgjegjshëm ndaj qytetarëve, dallimi mes dakordësisë për nisjen e negociatave dhe hapjes formale të kapitujve nuk është thjesht një detaj teknik – është një tregues i maturisë institucionale dhe saktësisë në komunikim.

Transparenca dhe qartësia e komunikimit publik mbi statusin real të negociatave është kyç për informimin e qytetarëve mbi kompleksitetin e procesit dhe shmangien e keqkuptimeve, pritshmërive jorealiste dhe mosbesimit ndaj procesit, thekson Blerjana Bino.

Faktoje kontaktoi edhe Ministrinë e Jashtme e cila në përgjigje të kërkesës për informacion konfirmoi se Shqipëria ka hapur deri tani katër nga gjashtë grupkapitujt e negociatave për antarësim me Bashkimin Europian.

Përfundimi: Po, progres ka. Por jo të gjithë grup-kapitujt janë hapur.

Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit europian dhe ka hapur zyrtarisht katër nga gjashtë grupkapitujt duke iu afruar synimit për të mbyllur hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda vitit 2025, premtim ky i dhënë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Por, deklaratat e zyrtarëve të lartë që pretendojnë se “të gjithë kapitujt janë hapur” janë të pasakta dhe çorientuese.

Në mungesë të një Konference Ndërqeveritare për grup-kapitujt 4 dhe 5, procesi mbetet i papërfunduar. E vërteta është se Shqipëria është afër, por ende jo në përfundim të hapjes së të gjithë grup-kapitujve. Dhe Integrimi europian, ashtu si demokracia, është një proces që kërkon më shumë se vetëm entuziazëm – kërkon transparencë dhe përmbajtje. Ndaj nisur nga këto të dhëna, deklaratën e ministrit të jashtëm Igli Hasani se Shqipëria hapi negociatat për grup-kapitullin e fundit të negociatave me BE-ne do e kategorizojmë të pavërtetë.

The post Shqipëria hap grup-kapitullin e fundit me BE-në? Bashkimi Europian: Jo plotësisht appeared first on Faktoje.al.

Presidenti i Koresë së Jugut: Negociatat për tarifat me SHBA-në, ende kritike

3 July 2025 at 08:41

Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, deklaroi të enjten se nuk është ende e qartë nëse Seuli dhe Uashingtoni do të arrijnë të përmbyllin negociatat për tarifat doganore përpara afatit të vendosur nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili skadon javën e ardhshme.

Duke folur në konferencën e tij të parë për shtyp që nga marrja e detyrës muajin e kaluar, Lee u shpreh se të dy vendet janë ende në proces të sqarimit të pozicioneve të tyre dhe të identifikimit të fushave ku mund të arrihet pajtueshmëri. “Është e vështirë të thuhet me siguri nëse do të mund të arrijmë një përfundim deri më 8 korrik. Po bëjmë më të mirën,” tha ai. “Ajo që na nevojitet është një rezultat vërtet reciprok që përfiton të dyja palët dhe funksionon për të gjithë.”

Presidenti Lee, një politikan liberal që fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme pas rrëzimit të ish-presidentit konservator Yoon Suk Yeol, përballet me sfida të mëdha që nga fillimi i mandatit të tij. Përveç presionit nga politikat tregtare të administratës Trump – veçanërisht kërcënimit për vendosjen e një tarife 25% mbi mallrat koreanojugore pas përfundimit të pauzës 90-ditore më 9 korrik – Lee duhet gjithashtu të përballet me tensionet në rritje me Korenë e Veriut dhe një ekonomi të brendshme në vështirësi.

Duke iu referuar marrëdhënieve me Phenianin, Lee deklaroi se synon të përmirësojë dialogun dhe të reduktojë tensionet, por pranoi se “mosbesimi i ndërsjellë është shumë i thellë për t’u kapërcyer në një periudhë të shkurtër kohore.”

Pavarësisht natyrës së ndërlikuar të bisedimeve, presidenti koreanojugor theksoi se është thelbësore që marrëveshja për tarifat të jetë “e drejtë dhe e qëndrueshme” për të dyja palët. Me afatin e Trump që po afron dhe mungesën e një marrëveshjeje të qartë, tensionet tregtare mes dy aleatëve historikë pritet të mbeten të larta në ditët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti i Koresë së Jugut: Negociatat për tarifat me SHBA-në, ende kritike appeared first on Euronews Albania.

“S’jam në humor për negociata”- Çfarë po paralajmëron Trump me deklaratat për Iranin

By: fra nc
17 June 2025 at 13:09

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me konfliktin e nisur mes Izraelit dhe Iranit, duke theksuar se qëllimi i Uashingtonit nuk është ndërmjetësimi për një armëpushim të përkohshëm, por arritja e një “fundi të vërtetë” të problemit.

Gjatë një deklarate për gazetarët në bordin e “Air Force One”, Trump u shpreh:

“Nuk po kërkojmë një armëpushim. Po kërkojmë diçka më të mirë se një armëpushim.”

Kur u pyet se çfarë do të thotë konkretisht kjo, ai u përgjigj: “Një fund i vërtetë. Jo një armëpushim. Një fund.”

Trump e bëri të qartë se çdo zgjidhje që nuk përfshin dorëzimin e plotë të Iranit dhe heqjen dorë nga programi bërthamor është e papranueshme.

“Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore”, theksoi ai.

I pyetur për thirrjen e tij që civilët të evakuohen nga Teherani, presidenti amerikan tha:

“Unë thjesht dua që njerëzit të jenë të sigurt.”

Më vonë, në një postim në platformën Truth Social, Trump mohoi çdo komunikim me Teheranin lidhur me bisedimet për armëpushim.

“Nuk i jam drejtuar Iranit në asnjë mënyrë, formë apo mënyrë. Ky është një tjetër lajm i rremë dhe i trilluar!”- shkroi ai.

Ai shtoi se Irani duhet të kishte pranuar marrëveshjen për çështjen bërthamore që ishte ofruar më herët.

“Ata duhet ta kishin pranuar marrëveshjen që ishte në tavolinë. Do të kishte shpëtuar shumë jetë!”- nënvizoi Trump.

Trump pranoi se aktualisht nuk është i prirur për negociata.

“Nuk jam shumë në humor për të negociuar tani,” tha ai, duke sugjeruar se presioni mbi Teheranin do të vijojë.

Presidenti është rikthyer tashmë në Shtëpinë e Bardhë dhe pritet të zhvillojë një takim urgjent me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në kuadër të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Është ende e paqartë nëse deklaratat e forta të Trump janë thjesht forma presioni ndaj regjimit iranian, apo nëse SHBA po mendon seriozisht të përfshihet drejtpërdrejtë në konflikt.

The post “S’jam në humor për negociata”- Çfarë po paralajmëron Trump me deklaratat për Iranin appeared first on Euronews Albania.

Irani tërhiqet nga bisedimet për negociatën bërthamore me SHBA-në!

By: user 4
13 June 2025 at 16:56

Në një zhvillim që përshkallëzon tensionet në Lindjen e Mesme, Irani ka shpallur zyrtarisht tërheqjen nga negociatat bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë fund përpjekjeve për ringjalljen e marrëveshjes së vitit 2015. Vendimi i Teheranit vjen në një moment kur armiqësitë me Izraelin kanë arritur një tjetër kulm, pas sulmeve të gjera ajrore izraelite ndaj objekteve strategjike iraniane – përfshirë ato ushtarake dhe bërthamore – të cilat janë ndjekur nga kundërpërgjigje me dronë nga ana e Iranit.

Bisedimet synonin të rivendosnin marrëveshjen ndërkombëtare të vitit 2015, e cila kufizonte kapacitetin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike. Por kjo marrëveshje u zhbë në vitin 2018, kur administrata e atëhershme e presidentit Donald Trump vendosi të tërhiqej njëanshmërisht prej saj, duke e quajtur një “katastrofë diplomatike”.

Në dritën e këtij zhvillimi, ish-presidenti Trump reagoi menjëherë përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, ku zbuloi se i kishte dhënë Iranit një ultimatum 60-ditor për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve – një afat që tashmë ka skaduar.

“Duhet ta kishin bërë! Sot është dita e 61-të. U thashë çfarë të bënin, por nuk mundën të arrinin atje. Tani kanë, ndoshta, një shans të dytë!”, shkroi Trump, duke lënë të kuptohet se dera e negociatave mbetet teknikisht e hapur, por me kushte të reja.

Deklarata e Trump erdhi vetëm një orë pasi ai u bëri thirrje publike udhëheqësve iranianë që të arrinin një marrëveshje sa më parë, duke paralajmëruar se në të kundërt, “sulmet izraelite mund të jenë edhe më të dhunshme”.

Për momentin, zyrtarë të Teheranit nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet konkrete të tërheqjes, por mediat iraniane kanë cituar burime pranë qeverisë që flasin për një “mjedis të pasigurt dhe të papranueshëm për dialog” në dritën e sulmeve të fundit të koordinuara nga Izraeli dhe heshtjes ndërkombëtare për to.

The post Irani tërhiqet nga bisedimet për negociatën bërthamore me SHBA-në! appeared first on Lapsi.al.

Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë rubrikës “Sy’ m’sy”, se së shpejti priten lajme të tjera të mira nga fronti i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Gjatë komunikimit në këtë hapësirë virtuale me komentuesit e shumtë për çështje të ndryshme të aktualitetit, Rama tha se po ecet në mënyrë intensive me negociatat, ndërsa shpresohet që shumë shpejt të merret lajmi i hapjes së një tjetër grupkapitujsh dhe sipas ambicies dhe planit, të hapet edhe grupkapitulli i fundit në pjesën e negociatave.

Kreu i qeverisë u ndal edhe të Samiti i Komitetit Politik Evropian, që sipas tij ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, “fantastik”.

Ai nënvizoi faktin se jehona e këtij Samiti vazhdon ende në korridoret e politikës evropiane.

“Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s, në dukje ka kohë, por në fakt kjo është mënyra si punohet për samitet e NATO-a, fillon puna dy vjet përpara. Pasi ka ardhur grupi i inspektimit nga qendra e NATO-s në Bruksel për të parë të gjitha opsionet dhe për të inventarizuar të gjitha kushtet dhe mundësitë e infrastrukturës së mikpritjes, logjistikës, topi është në fushën tonë për të shkuar përsëri në qendër me një masterplan të përgjithshëm të organizimit”, tha Rama.

/a.f/

The post Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rutte skpetik: Negociatat me Rusinë nuk garantojnë paqe, Putini duhet kontrolluar

4 June 2025 at 14:48

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu skepticizëm lidhur me mundësinë që negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë të sjellin një paqe të qëndrueshme, por theksoi se ato janë të domosdoshme për të frenuar agresionin e Vladimir Putinit.

Në një deklaratë gjatë një konference për shtyp, Rutte tha se objektivi i përbashkët i aleatëve të NATO-s dhe SHBA-së është që Ukraina të arrijë një paqe të fortë dhe afatgjatë. “Putini nuk duhet ta provojë më kurrë të sulmojë. Për këtë, ai duhet të kontrollohet,” u shpreh ai.

Rutte tha se është e rëndësishme që të ketë bisedime, qoftë me Putinin apo me ekipin e tij, dhe përshëndeti përpjekjet e SHBA-së për të marrë nismën në këtë drejtim. Ai përmendi gjithashtu rolin e ish-presidentit Donald Trump në nxitjen e negociatave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rutte skpetik: Negociatat me Rusinë nuk garantojnë paqe, Putini duhet kontrolluar appeared first on Euronews Albania.

Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt e negociatave

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Komisioni Evropian do të hapë në muajin qershor të gjithë kapitujt e negociatave me vendin tonë.

Lajmi u dha nga Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, në konferencën e Qendrës për Studime Evropiane në Bruksel.

“Sigurisht, brenda mandatit tim si Komisionere për zgjerimin do të kemi anëtarësime të reja në BE nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Me Edi Ramën ne kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë insistoj që ky proces të jetë i bazuar në merita, por ne kemi rënë në ujdi për ta realizuar atë martesë të Shqipërisë me Europën më në fund. Na duhet që të hapim një grup tjetër kapitujsh me Shqipërinë dhe kjo do të ndodhë në Qershor dhe me këtë do të kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Më pas do të fillojë mbyllja e kapitujve, që është gjithashtu një proces shumë i rëndësishëm”, tha komisionerja Marta Kos.

Kos tha se e veçonte Shqipërinë pasi, sipas saj, atje po bëhet një punë e jashtëzakonshme me reformat e integrimit nga qytetarët dhe politikanët. /TVKLAN/

The post Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt e negociatave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Karçanaj: Hapja e tetë kapitujve të rinj, shembull i progresit të ndërtuar mbi punë

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, deklaroi se hapja e 8 kapitujve të rinj sot në Bruksel, janë një shembull i qartë i progresit të Shqipërisë të ndërtuar mbi punë, përkushtim dhe meritë.

Në cilësinë, e bashkënegociatores në Konferencën e 5-të Ndërqeveritare, ku u hap zyrtarisht grup-kapitulli 3: “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, që përmban edhe Kapitullin 10 “Transformimi Digjital dhe Mediet”, Karçanaj u shpreh se këto nuk janë thjesht kapituj teknikë, janë hapat konkretë drejt një Shqipërie më të zhvilluar, më gjithëpërfshirëse dhe më digjitale.

Sipas Karçanajt, nga shërbimet online, qeverisje transparente, transformimi digjital është tashmë pjesë e jetës sonë të përditshme.

“Hapja e 8 kapitujve të rinj sot është një shembull i qartë i progresit të ndërtuar mbi punë, përkushtim dhe meritë. Rruga drejt integrimit nuk është më një ëndërr, është realiteti që po ndërtojmë çdo ditë”, tha Karçanaj.

Nga Konferenca e 5-të Ndërqeveritare në Bruksel
1 nga 5

/r.e/

The post Karçanaj: Hapja e tetë kapitujve të rinj, shembull i progresit të ndërtuar mbi punë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Negociatat në Stamboll, Ukraina e zemëruar për kërkesat ruse

By: D Marku
16 May 2025 at 21:25

Bisedimet e para të drejtpërdrejta për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës në më shumë se tre vjet zgjatën më pak se dy orë, pa asnjë shenjë të dukshme përparimi midis palëve.

Delegacionet nga palët ndërluftuese u takuan në një pallat në Turqi të premten, takimi i tyre i parë ballë për ballë që nga marsi 2022, një muaj pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Delegacioni rus doli i kënaqur nga takimi. Në një konferencë për shtyp, kreu i këtij delegacioni parashtroi edhe përfundimet e takimit mese palëve në Stamboll.

“Për çfarë ne ramë dakord? Si fillim në ditët në vijim, do të ketë një shkëmbim të madh të burgosurish, afro 1 mijë persona për secilin vend. Së dyti, pala ukrainase ka kërkuar bisedime direkte ndërmjet liderve të dy vendeve. Këtë kërkesë e morëm në konsideratë. Dhe së treti, në ramë dakord që secila palë do të paraqesë vizionin e saj për të ardhmen e mundshme të armëpushimit. Pasi këto projekte janë prezantuar ne e gjejmë të arsyeshme të vijojmë me bisedimet e cila është dakordësuar tashmë”, tha Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus.

Hendeku midis dy palëve u bë shpejt i dukshëm, sipas burimeve ukrainase e cili i tha Reuters se kërkesat e Rusisë ishin “të shkëputura nga realiteti dhe shkonin shumë përtej çdo gjëje që ishte diskutuar më parë”. Ato përfshinin ultimatume për Ukrainën që të tërhiqej nga pjesë të territorit të saj në mënyrë që të arrinte një armëpushim “dhe kushte të tjera jo-fillestare dhe jo-konstruktive”, tha burimi.

Për Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, një armëpushim pa kushte është, sipas fjalëve të tij, përparësia kryesore në bisedimet e vazhdueshme me Rusinë në Stamboll. Një armëpushim është baza për negociatat e ardhshme të paqes, tha Zelensky në një takim të Komunitetit Politik Evropian në Trainë. “Edhe nëse përfaqësuesit rusë në Stamboll nuk mund të bien dakord as për një armëpushim sot, atëherë do të jetë 100 për qind e qartë se Putini vazhdon të minojë diplomacinë”, shtoi ai.

Nga ana e saj, Rusia thotë se dëshiron t’i japë fund luftës me mjete diplomatike dhe është gati të diskutojë një armëpushim. Por ajo ka ngritur një listë pyetjesh dhe shqetësimesh, duke thënë se Ukraina mund të përdorë një pauzë për të pushuar forcat e saj, për të mobilizuar trupa shtesë dhe për të blerë më shumë armë perëndimore.

The post Negociatat në Stamboll, Ukraina e zemëruar për kërkesat ruse appeared first on Albeu.com.

Negociatat në Turqi, Zelensky: Po pres nga Rusia për të përcaktuar…

14 May 2025 at 19:50

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se sot janë zhvilluar disa takime lidhur me formatin e bisedimeve që pritet të mbahen në Turqi, ndërsa theksoi se do të presë konfirmim nga Rusia për të përcaktuar hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë Ukraina.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, Zelensky u ndal edhe tek sulmet e sotme ndaj Ukrainës, ku përmendi përdorimin masiv të dronëve iranianë “Shahed” dhe raketave balistike ruse.

“Më shumë se njëqind ‘Shahedë’ ishin atje në këtë ditë, një numër i konsiderueshëm u rrëzuan. Jo të gjithë, por çdo rrëzim shpëton njerëzit tanë, shpëton infrastrukturën tonë,” tha ai. “Sot kishte edhe raketa – raketa balistike ruse. Kur e gjithë bota pret përgjigjen e thjeshtë ‘po’ të Putinit ndaj propozimit për negociata të drejtpërdrejta – ai vazhdon të godasë Ukrainën.”

Zelensky shtoi se nuk ka asnjë kuptim ushtarak në këto sulme, duke e akuzuar Rusinë për zgjatjen e luftës dhe vrasjeve.

“Rusia vetëm po e zgjat luftën, po i zgjat këto vrasje, dhe çdo vend, çdo udhëheqës që tani po ushtron presion mbi Rusinë për të ndaluar zjarrin, për të pasur negociata normale dhe kuptimplote në një nivel që lejon marrjen e vendimeve, është duke bërë gjënë e duhur,” theksoi ai.

Duke iu rikthyer përgatitjeve për bisedimet në Turqi, Presidenti ukrainas shtoi:

“Pres se kush do të mbërrijë nga Rusia dhe pastaj do të përcaktoj se çfarë hapash duhet të ndërmarrë Ukraina. Sinjalet prej tyre në media nuk janë bindëse ende.”

Zelensky konfirmoi se ka dëgjuar për mundësinë e një vizite të Presidentit Trump në Turqi, dhe e cilësoi këtë si një zhvillim me peshë:

“Dëgjojmë gjithashtu se Presidenti Trump po shqyrton mundësinë e vizitës në Turqi. Pra, ky mund të jetë argumenti më i fortë. Një javë mund të ndryshojë shumë. Tani gjithçka po vendoset,” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Negociatat në Turqi, Zelensky: Po pres nga Rusia për të përcaktuar… appeared first on Euronews Albania.

Rama: Hapëm edhe një grupkapitull tjetër të negociatave, kemi vendosur rekord evropian

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh se ditën e djeshme duke shkuar për në Fier, ka marrë lajmin e mirë të hapjes së grupkapitullit tjetër të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Kryeministri e dha këtë deklaratë gjatë rubrikës “Sy m’sy”, ku iu përgjigj komenteve të qytetarëve të adresuara në platformat sociale, ndërsa komentoi edhe takimin përmbyllës elektoral dje në Fier, duke shtuar se “kryeqyteti socialist, Fieri ishte flakë dje”.

Duke u ndalur sërish te negociatat, Rama tha se janë aprovuar 16 kapituj, ndërsa hapen edhe 8 të tjerë tani, pra në total 24 kapituj, ndërsa mbeten edhe 11 të tjerë për t’u hapur.

“Uroj që me fuqinë e re të 11 majit do të hapim edhe ato të tjerat brenda vitit. Do ishte një rekord evropian sepse asnjë vend nuk i hapur negociatat kaq shpejt dhe asnjë vend nuk i ka mbyllur negociatat në tre vjet. Ne kemi si afat vitin 2027 dhe fati evropian është në duart tona, duhet të bëjmë tonën patjetër”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Hapëm edhe një grupkapitull tjetër të negociatave, kemi vendosur rekord evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama vazhdon mashtrimet: Do i mbyllim negociata me BE-në në vetëm 3 vjet

7 May 2025 at 19:39

Edi Rama ka mbajtur këtë të mërkurë mitingun përmbyllës në Lushnjë, ku fokusi i fjalimit të tij ishte tek futja e Shqipërisë në BE, e cila më shumë se sa një premtim real, duke një mashtrim i hapaur. Gjatë fjalës në Lushnjë Rama tha se Shqipëria do të bëhet vendi i parë nga vendet ish-komuniste […]

The post Rama vazhdon mashtrimet: Do i mbyllim negociata me BE-në në vetëm 3 vjet appeared first on BoldNews.al.

Rama me pensionistë në Gjirokastër: Jemi një hap larg BE-së, shumica e qytetarëve mendojnë se jemi në rrugën e duhur

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Kryeministri, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot gjatë një takimi në Gjirokastër me një grup pensionistësh, se kanë qenë reformat e qeverisë socialiste që e kanë shpëtuar Shqipërinë nga kolapsi i dytë, ku mund të kishte rënë komplet shteti.

Kryeministri nënvizoi faktin se Shqipëria është një hap larg nga BE-ja, ndërsa u ndal sërish te sondazhi i publikuar mbrëmë në një televizion shqiptar, nga një prej sondazhistëve të famshëm të Amerikës.

“Ai thoshte që 50% e popullit shqiptar mendon se vendi po ecën në drejtimin e duhur, këta në kënetë aty jepnin të tëra shpjegimet e mundshme përveç një shpjegimi, mos vallë ca gjëra vërtet janë bërë! Kjo tregon që populli shqiptar është i sëmurë tha njëri se pse nuk mendon si këta. Më hidhen mua pse thotë Edi Rama që gjysma e burrave janë çyrykë, tjetri thoshte kjo është e tmerrshme se si mundet që gjysma e popullit të thotë që po shkon në drejtimin e duhur, atëherë këtu ka një frikë shumë të madhe. Edi Rama i ka trembur këta deri në palcë, dhe e thonë nga frika, ndërsa një tjetër thoshte që Rama i josh me fotot nudo të tij në Google”, pohoi ai.

Sipas Kryeministrit, analistë të ndryshëm në studio televizive përpiqen që të gjejnë çdo arsye të mundshme, përveç njërës që është njëherësh edhe më e thjeshta, fakti që Shqipëria është te dera e BE-së.

Kryeministri pohoi se që pas fushatës së vitit 2009 ka hequr stacionet televizive nga shtëpia, teksa zgjedh të shohë vetëm filma dhe sport.

“Futem në YouTube mbrëmë, por këta më hoqën dëshirën për të fjetur gjumë dhe ato tre orë që fle. Si u çmend BE-ja, Banka Evropiane e Investimeve që mbështesin Shqipërinë, Komisioni Evropian që na kanë vënë të parët në rajon për menaxhimin e financave publike. Vetëm këta që duan ta kthejnë Shqipërinë në hon janë në rregull nga trutë, populli është i sëmurë”, tha Rama. /j.p/

The post Rama me pensionistë në Gjirokastër: Jemi një hap larg BE-së, shumica e qytetarëve mendojnë se jemi në rrugën e duhur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Plan negociatash me Bashkimin Evropian, i mbyllim në 2027-ën

TIRANË, 22 prill/ATSH/ Kryeministri, njëherazi edhe kryetari i Partisë Socialiste pohoi sot gjatë përgjigjeve të drejtpërdrejta në pyetjet e adresuara në platformat sociale, se gjatë 12 viteve ka qenë duke punuar kudo, me shqiptarët drejt Bashkimit Evropian, drejt një botë të re dhe një të ardhmeje që do të jetë e tashmja e përditshme e shqiptarëve dhe përfundimisht larg së shkuarës.

Kryeministri ju përgjigj kërkesës së një komentuesi që i kërkonte të dilte në një debat publik me kreun e PD-së, Sali Berisha, ndërsa Rama tha se “ai është në rrëshqitje e sipër, çfarë debati të bëj”.

“Ky bufi do të mundi ty që ofendon shqiptarët”, shkruan një tjetër qytetar në platformat sociale, ndërsa Kryeministri në përgjigjen e tij shprehet se nuk i ofendon shqiptarët. “Këtë ma thonë vetëm çyrykët. Kush mendon që bufi i kënetës dhe këneta është rruga për Shqipërinë, ka një problem me veten. Këtë e them, nuk është ofendim i shqiptarëve, është opinioni im”, tha Rama.

Komentuesi i radhës i shkruan Kryeministrit në rubrikën “Sy m’sy” se nëse ai nuk largohet nga qeverisja, shqiptarët duhet ta harrojnë Evropën, sepse Evropa nuk e pranon vendin tonë nëse nuk zhduket korrupsioni.

Kreu i ekzekutivit nënvizoi faktin se Evropa e ka dhënë planin, në vitin 2027 mbyllen negociatat dhe planin ia ka dhënë qeverisë shqiptare, ndërsa janë 1000 persona në Bruksel dhe 1000 të tjerë të angazhuar këtu për çështjen e negociatave.

Një tjetër komentues, shprehet se sa herë ka zgjedhje lajmërohen projekte të mëdha, ndërkohë që sa mbarojnë zgjedhjet nuk realizohen as 5% të tyre.

“Të gjitha projektet kanë rrugën e tyre, të gjitha realizohen, nuk bëjmë nga këto hiç fare. Ka qëlluar që ka mbaruar studimi i hekurudhës kuqezi, po e kemi prezantuar bashkë me qeverinë e Kosovës, por këto janë punë që vazhdojnë. E ke në gjithë historikun e Facebook-ut tim, ditë e diel, e shtunë, ditë jave, muaj vere, dimri, zgjedhje jo zgjedhje është e njëjta punë që vazhdon”, pohoi Rama, ndërsa në mbyllje të komunikimit të tij tha se “edhe sondazhi i Donald Trump e dinte qartësisht që në 11 maj ka vetëm një fitues”. /j.p/

The post Rama: Plan negociatash me Bashkimin Evropian, i mbyllim në 2027-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA paralajmëron: Nuk do të udhëheqim negociatat pa bashkëpunim të palëve

19 April 2025 at 08:44

Shtetet e Bashkuara mund të largohen nga përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë nëse nuk ka përparim të qartë dhe bashkëpunim nga palët e përfshira, paralajmëroi të shtunën zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Në një intervistë për Fox News, Bruce theksoi se “partnerët evropianë duhet ta kuptojnë se SHBA nuk do të angazhohet pafundësisht në një proces që nuk jep rezultate të prekshme”. Ajo shtoi se Washingtoni nuk do të vazhdojë “takime për hir të takimeve” dhe se “nuk do ta udhëheqim këtë përpjekje nëse njëra nga palët nuk është e gatshme të bashkëpunojë”.

Zyrtarja amerikane theksoi gjithashtu se një armëpushim është “absolutisht i nevojshëm” dhe se të gjitha palët, përfshirë vendet evropiane, duhet të angazhohen seriozisht për një zgjidhje të qëndrueshme.

Deklaratat vijnë pak ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në një konferencë për shtyp në Paris, u shpreh se Presidenti Donald Trump mund të tërhiqet nga përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen në Ukrainë, nëse nuk arrihet përparim “i menjëhershëm dhe i matshëm”.

“Ne nuk do të vazhdojmë me këtë përpjekje për javë dhe muaj me radhë pa rezultate,” u shpreh Rubio.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA paralajmëron: Nuk do të udhëheqim negociatat pa bashkëpunim të palëve appeared first on Euronews Albania.

Spiropali: Ylli i Shqipërisë po bashkohet me atë të Evropës

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka reaguar sot, një ditë pas Konferencës së katërt Ndërqeveritare Shqipëri – BE në Luksemburg, ku edhe u hap grup-kapitulli i dytë i negociatave.

“Çelja e negociatave për grup-kapitullin “Tregu i Brendshëm” është një tjetër hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE”, tha Spiropali, ndërsa përgëzoi ekipin negociator, institucionet dhe gjithë kontribuuesit në këtë proces.

“Ylli i Shqipërisë po bashkohet me yjet e Europës, edhe prej përkushtimit të tyre. Do të vijojnë të kenë mbështetjen e pakursyer të Kuvendit, që jo thjesht të shpejtojmë, por të vrapojmë drejt bashkimit me familjen tonë evropiane”, pohoi Spiropali në postimin në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama kryesoi delegacionin shqiptar në këto bisedime, i cili përbëhej nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapitujt përkatës.

/a.f/r.e/

The post Spiropali: Ylli i Shqipërisë po bashkohet me atë të Evropës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: BE na sheh si një anëtar potencial, të tjerat janë “dokrra hini”

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot, komenteve dhe pyetjeve të adresuara në platformat sociale në rubrikën “Sy m’Sy”, teksa në nisje të fjalës së tij u ndal te momentet e takimeve të djeshme në Bruksel dhe Luksemburg, nga takimi me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta te Konferenca e katërt Ndërqeveritare  Shqipëri – BE për hapjen e grup-kapitullit të dytë të negociatave.

“Përsëri me ju pas një dite fantastike dje në Bruksel dhe Luksemburg. Në Bruksel për takimin me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa me të cilin kemi ndërtuar një marrëdhënie të jashtëzakonshme edhe si rezultat i faktit që Antonio është shumë i interesuar dhe shumë i vëmendshëm lidhur me Ballkanin Perëndimor, por edhe me faktin se në cilësinë e kryeministrit të Portugalisë e ka vizituar Shqipërinë si i pari kryeministër portugez në histori dhe është larguar me mbresa të jashtëzakonshme nga Shqipëria. Patëm një bisedë shumë të gjerë, lidhur me ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë që është një ecuri e përshëndetur nga të gjithë, pa asnjë përjashtim dhe për faktin që kalendari i vendosur për mbylljen e negociatave në 2027-n përkon me të gjitha rrethanat e krijuara nga bashkimi i yjeve, në kuptimin më të mirë të fjalës: Ylli i fatit evropian të Shqipërisë dhe yjet e BE-së. BE sot është më e interesuar se asnjëherë për zgjerimin dhe shikon te Shqipëria një aktor me besueshmëri të lartë, një aktor të respektuar dhe një protagonist të procesit të reformave në Ballkanin Perëndimor, pra së bashku me Malin e Zi një anëtar i ri potencial në BE”, tha Rama.

Kryeministri pohoi se një nga faktorët që ndikojnë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE është dhe faktori gjeopolitik, por përtej kësaj BE sipas Ramës nuk është në situatën e bamirësisë, por kërkon që çdo shtet që afron ta ketë në standardet e veta.

“Kush thotë të kundërtën ose nuk ia ka idenë fare si funksionon BE-ja, ose pastaj bën sikur. Pavarësisht gjeopolitikës, nevojës që ka BE sot për të zgjeruar radhët e veta, për arsye gjeopolitike patjetër, BE-ja nuk të fal absolutisht asgjë, në asnjë rrethanë, për asnjë arsye.

BE mund të jetë e padrejtë kur ti mund ta meritosh të hedhësh hapin tjetër, dhe për arsye të dinamikave të brendshme të thotë “Jo”, na e ka bërë neve. Por, BE kurrë nuk është në situatën e një bamirësi, sepse me të drejtë kërkon që kë afron ta ketë si veten, me standardet e veta”, pohoi Rama.

“Nuk ka asgjë më të padiskutueshme lidhur me gjithë procesin e shtetbërjes në Shqipëri sesa rezultatet e monitorimit të vazhdueshëm të BE-së, të gjitha të tjerat janë broçkulla, janë “dokrra hini” kur thoshte Gjergj Fishta, janë muhabete të pazarit otoman të politikës shqiptare, sepse po të ishin sadopak afër të vërtetës të gjithë ato dokrra, ai llum që hidhet çdo natë në pjatat e shqiptarëve, që vazhdojnë kanë durimin të hapin kanalet e informimit televiziv vendas, nuk do të kishim shans ne të merrnim 2027-n si afat për mbylljen e negociatave”, vijoi Kryeministri.

Kreu i qeverisë theksoi se gjithçka e arritur deri tani në Shqipëri, është nën monitorim të vazhdueshëm nga një staf prej një mijë vetësh në Bruksel dhe të tjerë të angazhuar në Shqipëri që vëzhgojnë të gjithë procesin e shtetbërjes, në të gjitha fushat.

“E dini sa njerëz janë angazhuar në Bruksel për hulumtimin e situatës tërësore të organizimit shtetëror të Shqipërisë? Një mijë vetë nga të gjitha departamentet për të gjitha fushat, një mijë vetë, një popull i tërë simetrik me të gjithë atë popull që kemi angazhuar ne këtej për negociatat. Tani, një mijë vetë që merren me negociatat, që qëmtojnë çdo gjë, si mund të gabojnë dhe të jenë të pagabueshëm ca “kua-kua-kua” që i ke përnatë nëpër ato sallonet e berberhaneve televizive ku rruajnë dhe qethin kë t’u dalë përpara”, tha Rama.

“Jemi absolutisht në rrugën e duhur, kemi plot gjëra për të bërë akoma dhe për këtë po punojmë intensivisht, të meta plot, por jo ato të meta që na i këndon këneta e “kua-kua-kuave”.

Jemi spostuar nga Brukseli në Luksemburg ku zhvillohej dita e BE-së, sepse sipas Traktatit, janë tri herë në vit që BE spostohet në Luksemburg dhe ku kemi çelur një tjetër grup-kapitujsh që, siç e dëgjuat dhe jua thanë dhe jua rrokanisën kokën e kuadrit të bombardimit me gënjeshtrat e tyre: “Nuk do hapen më, se ishte mbyllur dera për Shqipërinë, sepse mua s’më kishin dhënë as darkë se isha sjellë keq, edhe sepse po prisnin tani bufin e kënetës, bashkë më qirje Dulen në Parlamentin Evropian”, që ua hapi derën qirje Beleri dhe u përmbys bota. Të tërë u ngritën në këmbë…”, pohoi Rama.

/r.e/a.f/

The post Rama: BE na sheh si një anëtar potencial, të tjerat janë “dokrra hini” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama pas çeljes së kapitullit të dytë të negociatave: Një ditë e bukur për Shqipërinë 2030 në BE

15 April 2025 at 08:35

TIRANË, 15 prill /ATSH/  Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një video në rrjetet sociale me momente nga konferenca e katërt ndërqeveritare e zhvilluar dje në Luksenburg për çeljen e grup-kapitullit të dytë të negociatave me Bashkimin Europian.

Rama shkruan se këto janë çastet e një dite të bukur për Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së.

“Dhe me momentet e një dite të bukur për Shqipërinë 2030 në BE”, thekson Rama.

Shqipëria çeli dje grup-kapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Evropian – “Tregu i Brendshëm” në Luksemburg ku u mbajt konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE.

Kryeministri Edi Rama kryesoi delegacionin shqiptar në këto bisedime, i cili përbëhej nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapitujt përkatës.

/a.f//r.e/

The post Rama pas çeljes së kapitullit të dytë të negociatave: Një ditë e bukur për Shqipërinë 2030 në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Negociatat me pakicat jo serbe, gazetari tregon kur shpallet qeveria e re e Kosovës

4 April 2025 at 09:55

Rid Berisha gazetar në Kosovë, ka folur në Euronews Albania lidhur me krijimin e qeverisë së re së Kosovës. Ai tha se negociata kanë nisur dhe janë të fokusuara në pakicat jo serbe në Kosovë.

“Kurti zhvilli takime nga zyra e qeverisë dhe u kritikua për këtë. Shihet që ka dakordësim të pakicave jo serbe.  Me pakicat jo serbe asnjë qeveri nuk ka pasur problem që të marrë mbështetjen e tyre për  votëbesimin e qeverisë në Kuvend dhe nuk besoj që do ta ketë as tani.

Lajm i ri mund të them është se Adem Hoxha, pjesë e listës serbe i cili votoi Vjosa Osmanin 4 vite më parë, tashmë është pro Kurtit. Kjo është parë nga ish-deputet të PD së Kosovës sikur po konfirmohet një nevojë që ka Kurti për t’i shtrirë dorën listës serbe. Nuk dihet ende si do të vijojë por besoj që para 15 prillit Kosova do ta ketë qeverinë e re”, tha Rid Berisha nga Kosova.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Negociatat me pakicat jo serbe, gazetari tregon kur shpallet qeveria e re e Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Marta Kos: Shqipëria mbyll negociatat me Bashkimin Evropian në 2027-ën

27 March 2025 at 20:44

Mbyllja e negociatave me Bashkimin Evropian brenda vitit 2027 është një prej premtimeve që po artikulon ditët e fundit kryeministri i vendit Edi Rama teksa prezanton kandidatët për zgjedhjet e 11 majit.

Por deklaratat e tij i përforcoi sot nga Sllovenia komisionerja e zgjerimit Marta Kos.

Në një intervistë për radio televizionin slloven, duke folur për prioritetet e Komisionit Europian tha se gjatë mandatit të saj janë dy vendet që do të përmbyllin negociatat, Mali i Zi dhe Shqipëria.

“Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi që renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026. Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit për ti mbyllur negociatat në fund të vitit 2027”, shprehet Kos.

Në këtë drejtim, Komisionerja Kos tha se vendimi përfundimtar do të merret nga shtetet anëtare të BE-së.

“Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit sepse nuk mund ta imagjinoj që pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, një shteti anëtar do të thoshte jo, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian, prandaj jam optimiste për të dyja shtetet pararojë, Shqipërinë dhe Malin e Zi”, shton Kos.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Marta Kos: Shqipëria mbyll negociatat me Bashkimin Evropian në 2027-ën appeared first on Euronews Albania.

❌
❌